Blog

06 Kor
0

Apeli i fermerëve në takimin me Bashën: Jemi shumë keq, po falimentojmë. Asnjë subvencion nga shteti.

• Edhe Devolli i punës në krizë. Apeli i fermerëve në takimin me Bashën: Jemi shumë keq, po falimentojmë. Asnjë subvencion nga shteti.

• Fermerët janë zhytur në borxhe, sepse u mungon një qeveri që t’u japë mbështetje siç e ka fermeri i Maqedonisë dhe Kosovës. Subvencionet, rruga e vetme për mbështetjen e bujqësisë.

• Kryeministri në ikje është i vetmi kryeministër që krenohet prej 7 vjetësh se nuk jep subvencione për fermerët, gjysmën e popullsisë.

• Prioritet absolut për qeverinë e ardshne do të jetë mbështetja totale e bujqësisë dhe blegtorisë. Motoja ime është: Një qeveri në krah të punës dhe njërëzve punëtorë.

• Nuk premtoj mrekulli. Me programin për 100 milionë euro subvencione çdo vit, do të nxjerrim fermerin nga kriza dhe t’u japim kushte të barabarta tregu dhe konkurence me fqinjët, që prodhimet tona të eksportohen.

• Me 50 milionë euro në vit do të investojmë në infrastrukturë, rrugë, vaditje, kullim, dalje në teeg, agropërpunim. Kjo është normale dhe këtë normalitet jua premtoj fermerëve.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA NGA DEVOLLI

Fermerët janë ana më e dukshme e krizës së thellë ekonomike të vendit. Në Progër të Devollit, ata folën për braktisjen e qeverisë, për mungesë subvencionesh dhe për falimentin. “I kemi punët shumë keq. Ndodhemi në një situatë shumë të vështirë”- i tregoi një fermer zotit Basha. Fermeri theksoi se, për shkak të çmimit të lartë të farërave, pesticideve, të naftës dhe vaditjes me pompë kosto del shumë më e lartë se kosto e prodhimeve të Maqedonisë fqinje, Greqisë apo Kosovës.

“Prodhimet i shesim nën kosto dhe megjithëse kam 25 vjet që merrem dhe mbaj të punësuar 20 familje, e shoh veten drejt falimentimit. Kështu është me të gjithë.”- u shpreh fermeri i revoltuar, duke vënë në dukje dhe problemin e të rinjve që po braktisin fshatin dhe punët në bujqësi. “Problemi është se po na humbet shpresa, djali do që të ikë, se ne nuk po fitojmë. Bujqësia nuk po preferohet më. Të rinjtë po e braktisin punën këtu për të ikur jashtë, për t’u bërë kamarierë në qytet”- theksoi fermeri.

MESAZHI I KRYETARIT BASHA NGA DEVOLLI.

Shikoni miqtë e mi çfarë parajse është Devolli! Jo vetëm natyra, por shikoni si e ka bërë dora e njeriut. Shikoni si e ka bërë Aureli, Mediu dhe punëtorët e Devollit. Shikoni si e kanë punuar tokën e tyre, shikoni se çfarë bukurie e rrallë. Në vend që të jetë bekim për ta është kthyer në mallkim. Në vend që këta të jenë njerëz të pasur dhe të punësojnë sa më shumë që të mos shkojnë rinia të punojë me mëditje në Greqi, këta zhyten në borxh.

Falë këtij aktiviteti që kanë zhvilluar këtu kjo familje fermerësh me traditë, janë 20 familje që mbahen me punën, me djersën e tyre. Çfarë u mungon këtyre fermerëve që robtohen çdo ditë që në 4 të mëngjesit? Pse duhet të jenë në një pozitë inferiore me fermerin grek, maqedonas apo të Kosovës? Ju mungon një qeveri që t’u japë të njëjtën mbështetje që merr fermeri i Maqedonisë dhe Kosovës. Nuk po them i Greqisë, nuk po them akoma i Greqisë, që ka edhe mbështetjen e Bashkimit Europian me subvencione që, kur të jemi edhe ne anëtarë, të kemi edhe ne akses në ato fonde. Por le të rrimë njëherë tek niveli i Maqedonisë, që jep 150 milionë euro në vit subvencione për fermerët.

Subvencione për fermerët do të thotë që me këto subvencione atyre u ulet kostoja e prodhimit – nga farat, tek pesticidet, tek nafta – të gjitha proceset bujqësore ndihmohen përmes subvencioneve në mënyrë të tillë që prodhimi i tyre jo vetëm të mos kalbet apo të hidhet, apo të shitet nën kosto dhe, në vend që t’u japë bukën e gojës atyre dhe familjeve të tyre, t’i zhysë në borxhe dhe t’i kthejë nga borxhi në borxh ata, sepse toka nuk pret, cikli i prodhimit nuk pret – akoma pa mbaruar cikli i parë, sapo vilet kjo fushë me patate, këtu duhet mbjellë prapë dhe që të mbillet, do prapë kosto.

Prandaj, subvencionet janë jetike për fermerët. Nuk i ka shpikur askush tjetër, përveç Bashkimit Europian edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka rrugë tjetër për bujqësinë për t’u mbështetur përveç subvencioneve. I vetmi kryeministër në botën e civilizuar që nuk e vë ujin në zjarr për fermerët, tash 7 vjet, nuk jep subvencione, është ky që kemi, kryeministri në ikje. E vetmja qeveri që krenohet se jep subvencione për gjysmën e popullit që jeton me tokën, është kjo qeveri.

Tani e kuptoni se pse prioritet absolut për qeverisjen e ardhshme do të jetë mbështetja totale e sektorit të prodhimit rural, bujqësi, blegtori dhe sektorë të tjerë, siç është dhe agropërpunimi.
Sasi të jashtëzakonshme, të hedhura, 2 mijë kuintal patate vetëm kjo familje, familja Dede. Imagjinoni në qoftë se këtu me anë të subvencioneve ngrihet një fabrikë të përpunimit të patateve, patatina le të themi, siç janë bërë në Kosovë, për t’i shitur në tregun e brendshëm, për t’i eksportuar.

Një shtet në krah të punës, në krah të njerëzve punëtorë, një shtet dhe një qeveri në krah të fermerëve dhe të njerëzve punëtorë. Kjo është motoja ime dhe kjo do të jetë realiteti me qeverisjen e ardhshme.

Nuk premtoj asnjë mrekulli dhe nuk ka nevojë për mrekulli, nuk ka nevojë për lëmoshë, ka nevojë vetëm për një qeveri, për një kryeministër që mendon me këta, ndjen me këta, ndjen dhimbjen e tyre dhe bën gjithçka për t’i ndihmuar dhe nuk ka nevojë të bëjë mrekullira.

Me programin tonë prej 100 milionë euro subvencione çdo vit, ne do të arrijmë jo vetëm ta stabilizojmë gjendjen dhe ta nxjerrim fermerin shqiptar nga kriza, por t’i japim kushte të barabarta konkurencë në tregun tonë dhe madje t’i eksportojmë. T’i japim impulse eksportit, të prodhimeve tona, pra të arrijmë të eksportojmë, prodhimet e fermerëve shqiptarë. Jo vetëm pra të ndihmojmë fermerin shqiptar për të konkurruar denjësisht në tregun e brendshëm, por, po kështu, do të ndihmojmë që prodhimet tona të eksportohen.

Me 50 milionë euro në vit, pjesë e paketës mbështetëse të fermerëve do të bëjmë të mundur që infrastruktura që i mbështet ata, nga rrugët tek vaditja, që më thanë që e kanë problem, tek kullimi, aty ku është problem, tek infrastruktura e tregjeve, sepse edhe ata që e kanë prodhimin nuk e çojnë dot në treg, tek agro-përpunimi. Të gjitha këto aspekte të kenë një mbështetje shtetërore. Kjo është mëse normale dhe këtë normalitet ua premtoj sot nga Devolli të gjithë fermerëve të Devollit e mbarë Shqipërisë.

Ky prioritet do të jetë realitet së shpejti, kur të gjithë të bëhemi bashkë dhe të sjellim një ndryshim me një qeveri që nuk mendon e nuk punon për vete e për një grusht oligarkësh, por për një qeveri që mendon e punon për të gjithë shqiptarët.

Edhe njëherë ju përshëndes nga Devolli i mrekullueshëm, i natyrës së mrekullueshme, njerëzve punëtorë dhe së shpejti Devolli i mirëqenies për banorët e tij, për gjithë Shqipërinë, ashtu siç e duam me të vërtetë, do të kemi një fshat të nxjerrë nga kriza dhe një ekonomi të nxjerrë nga kriza duke bërë normalen, duke bërë atë që bëjnë fqinjët tanë, mbështetje , politika mbështetjeje, taksa të ulëta dhe një shtet në krah të njerëzve punëtorë, në krah të punës dhe të virtyteve. Ju përshëndes nga Devolli! Përshëndetje dhe punë të mbarë.

Read More
05 Kor
0

“Fuqia blerëse ka rënë në zero, më mirë t’i vë çelësin e të iki”, falimentimi ndihet edhe në bizneset e Korçës.

“Fuqia blerëse ka rënë në zero, më mirë t’i vë çelësin e të iki”, falimentimi ndihet edhe në bizneset e Korçës.

“Shitje s’ka, e mbajmë kot hapur”, bizneset në Korçë pjesë e krizës ekonomike.

Basha: Programi ekonomik ynë, shpëtim për biznesin. Po nuk shpëtuam biznesin e vogël nuk shpëton ekonomia.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME BIZNESET NË KORÇË

Kriza që ka përfshirë bizneset pas pandemisë, është e njëjta në të gjithë Shqipërinë. Këtë gjë thonë edhe biznseset në Korçë, teksa janë takuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ulja e fuqisë blerëse e cila ka shkaktuar rënien e xhiros ditore dhe mungesa e ndihmës nga shteti janë kryefjala edhe për bizneset e Korçës në këto kohë. Ankesa të shumta për uljen e xhiros ka edhe nga dyqanet që shërbejnë produkte bazë konsumi, si ushqimoret, të cilat janë treguesi më i qartë i krizës që ka përfshirë edhe qytetarët.
“Mos e pyet, s’kam shitur fare, 3 orë asgjë! Më tepër hedh se sa shes”- u shpreh një pronar dyqani ushqimoreje. Të njëjtën gjë thotë edhe pronari i një magazine të mëdhe shpërndarjeje, “Vijmë në punë sa për muhabet, xhiroja skandal fare. Ka rënë 70 përqind xhiros! Ushqimet bazike kanë rënë me 70 përqind!” – tha pronari i një magazine shpërndarjeje ushqimore.
Përvçse nuk u është gjendur pranë me paketa të vëçanta që t’u vijë në ndihmë, qeveria u nxjerr mekanizma ligjore bizneseve, që t’u vjel sa më shumë taksa të larta.
“E kishim biznes të vogël, na e bënë të madh. Unë kisha xhiron vjetore 110 milion. Kurse tani pagova taksa për biznes të madh, nga 400 që paguaja më parë, tani e paguaj 800”- u shpreh pronari i dyqanit.
Edhe pse shërbejnë mallin me lista dhe me borxhe, bizneset duhet të paguajnë taksat dhe sigurimet në mënyrë të rregullt si në kohë normale. Për të mbuluar detyrimet ndaj shtetit, pronarët e bizneseve detyrohen të marrin kredi.
“Borxhet janë shtuar, më mirë t’i vë çelësin e të iki. Mallra janë stoqe ngaqë nuk i shesim dot. Sigurimet i kemi, na kanë futur me TVSH. Do marr kredi të paguaj sigurimet, nuk i paguaj dot nga xhepi. Mua smë ngel asnjë rrogë”- tha pronari i një biznesi.
Kryetari Basha, tha se kjo situat nuk do të vazhdojë për shumë gjatë kështu. Ndryshimi do të vijë menjëherë me programin ekonomik të Partisë Demokratike, i cili do të zbatohet sapo të vijë në pushtet. Sipas tij, ky do të jetë edhe prioriteti numër një i qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme.
“Së pari, do të çlirojmë biznesin nga ankthi, nga klima e tmerrshme e biznesit në të cilën është zhvendosur për shkak të terrorit qeveritar dhe të administratës duke futur në karantinë inspektoriatet. Në mënyrë që këta njerëz të mos përballen nga mëngjesi deri në darkë sa ngrenë qepenat, ulin qepenat me inspektorë, me lloj-lloj taksidarësh që vijnë sa për xhepat e tyre edhe për xhepat e pushtetarëve. Së dyti duke vendosur një sistem taksash konkurues për rajonin, sa i përket biznesit të vogël, 140 milion lekë e poshtë do të kenë një taksë 0.5% e xhiros vjetore. Çdo taksë tjetër lokale apo qendrore, çdo tatim tjetër do të zhduket. Do të ketë vetëm një taksë dhe asnjë tarifë tjetër. Së treti, për biznesin e madh ne do të vendosim tasën e shështë 9% e cila do të synojë që më shumë para të mbeten për investime, për hapje vende pune, të cilat natyrisht për çdo vend të ri pune do të thotë më shumë konsum. Dhe më shumë konsum do të thotë edhe më shumë mundësi edhe më shumë të ardhura në xhepat e njerëzve edhe më shumë xhiro për sipërmarrjen. Ky është prioriteti numër një i Partisë Demokratike, i programit tonë ekonomik. Ky është prioriteti numër një i qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme dhe ky është prioriteti im i parë dhe kryesor, ekonomia juaj, punësimi dhe mirëqenia”- tha Basha.

Read More
05 Kor
0

Korça në varfëri si kurrë më parë. “Njerëzit marrin ushqim me lista ose duke lënë pengje”.

•             Korça në varfëri si kurrë më parë. “Njerëzit marrin ushqim me lista ose duke lënë pengje”. Bizneset Bashës: Xhiro ka rënë me 70%.

•             Basha: Ramavirusi është pandemia e varfërisë dhe e krizës, që po shkatërron vendet e punës. Prioriteti ynë nr. 1 është të ringrejmë ekonominë, të rrisim punësimin dhe mirëqenien.

•             Basha: Situata është keq e më keq. Ne do të çlirojmë biznesin nga ankthi i terrorit të taksidarëve, duke futur në karantinë 1 vjeçare inspektoriatet.

•             Basha: Sistem konkurues taksash për rajonin. Për biznesin e vogël deri në 140 milionë lekë, do të jetë vetëm 1 taksë, 0.5% e xhiros vjetore. Çdo taksë apo tarifë tjetër, do të zhduket.

•             Basha: Për  biznesin e madh, taksa e sheshtë 9 %, për më shumë vende pune dhe investime. Kjo sjell zinxhir pozitiv për ekonominë, më shumë konsum dhe më shumë para në xhepat e biznesit dhe qytetarëve. ​

 

NJOFTIMI PËR TAKIMET E KRYETARIT BASHA ME BIZNESIN

 

Korça është një nga zonat më të mirëqena në vend, por kriza ekonomike ka depërtuar edhe aty. Pronarët e bizneseve të vogla i thanë kreut të opozitës Lulzim Basha se gjendja është përkeqësuar shumë, njerëzit blejnë me lista ose lënë pengje në këmbim të ushqimit.

 

“Punët janë si mos më keq, jam drejt mbylljes së biznesit, të cilin e kam prej 20 vjetësh”- thotë Luani. Ai tregoi i revoltuar se me ushqimoren e tij modeste po paguan taksa si biznes i madh, megjithëse, siç tha ai, premtimi i kryeministrit ishte ndryshe.

 

“Kryeministri ka kopjuar programin e Partisë Demokratike, por nuk e kupton, kështu që mos iu refero fare atij.”- iu përgjigj kreu i opozitës, duke theksuar se në krizë të thellë janë si biznesi i vogël, edhe ai i madh. Për të vënë dukje gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve, pronari i ushqimores i tregoi zotit Basha bllokun me listat e ushqimeve të marra nga qytetarët dhe të papaguara.

 

“Këtu janë 5-6 milionë lekë pa u mbledhur. Njerëzit nuk kanë.  Korça eshte e mbaruar, njerëzit po ikin. Konsumi ka rënë, të rinjtë janë pa punë”- u shpreh Luani, ndërsa Besjani, që ka një pikë shpërmdarje të ushqimeve në të gjithë Korçën, tregoi për një tjetër fakt të rëndë, që po vihet re në disa qytete.

 

“Njerëzit lënë pengje për të blerë ushqime, edhe mobilje lënë pengje. Unë furnizoj gjithë qarkun dhe mund të them se ka rënie 70 % të xhiros”- u shpreh ai, duke kërkuar nga zoti Basha që qeveria e tij të marrë masa për të rritur konsumin, për të punësuar të rinjtë dhe për të rritur mirëqenien.

 

MESAZHI I PLOTË I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA.

 

Këtu në Korçë jam me dy përfaqësues të biznesit korçar, sipërmarrja e vogël, sipërmarrja e madhe, siç e shikoni nuk është se ka ndonjë të re apo diçka ndryshe nga qytetet e tjera. Konsumi ka rënë 70 përqind, -thotë Besjani, i cili është një sipërmarrës i ri i një pike shpërndarjeje, ndërsa Luani, i cili operon këtë dyqan, të cilin e kanë klasifikuar si biznes të madh, e patë vetë nga brenda se çfarë lloj biznesi i madh është, ka një stok pa paguar prej 5 apo 6 milionë lekësh të vjetra.

 

Gjendja është e tillë në Korçë. Në një nga qytetet do të thoja që nuk dallohet për varfëri, por një nga qytetet me më shumë mirëqenie në Shqipëri. Bashkë kemi qënë përmes kamerës së këtij telefoni dhe Facebook-ut, me sipërmarrës në qytete dhe fshatra të tjera të vendit dhe e keni parë se situata është keq e më keq.

 

Ndaj dua të theksoj edhe njëherë masat stabilizuese urgjente që ne do të ndërmarrim ditën tonë të parë në pushtet.

 

Së pari, do të çlirojmë biznesin nga ankthi, nga klima e tmerrshme e biznesit, në të cilën është zhvendosur për shkak të terrorit qeveritar dhe të administratës, duke futur në karantinë inspektoriatet. Një vit karantinë për inspektoriatet, në mënyrë që këta njerëz të mos përballen nga mëngjesi deri në darkë, sa ngrini qenat-ulni qepenat, me inspektorë, me tatimorë, me lloj-lloj harbutësh, që vijnë sa për xhepat e tyre edhe për xhepat e pushtetarëve.

 

Së dyti, duke vendosur një sistem taksash konkurues për rajonin. Sa i përket biznesit të vogël siç është Luani, 140 milionë lekë e poshtë, do të kenë një taksë 0.5% e xhiros vjetore. Çdo taksë tjetër lokale apo qëndrore çdo tatim tjetër, çdo lloj tjetër formë tarifimi do të zhduket. Do të ketë vetëm një taksë dhe asnjë tarifë dhe asnjë taksë tjetër. Së dyti, për biznesin e madh ne do të vendosim taksën e sheshtë 9% e cila do të synojë që më shumë para të mbeten për investime për hapje vende pune të cilat natyrisht, për çdo vend të ri pune, do të thotë më shumë konsum. Dhe më shumë konsum, do të thotë edhe më shumë mundësi, edhe më shumë të ardhura në xhepat e njerëzve edhe më shumë xhiro për sipërmarrjen, do të thotë nisje e një zinxhiri pozitiv për ekonominë shqiptare. Pa këto masa, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të hidhet drejt një gropë gjithmonë e më të thellë, siç është hedhur këto 7 vite.

 

Pa diskutim, në këtë kohë të vështirë të koronavirusit, në majën e gjuhës të çdo shqiptari është një rrezik tjetër, po kaq i madh, madje edhe më i madh që tanimë njihet si Ramavirusi, që është pandemia e varfërisë, pandemia e krizës ekonomike, pandemia e krizës sociale, e cila po shkatërron ditë për ditë mirëqenien familjare, vendet e punës dhe po shkakton një stres të jashtëzakonshëm në shoqëri dhe në familjet shqiptare.

 

Ju përshëndes nga Korça, nga kjo e dielë e trishtë për biznesin, e trishtë për qytetarët, por plot me besim se me masat e duhura, në kohën e duhur, pa humbur asnjë ditë dhe duke u dhënë njerëzve atë që meritojnë, jo lëmoshë por drejtësi mbështetje nga taksat e tyre do t’ia dalim ta ringremë biznesin e vogël, ta fuqizojmë atë, të ngremë konsumin dhe të ngremë sipërmarrjen shqiptare, së bashku me fermerët shqiptarë.

 

Ky është prioriteti numër 1 i Partisë Demokratike, i programit tonë ekonomik, ky është prioriteti numër 1 i qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme dhe ky është prioriteti im i parë dhe kryesor, ekonomia juaj, punësimi dhe mirëqenia. Ju përshëndes dhe ju uroj një të diel sa më të paqtë!

Read More
05 Kor
0

Fermerët në Pogradec prej 7 vitesh të braktisur nga shteti.

·         “20 arka me dardha i ktheva prapë, nuk u shitën”, fermerët në Pogradec prej 7 vitesh të braktisur nga shteti.

 

·         “Punojmë natë e ditë kot, asnjë subvencion nga shteti”, fermerët në Pogradec me ankesa të pafundme.

 

·         Basha fermerëve të Pogradecit: I vetmi vend që nuk jep subvencione, nafta më e lartë. Kjo është t’i vesh shkelmin prodhimit shqiptar.

 

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME FERMERËT POGRADEC

 

Fermerët shqiptarë vuajnë prej 7 vitesh tashmë prej braktisjes së qeverisë, kostove të rritura dhe mungesën e infrastrukturës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në Pogradec, i cili dëgjoi nga afër problematikat e fermerëve që ishin të shumta. Shqetësimi i tyre, si i të gjithë fermerëve shqiptar, ishte mungesa e tregut dhe e subvencioneve nga shteti që i ka lënë në haresë.

 

“Dërgova 20 arka me dardha në treg dhe i ktheva prapë, nuk u shitën. Nuk po shesim dot prodhimin. Na ka rënë prodhimi në tokë ka mbetur aty. Asnjë subvencion asnjë lloj gjëje nga shteti. Me 1 mijë lekë të vjetra e shisja edhe nuk e merrnin. Po me gjithë këto shpenzime që kemi me marrë ilaçe nuk dalin, ilaçet janë shumë të shtrenjta”- u shpreh një nga fermerët.

 

Një problematik tjetër për ta, është edhe nafta e cila është shumë e shtrenjtë. Meqënëse shteti shqiptar nuk u ka ardhur në ndihmë as për këtë shqetësim, ata si zgjidhje detyrohen të shkojnë në Maqedoninë fqinje të marrin naftën për të punuar tokat, pasi është shumë më e lirë se në Shqipëri.

“Shkojmë në Maqedoni që të marrim naftë sepse është shumë më e lirë se në Shqipëri. 1 mijë lekë është në Maqedoni, 1 mijë e 500 është këtu, edhe nuk e di është shumë, shumë e vështirë, jemi drejt falementimt për çdo gjë”- tha fermeri.

 

Mos shitja e prodhimeve për të nxjerr fitimet ua bën të pamundur pronarëve për të punësuar të rinjtë e zonës. Kjo gjë, për këta të fundit përkthehet në një arsye më tepër për t’u larguar në emigrim.

“Edhe të duash të gjeshë punëtorë nuk gjen, se i ka marrë Greqia punëtorët. Çuna nga 30 vjeç e të mos punosh tokën tënde edhe të vesh të punosh tokën e grekut është turp ore”- u shpreh njëri i ri, duke theksuar paradoksin që po ndodhë Shqipëri.

 

Kryetari Basha u shpreh se qeverisja e Partisë Demokratike do të fokusohet te fermerët dhe nevojat e tyre. Ai tha se plani i PD-së mbështetet në tre shtylla kryesore, të cilat do t’i japin frymën e duhur bujqësisë në Shqipëri.

 

“E para, 100 milion euro do të keni në vit subvencione që do t’i jepen fermerit në bazë të prodhmit dhe do të jenë subvencione për të ulur koston e prodhimit, koston e pesticideve, koston e farërave, të inputeve bujqësore. E dyta, atë taksën që vuri Rama vit pas viti 240 lekë për liter, do ta heqim për të gjithë, për të gjithë. Dhe me subvencion do të synojmë që ju në veçanti fermerët t’ju ulet edhe më shumë çmimi i naftës. Është turp që ju të shkoni të bleni naftën në Maqedoni. Dhe e treat që ju jap fjalën është që do të keni akses të lirë në trgë. Nuk do keni tregje që i kontrollojnë monopolistët, që t’jua masin kokën me pe dhe për një arkë prodhim t’ju marrin më shumë sesa ju ka kushtuar ta rrisni në tokën tuaj. Këto tre gjëra që j’ua them sot, këto tre gjëra do të jenë shtyllat kryesore që do ta nxjerrin fshatin dhe bujqësinë shqiptare nga kriza”- tha Basha.

Read More
04 Kor
0

“Populli e ka buxhetin zero, xhiro ka rënë përgjysëm”. Biznesi në Pogradec në gjendje të vështirë.

•          “Populli e ka buxhetin zero, xhiro ka rënë përgjysëm”. Biznesi në Pogradec në gjendje të vështirë. Basha: Qeveria ndau më pak se 10 euro/banor.  Nuk i afrohemi as Kosovës.

 

•          Kjo nuk është thjesht një përballje politike. Nuk kam asgjë personale. Njësoj si ju, kam merakun ku po shkon ekonomia, paratë e taksave dhe faturave të rritura çdo vit. Ku zhduken paratë e shqiptarëve?!

 

•          Ndryshimi i parë që do të vijë me qeverinë e re është se paratë do të shkojnë për shqiptarët, jo për një grusht oligarkësh. Do të jemi në krahun e njerëzve të thjeshtë, të biznesit, të fermerëve.

 

•          Prioriteti im i parë dhe kryesor do të jetë ringritja ekonomike. Gjithçka ka shkuar keq është pasojë e politikave të gabuara, e dështimeve dhe klientelizmit, e një Shqipërie që punon për 5 veta.

 

•          Shqipëria duhet të jetë e të gjithëve. Taksë e sheshtë 9% , 0.5% taksim per xhiros për biznesin e vogël. Asnjë taksë tjetër, të punojnë lirisht. Karantinë për inspektoratet në vitin e parë të qeverisjes sime.

 

•          Situata me COVID është e rëndë. Qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan dhe refuzon të bëjë të ditur masat, duke ka zhbërë sakrificën tremujore  të secilit prej nesh.

 

•          Mos prisni gjë nga qeveria! Merrni masa, mbrohuni vetë! Të bëjmë gjithçka për një ndryshim të shpejtë dhe të madh, që të përfitojnë jo një grusht njerëzish, por të gjithë shqiptarët, me punësim dhe me mirëqenie.

 

 

KOMUNIKIMI NGA POGRADECI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA.

 

Gjendjen shumë të vështirë të bzineseve të vogla dhe të turizmit në Pogradec, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e përcolli përmes një biznesi familjar me produkte bulmeti. Familja kishte marrë kredi, por, siç tha pronari i biznesit, Artan Ibi, është bërë shumë e vështirë ta paguash, pasi konsumi ka rënë shumë dhe xhiro është përgjysmuar.

 

“Unë varem nga konsumatori nga populli. Populli e ka buxhetin gati zero. Nuk rrohet vetëm me pensionin si rrojnë shqiptarët. Xhiro ka rënë shumë. Jo ka rënë, po ka rënë në gjysmë. Punojmë 17 orë në ditë, pa asnjë ditë pushim, por shitja ka rënë shumë dhe e kam të vështirë ta paguaj kredinë. Që të mos kem vonesa, detyrohem t’u vonoj paratë fermerëve e t’u hyj në hak.”- tregoi vështirësitë e tij pronari i biznesit me një përvojë më shumë se 30 vjeçare.

 

MESAZHI I PLOTË I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE NGA POGRADECI

 

E thënë thjeshtë nga goja e një zanatçiu të vjetër, një sipërmarrësi si Artani, ky është zinxhiri i ekonomisë. Kur bie fuqia blerëse, bie qarkullimi, bie shitja e këtij biznesi të vogël dhe sipërmarrësi vihet në vështirësi të shumëfishta, siç u tha. Vështirësia e parë, nuk paguan dot kredinë, vështirësia e dytë, nuk paguan dot mallin që u merr fermerëve. Imagjinoni fermerët – i kemi takuar për dy javë me radhë në zona të ndryshme të Shqipërisë – mëqoftëse nuk janë në gjendje të marrin as paratë e produkteve që shesin dhe pastaj, ata që ua tërheqin prodhimin, siç janë zotëria në fjalë, përpunuesit dhe baxhot e tjerë, nuk kanë as para për t’u dhënë…Kjo është kriza ekonomike, kriza që e ka burimin tek dështimet e njëpasnjëshme dhe keqalokimet e financave publike.

 

Dje, siç e patë isha në një bisedë, në një vizitë të kryeministrit të Kosovës, i cili është dhe një nga ekonomistët më të shquar të Ballkanit,  Doktor i Shkencave Ekonomike, në një nga Universitetet më të njohura të Britanisë së Madhe, i cili më prezantoi me detaje në takimin që pata, planin e tij për të ndihmuar ekonominë e Kosovës. 400 milionë euro paketë për të ndihmuar konsumin dhe sipërmarrjen. Paratë dhe taksat e kosovarëve, qytetarëvë të Republikës së Kosovës, të cilat do të derdhen për të ndihmuar në rradhë të parë konsumin dhe në rradhë të dytë për të ndihmuar sipërmarrjen  dhe vitin tjetër kjo paketë do të jetë 1.2 miliardë euro .

 

Kjo është mënyra sesi një qeveri e përgjegjshme vepron, kur përballet me një krizë, madje kryeministri Hoti më tha fare qartë që shuma prej 400 milion euro që kanë vendosur  është e barabartë me shumën që ata përllogarisin që do të kushtojë covidi dhe pasojat e covidit.

 

Tani shikoni se ç’ka bërë thesari i shtetit i Republikës së Shqipërisë  me 100 vjet shtet më të vjetër. Ka shpërndarë deri para një jave 90 milionë euro për mbi 3 muaj karantinë, që i bie më pak se 10 euro për shqiptarët, megjithëse buxheti i Shqipërisë është sa dyfishi i buxhetit të Kosovës, sepse paratë, në vend që të shkojnë tek njerëzit në nevojë, të ndihmojnë konsumatorin dhe, po u ndihmua konsumatori, ndihmohet biznesi, ndihmohet fermeri, fillon funksionon i gjithë zinxhiri i ekonomisë, paratë i mbajnë një grusht njerëzish. Jane paratë tuaja.

 

Buxheti nuk prodhon para me ndonjë makineri sekrete, janë paratë e taksave që paguani ju .Edhe kur merrni këtë djathin apo këtë shishen e vajit apo diçka tjetër, ju paguani taksën 20 përqind TVSH, paguani tatime, taksa te ndryshme. Kurrë nuk ka qenë më e nevojshme që këto taksa të vijnin tek ju, sepse Artani këtu me sipërmarrjen e tij ka dhjetëra vite që paguan taksa dhe kështu çdo sipërmarrës i vogël kështu çdo biznes prodhues.

 

Tani ishte momenti që këto taksa të vinin tek ju. Sa kanë ardhur tek ju? Me pikatore. Gjysëm paketa. Dhe ato nuk janë ekzekutuar. 10 euro mesatarisht për banor të Shqipërisë. Nuk krahasohemi, as nuk i vijmë afër as Kosovës me gjysmën e buxhetit tonë. Ky është shqetësimi që kam unë.

 

Ta dinë të gjithë, edhe ata që mund të mendojnë se kjo është thjesht dhe vetëm një përballje politike. Nuk kam absolutisht asgjë personale. Kam vetëm merakun dhe brengën e thellë timen, që është meraku dhe brenga e thellë juaja se ku po shkon ekonomia? Ku po shkojnë paret e taksave tuaja, që ju janë rritur nga viti në vit? Faturat ju janë rritur nga viti në vit. Çmimet ju janë rritur nga viti në vit. Karburanti më i shtrenjti në Ballkan. Ku shkojnë këto para? Ku zhduken paratë e taksave të shqiptarëve.

 

Ndaj, dhe receta jonë prej fillimit, formula jonë, plani ynë për t’i paraprirë krizës ekonomike ka qenë paketa e ndihmës prej 19 milionë eurosh në muaj, e cila është injoruar, është përbuzur, është përqeshur është tallur, sepse paratë nuk janë për shqiptarët. Mblidhen nga xhepat tuaj, jua gërryejnë xhepat, por paratë shkojnë te një grup oligarkësh.

 

Ky është ndryshimi i parë që duhet të vijë, ky është ndryshimi i parë që do të vijë me qeverinë e ardhshme. Ne do të jemi në krahun e njerëzve të thjeshtë, ne do të jemi në krahun e atyre, xhepat e të cilëve janë zbrazur, janë shumica dërrmuese e shqiptarëve sot. Ne do të jemi në krahun e biznesit të vogël, do të jemi në krahun e fermerëve, të biznesit prodhues.

 

Prioriteti im i parë dhe kryesor do të jetë ringritja ekonomike sepse gjithçka që ka shkuar keq në këtë vend nuk është e rënë nga qielli, por është pasojë e politikave të gabuara, e dështimeve dhe klientelizmit, e një Shqipërie që punon për 5 veta.

 

Shqipëria s’mund të jetë e 5 vetave. Shqipëria duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve dhe këtë kemi parasysh me taksën e sheshtë 9% për biznesin mbi 140 milionë, me taksën 0.5% të xhiros për të gjithë biznesin e vogël nën 140 milion lekë. Asnjë tatim, asnjë taksë tjetër, të punojnë lirisht.

 

Këtë kemi parasysh me karantinën e inspektorateve vitin e parë të qeverisjes sime të ardhshme. Një vit karantinë do të thotë nuk do të shikojnë inspektorë me sy derisa ne të kemi ligjin dhe zbatimin e ligjit në nivele europiane. Në asnjë vend të Europës nuk vjen inspektori sa hap qepenin e derisa mbyll qepenin, tatimorja, ambjentalisti, higjenisti t’i bëjë terror biznesit.

 

Këto janë hapa të domosdoshëm për të stabilizuar ekonominë dhe situata sot në Pogradec tregon qartë sesa urgjente janë këto hapa.

 

Natyrisht, Pogradeci mbetet një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë. Liqeni i Pogradecit është një mrekulli e vërtetë, plazhet janë të bukura, njerëzit janë të jashtëzakonshëm, mikpritja pogradecare është legjendare. Kam filluar të vij në këtë qytet që 10 vjeç me babanë tim dhe, më vonë, edhe me familjen dhe-ne jemi mikpritës si natyrë kudo-por mikpritja pogradecare është legjendare.

 

Ndaj, le të bëjmë gjithçka për të ndihmuar këta njerëz, për të ndihmuar turizmin, për të ndihmuar rritjen e numrit të pushuesve, të cilët, padyshim, rrisin edhe numrin e bizneseve, që kanë xhiro më të lartë, sepse, siç e tha edhe Artani, kur vijnë pushues, kur rritet numri i pushuesve, pa diskutim, rritet dhe xhiro dhe këtë e ndjen biznesi këtu, e ndjen fermeri, e ndjejnë të gjithë.

 

Të dashur miq, ju përshëndes këtë të shtunë nga Pogradeci, ku do të vazhdoj takimet me biznesin , me hotelerinë, me qytetarët, ku situata, për fat të keq, vazhdon të jetë e rëndë.

 

E rëndë është edhe sittuata e COVID-it, ndaj, dua t’ju persëris thirrjen që ju bëra edhe mbrëmë: Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambjente të mbyllura dhe përmes higjenës.

 

Qartësisht, qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan, asnjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore  të secilit prej nesh.

 

Mos prisni gjë nga qeveria! Merni masa, mbrohuni dhe të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë dhe sa më të madh në atë drejtim nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët me ekonomi, me punësim dhe me mirëqenie dhe jo vetëm një grusht njerëzish.

 

Ju uroj një të shtunë sa më të paqtë! Mirupafshim!

Read More
03 Kor
0

Operatorët turistikë në Velipojë të falimentuar: 11 punëtorë i paguaj nga xhepi.

“Kam punuar në emigrim. Gjithë investimi i jetës më është shkatërruar”, turizmi në Velipojë i shkatërruar nga pandemia dhe shteti.

 

“11 punëtorë i paguaj nga xhepi, më 15 i nis në shtëpi, do e mbyll”, operatorët turistikë në Velipojë pothuajse të falimentuar.

 

Basha: Të gjithë ata që e kanë bërë këtë masakër, do mbajnë përgjegjësi.

 

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME OPERATORËT TURISTIKË NË VELIPOJË

 

Në vazhdën e takimeve me operatorët turistikë në vend, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur ditën e sotme në qytetin e Velipojës. Të goditur nga kriza e pandemisë dhe mungesa e turistëve, bizneset në këtë zonë, si në të gjithë Shqipërinë, ankohen për rënien e xhiros, si dhe për taksat që vazhdojnë t’i paguajnë si në kohë normale.

“Numri i pushuesve shumë i vogël, xhiroja gjysëm përgjysëm ka shkuar. 20 vjet dyqan, që vitin e shkuar ka rënë xhiroja shumë. Taksat vazhdojnë po njësoj”- u shpreh pronari i një ushqimoreje.

Teksa një pjesë e pronarëve të këtyre bizneseve u duhet të mendojnë se si të përballen me krizën që i ka kapluar, pjesa tjetër janë të shkatërruar psikologjikisht pasi shteti ua prishi bizneset në mënyrën më barbare dhe pa asnjë arsye.

“9 vjet me dokumenta. Më erdhën pa paralajmërim në 12 të natës dhe ma prishën. Taksat i kam paguar të gjitha deri në ditën kur ma kanë prishur” – tha njëri nga pronarët, që ia kishin prishur restorantin.

Ndërsa një pronar tjetër u shpreh se për interes të disa bizneseve të zonës, të lidhura me qeverinë, i është prishur i gjithë investimi i jetës, edhe pse e kishte me letra të rregullta. “Kam punuar në emigrim për kaq vite dhe i gjithë investimi i jetës më është shkatërruar për 5 minuta, për interes të disa oligarkëve të zonës. E kam pasur me letra të rregullta, me të gjitha! 15 familje i kam mbajtur në punë me këtë biznes”- u shpreh pronari i lokalit të prishur.

Hotelet e mëdha, si zgjidhje momenti shohin shkurtimin e punonjësve, pasi e kanë të pamundur t’i përballojnë pagat e tyre.

“Kam hotelin me 60 dhoma dhe vetëm 10 dhoma i kam të zëna për fundjavë. Punë s’ka, 11 punëtor ua paguaj rrogën nga xhepi. Deri më 15 u kam thënë të punojnë, pastaj të ikin në shtëpi, se nuk i mbaj dot”, – u shpreh pronari i një hoteli.

Kryetari Basha, u zotua para pronarëve se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, gjëja e parë që do të bëjë është të vendosë ligjin dhe rendin njësoj për të gjithë dhe të gjithë ata që qëndrojnë pas kësaj padrejtësie, do të mbajnë përgjegjësi.

“Me forcën e ligjit dhe ligjshmërinë më absolute, sot ua premtoj se nesër, si kryeministër, me të njëjtën vendosmëri, me ndarjen totale nga krimi, me një ministër të brendshëm, po kështu të pastër nga lidhjet me krimin, gjëja e parë që do të vendosim është ligji dhe rendi njësoj për të gjithë” –theksoi kreu i opozitës.

Read More
03 Kor
0

“Iku një Enver, erdhi një Edver, bizneset në Velipojë të revoltuar nga braktisja dhe diskriminimi i qeverisë me shkatërrimin e fadromave në nisje të sezonit turistik

 

·       “Iku një Enver, erdhi një Edver, bizneset në Velipojë të revoltuar nga braktisja dhe diskriminimi i qeverisë me shkatërrimin e fadromave në nisje të sezonit turistik.

·       Bizneset: Xhiroja ka rënë gjysëm për gjysëm, turistë nuk ka. Basha: Diskutime me kryeministrin e Kosovës për të hequr çdo pengesë për rritjen e numrit të turistëve.

·       Basha: Ne qeverinë tonë do të heqim dy pengesat e mëdha për turizmin, taksën “Rama” nga Rruga Kombit dhe taksën “Rama”, 240 lekë/litër tek karburantet.

·       Basha: Biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1 taksë. Nuk ka më taksë tabele, taksë gjelbërimi, taksë pastrimi. Vetëm 0.5% e xhiros do të jetë tatimi i vetëm që do të paguajë biznesi i vogël.

·       Basha: Goditja në Velipojë ishte selektive dhe u bë për interesa korruptive. Mafia e ndërtimit me paratë e pista është një nga arsyet pse prishen objektet e njerëzve pa mbrojtje. Lirohet tokë që të ndërtojë mafia e lidhur me pushtetin.

·       Basha: Çdo vendim merret për të ndihmuar oligarkët dhe banditët. Pronat e tyre nuk preken, pasi aty pastrohen paratë e drogës, ata hanë e punë me pushtetin dhe ndajnë paratë, tenderat dhe koncesionet me pushtetin.

·       Basha: Si kryeministër, me ndarjen totale nga krimi, me një ministër të brendshëm, të pastër nga lidhjet me krimin, gjëja e parë që do të vendosim është ligji dhe rendi njësoj për të gjithë. Krimi nuk do të diktojë më qeverinë.

 

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NGA VELIPOJA 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi Velipojën, ku u njoh me gjendjen e rëndë të biznesit, rënien e madhe të blerjeve nga qytetarët dhe numrin shumë të ulët të pushuesve. “Në krahasim me vitet e tjera, 50 përqind e xhiros është deri tani. Është dobët, nuk ka turistë. Këtu puna varet te turistët”,- u shpreh Pal Preka, pronari i një ushqimoreje në Velipojë.

Kreu i opozitës u shpreh se çështja e turizmit, heqja e pengesave për të të do të jetë një nga temat kryesore në takimin e pritshëm me kryeministrin e Kosovës, Abdullah Hoti. “Natyrisht, pengesat më të mëdha janë në këtë anë, po, në çdo rast, të bëjmë të mundur që qytetarët nga Kosova ta kenë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë.”- tha zoti Basha, i cili theksoi 2 të këqijat më të mëdha për turizmin tani, përveç frikës nga koronavirusi.

“Ka viruse të tjera që duhen larguar. Për të udhëtuar nga Kosova në Shqipëri ka dy pengesa të mëdha, çmimi i naftës që është më i lartë se në Kosovë dhe taksa e Rrugës së Kombit. Këto janë dy çeshtjet që sot, ndoshta, nuk zgjidhen dot, po nesër, në qeverisjen tonë do të zgjidhen. 240 lekë taksa që është vendosur mbi karburantin gjatë këtyre 7 viteve do të hiqet dhe taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet, siç e kam premtuar. Kjo, pa diskutim, që do ta ulë dhe koston për turistët nga Kosova, do të bëjë të mundur që më shumë qytetarë të Kosovës t’i drejtohen bukurive të plazheve të Velipojës, plazheve të Shëngjinit dhe plazheve të tjera të Shqipërisë, në Sarandë, Dhërmi e kudo.”- tha zoti Basha.

Pronari i ushqimores ndau me zotin Basha shqetësimin për taksat e larta që paguan, si taksat kombëtare, edhe ato lokale, të tabelës, pastrimit. Kreu i opozitës e njohu me programin e PD për të lehtësuar biznesin nga taksat.

“Në planin tonë ekonomik, 140 milionë lekë të vjetra e poshtë do të jenë të gjithë biznes i vogël. Dhe biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1 taksë, vetëm 1 detyrim, 0.5% të xhiros. Do të thotë as taksë tabele, as taksë gjelbërimi, as taksë pastrimi, 0.5% e xhiros do të jetë tatimi i vetëm që do të paguajë biznesi i vogël. Këto para natyrisht do t’i shkojnë pushtetit vendor. Ndihma ndaj sipërmarrjes, ndihma ndaj biznesit të vogël është dhe ndihmë ndaj punësimit, është ndihmë ndaj mirëqenies, ndihmë ndaj konsumit.”- u shpreh zoti Basha.

Kreu i opozitës vizitoi edhe zonën e shkatërruar nga fadromat pak ditë më parë, kryesisht biznese të vogla që punonin në kohën e sezonit turistik. Qytetarët u shprehën të revoltuar për trajtimin diskriminues nga qeveria, e cila godet ata që nuk kanë mbështetje dhe mbron biznese me të ardhura të dyshimta. “Na mbyti mor, Enver iku, Enver erdhi.”- u shpreh një qytetar, të cilit zoti Basha iu përgjigj “Nuk kemi për ta lënë. Do të bëhemi bashkë e do ta ndryshojmë.”

 

MESAZHI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA NGA VELIPOJA

 

“Të kthehemi tek problemi tjetër që përjetohet kudo në bregdet nga Velipoja në Dhërmi, në veccanti targetohen zona, të cilat perceptohen se ka edhe kundërshtarë politikë të kësaj qeverie, që është një nga rekordet më të zeza: të diskriminosh njerëzit mbi bazën e bindjeve politike në këto kohë, nuk është thjesht kriminale, është e neveritshme, është primitive.

Le të themi, për një moment, se disa prej këtyre objekteve që u shkatërruan, si t’i ketë shkatërruar pushtuesi në një zonë lufte, në mes të pandemisë, me gaz lotsjellës, me dhunë brutale ndaj grave, le ta zemë se disa prej tyre mund të kenë pasur problem me letrat, por kjo është rruga? Pse në këtë moment? Pse u vendos të ndërhyhej në mes të pandemisë, pse u vendos të ndërhyhej para se të fillonte sezoni turistik, në qoftë se mund ta quajmë sezon turistik këtë gjendje të mjerë të bregdetit, e cila ka qenë kritike dhe është bërë edhe më kritike për shkak të virusit. Atëherë pse?

Padiskutim që këtu prapë ka interesa korruptive, interesa korruptive, sepse edhe goditja është bërë selektive, është bërë selektive për të favorizuar një grup njerëzish.

Dihet që Velipoja prej kohësh vuan nga thundra e krimit të organizuar, njerëz që vendosin se kush merr lejet e ndërtimit, kujt duhet t’i prishet prona që të lirohet toka, që t’i marrin ata prapë lejet e ndërtimit, emra të njohur tashmë jo thjesht për Policinë Shqiptare që rri duarkryq e nuk i prek dot se janë ortakë politikë të pushtetarëve, të partisë në pushtet në Shkodër dhe në Tiranë, por emra të njohur edhe për Europolin edhe për Interpolin.

Mafia e ndërtimit me paratë e trafiqeve të paligjshme është një nga arsyet kryesore pse prishen këto objekte në këtë mënyrë, pse goditen njerëzit e pafajshëm e të mbrojtur në këtë mënyrë ndërkohë që të pushtetshmit ndërtojnë pa leje kat përmbi kat, pa i pyetur askush se çfarë parash kanë, me çfarë parash po ndërtojnë, paratë e çfarë trafiqesh po pastrojnë. Dhe siç e thashë më kriminalja e të gjithave është që zgjidhet kjo për t’i bërë mu në prag të fillimit të sezonit turistik për t’i deprivuar, për t’u hequr edhe bukën e gojës.

Jua kam thënë atë ditë kur pamjet e dhunës ndaj njerëzve tronditën gjithë Shqipërinë, të dhunës ndaj grave të gazit lotsjellës dhe dua t’jua përsëris edhe sot këtu nga terreni: se çdo kush që ka ushtruar dhunë të paligjshme ndaj grave ndaj baballarëve, ndaj fëmijëve si, në aksionin e terrorit këtu në Velipojë, edhe kudo tjetër, do të përgjigjet para ligjit. Do të përgjigjet se nuk kanë vepruar për hesap të ligjit, e kanë përdorur ligjin si alibi për të goditur njerëz të pafajshëm për hesap të oligarkëve dhe bandave të krimit të organizuar që bëjnë ligjin sot në Velipojë si kudo në vijën bregdetare të Shqipërisë .

Gjithçka bëhet pra për të ndihmuar oligarkët, për të ndihmuar banditët, jo për t’i shërbyer ligjit. Janë sebepe të tjerat. Vetëm sebepe sepse ka edhe të tjera ndërtime të paligjshme që hedhin shtat këtu në Shkodër, në Durrës edhe në bregun e Jugut, por ato nuk preken se ato janë pronë të krimit të organizuar, pastrohen paratë e drogës dhe është në ortakëri me pushtetin.

Ato janë pronë të oligarkëve që, po kështu, hanë e pinë me pushtetarët dhe ndajnë me ta aferat e pista korruptive, PPP-të dhe koncesionet.

E pra kjo do të marrë fund. Kjo është gjëja e parë që ne do të vendosim. Unë jam i vendosur ta bëj realitet.

Me forcën e ligjit dhe ligjshmërinë më absolute – dhe ju e njihni sepse e kam demonstruar edhe kur kam qenë ministër i brendshëm dhe pa të cilën s’do të kishim të mundur dot të hiqnim vizat për qytetarët shqiptarë- sot jua premtoj se nesër,  si kryeministër, me të njëjtën vendosmëri, me ndarjen totale nga krimi, me një ministër të brendshëm, po kështu të pastër nga lidhjet me krimin, gjëja e parë që do të vendosim është ligji dhe rendi njësoj për të gjithë.

Nuk do të ketë më një grusht horrash, kriminelësh që diktojnë nga Divjaka në Velipojë e kudo në Jug se kujt i prishet objekti apo biznesi e kush ndërton me leje të marrë në mënyrë klienteliste apo edhe pa leje.

Bashkë me të do të hedhim edhe hapat e tjerë atë që kam prezantuar gjatë gjithë kësaj jave, platformë taksash të ulëta, taksën e sheshtë 9%, uljen e çmimit të karburantit, me taksën 0.5%  për biznesin e vogël. Investimet që do të bëjmë me këto para, nuk do të jenë investime fasadash për të mbushur xhepat e kontraktorëve të miqve pushtetarëve, por dhe investimet që do të ndihmojnë vetë ekonominë, në rastin e turizmit, rrugë aksesi, ujësjellës kanalizime, rindërtim të rrjetit elektrik, se nuk mund të ketë turizëm, ku nuk ka rrugë, kur qelben kanalet me ujërat e zeza, do të jenë investime që me të vërtetë do ndihmojnë ekonominë. Në rastin e turizmit rrugë aksesi, ujësjellës, kanalizime, rindërtim të rrjetit elektrik.

7 vjet të humbura. 800 milion euro të harxhuara vetëm me rilindje urbane dhe Tirana s’ka ujë 24 orë. Kemi sheshe, në pamje të parë me pllaka të reja kudo, po qytetet ku ndodhen këto sheshe nuk kanë ujë, rrjeti i kanalizimeve është pothuajse inekzistent, energjia elektrike dhe rrjeti i energjisë elektrike është i amortizuar dhe tashmë ka filluar të amortizohet edhe rrjeti rrugor, sepse paratë shkojnë për investime fasadë. Kësaj do t’i japim fund.

Paratë e taksave të shqiptarëve, taksave të ulëta që do të paguajnë dhe nuk do të paguajnë vetëm ata që s’kanë akses te pushteti, por do t’i paguajnë të gjithë njësoj, do të shkojnë për investime që ndihmojnë shqiptarët, në veçanti, që ndihmojnë ekonominë.

Dhe e treta që gjej rastin të përsëris, Velipoja, por jo vetëm Velipoja, e gjithë vija bregdetare shqiptare duhet të ndjejë në këtë kohë të vështirë të pandemisë të paktën një mbështetje nga bashkëpunimi me Kosovën. Përtej gjithë problematikës politike me të cilën po përballet Kosova, të cilën do ta trajtoj edhe gjtë takimit sot pasdite me Kryeministrin Hoti, një gjë nuk mund të mos jetë prioritet absolut për Tiranën dhe Prishtinën, do të bëjmë gjithçka që është e mundur që pushuesit nga Kosova ta kenë sa më të lehtë, qoftë në kuptimin e lëvizjes, qoftë në kuptimin e kostos për të ardhur në plazhet shqiptare, për të qëndruar ne hotelet shqiptare, për të qëndruar ne restorantet e vijës bregdetare të Shqipërisë që është  edhe vijë bregdetare e Kosovës, vija jonë bregdetare, në këto muaj të nxehtë dhe për ta bërë sa më të mundur që nga njëra anë njerëzit të kenë mundësi të relaksohen pak nga stresi i jashtëzakonshëm i pandemisë.

Sa më shumë njerëz shpresoj ta kenë të mundur këtë, sepse gjendja ekonomike është shumë e vështirë dhe nga ana tjetër industria jonë e turizmit, sipërmarrja jonë, bujqësia, e cila po kështu është e lidhur ngushtësisht me turizmin, të ketë mundësinë të ngrejë pak kokën, të paktën të ketë një injeksion nga turizmi i brendshëm, nga turizmi kombëtar, nga turizmi Kosovar, i shqiptarëve të Maqedonisë e kështu me radhë.

Sot është e premte, pashë disa autobuza që po parkonin, nga Kosova. Disa pushues nga Kosova që po mbërrinin në plazh dhe për fat të mirë, siç e shikoni, plazhi andej është bosh fare, po këtu ka disa pushues. Do të bëjmë gjithçka që ky realitet mos të jetë vetëm në fundjavë, por të jetë gjatë të gjithë javëve deri në fund të sezonit turistik.

Ju përshëndes nga Velipoja, ku do të vazhdoj takimet me sipërmarrjet, me hotelerinë, me restorantet dhe ju uroj një fundjavë sa më të qetë.”

Read More
03 Kor
0

Milot-Fier, vjedhja më e madhe e qeverisë. Edi Rama dhe Belinda Balluku 6 fishuan koston për të rritur çmimin e kalimit në rrugë

 

  • Milot-Fier, vjedhja më e madhe e qeverisë. Edi Rama dhe Belinda Balluku 6 fishuan koston për të rritur çmimin e kalimit në rrugë.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN MINAROLLI, SEKRETAR PËR BURIMET NJERËZORE

 

Rruga Milot-Fier është vepra më e madhe e vjedhjes së qeverisë së Edi Ramës para largimit.

1.2 miliardë euro për 115 kilometra përkthehet si rrugë që kushton, rreth 10 milionë euro për 1 kilometër. Kosto del shumë më e lartë, nëse merret parasysh se 62 kilometra të saj do të kalojnë në rrugët dhe autostradat ekzistuese.

 1.2 miliardë euro për një rrugë që nuk kalon në terren të vështirë dhe kur më shumë se gjysma e saj rezulton e ndërtuar, është një vendim antikombëtar.

Është futje e duarve në xhepat e varfër të qytetarëve, të cilët duhet të paguajnë shumë shtrenjtë kalimin në rrugën e florinjtë të Edi Ramës dhe të Belinda Ballukut.

Ekspertët llogarisin se kostoja e projektit është fryrë, në mënyrë që pagesa e detyruar për qytetarët të jetë sa më e lartë. Ata që do të kalojnë në këtë rrugë, do të nxjerrin nga xhepi, të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje.

Partia Demokratike nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës, pasi ne kemi investuar më shumë se çdo qeveri tjetër që shqiptarët të lidhen me rrugë moderne dhe të shpejta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim.

Për ne është e papranueshme që, qeveria të ndërtojë me kosto 6 herë më të lartë se standardi i Bashkimit Europian.

7 vjet më parë ne siguruam fonde nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një rrugë të ngjashme, ndërtimin e bypass-it të Fierit me një kosto prej 1.8 milionë euro për kilometër.

Sot, është e papranueshme që rruga Milot-Fier të ndërtohet me 6 fishin e kostos dhe milionat nga paratë e shqiptarëve të përfundojnë në xhepat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Kush ka ndërmend të bëhet bashkëpunëtor me Edi Ramën në këtë vendim antikombëtar, që vjedh qytetarët në mënyrë skandaloze, ka akoma kohë të tërhiqet.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë: Ne nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion!

Read More
02 Kor
0

Qeveria vodhi edhe thesin me miell për më të pamundurit gjatë karantinës.

·        Qeveria vodhi edhe thesin me miell për më të pamundurit gjatë karantinës. Thesi me miell, i premtuar nga Rama, u zëvendësua me 2 kg hurma arabie.

DEKLARATE E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

Qeveria e Edi Ramës ka prekur fundin. Ajo ka vjedhur thesin me miell në ndihmat e shpërndara për familjet në nevojë gjatë kohës së karantinës dhe e ka zëvendësuar atë me hurma arabie.

Investigimi i  i 2 gazetareve kurajozë, i publikuar nga rrjeti investigativ BIRN, është shokues. Qeveria e përdori pandeminë për të vjedhur edhe bukën e gojës të atyre që, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, vuajnë për një copë bukë dhe flenë me barkun bosh nga skamja.

Edi Rama premtoi se asnjë familje në nevojë nuk do t’i mungonte thesi i miellit, por gazetaret kanë zbuluar se ky ishte mashtrim. Thesi i miellit u zhduk nga pakot e Ministrisë së Mbrojtjes dhe u zëvendësua me 2 kilogramë hurma arabie.

Ky është veprimi më i ulët që mund të bëjë një qeveri kundrejt qytetarëve të vet më të pamundur. Të vjedhësh thesin e miellit, do të thotë se nuk ka mbetur më asnjë gram humanizëm tek kjo qeveri dhe se babëzia për t’u pasuruar duke vjedhur bukën e gojës të më të varfërve në ditën e tyre më të keqe, është i vetmi motiv për qeverinë e Edi Ramës.

Edhe tenderi urgjent për ushqimet i Ministrisë së Mbrojtjes, që ne e kemi denoncuar publikisht dhe e kemi kallëzuar në SPAK, ka qenë vetëm një mekanizëm për të vjedhur. Jo vetëm që në kohën e tenderit urgjent, magazinat e rezervave të shtetit ishin plot, por këto ndihma që iu dhanë një kompanie të paracaktuar maqedonase, nuk shkuan kurrë tek njerëzit në nevojë.

Nga SPAK nuk ka akoma asnjë përgjigje për këtë vjedhje skandaloze me ndihmat ushqimore për qytetarët shqiptarë në kohën kur ata kishin më shumë nevojë për to.

Investigimi i BIRN-it fakton atë që ka denoncuar çdo ditë Partia Demokratike. Ajo çfarë shqiptarët kanë parë në ekranin e televizorit dhe në faqen e facebookut të kryeministrit, Ministres së Mbrojtjes apo kryebashkiakut të Tiranës është një tallje me njerëzit e varfër, me pensionistët, me familjet që mbijetojnë me ndihmë ekonomike apo me ndonjë punë në të zezë, që rrallë gjendej gjatë karantinës.

Pandemia u mësoi shqiptarëve një mësim të vlefshëm. Rreziku më i madh për qytetarët nuk vjen nga COVID-i. Ndaj tij mund të mbrohesh me masat e duhura. Rreziku më i madh për ekonominë e çdo familje është Ramavirusi. Ai vjedh me çdo tender taksat e shqiptarëve, vjedh ndihmat, fut dorën hajdute tek thesi i miellit.

Vaksina e vetme për këtë virus të rrezikshëm është largimi me votë i Edi Ramës dhe qeverisë së tij të dështuar e të kalbur nga korrupsioni. Vendit i duhet ndryshim dhe një qeveri që punon me ndershmëri dhe i shërben interesit publik.​

Read More
01 Kor
0

Zgjedhje pa votues në universitete, pa studentë, me shantazhe dhe presione, duhet të anullohen!

  • Zgjedhjet e 30 Korrikut në universitete antikushtetuese. Qeveria i heq të drejtën e votës 75% të studentëve për të emëruar në krye të rektoratit të Tiranës ish gjyqtarin me pasuri të pajustifikuar Artan Hoxha.
  • Zgjedhje pa votues në universitete, pa studentë, me shantazhe dhe presione duhet të anullohen! Procesi duhet shtyrë dhe të rihapet nga e para për të garantuar garë të lirë e të ndershme.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Zgjedhjet universitare janë ngjarja me domethënëse për demokracinë e universiteteve, por qeveria e Edi Ramës synon t’i shndërrojë ato në zgjedhje moniste për të emëruar më të besuarit në krye të fakulteteve dhe universiteteve, veçanërisht në Tiranë.

Këtij qëllimi kriminal i shërben edhe vendimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit, që ka caktuar datën 30 Korrik për zgjedhjet në univeristete.

Nga pikëpamja ligjore, vendimi i qeverisë “Rama” është antikushtetues.

Nga pikëpamja njerëzore, është kriminal. Ai vë në rrezik shëndetin e studentëve dhe pedagogëve, të cilët i thërret në një proces zgjedhor, në një kohë kur numrat e të prekurve nga COVID dhe vatrat e infeksionit po rriten çdo ditë.

Edi Rama kërkon të bëjë me universitete atë që bëri me zgjedhjet e 30 Qershorit, të emërojë njerëzit e tij, duke eliminuar çdo mundësi për garë të ndershme.

Me vendimin antikushtetues dhe të paligjshëm të Ministres së Arsimit, qeveria ka përjashtuar 75 përqind të studentëve nga e drejta për të votuar. Ai lejon të kthehen në auditorë vetëm një pjesë të studentëve, ata që largohen këtë vit akademik, si në bachelor edhe në master, duke përjashtuar dhe duke i hequr të drejtën e votës, të gjithë pjesës tjetër të stundetëve.

Ministrja e Arsimit nuk lë asnjë mundësi për shpalljen e platformave të dekanëve apo rektorëve, nuk lë asnjë mundësi për fushatë me studentët dhe pedagogët, pasi fakultetet janë të mbyllur, studentët janë të larguar për shkak të pandemisë.

  • Kjo situatë e krijuar me vetëdije nga Edi Rama dhe Besa Shahini për të kapur dhe kontrolluar edhe universitetet, si çdo qelizë tjetër të këtij shteti, është e papranueshme!
  • Është një përpjekje për të rrënuar edhe atë pak që ka mbetur nga autonomia në arsimin e lartë.
  • Është shuarje e çdo shprese që kishin një vit më parë studentët në protestën e tyre.

Këto zgjedhje pa votues, pa studentë, me shantazhe dhe presione duhet të anullohen! Zgjedhjet në universitete duhet të kryhen në ligjshmëri të plotë, ku të respektohet e drejta kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Procesi duhet shtyrë dhe të rihapet nga e para për të garantuar standarde, konkurencë dhe garë të lirë e të ndershme.

Vendimi antikushtetues i qeverisë së Edi Ramës për të bërë zgjedhjet në universitete më 30 Korrik i shërben vetëm emërimit pa garë në krye të rektoratit të një shërbëtori të pushtetit, si Artan Hoxha, dekanit famëkeq të Fakultetit Juridik.

Përveçse njihet si ish gjyqtari me pasuri të pajustifikuar 200 mijë dollarë, Artan Hoxha, mbahet mend si dekani që futi pabesisht policinë në mjediset e universitetit për të rrahur studentët në kulmin e grevës së tyre.

Atë që nuk bëri dot Emiljano Shullazi 4 vjet më parë, nuk mund ta bëjë sot me një vendim antikushtetues Besa Shahini dhe Edi Rama.

Read More