Blog

30 Pri
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha intervistë për emisionin “Opinion” ne Tv Klan

 

PANDEMIA EKONOMIKE EDHE MË E RREZIKSHME SE PANDEMIA E VIRUSIT, BASHA: KURBA E PANDEMISË PO AQ E ÇORODITUR SA KRYEMINISTRI. ME TESTIME TË ULËTA, U MBAJT NJË TABLO E RREME

 

Pyetje: A mendoni se ka ardhur koha të lehtësohen masat e izolimit?

Lulzim Basha: Nëse qeveria do të kishte pasur një plan, nëse qeveria do të kishte treguar transparencë dhe mirëmenaxhim për krizën, sot Shqipëria do të ishte shumë më e hapur, do të ishte në një stad shumë të përparuar të hapjes dhe nuk do të kishim këtë gjendje, ku pandemisë së virusit tani i bën konkurrencë, madje është bërë po aq e rrezikshme, për të mos thënë më e rrezikshme, pandemia ekonomike.

Pyetje: Kjo është padyshim më e rrezikshme. Për momentin vëmendjen ndaj ekonomisë, të paktën vëmendje se nuk e di pasojat, janë më të mëdha se ato të COVID-19, por ju thatë se qeveria nuk i mori masat në mënyrë e duhur zoti Basha, ndërkohë që ka shumë veta që mendojnë se qeveria reagoi më shpejt se sa duhej, më mirë se sa duhej dhe arriti të sigurojë këtë rezultat që kemi sot, 31 jetë të humbura, shumë pak të shtruar në spital, shumë pak në terapi intensive dhe vetëm shtatëqind e ca të prekur?

Lulzim Basha: Natyrisht këto janë shifrat e qeverisë dhe problemi është se kur ke shifra zyrtare të cilat nuk janë transparente por përpilohen sipas një protokolli që mbahet akoma sekret, ku numrin e testimeve e kemi më të ulëtin në rajon dhe më të ulëtin në Europë, atëherë pa diskutim ke numrin më të ulët të infektimeve dhe shqiptarëve mund t’u shesësh sapunin për djathë.

Pyetje: Pretendoni se ka shifra të tjera të vdekshmërisë dhe të infektimit në vend?

Lulzim Basha: Jo, nuk pretendoj asgjë, por mendoj se edhe një nxënës i fillores e kupton se po të testosh 5 veta, do të dalin më pak të infektuar se po të testosh 50. Dhe në raport me vendet e tjera të Europës ky është raporti, 1 me 10, 1 me 100 i testimeve në Shqipëri. Në raport me vendet e tjera të rajonit është 1 me 3, 1 me 4, në rastin më të mirë 1 me 2. Pra qeveria e ka mbajtur të ulët numrin e testimeve dhe shifrat që na shërben nuk janë shifrat e realitetit. Këtë mund ta shikoni fare thjeshtë se vetëm para pak ditësh keni parë kurbën e raportuar zyrtarisht që ne arritëm nivel po aq të lartë sa me datën 4 prill. Dhe po të shikoni të gjithë kurbën e infeksioneve të raportuara nuk ka asnjë rregullsi. Janë po aq të çoroditura sa edhe masat, janë po aq të improvizuara sa edhe fjalimet e kryeministrit. Kurbës së Shqipërisë nuk i përafrohet asnjë vend tjetër. Pse?! Për një arsye fare të thjeshtë: sepse numri i testimeve është mbajtur i ulët. Ne sot akoma nuk e dimë tek numri i përditshëm se sa janë testime të reja e sa janë ritestime. Ne nuk dimë nëse testimi bëhet në mënyrë inteligjente i gjithë kontakteve të personave të infektuar. Ne e dimë fare mirë se për shkak të mungesës së testimeve patëm numrin më të lartë të infektimeve tek mjekët. Pra duke mbajtur testimet e ulëta, qeveria ka vazhduar të shesë në tablo të rreme.

Me të njëjtën situatë me masa shumë më të liruara Greqia ka një numër më të ulët vdekshmërie se Shqipëria.

Pyetje: Po Maqedonia ka një numër më të lartë sesa ne?

Lulzim Basha: Nuk është e vërtetë, po të shikoni shifrat në të gjithë rajonin, Shqipëria demonstron me shifrat zyrtare, se ju e keni parë që vetëm në Shkodër 2 apo 3 pacientë që ndërruan jetë i deklaruan për shkak të COVID-it dhe pastaj i ndryshuan.

 

BASHA: QEVERIA NUK KA PLAN PËR HAPJEN. NUK KA PLAN AS PËR SHËNDETËSINË, AS PËR EKONOMINË

 

Lulzim Basha: Qeveria ishte pa plan, është pa plan dhe këtë e shohim si në aspektin shëndetësor dhe në aspektin ekonomik.

Pyetje: Çdo me thënë është pa plan z.Basha?

Lulzim Basha: Ju e dini se çfarë plani ka për 3-4 javët e ardhshme se si do të shkojmë drejt hapjes graduale?

Pyetje: Unë e di që kryeministri ka hedhur një plan, i cili është zbatuar edhe në vende si Spanja dhe Italia, karantinë e plotë, ndalimi i lëvizjes edhe pse i vështirë sepse të izolosh njerëzit , të reduktosh liritë e tyre nuk është kaq e thjeshtë, por ndoshta edhe për arsye të frikës, për arsye të fenomenit global.

Lulzim Basha: Cili është plani i daljes po flasim?

Pyetje: Një hapje e ngadalshme.

Lulzim Basha: Çfarë do me thënë hapja e ngadalshme?! T’ju them unë se çfarë është plani I daljes. Plani i daljes është se nuk ka plan për një arsye të thjeshtë, sepse kur nuk ke testime, kur nuk e di sesa të përhapur ke virusin e ke shumë të vështirë. Tani ka disa zona nëpër Shqipëri që raportohen për fat të mirë që nuk ka infeksione dhe janë deklaruar zona të gjelbra, ka zona të tjera që ka infeksione dhe janë deklaruar zona të kuqe. Ndërkohë me këtë numër testimesh ne ke shumë të vështirë ta besojmë apo ta kuptojmë  se këto zona të gjelbra janë vërtetë zona të gjelbra, p.sh. Kruja ishte një zonë e gjelbër deri përpara se të plaste bomba e fasonëvë që ne e kishim paralajmëruar prej ditës së parë.

Pyetje:  Po,  kjo është e vërtetë e kishit folur për këtë çështje.

Lulzim Basha: E pra, brenda 3 ditëve këta vendosën që brenda kësaj studioje të mos jenë më shumë se dy persona, ja pra ku jemi dy persona se nuk lejohen të tjerë, ndërkohë që në një fasoneri me hapësirë sa kjo punojnë 200 gra. Brenda 3 ditësh një bashki e tërë u kthye nga një zonë e gjelbër në një zonë të kuqe.

Pyetje: Po por z.Basha edhe Italia I mbajti fasonët vetëm se mori masa strikte me mënyrën e izolimit dhe të dezinfektimit?

Lulzim Basha: Nuk ka krahasim Italia me Shqipërinë sepse fasonët, i gjithë biznesi italian mori një paketë ndihmëse e cila nuk krahasohet me Shqipërinë. Ndërsa këtu fasonëve iu tha diçka tjetër, ju jeni protokoll i kuq, për të cilët kostot e fasonëve shtoheshin, bëhej absolutisht e pamundur. Masa qesharake, Blendi. U thuhej “duhet të dezinfektoheni dy herë në ditë”, ndërkohë që protokolli kërkon që pas një kohe dezinfektimi nuk mund të punosh. U kërkohej që mbi 50 punëtorë duhet të kishe mjekun, mbi 70 mijë punonjës të kishin mjekë. Pra, ishin qartësisht masa të parealizueshme nga ana e fasonëve.

 

Pyetje: Nuk them vetëm per fasonët por nga kjo situatë kemi kuptuar që duhet mjeku i punës që duhet ta ketë çdo qendër pune, z.Basha. Këto janë masa që duhet ti kishin marrë edhe ata vetë.

Lulzim Basha: Pa diskutim duhet t’i kishin marrë në një shtet normal, por në një shtet ku u merr 12 milionë euro në muaj fasonëve, ka 12 vjet që iu merr 12 milionë euro në muaj dhe tani kur ata kanë nevojë të mbanin njerëzit në punë, se ne këtë kërkuam pasi ato para nuk do të shkonin për pronarët e fasonerive, nuk do të shkonin për administratorët, do të shkonin për 70 mijë gra dhe vajza shumica që paguhen me pagë minimale. 15 milionë euro ishte fatura, do të shmangte edhe bumin e infektimeve që nisi në Shkodër e Krujë dhe vazhdon në Kamzë dhe zinxhirin e kostove.

 

BASHA: REGJIMI I FACEBOOK-UT VENDOSI INTERESAT E 10 OLIGARKËVE MBI INTERESIN E 3 MILIONË SHQIPTARËVE

 

Pyetje: Çfarë i gjeni të mirë ju reagimit të qeverise këto 60 ditë?

Lulzim Basha: Propagandën e ka qarë, regjimi i Facebookut është shpalosur me gjithë dimensionin e tij

Pandemia, njësoj si tërmeti, treguan atë që dimë prej kohësh, kemi një qeveri të huaj, një qeveri të pakicës, e cila vendos interesat e 10 oligarkëve dhe 10 klientëve të saj mbi interesat e 3 milion shqiptarëve. E kemi parë këtë në mënyrën se si është sjellë qeveria gjatë këtyre 7 viteve, ka 7 vjet që ua rrit taksat shqiptarëve, u ka rritur çmimin e energjisë, u ka rrit çmimin e naftës dhe kur erdhi dita që shqiptarët të merrnin një përfitim nga paratë e tyre nuk kujtohet për ta. Tani paratë prapë shkojnë,  siç shkuan sot për oligarkët, siç shkuan për inceneratoret, siç shkuan para 5 javësh 22 milion euro për katër kontraktorë. E gjithë fatura që është paguar për shqiptarët është 27 milionë. E dinë të gjithë  që inceneratorët  janë një aferë korruptive. E dinë brenda Partisë Socialiste. E dinë zyrtarët më të lartë  socialistë që kjo është një aferë korruptive e anëtarëve të Bandës së Lushnjes me Edi Ramën, me Arben Ahmetajn dhe me Erion Veliajn.  E dinë të gjithë.  Strategjia që qeveria shqiptare ka patur prej 10 vitesh në mënyrë të pandërprerë me qeverinë gjermane, paguan nga taksat e gjermanëve , nuk ka qenë për incerneratorët, ka qenë për të vazhduar regjimin e landfilleve. Inceneratorët u shpikën për një arsye të thjeshtë: Për t’u vjedhur shqiptarëve 400 milionë euro.

 

Pyetje: Si dalin 400 milionë euro?

Lulzim Basha: Janë kontratat, janë kontratat. I keni ju, mund ta nxirrni prapë. Janë paratë që u paguan shteti inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit  për të gjithë pjesën e kontatës 10, 15 sa vjet e kanë.  Pra vetëm pagesa e inceneratorëve  këtë vit  do të mjaftonte që punonjësit e fasonerive të mos ekspozoheshin ndaj një rreziku të tillë . Pra pandemi çfarë ka bërë në fund të fundit? Ka ekspozuar shtetin prej kartoni që u rrënua me goditjen e parë të tërmetit. E mbani mend që nuk kishte as kazma,  as lopata, as doreza për të gërmuar, jo më qen shpëtimi.  Dhe pandemia zbuloi tjetër gjë. Megjithëse kishim 1 muaj që u thonim merrni masa dhe thonin “kemi marrë masa, mos kini merak është grip i zakonshëm”, I gjeti pa masa.

 

QEVERIA E PAPËRGATITUR, BASHA: OPOZITA ZGJODHI JETËN DHE SHËNDETIN E SHQIPTARËVE, PARA PANIKUT DHE POLITIKËS ME FATKEQËSINË

 

Lulzim Basha: Kjo qeveri ka para, sepse 200 milionë lekë është shuma që shpenzohet për zyrën e Belinda Ballukut. Këtë shifër nuk e kemi shpikur, është në dokumentet zyrtare të shtetit. Merren nga organizata për fat të mirë, siç është Open Data Albania që financohet nga partnerët tanë strategjikë, dhe ne i marrim qoftë nga ata qoftë nga ekspertët të departamenteve. Pra shifrat tona mos i vër në diskutim.

Pyetje: Ju pyeta nëse keni pasur një tentativë për kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin në këto kohë?

Lulzim Basha: Jo nuk kam pasur asnjë tentativë. Pse duhet të ketë.

Pyetje: As ai vetë nuk ua ka kërkuar?

Lulzim Basha: Jo. Ju e keni parë se çfarë sjellje ka adoptuar?! Kur ne propozonim masa, ky dilte dhe shante e bërtiste në parlament, pastaj kur e pa se çfarë po ndodhte në vend që të bënte një gjest pre shtetari, doli dhe përhapi panik e terror duke zgurdulluar sytë e duke thënë se “do të shkojmë për mish qeni, do shkojmë për mish mace, arkivole. Po mirë, çfarë emri mund t’i vësh një qeverie ku i pari i qeverisë del për dy javë rresht dhe thotë që shqiptarët do të shkojnë për mish qeni, arkivole etj. dhe nga ana tjetër  vidhen paratë e shqiptarëve me katërfish çmimin e pajisjeve, vazhdojnë e paguhen inceneratorët. Përgjigja është kjo: është një regjim dhe regjimi nuk pret telefonatë nga opozita. Opozita e ka bërë shumëfish detyrën e saj sepse nuk e shfrytëzoi situatën për panik. Pa një qeveri të papërgatitur, prapë nuk e shfrytëzoi për politikë. Çfarë bëri? I propozoi një plan. Jo për të mirën e qeverisë se nuk na intereson e mira e qeverisë, por për të mirën e shqiptarëve. Sepse dështimi i qeverisë në ato momente do të kushtonte jetë, shëndet dhe mirëqenie. Sigurisht ne si opozitë ishim para një dileme. Dilema e parë,  dilema e shëndetit të  qytetarëve sepse pandemia shpërtheu me një forcë dhe më një  intimidim të madh në të gjithë botën dhe pozicioni tjetër që mund t’i thonim që shiko se ti nuk mund t’i marrësh masat kështu siç ta do qejfi ty, nga Facebook-u  duhet të zbatosh Kushtetutën dhe ligjin. Dhe, i gjendur para këtyre dy dilemave vendimi ynë ishte të zgjidhnim shëndetin e qytetarëve të parin. Prandaj ishim të parët që kërkuam masa, sigurisht në bazë  të ligjit dhe Kushtetutës. Ky s’i mori sipas ligjit dhe Kushtetutës. E mban mend që e vonoi gjendjen e  jashtëzakonshme. Pse e vonoi? Pikërisht sepse gjendja e jashtëzakonshme vërtet i jep qeverisë mundësinë të kufizojë liritë  e qytetarëve, por i jep edhe detyrimin për t’i dëmshpërblyer  për çdo dëm ekonomik financiar që sjellin këto masa shtrënguese. Të gjitha qeveritë i kanë bërë të dyja. E vetja qeveri dhe i vetmi kryeministër  që I përdor masat shtrënguese siç e the edhe vetë për t’u tallur me shqiptarët, për të bërë lojëra me shqiptarët, por nuk u jep shqiptarëve që janë dëmtuar për shkak të masave, mbështetjen ekonomike është kjo qeveri.

 

Read More
30 Pri
0

Edi Rama u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat

 

Edi Rama u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat.

Koncesioni korruptiv privatizon sovranitetin shtetëror, cenon sigurinë kombëtare, dobëson luftën kundër drogës dhe trafiqeve.

Qeveria e re e PD dhe koalicionit të saj, e dalë nga vota e lirë, do ta anullojë këtë koncesion dhe do të çojë përgjegjësit para drejtësisë.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA

 

Në mes të krizës së pandemisë, Edi Rama ka braktisur mijëra familje në mjerim, po shtyn biznesin shqiptar dhe ekonominë kombëtare drejt falimentimit. Por Edi Rama nuk ka pushuar asnjë cast pagesat dhe favoret për oligarkët. Pasurimi i oligarkëve është prioriteti i tij i vetëm.

Ndërkohë që shqiptarët zhyten në varfëri, papunësi dhe pasiguri, Edi Rama po privatizon kufijtë, doganat dhe portet e Shqipërisë duke ua dhënë me koncesion oligarkëve.

Në kulmin e krizës së vendit, Edi Rama po i jep tre oligarkëve të vendit me koncesion një port privat mallrash për të ngarkuar dhe shkarkuar çdo lloj malli që hyn e del nga Shqipëria.

Në vitin 2015, Edi Rama ju dha tre oligarkëve Shefqet Kastrati, Friden Kuqi dhe Pëllumb Salillari një koncesion të paligjshëm për ndërtimin e një porti karburantesh vetëm pak metra nga porti ekzistues i Porto Ramanos, duke shkelur ligjin.

Tani, Edi Rama, me një shtesë të kontratës së koncesionit, ka vendosur që këtë port karburantesh ta kthejë në port për çdo lloj malli të menaxhuar nga këta oligarkë, njësoj si Porti i Durrësit.

Kjo është shkelje flagrante e ligjeve dhe e standareve të sigurisë kombëtare të vendit.

Ky është një skandal korruptiv dhe me pasoja të rrezikshme për Shqipërinë. Ky port privat për mallrat cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë, dobëson luftën kundër trafiqeve dhe kontrabandës ndërkombëtare, përfshi trafikun e drogës.

Porti i oligarkëve rrezikon financat publike dhe mundëson një parajsë të evazionit fiskal.

Porti i oligarkëve do të jetë një port për drogën, për kontrabandën, dhe një qendër e krimit. Ky port është privatizim i sovranitetit të Shqipërisë në duart e oligarkëve.

Vendimi për t’u dhënë oligarkëve këtë koncesion të ri, merret kur Edi Rama ka zhytur në papunësi dhe varfëri qindra mijëra familje shqiptare.

Vendimi për të pasuruar akoma më shumë oligarkët, për të privatizuar atdheun për interesin e tyre merret nga Edi Rama në këtë kohë të pandemisë ekonomike, kur biznesi shqiptar po shtyhet të falimentojë nga mungesa e ndihmës financiare dhe nga barra e rëndë e taksave.

Ja pse taksat që paguajnë qytetarët dhe biznesi nuk shkojnë për të ndihmuar njerëzit. Sepse paratë e shqiptarëve Edi Rama vendos tua falë oligarkëve duke ju ndërtuar edhe rrugën e portit privat me plot 5.4 milionë euro.

Kjo është nuk është thjesht vjedhje! Kjo është tradhëti që Edi Rama kryen kundër shqiptarëve në kohën më kritike për shëndetin dhe mirëqenien e tyre!

Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar deklaron publikisht, se nuk e njeh këtë akt kriminal tradhtie ndaj shqiptarëve. Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë me efekt prapaveprues këtë vendim të paligjshëm dhe do ti vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.

 

 

Read More
29 Pri
0

Kreu i PD, Basha takim me përfaqësuesit e Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë

 

Kreu i PD, Basha takim me përfaqësuesit e Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë

 

Sot bisedova me përfaqësuesit e Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë, z.Gjergji Gjika dhe z. Florian Zekja mbi shqetësimet e tyre të mëdha për krizën.

Fasonët po përballen me probleme, nga rënia e prodhimit dhe e shitjeve tek mungesa e likuiditetit për të paguar detyrimet ndaj shtetit dhe pagat e punonjësve. Në vend të mbështetjes për të mbrojtur vendet e punës, qeveria ka shtuar kostot e tyre, duke rrezikuar mbijetesën e qindra ndërmarrjeve.

Me “protokollin e kuq” krejtësisht të pazbatueshëm, qeveria po i shtyn fasonët drejt mbylljes, pa patur detyrimin për ti mbështetur financiarisht punonjësit e tyre. Nëse fasonët falimentojnë, 70 mijë punonjës humbin vendin e punës. Kjo duhet parandaluar urgjentisht.

Është koha që fondet që shpërdorohen në mënyrë korruptive, të shkojnë në mbështetje dhe mbrojtje të punonjësve dhe të bizneseve duke rritur ndihmën ndaj tyre.

Ndërkohë që qeveria vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve të paguajë miliona për koncesionet, rritja e papunësisë po kthehet në një plagë edhe më të rëndë, dhe varfëria po thellohet frikshëm.

Paratë e taksave të shqiptarëve sot duhet të shkojnë të gjitha në ndihmë të njerëzve dhe të ekonomisë. Njerëzit meritojnë mbështetjen e munguar ekonomike, biznesi sot ka nevojë për mbështetje, ekonomia ka nevojë për frymëmarrje dhe likuiditet, ndërsa qeveria e ka për DETYRË t’ju garantojë atyre ndihmën financiare që ju takon.

Read More
27 Pri
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha intervistë me gazetarin Çim Peka në Syri Tv

 

“AUTORITARIZËM DHE REGJIMI FACEBOOK-“, BASHA: RAMA ZËVENDËSOI INTERESIN E 3 MILIONË SHQIPTARËVE ME ATË TË 10 OLIGARKËVE

 

Pyetje: Ose jeni dakord edhe me mua dhe me z.Fuga, ose pranoni vërejtjet se nuk po bëni opozitë politike, por po bëni opozitë me njërzillëk, ose duhet të thoni po, opozita ka nevojë të orientohet politikisht edhe në kohë pandemie?

Lulzim Basha: Absolutisht qëndrimi i profesorit është i drejtë dhe analiza e tij është e drejtë. Sigurisht, pandemia ka 6 javë që zgjat, opozita nën drejtimin tim ka marrë vendimin e duhur jo për të mos bërë politikë por të fokusuar gjithë politikë bërjen e saj tek prioritetet kombëtare të atij momenti që ishte ruajtja e shëndetit, e jetës, e sigurisë dhe e mirëqenies të qytetarëve. Nuk ka gjë më politike sesa në këto momente opozita të propozojë përpara një qeverisje të çoroditur. Ne përpara pandemisë ishim në kushtet e një autoritarizmi dhe pandemia vetëm e nxori në pah edhe më shumë autorizimin dhe atë që unë  e kam quajtur regjimi i Facebook-ut, që është një metaforë që e përdori edhe profesor Fuga. Por përgjegjësia e parë nuk ishte të tregonim me gisht që kemi një kryeministër që qeveris nga Facebook-u apo nuk qeveris fare, kemi një qeveri që përfaqëson interesat e 10 shqiptarëve dhe jo të 3 milionë shqiptarëve, të 10 oligarkëve dhe jo të 3 milionë shqiptarëve. Sepse këto janë gjëra që sado që të qëndrojnë më 11 mars, 15 mars nuk kishin vlerë të madhe për shqiptarët, ndërsa propozimet tona të paktën e vunë nën presion qeverinë. Cilat ishin propozimet tona të parat në qoftë se ju kujtohet?! Propozimi ynë i parë që akoma nuk është zbatuar është ai i rritjes masive të testimeve për të kuptuar dimensionin e vërtetë të pandemisë. Pas propozimeve që ne bëmë për marrjen e masave të cilat ju e dini ne propozonim masa ky dilte dhe tallej në parlament. Një shkollë mbylli vullnetarisht ambientet e saj, shkolla Udha e Shkronjave, ky i hoqi licencën. Dhe keni parë sesa inkoherent, sesa jo stabël ka qenë, midis dy javëve ka ndryshuar disa herë qëndrime.

 

BASHA: OPOZITA QË UNË UDHËHEQ JEP ALTERNATIVË, DENONCON, PROTESTON, MBAN QENDRIME. NE UDHËHIQEMI NGA INTERESI I QYTETARËVE DHE JO I KARRIGES

 

Lulzim Basha: Opozita prej fillimit ka kundërshtuar mënyrën se si kryeministri ka vepruar duke zëvendësuar Kushtetutën me facebook-un. Por ndryshe nga ti ne nuk jemi të shokuar për këtë, prandaj thashë, përpara krizës ne kemi qenë në gjendje autoritarizmi. Ne jemi pa Kushtetutë, jemi pa Gjykatë Kushtetuese, ne jemi pa parlament, ne jemi pa sistem drejtësie. Këto ishin para pandemisë.

Pyetje: Për çfarë është opozita, për të këshilluar qeverinë?

Lulzim Basha: Opozita nuk është për të bërtitur. Ka ikur koha e opozitave që bërtisnin. Ka ardhur koha e një opozite që formulon qëndrime, kundërshton padrejtësitë, denoncon aferat, jep alternativën. Këtë opozitë duan qytetarët sot, këtë opozitë udhëheq unë. Opozita që ulërinte nga maja e kokës nuk ekziston më. Atyre që u vjen keq u kërkoj falje; s’ka më opozitë që ulëret. Ka opozitë që ngre zërin kundër padrejtësisë, ka opozitë që denoncon, ka opozitë që proteston dhe ka bërë protestat më të fuqishme që ka parë Shqipëria në 30 vite? Opozita në vitin 2020, opozita shqiptare i ka dhënë shqiptarëve prova të qarta se ne udhëhiqemi nga interesi i tyre. Nuk kemi interesa as të një grushti njerëzish as të ardhjes dhe zënies së disa karrigeve. Se në fund të fundit pandemia ishte një kërcënim i tmerrshëm i cili u shpalos për shkak të dështimit të qeverisë për tiu përgjigjur në kohë me një furi dhe shpejtësi shumë të madhe tromaksi dhe vazhdon të tromaksë shumë njerëz. Ka shtangur bizneset, ka shkatërruar ekonominë, ka kërcënuar shëndetin e më të pamundurve, të të moshuarve, njerëzve të sëmurë, atëherë çfarë opozita çfarë përgjigje bëri opozita ndaj kësaj? Natyrisht pa dorëzuar asnjë nga kauzat e saj, pa u habitur për gjëra që ne i kemi thënë prej kohësh, që këtu ska shtet, ska shtet me Edi Ramën, s’ka as gjykata, s’ka as drejtësi, ska parlament, që është një gjysmë parlament që nuk është as me numrat e Kushtetutës, por kjo nuk ishte puna jonë. Puna jonë ishte që në këtë gjysmagjel, në këtë shtet kartoni që e ekspozoi dhe tërmeti, të paktën ne, opozita, me resurset e saj njerëzore, me ekipet e saj të bënte propozime që i hynin në punë njerëzve. Dhe këtë bëmë, propozuam marrjen e masave. Masat shtrënguese duhet të shoqëroheshin patjetër me masa mbështetëse. Masat tona mbështetëse i propozuam të parët, Kosova i zbatoi pas një jave, Shqipëria akoma nuk i ka zbatuar, është akoma prapa Kosovës në zbatimin e masave mbështetëse, të financimit të pagave, subvensionimit të biznesit, ardhjes në ndihmë të njerëzve në nevojë. Sot është dita e gjashtë që shohim gra, nëna duke klithur nga thellësia e shpirtit për mungesë të ushqimeve bazë për fëmijët e tyre. Ato janë pamjet që duhet të jepen ditë për ditë në media. Sot ishin në Fier, para dy ditësh ishin në Korçë, kanë qenë në Shkodër, në Tiranë, Kamzë, nëna që klithin për ushqimin e fëmijëve të tyre dhe një kryeministër që tallet. Një kryeministër që para një muaji dilte dhe i terrorizonte qytetarët me arkivole, mish qeni e mish maceje dhe nga ana tjetër vidhet në kohë pandemie, shpallet tender sekret për letër higjienike. Shpallet tender sekret për të fshehur se pse Shqipëria e blen me katërfishin e tregut pajisjet për mjekët. Pra këto janë problemet reale të cilat ne iu dimë sot sepse opozita i ka bërë të ditura ditë për ditë. Opozita ka qenë aktive, pa diskutim në fazën e parë me propozime të vlefshme për të ushtruar presion që qeveria të merrte masat që duheshin marrë në shërbim të njerëzve dhe po vazhdon ta bëjë këtë.

 

BASHA: PANDEMIA EKONOMIKE, SHQETËSIM KRYESOR PËR OPOZITËN

 

Lulzim Basha: Opozita ka detyrën e saj të parë –  të evidentojë problemin dhe këtë e ka bërë. Ka detyrën e saj të dytë – të propozojë rrugët e daljes dhe këtë e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë. Ka detyrën e saj të tretë – të mbështesë, të inkurajojë çdo qëndrim qytetar, qoftë ky i biznesit të vogël, i grupeve të tjera të interesit, i kryefamiljarëve që kemi parë gjithë këto ditë që çohen për bukën e gojës, sepse momenti ku kemi ardhur është moment tepër kritik. Nuk bëhet fjalë më thjesht për rrezikun e pandemisë, i cili nuk është venitur, siç shohim edhe nga kurbat që lëvizin. Mjaftoi një fasoneri në Krujë që të infektonte me përmasa të llahtarshme Bashkinë e Krujës, Bashkinë e Kurbinit dhe e shpërndau deri në Mat, por mbi të gjitha për të luftuar pandeminë ekonomike, sepse vendi tani po lëngon. Në qoftës e para krizës 1 në 2 familje shqiptare nuk mbyllnin dot muajin, imagjinoni se çfarë ndodh tani, ku edhe ata që merrnin 300-400 apo 500 mijë lekë ose si të punësuar apo të vetëpunësuar kanë tani më shumë se 6 javë që nuk kanë asnjë të ardhur. Faturat ndërkohë vazhdojnë e vijnë, vijnë faturat e energjisë që janë më  të lartat në rajon, vijnë faturat e ujit, vijnë detyrimet e tjera. Këto vazhdojnë sikur nuk ka pandemi, sikur nuk ka krizë, por çfarë ka ndodhur?! Konsumi ka rënë në pikiatë, fuqia blerëse ka rënë në pikiatë. Pra pandemia ekonomike, gjendja e ekonomisë është sot shqetësimi ynë kryesor si opozitë.

 

SI DUHET TË HAPET SHQIPËRIA? BASHA TREGON RRUGËN E DALJES DHE QËLLIMIN E RAMËS: PLANI I TIJ ËSHTË TA MBAJË VENDIN SA MË GJATË NË KËTË SITUATË, PA KUSHTETUTË, PA LIGJ, KU GJITHÇKA DEKRETOHET NGA FACEBOOK-U

 

Pyetje: Duke patur parasysh që shqiptarët kanë këtë qeveri, qe nuk do të marrë masa për testime dhe për asgjë tjetër. Shqipëria me këtë qeveri që ka, pa masa, duhet të hapë apo s’duhet të hapë?

Lulzim Basha: Shqipëria duhet të hapet, por duhet të hapet vetëm duke ndjekur protokollet të cilat nuk rrezikojnë jetën e njerëzve. Që do të thotë një orë e më parë duhet braktisur propaganda, një orë e më parë duhen sjellë ato dhjetëra mijëra testime, të cilat, në qoftë se do të kemi një qeveri të përkushtuar ndaj njerëzve, sot do të kishim minimalisht 1000-1500 testime ne ditë. Këtë i kam kërkuar edhe në Këshill të Sigurisë Kombëtare që duhet të kesh minimalisht 10.000 testime në javë i kam thënë që të hedhësh pastaj hapa për të hapur ekonominë. Duhet të hapësh ekonominë, nuk mund t’i mbash njerëzit në shtëpi pa plan, por është e qartë që i ka mbajtur pa plan për dy arsye: e para e punës i ka mbajtur, sepse duke i mbajtur në shtëpi duke ulur numrin e testimeve, duke mbajtur të ulur numrin e testimeve, fsheh sesa i papërgatitur ishte shteti edhe për këtë

pandemi, siç ishte për tërmetin, që s’kishin as kazma e lopata? Kam qenë personalisht vetë, s’kishin as doreza për të gërmuar e te mos themi për qen shpëtimi. Se tender për ushqim qensh kishin bërë 1 milionë dollarë, po qen shpëtimi nuk kishin. E njëjta gjë edhe kur erdhi pandemia, u bëmë thirrje të merrnin masa, thanë “i kemi marrë masat”, por asnjë masë nuk kishin marrë. Prandaj bëjnë tendera sekrete për të fshehur që ishin të papërgatitur dhe natyrisht gjëja më e tmerrshme që ndodh në kushtet e regjimit të facebookut është që nga njëra anë u bërtet njerëzve “mos dilni nga shtëpia se jemi në gjendje lufte e do të shkoni për dhjamë qeni”, dhe nga ana tjetër fut duart dhe vjedh në kohë pandemie. E dyta është sepse qartësisht regjimi i Facebookut dhe autori i këtij regjimi kërkon ta mbajë vendin në këtë situatë, pa kushtetutë, pa ligj, ku gjithçka dekretohet dhe ç’dekretohet  nga facebooku. Dhe kjo është ajo që profesori ngriti dhe ky është momenti tani për ta kuptuar qartë që jo vetëm nuk ka plan Edi Rama dhe kemi ardhur këtu se nuk ka plan, s’ka strategji për ta nxjerrë vendin nga kriza, nuk ka plan për krizën, por plani i tij i vetëm është ta përdorë këtë situatë, por plani I tij është që ta përdorë këtë situatë për ta kthyer atë që ishte deri tani një regjim autoritar, në një autoritarizëm pa instrumentet bazë të demokracisë, në një regjim tërësisht personal.

 

Pyetje: Pra nëse Edi Rama vendos të hapë Shqipërinë pa marrjen e masave, jeta e shqiptarëve rrezikohet?

Lulzim Basha: Unë po them që qeveria ka dështuar të marrë masat dhe si rezultat i kësaj Edi Rama vazhdon t’i mbajë shqiptarët në shtëpi. Unë po them që një orë e më parë duhet të zbatohen masat që ne kemi propozuar. Unë po them që në qoftë se ato masa do të ishin marrë 6 javë më parë ose nëse ai do t’i kishte vënë veshin zërit tonë që në fakt prezanton edhe zërin  e qytetarëve, ose në qoftë se do të kishim një kryeministër tjetër atëherë sot nuk do të ishim në këto kushte, por do të ishim në kushte më të ngjashme me Greqinë apo me vendet e tjera të Rajonit. E dini ju që në Greqi me kushte shumë më të lehtësueshme se Shqipëria  ke 12 viktima për 2 milionë banorë. Ndërsa në Shqipëri me kushte të tilla, të cilat drejtohen nga Facebook-u ke 15 viktima për 1 milionë banorë. Që do të thotë që kjo qeveri po e them për kortezi s’po i them regjim, regjim i Facebook-ut, ka dështuar plotësisht, sepse nuk ka as plan, as strategji, as përgatitje për t’u përballur me krizën dhe që kjo të marrë fund natyrisht ideali do të ishte që të mos ishte kjo qeveri më, por në kushtet ku jemi nuk mund ta urojmë këtë brenda ditës duhet urgjentisht të ndiqen ato hapa. Nuk i kemi shpikur ne. Nuk është monopol apo copyright I Partisë Demokratike. Është sintezë e përvojave më të mira të administrimit të krizës. Testime, hapje në bazë të testimeve, hapje graduale e ekonomisë dhe mbi të gjitha dhënie fund masave arbitrare dhe qeverisjes me Facebook, zbatimi i plotë i Kushtetutës dhe i  ligjit të emergjencës civile.

 

BASHA: RAMA SI KLLOUN CIRKU PËR TË MOS PUBLIKUAR KONTRATAT SEKRETE

 

Pyetje: Zoti Basha në të vetën zoti Rama ka qenë konkret në sulmet që ju ka bërë ju, 7 herë 7 nuk bëjnë 42 thotë, por gjithsesi ka pasur reagime të çuditshme, por këto janë të njohura për karakterin e zotit Rama. A keni një koment mbi përgënjeshtrimet që ju ka bërë zoti Rama për denoncimet dhe akuzat konkrete tuaja?

Lulzim Basha: Kjo s’është çështje karakteri, kjo është çështje mashtrimi dhe vjedhje. 7 x 7 = 42 është  një lapsus, po kur është bërë ky lapsus? Kur po flisnim për inceneratorët, kur po flisnim për milionat që ka vjedhur qeveria e tij, ministri i tij hajdut, që në kohë paqeje u promovua prapë dhe u bë ministër prapë në kohë lufte. Hajduti më i madh që kishte në qeveri në kohë paqeje e bëri tani ministër për fatkeqësinë. Kjo është e vërteta, prandaj shoqëria, njerëzit, e kanë në dorë – do të qëndrojnë në nivelin sipërfaqësor në nivelin ku kërkon t’i mbajë Edi Rama duke bërë spote të tilla. Ka harxhuar por për të bërë spote. Do të mjaftonin dy minuta të publikonte kontratat sekrete. I ka publikuar zoti Peka? Po apo jo se ti je gazetar dhe duhet ta dish? I ka publikuar apo jo kontratat sekrete?

Çim Peka: Nuk i kemi parë.

Lulzim Basha: Shumë gabim, duhet të ishe informuar për këtë. Nuk i ka publikuar, ta thotë opozita. Dy minuta. Dy minuta do të urdhëronte publikimin e kontratave sekrete. Edhe letrën e banjos e ka blerë me tendera sekretë. Pajisjet e testimit i ka blerë me katërfishin e çmimit të tregut. Pse lodhet dhe bën spot dhe del aty si kloun?!  Qytetarët nuk kanë nevojë për klloun.E gjithë ajo është bërë për ti hedhur hi syve shqiptarëve, sepse sa bën spot dhe del e bën aktorin aty. E pe çfarë bën? Bën humoristin, por ai nuk është për humorist. Ai nuk është punonjës i estradës. Ai është kryeministri. Ai për dy minuta urdhëron këtë.

 

“EKONOMIA NËN KËRCËNIMIN E FALIMENTIMIT NGA PAAFTËSIA E QEVERISË”, BASHA: ZGJIDHJA ËSHTË LARGIMI I RAMËS ME VOTË TË LIRË

 

Pyetje: A ka një parashikim Lulzim Basha se kur mund të hapet Shqipëria?

Lulzim Basha: Shqipëria mund të hapet atëherë kur të ketë njerëz të përgjegjshëm, të cilët venë interesat e qytetarëve dhe shëndetit të tyre mbi një grushti hajdutësh, oligarkësh dhe kriminelësh. Përndryshe, ne qofte se ne vazhdojmë te qevërisemi nga regjimi i Facebook-ut atëherë regjimit te Facebook-ut i leverdis ta mbajë situatën zvarrë siç po e mban, sepse në këtë mënyrë vazhdon të fshehë dështimin dhe paaftësinë e kësaj qeverie, të këtij kryeministri për t’iu përgjigjur krizës, për t’iu përgjigjur nevojave të njerezve. Dhe nga ana tjetër vazhdon te forcojë pushtetin personal, antikushtetues dhe te paligjshëm qe ka qenë në themel të këtij shteti prej vitesh dhe qe në rastin e pandemisë është arsyeja kryesore pse bizneset shqiptare dhe familjet shqiptare kanë shumë më pak mbështetje nga shteti, nga taksat e tyre sesa ka Kosova, Maqedonia e Veriut apo vende të tjera të rajonit. Pse ekonomia shqiptare është sot më e kërcënuara, pse bizneset shqiptare jane sot në depresion, pse për fat të keq numri i atyre qe shkojnë drejt akteve dëshpëruese po rritet nga dita në ditë, sicc po e shohim nga lajmet? Dhe pse ndërkohë qe qytetarëve u kërkohet izolim dhe distancim social pa iu dhenë asnjë ide se kur do të dalin nga kjo, krimi vazhdon të bëjë kërdinë sicc bëri sot në Lezhë dhe në Durrës.

Pyetje: Megjithatë z.Basha asnjëri nuk po konteston propozimet tuaja. Propozimet tuaja janë të mirëpritura, sepse realisht janë shumë më afër realitetit. Por nga njëra anë jeni u bindur se kemi një qeveri te papërgjegjshme dhe bga ana tjetër shpreheni se Shqipëria do të hapet kur të kemi njerëz të përgjegjshëm. Po thoni se për aq kohë sa të jetë Edi Rama kryeministër Shqipëria do të jetë e mbyllur siç është sot?

Lulzim Basha: Unë them se sa kohë qe kemi këtë qeveri dhe këtë kryeministër do ti ndiejmë pasojat jo vetëm te pandemisë po të çdolloj abuzimi me pushtetin keq e më keq. Një njeri i cili në vend që ti përkushtohet ekonomisë reale dhe te ndihmojë bizneset ne nevojë, të ndihmojë fasonët, te ndihmojë turizmin, te ndihmojë fermerët që iu kanë mbetur prodhimet prapë aty sepse nuk u lejohet te lëvizin lirisht, e ka mendjen të legalizojë kanabisin dhe të amnistojë paratë e pista të drogës, qartësisht është një njeri në fundin total të ciklit të tij politik, padiskutim që largimi i tij është zgjidhja.

Pyetje: Largimi i tij është zgjidhja, por si do të largohet?

Lulzim Basha: Siç largohet në çdo vend normal, me votën e shqiptarëve.

“NË 6 JAVË ËSHTË SHEMBUR SHTETI PREJ KARTONI I EDI RAMËS”, BASHA: PD NUK DO TA SHFRYTËZOJË KËTË SITUATË PËR T’I THIRRUR NJERËZIT NË SHESH PËR INTERESAT E SAJ POLITIKË

 

Pyetje: A e ka menduar si opsion Lulzim Basha, nëse Edi Rama vazhdon me papërgjegjshmërinë e tij sipas jush, të reagojë dhe të mendojë të thërrasë edhe njerëz në shesh?

Lulzim Basha: Partia Demokratike është pranë njerëzve. Ata njerëz që kanë dalë, kanë mbështetjen tonë, të strukturave tona. Padiskutim që po. Unë duhet t’i ndaj me thikë dy gjëra. Partia Demokratike nuk ka ndërmend ta shfrytëzojë këtë situatë për t’i thirrur njerëzit në shesh për interesat e saj politikë. Por Partia Demokratike ka ndërmend t’i thërrasë, t’i mbështesë, t’I nxisë të protestojnë për të drejtat e tyre të patjetërsueshme që nga liritë dhe të drejtat e tyre themelore dhe deri tek të drejtat e tyre ekonomike që e kanë sjellë qytetarin shqiptar dhe familjet shqiptare në një  gjendje të vajtueshme. Në vetëm 6 javë është shembur shteti prej kartoni që kishte ndërtuar Edi Rama  dhe taksat e shqiptarëve që duhet të shkonin o sot o kurrë në xhepat e tyre të boshatisur, vazhdojnë  të vidhen dhe të batërdisen nga një qeveri e papërgjegjshme.  Ekonomia është në kolaps.

Pyetje: Çfarë do të bëni ju përveç propozimeve konkrete? Pse kompleksoheni zoti Basha?

Lulzim Basha: Nuk ka opozitë më të pakompleksuar në Ballkan dhe më aktive se opozita shqiptare. Të kompleksuar janë ata që problemin e shohin tek opozita, ata janë të kompleksuar. E dyta, nuk ka konstatuar opozita, ka denoncuar. Shiko po ta ndërtoje emisionin pak më ndryshe dhe të vendosje të merrë vetëm  sulmet që Edi Rama I ka bërë opozitës , Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës mund të shtroje një pyetje fare normale. Ç’ka ky që sulmon?  Një të vërtetë ka dhe jemi  në kërkim të një të vërtete, nuk do të kërkojmë dy të vërteta në të njëjtën kohë.  O ështe kjo që thuhet këtu o është edhe ajo tjetra. S’mund të ketë të vërtetë në bazë të shikueshmërisë. E vërteta një është.  Në qoftë se opozita, Partia Demokratike  dhe Lulzim Basha janë nën sulmin e këtij njeriu, ka harxhuar më shumë kohë duke më sulmuar mua dhe Partinë Demokratike dhe partnerët e Partisë Demokratike. Nëse nga data 2 mars e deri më sot pyetja që mund të shtrosh: Përse na ka sulmuar? Nxirr për çfarë na ka sulmuar. Pse na ka sulmuar?  Sepse nuk kemi lënë asnjë orë, asnjë ditë të vetme pa bërë detyrën që i takon opozitës, denoncim, kërkesë për transparencë, denoncim të keqmenaxhimit, natyrisht edhe propozimin e alternativës. Të gjitha detyrat që i takojnë një opozite, i kemi bërë dhe do të thoja që i kemi paraprirë qoftë në kohë, qoftë në substancë në raport me çdo opozitë tjetër. Padiskutim e mira s’ka fund , por kjo është e vërteta

Opozita është në një dinamikë të vazhdueshme. Atë që kemi bërë javën e parë të pandemisë nuk po e bëjmë javën e gjashtë të pandemisë. Unë ditën e shtunë kam zhvilluar një konsultë online me gjithë drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në terren. E transmetuar, po jua them sot drejtpërdrejtë, meqë e keni patur dhe në punime që kërkesa e bërë ndaj tyre që tani që jemi futur në këtë fazë ku dhimbja e shqiptarëve po shtohet detyra jonë kryesore është jo vetëm të bëhemi zëri i tyre të cilët kanë patur nevojë për zë edhe kur nuk ishim në situatë pandemie, por t’i mbështesim në të gjitha format dhe mënyrat për të mos pranuar eliminimin dhe shtypjen e të drejtave të tyre duke përfshirë edhe të drejtën e tyre për protestë. Pa diskutim që po. Por do të shpallim tendencën për të kërkuar sot datat, format dhe mënyrat. Padiskutim opozita do të vazhdojë t’i shërbejë interesit të njerëzve dhe sot gjashtë javë pas dështimit dhe keqmenaxhimit nga kjo qeveri të krizës dhe pasojave të thella ekonomike dhe sociale që ka sjellë për shqiptarët, ngritja e zërit dhe refuzimi i regjimit të Facebookut dhe i shkeljes së të drejtave të tyre elementare është një nga prioritetet tona kryesore.

 

 

 

Read More
27 Pri
0

Abuzimi miliona lekë me tenderat sekretë, PD i kërkon KLSH-së hetimin e 17 tenderave. PD: Me fondet e vjedhura mund të ishin ndihmuar mijëra familje dhe biznese në vështirësi

 

Abuzimi miliona lekë me tenderat sekretë, PD i kërkon KLSH-së hetimin e 17 tenderave. PD: Me fondet e vjedhura mund të ishin ndihmuar mijëra familje dhe biznese në vështirësi.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE 

Partia Demokratike ka vënë zyrtarisht në lëvizje Kontrollin e Lartë të Shtetit për të hetuar abuzimet me tenderat e disa ministrive, shumica prej të cilëve të klasifikuar sekret nga qeveria. Nëpermjet një kërkese zyrtare, opozita shpreh shqetësimin se përmes këtyre procedurave jotransparente, paratë e shqiptarëve janë përdorur në mënyrë abuzive dhe korruptive. Bëhet fjalë për 17 tendera të Ministrisë së Mbrojtes, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, që kanë paracaktuar fituesin në blerjen e paketave ushqimore apo mjeteve mbrojtëse mjekësore antiCOVID.

“Të gjitha këto procedura, për aq sa janë bërë publike, provojnë paracaktimin e fituesve dhe një rritje fiktive të çmimeve të blerjes së mallrave të prokuruara. Pjesa dërrmuese e kontratave është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe nuk është bërë as publikimi i ofertave, as publikimi i kontratës.”- thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Aty shpjegohet se pjesa dërrmuese e procedurave janë klasifikuar në kundërshtim flagrant të ligjit si procedura sekret, duke eleminuar çdo minimum transparence mbi to”.

Partia Demokratike ka deklaruar më herët se me këto kontrata sekret, me çmime 2-3 herë më të larta se tregu, janë abuzuar miliona lekë, të cilat mund të ishin përdorur për të ndihmuar më shumë bizneset apo qytetarët në vështirësi të rënda ekonomike. Duke vënë në dukje interesin publik për garantimin e përdorimit të mirë të fondeve publike, Partia Demokratike kërkoi nga KLSH bashkëpunim për auditimin në një kohë sa më të shpejtë të mundshme të këtyre procedurave të prokurimit.

 

Leter KLSH per tenderat sekret

Read More
26 Pri
0

Qeveria të adoptojë propozimet e PD së për daljen. Ja masat e domosdoshme shëndetësore për fillimin e daljes nga izolimi

 

Qeveria të adoptojë propozimet e PD së për daljen. Ja masat e domosdoshme shëndetësore për fillimin e daljes nga izolimi

 

KOMUNIKIM I GRUPIT TË EKSPERTËVE TË SHËNDETËSISË PËR COVID 19

Në këto momente shumë të rëndësishme dhe po aq delikate kur po flitet per hapat drejt një procesi “hapjeje” të dëshëruar nga të gjithë, fatkeqësisht, nga ana e Qeverisë vazhdon mungesa e një strategjie të qartë dhe plani masash transparente në ketë drejtim.

Për këtë arsye i bëjmë thirrje qeverisë të marrë parasysh propozimin tonë për planin e masave te domosdoshme qe duhen të merren në rrugën drejt daljes izolimi, të cilat u bënë publike nga Kryetari Basha nëpërmjet Planit me 5 pika.

Duke falenderuar edhe një herë për mbështetjen SHBA dhe BE që edhe në përgjigje të thirrjeve të opozitës për ndihmë për të rritur tëstimet në vendin tonë, ne jemi shumë të shqetësuar që:
testimet realizohen në vetem ne nje laborator hermetik, pa asnjë mundësi për check tjeter dhe depistim të gjerë të popullsisë, kur në Shqipëri gjenden edhe së paku 10 qendra të tjera që mund ta realizojnë këtë.

Vazhdon një konfuzion i plotë per testimet imunologjike, duke u tentuar që dhe kjo të realizohet vetëm në QSUT, kur kapacitetet për të tilla ekzaminime i kanë shumë laboratorë në vend.

Po ashtu, nuk ka asnjë transparencë
se cila metodë laboratorike po përdoret: ELISA, Chemiluminisence apo Imunokromatografia.
Mjeku i familjes vazhdon të jetë i pambrojtur e jashtë funksioneve të tij, gjë që ul kapacitetet identifikuese e mjekuese të sistemit shëndetësor.

Kurba e shifrave të infektimit tek ne është unike sepse ajo është e bazuar mbi testime të pamjaftueshme, që janë më të ulëtat në rajon.

Në kushtet kur mungojnë të dhënat e gjera e të besueshme rrezikohet rëndë i gjithë procesi i “hapjes”. Hapja në vendet e zhvilluara, megjithë numrin e lartë të testimeve të deritanishme, po shoqërohet me një rritje eksponenciale të testimeve virusologjike, psh Gjermania po kalon në 5 milionë në javë, Italia në 1 për 45 banorë etj, si dhe me një impenjim për një depistim masiv imunologjik, gjë për të cilën po aktivizojnë edhe laboratorët veterinarë.

Prandaj, qendrimi ynë është i qartë, “hapja” duhet të fillojë të implementohet, e bazuar në një plan dhe një strategji, e cila merr parasysh gjithë kapacitetet e vendit dhe është transparente dhe e kuptueshme për të gjithë. Të mos harrojmë që për këtë na duhet bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve, sespe pa sakrificën dhe rolin e tyre nuk mund të zbatohet me sukses asnjë masë.

Kyeministri nuk ka pse kompleksohet nga propozimet e PD-së, sepse ai ka treguar se është i paaftë për të menaxhuar krizën dhe se nuk ka asnjë plan, por vetëm propozime sporadike.

Shëndetësia është sot në këtë situatë, si pasojë e abuzimit, vjedhjes dhe paaftesisë për të menaxhuar sistemin dhe financat publike për vite me radhë nën qeverisjen socialiste.

Prandaj, sot eshte koha që qeveria të marrë propozimet e PD dhe t’i zbatojë ato, sespe ato janë në të mirën e qytetareve. Duhet pa humbur kohë të merren këto masa shëndetësore të cilat janë të domosdoshme në periudhën që i paraprin hapjes:

1. Rritje të numrit të testimeve: test, test, test, identifikim, izolim e mjekim të çdo rasti. Kërkim të gjerë virusologjik e depistim imunologjik, duke mobilizuar të gjitha kapacitetet laboratorike, me rimbursim për qytetarët. Ndërkaq duhet përgatitur dhe për aplikimin e ekzaminimeve virusologjike mobile e të shpejta.
2. Pajisja masive gratis me maska të qytetareve, për të mundësuar mbajtjen e tyre në ambjentet publik duke i paraprirë kështu “hapjes”. Aktivizimi i plotë i mjekut të familjes, duke siguruar më parë mbrojtjen, pajisjen profesionale e logjistike të tij me instruktim të qartë.
3. Konsolidimin e strukturave mjekuese në nivel vendi, për t’i bërë ballë një rishpërthimi të mundshëm të ri gjatë procesit të “hapjes”, ashtu si po veprohet në vendet e tjera, duke mos ngelur sërish të papërgatitur për të nesërmen
4. Nga ana organizative të kalohet në një proces decentralizimi, duke deleguar kompetenca ne nivelet e 12 qarqeve, që nga ana e tyre duhet t’i shperndajnë më poshtë, për të shfrytëzuar kështu të gjitha kapacitetet dhe arritur të shkohet në çdo banesë e kontaktuar çdo individ.
5. Rritje e menjëhershme e buxhetit nga Qeveria në mbështetje të këtyre masave të domosdoshme dhe shumë të vonuara.

Read More
25 Pri
0

Rendimi i situatës në Krujë, PD takohet me fasonët. “Qeveria refuzon të na takojë. Asnjë masë mbështetëse, vetëm kurthe dhe gjoba”

 

Rendimi i situatës në Krujë, PD takohet me fasonët. “Qeveria refuzon të na takojë. Asnjë masë mbështetëse, vetëm kurthe dhe gjoba”

 

NJOFTIMI PER TAKIMIN E PËRFAQËSUESVE TE PD ME SHOQATËN E BIZNESIT FASON

 

Përfaqësues të Partisë Demokratike u takuan me shoqatën e  biznesit fason në Krujë, ku është vendosur numri më i madh i fasonerive në vend dhe përhapja e virusit nga një fasoneri ka prekur 114 persona në më pak se dy javë.

Përfaqësuesit e PD Albana Vokshi, Orjola Pampuri, Çlirim Gjata dhe Gent Strazimiri biseduan me biznesin fason pas kërkesës së tyre për të diskutuar me përfaqësuesit e qeverisë, parlamentit dhe të opozitës çështjet kryesore që ndihmojnë këtë biznes të mos falimentojë nga mungesa totale e mbështetjes së qeverisë.

Në takim u mësua se asnjë përfaqësues i qeverisë apo deputet i zonës nuk ka pranuar të takohet me shoqatën e fasonëve të Krujës, megjithëse situata aty po rëndohet çdo ditë nga përhapja me shpejtësi e virusit.

Përfaqësuesit e fasonëve shprehën gatishmërinë për të mbyllur aktivitetin e tyre deri në një moment, por kërkojnë që qeveria të paguajë punonjësit.

“Deri tani, qeveria ka menduar vetëm të na ngrejë kurthe për të na gjobitur, në mënyrë që ne t’i mbyllim vetë fasoneritë dhe t’i paguajmë vetë punonjësit pa asnjë ndihmë prej tyre. Na vendosin protokolle sigurie të pazbatueshme, pa marrë parasysh që punonjësit nuk punojnë dot me doreza, linja e prodhimit dëmtohet nga vendosja e makinerive larg njëra-tjetrës dhe pastaj na vendosin gjoba 5 milionë, 7 milionë për të na e bërë të pamundur punën, duke na çuar drejt mbylljes së detyruar pa marrë asgjë përsipër për punonjësit”- u shprehën të shqetësuar përfaqësuesit e fasonëve në Krujë.

Një nga problemet kyç që ata ngritën ishte heshtja e qeverisë për këtë situatë. Ata treguan se i kanë dërguar 4 herë kërkesa qeverisë që prej 23 marsit, por askush nuk u ka kthyer përgjigje. Ndryshimi kaotik i kushteve që duhet të plotësojnë dhe gjobat janë i vetmi reagim i qeverisë për këto fasoneri, që punësojnë mbi 5 mijë gra dhe vajza nga Kruja dhe zonat përreth.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike siguruan fasonët se kanë mbështetjen e opozitës për çdo kërkesë që vë të parin shëndetin e punonjësve dhe pagesën e tyre, duke theksuar se ky është një detyrim ligjor i qeverisë.

Read More
25 Pri
0

Basha: Te jemi zeri i halleve dhe problemeve te njerezve

 

Basha: Te jemi zeri i halleve dhe problemeve te njerezve

 

Sot bisedova përmes disa videokonferencave me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, lidhur me situatën e rëndë që po kalon vendi.

E përbashkëta kudo është që qytetarët janë në vështirësi për të siguruar jetesën e përditshme. Shteti ka lënë në harresë mijëra familje në nevojë dhe biznese. Shumica nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë apo mbështetje nga qeveria, ndërkohë që ju duhet të paguajnë edhe faturat e rritura të dritave dhe ujit.

Ne do vazhdojmë të jemi në kontakt me njerëzit per t’ju dhënë zë problemeve dhe halleve të tyre në këto ditë të vështira.

Pa asnjë vonesë, qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës dhe të përfshijë menjëherë të gjithë familjet dhe njerëzit në nevojë. Të mbështesë sipërmarrjen në vështirësi mbijetese, biznesin e vogël, fermerët, fasonët, bizneset prodhuese dhe turizimin, pa përjashtuar askënd.

Shqiptarët që kanë paguar këto 7 vjet taksat ndër më të lartat në rajon, kanë sot nevojë për ndihmën që ju takon nga shteti. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë.

Read More
25 Pri
0

Qeveria klasifikon sekret 10 tendera të tjerë të rinj. Gazment Bardhi: E paimagjinueshme babëzia për të vjedhur, klasifikohet sekret edhe tenderi për blerjen e letrave higjienike

 

Qeveria klasifikon sekret 10 tendera të tjerë të rinj. Gazment Bardhi: E paimagjinueshme babëzia për të vjedhur, klasifikohet sekret edhe tenderi për blerjen e letrave higjienike.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I PËRGJITHSHËM, GAZMENT BARDHI

 

Të dashur bashkëqytetarë,

Në këtë kohë të vështirë, kur pandemia COVID -19 e ka bërë edhe më te vështirë, edhe më të pamundur jetesën, është faktuar se  prioriteti më i madh i qeverisë është të vjedhë me çdo lloj forme dhe mënyre.

Akoma më shqetësuese është heshtja e prokurorisë, karantinimi i saj, futja në xhepin e Edi Ramës, që ka bërë që hajdutët e qeverisë të marrin zemër.

Nga njëra anë, Edi Rama bërtet nga mëngjesi në darkë se buxheti nuk ka para, se mundësitë këto janë, se ai nuk mund të ofrojë më shumë mbështetje për familjet në nevojë, për biznesin e vogël, për bizneset prodhuese, për fermerët apo për turizimin; nga ana tjetër nuk lë rast t’i kalojë pa vjedhur me tenderat.

Forma e re për të abuzuar me paratë e shqiptarëve në këtë kohë pandemie është klasifikimi sekret me firmën e tij të tenderave antiCOVID.

Nuk u ngopën duke vjedhur me maskat për mjekët, me testimet për qytetarët, me respiratorët për më të goditurit nga virusi, pajsije që i kanë blerë deri në 4 fishin e çmimit të tregut, por janë vërsur deri aty ku nuk ia pret mendja askujt- tek letrat higjenike. Më dëgjuat shumë mirë. Kanë klasifikuar sekret blerjen e letrave higjenike për të sëmurët me COVID dhe stafin mjekësor.

Janë plot 10 tendera të rinj të zhvilluar në datë 18 Prill, që Qeveria i ka klasifikuar përsëri sekret. Është e paimagjinueshme që mes ketyre kontrateve sekrete janë dhe tenderat për blerjen e letrave higjenike me procedurë sekrete, letrat e duarve dhe kartopeceta.

Jam i sigurtë që çdokush që po e dëgjon këtë tani nuk u beson veshëve. Por vendimi i qeverisë së Edi Ramës, i publikuar mbrëmë në fletoren zyrtare, nuk lë vend për asnjë hamendje.

Letrat higjenike për të sëmurët me COVID dhe stafin mjekësor që kujdeset për ta janë shpallur sekret. Mjerim më të madh për një qeveri nuk mund të ketë. Ka arritur deri aty sa një procedurë që përdoret për interesin thelbësor të shtetit, atë të sigurisë kombëtare, e përdor për të mbuluar, me siguri, vjedhjen e radhës me tenderin sekret të letrave higjenike.

Ky është treguesi më domethënës se deri ku shkon babëzia për të vjedhur paratë e shqiptarëve, të cilët, për shkak të pandemisë dhe mungesës së ndihmës nga qeveria e letrave higjenike sekret, janë edhe më të dobët ekonomikisht.

Kjo është një shkelje flagrante e ligjit. Le të dalë Edi Rama dhe të thotë ku është sekreti shtetëror tek tek fakti sa letra higjenike blen? Cili interesi thelbësor i shtetit cenohet, nëse bëhet publike kontrata për të blerë letrat higjenike për shembull?

Nga transparenca dhe publikimi i këtyre procedurave cenohet vetëm një interes. Interesi i Edi Ramës dhe Qeverisë për të vazhduar vjedhjen e parave të shqiptarëve edhe në kohë pandemie.

Janë çmimet stratosferike, abuzimi dhe korrupsioni arsyeja pse Edi Rama i ka shpallur këto tendera sekret, duke paguar qindra milionë lekë më shumë klientëve e tij në kohën më të vështirë për qytetarët.

Qeveria në vend që të japë llogari, është fshehur. Asnjë shpjegim, asnjë informacion, heshtje fiks si hajduti i kapur me presh në duar.

Me siguri Edi Rama do të heshtë edhe sot në përpjekje për t’u fshehur nga skandali i vjedhjes me kontratat e tij sekrete edhe për letrat higjenike. Por faktet janë aty.

Ai bleu respiratorë me dyfishin e çmimit, bleu testimet me 4 fishin e çmimit, bleu maskat dhe mjetet e tjera mbrojtëse me 2-3fishin e çmimit të tregut dhe prapë u dha mjekëve të infektivit maska të skaduara, shpall në kundërshtim me ligjin si sekret shtetëror tenderat për blerjen e letrës higjienike dhe 9 të tjera që nuk kanë asnjë arsye për të qenë sekrete, në shkelje flagrante me ligjin.

Të dashur bashkëqytetarë,

Secili prej jush nuk po vuan vetëm nga virusi, siç po vuan në fakt e gjithë bota, por mbi të gjitha po vuani nga një Qeveri e korruptuar dhe një Kryeministër i dështuar.

Në emër të Partisë Demokratike, i bëj edhe njëherë thirrje prokurorisë që të dalë nga karantina, ku e mban prej vitesh kjo Qeveri. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti, jeta dhe mirëqenia e qytetarëve janë në rrezik.

 

Read More
24 Pri
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha intervistë me Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli në emisionin “Java në RTSH”

 

 

“JEMI SHUMË VONË, TAVOLINAT JANË BOSH”, BASHA: QEVERIA KA SHPËRNDARË PËR 1 MUAJ VETËM 10 MILIONË EURO PËR QYTETARËT, PËR 4 OLIGARKË PAGOI 22 MILIONË BRENDA DITËS

 

Pyetje: A janë propozimet tuaja realiste?

Lulzim Basha: Janë jorealiste, nëse Rama do të vazhdojë të mbajë ngrohtë xhepin e oligarkëve. Nëse do të vazhdojë t’i japë miliona Klodian Zotos dhe bandës së Lushnjes, nëse do t’i japë miliona për të paguar dyfish Rrugën e Arbrit, natyrisht që nuk i duken realiste propozimet tona për të ndihmuar ata që nuk kanë dhe thotë “jo, nuk vdes njeri nga uria”. Ne kemi të dhëna sasiore nga INSTAT, që tregojnë se paketat nuk prekin as 1/4-ën e njerëzve në nevojë, ndërsa disbursimi është me pikatore dhe për këtë burimi është thesari i shtetit. Sot, PD, përmes zonjës Tabaku, publikoi një material që tregon se deri ditën e sotme vlera totale e disbursuar për paketën e parë është rreth 10 milionë euro. Një javë pasi kishte nisur pandemia i paguan 22 milionë euro 4 oligarkëve, ndërsa për dhjetëra mijëra familje që u takon kjo shumë me VKM, 10 milion euro deri ditën e sotme. Kjo është e dhënë e Thesarit të Shtetit, e gjurmuar nga një organizatë e transparencës publike, që është Open Data Albania dhe e bërë publike nga opozita. Këto janë faktet, nuk është as imagjinatë e opozitës dhe as dashakeqësi për të nxirë realitetin. Realiteti është i nxirë, mjafton që kryeministri të heqë syzet rozë që ka vënë dhe të zbresë me këmbë në tokë. Të mos i shohë gjërat nga lartësitë e Facebook-ut, por të shohë realisht se çfarë po ndodh dhe të kuptojë se është mbrapa çdo kryeministri tjetër. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe në qoftë se rri 6 orë në Facebook dhe 3 orë në ekran, kur do të punojë të realizojë ato detyra që i ngarkon emergjenca civile?! Ja ku jemi; kaloi 1 muaj i emergjencës civile, u zgjat emergjenca civile dhe akoma nuk ka përfunduar ekzekutimi i paketës së parë. Edhe një fakt tjetër dua tu them në këtë drejtim. Me 17 mars zoti Rama premtoi se në fund të marsit pagesat do të kishin përfunduar, do t’i merrnin të gjithë. Sot akoma nuk ka përfunduar pagesa e paketës së parë. 10 milionë euro është shifra nga thesari i shtetit. Pra jemi shumë vonë dhe kjo nuk është çështje shifrash, është çështje dhimbje është çështje vuajtje, është çështje tavolinash bosh, është çështje pasigurie për mijëra familje.

 

BASHA: JAM I GATSHËM TË DAL NË DEBAT ME RAMËN, POR KA DY DEKADA QË E REFUZON KËTË

 

Pyetje: Do të preferonit të bënin një debat me zotin Rama  në këtë hapësirë publike, nën moderimin tonë?

Lulzim Basha: Do t’ju shkojë dëm përpjekja, sepse zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për  debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua. Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat. Megjithatë, dua të them diçka. Kur të vijë dita, absolutisht çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet. Pa diskutim, këtu roli i kryeministrit është kyç. Ndërkohë që gjendemi akoma në këtë situatë, mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që, në vend të spektaklit që mund të ofrojë një  debat i dëshiruar, për te cilin shpreh gatishmërinë time në çdo moment, që energjia dhe fokusi i kryeministrit të jetë tek detyrat që duhen kryer dhe nuk po kryhen.

 

AMNISTIA FISKALE, BASHA: EMIGRANTËT JANË PERDJA PAS SË CILËS FSHIHET FAVORIZIMI I KLIENTELËS KRIMINALE, QË BILD-I I EKSPOZOI SI THEMELI I KËSAJ QEVERIE

 

Pyetje: Amnistia fiskale duhet apo jo? Mund të jetë një mjet për të çliruar ekonominë dhe për të dhënë një impuls të ri apo është një hapësirë për abuzim?

Lulzim Basha: Amnistitë fiskale nuk bëhen kurrë pa një konsensus të gjerë shoqëror, pa një konsensus të madh midis faktorëve të ndryshëm të gjithë shoqërisë dhe duhen në kohë të qeta, në kohë stabiliteti. Pse?! Për vetë natyrën e tyre, do të thotë që  nëse 95% e qytetarëve punon në mënyrë të ndershme dhe 5% apo 10% kanë patur probleme me ligjin këta amnistohen. Por këtu ka edhe një rrezik, sepse amnistimi i një krimi, siç është fshehja e parave të pista apo aktiviteti kriminal I fitimit të parave të pista mundet pastaj ta kthejë këtë në një inkurajim apo akoma në keq, në shoqëri të prapambetura në një normë sepse “ti bëj çfarë të duash por një ditë shteti ty do të amnistojë”. Pra, këtu kuptojmë që këtu ka një risk, kërkohet një konsensus i gjerë, kërkohet një konsultim, kërkohet një diskutim. Sa I takon situatës konkrete ku është Shqipëria, vendi ynë është në listën e vendeve për pastrimin e parave në Moneyval. Është viti i parë që Shqipëria rikthehet në nivelet më kritike të listës së pastrimit të parave të pista, ka po kështu nga SHBA, BE dhe DASH, dhe nga DASH, ka një sërë kërkesash për të vepruar kundër pastrimit të parave. Dhe kjo është diçka të cilën ne e kemi thënë prej kohësh sepse nisi me kanabisin, vazhdoi me drograt e forta dhe kalon me pastrimin e parave. Pra, Shqipëria e ka pastrimin e parave një problem shumë të madh.

Së dyti, në këtë situatë e gjithë vëmendja e qeverisë,  një qeverie që mendon për ekonominë duhet të jetë ekonomia reale. Cila është ekonomia reale?! Është ekonomia prodhuese, janë fasonët, janë turizmi, është bujqësia, blegtoria, është biznesi i vogël, këtu duhet të jetë vëmendja, këtu duhet të jetë ndihma.

Çfarë marrin ne nga kryeministri? Vëmendje thuajse zero për ekonominë reale, madje do të thoja as mirëkuptim apo të kuptuarit e ekonomisë reale. Zero konsultime me biznesin, dhjetëra herë më shumë ka patur opozita konsultime me biznesin, sesa qeveria dhe me punëdhënësit. Dhe gjithë vëmendja është tek legalizimi i kanabisit dhe aministimi i parave të pista të klientelës së qeveritarëve.

Sepse edhe ajo që thuhet se po bëhet për emigrantët është një abuzim. Në radhë të parë shumica e emigrantëve që rropaten nga mëngjesi deri në darkë nuk i mbajnë paratë poshtë jastëkut dhe nuk kanë atë sasi parash. Pas 6 vitesh emigrant në Francë do të kishte sjellë edhe Edi Rama ndonjë para si emigrant. Ne e dimë fare mire se në çfarë kushtesh punojnë emigrantët tanë.

Së dyti, le të marrim ndonjë emigrant që paska mundësi të vënë para mënjëanë. Në këtë situatë, ata e kanë të pamundur të udhëtojnë sepse janë të mbyllur kufijtë, por edhe sikur kufijtë të hapen ka rregulla në ato vende ku ata ndodhen i ndalojnë të nxjerrin mbi një sasi të caktuar nga vendi.

Pra, qartësisht emigrantët janë perdja pas së cilës fshihet qëllimi i vërtetë i këtij propozimi, që është favorizimi i klientelës kriminale të qeverisë, i atyre që BILD-i i ekspozoi si themeli i kësaj qeverie dhe që kryeministri pasi paralajmëroi me bujë të madhe se do të padiste në gjyq, u tërhoq duke vërtetuar akuzat e BILD-it, bazuar mbi materialet zyrtare të Prokurorisë shqiptare për manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve të 2017-ës dhe 2016-ës nga kjo qeveri, nga kjo parti në pushtet dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar. Dhe në këtë aspekt edhe amnistia që ka propozuar nuk është gjë tjetër veçse një favor më shumë ndaj malavitës dhe ndaj një grushti njerëzish që duan të përfitojnë në këto kohë, që shpresojnë se BE apo institucione të tjera që mbikëqyrin Shqipërinë nga pastrimi i parave do ta kenë mendjen tek prioritete të tjera.

Prandaj është absolutisht diçka që nuk ka për ta ndihmuar ekonominë dhe nga ana tjetër dua të theksoj se ku e ka mendjen kryeministri, të legalizojë kanabisin, të pastrojë paratë e pista. Në fakt duhet të ndihmojë ekonominë reale, duhet të ndihmojë turizmin, duhet të ndihmojë fasonët, duhet të ndihmojë biznesin prodhues, duhet të ndihmojë fermerin shqiptar për të cilët as nuk ka folur këto javë, duhet të ndihmojë të gjithë njerëzit që janë në nevojë sepse në qoftë se themi jemi një familje e madhe nuk e themi për konsum propagandistik, duhet t’i gjendemi pranë çdokujt.

 

BASHA: RAMA I DËSHTUAR, PO E DREJTON VENDIN SI DESPOT LINDOR, I DENJË PËR FILMIN “BORAT”

 

Lulzim Basha: Plani ynë kalon në të njëjtat vija apo prioritete që janë zbatuar në ato vende ku ka një përballje të suksesshme. Pika e parë: Testimet. Si ka mundësi që ne mbetemi në nivel kaq të ulët testimesh?! Natyrisht, janë rritur pasi kemi ngritur zërin pesë herë në ditë për testimet, por prapë janë të pamjaftueshme, janë të pamjaftueshme sepse nuk janë marrë mjaftueshëm kite testimi. Janë të pamjaftueshme sepse duke treguar vetëm majën e ajsbergut dhe jo gjithë problemin e ke më të lehtë të fshehësh masën e vërtetë të dështimit të shtetit dhe të qeverisë në përballjen me pandeminë edhe me problemet ekonomike. Testimet janë hapi i parë. Kjo është gjëja e parë që do të bëja. Rritja masive e testime do të na tregonte pamjen reale të infeksionit. Së dyti: duke patur këtë tablo reale,merr masa inteligjente dhe të mençura të gjurmimit dhe të izolimit. Ti u thua 6 javë shqiptarëve rrini në shtëpi, mos lëvizni, po plan për t’i nxjerrë ke?! Për t’i nxjerrë pa i ekspozuar bëhet fjalë, jo për t’i lëshuar në mëshirë të fatit. Sepse në qoftë se ti nuk ke plan, sillesh siç sillet kryeministri. Del në mëngjes thua diçka, del mëngjesin tjetër thua diçka tjetër. E pamë fundjavën e kaluar: karantinë, pastaj do të dalin këta e do të dalin ata. Po pse kështu qeveriset Shqipëria e 2020-ës në mes të Europës?! Po nuk ka vend në Europë ta pranojë. Ky është një turp, një tallje e madhe me dinjitetin e çdo shqiptari që të pranojë që dikush të sillet si një nga ata filmat komik të Boratit dhe të despotëve të lindjes. Pse?! Sepse nuk ka plan, nuk ka ide dhe kalon në improvizime. Por nuk është për të qeshur se bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Prandaj testimet, gjurmimi, izolimi do të ishin hapat e parë. Natyrisht do të ishte dhe pajisja e plotë e shëndetësisë me masa mbrojtëse, me kite testuese dhe me të gjithë masat për kurimin e njerëzve. Në momentin që do të ishin vënë në lëvizje këto të treja për të cilat është humbur dhe vazhdon të humbet kaq shumë kohë, qeveria e para dhe këtë i theksova kryeministrit edhe institucionalisht, do të kishte mekanizmat matës për të thënë; shiko, jemi në këtë situatë. Këtu mund ta shtrëngojmë, këtu mund ta lirojmë dhe pastaj duke vazhduar matjet intensive dhe përdorimin inteligjent të testimit për të vendosur se si mund të ecet sepse COVID-in nuk mund ta dekretosh. Ti mund të fshehësh shifrat, mund të monopolizosh të dhënat siç bëjnë disa regjime, por ti nuk mund të fshehësh dot infeksionin. Mund ta fshehësh nga ekrani i televizioneve, por nuk e zhduk dot as nga trupi i njerëzve as nga shoqëria. Vetëm pasi të kesh marrë këto masa je në gjendje të ecësh përpara me nxjerrjen e njerëzve nga masat shtrënguese dhe çfarë është më e rëndësishmja me ekonominë dhe shoqërinë sepse do të duhet shumë kohë të vazhdojë të përshtatet me situatën.

Read More