Blog

18 Shk
0

PARTIA DEMOKRATIKE KA DORËZUAR NË SPAK, KALLËZIMIN PENAL PËR KONCESIONIN E CHECK UP-IT

  • Koncesioni i check up-it në SPAK. PD ngre 7 akuza për Ilir Beqjen, Ogerta Manastirliun, Vilma Nushin dhe të paktën 10 të tjerë.

PARTIA DEMOKRATIKE KA DORËZUAR NË SPAK, KALLËZIMIN PENAL PËR KONCESIONIN E CHECK UP-IT

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, kallëzimin penal për koncesionin e check up-it. Duke e konsideruar atë si një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të paktën dhjetë persona, mes të cilëve ish Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ministren aktuale të Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu dhe aksioneren e kompanisë përfituese të check up-it, Vilma Nushi. Ata ngarkohen me 7 akuza, që nga korrupsioni aktiv dhe pasiv, shpërdorimi i detyrës deri tek përfitimi i paligjshëm.

 Kallëzimi penal ka analizuar me prova dhe fakte shkeljen e ligjit, në dy faza, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës.

 Në kallëzim evidentohet se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, si dhe ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. “Sipas provave të administraura rezulton se Ministria e Shëndetësisë, ka pasur ngut të pashpjegueshëm për të përfunduar, në mënyrën e parapërcaktuar, këtë procedurë koncesionare. Ajo ka prezumuar mungesën e ankimit nga operatorët e tjerë, fakt ky që provon se e gjithë procedura koncesionare ka qenë fiktive dhe fituesi ishte paracaktuar” – thuhet në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

 Në kallëzimin e dorëzuar prej Partisë Demokratike vihet në dukje, përmes provave, se funksionarët publikë nuk kanë ushtruar kontrolle apo kanë lejuar vazhdimin e shkeljeve të kontratës, duke i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm qytetarëve shqiptarë dhe financave të shtetit. “Kjo nuk kryhet vetëm si pasojë e paaftësisë, por ka në bazë një interes financiar dhe ekonomik, që i detyron të mos kryejnë detyrën funksionale dhe duke lejuar shkeljet e jashtëzakonshme të kontratës”-thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

 Të gjitha shkeljet e kryera kanë sjellë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit, dhe se është provuar shkelje e barazisë në tendera, si dhe cenimin e interesit publik, duke pasur parasysh cilësinë e shërbimit dhe marrëdhënien financiare ndërmjet fituesit dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Read More
16 Shk
0

FORUMI RINOR I PD ANËTARËSOHET NË FORUMIN STUDENTOR TË PPE

Forumi Rinor i Partisë Demokratike u zgjodh anëtar me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, EDS!  

Duke falenderuar drejtuesit dhe ish drejtuesit e EDS, Kryetari i FRPD Belind Këlliçi e vlerësoi këtë anëtarësim një mundësi më shumë për studentët shqiptarë. Anëtarësimin e FRPD në EDS e përshëndeti edhe Kryetari i PD, Lulzim Basha. “Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja”- u shpreh zoti Basha.

DEKLARATA E KRYETARIT TË FORUMIT RINOR TË PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI

“Sot ishte një ditë shumë e rëndësishme për Forumin Rinor të Partisë Demokratike por dhe për çdo student shqiptar që aspiron Shqipërinë si Europa 🇦🇱🇪🇺

Është zyrtare tashmë: FRPD është zgjedhur anëtare me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS!

Falenderime pafund për miqtë tanë europianë! Falenderime të përzemërta për European Democrat Students, në mënyrë të veçantë për Kryetarin Carlo Angrisano, i cili që nga dita e parë e zgjedhjes së tij në krye të EDS, ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Falenderime pafund për ish Kryetarin Virgilio Falco, një mik i vyer i FRPD, i cili jo vetëm nisi procesin formal të anëtarësimit tonë, por qëndroi krah nesh duke luftuar për një Shqipëri Europiane.

Nga sot studentët shqiptarë do të kenë mbështetje, aleatë dhe ndihmë në sfidat me të cilat përballen brenda dhe jashtë vendit, studentët europianë, pjesë e familjes më të madhe politike që ka Europa.

Te sjellim vlerat Europiane në Shqipëri dhe t’a çojmë Shqipërinë në Europë është misioni dhe identiteti ynë. Mirënjohje për të gjithë të rinjtë, studentët, gjimnazistët, që punojnë çdo ditë për ta bërë realitet ëndrrën tonë europiane! Faleminderit Besart Xhaferri dhe Imanuel Çaushaj për punën, lodhjen dhe kontributin tuaj në EDS. Pa punën tuaj dhe shpirtin e skuadrës, asgje nuk do të ishte e mundur.”

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

“Përgëzime Forumit Rinor të Partisë Demokratike për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota.

Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar per FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mekullueshme shqiptare!”

Përgëzime Forumit Rinor të Partisë Demokratike për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë…

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 16. Februar 2020

Read More
16 Shk
0

Rrëzohet propaganda antiKÇK e Edi Ramës. Emëron në një detyrë shtetërore bashkëshorten e Denar Bibës, megjithëse ajo dështoi të justifikojë pasurinë gjatë vetingut

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KLEVIS BALLIU

 

E gjithë propaganda e Edi Ramës për gjoja pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit rrëzohet nga një vendim i vetë qeverisë së Edi Ramës për të mbajtur në administratën e tij ata që nuk e kalojnë vetingun.

Një nga rastet më flagrante të standardit të dyfishtë të Edi Ramës është vendimi për t’i gjetur një punë në shtet bashkëshortes së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, pasi ajo dështoi të kalojë vetingun.

Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifkonte dot pasuritë e saj dhe të shërbëtorit të Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshorten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullator të Ujit.

Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltarës në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye.

Lufta kundër korrupsionit në dorën e Edi Ramës është vetëm propagandë. Ai ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Edi Rama flet për luftë kundër bandës KÇK në drejtësi, por ata që nuk kalojnë vetingu,  i emëron në detyra të tjera shtetërore.

Edi Rama flet për ndjekje penale ndaj atyre që nuk justifikojnë pasurinë para vetingut, por kur këta I kanë shërbyer pushtetit të tij të paligjshëm, ai hedh në kosh edhe një nga kushtet kyç të Bundestagut për hapjen e vërtetë të negociatave me Shqipërinë.

Sa për kujtesë, Rezoluta e Bundestagut shprehet qartë:

“Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave do të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

Zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore

Fillimi i procedimeve penale kundër atyre që nuk kalojnë vetingun”- thuhet në rezolutën e Bundestagut.

Emërimi I bashkëshortes së Denar Bibës në një detyrë shtetërore, pasi dështoi me vetingun do të thotë se shërbëtorët e Edi Ramës në drejtësinë e kalbur nga korrupsioni dhe të kriminalizuar nga paratë e krimit, janë të paprekshëm!

Ata jo vetëm nuk i kap ligji propagandistik antiKÇK, jo vetëm nuk i heton Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, por promovohen në  detyrë të re nga qeveria, kur nuk kalojnë dot vetingun!

Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka drejtësi të pastruar nga të korruptuarit, nuk ka drejtësi të pavarur, të pakapur nga qeveria, nuk ka drejtësi të barabrtë për të gjithë dhe, mbi të gjitha, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin do të vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar!

Read More
14 Shk
0

KRYETARI I PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA TAKIM ME DREJTUESEN E MISIONIT TË BANKËS BOTËRORE, ZNJ. MARYAM SALIM DHE EKIPIN E SAJ

 

KRYETARI I PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA TAKIM ME DREJTUESEN E MISIONIT TË BANKËS BOTËRORE, ZNJ. MARYAM SALIM DHE EKIPIN E SAJ

Gjatë takimit me znj. Maryam Salim, Drejtuesen e Misionit të Bankës Botërore dhe ekipin e saj, diskutuam mbi projektet e BB dhe ekonominë shqiptare të zhytur në kolaps. Sot zyrtarisht, 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës. Konsumi është në minimumin historik. Rënia rekord e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe biznesi e bën vitin 2020 akoma dhe më të vështirë se ai që lamë pas.

Shqetësimi kryesor është te rritja pa kriter e borxhit publik, rritja e detyrimeve të prapambetura me 600 milionë euro, kriza ekonomike dhe rreziqet nga aferat korruptive të maskuara si PPP dhe koncesione korruptive. Kjo e shoqëruar edhe me aferën e të ashtuquajturës Korporatë e Investimeve e kanë kthyer Shqipërinë në vendin me ekonominë më të rrezikuar në rajon.

Konfirmova angazhimin tim se për Partine Demokratike nuk ka betejë më të rëndësishme se lufta ndaj korrupsionit shtetëror, i cili po largon shqiptarët, po shkatërron ekonominë dhe po vret shpresën.

Partia Demokratike është e angazhuar për ta ringritur ekonominë dhe rikthyer shpresën e besimin se vetëm me punë të ndershme e të drejtë, me konkurrencë të lirë, me taksa të ulëta do ta kalojmë këtë krizë e do të krijojmë mundësi punësimi e zhvillimi për çdo shqiptar.

Read More
14 Shk
0

Edi Rama po merr nën kontroll të plotë një tjetër organ të pavarur me ligj. Emërimi i mercenarëve të tij partiakë në krye të AMA-s, e politizon plotësisht institucionin e projektuar nga Rama si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve

  • Edi Rama po merr nën kontroll të plotë një tjetër organ të pavarur me ligj. Emërimi i mercenarëve të tij partiakë në krye të AMA-s, e politizon plotësisht institucionin e projektuar nga Rama si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve.

 

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

 

Edi Rama është faktuar si armiku numër një i fjalës së lirë dhe i gazetarëve. Asnjë ditë të tij në qeverisje nuk ka reshtur sulmet direkte ndaj mediave dhe gazetarëve profesionistë. Për asnjë moment nuk ka ndalur përpjekjet për të kapur çdo instrument që çon në kontrollin apo shantazhimin e medias.

 

Në kohën që Komisioni i Venecias ndodhet në Shqipëri për të mbledhur fakte mbi dy ligjet e censurës mediatike që kërkojnë të vendosin nën diktat edhe mediat online, Edi Rama po kërkon të vërë nën kontroll të plotë edhe institucionin tjetër kyç në zbatimin e ligjeve të censurës, Autoritetin e Mediave Audiovizive. Përmes një procedure korruptive, Edi Rama po emëron në krye të AMA-s rrogëtarët e zyrës së tij.

 

Ligji përcakton si kriter të parë depolitizimin, jopartishmërinë e kandidatëve. Por të katërt aplikantët janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri. Të katërt kanë marrë pjesë në shtabet elektorale të Partisë Socialiste prej shumë vitesh.

 

Maklen Misha, mercenar i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, synon të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 mercenarët e tjerë të rilindjes po përpiqen të zbatojnë moton shtet shkatërruese të shefit të tyre, kap ça t ‘kapësh, duke patur në shënjestër kapjen totale të institucionit që kontrollon median.

 

Këto kandidime partiake synojnë marrjen e kontrollit të plotë prej Edi Ramës të Autoritetit të Medias Audiovizive, e projektuar si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve.

 

Edi Rama e ka jetike kapjen e mediave, sulmin dhe shantazhimin ndaj tyre, në mënyrë që gazetarët te heshtin për skandalet e përditshme të qeverisë së tij.

 

Edi Rama e ka jetike që mediat të mos publikojnë lidhjet e qeverisë së tij me krimin. E ka jetike që media të mos bëjë transparencë të koncesioneve dhe tenderave korruptive. Edi Ramës i duhet që gazetarët të mbyllin gojën, të mbyllin sytë dhe veshët për të mos treguar se ai është një kryeministër i korruptuar, i kriminalizuar dhe i dështuar.

 

Duke i fyer gazetarët profesionistë, siç ndodhi mbrëmë në mënyrë të përsëritur dhe të dënueshme, duke u bërë presion pronarëve të mediave, duke emëruar mercenarët e tij në krye të AMA-s, Edi Rama e ka më të lehtë vendosjen e regjimit të ri policor, ku qytetarët përgjohen nga policia pa vendim gjykate, vota e tyre vidhet nga ortakëria mes pushtetit dhe krimit, pasuria u grabitet dhe taksat u plaçkiten për të pasuruar kryeministrin dhe bandën e tij të kriminelëve dhe oligarkëve.

 

Përsa kohë Edi Rama do të vazhdojë të jetë në drejtimin e vendit, media është në rrezik, të drejtat e qytetarëve janë në rrezik, vendi është në rrezik!

 

 

 

Read More
14 Shk
0

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME DELEGACIONIN E VENECIAS PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE

  • Kapja e shtetit, kapja e zgjedhjeve, kapja e drejtësisë, e Gjykatës Kushtetuese ka çuar vendin në një krizë të thellë politike dhe kushtetuese. Kjo nuk është as demokraci, as shtet ligjor.

 

  • Të drejtat, siguria, pronat e qytetarëve janë të kërcënuara, sepse shteti i përket një grushti pushtetarësh, të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh.

 

  • Rruga e daljes është e qartë: Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Të kemi një parlament dhe një qeveri produkt të votës së qytetarëve, që e ka fatin e lidhur me qytetarët dhe u shërben qytetarëve.

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME DELEGACIONIN E VENECIAS PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE

 

Pyetje: Si e konsideroni vendimin dhe kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit e Republikës në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese?

Lulzim Basha: Takimi me ekspertët e Komisioni të Venecias ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Ilustrimi më i mirë i kësaj krize, në javët e fundit, janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti, i cili nuk pret as për opinionin e Venecias, por ka çuar për miratim, në një Kuvend ilegjitim, masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total. Të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara, prona e qytetarëve është e kërcënuar, jeta e qytetarëve është e kërcënuar, siguria e qytetarëve është e kërcënuar, sepse shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë sot nuk është e shqiptarëve, por është një grushti pushtetarësh, të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh që, së bashku, kanë kapur zgjedhjet, parlamentin, bashkitë, Gjykatën Kushtetuese, gjykatat e  vendit, pronat e shqiptarëve. Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grusht njerëzish. Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shteti ligjor. Ndaj me Komisionin e Venecias diskutuam jo vetëm problematikën që është rënduar nga muaji në muaj, nga viti në vit, që nga fillimi i kapjes së drejtësisë dhe shkatërrimit të reformës në drejtësi nga një qeveri që do të mbrojë dhe fsheh krimet dhe korrupsionin e vet, por edhe rrugën e daljes. Rruga e daljes është e qartë: Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Të kemi një parlament që, e ka të lidhur fatin me qytetarët. Një parlament dhe një qeveri që e ka fatin e lidhur me qytetarët, do t’iu shërbejë qytetarëve. Një parlament, një qeveri, një kryeministër që ka dalë, siç kemi dëgjuar nga dosjet “184” dhe “339”, nga bashkëpunimi me bandat dhe krimi i organizuar, është peng i tyre, do t’u shërbejë atyre, do t’i shërbejë oligarkisë. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve: do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 pushtetarëve, kriminelëve, oligarkëve apo do të kthejmë Shqipërinë e gjithë shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe përmes sundimit të ligjit dhe barazisë para ligjit të gjithë qytetarëve dhe jo shfaqjeve propagandistike, të cilat nuk i hedhin më hi syve as shqiptarëve dhe as miqve tanë ndërkombëtarë.

Pyetje: Zoti Basha ju keni kërkuar si zgjidhje qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, por PS ka deklaruar se zgjedhje ka vetëm në 2021. Si zgjidhet kjo?

Lulzim Basha: Zgjidhja që ne kërkojmë, nuk po e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët, jo për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar, dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të atyre me të cilët ka ardhur në pushtet, kriminelëve dhe oligarkëve, kundër interesave të shqiptarëve, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.

Read More
13 Shk
0

“Nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës dhe PS”, PD shpjegon propozimin për qeverinë kujdestare

“Nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës dhe PS”, PD shpjegon propozimin për qeverinë kujdestare: Nuk duhet të drejtohet nga Edi Rama, por nga persona me integritet, që garantojnë lirinë e votës.

Pyetje: Ju kërkoni qeveri kujdestare për zgjedhje të lira e të ndershme. A do të propozojë PD anëtarë në këtë qeveri? Në draftin tuaj, kush do ta propozojë Ministrin e Brendshem në qeverinë kujdestare?

Oerd Bylykbashi: Metodologjia e reformës zgjedhore parashikon nevojën që, për të qenë propozimet efikase, duhet të garantohet ndarja e shtetit nga partitë politike. Shteti nuk funksionon si detashmnet bazhibuzukësh në favor të partisë që është në pushtet dhe kërkon të rrëmbejë me çdo kusht pushtetin. Paketa jonë nuk ka ekuivoke, i qendron linjës sonë të artë politike, se një qeveri kujdestare është garancia që këto instrumenta të funksionojnë. Çdo gjë tjetër e zvogëlon efikasitetin e instrumentave në mbrojtje të të së drejtës së votës së zgjedhjësve.

Ta bëjmë të qartë që në fillim: nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës së bashkuar dhe PS. Nuk do të ketë. Një qeveri kujdestare do të thotë një qeveri neutrale në raport me zgjedhjet, një qeveri që zbaton detyrimet ligjore, standardet dhe praktikat më të mira, në mënyrë që jo vetëm të ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve, por edhe të mos ndërhyjë për të prishur zgjedhjet. Kjo është detyra e një qeverie kujdestare në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Situata reale në Shqpëri me kryeministër Edi Ramën është krejt e kundërta e kësaj. Kështu që, në kushtet aktuale, një qeveri kujdestare do të thotë një qeveri që nuk drejtohet nga Edi Rama, i cili është modeli i kryeministrit, që është gati të shkelë çdo standard dhe çdo parim ndërkombëtar, për të mos folur për Kushtetutës se Shqipërisë dhe ligjin, të cilët i hedh në plehra, vetëm e vetëm për të rrëmbyer pushtetin. Pra në kushtet aktuale një qeveri kujdestare do të thotë këtë: Edi Rama nuk është kryeministër.

Një qeveri kujdestare është një qeveri që përbëhet nga figura me integritet profesional dhe moral dhe vullnetin pozitiv politik për të garantuar votën e shqiptarëve. Me këto objektiva dhe duke u nisur edhe nga modelet që nuk janë larg nga Shqipëria, në kushtet kur të shkojmë drejt kësaj zgjidhjeje, ajo do të përcaktojë edhe kush janë personat që do të kenë detyra të tilla.

Një ministër i brendshëm duhet të jetë krejt jashtë konfliktit të interesit për të rrëmbyer pushtetin. Zgjidhja më e afërt ëhstë e Maqedonisë. Nëse ju e shohni, nuk është thjesht heqje e një personi dhe vendosje e një personi tjetër, por ëhstë një koncept më i thellë, që garanton që policia, do të jetë jo vetë pasive, të mos dëmtojë procesin zgjedhor, të jetë aktive për ta mbrojtur procesin zgjedhor dhe, mbi të gjitha, nuk mund të ketë mburojë për kriminelët që punojnë për partinë në pushtet dhe nuk mund të bëjë fushatë, qoftë edhe kur ia kërkon kryeministri, kur u thotë “hiqni kapelet dhe bëni fushatë për PS”.

E përsëris, në çdo rast, kjo nuk mund të ketë bashkëqeverisje e opozitës me PS. Duhet të ketë një qeveri neutral, që zbaton ligjin dhe garanton zgjedhjet, me figura me integritet të lartë dhe në çdo rast, këtë qeveri nuk mund ta drejtojë Edi Rama.

Read More
13 Shk
0

“Ndëshkim dhe parandalim në kohë reale” Enkelejd Alibeaj shpjegon 4 shtyllat kryesore të paketës së PD dhe opozitës kundër krimit zgjedhor dhe përfshirjes së krimit dhe pushtetit në zgjedhje.

“Ndëshkim dhe parandalim në kohë reale” Enkelejd Alibeaj shpjegon 4 shtyllat kryesore të paketës së PD dhe opozitës kundër krimit zgjedhor dhe përfshirjes së krimit dhe pushtetit në zgjedhje.

 

Motivi kryesor për draftimin e propozimeve tona është një: në zgjedhje nuk duhet të ndodhë që qytetari të ketë frikë nga pushteti. E kundërta, pushteti duhet te këtë frikë nga qytetari, nga vota e lirë e tij.

 

Janë katër vlera kryesore në propozimet tona ligjore.

 

  1. Së pari, mbrojtësi më i madh i votës është qytetari.
  2. Së dyti, i duhen dhënë qytetarit mjete dhe instrumenta në dorë për ta mbrojtur votën
  3. Së treti, agjencitë ligjzbatuese do të duhet të mbrojnë votën duke zbatuar ligjin. Polici nuk duhet të heqë kapelen për të bërë vota për pushtetin. Polici duhet të mbajë në kokë kapelen dhe në dorë ligjin.
  4. Së katërti, shkelja e detyrimeve ligjore prej institucioneve shtetërore duhet të çojë në plavleshmërinë e zgjedhjeve dhe kështu mbyllet qarku.

 

Strukturimi i 4 vlerave.

 

SHTRIRJA E KONTROLLIT NË TERRITOR

 

Në qendrat e votimit të vendosen kamera që vëzhgojnë çfarë ndodh në territorin e shenjtë ku konkretizohet vullneti I qytetarëve. Sistemi I kamerave në qendrat e votimit, të lidhura ne qendër dhe të vëzhguara gjatë gjithë kohës nga institucionet ligjzbatuese.

 

TERRITORI JASHTË QENDRËS SË VOTIMIT.

 

Në proceset elektorale ky është territor i dominuar nga banda, nga krimi dhe nga drejtues të administratës, që rreshtojnë administratën për të votuar sipas frymëzimit të pushtetit. Territori duhet të pastrohet nga banda, nga krimi dhe ku qytetari shkon i lirë për të votuar. Propozimi ynë është që forcat e policisë, në mënyrë distante, të stacionuara aty, të krijojnë këtë hapësirë lirie për të votuar jashtë krimit dhe shantazhit shtetëror.

 

PJESA TJETËR E TERRITORIT

 

Krimi zgjedhor finalizohet në qendrën e votimit, në territorin jashtë qendrës së votimit, por fillon jashtë qendrave të votimit. Fillon në banesat e qytetarëve, në qendrat e punës të administratës, ku shantazhohen nga drejtuesit e administratës.

 

SHTRIRJA NË KOHË E KONTROLLIT

 

Nuk mjafton që kontrolli të ndodhë vetëm ditën e zgjedhjeve. Krimi zgjedhor është ai që fillon shumë muaj më parë. Kemi propozuar jo vetëm ngritjen e strukturave të policisë dhe prokurorisë 2 javë pas caktimit të datës së zgjedhjeve. Prokurori i Përgjithshëm, drejtuesi I Prokurorisë së Posaçme, SPAK, duhet të marrin masa për të ngritur njësi hetimore të posaçme, të shtrira në territor, që do të monitorojnë dhe do të reagojnë në kohë reale ndaj krimit zgjedhor.

 

DOKUMENTIMI I VEPRIMTARISË SË POLICISË

 

Propozojmë ngritjen e një Regjistri Kombëtar, me qendër në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, që do të dokumentojë të gjitha njoftimet, referimet, kallëzimet e bëra, si nga qytetarët, në bazë të mekanizmit të sinjalizueve, nga stafet e subjekteve zgjedhore dhe nga vetë subjektet zgjedhore. Elementi I dokumentimit është kyç për kontrollin e veprimtarisë ligjore të organeve të policisë dhe të prokurorisë. Do të ketë edhe një regjistër që do të dokumentojë se në ç’masë policia, si në qendër dhe në bazë, ka vepruar në bazë të sinjalizimeve, kallëzimeve, referimeve për kryerjen e krimit zgjedhor në terren. Ky dokument, regjistër, që jo vetëm do të shërbejë për të kontrolluar, korrektësinë ligjore të agjencive ligjzbatuese, policisë, prokurori, por do të jetë një regjistër që do të aksesohet edhe prej KQZ, apo si do ta ketë emrin organi që do të administrojë zgjedhjet, në funksion edhe të provueshmërisë dhe vlefshmërisë ose jo të zgjedhjeve.

 

NDËSHKIM DHE PARANDALIM NË KOHË REALE

 

Përveç dokumentimit, përveç referimit, përveç vendosjes së policisë dhe prokurorisë në gjendje për të vepruar, do të duhet që policia dhe prokuroria gjatë gjithë periudhës së zgjedhjeve, edhe ditën e zgjedhjeve, të reagojnë në kohë reale për parandalimin dhe për ndëshkimin e krimit zgjedhor. Për këtë arsye, kemi propozuar që gjendja e flagrancës të krimit zgjedhor, siç parashikohet në Kodin e Procedurës Penale, dhe kushdo e kupton që “gjendja e flagrancës të krimit zgjedhor” fillon shumë kohë më parë, por përfundon ditën e zgjedhjeve, është e tillë, që do të duhet të detyrojë që në kohë reale policia dhe prokuroria t’u hedhë prangat atyre që kryejnë krime zgjedhore në kohë reale. Ndëshkim për ata, parandalim për të tjerët.

 

DEKRIMINALIZIMI I STAFEVE ZGJEDHORE

 

Kemi propozuar edhe zgjerim të konceptit të dekriminalizimit. Sillni ndërmend “çunat problematikë”. Propozimi ynë është që dekriminalizimi të shtrihet jo vetëm në administratën zgjedhore, por përtej kësaj, edhe pjesë të stafit të fushatës së subjekteve. Kini parasysh  “çunat problematikë”, bandat dhe krimi, të cilët i ngjiten si këpushë subjekteve zgjedhore në fushatë zgjedhore. Do të jenë të detyruar subjektet zgjedhore të deklarojnë cilët janë pjesëtarët dhe anëtarët e stafeve të zgjedhore, të ditur këto edhe për policinë, në mënyrë që veprimtaria e tyre të monitorohet. Policia, prokuroria, policia gjyqësore do të jetë e ngarkuar që në momentin që caktohet data e zgjedhjeve të kryejnë veprimtari të natyrës parandaluese, analiza risku. Cilat janë familjet e varfra, të cilat janë targeti, fokusi i shitblerjes së votës, cilët janë lëvizjet monetare. Të mos ndodhë që në fushatë zgjedhore, çmimi i euros të bjerë, siç ka ndodhur edhe më parë. Sa herë të ketë sinjale më të imëta të fillimit të veprimtarisë së tillë, të nisë që në atë moment parandalimi dhe ndëshkimi i tyre. E gjitha kjo do të shërbejë si bazë dokumentare për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

 

Kjo sa i përket organeve të policisë. Një ristrukturim, një zile alarmi, e cila do të përshkojë fushatën zgjedhore që nga momentet fillestare dhe deri ditën e zgjedhjeve, ndoshta edhe pas përfundimit të saj.

 

ROLI I PROKURORISË NË NDËSHKIMIN E KRIMIT ZGJEDHOR

 

Nuk mjafton për të ristrukturuar mobilizimin e policisë. Krimi zgjedhor duhet të parandalohet, krimi zgjedhor do të duhet të dokumentohet, por mbi të gjitha krimi zgjedhor do të duhet të ndëshkohet. Për këtë arsye kemi propozuar ndryshime përsa i përket mënyrës sesi duhet të funksionojë prokuroria. Dhe jo vetëm prokuroria, por të gjitha organet që rrethrrotullohen tek sistemi i prokurorisë, duke filluar nga Prokurori i Përgjithshme. Propozojmë që dy javë pasi caktimit të datës së zgjedhjeve, Prokurori i Përgjithshëm, përmes instrumenteve që ka, nxjerrjen e udhëzimeve, të udhëzojë ngritjen e strukturave të posaçme të prokurorisë të shtrira në territor, pra prokuroritë civile, për ta ndarë nga SPAK. Me regjimin e ri të organizmit të sistemit të prokurorisë, ku janë vendosur ndarje të një marrëdhënie pothuajse autonomie, midis Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesve të prokurorisë, edhe drejtuesit e prokurorive të rretheve, në zbatim të udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, do të duhet të ekzekutojnë ngritjen e këtyre njësive të posaçme hetimore, tagri i të cilëve është krimi zgjedhor.

 

ROLI I ORGANEVE TË REJA TË DREJTËSISË NË ZGJEDHJE

 

Ashtu, si Prokurori i Përgjithshëm, edhe drejtuesi i SPAK, që në momentet e para nga caktimi i datës së zgjedhjeve, nëpërmjet instrumenteve që ka në dorë, udhëzimeve që ka, por edhe të drejtës dhe kompetencës që ka për të menaxhuar BKH-në, do të duhet të nxjerrë udhëzimet për mënyrën e funksionimit dhe ristrukturimit. Drejtuesi i BKH-së është i përfshirë dhe merr detyra të reja për fushatat zgjedhore. Për ta përmbyllur panoramën, ne propozojmë që edhe KLP të ketë detyra të posaçme në mbështetje të detyrave që do të marrin Prokurori i Përgjithshëm, drejtuesit e prokurorive, ashtu edhe drejtuesi i SPAK. Së fundmi, edhe ILD do të ketë detyra të posaçme për të ndëshkuar, për të proceduar, për të ndëshkuar çfarëdolloj shkelje ligjore nga subjektet që ai ka nën kontroll, prokurorët dhe gjyqtarë.

 

Këto janë propozimet tona që fillojnë nga individi, shkojnë tek policia, përcillen tek prokuroria dhe tek instrumentet e tjerë shtetërorë për të kontrolluar të gjithë këtë konstelacion organesh, që do të monitorojnë jo ditën e zgjedhjeve, jo vetëm fushatën, por periudhën zgjedhore.

 

 

 

Read More
12 Shk
0

PD dorëzon propozimet e para për reformën zgjedhore: 3 paketa për ndarjen e politikës nga krimi dhe godItjen e krimit zgjedhor.

DEKLARATË E PËRFAQËSUESIT TË PARTISË DEMOKRATIKE NË TRYEZËN POLITIKE PËR REFORMËN ZGJEDHORE

Ky është takimi i dytë që patëm si grup i katër përfaqësuesve politikë bashkë me ekspertët e ODIHR-it.

Opozita sot bëri disa propozime. Janë tre paketa në lidhje me atë që ne mendojmë se është instrumenti që do të ndajë politikën nga krimi, do të godasin krimin zgjedhor, do të rrisin efikasitetin e krimit zgjedhor.

Është roli i Policisë së Shtetit në një kuadër masash që garantojnë fushën e barabartë të lojës. Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

Po ashtu, kemi bërë propozime në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor, qoftë atë aktiv, qoftë atë pasiv dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK-ut, sepse në të shkuarën është lënë jashtë duke dëmtuar një qëllim që ka jo vetëm Kushtetuta por edhe reforma zgjedhore e mëhershme, që krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi.

Pra, është një paketë e cila trajton disa çështje nga axhenda e miratuar nga Komisionit dhe bashkë me ekspertizën e ekspertëve të ODIHR-it besojmë se do të ecim me shpejtësi për t’u dhënë drejtim çështjeve që janë me ndikim shumë negativ mbi procesin zgjedhor.

Read More
12 Shk
0

Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targë TR 0370 T në pronësi të Olsi Ramës dhe që përdoret nga Edi Rama

• Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targë TR 0370 T në pronësi të Olsi Ramës dhe që përdoret nga Edi Rama

• Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminstrit, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve të tij, dënuar për kokainën në Xibrakë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Edi Rama dhe ushtari i tij në Minsitrinë e Brendshme, Sandër Lleshaj kanë standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit. Ata urdhërojnë shfaqje propagandistike me bllokimin e automjeteve të blinduara, të pajisur me leje të lëshuara nga vetë policia, por nuk bllokojnë makinën e blinduar të Olsi Ramës.

Partia Demokratike solli fakte se mjeti i blinduar me të cilin Edi Rama lëviz në shkelje të rregullave, i përket Olsi Ramës. Megjithatë i ashtuquajturi Operacion i Forcës së Ligjit dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse Olsi Rama është i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Partia Demokratike disponon të dhëna të plota se Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targën TR 0370 T.

Makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz si të kishte imunitet diplomatik, njësoj siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, audi AA 003 GB, që përdorej nga trafikantët e drogës së bandës së Habiljave.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminsitrit. Jo vetëm për sutomjetin e tij të blondiar, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të dënuar për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Edi Rama duhet t’i japë shqiptarëve edhe një shpjegim tjetër që lidhet direkt me vëllanë e tij, makinën e blunduar të të cilit ai e përdor në shkelje të rregullave dhe i jep imunitetin e të paprekshmit nga pokciia.

Në çfarë aferash është përfshirë Olsi Rama dhe çfarë e rrezikon atë, duke e detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e krijuar për mbrojtjen nga goditja me armë zjarri?

Spektakli me makinat e blinduara është një flluskë e propagandës bajate të Edi Ramës. Edhe gjoja spektakli me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar po rezulton një dështim, sepse një kryeministër që ka përdorur paratë e krimit për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur pushtetin nuk mund të luftojë krimin.

Lufta e vërtetë kundër krimit të organizuar do të thotë që Edi Rama të presë vetë këmbët e karriges ku është ulur, por ai nuk ka vullnetin për ta bërë këtë.

E gjithë karriera e tij politike është bazuar tek trafikantët e drogës.

Për 17 vjet me rradhë, 11 vjet si kryear bashkie dhe 6 vjet si kryeministër, Edi Rama ka pastruar para me ta, duke u dhënë leje ndërtimi, koncesione tendera dhe pasuri publike.

Shqiptarët nuk e besojnë Edi Ramën! Ai është produkt i krimit dhe i korrupsionit. I vetmi kundravirus ndaj tij është vota e lirë, janë zgjedhjet e lira e të ndershme!

 

Read More