Blog

19 Maj
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha intervistë me gazetaren Sonila Meço për emisionin “Tempora” në RTV Ora

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha intervistë me gazetaren Sonila Meço për emisionin “Tempora” në RTV Ora

 

“KA ARDHUR PIKA E KTHESËS”, BASHA: EUROPA U BASHKUA NË NJË ZË PËR TË DËNUAR KRIMIN E EDI RAMËS

 

Jam plotësisht dakord me dy konstatime që bëri Vincent van Gerven. E para që jemi në një pikë kthese që artikulli i Frankfurter Allgemeine Zeitung apo artikuj të tjerë që e kanë cilësuar si një krim moral ose si një veprim fashist, në rastin e Der Standard, që vjen era korrupsion, qëndrimeve të prera dhe të qarta të autoriteteve europiane Donald Tusk dhe komisioneri Varhelyi tek një njeri që ka lobuar shumë për çeljen e negociatave me BE që ka arritur madje të bindë edhe parlamentin holandez që të votojë hapjen në parim, sigurisht me 15 kushte, siç është doktor Whadepul i CDU-së. Zëra nga e gjithë Europa janë bashkuar për të dënuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë mëdyshje, pa asnjë ekuivok, krimin që ndodhi të dielën në mëngjes. Sigurisht krimi përbëhet me dy pjesë: përbëhet nga pjesa materiale e krimit që është shkatërrimi i një ndërtese me vlera historike, kulturore të çmuara për Shqipërinë, por tani e dinë edhe për Europën, sepse ishte Europa Nostra ajo që e renditi ndër 7 monumentet që duhen mbrojtur në Europë dhe që madje filloi të siguronte dhe financimin për restaurimin e tij, kjo është pjesa materiale e krimit. Është një pjesë tjetër që ka galvanizuar këtë lloj reagimi të cilin për fat të keq dhe këtu është pjesa e dytë ku bie dakord me Vincentin, nuk e pamë kur u prishën shtëpitë e banorëve të unazës së re, të Shkozës apo në fund të bulevardit të ri. Nuk e pamë kur u dhunuan dhe u përgjakën aktivistë, gazetarë, kur u mbyllën media kritike apo televizione kritike me qeverinë. Nuk e pamë kur u rrënuan standardet zgjedhore, u kapën me presh në duar duke manipuluar votat e shqiptarëve, zgjedhjet e shqiptarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar. Nuk e pamë kur Shqipëria u kthye në hambar droge për të financuar kapjen e pushtetit, për të financuar kapjen e ekonomisë. Në këtë kuptim, kjo është pika e kthesës, kjo është vija e kuqe dhe shkon shumë përtej simbolikës së ndërtesës, e cila dua ta theksoj edhe një herë, do të rindërtohet ashtu siç ka qenë, aty ku ka qenë. Dhe ata që morën pjesë në këtë krim në pjesën materiale të këtij krimi, nga i pari tek i fundit do të përballen me drejtësinë. Ky është një zotim që unë e kam firmosur me shkrim me Aleancën për Teatrin në korrikun e vitit të kaluar dhe të cilit i qëndroj plotësisht me nderin tim, në emër të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar, dhe që është diçka që do ta bëjmë realitet.

Pyetje: Kjo është diçka, një kontratë me Aleancën.

Lulzim Basha: Kjo është një vijë e kuqe e kaluar dhe është një zgjim më së fundmi i shumë faktorëve të rëndësishëm. Por mbi të gjitha është një zgjim edhe i atyre që mund të kenë pasur iluzione apo kanë qenë të strukur në indiferencën e tyre personale për të kuptuar nga mënyra se si u trajtua Teatri, se si u trajtuan artistët, se si u trajtuan aktivistët, se si u trajtuan gazetarët, se si u trajtua media, se si u trajtuan qytetarët, nënat, vajzat e reja, se si u trajtuan edhe politikanë të opozitës që ishin aty në përpjekjen e tyre për të qëndruar bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit se pa një ndryshim radikal i njëjti fat mund të presë secilin prej tyre, i pret të gjithë ata.  Dhe ne e dimë që shkatërrimi i Teatrit është një vazhdimësi e shkatërrimesh që kanë ndodhur. Ky njeri, ky sistem që ai ka ngritur, kjo kakistrokraci, kjo ngritje në sistem e të keqes. E keqja ka fytyrën e Edi Ramës, ka emrin e Edi Ramës, sigurisht ka edhe tentakula sepse jam dakord një njëri i vetëm nuk e mban dot të gjithën, ka edhe tentakulat e saj. Ky sistem dhe ky njeri ka 7 vite që shkatërron dhe plaçkit Shqipërinë, pasuritë publike, paratë e shqiptarëve, demokracinë, institucionet dhe të ardhmen tonë europiane.

 

BASHA: ËSHTË KOHA QË TË KTHEJMË FAQEN DHE JO THJESHT TA LARGOJMË RAMËN, POR TA NDËSHKOJMË RAMËN DHE SHËRBËTORËT E TIJ

 

Edhe në media europiane edhe  institucionet europiane kanë folur sot dhe dje me mesazhe shumë të qarta. Eshtë e dhimbshme që të humbë një sakrificë e tillë  Eshtë e dhimbshme që gjërat duhet të shkonin deri këtu. Dhe jam dakord  që ky është një çmin shumë i lartë për t’u paguar, për të ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar Bashkimin Europian që kemi te bëjmë me një autokraci, me një kakistokraci. Po ky është çmimi i një beteje të cilin kemi 7 vite që e paguajmë. Imagjino si do të ndiheshin në vendin tim ku për vite me rradhe denoncoje të keqen dhe në vend që të arrije vetëdijësim dhe veprimn, për shkak të vendosjes së stabilitetit mbi demokracinë shikoheshim ne si delja e zezë, shikoheshim ne si problem dhe jo ata që sollën kriminelët në Parlament, jo ata që e mbushën vendin me drogë, jo ata që shkatërruan ekonominë dhe vendet e punës, që çuan 500 mijë veta në azil që ia nxinë faqen Shqipërisë. Që siç e di fare mirë imazhi i bashkëatdhetarëve të mi, i qindra mijëra bashkatdhetarëve të mi të ndërshëm është nxirë dukë përfshirë  në vendet ku ndodhesh ti (Hollandw) dhe në vende të tjera për shkak të veprimeve të kësaj qeverie. Tani është koha që të kthejmë faqen dhe të kthejmë faqen do të thotë jo thjesht ta largojmë Ramën, por ta ndëshkojmë Ramën. Jo thjesht të largojmë shërbëtorët e tij, por t’i ndëshkojmë shërbëtorët e tij. Jo thjesht të largojmë të korruptuarit jo, por t’i ndëshkojmë të korruptuarit. Ky është parakusht që vendi të ecë përpara. Fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe kjo është një nga produktet më tejet konsensuale me mbështetjen më të madhe popullore që ka gjeneruar akti barbar me Teatrin Kombëtar.

 

BASHA CITON GAZETËN AUSTRIKE: RAMA KREU NJË OPERACION HITLERIAN ME TEATRIN DHE PROTESTUESIT. NDËSHKIM PËR RAMËN DHE VELIAJ, QË E KEQJA TË MOS PËRSËRITET MË!

 

Një nga gazetat austriake e ka krahasuar me veprimet e nazistëve. Dua të jem fare i qartë se kush ka përdorur një gjuhë të tillë në Europë kundër një kryeministri ballkanik, ‘Der Standard’ e ka krahasuar me dekretet e nazistëve, hitlerianëve, ka përdorur termin “operacioni natë dhe mjegull” që i referohet një dekreti të komandatit të Wehrmacht të 12 shtator 1941, sipas të cilit instruksioneve të Hitlerit thuhej që “anëtarët e rezistencës në territoret e pushtuara në Francë, Belgjikë dhe Holandë, transferohen në Berlin të ekzekutohen pa gjyq ose të çohen ne kampe përqendrimi”. Shikoni se çfarë termi ka zgjedhur një nga më të mëdhatë e Europës, dhe më prestigjiozet e botës gjermanike ‘Der Standard’ për t’iu referuar asaj që ka ndodhur.

Jam i bindur që në këtë pikë kalimi i kësaj vije të kuqe, ka sjellë dhe po sjell bashkimin më të madh të shqiptarëve dhe natyrisht na takon ne si opozitë bashkë me Aleancën për Teatrin, bashkë me pjesën e shëndoshë të shoqërisë civile, të elitës së mendjes e të shpirtit të shqiptarëve, t’i udhëheqim në këtë rrugëtim që siç e thashë nuk mund të jetë thjeshtë dhe vetëm çlirim nga tirania, pa ndëshkuar tiraninë. Nuk mund të jetë thjeshtë çlirim nga Edi Rama pa ndëshkuar Edi Ramën, pa ndëshkuar Erjon Velinë, pa ndëshkuar gjithë shërbëtorët e tyre nga i pari tek i fundit. Është garancia e vetme që kjo mos të përsëritet kurrë se është viti 2020 dhe Shqipëria nuk meriton të sillet në qarqet e mbyllura të vorbullave ciklike. Ne kemi thirrur dhe ndjejmë një bashkim si asnjëherë edhe përtej vijave politike. Në protestën dje edhe tek teatri kishte edhe të majtë, edhe socialistë, edhe njerëz me bindjen thellësisht të majta por që na bashkon një dëshirë: për të pasur një Shqipëri demokratike, një Shqipëri të dinjitetit njerëzor dhe për këtë duhet t’i japim fund Shqipërisë jo të pakicës, por Shqipërisë së një dyzinë të ndyrë. Aq janë, një dyzinë e ndyrë, shqiptarët nuk mund të punojnë për ata, shqiptarët nuk mund të rrethohen nga ata. Shqiptarët do ti rrethojnë dhe do t’i asgjësojnë politikisht dhe moralisht. Ky është misioni im, ky është misioni i opozitës.

 

“JANË PARTNERË QË KUR JU MERR KAPARIN DHE S’U BËN PUNËN, TË FUSIN PLUMBIN.”, BASHA ZBËRTHEN BIZNESIN E RAMËS DHE VELIAJT ME KRIMIN

 

Këta që na drejtojnë janë pengje të oligarkëve, janë pengje të krimit, janë pengje të kapareve dhe pazareve të pista. E mbani mend projektin “Fusha”? Ai ndërthur 3 elemente: Një kompani kliente të bashkisë dhe qeverisë, një ish-prokuror të Tiranës që mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, Petrit Fushën, dhe një klan mafioz droge, Sulejman Fushën në Spanjë. Këta janë partnerët e Edi Ramës dhe të Erjon Veliajt. Këta janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin. Kjo është Shqipëria sot, ky është kryeministri dhe kryetari i bashkisë. Është një qeveri , një kryeministër dhe një kryetar bashkie në duart e krimit dhe të mafias dhe s’ka si të jetë ndryshe. Marrëdhënia me botën e nëndheshme është e tillë, nuk mund të rrinë të dy me një karrige. Ose do të kesh vlera morale dhe do të udhëheqësh me vlera morale dhe padyshim mund të bësh dhe gabime në qeverisje dhe qytetarët do të vlerësojnë për të mirat, do të gjykojnë për gabimet, prandaj duhet të kemi proces normal zgjedhor. Po në qoftë se bën aleancën me krimin, atëherë krimi do të udhëheqë, krimit do ti shërbesh, peng i krimit do të jesh. Dhe kjo është situata ku kemi ardhur, kjo është beteja që kemi nisur. Prandaj çdo sakrificë ia ka vlejtur, edhe sakrifica e daljes nga parlamenti i krimit, se tani ka një zgjim të madh, ka një bashkim të madh dhe unë do të doja shumë që prej këtej e tutje mos të merremi më me këtë kufomë politike, por bashkë me shqiptarët të ravizojmë rrugën përpara.

Pyetje: Si zoti Basha?

Lulzim Basha: Si të duan që të mos ketë një Ramë tjetër, një Veliaj tjetër, mos të ketë më një përqëndrim dhe një kapje të pushteteve që u shërben 5 vetave, që shteti të punojë për 5 veta, si tenderat i marrin 5 veta, që naftën dhe minierat ti marrin 5 veta, dhe e gjithë pjesa tjetër e shqiptarëve të jenë skllevër të tyre, që të bëjnë ligje speciale në parlament për ta, që të ndryshohen taksa, divident e tarifa vetëm për ta. E gjithë Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët të jenë skllevër të tyre. Dhe skllavërimi nis tek vota. Po t’u skllavërua vota, prit të skllavërohet gjithçka, skllavërohen dhe fëmijët dhe nuk ke zgjidhje pasta. Ose pranon skllavërimin dhe dhunimin siç u dhunuan fëmijët e shqiptarëve dje dhe pardje ose ikin e largohen. Nuk ka pse të jetë kështu, ky është një vend i bekuar, është një vend me mundësi të jashtëzakonshme, është një vend me njerëz të jashtëzakonshëm. Duhet të bëjmë një gjë dhe vetëm një gjë: duhet të gjejmë brenda shpirtit gjithë shqiptarët kurajon për të qëndruar siç qëndroi Aleanca për Teatrin 27 muaj, siç ka qëndruar dhe do të qëndrojë opozita në krah të tyre.

 

DY LISTAT NË TRYEZËN E LULZIM BASHËS, ÇFARË DO TË BËJË KREU I OPOZITËS KUR TË MARRË DREJTIMIN E QEVERISË

 

Adriatik Lapaj: A e merrni përsipër ju një angazhim për të fshirë procedimet penale të protestuesve si kryetar i opozitës dhe si kryeministri i ardhshëm, pretendent?

Lulzim Basha: Zoti Lapaj ka disa dokumente të cilat nuk ndahen kurrë nga tavolina ime e punës, njëri prej tyre është lista e plotë e të gjithë aktivistëve të opozitës të dhunuar, të keqtrajtuar barbarisht dhe në mënyrë antiligjore për të drejtën e protestës gjatë gjithë protestave të opozitës gjatë këtyre 7 viteve. Dhe po kështu lista e të gjithë atyre të tjerëve qytetarë të thjeshtë, prindër, fëmijë, 18 vjeçar, 16 vjeçar, minorenë dhe aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë të cilët janë trajtuar barbarisht, me emër dhe me mbiemër, datat dhe hollësitë e ngjarjes. Ajo që dua të them sot për ju në përgjigje të kësaj pyetje dhe për gjithë opinionin publik është se ka edhe një listë tjetër, që edhe ajo është e printuar në të bardhë me shkronja të zeza por unë e quaj ‘lista e zezë’, është lista e dhunuesve. E kam thënë edhe më përpara por me gjithë këto mizori që ndodhin këtu, me gjithë këto të keqe që ndodhin këtu edhe mund ta harrojmë kështu që nuk më vjen keq ta përsëris që : gjithsecili prej atyre që ka marrë pjesë në këto dhunime as nuk do të falet, as nuk do të harrohet. Se puna e parë do të jetë me të vërtetë vënia para përgjegjësisë penale e majës së kupolës dhe kujtdo tjetër që është përfshirë në këto afera korruptive dhe kriminale. Sikur asgjë tjetër të mos bëjmë, qeveria e dalë nga vota e lirë do ta nisë me këtë por vepra e dytë do të jetë jo thjesht amnistimi i luftëtarëve për liri, për të drejta, për kushtetutshmëri, për dinjitet njerëzor. Shumë pak kjo që kërkon nga unë nesër ti, por edhe ndëshkimi, por e përsëris edhe një herë, se pa i ndëshkuar ata krimi rrezikon të përsëritet. Dhe angazhimi im sot para shqiptarëve është që ky krim të mos përsëritet  më kurrë nga asnjë qeveri, as e kuqe, as blu, as rozë, e asnjë ngjyre.

Read More
19 Maj
0

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME AMBASADORËT E VENDEVE TË BE

 

  • Me ambasadorët ndava dy shqetësime kryesore se kjo qeveri po pengon integrimin dhe po rrënon ekonominë. Është e domosdoshme të farkëtojmë një plan afatmesëm dhe afatgjatë masash me BE për të mbështetur ekonominë e familjeve shqiptare.
  • Në vend të plotësimit të 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe nxjerrjen e vendit nga kriza, Shqipëria po bën hapa mbrapa. Për shkak të Edi Ramës kriza po thellohet, Shqipëria po largohet edhe më shumë nga Europa.
  • Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe në plotësimin e 15 kushteve. Kërkova nga ambasadorët ndihmën e BE, që Shqipëria të përballojë ndihmën politike, ekonomike, sociale.
  • Për shkak të vendimeve korruptive të Edi Ramës për t’i çuar paratë tek një grusht oligarkësh dhe jo tek njerëzit në nevojë, gjendja është rënduar. Nga 50% të njerëzve në kushte varfërie para pandemisë, tani 7 në 10 familje shqiptare, janë në varfëri.
  • Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një nga pikat e angazhimit tonë edhe në kontratën me artistët. Do të bëjmë gjithçka që shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit një orë e më parë për t’i dhënë fund krizës politike dhe ekonomike.
  • Bëmë të qartë që ne e kemi imperativë zgjidhjen e krizës përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një orë e më parë ta çlirojmë vendin nga kjo zgjedhë, që ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të vjedhura nga krimi, nga oligarkët dhe nga ky pushtet.
  • Ne kemi treguar vullnetin tonë me propozimet tona, nga ana tjetër nuk ka pasur vullnet, ka patur vetëm një përdorim si fasadë të procesit, ndaj e kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë. Përgjegjësia për çuarjen përpara të reformës zgjedhore sipas afateve është e PS. Fasadë nuk mund të jemi.
  • Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Përshëndes konsensusin e gjerë që po krijohet se shpëtimi i Shqipërisë vjen vetëm duke e larguar këtë keqbërësin Edi Rama, që është e keqja e Shqipërisë. Pak rëndësi ka, nëse kjo vjen nga goja e një artisti, e një profesori apo e një opozitari.

 

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME AMBASADORËT E VENDEVE TË BE

 

Pyetje: Z.Basha keni patur një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian. A mund të na shpjegoni pak çështjet që janë trajtuar në këtë bisedë?

Lulzim Basha: Në vend që të ecej në drejtim të plotësimit të 15 kushteve për hapjen e negociatave, që janë edhe hapa për të dalë nga kriza në vend, Shqipëria po bën hapa mbrapa.  Për shkak të Edi Ramës kriza po thellohet, veprimet e javës së fundit dhe veprimet e javëve të fundit po e thellojnë edhe më shumë krizën politike, po e largojnë edhe më shumë Shqipërinë nga Europa. Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe në plotësimin e 15 kushteve sepse kjo është mënyra e vetme për t’iu shërbyer njerëzve. Ndaj sot kam kërkuar nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE ndihën e vendeve anëtare që Shqipëria të mund të plotësojë kushtet për integrimin, që Shqipëria të mund të hapë negociatat, që Shqipëria të mund të ketë mbështetjen e nevojshme politike dhe financiare që ka sot nevojë më shumë se kurrë për të përballuar situatën krejtësisht në krizë, në krizë politike, në krizë sociale, në krizë ekonomike dhe e ka edhe më të nevojshme për shkak të pasojave shkatërruese  COVID-it.

Çështja e dytë ka qenë çështja e ekonomisë, ku Shqipëria për shkak të vendimeve të Edi Ramës për t’i çuar paratë edhe në kohë pandemie te një grusht oligarkësh me afera korruptive dhe jo tek njerëzit në nevojë, si rezultati i kësaj shumica dërrmuese e shqiptarëve gjenden në kushte pamundësie ekstreme.

50% e popullsisë para pandemisë ishte në kushte varfërie, tani kjo përqindja ka shkuar pothuajse 7 në 10 familje shqiptare  të cilët e shohin veten e tyre në zgrip, në humnerën ekonomike. Me fundin e majit nuk do të ketë asnjë mbështetje ekonomike simbolike për ata që arritën të merrnin një mbështetje simbolike. Në tërësi situata e familjeve, e njerëzve është shumë e vështirë që nga nevojat bazë ushqimore, tek biznesi i cili vazhdon të falimentojë, të mbyllet, biznesi i vogël, biznesi i mesëm por tashmë edhe bizneset e mëdha, bizneset prodhuese po vihen në vështirësi të mëdha; vështirësi likuiditeti, pamundësi për të paguar punonjësit. Nga ana tjetër me ardhjen e sezonit të verës fermerët ndodhën në vitin e tyre më të vështirë në një dekadë dhe e dimë të gjithë që edhe sektori i bujqësisë dhe i blegtorisë ka pasur një dekadë të vështirë, ky vit është edhe më i vështirë.

Në këtë kuadër duke i falënderuar për atë ndihmë që i kanë rezervuar Shqipërisë në kuadër të gjithë solidaritetit për Ballkanin Perëndimor, kam kërkuar që pranë qeverive të tyre të bëjnë apel që të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike për vendin.

Këto pra kanë qenë dy shqetësimet kryesore që kam ndarë me ta. E para, faktin që ky kryeministër dhe kjo qeveri jo vetëm që nuk po ndihmojnë por po e pengojnë integrimin, ku i kam siguruar se unë personalisht, Partia Demokratike dhe gjithë koalicioni opozitar do të bëjmë gjithçka për të ecur përpara për procesin e integrimit sepse është një proces jetik për vendin.

Dhe së dyti, katastrofa ekonomike në të cilën ndodhet vendi dhe domosdoshmërinë që sëbashku me Bashkimin Europian të farkëtojmë një plan jo vetëm për të dalë nga kjo situatë, por një plan afatmesëm dhe afatgjatë masash për të mbështetur njerëzit, për të mbështetur familjet shqiptare në veçanti sa i përket situatës shumë të vështirë ekonomike, krizës së thellë ekonomike, gjendjes së tyre të, të familjes së tyre dhe të punësimit që po kthehet në një plagë edhe më të madhe sesa ishte para pandemisë.

Pyetje: Në emër të integrimit iu kërkuan ndërkombëtarët, Bashkimi Europian që të riktheheni në tryezën për reformën zgjedhore?

Lulzim Basha: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një nga pikat e angazhimit tonë edhe me artistët. Po të shikoni edhe kontratën që kemi firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, ku padiskutim ndër pikat kryesore është rindërtimi i Teatrit dhe çuarja para drejtësisë së atyre që bënë këtë krim barbar, një pikë tjetër është edhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Prandaj ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të garantuar një proces zgjedhor ku shqiptarët të mund të shprehin vullnetin e tyre dhe një orë e më parë t’u drejtohen kutive të votimit për t’i dhënë fund kësaj krize politike dhe krizës ekonomike që ka shkaktuar një qeveri e falimentuar, e dështuar dhe një kryeministër i babëzitur, një kryeministër i cili edhe në kohën e pandemisë e ka mendjen të vjedhë të batërdisë dhe të sillet si një kriminel ordiner.

Pyetje: Zoti Basha do të riktheni në tryezë?

Lulzim Basha: Kjo nuk varet nga ne. Ne nuk mund të jemi fasadë e procesit.

Pyetje: Dje, zoti Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes ku u prit për pak kohë opozita dhe më pas u mbyll takimi tha që do të kërkohet deri në fund, ishte në komunikim të vazhdueshëm me opozitën jashtëparlamentare për t’u rikthyer. Në një farë mënyre shprehu vullnetin që ju keni përsëri z.Basha?

Lulzim Basha: Vullneti nuk mund të shprehet me fjalë, vullneti shprehet me vepra. Dhe veprat e javës së kaluar tregojnë se kjo qeveri nuk ka asnjë vullnet për reformën zgjedhore. Kurrë më shumë se sot topi nuk ka qenë në derën e Partisë Socialiste, ajo është përgjegjëse për refuzimin e propozimeve tona deri tani; ajo është përgjegjëse për krijimin e një klime penguese për reformën zgjedhore. Ne nga ana jonë do të bëjmë gjithçka që t’i japim shqiptarëve një orë e më parë, ashtu siç e kemi premtuar, kushtet më të mira për zgjedhje dhe rastin më të parë për t’iu drejtuar kutive të votimit.

Pyetje: Z. Basha ka një kërkesë ditën e djeshme nga Presidenti i Republikës për hetim ndërkombëtar për çështjen e Teatrit. Ka qenë ky element pjesë e diskutimit sot, kishte një qëndrim nga ambasadorët për këtë?

Lulzim Basha: Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë e atyre që bënë këtë krim makabër jo vetëm kundër Teatrit por kundër medias, kundër artistëve, kundër aktivistëve, kundër opozitës, kundër qytetarëve të pafajshëm. Hetimi i tyre është një kusht i patjetërsueshëm dhe një zotim i imi i cili do të bëhet realitet vetëm atëherë kur vendi të mos ketë një qeveri që kontrollon prokurorinë dhe kontrollon drejtësinë. Për hetimin ndërkombëtar që ka kërkuar presidenti absolutisht nuk kam ndonjë kundërshtim, nuk e di se sa i mundur do të jetë në këto kushte. Do të kishte besueshmëri dhe do të sillte besueshmëri, por një gjë është e sigurt që me këtë qeveri ky krim as nuk mund të hetohet dhe fajtorët nuk mund të dënohen sepse fajtorët janë vetë qeveria, është vetë kryeministri.

Pyetje: Zoti Basha, një sqarim. A do të kthehet PD te këshilli politik për reformën zgjedhore?

Lulzim Basha: E bëmë të qartë që ne e kemi imperativë zgjidhjen e krizës përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një orë e më parë ta çlirojmë vendin nga kjo zgjedhë e cila ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të vjedhura nga krimi, nga oligarkët dhe nga ky pushtet. Ne kemi treguar vullnetin tonë me propozimet tona, nga ana tjetër nuk ka pasur vullnet, ka patur vetëm një përdorim si fasadë të procesit, ndaj e kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë. Ne kemi investuar kredon tonë morale dhe politike dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e reformës zgjedhore dhe për çuarjen e saj deri në fund, në veçanti sipas afateve që u shpallën para një jave, është tërësisht e Partisë Socialiste. Fasadë nuk mund të jemi.

Pyetje: Nesër ka një tjetër protestë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, do të jenë jo vetëm strukturat e PD, po ju vetë do të jeni më?

Lulzim Basha: Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Natyrisht do të jemi në krah edhe të protestës së nesërme.

Pyetje: Dje janë bërë thirrje gjatë protestës për të mos pasur politizim, si i lexoni këto thirrje?

Lulzim Basha: Shiko, thirrjet dje në protestë kanë qenë shumë të qarta, kanë qenë thirrje për ndëshkimin e krimit, kanë qenë thirrje për largimin e Erjon Veliajt, kanë qenë thirrje për largimin e Edi Ramës. Këto thirrje nuk kanë ardhur nga opozita ndonëse janë objektiva të qarta të opozitës, kështu që unë përshëndes konsensusin e gjerë që po krijohet, që shkon përtej radhëve politike, pastaj i quani thirrje politike është çështje definicioni. E rëndësishme është që qytetarët po e kuptojnë që shpëtimi vjen vetëm duke e larguar këtë keqbërës që ky është e keqja e Shqipërisë. Ky shkatërroi teatrin, ky po shkatërron Shqipërinë. Siç shkatërroi Teatrin ka shkatërruar ekonominë. Siç shkatërroi Teatrin po shkatërron shëndetësinë, po shkatërron vendet e punës. Ka shkaktuar mjerim ekonomik kudo, mjerimi ekonomik po thellohet. Shqiptarët e kanë kuptuar dhe janë të qartë më shumë se kurrë se largimi i kësaj të keqe, largimi i Edi Ramës është shpëtimi i shqiptarëve, është shpëtimi i Shqipërisë dhe për mua pak rëndësi ka nëse kjo vjen nga goja e një artisti, nga goja e një profesori apo nga goja e një opozitari.

Read More
18 Maj
0

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË FUND TË PROTESTËS

 

• Opozita do të mbështesë të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin. Kudo që do të ketë protesta, Partia Demokratike dhe opozita do të jetë në krah të tyre.

 

• Shkatërrimi i Teatrit nuk është fundi i Teatrit dhe i lirisë. Është fillimi i fundit të tiranisë dhe i teatrit 7 vjeçar të Edi Ramës me shqiptarët. Ky fund do të jetë i shpejtë

 

• I qëndroj kontratës së firmosur me Aleancën për rindërtimin e Teatrit në vendin ku ishte, siç ishte nga jashtë dhe të modernizuar nga brenda.

 

• Do të dërgohen para drejtësisë dhe prapa hekurave kushdo që është përfshirë në krim, nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj deri tek punonjësit më të thjeshtë.

 

• Koha e Edi Ramës po mbaron. Nuk do të kenë kohë të vjedhin 30 milion euro të shqiptarëve. Bashkë me betejën për demokraci, do të fitojmë edhe betejën për t’u rikthyer shqiptarëve taksat dhe ekonominë.

 

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË FUND TË PROTESTËS

 

Pyetje: Zoti Basha një koment i juaj. Sot ishte protesta e parë e Aleancës për Teatrin, u tha se do të vazhdohet të mërkurën?

 

Lulzim Basha: Opozita, Partia Demokratike do të mbështesë të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, këtu në Tiranë dhe në krah të qytetarëve. Kudo që do të ketë protesta Partia Demokratike dhe opozita do të jetë në krah të tyre. Siç e patë sot, siç e pa e gjithë Shqipëria, shpresa e Edi Ramës që përmes frikës, terrorit dhe barbarisë do të shuante energjinë dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim , mori fund. Shkatërrimi i Teatrit nuk është fundi i Teatrit, i kulturës, i artit, i guximit dhe i lirive të shqiptarëve, por është fillimi i fundit të tiranisë dhe të teatrit që Edi Rama ka luajtur tash shtatë vjet me shqiptarët, me jetët e tyre, me ekonominë e tyre, me varfërinë, me papunësinë, me lirinë, me institucionet, me kushtetutën e vendit. Ky fund do të jetë i shpejtë dhe do të jetë çlirimtar për shumicën dërmuese të shqiptarëve. Ripërsëris edhe njëherë vendosmërinë time dhe të Partisë Demokratike, të opozitës së bashkuar, për t’i qëndruar kontratës së firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për rindërtimin e Teatrit në vendin ku ishte sipas të gjitha përcaktimeve, siç ishte nga jashtë dhe të modernizuar nga brenda dhe për dërgimin para drejtësisë dhe prapa hekurave të gjithsecilit prej personave të përfshirë në këtë krim, nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj deri tek punonjësit të cilët shkelën ligjin natën e barbarisë, por që sot tregoi se nisi një ditë e re shprese, një ditë e re besimi të shqiptarëve te njëri-tjetri, tek Shqipëria, te demokracia dhe tek e nesërmja që nuk mund ta ndalë nata e errët e 17 majit.

 

Pyetje: Zoti Basha a do ta lejoni ndërtimin e teatrit të ri kur të fillojnë punimet?

 

Lulzim Basha: Nuk do të kenë kohë të vjedhin 30 milion euro të shqiptarëve. Nuk do të kenë kohë. Koha e tyre po mbaron dhe shqiptarët do të bashkohen që ato lekë t’ua kthejnë njerëzve që kanë më shumë nevojë, t’ua kthejnë të papunëve, t’ia kthejnë ekonomisë. Nuk do të ketë tjetër aferë 30 milionë euro zhvatje të parave të shqiptarëve për një apo dy oligarkë dhe xhepat e Edi Ramës dhe Erjon Velisë. Bashkë me betejën për demokraci do të fitojmë edhe betejën për t’i rikthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve taksat e tyre dhe ekonominë e tyre.

Read More
17 Maj
0

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

·        PD mbështet protestën e thirrur nga Aleanca për teatrin në orën 16.30. Të gjithë qytetarët në protestë kundër tiranisë, në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit ligjor.

 

·        Rikonfirmoj angazhimin zyrtar të ndërmarrë me firmën time për rindërtimin nga e para të Teatrit Kombëtar, siç ishte, natyrisht me modernizimin e nevojshëm të brendshëm.

 

·        Dua të përsëris vendosmërinë time për të çuar para drejtësisë dhe prapa hekurave të gjithë ata që u përfshinë në krimin makabër të shembjes së Teatrit.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpallur një protestë për ditën e nesërme në orën 16.30 dhe ka kërkuar pjesëmarrjen sa më të madhe të qyetarëve. Është vendim i Partisë Demokratike për të mobilizuar maksimalisht strukturat tona, duke u bërë thirrje gjithë demokratëve shqiptarë, gjithë opozitarëve, gjithë qytetarëve që nesër të jemi totalisht në mbështetje të Aleancës, në protestë kundë këtij krimi makabër dhe shkelje flagrante të kushtetues dhe ligjit, në një protestë jo vetëm në mbrojtje të artit, trashëgimisë kulturore, kulturës, por kundër tiranisë, shkeljes së ligjit dhe të drejtave themelore të qytetarëve, kundër mjerimit ekonomik, që janë veprat e keqbërësit dhe të të keqes më të madhe të vendit, që është Edi Rama. Ndaj, në mbledhjen e sotme janë ndarë detyrat për të siguruar pjesëmarrjen maksimale dhe për t’i bërë thirrje çdo qytetari të angazhohet në këtë protestë nesër në orën 16.30. Ndonëse si shkak merr prishjen makabre të Teatrit Kombëtar, ajo ka për synim diçka shumë më të mdhe që i takon të gjithë shqiptarëve – rikthimin tek vlerat elementare të demokracië, të shtetit të së drjetës, të garancive për jetën dhe sigurinë e qytetaëve dhe të shanseve e mundësive për një jetë më të mirë në vendin tonë. Të gjitha këto janë të mundura dhe do të jenë të mundura në momentin që Shqipëria t’i kthehet qytetarëve të saj, duke nisur nga kthimi i demokracisë, i sigurisë ligjore dhe dinjitetit të çdo njeriu. Gjej rastin të përsëris edhe njëherë, atë angazhim zyrtar që opozita ka ndërmarrë me firmën time për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, siç ishte, natyrisht me modernizimin e nevojshëm të brendshëm. Ky është një zotim, të cilin unë, personalisht dhe koalicioni opozitar, nesër në qeverisjen e vendit, do ta bëjmë realitet. Sikundër, dua të përsëris vendosmërinë time për të çuar para drejtësisë dhe prapa hekurave të gjithë ata që u përfshinë në këtë krim makabër.

 

Pyetje: Zoti Basha do të jeni vetëm nesër në protestë apo do të vazhdojnë protestat në vijim?

 

Lulzim Basha: Nesër do të jemi në mbështetje totale të Aleancës ashtu siç e kanë kërkuar dhe thirrja ime ndaj çdo qytetari është ta konsiderojnë këtë një betejë kundër tiranisë, një betejë për rikthimin e demokracisë, për shporrjen e këtij hajduti ordiner dhe këtij krimineli dhe natyrisht nesër është fillimi dhe jo fundi i betejës.

 

Pyetje: A do të ketë nesër reformë zgjedhore?

 

Lulzim Basha: Jo, nuk do të ketë. Nuk do të ketë.​

Read More
17 Maj
0

Opozita do të mbështesë, do t’u japë zë protestave të qytetarëve dhe do të organizojë protesta me efekt të menjëhershëm

 

 

  • Opozita do të mbështesë, do t’u japë zë protestave të qytetarëve dhe do të organizojë protesta me efekt të menjëhershëm.

  • Gabimi për t’u ulur me Edi Ramën nuk do të përsëritet më kurrë! Do të bëjmë të gjitha hapat demokratikë për largimin e së keqes së shqiptarëve, Edi Rama.

  • Rruga për ta shporrur këtë bandit dhe këtë të keqe është bashkimi i shqiptarëve me votën më masive që ka njohur vendi në këto 30 vite pluralizëm.

 

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME DREJTUESIT E KOALICIONIT OPOZITAR

 

Pyetje: Zoti Basha duket se u tejkalua ajo që ju e quajtët vija e kuqe. Çfarë do të ndodhë me opozitën në këtë moment? Cilat do të jenë rrugët që do të ndjekë opozita?

Lulzim Basha: Dita e sotme është një tjetër shembull i keq që vendi drejtohet nga një kriminel dhe nga një hajdut ordiner, i cili ka marrë peng shtetin e shqiptarëve, ka marrë peng institucionet e shqiptarëve, ka marrë peng bukën e gojës së shqiptarëve, ka marrë peng kulturën dhe shpirtin e shqiptarëve. Prej shtatë vitesh Partia Demokratike dhe opozita kanë bërë betejë me këtë të keqe dhe me autorin e kësaj të keqe që është Edi Rama. Me ndihmën e qytetarëve dhe të mediave kemi ekspozuar ditë pas dite korrupsionin, lidhjet me krimin dhe shkatërrimin e rendit kushtetues të sundimit të ligjit dhe të zgjedhjeve të vjedhura e të manipuluara në Shqipëri.

Nga kjo pikëpamje e sotmja është një tjetër aferë e radhës. Por nuk është vetëm kaq, është guri i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e fëmijëve të vet, që vuan sot për pamundësitë ekonomike të shkaktuara prej hajdutërisë dhe babëzisë së Edi Ramës, i cili për xhepat e tij dhe pushtetin e tij ka sakrifikuar mirëqenien e çdo shqiptari edhe në këto kohë të pandemisë dhe të vuajtjeve të shtuara për njerëzit.

Si sot tre vjet më parë unë u ula me këtë njeri, me shpresën dhe besimin se forcat politike në vend mund të arrinin një marrëveshje në të mirë të popullit, në të mirë të unitetit të kombit dhe për të garantuar një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi shumë shpejt se u gabova.

Dua të garantoj sot shqiptarët se ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë! Se opozita është e vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat demokratikë, por të vendosur për largimin një orë e më parë të së keqes së shqiptarëve, të së keqes së Shqipërisë, të së keqes së fëmijëve tuaj që është Edi Rama.

Vendimi ynë i parë sot është mbështetja për të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, shoqërisë civile dhe qytetarëve kudo ku ndodhen, dhe nisja e organizimit po kështu nga ana e opozitës e protestave qytetare dhe mbarëpopullore.

Pyetje: Zoti Basha ka një datë?

Lulzim Basha: Duke nisur me efekt të menjëhershëm. Sepse aty ku sot u dhunua Teatri u përgatit flijimi i lirive dhe të drejtave elementare të çdo qytetari; të varfër apo të pasur, të punësuar apo të shpunësuar, të djathtë apo të majtë. Ky është vendimi ynë i parë. Dua, po kështu, të ritheksoj angazhimin e marrë me shkrim në emër të opozitës së bashkuar, jo vetëm para Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe gjithë artistëve e njerëzve të kulturës dhe artit shqiptar, por përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë angazhimin tonë që nesër në pushtet në qeveri e zgjedhur nga vota e qytetarëve, duke vendosur interesat e bashkimit kombëtar dhe të mirëqenies së njerëzve dhe mirëqenies së shpirtit të kombit, jo vetëm sipas angazhimit me shkrim që kemi bërë verën e kaluar, do të restaurojë në gjendjen e mëparshme Teatrin Kombëtar, por do të sigurojë me të gjitha format dhe mënyrat ndëshkimin shembullor të autorëve të kësaj ngjarje të tmerrshme, nga Edi Rama deri tek i keqpërdoruri i fundit në këtë batërdi që prapë se prapë ka një emër, emrin e të keqes që ka zënë vendin prej fyti, emrin e Edi Ramës. Synimi ynë, objektivi ynë dhe stacioni ynë final është që këtë zemërim që e ndjejmë të gjithë sot në shpirtrat tanë kur kemi parë njerëzit që kanë mbrojtur me vetëmohim një pasuri kombëtare, që mund të ishin motrat, vëllezërit, nënat tona, të trajtoheshin në këtë mënyrë nga mafia dhe krimineli ordiner, hajduti Edi Rama, se rruga për ta shporrur këtë bandit dhe këtë të keqe, është rruga e bashkimit të shqiptarëve dhe largimit të tij me votën më masive që ka njohur vendi në këto 30 vite pluralizëm.

Pyetje: Domethënë do të prisni zgjedhjet e vitit 2021?

Lulzim Basha: Padyshim një orë e më parë. Një orë e më parë. Dhe ky nuk është komunikimi im i fundit me ju, është komunikimi i parë pas vendimeve të rëndësishme që ka marrë opozita sot.  Siç e thashë duke nisur me vendimin për të mbështetur të gjitha protestat qytetare dhe për të organizuar edhe ne, bashkë me ta, një rezistencë shembullore popullore kundër këtij regjimi, kundër këtij krimineli dhe hajduti ordiner.

Pyetje: Deri në datën 23 qershor ka një gjendje të jashtëzakonshme, kërkesë që ju e keni artikuluar përpara se qeveria ta miratonte. Si do ti mbani këto protesta në mbështetje të Shoqërisë Civile, artistëve por edhe vetë si opozitë e bashkuar?

Lulzim Basha: Duke respektuar kushtet higjienike. Do t’i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen masivisht me efekt të menjëhershëm për të kundërshtuar e për të protestuar kundër këtij regjimi.

Pyetje: Do të braktisni tryezën e reformës zgjedhore nesër?

Lulzim Basha: Sot për sot e gjithë vëmendja jonë është të jemi në krah të njerëzve, në krah të atyre që u dhunuan atje, në krah të çdo qytetari që dhunohet ditë për ditë me mungesën e bukës së gojës, nga diktatura e çapës së bukës. Kjo është diktatura e çapës së bukës dhe kjo duhet dhe do të marrë fund një orë e më parë.

Do të kemi sëbashku komunikime të tjera.

Ju faleminderit!

Read More
16 Maj
0

Bujqësia e braktisur, pa asnjë qindarkë ndihmë nga qeveria, Basha takon fermerët në Divjakë dhe Karbunarë: Duhet një qeveri që vendos 500 mijë shqiptarë që punojnë në bujqësi para 5 oligarkëve

 

  • Bujqësia e braktisur, pa asnjë qindarkë ndihmë nga qeveria, Basha takon fermerët në Divjakë dhe Karbunarë: Duhet një qeveri që vendos 500 mijë shqiptarë që punojnë në bujqësi para 5 oligarkëve.

 

KRYETARI I PD, LULZIM BASHA, TAKON NË DIVJAKË DHE KARBUNARË FERMERËT E ZONËS

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua në Divjakë dhe Karbunarë me fermerët e zonës, të cilët treguan të revoltuar për braktisjen e plotë nga ana e qeverisë. Asnjë prej fermerëve nuk ka marrë asnjë qindarkë subvencion, ndërsa çmimi i naftës, i faturave të tjera të larta dhe konkurrenca e pandershme po i çon drejt falimentimit.

 

“Kemi falimentuar. Unë jam 60 vjeç, dhe i hedh fajin vetes time, se duhet të kisha ikur nga Shqipëria. Kam dorëzuar mallin me dokumente që kam marrë paratë nga banka gjoja për të marrë subvencionim. Po asnjë kokërr. Asnjë qindarkë. Unë kam hedhur 7 milionë me të vjetra sigurisht.”- tha një fermer, që ka marrë mbrapsht vetëm 2 milionë nga prodhimi i tij.

 

“Ne kemi një hall tjetër, nuk po shesim dot produktet. Tregu shqiptar magazinat, mbi 30 magazina në Maminas janë mbushur me patate nga importi. Patatja jonë është një produkt shumë i mirë. Të mbrohemi, kaq kërkojmë nuk kërkojmë asgjë tjetër. Vetëm të mbrohemi. “- thotë një fermer tjetër që tregon konkurrencën me produktet që vijnë nga Egjipti.

 

“Ky hall që na ka rënë ne është I madh. Neve s’po mbajmë familjet tona sot për sot. Jemi të diskriminuar totalisht. Populli do bukë, do të hajë. Jemi të mbaruar. Po më humbet e ardhmja e fëmijës. Më vjen çuni i mërzitur në shtëpi, “nuk kam shitur mallin.”- thotë. “- i tregoi zoti Basha pronari i një sere.

 

Kreu i opozitës mbështeti 5 kërkesat e fermerëve, të cilët janë lënë jashtë çdo ndihme financiare nga qeveria. Megjithëse pandemia e ka goditur rëndë bujqësinë, për fermerët nuk ka asnjë qindarkë ndihmë.

 

“Unë jam anëtar i kryesisë së sindikatës. Ne i kemi kërkuar qeverisë subvencionimin direkt te fermeri, jo indirekt. Qeveria t’i bëjë publike emrat e fermerëve që marrin subvencione. Ku janë? Unë flas edhe në emër të fermerëve të tjerë të Beratit, të Fierit, të Lushnjës, të Elbasanit se të gjithë me një vend shesin. Ne jemi vetëm në dorë të zotit.” – u shpreh një fermer.

 

“Kam tre vitet e fundit e në vazhdimësi me një situatë alarmante. Jashtëzakonisht katastrofë. Jemi drejt falimentit. Shpenzimet na janë rritur në maksimum. Këtij prodhimi, për shembull, i është dyfishuar kostoja”-tregon pronari i një sere me perime.

 

“Ku është dora, fuqia e shtetit për të na ndihmuar ne? Ne meritojmë një ndihmë, të kemi një farë mbështetje. Jemi të harruar ne. Fermerët janë të harruar.  Dritat i paguajmë si biznes i madh, naftën po kështu, për subvencione nuk bëhet fjalë. “- shprehet një tjetër fermer.

 

Zgjidhja e kësaj gjendje të rëndë është ndryshimi i qeverisë. “Duhet të keni një qeveri që vendos njeriun para oligarkut, që vendos 500 mijë shqiptarë para  5 oligarkëve. Kaq e thjeshtë është.”- theksoi kreu i opozitës gjatë takimeve me fermerët e Divjakës dhe Karbunarës.

Read More
15 Maj
0

Braktisja e dyfishtë e qeverisë, Basha takon banorët e Sukthit.  “Jemi keq e më keq.”. Basha: Po paguhen oligarkët, jo qytetarët

 

Braktisja e dyfishtë e qeverisë, Basha takon banorët e Sukthit.  “Jemi keq e më keq.”. Basha: Po paguhen oligarkët, jo qytetarët

 

TAKIM I KRYETARIT TE PD, LULZIM BASHA ME QYTETARET NE SUKTH

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha u rikthye në Sukthin e dëmtuar nga tërmeti dhe konstatoi se pas 4 muaj nga vizita e tij e fundit atje, gjendja e banorëve ishte përkeqësuar. Ata jo vetëm nuk kanë marrë akoma përgjigje, nëse pallati është apo jo i banueshëm, por janë braktisur plotësisht nga qeveria edhe gjatë kohës së izolimit nga pandemia.

 

”Ka rënë populli në zero. Nuk kemi me çfarë të marrim bukën, nuk kemi me çfarë te marrim një kilogramë domate, një kilogramë speca.- i tha zotit Basha një banore e Sukthit, shtëpia e së cilës është dëmtuar nga tërmeti.

 

Dialogu i kreut të opozitës me banorët sjell dëshmitë e banorëve sesa rëndë janë goditur nga mungesa e ndihmës së qeverisë.

 

Basha: Ju vazhdoni me të njëjtat kushte siç ju pashë herën e fundit?

Banor: Ashtu jemi. Më keq. Edhe më keq.

Basha: Keni marrë ndonjë mbështetje financiare?

Banore: Nuk kam marrë as një shishe ujë. Pension jo, rrogë jo, për të ngrënë jo, ku do të shkojmë, ku do të jetojmë ne o nenë?

Banor: Nuk kanë pyetur a jemi gjallë. Po nuk dua asgjë vetëm të na thonë çfarë do të bëhet për pallatin. Erdhën prapë dje dhe nuk na thanë asgjë, asnjë dokument, asgjë.

Basha: Zonjë po ndihma ushqimore të kanë ardhur ty?

Banore: Asnjë gjë, për kokë të atij djali që kam rrugëve andej. Asnjë kokërr kripe të ma sjellin në derë nuk më kanë sjellë. Asnjë gjë, as pension, as ndihmë ekonomike, asnjë gjë.

 

Bashkë me banorët e Sukthit, kreu i opozitës ngriti shqetësimin se qeveria ka prioritet pasurimin në murriz të shqiptarëve, duke vkedhjr më një grusht oligarkësh dhe duke lënë pa ndihma qytetarët edhe më të varfëruar.

Read More
14 Maj
0

Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar. Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin dhe zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar

 

  • Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar. Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin dhe zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME PËRFAQËSUES TË ARTISTËVE NË MBROJTJE TË TEATRIT KOMBËTAR

 

Pyetje: Zoti Basha sapo përfunduat një takim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. A do të vazhdoni t’i mbështesni ata?

Lulzim Basha: Do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Afera me Teatrin Kombëtar është afera e radhës e korrupsionit të një qeverie në ikje. Në kohën e pandemisë, kur shqiptarët presin dhe meritojnë mbështetjen nga shteti, presin dhe meritojnë që taksat që kanë  paguar 7 vite, faturat e kripura që kanë paguar 7 vite t’u kthehen në shërbime, t’u kthehen në subvencione për pagat për ata që kanë humbur vendet e punës, t’u kthehen në para për familjet në nevojë, pikërisht në kohën e pandemisë, Edi Rama sulet për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar, për të vjedhur pronën publike, për të shkatërruar këtë pasuri të kulturës dhe të trashëgimisë së kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë. Pra, mesazhi është i qartë edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur, këtë duan ta bëjnë në mënyrën më të dhunshme të mundshme. Ju e keni parë që për më shumë se 1 vit e gjysmë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë përballur me dhunë, janë përballur me represion, ndërkohë që nuk janë duke mbrojtur diçka personale, por diçka që iu takon të gjithë qytetarëve. E pra, siç e kam thënë edhe më pare, çdo hap për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj qytetarëve dhe jo vetëm ndaj artit dhe artistëve. Përgjigja nuk është një përgjigje që i takon vetëm artistëve, por gjithë qytetarëve, prandaj unë u bëj thirrje sot në emër të Partisë Demokratike gjithë demokratëve shqiptarë kudo ku ndodhen, të gjithë mbështetësve të opozitës dhe çdo qytetari shqiptar të djathtë e të majtë që sot është në pasiguri për jetën, që sot është me tavolinë të boshatisur, që sot nuk ka me çfarë t’i ushqejë fëmijët, ta kuptojnë te Teatri Kombëtar sot është vija e kuqe e përballjes me regjimin që ju ka vjedhur dhe ju ka lënë pa bukën e fëmijëve, që ju ka lënë pa rroga në kohën e pandemisë, që ka nxjerrë zbuluar shtetin prej kartoni, i cili ua merr taksat, juavendos gjobat, por kur ju keni nevojë për mbështetje jo vetëm nuk kujtohet për ju, por vazhdon të vjedhë pasuritë tuaja për veten e tij dhe për një grusht oligarkësh. Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin tek çdo institucion i uzurpuar. Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës. Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar

Read More
14 Maj
0

Bizneset në Durrës pa ndihmë nga qeveria dhe të mbytur nga faturat afrofe. Basha: Dështimet e Ramës po u kushtojnë shumë shtrenjtë qytetarëve

 

  • Bizneset në Durrës pa ndihmë nga qeveria dhe të mbytur nga faturat afrofe. Basha: Dështimet e Ramës po u kushtojnë shumë shtrenjtë qytetarëve.

 

 TAKIMET E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME BIZNESET NË DURRËS

 

Durrësi është po aq i prekur sa Tirana nga mungesa e ndihmës së qeverisë për qytetarët dhe bizneset. Për shkak të tërmetit të nëntorit, situata atje është edhe më e rënduar. Disa dhjetëra tregtarë që takoi kryetari i opozitës Basha në Durrës treguan për rënien drastike të konsumit dhe për mosmarrjen e asnjë qindarke ndihmë nga shteti, duke faktuar se dështimet e Edi Ramës po u kushtojnë shumë shtrenjtë qytetarëve, që po varfërohen edhe më shumë.

“Xhiro është 50% më pak. Nga ndihma nuk përfituam asgjë. “- tha një tregtar, ndërsa një tjetër që kishte tre të punësuar pohoi se asnjëri prej tyre nuk e ka marrë pagesën e ndihmës.

Pronarët e bizneseve të vogla e përkufizojnë si vjedhje të tyre vendimin e qeverisë për faturat afrife të dritave dhe të ujit.

“Ne patëm dy goditje njëra pas tjetrës. Si nga tërmeti, që s’patëm asnjë ndihmë, si nga koha e virusit, ne thjesht po mbahemi me një rrogë minimale. Na kanë futur në faturën, e faturuar sipas këtij muaji të vitit të kaluar. Është afrofe 340 mijë lekë”- tha njëri prej tyre, duke e bërë faturën e dritave shumë të lartë sesa pagesën e marrë nga qeveria, siç vuri në dukje kreu i opozitës.

Njësoj si qytetarët e Tiranës, edhe në Durrës tregtarët kërkojnë të dinë ku janë paratë që ata kanë paguar si taksa të rritura gjithë këto vite.

“Duam pak mbështetje se në ditë të mirë, ditë me diell ecim vetë

Po mbajmë deri diku niptin hapur me shpresën që mund të rimëkëmbemi, mund të na japin ndonjë kredi të butë me atë që dëgjojmë në televizor, por për momentin s’dimë asgjë. Shkojmë nëpër banka asnjë lloj përgjigje, është thjesht vetëm llafe, letrat nuk dihet se ku janë, se ça bëhet”- u shpreh një tregtar tjetër.

Në Durrës, Kryetari Bashi u takua edhe me disa pronarë hotelesh e agjencish turistike, të cilët janë prekur rëndë nga izolimi për shkak të pandemisë. Disa prej tyre, të njohur në Durrës si mbështetës të PS, shprehën zhgënjimin për braktisjen e plotë nga qeveria për sektorin e turizmit. Kërkesa e tyre për anullimin e taksave lokale deri në mars 2021 është mbështetur nga Kryetari Basha. Të gjithë ishin të një mendimi se qeveria duhet të ndihmonte bizneset që të mbante hapur vendet e punës dhe jo të bënte amnisti fiskale për paratë e pista te krimit dhe të klienteles së saj.

Read More
13 Maj
0

Rama tërhiqet nga përpjekja për të siluruar konsensusin. Opozita e angazhuar në përmbylljen e procesit të Reformës Zgjedhore

 

  •   Rama tërhiqet nga përpjekja për të siluruar konsensusin. Opozita e angazhuar në përmbylljen e procesit të Reformës Zgjedhore

 

PRONONCIMI PËR MEDIA I PËRFAQËSUESIT TË OPOZITËS NË KËSHILLIN POLITIK PËR REFORMËN ZGJEDHORE, OERD BYLYKBASHI

 

Oerd Bylykbashi: Patëm një mbledhje me një debat shumë të fortë për sa i përket deklaratave të djeshme të kryeministrit Rama, i cili në mënyrë fare të qartë bëri tentativë të drejtpërdrejtë për të siluruar  procesin politik dhe sigurisht dhe atë teknik, pra reformën zgjedhore. Atë që ne i bëmë të qartë maxhorancës sot në Këshill Politik ishte që: Kushtet që ne kemi vendosur mbi tryezë me propozimet tona janë aty mbi tryezë. Ne nuk tërhiqemi nga ato! Jo vetëm që kërkohet vullnet politik që e garanton vetëm qeveria tranzitore, por në asnjë mënyrë nuk do të ketë mundësi kryeministri Rama që marrë në xhepin e tij administratën zgjedhore duke emëruar aty militantë politikë të veshur si të pavarur nga administrata publike. Dhe po ashtu nuk do të ketë mundësi të marrë Kolegjin Zgjedhor për t’i vënë vulën manipulimeve që kryen me administratën e kapur politikisht. Në debatin që bëmë maxhoranca u tërhoq nga këto qëndrime dhe kjo na jep mundësinë për të vazhduar më tej. Por që të jetë e qartë: opozita jo vetëm nuk do të çedojë nga të gjitha garancitë ndër vite i janë dhënë procesit zgjedhor dhe opozitës në përgjithësi, pavarësisht kush ka qenë në opozitë, por do t’i shtojmë procesit zgjedhor garanci të tjera të cilat do të bëjnë gjithmonë e më të vështirë manipulimin. Sigurisht asnjë nga këto nuk është e mjaftueshme për të garantuar vullnetin politik që e garanton vetëm një qeveri tranzitore.

 

Pyetje: Pra, kryeministri është tërhequr nga dy kushtet e djeshme të panegociueshme?

 

Oerd Bylykbashi: Në debatin tonë ne bëmë të qartë qëndrimin tonë dhe maxhoranca në konsideratën tonë u tërhoq nga ato qëndrime që dje në mënyrë shumë provokative Edi Rama bëri. Dua të nënvizoj një fakt, ai prononcim pikërisht në momentin që Këshilli Politik po fillonte punën duket qartë që ishte një tentativë për ta nxjerrë nga binarët punën e Këshillit Politik, sepse Edi Ramës nuk i intereson produkti konsensual i reformës zgjedhor por kërkon ta miratojë Kodin Zgjedhor vetëm me votat e tij me ato ndryshime që ai pretendon; që administrata zgjedhore të jetë e emëruar prej tij dhe Kolegji Zgjedhor të jetë i përzgjedhur prej tij t’i vërë vulën manipulimeve. Ne këtë nuk e lejojmë, në këtë Këshill Politik kjo nuk mund të kalojë kurrë!

 

Pyetje: Zoti Gjiknuri pak para jush hodhi disa ide sa i përket depolitizimit të administratës, por nuk u shpreh qartësisht sa i përket çështjes së Kolegjit Zgjedhor. U propozua ndonjë formulë tjetër ndryshe nga ajo që keni propozuar?

 

Oerd Bylykbashi: Sot debati ishte i fokusuar tek kjo çështje, jo tek detajet e propozimeve konkrete. Ajo që ne bëmë të qartë është që çdo lloj zgjidhje mbi administratën dhe çdo lloj zgjidhje për Kolegjin Zgjedhor nuk ka për ti dhënë mundësi maxhorancës për ta bërë vetëm. Asnjë lloj versioni nuk mund të kalojë nga Këshilli Politik në këtë drejtim, por ajo që ne u përpoqëm është të inkuadronim edhe njëherë bazat e kompromisit politik të janarit që kërkon që çështjet të debatohen me konsensus. Dhe sigurisht ai që është mëkatari më i madh, jo vetëm politik por në mënyrë speciale, të veçantë për zgjedhjet që është kryeministri, është i fundit që mund të flasë dhe mund të përcaktojë ai standardet dhe kriteret e zgjedhjeve të ardhshme të shqiptarëve. Në këtë proces ne kemi bërë propozime për administratën zgjedhore, për votimin elektronik, për financimin e partive, për rinumërimin e votave, për rolin e policisë dhe të prokurorisë në proces, të gjitha në përputhje të plotë me rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR. Ajo që kërkon maxhoranca është e kundërta sepse provën për këtë e ka në atë që ka bërë deri më sot me zgjedhjet.

 

Pyetje: Po për sistemin zgjedhor çfarë qëndrimi mbajtët?

 

Oerd Bylykbashi: Sot ne patëm një raport nga ekspertët në lidhje me kushtetutshmërinë e propozimeve e bëra deri më sot. Çështja është e hapur për të diskutuar propozimet sa i përket sistemit zgjedhor, një gatishmëri që opozita e ka treguar gjithmonë, por çështja kryesore e debatuar sot ishte pikërisht përpjekjet për të siluruar procesin nga kryeministri dhe nevoja për të rivendosur themelet e konsensualitetit të këtij procesi gjë që gjatë kësaj mbledhje maxhoranca u tërhoq nga ato lloj qëndrimesh.

Read More