Blog

23 Kor
0

Pazari i rradhës i Ramës dhe Berisha/ Basha: Të premten pritet atentat Kushtetues për mbylljen e listave, duan që të kenë grupe parlamentare kamikazësh që të mbrohen nga drejtësia

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka paralajmëruar pazarin e rradhës mes Sali Berishës dhe Edi Ramës se ditën e premte do të mbylli sërish listat. Basha tha se duke qenë se të dy kanë problem me drejtësinë, me mbylljen e listave duan që mos të kenë grupe parlamentare, por grupe kamikazësh që të mbrojnë veten.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Edi Rama dhe Sali Berisha janë bërë bashkë për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve. Kjo u pa së pari me votën e deputetëve të Sali Berishës për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës përfshirë ata që kanë vjedhur votat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e kaluara nga burgu ku ishin dënuar për korrupsion nga SPAK dhe GJKKO, apo ishinj në proces të ndjekes penale dhe u liruan nga amnistia e kaluar në mënyrë okulte dhe e dakordësuar në qoshet e errëta ku dalë ngadalë PS e Edi Ramës dhe Rithemelimi i Berishës po shkrihen në një, për shumëkënd po rishkrihen në partinë mëmë nga e cila dolën pas Katovicës së parë. Po kështu ky pakt vzhdoi me vendimin absurd dhe skandaloz të 11 qershorit tashmë të zbardhur dhe që përbën bazën e rekursit që sot Partia Demokratike e Shqipërisë – Demokratët Euroatlantikë dorëzojnë në Gykatën e Lartë, sikundër edhe bazën e akteve të tjera në raport me kontrollin gjyqësor që është ILD në raport me kontrollin penal siç është SPAK dhe në raport me disiplinimin siç është instance përkatëse siç është KLGJ.

Tani siç kemi paralajmëruar prej kohësh po avancojnë me fazën e tretë të këtij pazari i cili parashikohet të marrë formë të enjten, apo me gjasa të premten e kësaj jave, në seancën e fundit para gushtit që është pakti i Edi Ramës dhe Sali Berishës për të rimbyllur listat që hapi Gjyklata Kushtetuese me vendimin e saj. Për ta thënë fare qartë, qytetarët shqiptarë sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendosin vet me votën e tyre se kujt ia japin votën dhe kë dërgojnë në Parlament. Ndryshe nga pakti famëkeq Berisha-Rama i vitit 2008 ku kjo e drejtë në mënyrë ekskluzive iu kalua kryetarëve të partive. Pra, Parlamenti nuk është më i Shqipërisë, nuk është më Kuvendi i Shqipërisë, por është Kuvendi i një stërgrupi të strukturuar criminal që ka brenda shumë grupe të strukturuara të krimit të organizuar, të oligarkisë ekonomike financiare, natyrisht edhe të krimit e të korrupsionit politik shqiptar.

Në përgjigje të kësaj që nga viti 2021 ne kemi kërkuar hapjen e plotë të listave, kjo nuk ndodhi, të gjithë e mbani mend se si u shpërdorua kërkesa jonë për hapjen e listave për të bërë një hapje sa për sy e faqe, gjasme një hapje dhe që ruante 1/3 e listës si monopol të kryetarëve të partive dhe vendosën një prag prej 10 mijë votash për pjesën tjetër të listës. Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar dhe e ka quajtur anti-Kushtetuese këtë stimulim të Kodit zgjedhor të kaluar në atë kohë nga Edi Rama dhe pupacët e tij në Parlament.

Tani që Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë, por edhe përpara, ne kemi vendosur listën e hapur, votën preferenciale pra që quhet qytetarët dhe jo kryetarët të vendosin kush do të jetë ai apo ajo që i përfaqëson, tani dyshja e tangos ka mbyllur, apo sipas informacioneve të freskëta të sotme e ka mbyllur tashmë pazarin që ditën e premte me sebepe dhe justifikime të neveritshme të bashkojnë votat për të kaluar jashtë vëmendjes së publikut këtë atentat Kushtetuese. Që së pari i shërben Edi Ramës dhe Sali Berishës që të konsolidojnë kontrollin mbi vartësit e tyre, kontroll të cilin e kanë jetik njëri ndodhet në arrest shtëpie në hetimin për korrupsion, tjetri është subject i disa hetimeve sipas informacioneve për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ndaj iu duhet më shumë se kurrë mos të kenë grupe parlamentare por grupe kamikazësh që të mbrojnë veten e tyre nga drejtësia. Dhe padiskutim hapi i fundit pas kësaj siç kam paralajmëruar do të jetë goditja pikërisht e drejtësisë, e SPAK për t6ë pamundësuar misionin që është krijuar.

Read More
23 Kor
0

Lulzim Basha: Rama e la vendin pa rini. Programi i demokratëve euroatlantikë parashikon formimin dhe punësim e 25 mijë të rinjve me paga mesatare prej 2000 euro

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shpërndarë një tjetër pjesë të programit të forcës së tij politike që ka të bëjë me rininë. Sipas Bashës, Edi Rama e ka lënë vendin pa rini, si pasojë e politikave të gabuara dhe shkatërrimit të sistemit arsimor.

Për këtë, ai thotë se vendit i duhet një ndryshim rrënjësor, me investime madhore në fushën e arsimit dhe kualifikimit të të rinjve, duke i bërë gati për tregun e punës, me paga dinjitoze.

Në programin e Demokratëve Euroatlantikë parashikohet mirëpërgatitja e 25 mijë të rinjve dhe të rejave në kampin e teknologjisë së informacionit, me trajnues nga SHBA dhe BE, duke e bërë Shqipërinë pjesë e valës së ekonomisë së re që po përfshin vendet perëndimore, nga e cila të rinjtë mund të fitojnë paga mesatare prej 2 mijë euro në muaj, duke krijuar premisat për fuqizimin dhe zgjerimin e shtresës së mesme, e cila është dhe garancia për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit.

“Qeveria Rama e ka lënë në baltë rininë shqiptare. Me premtime të pambajtura, me dështimet e panumërta, me mungesën e mundësive, shkatërrimin e arsimit, ka prodhuar vetëm krah të lirë pune për tregjet e huaja, duke e lënë vendin pa rini dhe pa të ardhme. Vendi kërkon një ndryshim rrënjësor, prandaj programi reformues i demokratëve euroatlantikë përashikon investime madhore për një model të ri zhvillimor, duke u dhënë mjetet e duhura të rinjve për të hyrë ne tregun e punës, si profesionistë të mirëpaguar, baza e një shtresë të mesme që garanton demokracinë shqiptare” – shkruan Basha.

Në fjalën e tij, Basha e cilëson si investimin më madhor ngritjen e 4 kampuseve të mëdha trajnimi, që do jenë baza për ndërtimin e një modeli të ri i përparimit përmes dijes.

“Investimi më madhor i planit tonë ekonomik janë 4 qendra të mëdha për trajnimin e 25 000 të rinjve dhe të rejave, në 4 vitet e ardhshme, nga trajnuesit më të mire europianë dhe amerikanë në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Me pagë mesatare prej 2 000 eurosh, me 25 000 të rinj dhe të reja, Shqipëria do të prekë ndryshim që po mbulon Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 25 000 familje do të kenë të punësuar me paga dinjitoze. Një model i ri, i përparimit përmes dijes, shkollimit dhe punës së ndershme profesionale, do t’i ofrohet gjithë rinisë shqiptare. Dhe një shtrese e re e mesme, profesionistësh të mirë paguar, do të jetë themeli dhe garancia për ekonominë e zhvilluar dhe demokracinë shqiptare” – tha Basha.

 

Read More
22 Kor
0

“Njeriu me bllok”, Basha i përgjigjet Metës: Ilir Meta simbol i pandëshkueshmërisë, nuk fsheh dot përgjegjësit e tij me mashtrimet ordinere. Drejtësia të hetojë deri në fund

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur Ilir Metës për deklaratat e tij për 21 janarin. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shprehet se drejtësia ka shumë për të zbardhur 21 janarin dhe ky hetim nis që nga Ilir Meta që është njeriu me bllok, tek Edi Rama që është organizatori i saj.

Në videon e shpërndarë në facebook kur Meta dhe Berisha përplaseshin në Parlament për 21 janarin me akuzat më monstruoze, kreu i Demokratëve Euroatlantikë shkruan se sot i njëjti person mbron Berishën.

 

Reagimi i Lulzim Bashës:

 

Drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin. Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë. E më pas e gjithë e vërteta deri në fund.
Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t’i fshehin faktet të cilat janë para syve të çdo shqiptari. I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast.
Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën, ndërsa distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për fitoren e saj.

 

 

Read More
22 Kor
0

Protesta e fermerëve në Maliq/ Basha: Qeveria e korruptuar që vjedh fondet e BE për fermerët, i gjobit ata edhe kur protestojnë për mungesën e mbështetjes

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me protestën e fermerëve në Maliq. Me anë të një postimi në facebook, Basha shkruan se një qeveri që vjedh fondet e BE për fermerët dhe i gjobit ata sepse protestojnë për krizën në të cilën ndodhen, është e padenjë për të qëndruar në krye të punëve të vendit.

Sipas tij, fermerët ka vite që janë braktisur, pa subvencione, pa akses në treg, pa kurrfarë ndihme, sepse prioriteti i vetëm i qeverisë Rama është korrupsioni.

Duke qëndruar krah fermerëve, Basha gjithashtu thotë se synimi kryesor i Demokratëve Euroatlantikë për bujqësinë është mbështetja çdo vit me 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta, si dhe 50 milionë euro zhvillim infrastrukture për fermat dhe zhvillimin rural. Kësaj do t’i shtohet edhe angazhimi për të zhbllokuar fondet që BE-ja ka pezulluar për shkak të korrupsionit të qeverisë aktuale.

Reagimi i plotë i Bashës:

Një qeveri që vjedh fondet e BE-së për fermerët dhe i gjobitë ata sepse protestojnë me të drejtë për krizën në të cilën ndodhet sektori i bujqësisë, është e padenjë për të qëndruar në krye të punëve të vendit.

Për vite me radhë fermerët janë braktisur, pa subvencione, pa akses në treg, pa kurrfarë ndihme, sepse prioriteti i vetëm i qeverisë Rama është korrupsioni.

Djersa, mundi dhe sakrificat e fermerëve nuk meritojnë arrogancën dhe arbitraritetin e një pushteti të kalbur dhe të korruptuar në çdo segment të tij.

Ne mbështesim kërkesat e tyre të drejta dhe e mirëkuptojmë revoltën e tyre të përligjur, ndaj i bëjmë thirrje autoriteteve të mos bëhen vegla të matrapazëve në pushtet.

Fermerët shqiptarë japin një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, paçka se nuk marrin mbështetjen që gëzojnë fermerët e rajonit.

Angazhimet tona konkrete për të luftuar korrupsionin dhe siguruar mirëqeverisjen, do zhbllokojnë fondet që BE-ja ka pezulluar për shkak të korrupsionit të qeverisë aktuale, duke u’a kthyer ato fermerëve.

Synim ynë kryesor për bujqësinë është mbështetja çdo vit me 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta, si dhe 50 milionë euro zhvillim infrastrukture për fermat dhe zhvillimin rural.

Me këtë paketë serioze, të hartuar nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, përfitojnë rreth 150 mijë familje fermere, duke i nxjerrë ato nga kriza në të cilën i ka futur qeveria më e korruptuar në Europë.

Shqipëria meriton më shumë!

 

Read More
22 Kor
0

Elvin Bregu: Këshilltarët e PS në bashkinë Korçë sabotojnë mbledhjet për të shpëtuar nga llogaridhënia kryebashkiakun Sotiraq Filo

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Dega Korçë, Elvin Bregu, ngre shqetësimin se grupi i këshilltarëve të PS në bashkinë Korçë saboton mbledhjet për të mbrojtur kryebashkiakun Sotiraq Filo që ky i fundit mos të japë llogari.

Bregu shprehet se ka 8 muaj që i kanë kërkuar informacion në lidhje me marrëdhëniet që ka bashkia Korçë me ekipin e futbollit Skënderbeu dhe se në çfazë ndodhen projekti për zhvillimin e stadiumit, ende nuk ka një përgjigje për këtë.

Një tjetër shqetësim që është ngritur prej këshilltarëve bashkiak të demokratëve euroatlantikë është edhe krijimi i një komisioni të përkohshëm për të hetuar shkeljet e gjetura nga KLSH në bashinë Korçë, por që edhe kjo kërkesë nuk merret parasysh prej 5 muajsh.

Sipas Bregut në këtë institucion edhe Konsultimi Publik për rritjen e tarifave të ujit është bërë në mënyrë fiktive me punonjës të bashkisë dhe nuk është mbajtur as procesverbal për këtë mbledhje.

Postimi i Elvin Bregut:

Si ta shpetojme Sotiraqin!
Ne mbledhjen e dates 26 qershor 2024 te Keshillit te Bashkise Korce, grupi i keshilltareve te PS u largua nga seanca ( e braktisi seancen), ne nje perpjekje per te nxjerre nga situata e veshtire Sotiraqin. Kjo sepse prej te pakten 8 muajsh Sotiraqi i Bashkise nuk permbush detyrimet per te sjelle informacionin e kerkuar nga Keshilltaret.
– Eshte kerkuar informacion ne lidhje me marredheniet qe ka Bashkia Korce me ekipin e Futbollit Skenderbeu , forma organizative e Subjektit, marredheniet me te Drejta e Detyrime ndaj njeri – tjetrit , dhe dokumentacionin e plote ne lidhje me keto ceshtje.
Ende nuk kemi pergjigje.
– Eshte kerkuar informacion ne lidhje me fazen ne te cilen ndodhet Projekti per Zhvillimin e stadiumit te Futbollit Korce dhe zonave perreth . Kontrata e nenshkruar midis paleve, projektet, dhe cdo lloj dokumentacioni tjeter. Ende nuk kemi pergjigje.
– Prej me teper se 5 muaj jane ndjekur procedurat per ngritjen e Komisionit te Perkohshem per te hetuar Gjetjet dhe Rekomandimet , Detyrat e lena nga Kontrolli I Larte i Shtetit ne Bashkine Korce per kontrollin e kryer sipas raportit te KLSH te Shtator 2022. Mazhoranca nuk jep konsensusin per te proceduar me ngritjen e Komisionit dhe funksionimin e tij dhe nuk sjell propozimet per anetare te komisionit sipas rregullores se Keshillit te Bashkise Korce. Kontrolli i Larte i Shtetit ka konstatuar qindra mije euro abuzime ne Bashkine Korce dhe ka lene detyre qe keto shperdorime te fondeve te kthehen ne arken e Bashkise Korce.
Ne dates 26 qershor 2024 eshte mbajtur nje i ashtuquajtur KONSULTIM PUBLIK ne sallen e mbledhjeve te Keshillit te Bashkise Korce, nga ana e Ujesjellesit te Korces. Qellimi ishte konsultimi para rritjes se tarifave te ujit ne Bashkine Korce. Ne konsultim moren pjese vetem 2 keshilltare te Keshillit te Bashkise Korce dhe rreth 7 punonjes Bashkie te sjelle formalisht ne salle.
Konsultimi ishte totalisht i deshtuar:
Nuk u mbajt asnje procesverbal ne lidhje me diskutimet.
Nuk kishte pjesemarrje te publikut.
Pyetjes qe i kam drejtuar perfaqesuesve te institucionit te Ujesjellesit Korce por me teper dhe perfaqesuesve te Entit rregullator te Ujit nese KONSULTIMI PUBLIK quhej I kryer ne kete rast dhe ne keto kushte skandaloze iu pergjigjen qe do e mendojne se si do e vleresojne kete konsultim.
Pyetjes se pse duhej rritur cmimi i ujit dhe ku bazohet kjo rritje? Nderkohe qe si anetar i Keshillit et Bashkise Korce i jam drejtuar Shoqerise Rajonale Ujesjelles Kanalizime Korce te pakten 3 here ne menyre shkresore per te sjelle informacion ne lidhje me a) Fleten e Kostos se ujit, b) Listen e Punonjesve te Shoqerise.
Pergjigjja ishte qe nuk e kishin Fleten e Kostos ne KONSULTIM PUBLIK , por mund te paraqitesha prane zyrave per te marre kete informacion.
Si kriter kryesor per rritjen e cmimit, u paraqit rritja e Kostos nga rritja e konsumit te energjise elektrike qe pompon ujin dhe Pagat e larta te punonjesve.
Pra nje rajon si Korca qe noton mbi uje duhet te paguaje cmime te kripura per furnizimin me uje. Pse ndodh kjo?
Sepse abuzohet me tenderat dhe me cmimet e materialeve, ka punonjes qe paguhen pa shkuar ne pune, etj.
Ne vitin 2022 , Sotiraqi i Bashkise me Keshillin e Bashkise njepartiak ia ka kaluar 51% te aksioneve te Ujesjellesit te Korces ministrise dhe mundi dhe djersa e konsumatorit Korcar qe ka mbi 20 vjet qe paguan tarifa te larta per furnizimin me uje eshte shumezuar me zero. Nderkohe qe pritet qe cmimi I ujit te ulet, Shoqerise Rajonale Ujesjelles Kanalizime Korce planifikon rritje me te pakten 50 %.
Ne mbledhjen e dates 29 dhjetor 2023 u miratua buxheti per vitin 2024 ku u vendos rritja e taksave deri ne 50% , pa u konsultuar me publikun sipas ligjit dhe ne dëm te taksapaguesve. Nderkohe kjo iu shit publikut nga Sotiraqi si sukses sepse ai kishte shmangur nga rritja e takses disa shtresa ne nevoje. Rritja e taksave do te vazhdoje dhe ne vitet ne vazhdim, dhe Sotiraqi do vazhdoje te mashtroje qe po vepron ne interes te publikut.
Prej 16 vjetesh ne drejtim dhe bashkedrejtim te Bashkise Korce , Sotiraqi abuzon me buxhetin e Bashkise. Kupa eshte derdhur, veshtire se mund te shpetohet Sotiraqi! Cdo dite qe kalon ne krye te Bashkise i bën dëm banoreve te Bashkise Korce.
Ka nje mundesi per Sotiraqin, te jape doreheqjen se mbase shpēton!

Read More
22 Kor
0

Basha: Pazar i ndyrë mes Ramës dhe Berishës për mbylljen e listave dhe shitjen e zgjedhjeve në tavolinë. Deputetët opozitarë të mos e votojnë këtë allishverish

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se pazari i ndyrë për mbylljen e listave është një shuplakë ndaj qytetarëve dhe një tjetër goditje ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se sabotimi i Reformës Zgjedhore prej frikës që Rama dhe Berisha kanë nga listat e hapura, është një tjetër dëshmi sesi të dy bashkë po punojnë për të mbajtur në këmbë sistemin e përçudnuar që ndërtuan në 2008-ën.

Basha gjithashtu thotë se çdo deputet që me votën e marrë nga qytetarët dhe opozitarët bëhet pjesë e këtij pazari për të mbyllur listat, bëhet pjesë e pazarit për shitjen në tavolinë të zgjedhjeve të ardhshme. Për këtë ai shprehet se Demokratëtë Euroatlantikë refuzojnë me forcë këtë allishverish mes Ramës e Berishës, dhe i bën thirrje çdo deputeti të votojë në interes të qytetarëve.

Postimi i plotë i Bashës:

Pazari i ndyrë për mbylljen e listave është një shuplakë ndaj qytetarëve dhe një tjetër goditje ndaj Gjykatës Kushtetuese, që ka urdhëruar hapjen e tyre.

Sabotimi i Reformës Zgjedhore prej frikës që Rama dhe Berisha kanë nga listat e hapura, është një tjetër dëshmi sesi të dy bashkë po punojnë për të mbajtur në këmbë sistemin e përçudnuar që ndërtuan në 2008-ën.

Pas pazarit të amnistisë, pazarit për vulën, dhe goditjeve të koordinuara ndaj SPAK, ata duan t’u heqin qytetarëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Për shkak të hallit të përbashkët, Rama dhe Berisha kërkojnë një Parlament të dobët, nën urdhërat e tyre dhe oligarkëve me të cilët ndajnë pushtetin ekonomik dhe politik.
Shqiptarët nuk meritojnë këtë pazar në kurriz të demokracisë, përmes të cilit Rama mban pushtetin, ndërsa Berisha teatrin opozitar.

Çdo deputet që me votën e marrë nga qytetarët dhe opozitarët bëhet pjesë e këtij pazari për të mbyllur listat, bëhet pjesë e pazarit për shitjen në tavolinë të zgjedhjeve të ardhshme.

Ne e refuzojmë me forcë këtë allishverish mes Ramës e Berishës, dhe i bëjmë thirrje çdo deputeti të votojë në interes të qytetarëve, e jo për interesat personale të Edi Ramës dhe Sali Berishës që janë bërë bashkë për interesat e tyre, kundër interesave të qytetarëve shqiptarë. Shqipëria meriton më shumë!

Read More
22 Kor
0

Myzafer Elezi: Situata e rënduar kriminale terrorizon turistët që vizitojnë vendin tonë

Anëtari i Kryesisë së Demokratëve Euroatlantikë, Myzafer Elezi, shprehet se situata e rënduar kriminale po terrorzon turistët që vizitojnë vendin tonë.

Në një postim në facebook, Elezi shkruan se incidentet e fundit, si atentati me tre të vdekur dhe një të plagosur në Memaliaj, të shtënat me armë në Tale të Lezhës dhe shpërthimi i tritolit në Pogradec, krijojnë një perceptim negativ për vendin tonë dhe e bëjnë të vështirë tërheqjen e turistëve.

Ai gjithashtu i propozon 4 pika Ministrisë së Brendshme për të garantuar një mjedis të sigurt dhe mikpritës për qytetarët dhe të gjithë vizitorët tanë.

 

Postimi i plotë i Myzafer Elezit:

Situata e rënduar kriminale terrorizon turistët që vizitojnë vendin tonë

Të nderuar qytetarë dhe miq të Shqipërisë,

Jemi dëshmitarë të një periudhe të vështirë për vendin tonë, ku ngjarjet kriminale të përsëritura kanë krijuar një atmosferë frike dhe pasigurie. Kjo situatë nuk prek vetëm qytetarët tanë, por edhe turistët që zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të pushimeve. Turizmi është një sektor vital për ekonominë tonë dhe imazhi ynë ndërkombëtar, dhe është e papranueshme që ai të dëmtohet nga aktet e dhunës dhe kriminalitetit.

Incidentet e fundit, si atentati me tre të vdekur dhe një të plagosur në Memaliaj, të shtënat me armë në Tale të Lezhës dhe shpërthimi i tritolit në Pogradec, kanë tronditur rëndë jo vetëm qytetarët, por edhe vizitorët e huaj. Këto ngjarje krijojnë një perceptim negativ për vendin tonë dhe e bëjnë të vështirë tërheqjen e turistëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë dhe zhvillimin tonë.

Qeveria duhet të kuptojë se siguria e qytetarëve, përfshi këtu edhe turistët, është prioriteti më i madh dhe çdo dështim në këtë drejtim është një dështim për të gjithë shoqërinë. Është detyra e saj që të garantojë një mjedis të sigurt dhe mikpritës për të gjithë vizitorët tanë.

Për këtë arsye, në emër të Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë kërkojmë me ngulm nga qeveria dhe Ministria e Brendshme:

1. Përmirësimin e sigurisë publike në të gjitha zonat turistike dhe rritjen e pranisë së forcave të rendit.

2. Zbatimin e politikave të rrepta kundër çdo forme të kriminalitetit dhe dhunës, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë.

3. Fushata ndërgjegjësuese për qytetarët dhe bizneset lokale për të mbështetur dhe promovuar sigurinë dhe mikpritjen ndaj turistëve.

4. Rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për të shkëmbyer përvoja dhe praktika më të mira në luftën kundër krimit dhe sigurinë e turistëve.

Turistët që vizitojnë Shqipërinë sjellin jo vetëm të ardhura ekonomike, por edhe pasuri kulturore dhe njohje ndërkombëtare. Ata janë ambasadorët më të mirë të bukurive dhe mikpritjes së vendit tonë, dhe është përgjegjësia jonë t’u ofrojmë një përvojë të sigurt dhe të këndshme.

Ne nuk mund të pranojmë që dhuna dhe krimi të bëhen pjesë e përditshmërisë sonë. Është koha për të vepruar dhe për të garantuar që Shqipëria të njihet jo vetëm për bukuritë e saj natyrore dhe trashëgiminë kulturore, por edhe për sigurinë dhe mikpritjen e saj. Shqipëria ka potencialin dhe mundësinë për ta bërë këtë realitet, dhe është detyra e qeverisë të garantojë siguri në të gjithë territorin e vendit.

Është koha për veprime të vendosura dhe efektive që të rikthehet paqja dhe siguria në vendin tonë. Qytetarët meritojnë të jetojnë pa frikë dhe në një mjedis të sigurt.

Shqipria meriton më shumë.

Read More
22 Kor
0

“Eksporti më i madh i Ramës, rinia shqiptare”, Basha: Trajnime, stazhe të paguara dhe 4 kampuse kombëtare për teknologjinë e informacinit, një ekonomi të re për brezin e ri

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka prezantuar ofertën e forcës së tij politike për rininë shqiptare.

NextGen është pjesë e programit të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme, i cili parashikon trajnime dhe praktikë punë të paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10 mijë të rinj pas shkollës së mesme, për ata që nuk vazhdojne universitetin, por edhe për student të sapo diplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e programit parashikon ngritjen e 4 Kampuseve kombëtare, ku do të trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit, duke i dhënë hov një ekonomie të re për brezin e ri, që sipas Bashës kanë qenë eksporti më i madh i qeverisë Rama.

 

“Eksporti më i madh i Edi Ramës është rinia shqiptare. Me programin e demokratëve euroatlantikë, do nxisim një ekonomi të re për brezat e rinj. Një urë lidhëse midis botës së punës dhe arsimit, ku asnjë i ri dhe e re nuk do të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike. Ky është plani ynë NextGen për rininë shqiptare, e cila meriton më shumë”- shkruan Basha.

Në videon e shpërndarë nga kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Basha shprehet se asnjë i ri dhe e re shqiptare nuk do të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike.

“Një komb që nuk garanton rininë vdes. Kombi shqiptar do të përparojë e do të zhvillohet përmes zhvillimit dhe përparimit të rinisë shqiptare. Asnjë i ri dhe e re shqiptare nuk do të mbetet pa studiuar, për shkak të pamundësive ekonomike të familjes së tij, apo të saj. 10 000 të rinj do të përfitojnë stazhe me pagesë pas përfundimit të shkollës së lartë, si një urë mes shkollës dhe tregut të punës. Angazhimi ynë është që rinia shqiptare të ketë të drejtën dhe mundësinë të arsimohet të marrë profesione konkurruese në një treg të zhvilluar dhe të garantojë një jetë të mirë për veten e tyre, familjet e tyre dhe mbarë shoqërinë” – u shpreh Basha.

 

Read More
21 Kor
0

Basha: Me taksën e sheshtë 9% i japim fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen, sigurojmë mirëqenie për familjet shqiptare

Kreu i Demokratëve Euroaltantikë, Lulzim Basha, ka rikonfirmuar angazhimin e bërë publik në Kuvendin Programor të 1 qershorit për taksën e sheshtë. Plani ekonomik i demokratëve euroatlantikë, parashikon taksën e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhuart personale 9%, dividendi me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, që sipas Lulzim Bashës fuqizon sipërmarrjen dhe profesionet e lira, duke sjellë mirëqenie dhe zhvillim ekonomik për familjet shqiptare.

 

“Kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, arbitrariteti i qeverisë, klientelizmi që vret konkurrencën, korrupsioni që pamundëson zhvillimin ekonomik, janë problemet reale që prekin jetën e çdo shqiptari. Prandaj dhe përkushtimi ynë shkon i gjithë për zgjidhjen e tyre, përmes një programi ambicioz, me të cilin synojmë rritjen e mirëqenies dhe krijimin e mundësive për të gjithë shqiptarët pa dallim.

Plani i demokratëve euroatlantikë për ekonominë, me taksa të ulta, miradministrim dhe transparencë, çliron potencialin e vendit, zhvillon sipërmarrjen, nxit punësimin, forcon shtresën e mesme, rrit të ardhurat dhe fuqinë blerëse të familjeve shqiptare. Shqipëria meriton më shumë”- shkruan Basha.

Në videon që ka shpërndarë, një inxhenier i ri tregon barrën e rëndë fiskale që dëmton shtresën e mesme. Për Bashën kjo është një tirani e qeverisë ndaj shtresës së mesme që do t’i jepet fund shumë shpejt.

“Ne do t’i japim fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen shqiptare. Me 9% taksën e sheshtë mbi tatim fitimin dhe mbi tatimin mbi të ardhurat personale, ne do të garantojmë fuqizimin e sipërmarrjes shqiptare dhe të profesioneve të lira. Kjo do të sjellë mirëqenie ekonomike dhe zhvillim ekonomik për familjet shqiptare dhe për Shqipërinë” – tha Basha.

 

 

Read More
21 Kor
0

Atentati me tre viktima në Memaliaj/ Myzafer Elezi: Kjo ngjarje tregon se qytetarët nuk mund të jenë të sigurt në jetën e përditshme, është e papranueshme

Atëtari i Kryesisë së Demokratëve Euroatlantikë, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Memaliaj ku humbën jetë tre qytetarë. Me anë të një postimi në facebook, Elezi shprehet se kjo ngjarje është një tjetër tregues i dështimit të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj.

Ai gjithashtu shprehet se krimi ka marrë në dorë situatën e rendit në vend, ndërsa qeveria tregon paaftësi të plotë për të siguruar rendin dhe qetësinë për qytetarët. Sipas Elezit, ngjarje të tilla tregojnë se qytetarët nuk mund të ndihen të sigurt në jetën e përditshme, dhe kjo është e papranueshme.

 

Më poshtë postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Sot u zgjuam me lajmin e rëndë të një ngjarjeje tragjike të ndodhur në Memaliaj, ku tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur në një lokal në qendër të qytetit nga persona të paidentifikuar. Kjo është një ngjarje që trondit të gjithë qytetarët dhe kërkon një reagim të menjëhershëm dhe të vendosur nga institucionet përgjegjëse.

Në radhë të parë, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurin.
Por ngushëllimet nuk mjaftojnë.

Kjo ngjarje është një tjetër tregues i dështimit të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj.
Krimi ka marrë në dorë situatën e rendit në vend, ndërsa qeveria tregon paaftësi të plotë për të siguruar rendin dhe qetësinë për qytetarët. Në 11 vite qeverisje, kjo qeveri është treguar e paaftë për të ofruar rend dhe siguri publike.

Ngjarje të tilla tregojnë se qytetarët nuk mund të ndihen të sigurt në jetën e përditshme, dhe kjo është e papranueshme.
Është ironike që vetëm ditën e djeshme, Ministri i Brendshëm prezantoi ndryshimet e ligjit për Policinë e Shtetit, një veprim që u kritikua gjerësisht nga opozita dhe shoqëria civile. Në vend që të përmirësojë sigurinë e qytetarëve, ky ndryshim ligjor duket se ka për qëllim rritjen e kontrollit të qeverisë mbi policinë, duke e larguar më tej nga misioni i saj kryesor – mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve.

* Pse nuk janë marrë masa të mjaftueshme për të parandaluar këto krime të tmerrshme?
* Ku janë patrullat policore që duhet të sigurojnë rendin dhe qetësinë në komunitet?
* Pse duhet të jetojmë me frikë për jetën tonë dhe të afërmve tanë?

Veçanërisht në sezonin e verës, kur vendi ynë pret një numër të madh turistësh, ngjarje të tilla janë një goditje e rëndë për imazhin e Shqipërisë. Turistët vijnë për të shijuar bukuritë natyrore dhe kulturën tonë, por në vend të kësaj, ata përballen me terror dhe pasiguri. Kjo është e papranueshme dhe tregon një dështim të plotë të qeverisë për të ofruar siguri.
Një qeveri e korruptuar, me ministra dhe ish-ministra në burg, nuk mund të jetë e besueshme për qytetarët dhe as e aftë për të vendosur rend dhe për të luftuar krimin.
Korrupsioni në nivelet më të larta të qeverisjes është një tjetër tregues i dështimit të kësaj qeverie për të mbrojtur qytetarët dhe për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të drejtë për të gjithë.

Në emër të Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë kërkojmë një hetim të plotë dhe të pavarur mbi këtë ngjarje, dhe kapjen e menjëhershme të autorëve të këtij krimi të rëndë. Po ashtu, kërkoj që të rishikohen dhe forcohen politikat e sigurisë për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më kurrë.
Qeveria dhe Ministria e Brendshme duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë gjendje alarmante dhe të ndërmarrin masa të menjëhershme për të përmirësuar situatën e sigurisë publike. Ndryshimet ligjore që janë bërë duhet të rishikohen dhe të sigurohet që çdo veprim i marrë është në interesin e mbrojtjes së qytetarëve, dhe jo për qëllime politike.
Mjaft më me propagandë dhe premtime boshe.

Read More