Blog

19 Jan
0

Bien maskat për Erion Veliajn, mencat sociale mjet propagande, jo në ndihmë të njerëzve në nevojë.

  • Bien maskat për Erion Veliajn, mencat sociale mjet propagande, jo në ndihmë të njerëzve në nevojë. Refuzohet ushqimi për të pastrehët pa ngritur më parë një komision verifikimi dhe pa dorëzuar shumë dokumenta.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI 

Erion Veliaj është kryebashkiaku mashtrues dhe me dy fytyra i Tiranës. Njërën fytyrë e ka për propagandën e shtrenjtë në ekrane, fytyra tjetër është ajo më pranë të vërtetës,  shpërfillja e më të pamundurve deri në refuzimin e një pjate supë.

Emisioni invetigativ “Boom” i ka hequr maskën e bamirësit Erion Veliajt, i cili pati deklaruar se “në një qytet solidar askush nuk do të ngryset pa një pjatë të ngrohtë.”. Është e gjitha propagandë! Dyert e qytetit nuk janë të hapura për qytetarët e vet më në nevojë, nëse ata nuk kanë dorëzuar më parë një mal me dokumenta në shkëmbim të nëj pjate supë.

Faktet e ofruara nga emisioni investigativ “Boom” janë të pakundërshtueshme. Ju ftoj ta ndjekim me zëdhe figurë këtë mashtrim të pacipë të Erion Veliajt.

Të sigurosh një pjatë në mencat sociale të Erion Veliajt është më e vështirë dhe ka më shumë burokraci sesa të gjesh një punë.

Në rrugët e Tiranës në këto ditë të ftohta dimri gjen plot njerëz që enden rrugëve, të pamundur për t’u ushqyer apo për të siguruar një çati ku të shmangin të ftohtin. Ata i duhen kryemashtruesit të Tiranës vetëm për festa, që të verë përparësen, të marrë garuzhden, e të shesë një realitet të rremë, kur, në të vërtetë, pjatën e ngrohtë e pengon një mal me burokraci.

A mund të presë uria, nevoja për ushqim, kohën për të plotësuar dokumentacionin? A mundet një njeri që troket për të kërkuar një pjatë supë, të gënjejë për gjëndjen e tij, ndërsa punonjësja nuk i ofron ushqimin dhe kërkon të investigojë më tej për të përmes një komisioni!

Dikush që troket për t’u ushqyer në një mencë sociale do të thotë se ka prekur fundin dhe vendimi më i njerëzishëm është të mos refuzohet.

Banorët e Tiranës duhet ta mbajnë mend mirë këtë trajtim johuman të atyre që vuajnë për një copë bukë në kuptimin e parë të fjalës. Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Veliajt, fytyra e zezë e një kryemashtruesit të pashpirt që kujdeset vetëm për t’i dhënë leje ndërtimi trafikantëve të drogës, klientëve të vet dhe të  Edi Ramës.

Read More
18 Jan
0

·         Vëllai i shefit të policisë, pjesë e dosjes 184, në krye të trafikut të drogës, provë e qartë se Edi Rama mbështet krimin për të vjedhur zgjedhjet

·         Vëllai i shefit të policisë, pjesë e dosjes 184, në krye të trafikut të drogës, provë e qartë se Edi Rama mbështet krimin për të vjedhur zgjedhjet

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Arrestimi i përsëritur për trafik droge i Pajtim Agës së dosjes 184, përveçse dëshmon përshkallëzimin e fenomenit kriminal, konfirmon se krimi, trafiku i drogës dhe liria për të vepruar e kontingjentit kriminal ka mbështetjen e shtetit, të qeverise dhe policisë.

Kur krimi lidhjet me zgjedhjet, ai ka mbështetjen direkte të Edi Ramës.

Pajtim Aga, i arrestuari për trafik droge është vëllai i Robert Agës, drejtorit famëkeq të policisë së Dibrës në vitin 2016, i cili del në përgjimet e publikuara nga BILD si “ushtari i bindur” i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ky është shefi i policisë që garantoi mbjelljen e Dibrës me hashash prej të vëllait, tani të arrestuar, i njëjti shef policie që terrorizoi qytetarët e Dibrës për të vjedhur votat e tyre, bashkë me Bablokun e krimit Edi Rama, Damian Gjiknuri, Sajmir Tahiri, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu e të tjerë.

E gjith kjo bandë vjedhësish votash, arriti që nën përdorimin e parasë, terrorit policor dhe administratës, të vidhnin votat e dibranëve. I madh e i vogël brenda e jashtë Shqipërisë janë njohur me bëmat e kësaj bande qeveritare, nga Zëri i Amerikës, nga Bild-i gjerman e media të tjera botërore.

I arrestuari recitivist për trafik droge dhe vëllai i tij shef policie në Dibër janë ekzekutues të realizimit të planit për vjedhjen e zgjedhjeve, për të cilin interesohej vetë Babloku Edi Rama.

Robert Aga ishte ai që merrte garanci nga kryeministri dhe ministri i brendshëm, që “të mos e çante kokën” për asgjë, mjaftonte që gostia e bandës qeveritare, me votat e vjedhura, të shantazhuara, të terrorizuara, të blera me paratë e drogës e kanabisit, të kënaqte babëzinë për pushtet dhe para të bandës qeveritare me në krye Bablokun.

Bildi gjerman tregoi fare qartë, ne shqip, anglisht dhe gjermanisht, batërdinë me zgjedhjet e Dibrës 2016, që ishin paradhoma e zgjedhjeve të vitit 2017.

Zëri i Amerikës konfirmoi terrorin mbi administratën deri në kupolën e qeverisë. Por në vend që hajdutët të ndëshkoheshin, Robert Aga u shpërblye me gradim në detyrë dhe i vëllai vazhdoi trafikun e drogës.

Nuk ka provë më të qarte, e më të freskët se kjo ngjarje për t’i kujtuar kujtdo brenda vendit e deri në Bruksel, Berlin e Paris, se plani i vetëm i Edi Ramës për zgjedhjet në Shqipëri është bashkëpunimi gjithnjë e më i fortë, gjithnjë e më i qëndrueshëm, me bandat e krimit dhe bosët e trafikut.

Kjo është një provë e freskët për Prokurorinë, veçanërisht për SPAK-un, se çështjet e korrupsionit të lidhura me krimin elektoral të blerjes së votave i ka përpara syve.

Mjafton që SPAK- u të ketë vullnet për të çuar para drejtësisë që nga trafikantët e rëndomtë të drogës që kanë vjedhur zgjedhjet, si Robert dhe Pajtim Aga, deri tek porositësit e masakrës së zgjedhjeve në Dibër Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri.

Read More
18 Jan
0

“Dosja 184 duhet të transferohet në SPAK”, PD: të hetohet për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër grupi instruktuar kriminal i drejtuar nga Edi Rama dhe Damian Gjiknuri

“Dosja 184 duhet të transferohet në SPAK”, PD: të hetohet për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër grupi instruktuar kriminal i drejtuar nga Edi Rama dhe Damian Gjiknuri

Partia Demokratike i kërkoi informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, dosje e cila u transferua atje nga Krimet e Rënda pak kohë përpara ngritjes së SPAK. Nëpërmjet një letre, PD shpreh bindjen se kjo dosje duhet t’i transferohet SPAK-ut, duke qenë se atje është i faktuar bashkëpunimi në një grup të struktuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe disa personazhë të tjerë që u emëruan kryebashkiakë si Dionis Imeraj, Valbona Sako apo Agron Malaj.

“Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoo përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e struktuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për Prokurorinë e Dibrës.

Sipas logjit, duke qenë në cilësinë e kallëzuesit, PD ka të drejtë të marrë çdo informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve, por në leter theksohet fakti se ky informacion mungon. Bazuar mbi të drejtën që i jep ligji, PD i ka drejtuar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, e cila e mban prej 6 muajsh dosjen 184.

1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal 184/2016

2. Informacion nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskopetencën dhe nëse aktet i kanë kaluar SPAK

3. Njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani.

Read More
18 Jan
0

· Raporti i Bankës Botërore nxjerr zbuluar mashtrimin e  Ramës me energjinë elektrike: 43% e kompanive e identifikojnë si pengese për të bërë biznes

· Raporti i Bankës Botërore nxjerr zbuluar mashtrimin e  Ramës me energjinë elektrike: 43% e kompanive e identifikojnë si pengese për të bërë biznes

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENO BOZDO

 

Kjo periudhe thatësirë po u fakton shqiptareve se ashtuquajtura reforme e suksesshme ne sektorin e energjisë elektrike nuk është veçse një mashtrim dhe prodhim i propagandës së qeverisë së Edi Ramës.

Ndërprerjeve te shpeshta të energjisë elektrike ne muajt e fundit në të gjithë Shqipërinë, furnizimit me tension të ulet jashtë parametrave teknike, numrit shumë të lartë të defekteve si pasojë e mungesës së investimeve të duhura në rrjet, u shtohet edhe një fakt tjetër i rëndë, i pohuar zyrtarisht nga vetë OSHEE: humbja financiare e kompanisë këtë vit është 64 milionë euro.

Të dhënat tregojnë se jo vetëm reforma nuk ka pasur, por që sektori është ne kolaps për shkak të korrupsionit partiak, përfitimeve dhe klientelizmit të shfrenuar.

Këtë nuk e thotë vetëm opozita. Raporti i Bankës Botërore mbi Anketimin e Ndërmarrjeve ka nxjerrë tërësisht zbuluar krizën e sektorit energjetik ne Shqipëri.

Problematika e rëndë e furnizimit me energji elektrike  si dhe kosto e madhe që paguajnë qytetarët dhe bizneset në Shqipëri, në formën e tarifave të larta të blerjes së energjisë elektrike, por edhe në formën e mos furnizimit me sasinë dhe cilësinë e duhur, del qartë nga Raporti i Bankës Botërore.

• 43% e kompanive shqiptare e identifikojnë energjinë elektrike si problem kryesor dhe thelbësor për te bere biznes ne Shqipëri. Kjo shifër ne vitin 2013 ishte vetëm 20%;

• 18.6 ditë duhen mesatarisht në Shqipëri për një biznes për t’u lidhur ne rrjet, nga 10,2 dite qe kërkoheshin në vitin 2013

• 58,7% e kompanive shqiptare deklarojnë se u ndërpritet energjia elektrike në mënyre periodike. Kjo shifër është 4.3% më e lartë se në vitin 2013

• Afro gjysma e kompanive Shqiptare (49.4%) deklarojnë se mbajnë dhe përdorin një gjenerator;

Studimi tregon se kompanitë shqiptare humbasin rreth 2% të produktit te tyre për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe dëmtimit të procesit të prodhimit. Në terma financiare, kjo shifër është rreth 180 milionë euro në vit, shifër kjo shumë e madhe që përfaqëson koston të drejtpërdrejtë për biznesin. Për këtë askush nuk mban përgjegjësi.  Ashtu siç nuk mbahet asnjë përgjegjësi për dëmtimet e pajisjeve elektroshtepiake që i ndodhin konsumatorit familjar.

Shifrat tregojnë qartë se jo vetëm që klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar rëndë, por edhe se sektori i energjisë elektrike, pavarësisht propagandës së qeverisë, ndodhet realisht në kolaps

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, çmimi i furnizimit me energji elektrike u rrit ndjeshëm për  familjet dhe biznesin, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet e para me çmimin më të lartë të energjisë në  rajon dhe Europë, duke ia kaluar edhe vendeve të zhvilluara si Franca, Holanda, Suedia apo Anglia.

Faktet tregojnë se paratë që arkëtohen edhe me forcë nga OSHEE nuk i kthehen mbrapsht konsumatorit me investimet e duhura, por mbushin xhepat e miqve dhe klientëve të Edi Ramës.

Reforma e vërtetë në sektorin e energjisë është jetike!

Në mbështetje të biznesit, ne do të mundësojmë uljen me të paktën 20% te çmimit të energjisë elektrike për biznesin e vogël dhe do ta ulim atë ndjeshëm edhe për familjet.

Asnjë shqiptar i pamundur nuk do të burgoset më për energjinë. Asnjë shqiptar nuk do të humbë më jetën sepse është në pamundësi ekonomike. Asnjë fëmijë nuk do të ngelet më jetim, sepse prindi nuk ka mundësi të paguajë energjinë. Asnjë biznes nuk do ta identifikojë më energjinë si problem kryesor në sipërmarrjen e tij.

Transparenca e parave të mbledhura nga paguesit e energjisë elektrike do të jetë maksimale.

Shqiptarët do ta dinë me qartësi se ku shkojnë paratë e tyre, sesi ato investohen në të mirë të sektorit dhe jo tek xhepat e kryeministrit dhe miqve të tij. Ata që kanë abuzuar dhe kanë vjedhur këto para, do të mbajnë te gjithë përgjegjësi përpara ligjit.

Read More
17 Jan
0

Bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të rrezikshëm po lirohen me dijeninë e Edi Ramës.

  • Bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të rrezikshëm po lirohen me dijeninë e Edi Ramës.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Vendimi i Edi Ramës për të shpëtuar nga burgu kriminelët më të rrezikshëm të vendit, janë dëshmia më e rëndë e bashkëqeverisjes së tij me krimin.

Teatri i marionetave të Ramës, në rolin se qeveria nuk di çfarë bëjnë drejtorët e saj apo gjyqtarët e kontrolluar prej saj,është tallje e ulët  me inteligjencën e qytetarëve shqiptarë.

Askush nuk ka dyshimin më të vogël se lirimi nga burgu i bosëve të krimit të organizuar dhe vrasësve më të rrezikshëm është bërë me dijeninë e Edi Ramës.

Shkarkimi i drejtorëve, procedimet e gjyqtarëve apo prokurorëve nuk e zhbëjnë dot faktin se bosët e krimit të organizuar janë jashtë burgut.

Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune.

Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga burgu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me krimin e organizuar.

Njeriu që mbushi Parlamentin, bashkitë dhe administratën publike, me kriminelë apo përfaqësues të emëruar nga krimi i organizuar, sot po përdor pushtetin e tij mbi drejtësinë për lirimin e bosëve të krimit të organizuar.

Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit.

Ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t’u përmendin emrat bosëve të krimit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre.

Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?

Teatri me deklarata të pavlera, pasi kriminelët ndihmohen të dalin nga burgu, duhet të marrë fund!

Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kriminalizuar i Edi Ramës.

E vetmja garanci që Shqipëria të çlirohet nga krimi i organizuar dhe bosët e tij të burgosen, është largimi i Edi Ramës!

Read More
17 Jan
0

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë del me humbje, shqiptarët paguajnë fatura më të shtrenjta, por klientët dhe miqtë e Ramës pasurohen me miliona euro në vit nga kompania me humbje.

  • Operatori i Shpërndarjes së Energjisë del me humbje, shqiptarët paguajnë fatura më të shtrenjta, por klientët dhe miqtë e Ramës pasurohen me miliona euro në vit nga kompania me humbje. 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I BURIMEVE NJERËZORE, ERVIN MINAROLLI

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni. Humbja dramatike e kaq shumë parave ndodh, kur shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

64 milionë eurot që i mungojnë arkës së Operatorit të Energjisë Elektrike janë para të futura në xhepat e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, duke blerë energji me çmim më të lartë se tregu, apo duke përdorur paratë poblike për të mbushur xhepat e klientëve të vet, në dëm të financave të kompanisë.

Vitin e kaluar, kompania që përdoret si bankomat nga Edi Rama dhe Vangjush Dako, ka tenderuar rreth 75 milionë euro. Shumica e tyre dërrmuese janë pa garë, më 1 kompani kliente të qeverisë së Edi Ramës, që zhvasin vazhdimisht paratë e shqiptarëve, duke fituar me ofertën më të lartë.

Nuk ka oligark, klient apo shërbëtor politik të Ramës që nuk ka zhvatur para nga tenderat e fryrë të OSHEE-së. Në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur.

Përfitues të miliona eurove në mënyrë të përsëritur nga partia e babëzisë janë miqtë dhe klientët e Edi Ramës, Papuli, Kastrati, Fusha, Gentian Sula i koncesionit të pompave të naftës, Anri Sala i ekspozitave të Edi Ramës apo   kompania që merret me imazhin propagandistik të Ramës dhe Veliajt, DixhiPrint Al.

Nga gropa e korrupsionit të OSHEE-së ka përfituar edhe vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Klement Balili. Në vend që të hetohej sipas ligjit antimafia për pasuritë e tij, Bashkim Balili merr tendera nga qeveria e Edi Ramës.

Vetëm në një vit, klientët e kryeministrit të partisë së babëzisë kanë zhvatur nga kompania që ka dalë me humbje, rreth 11.4 milionë euro duke dhënë makina me qera, duke shitur lule, karburant, policë privatë dhe propagandë.

Kjo faturë duhet mbajtur mend mirë, kur secili prej jush, të dashur qytetarë, të shohë faturën e shtrenjtë të energjisë dhe të kujtohet se paratë tuaja po i grabisin një grusht njerëzish, që mbajnë pushtetin me vota të vjedhura dhe të blera nga gropa e zezë e korrupsionit dhe e krimit.

Read More
17 Jan
0

“Kush e ka rradhën”, Gazment Bardhi publikon hartën e kryebashkiakëve me të kaluar kriminale: Rama përgjegjës kryesor.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM, GAZMENT BARDHI

 

Kush është i rradhës?

 

Edi Rama nuk mund të fshihet pas përgjegjësisë ligjore personale të 5 kryebashkiakëve ilegjitimë të emëruar prej tij, Valdrin Pjetrit të Shkodrës, Agim Kajmakut të Vorës, Mark Babanit të Vaut të Dejës, Qerim Ismailajt të Mallakastrës apo Agron Malajt të Matit.

 

Edi Rama ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen dhe promovimin e tyre dhe duhet të mbajë përgjegjësi për kriminalizimin e qeverisjes vendore. Ai është arkitekti i promovimit të krimit në politikë dhe ndërtimit të modelit kriminal të bashkëqeverisjes me krimin e organizuar, që ka demotivuar të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi dhe po i detyon të largohen nga vendi.

 

Edi Rama duhet të japë llogari:

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Shkodër, përzgjodhi dhe kandidoi një trafikant droge?
– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vorë, përzgjodhi dhe kandidoi një fallsifikator?
– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vaun e Dejës, përzgjodhi dhe kandidoi një hajdut?
– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mallakastër, përzgjodhi dhe kandidoi një dhunues?
– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mat, përzgjodhi dhe kandidoi një vrasës?

 

Shqiptarët e kanë kuptuar se të bësh karrierë në qeverisjen e Edi Ramës duhet të jesh i certifikuar në trafik droge, fallsifikim, vjedhje, dhunë apo vrasje! Ky është ekipi dhe modeli qeverisës i Edi Ramës!

 

Read More
16 Jan
0

Nis punë Reforma Zgjedhore jashtë Parlamentit, Bylykbashi: Nisim me prioritetet e OSBE/ODIHR, nuk përjashtohet asnjë çështje. 

Sapo u konstituua Këshilli Politik sipas dokumentit të kompromisit për fillimin e refomës zgjedhore, dokument i cili përcakton procedurën në çfarë mënyre do të ecë kjo reformë zgjedhore, e cila duhet të mbyllet brenda 15 marsit. Ky Këshill autorizon përfaqësuesit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus. Ky konsensus duhet të qendrojë deri në momentin e miratimit, siç është dakortësuar në dokumentin e kompromisit dhe ajo që ne bëmë të ditur, qendrimin e opozitës së bashkuar, i cili do të bëhet publik është prioriteti i çështjeve, që pëpruthet 100% me prioritetet që përcakton OSBE/ODIHR:

lufta kundër shitblerjes së votës

presioni mbi zgjedhësit

presioni mbi zgjedhësit, që janë punonjës të administratës

abuzimi me burimet shtetërore

manipulimi i listave

keqpërdorimi i policisë së shtetit

cënimi i sekretit të votës

cënimi i lirisë së votës

Këto janë ato çështje që reforma do t’i trajtojë me prioritet dhe, sigurisht të trajtojë të gjitha çështjet e tjera pa asnjë përjashtim, duke patur parasysh arritjen e rekomandimeve dhe standardeve të OSBE/ODIHR-it.

Ky dokument do t’ju bëhet publik dhe besoj që nga ky moment detyra  e përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve është të ecin shpejt me hartimin e reformës brenda një periudhe sa më të shkurtër, brenda 15 marsit.

Pyetje: Zoti Bylykbashki do të pranoni që kjo reformë të miratohet nga një kuvend që ju e quani ilegjiti dhe për të cilin keni protestuar?

Oerd Bylykbashi: Unë nuk kam çtë shtoj asgjë nga dokumenti i kompromisit. Aty bëhet shumë e qartë – Kuvendi i Shqipërisë duhet ta miratojë atë që do të dalë me consensus, pa asnjë ndryshim.

Read More
16 Jan
0

Basha në mbështetje të axhendës europiane të vendit: Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë njeri i besueshëm për të zbatuar një reformë zgjedhore apo për të mbikqyrur një proces të lirë zgjedhor.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME KOMISIONERIN PËR ZGJERIM Z.OLIVÉR VÁRHELY.

Ne jemi të vendosur t’i japim fund krizës politike dhe do të bëjmë gjithçka, do të ndërmarrim çdo hap me çfarëdo kosto për të mos vonuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe legjitimitetin e institucioneve, si rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike.

Mirëpres sensin e realizmit që do t’i kontribuojë kredibilitetit, besueshmërisë së procesit të anëtarësimit dhe po kështu shpreha mbështetjen në emër të opozitës së bashkuar për axhendën e integrimit europian të vendit, për të cilën siç e dini fare mirë kemi bërë gjithçka, jo vetëm para tetorit por edhe gjatë vitet të kaluar dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka.

Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të 9 kushteve të Bundestagut. Në këto 9 kushte opozita ka rolin e vet në vetëm 1 kusht, për të cilin ka insistuar prej 4 muajsh dhe, më në fund, prej ditës së sotme ka nisur një proces, të cilit i uroj sukses, por është akoma herët për të parë, nëse do të kemi vullnet dhe nga pala tjetër. E gjithë pjesa tjetër është detyrë e qeverisë.

Ndaj, në këtë kuadër, jam i lumtur që me Komisionerin e ri për Zgjerimin patëm mundësinë të flasim drejtpërdrejt dhe të mirëkuptohemi për prioritetet kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Pyetje: Zoti Basha, kjo do të thotë që ju jeni i gatshëm të shkoni në zgjedhje edhe me Edi Ramën si kryeministër?

Lulzim Basha: Kjo do të thotë atë që kemi thënë prej fillimit. Opozita e Bashkuar beson se jo vetëm rregullat e shkruara, por zbatimi i këtyre rregullave ka rëndësi. Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë njeri i besueshëm për të zbatuar një reformë zgjedhore apo për të mbikqyrur një proces të lirë zgjedhor. Qendrimi ynë është i pandryshueshëm. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.

Pyetje: Sa mund të funksionojë tryeza për reformën zgjedhore, duke qenë se kishte pakënaqësi ndaj zotit Damian Gjknuri dhe a ishit të detyruar vetëm nga ndërkombëtarët ju si parti opozitare, që u ulët në këtë lloj tryeze?

Lulzim Basha: E keni keqkuptuar. Detyroi maxhorancën të pranojë ta nxjerrë procesin nga parlamenti ilegjitim i damianëve, imerëve, avdylajve dhe të pranojë që reforma të kalojë vetëm me konsensusin e opozitës së bashkuar dhe jo me rrotaxhilet e krimit dhe paterciat e tyre në pseudoparlament. Kjo është e para. E dyta, se pse Edi Rama vendos ta ndjekë këtë proces me dikë që duhet të ishte në burg për shitblerje votash është një pyetje për Edi Ramën jo për Lulzim Bashën. Drejtojani këtë pyetje Edi Ramës, po patët shansin, se, zakonisht, ai ka vetëm kamerat e ERTV-së me vete.

Read More
16 Jan
0

PD: T’i hiqet mandati menjëherë Kryebashkiakut të Matit. Është i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndalohet nga dekriminalizimi, edhe kur vepra penale deklarohet nga i denuari.

 

  • PD: T’i hiqet mandati menjëherë Kryebashkiakut të Matit. Është i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndalohet nga dekriminalizimi, edhe kur vepra penale deklarohet nga i denuari.

 

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

 

Të dashur bashkëqytetarë,

 

Sot Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit.

 

Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik.

 

Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik.

 

Ky është rasti i pestë pas atij të Shkodrës, Vorës, vaut të Dejës dhe Mallakastrës, që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin.

 

Ky është vendimi i Gjykatës që konfirmon dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë të Agron Malajt, të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Matit.

 

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj.

 

Sot është koha që ligji të veprojë, dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Agron Malajt, Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetit, Agim Kajmakut apo Mark Babanit por të dalë dhe të marrë përgjegjësi dhe t’u shpjegojë qytetarëve shqiptarë se përse alternativa e tij e vetme është krimi.

 

Përse kandidon në bashkitë bastion të Partisë Demokratike individë me të shkuar kriminale, përse tenton të fusë në politikë individë me të shkuar kriminale.

 

vendim denimi Agron Malaj

shkrese PP Agron Malaj

Read More