Blog

07 Maj
0

KRYETARI I PD, LULZIM BASHA TAKIM ME KËSHILLIN E AGROBIZNESIT SHQIPTAR

 

KRYETARI I PD, LULZIM BASHA TAKIM ME KËSHILLIN E AGROBIZNESIT SHQIPTAR

Situata e rëndë e pandemisë ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare, përfshirë dhe sektorin e agrobiznesit dhe bujqësisë. Presidenti i  Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj dhe drejtoresha ekzekutive Enisa Shena i paraqitën sot me shifra dhe detaje kryetarit të PD  situatën e vështirë të sektorit të zinxhirit ushqimor që, për shkak të pandemisë dhe mungesës së mbështetjes me paketë ndihme të dedikuar këtij sektori, rrezikon kolapsin.

 

Përfaqësuesit e 37 shoqatave kombëtare dhe rajonale, drejtues të Këshillit të Agrobiznesit, janë të shqetësuar për situatën aktuale pasi prodhuesit nuk arrijnë të shesin prodhimet dhe po konkurrohen nga produktet e importit të cilat vijnë të subvensionuara në vendet e origjinës.

 

Ekonomia shqiptare është në kolaps,masat e qeverisë janë kaotike dhe ndihma ekonomike që është e pandjeshme për qytetarët dhe biznesin, për bujqësinë nuk ekziston as si premtim.

 

Kryetari i Opozitës Basha shprehu mbështetjen për kërkesat e drejta të   fermerëve dhe sektorit të agrobizmesit dhe së bashku me përfaqësuesit e KASH ndanë si prioritete urgjente për përballimin e krizës disa hapa duke përfshirë

 

1- Barazimin e TVSH-së për të ndihmuar prodhimin vendas dhe fermerët që kanë pësuar goditje nga pandemia duke ndihmuar  të gjithë zinxhirin e  prodhimit agro-ushqimor i vendit.

2 – Përfshirjen e institucioneve të mikrokredisë në skemën e garancisë sovrane që qeveria shqiptare ofron për bankat e nivelit të dytë. Sektori i mikrokreditit është jetik për të siguruar likuiditetin në sektorin agrobujqësor. Sot ky likuiditet mungon duke rrezikuar prodhimet së nesërmes.

3 – Qeveria shqiptare nëpërmjet AZHBR-së dhe institucioneve të tjera duhet të rrisë ndjeshëm financimin me grante për të gjithë fermerët shqiptarë të cilët kanë pësuar humbje nga situata e pandemisë së COVID-19.

 

Sot, shqiptarët po rrënohen ekonomikisht çdo ditë e më shumë. Çdo biznes,përfshirë dhe bujqësinë kane nevojë për ndihmë dhe jo fjalë boshe. Me mënyrën si po e menaxhon kjo qeveria situatën pandemia shëndetësore covid19 do të shndërrohet në pandeminë ekonomike 2020.

Read More
07 Maj
0

Biznesi i vogël me humbje të mëdha. Ervin Salianji bën llogaritë konkrete me ekspertët dhe biznesin: Një bar kafe është minus 1.5 milionë lekë çdo muaj

 

•             Biznesi i vogël me humbje të mëdha. Ervin Salianji bën llogaritë konkrete me ekspertët dhe biznesin: Një bar kafe është minus 1.5 milionë lekë çdo muaj

 

•             Salianji: Qeveria e interesuar për pasurimin e oligarkëve dhe pushtetin personal, jo për qytetarët.

 

•             Biznesi i vogël: Qeveria nuk na ka ndihmuar, po shkojmë drejt falimentit dhe një krize më të rrezikshme.

 

NJOFTIMI PËR AKTIVITETIN E PËRFAQËSUESIT TË PD, ERVIN SALIANJI, ME BIZNESIN E VOGËL

Përfaqësuesi i PD-së, Ervin Salianji, bashkë me profesionistë kontabël dhe përfaqësues të biznesit sollën faktë sesa rëndë është goditur biznesi i vogël nga mbyllja e ekonomisë dhe ndihmës së papërfillshme të qeverisë. Ata kanë llogartur humbjet mujore të një biznesi të vogël, të përhapur gjerësisht në Shqipëri, bar kafe, ku bie në sy sesa të larta jane taksat dhe tarifat dhe sa e vogël është ndihma e qeverisë.

“Për fat të keq Shqipëria është futur dhe po futet në një cikël të falimentit dhe të krizës ekonomike për shkak të masave gjysmake dhe për shkak të zhvatjes që qeveria i ka bërë bizneseve edhe në këtë periudhë krize. Po shkojmë me shpejtësi drejt varfërimit dhe falimentit të shqiptarëve”- tha Ervin Salianji, duke ftuar ekspertët të bëjnë llogaritë e traumës ekonomike të pësuar dhe të hyrjes në borxhe

Uran Derri, konsulent financiar tregoi me detaje për shpenzimet reale të një bar kafe me 5 punonjës, rrogat kontributet, qeraja, faturat aforfe të energjisë elektorke dhe të ujit, pagesa për konsulencën e ekonomistit, pagesa për taksën vendore dhe kosto të tjera bankare apo për mirëmbajtjen e sistemeve fiskale. “E gjithë llogaria në muaj i kushton pronarit të biznesit 307 680 lekë ose rreth 3 milionë lekë. Nga këto shpenzime, qeveria paguan vetëm 26 mijë lekë për secilin, duke bërë që borxhi i një biznesi bar kafe me 6 persona të jetë rreth 1.5 milionë lekë çdo muaj”

Edhe konsulenti tjetër financiar, Fredjan Shehu, i cili ka bërë llogaritë e një klinike dentare, doli në të njëjtin përfundim, se humbet e biznesit dhe të të punësuarve janë të mëdha, ndërsa ndihma e qeverisë, farë e vogël. Përveç pagës së asistentes që e ka më të lartë se të punësuarit në bar kafe, shpenzimet e tjera janë të ngjashme, pasi asnjë taksë apo tarifë vendore nuk është falur. “Në total si kosto në kohë normale shkojnë 165 018 lekë ose 1 milionë e 650 mijë, pasi edhe kontributet paguhen për pagë reale 35 mijë lekë. Humbja e një klinike të vogël dentare është 124 018 lekë apo 1 milionë e 240 mijë lekë në muaj.”- tha eksperti Fredjan Shehu,

Pronarja e një parukerie tregoi se për shkak të ndihmës së pamjaftueshme të qeverisë, kishte prekur kursimet, pasi pagesa e qeverisë nuk i del as për të paguar taksat dhe tarifat vendore. Këtë gjë e pohoi edhe Shpëtim Agolli, përfaqësues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm për qytetin e Tiranës.

“Qeveria jo vetëm nuk ka ndihmuar, por po e çon biznesin e vogël drejt falimentit. Ne si shoqatë i kemi kërkuar qeverisë nëpërmjet 11 pikave se çfarë duhet të bëjë me biznesin e vogël dhe të mesëm në përgjithësi. Deri tani sipas të dhënave që kemi nga INSTAT-i dhe Thesari qeveria ka paguar me pagën 260 mijë lekë rreth 60 mijë punonjës ose 12.5 milionë euro. Është një shifër shumë e vogël. I bëjmë thirrje qeverisë që të ulet me grupet e interesit që t’i shikojë edhe një herë paketat, sepse, në qoftë se vazhdon kështu, bizneset do të jenë drejt falimentit dhe familjet do të vuajnë në një krizë shumë më  të rrezikshme për ekonominë e vendit.”- u shpreh ai

Ervin Salianji bëri përgjegjëse qeverinë për thellimin e krizës ekonomike dhe varfërisë për shumicën e shqiptarëve.

“Asnjë qeveri nuk ka bërë këtë që ka bërë qeveria Rama, që u merr para bizneseve të vogla, që u merr para më të pamundurve për t’ua çuar ato oligarkëve dhe gjithë bizneseve që marrin tendera publikë edhe në këtë periudhë dhe favorizohen nga qeveria. Në mënyrë të qartë u shpjegua nga ana e biznesve dhe ekspertëve se si humbjet e bizneseve në këtë periudhë krize kur dyqanet dhe bizneset kanë qenë të mbyllura, kanë qenë në shifra të mëdha dhe nuk kanë pasur mundësi që të mbulojnë përveç humbjeve edhe shpenzimet familjare, duke u detyruar të futen në borxhe. Shifrat flasin vetë dhe gjithë situata flet vetë që qeveria Rama gjatë gjithë kohës ishte e interesuar vetëm për pushtet personal dhe jo për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët e Republikës, të cilët paguajnë taksa.

Biznesi sot është i detyruar jo vetëm që të mbijetojë, por edhe të hyjë në borxhe për të mbajtur familjen. Ai është i detyruar të paguajë taksa dhe detyrime, të cilat Edi Rama ua kalon oligarkëve të partneriteteve të publike dhe private apo oligarkëve të tjerë, që janë shqepur me tendera sekretë apo jo sekretë në këtë periudhë.”- u shpreh Ervin Salinji.

Read More
07 Maj
0

Mashtrimi i qeverisë me naftëtarët e Ballshit: 800 punëtorët nuk morën pagën e premtuar. PD: Njerëzit në mes të 4 rrugëve, Rama paguan klientët dhe oligarkët

 

Mashtrimi i qeverisë me naftëtarët e Ballshit: 800 punëtorët nuk morën pagën e premtuar. PD: Njerëzit në mes të 4 rrugëve, Rama paguan klientët dhe oligarkët

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

 

Pandemia ekonomike është rreziku kryesor sot për qindra mijëra familje shqiptare, të lëna në mes të 4 rrugëve nga qeveria. Një nga shtresat më të prekura janë naftëtarët e rafinerisë së Ballshit, të cilët janë goditur nga dy të këqija:

1. Nga korrupsioni i qeverisë, që është shkak për mosmarrjen e pagave prej më shumë se 2 vjetësh dhe

2.Nga propaganda e qeverisë, e cila nxjerr vendime në letër, por nuk i zbaton në realitet.

Janë 800 punëtorë të papaguar qe kanë dalë në protestë për të mbrojtur djersë e tyre nga vjedhja dhe për të mos lënë qeverinë t’i marrë zvarrë me mashtrime të reja.

Vendimi i datës 22 prill e thotë shprehimisht se naftëtarët e Ballshit, të gënjyer e të mashtruar për kaq muaj nga qeveria e Edi Ramës për rrogat e tyre, do të merrnin një pagesë ndihme prej 400 mijë lekësh.

E vërteta është se kjo ndihmë nuk ka mbërritur as tani që flasim në llogaritë e 800 naftëtarëve. Fjalët e qeverisë me realitetin e barkut bosh dhe dinjitetit të nëpërkëmbur bëjnë dallim si nata me ditën.

E vërteta është se kriza ekonomike po i nxjerr njerëzit në mes të katër  rrugëve, ndërsa qeveria nuk i ndihmon ata që humbin punën. Edi Rama dhe ministrat e tij mendojnë se mund t’ia hedhin me propagandë dhe se do të mbulojnë papunësinë me llafe boshe.

E vërteta është se qeveria genjeu kur tha se do të ndihmonte të gjithë varfërit dhe ata që kishin mbetur papunë. Naftëtarët e Ballshit janë prova se kjo qeveri nuk do që t’ia dijë për njerëzit e zakonshëm, për biznesin e vogël në prag falimenti, për humbjen e mijëra vendeve të punës.

Nëse ndjehen mirë oligarkët, është mirë dhe qeveria. Nëse klientët e kryeministrit janë të kënaqur me pagesat, është i kënaqur edhe Edi Rama, pasi ata janë ortakë në ndarjen e pasurive të shqiptarëve dhe në vjedhjen e taksave tona.

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit. Padrejtësia ndaj tyre duhet të marrë fund. Ata jo vetëm duhet të marrin pa asnjë ditë vonesë me shumë pagesën prej 400 mijë lekësh të ndihmës, por duhet të zgjidhet edhe problemi i djersës gati 2 vjeçare, akoma të papagauar nga kompanitë fantazëm të cilëve Edi Rama u fal miliona euro detyrime.

Pa masa të menjëhershme, pa rritjen e ndihmës për qyetarët dhe bizneset, pandemia e virusit COVID-19 do të shndërrohet në pandeminë ekonomike Rama 2020.

 

Video e prezantuar ne konferencë:

https://we.tl/t-mZ6llQq3wl

 

Read More
06 Maj
0

BASHA MBËSHTET KËRKESAT E BIZNESIT TË VOGËL PËR TË SHPËTUAR NGA FALIMENTIMI: ME TAKSAT E QYTETARËVE TË SHPËTOHET EKONOMIA, JO TË PASUROHET QEVERIA DHE OLIGARKËT

 

BASHA MBËSHTET KËRKESAT E BIZNESIT TË VOGËL PËR TË SHPËTUAR NGA FALIMENTIMI: ME TAKSAT E QYTETARËVE TË SHPËTOHET EKONOMIA, JO TË PASUROHET QEVERIA DHE OLIGARKËT

 

Prononcim i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Lulzim Basha: Në vazhdën e takimeve që kam organizuar me përfaqësuesit e biznesit në Shqipëri, sot kam takuar kryesinë e Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël. Biznesi i vogël është në vështirësi të mëdha dhe po shtyhet drejt falimentimit. Kjo rrezikon daljen në rrugë si të papunë të dhjetëra, ndoshta qindra-mijëra të vëtëpunësuarve nga ky sektor. Gjithë vëmendja e qeverisë është tek oligarkët, nuk është tek njerëzit, nuk është tek biznesi, në veçanti tek biznesi i vogël. Por biznesi i vogël përbën motorin e ekonomisë shqiptare, përbën bazën e ekonomisë shqiptare dhe përfshin numrin më të madh të të vetëpunësuarve në këtë sektor.

 

Paratë që ka paguar gjatë viteve, taksat që ka paguar gjatë viteve sot ka nevojë më shumë se kurrë t’i marrë mbrapsht ose si lehtësi fiskale, ose si subvencionim, si mbështetje financiare. Dhe po kështu ka nevojë për një paketë të qartë masash që do të ndihmojnë në hapjen graduale, sipas protokollit të sigurisë, por jo hapje thjesht për të mos paguar biznesi. Sepse në qoftë se biznesi hapet, por konsumatori nuk lejohet të shkojë tek biznesi kuptohet qartë se situata është kaotike, është e pashpresë dhe do të vazhdojë të rëndohet. Përveç kësaj biznesi i vogël në veçanti, sikundër i gjithë biznesi, po vuan masa të tjera arbitrare të ndërmarra kuturu; siç është përshumbull fatura aforfe, fatura aforfe e energjisë, e cila shkon me vlerën e marsit 2019 tek biznese që kanë 6 javë që kanë mbyllur qepenat.

 

Pra, në vend që të ndihmohet siç po e ndihmon çdo vend tjetër i rajonit, të mos flasim për Europën, siç po e ndihmon Kosova, siç po e ndihmon Maqedonia e Veriut, biznesi i vogël po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme që janë të shkaktuar nga mungesa totale e mbështetjes nga kjo qeveri. Ndërkohë paratë e taksave të shqiptarëve vazhdojnë të shkojnë për oligarkët. Paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë kudo përveçse aty ku ka më shumë se nevojë se kurrë shqiptarët sot, tek njerëzit në nevojë, tek biznesi i vogël, tek mbështetja tek ata që po humbin vendet e punës. Situata është dramatike.

 

Së pari, mbështesim totalisht kërkesat e drejta të biznesit të vogël. E njohim dhe e kemi ndjekur gjendjen përpara pandemisë. Gjatë pandemisë në mënyrë pothuajse të përditshme kam qenë në kontakt jo vetëm me këta zotërinjtë, por edhe me përfaqësues të biznesit të vogël në qytetet kryesore të vendit. Dhe po vazhdojmë ta ndjekim në kushte kur nga njëra anë pretendohet mbështetje me fjalë, por nga ana tjetër biznesi vetë po denoncon se asnjë mbështetje nuk ka.

 

Me propagandë, me shfaqe televizive dhe me mashtrime, biznesi jo vetëm nuk po ndihmohet, por po zhytet gjithmonë e më thellë. Zhytja e biznesit të vogël në këtë situatë është parathënie e krizës ekonomike. Ndaj, e gjithë vëmendja jonë dhe e gjithë energjia jonë duhet të jetë tek pandemia ekonomike, që po i zë vendin pandemisë COVID 19. Është pandemia ekonomia 2020, që ka një autor dhe një shkaktar – këtë qeveri dhe këtë kryeministër, që e kanë braktisur biznesin në ditën e vet më të vështirë. Taksat ua kanë marrë për vite me radhë, taksat ua kanë rritur, faturat ua kanë rritur për vite me radhë. Tani që kanë nevojë për paratë e tyre, nuk po kërkojnë lëmoshë, asnjë nga ato dhjetëra mijëra biznese që nuk kanë parë asnjë qindarkë, megjithëse u është premtuar mbështetje, nuk kërkon lëmoshë, kërkon që të mbështetet nga taksat, sepse qeveria prandaj ekziston. Taksat që merr nga qytetarët, t’i përdorë për qytetarët. Sot, taksat që ka marrë nga biznesi i vogël, taksat që ka marrë nga të gjithë qytetarët, përfundojnë kudo, përveçse tek ata që kanë nevojë. Ose më mirë të themi, përfundojnë tek një grusht njerëzish, tek një grusht oligarkësh me të cilët, kjo qeveri vazhdon të ndajë favore, tendera korruptivë dhe pasuritë e vendit.

 

 

BIZNESI I VOGËL ME TRE KËRKESA: QEVERIA NA KA DHËNË LËMOSHË, JO NDIHMË. SITUATE ËSHTË E RËNDË

 

Prononcimi i kryetarit të Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Naste

Albert Naste: Gjendja e biznesit të vogël dhe të mesëm që përbën 95 % të biznesit në Shqipëri nuk është aspak e mirë. Po kalon drejt një degradimi total. Qeveria ka miratuar vetëm 2 paketa, një me 260 mijë lekë, tjetra me 400 mijë lekë, por të dyja paketat nuk përfshijnë më shumë se gjysmën e atyre që duhet të kishin mbështetje.

 

Për ne si shoqatë, këto nuk janë paketa ndihme për biznesin, janë paketa ndihme sociale. Këto nuk janë as paketa lufte, sepse në luftë nuk paguan asnjë taksë, askush. Dhe konfirmojmë se vetëm 44 përqind biznesit i kanë marrë këto paketa. Qeveria nuk ka asnjë plan konkret, asnjë plan ekonomik afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë, të jemi realistë, këto paketa nuk po e ndihmojnë biznesin.

 

Ne nuk duam lëmoshë, ne duam atë që na takon. Ne duan të zbatohet kushtetuta, ku neni 167 thotë se “në rast fatkeqësie natyrore, shteti duhet të dëmshpërblejë qytetarin”. Bashkitë nuk kanë hequr asnjë taksë apo tarifë lokale. Ne po na faturohet energjia elektrike e 2019-ës, sikur të ishim në punë të plotë. Kjo është e jashtëligjshme. Po shprehim pakënaqësinë tonë, sepse nuk mund të kalohet kriza me 260 mijë lekë të vjetra apo 400 mijë lekë.

 

Këtu duhen hedhur lekë, duhen krijuar modele europiane apo të vendeve fqinje. Kryeministri duhet të marrë detyrimet mbi supet e veta, të nxjerrë ekonominë dhe biznesin nga kjo krizë. Janë 250-300 mijë të punësuar në biznesin e vogël. Çfarë do të bëjmë ne? Ne sot jemi këtu për t’i paraqitur gjendjen e rënduar kreut të opozitës, kur vetëm 45 përqind e biznesit e ka marrë ndihmën. Ne kërkojmë:

 

  1. Mbështetje financiare nga qeveria. Të hedhë para në ekonomi për të ndihmuar biznesin, pasi gjendja është shumë e rënduar. Ajo që kemi marrë është e papërfillshme, qesharake, e vonuar, tallëse. Siç e kemi marrë muajin e parë 260 mijë lekëshin, ne kemi paguar taksat dhe tarifat. Jemi me humbje të rënda.

 

  1. Kërkojmë hapjen e plotë të ekonomisë, të paktën për biznesin e vogël me kushtet e duhura të sigurisë për shëndetin. Të jemi të lirë të punojmë. Ne jemi të regjistruar 107 mijë biznese të vogla, që varemi nga konsumi. Nëse qytetarët nuk janë të lirë të lëvizin, nuk ka biznes, nuk ka para. Nëse vazhdon kështu, do të thotë se qëllimi është të na nxjerrë ne nga paketa e ndihmës. Nëse vazhdon kështu, papunësia do të jetë e paparë.

 

  1. Kryeministri t’u kërkojë anëtarëve të partisë së tij, që drejtojnë pushtetin lokal, të përjashtojnë biznesin e vogël nga taksat dhe tarifat vendore përsa kohë zgjat pandemia.

 

 

Read More
06 Maj
0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë sot në Samitin e Liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të Partisë Popullore Europiane (PPE)

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë sot në Samitin e Liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të Partisë Popullore Europiane (PPE), në kuadër të Samitit të Zagrebit.

Kreu i opozitës shqiptare falenderoi liderët e Bashkimit Europian për mbështetjen e dhënë për të përballuar epideminë COVID-19, një ndihmë e çmuar në kushtet e krizës së thellë që po kalon vendi. Kryetari i PD, kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Bashkimit Europian, pasi kriza ekonomike që ka përfshirë vendin është thelluar me numrin e lartë të vendeve të punës të humbura gjatë këtyre 2 muajve.

Gjatë Samitit, kreu i opozitës shprehu mirënjohjen për konfirmimin e vullnetit nga ana e BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që tani gjithçka varet nga plotësimi i 15 kushteve të vendosura nga BE. Plotësimi dhe zbatimi i këtyre kushteve është rruga drejt hapjes së negociatave dhe zgjidhjes së krizës së thellë politike në vend.

Zoti Basha shprehu domosdoshmërinë e reagimit të shpejtë për të ndalur zhbërjen e standardeve demokratike dhe të proceseve zgjedhore, goditjen ndaj drejtësisë së pavarur dhe lirisë së mediave, siç është faktuar edhe nga raporti i fundit i Freedom House. Kërcënim real për mirëqenien dhe demokracinë përbën edhe rritja e nivelit të korrupsionit, siç konstatohet nga Transparency International. Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore jo vetëm për transformimin politik dhe social-ekonomik të vendit dhe rajonit, por dhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si dhe janë në interesin më të mirë të popujve tanë, theksoi Basha.

Kryedemokrati Basha nënvizoi se Partia Demokratike është plotësisht e përkushtuar për ta bërë realitet integrimin europian të Shqipërisë, ashtu si për anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza. “Në këtë drejtim, përmbushja e 15 kushteve është çelësi i suksesit për të ecur përpara.”- u shpreh zoti Basha.

Gjatë Samitit drejtuesit më të lartë europianë shprehën vlerësimin e tyre për vendosmërinë dhe lidershipin e treguar nga Partia Demokratike dhe Opozita në mbështetje të aspiratës së qytetarëve shqiptarë për arritjen e standarteve europiane.

PPE është grupimi më i madh dhe më me ndikim në Bashkimin Europian. Aktualisht PPE përfshin 83 parti dhe partnerë nga 43 vende. Nga PPE vjen Presidenti i Komisionit Europian dhe 10 anëtarë të Komisionit Europian. PPE ka grupin më të madh në Parlamentin Europian dhe 11 drejtues shtetesh dhe qeverish të BE, mes të cilëve dhe kancelarja Merkel.

Read More
06 Maj
0

Basha mbështet kërkesat e biznesit të vogël për të shpëtuar nga falimentimi: Me taksat e qytetarëve të shpëtohet ekonomia, jo të pasurohet qeverias dhe oligarkët

 

Basha mbështet kërkesat e biznesit të vogël për të shpëtuar nga falimentimi: Me taksat e qytetarëve të shpëtohet ekonomia, jo të pasurohet qeverias dhe oligarkët

 

Në vazhdën e takimeve që kam organizuar me përfaqësuesit e biznesit në Shqipëri, sot kam takuar kryesinë e Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël. Biznesi i vogël është në vështirësi të mëdha dhe po shtyhet drejt falimentimit. Kjo rrezikon daljen në rrugë si të papunë të dhjetëra, ndoshta qindra-mijëra të vëtëpunësuarve nga ky sektor. Gjithë vëmendja e qeverisë është tek oligarkët, nuk është tek njerëzit, nuk është tek biznesi, në veçanti tek biznesi i vogël. Por biznesi i vogël përbën motorrin e ekonomisë shqiptare, përbën bazën e ekonomisë shqiptare dhe përfshin numrin më të madh të të vetëpunësuarve në këtë sektor.

Paratë që ka paguar gjatë viteve, taksat që ka paguar gjatë viteve sot ka nevojë më shumë se kurrë t’i marrë mbrapsht ose si lehtësi fiskale, ose si subvencionim, si mbështetje financiare. Dhe po kështu ka nevojë për një paketë të qartë masash që do të ndihmojnë në hapjen graduale, sipas protokollit të sigurisë, por jo hapje thjesht për të mos paguar biznesi. Sepse në qoftë se biznesi hapet, por konsumatori nuk lejohet të shkojë tek biznesi kuptohet qartë se situata është kaotike, është e pashpresë dhe do të vazhdojë të rëndohet. Përveç kësaj biznesi i vogël në veçanti, sikundër i gjithë biznesi, po vuan masa të tjera arbitrare të ndërmarra kuturu; siç është përshumbull fatura aforfe, fatura aforfe e energjisë, e cila shkon me vlerën e marsit 2019 tek biznese që kanë 6 javë që kanë mbyllur qepenat.

Pra, në vend që të ndihmohet siç po e ndihmon çdo vend tjetër i rajonit, të mos flasim për Europën, siç po e ndihmon Kosova, siç po e ndihmon Maqedonia e Veriut, biznesi i vogël po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme që janë të shkaktuar nga mungesa totale e mbështetjes nga kjo qeveri. Ndërkohë paratë e taksave të shqiptarëve vazhdojnë të shkojnë për oligarkët. Paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë kudo përveçse aty ku ka më shumë se nevojë se kurrë shqiptarët sot, tek njerëzit në nevojë, tek biznesi i vogël, tek mbështetja tek ata që po humbin vendet e punës. Situata është dramatike.

Së pari, mbështesim totalisht kërkesat e drejta të biznesit të vogël. E njohim dhe e kemi ndjekur gjendjen përpara pandemisë. Gjatë pandemisë në mënyrë pothuajse të përditshme kam qenë në kontakt jo vetëm me këta zotërinjtë, por edhe me përfaqësues të biznesit të vogël në qytetet kryesore të vendit. Dhe po vazhdojmë ta ndjekim në kushte kur nga njëra anë pretendohet mbështetje me fjalë, por nga ana tjetër biznesi vetë po denoncon se asnjë mbështetje nuk ka.

Me propagandë, me shfaqe televizive dhe me mashtrime, biznesi jo vetëm nuk po ndihmohet, por po zhytet gjithmonë e më thellë. Zhutja e bizneist të vogël në këtë situatë është parathënie e krizës ekonomike. Ndaj, e gjithë vëmendja jonë dhe e gjithë energjia jonë duhet të jetë tek pandemia ekonomike, që po i zë vendin pandemisë COVID 19. Është pandemia ekonomia 2020, që ka një autor dhe një shkaktar – këtë qeveri dhe këtë kryeministër, që e kanë braktisur biznesin në ditën e vet më të vështirë. Taksat ua kanë marrë për vite me radhë, taksat ua kanë rritur, faturat ua kanë rritur për vite me radhë. Tani që kanë nevojë për paratë e tyre, nuk po kërkojnë lëmoshë, asnjë nga ato dhjetëra mijëra biznese që nuk kanë parë asnjë qindarkë, megjithëse u është premtuar mbështetje, nuk kërkon lëmoshë, kërkon që të mbështetet nga taksat, sepse qeveria prandaj ekziston. Taksat që merr nga qytetarët, t’i përdorë për qytetarët. Sot, taksat që ka marrë nga biznesi i vogël, taksat që ka marrë nga të gjithë qytetarët, përfundojnë kudo, përveçse tek ata që kanë nevojë. Ose më mirë të themi, përfundojnë tek një grusht njerëzish, tek nje grusht oligarkësh me të cilët, kjo qeveri vazhdon të ndajë favore, tendera korruptivë dhe pasuritë e vendit.

 

Biznesi i vogël me tre kërkesa: Qeveria na ka dhënë lëmoshë, jo ndihmë. Situate është e rëndë

Prononcimi i kryetarit të Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Naste: Gjendja e biznesit të vogël dhe të mesëm që përbën 95 % të biznesit në Shqipëri nuk është aspak e mirë. Po kalon drejt një degradimi total. Qeveria ka miratuar vetëm 2 paketa, një me 260 mijë lekë, tjetra me 400 mijë lekë, por të dyja paketat nuk përfshijnë më shumë se gjysmën e atyre që duhet të kishin mbështetje.

Për ne si shoqatë, këto nuk janë paketa ndihme për biznesin, janë paketa ndihme sociale. Këto nuk janë as paketa lufte, sepse në luftë nuk paguan asnjë taksë, askush. Dhe konfirmojmë se vetëm 44 përqind biznesit i kanë marrë këto paketa. Qeveria nuk ka asnjë plan konkret, asnjë plan ekonomik afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë, të jemi realistë, këto paketa nuk po e ndihmojnë biznesin.

Ne nuk duam lëmoshë, ne duam atë që na takon. Ne duan të zbatohet kushtetuta, ku neni 167 thotë se “në rast fatkeqësie natyrore, shteti duhet të dëmshpërblejë qytetarin”. Bashkitë nuk kanë hequr asnjë taksë apo tarifë lokale. Ne po na faturohet energjia elektrike e 2019-ës, sikur të ishim në punë të plotë. Kjo është e jashtëligjshme. Po shprehim pakënaqësinë tonë, sepse nuk mund të kalohet kriza me 260 mijë lekë të vjetra apo 400 mijë lekë.

Këtu duhen hedhur lekë, duhen krijuar modele europiane apo të vendeve fqinje. Kryeministri duhet të marrë detyrimet mbi supet e veta, të nxjerrë ekonominë dhe biznesin nga kjo krizë. Janë 250-300 mijë të punësuar në biznesin e vogël. Çfarë do të bëjmë ne? Ne sot jemi këtu për t’i paraqitur gjendjen e rënduar kreut të opozitës, kur vetëm 45 përqind e bzinesit e ka marrë ndihmën. Ne kërkojmë:

1. Mbështetje financiare nga qeveria. Të hedhë para në ekonomi për të ndihmuar biznesin, pasi gjendja është shumë e rënduar. Ajo që kemi marrë është e papërfillshme, qesharake, e vonuar, tallëse. Siç e kemi marrë muajin e parë 260 mijë lekëshin, ne kemi paguar taksat dhe tarifat. Jemi me humbje të rënda.

2. Kërkojmë hapjen e plotë të ekonomisë, të paktën për biznesin e vogël me kushtet e duhura të sigurisë për shëndetin. Të jemi të lirë të punojmë. Ne jemi të regjistruar 107 mijë biznese të vogla, që varemi nga konsumi. Nëse qytetarët nuk janë të lirë të lëvizin, nuk ka biznes, nuk ka para. Nëse vazhdon kështu, do të thotë se qëllimi është të na nxjerrë ne nga paketa e ndihmës. Nëse vazhdon kështu, papaunësia do të jetë e paparë.

3. Kryeministri t’u kërkojë anëtarëve të partisë së tij, që drejtojnë pushtetin lokal, të përjashtojnë biznesin e vogël nga taksat dhe tarifat vendore përsa kohë zgjat pandemia.

 

 

Read More
05 Maj
0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nderon dëshmorët e atdheut

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nderon dëshmorët e atdheut

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nderoi dëshmorët e atdheut në ditën e veçantë të përkujtimit të tyre. Zoti Basha vendosi kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, tek Varrezat e Dëshmorëve”, si dhe u përkul me nderim përpara Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Kreu i opozitës vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë. Ky 5 maj, i kremtuar pa ceremonitë e zakonshme, ishte një rast që Kryetari i Partisë Demokratike të vendoste lule në nderim të kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, në një mision të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO. Kreu i opozitës bëri homazhe edhe para efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës në luftë kundër krimit, si dhe vendosi lule ne varrin e Dëshmorit te Atdheut Skerdilajd Llagami, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Read More
05 Maj
0

KRYETARI I PD, BASHA TAKIM ME DREJTUESIT E SHOQATËS SHQIPTARE TË TURIZMIT

 

KRYETARI I PD, BASHA TAKIM ME DREJTUESIT E SHOQATËS SHQIPTARE TË TURIZMIT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot me drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, ku përfaqësohen rreth 93 mijë të punësuar në këtë sektor të goditur rëndë nga pandemia.
Enver Mehmeti, Presidenti i shoqatës, Zak Topuzi, Kryetar i Sektorit të Hoteleve dhe Sokol Hoxha, Kryetar i Sektorit te Agjensive Turistike, shprehën shqetësimin për mungesën e mbështetjes nga qeveria për sektorin e turizmit.

“Standardet e reja që po vendosen nga qeveria kanë një kosto shtesë të konsiderueshme, për të cilat nuk është dhënë asnjë ndihmë financiare.”- theksuan përfaqësuesit e shoqatës së turizmit. Ata vunë në dukje se mungesa e një plani nga qeveria për kohën e hapjes së sezonit e vështirëson akoma më shumë gjendjen.

“Gjetja e një formule mbijetese është ajo çfarë vlen më shumë tani për turizmin”- thanë përfaqësuesit e shoqatës, duke vënë në dukje se ky sektor u godit 2 herë brenda pak muajve, fillimisht nga tërmeti më nëntor dhe tani nga pandemia, kur janë anulluar të gjitha prenotimet.

Sektori punëson 93 000 persona dhe në zinxhir, pothuajse, 200 000 të tjerë. Qindra mijëra familje në fshat jetojnë me të ardhurat nga turizmi, ndërkohë që është lënë në harresë, jashtë paketës së parë dhe të dytë.

Deri më sot, operatorët nuk kanë përfituar mbështetjen për pagën e punonjësve dhe nuk kanë arritur as të përfitojnë nga garancitë sovrane, për shkak të vonesave në nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria.

Përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit i thanë kreut të opozitës se kërkesat për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit janë të shumta, por më kryesoret kanë të bëjnë me:

1.Ndihmën financiare, me qëllim mbajtjen në punë të punëtorëve.
2.Subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore
3.Sigurimin e likuiditetit përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.
4.Anullimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore qendrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht, si në kohë “paqeje”.
5.Bashkëpunim me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, për rakordimin e politikave dhe hapjen e mundësive për turizëm.

Për kreun e opozitës Lulzim Basha të gjitha kërkesat e përfaqësuesve të turizmit janë të drejta dhe duhen të zbatohen sa më parë nga qeveria. Zoti Basha i siguroi punonjësit e sektorit të turizmit dhe përfaqësuesit e tyre se do të bëjë çmos që zëri i tyre të dëgjohet, me qëllim mbështetjen e turizmit, si një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë.

 

Read More
03 Maj
0

Qeveria u mohon kujdesin shëndetësor të sëmurëve kronikë pa COVID. Mbyllja e Sanatoriumit shembull skandaloz i keqmenaxhimit të situatës

 

Qeveria u mohon kujdesin shëndetësor të sëmurëve kronikë pa COVID. Mbyllja e Sanatoriumit shembull skandaloz i keqmenaxhimit të situatës.

 

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, GAZMEND KODUZI, ANËTAR I GRUPIT TË EKSPERTËVE NË PD

 

Prej disa javësh, strukturat më të rëndësishme spitalore kanë ndërprerë shërbimet për të sëmurët kronikë, pasi Edi Rama ka vendosur që qytetarët, të cilët nuk vuajnë nga COVID-i, nuk bëjnë pjesë në statistikat që atij i interesojnë. Shëndeti i tyre mund të përkeqësohet, ata mund të vdesin, por përsa kohë, nuk kanë lidhje me COVID-in, për Edi Ramën nuk kanë asnjë rëndësi.

Qeveria, përtej çdo arsyetimi të logjikshëm, vazhdon të mbajë spitalet mbyllur për qytetarët. Kjo situatë është e pandryshueshme, megjithëse shifrat e prodhurara nga vetë qeveria, tregojnë se piku ka kaluar.

Spitali i sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” është shembulli më skandaloz sesi qeveria ka ndërprerë çdo shërbim të mirëfilltë dhe specifik në këtë spital për pacientët që nuk kanë COVID. Ka vendosur të bllokojë një spital me 120 shtretër për 5 të sëmurë nga virusi, të cilët, fare mirë mund të marrin shërbimin e specializuar tek spitali infektiv, i cili ka më pak se 30 të shtruar. E njëjta situatë është edhe në QSUT, ku ofrohen shërbime shëndetësore në rang kombëtar.

Sistemi shëndetësor është i gjithi në kolaps, por, sipas vendimit të qeverisë, nëse nuk je i sëmurë me COVID, nuk mund të marrësh shërbim në spital. Kushti i vetëm për t’u operuar, është të jesh në gjendje të rëndë për jetën, përndryshe duhet të përplasesh në privat, sepse kështu ka vendosur Edi Rama. Kjo është e padrejtë!

Mohimi për kurim në spital publik i qytetarëve është kriminal. Vendimi absurd i Edi Ramës për të mos lejuar qytetarët të kurohen në shumë prej spitaleve publike, pasi i ka kthyer ato në spitale COVID, është absurd.

Përveç pacientëve që kanë nevojë jetike të kurohen në Sanatorium, me mijëra të sëmurë kronikë janë lënë, gjithashtu, në mëshirë të fatit. Mjeku specialist apo i familjes është urdhëruar të mos bëjë asnjë vizitë kontrolli, por vetëm të lëshojë receta online.

Kjo ndodh sepse qeveria i ka lënë të pambrojtur dhe nuk i ka pajisur siç duhet që të mos detyrohen të  ndërpresin shërbimin e detyruar për qytetarët me sëmundje kronike. Vendimi skandaloz i Edi Ramës për të mbyllur kaq gjatë sistemin shëndetësor i lë shqiptarët para dy alternativave të rënda: përkeqësimin e shëndetit, megjithëse nuk janë të prekur nga COVID-i ose përkeqësimin e gjendjes së tyre ekonomike, për shkak të faturave të larta që duhet të paguajnë në sektorin privat.

Lehtësimi i vuajtjeve të qytetarëve të sëmurë dhe jo llogaritë politike me COVID duhet të jenë priorirteti më kryesor i qeverisë.

Read More
01 Maj
0

Rifillimi i mësimit në universitete është akt kriminal që rrezikon jetën e studentëve dhe pedagogëve. Të anulohet vendimi

 

Rifillimi i mësimit në universitete është akt kriminal që rrezikon jetën e studentëve dhe pedagogëve. Të anulohet vendimi

A do të mbajë përgjegjësi dyshja Rama-Shahini sipas Kodit të ri Penal nëse një student apo pedagog infektohet?!

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDMOND SPAHO

 

Fermani i Edi Rames, qe u shpall me gojen e Besa Shahinit, per fillimin e mesimit ne auditoret e Universitetit, eshte ne rastin me te mire i papergjegjeshem dhe ne rastin me te rende, kriminal dhe me pasoja serioze per shendetin e studenteve dhe pedagogeve.
Ai eshte tregues i qarte i menyres se si kjo qeveri po menaxhon kete krize kaq te madhe qe ka perfshire tere globin. Edi Rama nuk ka strategji per daljen nga kriza, ashtu sikurse nuk kishte ne fillimet dhe vazhdimin e saj.
Ai me kokefortesi vepron sipas tekave te tij prej diktatori, pa konsultuar personelin akademik, drejtuesit e Universiteteve dhe studentet.
Hapja e Universiteteve pa marre mendimin e pedagogeve dhe administratoreve te tyre, mbi mundesite qe ata kane per te garantuar distancimin social, mjetet mbrojtese dhe disinfektimin teresor te ambienteve dhe paisjeve, tregon sa te papergjegjshem jane klika qe na drejtion sot dhe sa pak e vene ne pune mendjen dhe sa pak i vret ndergjegja per shendetin e qytetareve dhe rreziqet qe atyre ju kanosen ne javet e muajt e ardheshem.
A do te mbajne pergjegjesi Edi Rama dhe Besa Shahini, ne perputhje me kodin e ri penal qe sapo miratuan, nese edhe nje student apo pedagog i vetem infektohet nga koronavirusi?
Asnje Universitet ne Europe nuk ka deklaruar rithirrjen e studenteve ne auditore. Te gjithe po kalojne ne dhenjen e provimeve online per vitin shkollor ne vazhdim.
Ministria e Arsimit e Shqiperise ne kundershtim me strategjine qe ka ndjekur deri me sot, duke mos garantuar asnje mase per mbrojtjen e pedagogeve dhe studenteve, duke mos ofruar asnje ndihme ndaj Universiteteve, me papergjegjshmeri vendos rihapjen e tyre.
E njejti veprim i papergjegjshem dhe kriminal qe po ndiqet me Universitetet u ndoq me fasonet duke ju lene atyre pergjegjesine e perhapjes se mundeshme te epidemise ne ambientet e punes, si dhe shkurtimet e punonjesve nga puna.
Por jo cdo gje behet nga padija, injoranca dhe kokefortesia. Kembengulja per te zhvilluar zgjedhjet per drejtuesit e te gjitha niveleve ne Universitete, tregon qellimin e vertete te kesaj qeverie te paturp.
Pasi vodhen zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi vodhen zgjedhjet ne Akademine e Shkencave, tani Edi me Besen, duan te vjedhin zgjedhjet ne te gjithe Universitetet e vendit, me metodan e ujkut ne mjegull, per te emeruar kudo sahanlepiresit e tyre.
I bejme thirrje Edi Rames dhe Basa Shahinit te anullojne vendimin per hapjen e Universiteteve dhe te konsultohen sa me pare me trupen pedagogjike, drejtuesit e universiteteve dhe studentet, per menyren dhe afatet se si do mbyllet ky vit shkollor.
Paralelisht me kete, te anullohet procesi i zgjedhjeve ne Universitete, si nje veprim i papergjegjshem dhe flagrat i shtrirjes se pushtetit monist edhe ne Universitete dhe ti zhvilloje zgjedhjet vetem kur vendi dhe sistemi arsimor te kete hyre ne normalitet.

Read More