Blog

25 Nën
0

PD përshëndet ngritjen e SPAK-ut. “është mekanizimi i duhur kushtetues për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

 DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI.  

  • PD përshëndet ngritjen e SPAK-ut. “është mekanizimi i duhur kushtetues për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.”

Sot, Shqipëria ka një shans real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Krijimi i Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur gjerësisht si SPAK, është mekanizmi i duhur kushtetues për të përmbushur një nga kërkesat kyçe të shqiptarëve dhe të partnerëve të huaj për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së të fortëve, promovuesve të tyre në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar.

Pas vendimit të sotëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Partia Demokratike përshendet ngritjen e SPAK-ut dhe mbështet funksionimin e pavarur të kësaj strukture.

Megjithëse qeveria bëri gjithçka për ta vonuar ngritjen e SPAK-ut me 3 vjet, Partia Demokratike, e cila ka miratuar ligjin për ngritjen e tij dhe të Byrosë Kombëtare të hetimit, ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture.

Fillimi menjëherë nga puna dhe ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të vendosur.

  • “Edi Rama armiku i SPAK”, reagon PD: Ligji “Rama” minon SPAK, i merr kompetencat.

Në ditën e ngritjes së tij, SPAK ka përballë të njëjtin kundërshtar që e pengoi për 3 vjet me rradhë. Me një shfaqje qesharake propagandistike, Edi Rama, njoftoi dublimin me ligj të SPAK-ut dhe BKH-së, duke i dhënë policisë kompetenca që Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi 4 vjet më parë.

Në thelb, ligji RKÇK – Rama Kap ÇA T’KAPËSH – nuk ka asnjë masë të re domethënëse nga ligjet ekzistuese kundër krimit të organizuar dhe mafias.

Masat e prezantuara janë sot ose në Kodin Penal, ose në ligjin antimafia. E reja e vetme e ligjit Rama Kap Ça t’Kapësh është marrja e kompetencave të SPAK-ut dhe BKH-së, duke ia dhënë ato një grupi nën kontrollin e Kryeministrit.

  • “Dështimi shitet si sukses”, Bardhi: Ramës i kanë shteruar idetë. Krekosjet nuk sjellin siguri dhe as para për shqiptarët.

Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të ringjallur një plan të vjetër, të paligjshëm dhe të dështuar, nga një njëri që i kanë shteruar idetë dhe kërkon që dështimin e tij ta shesë për sukses.

Shqiptarët e dinë mirë që shfaqjet propagandistike dhe krekosjet e kota nuk do ta rikthejnë sigurinë e vërtetë në rrugët tona, fjalët boshe të një Kryeministri të lidhur me krimin nuk do ta ringjallin ekonominë dhe as nuk do të sjellin lekë për xhepat e boshatisura të shqiptarëve nga korrupsioni dhe keqqeverisja e tij.

Rikthimi i modelit të shtetit policor, i rrëzuar më parë si antikushtetues, është tentativë e qartë për të penguar dhe ndërhyrë në punën e SPAK dhe BKH, në ditën e ngritjes së tyre, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin mes zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.

Ligji është një mashtrim që synon të nënshtrojë drejtësinë dhe të pengojë veprimin e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke krijuar zyrtarisht shtetin policor.

Edi Rama e di mirë se SPAK-u dhe BKH-ja e pavarur është rrezik për të dhe bandën e tij!

  • Të gjitha rastet kur Rama mbrojti krimin që promovoi në politikë. “Shqipërisë i duhet një qeveri e palidhur me krimin”

Edi Rama nuk mund ta luftojë krimin, pavarësisht spektaklit me të cilin jep premtimet. Ai ka dhënë prova se ka marrë në mbrojtje të gjithë bashkëpunëtorët e tij të kapur në flagrancë me krimin, që nga Elvis Rroshi, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa, Vangjush Dako, Mark Frroku, Agim Kajamaku. Ai kishte të gjithë shtetin nën kontroll, në dispozicion për t’i hetuar, por bëri të kundërtën, i mori në mbrojtje, fshehu urdhërarrestin ndërkombëtar për kriminelët që futi në parlament, duke u dhënë atyre imunitet, pengoi  për 3 vjet hetimin për vjedhjen e zgjedhjeve me dosjet 184 dhe 339.

Kuadri ligjor në Shqipëri për të luftuar krimin e organizuar është i plotë dhe madje shumë i fortë.

Qytetarët presin ngritjen e SPAK dhe BKH për ta zbatuar atë. Qytetarët nuk presin që SPAK-un dhe BKH-në, e ngritur me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ta zëvendësojë Edi Rama, Sandër Lleshaj apo Ardi Veliu.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Sandër Lleshit, Policia e Shtetit është provuar që mbron dhe nuk lufton krimin e organizuar, është provuar që mbron dhe nuk lufton trafikun e drogës, sepse në krye të KÇK është vetë Kryeministri. Ai është kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur vota, ai është kapur me klientët e tij duke vjedhur tendera dhe e koncesione.

E keqja është në krye të Qeverisë mafioze të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me nisma propagandistike, që Rama shpall me bujë sa herë Shqipërisë i mbyllet dera e Europës!

Shqipërisë i duhet një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, që mbështet dhe nuk pengon drejtësinë dhe që ka vullnet të vërtetë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin!

Read More
24 Nën
0

 “Zgjedhje të lira e të ndershme, drejtësi e pavarur, ndëshkim krimit dhe korrupsionit”. Basha bën bilancin e takimeve me drejtuesit më të lartë të BE. “Shqipëria duhet të përmbushë kushtet për anëtarësim”

“Zgjedhje të lira e të ndershme, drejtësi e pavarur, ndëshkim krimit dhe korrupsionit”. Basha bën bilancin e takimeve me drejtuesit më të lartë të BE. “Shqipëria duhet të përmbushë kushtet për anëtarësim”

“Mesazhet që sjell nga këto dy takime të mëdha në kongresin e PPE-së dhe të CDU-së në Zagreb dhe Lajpcig, janë mesazhe shprese dhe pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët. Siç keni mundur ta ndiqni, së pari, fokusi i të dy takimeve përsa i përket Shqipërisë ka qenë tek mbështetja totale e Shqipërisë në Europë, e çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë ne BE.

Siç bëra në takimet e mia me krerët me të lartë të BE, dua ta bëj edhe nga Tirana- të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur në përgjigje të kërkesës sime dhe të PD dhe davaritjen e çdo keqkptimi, fake neës apo propagandës së populistëve autokratë të Ballkanit për të mbuluar dështimin e tyre. Theksi që kanë vendosur drejtuesit më të lartë të BE ka qenë tek përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë. Për ne shqiptarët kjo nuk është diçka e re. Prej 25 shtatorit, Bundestagu gjerman ka miratuar një Rezolutë, ku ka paralajmëruar se Shqipërisë do t’i hapen negociatat pas përmbushjes së 9 kushteve.

Prej ditës së enjte, pozicioni i Bundestagut, që shkon përtej qendrës së djathtë, pasi ai qeveris me të majtën e SPD, është edhe qëndrimi i PPE-së, që ka presidenten e grupin më të madh parlamentar në BE dhe kryeson. Është grupimi që ka presidenten e re të Komisionit Europian dhe gjysmën e Komisionit Europian, qeverisë së Europës së Bashkuar, që ka grupin më të madh parlamentar në Parlamentin europian dhe që kryeson disa prej vendeve më të rëndësishme anëtare të BE, duke nisur natyrisht me qeverinë e Angela Merkel në Gjermani.

Kushtet që duhen plotësuar janë e zeza mbi të bardhë. Nuk lë vend për keqkuptime apo propagandë. Kësaj rradhe nuk mund të bëjë asgjë për të fshehur të vërteta e shkruara e zezë mbi të bardhë.

  1. Kërkesa e parë e këtij bashkimi më të madh politik në Europë, është miratimi pa vonesë i reformës zgjedhore.
  1. Bërjen funksionale sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe marrja e një vendimi prej saj për farsën e 30 Qershorit.
  1. Papajtueshmërinë totale me vjedhjen e votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje dhe hetimin në mënyrë të suksesshme, jo për të larë gojën, të atyre që kanë ndërhyrë në zgjedhje dhe kanë blerë vota.
  1. Duke kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, nxit ngritjen sa më shpejt të SPAK e BKH për të hetuar zyrtarët, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.
  1. E konsideron tërësisht të pamjaftueshme situatën sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, kultivimit masiv të kanabisit dhe të drogës dhe pastrimit të parave dhe shpreh nevojën urgjente që këtu të kemi ndërtimin e një regjistri bindës, jo thjesht të shfaqjeve, por paralizimit, goditjes dhe çuarjes përpara drejtësisë dhe dënimit duke përfshirë politikanë, zyrtarë të lartë dhe organizatat kriminale.
  1. Bën thirrje për progres në rrugën e reformës e administratës publike si një katastrofë, që nuk ka të dytë në Europë, për nga politizimi i saj.
  1. Shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike në betejën e saj për t’i shërbyer interesave legjitime të shqiptarëve dhe aspiratës kombëtare për anëtarësim në BE.

Gjërat duhen thënë troç. Vetëm kështu ndihmohet shqipëria. Vetëm kështu ndihmohen shqiptarët. 

“CDU do të na ndihmojë për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike”, Basha tregon rrugën e zhvillimit: ndryshim i menjëhershëm i kursit kapitullues me korrupsionin e kudogjendur dhe koncesionet klienteliste.

“Vendi  vazhdon të zhytet në një krizë, po kështu të paprecedentë, tashmë jo vetëm politike, por edhe ekonomike. Pavarësisht se ngjarjet politike marrin vëmendjen kryesore, shqetësimi për ekonominë shqiptare ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Natyrisht është shqetësim kryesor për mua si kryetar i opozitës, si kryetar i Partisë Demokratike. Ndaj ka zënë një vend të madh në takimet që kam patur, në veçanti në takimet në Lajpcig, ku ndodheshin edhe përfaqësuesit e CDU-së ne qeveri dhe në parti, të cilët na kanë ndihmuar dhe do të ndihmojnë për sa i përket, pikërisht thembrës së Akilit, për sa i përket nxjerrjes së vendit nga kjo krizë, është zhvillimi i ekonominë, ndryshimi i menjëhershëm i kursit kapitullues të ekonomisë shqiptare të diktuar nga politika e dështuar dhe nga korrupsioni me të ashtuquajturën koncesione, PPP, me sistemin abuziv të taksave dhe tarifave, dhe korrupsionin e kudogjendur. Dhe hedhjen e hapave të shpejtë që edhe Shqipëria si fillim të kapë ritmet e Serbisë, për të cilën më konfirmuan, deri në momentin që flasim, vetëm përmes investimeve gjermane, 66 mijë vende pune me paga mesatare prej 1200 euro në muaj.  Një vend paga mesatare i cili para 10 vitesh ishte e barabartë apo afërsisht sa paga mesatare në Shqipëri.

Kriza ekonomike në gjithë dimensionin e saj dhe rrugëdalja nga kjo krizë ekonomike ka qenë në fokus të takimeve, në fokus të bashkëbisedimeve që kam patur me krerët më të lartë të CDU-së dhe qeverisë federale në Lajpcig. Sikundër dhe vazhdimi i bashkëpunimit për të përfunduar së bashku një plan kombëtar strategjik për investime gjermane dhe investimet e huaja në Shqipëri si pjesë e planit tonë për të nxjerrë ekonominë nga kriza.

Disa prej këtyre propozimeve janë të njohura, disa prej tyre janë pjesë e bashkëbisedimet që kam nisur në rrugëtimin tim në Shqipëri me grupe të ndryshme  të shoqërisë shqiptare, e kam nisur me të rinjtë, e kam vazhduar me biznesin, me fermerët. Do të rikthehem edhe një herë tek ekonomia në ditët dhe javët e ardhshme. disa të tjera do të shpalosen në ditët në vijim.

Por dua ta ndaj fare qartë atë që ndave nga Lajpcigu dje, nga Gjermania vij me duart plot sa i përket mbështetjes me ekspertizë dhe jo vetëm ekspertizë të CDU-së, por edhe të kompanive kryesore gjermane të cilat shohin tek Shqipëria, siç e shoh edhe unë, një potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar. Dhe janë të gatshëm, nëse kanë një partner të besueshëm tek qeveria e nesërme shqiptare që do ta kenë patjetër, të bëjnë të paktën atë që kanë bërë në Serbi, të orientojnë investimet kapitale gjermane, transferimin e teknologjisë gjermane dhe transferimin e metodave gjermane të aftësimit për rininë shqiptare. Natyrisht ky nuk është një proces me një kahje, është një marrë- dhënie ku natyrisht Shqipëria do të bëjë pjesën e saj. Interesi gjerman është të mbështesë potencialisht në një treg pune me kosto të favorshme. Në qoftë se këtu shërbimet mund t’i marrë me 1/3 ose ½ e asaj që merr në Gjermani, ndërkohë që leverdia jonë si shqiptarë dhe në veçanti synimi im, avantazhi për të gjithë këtë dhe për Shqipërinë është të mbajmë të riun dhe të renë shqiptare, që sot kërkon t’ia mbathë drejt Gjermanisë, pasi mëson gjermanisht dhe më thonë se listat e Institutit Gëte është bërë me e gjatë se ç’mbahet mend në histori. Pra, në vend që t’ia mbathë për një vend të huaj të ketë mundësinë e aftësimit profesional këtu apo riaftësimin në rast se ka mbaruar një degë, por nuk e orienton drejt ekonomisë të ketë mundësinë të punësohet në vendin e tij apo në vendin e saj, pse jo në qytetin ku jeton, me një pagë dinjitoze.

Me një pagë dinjitoze do të thotë jo thjesht që të jetë minimum jetik, por që t’i mundësojë çdo të riu ose të reje lançimin e një jete me standarde dhe me cilësi. Pra, t’i japim mundësi të zgjedhë të qëndrojë në Shqipëri, të zgjedhë të qëndrojë në Shqipëri. Këtë mundësi e gëzojnë dhjetëra-mijëra të rinj serb, pikërisht sepse Serbia ka hedhur hapa gjigantë në raport me ku ishim para 10 vitesh. Dhe unë jam i vendosur që të rivendos kompetivitetin dhe bashkë me racën punëtore të talentuar të shqiptarëve që kur i ka mundësitë lulëzon edhe jashtë shteti, pse jo edhe superioritetin e tregut shqiptar të punës në raport me çdo treg tjetër rajonal të punës.

Ky është një plan ambicioz, është një plan konkret i cili po hartohet me ndihmën e ekspertëve me të mirë që ka Europa, natyrisht si pjesë e bashkëpunimit me simotrën tonë, me Kristian Demokratët Gjerman. Është një punë që duhet ta kishte bërë qeveria, askush nuk e pengonte, mund ta kishte bërë gjatë vitit të parë qeverisje, gjatë vitit të dytë të qeverisjes, askush nuk e pengonte në shtatë vite qeverisje ta bënte këtë pune, përveç mungesës totale të prioritetit ekonomik për shqiptarët dhe fokusimin total tek grabitja e pasurive duke i përzënë të gjithë investitorët, duke i lënë vendin në një gjendje ekonomike të mjeruar.

Këto sigurisht nuk janë çështje që flasin me fjalë, janë çështje që flasin me vepra. Ajo që ne do të bëjmë si opozitë e bashkuar dhe si Parti Demokratike është që të shpalosim të gjithë hapat sot në opozitë, para shqiptarëve në mënyrë që në radhë të parë shqiptarët të kenë garancinë përtej çdo dyshimi të rrugës që do të ndjekim në çdo aspekt; nga lufta  kundër korrupsionit, tek zhbërja e inspektorateve korruptive, tek rivendosja e konkurrencës së lirë, tek ndjekja dhe procedimi penal i çdo afere koncensionare dhe PPP-je të korruptuar dhe nxjerrja e kalçetos së oligarkëve nga loja për të bërë këtë një fushë të hapur për të gjithë faktorët ekonomikë nga më i vogli tek më i madhi. Por po kështu edhe për dhënë besimin për investitorët më të mëdhenj të Europës por për të gjithë investitorët perëndimorë se nën qeverisjen e PD dhe opozitës së bashkuar, nesër Shqipëria do të jetë në gjendje të shpalosë potencialin e saj të plotë që është i jashtëzakonshëm, siç janë edhe mundësitë në Europën e vitit 2020 e tutje.

“Do të ketë përballë popullin”, Basha paralajmëron Ramën për nismat antidemokratike, që kapin Gjykatën Kushtetuese dhe marrin kompetencat e Presidentit.  “Reforma zgjedhore duhet të mbyllet brenda dhjetorit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve”

“Tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese apo përmendja e nismave skandaloze për ndryshime kushtetuese për t’i dhënë një partie, që po rri paligjshmërisht në pushtet me ndihmën e bandave kriminale, kompetencën e insitucioneve të tjera kushtetuese, vërtetojnë faktin se për pushtet Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, siç ka bërë gjithçka. Por harron se do të ketë përballë një popull të tërë, do të ketë përballë një bashkim të vendosur dhe më të madhin në historinë e shqiptarëve, më të madhin në numër se ansjëherë më parë kundër tij dhe kundër planit ogurzi për të zhbërë themelet e bashkejetesës kushtetuese demokratike. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur demokracinë e vendit. Në fillim të dhjetorit do të kemi gati propozimet ligjore për reformën zgjedhore, të cilat do të shpallen edhe publikisht. Ne nuk do të pranojmë zvarritjen e reformës zgjedhore si një alibi të Edi Ramës, por do ta miratojmë sa më shpejt, mundësisht, brenda këtij viti, për t’i hapur rrugë menjëherë zgjedhjeve të lira e të ndershme, që janë artikuluar si kusht për negociatat dhe si rruga e daljes së vendit nga kriza.” 

“Edi Rama e ka ankth SPAK dhe BKH”, Basha: Nisma e tij e nesërme ka për qëllim të ndërtojë një SPAK dhe BKH paralele, që ta ketë ai nën kontroll.

“Sa i përket SPAK dhe BKH kam theksuar dhe theksoj mbështetjen time totale, mbështetjen totale të PD. Vonesat për ngritjen e SPAK-ut dhe të BKH-së kanë një autor dhe ky është Edi Rama.

Edi Rama ka vonuar pa asnjë shkak ngritjen e SPAK-ut dhe të BKH-së, ndaj sot gjendemi me kriminelë që duhet të jenë në burg, por hanë e pinë me Edi Ramën nga mëngjesi në darkë, diktojnë tendera dhe koncesione. Prapa çdo koncesioni korruptiv ka një bandë kriminale me një kryebandit që është aleat politik i Edi Ramës, figura të njohura të krimit të organizuar.

Këta banditë duhet të ishin në fund të Bulevardit, tek 313-a, por janë në fillim të bulevardit, tek lokalet më luksozë përballë kryeministrisë dhe shpeshherë, tek lokali luksoz Brenda kryeministrisë. Dhe është kjo bandë, bashkë me Edi Ramën, që ka vonuar SPAK-un dhe BKH-n. Me atë që do të shpallë nesër po përpiqet ta sabotojë.

Do të shpallë nesër projektin e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, ku do të vinte Saimir Tahirin, komandant të SPAK-ut dhe të BKH-së. Për ta kujtuar si çështje. Ndërkohë që kishin plasur disa çështje, mes të cilave edhe e Mark Frrokut, sepse kishte ardhur ekstradimi dhe ky e fshihte ekstradimin, pastaj largoi Artan Didin, e bëri kokë turku, ishte koha kur Shqipëria ishte mbushur me drogë në këtë moment, Edi Rama miratoi në Kuvend një ligj që e bënte Ministrin e Brendshëm kapon e SPAK dhe të BKH-së.

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë këtë ligj. Sepse nuk mund të ngrihen këmbët t’i bien kokës. Si mund të hetojë polici i thjeshtë kriminelin, kur krimineli është Ministër i Brendshëm dhe shef I tij?! Edi Rama e ka ankth SPAK-un dhe BKH-në dhe është në gjendje të bëjë gjithçka që ose ta bllokojë, se për të shtyrë e ka shtyrë mjaftueshëm, ose ta kapë.

Nesër do të shpallë një masë që ka për qëllim të ndërtojë një SPAK dhe BKH paralele, që ta ketë ai nën kontroll. Të njëjtën gjë që donte të bënte me Saimir Tahirin, tani do ta bëjë vetë. Është një mashtrim për shqiptarët dhe partnerët.

Është zyrtarizim i shtetit me polici partiake. Edi Rama e di mirë se një SPAK dhe BKH e pavarur është një kërcënim për të dhe për bandën e tij. Rikthimi i këtij modeli është i papranueshëm për ne. Ndaj, ne kërkojmë ngritjen me shpejtësi të SPAK-ut dhe BKH, bërjen e tyre funksionale dhe dhënien fund të praktikave për ta zhbërë apo për ta dëmtuar akoma pa nisur nga puna, duke ngritur të tilla struktura paralele.

Lidhur me pjesën tjetër, se duhet të forcojë ligjet, nuk qëndron. Ligje më të forta kundër mafias dhe krimit të organizuar se ç’ka Shqipëria, nuk ka asnjë vend tjetër.

Dhe këtë jua them si ish Ministër i Brendshëm që i përdori këto ligje për të luftuar krimin dhe për të hequr vizat për shqiptarët. Vizat na I hoqën kur panë se jo vetëm kishim ligjet, por kur panë se kishim vullnet për t’i zbatuar ato, kur arrestuam kriminelët, kur ua morëm pasuritë , kur blinduam kufijtë tanë për trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore.

Prandaj po udhëtojnë të lirë shqiptarët, megjithëse, në këtë situatë, ka vende që duan t’i kthejnë vizat, pikërisht, sepse me të njëjtat ligje, kjo qeveri, në vend që t’i arrestojë, po i nxjerr nga burgu kriminelët. Dhe e ka kthyer Shqipërinë, siç thotë Departamenti i Shtetit, në një strehë për rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar nga Amerika në Lindjen e Mesme dhe në Europë.

Pra, e keqja në vend, është në krye, është tek koka. Peshku është qelbur nga koka, prandaj, zgjidhja e vetme për këtë situatë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Nuk ka për ta patur asnjë kurë, as për krimin, as për ekonominë, pa patur zgjedhje të lira e të ndershme, me një parlament dhe një qeveri që u përgjigjet njerëzve, jo bandave, jo kriminelëve.

Mos harroni rastet që ai ka mbrojtur, nga Roshi, tek Tahiri, tek Xhafa, tek blerja e votës në Dibër, Dosja 184, 339, janë ende pa hetuar, së bashku me Dakon dhe Gjiknuri, Pjetri dhe Kajmaku. Po nuk i denoncoi opozita, po nuk pati presion ndërkombëtar, ai i mbron ata.

Kishte gjithë shtetin në dispozicion 6 vite dhe sa herë njerëzit e tij janë kapur në krim, ky i ka marrë në mbrojtje, edhe ata të dy që i ka në listën e zezë të SHBA-s, Dakon dhe Doshin, që i ka dhënë gjithë Shkodrën, pasi bindi Gjinushin t’i shesë partinë.

Ky është Edi Rama. Edi Rama dhe SPAk janë në konflikt interesi, prandaj e ka vonuar SPAK-un dhe nesër do të bëjë një përpjekje të fundit, të mjerë për të sabotuar SPAK-un. Mos kini dyshim që do ta bëjë të madhe.

Do ta bëjë spektakël, ta shesë si gjë të madhe nga ana ligjore, do t‘i bjerë nja 2-3 personave, që nuk ka dëm se ose janë rivalë të bandave të tij, ose i fut Brenda dhe i nxjerr prapë, siç ka bërë këto 6 vite.

Spektaklin do ta bëjë, por shqiptarët e dinë fare mirë se shkaktari i kësaj gjendje për luftën kundër krimit dhe korrupsionit ka një emër, aleati I tyre, përfaqësuesi i tyre, ortaku dhe shërbëtori, kryeministri i vendit”.

Kreu i opozitës tregon një rast konkret të largimit të mundësisë për të investuar në Shqipëri nga një korportaë gjermane. “E lidhën me një bandit”

I pyetur nga gazetarët për ccështjen e largimit të shqiptarëve drejt Gjermanisë dhe mundësive që prezantoi zoti Basha për sjelljen e investimeve gjermane në Shqipëri, kreu i opozitës tregoi një rast sesi qeveria aktuale detyron investitorët gjermanë të largohen, duke i lidhur me banditë.

“Nëse në Gjermani sëbashku me sigurimet shoqërore, me fondin e pensionit, me sigurimet shëndetësore, me taksat personale të paguara, minimalisht 6 mijë deri në 8 mijë euro ju kushton një punëtor i tillë, këtu mund ta bëjnë me një të dytën e apo një të tretën e çmimit. Natyrisht për ne ky është një bekim. Për dikë që merr 400 euro, papritur ta gjejë veten të mirë trajnuar dhe të marrë 1200-1600 euro në xhep, me koston e jetesës në Shqipëri, duke qëndruar në Shqipëri pranë familjes në vend që tja mbathë, sigurisht që ky është një bekim për ne. Është një bekim për rininë, një bekim për ekonominë tonë.

Në kontaktin e nivelit më të lartë, për të respektuar etikën me të cilën foli, gjëja e pare, pasi prezantoi projektin, e drejtuan tek një nga aktorët e njohur në Tiranë, që është njëkohësisht biznesmen edhe bandit, dhe i thanë: puno me këtë. Nga nivelet më të larta. “Niveli më i lartë”, – më tha. Besoj se niveli i lartë nuk ka qënë Belinda, as Damiani. “Ti do të punosh me këtë”, – i thanë.

Mirëpo këto janë kompani që nuk i thua dot: puno me këtë! Sepse ai nuk vjen të pastrojë paratë e drogës. Nëqoftëse sillesh në këtë mënyrë me një koorporatë serioze që thotë se unë vi dhe të trajnoj 5 mijë apo 10 mijë të rinj, dhe t’u jap 2 mijë apo 3 mijë euro në muaj rrogë inxhinierëve, 800 deri në 1200 euro punëtorëve me kualifikim të mesëm, dhe ti ‘ti thuash “merre baniditin dhe bëje ortak”, natyrisht që në këtë moment ky i vë një kryq të madh Shqipërisë. Dhe më e keqja, nuk është ky problemi më i madh. Problemi më i madh është se ky i thotë dhe të tjerëve: kështu ma bënë, shkova në Tiranë dhe kështu ma bënë! Prandaj kemi këtë emër sot. Prandaj jemi 6 vjet pa një investim perëndimor.

Ky është fakti. Kjo është pyetja që sa herë i bëhet Edi Ramës, kur ju lënë ta pyesni: më thuaj një investim perëndimor, s’ka çfarë të thotë. Laj e thaj, Lasgushi, që është tërësisht Turkish Airlines me bojën e Edi Ramës .

“Zgjidhja e krizës kalon përmes zgjedhjeve”, Basha: Në gjermanisht motivit të Edi Ramës për të vazhduar sa të jetë e mundur i thuhet: “Zeit ist geld” – Koha është para.

Kjo krizë duhet të pranohet si e tillë.

Akrobacirat për t’i vënë emra të tjerë i shërbejnë vetëm zgjatjes së krizës. Kriza zgjidhjet duke çuar shqiptarët në kutitë e votimit dhe duke ia lënë në dorë shqiptarëve.

Atë që po bën Zaevi në këtë vendin fqinj që nuk ka asgjë më shumë se ne, kemi ne shumë më shumë se ata duke nisur me detin dhe mineralet e shumë të tjera.

Ata kanë përgjegjësinë politike dhe thotë; Do të shkojmë tek qytetarët, vendosin qytetarët kush do jetë qeveria e ardhshme.

Ky thotë jo dhe të gjithë janë të frustruar me këtë dhe pa dyshim nuk ka ndërmend të tërhiqet as Europa, as Gjermania.

Zgjidhja e krizës politike është e patejkalueshme për të hapur derën për negociata.

Zgjidhja e krizës kalon përmes zgjedhjeve. Nuk ka për t’u tërhequr njeri këtu, edhe pse Edi Rama ka bërë gjithçka për t’i shkurajuar, ka refuzuar ndërmjetësimin e tyre tre herë nga tre entitete të ndryshme, dy bilaterale dhe një organizatë ndërkombëtare që kanë ofruar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës.

Në gjermanisht motivit të Edi Ramës për të vazhduar sa të jetë e mundur thuhet: “Zeit ist geld” – Koha është para.

Çdo javë që kalon, për Edi Ramën dhe për grupin e tij të strukturuar në qeveri, në ekonomi dhe kriminalitet, koha është para.

“Reforma Zgjedhore pengohet nga Rama”, Basha: Prej fillimit të qershorit, faktori ndërkombëtar i bën thirrje Edi Ramës dhe grupit të tij të strukturuar, ti japë fund krizës politike duke pranuar dialogun përmes ndërmjetësimit ndërkombëtar.

Përsa i përket Reformës Zgjedhore, ne do të rakordojmë një qëndrim tonin për të hedhur poshtë një tjetër argument të propagandës së qeverisë, që është opozita që nuk e do reformën zgjedhore.

Komisioni shtyhet dy muaj, sepse 2 muaj janë baraz me 200 milion euro të vjedhura për Edi Ramën, për oligarkët e tij, për bandat e tij.

Prandaj reforma zgjedhorë duhet të mbarojë brënda vitit dhe viti që vjen të jetë viti i përgatitjes dhe zbatimit të reformës zgjedhore në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje kushtetuese vendore në një ditë.

Unë i jam mirënjohës faktorit ndërkombëtar që ka prej fillimit të qershorit, që i bën thirrje Edi Ramës dhe grupit të tij të strukturuar, ti japë fund krizës politike duke pranuar përmes ndërmjetësimit ndërkombëtar dhe dialogut, këto hapa që tashmë i kemi të zezë mbi të bardhë, si në dokumentin e Bundestagut, si në rezolutën e PPE, dhe nuk mund të them asgjë më shumë se kjo që përsërita.

Nuk jemi ne ata që pengojmë dialogun dhe se koha po mbaron. Kjo përballje do të bëhet e paevitueshme nëqoftëse Partia Socialiste nuk gjen kurajon të vendosë njëherë të vetme në këto 7 vite, interesin e socialistëve të thjeshtë dhe të gjithë shqiptarëve, para interesit të kreut të këtij grupi të strukturuar kriminal që po mban peng Shqipërinë.

Read More
23 Nën
0

Integrimi europian, plotësimi i 9 kushteve për nisjen e bisedimeve, mbështetja për PD, programi ekonomik i PD në fokus të takimeve të kryetarit Basha në kongresin e CDU në Lajpcig.

  • Integrimi europian, plotësimi i 9 kushteve për nisjen e bisedimeve, mbështetja për PD, programi ekonomik i PD në fokus të takimeve të kryetarit Basha në kongresin e CDU në Lajpcig.

DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NGA KONGRESI I CDU-SË NË LAJPCIG 

Përshëndetje të dashur miq!

Ju përshëndes nga Lajpcig ku ndodhem në ditën e dytë të Kongresit të partisë sonë simotër, të CDU-së së Angela Merkelit.

Gjatë ditës së djeshme, kam patur rastin të bisedoj me disa nga figurat drejtuese të CDU-së, me emra të njohur, kontribues të jashtëzakonshëm për Shqipërinë; si dr. Johann Wadephul, dr. Gunther Krichbaum, drejtuesit e ekipit ekonomik në Bundestag dhe në partinë tonë simotër.

Gjatë ditës së sotme, pres të takohem me kryetaren e partisë dhe ministren e Mbrojtjes  Annegret Kramp-Karrenbauer.

Në fokus të bisedave ka qenë, së pari, çështja e integrimit europian të Shqipërisë, pra, hapja e negociatave. Kam falënderuar CDU-në gjermane për qëndrimin, për hapjen rrugë të mocionit të Bundestagut, planit me 9 pika dhe udhërrëfyesit për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza. Kam kërkuar vazhdimin e kësaj mbështetje, çka më është konfirmuar këtu nga të gjitha takimet që kam patur në Lajpcig me përfaqësuesit më të lartë të politikës gjermane në Berlin, por edhe me përfaqësuesit në Bruksel, në veçanti me David Mc Allister, kryetarin e Apelit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentin Europian dhe me figura të tjera të rëndësishme eurodeputetë, eurodeputete, parlamentare, ministra të qeverisë federale. Ata kanë ritheksuar mbështetjen pa kushte për Shqipërinë, për shqiptarët në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe për planin e Bundestagut dhe, natyrisht, mbështetjen për opozitën, për Partinë Demokratike, partinë e tyre simotër,  për të cilën u kam shprehur mirënjohjen time më të thellë.

Dua të ndaj me ju të dashur miq edhe një lajm tjetër të mirë.

Gjatë ditës së djeshme dhe gjatë ditës së sotme, ka qenë në fokus plani ekonomik i Partisë Demokratike që, siç e dini, është hartuar me ndihmën e ekspertëve më të mirë të kristiandemokratëve gjermanë, të partisë dhe Fondacionit Conrad Adenauer.

Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, në veçanti, përsa i përket investimeve gjermane në fushën e teknologjisë, investimeve gjermane në Shqipëri, ku ambicia jonë është që, përmes ofertës së qeverisë së ardhshme të demokratëve dhe fuqisë së kapitalit dhe inovacionit të fuqisë gjermane, edhe Shqipëria të përfitojë dhjetëra mijëra vende pune të sektorit të teknologjisë dhe informacionit. Gjithçka ndodh që edhe Shqipëria, njësoj si vendet e tjera të rajonit, në veçanti Serbia, të jetë në gjendje të krijojë dhjetëra mijëra vende pune me paga të mira për rininë shqiptare në veçanti.

Jam shumë optimist nga kontaktet këtu në Lajpcig, siç edhe me përfaqësues të qeverisë, por edhe përfaqësues të sektorit të industrisë dhe teknologjisë gjermane, mund të them me siguri të madhe se nga Lajpcig do të kthehemi sot me zemrën plot, besoj edhe me duart plot, sa i përket planit për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit ekonomik, me investime gjermane, me investime europiane me vende pune dhe teknologji të përparuar.

Ju përshëndes nga Lajpcig dhe mirupafshim së shpejti në Tiranë.

Read More
22 Nën
0

Shqipëria meriton një të ardhme Europiane.

Shqipëria sot gjendet në udhëkryq. Ne nuk mundet të përballojmë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas. Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë.Shqipëria meriton një të ardhme Europiane.

Read More
21 Nën
0

PPE nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë krizë të thellë politike përmes dialogut dhe miratimin konsensual nga partitë politike, të një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Jam i lumtur të ndaj me ju se Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbështetjen e fortë të drejtuesve kryesorë të BE-së dhe kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare.

Kjo më është komunikuar në të gjitha takimet që zhvillova gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane, duke nisur nga Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, si dhe nga drejtuesit e politikës së jashtme në Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve anëtare.

Kjo përkrahje është konfirmuar edhe përmes një rezolute të veçantë të miratuar në PPE ku krahas mbështetjes për hapjen sa me parë të negociatave, përcaktohen qartë dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria, duke nisur nga zgjidhja e krizës politike.

Partia Popullore Europiane nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut dhe miratimin konsensual nga partitë politike, të një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

PPE thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standartet europiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit.

PPE shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë dhe pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

PPE shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë.

PPE demonstron mbështetjen e qartë për integrimin europian të Shqipërisë dhe bën thirrje për zgjidhjen e krizës së rëndë politike e cila sa vjen e po thellohet me shumë.

Plotësimi i kushteve, jo në letër por në realitet, janë e vetmja rrugë që do të afrojë Shqipërinë me BE. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e vetmja zgjidhje, për krizën që ka mbërthyer vendin.

Read More
21 Nën
0

Edi Rama po tenton të kapë e kontrollojë politikisht Gjykatën Kushtetuese. Kjo cënon besimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi, në kundërshtim me qëllimin madhor që kishte dhe duhet të ketë Reforma në Drejtësi, që të shkëpuste drejtësinë nga politika. Kjo bie ndesh me kërkesën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për drejtësi të pavarur.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve mbi çështjen e Gjykatës Kushtetuese, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi, ka këtë reagim:

Lidhur me debatin për Gjykatën Kushtetuese, rikonfirmojmë qëndrimin se Edi Rama po tenton të kapë e kontrollojë politikisht Gjykatën Kushtetuese. Kjo cënon besimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi. Kjo është në kundërshtim me qëllimin madhor që kishte dhe duhet të ketë Reforma në Drejtësi, që të shkëpuste drejtësinë nga politika. Kjo bie ndesh me kërkesën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për drejtësi të pavarur.

Ne mbështesim plotësisht qëndrimin institucional dhe kushtetutes të Presidentit të Republikës për emërimet në Gjykatën Kushtetutese. Është provuar qartë dhe pa asnjë mëdyshje se Edi Rama kërkonte të vidhte një anëtar që i takonte ta emëronte Presidenti. Edi Rama shkeli Kushtetutën dhe ligjin, jo vetëm duke emëruar njëkohësisht dy anëtarë në Parlament, por mbi të gjitha, duke mos zbatuar kushtin kushtetues dhe ligjor që për çdo vend vakant duhet të kishte jo më pak se 3 kandidatë të vlefshëm. Nëse flasim për vendime në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, ato janë vendimet e emërimeve që ka bërë Parlamenti në kundërshtim të hapur me nenin 125 të Kushtetutës dhe pikën 5 të nenit 7/c të ligjit të Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, Partia Demokratike shpreh bindjen se për Shqipërinë dhe qytetarët e saj është me rëndësi themelore vënia në funksionim sa më parë e Gjykatës Kushtetuese.

Duke patur në konsideratë se Komisioni i Venecias nuk jep vendime por opinione, e vetmja pasojë do të ishte vonesa e bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe hapja e një debati tjetër mbi lexime të kundërta të cfarëdo opinioni të Komisionit të Venecias nga palët.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i këtyre debateve. Shqiptarët nuk meritojnë të mbeten për muaj të tjerë pa Gjykatë Kushtetuese.

Për këtë arsye, vijimi i këtij debati vetëm sa shtyn bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese, e zvarrit atë dhe pamundëson që Shqipëria të ketë Gjykatën Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit.

Sa më gjatë pa Gjykatë Kushtetuese, sa më gjatë me gjyqtarë nën presion, aq më shumë përfiton Rama me vendimet e paligjshme, aq më shumë mbetemi peng në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.

Lidhur me çështjen e z. Besnik Muçi pas vendimit të KPA-së, qëndrimi ynë është se Partia Demokratike nuk ka komentuar dhe nuk do të komentojë asnjë vendim të vetingut për përjashtim nga sistemi i drejtësisë, me të drejtë ose me të padrejtë. Ka një numër vendimesh për përjashtim të cilat, në pamje të parë, të japin perceptimin e një padrejtësie, por detyra jonë nuk është t’i komentojmë ato. Në këto raste, ne nxisim këdo prokuror dhe gjyqtar ta kërkojë të drejtën e tij në institucionet vendase dhe ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ne kemi denoncuar dhe do të denoncojmë me vendosmëri dhe forcë çdo rast, kur vetingu mban në sistem njerëz të korruptuar dhe të lidhur me krimin, siç është rasti i gjyqtarit Ardian Dvorani. Ai e kaloi vetingun me ndërhyrje politike, edhe pse kishte miliona lekë pasuri të pajustifikuar.​

Read More
21 Nën
0

Nuk ka rritje reale për buxhetin e shëndetësisë. Pjesa dërrmuese e tij do të shkojnë për të paguar 4 koncesione dhe 37 milionë euro në vit për 2-3 njerëz që i shërbejnë pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar të Edi Ramës.       

·Nuk ka rritje reale për buxhetin e shëndetësisë. Pjesa dërrmuese e tij do të shkojnë për të paguar 4 koncesione dhe 37 milionë euro në vit për 2-3 njerëz që i shërbejnë pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar të Edi Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BARDH SPAHIA

Buxheti për shëndetësinë, njësoj si pjesa tjetër e buxhetit 2020, nuk ka prioritet një shërbim më të mirë për qytetarët, por pasurim të padrejtë me koncesione për klientët dhe miqtë e Edi Ramës.

Buxheti 2020 nuk ka rritje reale për sistemin shëndetësor, nuk rrit pagesën për ndihmën sociale, nuk rrit pagat e mjekëve dhe infermierëve. Pjesa dërrmuese e rritjes së buxhetit për Ministrinë e shëndetësisë për vitin e ardhshëm do të shkojë për të paguar 4 koncesione.

Vitin e ardhshëm, me taksat e shqiptarëve do të paguhen rreth 37 milionë euro për te mbajtur në këmbë korrupsionin e qeverisë se Edi Ramës me koncesionet, që gllabërojnë djersën e shqiptarëve.

Me 37 milionë euro në vit për 2-3 njerëz që i shërbejnë pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar të Edi Ramës, mund të ishin bërë disa punë të mira në sistemin shëndetësor.

Mund te ishte siguruar blerja e medikamenteve elementare, mund të ishin rritur pagat e mjekëve apo infermierëve, mund te ishte bërë një investim i vlefshëm për shqiptarët dhe jo të mbusheshin xhepat e miqve të kryeministrit.

Edi Rama dhe oligarkët e tij mendojnë vetëm për të grabitur me koncensione dhe PPP korruptive, ndonëse Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e  saj te fundit, vlereson se këtonjanë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare.

Vjedhja e taksave të shqiptarëve me koncesione duhet të marrë fund!

Qeveria e Partisë Demokratike, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka një plan për të nxjerrë nga kolapsi shëndetësinë.

Ne do të anullojmë koncesionet korruptive në shëndetësi dhe kudo! Paratë e dhëna për koncensione të paligjshme do të kthehen në investime në shërbim dhe rritje pagash për mjekët e infermierët.

Në planin e Partisë Demokratike  rroga minimale për mjekët do të jetë 1200 euro dhe 700 euro në muaj për infermierët, duke i bërë kështu një shërbim të madh vendit me dhënien fund të eksodit të tyre.

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve do të shkojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptareve te ndershëm që e duan Shqipërinë dhe duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, ne vendin e tyre.

Read More
21 Nën
0

Mirënjohje PPE-së për vëmendjen e veçantë ndaj Shqipërisë, përkrahjen për integrimin e vendit në BE dhe mesazhin se rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon nga zgjidhja e krizës me zgjedhje të lira dhe të ndershme

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Kriza sa vjen dhe thellohet, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e lira!

Mirënjohje Partisë Popullore Europiane për vëmendjen e veçantë ndaj Shqipërisë, përkrahjen për integrimin e vendit në BE dhe mesazhin se rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon nga zgjidhja e krizës me zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD dhe Opozita e Bashkuar është e përgatitur dhe e vendosur të permbushim çdo detyrim tonin duke nisur me propozimet për reformën zgjedhore dhe miratimin e tyre, për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Më poshtë Rezoluta e Kongresit të Partisë Popullore Europiane:

• Duke mbajtur parasysh përfundimet e Këshillit Europian për Shqipërinë në 17-18 Tetor 2019 dhe Raportin e OSBE/ODIHR të 5 Shtator 2019;
• Duke njohur përkushtimin e fortë dhe të palëkundur të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH) për integrimin e Shqipërisë në Europë;
• Duke mbështetur angazhimin e BE për procesin e zgjerimit, mbi bazën e plotësimit të kritereve të anëtarësimit nga vendet aplikuese;
• Duke nënvizuar rolin mbështetës që luan procesi i integrimit për reformat, dhe duke mirëpritur përkrahjen që ky proces ka nga qytetarët e Shqipërisë;

Partia Popullore Europiane:

1. Duke vlerësuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut.

2. Risjell në vëmendje se adoptimi konsensual nga partitë politike, i një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përfaqëson një kusht të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe integrimin drejt BE-së.

3. Duke rikujtuar theksin e përsëritur nga ana e OSBE/ODIHR, të rëndësisë që ka vullneti politik për të garantuar zbatimin e të gjitha kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, bën thirrje për zbatimin e reformës elektorale, në dobi të demokracisë dhe të funksionimit të institucioneve demokratike qendrore dhe lokale në Shqipëri.

4. Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë; pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

5. Thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standartet europiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit dhe grupet kriminale që janë përfshirë në blerjen e votës dhe krime të tjera elektorale gjatë zgjedhjeve.

6. Shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë.

7. Nxit Shqipërinë që të ngrejë Strukturën e specializuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar; bën thirrje për nisjen e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar për vepra të ndëshkueshme nga procesi i vettingut.

8. Thekson domosdoshmërinë për rezultate bindëse në luftën kundër kultivitimit masiv dhe trafikimit të kanabisit dhe luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave; shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të kryejë hetime aktive, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe krim të organizuar duke nisur dhe përfunduar procedime kundër të gjithë autorëve përfshirë dhe politikanë dhe zyrtarë të lartë.

9. Bën thirrje për progres të prekshëm në reformën e administratës publike, si një nga çështjet kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj për integrimin në BE.

10. Mbështet Partinë Demokratike të Shqipërisë në përpjekjet e saj për të adresuar shqetësimet legjitime dhe aspiratën Europiane të popullit shqiptar.

Read More
21 Nën
0

Rezoluta për Shqipërinë, PPE: Zgjidhni krizën politike, bëni zgjedhje të lira e të ndershme!

Rezolutë e Kongresit të Partisë Popullore Europiane.

• Duke mbajtur parasysh përfundimet e Këshillit Europian për Shqipërinë në 17-18 Tetor 2019 dhe Raportin e OSBE/ODIHR të 5 Shtator 2019;
• Duke njohur përkushtimin e fortë dhe të palëkundur të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH) për integrimin e Shqipërisë në Europë;
• Duke mbështetur angazhimin e BE për procesin e zgjerimit, mbi bazën e plotësimit të kritereve të anëtarësimit nga vendet aplikuese;
• Duke nënvizuar rolin mbështetës që luan procesi i integrimit për reformat, dhe duke mirëpritur përkrahjen që ky proces ka nga qytetarët e Shqipërisë;

Partia Popullore Europiane:

1. Duke vlerësuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut.

2. Risjell në vëmendje se adoptimi konsensual nga partitë politike, i një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përfaqëson një kusht të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe integrimin drejt BE-së.

3. Duke rikujtuar theksin e përsëritur nga ana e OSBE/ODIHR, të rëndësisë që ka vullneti politik për të garantuar zbatimin e të gjitha kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, bën thirrje për zbatimin e reformës elektorale, në dobi të demokracisë dhe të funksionimit të institucioneve demokratike qendrore dhe lokale në Shqipëri.

4. Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë; pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

5. Thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standartet europiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit dhe grupet kriminale që janë përfshirë në blerjen e votës dhe krime të tjera elektorale gjatë zgjedhjeve.

6. Shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë.

7. Nxit Shqipërinë që të ngrejë Strukturën e specializuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar; bën thirrje për nisjen e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar për vepra të ndëshkueshme nga procesi i vettingut.

8. Thekson domosdoshmërinë për rezultate bindëse në luftën kundër kultivitimit masiv dhe trafikimit të kanabisit dhe luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave; shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të kryejë hetime aktive, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe krim të organizuar duke nisur dhe përfunduar procedime kundër të gjithë autorëve përfshirë dhe politikanë dhe zyrtarë të lartë.

9. Bën thirrje për progres të prekshëm në reformën e administratës publike, si një nga çështjet kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj për integrimin në BE.

10. Mbështet Partinë Demokratike të Shqipërisë në përpjekjet e saj për të adresuar shqetësimet legjitime dhe aspiratën Europiane të popullit Shqiptar.

Partia Popullore Europiane është forca kryesore politike në Europë që ka grupin më të madh të eurodeputetëve në Parlamentin Europian, drejtuesit e BE si Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, drejtuesit e shteteve dhe qeverive kryesore në Europë, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin e Kroacisë që merr Presidencën e BE në janar 2020, kryetaret e qeverive të Austrisë, Irlandës, Rumanisë, Norvegjisë, Hungarisë etj.

Read More
21 Nën
0

Presidenti i ri i PPE Donald Tusk i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë në vendosjen e standardit të BE, zgjedhje të lira dhe të ndershme

Pata kënaqësinë të bashkëbisedoja dhe t’i uroja suksese Presidentit të ri të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE.

Ndava me Presidentin Tusk vendosmërinë time për të luftuar fort për plotësimin e të gjitha detyrimeve që vendi ynë ka për hapjen e negociatave, dhe për të bindur me rezultatet e punës tonë vendet skeptike, sic kemi bërë për anëtarsimin në NATO dhe heqjen e vizave.

Gjeta mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Presidentit Tusk për të na ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit tonë, duke vendosur në Shqipëri standartet e Bashkimit Europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimin e shtetit ligjor, barazinë para ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe zhvillimin ekonomik.

Presidenti Tusk theksoi se në një betejë politike, e vërteta dhe vendosmëria do të triumfojnë kundër lajmeve të rreme, manipulimeve dhe urrejtjes, ndërsa shprehu angazhimin për ta ndihmuar Shqipërinë të thotë të vërtetat e saj larg propagandës. Presidenti i PPE, mirëpriti ftesën time për të vizituar së shpejti vendin tonë.

Read More