“VENDIT I DUHET NJË PAKETË E DYTË EKONOMIKE”, BASHA: QEVERIA KA HUMBUR KOHË. PAKETA E PARË GJYSMAKE E NDIHMËS NUK KA SHKUAR AKOMA TE NJERËZIT
Është humbur më shumë se një muaj e gjysmë kohë që kur plasi epidemia në Kinë, që kur u dhanë sinjalet e para, që kur nisi epidemia në Itali, që kur u bënë kërkesat e para edhe nga opozita dhe tashmë po humbet 1 muaj kohë që kur ne kemi planifikuar, propozuar dhe kërkuar masat ekonomike.
Me 11 mars kemi propozuar paketën tonë të parë të masave ekonomike, iu deshën 2 javë qeverisë të adoptonte një gjysmë pakete, e cila është 1/3 e paketës së Kosovës. I kërkuam menjëherë të bënte një paketë të dytë, e përshëndetëm si hap të parë, thamë që është e pamjaftueshme dhe i kërkuam një paketë të dytë, ndërkohë Kosova e ka njoftuar sot paketën e dytë, ndonëse të parën e ka tre herë më të madhe se Shqipëria.
Paketa jonë e parë akoma nuk ka filluar të japë efektet. Sot është data 3 prill, po bëhen më shumë se tre javë që shumica e familjeve shqiptare janë të karantinuara dhe kjo është pa diskutim një masë e domosdoshme për të luftuar epideminë, por karranitmi i tyre, distancimi social, izolimi dhe vetizolimi, mbyllja e bizneseve sjellin një problem shumë të madh për ekonominë, për ekonominë familjare, për të ardhurat e një popullsie të goditur rëndë nga kriza ekonomike edhe para se të vinte kjo epidemi. Ndaj ishte e domosdoshme që java e parë e prillit t’i gjente të gjitha familjet në nevojë me një sasi minimale parash në kontot e tyre bankare të injektuara nga buxheti i shtetit.
“TESTIME MASIVE”, BASHA: NËSE NUK TESTOJMË NË MËNYRË REALISTE, NUK DIMË PËRMASAT REALE. MJEKËT THONË KJO ËSHTË MAJA E AJSBERGUT
Thelbi i propozimit tonë është që buxheti i shtetit urgjentisht të ndërpriste çdolloj aktiviteti tjetër, çdo lloj shpenzimi tjetër dhe të gjitha fondet të shkonin në tre drejtime jetike.
E para jeta e qytetarëve, pa diskutim. Dhe për këtë shëndetësia është prioriteti i parë që duhet financuar. Dhe këtu akoma jemi me mungesa të mëdha.
Maqedonia ka bërë mbi 4 mijë teste. Ne jemi akoma në një numër më pak se gjysma e testeve të Maqedonisë.
Testimi, testimi, testimi nuk është vënë kot theksi tek kjo sepse gjithë sakrifica për të qëndruar në shtëpi, për të qëndruar të izoluar mund të na shkojë kot në qoftë se ne nuk arrijmë të evidentojmë të gjithë ata që janë prekur apo janë infektuar, apo janë mbartës të virusit dhe nuk ka rrugë tjetër për ta bërë këtë, përveçse testimit masiv.
Mungesa e testimit masiv ndëshkon, penalizon të gjithë sakrificën e shqiptarëve.
Ndaj kërkesa numër një që kam sot është urgjentisht të merren masa për të shtrirë testimin masivisht, të bëhen mobilizimi i të gjitha resurseve që në radhë të parë të gjithë ata që janë më të rrezikuarit, i gjithë personeli shëndetësor, nga mjekët, kirurgët, infermierët, sanitarët, shoferët e autoambulancave dhe çdo kush tjetër.
Së dyti, gjithë personeli i Forcave të Rendit, i Forcave të Armatosura, i gjithë personeli i shërbimit administrativ që është në kontakt me njerëzit, të githë ata punonjës të sipërmarrjes private që janë në kontakt me njerëz janë të infektuar, të kenë mundësinë të dinë një orë e më parë nëse janë të prekur, nëse janë të rrezikuar nga koronavirusi.
Pyetje: Çfarë do të sillte sipas jush testimi në masë i qytetarëve shqiptarë ?
Basha: Do të sillte izolimin dhe përpjekjen për të ndërprerë zinxhirin të infektimit. Pra, nëse ne qëndrojmë në shtëpi është gjysma e punës. Në qoftë se të infektuarit nuk izolohen edhe brenda familjes apo në ato raste kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore nuk mjekohen, atëherë kjo sakrificë shkon dëm.
Ndërprerja e zinxhirit të infektimit si parakusht për të ngaladalësuar përphapjen e mëtejshem dhe agresive të virusit kërkon testim masiv dhe pa diskutim kjo kërkon që testimi të jetë prioritet, siç është në Maqedoni ku siç e thashë, ndonëse ka filluar me vonesë, më vonë se Shqipëria ka më shumë se dyfishin e numrin e të testuarve. Shikoni se çfarë ka ndodhur dje në Shkodër. Është një këmbanë alarmi ajo që ka ndodhur dje në Shkodër.
Pyetje: Kjo që po thoni është shqetësim real apo keni ju të dhëna të tjera edhe nga rrethet për një tjetër numër të prekurish nga COVID-19?
Lulzim Basha: Pyetja është fare e thjeshtë për çdo shqiptar. Në qoftë se ne nuk testojmë në mënyrë realiste, si mund ta dimë që kjo është përmasa reale. Edhe vetë mjekët po thonë që kjo është maja e ajsbergut. Dhe merrni shembullin e djeshëm në Shkodër 15 të testuar, 12 të infektuar. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që Shqiëpria është shumë vonë me testimin.
Pyetje: Pse nguroni qeveria sipas jush për të kryer testimin e plotë dhe në masë?
Basha: Nuk dua të hyj në arsyet pse nguron qeveria, sot nuk kam kohë të merrem me analizat e sjelljes, e veprimeve apo mosveprimeve të qeverisë. Detyra kryesore e opozitës dhe e imja si kreu i saj sot është të bëjë presionin maksimal publik që qeveria të hedhë hapat që duhet të hedhë. Prandaj, thirrja ime sot është të braktisë menjëherë politikën e testimeve të ulëta dhe të adoptojë testimin masiv i cili tani kudo edhe në rajon, në Europë duket që është përqasja që ndihmon më shumë në frenimin e virusit.
Basha: Qiramarrësit duhet të subvencionohen nga shteti. Të anulohen koncesionet dhe shpenzimet e tjera të panevojshme.
Zgjidhja është të ndërpresësh çdo lloj shpenzimi, çdo lloj angazhimi tjetër financiar dhe ta çosh të gjithën këtu, njësoj si një familje kur është në hall. Çfarë bëjmë? Një familje kur është në hall ka fjala bie një shpenzim të madh për të bërë apo apo ka një borxh të madh për të larë. Cfarë bëjmë? Mblidhet edhe shikon çfarë mund të bëjmë, çfarë shpenzimi mund të ndërpresim, çfarë mund të shesim për ta përballur këtë hall. Kjo është ajo që kemi kërkuar për familjen e madhe, për shoqërinë, ku administratori ka për detyrë pikërisht të bëjë këtë: Të ndërpresë çdo lloj shpenzimi tjetër.
Pyetje: Çfarë zgjidhje?
Lulzim Basha: 120 milionë euro kontrata koncensionare. Pse ngurohet? Po hyjmë në muajin e dytë të epidemisë. Pse ngurohet të anulohen këto 120 milionë kontrata koncensionare?
Pyetje: A mund të ndërpriten shërbimet ndaj qytetarëve zoti Basha?
Lulzim Basha: Për çfarë shërbimesh e keni fjalën? E keni fjalën për kontrata, afera të pastra. Një pjesë e tyre kanë të bëjnë më kontrata ndërtimi 3-fish, 4-fish çmimi. Një pjesë prej tyre ka të bëjë me para që hidhen për gjëra që nuk ekzistojnë. Incerneratori i Fierit nuk ekziston. Pra nuk bëhet fjalë, këto janë justifikime të kota.
Pyetje: Cilat shërbime të tjera duhet të ndërpriten?
Lulzim Basha: Të 12 kontratat koncensionare të 10 oligarkëve, 120 milionë euro për këtë vit Janë një rezervë e cila duhet të vendoset urgjentisht në funksion të epidemisë, në funksion të krizës, në funksion të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Plus 40 milionë euro shpenzime operative plus 100 milionë euro investime publike të planifikuara këtë vit përbëjnë 260 milionë euro. Por pyetja është fare e thjeshtë. Po Kosova ku e gjen mundësinë që të bëjë një paketë 3 herë më të madhe se Shqipëria kur ka një buxhet 2 herë më të vogël se Shqipëria? Pra buxheti I shtetit të Kosovës, I Republikës se Kosovës është 2 herë më i vogël se Shqipëria. Paketa e parë është 3 herë më e madhe se Shqipëria. Dhe çfarë bën me këtë paketë? Financon 50% të qerave, të atyre bizneseve që janë mbyllur. Ndërsa këtu hidhen hapa të cilat e heqin përgjegjësinë nga qeveria dhe e kalojnë në hapa që mund të çojnë në përplasje midis njerëzve.
Padiskutim që qiramarrësit janë në vështirësi, prandaj kemi propozuar që prej 3 javësh që ata të financohen, të subvencionohen, të kenë një pagë, një përfitim minimal, për qeranë, për dritat, për ujin. Por në vend që të ndodhë kjo, në vend që të zgjidhet qesja për qytetarët, vazhdon mbahet e mbyllur qesja e koncesioneve.
Pyetje: Ku do të gjenden këto para?
Lulzim Basha: Sapo ua thashë 120 milionë euro koncesione, 100 milionë euro të investimeve publike. 40 milionë euro shpenzime publike. Si fillim 260 milionë euro. Më falni, ku i gjeti Kosova paratë? Pra paratë janë, por duhet të ketë një vullnet për të ndihmuar qytetarët, për të ndihmuar… kjo është një betejë për jetën. Nuk pyetet për asgjë tjetër. Duhen marrë vendime të mëdha, duhen marrë vendime të shpejta.
Pyetje: A nuk mendoni se anulimi i koncesioneve do të sjellë një gropë në buxhetin e shtetit?
Lulzim Basha: Po si? Si e mendoni gropën? Gropën e kanë sjellë koncesionet. Janë koncesionet ato që e kanë gërmuar gropën, jo tani, kanë 2-3 vjet. Ajo që po them është fare e thjeshtë. Që kur jemi në një kohë lufte për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, jo vetëm koncesionet, por çdo lloj shpenzimi tjetër duhet anuluar dhe duhet çuar në drejtim të këtyre 3 prioriteteve: shëndetit, jetës dhe mirëqenies së qytetarëve dhe pa bërë këtë ne do të vazhdojmë si Shqipëri të jemi disa hapa mbrapa Kosovës. Nuk po krahasohemi me vendet e tjera. Sot Kosova ka njoftuar se do të bëjë një paketë tjetër ndihme, ndërkohë paketa jonë e parë anemike e dobët, që në parim duhet të ndihmojë 1/3 e shqiptarëve akoma nuk ka filluar të japë efektet e saj.
Read More