Blog

21 Kor
0

“Qytetar nderi” në Prishtinë, Shpend Ahmeti: Bashën e konsideroj kosovar.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA DHE KRYETARIT TË KOMUNËS SË PRISHTINËS, SHPEND AHMETI 

  • “Qytetar nderi” në Prishtinë, Shpend Ahmeti: Bashën e konsideroj kosovar. Ndihma e Shqipërisë tashmë është më e domosdoshme se kurrë.
  • Basha: Angazhimi i parë i kësaj vizite është që bashkërendimi midis Prishtinës dhe Tiranës të jetë i plotë, i sinqertë dhe në mbështetje të institucioneve të Kosovës.
  • Basha:Shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana është të qëndrojë larg protagonizmit të pavend dhe iniciativave të pa konsultuara, të cilat kanë sjellë dëme, që duhen rikuperuar.
  • Basha: Ecja përpara e dialogut, me qëllim njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë shërbehen më mirë nga një bashkëpunim i ngushtë midis dy partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE.
  • Drejtësia nuk mund të ketë dy kute. Boll më me një peshore, që anon nga ana e akuzave ndaj viktimës, ndërkohë që krimet çnjerëzore të ndodhura në territorin e Kosovës mbeten pa autor. Uroj që drejtësia ndërkombëtare do të vendosë peshoren baraspeshë.

DEKLARATA E KRYETARIT TË KOMUNËS SË PRISHTINËS SHPEND AHMETI

Faleminderit që keni ardhur! Pata kënaqësinë që në zyrën e Komunës së Prishtinës, dhe jo për herë të parë, të pres Kryetarin e Partisë Demokratike, zotin Lulzim Basha. Po e quaj Luli, se me Lulin njihemi shumë me tepër, bile e thashë, është kosovar, sepse ka jetuar këtu, unë e njoh prej kohësh që ka qënë në punë në Kosovë, pas përfundimit të luftës. Kemi vazhduar komunikimin dhe kur fitova unë, ai ishte Kryetar Bashkie në Tiranë. Shfrytëzuam rastin të flasim për ngjarjet e fundit, për situatën politike, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Por po e them me theks të veçantë në Kosovë, për të cilin gjithmonë e falenderoj Lulin, për interesimin e vazhdueshëm që ka patur për Kosovën. Po e them dhe njëherë, duke e marrë parasysh që është interes bazik, jo vetëm i shtetit të Kosovës, po edhe që Kosova, po e them edhe një herë, në këtë situatë që është, t’i ofrohet e gjithë ndihma e mundshme. E theksova edhe një herë, ashtu siç e kam thënë tërë kohën edhe në mediat në Kosovë, ajo që tashmë nevojitet është një kohezion bukur i mirë i faktorit politik, së pari, brenda shtetit të Kosovës, por edhe tepër më me rëndësi, mendoj koordinim i faktorit politik shqiptar në përgjithësi. Këtu nuk nënkuptoj vetëm partitë politike dhe forcat politike, të cilat janë në pushtet në Shqipëri, por edhe opozitën dhe të gjitha subjektet politike, të cilat kanë ndikim për të qenë sa më të koordinuar në muajt në vijim.

Gjithmonë themi:  Ky është vit vendimtar, nuk po themi vendimtar, por kjo është periudhë e vështirë për Kosovën, edhe në aspektin e politikës së jashtme, jo vetëm sa i përket Gjykatës, por në përgjithësi, edhe sa i përket dialogut, i cili tashmë po zhvillohet, gati se po e them në mënyrë paralele, pak në Uashington, pak në Bruksel. Pra, është  periudhë  e vështirë, ta saktësoj, po t’i shtohet edhe çështja e problemeve ekonomike e shëndetësore, që i kemi për shkak të pandemisë, e pastaj edhe krizën politike, mendoj se ndihma e Shqipërisë tashmë është më e domosdoshme se kurrë. Po e them dhe njëherë, ndoshta krahasuar edhe me ndihmën që shteti shqiptar gjithmonë ia ka dhënë Kosovës, posaçërisht në vitet 90’-të, kësaj radhe na nevojitet një kohezion për të mbijetuar dhe për të dalë sa më mirë prej kësaj . E falenderoj dhe njëherë Lulin, por po e them dhe njëherë, jo vetëm për interesimin, por edhe natyrisht, diturinë që e ka për  çështjen e Kosovës. Po e them, sepse i përcjell gjërat,  interesohet për krejt ato dhe po ashtu u theksua nevoja, po them nga të dy, ne jemi dy ekipe,  që të koordinohemi sa më shumë në strategjinë tonë për shtetin tonë.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA  

Faleminderit shumë z. Kryetar! I dashur Shpend, vij me kënaqësi këtu në komunën e Prishtinës, vendi ku më keni dhënë edhe titullin “Qytetar nderi”. Qytetar jam ndjerë sepse kam jetuar në këtë qytet, nip Kosove jam, pjesën e nderit sigurisht duhet ta fitojmë vazhdimisht. Përpjekjet që kemi bërë në të shkuarën, qoftë në drejtim të diplomacisë shqiptare, qoftë në Rrugën e Kombit, janë një përvojë e vyer për mua, por dhe me bashkërendimin me Prishtinën.

Ndaj dhe angazhimi i parë që kam marrë gjatë kësaj vizite në Prishtinë është që bashkërendimi midis Prishtinës dhe Tiranës të jetë i plotë, i sinqertë dhe në funksion dhe në mbështetje të institucioneve të Republikës të Kosovës dhe të forcave politike të Kosovës. Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana, larg protagonizmit të pavend dhe larg iniciativave të pa konsultuara, të cilat kanë sjellë dëme, dëme të cilat duhet të rikuperohen dhe mund të rikuperohen vetëm përmes një qasje të tillë si ajo që siguroi shpalljen e pavarësisë, njohjen e Kosovës masivisht nga anëtarët e komunitetit ndërkombëtar dhe, më tej, përparimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, duke nisur me heqjen e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në Nato.

Është një rrugë e gjatë, është një rrugë e vështirë, siç e dimë edhe ne në Shqipëri, po plotësisht e mundur.

Megjithatë, me sfidat aktuale që po kalojmë, pata mundësinë të theksojmë me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, që pavarësisht se është një drejtues i pushtetit vendor, komunës më të madhe në Kosovë, ka një përvojë të gjatë e të çmuar politike kombëtare dhe ndërkombëtare.

E para ka një rëndësi shumë të madhe një kohezion real i forcave politike në Kosovë, duke respektuar rregullat e demokracisë. Demokracia ka mazhorancë, ka minorancë, ka qeveri, ka opozitë, por ka edhe qëllime të përbashkëta kombëtare, qëndrime të përbashkëta shtetërore, siç janë ato që po imponohen edhe nga zhvillimet e fundit në Kosovë, që kërkojnë me të vërtetë një bashkërendim të përbashkët, objektiva të përbashkëta dhe veprim të përbashkët, për të cilën gjykoj dhe shpresoj se hapësira institucionale që po krijohet, do të shërbejë për një forcim të bashkëpunimit mes forcave politike.

Dhe së dyti, po kaq e rëndësishme, u dakorduam se procese të tilla,  si ecja përpara e dialogut, me qëllim njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, shërbehen më mirë nga një bashkëpunim i ngushtë midis dy partnerëve strategjikë të kombit shqiptar dhe shtetit të Kosovës, që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Kam gjithmonë kënaqësinë të ndaj pikëpamjet me Shpendin dhe të vlerësoj kthjelltësinë e analizës së tij dhe t’i uroj suksese të mëtejshme në drejtimin e kryeqytetit dhe komunës me të madhe në vend dhe, po kështu, kontribut të mëtejshëm të vyer në ambientin politik të Kosovës, me shpresën se vlerat dhe cilësitë, që përfaqëson janë të nevojshme, të pazëvendësueshme për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Pyetje: Cila do të duhej të ishte qasja e Shqipërisë karshi Kosovës për Dialogun dhe Gjykatën Speciale?

Lulzim Basha: Unë nuk flas se çfarë duhet të ishte qasja. Unë flas çfarë është qasja ime, e Partisë Demokratike, e opozitës së bashkuar sot dhe e qeverisë nesër me votën e shqiptarëve. E para, një mbështetje totale e pakushtëzuar dhe e parezervuar për të gjitha vendimet e institucioneve dhe forcave politike të Kosovës, të cilat kanë akumuluar në këto vite një përvojë të shkëlqyer dhe kanë treguar se dinë të përballen me mençuri, me maturi dhe me vendosmëri me sfida si këto, të ngjashme me këto, madje edhe më të rënda se këto. Pra, nuk ka mend për mësimdhënie, madje në disa aspekte, siç është demokracia dhe zgjedhjet, edhe mund të marrim mësim. S’ka pse të kemi turp se ne një komb jemi, një familje jemi. Republika e Shqipërisë dhe forcat politike në Shqipëri edhe mund të marrin mësim nga Kosova, por nga ana tjetër dua të theksoj, se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Kosovës në këtë moment, është heqja dorë nga protagonizmi i pavend, që mund të perceptohet, ose në të vërtetë edhe është njëfarë keqpërdorimi i çështjeve të Kosovës për konsum të brendshëm. Dhe vënia në dispozicion të Kosovës e gjithë kapacitetit administrativ, shtetëror, diplomatik dhe politik të Republikës së Shqipërisë dhe çdo force politike serioze në Shqipëri dhe drejtuesve të saj.

Sa i përket çështjes së gjykatës, unë e kam theksuar edhe në takimet e djeshme. E para, askush dhe asgjë nuk mundet ta njollosë luftën çlirimtare të Kosovës, të bijve dhe bijave të Kosovës, që ishte një luftë mbrojtëse ndaj një agresioni dhe ndaj një agresori me synim genocidin dhe spastrimin etnik të Kosovës. Ne e dimë që për 100 vjet e më shumë, Kosova është përballur me valë pas vale spastrimesh etnike dhe genocid. Unë vetë jam nënprodukt i një prej këtyre spastrimeve etnike, i cili detyroi gjyshërit e mi të largohen nga Kosova e vitet ’20, dhe këtu nuk ka absolutisht asgjë të re. Kosova dhe kosovarët kanë qenë gjithmonë në mbrojtje te pragu i derës të fëmijëve të tyre të prindërve të tyre dhe janë përballur me agresorin. Së dyti, do të vërtetohet kauza e drejtë, e lirisë, pavarësisë dhe mbrojtjes së dinjitetit dhe jetëve njerëzore, siç ishte dhe Lufta e Kosovës. Dhe së treti, nuk mund të rri pa theksuar se drejtësia nuk mund të ketë dy kute. Boll më me një peshore, e cila anon nga ana e akuzave ndaj viktimës, ndaj mbrojtësve të viktimës, ndërkohë që krimet çnjerëzore të ndodhura në territorin e Kosovës mbeten pa autor. Pa autor sa i përket ekzekutorëve, pa autor sa i përket urdhëruesve, pa autor sa i përket përgjegjësve politike. Në këtë kuadër, uroj dhe shpresoj që drejtësia ndërkombëtare do të vendosë peshoren baraspeshë, të paktën, duke trajtuar me të njëjtin rigorozitet çdo pretendim për krime lufte, edhe sa i përket atyre që kryen agresionin, kryen spastrim, kryen vrasje dhe masakra ndaj civilëve dhe njerëzve të pambrojtur në Kosovë, por edhe në treva të tjera të ish-Federatës së Jugosllavisë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, drejtuesit ushtarakë dhe politikë të saj, në kushte krejtësisht të pabarabarta, kanë bërë gjithçka për të mbrojtur popullatën civile dhe për t’iu kundërvënë këtij genocidi. E dyta kam vlerësuar qëndrimet e presidentit Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës zoti Kadri Veseli, të cilët e kanë konfirmuar gatishmërinë, të cilën dhe zoti Thaçi tashmë e ka pohuar, për t’u përballur me drejtësinë si një traditë e pandërprerë nga të gjithë drejtuesit e luftës çlirimtare të Kosovës dhe shpreh bindjen se nga përballja me drejtësinë do të përfitojë edhe një herë populli i Kosovës dhe do të vërtetohet kauza e drejtë.

 

 

 

Read More
20 Kor
0

Basha – Veliu: Investimi 30 vjeçar i LDK, si shtyllë e stabilitetit politik në Kosovë

  • Basha në selinë e LDK-së: Investimi 30 vjeçar i LDK, si shtyllë e stabilitetit politik në Kosovë, do të përkthehet sërish në bashkëpunim me forcat e tjera politike për të arritur objektivat e përbashkët në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj. 

DEKLARATA E NËNKRYETARIT TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS, AGIM VELIU PAS TAKIMIT ME KRYETARIN E PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Ne sot patëm kënaqësinë që në selinë e LDK, të prisnim Kryetarin e Partisë Demokratike, zotin Lulzim Basha me bashkëpunëtorët. Ne diskutuam në përgjithësi situatën aktuale që është në Kosovë në lidhje me Covidin, por edhe me zhvillime të tjera politike që janë zhvillime edhe brendapërbrënda Kosovës dhe zhvillimet që lidhen me pozicionimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Po ashtu, e diskutuam edhe bashkëpunimin tonë shumëvjeçar që, si parti simotra dhe anëtarë të Partive Popullore Europiane që jemi, është fjala për një bashkëpunim mëse 30–vjeçar dhe diskutuam për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Falenderoj nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, sikundër dua të përsëris edhe publikisht urimet e mij më të mira për rikuperimin sa më të shpejtë të Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa.

Në selinë e Partisë sonë simotër, Lidhjes Demokratike të Kosovës gjeta rastin të nënvizoj dhe njëherë vlerësimin tim dhe të Partisë Demokratike për rolin që kjo forcë politike luan si një shtyllë e stabilitetit politik në Kosovë, për investimin 30 vjeçar në pavarësimin, shtetformimin, demokratizimin dhe udhëtimin e Kosovës drejt objektivave të saj për antarësimin në NATO dhe në Bashkimin Europian, çka përbëjnë edhe shtratin e përbashkët të partive tona simotra, anëtare të Partisë Popullore Europiane dhe të Unionit Demokrat Ndërkombëtar. Sikundër shpreha besimin që ky investim 30 vjeçar, që e ka pajisur Lidhjen Demokratike të Kosovës me një përvojë të jashtëzakonshme dhe me një vlerësim mbarëqytetar, që kalon kufijtë e bindjeve politike të qytetarëve të Kosovës, duke nisur nga trashëgimia e Presidentit Ibrahim Rugova e duke vazhduar me investimin e LDK-së deri në ditët e sotme, do të arrijë të përkthehet në bashkëpunim edhe me forcat e tjera politike, në një të mirë për çdo qytetar të Kosovës e në veçanti për ato objektiva që kanë të bëjnë me përballimin me sukses të pandemisë së Covid-it, përballimin, në veçanti, të krizës ekonomike dhe pasojave sociale që kjo pandemi po sjell anë e mbanë rajonit e më gjerë, por, po kështu, edhe në plotësimin e aspiratave të qytetarëve të Kosovës  për lëvizjen e lirë në Bashkimin Europian dhe, natyrisht, për udhëheqjen me sukses të një investimi të përbashkët të institucioneve dhe faktorit politik të Kosovës dhe partnerëve tanë strategjikë të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, dialogun  me Republikën e Serbisë, me synim njohjen reciproke midis dy vendeve si një investim në të ardhmen europiane dhe euroatlantike të të gjithë vendeve të rajonit. Ju faleminderit!

 

 

Read More
20 Kor
0

Basha-Limaj: Kosova në moment delikat, duhet unitet i faktorit politik për interesin e Kosovës.

KOMUNIKIMI I PËRBASHKËT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA ME KRYETARIN E PARTISË NISMA PËR KOSOVËN, FATMIR LIMAJ.

  • Të gjithë faktorët në Kosovë vlerësojnë kontributin e Bashës për Kosovën. Fatmir Limaj: Basha, personalitetet që na ka ndihmuar dhe këshilluar që prej përfundimit të luftës për lirinë e Kosovës dhe deri tani.
  • Basha-Limaj: Si kurrë më parë, kemi nevojë për bashkërendim të aktiviteteve. Kosova në moment delikat, duhet unitet i faktorit politik për interesin e Kosovës.
  • Basha: PD dhe unë personalisht qëndrojmë në mbështetje të vendimeve të institucioneve të Kosovës në përballjen me sfidat aktuale. Jam i sigurtë që do të dinë t’i përballin me mençuri, maturi dhe vendosmëri.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË NISMA PËR KOSOVËN, FATMIR LIMAJ

Sot pata nderin edhe kënaqësinë për të patur në një vizitë Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, liderin e opozitës shqiptare, zotin Basha me bashkëpunëtorë. Gjetëm rastin të shkëmbejmë mendime për zhvillimet në Tiranë edhe Prishtinë. Siç e dini, zoti Basha është një prej personaliteteve që e njeh jashtëzakonisht mirë realitetin e Kosovës dhe që ka përcjellë në vazhdimësi të gjitha zhvillimet në vendin tonë, na ka ndihmuar, na ka këshilluar, në raste të caktuara, gjatë gjithë kohës, nga procesi të përfundimit të luftës për lirinë e Kosovës dhe deri më tani. Ishte një qëndrim i përbashkët që edhe në Prishtinë, por besoj edhe në Tiranë, si kurrë më parë, kemi nevojë për bashkërendim të aktiviteteve.

Unë e njoftova zotin Basha se Kosova sot është në një moment delikat, të rëndësishëm ku duhet një bashkim dhe një unitet i faktorit politik të Kosovë, një rishikim i mirë i axhendës sonë shtetërore. Forcat politike ne Kosovë duhet t’i ndajnë edhe t’i përcaktojnë qartë pikat të cilat na bashkojnë në interesin shtetëror dhe nuk duhet që çështje që janë me interes për shtetin e Kosovës të përzihen me politika ditore.

Gjithmonë ka kohë për përplasje ose për konkurencë të politikës së brendshme, ndërsa pozicioni i Kosovës, temat që janë më interes nacional, ato duhet të jenë prioritet dhe, më shumë se kurrë, duhet një unitet i forcave politike në Kosovë, ato në pozitë dhe opozitë.

Biseduam për zhvillimet e fundit, me të cilat po ballafaqohet Kosova. Biseduam gjithashtu për dialogun Kosovë-Serbi. Biseduam edhe për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri dhe besoj ishte mendim i përbashkët që më shumë se kurrë të bëhet identifikimi i interesave të përbashkëta, për të cilat duhet të angazhohemi së bashku në arenën nderkombëtare, por, po ashtu, edhe dy shtetet veç e veç. Secili nga ne të kontribuojmë në unitet në vendet tona, siç ka qenë traditë deri më tani.

Zoti Basha faleminderit shumë!

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA.

Gjithmonë kënaqësi të kem mundësinë të takohem me Fatmir Limaj, një politikan i sprovuar dhe një nga njerëzit që ka sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e, më pas, e ka vazhduar sakrificën e tij personale duke qenë i pari në kalvarin e atyre, që lirinë dhe pavarësinë e Kosovës u është dashur ta mbrojnë edhe pas përfundimit të luftës, edhe pas shpalljes së pavarësisë.

Vizita ime te kryetari i Nismës nuk është thjesht dhe vetëm në kuadrin e takimeve me kryetarët e partive politike në Kosovë, por është dhe rikthim tek një mik, tek i cili, shpeshherë, gjej jo vetëm këshillën, por dhe interpretim të qartë të realitetit politik në Kosovë, por dhe të zhvillimeve politike në hapësirën mbarëshqiptare, por dhe frymëzimin për të cilin të gjithë kemi nevojë dhe i cili buron nga instikti i brenshëm i dikujt që, gjithmonë interesat e vendit interesat e popullit, interesat kombëtarë i ka vënë mbi interesat personale.

Ndaj dua ta falenderoj për bisedën e sotme dhe të rikonfirmoj qendrimin dhe gatishmërinë e Partisë Demokratike dhe timin personal për të qëndruar plotësisht në dispozicion dhe në mbështetje të vendimeve të institucioneve, por dhe të forcave politike të Kosovës në përballjen me sfidat aktuale, të cilat jam i sigurt që, mbështetur në përvojën e akumuluar ndër vite, do të dinë t’i përballin me mençuri, me maturi dhe me vendosmëri. Me këtë dua të them se do të kenë sot dhe nesër përkrahjen time, të Partisë Demokratike dhe të gjithë autoriteteve shtetërore të Shqipërisë në të ardhmen. Ju faleminderit!

Read More
20 Kor
0

Vjosa Osmani: Basha dhe PD, zë i çmuar kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh

KONFERENCA E PËRBASHKËT PËR SHTYP E KRYETARES SË KUVENDIT TË KOSOVËS, VJOSA OSMANI DHE KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

  • ”Basha dhe PD, zë i çmuar kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh”, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Çdokush në Shqipëri duhet të flasë me zë po kaq të qartë.

 

  • Vjosa Osmani: E nevojshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë veprimet e tyre Kemi patur sukses, kur bashkëpunimi me Shqipërinë ka qenë i sinqertë dhe në linjë me interesin e Kosovës.

 

  • Lulzim Basha: Dialogu ka qenë, është dhe duhet të jetë rruga për të ecur përpara. Objektiv i pandryshueshëm i këtij dialogu është njohja reciproke e Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

 

  • Lulzim Basha: Ndihma më e mirë e Shqipërisë për Kosovën është mbështetje për Republikën, duke respektuar pavarësinë, sovranitetin dhe duke bërë gjithçka për ruajtjen e integritetin territorial të Kosovës.

 

  • Lulzim Basha: U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës t’u drejtohen plazheve të Shqipërisë. Pandemia ka sjellë vështirësi, por do të bëhet më e mira që pushuesit nga Kosova të ndjehen si në shtëpinë e tyre. Ju presim krahëhapur.

 

DEKLARATA E KRYETARES SË KUVENDIT TË KOSOVËS VJOSA OSMANI

 

Ishte kënaqësi që të mirëpres në shtëpinë e tij të dytë, zotin Lulzim Basha, Kryetarin e Partisë Demokratike. Natyrisht, që patëm një diskutim shumë të mirë për punët tona të përbashkëta, për sukseset që kemi arritur në të kaluarën, për frytet e këtij bashkëpunimi, për pozitat që ai mbante në të kaluarën, por edhe ashtu të flasim edhe si mund të rrisim këtë bashkëpunim më tutje. Natyrisht, që është e domosdoshme që Kosova edhe Shqipëria të bashkërendojnë veprimet e tyre në shumë aspekte. Ka aq shumë hapësira ku mund të përmirësojmë raportet tona bilaterale, qoftë në aspektin ekonomik, tregtar por mbi të gjitha ajo që diskutuam ishte bashkërendimin e raporteve tona ndërkombëtare, pra raporte me shtetet e tjera, sepse një bashkërendim në politikën e jashtme ndërmjet Kosovës edhe Shqipërisë, gjithnjë është treguar i suksesshëm, kur ai ka qenë i sinqertë edhe kur ai ka qenë në linjë të plotë me interesin e shtetit tonë edhe interesin e qytetarëve tanë. E falenderova zotin Basha për qëndrimin e tij konsekuent dhe të Partisë Demokratike dhe zërin e tyre të çmuar kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh. Është tejet e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë me zë po aq të qartë kundër ideve të tilla, të cilat jo vetëm që shkojnë kundër interesit të Republikës së Kosovës, kundër sakrificës së shumëvjeçare të popullit të Kosovës për të jetuar në një shtet sovran dhe të pavarur, por edhe shkojnë kundër investimit ndërkombëtar që Kosova të jetë shtet i suksesshëm në kufijtë e saj aktual, si shtet sovran por edhe funksional përbrenda. Prandaj edhe njëherë mirë se keni ardhur në Prishtinë!  Shpresoj shumë që do të keni vizitë produktive dhe dyert e Kuvendit të Kosovës do të jenë gjithnjë të hapura për një bashkëpunim të mirë dhe të sinqertë me ju dhe natyrisht, me secilin qytetar të Shqipërisë.

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA.

 

Faleminderit zonja Kryetare. Për mua është nder dhe kënaqësi e veçantë që ndodhem sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe të pritem nga ju, në cilësinë e Kryetares së Kuvendit të Kosovës. Së pari, për atë që përfaqësoni si një drejtuese politike e brezit të ri, drejtuesja e dytë zonjë në drejtim të institucioneve kushtetuese të Kosovës, dhe, natyrisht edhe në rrafshin personal, për njohjen tonë për gati 20 vjeçare.

 

Është kënaqësi t’ju takoj sot në zyrën e Kryetares së Kuvendit dhe t’ju uroj edhe njëherë personalisht: Suksese në detyrën sfiduese të drejtimit të një nga institucioneve më të rëndësishme të Republikës së Kosovës.

 

Dua t’ju falenderoj, po kështu, për qëndrimet tuaja të qarta në mbështetje të axhendës së të gjithë forcave politike të Kosovës, sa i përket procesit të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe t’ju rishpreh dhe njëherë ju, atë që shpreha dhe në takimet me Presidentin e Republikës dhe me Kryeministrin Hoti, se për mua dhe për Partinë Demokratike, për opozitën e bashkuar, mbështetja totale e axhendës së institucioneve të Kosovës dhe e forcave politike të Kosovës dhe e qytetarëve të Kosovës, është orientimi dhe parimi kryesor i qëndrimeve tona. Padiskutim, ne konsiderojmë se dialogu ka qenë, është dhe duhet të jetë rruga për të ecur përpara, porse objektivi i pandryshueshëm i këtij dialogu, është njohja reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

 

Në këtë kontekst zhvillimet e këtyre 10 viteve të fundit na kanë mësuar me sukses edhe me sfida, ajo që është e rëndësishme është që siç jemi bashkë në gëzime, të dimë të jemi bashkë edhe në sfida, dhe në këtë kontekst ju garantoj se për ne është e qartë si drita e diellit, se ndihma më e mirë që Shqipëria mund të japë, ashtu sikundër në ditët e pavarësimit të Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare, apo të koordinimit të projekteve të mëdha infrastrukturore që bashkuan dhe  afruan vendet tona, duke çarë malet e duke bërë të mundur qarkullimin e lirë të njerëzve, ashtu dhe në sfidat e tanishme, roli i Shqipërisë sot duhet të jetë edhe nesër me patjetër do të jetë mbështetje totale për Republikën e Kosovës, për institucionet e Kosovës dhe për qytetarët e Kosovës, duke respektuar plotësisht pavarësinë, sovranitetin dhe duke bërë gjithçka për ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës si vlera dhe investime të përbashkëta kombëtare të shqiptarëve, si shprehje e vullnetit të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe si një investim esencial i partnerëve tanë Euroantlantikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, jo thjesht dhe vetëm për zgjidhjen e krizës së Kosovës, por për paqtimin e Rajonit të Ballkanit dhe integrimin e vendeve të Ballkanit dhe në NATO. Edhe një herë ju falenderoj nga zemra për pritjen e ngrohtë sot dhe ju uroj shumë suksese në detyrën tuaj!

 

Pyetje: Në këtë kohë pandemie sa janë të mirëseardhur kosovarët në Shqipëri gjatë turizmit, meqënëse e thatë se në Shqipëri është situata jo më mirë se në Kosovë, si dhe në anën tjetër në këtë kohë pandemie, a janë rritur çmimet, meqënëse ka goxha shumë ankesa për rritjen të çmimeve?

 

Lulzim Basha: Dua të ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i drejtohen plazheve të bukura të Shqipërisë që janë të hapura, janë edhe plazhet e Kosovës, plazhet e çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Në këtë kuadër, kam pasur rastin javët e fundit të vizitoj nga Velipoja në Divjakë e në Vlorë e në Sarandë dhe jo vetëm kombinimi i nxehtësisë verore me bukuritë natyrore të Shqipërisë, por edhe çmimet që vërtet kam parë aty, më duket se përbëjnë një arsye më shumë për t’iu afruar dhe jo për t’iu larguar bregdetit shqiptar. Natyrisht, pandemia ka sjellë vështirësitë e veta si kudo në botë, por mund t’ju them në tërësi, sektori i mikpritjes turistike shqiptare është mëse i përgatitur dhe mikpritës ndaj pushuesve, dhe në këto kohë të vështira për fat të keq, sytë i kemi nga vëllezërit dhe motrat tona, qoftë pushuesit e Shqipërisë, pushuesit nga Kosova. Pushuesit shqiptarë apo pushuesit në tërësi të Maqedonisë së Veriut i kanë dyert e hapura. Nesër do t’i korrigjojmë disa gabime, siç është taksa e Rrugës së Kombit, por megjithatë, pavarësisht vështirësive të momentit, dua të përsëris ftesën time dhe thirrjen time drejtuar pushuesve nga Kosova edhe në emër të industrisë turistike shqiptare, operatorëve turistikë, që i kam takuar gjithë këto kohë: Ju presim me krahëhapur dhe shpresoj e besoj se do bëjnë më të mirën, që edhe pushuesit nga Kosova të ndihen, si zakonisht, në shtëpinë e tyre përgjatë gjithë vijës bregdetare të Shqipërisë.

Read More
20 Kor
0

Çështja e respektimit të Marrëveshjes së 5 Qershorit është kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE.

  • Kryetari i PS nuk dha përgjigje në mbledhjen e Këshillit Politik se kur miratohet pa ndryshime Marrëveshja e 5 Qershorit.

 

  • Nuk kemi kërkuar kohë. I dhamë kohë kryeministrit të na thotë se kur do ta miratojë marrëveshjen.

 

  • PS na pohoi se do të duhet të rihapim dhe njëherë çështje, për të cilat kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit.

 

  • Për PD dhe opozitën e bashkuar është e papranueshme ndryshimi i Marrëveshjes pas dakordësisë së 5 Qershorit.

 

  • Çështja e respektimit të Marrëveshjes së 5 Qershorit është kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE.

 

 

DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI PAS MBLEDHJES SË KËSHILLIT POLITIK.

 

 

Siç jeni në dijeni, për 6 muaj, që nga data 14 Janar, Këshilli Politik ka qenë në një punë të vijueshme për të dakordësuar çështjet që lidhen me zgjedhjet.

 

Në 5 Qershor të gjitha palët politike kanë nënshkruar një marrëveshje politike, e cila është kthyer në draftligj që pret miratimin nga Parlamenti dhe ne sot, në pikë të parë, i kërkuam informacion kryetarit të Partisë Socialiste mbi angazhimin e tij për miratimin pa ndryshime të kësaj marrëveshje në Kuvend, se kur do të ndodhë pikërisht miratimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit.

 

Nuk kemi marrë përgjigje gjatë takimit se kur votohet pa ndryshime, ashtu siç është angazhimi në marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe në marrëveshjen politike të 5 Qershorit, nga ana e kryetarit të PS.

 

Së dyti, dua të konfirmoj që opozita e bashkuar i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit. Siç ju e dini, nga ajo marrëveshje, të gjitha palët, nuk morën gjithçka kërkuan, mirëpo ishte një marrëveshje konsensuale, e cila u mbështet dhe u ndërmjetësua me garanci nga partnerët tanë strategjikë.

 

Sot, na u konfirmua që do të duhet të rihapim dhe njëherë çështje, për të cilat kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 qershorit.

 

Apeli ynë, edhe gjatë mbledhjes, ishte që ne nuk mund të hedhim në kosh një punë 6 mujore të Këshillit Politik. Përfaqësuesit e të gjithë partive politike, përfaqësuesit e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kanë shpenzuar ditë të tëra pune dhe kanë arritur në një produkt të përbashkët. Nuk mundemi që, pas 6 muajsh, pasi kemi firmosur, të themi “kemi ndryshuar mendje dhe do të duhet të rihapim çështjen”.

 

Kuptuam dhe na u pohua që PS kërkon të rihapë çështjet për të cilat ne kemi rënë dakord. Imagjinoni, Pra, 1 orë diskutimi i parë në Këshillin Politik, u kthyem prapë tek administrata zgjedhore, pra, kush do të administrojë zgjedhjet, do të depolitizohen apo jo komisionet. Ne kemi bërë një diskutim, kemi qenë seriozë në këtë proces. Kërkojmë edhe nga palët e tjera që kanë firmosur marrëveshjen e 5 Qershorit të jenë seriozë në këtë proces.

 

Dua të ndaj edhe një apel të fundit.

 

Siç ju e dini, çështja e respektimit të Marrëveshjes së 5 Qershorit nuk është më vetëm një çështje e brendshme. Është kusht për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE. Ka një apel të të gjithë faktorit ndërkombëtar për të respektuar, ruajtur dhe për të mos prekur marrëveshjen e 5 Qershorit.

 

Ne i qëndrojmë këtij angazhimi, do të duhet që edhe palët e tjera t’i qëndrojnë këtij angazhimi.

 

Ajo që na u pohua në takim që ne themi “kjo të miratohet siç është, por, ndërkohë do të duhet të reflektojmë ca gjëra që na detyrohen apo që na diktohen nga ndryshimet e njëanshme që ne duam”, për ne është e papranueshme, sepse kemi harxhuar 6 muaj në një punë konsensuale, kemi gjetur dakordësinë. Një parti politike, e cila firmos një marrëveshje, do të duhet t’i qëndrojë marëveshjes.

 

Pyetje: Kryeministri tha se keni kërkuar kohë, për çfarë keni kërkuar kohë?

 

Gazment Bardhi: Jo, ne nuk i kemi kërkuar kohë. Ne i kemi dhënë kohë Kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste që të na informojë, zyrtarisht, se kur do të kalojë për miratim, pa ndryshime, ashtu siç është zotuar në dy marrëveshje politike, në 14 Janar dhe në 5 Qershor, marrëveshja apo Kodi që ne kemi bërë, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së 5 Qershorit.

 

Besoj se edhe ju e dini që nuk ka një datë ende se kur do të miratohet nga Parlamenti marrëveshja e dakordësuar mes palëve dhe që është produkt i një pune 6 mujore e përfaqësuesve tanë dhe i përfaqësuesve të Partisë Socialiste në Këshillin Politik.

 

Për këtë i kemi dhënë kohë Kryeministrit dhe po presim një përgjigje prej tyre se kur miratohet pa ndryshime të tjera të njëanshme që minojnë marrëveshjen dhe dakordësinë e parë, marrëveshja e 5 Qershorit.

 

Ky ka qenë apeli ynë gjatë qëndrimit tonë pas mbledhjes. Ripërsëris se kuptuam që qëndrimi është të rihapim edhe një herë çështje, të cilat i kemi dakordësuar në marrëveshjen e 5 Qershorit.

 

Kjo nuk është serioze. Nuk është serioze as për punën që kanë bërë përfaqësuesit e çdo partie politike në Këshillin Politik.

 

 

 

 

 

 

Read More
20 Kor
0

Presidenti i Kosovës falenderon Bashën për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

KOMUNIKIMI I PRESIDENTIT TË KOSOVËS HASHIM THAÇI DHE KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA 

 

  • Presidenti i Kosovës falenderon Bashën për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe të njohjeve ndërkombëtare. Thaçi: Roli i zotit Basha si Ministër i Jashtëm, i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm.

 

  • Basha: Bashkërendimi i ngushtë midis SHBA dhe BE ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative ne raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën europiane dhe euroatlantike të rajonit.

 

  • Basha: Bashkërendimi do ta fuqizojë dhe do ta përshpejtojë procesin e dialogut me syninim njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

 

 

DEKLARATA E PRESIDENTIT TË KOSOVËS, HASHIM THAÇI

 

Sot ishte një kënaqësi e veçantë të takoj mikun tim të vjetër, ish-Ministrin e Jashtëm, kryetarin e Tiranës edhe tani kryetarin e Opozitës në Shqipërisë, Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë zotin Basha, të cilin e falenderoj për kontributin e tij për lirinë edhe pavarësinë e Kosovës, por edhe për procesin e konsoldimit të shtetit të Kosovës dhe atë të njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizatat të ndryshme ndërkombëtare, ku roli i zotit Basha si Ministër i Jashtëm ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ka qenë një kontribut shumë frytdhënës. Për këtë i jam shumë shumë mirënjohës! Sot diskutuam për zhvillimet në Kosovë në Shqipëri për mundësitë e bashkëpunimit edhe më të mirë, një bashkëpunim vëllazëror mes instuticioneve tona edhe njerëzëve tonë.

 

Destinacioni edhe i Kosovës është që të jemi pjesë sa më shpejt e NATO-s edhe e Bashkimit Europian. Mendoj se çdo përvojë pozitive nga Shqipëria dhe përvoja personale e kontributit të zotit Basha në këtë proces, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave, është i rëndësishëm për ne si institucionet e vendit dhe besoj se këto përvoja veç i kam diskutuar edhe në takim me kryeministrin Hoti, por edhe me liderët e tjerë partiakë. Natyrisht, është e rëndësishme që të vazhdohet që të kemi një konsensus sa më të gjerë në angazhimet për perspektivë europiane për hapat konkretë, në veçanti e thashë për liberalizimin e vizave dhe aktet e dialogut. Diskutuam edhe për dialogun mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Për ne, është me rëndësi jetike që të kemi një koordinim, e para mes spektrit politik në Kosovë, një konsensus sa më të gjerë, sa më përfshirës, në mënyrë që të jetë një angazhim i unitetit të qytetarëve, shoqërisë civile, politike, partive, institucioneve. Gjithmonë kontributi i Shqipërisë ka qenë i mirëseardhur, ndërsa gjithashtu është jetike për ne dhe faktorin ndërkombëtar të jetë i koordinuar së pari Bashkimi Europian, por edhe një koordinim i ngushtë mes Washington-it dhe Brukselit në mënyrë që të jetë një proces i sigurtë, i besueshëm, pastaj edhe i pranueshëm nga qytetarët e Kosovës dhe që duhet të përmbyllet jo në aspektin teknik, se në aspektin teknik e kemi diskutuar tani e 9 vite, 2011-2018, por të përmbyllet me njohje reciproke sa më të shpejtë që është e mundur. Edhe një herë i nderuar zoti Basha, faleminderit për ardhjen tuaj, vizitën tuaj në shtëpinë tonë, ju faleminderit shumë!

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Faleminderit zoti President!

Është gjithmonë një kënaqësi të takohemi. Ju falenderoj për mundësinë për të shkëmbyer informacion dhe mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, në Shqipëri dhe hapat që po hidhen në drejtim të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që kanë qëllim dhe objektiv final njohjen reciproke. I shpreh mbështetjen time presidentit Thaçi për qëndrimet konsekuente të tij si kreu i shtetit në mbështetje të dialogut, në mbështetje të kohezionit të gjithë forcave politike në Kosovë. Është pikëpamja ime dhe e Partisë Demokratike se bashkërendimi i të gjithë forcave politike të Kosovës, bashkëpunimi i tyre vetëm e forcon dhe e fuqizon Kosovën në sfidat në të cilat po përballet aktualisht. Po kështu,  si parti e orientimit Euroatlantik,  kam theksuar  bindjen dhe besimin se bashkërendimi i ngushtë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe Bashkimit Europian, ka qenë  dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative ne raport me stabilizimin përfundimtar  dhe perspektivën Europiane  dhe Euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit që e dëshirojnë këtë dhe në veçanti sa i përket dialogut besoj dhe shpreh bindjen se një bashkërendim i tillë  do ta fuqizojë, do ta përshpejtojë procesin e dialogut me synimin, njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

 

Shpreha mbështetjen totale timen dhe te Partisë Demokratike, të opozitës së bashkuar për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve dhe të politikës në Kosovë, në veçanti për ata që kanë sakrifikuar këto 22 vite për lirinë e Kosovës dhe që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësinë e fruteve të lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit njerëzor për gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti për presidentin Thaçi dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij. Ju Faleminderit!

 

 

 

Read More
20 Kor
0

Një ndër vendimet e para të miat si kryeministër do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit

KONFERENCA E PËRBASHKËT PËR SHTYP MES KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS, AVDULLAH HOTI DHE KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA.

  • Vizita zyrtare e Bashës në Prishtinë, kryeministri Hoti falenderon kreun e opozitës: Në momente kyçe të shtet ndërtimit të Kosovës kemi patur gjithmonë mbështetjen e zotit Basha.
  • Basha: Kryeministri Hoti tregoi lidership në rinisjen e dialogut. Keni mbështetjen e plotë timen, të PD dhe opozitës, që ky dialog të ketë vetëm një përfundim – njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
  • Basha: Një ndër vendimet e para të miat si kryeministër do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit, një vendim i padrejtë që rëndon mbi ekonominë e Kosovës. Qëllimi ynë është mirëqenia dhe hapja e vendeve të punës.
  • Basha: Në nivel bashkërendimi për mbështetjes e Kosovës Tirana ka vetëm një detyrë – sa më takon mua – të mbështes pa asnjë rezervë, me të gjitha resurset qeverinë, parlamentin, institucionet dhe popullin e Kosovës.

 

DEKLARATA E KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS, AVDULLAH HOTI PAS TAKIMIT ME KRYETARIN E PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA 

Ishte kënaqësi për mua që, bashkë me zëvendës Kryeministrat dhe anëtarë të kabinetit të presim Kryetarin e Opozitës, zotin Lulzim Basha. Patëm një takim shumë të shtrenjtë dhe ndamë me të shqetësimet tona edhe për menaxhimin të situatës me COVID, edhe për Çështjet e rimëkëmbjes ekonomike – dy prioritete tona kryesore si qeveri. Informova në detaje për aktivitetet që po i bëjnë ekspertët tonë shëndetësorë në menaxhimin e situatës me COVID, të cilën, fatmirësisht, ditët e fundit kemi filluar ta sjellim nën kontroll. E informova për aktivitetin që po i bëjmë për t’i dalë në ndihmë biznesit dhe qytetarëve në një përpjekje të rimëkëmbjes ekonomike. Biseduam edhe për proceset e rëndësisë nacionale, siç është procesi i dialogut dhe proceset e tjera, të cilët po kalojmë si klasë politike në Kosovë dhe ndamë ato shqetësime për këto procese. Falenderoj edhe njëherë shumë për vizitën edhe për mbështetjen që gjithmonë kemi patur nga zoti Basha, personalisht, në momente kyçe të shtet ndërtimit të Kosovës në funksione të ndryshme që ka patur në qeverinë e shqiptarëve.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Faleminderit zoti Kryeministër! Faleminderit për ftesën. Faleminderit për bashkëbisedimin shumë të hapur, miqësor edhe vëllazëror. Unë ndodhem gjithmonë me kënaqësi shumë të madhe në Prishtinë që është, në fakt, edhe qyteti im i dytë pas Tiranës. Jo vetëm për faktin se gjatë periudhës 2000-2004 kam jetuar, ka qenë shtëpia ime, por edhe pse e bëtë të tillë me vendimmarrjen tuaj për të më shpallur “Qytetar Nderi” të Prishtinës para disa vitesh. Por sot ndodhem këtu, në rradhë të pare, për t’ju përshëndetur ju, autoritetet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës në një moment të rëndësishëm dhe plot sfida, siç është ky ku ndodhet Kosova, por edhe Shqipëria dhe gjithë rajoni. Po ndjekim padyshim me shqetësim përparimin e pandemisë Covid, por, po kështu, jam inkurajuar nga paketa e masave që ju si autoritete të Republikës së Kosovës keni njoftuar qoftë në aspektin shëndetësor – shumë e rëndësishme për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe, po kështu, në aspektin social ekonomik, sepse kjo pandemi ka një aspekt tjetër, ka një pasojë tjetër shumë të rëndë, që është kriza ekonomike edhe pasojat sociale tek qytetarët. Në këtë kuadër, gjykoj se me paketën ekonomike që ju keni njoftuar, në raport me prodhimin e brendshëm bruto të Kosovës, edhe me buxhetin e Kosovës, një paketë e tillë, pa diskutim, ju vendos në krye të vendeve të rajonit edhe përbën një shembull edhe për Shqipërinë, ku situata është po kaq kritike, qoftë përsa i përket pandemisë, edhe madje më shumë kritike përsa i përket krizës ekonomike dhe pasojave sociale. Ndaj, gjykoj se në këtë aspekt, vendimmarrja juaj dhe mënyra sesi do të zbatohet kjo paketë përbën një shembull edhe për Tiranën dhe, natyrisht, edhe për ne, pavarësisht se, për momentin, në opozitë.

Së dyti, dua t’ju falenderoj për rolin tuaj, për lidershipin tuaj në rinisjen e dialogut mes Republikës se Kosovës edhe Republikës së Serbisë në shinat ku ky dialog u konceptua, si dhe t’ju shpreh, edhe njëherë, mbështetjen e plotë timen, të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar në këtë përqasje parimore, e cila ka dhe mund të ketë vetëm një përfundim – njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Së treti, dua t’ju falenderoj për diskutimin shumë frytdhënës, përsa i përket të ardhmes e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ne vazhdojmë të themi “potencialet janë shumë të mëdha”, që, në fakt, është një mënyrë e sjellshme për të thënë që nuk kemi bërë sa duhet akoma, por ju siguroj se tek Partia Demokratike do të keni një partner të devotshëm, që ato punë që i kemi nisur, siç ishte Rruga e Kombit dhe liberalizimi ekonomik, në të dyja anët e kufirit, të vazhdojnë dhe më tej për të prodhuar më shumë mirëqenie dhe vende pune për qytetarët tanë ne Shqipëri dhe në Kosovë. Në këtë aspekt, dua të rikonfirmoj se një ndër vendimet e para të miat si kryeministër i zgjedhur, në zgjedhjet e ardhshme të Republikës së Shqipërisë, do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit, një vendim i padrejtë që rëndon mbi ekonominë e Kosovës dhe ekonominë e Shqipërisë, ngadalëson shkëmbimin ekonomik dhe shanset për bashkërendim të faktorëve ekonomikë në dy vendet tona. Po kështu, na duhet një thellim i bashkëpunimit në të gjitha fushat e tjera që nga infrastruktura, energjia, bujqësia, agrobiznesi dhe kështu me rradhë. Në këtë aspekt, dua të çmoj lart qëndrimet tuaja dhe fokusin tuaj në aspektin e bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku keni dhe do të keni mbështetjen time dhe të Partisë Demokratike.

Po kështu, në atë nivel bashkërendimi ne fushën e mbështetjes së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës që keni gëzuar ne 2007-2008 e më tutje në procesin para shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës  dhe në procesin  shumë të suksesshëm për  numër vitesh të njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, edhe në këtë aspekt, Tirana ka një dhe vetëm një detyrë – sa më takon mua, të mbështes pa asnjë rezerve, por me të gjitha resurset qeverinë e Kosovës, parlamentin e Kosovës, institucionet dhe popullin e Kosovës. Edhe njëherë ju falenderoj për këtë pritje vëllazërore.

Pyetje: Dy pyetje, fillimisht për zotin Basha.  A ka për qëllim vizita juaj këtu faktin që thirrja e presidentit dhe kryetarit të PDK për ringritjen e aktakuzës ndaj krimeve të luftës që pretendon gjykata speciale Apo është ndonjë qëllim tjetër që vjen pas kërkesës ose ftesës që ju ka bërë Kryeministri i Kosovës? Dhe një pyetje tjetër është për z. Hoti. Është thënë nga Mirosllav Lajçak që, pas takimit këtë javë në Bruksel, do të takohen ekspertët e dy vendeve dhe për këtë është akorduar në takimin që ju keni pasur në Bruksel. Tani po thoni që nuk është dialogu…… që po ndodh këtë javë dhe qysh do të jetë, qysh do të prezantohet dhe përfaqësohet?

Lulzim Basha: Faleminderit për pyetjen. Vizita ime është paksa e vonuar. Natyrisht, ndodh në një moment zhvillimesh në Kosovë, ku përfshihen zhvillimet që ju përmendët, por jam këtu pas një ftese të kryeministrit Hoti gjatë vizitës së tij në Tiranë dhe një ftese të përsëritur, po kështu dhe të autoriteteve të tjera të Kosovës, duke përfshirë presidentin Thaçi, kryetaren e kuvendit Osmani dhe krerët e Partive Politike në Kosovë.

Avdullah Hoti: Lidhur me Dialogun, ju e dini që ky proces ka filluar pas më shumë se 20 muajve, të bllokadës. Në ditët e para të qeverisjes sonë ne kemi qartësuar platformën tonë, qasjen tonë për procesin e dialogut dhe e kemi komunikuar me publikun, e kemi komunikuar me Kuvendin, me partitë politike opozitare, me të gjithë është diskutuar pozicioni i Republikës së Kosovës në këtë proces dhe është mirëkuptuar plotësisht nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Kemi filluar me Samitin e Parisit dhe me video konferencën të dielën e javës që shkoi dhe, mandej, takimin e fundit në Bruksel të enjten, për dy tema specifike, duke ditur gjithmonë cili është qëllimi final i procesit të dialogut, që është vetëm njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve. Normalizimi i marrëdhënieve është derivat i njohjes reciproke. Çdo zgjidhje që ne bëjmë në marrëveshjen finale për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë derivat i njohjes reciproke, pra si dy vende të pavarura, sesi i adresojnë çështjet e hapura që kanë në mes tyre. Dialogu është vetëm politik, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve. Të enjten është një takim tjetër në Bruksel, ku do të jetë prezent koordinatori shtetëror për dialog, të cilin do ta emëroj së shpejti, për të biseduar dhe për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke. Ky është objektivi ynë i vetëm në këtë proces. Çdo koment tjetër që dëgjoni, besoj që, ose nuk janë të informuar plotësisht, ose dëshirojnë vetë t’i shtrembërojnë gjërat ashtu se si dëshirojnë ata. Sot kam dërguar ftesat për nesër, për forum të liderëve të partive politike, gjithashtu kam dërguar ftesa në Kuvendin e Kosovës për të informuar Kuvendin për Samitin e Parisit dhe të gjitha zhvillimet deri më tash në proces të dialogut. Ashtu si kam thënë prej ditës së parë, do të jem plotësisht transparent në këtë proces, por dialog teknik nuk ka. Ka dialog politik vetëm për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

Faleminderit shumë!

Read More
18 Kor
0

Të paprekshmit e Edi Ramës mbjellin Shqipërinë me kanabis nga veriu në jug. Asnjë bos droge i arrestuar.

  • Fotot/ Të paprekshmit e Edi Ramës mbjellin Shqipërinë me kanabis nga veriu në jug. Asnjë bos droge i arrestuar.
  • “Droga mbillet në mes të vendit”, raporti i Antimafias italiane: Shqipëria ndër vendet kryesore në botë të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
  • Trafikantët e drogës nuk do të mund t’i ligjërojnë pasuritë kriminale. Ne do ta zhbëjmë me efekt prapaveprues ligjin e Edi Ramës për aministinë fiskale.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA, SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE.

Të dashur qytetarë, prej disa vitesh, ne kemi denoncuar projektin e Edi Ramës për të kanabizuar vendin si mënyra për të lidhur klanet kriminale me pushtetin e tij. Realiteti i 4-5 viteve më parë, kur i gjithë vendi u mboll me drogë dhe droga transportohej me avion, po përsëritet sërish me agresivitet edhe më të madh, përpara largimit të qeverisë së Edi Ramës.

Kjo foto është bërë së fundmi në Kukës. Kjo tjetra i përket plantacioneve me kanabis në Labëri. Kështu është në Malësinë e Dukagjinit, në Malësinë e Krujës, të Tepelenës, të Gramshit, në fshatrat e Beratit, të Vlorës, madje edhe në periferi të Tiranës.

Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë.

Fotografitë me kanabis në Kukës dhe në Tepelenë janë pasqyrim realitetit që prezanton me vërtetësi edhe Antimafia Italiane për gjendjen e rëndë të kanabisit në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama.

Në raportin e fundit të Antimafias italiane,  Shqipëria konsiderohet si një nga vendet kryesore në nivel botëror për prodhimin e kanabisit.

“Klanet shqiptare tanimë shprehin zotësi në rritje jo vetëm në tregtinë e drogës, por edhe në përmirësimin e cilësisë së bimëve narkotike që mbjellin, duke importuar në Shqipëri fara të afta për të prodhuar marijuanë në sasi të mëdha, në mes të vendit.”- thuhet në raportin e antimafias italiane.

Raporti ngre alarmin se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe tranziti për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia Qendrore dhe se, për shkak të lidhjeve të duhura, krimi i organizuar shqiptar është kthyer në një nga furnizuesot kryesorë të Italisë me kokainë nga Kolumbia.

Raporti tregon edhe mënyrën sesi kryhet transporti i drogës pa u shqetësuar nga Policia e Edi Ramës dhe e Sandër Lleshajt.

Trafiku rrugor është më i përhapuri, por edhe trafiku përmes detit dhe kanalit të Otrantos. “Skafet nisen nga harku mes Vlorës dhe Durrësit dhe drejtohen përgjithësisht drejt brigjeve puljeze”- theksohet në raportin e Antimafias Italiane.

Pyetja që shtron sot çdo qytetar është sesi ka mundësi që policia shqiptare i ka të gjitha këto informacione, e di se ku mbillet droga, e di se kush e mbjell, kush e trafikon, mënyrën dhe vendin nga trafikohet dhe prapë nuk merr asnjë masë?! Nuk ka asnjë edhe një arrestim të vetëm të trafikantëve të drogës. Asnjë shef të shkarkuar policie, megjithë premtimin pompoz të Sandër Lleshajt. Përgjigja është fare e thjeshtë! Policinë e pengon Ministri i Brendshëm, i cili është në shërbim të paktit të Edi Ramës me trafikantët e drogës.

Raporti i Antimafias italiane konfirmon se trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali nuk është ndaluar as gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Kur askush nuk lëvizte në rrugët e Shqipërisë dhe Edi Rama bënte shfaqjet me dron nga rrugët e zbrazura, trafikantët e drogës lëviznin lirshëm nga toka dhe nga deti.

Raporti i Antimafias italiane hedh dritë edhe mbi pasurinë shumë të madhe të bosëve të drogës shqiptare. “Të ardhurat nga trafiku i kanabisit u kanë dhënë mundësi shqiptarëve të futen në tregun e heroinës dhe kokainës, duke shumëfishuar të ardhurat”- thuhet në raport, i cili e sheh Shqipërinë si një vend ndërkombëtar të krimit.

Janë këta trafikantë droge që Edi Rama i shet për emigrantë dhe që po synon t’u legalizojë pasuritë e vëna nga droga përmes ligjit të aministisë fiskale.

Ky ligj, nëse miratohet, kundër sugjerimeve të partnerëve tanë strategjikë, nuk ka për të patur jetën e gjatë. Në do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.

Puna e ndershme dhe jo paratë e drogës do të vlerësohen nga qeveria e ardhshme, në mënyrë që Shqipëria të hiqet nga harta e vendeve kryesore të prodhimit dhe trafikimit të drogës.

Read More
18 Kor
0

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe, është paguar mbi 220 milionë lekë nga qeveria për kompaninë e tij private të transporteve

  • Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe, është paguar mbi 220 milionë lekë nga qeveria për kompaninë e tij private të transporteve. Prokuroria të hetojë këtë skemë vjedhjeje dhe skemën gjigande të korrupsionit me patentat, të denoncuar në media.

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E PD, INA ZHUPA

 

 

Përshëndetje!

 

Ndodhem tek Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, e cila drejtohet nga Blendi Gonxhe.

 

Shumë shpesh, media e ka cilësuar mikun e kryeministrit në ikje si një nga drejtorët më të korruptuar të administratës.

 

Media ka bërë të njohur të dhëna për sistemin e ryshfeteve që Blendi Gonxhe ka perfeksionuar për t’u zhvatur para qytetarëve që marrin një patentë.

 

Ata që kanë ardhur të paktën 1 herë tek zyrat e patentave, e njohin shumë mirë këtë sistem korrupsioni. Por Blendi Gonxhe nuk kënaqet vetëm me zhvatjen direkt të qytetarëve.

 

Blendi Gonxhe përfiton miliona lekë nga buxheti i shtetit përmes një kompanie private, të vendosur në emër të bashkëshortes.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor ka në pronësi një kompani private për transport udhëtarësh, të cilën e përdor për t’u dhënë makina me qera kolegëve të tij në institucione të tjera shtetërore. Janë rreth 220 milionë lekë që Blendi Gonxhe ka përfituar me këtë biznes në konflikt të hapur interesi.

 

Nëse do të këtë një hetim nga Inspektorati i Kontrollit të Pasurive, do të gjejë se institucione qendrore, të drejtuar  nga miq të Blendi Gonxhes, kanë paguar miliona lekë për kompaninë e tij, ndërkohë që ky vetë është në këtë pozicion kyç të sektorit të Transporteve.

 

Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit, Parlamenti, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, por veçanërisht Agjencia e Planifikimit të Territorit, paguajnë me miliona lekë kompaninë private të Blendi Gonxhes së Drejtorisë së Transporteve për të siguruar makina me qera apo shërbime të tjera transporti.

 

Janë miliona lekë për transport privat që paguhen nga taksat e qytetarëve direkt e në xhepin e mikut të kryeministrit që drejton Transportin Rrugor të  Shqipërisë. Ky është një aktivitet në konflikt të hapur interesi.

 

Është shkelje e ligjit, që tregon sesa të babëzitur janë këta që na drejtojnë. Blendi Gonxhe, që përdor miqësinë me Edi Ramën për të zhvatur çdo qindarkë nga taksat dhe nga xhepat e shqiptarëve në çdo formë dhe mënyrë, është funksionari tipik i korruptuar i qeverisë në ikje.

 

Më e pakta që Blendi Gonxhe mund të bëjë sot është të japë dorëheqjen. Ndërsa prokurorisë i takon të mos heshtë. Kjo skemë e përfitimit të parave duhet hetuar, njësoj siç duhet hetuar edhe skema e vjedhjes gjigande përmes sistemit të patentave.

Read More
17 Kor
0

Paralajmërimi i PD: Nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet, PD në qeveri do ta shfuqizojë me efekt prapaveprues.

  • Amnistia fiskale, Shqipëria si parajsë për krimin e organizuar dhe terrorizmin. Edi Rama thellon kursin e përplasjes me SHBA dhe BE.

 

  • Paralajmërimi i PD: Nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet, PD në qeveri do ta shfuqizojë me efekt prapaveprues.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

 

Me ligjin e amnistisë fiskale, kryeministri në ikje po e thellon kursin e tij të përplasjes me partnerët strategjikë SHBA dhe Bashkimin Europian dhe po godet interesat e shumicës dërrmuese të  shqiptarëve për llogari të krimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal.

 

Projekti i kryeministrit në ikje për aministinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste. Në ligjin që kryeministri në ikje duhet ta tërheqë menjëherë, çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë e tij pa u pyetur për burimin e tyre.

 

Projekti i kryeministrit në ikje u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit.

 

Ata fshihen pas pretendimit se po ndihmohen gjoja emigrantët, por në fakt do të pastrojnë paratë përmes akteve kriminale të kësaj qeverie në ikje.

 

Emigrantët shqiptarë që jetojnë me sakrifica dhe  punë të ndershme nuk përfitojnë nga ky ligj, sepse ai nuk po bëhet për emigrantët, por për trafikantët ndërkombëtarë të drogës.

 

Projekti i Edi Ramës për amnistinë fiskale favorizon politikanët dhe një numër të lartë zyrtarësh. Mjafton që i afërmi i një politikani të mos jetë në certifikatën e tij familjare dhe për pasurinë e tij eventualisht të paligjshme, bëhet mburojë amnistia fiskale, e propozuar nga kryeministri në ikje.

Qeveria nuk duhet të luajë me zjarrin dhe ta shndërrojë vendin në lavatriçe të parave të krimit të organizuar dhe terrorrizmit.

 

Kjo amnisti është një shuplakë për shumicën e shqiptarëve që kanë që jetojnë duke punuar në punë të ndershme. Përfituesit e amnistisë fiskale paguajnë si taksë vetëm  5 – 10% për vlerën e deklaruar, ndërsa një qytetar ka paguar në 7 vite nga 15% në 23%.

 

Së dyti, projekti i kryeministrit në ikje i ofron mbrojtje penale krimit të organizuar që do të deklarojë paratë e paligjshme.

 

Përfituesit nga amnistia nuk do të hetohen për mënyrën, sesi apo kur e kanë vendosur pasurinë e padeklaruar. Atyre u ruhet fshehtësia e identitetit dhe e deklarimit, duke mbrojtur kështu shkelësit e ligjit përpara atyre që e zbatojnë atë.

 

Partia Demokratike e konsideron projektin e Edi Ramës për aministinë fiskale të papranueshëm.

 

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, deklarojnë sot para shqiptarëve, para partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, dhe para subjekteve potenciale të këtij projekt-ligji, se nëse kryeministri në ikje nuk tërhiqet nga ky ligji korruptiv, ne do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.

Read More