Blog

03 Mar
0

Financimi i partive në zgjedhje, Oerd Bylykbashi shpjegon propozimin ligjor të opozitës dhe ngre shqetësimin e listave: duhen masa drastike për shmangien e manipulimit të tyre!

  • Financimi i partive në zgjedhje, Oerd Bylykbashi shpjegon propozimin ligjor të opozitës dhe ngre shqetësimin e listave: duhen masa drastike për shmangien e manipulimit të tyre!

 

DEKLARATA E PËRFAQËSUESIT TË OPOZITËS, OERD BYLYKBASHI PAS TAKIMIT TË GRUPIT TË PUNËS PËR REFORMËN ZGJEDHORE

 

Pikësëpari të shpjegojmë propozimet e opozitës së bashkuar sot. Opozita e bashkuar ka bërë një propozim të një projektligji që rregullon në mënyrë të plotë financimin e partive dhe financimin në zgjedhje. Është qëndrimi i hershëm i yni që duhet të jetë një zgjidhje e vetme e cila garanton që jo vetëm partitë të financohen siç duhet, por edhe transparenca, që është më e rëndësishmja, të jetë e plotë dhe të mos ketë asnjë mundësi për t’u shmangur. Ky është qëndrimi ynë dhe do t’i qëndrojmë maksimalisht në kuadër të kësaj reforme.

 

Propozimi që bën opozita e bashkuar është një reduktim drastik i financimit që merret nga burimet private, duke çuar në standarde ndërkombëtare në raportin 66% të financimit nga burimet shtetërore dhe 33% nga burimet private; duke vënë një numër kufizimesh të forta në lidhje me ata që mund të financojnë.

 

Është një risi në propozimin tonë që ata që kanë marrë para nga taksat e shqiptarëve nëpërmjet kontratash publike; tendera, koncesione, ata nuk mund të financojnë. Dhe gjithashtu kush financon subjektet politike nuk mund të marrë për një periudhë të caktuar tendera apo koncesione nga shteti, për t’i shkëputur maksimalisht kapjen e zgjedhjeve dhe partive politike nga oligarkia. Sigurisht që ka masa të tjera që do të pengojnë qartazi që para kriminale apo korruptive të futen në proces zgjedhor.

 

Ne forcojmë mekanizmat e kontrollit duke rritur në mënyrë shumë efektive, në gjykimin tonë, kontrollin e deklarimit që bëjnë partitë politike të cilat shpenzojnë shifra marramendëse për reklama në televizione apo për elementë të tjerë të fushatës dhe më pas tallen me shqiptarët duke deklaruar shifra të pavërteta. Ky ishte një propozim.

 

Çështja të tjera që u diskutuan sot është shqetësimi i madh në lidhje me manipulimin me listat e zgjedhësve.

 

Listat e zgjedhësve manipulohen në mënyrë dramatike nga kryetarët socialistë të bashkive, me urdhrin e qartë që vjen nga Kryeministri për të fituar 800 mijë votat që i duhen Kryeministrit, dhe duke transferuar zgjedhësit, siç keni parë në Durrës, në Kavajë, në Elbasan dhe në qytetet të tjera dhe duke i regjistruar zgjedhësit fantazëm nëpër karabina pallatesh të papërfunduar apo nëpër kontejnerë, apo edhe nëpër lulishte; vetëm e vetëm që kandidatët që kërkon qeveria socialiste të zgjedhë të jenë ata që fitojnë, duke bërë transferim turistësh zgjedhorë nga një bashki në një bashki tjetër.

 

Sot kuptuam qartë që qeveria nuk ka asnjë masë që të garantojë që zgjedhësit të votojnë aty ku kanë vendbanimin dhe gjithashtu nuk ka marrë masa që të pajisë të gjithë shtetasit shqiptarë me dokumente identifikimi të vlefshëm për ditën e zgjedhjeve. Shumë shtetasve u ka skaduar tashmë mjeti i identifikimit dhe zgjedhësit në pamundësi ekonomike do të pengohen nga pagesë e papërballueshme për ta për t’u pajisur me dokument identifikimi. Nëse në vitin 2009 qeveria e Sali Berishës bëri maksimumin, duke edhe subvencionuar çmimin, sot çdo gjë i është lënë selektivitetit politik dhe kjo reformë zgjedhore do të përpiqet ta trajtojë këtë çështje.

 

BASHKËNGJITUR GJENI EDHE PROPOZIMET E OPOZITËS PËR FINANCIMIN E PARTIVE:

 

1.     Reduktim drastik i financimit privat të partive në zgjedhje dhe rritje e financimit publik. Financimi privat nuk duhet të jetë më i madh se 50 % i masës së financimit, të cilin subjektet e kanë përfituar nga buxheti i shtetit.

 

2.     Kufizime më të forta mbi donacionet që vijnë nga privatët. Nuk lejohet të dhurojnë ata që kanë përfituar nga kontratat shtetërore 4 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë. Personat apo kompanitë që dhurojnë për kandidatët dhe partitë në zgjedhje përjashtohen për 4 vjet nga përfitimi i kontratave shtetërore mbi 10 milionë lekë.

3.     Kontroll i ndërsjelltë i shpenzimeve financiare të partive në zgjedhje nga partitë rivale.

4.     Verifikim direkt nga ekspertët e partive të transaksioneve financiare në bankat e nivelit të dytë përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

5.     Pavlefshmëri e mandatit dhe përfundim i parakohshëm i mandatit nga KQZ-ja për të zgjedhurin ose subjektin zgjedhor, kur shkelja e dispozitave për financimin e partive politike përbën vepër penale.

 

 

Read More
02 Mar
0

Mesazhi i Kryetarit Lulzim Basha gjatë komunikimit me gazetarët në manifestimin për mbrojtjen e Kushtetutës.

Mesazhi i Kryetarit Lulzim Basha gjatë komunikimit me gazetarët në manifestimin për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Mesazhi im është një falënderim nga zemra për gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të mbrojtur Kushtetutën dhe një citim i një prej baballarëve themelues të SHBA Thomas Jefferson: e vetmja garanci për ruajtjen e lirisë është mbrojtja e Kushtetutës dhe se liria dhunohet, kur Kushtetuta shkelet.”

Duke shprehur mirënjohjen për qytetarët pjesëmarrës në manifestim, zoti Basha vuri theksin tek zgjidhja e krizës politike.

“Në Shqipëri kushtetutës i ka mbetur vetëm kapaku. Mendoj se kriza politike duhet zgjidhur një orë e më parë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet legjitime vendore.”

Pyetjes përse nuk mban fjalim në protestë, zoti Basha iu përgjigj.

“Kjo nuk është një protestë, është një tubim drejtuar gjithë qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të Kushtetutës dhe unë këtu ndodhem si qytetar, si prind, si bir nëne e babai, si bashkëshort dhe si bashkëqytetar i juaji. Unë kam dalë bashkë me miq të nderuar, me zotin Mustafaj, me zotin Bisha dhe miq të tjerë për të dhënë mesazhin e qartë se ky është tubim qytetar. Thirrja u është drejtuar qytetarëve dhe ky është një bashkim qytetar“

Read More
29 Shk
0

Standardet e dyfishta, policia dhe prokuroria fshehin identitetin e drejtuesit të lartë të drejtësisë që premtoi favore të paligjshme

 

  • Standardet e dyfishta, policia dhe prokuroria fshehin identitetin e drejtuesit të lartë të drejtësisë që premtoi favore të paligjshme.

 

  • 3 pyetje për të zbuluar identitetin e gjyqtarit të lartë. Ardian Dvorani dhe Sokol Sadushi, të vetmit me profilin e përshkruar në dosje.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA

 

Arrestimi i një grupi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të ushtrimit të paligjshëm ndaj një zyrtari të lartë të drejtësisë ka nxjerrë edhe një herë në pah standardet e dyfishta të policisë dhe të drejtësisë në Shqipëri.

Në paradën e leximit të emrave dhe veprave penale të rreth 30 të ndaluarve, drejtori i përgjithshëm i policisë shmangu identifikimin e zyrtarit të lartë të drejtësisë, i cili, sipas prokurorisë, ka premtuar favore për gjykimin e dosjes në Gjykatën e Lartë.

Emri i këtij zyrtari nuk përmendet as në materialet e përgatitura nga prokuroria. Mes të tjerash, thuhet se një drejtues i një organi të lartë të drejtësisë ka premtuar shqyrtimin tek 50 çështjet e para të dosjes, për të cilën prokuroria thotë së është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.

Emri i atij që në dokumenta identifikohet si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë mbetet mister.

Policia dhe prokuroria kanë detyrimin të informojnë opinionin publik:

1-        Kush është zyrtari i lartë i sistemit të drejtësisë i përfshirë në këtë dosje?

2-        Pse po mbahet i fshehtë emri i tij?

3-        Pse u kryen ndalimet përpara se drejtuesi i organit të lartë të drejtësisë të kryente takimin e radhës në mars, siç thuhet në dosje?

Aktualisht, në sistemin e drejtësisë janë vetëm dy persona që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet dosja për të cilën prokuroria pretendon se ka patur ndikim të paligjshëm.

Ata janë:

  1. Ardian Dvorani, aktualisht i vetmi anëtar funksional i Gjykatës së Lartë, drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
  2. Sokol Sadushi, kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i të cilit pritet të ndodhë në mars. Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë.

Sot është koha që policia dhe prokuroria të zbulojë identitetin e funksionarit të lartë të drejtësisë.

Drejtësia nuk mund të bëhet me disa standarde. Drejtësi është kur të gjithë, pavarësisht pozitës së tyre, lidhjeve dhe shërbimeve për kryeministrin, vihen përpara drejtësisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Read More
28 Shk
0

Orjola Pampuri inspekton Spitalin dhe Qendrën Shëndetësore të Durrësit: Asnjë masë nga ana e qeverisë, mjekët po blejnë vetë maskat mbrojtëse. Ministria e shëndetësis nuk ka asnjë plan masash në rast të një sitiuate me Coronavirus

• Rreziku nga koronavirusi, Orjola Pampuri inspekton Spitalin dhe Qendrën Shëndetësore të Durrësit: Asnjë masë nga ana e qeverisë, mjekët po blejnë vetë maskat mbrojtëse. Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë plan masash në rast të një situate me koronavirus

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Përfaqësuesja e Grupit të Punës për koronavirusin ngritur pranë Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, inspektoi situatën shëndetësore dhe masat e marra nga qeveria për parandalimin e rrezikut nga ky virus. Ish-deputetja demokrate u ndal në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe në një prej Qendrave Shëndetësore në qendër të qytetit, ku konstatoi të njëjtën situatë si në Tiranë. Asnjë masë mbrojtëse nuk është marrë, duke konfirmuar kështu se gjithçka e deklaruar deri tani nga autoritetet shtetërore janë propagandë boshe, ndërsa mjekët dhe stafi shëndetësor punon pa asnjë masë mbrojtëse duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të qytetarëve të Durrësit të cilët kryejnë të gjitha vizitat në këto dy institucione.

“Jemi në spitalin e Durrësit ku pata rastin të vizitoj ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit, takova personelin shëndetësor, takova mjekë, prej të cilëve një pjesë e tyre ishin të pa pajisur me maska, madje edhe ata që kishin maska kishin mundur t’i siguronin privatisht duke i blerë vetë këto maska. Ka një furnizim shumë të dobët me doreza, të cilat duhet te jenë të pranishme këto ditë, mjekët nuk kanë kapuç, nuk kanë doreza, nuk kanë dezinfektantë, ka mungesë maskash”, – deklaroi Pampuri.
Sipas zonjës Pampuri situata në spital por edhe në Qendrën Shëndetësore të qytetit të Durrësit është tërësisht e kundërt me atë që paraqet Ministria e Shëndetësisë, pasi rezulton se nuk ka as edhe një plan masash për përballimin e një situate me Coronavirus, krejt në të kundërt me planin që po ndjekin vendet e tjera të rrezikuara.
“Është gjithçka ndryshe nga jo që paraqet ministria dhe nga ajo që paraqitet nga qeveria. Nuk ka asnjë plan masash të qartë dhe i cili t’i bëhet i ditur qytetarëve. Jemi në prag të një epidemie, ku vendet fqinje, Itali dhe Greqia kanë shumë të prekur. Italia ka shumë të prekur koronavirusi dhe duke qenë në një situatë të tillë sigurisht edhe Shqipëria duhet të kishte një plan masash të cilat duhet të ishin bërë të qarta qytetarëve, duhet të kishte një strategji. Strategjia që qeveria dhe ministria po ndjek është komplet ndryshe nga ajo që po ndjekin vendet e Europës dhe është komplet ndryshe dhe komplet ndryshe nga ato që po ndjekin vendet të cilat sigurisht kanë paraqitur masat mbrojtëse për t’u përballur me koronavirusin”.
Ish-deputetja demokrate tha se qeveria duhet të kthejë vëmendjen tek shëndetësia, duke filluar me buxhetin për të përballuar situatën dhe si zgjidhje sugjeron që të hiqen paratë që shkojnë me PPP tek privati dhe të vendosen në dispozicion të autoriteteve shëndetësore.
“Ndoshta të gjitha paratë e shëndetësisë, të gjitha paratë e buxhetit të shëndetësisë nuk janë prioritet për të mbrojtur jetën e qytetarëve, nuk janë prioritet për t’iu gjendur pranë mjekëve, heronjve të sistemit të cilët në këtë periudhë janë ata të cilët duhet të ndjehen më të mbrojtur dhe më të sigurt. Të gjitha ato miliona euro që shkojnë në vit për kocensionaret, për PPP-të, për tenderat e ministrisë duhet të ishin sot për të përballuar këtë situatë. Nuk kemi asnjë transparencë me buxhetin me të cilin do të përballohet kjo situatë. Pra, e gjitha kjo është një situatë në të cilën jemi jo të gatshëm për tu përballur dhe nuk kemi asnjë strategji për ta përballuar”, – tha Pampuri.

Read More
28 Shk
0

Bardh Spahia në Qendrën Shëndetësore Nr.10 në Tiranë: Thjeshtë konfirmuam dështimin e qeverisë për të marrë masa mbrojtëse për përballimin e situatës. 115 mijë qytetarë të kësaj zone që marrin shërbim në këtë qendër pa asnjë siguri në shërbimin shëndetësor

• Masat për koronavirusin, Bardh Spahia në Qendrën Shëndetësore Nr.10 në Tiranë: Thjeshtë konfirmuam dështimin e qeverisë për të marrë masa mbrojtëse për përballimin e situatës. 115 mijë qytetarë të kësaj zone që marrin shërbim në këtë qendër pa asnjë siguri në shërbimin shëndetësor

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BARDH SPAHIA

Ndodhemi sot këtu pranë Qendrës Shëndetësore Nr.10, një qendër e cila mbulon një numër jashtëzakonisht të madh të qytetarëve të Tiranës, rreth 115 mijë qytetarë të kësaj zone që marrin shërbim në këtë qendër. Në vazhdim edhe të denoncimeve të shumta që kemi marrë nga personeli shëndetësor dhe qytetarë të ndryshëm për mungesa të theksuara për sa i përket mjeteve mbrojtëse apo mangësive të theksuara sa i përket dezinfektimit apo sigurisë në këto qendra shëndetësore. Ashtu si edhe në qendra të tjera patëm rastin të komunikojmë, të shohim nga afër dhe të komunikojmë me personelin mjekësor, shëndetësor të cilët na konfirmuan edhe një herë vështirësitë me të cilat hasen, mungesat për pajisjet e duhura për vetëmbrojtje dhe si në qendra të tjera, pikërisht në mungesën e maskave, vizierave mbrojtëse, tutave apo veshjeve të duhura në rast të dyshimit të një pacienti për koronavirus.
Ishte një konfirmim, asgjë më tepër i denoncimeve të vazhdueshme që na kanë ardhur gjatë këtyre ditëve, nuk ka absolutisht masa të shtuara. Edhe një herë i referohem deklarimeve klishe të kryeministrit Rama, i cili mendon se me anë propagandës apo të fasadës mund të mbulojë realitetin e hidhur që ndodhet vendi dhe me të cilin përballen jo vetëm qytetarët e Tiranës por edhe personeli mjekësor –shëndetësor i cili ofron shërbim atyre.
Ne nuk do ndalemi së denoncuari këto raste, mjekët gjithashtu ngremë me të drejtë shqetësimet e tyre dhe denoncojnë me forcë rastet, pavarësisht tentativave nga disa drejtues të qendrave shëndetësore këtu në Tiranë, siç ishte rasti i djeshëm i drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore Nr.8, e cila menjëherë pas ikjes tonë, ka kërcënuar mjaft rëndë personelin aty, i cili nuk bëri asgjë tjetër veçse dha informacionin normal, dha informacionin bazik dy mjekëve të cilët kishin shkuar për të kërkuar informacion mbi masat e marra për përballimin e kësaj situate.
Nuk janë këto mënyrat e duhura për të përballuar këtë situatë. Nuk është nëpërmjet presionit i mënyra për të përballuar situatën. Sigurisht misioni i mjekëve është ai për mbrojtjen dhe trajtimin e shëndetit të qytetarëve. Nuk ka ngjyra partiake, kjo është një situatë e cila kërkon një involvim dhe përfshirje, impenjim të strukturave të shëndetit dhe profesionistëve të shëndetit përtej ngjyrave partiake. Kjo është ajo që po mundohemi të bëjmë ne, kjo është ajo që po mundohet të bëjë Partia Demokratike.

Read More
28 Shk
0

Zbatimi i rekomandimeve prioritare të ODIHR, opozita dorëzon propozimet konkrete për identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik. Bylykbashi: Kush bllokon propozimet, do manipulimin e zgjedhjeve.

Zbatimi i rekomandimeve prioritare të ODIHR, opozita dorëzon propozimet konkrete për identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik. Bylykbashi: Kush bllokon propozimet, do manipulimin e zgjedhjeve.

DEKLARATË E PËRFAQËSUESIT TË OPOZITËS NË TRYEZËN E REFORMËS ZGJEDHORE, OERD BYLYKBASHI

Opozita e Bashkuar ka bërë sot propozimin për një nga çështjet kryesore të axhendës së opozitës në reformën zgjedhore, tashmë që nga viti 2016, futjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimin dhe numërimin elektroni​k të votave.

Është një propozim i detajuar, fare i qartë, i thjeshtë për t’u zbatuar, absolutisht i realizueshëm, i cili do të bëjë të mundur që të heqë duart e të gjithë atyre horrave zgjedhorë që kemi çuar në të shkuarën, të cilët manipulojnë votat e shqiptarëve duke mbushur kutitë e votimit, duke votuar në emër të emigrantëve dhe duke votuar më shumë sesa një herë.

Nëse nuk trajtohet në këtë formë, probleme të tilla që janë në dukje banale, por në fakt janë kanceri i procesit të votimit dhe më pas edhe i numërimit, shqiptarët do të vazhdojnë të vuajnë nga zgjedhjet të cilat janë të papranueshme dhe të pabesueshme.

Pra, propozimi ynë sotëm është një adresim i drejtpërdrejtë i një numri të rëndësishëm të rekomandimeve prioritare të OSBE/ODIHR-it, por mbi të gjitha, shqetësimesh që kanë shqiptarët për zgjedhjet në Shqipëri.

Kemi kohë që e propozojmë. Rezistenca ka qenë e gjatë në kohë. Shpresojmë që të kemi dakordësi që shqiptarët në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet që vijnë të kenë mundësinë të identifikohen në mënyrë të besueshme dhe askush të mos fusë duart në kutitë e votimit dhe t’i mbushë ato me vota emigrantësh, që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri apo me vota të fallsifikuara.

Ky do të ishte një hap i madh, i cili na çon më pas edhe drejt hapash të tjerë në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore që, përndryshe, askush nuk i beson propozimet e qeverisë, që nuk çojnë gjë tjetër veçse në kapjen e administrimit nga qeveria.

Kush bllokon këto hapa të rëndësishëm të reformës zgjedhore, jo vetëm për votimin, por edhe për propozime të tjera që kemi bërë ne, praktikisht nuk do që problemet e rënda që u konstatuan në vitin 2015, 2017, 2019 të ikin nga zgjedhjet dhe do që zgjedhjet të jenë të manipuluara dhe deri më sot kjo është provuar në sytë e shqiptarëve, vetëm Edi Rama.

Pyetje: Z.Bylykbashi, z.Gjiknuri tha pak më herët që kërkonin pak kohë për të vërtetuar përmes ekspertëve nëse mund të shtrihet teknologjia në të gjithë Shqipërinë. Për ju kjo do të shihet si pengesë nga ana e maxhorancës?

Oerd Bylykbashi: T’i lëmë kohën e mjaftueshme, që është minimale, për të parë propozimet tona që janë të thjeshta dhe të qarta, të cilat janë të diskutuara edhe në stad të avancuar që nga viti 2018, nuk nis sot ky debat, por aq më shumë, të dakordësuara që në vitin 2012 kur maxhoranca e Partisë Demokratike, qeveria e kryeministrit Berisha, pranoi propozimet e opozitës së asaj kohe, që të trajtojë aspektet e teknologjisë së votimit për të hequr manipulimin zgjedhor. Uroj që nuk do të jemi përballë justifikimesh. Propozimi ynë është i thjeshtë dhe pjesë të tij së paku janë të realizueshme në të gjithë Shqipërinë përsa i përket identifikimit të qartë të gjithë shqiptarëve.

Pyetje: Po për çështjen e sistemit zgjedhor, do të sillni propozime javën tjetër?

Oerd Bylykbashi: Çështjet e axhendës për javën tjetër do të përcaktohen, do t’i merrni në njoftimet që bën Këshilli Politik.

Read More
27 Shk
0

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE, BARDH SPAHIA

·         Qeveria po bën propagandë me masat për Corona Virus, Bardh Spahia: Nuk është marrë asnjë masë, në qendrat shëndetësore nuk ka maska dhe as veshje për mjekët në rast përballje me pacientë të sëmurë me virus. Nuk është bërë asnjë dezinfektim, ndërsa stafi shëndetësor nuk është informuar apo trajnuar për Corona Virus.

Përfaqësuesi i Grupit të Punës, ngritur pranë Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe mjeku Bardh Spahia, monitoroi dy qendra shëndetësore në Tiranë, për të parë nga afër masat e marrë për të parandaluar apo përballuar emergjencën në rast të prekjes së vendit tonë nga Corona Virus. Zoti Spahia verifikoi edhe vërtetësinë e deklaratave të kryeministrit dhe autoriteteve shëndetësore për masat e marrë në përballimin e një situate të tillë emergjence. Gjatë këtij inspektimi përfaqësuesi i Grupit të Punës pranë PD, Bardh Spahia konstatoi në të dy qendrat e monitoruara se nuk është marrë asnjë masë mbrojtëse, ndërsa stafi shëndetësor nuk është trajnuar apo informuar mbi Corona Virus dhe se deklaratat e qeverisë janë propagandë boshe.

“Pas vizitës tonë në ambientet e brendshme dhe komunikimit me mjekët dhe personelin shëndetësor të kësaj qendre, konstatojmë se deklaratat e kryeministrit dhe të qeveritarëve, jo vetëm që nuk janë të vërteta, por ka mangësi të theksuara në pajisjen e këtyre qendrave me mjetet e duhura për të përballuar këtë situatë tepër shqetësuese. Nga konstatimet tona u vu re se ka mangësi të theksuara në pajisjen me maska mbrojtëse, për të mos folur për mos pasjen e veshjeve të duhura për përballimin e një rasti të dyshuar me corona virus”, deklaroi zoti Spahia pas inspektimit në këto qendra.

Ish-deputeti demokrat konstatoi se stafi shendetësor është i patrajnuar në rast shfaqje të virusit në vendin tonë, ndërsa rezulton se ambientet e shërbimit shëndteësor nuk janë dezinfektuar apo sanitarizuar.

“Ka mungesë të informacionit dhe trajnimeve, instruktimit të personelit shëndetësor për mënyrën e përballimit të dhe të veprimeve në rast konstatimi të një pacienti të prekur nga corona virusi. Mungesa të cilat pastaj detyrimisht shtrihen përtej personelit mjekësor dhe tek qytetarët shqiptarë. Një tjetër aspekt shqetësues të cilin do të doja ta theksoja sot, ishte edhe mungesa jo vetëm e informacionit, por edhe e dezinfektimit dhe sanitarizimit të ambienteve të këtyre qendrave shëndetësore në të cilat kalon një fluks i madh qytetarësh shqiptarë, shpeshherë me simptoma të ngjashme me ato të corona virusit”, – evidentoi përfaqësuesi i grupit të punës ngritur pranë PD.

Zoti Spahia i bëri thirrje institucioneve qeveritare që të lënë propagandën boshe dhe të marrin masa serioze për situatën për përballimin siç duhet duke iu referuar dhe mbështetur fuqishëm tek profesionistët e fushës.

 

Read More
26 Shk
0

Heshtja e qeverisë duke mos e dënuar abuzimin seksual të një mësuesi me nxënësen e mitur në një shkollë të Fierit është tregues se qeveria nuk ka më kontrollin mbi shkollat. Ministrja e Arsimit duhet të ishte shkarkuar

• Heshtja e qeverisë duke mos e dënuar abuzimin seksual të një mësuesi me nxënësen e mitur në një shkollë të Fierit është tregues se qeveria nuk ka më kontrollin mbi shkollat. Ministrja e Arsimit duhet të ishte shkarkuar

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Emisioni investigativ “Stop” ka treguar para shqiptarëve me një seri denoncimesh të abuzimit seksual me fëmijët në shkollën e muzikës në Fier se sistemi arsimor është degraduar nga politizimi dhe paprekshmëria e militantëve të partisë në pushtet.
Rasti i shkollës në Fier zbuloi një rrjet mësuesish dhe drejtuesish të shkollës, që ishin në dijeni të abuzimit seksual me vajzat e mitura nga mësuesit e shkollës dhe heshtnin. Sepse drejtoresha e shkollës, një militante politike, e emëruar nga partia socialiste, ishte bashkëshortja e njërit prej mësuesve abuzues.
Ky rast i rëndë, i denoncuar nga emisioni investigativ Stop, duke mos qenë një rast i veçuar, nxjerr një nga problemet më të thella dhe më të rënda të shoqërisë – me politizimin kapilar të sistemit arsimor, shkolla po humbet rolin edukativ, mësimor dhe mësuesi nuk po shihet më si model për shoqërinë.
Rasti i abuzimit seksual në bashkëpunim në shkollën e muzikës në Fier, heshtja e qeverisë duke mos e dënuar këtë ngjarje të tmerrshme, akuzat e Ministres së Arsimit ndaj denoncuesve të skandalit janë tregues të drejtpërdrejtë se qeveria nuk ka më kontrollin mbi shkollat dhe, për shkak të emërimeve partiake, i fsheh problemet.
Në papërgjegjshmëri politike dhe njerëzore, Ministrja doli në krah të abuzuesve dhe sulmoi denoncuesit, duke përforcuar dyshimet se ka qenë në dijeni të ngjarjeve dhe ka fshehur të vërtetën.
Rasti i abuzimit seksual nga mësuesit me fëmijët në shkolla apo keqtrajtimit të tyre nuk është rast i izoluar. Por edhe sikur të ishte një i vetëm, Ministrja e Arsimit duhet të ishte shkarkuar. Jo pse nuk mundi të parandalojë një skandal të tillë, por se e fshehu atë dhe sot akoma nuk ka asnjë qëndrim që të tregojë distancim nga abuzuesit në shkolla, militantë të partisë në pushtet.
Partia Demokratike e kërkon shkarkimin e Besa Shahinit në mbrojtje të fëmijëve, për t’u bërë zëri i çdo vajze dhe i çdo djali të mitur që ngacmohet në shkollë nga mësuesit, i çdo fëmije dhe prindërve të tyre, që nuk gjejnë siguri dhe mbështetje nga drejtuesit partiakë të shkollave.
Ajo që ka ndodhur në Fier mund ta shohim edhe në filma, siç thotë njëra nga ministret e Edi Ramës, port ë paktën në filma, dikush mban përgjegjësi. Ndërsa në filmin horror të rilindjes së Edi Ramës, abuzuesit e fëmijëve, drejtuesit që i fshehin këto ngjarje të rënda, mbrohen nga Ministrja e Arsimit.

Read More
25 Shk
0

Bie propaganda e qeverisë, personeli shëndetësor është i pambrojtur. Mungojnë pajisjet elementare në qendrat shëndetësore. Në Kamëz nuk ka as maska të standardeve të OBSH-së, as dezinfektantë, as doreza

• Bie propaganda e qeverisë, personeli shëndetësor është i pambrojtur. Mungojnë pajisjet elementare në qendrat shëndetësore. Në Kamëz nuk ka as maska të standardeve të OBSH-së, as dezinfektantë, as doreza.

DEKLARATAT E PLOTA TË PËRFAQËSUESVE TË PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI DHE GAZMENT KODUZI, PJESË E GRUPIT TË PUNËS PËR MONITORIMIN E SITUATËS SË KRIJUAR NGA KORONAVIRUSI

ALBANA VOKSHI

Jam këtu me doktor Koduzin si pjesë e grupit të punës që ka ngritur kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha për të monitoruar situatën në lidhje me koronavirusin. Të gjithë tashmë jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria është në një rrezik potencial për mbërritjen e koronavirusit, pasi shteti fqinj, me të cilin kemi shumë shkëmbime humane, tashmë është në gjendje alarmi, si dhe janë shpallur edhe rastet e para në vende të tjera të rajonit.

Kemi zgjedhur, bashkë me doktor Koduzin, Qendrën Shëndetësore Kamëz, pasi është një nga qendrat që mbulon një rajon shumë të madh, me rreth 200 mijë banorë, është një qendër që funksionon 24 orë në ditë pasi ka edhe pjesën e urgjencës në të.

Çdo ditë, në një ditë normale situate gripale janë rreth 200 pacientë që mbërrijnë në pjesën e pacientëve të sëmurë kronikë, por edhe ato të urgjencës, që do të thotë që numri i pacientëve, por edhe familjarëve të tyre që mbërrijnë në këtë qendër në ditë është shumë i lartë.

Pas shpalljes të grupit të punës nga ana e kryetarit, z. Basha, kanë ardhur me qindra telefonata, mesazhe tek anëtarët e grupit të punës, por edhe në Partinë Demokratike, si nga qytetarë, ashtu edhe nga mjekë dhe personeli i qendrave shëndetësore, mjekë të Urgjencës Kombëtare dhe të QSUT-së. Shqetësimi i tyre është se nuk është marrë asnjë masë nga qeveria për pajisje dhe me mjete elementare. Ne shkuam dhe biseduam edhe me disa mjekë të kësaj qendre shëndetësore, pamë vetë situatën. Nuk janë pajisur deri tani as me doreza, as me maska të standardeve të OBSH-së, as me dezinfektantë. Praktikisht, mjekët dhe stafi shëndetësor i kësaj qendre shëndetësore, jo vetëm i kësaj qendre por i gjithë qendrave shëndetësore në Shqipëri, stafi mjekësor i gjithë spitaleve në Shqipëri dhe urgjencat, praktikisht, janë në mëshirë të fatit. Qeveria po bën propaganda. Mjeku është kontakti i parë me pacientin, është ai i cili mund ta marrë virusin i pari dhe mund të rrezikojë jo vetëm jetën e tij, por edhe jetën dhe shëndetin e familjarëve të tij dhe të pacientëve, sepse mund të jetë bartës.

Jo vetëm kaq, por një gjë shqetësuese është për të cilën ne u informuan që dje për shembull – kjo qendër shëndetësore nuk ka pasur 24 orë ujë. Mendoni pak një qendër shëndetësore të cilës qeveria nuk i siguron as ujin. I vetmi njoftim i qeverisë është: lani duart, lani duart, por në mungesë të ujit si mund të bëhen vizitat?! Si mund të mbahet higjena e një qendre shëndetësore?!

Janë telefonata që kemi marrë edhe nga mjekë të Urgjencës Kombëtare, të cilët janë mjekë në gatishmëri që shkojnë dhe në shtëpi për vizita. Nga informacionet që kemi, të gjithë mjekët janë pajisur vetëm me një maskë. Mendoni pak që një maskë ka një afat kohor, maksimumi dy ose tre orë dhe mund të jetë vetëm me një njëpërdorim. Pra, nëse shkon në një vizitë tjetër, duhet të përdorësh një maskë tjetër, gjë që mjekët e urgjencës nuk e kanë në dispozicion. Po ashtu sinjalizime kemi që edhe mjekë në reparte të ndryshme të QSUT-së, janë të papajisur me mjetet elementare. Kjo do të thotë se stafi shëndetësor i spitaleve, i qendrave shëndetësore është në mëshirë të fatit.

GAZMEND KODUZI

Ne si pjesë e Grupit të Punës pranë PD, po vlerësojmë masat që ka ndërmarrë qeveria për mbrojtjen e popullatës, por nuk kemi lënë pas dore dhe jemi sot këtu, për të parë se sa të mbrojtur janë anëtarët e personelit shëndetësor.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse personeli shëndetësor është kontakti i parë me pacientin dhe ata janë të ekspozuar ndaj çdo virusi. Në qoftë se ata kontaminohen nga ky virus, përveçse nuk do të kenë mundësinë të ofrojnë nesër shërbim, por do të jenë dhe bartës të këtij virusi dhe do të kontaminojnë me dhjetëra e me qindra pacientë, që do të vizitojnë në ditët në vazhdim. Pra, bëhen bartës dhe shpërndarës të këtij virusi. Nga kontakti me kolegët vurmë re që nuk asnjë lloj mase mbrojtëse, as maskë, as dezinfektant, as doreza.

Ka dy arsye për këtë situatë.

1. E para, qeveria po merret me propagandë, nuk po merret me punë.
2. E dyta, është shkatërrimi i autonomisë në qendrat shëndetësore, heqja e mundësisë së menaxhimit financiar. 2-3 javë më parë kemi ngritur alarmin se operatori shëndetësor, një atavizëm i sistemit shëndetësor, ka detyruar drejtorët e qendrave shëndetësore që të delegojnë blerjen e mallrave tek ky operator. Pra, maskat duhen blerë nga ky operator, ndërkohë, nëse qendra shëndetësore do të kishte autonomi, këto pajisje që sot mungojnë, qendrat i blinin vetë fare mirë dhe mbronin personelin shëndetësor.

Ka indiferencë dhe paaftësi totale nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe insitucioneve të tjera për të siguruar jetët e pesonelit shëndetësor, familjarëve të tyre dhe popullatës.

ALBANA VOKSHI

Qytetarët nuk duhet të panikohen. Lajmi i mirë është që ende në Shqipëri nuk ka një njoftim zyrtar, të paktën, për koronavirus. Vetë qytetarët duhet të marrin masa individuale për higjenën e tyre dhe të kontaktojnë stafin shëndetësor. As qytetarët, as mjekët, as personeli shëndetësor nuk kanë nevojë për propagandën qeveritare, nuk kanë nevojë për show. Qeveria të mos harxhojë miliona euro për një grup oligarkësh dhe klientësh të saj duke paguar koncesione abuzive korruptive, kriminale, të panevojshme, por këto para t’i përdorë për t’u përgatitur për situaën e krijuar nga coronavirusi.

Grupet e Partisë Demokratike do të vazhdojnë të jenë në terren për të monitoruar gjendjen jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera. PD do të vazhdojë të jetë zëri i mjekëve dhe i personelit shëndetësor, që tani punojnë në kushte të një terrori psikologjik dhe shantazhi nga ana e qeverisë, do të jemi zëri I çdo qytetari që ngre shqetësim për situatën.

Read More
24 Shk
0

Është koha të flasin mjekët, ekspertët, specialistët dhe jo propaganda. Është koha të hartohet plani i detajuar i masave konkrete dhe qytetarët të njihen me të

·        Është koha të flasin mjekët, ekspertët, specialistët dhe jo propaganda. Është koha të hartohet plani i detajuar i masave konkrete dhe qytetarët të njihen me të.

·        Vendi ynë ka mjekë dhe ekspertë shumë të mirë, që kanë aftësitë dhe përgatitjen e nevojshme për ta menaxhuar situatën, nëse u jepet mbështetja e nevojshme nga institucionet.

·        PD po monitoron situatën dhe do të vazhdojë të jetë zëri i atyre ekspertëve dhe mjekëve, të cilët mund ta kenë të vështirë të shprehen në kushtet e propagandës mbi të vërtetën.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Të dashur bashkëqytetarë!

Gjatë 24 orëve të fundit kam ndjekur me intensitet zhvillimet në Italinë fqinje dhe risqet e shtuara për vendin tonë dhe qytetarët shqiptarë në Shqipëri dhe në Itali, si rezultat i konstatimit të rasteve të para dhe, më pas, përhapjes masive të epidemisë së koronavirusit në një nga zonat e Italisë së Veriut.

Gjatë ditës së sotme, kam pasur disa takime me ekspertët më të rëndësishëm të fushave të sëmundjeve infektive dhe studimeve të epidemive, si dhe me ekspertët e Departamentit të Shëndetësisë të Partisë Demokratike dhe një numër profesorësh dhe specialistësh të QSUT-së dhe universitetit Mjekësor të Tiranës, sikundër disa konsulta me drejtues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Europë dhe me ekspertë europianë dhe amerikanë.  Ndërkohë, kemi ndjekur hap pas hapi zhvillimet në terren si dhe kemi monitoruar edhe komunikimet, edhe veprimet e kryera apo të pretenduara nga ana e autoriteteve.

Sot kam për ju disa mesazhe, të cilat dua t’i përcjell përmes medias në një moment, kur e di që shumë kush prej jush, prindër me fëmijë të vegjël apo me prindër të moshuar në shtëpi, po përjetoni momente pasigurie dhe ndoshta dhe ankthi.

Sot është koha të flasin mjekët, të flasin ekspertët dhe specialistët, të hartohet plani i detajuar i masave konkrete. Ky plan duhet të ndahet dhe shpërndahet me qytetarët në mënyrë që qytetarët të informohen për masat që duhen të merren. T’u vihet në ndihmë më të rrezikuarve duke qenë se infeksioni nuk shfaqet menjëherë duhet krijuar një mundësi, një regjistër i personave që vijnë nga zonat e infektuara dhe të mbahen nën mbikëqyrje.

Nuk është koha për propagandë. Është koha që të flasin mjekët dhe ekspertët. Qeveria dhe institucionet, kanë detyrën të veprojnë plotësisht në mbështetje të tyre.

Vendi ynë ka mjekë dhe ekspertë shumë të mirë, ekspertë të zotë, të cilët kanë të gjithë aftësitë dhe përgatitjen e nevojshme për ta menaxhuar këtë situatë, nëse u jepet mbështetja e nevojshme nga institucionet.

Prandaj, ju bëj thirrje të dashur bashkëqytetarë, së pari të mos neglizhoni asnjë shenjë gripi, qoftë edhe më të lehtën. Dhe, së dyti, të bashkëpunoni me strukturat shëndetësore, sepse përmes bashkëpunimit me ta, do të jetë më e lehtë të menaxhohet situata.

Partia Demokratike, me grupin e veçantë të punës që ka ngritur, do të vazhdojë të monitorojë situatën hap pas hapi, ditë pas dite dhe orë pas ore.

Edhe njëherë ju kërkoj që të jeni larg panikut, të mirëinformoheni. Ndërkohë, që i kërkoj autoriteteve të informojnë qytetarët në mënyrë të detajuar, transparente dhe të përgjegjshme, për masat që duhet të merren dhe të lënë mjekët, specialistët, të flasin.

Sot është koha të flasin ata.

Pyetje: Zoti Basha a ka Partia Demokratike informacion të besueshëm kur thoni se Spitali i Kavajës do të shërbejë si karantinë, pasi autoritetet e kanë mohuar një gjë të tillë?

Lulzim Basha: Partia Demokratike po monitoron situatën në çdo komponent të saj. Detyra jonë sot, është t’u shërbejmë qytetarëve shqiptarë përmes transparencës dhe përmes çfarëdolloj ndihme që mund të japin ekspertët e angazhuar pranë Partisë Demokratike, si dhe të bëhemi zëri i atyre ekspertëve, mjekëve të fushës, të cilët mund ta kenë të vështirë të shprehen në kushtet e propagandës mbi të vërtetën. Këto janë detyrat tona si opozitë. Dhe këto detyra po i kryejmë dhe do t’i kryejmë me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve, që nga momenti i parë i alarmit për mundësinë e epidemisë, duke qenë se tashmë ndodhet shumë pranë vendit tonë dhe në një vend ku kemi një numër shumë të madh qytetarësh.

Faleminderit!

 

Read More