Blog

23 Shk
0

“Qeveria një mbetje e rrezikshme”, Jamarbër Malltezi nga Vlora: Shqiptarët po bëhen kurban nga lufta mes bandave në qeveri që bëjnë biznes me vdekjen.

“Qeveria një mbetje e rrezikshme”, Jamarbër Malltezi nga Vlora: Shqiptarët po bëhen kurban nga lufta mes bandave në qeveri që bëjnë biznes me vdekjen.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JAMARBËR MALLTEZI

Të gjithë mbani mend sesi Edi Rama u perpoq të kalonte ligjin për importin e mbetjeve para pak vitesh me përbetimet se Portet dhe Doganat Shqiptare ishin të sigurta. Ndonëse nuk e miratoi dot ligjin, Rama lejon importin e mbetjeve nën etiketën si kimikate, përmes VKM 665 të datës 21.09.2016 “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”.

Vlonjatet si gjithë shqiptarët meritojnë det dhe mjedis të pastër, pa helme dhe pa mbetje të rrezikshme.

Vlonjatet patën mundësi të ndjejnë nga afër dëshirën e madhe të Edi Ramës për të importuar plehrat e botës. Mediat italiane raportuan për të paktën 15 udhëtime me traget, ku sasi të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, largohej nga Italia me qëllim depozitimin në Shqipëri sipas një skeme tipike mafioze.

Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët panë Edi Ramën në darkë të ngushtë me z. Kornuzi që banon në Siçili, pronarin e ndërmarrjes “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës.

Tek rruga e 15-të mesa duket qenkan prishur pazaret dhe u kap ngarkesa.

Po ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e mëparshme me mbetje të rrezikshme?

Në det apo maleve që të ndotin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve me azbest për 100 vitet e ardhshme?

Vlonjatet janë të qartë për skemën e funksionimit. Ata e dine se kujt i janë dhënë licencat për tragete dhe kujt i jane dhene licensat për grumbullim dhe depozitim mbetjesh. Gjithë shqiptarët morën sihariqin pardje se do shkrihet inspektoriati i mjedisit dhe do behet pjese e IKMT, pra kjo qeveri do policë që të ndajnë pazaret veç për ndërtime por jo inxhinierë mjedisi që matin rrezikshmërinë dhe sasinë e mbetjeve të rrezikshme.

Edi Rama do na thotë prapë se edhe në darkën e ngrohtë, ia ulen trafikantin me zor, por shqiptaret e kanë të qartë lidhjen e Ramës me trafiqet, bandat, drogën dhe plehrat.

Kjo qeveri duhet hequr qafe si një mbetje e rrezikshme për qytetarët.

Në përpjekje për të fshehur importin e kancerit, qeveria dje tentoi të gënjente sikur nuk janë mbetje të rrezikshme, POR ky vend nuk ka laboratorë të akredituar të mbetjeve të rrezikshme NDËRSA mbetjet radioaktive janë pjese e vogël e mbetjeve te rrezikshme.

Azbesti dhe vajrat e ndotura nuk janë radioaktive, POR janë mbetje toksike kancerogjene!

Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që mos të mbylle sytë, por të bashkëpunojë me prokurorinë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për ti analizuar në Laboratorët e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh.

Shqiptarët nuk ka pse bëhen kurban të luftës së klaneve në PS që duan të bëjnë biznes me vdekjen!

Read More
22 Shk
0

Dështimi i reformës në drejtësi, qeveritarët e korruptuar mbeten të paprekshëm! Prokuroria e Tiranës, vegël politike për mbylljen e aferave korruptive të Erion Veliajt me kompaninë Fusha

• Dështimi i refomës në drejtësi, qeveritarët e korruptuar mbeten të paprekshëm! Prokuroria e Tiranës, vegël politike për mbylljen e aferave korruptive të Erion Veliajt me kompaninë Fusha.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

Vendimi për të mbyllur një dosje flagrante si ajo e pagesës së hotelit të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga kompania private Fusha është një nga treguesit e dështimit të reformës në drejtësi. Vendimi për të mbyllur edhe dosjen tjetër të abuzimit me pishat në autostradë në ngarkim sërish të Erion Veliajt dhe kompanisë Fusha, është tregues se drejtësia është nën kontroll politik!

Në të dyja rastet, Partia Demokratike dhe media kanë bërë publikë dokumenta të pakundërshtueshëm që provojnë shkeljen e ligjit, por prokuroria e kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj bën sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon.

Përballë presionit të vetingut dhe dëshirës për t’i shërbyer pushtetit, Prokuroria e Tiranës është kthyer në një vegël politike, duke mbrojtur qeveritarët e korruptuar dhe duke goditur opozitën dhe qytetarët.

Fatura e hotelit të paguar nga Fusha për nënkryetarin e bashkisë 908 euro nata nuk është mohuar nga Bashkia e Tiranës.

Në përpjekje për të fshehur këtë aferë të pistë, bashkia e Erion Veliajt gënjeu hapur, duke thënë se kompania kishte paguar për shpenzimet e udhëtimit, meqë ishte e përfshirë në çmimin për sheshin Skënderbej në Barcelonë! Një supermashtrim!

Partia Demokratike bëri publik dokumentat që vërtetuan se Bashkia e Tiranës gënjente. Erion Veliaj bëri tender 9 milionë lekë për udhëtimin në Barcelonë me paratë e buxhetit të Bashkisë dhe jo të Fushës.

Duke i shërbyer pushtetit me shpresën se vetingu politiik do ta mbyllë njërin sy për pasuritë dhe vendimet e pajistifikuara te se kaluarës, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur edhe çështjen e pishave të skaduara 12 milionë lekë copa, që Erion Veliaj me kompaninë Fusha blenë për dekorimin e autostradës.

Këto fakte dhe dokumenta janë hedhur në kosh nga Prokuroria Politike e Tiranës, duke rritur zhgënjimin tek qytetarët nga sistemi gjoja i ri i drejtësisë.

Është fakt, se edhe pas reformës në drejtësi, edhe pas vetingut, edhe pas të ashtuquajturve ligje KÇK, pushtetarët janë të paprekshëm, korrupsioni në nivele të larta të qeverisë dhe të pushtetit është i paprekshëm!

Kush pyet pse prokuroria mbyll çështjet e zyrtarëve dhe të oligarkëve të korruptuar përgjigjen e merr tek paratë që ata dajnë me pushtetin. Shoqëria Fusha ka marrë mbi 110 milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës, 40 milionë prej të cilave nga Bashkia e Tiranës.

Paratë me korrupsion, me tendera pa garë, me kosto të fryra përfitimi paligjshëm është përgjigja pse drejtësia sot është e pafuqishme përballë pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Për të shpëtuar nga kjo e keqë që vjedh dhe varfëron çdo ditë shqiptarët, për të shpëtuar nga e keqja që ka kapur sistemin e drejtësisë, na duhet që vendi të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Vetëm vota e lirë do të na sigurojë një qeverisje më të mirë dhe drejtësi të barabartë për të gjithë!

Read More
21 Shk
0

SHQIPËRIA E FUNDIT NË BALLKAN EDHE PËR SHËNDETËSINË

  • Nga fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në konferencën “Sfida dhe Vizione në Shëndetësi”, e organizuar nga PD në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer.

 

 SHQIPËRIA E FUNDIT NË BALLKAN EDHE PËR SHËNDETËSINË

Në prill të vitit të kaluar, s’është bërë akoma viti, deklarova se sistemi shëndetësor është në vdekje klinike apo në gjendje kome. Sot jemi edhe më keq. Fakti është se sistemi shëndetësor në Shqipëri renditet zyrtarisht i fundit në Ballkan për të gjithë treguesit. Nuk ka një tregues për të cilin sistemi shëndetësor shqiptar të mos jetë i fundit në Ballkan, duke filluar me financimin nga buxheti i shtetit, katandisur në 115 dollarë për frymë, 3 herë më pak se Bosnja Hercegovina.

Po të marrim prapë për krahasim Bosnjën, shpenzimet nga xhepi të shqiptarëve kanë arritur në 58%, 2 herë më shumë se në Bosnjë.

Shkaktar i kësaj katastrofe, janë faktorët që tashmë janë përmendur këtu; duke nisur me financimin e ulët, mbështetjen e ulët nga financimi buxhetor, nga taksat e shqiptarëve, vjedhjen e hapur, ku përmes koncesioneve korruptive apo aferave korruptive, se t’u themi koncesione gënjejmë, nuk janë koncesione, nuk janë PPP, janë vjedhje të pastra. Janë në rastin më të mirë kontrata shërbimi me tre-katërfish çmimin, që mund të sigurohej përmes një procesi minimalisht të ndershëm dhe të hapur prokurimi, me një vlerë që po arrin tashmë 40 milionë euro në vit, 35-40 milionë euro në vit. Kjo shumë është e mjaftueshme për të ndërmarrë disa nga reformat kryesore për ta sjellë sistemin shëndetësor shqiptar, të paktën në parametrat e pranueshëm dhe të krahasueshëm me vendet e tjera të rajonit.

NUK KA SHËNDETËSI FALAS – KA AFTËSI TË QEVERISË PËR TË VJEDHUR

Problemet janë të qarta, nisin dhe bazohen mbi një gënjeshtër të madhe: shëndetësinë falas, kur në fakt ky është një slogan dhe një parullë mashtruese dhe gënjeshtare që në fillim. Nuk ka shëndetësi falas, shëndetësia falas është një parrullë mashtruese për të zbukuruar apo mbuluar, në rastin më të mirë, financimin e plotë nga taksimi universal. Ky financim, si përqindje e prodhimit të brendshëm, ka ardhur në ulje dhe barra që i imponon sistemit shëndetësor është bërë e papërballueshme, e ka thyer në mes shëndetësinë shqiptare.

Kësaj përqasje propagandistike i është shtuar edhe centralizimi i skajshëm. në disa raste ka tejkaluar edhe centralizimin e sistemit diktatorial komunist. Pse është bërë kjo? Për mungesë vizioni, përqasje realiste që të njohësh problemin dhe të dish s’i ta zgjidhësh dhe të ofrosh një zgjidhje realiste? Jo, nuk ka ndodhur as për mungesë vizioni, as për mungesë aftësie. Ka ndodhur për aftësinë e pakonkurueshme që karakterizon këtë qeverisje, aftësinë për të vjedhur dhe shpërdoruar fondet publike. Dhe nuk ka pasqyrë më të qartë sesa vjedhja me afera korruptive, sesa afera korruptive e të ashtuquajturave PPP dhe koncesione, 35-40 milionë euro në vit, para të taksapaguesve shqiptarë, sot taksapaguesit e dytë më të varfër në Europën gjeografike. Lëmë mbrapa vetëm një shtet i cili po na afrohet me shpejtësi.

Kësaj i mbivendoset financimi nën nivele subekuatoriale të Afrikës, 2.1% e prodhimit të brendshëm bruto. Dhe pastaj keqmenaxhimi. Keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, mbivendosja e militantizmit, klientelizmit, paaftësisë me arrogancë ndaj elitës shkencore dhe mjekësore në Shqipëri, sot nuk është thjesht problem, por është një krim i rëndë dhe i përditshëm dhe faturën nuk e paguajnë vetëm mjekët, profesorët, shefat e departamenteve, stazhierët, e paguajnë drejtpërdrejtë pacientët dhe familjarët e tyre.

QEVERIA SI ARMIKE E PERSONELIT SHËNDETËSOR DHE PACIENTËVE

Duke i deklaruar luftë të hapur parimeve bazë të ndërtimit të një sistemi të suksesshëm shëndetësor, kjo qeveri ka kthyer në armiq pacientët në radhë të parë, pastaj mjekët dhe është futur edhe në këtë fushë, ka angazhuar edhe në këtë fushë debatin pervers se fajin për dështimin e politikave të tyre apo për hartimin e politikave të gabuara, apo për hartimin e politikave perde për të vjedhur, e kanë personeli shëndetësor. E njëjta luftë që po bëhet edhe kundër personelit akademik në universitete. Fajin e kanë të gjithë, e kanë çdo shqiptar; nga ai që sapo kanë lindur sot dhe deri tek më i moshuari për dështimet e qarta të kësaj qeverie. Ndërkohë realiteti, siç u cek këtë takim, është që pagat e mjekëve dhe personelit shëndetësor në Shqipëri janë më të ulëtat në Europë.

Dje dëgjuam marrëzinë se do të kthejmë mjekët nga diaspora, ndërkohë, ditë për ditë na ikin me dhjetëra mjekë, me qindra infermierë. A ka kufij marrëzia që ndërkohë që po të ikin masivisht mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor, ti del dhe harxhon qindra miliona lekë të taksapaguesve shqiptarë me regji qendrore për t’iu shitur pallavrat e radhës e t’u thuash “Do të kthejmë mjekët nga diaspora”.?! Po ti mbaj njëherë mjekët që ke këtu, sepse shpopullimi i personelit shëndetësor po e çon krizën në shëndetësi në përmasat e një krize të sigurisë kombëtare. Sot jemi 1 mjek në 1 mijë banorë. Nuk e di ku do të jemi, nëse nuk ndalim këtë dhe nuk e ndalim shpejt. Nuk e di se ku do të jemi kur të mblidhemi përsëri.

 

FARMACEUTIKA NËN PUSHTETIN E MAFIAS SË BARNAVE

Farmaceutika shqiptare sot është tërësisht nën pushtetin e mafies së barnave, të cilat, përmes diktimit në bashkëpunim me qeverinë, me këtë kryeministër dhe skotën e tij hajdute po u imponojnë shqiptarëve barna me origjinë të pasigurt, barna fallco dhe një treg tërësisht të atrofizuar, monopolizuar dhe të kontrolluar nga kjo mafie.

Fare shkurtimisht dua të konfirmoj edhe një herë, pa u futur në nivel detaji që do të na kërkojë më shumë kohë dhe mundësi për të përthithur mendimet tuaja përmes një konsultimi dëgjese që nuk do të mungojë dhe do të organizohet po kështu me ndihmën e partnerëve tanë gjermanë dhe amerikanë, për sa i përket programit tonë.

PIKAT KRYESORE TË FAZËS SË PARË PËR NXJERRJEN E SHËNDETËSISË NGA KRIZA

Oferta jonë programore është në zhvillim. Përbën angazhimin tonë për ta nxjerrë shëndetësinë nga kriza dhe për të nisur një ofertë dinjitoze për pacientët shqiptarë dhe familjarët e tyre. Pa zgjidhur shëndetësinë nuk mund të kemi ambicie të tjera.

 

  1. Rritja e financimit dhe mirëmenaxhimi i fondeve do të nisë me anullimin e të ashtuqujturave koncesione. Akti i anullimit të tyre do të jetë ndër aktet e para të qeverisë sonë. Çlirimi i mbi 35 milionë eurove në vit, që sot, në emër të buxhetit për shëndetësinë përfundojnë në 3-4 duar dhe bashkëndahen me pushtetarët e korruptuar, do të jetë mundësi e mirë për të nisur ekzekutimin e politikave tona.
  2. Profesionalizmi dhe rikonceptimi i sistemit. Që rritja e financimit shëndetësor, jo vetëm përmes anullimit të koncesioneve, por edhe rritjes së kontributit të taksimit universal për buxhetin e shëndetësisë të japë rezultatet e duhura, duhet të kemi një rikonceptim total të institucioneve të kujdesit shëndetësor. Koncepti i “spitalit sipërmarrje, kujdesi shëndetësor parësor në shtëpi, shëndeti përmes mjekut të familjes-profesionist lirë, janë disa nga konceptet qe duam të diskutojmë më korpusin e profesionistëve dhe administratorëve të shëndetit publik. Këto ndërhyrje, sipas nesh, janë esenciale për të rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe për të eliminuar korrupsionin dhe keqpërdorimin e tyre politik sot apo nesër.
  3. Spitali autonom do të bëjë të mundur që të mos mungojnë asnjëherë barnat, analizat laboratorike apo ekzaminimet, një nga mangësitë që e bartim edhe nga koha e qeverisjes sonë.

Nëse hedhim këto tre hapa, financimi, autonomia, dhe profesionalizimi, do të mundësojmë që shqiptarët të mos blejnë më barna nga xhepi, të mos paguajnë bakshishe nën dorë. Do të mundësojmë një mjedis të qetë pune për profesionistët e shëndetësisë, mjekët dhe infermierët. Kjo mënyrë e re e funksionimit të spitaleve, ku do të krijohen të tjera marrëdhënie midis spitalit, mjekut dhe personelit shëndetësor, përveç kontratave me kohë të plotë, do të ketë edhe mjekun e familjes profesionist të lirë dhe do të bëjë të mundur që, të paktën në fazën e parë, ne të jemi në gjendje të zbatojmë angazhimin tim dhe të PD që pagat e personelit shëndetësor të rriten në mënyrë të menjëhershme me 1200 euro për mjekët dhe 700 euro në muaj  për infermierët, si një masë e domosdoshme për të nisur kontrollin e largimit masiv të personelit shëndetësor dhe pasojat që sjell për pacientët.

Për këtë duhet një ndarje e qartë e roleve në sistem.

Nëse kryeministri ose ministri i shëndetësisë sillet si drejtor i QSUT, gjërat do të shkojnë keq e më keq.  Nëse drejtori i QSUT përzgjidhet për shërbimet politike ndaj kryeministrit, asgjë nuk do të funksionojë.

  • Qeveria dhe ministria janë politikëbërëse.
  • Sigurimet shëndetësore janë financuese të shërbimit.
  • Ofruesit e shërbimit janë institucione autonome.

Do të marrë fund praktika – që ka vetëm një arsye, korrupsionin dhe vjedhjen- që ministria të vendosë se çfarë shërbimesh do të ofrojnë spitalet, të kryejë tenderat për barnat dhe të japë koncesionet korruptive klientëve politikë të rradhës. Kjo nuk ka për të ndodhur më! Gjithçka që ka ndodhur deri tani do të zhbëhet dhe përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Nuk do të ketë pandëshkueshmëri dhe as harresë dhe as gëzim të fryteve pasurore korruptive për askënd që ka qenë pjesë e këtyre aferave korruptive në kurriz të të sëmurëve shqiptarë dhe familjarëve të tyre.

LIBERALIZIMI I TREGUT TË SIGURIMEVE SHËNDETËSORE – GARANCI PËR CILËSINË-FUND KORRUPSIONIT

Sa i përket financimit që përbën edhe pjesën kryesore të ndërhyrjes, propozimi është që dy kolonat kryesore, atë të mbledhjes dhe shpërndarjes së fondeve sipas nevojave të pacientëve, ta bëjë përmes forcimit të skemave të sigurimeve shëndetësore, duke kthyer pagesat nga xhepi në kontribute shëndetësore. Fakt është që, sipas matjeve, shqiptarët paguajnë për kokë për shëndetësinë më shumë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut, po të llogarisësh taksimin universal, sado i ulët, 2.1%, pagesat që bëjnë për spitale private, biletat e avionit dhe hotelerinë jashtë vendit, po t’i mbledhësh të gjitha bashkë, çdo qytetar paguan më shumë mesatarisht se një qytetar i Maqedonisë së Veriut, ku ndryshimi në cilësinë e shërbimit është i dukshëm.

Motivimi i qytetarëve për të kryer sigurimet shëndetësore do të bëhet duke liberalizuar tregun e sigurimeve shëndetësore, duke ofruar paketa sipas nevojës së pacientëve, duke hequr monopolin e blerësit të vetëm dhe duke formuar tregun shëndetësor në vend.  Kjo është përqasja realiste europiane, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund motivimeve për korrupsion kapilar në sistemin e shëndetësisë.

Ka kategori vulnerabël që do të mbulohen nga buxheti i shtetit. Solidariteti shoqëror është element i pandashëm i çdo politike që ne kemi propozuar.

Kjo do të thotë që brenda mandatit tonë të parë ne zotohemi që përqindja e buxhetit të dedikuar për shërbimet shëndetësore ndaj qytetarëve shqiptarë, do të barazohet ose do të tejkalojë përqindjen që sot shpenzohet nga Maqedonia e Veriut. Nuk ju premtoj as Zvicër, as Itali, as Gjermani, por kjo përqindje do të arrihet. Nuk ka asnjë pengesë, përveç mungesës së vullnetit, apo ta themi më troç, projektit kriminal për të vjedhur të sëmurët shqiptarë.

FRENIMI I SHPOPULLIMT TË SISTEMIT SHËNDETËSOR

Mjekët dhe infermierët, që po bëhen me shpejtësi grupi shoqëror më fluent në gjermanisht, është një problem që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë të jetë edhe më kërcënues, nëse ne nuk veprojmë. Gjermania dhe Italia sot janë në nevoja të jashtëzakonshme për personel të kualifikuar shëndetësor.  Çfarë do të bëjmë? Do t’u marrim pasaportat mjekëve? Do të bëjmë kontrata fiktive, të parealizueshme? Do t’u çojmë përmbarimin në Mynih, Dyseldorf apo Vjenë? Ne nuk mund ta ngrijmë tregun, se ky është një fenomen edhe në vendet e zhvilluara, por mund ta përdorim që, nga një spirale që shkon poshtë e më poshtë, ta kthejmë në një mundësi. Duhet të kuptojmë se nuk e përballojmë dot shëndetësinë me numrin e të diplomuarve për vit. Kjo është emergjenca e parë. Dyfishim, trefishim, katërfishim të numrit të studentëve të mjekësisë, që do të kërkojë rritje të kapacieteve të Fakultetit të Mjekësië. çfarë e pengon qeverinë e nesërme të investojë që, në vend të 150 të diplomuarve në vit, të jenë 300 apo 450, që të stimulojmë sa të mundeimi, edhe përmes pagave, mbajtjen e mjaftueshme të personit shëndetësor për nevojat tona? Dhe përmes reformës dhe liberalizimit të tregut të sigurimeve shoqërore, të autonomisë së spitaleve publike dhe të synojmë atë që sot mund të duket e pamendueshme, por që ekonomikisht është e arritshme, rroga të barabarta e kolegët në vendet e zhvilluar në BE. Çfarë frenash ka kjo ambicie përveçse mungesës së vizionit, mungesës së vullnetit, sepse qeveria e ka mendjen për të vjedhur. Nuk ka asnjë pengesë tjetër.

Objektivi ynë duhet të jetë që brenda 5 viteve Shqipëria jo vetëm të japë shërbime shëndetësore cilësore për qytetarët e saj, por të synojë që të ofrojë bazat e turizmit shëndetësor. Kur e bëjnë vende me një situatë shumë më të dëshpëruar se kjo e jona, republikat e Kaukazit, nuk ka pse të mos e bëjë Shqipëria, një orë nga Mynihu, një orë nga Roma, 1 orë nga Vjena, në zemër të Europës. Kjo duhet të jetë ambicia jonë. Nuk mund të pranojmë viktimizimin nga kjo qeveri të mjekëve, të infermierëve, të pacientëve, të familjarëve të tyre. Ne duhet të mendojmë të ardhmen, nëse hedhim këto hapa, e nesërmja është plot me shpresë dhe me dritë. Është plot me potenciale dhe mundësi.

BARNAT DHE CILËSIA E TYRE

Këtu duhet të ndiqen disa parime të qarta e të thjeshta. Çfarë është një medikament i certifikuar në BE, SHBA, Japoni, në Australi, është një medikament i certifikuar në Shqipëri. Origjina e sigurt është i vetmi instrument për të mbrojtur shëndetin e pacientëve. Kjo është oferta jonë për ta nxjerrë shqiptarin nga ankthi se mos medikamenti që ka blerë është fallco apo akoma më keq i dëmshëm për shëndetin. Eliminimi i barnave klienteliste, rritja e numrit të barnave të rimbursueshme, me synim afrimin me mesataren europiane, është një tjetër angazhim programor i PD.

 

Read More
21 Shk
0

Dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar. Buxhetit i mungojnë 260 milionë dollarë për shkak të korrupsionit, kontrabandës dhe rënies së Treguesi i vetëm me rritje është luksi i qeverisë së Edi Ramës

  • Dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar. Buxhetit i mungojnë 260 milionë dollarë për shkak të korrupsionit, kontrabandës dhe rënies së Treguesi i vetëm me rritje është luksi i qeverisë së Edi Ramës.

 

DEKLARATË DORIAN TELITI, DREJTOR I KABINETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

 

Edi Rama i gënjeu dhe i mashtroi shqiptarët, kur erdhi në pushtet,  duke u premtuar mirëqenie dhe një jetë më të mirë. 7 vjet më pas, shqiptarët janë më keq, ndërsa Edi Rama jeton në luks, duke u pajisur edhe me një avion privat.

Dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar. Me vendosjen e buxhetit të shtetit dhe pasurive të shqiptarëve në funksionin të pasurimit të vet dhe të një grushti oligarkësh, Edi Rama ka vazhduar ta rrënojë çdo vit ekonominë e familjeve shqiptare.

Me 260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit për vitin 2019, kryeministri i votave të vjedhura është rekordmen i korrupsionit dhe paaftësisë.

Të kërkosh nga njëra anë ndihmë financiare nga donatorët ndërkombëtarë për demet e tërmetit dhe, nga ana tjetër, t’i shkaktosh vendit një tërmet korrupsioni me 260 milionë dollarë të munguar në buxhet, do të thotë tallje me shqiptarët dhe me vendet mike.

Analiza e të dhënave të sapopublikuara tregon për një gjendje alarmante të korrupsionit, kontrabandës dhe varfërisë. Nga 260 milionë dollarë, 190 mungojnë vetem nga doganat dhe tatimet.

Por Edi Rama është një dështim katastrofik edhe me treguesin kryesor të ekonomisë, tvsh-në. Çdo gjë flet për krizë konsumi, krizë ekonomike, korrupsion, evazion dhe paaftësi në qeverisje.

Paratë nuk vijnë në arkën e shtetit dhe pasojat janë të qarta. Nuk ka rritje pagash dhe pensionesh, shtresat në nevojë vazhdojnë të jenë të braktisura, investime ka gjithmonë e më pak. Investimet 2019 ishin edhe më keq se viti paraardhës. Janë 34 milionë dollarë më pak investime në rrugë, në shkolla, në spitale, në bujqësi.

Luksi qeveritar është i vetmi tregues me rritje në qeverinë e Edi Ramës, të kalbëzuar nga korrupsioni. Për zyra luksoze, hotele të shtrenjta, udhëtime me avionë privatë, fasada luksi janë shpenzuar rreth 20 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, duke e shndërruar qeverinë e korruptuar të Ramës në simbolin e kap ça t’kapësh.

Shqipëria nuk e meriton këtë plaçkitje në grahmat e fundit të këtij pushteti të vjedhur e të korruptuar. Shqiptarët meritojnë të kenë një jetë më të mirë, të sigurojnë mirëqenie dhe siguri për fëmijët.

Me votën e lirë dhe zgjedhjet e lira e te ndershme do të mundësojmë shumë shpejt ndryshimin për të cilin vendi, ekonomia dhe çdo qytetar ka nevojë.

Me taksa te ulëta, me procedura te thjeshtuara dhe pa kontrollet abuzive gjobëvënëse, me luftë të hapur ndaj evazionit dhe çdokujt që abuzon me paratë e taksapaguesve të ndershëm, me mbështetje të duhur financiare ndaj sektorëve prioritarë, do të zhvillojmë ekonominë dhe do të sigurojmë mirëqenie për shqiptarët.

Read More
20 Shk
0

REAGIMI I PËRFAQËSUESIT TË OPOZITËS NË GRUPIN POLITIK TË REFORMËS ZGJEDHORE, OERD BYLYKBASHI, PAS REFUZIMIT TË DAMIAN GJIKNURIT PËR TË DISKUTUAR MBI PROPOZIMET E OPOZITËS PËR GARANTIMIN E ZGJEDHJEVE TË LIRA E TË NDERSHME.

REAGIMI I PËRFAQËSUESIT TË OPOZITËS NË GRUPIN POLITIK TË REFORMËS ZGJEDHORE, OERD BYLYKBASHI, PAS REFUZIMIT TË DAMIAN GJIKNURIT PËR TË DISKUTUAR MBI PROPOZIMET E OPOZITËS PËR GARANTIMIN E ZGJEDHJEVE TË LIRA E TË NDERSHME.  


 

“Deklaratat e sotme të përfaqësuesit të Kryeministrit në Reformën Zgjedhore, nuk janë asgjë tjetër veçse kushtëzim i saj me një qëllim të vetëm: të bllokojnë reformën zgjedhore dhe PS të vazhdojë të blejë vota dhe të përdorë kriminelët.

Qëndrimet e PS në reformë synojnë që vjedhjes së zgjedhjeve t’i vendosin vulën e gjykatësve që kanë vënë nën thundër dhe presion politik me vetingun, siç e thotë troç ODIHR në raportin përfundimtar për 30 qershorin 2019.

OSBE/ODIHR e tha qartë se me 30 qershor 2019 votimet u kryen pa marrë në konsideratë interesin e zgjedhësve për të zgjedhur të lirë dhe në fshehtësi dhe për pluralizëm demokratik. Opozita e bashkuar, në përputhje me angazhimin e saj publik ka bërë propozime që synojnë të mbrojnë votën e shqiptarëve nga kriminelët dhe të korruptuarit që rrethojnë Edi Ramën.

Propozimi i Opozitës së Bashkuar për një qeveri kujdestare pa Edi Ramën ‎është garancia që masat e reformës zgjedhore nuk mbeten vizatime në letër, por garantojnë realisht interesin e zgjedhësve shqiptarë. Opozita nuk pranon reformë farsë por vetëm një reformë zgjedhore të vërtetë!”

 

Read More
20 Shk
0

FRPD, PROTESTË PARA KRYEMINISTRISË NË 29 VJETORIN E RRËZIMIT TË BUSTIT TË DIKTATORIT

FRPD, PROTESTË PARA KRYEMINISTRISË NË 29 VJETORIN E RRËZIMIT TË BUSTIT TË DIKTATORIT

29 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, moment që pasoi lëvizjen studentore, Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi një protestë në sheshin para kryeministrisë.

Të rinj e të reja, kryesisht studentë, iu përgjigjën thirrjes së FRPD dhe u bashkuan në këtë protestë, që megjithëse përkujtimore, përcolli mesazhe lirie e demokracie, në një kohë kur vendi është sot i keq qeverisur, ku rinia vuan mungesën e shkollimit cilësor dhe mundësinë e punësimit dhe të një jete normale..

Në fjalën e tyre të rinjtë që morën fjalën në protestë thanë se edhe sot pas 29 vitesh, ka ende buste për tu rrëzuar dhe thirrja që shoqëroi rënien e diktaturës, Liri-Demokraci, mbetet edhe sot aktuale. Folësit sollën edhe aktualitetin e rinisë sot që po detyrohet të braktisë vendin në kërkim të një jetë më të mirë, pasi Shqipëria për shkak të keqqeverisjes nuk ua ofron këtë.

Sipas tyre, Edi Rama dhe qeveria e tij ka vrarë shpresën e të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot, por jo çdo ndryshim ka ardhur për mirë.

“Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë”, – u shpreh kreu i Forumit Rinor të PD

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË FRPD, BELIND KËLLIÇI, GJATË PROTESTËS SË SOTME

Kur i dërguam njoftimin policisë për këtë tubim që po bëjmë sot, përgjigja që morëm ishte në fakt, arsyeja pse kemi dalë këtu. Policia tha se nuk shihte asgjë urgjente në motivet e protestës tonë, ndaj dhe nuk ishte dakort!

Pra, sipas tyre, sipas Lleshit, sipas qeverisë, sipas rilindjes, paska kohë plot!

Kjo është më e pakta tallje, por në fakt është bash e vërteta e tyre.

Nuk ka asgjë urgjente për këta, sepse janë kapur aq fort pas karrikes dhe privilegjeve dhe janë verbuar pas parasë dhe luksit, sa nuk shohin e nuk kuptojnë, urgjencën e madhe të vendit, të kombit.

Si nuk paska urgjencë një vend që po plaket?!

Si nuk paska urgjencë një vend që po braktiset nga rinia, nga profesionistët, nga studentët, nga pjesa e tij më vitale? Një vend ku po ikin të gjithë, paska ende kohë?!

Dy ditë më parë, një mikja ime dhe e juaja, Ina, edhe pse ka një jetë të rregulluar, ka kushte, i ka arritur me punë e me mund, edhe pse po pret me bashkëshortin momentin e saj më të lumtur, të behet nënë, më tha që ka prerë biletat dhe do ikë përfundimisht në Gjermani.

Jam prekur sepse Ina është një prej atyre njerëzve që i duhet vendit. Ajo e do Shqipërinë, e do të ardhmen tonë europiane, dhe ka shumë energji e ide të vlefshme. Janë mijra prej nesh që po ikin.

A kanë ata arsye? Patjetër që kanë. Ne fatkeqësisht jemi kthyer në një vend që prodhon vetëm stres e mungesë besimi, sepse kështu ndodh në një vend që sundohet, që keqqeveriset, që vidhet. Kështu ndodh në një vend ku qytetari nuk merret në konsideratë. Kështu ndodh në një vend ku qeveria ka prioritet rritjen e pushtetit dhe pasurisë së një grushti njerëzish.

Hapsirat e lirisë sa vijnë e ngushtohen, dhe modelet që ofrohen si histori suksesi, janë ose trafikantët e kriminelët me damkë, ose bijtë dhe bijat, të afërmit, rrjeti nepotik i rilindjes.

Pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot. Por jo cdo ndryshim ka ardhur për mirë. Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë!

Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ikin. Eshtë instrumenti i tyre i lirisë, dhe forma e fortë e protestës që kanë zgjedhur.

Por mirëkuptoj, inkurajoj, vlerësoj dhe respektoj pa fund ata që po rrinë, që po rezistojnë. Sic jeni ju sot, e sic janë mijra e mijra të rinj si ju, burra e gra, njerëz të këtij vendi që nuk janë dakort me këtë qeverisje e me këtë sistem, e duan ndryshim!

Dhe ndryshimi do të vijë të dashur miq.

Jam i sigurtë se do të vijë në momentin më të parë që të kemi një ballafaqim politik të ndershëm, me votë të lirë, me këtë organizatë të korruptuar që e ka zyrën këtu pas nesh.

Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin që duam që në ditët e para. Anullimi i ligjit për arsimin e lartë, dhe hartimi i një ligji të ri, që ka në thelbin e vet, studentin dhe nevojat e tij do të jetë nga vendimet e para të PD.Do hapet gara në këtë vend, do shtohen mundësitë, do të ketë energji. Vendi do gëlojë nga idetë, nga sipërmarrja, nga zhvillimi.

Sado gjatë, nuk mund të mbahet peng përgjithnjë një vend me një rini si e jona. Një rini që kërkon të studiojë, që kërkon të aftësohet, që endërron të jetë si gjithë Europa. Është e pamundur, dhe falë jush, e bashkë me Partinë Demokratike, ditë më të mirë na presin, dhe ne do i prijmë atij realiteti!

 

Read More
20 Shk
0

DEKLARATE E OERD BYLYKBASHIT, PËRFAQËSUES I OPOZITËS NË GRUPIN POLITIK PËR REFORMËN ZGJEDHORE

  • Paketa e re e opozitës për t’iu drejtuar një gjykate të paanshme dhe të pavarur në procesin zgjedhor është thelbësore për të arritur kompromisin në reformën zgjedhore.

 

  • Paketa propozon pezullim të vetingut gjatë ushtrimit të detyrës si gjykatës për zgjedhjet me qëllim mbrojtjen e tyre nga presioni politik. Paketa është në zbatim të rekomandimeve prioritare të ODIHR.

 

  • Me të mbaruar mandatin si gjykatës për zgjedhjet, ata i nënshtrohen të gjitha rregullave të kontrollit të vettingut. Paketa nuk i jep askujt, në asnjë moment imunitet nga ndjekja penale për korrupsion apo për çdo lloj krim tjetër.

 

  • Qeveria pati një reagim të fortë kundër, sepse do që të vazhdojë të kontrollojë mekanizmat, me të cilët ata sot kapin gjyqësorin dhe ushtrojnë presion, përfshi edhe mbi Kolegjin Zgjedhor.

 

DEKLARATA E OERD BYLYKBASHIT, PËRFAQËSUES I OPOZITËS  NË GRUPIN POLITIK PËR REFORMËN ZGJEDHORE

 

Sot opozita bëri propozimin e paketës tjetër për reformën zgjedhore, në përputhje me kalendarin e miratuar. Tashmë, opozita ka propozuar gjashtë paketa, bashkë me këtë, dhe pritet që, në ditët në vijim, të jetë edhe një e shtatë në lidhje me financimin e partive politike. Propozimi i sotëm është shumë i rëndësishëm. Është një element themelor i procesit zgjedhor – e drejta për t’iu drejtuar një gjykate të paanshme dhe të pavarur. Shqiptarëve, për fatin e keq të tyre, jo vetëm nuk u garantohen zgjedhje, por u mohohet edhe e drejta për t’u ankuar në një gjykatë të pavarur, të paanshme dhe funksionale.

 

Raporti i OSBE/ODIHR-it konstaton, me një kritikë të paprecedentë, sesi nën presionin politik nga vetingu, Kolegji Zgjedhor, gjykata e posaçme e krijuar mbi bazën e Kushtetutës dhe të ligjit për të mbrojtur të drejtat zgjedhore, ishte gjysmake në periudhën zgjedhore dhe ishte nën presionin e vetingut dhe për rrjedhojë nuk ishte as e paanshme dhe as e pavarur. Jo vetëm kaq, por përsëri OSBE/ODIHR-i konstaton me një shqetësim thelbësor sesi edhe Gjykata Kushtetuese, që duhet të garantojë të drejtat kushtetuese në procesit zgjedhor; sekretin e votës –i cenuar, lirinë e votës- e cenuar, barazinë e palëve në proces –e cenuar – të gjitha këto të drejta është e pamundur, thotë ODIHR-i, që të mbrohen përpara Gjykatës Kushtetuese, sepse ajo thjesht nuk ekziston.

 

Duke qenë se është një rekomandim prioritar dhe duke qenë se pa një garanci gjyqësore, procesi zgjedhor nuk mund të jetë kurrë një proces në përputhje me standardet demokratike për zgjedhjet e OSBE-së dhe të Këshillit të Europës, kjo paketë sot nuk është vetëm për të vënë një kryq tek lista e çështjeve, por është thelbësore për të arritur kompromisin në reformën zgjedhore. Pati një reagim shumë të fortë nga maxhoranca, e cila do që të vazhdojë të kontrollojë mekanizmat me të cilët ata sot kapin gjyqësorin dhe ushtrojnë presion, përfshi edhe mbi Kolegjin Zgjedhor. Ne këtë nuk do t’ia lejojmë. Gjykatat që mbrojnë të drejtat zgjedhore duhet të jenë të pavarura në Republikën e Shqipërisë.

 

Pyetje: Pse nuk është propozuar që anëtarë të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor të jenë gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun? Maxhoranca u shpreh e gatshme të pranonte këtë formulë.

 

Oerd Bylykbashi: Numri i gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun është shumë i vogël. Është një proces, i cili është thelbësisht problematik. Ju keni rastin e gjyqtarit Dvorani, i cili nuk justifikon 100 milion lek dhe, megjithatë, në procesin e vettingut askush nuk u kujtua ta ankimonte atë vendim të turpshëm, i cili, më pas, bëri të mundur që të kemi këto zhvillime që po ndodhin sot. Ky është mekanizmi i kapur politikisht i vettingut dhe ne nuk kemi ndërmend këtë të ndodhë. Por ajo që ne propozojmë është: të gjithë ata gjyqtarë që nuk i janë nënshtruar ende procesit të vettingut dhe të gjithë ata gjyqtarë që e kanë mbaruar procesin e vettingut, pra ata që nuk janë të zënë në kurth, të jenë gjyqtarët që duhet të përzgjidhen me short dhe më pas, për një periudhë të caktuar, ata të mbrohen nga presioni politik. Dhe në fund të procesit, kur të kenë mbaruar mandatin e tyre, ata t’i nënshtrohen të gjitha rregullave të kontrollit të vettingut dhe çdo kontrolli tjetër, në mënyrë që të jenë të pastër para shqiptarëve. Nga ana tjetër, askush, as sot e as mot, nuk do të jetë imun nga ndjekja penale për korrupsion apo për çdo lloj krim tjetër. Pra, edhe propozimi ynë, në asnjë rast, nuk i heq mundësinë prokurorisë që të çojë para drejtësisë këdo që është i korruptuar.

 

Faleminderit!

Read More
19 Shk
0

Klevis Balliu denoncon me fakte: Drejtuesja e prokurorisë politike të Tiranës Elisabeta Imeraj është përfituese direkte nga projekti korruptiv i Unazës së Re. Shtëpia e saj jo vetëm nuk preket, por del në vijë të parë.

  • Klevis Balliu denoncon me fakte: Drejtuesja e prokurorisë politike të Tiranës Elisabeta Imeraj është përfituese direkte nga projekti korruptiv i Unazës së Re. Shtëpia e saj jo vetëm nuk preket, por del në vijë të parë.

DEKLARATË E ISH DEPUTETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE KLEVIS BALLIU

 

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, denoncoi shtyrjen e seancës gjyqësore kundër tij dhe disa banorëve të Unazës së Re si presion të qëllimshëm politik për t’i frikësuar. “Këto lojëra të vogla meskine nuk funksionojnë. Si anëtar i Partisë Demokratike jemi rritur me vlerat për t’u përballur me padrejtësinë dhe jo për t’iu fshehur asaj.”- tha Klevis Balliu, i cili vuri në dukje se kundër banorëve të Unazës dhe opozitës janë mbi 100 çështje penale, ndërsa kundër krimit të vërtetë dosjet mbyllen.

“Shihni anëtarë të opozitës, kolegë të mi apo gazetarë që enden nëpër dyert e gjykatave, ndërsa vrasës, njerëz të dënuar për krime të rënda, njerëz të dënuar përjetësisht nëpër burgje lirohen nga gjykatat sepse lirohen me urdhër të Edi Ramës, kumbari i krimit të organizuar. Këta qytetarë, mua dhe shumë të tjerë nuk i sjell ligji, nuk i sjell Kushtetuta por i sjell Edi Rama me urdhra politikë”.

Klevis Balliu tha se prokuroria politike, e drejtuar nga Elisabeta Imeraj nuk ka asnjë provë kundër tij dhe banorëve, që kanë qenë në mbrojtje të shtëpive të tyre nga një akt i rëndë korruptiv, që vazhdon të mbrohet nga Elisabeta Imeraj. Klevis Balliu ngriti disa pyetje për të treguar standardin e dyfishtë të drejtueses së Prokurorisë së Tiranës.

“Pse nuk funksionon ligji për dhunën makabre të ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit, kur shefi i Komisariatit Nr.4 u kap me video, me figurë, u kap duke goditur një vajzë 19 vjeçare me shpullë? Pse nuk funksionon ligji, kur hidhet gazi lotsjellës brenda banesave të këtyre banorëve që janë këtu? Pse nuk funksionon ligji kur vjedhin 40 milionë euro tek Unaza e Re?

Pse nuk funksionon ligji, kur me një tender fiktiv dhe korruptiv fitojnë  salillarët? Pse nuk funksionon ligji për ata që kanë vjedhur votat dhe janë kapur në përgjime? Sepse këtu nuk ka drejtësi. Këtu drejtësia ka ikur në drejtim të paditur, e ka zhdukur Edi Rama me Erion Veliajn, i cili e mbylli çështjen e pishave, kontratën direkte të paligjshme me Fusha sh.p.k. Këtë kontratë ia kam dorëzuar direkt Elisabeta Imerajt.”

Klevis Balliu tregoi me foto shtëpinë në pronësi të drejtueses së Prokurorisë, duke theksuar se nga njëra anë ajo mbylli dosjen e korrupsionit 40 milionë tek Unaza dhe nga tjetër është përfituese direkte nga projekti.

“Shtëpia e Elisabeta Imerajt është e vetmja shtëpi tek Unaza, që nuk preket nga projekti i Unazës. Tani kjo prokurore përfiton nga ky projekt, që na del nga bregu i tretë në të parin.”

Klevis Balliu tha se këto segmente të shtetit janë bërë bashkë me qeverinë dhe disa oligarkë për të vjedhur. Ai përmendi rastin e kompanisë Salillari, e cila do të ndërtojë 2 nga 3 lotet e projektit të Unazës së Re për faktin e vetëm se ai është mik me kryeministrin.

“Taksat që shqiptarët paguajnë janë që të bëjë pushime Salillari me Edi Ramën, me Taulant Ballën? Pse nuk çojnë KÇK-në tek Edmond Bego që ishte pas projektit të Lanës, i dënuar me 11 vite burg? Për gjithçka ndodh në vend e ka fajin opozita, e ka fajin gazetari, e ka fajin media, e ka fajin intelektuali, e ka fajin qytetari! Jo, e ka fajin qeveria e hajdutëve, e banditëve dhe kriminelëve që kanë shpërdoruar sipas KLSH-së 2.6 mld euro”. – u shpreh Klevis Balliu pas shtyrjes së seancës gjyqësore kundër tij dhe disa banorëve të Unazës.

Read More
19 Shk
0

E vërteta për sallat e kirurgjisë që fsheh propaganda e qeverisë, Orjola Pampuri denoncon: Nga 11 salla kirurgjikale me 130 shtretër, kanë mbetur vetëm 7 me 90 shtretër

 

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI NË DENONCIMIN TEK QSUT

 

Pas propagandës për sallat e reja të kirurgjisë, sikur shqiptarë të ishin mjekuar shpellave deri më sot, ka një të vërtetë krejt ndryshe. Numri i sallave të shërbimit dhe numri i shtretërve për pacientët është zvogëluar.

Këtë të vërtetë kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë duan ta fshehin pas propagandës me fasadën.

Më parë ishin gjithsej 11 salla kirurgjikale me 130 shtretër. Tani, megjithëse janë shpenzuar miliona euro, këto janë reduktuar në 7 salla dhe 90 shtretër.

Eliminimi i 4 sallave për operacionet ka sjellë kaos në QSUT, ka sjellë mbipopullim pacientësh duke ulur cilësinë e shërbimit. Nga ana tjetër, kushtet e mjekëve janë vështirësuar, duke mos patur mjedise të përshtatshme pune.

Reduktimi i sallave të kirurgjisë në QSUT ka sjellë edhe mbylljen e sallave të urgjencës. E vërteta është se ato u mbyllën, jo për shkak të përqendrimit në një godinë të vetme, por për shkak të korrupsionit. Sepse nuk ka para dhe nuk ka reanimatorë.

Qeveria nuk ka prioritet pacientët për t’u krijuar kushte sa më të mira, pasi paguan 35 milionë euro në vit për disa koncesione korruptive dhe të dështuara në shëndetësi.

Ka edhe një problem tjetër madhor me sallat e reja të kirurgjisë. Përveç mbylljes së disave prej tyre dhe mbylljes se sallës së urgjencës në katin e parë, sistemi i ri vonon me disa minuta zhvendosjen e pacientëve me rast urgjence, duke rrezikuar jetën e qytetarëve

Nga kati i parë, tani pacientët me urgjencë kalojnë në disa korridore, futen në ashensorë dhe ngjiten në katin e pestë, duke marrë kohë të çmuar nga jeta e tyre në rrezik.

Ky sistem përplas urgjencat me operacionet e planifikuara. Duke mos patur një sallë të posaçme për urgjencat, operacionet e planifikuara të pacientëve mund të zhvendosen, duke thelluar kaosin dhe duke ulur ndjeshëm cilësinë e shërbimit, apo akoma me keq, duke detyruar qytetarët t’i drejtohen privatit me shpenzime të tjera kolosale.

Të gjitha këto shqetësime i kanë ngritur disa nga mjekët kirurgë më të mirë të vendit. Siç jeni njohur, ata firmosën një peticion, ku i kërkuan Ministrisë së Shëndetësisë të mbajë hapur sallat e kirurgjisë së urgjencës, duke e quajtur mbylljen dhe reduktimin e sallave një atentat ndaj shërbimit të kirurgjisë.  Për fat të keq, fjala e tyre nuk u dëgjua nga kjo qeveri që veshët i mban hapur për të dëgjuar dhe plotësuar kërkesat e një grushti oligarkësh që kanë marrë peng sistemin e drejtësisë.

Prandaj, disa nga përgjegjësit kryesorë, si Ogerta Manastirliu apo Ilir Beqja duhet të japin llogari para drejtësisë për dëmin e madh që i kanë shkaktuar sistemit shëndetësor me koncesionet korruptive.

Partia Demokratike shpreh bindjen se një qeveri që ka ardhur në pushtet duke vlerë vota, nuk ka prioritet qytetarët, por pasurimin e paligjshëm për vete. Gjithçka lidhet me votën e lirë, me llogaridhënien para votuesve dhe para drejtësisë!

Read More
18 Shk
0

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME ALEATËT E KOALICIONIT QEVERITAR

  • Me presidentin diskutuam për faktet e reja për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama, si dhe për hapa të tjerë antikushtetues të qeverisë, që rrezikojnë të drejtat elementare të qytetarëve.

  • Konfirmoj vendosmërinë tonë për të ndjekur pikë për pikë udhërrëfyesin e Europës, udhërrëfyesin gjerman për daljen nga kriza, me zgjedhje të lira dhe të ndershme sa më parë, nëpërmjet një reforme zgjedhore që garanton mekanizmat e duhur.

  • Për ne ky parlament është shpërndarë që më 18 shkurt 2019. Njerëzit presin nga ne zgjidhje. Ndryshimi është i pashmangshëm. Rotacioni është i pashmangshëm. Nuk do të ketë forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin, ta ndalë ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me votën e qytetarëve.

  • Ne do të bëjmë gjithçka të garantojmë një proces zgjedhor përmes një reforme zgjedhore. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim: nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin.

  • Unë mbetem i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike, për hir të vendit, për hir të stabilitetit. Do të bëj gjithçka që rotacioni të vijë me koston më të vogël për shqiptarët. Bashkimi ynë do të jetë i madh dhe i pandalshëm.

 

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME ALEATËT E KOALICIONIT OPOZITAR

 

 

Pyetje: Zoti Basha keni zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Presidentin e Republikës, ndërsa tani mblodhët në selinë e PD, aleatët tuaj. Çfarë diskutuat?

Lulzim Basha: Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së zyrtarëve të lartë të maxhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E kemi thënë, dua ta përsëris, kapja e Gjykatës Kushtetuese është objektiv i Edi Ramës. Edi Ramës i duhet Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur dhe liruar kriminelët, me të cilët ka marrë pushtetin. I duhet Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm që është produkt i bashkëpunimit të tij me krimin dhe është investuar në mënyrë të hapur dhe kriminale për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Ky është, ashtu siç e cilëson edhe Presidenti i Republikës një grusht i pastër institucional, një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me të vërtetë me ushtri dhe me tanke, por bëhet me shërbëtor të bindur të qeverisë në organet e reja të drejtësisë. Ndaj, ne kemi diskutuar gjerësisht për këtë dhe për të tjera hapa të maxhorancës në shkelje të Kushtetutës, të cilat bëhen për të rrezikuar të drejtat elementare të qytetarëve shqiptarë dhe për të favorizuar krimin dhe kriminelët. Dhe dua t’ju them se ne kemi një papajtueshmëri të plotë me këtë zhvillim dhe do të marrim çdo vendim si opozitë, duke i bërë thirrje çdo qytetari, përtej bindjeve politike, që hapa të tillë që shkatërrojnë themelin e demokracisë, Kushtetutën, të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe me rezistencën më të madhe qytetare. Kur bie Kushtetuta, bie garancia elementare, çdokush është i rrezikuar, çdo prind, çdo fëmijë, i punësuar në administratë apo në sektorin privat, student apo pensionist, të drejtat e tyre janë të rrezikuara.

Dua të shtoj se ky nuk është një zhvillim surprizë. Ky zhvillim vjen në gërmadhat e një demokracie të asgjesuar në një vend pa parlament, me një parlament ilegjitim, në një vend pa pushtet vendor. Prandaj, dua të konfirmoj vendosmërinë tonë për të ndjekur pikë për pikë udhërrëfyesin e Europës, udhërrëfyesin gjerman për daljen nga kriza, me zgjedhje të lira dhe të ndershme sa më parë, të cilat mund të arrihen duke përfunduar reformën zgjedhore dhe duke iu dhënë shqiptarëve besimin dhe mekanizmin se këto zgjedhje të lira dhe të ndershme do të garantojnë që problemet që e kanë sjellë vendin deri këtu, të mos manifestohen më.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë që qytetarët duhet të refuzojnë shkeljen e Kushtetutës. Nga ana tjetër edhe institucioni i presidentit sot foli për shpërndarje të parlamentit. Mund të na thoni çfarë po u kërkoni qytetarëve? Të dalin, të bashkohen, po i thërrisni në protestë, sepse keni një pikë bashkimi me Presidentin dhe jo vetëm tek grushti i shtetit?

Lulzim Basha: Shikoni, për ne ky parlament është shpërndarë. Më 18 shkurt të vitit 2019 për ne ky parlament është shpërndarë, nuk ekziston më. Dua ta them fare qartë. Çdo ligj i këtij parlamenti i ndërmarrë nga një maxhorancë ilegjitime dhe në mungesë të një Gjykate Kushtetuese për ne është nul dhe void, është i pavlefshëm. Tani ne jemi të orientuar nga zgjidhja. Njerëzit presin zgjidhje dhe kjo zgjidhje nuk mund të jetë thjesht kalkulim i partisë sime apo i koalicionit opozitar, sepse mendoj se të gjithë e kanë të qartë. Ndryshimi është i pashmangshëm. Rotacioni është i pashmangshëm.

Gjithë beteja e oligarkisë, kriminelëve dhe Edi Ramës, është ta fusë rrugën drejt rotacionit të pashmangshëm në labirinte që ta zgjasin ose mundësisht ta shmangin. Ne nuk do ta pranojmë këtë. Nuk do të ketë forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin, ta ndalë ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me votën e qytetarëve. Natyrisht, që detyra jonë është që të angazhojmë të gjithë qytetarët për këtë ndryshim. Për këtë arsye po veprojmë në disa rrafshe: rrafshi i pare, që ju e keni parë, është të jemi me ta, t’i dëgjojmë drejtpërdrejtë. Sepse mbi bazën e një shkëmbimi të tillë do të kemi dhe propozimet tona për daljen nga kriza, e cila sot ka rrezikuar bukën e mbi 50 përqind të shqiptarëve. 1 në 2 shqiptarë është sot nën kërcënimin e urisë kronike, pra nuk ka mjaftueshëm para për të blerë bukën e gojës. Në të tjera rrafshe, si është shëndetësia, arsimi, tashmë dhe siguria publike që është përtokë, sepse ditë për ditë ka atentate mafioze. Sepse krimi është më i fortë se kurrë, për arsyen e thjeshtë, sepse krye-KÇK është Edi Rama me qeverinë e tij. Dhe natyrisht, të shtyjmë përpara procesin për të cilin kemi një bashkëpunim dhe një bashkërendim me partnerët tanë perëndimorë. 9 pikat e Bundestagut janë të panegociueshme. Të panegociueshme nga BE, të mbështetura nga SHBA. Ka një opozitë të bashkuar që padyshim sot është maxhoranca morale, e cila po shtyn në realizimin e këtyre pikave, edhe për të hapur rrugën europiane të Shqipërisë, edhe për t’i dhënë fund krizës politike, edhe për t’i dhënë fund krizës ekonomike. Dhe këtu ne nuk do të lejojmë asnjë forcë, sado e motivuar të jetë, siç është i motivuar krimi i organizuar që do të ruajë privilegjet, do të ruajë qindra milion euro të trafiqeve të drogës. Siç janë të motivuar oligarkët, një grusht njerëzish të cilët po e vjedhin këtë vend. Dhe siç është i motivuar ai që i ka sjellë këta në sofrën, në tepsinë e pushtetit, kreu i qeverisë dhe qeveria e tij. Kjo është sot kontradita: A do jetë Shqipëria e tre milion shqiptarëve apo 2 milion e gjysmë sa kemi mbetur pas eksodit që ka shkaktuar Edi Rama, apo Shqipëria e 12 oligarkëve, hajdutëve dhe Edi Ramës?

Po jua them qartë dhe prerë: ne do të vazhdojmë bashkëbisedimin me qytetarët. Unë do të vazhdoj t’i dëgjoj ata dhe pas kësaj do të shpalosim ofertën tonë. Ne do të bëjmë gjithçka të garantojmë një proces zgjedhor përmes një reforme zgjedhore, për të cilën jemi tërësisht të angazhuar, por nuk ka forcë mbi këtë dhe që do të ndalë rotacionin.

Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Ia kam thënë para një muaji, po ia përsëris: nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin.

Unë mbetem i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike, për hir të vendit, për hir të stabilitetit, për hir të këtyre familjarëve, fëmijëve të tyre, duhet që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët. Boll kanë paguar kosto, 30 vjet kosto rotacion pas rotacioni. Do të bëj gjithçka që kjo të vijë me koston më të vogël për shqiptarët. Por bashkimi ynë do të jetë i madh. Do të jetë i pandalshëm. Do t’i tregojë vendin secilit prej asaj duzine të qelbur hajdutësh dhe kriminelësh, që mendojnë se me makinacione dhe me paratë e krimit do të ndalin rotacionin. Rotacioni është i pashmangshëm.

Faleminderit!

Read More