Blog

05 Shk
0

Ligji antiKÇK nuk zbatohet për miqtë dhe bashkëpunëtorët trafikantë droge të Olsi Ramës. Pasuria e Ermal Hoxhës, i dënuar për ngritjen e laboratorit të parë të kokainës në Shqipëri, nuk verifikohet nga policët e Ramës.

Ligji antiKÇK nuk zbatohet për miqtë dhe bashkëpunëtorët trafikantë droge të Olsi Ramës. Pasuria e Ermal Hoxhës, i dënuar për ngritjen e laboratorit të parë të kokainës në Shqipëri, nuk verifikohet nga policët e Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, FLAMUR NOKA

Edi Rama është i pafuqishëm për të luftuar krimin e organizuar, sepse ai është vetë krimi i organizuar. Me pasuritë e trafikantëve të drogës, Edi Rama ka lidhur pushtetin dhe pasurimin e paligjshëm të tij dhe të familjes së tij.

Në vend të show-t qesharak dhe turizmit policor nga një qytet në tjetrin, e ashtuquajtura Forca e Ligjit mund të bënte shumë punë në Tiranë me trafikantët e drogës në miqësi dhe në biznes me vëllanë e kryeministrit.

Pasuritë e Ermal Hoxhës, bashkëpunëtorit të Olsi Ramës për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, nuk duhet të mbeten të paprekshme.

Financieri i grupit të strukturuar kriminal, që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, ngriti laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri, nuk duhet të ketë mbrojtjen e Olsi Ramës nga ligji i Edi Ramës.

Fatkeqësisht, rastet si ky i Ermal Hoxhës, Saimir Tahirit apo Taulant Ballës me mikun e tij trafikant droge, që merr tendera publikë tregojnë sesa thellë e ka kriminalizuar Edi Rama politikën dhe vendimmarrjen.

Fatmirësisht, shqiptarët janë vetëdijësuar se ligji në duart e Edi Ramës është vetëm një mjet që i shërben pushtetit të tij dhe jo interesit publik.

Në çdo sondazh online, ku qytetarët votojnë të lirë, tregon mosbesimin e thellë të shqiptarëve tek kjo qeveri dhe tek ky kryeministër.

Shqiptarët e dinë se nuk ka asnjë shans që Edi Rama të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është produkti politik i parave të pista të krimit të organizuar.

Gjatë gjithë karrierës se tij politike, Edi Rama ka siguruar vota dhe para prej krimit të organizuar, duke u dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, koncesione, tendera dhe pasuri publike.
Për të luftuar krimin e organizuar, Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja propagandistike, që nuk zbatohen kurrë për miqtë, familjarët dhe klientët e kryeministrit. Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër që nuk është peng i krimit të organizuar.

Partia Demokratike është e vetmja forcë e madhe politike që mund ta sigurojë këtë. Ne kemi treguar se vullnetin për të goditur krimin dhe për të luftuar korrupsionin, dy armiqtë më të mëdhenj të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve.

Read More
04 Shk
0

Takimi me Ambasadoren Amerikane, Yuri Kim, Basha: E garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike

Takimi me Ambasadoren Amerikane, Yuri Kim, Basha: E garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike

Kënaqësi e veçantë të mirëpres Znj. Yuri Kim, Ambasadoren e SHBA, aleatit dhe partnerit tonë strategjik.
E urova Ambasadoren Kim për detyrën e re dhe e sigurova atë për bashkëpunim të plotë të opozitës në përmbushjen e të gjithë angazhimeve të vendit tonë me SHBA.
Ndava me të pikëpamjet për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe e garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë në krah të popullit shqiptar ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë historisë së marrdhënieve të shkëlyqera mes dy vendeve tona.

Read More
04 Shk
0

“Korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë”. Basha publikon takimin me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rruga për daljen nga kriza kalon nga vota e lirë e shqiptarëve

“Korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë”. Basha publikon takimin me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rruga për daljen nga kriza kalon nga vota e lirë e shqiptarëve

Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidenten e Dhomës së Rajoneve znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidentin e Dhomës së Autoriteteve lokale z. Xavier CADORET, dhe delegacionin që i shoqëronte, ju shpreha mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar përherë ndaj vendot tonë.

Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë.

Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt.

Read More
04 Shk
0

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha takon Presidentin e PE, David Sassoli

Basha publikon takimin me Presidentin e PE, David Sassoli: Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që hapja e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.

I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon!

Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës.

Read More
04 Shk
0

Edi Rama duhet ta lejojë policinë të shënjestrojë pasurinë e Saimir Tahirit. Ai e mbron ish-ministrin që kanabizoi vendin sepse ai e ka në dorë me gjithçka di për të. I ashtuquajturi ligj anti-KÇK, është një akt tjetër propagande për të mashtruar ata dhe ndërkombëtarët

Edi Rama duhet ta lejojë policinë të shënjestrojë pasurinë e Saimir Tahirit. Ai e mbron ish-ministrin që kanabizoi vendin sepse ai e ka në dorë me gjithçka di për të. I ashtuquajturi ligj anti-KÇK, është një akt tjetër propagande për të mashtruar ata dhe ndërkombëtarët

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇESHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA

Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është vetë krimi i organizuar.

Ai është trafikanti që mbolli Shqipërinë me kanabis dhe nuk u kap kurrë nga policia, është i dënuari që drejton trafikun nga burgu dhe merr tendera e koncesione nga qeveria e Ramës, është krimineli që blen vota dhe kërcënon votues për Edi Ramën pa u ndëshkuar nga ligji.

Pas Edmond Begos, mikut trafikant të Taulant Ballës, Saimir Tahiri është shembulli tjetër i dashtimit të Edi Ramës dhe i standardeve të dyfishta që përdor ai.

Në vend që të bëjë qesharake policinë e Shtetit me operacione të sajuara keq, Edi Rama duhet ta lejojë policinë e tij të vendosë në shënjestër pasurinë e Saimir Tahirit.

Ish ministri i tij i brendshëm, i cili ka hyrë në histori për kanabizimin e Shqipërisë, është një nga subjektet ideale të ligjit propagandistik të Edi Ramës.

Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge nga drejtësia, bën një jetë luksoze me rrogë shteti, hap biznese të reja, madje i sfidon të gjithë duke paguar 20 mijë dollarë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sondazhet tregojnë se shqiptarët nuk i besojnë Edi Ramës dhe e dinë se i ashtuquajturi ligj anti-KÇK, është një akt tjetër propagande për të mashtruar ata dhe ndërkombëtarët, të cilët i kërkojnë qeverisë luftë reale ndaj krimit të organizuar për të nisur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin e organizuar, pasi ai nuk e lejoi policinë të sekuestrojë pasurinë e trafikantit të drogës Edmond Bego, mik i kriminelit të rrezikshëm Aldo Bare dhe mik i numrit 2 të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Njësoj ka për të vepruar edhe me Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng megjithçka di për lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Edi Rama ka ndërmend të bëjë vetëm shoë me një grup policësh, të keqpërdorur dhe të tradhëtuar në këto 6 vjet prej paktit të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin e organizuar.

Read More
04 Shk
0

Partia Demokratike organizoi sot një marshim për ndërgjegjësimin qytetar në luftën kundër kancerit.

Partia Demokratike organizoi sot një marshim për ndërgjegjësimin qytetar në luftën kundër kancerit. Në Ditën Botërore Kundër Tumoreve, PD i bashkohet nismës së Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Me sloganin “E duam jetën, e duam veten”, përmes këtij marshimi, PD ka ngre zërin për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish, duke i vetëdijesuar dhe edukuar ata që të bëjnë kontrollet e duhura, si dhe duke i kërkuar qeverisë të bëjë investimet e duhura për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

 Pas sëmundjeve kardiovaskulare, kanceri është sëmundja e dytë që shkakton më shumë vdekje në Shqipëri. Janë mbi 7 mijë raste të reja në vit me një ritëm dramatik rritjeje  prej 12% në vit, ndërsa 50% e pacienteve u drejtohen spitaleve ne stade te avancuara të sëmundjes. Albana Vokshi theksoi se banorët e Tiranës janë më të rrezikuarit, pasi jetojnë në kryeqytetin më të ndotur të Europës dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për shëndetin.

DEKLARATE E ALBANA VOKSHIT, KRYETARE E LIDHJES DEMOKRATIKE TË GRUAS

Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Tumoreve. Partia Demokratike me këtë rast ka organizuar një marshim ndërgjegjësimi me moton “E duam jetën, e duam veten”, duke iu bashkëngjitur kështu fushatës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë me moton “I am and I will”.

Pse ky marshim sot?! Sepse shifrat në Shqipëri janë më shumë se alarmante, 20 raste të reja në ditë, të evidentuara vitin e kaluar me tumore ose 7 mijë raste të reja në një vit, duke përmendur këtu një shifër akoma më shumë frikësuese, që shërueshmëria e kësaj sëmundje në Shqipëri është vetëm 20-25%; në një kohë kur në Angli është 65-70% apo në Itali që është edhe vendi i parë në Europë shkon edhe 85-90% për lloje të ndryshme kanceri.

Në momentin që qeveria i ka braktisur qytetarët e saj, kur fondet janë vetëm gjysma e atyre që nevojiten për t’u kuruar, në mungesë të infrastrukturës, të pajisjeve, në një kohë kur qytetarët e Tiranës jetojnë në kryeqytetin më të ndotur të Europës apo një nga tre qytetet me të ndotura në Europë, kur miliona metra katror leje ndërtimi nga Erion Veliaj që e ka bërë mbytëse jetesën në Tiranë, ku ajrin e ka bërë helmues për qytetarët e Tiranës, që rrit kështu frikshëm edhe shifrat e sëmundshmërisë, Partia Demokratike ka vendosur të jetë përsëri në krah të qytetarëve.

Për Partinë Demokratike qytetarët janë të parët.

Për Partinë Demokratike jeta dhe shëndeti i qytetarëve është primare.

Ndaj ne jemi sot këtu dhe ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen në këtë marshim sensibilizues për të vetëdijesuar të gjithë qytetarët shqiptarë që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të bërë të gjitha ekzaminimet e duhura, në mënyrë që të parandalojnë këtë sëmundje.

Ndaj, ne jemi sot këtu për të bërë thirrje, për të ngritur zërin për çdo qytetar shqiptar, për çdo qytetar të Tiranës, që të reagojnë. Për t’i bërë thirrje çdo qytetari shqiptar që të dojë jetën, që të dojë familjen, që të dojë fëmijët e tij.

Faleminderit!

Read More
03 Shk
0

Edi Rama të nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me pasurinë e mikut të Taulant Ballës, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego. Ka marrë në mënyrë të paligjshme mbi 14 milionë euro tendera publikë.

Edi Rama të nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me pasurinë e mikut të Taulant Ballës, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego. Ka marrë në mënyrë të paligjshme mbi 14 milionë euro tendera publikë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Edi Rama paralajmëroi me bujë se sot do të niste goditja e madhe kundër krimit të organizuar, duke goditur pasuritë e paligjshme të tij. Asgjë nuk ka për të bërë përtej propagandës, sepse pushteti i Edi Ramës varet nga krimi i organizuar, nga trafikantët e dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nga vrasësit dhe kriminelët më të rrezikshëm të vendit, që blejnë dhe sigurojnë vota për pushtetin e tij.

Në qeverinë e Edi Ramës krimi u bë pjesë e politikës. Kriminelët u bënë deputetë, u bënë kryebashkiakë. Në rastet kur ata nuk hynë në politikë drejtpërsëdrejti, kriminelët krijuan lidhjet me pushtetin e Edi Ramës dhe u bënë biznesmenë të fuqishëm, duke marrë fonde publike nga tenderat korruptive të qeverisë së tij.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe pasurive të tij të paligjshme është emergjencë kombëtare, por kjo e Edi Ramës është vetëm propagandë dhe tallje me shqiptarët, në përpjekje për të të mbuluar bashkëqeverisjen e tij me krimin.

Nëse nuk do të ishte kështu, trafikanti ndërkombëtar i drogës Edmond Bego nuk do të kishte marrë nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës tendera, leje dhe licenca.

Që kur lidhi miqësi me Taulant Ballën, numrin 2 të Partisë Socialite, Edmond Bego ka marrë 14 milionë euro para publike, në shkelje të ligjit të prokurimit publik, i cili përjashton nga pjesëmarrja në tender personat e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Le ta nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me goditjen e trafikantëve të dënuar të drogës dhe pasurive të tyre të paligjshme, si Edmond Bego i Taulant Ballës, për të cilin, bashkë me Erion Veliajn, ndryshuan rrjedhën e lumit të Lanës, duke i hapur rrugën pastrimit të 60 milionë eurove.

Miku trafikant i Taulant Ballës është vetëm një shembull se Edi Rama, i kapur në flagrancë me krimin e organizuar, po bën makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes së tij me krimin dhe pasurimin e krimit me paratë e shqiptarëve.

Read More
01 Shk
0

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Akti normativ i qeverisë për krimin e organizuar është antikushtetues, nuk forcon luftën ndaj tij, ul standardin e goditjes ndaj krimit të organizuar dhe dublon kompetencat e SPAK-ut dhe BKH-së.

Nëse do të zbatohej, ligji antimafia në fuqi ka mekanizma më të fortë dhe më efikasë për luftën ndaj krimit të organizuar, përmes goditjes së pasurisë së tij, por akti normativ synon të zëvendësojë SPAK-un me Ardi Veliun.

Duke i dhënë policisë kompetencat që ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese 4 vjet më parë, ligji i ri i Edi Ramës krijon bazën për krjimin e modelit të shtetit policor, ku do të goditet banda që nuk bashkëpunon për t’i ruajtur dhe për t’i siguruar pushtetin në mënyrë të paligjshme.

Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është produkti politik i parave të pista të krimit të organizuar. Gjatë gjithë karrierës se tij politike, Edi Rama ka siguruar vota dhe para prej krimit të organizuar, duke u dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, koncesione, tendera dhe pasuri publike.

Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja për të luftuar krimin e organizuar. Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër që nuk është peng i krimit të organizuar. Partia Demokratike është e vetmja forcë e madhe politike që mund ta sigurojë këtë. Ne kemi vullnetin për të goditur krimin dhe për të luftuar korrupsionin, që po zbras çdo ditë Shqipërinë.

Read More
31 Jan
0

Erion Veliaj shkatërron Tregun Elektrik duke dhunuar tregtarët dhe me dhunë policore prish banesat e dhjetëra banorëve te Medreseja. Kryetari i emëruar i bashkisë Tiranë rrëmben pasuritë publike e private për t’jua dhënë klientëve të tij

Erion Veliaj shkatërron Tregun Elektrik duke dhunuar tregtarët dhe me dhunë policore prish banesat e dhjetëra banorëve te Medreseja. Kryetari i emëruar i bashkisë Tiranë rrëmben pasuritë publike e private për t’jua dhënë klientëve të tij

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

Jemi këtu, në emër të Partisë Demokratike për të denoncuar dhunën e ushtruar dhe pashpirtësinë e ushtruar nga kryetari i Bashkisë Tiranë dhe Bashkia e Tiranës me tregtarët e Tregut Elektrik në rrugën “Mihal Grameno”.

Është një treg prej 20 vitesh këtu. Nëse do të tregonim historinë, është një treg i transferuar këtu kur ishte kryetar bashkie Edi Rama në vitin 2000, nga “21 Dhjetori”. U transferua për shkak se atje bëhej një kullë, në atë zonë bëhej kulla e radhës e lejuar nga Edi Rama kryetar i Bashkisë. U transferua në këtë sheshin këtu ku u bë përsëri një pallat tjetër dhe nga ky pallat u transferua në këtë shesh. Pra, në 19-20 vite ky treg funksionon këtu, tashmë të gjithë qytetarët e Tiranës por edhe qytetarë të tjerë e dinë rëndësinë e këtij tregu.

Ka qenë një njësi ekonomike e qëndrueshme, një ndihmë për shërbimin publik por edhe për familjet e këtyre tregtarëve. Janë me qindra tregtarë që këtu kanë shitur çdo ditë në 20 vite; kanë mbajtur familjet e tyre; kanë shkolluar familjet e tyre; kanë mbajtur ekonominë familjare dhe sot kanë dalë në rrugë.
Nuk u është njoftuar asnjë vendim, asnjë akt administrativ ku do të transferohen. Nuk janë njoftuar paraprakisht, në mënyrë krejt të dhunshme, pa njoftim paraprak, pa transparencën e duhur nga Bashkia e Tiranës.

Tregtarët sot janë në rrugë, kanë miliona mall që nuk kanë ku t’i lënë, i kanë hedhur në rrugë, është dëmtuar malli i tyre, djersa e tyre. Dhe ky treg mbyllet vetëm për një shkak sepse do t’i shërbehet, do t’i vihet në dispozicion oligarkut të radhës, të enturazhit të Erion Velisë me shokë.
Është i dhunshëm veprimi i Erion Velisë si kryetar i bashkisë me qytetarët e vet. Kjo dhunë është e çuditshme që shtohet sidomos pas datës 30 qershor. Ne të gjithë e dimë që qytetarët e Tiranës nuk e kanë besuar si kryetar bashkie Erion Velinë dhe kjo është ajo çfarë ua përkthen në dhunë dhe në pashpirtësi.

Mos harrojmë, dhuna brenda dy ditëve, kjo dhunë e ushtruar dhe mbyllja e Tregut Elektrik, nxjerrja e tregtarëve në rrugë, mbyllja e ekonomive familjare dhe shkatërrimi i ekonomive të tyre familjare dhe e njëjta dhunë në këto çaste që ne po flasim po ushtrohet po nga Policia Bashkiake, po nga kryetarë Bashkie, po për një qëllim të vetëm, ndërtimin e një kulle tjetër.

Tek Medreseja ku disa banorëve, iu janë prishur banesat e tyre dhe pa asnjë shpjegim, siç kanë deklaruar vetë qytetarët, aty është një proces gjyqësor që nuk është i mbyllur, nuk ka marrë formë të prerë vendimi gjyqësor dhe duhej të pritej, duhet të sqarohen qytetarët.

Kjo dhunë e ushtruar ndaj gjithë qytetarëve, në target grupe të ndryshme për t’iu vënë në shërbim trojet e fundit në shërbim të oligarkisë dhe të kryetarit të bashkisë dhe të enturazhit të këtyre pushtetarëve, natyrisht është e dënueshme dhe qytetarët e Tiranës nuk do t’ia falin.

Read More
30 Jan
0

Alarmi nga Sukthi, “njerëzit po kthehen në shtëpitë e dëmtuara”, Basha tregon zgjidhjen: Me 10 milionë euro në muaj pagesa për oligarkët, sistemohen të gjithë famijet.

Alarmi nga Sukthi, “njerëzit po kthehen në shtëpitë e dëmtuara”, Basha tregon zgjidhjen: Me 10 milionë euro në muaj pagesa për oligarkët, sistemohen të gjithë famijet.

 

Kryetari Basha u takua me banorë të Sukthit, të cilët denoncuan autoritetet se i kanë nxitur të hyjnë në pallatë të pasigurta, për të cilat akoma nuk ka vlerësim për sigurinë e tyre. “Tre – katër ditë pas tërmetit kanë ardhur vetëm dy inxhinierë grekë të cilët thanë se duhet të vijnë specialistë me aparatura, të kontrollojnë pallatet. Na kanë venë vetëm nga një kryq të verdhë, që të mos hyjmë brenda.”- tha një banor I revotluar, duke treguar edhe disa dikumenta të bashkisë. ‘Shumë nga ne kanë hyrë, se nuk kemi marrë as bonus, nuk kemi ku shkojmë- tha një tjetër. “Po paguajmë taksa çdo muaj, pse të mos vijnë e të na thonë a banohet këtu. “ “Shteti nuk ekziston për në. Vetëm opozita ka ardhur. Shtëpitë na janë bërë copë. Ne duam të dimë vetëm a është e banueshme shtëpia. Shkojmë tek bashkia dhe na përcjellin “Ik se do të vijmë”. – tha një kryefamiljare. “Na kanë harruar fare a jemi njerëz a s’jemi – u shpreh një banor- Kaluan dy muaj dhe asnjeri nuk vjen. Jemi me fëmijë të vegjël, siç e sheh vetë, jemi jashtë, Shkuam në hotele, na nxorën. Bonus qeraje s’kam marrë akoma,

Kreu i opozitës vuri në dukje se për të mbrojtur milionat e oligarkëve, qeveria e Edi Ramës ka vënë në rrezik jetën e mijëra familjeve të lënë në me stë katër rrugëve.

“Vlerësim dëmesh nuk ka. Bonus qeraje shumica thotë se nuk kemi marrë. Më e keqja, më e tmerrshmja është kthimi i tyre në shtëpi. Larg qoftë,po ndodhi jë tërmet i fortë, përsëritet Thumana. Ky është krim shtetëror. Ata e humbën jetën prej shtetit, sepse u futën në pallate të dëmtuara, pasi shteti nuk u kujdes për ta. Kam ardhur t’ju them se kjo është situatë kriminale dhe nuk duhet ta pranojmë, dhe nuk duhet ta pranoni as ju më. Kjo neglizhencë ka vetëm një emër, korrupsion. Gjithçka lidhet me korrupsionin, sepse po t’i merrnin paratë e oligarkëve nuk kishin nevojë të prisnin as për donacione, as për konferencë donatorësh. Po të mërrnin ato 10 milionë euro në muaj që ua japin oligarkëve, do të kishin sistemuar të gjithë familjet e goditura.” – u shpreh zoti Basha.

Në Sukth njëri prej banorëve zbuloi edhe një abuzim tjetër me banorët e pallateve të pabanueshme. “Vazhdojmë faturohemi për ujin dhe dritat, megjithëse nuk jemi në shtëpi. Gjithë muajin dhjetor nuk kam qenë në shtëpi, më kanë ardhur 85 mijë lekë drita.”

Read More