Blog

21 Pri
0

Thellohet skandali i vjedhjes me tenderat sekretë. Një testim blihet nga qeveria 4 herë më shtrenjtë se çmimi i tregut

 

Thellohet skandali i vjedhjes me tenderat sekretë. Një testim blihet nga qeveria 4 herë më shtrenjtë se çmimi i tregut.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

 

Dy ditë më parë, ne denoncuam

një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë. Mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse janë blerë nga qeveria me dy apo trefishin e çmimit që qytetarët mund ta blejnë në farmaci.

Nga qeveria nuk ka akoma asnjë shpjegim për këtë vjedhje monstruoze. Nuk ka shpjegim pse bleu një maskë 8 mijë lekë, kur secili prej nesh mund ta blejë me 4 mijë lekë.

Deri tani, nga qeveria nuk ka transparencë. Ka vetëm një vendim, i cili klasifikon ketë vjedhje si sekret qeveritar.

Duke i shpallur sekret, qeveria nuk i lejon shqiptarët të dinë sa dhe si janë blerë mjetet mbrojtëse spitalore. Nuk lejon që qytetarët të shohin vetë sesi ka abuzuar qeveria në këtë kohë kritike për të gjithë.

Pas blerjes së maskave me dyfishin e çmimit të tregut, qeveria ka blerë kite për testimin e qytetarëve me 4 fishin e çmimit të tregut.  Edhe kjo me kontratë të shpallur sekrete.

Të dhënat e siguruara faktojnë se kitet për testimin e një personi vijnë në Shqipëri me çmimin e tregut 21 mijë lekë të vjetra, ndërsa Qeveria vetëm pak orë më vonë, i blen ato me 85 mijë lekë të vjetra.

Po, po, 4 fish më shtrenjtë! Nga 21 mijë lekë që e kanë çmimin maksimal në treg, qeveria blen 85 mijë lekë një kit testimi. Pra, tenderi sekret është përdorur për të blerë këto pajisje mjekësore me çmim 4 herë më të lartë.

Të blesh 4 herë më shtrenjtë një testim, do të thotë 4 persona më pak të testuar.

Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete apo me mungesë transparence, ai bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur.

Abuzime kaq të mëdha me taksat e shqiptarëve provojnë edhe një herë se Edi Rama ka para në buxhet, por këto para i ka për t’i vjedhur, i ka për t’i ndarë me klientët e tij të preferuar.

Në vend që të sulmojë opozitën, Edi Rama duhet urgjentisht të bëjë 2 gjëra për të zhbërë vjedhjen.

1. Të publikojë kontratat sekrete dhe

2. T’i anullojë çmimet e tyre skandaloze!

Shqiptarët nuk kanë pse të paguajnë një testim me 4fishin e çmimit të tregut. Edi Rama e ka për detyrë t’u kthejë shqiptarëve paratë që po u vidhen.

Me këto para të vjedhura, mund të blihen shumë më shumë kite për të testuar qytetarët që dalja nga kriza mund të bëhet më e lehtë dhe më e shpejtë!

 

Read More
20 Pri
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha intervistë për Syri Tv

 

 

“NDIHMA U DHA ME PIKATORE”, BASHA: SHTYRJA E GJENDJES SË FATKEQËSISË, PROVË E DËSHTIMIT TË QEVERISË PËR T’U PËRBALLUR ME KRIZËN

 

Pyetje: Cili është mendimi juaj për vendimin e qeverisë që të shtyjë gjendjen e fatkeqësisë deri në 23 Qershor? U diskutua në Këshillin e Sigurisë?

Lulzim Basha: Jo, nuk u diskutua. Gjendja e fatkeqësisë shërben për diçka. Shërben për te trajtuar problemin kryesor që është virusi dhe shërben për të trajtuar pasojat e këtij problemi që është kriza ekonomike. Për këtë arsye është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Tani të shohim çfarë është bërë këto javë, që kur është shpallur gjendja.

Në radhë të parë, nuk ka asnjë përmirësim sa i përket financimit të shëndetësisë dhe në veçanti rritjes së testimeve. Ne mbetemi vendi i fundit për sa i përket testimeve. Shikoni Maqedoninë apo vendet e tjera. Ne jemi një vend, ku kryeministri ka vendosur që testimet të mbahen në minimum. Dhe kur ke testime të pakta, do të kesh edhe zbulime të pakta, por kjo nuk na ndihmon. Ja ku kemi ardhur sot tek vendimi për të shtyrë emergjencën. Pse u shty emergjenca? E shpjegoi kryeministri këtë? Shpjegoi që këto 5 javë që ka kërkuar sakrificë të shqiptarëve për të qëndruar në shtëpi nuk ka marrë asnjë masë reale për të na treguar ku është infeksioni? Kjo mundet kur ti ke mjaftueshëm testime. Na shpjegoi pse e ka marrë këtë masë në raport me atë që duhet të bëjë për të mbështetur të prekurit nga kjo masë, sepse sa e shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë presupozon që qeveria do të vazhdojë të ushtrojë pushtetet e veta për të urdhëruar mbyllje të bizneseve apo reduktim të orareve. Pra, në masa shtrënguese kemi qenë të bollshëm, në komunikim në facebook kemi qenë të bollshëm, por deri më sot, qeveria dhe kryeministri kanë dhënë me pikatore ndihmën që qytetarët meritojnë, ndihmën financiare apo ushqimore për të cilat qytetarët dhe bizneset kanë më shumë se kurrë nevojë sot. Ndaj, nga kjo pikëpamje, shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është një tjetër provë e dështimit të qeverisë në këto 5 javë për t’u përballur me krizën.

 

“QEVERIA I LA NJERËZIT NË BALTË, EKONOMIA PO FUNDOSET”, BASHA: AMNISTIA FISKALE, NJË SHASHKË PËR TË LARGUAR VËMENDJEN SE QEVERIA NUK KA AS PLAN, AS STRATEGJI PËR PËRBALLIMIN E KRIZËS

 

Pyetje: Sot Edi Rama prezantoi amnistine fiskale. Si e shikoni këtë lëvizje?

Lulzim Basha: Nuk është asgjë e re, është një ide e vjetër e qarkulluar,  siç kanë qarkulluar dhjetëra gjëra për të hequr vëmendjen nga diçka që shqiptarët po e përjetojnë  ditë për ditë, nga mungesa totale  e çdo ndihme financiare për njerëzit në pamundësi ekonomike, nga pamundësia e bizneseve  për të përfituar ato që përfiton biznesi në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në çdo vend tjetër të rajonit. Pra është një truk për ta zhvendosur vëmendjen nga  braktisja totale që 5 javë pas nisjes së intensifikimit të krizës dhe karantinës dhe bllokimit ekonomik, karakterizon qeverinë e Tiranës që është e fundit në Europë qoftë me ngadalësinë e masave  të shpallura dhe ç’ështe më e rënda në moszbatimin e këtyre masave. Hapa që hidhen gjysmakë, hapa që  shpallen nga Facebook-u, por që kurrë nuk arrijnë tek qytetari, nuk arrijnë tek pensionisti, nuk arrijnë tek njerëzit në nevojë ekonomike, nuk arrijnë tek bizneset.  Kjo është emergjenca sot. Pesë javë  pas shpalljes së karantinës, njerëzit, të gjithë pa anjë dallim, nga njerëzit në shtrëngesë ekonomike  tek biznesi dhe punëmarrësi i madh janë  të gjithë të braktisur dhe të lënë në baltë ndërkohë që qeveria vazhdon të flasë e të flasë e të ngopë me lugë bosh.

Pyetje: Ju  thoni se kjo lëvizje është një mekanizëm i pastrimit të parave, por Rama tha se krimi dhe politikanët nuk do të përfitojnë. Ku qëndron skema e pastrimit të parave në informacionet që ju keni?

Lulzim Basha: Në fakt, ka një besueshmëri shumë të lartë zoti Rama kur flet për krimin dhe për drogën, siç e vërtetoi edhe tërheqja  e akuzës  ndaj revistës Bild që tregoi se sa të fuqishme janë lidhjet midis krimit dhe qeverisë së tij.  Por kjo nuk është tema sot. Çështja kryesore janë tavolinat e zbrazura  të shqiptarëve. Janë xhepat e zbrazur të  kryefamiljarëve. Janë  dhjetëra të infektuar vetëm në 24 orët e fundit nga fasoneritë  të pambyllura ndonëse kemi  4 javë që e kërkojmë këtë dhe që mbahen të hapura për një arsye farë të thjeshtë: Sepse lekët e shqiptarëve tani që shqiptarëve u duhen më shumë  se kurrë, lekët e taksave të tyre  që janë rritur këto 7 vite të qeverisjes Rama, nuk shkojnë tek qytetarët, por shkojnë tek oligarkët. Shkojnë tek aferat e tyre kurruptive. Shkojnë në tendera sekretë dhe korruptivë. Dhe kjo është arsyeja se pse 5 javë pas nisjes së karantinës askush s’mund të na thotë çfarë plani ka qeveria për arsyen e thjeshtë se qeveria nuk ka plan, as strategji për t’u përballur me krizën, për të shtruar rrugën e daljes nga kriza dhe për të mbështetur njerëzit në nevojë dhe ekonominë gjatë kohës së krizës. Dhe në mungesë të saj plas shashkë pas shashke lajmet e vjetra që i riciklon si lajme të reja. E vërteta e vetme që është një kambanë alarmi për këdo dhe duhet të është kambanë alarmi për qeverinë që ekonomia po fundoset, bizneset ditë për ditë largojnë njerëz nga puna dhe që me datë 20 prill shumica dërrmuese e atyre që u është premtuar edhe me ligj, edhe me VKM ndihma që e ka për detyrë qeveria që t’ua japë në gjendje të emergjencës, nuk kanë marrë asnjë kacidhe.

 

BASHA: PA TESTIME ECIM ME SY MBYLLUR DHE MUND TË PËRFUNDOJMË NË GREMINË

 

Pyetje: Ju keni prezantuar një plan emergjence dhe mesa kam parë, pika juaj e pestë, për hapjen e ekonomisë, është më e rëndësishmja.

Lulzim Basha: Në fakt është pika e parë. Janë testimet. Rritja e testimeve dhe kombinimi i tyre që të na mundësojë përmasat e vërteta të infeksionit.

 

Pyetje: A i kemi ne kapacitete për të bërë kaq shumë testime sa ju thoni sepse laboratori i QSUT-së mund të bëjë 400 testime në ditë?

Lulzim Basha: Kjo nxjerr zbuluar propagandën, sepse kanë kaluar 5 javë dhe ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme laboratorike dhe mjaftueshëm kite. Kjo është arsyeja, të tjerat janë fjalë kot. E vërteta është se Shqipëria ishte e papërgatitur, qeveria u kap e papërgatitur. Gënjeu kur tha që ishte e përgatitur. Kishte më shumë se 45 ditë kohë që nga plasja e pandemisë aq më shumë që për fat të keq u angazhua një nga vendet fqinje tona siç është Italia dhe e ka harxhuar gjithë këtë kohë më justifikime, me propagandë dhe me gënjeshtra. Fakti është se Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me kapacitetet më të ulëta testuese dhe për rezultat nuk ka testime. Pa testime ne nuk mund të dimë ku janë të infektuarit, ku janë të prekurit, ku janë kontaktet e tyre që t’i izolojmë dhe të marrim masën e karantinës apo sipas nevojës t’i trajtojmë në spitalet tona. Pra hapi i parë janë testimet dhe kjo nuk është diçka që e ka shpikur Partia Demokratike apo opozita. Kjo është një kërkesë që përsëritet 10 herë në ditë nga të gjitha autoritetet shëndetësore dhe në fakt kjo është receta që ka përdorur Gjermania dhe vendet e tjera që duket se po fillojnë ta vënë nën kontroll pandeminë. Ndërkohë këtu shqiptarëve u kërkohet të rrinë në shtëpi, por nuk u tregojnë se çfarë plani ka qeveria për t’i nxjerrë nga shtëpia . në vend të kësaj zgjatet gjendja e emergjencës dhe prapë nuk tregohet se çfarë do të bëhet me testimet! Çfarë do të bëhet për ta gjurmuar, për ta izoluar virusin se vetëm me këto dy hapa pastaj mund të planifikohen hapa të tjerë me risk sa më të vogël për njerëzit dhe për ekonominë. Pa bërë këtë gjithçka tjetër është të vazhdojmë të ecim me sy të mbyllur, por me sy të mbyllur edhe vendi, edhe shëndetësia, edhe shëndeti i njerëzve, edhe ekonomia dhe mund të përfundojmë në greminë.

Pyetje: Megjithatë hapja e një sërë sektorësh sot është ajo që ju kërkuat një ditë më parë. A është një nga pikat e platformës tuaj?

Lulzim Basha: Edhe njëherë, të marrësh hapin e pestë e të thuash që po e bëjmë këtë hap nuk ka gjë më të gabuar, sepse natyrisht pasi hidhesh nga avioni, do të përfundosh në tokë. Çështja është do të hidhesh me parashutë dhe do të përfundosh shëndoshë e mirë apo do të bëhesh copë e thërrime ndërkohë që bie. Dhe strategjia e një hapje pa e ditur dhe pa pasur asnjë plan sesi do të kontrollosh infeksionin është një strategji që mund të rezultojë në probleme shumë të mëdha.

Pyetje: Sot janë nisur 60 infermierë në drejtim të Italisë, keni një opinion sa i përket këtij veprimi, jeni pro apo kundër?

Lulzim Basha: Pa diskutim ne duhet t’i gjendemi pranë Italisë e cila po vazhdon të ketë një situatë kritike, por ka një hipokrizi që nuk i ka shpëtuar as italianë dhe as shqiptarëve. Një vrapim drejt propagandës ku nga njëra anë trumbetohet diçka që në fakt është një detyrim moral para një kombi dhe para një shoqërie që na ka ndihmuar kaq shumë në këto 30 vite siç është Italia. Dhe nga ana tjetër bashkëatdhetarët tanë i lanë në Kapshticë, në Kakavijë dhe në pikat e tjera kufitare sikur mos të ishin njerëz. Pra është ky standardi i dyfishtë  që tjetër gjë bëhet e tjetër gjë thuhet. Trumbetohet më të madhe diçka që siç e thashë është një detyrim moral dhe është një gjë e mirë që bëjmë gjithçka për ti ardhur në ndihmë italianëve në këto kohë, por nga ana tjetër ka një shpërfillje totale, një arrogancë dhe një qasje, do të thoja në kufijtë e çnjerëzores, me kategori të tërë shqiptarësh të cilët vazhdojnë të vuajnë për shkak të virusit dhe për shkak të masave të marra prej virusit.

 

“QEVERIA PO IMPROVIZON, ÇFARË SHPALL NË DREKË, E NDRYSHON NË DARKË”, BASHA: KURBA E INFEKSIONIT SILLET SI I PARI I QEVERISË, PA STABILITET

Pyetje: Ka kritika se Kryeministri Edi Rama është duke menaxhuar situatën me koronavirusin në një mënyrë autoritariste. Madje pretendimet shkojnë më tej sa thonë se shefi i qeverisë po e përdor situatën për të shtuar fuqinë e tij.  Lejet për qytetarët dhe fashat orare për daljet nga karantina së pari por edhe propozimet e ndryshimeve ligjore që maxhoranca miratoi me forcën e kartoni në Parlament duke se e çojnë edhe më tej këtë shqetësim. Si mendoni ju?

Lulzim Basha: Kjo është një tjetër simptomë e qeverisjes improvizuese, e qeverisjes së papërgatitur që diçka thotë në mëngjes dhe e ndryshon në drekë dhe pastaj atë që thotë në drekë e ndryshon në darkë, shpall një masë të premten dhe e ndryshon të shtunën. Në vend që të përdorë institucionet, ligjin, Kushtetutën për t’u shërbyer qytetarëve përdor Facebook-un, për të vjedhur orë të  tërë përmes propagandës që në fund të fundit ku jemi? Aty ky ishim. Pesë javë në karantinë ekonomike dhe distancim social të qytetarëve dhe kurba e infeksionit vazhdon të sillet njësoj si i pari i qeverisë, me të njëjtën mungesë stabiliteti shkon lartë, shkon poshtë, për arsyen e thjeshtë, sepse qeveria nuk ka asnjë plan, nuk ka asnjë strategji, nuk ka ndërmarrë asnjë hap domethënës as për të frenuar përhapjen e virusit për të cilën duhet patjetër testimi, duhet një strategji e re testimesh. Duhet jo thjesht një rritje, por duhet një ndryshim kryekëput I qasjes së testimeve dhe as për të mbështetur shtresat në nevojë, për të mbështetur bizneset, të cilat sot në Shqipëri në letër marrin më pak sesa marrin në Kosovë, ndërsa në praktikë nuk kanë marrë pothuajse asgjë fare. Dhe kësaj sjellje improvizuese, çfarë themi tani e ndryshojmë pas dy orësh, kësaj i shkojnë për shtat edhe këto lloj vendimesh të cilat pastaj më kot mundohen ti veshin me ndryshime qesharake, dhe sa na takon ne antikushtetuese dhe totalisht të paligjshme si ato që adoptoi Parlamenti ilegjitim para një jave.

 

 

Read More
18 Pri
0

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

 

Sa herë kapet në vjedhje, në vend të transparencës, qeveria sulmon opozitën. Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë shpjegim për blerjen me dyfish çmimin e tregut të pajisjeve mjekësore antiCOVID.

 

Nuk është koha e sulmeve bajate politike, qeveria duhet të japë përgjigje konkrete me një Po ose një Jo të thjeshtë.

 

1.            A bleu qeveria 178 mijë maska me 8 mijë lekë copën, kur në farmaci ato kushtojnë 4 mijë lekë?

2.            A bleu qeveria veshje spitalore me 28 euro, kur në treg kushtojnë gati 3 herë më pak, 9.6 euro?

3.            A bleu qeveria, mbrojtëse për sytë me dyfishin e çmimit të tregut, nga 2.9 euro i bleu me 6 euro copën?

4.            A i bleu qeveria edhe maskat spitalore me çmime të dyfishuara, nga 3.8 euro që janë në treg me 8 euro?

 

Qytetarët presin përgjigje për këto pyetje. Ata nuk duan të degjojnë akuza dhe sulme banale politike, por kërkojnë të vërtetën e kontratave që qeveria i ka klasifikuar si sekret shtetëror. Në vend të fjalëve boshe, Edi Rama duhet të bëjë diçka fare të thjeshtë: të publikojë kontratën e blerjes së këtyre materialeve! Pastaj qytetarët gjykojnë vetë kush thotë të vërtetën dhe kush vjedh!​

Read More
18 Pri
0

PD DENONCON SKANDALIN ME TENDERIN 3.5 MILION DOLLARË TË MATERIALEVE MBROJTËSE SHËNDETËSORE: QEVERIA I BLEU ME 2 FISHIN E ÇMIMIT TË TREGUT

 

PD DENONCON SKANDALIN ME TENDERIN 3.5 MILION DOLLARË TË MATERIALEVE MBROJTËSE SHËNDETËSORE: QEVERIA I BLEU ME 2 FISHIN E ÇMIMIT TË TREGUT

 

 

ALBANA VOKSHI: Të dashur bashkëqytetarë,

Jam sot, bashkë me kolegun Enkelejd Alibeaj për të denoncuar një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë. Bëhet fjalë për mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, të blera nga qeveria me çmime stratosferike. Do të sjellim prova për një abuzim skandaloz me paratë e shqiptarëve. Ne besojmë se ky abuzim i madh ka detyruar qeverinë të klasifikojë si sekret këta tendera hajdutësh, që e zhdoganojnë një maskë me 3 euro dhe e blejnë me 8 mijë lekë me çmim shumice.

Ky është vendimi i qeverisë që e klasifikon sekret tenderin urgjent të 21 marsit për blerjen e pajisjeve mbrojtëse spitalore. Me këtë vendim, Edi Rama mban të fshehur çmimet e këtyre blerjeve skandaloze. Por ne i kemi zbuluar ato dhe sot do t’ia bëjmë të njohur qytetarëve shqiptarëve atë që qeveria fsheh me tenderin 3.5 milionë dollarë.

Pse themi që ka një abuzim skandaloz që fare mirë mund të quhet edhe vjedhje në kohë pandemie?! Sepse janë blerë maska dhe pajisje të tjera spitalore me dyfishimin e çmimit në disa raste edhe me trefishin e çmimit të zhdoganuar.

Po ju sjellim provat.

Bleva dje pasdite në farmaci një maskë mbrojtëse nga ato që ka blerë edhe qeveria. Çmimi ishte 4 mijë lekë.

Sa lekë e ka blerë Qeveria shqiptare këtë maskë 4 mijë lekëshe? Plot, dyfishin e çmimit, me 8 mijë lekë të vjetra. Pra me pakicë blihet 4 mijë lekë, ndërsa më shumicë Qeveria e blen nga kompanitë “FARMA NET dhe EUROMED” me 8 mijë lekë të vjetra.

Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete, me mungesë transparence, krimi bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur.

Të pranosh të blesh 8 mije lekë një maskë që me pakicë në Farmaci shitet 4 mijë  lekë do të thotë vjedhje në mes të ditës.

Kush mendon se për shkak të krizës, nuk është vëmendja tek ajo që bën Qeveria, sesi vjedh Qeveria, sesi keqpërdor paratë e shqiptarëve Qeveria, gabohet shumë rëndë.

Sa më shumë që kryeministri, ministria e Shëndetësisë fshehin vjedhjet me kontrata sekrete, sa më shumë kohë kalon pa bërë transparencë për çdo qindarkë të shpenzuar, aq më shumë është e vendosur opozita për të dalë në mbrojtje të interesit publik. Të dashur bashkëqytetarë! Ky skandal është edhe më i rëndë sesa kaq. Kolegu Alibeaj do të tregojë sesi kjo vjedhje ka ndodhur edhe me materialet e tjera të blera me këtë tender.

 

ENKELEJD ALIBEAJ : Në përmbushje të misionit tonë dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve, për të kontrolluar mënyrën sesi Qeveria po i përdor paratë tuaja në këtë kohë krize, Partia Demokratike ka siguruar dokumentacionin nga Dogana Shqiptare. Dokumenti provon abuzimin me kontratat e shpallura sekrete nga qeveria.

 

PRODUKTI                                               ÇMIMI NË ZHDOGANIM                                                                          ÇMIMI NË TENDER

 

Maskë mbrojtëse FFP2 3 euro                6.5 euro                                                                                                                 (800 lekë)

 

Veshje spitalore me një përdorim për dhoma izolimi       9.60 euro             28 euro                                                 (3400 lekë)

 

Mbrojtëse për sytë një përdorimshme  2.90 euro                                         6 euro                                                         (740 lekë)

 

Maskë spitalore koke një përdorimshe për dhoma izolimi             3.80 euro                                             8 euro   (980 lekë)

 

Qeveria i ka zhdoganuar maskat me 3 euro dhe pastaj i ka blerë me 8 mijë lekë copën, ose me rreth 6.5 euro, Pra, Qeveria i ka blerë maskat me rreth 2 fishin e çmimit real.

I njëjti skandal, rezulton edhe për materialet e tjera në këtë tender

Qeveria ka zhdoganuar me çmim 9.6 euro veshje spitalore me 1 përdorim dhe pas pak ditësh ka blerë me 28 euro 1 veshje.  Pra Qeveria i ka blerë me rreth 3 fishin e çmimit real.

Po kështu, mbrojtëset me 1 përdorim për sytë Qeveria i ka zhdoganuar me çmimin e tregut 2.9 euro, por i ka blerë me rreth 6 euro copën, 2fishin e çmimit real.

Qeveria ka vjedhur edhe me maskat spitalore një përdorimshe për dhoma izolimi. I ka zhdoganuar me 8 euro dhe ia ka blerë kompanisë së preferuar me dyfishin e çmimit real, me rreth 8 euro.

Kjo është vjedhje dhe për ne kjo është e papranueshme! Qytetarët janë të lodhur nga kjo qeveri që nuk ndalet duke futur duart në xhepat e qytetarëve edhe  në ditët e tyre më të vështira.

Abuzimet kaq të mëdha me taksat e shqiptarëve provojnë edhe një herë se Edi Rama ka para në buxhet, por këto para i ka për të vjedhur, i ka për t’i ndarë me klientët dhe me oligarkët e koncesioneve.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj sot nga Qeveria, nga Edi Rama personalisht, që të anullojë menjëherë çmimin skandaloz të blerjes së këtyre materialeve, të kthejë në Buxhet paratë e paguara tepër dhe të vjedhura. Ato para, në vend që të shkojnë në xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe klientëve të tyre, t’u shkojnë menjëherë familjeve në nevojë dhe biznesit në krizë.

Ju faleminderit!

 

Read More
17 Pri
0

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Të dashur bashkëqytetarë

Sot kemi marrë disa lajme të këqija. Virusi ka përparuar duke krijuar vatra të reja në disa qytete të vendit.

Vetëm një rritje e lehtë e numrit të testimeve na kofirmoi se sa më shumë teste të bëhen, aq më shumë të infektuar zbulohen.

Në Tiranë, në Krujë, në Laç, në Shkodër virusi ka prekur disa qytetarë të tjerë.  Shumica e tyre janë zonja dhe vajza që punojnë në fasoneri.

E kam thënë dhe e kam përsëritur shumë shpesh këto 5 javë se fasoneritë janë ndër vatrat më të rrezikshme për përhapjen e shpejtë të virusit.

Pak ditë më parë ngrita shqetësimin se në një fasoneri në Shkodër punonjësve nuk u është bërë testi, megjithëse një nga koleget e tyre rezultoi pozitiv.

Rasti i Krujës, i publikuar sot në media, është po ashtu shumë shqetësues. Tre zonja janë konstatuar të infektuara në një fasoneri në Krujë. Një nga tre zonjat ka infektuar edhe të birin.

Ndërkohë raportohet se nga Kruja infeksioni është përhapur edhe në Kurbin. Dy zonja të tjera punonjëse në një fasoneri po në Krujë janë të infektuarat e para të raportuara sot në Kurbin.

Aktualisht nuk ka asnjë informacion nëse janë testuar punonjëset e tjera të fasonerive në Shkodër dhe Krujë. Nëse janë testuar personat e kontaktit të këtyre punonjësve. Nuk kemi informacion zyrtar për këtë, por nga ajo që raportojnë mediat në Shkodër, Krujë dhe Kurbin, atyre thjesht u është kërkuar të vetëizolohen.

Kjo e rrit edhe më shumë rrezikun e përhapjes, nëse edhe punonjëse të tjera janë të infektuara.

Rasti i përhapjes nga fasoneria e Krujës në dy zona të ndryshme në Kurbin është një këmbanë alarmi.

Opozita e ka patur informacionin e infektimit në fasonerinë e Krujës që dy ditë më parë dhe kemi informuar autoritetet në mënyrë institucionale, në minutat e para të marrjes së këtij informacioni.

Është për të ardhur keq që qeveria vepron me shumë vonesë. Ajo është e prirur të mohojë dhe pastaj të veprojë.

Rastet e infeksionit në fasoneri dhe përhapja e tyre me shpejtësi të frikshme kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria.

Nuk ka më kohë për refuzime kokëforta pa argumenta! Qeveria duhet të urdhërojë mbylljen e fasonerive në të gjithë vendin. Bashkë me to duhet të mbyllen të gjitha vendet me grumbullime të mëdha punonjësish.

Është në përgjegjësinë e qeverisë të ndalojë përhapjen e virusit tek qytetarët.

Mbylljen e fasonerive dhe bizneseve të tjera me përqendrim të madh punonjësish, qeveria duhet ta shoqërojë me masa konkrete për mbështetjen financiare të punonjësve dhe biznesit.

Për asnjë arsye qeveria nuk duhet të cojë dëm sakrificën e shqiptarëve në këto 5 javë izolim, vetëm e vetëm sepse refuzon të rialokojë para nga koncesionet tek qytetarët.

Është e domosdoshme që autoritetet të mundësojnë pa vonesë testimin e të gjithë punonjësve në fasoneritë e prekura. Kjo jo vetëm ndalon përhapjen e virusit, por ju jep siguri punonjësve për shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

Duke marrë këto masa, mbylljen e fasonerive, testimin, gjurmimin, mbështetjen financiare, mundësohet shmangia e rrezikut për infektimin e 70 mijë qytetarëve. Kjo ka një faturë financiare jo më shumë se 15 milionë euro. Ky fond mund të çlirohet direkt nga anullimi i tre koncesioneve për inceneratorët.

Vazhdimi i përhapjes së virusit në keto momente, që sjell për pasojë zgjatjen e izolimit të qytetarëve dhe bllokimit të ekonomisë do të na kushtojë shumë më shumë se sa paga e këtyre punonjëseve sot.

Shëndeti i qytetarëve dhe ruajtja e vendeve të punës duhet të jenë prioriteti numër 1 i qeverisë!

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/691842734958642/?vh=e&d=n

https://we.tl/t-QxPvIQAJup

 

Read More
17 Pri
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takim me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó me rastin e sjelljes së një ndihme të madhe prej 100 mijë maskash dhe 5 mijë kostume mbrojtëse mjekësore. Në emër të Partisë dhe të opozitës, zoti Basha shprehu mirënjohje për Hungarinë dhe kryeministrin Orban për ndihmën e çmuar në këto ditë të vështira, kur po shtohet numri i të infektuarve në radhët e stafeve mjekësore.

 

“E falënderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë,  e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet çdo ditë”- u shpreh zoti Basha.

 

Hungaria ka vendosur një fond prej 30 miliardë euro ose 22% të prodhimit vendas për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë e vendit. Ndihma e sjellë sot nga Ministri i Jashtëm i Hungarisë është ndër më të mëdhatë për Shqipërinë. Aktualisht, vendi ynë nuk ka zbatuar akoma vendimin për paketën e parë të ndihmës, ndërsa paketa e dytë, nuk ka hyrë ende në fuqi.

Read More
16 Pri
0

VIDEOKONFERENCA ME GAZETARET E KRYETARIT TE PD, LULZIM BASHA

 

·      Qeveria të ndryshojë menjëherë strategjinë për testimet. Pa testime masive, pa njohur të vërtetën, dalja nga karantina bëhet e vështirë ose e rrezikshme.

 

·      “10 mijë testime në javë”, Basha tregon tre vendimet e rëndësishme që do të merrte, nëse do të ishte kryeministër dhe se çfarë i ka kërkuar Edi Ramës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

 

·      Projeksionet e Ramës me 18 mijë të vdekur janë plotësisht të pavërteta. Qeveria duhet të bëjë transparencë. Rritja e testimeve na çon tek e vërteta dhe vendimet që duhen marrë për daljen nga kriza.

 

·      “I pafalshëm improvizimi i qeverisë në javën e 5-të të krizës”, Basha: Qeveria nuk ka plan. Kam vënë zyrtarisht në dispozicion të institucioneve pikëpamjen tonë për hapat që duhen hedhur për daljen nga situata.

 

·      “Masat sporadike të qeverisë, të paefektshme për ekonominë”, Basha: Qeveria duket se po lufton më shumë njerëzit se virusin. Kërkesë Ramës, të bëjë publike strategjinë e daljes, nëse e ka.

 

·      Me përjashtim të një rasti, nuk mbështesim ashpërsimet e dënimeve në Kodin Penal. Beteja nuk është me njerëzit, por me virusin.

 

·      Thirrje qeverisë për zbatimin e paketës së parë: Mijëra familje të varfra nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria. Duhet transparencë për të shmangur abuzimet.

 

·      “Luga bosh e qeverisë”, Basha: Paketat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme. E para është zbatuar për pak njerëz, e dyta akoma nuk ka hyrë në fuqi.

 

·      Institucionet financiare ndërkombëtare, Shqipëria është vendi me paketën më të ulët ekonomike dhe sociale në Europë. Rama ose gënjen ose është kryeministri më i painformuar.

 

BASHA: QEVERIA TË NDRYSHOJË MENJËHERË STRATEGJINË PËR TESTIMET. PA TESTIME MASIVE, PA NJOHUR TË VËRTETËN, DALJA NGA KARANTINA DO TË BËHET E VËSHTIRË OSE E RREZIKSHME.

 

Të dhënat e fundit tregojnë një zgjerim të hartës së të infektuarve duke u shtrirë edhe në Kukës dhe në Mallakstër. Fatkeqësisht vetëm sot kemi 6 anëtarë të personelit shëndetësor të infektuar. Kjo sjell edhe një herë në vemendje domosdoshmërinë e rritjes eksponenciale të testimit, pra, ndryshimin kryekëput të strategjisë të ndjekur deri tani me testimin. Duke nisur me testimin për stafet mjekësore, praktikë që po ndiqet masivisht në çdo vend, dhe, po kështu me të gjithë punonjësit e vijës së parë, qofshin këta të sektorit publik, punonjësit e policisë, Forcave të Armatosura që mbështesin policinë në terren, të administratës që shërbejnë qytetarëve, por edhe të atyre që konsiderohen de facto vijë e parë, edhe pse nuk i përkasin sektorit publik, siç janë furnitorët, kamionistët, njerëzit të cilët punojnë në shërbim të tregtisë, të supermakatave, të tregjeve. Testimi dhe prekja e situatës në gjithë thellësinë e saj do të na japë shifra të sakta dhe përmasat e vërteta të infeksionit dhe duke patur këto shifra të sakta do të kemi të mundur të menaxhojmë situatën në vazhdim.

Në besimin tonë, gjurimimi i të gjithë personave të kontaktit të personave të konfirmuar me COVID -19, testimi dhe kontrolli periodik i stafit mjekësor, testimi i punonjësve të policisë dhe punonjësve që janë në kontakt të përditshëm nuk po bëhet në masën e duhur dhe duhet të kthehet urgjentisht në një prioritet absolut të autoriteteve, duke nisur me ndryshimin kryekëput të përqasjes së deritanishme.

Kërkesës tonë prej tre javësh për një përqasje të re përsa i përket testimit i janë bashkëngjitur edhe zëra të rëndësishëm të ekspertëve kombëtarë, madje edhe zëra brenda maxhorancës, ndaj dua të përsëris sot sërish kërkesën tonë të vëzhdueshme që, deri tani për fat të keq nuk ka patur vemendjen e autoriteteve, për të ndryshuar menjëherë strategjinë për testimin.

Të dashur qytetarë në qoftë se kjo strategji nuk ndryshon, në qoftë se ne vazhdojmë të prekim vetëm sipërfaqen e problemit, vetëm majën e ajsbergut atëherë do ta kemi shumë të vështirë që ta drejtojmë vendin drejt hapjes, që t’i japim fund hap pas hapi qëndrimit të detyrueshëm nëpër shtëpi dhe, po kështu, t’i japim fund hap pas hapi mbylljes së ekonomisë. Është e pamundur që njerëzit të mbahen në shtëpi pa plan për të garantuar daljen e tyre graduale. Dhe është e pamundur të kemi një plan të tillë me nivelin aktual të testimeve, i cili, siç kemi treguar në vijimësi, është shumë më i ulët sesa i vendeve fqinj dhe përbën kështu pengesën e parë të madhe për qeverinë dhe për këdo tjetër që të hartojë një plan dhe të zbatojë një plan për daljen nga kjo situatë.

Prandaj, prioritet absolut duhet të jetë procesi i gjurmimit të rasteve të infeksionit, historia e tyre dhe zinxhiri i kontakteve. Në këtë drejtim, pushteti vendor ka qenë dhe mbetet jashtë loje, ndaj kërkesa e jonë e parashtruar edhe institucionalisht është që menjëherë, në bazë edhe të ligjeve në fuqi, të normohet përmes një VKM angazhimi total i pushettit vendor, së bashku, me institucionet publike në zonë për të bërë të mundur gjurmimin dhe izolimin e të gjithë rasteve të infeksionit pa të cilin karantina do të ketë fare pak kuptim ose nuk do të ketë kuptim dhe se dalja nga karantina do të bëhet e vështirë ose e rrezikshme. Ky proces kërkon po kështu protokolle të qarta për zbatim dhe njerëzit në terren të cilat po kështu duhet të sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave dhe institucioneve të tjera shëndetësore.

 

 

BASHA THIRRJE QEVERISË PËR ZBATIMIN E PAKETËS SË PARË: MIJËRA FAMILJE TË VARFRA NUK KANË MARRË ASNJË NDIHMË NGA QEVERIA. DUHET TRANSPARENCË PËR TË SHMANGUR ABUZIMET.

 

Dua të vi tek një problem i madh i cili vazhdon të bëhet çdo ditë e më i madh, çdo orë e më i madh dhe ky është problemi i sigurimit të mjeteve të jetesës për të gjithë njerëzit në nevojë dhe sigurimi i mjeteve për të garantuar që ekonomia shqiptare të mos kalojë në një koma totale. Efekti social që kjo krizë ka shkaktuar është jashtëzakonisht i madh. Pamjet që na shfaqen nëpër ekranet e mediave janë shqetësuese dhe të dhimbshme. Qytetarë në pamundësi të mëdha ekonomike të cilët çdo ditë humbin vendet e tyre të punës janë në pasiguri të shtuar dhe në një ngarkesë psikologjike dhe stres që sa vjen dhe rritet. Pesë javë pas krizës duhej që familjet në nevojë të kishin marrë jo një, por dy a më shumë paketa ushqimore. Në fakt jemi në një situatë ku mijëra e mijëra familje në nevojë ekstreme që nuk kanë asnjë mundësi tjetër mbijetese nuk janë kontaktuar fare, nuk kanë marrë as paketa ushqimore as ndihmë financiare. Pranë opozitës dhe pranë medias përditë po rritet volumi i ankesave të qytetarëve që nuk marrin asnjë lloj përkrahje, asnjë lloj përgjigje kur e kërkojnë këtë. Unë u bëj thirrje autoriteteve të garantojnë për të shpërndarë të paktën ndihmën e akorduar në paketën e parë. Kjo duhet bërë në mënyrë transparente, duke bërë të ditur listën e personave që e kanë përfituar ku çdo qytetar të marrë vesh, nëse janë apo jo përfitues dhe të mos përplasen në zyra të mbytur nga stresi, nga dëshpërimi dhe nga pamundësia. Transparenca do të na japë mundësinë të shohim kush ka përfituar dhe të shmangim, po kështu, edhe abuzimet për të cilat ankesat nuk janë të pakta, disa prej tyre të faktuara tashmë nga media.

 

 

“MASAT SPORADIKE TË QEVERISË, TË PAEFEKTSHME PËR EKONOMINË”, BASHA: QEVERIA DUKET SE PO LUFTON MË SHUMË NJERËZIT SESA VIRUSIN. KËRKESË RAMËS, TË BËJË PUBLIKE STRATEGJINË E DALJES, NËSE E KA.

 

Testimet janë një vendimarrje politike, strategjike dhe aspak teknike, që shtrojnë rrugën për t’u dhënë njerëzve qartësinë që meritojnë sesa do të zgjasë karantina, për t’u dhënë shqiptarëve, që kanë bërë sakrificën, çmimin e merituar të kësaj karantine – sigurinë e daljes hap pas hapi nga karantina pa një rrezik të shtuar të infeksionit. Pra, testimet mbeten problem kryesor.

Beteja, natyrisht, është me virusin. Beteja është me pasojat e virusit. Beteja nuk është me njerëzit. Virusi luftohet, njerëzit ndihmohen. Qeveria nuk po bën mjaftueshëm dhe shpesh po lë përshtypjen sikur po lufton njerëzit. Propozimet janë sporadike, janë të pastudiuara dhe efekti për të parandaluar rënien në ekonominë e gjithësecilit dhe në ekonominë kombëtare, eshtë, deri më tani, pothuajse i pandjeshëm. Këto masa janë një seri masash dhe jo një plan as për daljen nga kriza dhe as për përballjen me sukses të plotë të pasojave të krizës. Akoma nuk e dimë, nëse qeveria ka një plan të tillë, nëse ka një startegji për daljen nga karantina, për sistemin shëndetësor, për testimet, për periudhën e tranzicionit derisa të gjendet vaksina. Nëse e ka, i përsëris thirrjen, për herë të dytë brenda 24 orëve, që ta bëjë atë publik. Transparenca mbetet një problem i madh. Të gjithë përpiqemi të analizojmë mbi fakte gjysmake, sepse nuk thuhet e vërteta. Ka një frikë nga shifrat, ka një frikë nga e vërteta. Por ka, po kështu, një shprehje. “vetëm e vërteta do të na çlirojë.”

Vendi ka nevojë për një plan dhe për një strategji që do t’u mundësojë njerëzve të kapërcejnë këtë krizë ekonomikë dhe t’i kthehen sërish punës, aty ku munden, normalitetit apo shanseve dhe mundësive për normalitet. Pa palnin e duhur, njerëzit do të vazhdojnë të gjenden për një kohë të gjatë në këtë situatë dhe ekonomia jonë e brishtë do të vazhdojë të fundoset. Ia kam kërkuar dhe ia përsëris këtë kërkesë kryeministrit publikisht, të nisë urgjenistisht ndihmën financiare për njerëzit, të ndryshojë buxhetin dhe të rrisë fondin e emergjëncës, sepse akoma nuk jemi as në nivelin e Kosovës. Koha nuk pret!

 

BASHA: ME PËRJASHTIM TË NJË RASTI, NUK MBËSHTESIM ASHPËRSIMET E DËNIMEVE NË KODIN PENAL. BETEJA NUK ËSHTË ME NJERËZIT, POR ME VIRUSIN.

 

Pyetje: Si i shikoni ndryshimet që janë miratuar sot në Kodin Penal?

 

Lulzim Basha: Ajo që dua të them është se për ne një pjesë e mirë e propozimeve nuk kanë qenë të nevojshme.  Qeveria ka përforcuar me dënime administrative relativisht të rënda parandalimin e shkeljeve të rregullave të karantinës dhe në gjykimin tonë e gjitha kjo ka qenë e mjaftueshme, me përjashtim të rastit të një personi mbartës të infeksionit, i cili me vetëdije shkel rregullat e karantinimit të detyrueshëm dhe me vetëdije rrezikon shëndetin e një bashkëqytetari apo bashkëqytetarëve të tjerë. Hiq këtë parashikim, siç e bëra të ditur edhe insituticionalisht, ne nuk e mbështesim pjesën tjetër të përqasjes, sepse le të marrim një shembull konkret. Në qoftë se një qytetar ka dalë për 90 minuta dhe është në minutin e 95-të, apo ka dalë për të marrë bukë dhe nuk ka marrë dot lejen tek e-Albania, për raste të tilla masat administrative që janë shpallur janë mëse të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për masa të tjera më të rënda. Beteja nuk është me njerëzit, beteja është me virusin, virusi luftohet. Pasojat që ka sjellë pandemia në ekonomi dhe tek familjet në nevojë dhe tek njerëzit në nevojë luftohen, njerëzit ndihmohen.

 

 

“LUGA BOSH E QEVERISË”, BASHA: PAKETAT E QEVERISË NUK JANË TË MJAFTUESHME. E PARA ËSHTË ZBATUAR PËR PAK NJERËZ, E DYTA AKOMA NUK KA HYRË NË FUQI.

 

Pyetje: A janë të mjaftueshme dy paketat e qeverisë?

 

Lulzim Basha:  Në volumin financiar janë të pamjaftueshme, janë 2/3 e paketës së parë të Kosovës. Në mënyrën sesi I trajtojnë problemet e qytetarëve janë të pamjaftueshme. Në qoftë se e marrim të mirëqenë paketën e dytë, e cila deri në këto momente që flasim nuk e di të jetë bërë efektive, pra nuk kemi një akt qeveritar, një akt ligjor zyrtar, ligjor që e vë në lëvizje paketën e dytë, pra nëqoftëse e marrim të mirëqenë, prapë se prapë në total trajton më pak se 10% të popullatës, e cila ndodhet në probleme të thella ekonomike për shkak të pandemisë. Dhe këtu bëhet fjalë për të papunët, bëhet fjalë për njerëzit në asisetencën sociale, bëhet fjalë për njerëzit që janë në shtrëngesën totale ekonomike, por nuk e përfitojnë asistencën sociale, bëhet fjalë për të vetëpunësuarit që kanë humbur të ardhurat për shkak të mbylljes së biznesit, bëhet fjalë për të punësuarit në biznese që ose janë mbyllur për shkak të masave ose kanë qëndruar hapur dhe nuk kanë përfituar asgjë për shkak të rënies së konsumit. Pra, pasojat e krizës janë ndjerë në një spektër shumë më të gjërë, ndërsa ndihma në letër, pra vendimet në letër e japin ndihmën me pikatore dhe me vonesë. Sipas të dhënave tona nuk bëhen as 10 mijë ata që kanë marrë ndihmën nga paketa e parë, paketa e dytë vetëm është shpallur dhe akoma nuk është vënë në lëvizje.

Sot, 5 javë pasi ka filluar zyrtarisht edhe regjimi i distancimit social dhe i karantimit de facto jemi jashtëzakonisht vonë dhe pasojat po ndihen dhe dhimbja po ndihet në çdo familje. Prandaj përgjigjja e shkurtër është Jo. Të dyja paketat nuk janë të mjaftueshme dhe zbatimi i paketave lë shumë për të dëshiruar. E para akoma nuk është zbatuar, e dyta akoma nuk është zbardhur. Kjo është të mbushësh njerëzit me lugë bosh dhe me lugë bosh nuk mbushet as barku I vogëlushëve, as xhepat e të papunëve dhe as tryezat e të pamundurve.

 

 

BASHA: PROJEKSIONET E RAMËS ME 18 MIJË TË VDEKUR JANË PLOTËSISHT TË PAVËRTETA. QEVERIA DUHET TË BËJË TRANSPARENCË. RRITJA E TESTIMEVE NA ÇON TEK E VËRTETA DHE VENDIMET QË DUHEN MARRË PËR DALJEN NGA KRIZA.

 

 

Pyetje: Kryeministri Rama nga foltorja e parlamentit u shpreh se falë masave të marra prej tij u shmang një tragjedi e madhe me rreth 2800 të vdekur. A kishin ekspertët tuaj të dhëna për përmasat që mund të kishte virusi?

 

Lulzim Basha: Duhet të përsëris atë që ju thashë që pa transparencë të gjithë përpiqemi të analizojmë gjysmë fakte dhe gjysmë të vërteta. Analiza më e plotë e asaj që është shpallur sot nga kryeministri në parlament ka ardhur për fat të mirë nga media dhe nga një koleg i juaji, që quhet Redi Gjuzi. Më lejoni të citoj fjalë për fjalë këto kalkulime që sipas një vlerësimi paraprak të ekspertëve tanë rezultojnë tërësisht të sakta. Sa i përket shifrës së parë të 18 mijë të vdekurve që u tha nëse nuk do të merreshin masat ekstreme që sipas kryeministrit kanë dalë nga ekspertë të pavarur i bie, po ta marrim në raport progresiv, të marrim Suedinë që është vendi pa karantinë, ka sot 119 të vdekur për 1 milion banorë. Pra në qoftë se Shqipëria nuk do të kishte marrë asnjë lloj mase, në qoftë se do të kishte 18 mijë të vdekur siç u pretendua, atëherë i binte të kishte 6254 të vdekur 1 milion banorë. Mora këtë shembull, por njësoj si edhe shembujt e tjerë kjo tregon që ajo që është thënë sot në parlament është tërësisht e pavërtetë. Tani është humbje kohe për mua, është humbje kohe për ju, është humbje kohe për qytetarët të vazhdojmë të bëjmë komente të atyre që janë gjysmë të vërteta, të pavërteta, qofshin këto të rekomanduara nga ekspertë të pavarur kryeministrit apo të rekomanduara në mënyrë jo të vërtetë nga vetë autoritetet. Prandaj thirrja ime është t’i jepet fund mungesës së transparencës. Transparenca nuk është problemi. E vërteta nuk është problemi. E vërteta është mënyra e vetme për të menaxhuar situatën sot dhe për të ndërtuar një urë dalëse nga kjo situatë. Nuk mund t’i mbajmë njerëzit pafundësisht në shtëpi pa plan. U kemi kërkuar një sakrificë një javë, dy javë, tre javë, katër javë, pesë javë, në qoftë se do t’ua kërkojmë edhe një javë tjetër edhe dy javë të tjera, tre javë të tjera, atëherë duhet t’ua shpjegojmë se pse ua kërkojmë këtë sakrificë. Dhe këtë “pse” as unë, as kryeministri, askush nuk mund ta dijë për sa kohë testimet mbahen në këtë nivel. Prandaj hapi i parë është ndryshimi tërësor i përqasjes me testimet. Rritja në mënyrë eksponenciale e testimeve do t’i japë në rradhë të parë qeverisë instrumentin e të vërtetës, transparencës me atë që po ndodh mbi bazë të së cilës pastaj mund të marrë masa për shtrëngimin apo për lirimin e masave duke mos rrezikuar jetën e njerëzve, por edhe duke vlerësuar sakrificën. Sepse t’u kërkosh njerëzve të mbajnë bizneset mbyllur, të rrinë në shtëpi pa një plan kjo është papërgjegjshmëri, papërgjegjshmëri, e cila dy dhe trefishohet kur ti, nga njëra anë merr masa shtrënguese, por nga ana tjetër masat ndihmuese i ke në nivelin më të ulët në Europë dhe më të ulëtin në rajon në krahasim me vendet fqinje duke përfshirë këtu edhe Kosovën apo Maqedoninë e Veriut.

 

INSTITUCIONET FINANCIARE NDËRKOMBËTARE, SHQIPËRIA ËSHTË VENDI ME PAKETËN MË TË ULËT EKONOMIKE DHE SOCIALE NË EUROPË. RAMA OSE GËNJEN OSE ËSHTË KRYEMINISTRI MË I PAINFORMUAR.

 

Besoj se të gjithë e keni parë atë hartën e publikuar nga institucionet ndërkombëtare financiare që Shqipëria është vendi me paketën më të ulët ekonomike dhe sociale në Europë. Sot na u tha e kundërta. Sot tha jemi vendi me paketën më të lartë. S’është e vërtetë. Nuk është e vërtetë. Ose është një gënjeshtër ose njësoj e pafalshme, kemi të bëjmë me një kryeministër thellësisht të painformuar. E vërteta është që Shqipëria ka paketën më të ulët. E ka edhe më të ulët sesa Kosova. Edhe si shifër absolute, edhe si përqindje të buxhetit edhe si përqindje të Prodhimit të Brendshëm të vendit dhe efektet e kësaj, që të mos kthehet në lojë numrash, i ndiejnë qytetarët sot. Sepse shqiptarët sot janë njerëzit më të pambështetur duke filluar me ata që kanë nevojë dhe duke vazhduar me biznesin që është në pasiguri totale. Vlerësimin e qeverisë sot dua t’a them fare qartë. Situata ku ndodhemi është e paprecedente në raport me çdo vend tjetër të rajonit. Dhe kjo është përgjegjësi totalisht e qeverisë, e cila akoma nuk ka shpalosur çfarë plani, çfarë strategjie, çfarë perqasje ka, por shpall masa sporadike të cilat nuk zbatohen. Ka ardhur koha t’i jepet fund kësaj përqasje. Kam bërë thirrje dhe kam këshilluar edhe institucionalisht autoritetet t’i japin fund kësaj përqasje që i rendin krizës pas apo shpallin masa televizive, të cilat nuk kthehen asnjëherë në lekë apo në ushqime apo në mbështetje për njerëzit në nevojë apo në siguri dhe mbështetje për biznesin dhe urgjentisht të mbyllin apo të ngushtojnë hendekun midis fjalëve dhe veprave.

 

 

“I PAFALSHËM IMPROVIZIMI I QEVERISË NË JAVËN E 5-TË TË KRIZËS”, BASHA: QEVERIA NUK KA PLAN. KAM VËNË ZYRTARISHT NË DISPOZICION TË INSTITUCIONEVE PIKËPAMJEN TONË PËR HAPAT QË DUHEN HEDHUR PËR DALJEN NGA SITUATA. PRES REFLEKTIM TË MENJËHERSHËM DHE SHPALLJEN E NJË STRATEGJIE TË QARTË.

 

Pyetje: A ka një plan/strategji Partia Demokratike për turizmin pasi jemi në prag të sezonit. Nga ana tjetër zoti Klosi deklaron se duhet marrë leje në e-albania për të shkuar në plazh. A e dëmton turizimin dhe marrja e lejes në këtë paltformë, ku shohim që qytetarët kanë vështirësi me një platforme të tillë?

 

Lulzim Basha: Të flasim për hapa konkretë, kur nuk kemi një strategji është spekulative dhe ky është problemi kryesor që i kam parashtruar dhe do të vazhdoj t’ia parashtroj autoriteteve edhe sot përmes kësaj konference për shtyp. Nëqoftëse nuk kemi strategji, atëherë qartësisht po improvizon. Improvizimi është i kuptueshëm momentin e parë të përballjes me emergjencën. Është i kuptueshëm javën e parë sa ta marrin veten institucionet, por është i pakuptueshëm, është i pafalshëm javën e pestë apo të gjashtë të emergjencës. Nuk të falet improvizimi. Kjo tregon se nuk ke plan, nuk ke strategji. Kam vënë në dispozicion të institucioneve edhe zytarisht pikpamjen tonë për hapat që duhen hedhur për të dalë nga kjo situatë dhe pres, por jo dhe shumë gjatë, reflektim të menjëhershëm dhe shpalljen e një strategjie të qartë që të nisë me ndryshimin kryekëput të përqasjes me testimet, rritjen eksponenciale të numrit të testimeve, me gjurmimin dhe kontakteve të burimit që do të na japë një paraqitje më të qartë dhe të vërtetë të situatës, në mbështetje shumë më të madhe për shëndetësisnë seç kemi sot, në matjen dhe menaxhimin e situatës  në bazë të matjeve që na tregojnë se vërtet pandemia po frenohet dhe si mund të lirohet dhe cilët sektorë mund të lirojmë apo cilat zona gjeografike mund të lirojmë në ekonomi  dhe në qoftë se pandemia po përparon çfarë masash duhet të marrim për ta frenuar.

Së fundmi, por më e rëndësishme, tranzicioni që në bazë të këtyre të dhënave duhet të bëjmë nga situata e karantinës për njerëzit dhe situata e karantinës ekonomike drejt hapjes së kësaj karantine dhe rihapjes së ekonomisë, sepse siç u thashë, nuk mund t’i mbash njerëzit në shtëpi pafund pa pasur një plan. Prandaj duhet një plan dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë planin. As duke folur në hava si shkohet në plazh apo si nuk shkohet në plazh, as duke e ndryshuar diskutimin dhe duke prezantur masa të tjera represive e ndryshime në kodin penal. Duhet urgjentisht, sot, të kemi një plan, një strategji dhe transparencë para qytetarëve. Ky është plani, këto hapa do të hedhim. Nëqoftëse këto hapa kanë këtë rezultat, atëherë presim që brenda kësaj date qytetarët të kenë këto përfitime sa i përket daljes nga shtëpia, sa i përket hapjes së ekonomisë, por askush nuk mund të spekullojë për këto, sepse spekullimi në këtë rast realisht do të na kushtojë jetë, shëndet dhe ekonomi.

 

“10 MIJË TESTIME NË JAVË”, BASHA TREGON TRE VENDIMET E RËNDËSISHME QË DO TË MERRTE, NËSE DO TË ISHTE KRYEMINISTËR DHE SE ÇFARË I KA KËRKUAR EDI RAMËS NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË SIGURISË.

 

Pyetje: Nëse ju do të ishit në pushtet në këto kohë pandemie, cilin model të ndonjë vendi europian do të zgjidhnit ju?

 

Lulzim Basha: Siç ia bëra të ditur edhe dje kryeministrit, si Kryeministër do të merrja tre vendime të mënjehershme. Do të anulloja me pushtetet që më jep emërgjenca civile të 10 apo 12 kontratat koncensionare, që i kushtojnë Shqipërisë 2 miliard euro; 120 milionë euro vetëm këtë vit.  Po kështu do të shkurtoja të paktën 140 milionë euro nga buxheti aktual, në investime kapitale dhe shpenzime operacionale.  Do të liroja menjëherë 260 milionë euro dhe do të ndërtoja një paketë e cila do të kishte dy elementë kryesorë: mbështetje për shëndetësinë dhe rritje te testimeve me të paktën 10 mijë testime në javë, analizimin e këtyre të dhënave dhe në bazë të tyre marrjen e masave të mëtejshme. Dhe pjesën tjetër mbështetje për çdo familje në nevojë, për çdo individ të pamundur dhe për të gjitha bizneset.

 

 

 

Read More
14 Pri
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora

 

 

“TESTIMET, JANË KYÇ PËR DALJEN NGA KARANTINA”, BASHA: PA TESTIME, NUK MUND T’I LARGOHEMI RREZIKUT

 

Testimet janë kyç për daljen nga karantina. Testimet janë kyç për rikthimin e ekonomisë në lëvizje dhe çdo kosto e testimeve, sado të na kushtojnë testimet, gjithçka tjetër do të na kushtojë shumë më shumë. Përshëndes zërat gjithnjë e më të fortë të ekspertëve kombëtarë këtu, ju përmendët doktor Piperon, por edhe të tjerë, të cilët janë bërë këto orët e fundit gjithnjë e më vokalë, gjithnjë e më zë lartë për nevojën për të shtuar në mënyrë dramatike numrin e testimeve. Personalisht, nuk jam mjaftuar vetëm me kërkesën drejtuar qeverisë, kam pasur kontakte edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Për fat të mirë një nga partnerët tanë kryesorë, partneri ynë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadës këtij, përmes një fondi të USAID, ka vënë në lëvizje një mekanizëm, i cili shpresoj që të paktën për dy apo tre javët e ardhshme të bëjë të mundur ardhjen e një numri shumë të madh kitesh testimi në Shqipëri. Gjej rastin t’i falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen time, por besoj edhe të çdo qytetari shqiptar që na gjendet në këtë ditë kaq të vështirë me diçka kaq të domosdoshme. I kam drejtuar OBSH-së një kërkesë prej më shumë se tre javësh për të njëjtën gjë. Pra, nuk kemi qëndruar thjesht dhe vetëm në rolin e propozuesit, por kemi bërë çfarë është e mundur, sigurisht nga pozitat e opozitës, që testimet të bëhen në mënyrë më masive si dhe të sigurohen mjaftueshëm aparate dhe pajisje testuese për shëndetësinë. Ky pra është roli ynë, ky është kontributi që po japim për këtë pjesë të betejës dhe dua ta theksoj: pa ditur me saktësi jo vetëm majën e ajsbergut, të gjithë përmasat e ajsbergut nëse përdor këtë metaforë, do të jetë shumë e vështirë t’i largohemi rrezikut, i cili vazhdon të kërcënojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve në Shqipëri.

 

“DO TË MARR PJESË NESËR NË KËSHILLIN  E SIGURIMIT”, BASHA: NUK PËRFSHIHEM NË RETORIKË POLITIKE. KRYEMINISTRI TË MOS HARXHOJË KOHË TË SULMOJË OPOZITËN

 

Pyetje: Çfarë përgjigje keni për ftesën e Ramës për bashkëpunim?

Lulzim Basha: Përgjigjja ime për çdo qytetar është që nuk do të angazhohem në retorikë politike. Nuk është vendi, nuk është koha. Ka dy gjëra: Të ndajmë retorikën politike nga gjërat praktike që mund të  bëjmë. Sa i përket retorikës politike, atë që kam bërë prej 5 javësh do të  vazhdoj ta bëj derisa shqiptarët dhe Shqipëria të çlirohen nga kjo e keqe. Nuk do të angazhohem në retorikë politike dhe me shumë mirësjellje, në mënyrë të vazhdueshme, i kam kërkuar kryeministrit të njëjtën gjë. Për fat të keq, ndonëse fjalët e mbrëmshme ishin shpresëdhënëse, por po të shikoni kryeministri vazhdon  të harxhojë shumë kohë të sulmojë pikërisht ekspertët që ka ftuar mbrëmë. Megjithatë dua të them që ekspertët e Partisë Demokratike kanë qenë dhe janë gati për të ofruar ekspertizën e tyre në çdo moment në shërbim të qytetarëve. Në fushën e ekonomisë, në fushën e shëndetësisë, në çdo fushë propozimet tona kanë qenë konkrete, kanë qenë publike pavarësisht se janë sulmuar dhe pastaj janë adoptuar, ne megjithatë kemi vazhduar punën tonë pa u shkurajuar dhe do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë në shërbim të qytetarëve, sepse në këtë betejë, nëse mund ta quaj kështu, kemi një dhe vetëm një prioritet jetën, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Ndaj, edhe ftesa ime ndaj kryeministrit është që të gjithë vëmendjen dhe energjinë e tij ta fokusojë tëk puna jashtëzakonisht e rëndësishme që ka për të mbrojtur shëndetin, jetën dhe ekonominë e shqiptarëve dhe këtu opozita do të vazhdojë të jetë konstruktive, propozuese dhe të ofrojë pa asnjë kufizim të gjithë ekspertizën siç ka ofruar deri më sot. Natyrisht do të ndihmonte, nëse propozimet që ekspertët tanë apo ne si opozitë kemi parashtruar do të shqyrtoheshin me seriozitet siç edhe më është premtuar në rastin e vetëm të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare para tre javësh. Meqë ra fjala presidenti I Republikës sot më ka njoftuar se ka për qëllim të thërrasë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ditën e nesërme dhe i kam konfirmuar gadishmërinë, i kam treguar edhe njëherë konstruktivitetin tim.

Pyetje: Do të jetë edhe kryeministri?

Lulzim Basha: Po, e ka për detyrë të jetë kryeministri pjesë e saj , por presidenti për herë të dytë po fton edhe kryetarin e opozitës. Pra, ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ekspertizën tonë  pikërisht në funksion të daljes nga kjo situatë më sa më pak dhimbje.

 

BASHA: TË DYJA PAKETAT E QEVERISË JANË GJYSMAKE. FATURA NUK KALON AS 100 MILIONË EURO, KUR VETEM PAMETA E PARË E KOSOVËS ËSHTË 170 MILIONË EURO

 

Për fat të keq të dyja paketat mbeten gjysmake. Po t’i marrim të dyja së bashku, në të dyja paketat nuk kalojmë në nivel total duke përfshirë edhe faturën sociale dhe gjithçka tjetër, nuk kalon afro 100 milionë euro, ndërkohë që Kosova vetëm në paketën e parë ka dhënë 170 milionë euro. Tani besoj se krahasimi është i qartë. Është e rëndësishme të shpjegohet se përse ne kemi kërkuar që të mos vonohet me këtë paketë. Tani këto po jepen si shpërblim për papunësinë për njëerëzit që kanë humbur vendet e punës. Pse? Sepse biznesi ka mbyllur dyert dhe është në gjendje koma, të mos themi falimentim se është fjalë e rëndë. Atëherë pse duhet të prisnim ne derisa këta njerëz të nxirreshin nga puna për t’u dhënë pagesë papunësie? Pse të mos stimulonim drejtpërdrejtë që para 2 javësh, që para 3 javësh, që para 4 javësh, kur propozuam biznesin, duke u dhënë mumdësinë që të vazhdonte të kishte likuiditet, të kishte para për të vazhduar për të paguar të puënsuarit.

Pyetje: Si?

Lulzim Basha: Duke ndërhyrë do të arrinim dy qëllime,

Së pari do të mbanim në këmbë aktivitetin ekonomik, punëdhësnësit, qoftë ky i vogël, vetëpunësim apo punësim familjar, qoftë ky i mesëm apo i madh, shërbime apo prodhime.

Pyetje: Si, z.Basha?

Lulzim Basha: Duke dhënë injeksionet që ne propozuam që me 11 mars.

Pyetje: Pyetja që sot shtrohet a i kishim paratë, i kishte Shqipëria këto para që këto kompensime të ndodhin edhe tre-katër javë më parë?

Lulzim Basha: Sigurisht që i kishim dhe akoma i ka.

Read More
13 Pri
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ne Report Tv

 

BASHA: QEVERIA DUHET TË NDRYSHOJË KRYEKËPUT STRATEGJINË PËR TESTIMET. PA TESTIME, NUK DALIM DOT NGA KARANTINA NË MËNYRË TË SUKSESSHME

Shqipëria ka nevojë për një strategji për të cilën kyçe është testimi. Dhe sot kemi parë lajme shumë shqetësuese nga çdo qytet.

Pyetje: Çfarë lajmesh thoni z.Basha?

Lulzim Basha: Kemi pasur lajme që për shembull në Shkodër kemi marrë vesh për një infermiere e cila ka qenë e infektuar dhe 4 pacientë, të cilët ajo i kishte trajtuar, njëri prej tyre ndërroi jetë. Po këta 4 pacientë i kanë takuar familjarët e tyre, e kanë hetuar virusin tek ta? Kanë takuar të tjerë kolegë këtë infermierë? Ja pra pse është i rëndësishëm testimi. Sepse ky është çelësi i suksesit për te llë marrë vesh sesi lëviz virusi, ku ndodhet ai dhe për të marrë masa për ta izoluar. Rasti i të aksidentuarit që u zbulua se ishte me COVID vetëm sepse ndodhi një aksident dhe u detyrua të merrte trajtim mjekësor në Durrës, me pas në spitalin e Traumës. Sot kemi 10 mjekë dhe infermierë në karantinë dhe lus Zotin të mos jenë të infektuar. Por nëse ua kanë përcjellë edhe ata kolegëve të tjerë, pacientëve qe kanë në mbikëqyrje, çfarë masash merren në raste të tilla? Kemi të infektuar ne fasoneri, në Shkodër, punonjësit janë urdhëruar te izolohen pa u marrë tamponi, pa u bërë testet. Në këtë mënyrë ata janë burim potencial infeksioni për familjen. Pa testim ne vazhdojmë të mbetemi në errësirë dhe gjithë sakrifica e bëre këto javë dhe këto muaj jo vetëm mund por do te shkojë dem. Pa testim ne nuk mund te bëjmë asgjë që të dalim suksesshëm hap pas hapi nga karantina, nga izolimi apo të rinisim motorët e ekonomisë.

Ndaj duhet në radhë të parë të ndryshojë kryekëput strategjia. Sepse sot kam dëgjuar edhe ekspertë pranë qeverisë, të cilët kanë pranuar dhe i përshëndes për kurajon e tyre, që strategjia e deritanishme nuk po funksionon. Shëndetësia duhet ta dijë se ku janë të infektuarit, t’i gjurmojë.

Pyetje: Qeveria po thotë se po ndjek kriteret e OBSH-së. Në bazë të këtyre parimeve është duke kryer testimet.

Lulzim Basha: Nuk dua te hyj ne retorikë me qeverinë. Nuk dua të hyj ne asnjë lloj retorike me qeverinë as në këtë rast. Por dua te kërkoj qe Shqipëria të ngrihet të paktën në nivelin e Maqedonisë së Veriut për testimet. Dhe për këtë gjëja e pare qe duhet bërë është se nuk duhen treguar me gisht dhe as nuk duhen fshehur se pse jemi me numrin me të ulët të testimeve por duhen marrë masa urgjente. Dhe në funksion të kësaj prej dy javësh i kam bërë thirrje edhe qeverisë, por edhe partnerëve tanë, nga SHBA tek BE qe ta ndihmojnë qeverinë me një numër sa më te madh kitesh dhe pajisje të tjera testimi. Z.Babaramo tashmë është e qartë se kudo në bote se në ato vende ku kanë aplikuar testimin si një mënyrë e suksesshme për te evidentuar dhe izoluar virusin jo vetëm ai kanë dalë të ulin dhe të mbajnë nën kontroll numrin e viktimave, duke mbajtur nën kontroll numrin e infeksioneve, por po kështu ia kanë dalë të ndërtojnë një strategji të hapjes së ngadaltë dhe nën kontroll te karantinës dhe të aktivitetit ekonomik. Pa bërë një testim te plotë, pa bërë një testim të vazhdueshëm dhe te plotë do ta kemi shumë të vështirë, do ta kemi të pamundur, të jem i drejtpërdrejtë të mos jem diplomat në këtë rast, do ta kemi të pamundur të hedhim këto hapa sepse çdo hap qe hedhim pa ditur se ku është virusi, sa njerëz ka infektuar është një që na çon drejt katastrofës është një hap që na çon drejt përhapjes se virusit, drejt rritjes se numrit të infektuarve, drejt rritjes së ngarkesës së sistemit shëndetësor, drejt rritjes së personelit shëndetësor të infektuar, drejt rritjes së efektivëve të policisë së infektuar. Dëgjuam edhe për një numër te madh të punonjësve të policisë qe janë infektuar dhe që janë detyruar të izolohen apo vetëkarantinohen. Pra këtu kemi një dallim të qartë midis asaj qe propozojmë ne tash një muaj ditë për ditë pa u lodhur dhe asaj qe nuk po ndodh nga ana e qeverisë. Rritjen masive te numrit të testimeve të cilat qartësisht janë të pamjaftueshme për të kuptuar realisht dimensionet e infeksionit ku ndodhen dhe pastaj për te ndërtuar mbi bazën e kësaj harte infeksioni një strategji dalëse, një strategji të çlirimit hap pas hapi të popullatës nga karantina dhe të ekonomisë nga mbyllja dhe nga izolimi.

 

“NË DURRËS JANË BËRË VETËM 4 TESTIME TË REJA NË 1 DITË”, BASHA: MOS TESTIMI ËSHTË KURTH EDHE PËR PLANET GJYSMAKE TË QEVERISË

 

Lulzim Basha: Kam kërkuar mbylljen dhe  përfshirjen e fasonëve, rreth 70 mijë, në një paketë, një paketë e cila sipas llogarive tona nuk e kalonte shifrën prej 15 milion eurosh në muaj. Nuk e shoh në paketën që ka shpallur sot kryeministri. Shoh disa hapa, një pjesë prej tyre janë në përputhje me sugjerimet tona të tash pesë javëve dhe natyrisht duke i qëndruar besnik asaj që kam thënë: i përshëndes si hapa të parë, por i shoh të pamjaftueshëm ato 58 milionë euro.

Pyetje: Çfarë duhet të ketë më shumë?

Lulzim Basha: Në radhë të parë duhet të ketë para mjaftueshëm për sistemin shëndetësor. Kostoja e mos testimit është shumë më e lartë se sa kostoja e blerjes mjaftueshëm të tamponëve, kiteve dhe pajisjeve testuese apo të testeve të tjera imunitare. Kostoja që ne do të paguajmë, në fakt jam i bindur; po paguajmë në këtë moment pa e ditur zyrtarisht, e infeksioneve që do të rriten, e numrit fatkeqësisht të viktimave që do të rriten, e presionit që do të ushtrojë ndaj sistemit tonë shëndetësor, e zgjatjes së karantinës, e zgjatjes së agonisë ekonomike, do të jetë jo shumëfish por dhjetrafish, uroj jo qindrafish. Prandaj është e domosdoshme të paguhet më shumë sot për më shumë testime, testime për personelin shëndetësor, testime në mënyrë të vazhdueshme, testime për personelin policor, për forcat e armatosura që ndodhen në terren. Testime për të gjithë, për kamionistët, për furnizuesit, për shërbyesit e qytetarëve në çdo aspekt, administratë, supermarket apo treg. Për median që ndodhet sot në terren. Pra testime për atë pjesë të shoqërisë që është më e ekspozuar, sepse është në shërbim të qytetarëve të tjerë dhe së dyti një hetim epidemiologjik të vërtetë që do të thotë që në qoftë se kemi një rast të testuar urgjentisht të tjerët që kanë qenë në kontakt me këtë rast duhet të testohen. Në fakt ajo që dimë është siç përmenda këto raste shqetësuese të këtyre 3 ditëve të fundit, që nuk ndodh kjo. Nuk ndodh kjo dhe pastaj shohim që situata del jashtë kontrollit.

Pyetje: Ju po thoni domethënë për një situatë të jashtëzakonshme, për shumë të prekur gati gati katastrofë, por ndërkohë shifrat e të prekurve në Shqipëri janë shumë minimale krahasuar me vendet e tjera. Për shembull sot janë 21.

Basha: Tani pyetja që i shtoj çdo shqiptari unë është “Në qoftë se ne një aksident automobilistik personi i përfshirë në aksident rezulton pozitiv, apo në qoftë se ne rastin e infermieres e cila ka patur kontakt me katër pacientë dhe të katër rezultojnë pozitiv pas kontaktit me infermieren, a nuk tregon kjo që situata është larg, shumë larg asaj që konstatohet zyrtarisht? Dhe s’ka si të jetë ndryshe zoti Babaramo. Shikoni dje në Durrës sipas vetë të dhënave zyrtare të qeverisë apo të ministrisë së shëndetësisë janë kryer 23 teste nga të cilat vetëm 4 teste të reja, 19 janë ritestime. Tani dua t’a them qartë, ne e mbështesim ritestimin, ritestimi në veçanti i atyre që janë më të ekspozuar, sic është personeli shëndetësor, ka qenë dhe është një nga rekomandimet tona kryesore. Por si mund të ketë vetëm katër testime të reja në një nga vatrat më aktive të virusit siç është Durrësi.Kjo është qartësisht e pamjaftueshme prandaj këtu për fat të keq vazhdojmë të jemi të ndarë dhe larg njeri tjetrit. Ne vazhdojmë të insistojmë për testime të cilat duhet të bëhen për të gjithë personelin shëndetësor, për të gjithë personelin policor dhe duhet të shtrihen tek të gjithë kontaktet e personave të konstatuar me infeksion. Në vend që të fshihet, duhet të shtrihet hetimi epidemiologjik si quhet tek gjithë rrethi i personave të infektuar dhe jo të mjaftohemi me një numër shumë të vogël të testimeve. Sepse në fund të fundit është një ajsberg dhe pjesa që është nën ujë është pjesa e rrezikshme, kjo është thirrja e parë dhe thirrja kryesore përndryshe çdo plan apo gjysmë plan na kthehet në një kurth.

 

BASHA: RAMA TË SHMANGË RETORIKËN POLITIKE. PRIORITETI IM I VETËM JANË SHËNDETI, JETA DHE EKONOMIA E SHQIPTARËVE

 

Pyetje: Besoj e ndoqët një orë më parë kryeministrin i cili ju bëri një ftesë për të bashkëpunuar, për të bashkuar ekipet e teknicienëve për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi. Si do t’i përgjigjeni kësaj ftese?

Lulzim Basha: Unë nuk do të përfshihem në asnjë debat politik dhe do të shmang, siç kam bërë gjithë këtë kohë, çdo retorikë me kryeministrin, të cilit i bëj të njëjtën ftesë; të shmangë retoriken politike dhe në veçanti gjuhën e dyfishtë ndaj opozitës, ku një ditë e sulmon e anatemon dhe ditën tjetër adopton propozimet tona. Të fokusohet tërësisht tek prioriteti kryesor i shqiptarëve: shëndeti, jeta e tyre, ekonomia e tyre dhe në tërësi ekonomia e vendit. Ky është prioriteti i vendit, ky është prioriteti im dhe i opozitës dhe uroj me gjithë zemër që të jetë edhe prioriteti i kryeministrit. Në funksion të kësaj kemi vënë gjithë ekspertizën tonë, ekspertët tanë janë gati për të ofruar ekspertizën e tyre çdo moment në shërbim të qytetarëve, në fushën e shëndetësisë, në fushën e ekonomisë, në fushën juridike. Propozimet janë konkrete, janë publike. E vetmja gjë që njerëzit mendoj nuk vlerësojnë është që njëherë sulmohen pastaj adaptohen. Uroj që kjo praktikë të marrë fund, por e gjithë energjia, e gjithë vëmendja dhe gjithë përkushtimi i opozitës dhe i imi personal, janë në shërbim të njerëzve dhe shpresoj shumë që edhe paketa që sapo ka shpallur sonte në darkë e cila natyrisht meriton të analizohet, presim VKM-në për të parë ekzaktësisht çfarë ka në këtë paketë, të zbatohet.

 

BASHA: TË DYJA PAKETAT E SHQIPËRISË JANË MË PAK SE NDIHMA E KOSOVËS. PROBLEM, PABESUESHMËRIA E QEVERISË

 

Le ta marrim të mirëqenë paketën prej 70 milionë USD dhe t’i shtojmë paketën e parë. Të dyja bashkë janë sa 2/3 e paketës së Kosovës, qe po bën gati paketën e dytë. E shikoni sa mbrapa jemi me paketën mbështetëse?

Pyetje: A i ka mundësitë kjo qeveri të financojë sa thoni ju?

Lulzim Basha: Pa diskutim që i ka. fakti qe po ecet me gjysmë paketë e gjysmë paketë, nga njëra anë është pak, por tregon se po të dojë, qeveria i gjen këto para dhe ne i kemi treguar edhe ku janë këto para.

Pyetje: Ku janë këto para?

Lulzim Basha: 120 milionë euro të koncesioneve, 100 milionë të investimeve publike, që gjithsesi këtë vit nuk kanë për t’u bërë dhe nuk janë prioritet dhe afro 40 milionë euro të tjera përbëjnë një shumë totale prej 260 milionë euro qe na jep mundësinë të jemi në një nivel me Kosovën, që ka më pak banorë. Akoma më dramatik është zbatimi i paketës. E vlerësova shumë kur kryeministri shkroi në 17 mars që në fund të marsit, të gjithë ata që janë dëmtuar do të kenë paratë në kontot e tyre bankare. Por kur diçka tjetër thuhet dhe diçka tjetër bëhet, nuk është vetëm problemi i pabesueshmërisë, problemi është çfarë arrin tek qytetari dhe kjo kushton shumë rëndë. Kemi një shkallë të lartë nervozizmi të shoqërisë, paqartësi dhe pasiguri.

Pyetje: Në fillim të bisedës ju thatë se do refuzoni që ju do të komunikoni me Z.Rama por ndërkohë jeni dakord që ekspertët e Partisë Demokratike…?

Lulzim Basha: Unë s’thashë asgjë të tillë. Përkundrazi ju thashë që prej fillimit kemi adoptuar një qasje krejt të ndryshme në raport me çdo opozitë të mëparshme në Shqipëri, madje do te thoja  qe ne kemi komunikuar në mënyrë të vazhdueshme, ne kemi propozuar, kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur që qeveria të hedhë hapa të vendosur, pjesë të një plani të mirëmenduar si për tu përballur me situatën ashtu edhe për të dalë nga kriza. Dhe sa herë që qeveria e ka bërë këtë përsëri kemi komunikuar dhe kemi përshëndetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

 

 

 

Read More
09 Pri
0

PD mbështet kërkesën unanime  të biznesit për ndërhyrje emergjente financiare për të shpëtuar nga mbyllja e dhjetëra mijëra vendeve të punës

 

•             PD mbështet kërkesën unanime  të biznesit për ndërhyrje emergjente financiare për të shpëtuar nga mbyllja e dhjetëra mijëra vendeve të punës.

 

•             Kërkesat e biznesit, njësoj si propozimet e PD, janë të ndershme. Qeveria ka parà, nëse mbështet realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligarkëve.

 

•             Qeveria duhet ta miratojë pa vonesë paketën e re! Çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve!

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI I PARTISË DEMOKRATIKE, EDMOND SPAHO

 

Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që masat shtrënguese për qytetarët nuk i ka shoqëruar me masa të plota lehtësuese për ta. Megjithëse jemi në javën e pestë të shpërthimit të epidemisë, paketa e qeverisë, megjithëse anemike dhe gjysmake, akoma nuk është zbatuar.

Biznesi i vogël që punëson me qindra mijëra qytetarë është më i prekuri, pasi pjesa më e madhe është përjashtuar nga paketa e ndihmës.

Prej të paktën dy javësh i kemi kërkuar qeverisë që të miratojë një paketë tjetër, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Qeveria vepron shumë ngadalë, qeveria jep shumë pak.

Edhe përfaqësuesit e biznesit njëzëri kanë kërkuar të veprohet, pasi vonesa e qeverisë në shpalljen dhe zbatimin e një pakete të dytë shtesë po i shtyn ata drejt falimentit dhe mijëra të punësuar drejt papunësisë!

Partia Demokratike mbështet plotësisht përfaqësuesit e dhomave të tregtisë, industrisë dhe shoqatat e sipërmarrjes private në Shqipëri në kërkesën unanime për ndërhyrje emergjente financiare, në mënyrë që të dhjetëra mijëra vende pune të mos mbyllen.

Kërkesat e biznesit, njësoj si propozimet e bëra prej nesh, janë të ndershme. Ato duhet të dëgjohen nga qeveria.

Çdo biznes i prekur nga masat antiCOVID duhet të përfitojë përjashtim apo shtyrje të pagesave për detyrimet fiskale qendrore apo lokale.

Qeveria duhet të subvencionojë qiratë, të paktën në masën 50%. Këtë e bën Kosova prej gati një muaji. Këtë ka mundësi financiare ta bëjë edhe Shqipëria, nëse qeveria ndihmon realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligarkëve.

Qeveria duhet të subvencionojë pagat e punonjesve per bizneset që kane renie te ndjeshme te prodhimit dhe shitjeve te tyre. Kjo masë ndihmon mbajtjen hapur të vendeve të punës.

Qeveria duhet të rishikojë skemën e garancisë sovrane për të lehtësuar realisht biznesin me kërkesa të thjeshtuara dhe norma interesi që përballohen nga buxheti.

Qeveria ka para për të realizuar këto kërkesa që mbajnë hapur qindra mijëra vende pune. Mjafton që Edi Rama të sakrifikojë aferat e 10 klientëve të tij me 120 milionë euro koncesione dhe të sakrifikojë shpenzimet e luksit për zyra e fasada.

Qeveria duhet ta miratojë pa vonesë paketën e re! Çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve! Paketa e re duhet të jetë reale, që nuk ka në fokus propagandën, por që ndihmon vërtet biznesin dhe shpëton mijëra vende pune sot në rrezik!

Read More