Blog

11 Qer
0

Mafia e Plehrave me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, po i japin inceneratorit të tyre në Tiranë 100 milionë euro shtesë për plehrat e Durrësit.

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDI PALOKA

 

Mbushja e Durrësit me plehra dhe djegia e tyre masive në Manzë ishte një shfaqje e inskenuar e mafias së plehrave. Ajo është një shfaqje kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të çuar 100 milionë euro në inceneratorin e tyre në Sharrë.

 

Mafia e plehrave, me në krye Edi Ramën, kishte llogaritur me saktësi skenarin për të çuar 100 milionë euro para publike në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Taulant Ballës.

 

  • Në kulmin e pandemisë, mbyllën venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar nga Edi Rama.
  • Më pas, shpërndanë në disa vende të dukshme mbetjet e Durrësit.
  • Pastaj, mafia e la Durrësin pa pastruar, në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive 100 milionë euro për largimin e plehrave nga qyteti.
  • Dhe në fund, i dogjën plehrat publkisht, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në Manzë, në një zonë që merr vëmendjen si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrësi.

 

Në inceneratorin e Tiranës, mafia e plehrave është fshehur pas një kompanie fantazëm, e regjistruar në parajsë fiskale. Me këmbënguljen e Edi Ramës, shteti shqiptar do t’i kalojë 100 milionë euro për plehrat e Durrësit, kur fare mirë, mund të kishte ndërtuar një landfill modern që zgjidhte problemet mjedisore dhe të pastrimit të qytetit që përballon fluksin më të madh turistrik në vend.

 

Që në fillim, inceneratorët e plehrave ishin një aferë mafioze, ndoshta më e madja e qeverisë së Edi Ramës në këto 7 vjet.

 

Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elasanit dhe të Ferit, 500 milionë euro, gati aq sa mori borxh dje kreu i mafias së plehrave.

 

Vjedhja e parave të shqiptarëve nuk do të zgjasë edhe shumë. Me marjen e drejtimit të qeverisë, këto afera korruptive do tli nënshtrohen verifikimit dhe paratë e vjedhura do t’u kthehen shqiptarëve. Mafia e Plehrave nuk ka për të vendosur më për shëndetin e shqiptarëve.

 

 

Read More
10 Qer
0

Platforma antikrizë “Shqipëria në punë”, Basha me Shoqatën e Investitorëve të Huaj: Prioriteti im, mbrojtja e çdo vendi pune.

  • Platforma antikrizë “Shqipëria në punë”, Basha me Shoqatën e Investitorëve të Huaj: Prioriteti im, mbrojtja e çdo vendi pune. Ja nga çfarë vuajnë investitorët e huaj dhe çfarë do të bëjë qeveria e PD për rritjen e investimeve.

Kthimi i besimit tek ekonomia dhe nxitja e punësimit në vend konsiderohet nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha si emergjencë kombëtare, ndërsa krijimi i lehtësirave dhe kushteve për të thithur sa më shumë investime të huaja, që hapin vende pune, si prioritet strategjik. Për këto çështje zoti Basha u takua me drejtuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, të cilët 4 janë shqetësimet kryesore: konkurenca e pandershme, korrupsioni, burokracia dhe informaliteti i lartë.

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri u përfaqësua në takim nga z. Constantin Von Alvensleben, President i FIAA, z. Grant Sun, anëtar Bordi i FIAA, z. Përparim Kalo, Anëtar Bordi i FIAA, z. Emil Georgakiev, Anëtar Bordi i FIAA, znj. Marinela Jazoj, Drejtore Ekzekutive e FIAA, diskutuam mbi shqetësimet e investitorëve të huaj në Shqipëri.

Kretari Basha siguroi drejtuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj se reformat që do të ndërmarrë qeveria e ardhshme do të çmontojnë konkurencën e pandershme, do të eliminojnë burokracitë e tepërta dhe do të luftojnë korrupsionin, duke bërë të mundur thithjen e investimeve të huaja dhe mbështetjen e prodhimit vendas.

Kthimi i sigurisë juridike për investitorët e huaj përmes dhënies fund të ndryshimit të papritur dhe të pakonsultuar të rregullave është një nga vendimet e tjera të qeverisë së ardhshme për të krijuar një klimë pozitive për thithjen e investimeve të huaja. Kjo do të shoqërohet me politika transparente dhe afatgjatë për taksat. Taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” mbi karburantin, eleminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve që pengojnë konkurencën e lirë dhe të drejtë do të jenë hapa të menjëhershëm. Kreu i opozitës theksoi se hapja e lojës, duke çmontuar monopolet dhe trajtimet preferenciale, do të garantojnë konkurencë të ndershme në vend të klientelizmit korruptiv të qeverisë.

“Shqipëria do të shohë përpara dhe prioriteti im absolut është të luftoj për të mbrojtur dhe hapur çdo vend pune të mundshëm.” – u tha zoti Basha drejtuesve të Shoqatës së Investitorëve të Huaj, duke i siguruar ata se “Shqipëria në punë” nuk është thjesht një moto, por një platformë reale. “Me planin tonë ekonomik do të sprapsim krizën “Rama” dhe do të mund të hapim vende të reja pune, të fuqizojmë ekonominë dhe të rrisim mirëqenien e shqiptarëve.”- theksoi kreu i opozitës Lulzim Basha.

Read More
09 Qer
0

Kriza ekonomike, bizneset i tregojnë Bashës të papunët dhe listat e ushqimeve. Basha: Biznesi i vogël do të paguajë vetëm 0.5% të xhiros, pa taksa dhe tarifa lokale

 

  • Kriza ekonomike, bizneset i tregojnë Bashës të papunët dhe listat e ushqimeve. Basha: Biznesi i vogël do të paguajë vetëm 0.5% të xhiros, pa taksa dhe tarifa lokale.

 

NJOFTIMI PËR TAKIMET E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA ME BIZNESE T DHE QYTETARËT E NJËSISË NR.11 NË TIRANË

 

Në Laprakë, bizneset e vogla janë prekur nga një kriza e rëndë, e shkaktuar gjatë pandemisë nga ndihma e pamjaftueshme financiare e qeverisë. Gjatë takimeve me bizneset në këtë zonë, zoti Basha konstatoi se shumica prej bizneseve hapin dyert thjesht sa për të dalë në punë, pasi nuk kanë fitim nga rënia e madhe e xhiros dhe taksat e larta.

“Kam hequr nja dy punonjës, të tjerët i paguaj ca me para xhepi ca me paratë e punës pa lënë dhe taksat”, – thotë pronari i një biznesi piceri.

Lista e borxheve në një dyqan mishi janë kambana e fortë e alarmit për gjendjen e vështirë të ekonomisë familjare e për rrjedhojë edhe e biznesit. “Njerëzit marrim mishin me listë. Kam një bllok me listat e  papaguara. Disa janë me pikëpyetje se mbase as paguajnë dot fare.”, – thotë pronari i dyqanit, ndërsa i tregoi zotit Basha listën e gjatë të borxheve që mbase nuk do t’i marrë dot asnjëherë.

Në shumicën e bizneseve konsumi ka rënë në mënyrë dramatike, ndërsa ndjehen edhe të kërcënuar edhe nga taksidarët e shtetit. “Sinqerisht jemi bërë me hije. Edhe tani që ke ardhur ti do të rri me hije sa të ikësh ti”, – ankohet një tjetër biznes.

Situata e rënduar ekonomike tek bizneset dhe qytetarët e ka bërë edhe me urgjent ndryshimin e qeverisjes së vendit, nga një qeveri që punon për pak njerëz, tek një qeveri që ul taksat dhe krijon një klimë të qetë për biznesin.

“Dy gjëra dua të them. E para, duhet të çliroheni nga ky ankth edhe si qytetar, edhe si biznese. Kjo është sfida ime e parë nesër: t’ju çliroj nga ky ankth. Të mos shikoni më inspektorë me sy. Vetëm 0.5% do të jetë taksa vjetore. S’do të keni tarifa dhe taksa lokale, do të keni pullën këtu tek dera dhe nuk do të lejohet prani inspektori në biznes. Sepse prania e inspektorëve në biznes, është shkak për korrupsion. Zgjidhja që kemi bërë ne është do të vendosim një pullë, pasi të keni shlyer detyrimin 0.5% të xhiros vjetore dhe asnjë  taksë tjetër”, – theksoi zoti Basha, duke garantuar biznesin se qeveria e tij do të jetë në krah të biznesit dhe jo në krah të një grushti njerëzish, që kontrollojnë sot ekonominë dhe pasuritë e Shqipërisë.

Read More
08 Qer
0

TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA ME QYTETARË DHE BIZNESE TË VOGLA NË ELBASAN

 

  • Biznesi në Elbasan drejt falimentit, Basha: Të bashkohemi dhe të heqim të keqen me votë

 

TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA ME QYTETARË DHE BIZNESE TË VOGLA NË ELBASAN

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha konstatoi në Elbasan një krizë të thellë të biznesit çka tregon qartë situatën ekonomike të banorëve të kësaj bashkie. Të gjithë bizneset konfirmuan njëzëri se qytetarët nuk blejnë më dhe për pasojë ka rënë xhiroja në masën 50 përqind.

Bilancet e vetë tregtarëve tregojnë krizën e thellë ekonomike, krizë që reflektohet në të gjithë bisedat me ta. “Xhiroja ditore ka rënë 50 përqind. Këto 3 vite të fundit, janë padyshim vitet e krizës së madhe të biznesit të vogël”, – thonë njëzëri të gjithë tregtarët.

Në një kohë kur kriza është në kulmin e saj për shkak edhe të pandemisë, bashkia e Elbasanit u kërkon një më një taksat që nga qeveria u lajmëruan me bujë si të falura. “Na tha që nuk keni taksa, e mbas para një jave na e prunë ata të bashkisë letrën të të gjitha taksave”.

Pjesa më e madhe e bizneseve pranojnë se tashmë janë në prag falimentimi dhe se në vend që të shesin e të nxjerrin fitime, po bëjnë rojën e bizneseve të tyre pasi askush nuk blen dot më.

“Gjithë ditën rri në këmbë roje. Shumë dobët, shumë dobët, as shpenzimet nuk i nxjerrim dot”, – thonë pronari i një biznesi tjetër në tregun e Elbasanit.

Kryetari Basha pasi dëgjoi shqetësimet e bizneseve dhe qytetarëve tha se gjendja duhet ndryshuar si e vetmja rrugë për të nxjerrë ekonominë nga kriza e thellë ku ka rënë.

“Në momentin që ju do keni një lekë në xhep, do filloj të xhiroj ekonomia, do ketë konsum. Përndryshe lekët do vazhdojnë të shkojnë te 5 njerëz, kriza që ka fillu do shkoj thellë e më thellë”, tha Basha teksa parashtroi edhe zgjidhjen.

“Duhet ndryshuar gjithçka me themel, duhet nxituar konsumi, duhet rritur punësimi. Të bashkohemi të gjithë me votë do ta heqim”, – u shpreh Basha duke garantuar se qeverisja e ardhshme do të jetë në krah të biznesit dhe jo në shërbim të një grushti oligarkësh.

Read More
07 Qer
0

“Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët”, Basha me bizneset e vogla në Tiranë: Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj

 

 

  • “Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët”, Basha me bizneset e vogla në Tiranë: Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj.

 

 

TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA ME QYTETARË DHE BIZNESE TË VOGLA NË NJËSINË NR.9

 

Njësia Nr.9 në Tiranë është një nga zonat e qendrës së Tiranës, por edhe këtu mungesa e mbështetjes nga qeveria gjatë pandemisë ka shkaktuar vështirësi shumë të mëdha. Të gjithë pronarët e bizneseve të vogla, me të cilët u takua kryetari Basha pohuan rënien drastike të konsumit. “Disave u dhanë mbështetje, disave jo. Kërkova lekë borxh për të mos hequr njerëzit nga puna”- tha pronarja e një lokali. “Është fshehur leku” – u shpreh një tjetër, duke vënë në dukje pasojat e mungesës së ndihmës nga qeveria. “Xhiro ka rënë shumë, kam patur 4 punëtorë, por 2 i hoqa, me keqardhje.”- tha pronari i një lokali në qendër të Tiranës.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi rëndësinë që ka për ekonominë  mbështetja e duhur për bizneset. “Të gjitha shtetet, edhe Kosova po i vazhdon subvencionet ndaj biznesit, përndryshe do të zhytet gjithçka. Po u zhytët ju, u zhyt punësimi, u zhyt konsumi, pastaj ekonomia futet në një cikël që nuk e merr dot veten. Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj. Duhet patjetër të keni ndihmë nga shteti. Qoftë me anulimin e taksave, qoftë me mbështetjen për pagat. Këtë po bëjnë të gjithë. Ato lekë që kemi, duhet t’i çojmë në mbështetje të biznesit.”- tha zoti Basha.

Kur tregtarët bëjnë llogaritë, kuptohet se qeveria jo vetëm ka dhënë një pagesë qesharake, por edhe I ka vjedhur më shumë. “E kisha të mbyllur dyqanin 2 muaj, por fatura e dritave më erdhi afrofe 50 mijë lekë, pa e hapur asnjë ditë”. – tha një tregtar. Ndërsa në tjetër që kishte pagesën 400 mijë lekë për 3 muaj tha se vetëm qeranë mujore e ka 700 mijë lekë. “Nuk e di, jam e falimentuar. Kam një vit që jap qera kot”- u shpreh e dëshpëruar një zonjë, e cila mori një premtim nga kreu i opozitës. “Mos u dorëzo, së shpejti do ta ndryshojmë. Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët”- tha zoti Basha.

Në kushtet aktuale, pa asnjë ndihmë ose me një ndihmë të pamjaftueshme nga qeveria, parashikimi që bëjnë vetë bizneset nuk është aspak i mirë. “Xhiro ka rënë shumë. Punët më keq nuk ka. Zero, zero zero fare. Ta mbajmë dhe ca kohë e ta shikojmë. Drejt falimentimit çdo gjë.” – tha pronarja e një dyqani të vogël. “Nuk ka më xhiro. Po ta kisha me qera, e kisha mbyll. Ka 2-3 vjet që është kështu”-  i tha kryetarit Basha një tregtar materialesh ndërtimi, ndërsa një tjetër vuri në dukje edhe pengesat e reja në rrugë nga bashkia, që pengojnë klientët në dyqane.

“Xhiro tek 4 veta shkon dhe këtë ua kanë vënë për të shkuar njerëzit tek qendrat tregtare, jo tek ju. Taksat në qiell, ndihma zero. Do ta ndryshojmë. Do të heqim edhe trarët e taksave, të çmimeve të larta e të energjisë e të naftës dhe do t‘ia heqim inspektorët nga qafa biznesit”.- theksoi kreu i opozitës gjatë bashkëbisedimit më bizneset e vogla në Njësinë Nr. 9.

Read More
07 Qer
0

Basha: Ne do të fitojmë zgjedhjet. Ringritja ekonomike, fokusi ynë

 

 

  • Basha: Ne do të fitojmë zgjedhjet. Ringritja ekonomike, fokusi ynë.

 

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA PAS MBLEDHJES SË KRYESISË

 

Të dashur bashkëqytetarë!

 

Sfida më e madhe e çdo familje, sfida e madhe e çdo shqiptari sot është kriza ekonomike. Dhe kjo sfidë nuk mund të zgjidhet nga ata që e shkaktuan këtë krizë të thellë ekonomike duke e varfëruar, zhvatur dhe taksuar Shqipërinë në këto 7 vite. Ndaj e gjithë vëmendja jonë, i gjithë  fokusi ynë, i gjithë përqendrimi ynë tani është tek e ardhmja. Është te një ekonomi e fortë dhe një Shqipëri e fortë.

 

Ndaj, Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike, ta konsultojmë atë kudo nëpër Shqipëri. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet së bashku me shqiptarët, do t’i kthejmë qeverisjen vendit dhe do të kemi në fokusin tonë ringritjen ekonomike dhe ndërtimin e një ekonomie të fortë për shqiptarët që të prodhojë mirëqenie dhe vende pune.

 

Ky do të jetë përqendrimi i të gjithë energjive tona, ne nuk do të humbasim asnjë sekondë me gropat dhe kurthet e një qeverie të dështuar në largim, por do të përqendrojmë të gjithë energjinë tonë, të Partisë Demokratike, të aleatëve tanë, të Opozitës së Bashkuar, tek fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike duke ofruar planin tonë, masat tona shqiptarëve dhe duke ndërtuar bashkë me shqiptarët rrugën e daljes nga kjo krizë, për t’ua kthyer ekonominë dhe Shqipërinë, shqiptarëve.

 

Ju faleminderit!

Read More
06 Qer
0

Kompania e mikut të Ramës dhe Veliajt, Flavio Tosi, ortake në pastrimin e mbetjeve në Tiranë,nën akuzë për pastrimin e parave të pista të mafias italiane Ndragheta

 

  • Kompania e mikut të Ramës dhe Veliajt, Flavio Tosi, ortake në pastrimin e mbetjeve në Tiranë, nën akuzë për pastrimin e parave të pista të mafias italiane Ndragheta. 4 milionë euro të shqiptarëve për Eco Tirana pa bërë asnjë punë

 

  • Pastrimi i parave të krimit nëpërmjet pastrimit të Tiranës të hetohet edhe nga drejtësia shqiptare. SPAK nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon dhe sikur nuk sheh.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA

 

Bashkia e Tiranës mund të jetë përdorur për të pastruar paratë e një prej klaneve më të rrezikshme mafioze italiane, përmes kompanisë së krijuar nga Erion Veliaj, Eco Tiarana.

Ortakët italianë të kompanisë, miq të Erion Veliajt dhe Edi Ramës, janë vendosur sot nën akuzë për pastrimin e parave të mafias italiane.

Ata kanë përdorur për këtë aktivitet kriminal kompaninë publike të pastrimit të Veronës, Amia, e cila është ortake me 49 përqind të aksioneve në kompaninë e pastrimit të Tiranës, Eco Tirana.

Kjo kompani u propagandua me shumë bujë si kompania që jo vetëm do ta bënte Tiranën qytetin më të pastër në rajon, por ishte pjesë e projektit të madh për diferencimin e mbetjeve që në burim dhe grumbullimin e tyre.

Ky është momenti i firmosjes së marrëveshjes mes Erion Veliajt dhe kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi 4 vjet më parë. Sipas kësaj marrëveshje me kumbarë Edi Ramën, Eco Tirana krijohet sipas modelit të kompanisë publike të pastrimit të Veronës, Amia.

Sot zbulohet se kjo kompani i ka shërbyer mafias së plehrave për pastrimin e parave, duke e bërë edhe funksionimin e saj në Shqipëri të dyshuar kryesore për aktivitet kriminal.

Hetimet e prokurorisë italiane kanë zbuluar se ortakja e kompanisë së plehrave të Tiranës ka qenë një mekanizëm për mafian e plehrave në Itali dhe pastrimin e parave të klanit mafioz Ndragheta.

Prokuroria ka akuzuar 26 persona ndër to ish-kryebashkiakun Tosi dhe Andrea Miglioranzi për bashkëpunim në organizatë kriminale, mashtrim, pastrim parash, ryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin.

Afera me mafien e plehrave duhet hetuar edhe në Shqipëri. Nuk duhet hetuar vetëm Erion Veliaj që e ka firmosur marrëveshjen me bashkëpunëtorin e Ndraghetës, por duhet hetuar edhe Edi Rama, i cili është nismëtari i kësaj marrëveshjeje mes mafiozësh.

Deri tani, Eco Tirana, me ortake kompaninë publike të Veronës, të përdorur nga mafia kalabreze është paguar rreth 4 milionë euro nga Erion Veliaj, duke përfshirë edhe pagesën për diferencimin e mbetjeve, kur ky proces nuk ekziston në Tiranë.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të hetohen nga SPAK për lidhjet e mundshme me aferën mafioze të plehrave dhe pastrimit të parave të mafias italiane me kompaninë publike EcoTirana.

Fushata e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për diferencimin e mbetjeve ishte vetëm një mashtrim për t’i hapur rrugë ortakërisë në kompaninë e plehrave me ata që sot akuzohen se e përdorën këtë kompani për të qarkulluar paratë e mafias italiane.

SPAK nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon dhe sikur nuk sheh.

 

Bashkëngjitur gjeni edhe videon e prezantuar gjatë deklaratës: 

https://we.tl/t-HZV6z8U4Ni

 

Read More
05 Qer
0

Vrasjet dhe shpërthimet e fundit mafioze në vend tregues për dështimin e Edi Ramës me rendin dhe sigurinë

 

  • Vrasjet dhe shpërthimet e fundit mafioze në vend tregues për dështimin e Edi Ramës me rendin dhe sigurinë.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

 

2 vrasje mafioze në Krujë, 2 vrasje të njëpasnjëshme  në Vlorë, njëra në formën e një atentati mafioz, 2 vrasje për larje hesapesh në Kurbin, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë, ky është bilanci i policisë së Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt brenda 10 ditëve të fundit.

Krimi bën festë, ndërsa policia ka ikur në drejtim të paditur.

Krimi e ka mposhtur shtetin, sepse shefi i policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje, pasi policia është e zënë duke rrahur fëmijë.

Vrasjet, shpërthimet me tritol, atentatet nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden, sepse policia e Edi Ramës është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron antikanabis, që zbulojnë vetëm 30 fidanë, sepse policia nuk lufton krimin, por rreh qytetarët që protestojnë në mbrojtje të Teatrit.

Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit, ka krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së qytetarëve.

Vrasja e dyfishtë mbrëmë, në Krujë, është vetëm episodi i radhës, që ka plotësuar serialin e gjakshëm në vend ku fjalët ligj, rend, siguri tashmë janë bërë të huaja.

Janë të gjitha akte që frymëzohen nga mbrojtja e dhunës shtetërore prej Edi Ramës, Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut.

Edi Rama, si strategu i të gjithë kësaj psikoze dhune dhe krimi që ka zaptuar vendin, nuk gjen asnjë shenjë pendese apo dhembshurie në rastin e fatkeqësisë së përdhunimit të një të miture 15 vjeçare, por i vërsulet kujtdo që kërkon llogari për këtë situatë.

Nën një justifikim të rremë, se kërkesa e llogarisë ndaj tij, ministrave të tij, pushtetit të tij, “është e dhunshme”, jep prova ditë pas dite se mënyra e vetme për t’i shpëtuar përgjegjësisë është sulmi ndaj çdo zëri që ndjehet i revoltuar me këtë situatë.

Dhunë, përdhunime, krim, plagosje, vrasje! Kjo është gjendja që përjetojnë shqiptarët tani pas situatës së pandemisë, në një kohë shumë të shkurtër.

Qetësia e rreme dhe ndjesia hipokrite e ndihmës ndaj qytetarëve përgjatë 2 muajve, frikshëm, i ka lënë vendin sundimit të krimit, të kthyer në normalitet gjatë bashkëqeverisjes së tij me Edi Ramën.

Edi Rama ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.

Read More
04 Qer
0

Nga rrënojat e Thumanës 56 ditë pas premtimit të pambajtur të Ramës, Orjola Pampuri: Edi Rama nuk punon, ai vetëm mashtron dhe bën show me fatkeqësinë dhe varfërinë

 

 

  • Nga rrënojat e Thumanës 56 ditë pas premtimit të pambajtur të Ramës, Orjola Pampuri: Edi Rama nuk punon, ai vetëm mashtron dhe bën show me fatkeqësinë dhe varfërinë.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI NË THUMANË

 

Të dashur qytetarë!

Këtu jemi në Thumanë, ku për fajin e qeverisë humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit 22 qytetarë. Për ta nuk ka akoma drejtësi, por me Edi Ramën, e keqja nuk ka fund.

Thumana vazhdon të jetë një rrënojë e madhe, sepse Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët. Ai mendon se me propagandë mund t’i bëjë shqiptarët për budallenj.

Para 56 ditësh, Edi Rama ishte në të njëjtin vend ku jam unë tani. Ai premtoi se brenda 6 ditëve të gjitha mbetjet do të hiqen e do të pastrohen, do të punohet me 3-4 turne për të shkuar drejt normalitetit. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Edi Rama bën vetëm show dhe nuk punon. Ai faktohet edhe një herë si një gënjeshtar dhe mashtrues i pafytyrë.

Të dashur qytetarë!

Edi Rama nuk punon as me tre turne, as me katër turne, siç premton gjatë show-t propagandistik. Edi Rama nuk punon fare. Ai është një kryeministër i dështuar, që na ka shkatërruar ekonominë, ka varfëruar gjysmën e shqiptarëve dhe po çon drejt falimentimit me mijëra biznese, sepse nuk ka punuar për qytetarët, por për një grusht oligarkësh.

Nuk ka sesi Edi Rama të punojë për shqiptarët, kur atyre u heq të drejtën për të lëvizur e për të punuar, ndërsa për vete bën udhëtime të fshehta luksi me avion privat.

Fytyra e vërtetë e Edi Ramës janë këto rrënoja të Thumanës. Është fytyra e një dështimi të tmerrshëm, nga i cili na duhet të ndahemi një orë e më parë.

Read More
03 Qer
0

REFORMA ZGJEDHORE, DEKLARATE E KRYETARIT TE PARTISE DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

DEKLARATE E KRYETARIT TE PARTISE DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA 

 

Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme.

Ju faleminderit!

 

LIVE – Deklaratë për mediat

LIVE – Deklaratë për mediat

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 3. Juni 2020

Read More