• “Mbijetesë për copën e bukës”, fermerët ne periferi të Tiranës ngrenë zërin për braktisjen 7 vjeçare të qeverisë. “Asnjë mbështetje, me kosto të lartë nga taksat dhe nafta, nuk ia dalim dot”.
• Premtimi i Bashës nga Zallbastari për fermerët: Do të ulim me 240 lekë/litër çmimin e naftës, që Shqipëria të ketë çmime konkuruese me rajonin. Fund braktisjes së 50% të popullsisë në fshat.
• Për 7 vjet, qeveria i shpërndau paratë e fermerëve tek 3-4 individë, që janë ose grumbulles, ose njerëz të lidhur drejtpërdrejt me pushtetin. 1/3 e ekonomisë në kushtet është në kushtet e Mesjetës.
• Në programin tonë, fermeri është prioritet absolut. Në vitin tonë të parë buxhetor do të japim jo më pak se 100 milionë euro. Subvencionet do të shpërndahen në bazë të prodhimit.
• Do të shfuqizohen kufizimet e shpikura për të mos ndihmuar fshatin me subvencione. Gjysma e popullsisë të mos luftojë për mbijetesë, por të gjenerojë mirëqenie dhe punësim.
• Qeveria shpenzoi 700 milionë euro për vepra pa vlerë ekonomike dhe nuk investoi për rrugët në fshat, vaditjen dhe kullimin. Ne do të investojmë 50 milionë euro çdo vit për infrastrukurën në fshat.
• Kemi vullnetin politik dhe vizionin që taksat të mos i çojmë tek oligarkët, por tek qytetarët, që ekonomia të mos punojë vetëm për një grusht njerëzish.
KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA NGA ZALLBASTARI
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi sot Zallbastarin, një nga komunat më të thella të Bashkisë së Tiranës, me mbi 5000 banorë, të cilët jetojnë me aktivitetin bujqësor. Familja e Petrit Lokes, e përbërë nga 10 vetë, jeton duke punuar tokën në këtë zonë që ka bukuri mahnitëse, por plotësisht e braktisur dhe e harruar nga qeveria në këto 7 vjet. Shqetësimi kryesor, si i çdo fermeri në vend, është kostoja e lartë për të dalë në treg, pasiguria për shitjen dhe një vend I afërt për grumbullimin e prodhimit.
“Deri tani më ka shkuar 1 milion lekë vetëm domatja si shpenzim. Nuk i dihet tani sesi shkon, shitjen nuk e kam të garantuar të domates. Vjet i kam shitur me 200 lekë/kg. 200 lekë shitet një cigare duhan. Taksa është shumë e shtrenjtë tek tregu. Nëse të ngelet malli pa shitur, taksohesh prapë për ditën tjetër që të mban mallin. Kostoja e rrugës është prapë e shtrenjtë, sepse është shumë larg s’ka një grumbullim tregu këtu. Këto janë hallet tona.”- u shpreh fermeri, i cili i pohoi zotit Basha se nuk priste fitim, punonte vetëm sa për të mbijetuar, pasi nuk ka marrë kurrë ndonjë mbështetje.
“Fitim rrallëherë mund të kemi. Këtu është vetëm për të jetuar, të paktën të nxjerrim çapën e bukës, s’ka mundësi tjetër. Mbështetje nga shteti nuk kam marrë kurrë, as në bujqësi, as në blegtori, megjithëse kam aplikuar. Procedurat e ndërlikuara janë një pengesë e madhe për ne. Asnjë investim nuk ka. S’ka vënë dorë fare për në bujqësi, ujë vaditës nuk ka. Nuk e di se si do të shkojë puna jonë”.
Petriti tregoi se dy fëmijët ndiqnin shkollën në Tiranë dhe për të ndihmuar ata dhe veten do të donte nga qeveria e ardhshme të bëjë diçka për uljen e çmimeve.
“Do t’i kërkoja të paktën të ulë çmimet për plugimet, duke ulur çmimin e naftës, plehrave kimikë, farërat. Tregu të ishte disi më afër, sepse kjo puna jonë është toturuë, e bëjmë me krahë. Kam hyrë për 48 vjeç, po unë jam sikur me qënë 60. Është lodhje jashtë mase, mbijetesë për copën e bukës, troç.”. – u shpreh fermeri.
Kreu i opozitës tha se një nga vendimet e para të qeverisë së tij do të jetë ulja e çmimit të naftës me 240 lekë për litër, në mënyrë që Shqipëria të ketë çmime të pranueshme dhe konkuruese me rajonin.
MESAZHI I KRYETARIT BASHA PAS BASHKËBISEDIMIT ME FERMERIN NGA ZALLBASTARI, I CILI DËSHMOI MUNGESËN TOTALE TË MBËSHTETJES SË QEVERISË DHE SAKRIFICAT E MËDHA TË NJË FAMILJE NË FSHAT PËR TË MBIJETUAR.
“Kjo është Shqipëria reale, kto janë hallet reale të njerëzv dhe jo projeksioneve 3D apo filmat me regji qendrore dhe e vërteta e dhimbshme që tregon Petriti, të gjithë fermeret shqiptarë janë të braktisur nga kjo qeveri. nuk kanë marrë dhe nuk marrin asnjë lloj përkrahje.
Kur flet për te ulur çmimin e inputeve, për të ulur çmimin e plehrave, çmimin e farave, Petriti e ka fjalën për atë që njihet si subvencione. Subvencioni është pikërisht pagesa nga buxheti i shtetit në bazë të prodhimit tek fermerët. Është një praktikë që e ndjek prej 50 vitesh Bashkimi Euriopian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është një praktikë që prej vitesh e ndjek Maqedonia e Veriut dhe Kosova, e cila çdo vit në buxhet ka afro 100 milon euro, që ua shpërndan fermerëve në bazë të prodhimit dhe kështu ata jo vetëm arrijnë ta shesin produktin e tyre në tregun e brëndshëm, por edhe ta eksportojnë, madje edhe në Shqipëri dhe ta sjellin në tregjet tona me një çmim konkurues me prodhimet e fermerit shqiptar, sepse fermeri shqiptar nuk merr asnjë lloj mbështetje. Përkundrazi taksat taksa, faturat fatura, mbi qafën e tyre rëndojnë. Përveç këtyre, dhe abuzimet nga policia bashkiake te tatimorët, te inspektorët si e si t’ia nxijnë jetën fermerit shqiptar.
Kjo është situata në Zallbastar, kjo është situata që pamë pak para disa ditësh në Ndroq, kjo është situata në Veri, kjo është situate në Jug.
Gjysma e shqiptarëve, gjysma e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë jeton me aktivitetin buqësor, janë lënë totalisht në harresë jo vetëm që s’kanë marrë asnjë qindarkë gjatë periudhës së covid-it, gjysma e popullsisë është përjashtuar në bllok, a thua se nuk janë qytetarë të këtij vendi, a thua se nuk paguajnë taksa nuk paguajnë TVSH, nuk ia masin kokën me pe për çdo gjë që bëjnë, por më e tmerrshmja është që kjo nuk është një përjashtim. Është e vërteta e 7 viteve të kësaj qeverie, braktisje totale, harresë totale, edhe ato pak para që i vendosin në buxhet për gjoja subvencione, në fakt i përfitojnë 3-4 miq të pushtetarëve të kryeministrit, të cilët janë ose grumbulles, ose njerëz të lidhur drejtpërdrejt me pushtetin, ndërkohë që fermerët në tërësi pavarësisht prej bindjeve politike pavarësisht prej gjeografisë së vendit janë prapa liste, në fakt nuk janë në listë fare.
Kjo gjendje që shikoni sot këtu është një nga arsyet pse ekonomia shqiptare është në krizë të thellë. Në qoftë se gjysmën e popullsisë dhe 1/3 e ekonomisë e ke në, praktikisht në kushtet e Mesjetës, nuk mund të presësh gjë tjetër, përveçse një krizë të thellë ekonomike.
Prandaj krahas planit tonë për të ndihmuar biznesin e vogël, biznesin prodhues, prioritet absolut është fermeri shqiptar, është blegtori shqiptar, është zhvillimi rural dhe agrobiznesi. Dhe pikërisht këtë që thotë sot Petriti, mungesën totale të subvencioneve, ne e konsiderojmë si problemin numër 1, ndaj planifikojmë që prej vitit tonë të parë buxhetor për fermerët shqiptarë dedikojmë një shumë totale, me të njëjtin nivel si Kosova dhe Maqedonia dhe jo më pak se 100 milion euro, e cila do të shpërndahet tek fermerët shqiptarë në bazë të prodhimit, pa kufizime. Sepse për shembull këtu fermeri ka më pak se 3 dynym tokë. Ka një kufizim idiot, një burokraci, që bëhet për të mos dhënë subvencione, që po nuk pate më shumë se tre dynym tokë, nuk merr dot subvencione, po nuk pate më shumë se kaq krerë, nuk merr dot subvencione. Rregulla të shpikura nga burokratë pa shpirt dhe të aprovuara nga politikanë pa lidhje me realitetin, nga pushtetarë pa lidhje me Shqipërinë reale, Shqipërinë e halleve, si e si që këta të mos marrin mbështetje.
Këto rregulla do të shfuqizohen dhe fermerët shqiptarë do të marrin mbështetjen në bazë të prodhimit të tyre, prodhim bujqësor, prodhim blegtoral apo çfarëdo lloj aktiviteti të bujqësisë, të blegtorisë por edhe të agro-përpunimit. Me anë të këtyre subvencioneve ne do të mundësojmë në radhë të parë që prodhimet e tyre të jenë konkuruese në treg edhe me prodhimet që vijnë nga jashtë. Do të mundësojmë, po kështu, që pjesa e popullsisë që jeton me tokën, që siç e thashë është afro 50% e shqiptarit që jeton me token, të mos jetë në kufijtë e mbijetesës, por të mundësojë mirëqenie, pse jo dhe punësim, punësim real përmes politikave nxitëse.
Por nuk do të mjaftohemi me kaq.
Për të ardhur deri këtu që është vijë ajrore, nuk e di 4-5 km nga kryeqyteti është dashur rreth 1 orë e 15 minuta. Mungesa e infrastrukturës dhe në veçanti mungesa e infrastrukturës mbështetëse për fermerët është një problem në rritje. Kjo për faktin e thjeshtë se gjatë këtyre 7 viteve kanë shkuar 700 milion euro për vepra pa asnjë llojë vlere ekonomike, si sheshi Skënderbej që ka kushtuar qimet e kokës, dhjetëra vepra të tjera me 3-4 fish çmimi, ndërkohë që nuk kanë ndërtuar apo riparuar rrugët që çojnë nëpër fshatrat e zonës, çojnë nëpër arat e fshatarëve. Nuk ka asnjë investim për vaditje, për kullim, ka vetëm fjalë, llafe, gënjeshtra, mashtrime.
Prandaj ne do të dedikojmë 50 milion euro në vit në buxhetin e Bujqësisë, pikërisht për të ndihmuar infrastrukturën që u vjen në ndihmë fermerëve. Që nga rrugët e askesit, tek elektriciteti, tek vaditja, tek kullimi dhe natyrisht edhe tek infrastruktura përpunuese, që prodhimet e tyre mos të kalben, mos të hidhen por të përpunohen dhe të bëhen pjesë e tregut të brendshëm apo të stimulohen edhe për eksport.
Dhe po kaq e rëndësishme është kjo që përmendi Petriti mbështetja me ekspertizë. “Nuk shohim më agronomë”, është diçka që ma thonë të gjithë, “nuk shohim agronomë me sy, nuk shohim veterinerë me sy”. Nuk ka mbështetje nga drejtoritë bujqësore sepse janë kthyer në çerdhe parazitësh dhe militantësh në vend që të mbështesin një sector, i cili po t’i jepet pak mbështetje, do të sjellë punësim, do të sjellë zhvillim, do të sjellë bekim dhe do të ndihmojë dhe sektorë të tjerë siç është turizmi.
Duhet vëmendje nuk duhet lëmoshë, aq më pak propagandë dhe mashtrime për fermerët. Duhet vëmendje e plotë për këtë sector, i cili është përgjegjës për jetën për mirëqenien, për fatet e 1 për çdo 2 shqiptarë.
Kjo është arsyeja pse ndodhem sot këtu në Zall-Bastar, siç jam ndodhur në zona të tjera të fshatrave të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë dhe do të vazhdoj të jem pranë fermerëve. Jo, thjesht për të përcjellë hallet dhe problemet e tyre, të cilat tashmë besoj se i njihni shumë mirë edhe ju që nuk merreni me aktivitet bujqësor, por për të treguar se nesër, me vullnet politik, me vizion dhe një plan që paratë nuk i çon tek oligarkët, nuk i çon tek mafiozët e inceneratorëve të bandës së Lushnjës, nuk i çon te një grusht njerëzish që marrin të gjithë taksat tuaja dhe jetojnë në luks të shfrenuar. Pra një qeveri që paratë e taksapaguesve shqiptarë i çon tek shqiptarët për të zhvilluar dhe për të hapur mundësi për aktivitet ekonomik, për punësim, për aktivitet prodhues siç është aktiviteti bujqësor.
Nesër do të jetë plotësisht e mundur që ky vend i mrekullueshëm, ky vend kaq i bukur, me njerëz punëtorë, të kthehet në një bekim për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për një grup oligarkësh dhe shefin e tyre edhe për pak kohë në selinë kryeministrore.
Ju përshëndes nga Zall – Bastari ku do të vazhdoj takimet me fermerët e tjerë ju falenderoj Petrit dhe Kujtime për mikpritjen.!”
Read More