Deklarata e fortë e zv. Sekretarit të PPE, Christian Kremer: Krimi i organizuar në Shqipëri ushqehet nga politika. PPE mbështet programin e PD
I ftuar për të dytin vit rradhazi në Akademinë Politike të FRPD, Christian Kremer, zv/sekretar i Pergjithshëm i Unionit të Partive Popullore Europianeë ka vënë gishtin mbi plagën e krizës politike në Shqipëri që sipas tij është lidhja e krimi të organizuar me politikën.
Gjatë fjalës së tij në Tiranë, Kremer tha se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika.
“Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjta, sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politika, largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike. Megjithëse këto kanë qenë probleme madhore, kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartë, BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median”, – deklaroi Kremerë duke apeluar BE-në të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.
Zv.sekretari i PPE preku edhe çeshtjen e hapjes së negociatave, duke garantuar mbështetjen e plotë të organizatës më të madhe politike në Europë.
“Me lejoni të them diçka në lidhje me pranimin në Bashkimin Europian. Lista e gjatë e problemeve të pazgjidhura nga kjo qeveri nuk ka ndihmuar në diskutimet tona në Brukselë por qëndrimi i PPE është dhe ka qenë shumë i qartë. Megjithëse ka shumë probleme, ne e konsiderojmë një gabim të madh historik mos nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bashkimi Europian nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor dhe pa Shqipërinë. Ju mund të mbështetni në solidaritetin tonë edhe në muajt në vijimë kur të trajtohet çështja e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian”, – tha Kremer.
Duke folur në emër të Unionit të djathtë europianë Kremer garantoi mbështetje totale për programin e Partisë Demokratike.
“PPE mbështet plotësisht propozimet PD për të zhvilluar ekonominë, për të krijuar vende pune dhe për të sjellë prosperitet ekonomik në mënyrë që ju si brez i ri të keni prosperitet në të ardhmen”, – deklaroi zv.sekretari i PPE.
Zv.sekretar i Pergjithshem i Unionit të Partive Popullore Europianeë Christina Kremer, në krye të fjalës së tij shprehu dhimbjen dhe solidaritetin për viktimat dhe të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Apeli ndaj të rinjve i Ish-Kryeministrit Sali Berisha: Të ngrihemi fuqishëm. Emergjent një mision faktbledhës i PPE për ngjarjet që ndodhin në Shqipëri. Tërmeti një fatkeqesi natyrore, Edi Rama fatkeqësi kombëtare.
Ish-Kryeminisri Sali Berisha i ftuar në Akademinë Politike të FRPD iu referua neglizhencës totale që qeveria po tregon në menaxhimin e situatës pas tërmetit me banorët e demtuar. Z. Berisha publikoi shifrën që qeveria ka akorduar për këë situatë dramatike, prej 60 mijë eurosh, një vlere qesharake, pasi fondi është përdorur vetëm për luks qeveritar.
Z. Berisha kërkoi nga Partia Popullore Europiane të sjellë deputetët e tyre në një mision faktmbledhës duke e konsideruar këtë emergjencë dhe shumë të rëndësishme për Shqipërinë si një vend ku zhvillimet shkojne jashtë ccdo imagjinate.
Berisha citoi Norbert Lammert, presidenti i Findacionit Conrad Adenauer dhe 12 vite kryetar i Bundestag, se “Demokracia është rikthyeshme”.
“Ai solli shembuj, ju jeni të rinj, por për ata që kanë lexuar për Republikën e Vajmarit, për shkarjen e demokracisë gjermane në diktatutë, dhe mënyrën sesi ndodhi, fjala e prof.dr. Norbert lamert, ishte nje apel për ccdo të ri dhe ccdo shqiptar, sepse këtu-demokracia po rrëshket në kakistokraci, në një regjim që është vështirë të imagjinohet.
Nëse u them miqve të huaj që janë këtu se njeriu që kryeson ekzekutivin shqiptar vetëm javën e fudnit u është drejtuar mediave të vendit pse u tregojnë shqiptarëve të vërtetën për tëmetin dhe u drejtohet si qenefe televizive, unë po ikinnë Londer , u thotë qytetarëve, por ju hiqni sytë nga ato qenefe, u drejtohet gazetarëve si kazanë dhe hale, I thotë qenit që leh, mbylle atë analist, më thoni a ekziston diku ky standard në Europë apo OSBE? Druaj se përvecc Koresë së Veriut dhe Venezuelës një standard i tillë nuk ekziston. Ky person do të marrë në 1 janar kryesnë e OSBE-së. Ju jeni të rinj dhe ju utoj të mos keni armiq. John Kennedy thoshte dikur se tre janë armiqtë kryesorë të njeriut, tirania, sëmundja dhe varfëria. Nuk duhet të jemi iluzivë. Nëse më pyesini mua, armiku më i egër i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë. Ai është i aftë të kryejë ccdo krim. Ai nis me fjalën dhe mund të vazhdojë më ccdo gjë. Dhe ky në Shqipëri është Edi Ra. Ky është kthyer në genet e të atit. Nuk mbaj përgjegjës djalin për babën, por kur djali manifeston në mënyrë identike paternëne të atit, I ati i tij firmoste varjen në litar të poetit disident Havzi Nela në gusht të vitit 1988. I biti i tij në 2019 do të varë në litar portalet, mediat. Ka ccuar në parlament ligjin me të cilin sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Ky është emergjencë kombëtare, aq sa është edhe tërmeti. Është emergjëncë për ta përmbysur sa më parë. Shumë mirënjohës për rezolutën që votoi Partia Popullore në Zagreb, por e konsideroj shumë emergjente të rëndësishme një mision faktmbledhës të deputetëve të Partisë Popullore sepse këtu ka zhvillime jashtë ccdo imagjinate, kur t’i njihni mirë, do të mund të na ndihmoni edhe më shumë.
U jemi shumë mirënjohës deputetëve të Bundestag-ut, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në paraqitjen e ndershme dhe objektive të realitetit shqiptar, por duam që edhe nga grupi i Partive Popullore të vijnë, të shohin sesi një narkos, një njëeri që ka ndërtuar narkoshtet, se si bën spastrim etnik të Shqipërisë, se si ky njeri zbon dhe përzë të rinjtë shqiptarë nga Shqipëria me të gjitha mënyrat dhe është i lumtur që largohen.
Kam një grafik që tregon se nga 2008 deri në 2014 popullata në Shqipëri u rrit, dhe jo të bjerë, sepse këtu kishte shpresë. Sepse rruga për në Europë nuk u bllokua ndonjëherë kurse ky ka bllokuar rrugën për në Europë.
Nuk zbaton asnjë parim, asnjë standard. Ky pret që ju ta përmbysni një orë e më parë dhë misioni juaj duhet të jetë vetëm ky.
Ky po tuallet në mënyrën më cinike me mijëra shqiptarë që po vuajnë nga tërmeti.
Kur një qeveri vendos për gjendje të jashtëzakonshme, merr dy vendime, vendimi i parë janë forcat që ajo mobilizon për të mbrojtur qytetarët e vetë, vendimi i dytë janë paratë që ajo mobilizon, cakton nga buxheti për të plotësuar nevojat.
Ky ka caktuar gjithësej 62 mijë euro në 3 javë. Ky ëhstë kriminel, meriton të dërgohet menjëherë në gjykatë për talljen që bën.
Përulem përpara vullnetarizmit tuaj për të mbështetur qyetarët në nevojë
Një qeveri që në tre javë shpenzon për një gjendje të tillë dramatike gjithsej 60 mijë euro është një qeveri që kryen një krim të shëmtuar para popullit të vet.
Pse? Sepse fondin rezervë e ka përdur për luks dhe orgji.
Një pjesë e vrasjeve të tërmetit janë vrasje shtetërore. Sepse pallatet e Thukanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i 21 Shtatorit. Ishin të pabanueshme dhe ata banorë, nëse sipas përcaktimjt të vetë qeverisë, do të ishin strehuar në një vend tjetër, do të ishin gjallë të 24-t.
E patë rasti e një gruaje të moshuar të cilës i biri i kishte blerë një shtëpi të vogel, e kishte tërhequr nga pallati duke e shpëtuar nga vdekja.
Kështu ishin një pjesë e pallateve në Durrës, kështu ishte konvaleshenca e policisë, ndërsa Rama, kalon në djetëra orë në ekan me sulme kundër mediave për të fshehur veprat e tij penale.
E kemi këtë emergjencë. Duhet të bëjmë gjithccka për të lehtësuar dhimbjet e mijëra shqiptarëve të goditur nga tërmeti.
Janë mijëra fëmijë që flenë në ccadra. E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë për këtë problem?
Po, të bëjë poza me fëmijë në televizor ccdo ditë, po për ata që flenë në acar, e në ccfarë ccadrash, të improvizuara me lecka.
Nuk thotë një fjalë të vetme. S’paska Shqipëria kapacitete hoteliere për t’i sistemuar ata fëmijë kudo ku janë, me nënat e tyre në hotel derisa të dalë dimri?
Ai është shpirt katran, ai ccdo gjë që e bën, e bën për shou.
Të ngrihemi fuqishëm.
Tërmerti ishte fatjeqësi natyrore, Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, sociale, politike, natyrore e të gjitha llojeve.”
Tobias Ruttershof drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer per Shqiperinë: Ka një përceptim negative për të ardhmen, 80 % e të rinjve duan të ikin nga vendi
Tobias Ruttershof drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer per Shqiperinë, duke folur në Akademinë Politike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dha alarmin se 80 përqind e të rinjëve shqiptarë duan të ikin nga Shqipëria.
“Përceptimi negativ i realitetit është shumë domethënës dhe karakterizon shpresen për të ardhmen. Në bazë të anketave të ndryshme 80 përqind e të rinjëve shqiptarë kanë shprehur dëshirnë për tu larguar nga vëndi” , – u shpreh drejtori i KAS.
Ruttershof u bëri apel të injëve që mendojnë për të ardhmen dhe të besojnë në fuqinë e tyre.
“Ju keni fuqinë të ndryshoni diçka. Duhet të mendoni edhe për brezat e ardhshëm dhe përveç zgjedhjeve të ardhshme. Është një prej qellimeve tona për të mbështetur të rinjtë, sepse të rinjtë nuk janë vetëm të neveritur nga politika, por nuk kanë mundësinë të marrin pjesë në politikë”, – nxiti të rinjtë kreu i Konrad Adenhauer në Shqipëri. Ndërkohë që riktheu edhe njëherë çeshtjen e premtimeve të parealizuara të qeverisë për studentët që një vit më parë, kur zhvillohej kjo akademi ishin në protesta madhështore.
“Kur ishte vjet, ishin protestat dhe pamë sesi studentët mund të ndryshojne situaten. Qeveria e qetësoi vrullin e protestave, duke pranuar një pjesë të gjërave, por duhet të pyesim a janë vënë në jetë ato premtime. Prandaj nuk duhet të trembeni, të vazhdoni punën, që gjërat që ju janë premtuar të zbatohen”, – tha Tobias Ruttershof.
A:i premtoi mbështetjen e KAS, të CDU-së gjermane dhe Partive Popullore Europiane për Forumin Rinor të PD, të cilin e cilësoi alternativa që të rinjtë mos ta braktisin vendin.
“KAS, e jep kontributin e vet duke mbështetur para së gjithash Forumin Rinor të PD. Ju paraqisni një alternative që të rinjtë të mos bratisin vendin. Kemi mbeshtetjen e CDU nga Gjermania dhe të EPP nga Brukseli”, – garantoi Drejtori i KAS, Tobias Ruttershof
Nathalie Herberger, në emër të sekretariatit te Marrëdhënieve me Jashtë të CDU: Ju mbështesim në programin ekonomik për Shqipërinë
Duke folur në emër të Sekretarit për Mardhëniet me Jashtë në CDU, Nathalie Herberger nga Akademia Politike e FRPD, i bëri apel të rinjëve që të punojnë fort për të ardhmen e Shqipërisë, ndërsa deklaroi mbështetje totale për programin ekonomik dhe social të PD nga ana e CDU.
“Për CDU e rëndësishme të kemi marrëdhënie me Shqipërinë dhe me PD. Ju keni vullnetin për të formuar të ardhmen e vendit tuaj. Partia ime ju mbështet dhe synon e dëshiron t’ju mbështesë edhe në të ardhmen. Të vazhdohet të thellohet procesi i demokratizimit jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë. Ju keni treguar me vepra se dëshironi ta afroni vendin tuaj me Europën. Ju jeni duke punuar për një program ekonomik dhe dua t’ju inkurajoj ta çoni përpara këtë. Ne të forumit rinor të CDU e shohim veten si motorin e partisë mëm, CDU dhe i japim forcë. Ju keni miq në Europë, keni miq në Bruksel dhe gjithashtu edhe në Gjermani dhe ne do të japim më të mirën për t’ju mbështetur ju që të mundësohet integrimi i Shqipërisë në BE në të ardhmen. Në këto javë të vështira pas tërmetit, sesa keni kontribuar dhe qenë pranë personave në nevojë. Ju lutem vazhdoni punë, kontribuoni, trokisni tek ne nëse ju duhet ndihmë. Gjithmonë mund të mbështeteni dhe të keni shpresë për ndihmë nga CDU dhe Forumi Rinor i saj.”
Ikja e trurit, Kreu i FRPD, Belind Këlliçi jep alarmin: “Brain drain”, ikja e trurit te te rinjve e rendit Shqiperine ne vendin e pare ne Europe.
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në cilësinë e organizatorit të Akademisë Politike, gjatë fjalës së tij të hapjes, vuri theksin tek situata emergjente me ikjen e të rinjëve nga Shqipëria. Sipas tij vendi ynë renditet në vendin e parë në Europë për ikjen e trurit të të rinjëve.
“Dua ta nis fjalen time me nje falenderim te madh per te gjithe te rinjte e te rejat antare te FRPD, nje pjese e mire e tyre studente te kesaj Akademie Politike, te cilet qe prej termetit te 26 nentorit, jane ne terren duke u ardhur ne ndihme banoreve me ushqime, veshmbathje, ilace dhe suport konstant njerezor. Natyrisht nevojat e tyre te medha pasi kane humbur gjithcka nuk i permbushim dot, por ama i kemi treguar se jemi me ta, jemi prane tyre duke u mundesuar qe te pakten te kene ushqim e nje batanije per te larguar ethet e te ftohtit. Per kete solidaritet meritoni mirenjohje nga cdo i ri sot ne vend.
Sic e permenda pak me lart, shume prej te rinjve aktive e non stop ne terren jane studente e maturante, nje pjese prej te cileve jane dhe ketu me ne sot ne kete Akademi Politike.
E mesa duket dhjetoret jane nje sfide e madhe per rinine Shqiptare, nga dhjetori 90 ku nisi renia e regjimit komunist, tek dhjetori 2018 ku rinia i dha nje goditje per fat te keq jo perfundimtare regjimit korruptiv dhe klientelist te Edi Rames dhe ketij dhjetori te sproves se madhe per cdo Shqiptar.
Te rinjte ishin padyshim ne lartesine e misionit te tyre!
Rinia ashtu si e gjithe shoqeria jone, po kalon prej vitesh momente shume te veshtira, probleme te cilat sa vine dhe shtohen.
“Brain drain”, ikja e trurit te te rinjve e rendit Shqiperine ne vendin e pare ne Europe. 35% e studenteve me nje diplome Bachelor dhe 30% e studenteve ne pergjithesi synojne te ikin jashte vendit, nderkohe qe niveli i gjendjes ekonomike te studenteve shqiptare eshte serish ne permasa alarmante krahasuar me vendet e tjera. Sipas raportit te Gallup mbi 79% e te rinjve ne Shqiperi deshironin te largoheshin ne 2018 per shkak te varferise, papunesise, perjashtimit social dhe korrupsionit.
Qeveria ne vend qe te adresoje kete fenomen shqetesues mundohet te manipuloje shifrat. Pershembull, per vitin 2019 niveli i papunesise tek te rinjte Sipas INSTAT eshte 20.9% , sipas ILO-s (Organizata Boterore e Punes), ky nivel eshte 32.8%, nderkohe qe sipas Anketes Kombetare “Rinia ne Shqiperi 2019”, 73% e te rinjve te intervistuar e kane adresuar papunesine si problemin e tyre me shqetesues dhe paresor.
Shume e shume te rinj kane mbetur pa shkolle pasi nuk jane ne gjendje te paguajne tarifat e shkollimit.
Renia e demokracise, mungesa e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, fenomeni i shitblerjes se votes, bashkepunimi i krimit me politiken, nje sistem drejtesie teresisht ne funksion te pushtetareve, cenimi i lirise se fjales, jane fenomene qe kane bere qe vendi yne te beje hapa pas, duke nxitur edhe me shume emigrimin e te rinjve dhe intelektualeve, fatkeqesisht dhe shtreses se mesme!
Por ne kete dhjetor te 2019 une jam shpreseplote se do te dime te jemi ne lartesine e misionit tone per ta shembur murin qe na ka rrethuar dhe per tu kthyer shqiptareve mundesite per te jetuar me mire, mundesine per arsim, per shendetesi cilesore, e mbi te gjitha per te ringritur demokracine mbi themele shume te forta, qe te mos kete termet korruptiv ta lekunde!
Shqiperise i duhet tashme nje lidership i ri, nje lidership ndryshe. E provuam keto vite modelin qe ofroi kjo qeveri dhe rezultatet i njihni ju edhe me mire se une. Kjo sprove, kjo sfide e ky besim i madh bie mbi ju Kryetar! Keto te rinj e mijra te rinj te tjere ne te gjithe Shqiperine, e kane humbur besimin tek lidershipi aktual i qeverise shqiptare dhe tek propaganda qe na ka mare frymen e shpresen.
Ndaj jam i bindur se ne programin qeverises te PD, shqetesimet dhe problemet e te rinjve do te zene nje vend kryesor, duke mundesuar keshtu si fillim rikthimin e normaliteti ne vend dhe mundesine qe te riflasim per programet “Brain gain”, e te rikthejme me te miret ne Shqiperi, pasi ky vend potencialin me te madh ka rinine e tij.”
Read More