Blog

16 Kor
0

“Pakti Rama-Berisha vazhdon dhe sot”/ Basha thirrje Gjykatës së Apelit: Zbardhni vendimin skandalos të 11 qershorit për të na mundësuar rekursin, pasi kanë kaluar afatet

Në konferencën për mediat, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, është shprehur se pakti Berisha-Rama vazhdon dhe sot e kësaj dite, siç ishte edhe në aktin e paligjshëm për vulën e PD.

Ai i bëri thirrje Gjykatës së Apelit të zbatojë ligjin, pasi kanë kaluar 30 ditë nga afati ligjor për të zbardhur vendimin skandaloz të 11 qershorit, pasi përveçse dhanë një vendim të paligjshëm, tani zvarrisin edhe zbardhjen e këtij vendimi.

Basha gjithashtu tha se vendimi nuk zbardhet deri në fund të kësaj jave, për të vazhduan më pas me rekursin në Gjykatën e Lartë, Demokratët Euroatlantikë do t’i drejtohen KLGJ-së, ILD-së dhe SPAK-ut dhe partnerëve ndërkombëtar për këtë skandal të rradhës të kësaj gjykate.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Pakti midis Sali Berishës dhe Edi Ramës vazhdon dhe sot e kësaj e dite. Vazhdon me aktin skandaloz të paligjshëm të 11 qershorit, me të cilin rast dua t’i bëj thirrje Gjykatës së Apelit të zbatojë pa vonesë ligjin. Sot është data 16 korrik, 30 ditë kanë kaluar nga afati ligjor për të zbardhur vendimin skandaloz të 11 qershorit, jo vetëm kanë dhënë një vendim të paligjshëm, por tani zvarrisin edhe zbardhjen e këtij vendimi. Ky është një akt i papranueshëm, ndaj nëse deri në fund të kësaj jave nuk do të ketë një zbardhje të plotë të vendimit për të mundësuar pastaj hapin tjetër të rekursit në Gjykatë të Lartë nga Partia Demokratike e Shqipërisë – Demokratët Euroatlantikë, ne do t’i drejtohemi të gjitha instancave përkatëse KLGJ-së, ILD-së dhe SPAK-ut, sikundër do të informojmë në detaje të gjithë partnerët strategjikë për këtë skandal të rradhës të Gjykatës së Apelit në moszbatimin e ligjit dhe parashikimeve ligjore për zbardhjen e vendimit ecjen përpara me rekursin në Gjykatë të Lartë.

Read More
16 Kor
0

“Demokratët Euroatlantikë mbështesin SPAK”, Basha: Altin Dumani dje u përballë në parlament me kastën e vjetër politike

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat është shprehur se kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit ditën e djeshme në Parlament, u përballë me kastën e vjetër politike.

Basha tha se marrëveshja ka si synim zhbërjen e të vetmes shpresë të shqiptarëve për ndryshim dhe për fundin të pandëshkueshmërisë që është SPAK, BKH dhe GJKKO.

Ai më tej përsëriti mbështetjen e pakushtëzuar të Partisë Demokratike e Shqipërisë -Demokratët Euroatlantikë ndaj SPAK duke e cilësuar si të vetmen strukturë që luftion korrupsionin dhe që mbështetet nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ditën e djeshme u përballën me njëri-tjetrin SPAK-u dhe kasta e vjetër politike. Raportimi i kryeprokurorit të SPAK-ut Altin Dumani nxorri zbluluar petët e lakrorit dhe marrëveshjen mes qeverisë dhe teattrit opozitarë. Marrëveshje e cila ka për synim zhbërjen e të vetmes shpresë të shqiptarëve për ndryshim dhe për fundin të pandëshkueshmërisë, që është Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe elementet e tjerë përbërës si BKH dhe GJKKO. Dua ta nis duke shprehur dhe njëherë në mënyrë të plotë pakushtëzuar mbështetjen e Partisë Demokratike të Shqipërisë të Demokratëve Euroatlantikë për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion në luftën e drejtë kundër korrupsionit qeveritar, kundër krimit të organizuar dhe vënien fund të pandëshkueshmërisë. Pritshmëritë e shumicë dërrmuese të shqiptarëve janë për një prmbyllje me sukses të kësaj beteje pa të dytë në 34 vite tranzicion, një betejë që do të vendos që Shqipëria do të ecë përpara si të gjitha vendet e tjera drejt destinit të vet Europian, me barazi para ligjit, me të drejta të garantuara nga Kushtetuta dhe Ligji, apo do të kthehet mbrapsht në gjirin e autokracive të rilindura nga hiri i diktaturave komuniste ku përsëri ka dy klasa, ku ka të barabartë mbi të barabartë që janë të plotëfuqishmit e politikës të krimit dhe ekonomisë për të cilët nuk ka ligj. Të cilët pavarësisht se kryejnë krimet më monstruoze ndaj popullit të tyre, vjedhjet më masive, shpërdorimet më mafioze, aleancat më të tmerrshme me krimin e organizuar, i shpëtojnë ligjit madje e përdorin ligjin për të ndëshkuar të pafajshmit dhe për të goditur interesat, jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve të thjesht.

Qartësisht në këtë ndarje, Partisë Demokratike të Shqipërisë të Demokratëve Euroatlantikë janë në krahun e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që duan të ecin përpara dhe në këto 34 vite i vetmi instrument për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë që ka nisur të korr rezultatet e para, është Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion. Kj strukturë ka thyer tabunë se në Shqipëri nuk bëhet drejtësi, se të plotëfuqishmit e politikës, ekonomisë dhe krimit janë mbi ligjin dhe përtej ligjit. Në këtë mënyrë Altin Dumani dhe SPAK janë vënë në syrin e ciklonit të interesave të përbashkëta të kastës së vjetër politike. Kjo u duk edhe dje me sulmet e orkestruara kundër SPAK-ut, me qesëndisjet e një mazhorance të kapur në flagrancë dhe që vazhdon të kapet në flagrancë duke zhytur duart në pasuritë e shqiptarëve, që bën sikur është në mbështetje të aytre që i lufton ditë për ditë dhe në funksion të kësaj lufte, po krijon edhe aleanca fluide me teatrin opozitar.

Read More
15 Kor
0

Basha publikon videon e Dumanit për amnisitinë: Thelbi i pazarit është që Rama të mbajë pushtetin, ndërsa Berisha të vijojë teatrin

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka publikuar një video nga deklarimi i kreut të SPAK, Altin Dumani ditën e sotme në Kuvend, ku shprehej se nga amnistia e votaur në parlament nga 117 deputetë, përfituan dhe të dënuar nga GJKKO.

Duke iu referuar kësaj, Basha thotë se kushdo që kishte një dyshim për pazarin Rama-Berisha kundër drejtësisë, tanimë e ka me fakte.

Në postimin e tij në facebok, ai më tej shkruan se pazari po vazhdon me sabotimin e reformës zgjedhore, me vulën dhe me goditjen e SPAK, që sipas Bashës e gjitha bëhet që Rama të rri në pushtet dhe Berisha të vazhdojë teatrin.

Postimi i plotë i Bashës:

Kushdo që kishte ndonjë dyshim për pazarin Rama-Berisha kundër drejtësisë, tanimë, i ka me fakte.

117 persona të dënuar ose në ndjekje penale për korrupsion nga SPAK/ GJKKO përfituan nga amnistia Rama-Berisha.
40 persona të dënuar për korrupsion u liruan.
65 të dënuar për korrupsion përfituan zbritje dënimi.
12 persona u përjashtuan nga ndjekja penale për korrupsion.

Pazari i nisur me amnistinë vazhdoi me sabotimin e Reformës Zgjedhore, me vulën dhe vijon me goditjen ndaj SPAK-ut.

Thelbi i marrëvshjes është që Rama të mbaj pushtetin, ndërsa Berisha të vijojë teatrin, gjasme, opozitar.

 

Read More
14 Kor
0

“Ramës pushtetin, Berishës vulën e teatrit opozitar”/Basha: Asgjë nuk na bashkon me ata. Do hapim një rrugë e re

Lulzim Basha, kreu i demokratëve euroatlantikë, ka komentuar zhvillimet e fundit politike duke shpalosur atë që sipas tij do të shtrohet si zgjidhje përpara shqiptarëve në fushatën e ardhshme.

Gjatë një bisede me të reja dhe të rinj, Basha deklaroi se asgjë nuk e bashkon me kastën e vjetër, duke shtuar se Rama dhe Berisha duan të vazhdojnë “tangon edhe për 4 vite të tjera”, në një marrëveshje mes palëve, ku kryeministri mban pushtetin dhe ish-kryeministri monopolin mbi opozitën.

Sipas Bashës vendit i duhet një alternativë ndryshe nga ajo e ofruar na Rama dhe Berisha.

Fjala e Lulzim Bashës:

Me këtë kastë të vjetër nuk na bashkon asgjë. Nuk na ka bashkuar edhe kur kemi qenë bashkë, përkundrazi, kjo është ajo që na ka ndarë kulturalisht, shpesh herë edhe politikisht, dhe sot përballja është më e qartë se kurrë. Thënë shkurt dhe prerë, kryeministri dhe ish-kryeministri duan të vazhdojnë tangon dhe 4 vjet të tjera. Qartësisht pjesë e pazarit është që Rama të ruan pushtetin, ish-kryeministri ruan monopolin mbi teatrin opozitar, dhe në kuadër të këtij teatri bëhen gati t’i servirin shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme pyetjen: Kush është më pak i korruptuar, Edi Rama apo Sali Berisha?
A është kjo pyetja që zgjidh hallet e shqiptarëve?
As njëri dhe as tjetri nuk janë zgjidhje për shqiptarët.
Pyetja për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme do të jetë: A do të vazhdojmë dhe 4 vjet të tjera, e të shtrojmë rrugën për 30 vite të tjera, me dyshen e vjetër, që ka 34 vjet në politik dhe në pushtet?
Apo do të hapim një rrugë të re, një kulturë të re, një të ardhme të re për Shqipërinë?
Kjo është përballja, ku jemi përballë Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë më të korruptuar, por dhe përballë Sali Berishës, që është aseti i vetëm i Edi Ramës në zgjedhjet e ardhshme.

Read More
13 Kor
0

“Anti-berishizmi nuk është identitet”/ Basha: Është një obsesion i dëmshëm, është koha të shkojmë te qytetarët për të shpalosur alternativën

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se të jesh anti-berishistë, nuk është identitet. Në podkastin e rradhës, ai u shpreh se grupimi që drejton ekziston sepse ka një set vlerash, bindjesh, besimesh, që i lidh në një kulturë politike që shkon përtej interesave të grupimit politik.

Sipas Bashës, grupimi që ai drejton ka një vizion të qartë për shqiptarët dhe mbi të gjitha ka një platformë të qartë shndërruese për Shqipërinë, që u shpalos në 1 qershor.

 

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

 

Njerëzit që e përcaktojnë jetën e tyre në raport me Sali Berishën janë padashje berishistë. Ndërkohë tjetri është përcaktuar “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, është aktualisht në arrest shtëpie dhe hetim për korrupsion, është përjashtuar me vendimin tim, dhe ti nga mëngjesi deri në darkë ke obsesionin e Sali Berishës, kur në fakt duhet të shkojmë te qytetarët me një ofertë politike. Në qfotë se identiteti jonë është anti-berishizmi, atëhere më vjen keq por duhet të përgatiten për një fund simetrik. Çfarë do të thotë kjo, që në momentin kur të mos ketë më berishizëm nuk ka më Parti Demokratike Euroatlantike?

Ne nuk ekzistojmë si funksion i Sali Berishës, nuk ekzistojmë për hir të Sali Berishës. Ne ekzistojmë sepse kemi një set vlerash, bindjesh, besimesh, që na lidhin në një kulturë politike që shkon përtej interesave të grupimit tonë politik. Na lidhin për hir të Shqipërisë e të shqiptarëve. Kemi një vizion të qartë, jemi të vetmi që artikulojnë këtë vizion në mbështetjen pa kushte për drejtësinë, për SPAK, për të goditur korrupsionin dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Për një reformë zgjedhore që kthen votën shqiptarëve, votën që e kanë kyçur që në 2008-ën në dollapet e kryetarëve. E mbi të gjitha për një platformë të qartë shndërruese për Shqipërinë, që e bëmë publike më 1 qershor, dhe këtë presin njerëzit të dëgjojnë. Është marrëzi të mendosh që njerëzit qëndrojnë nga mëngjesi e deri në darkë duke menduar për Sali Berishën. Kjo është një psikozë e dëmshme për vetë këta individë.

Me Berishën i kemi ndarë punët njeherë e për gjithmonë dhe tani është koha të shkojmë te qytetarët, për hallet e qytetarëve, sepse kemi një program.

Read More
13 Kor
0

“Nuk jemi kazermë politike”, Basha: Inkurajoj mendimin ndryshe, vendimi për rekurs është fryt i vendimmarjes kolegjale të demokratëve euroatlantikë

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, është shprehur se dëshira e kundërshtarëve për të shpikur fabula ndaj tij, është tregues i frikës dhe ankthit që ka kjo dyshe, dhe kjo në vetvete është gjë e mirë sepse në mënyrë indirekte është tregues i potencialit dhe i fuqisë që grupimi i tij projekton kundër kësaj dyshe.

 

Në podkastin e rradhës me Ermalin dhe Marsidin, Basha gjithashtu foli për vendimin për vulën, që do të bëhet recurs në Gjykatën e Lartë. Ai tha se ky vendimështë fryt i vendimmarjes kolegjale të demokratëve euroatlantikë.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

 

Obsesioni për të shpikur fabula për mua, është tregues i frikës dhe ankthit që ka kjo dyshe, dhe kjo në vetvete nuk është një gjë e keqe, është një gjë e mirë sepse në mënyrë indirekte është tregues i potencialit dhe i fuqisë që ne projektojmë kundër kësaj dyshe. Ndërsa sa i përketë pjesës së brendshme, larg qoftë ajo ditë kur edhe demokratët euroatlantikë kthehen në një shkretëtirë, në një kazermë politike, ku trajtohet lideri si zot, ku vendoset idhujtaria ndaj kryetarit të partisë. Në këtë moment ne s’kemi më arsye të ekzistojmë, sepse do ktheheshim në një klonim të partisë berishiste dhe partisë ramiste. Të dyja bashkë në fakt nuk janë gjë tjetër veçse dy pjesë të ish Partisë së Punës, ku kulti i individit ishte gjithçka. Nëqoftëse ne qëndrojmë përballë kësaj Katovice të dytë, atëhere ndarja e parë është me kultin e individit.

Mendimi kritik, mendimi i lirë, jo vetëm nuk konsiderohen si diçka e padëshirueshme për mua, por i nxisë, i inkurajoj, në debat të përhershëm.

E vetmja gjë është që në detyrimet që kemi në këtë angazhim të përbashkët, duhet marrë mendimi i gjithsekujt, dhe se në rastin konkret, hapat që kemi vendosur, rekurs për të mos e lënë padrejtësinë të trimfojë dhe në çdo rast demokratët euroatlantikë do jenë në zgjedhje me listën tonë, me aleatët tanë, me programin tonë, nuk janë vendime të një njeriu, janë vendime të pjekura, të shoshitura për javë të tëra me kryesinë e PD euroatlantike, me kolegjin tonë të kryetarëve, së fundmi me Këshillin tonë Kombëtar.

Ndaj, nëse ka diçka që është e garantuar, në botkuptimin tonë si euroatlantikë, është liria e mendimit dhe padiskutim kolegjaliteti i çdo vendimmarrje. Vendimmarrja për rekurs dhe për pjesëmarrje në çdo rast në zgjedhje me listën tonë, është vendimmarrje kolegjale e forumeve më të larta të demokratëve euroaltantikë.

Read More
13 Kor
0

“Asgjë s’ka ndryshuar nga 9 shtatori”/ Basha: Nuk jemi fraksion i Berishës, as nuk e pranojmë për fraksion. Rrugët tona janë ndarë një herë e mire

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka hedhur poshtë zërat se grupimi që ai drejton do të jetë fraksion i Berishës. Në podkastin e rradhës, Basha u shpreh se asgjë nuk ka ndryshuar nga vendimi i 9 shtatorit dhe se rrugët me Berishën janë ndarë një herë e mirë.

 

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

 

Nuk jemi fraksion i Berishës, madje as nuk e pranojmë Berishën për fraksion. Rrugët tona janë ndarë një herë e mirë. Asgjë s’ka ndryshuar, që nga 9 shtatori asgjë s’ka ndryshuar. Përkundrazi, pozitat e tij në raport me faktorin euroatlantikë janë përkeqësuar në çdo aspekt. Asgjë nuk ka ndryshuar në aftësinë e tij për të sjellë demokratët në pushtet, përkundrazi është provuar që premtimet bombastike me të cilat ju përvesh Partisë Demokratike dhe opozitës për ta marrë si plaçkë, si mburojë për veten e vetë ishin të rreme. Rezultati më i dobët elektoral jo thjesht i Partisë Demokratike, por dhe i ndonjë partie të madhe në 34 vite. Dhe gjithmonë e më shumë bjerret. Nuk ka njeri ta besojë e ta pranojë se zgjidhja për Partinë Demokratike, për ardhjen e saj në pushtet është Sali Berisha, as ai vet.

 

Pyetje: Kjo i rrëzon edhe pretendimet që ngrejnë një pjesë të politikanëve aktual që pretendojnë që ju jeni në bashkëpunim me zotin Berisha ose që jeni pjesë e një loje të përbashkët. Kjo është nje pjesë tjetër e akuzave të cilat ne duam që t’i japim një përgjigje dhe këtyre gojëve të liga, po themi në thonjëza që mund të bëjnë gjithashtu, ta përbaltosin misionin.

 

Lulzim Basha: Ky është një plan i vazhdueshëm për të shmangur debatin e vërtetë. Është një plan propagandistik i dyshes, sepse njëherë njëri thotë është me Ramën, tjetri thotë është me Berishën. Në fakt, e vërteta është që s’jemi as me njërën as me tjetrën. Por jemi përfundimisht dhe qartësisht përballë edhe njërit edhe tjetrit. Sigurisht përballë Edi Ramës, i cili sot kryeson qeverinë më të korruptuar në Europë dhe më të korruptuar ën e tranzicionit shqiptarë dhe natyrisht përballë Sali Berishës i cili me vullnetë të plotë dhe me vetëdije të plotë është kthyer në asetin e vetëm elektoral të Edi Ramës dhe në këtë mënyrë kanë krijuar një bashkëpunim për interesat e tyre kundër interesave të shqiptarëve. Kundër kësaj skeme, kundër këtij komploti ndaj shqiptarëve qëndroj unë me gjithë fuqinë dhe forcën e mendjes, shpirtit dhe angazhimit tim politik. Dhe të gjithë ata të cilëve ju kam besuar dhe më besojnë në këtë udhëtim të përbashkët. Jo thjesht për fatin tonë politikë, po për fatin e të nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Gjithçka tjetër është përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga kjo e vërtetë dhe me dashje apo padashje është shërbim i pastër ndaj Edi Ramës dhe ndaj Sali Berishës.

Read More
13 Kor
0

Basha: Vendimi për vulën një goditje edhe ndaj SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE. Nuk dorëzohemi përballë Katovicës 2

Në podcastin e rradhës me Ermalin dhe Marsidin, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me vendimin për vulën të cilën e quajti si goditje ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

 

Basha gjithashtu Demokratët Euroatlantikë do të vazhdojnë betejën për alternativë ndryshe, pasi sipas tij, nuk mund të lëmë që në Shqipëri të implementohet Katovica numër 2.

 

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

 

Që akti i 11 qershorit është një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj Britanisë së Madhe, ndaj Bashkimit Europian, kjo është e qartë dhe këtë e ka kuptuar edhe pa e artikuluar çdo shqiptarë. Është një goditje ndaj atyre që janë kujdesur që drejtësinë shqiptare ta fusin në një rrugë të interesave politike dhe të kthimit të interesave shqiptare, pra t’i shërbejnë ligjit që të mbrojnë qytetarët dhe është një goditje të politikës së tyre, të sanksioneve ndaj të korruptuarve. Megjithatë them që është herët për të nxjerr konkluzinone, sepse ky është një hap, një moment në një luftë të gjatë për ta kaluar Shqipërinë nga dritëhijet e tranzicionit, nga një vend ku sundojnë individët dhe jo ligji, ku sundojnë njerëz ku i trajtojnë bashkëqytetarët e tyre si kavie eksperimentale, në një vend prëndimor ku dinjiteti i të parit të vendit është i barabartë me dinjitetin e më të humburit të vendit. Që është ajo që dallon shoqëritë perëndimore, me shoqëri si kjo e jona hibride, me një këmbë në autokraci dhe një këmbë në demokraci. Kjo është një betejë të cilën jam i bindur që asnëj nga aleatët tanë strategjikë nuk kanë ndërmend ta dorëzojnë, apo ta dorëzojnë shpejt. Kjo betejë do të vazhdojë dhe në këtë betejë padiskutim që ne si demokratë euroatlantikë, shohim rolin tonë, përgjegjësinë tonë. Sepse nuk mund të presim që këto probleme jetike për qytetarët tanë, të zgjidhen vetëm nga një ndërhyrje nga jashtë. Sigurisht duam, kemi nevojë që t’i kemi në krah aleatët strategjikë të Shqipërisë siç kanë qenë në momentet më kyçe për shqiptarët, për Shqipërinë jo në favor të një partie apo të një partie tjetër. Por në rradhë të parë duhet të qëndrojmë fuqishëm në veçanti në momente të tilla që duken të errëta dhe të pashpresa për t’u përballur me planin ogurzi të kastës së vjetër që t’iu imponojnë shqiptarëve edhe 34 vite të tjera tranzicion. Unë e quaj Katovica 2. Nuk e di kush është më i riu apo më e reja prej jush, por kanë kaluar 34 vite, unë kam që 16 vjeç ku ka nisur kjo betejë për Shndërrimin e Shqipërisë nga një diktaturë në një shoqëri demokratike me orientim perëndimor. Disa gjëra janë arritur, por këto forca punojnë gjithmonë kundër arritjes së stacionit final. Jemi shumë afër stacionit final, na duhet të mobilizojmë të gjitha forcat pozitive të shoqërisë. Këta janë pakicë, duhet t’u tregojmë vendin që janë pakicë me të gjithë arsenalin e demokracisë. Kjo është sfida që kemi. Përndryshe 16 vjeçari i sotëm edhe pas 34 vitesh do të vazhdojë të bëjë hosana dy familjeve politikë dhe biologjike  dhe kjo është e papranueshme. Kjo nuk duhet të ndodh, nuk mund të ndodh dhe sa më takon mua edhe demokratëve euroatlantikë, nuk do të ndodh.

Read More
13 Kor
0

“Berisha nuk deshte që PD të vinte në pushtet në 2021-in”, Basha: Nuk pranonte një parti jashtë interesave të klientelës së tij, te Rama gjen siguri për shkak të halleve të përbashkëta

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në podkastin e rradhës është shprehur se Sali Berisha nuk donte që PD të vinte në pushtet në vitin 2021. Kjo sipas Bashës për faktin se nuk donte një PD jashtë kontrollit të tij dhe jashtë interesave të familjes së tij.

Ai gjithashtu tha se Berisha po i jep tapi dhe 4 vite të tjera pushtetit të Edi Ramës, me kusht që të mbajë tapinë e Partisë Demokratike të uzurpuar me ndihmën e kryeministrit.

 

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

 

Prandaj e ka thënë fare qartë Berisha, ishte fat i madh që nuk erdhi Partia Demokratike në pushtet në 2021-in, e ka thënë publikisht, mediatikisht. Pse? Nuk do një Parti Demokratike jashtë kontrollit të tij, jashtë interesave të tij e të familjes së tij, e të klientëve të tij. Është më mirë dhe më i sigurtë me Edi Ramën, se i bashkojnë të njëjtat interesa, të njëjtat ankthe, të njëjtat frikëra, sesa me një Parti Demokratike që kryen një evolucion, pra ripërtërihet dhe kalon në një gjeneratë tjetër, kalon në një brezni tjetër politikanësh, kulturash politike dhe mendësie politike. Pra, shkurt dhe qartë janë bashkë për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve. Dhe gjithçka të re që kërcënon këtë bashkësi të tyre, e shohin si armik të përbashkët. Prova e para është amnistia me të cilën liruan të korruptuarit dhe lanë protestuesit. Prova e dytë është prishja e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe tani shumë shpejt pazari që po gatuhet për të mbyllur listat. Sot listat janë të hapura me vendim të Gjykatës Kushtetuese, që do të thotë kush merr më shumë vota, shkon në Parlament. As Edi Rama, as Sali Berisha nuk i duan listat e hapura. Listat janë një nga instrumentet e pushtetit të tyre okult, që nga Kushtetuta e 2008-ës, se bashkë e bënë kushtetutën që kryetari i partisë të kishte në dorë gjithçka. Të ishin zotër e ta trajtonin partinë politike si orendi shtëpiake. Ndaj, tani po luajnë lojën tjetër, të mbyllin listat. Dhe stacioni final i këtij pazari me anë të cilit Sali Berisha po jep tapi dhe 4 vite të tjera të pushtetit të Edi Ramës, me kusht që të mbajë tapinë e Partisë Demokratike të uzurpuar me ndihmën e Edi Ramës, stacioni tjetër është që të godasin kërcënimin më të madh në 34 vite kundër politikanëve të korruptuar dhe korrupsionit në tërrësi, që është Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, është SPAK-u.

Read More
13 Kor
0

“Dy kullat më të larta në Tiranë janë simboli i pazarit mes Ramës dhe Berishës”/Basha: Asgjë nuk na bashkon me këtë kastë të vjetër

Në podcastin e rradhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë me një grup të rinjsh mbi zhvillimet e fundit politike, programin e prezantuar në 1 qershor dhe organizimin për zgjedhjet e ardhshme politike.

 

Duke komentuar vendimin e 11 qershorit për vulën, Basha tha se ishte një pazar midis të vjetrës për të vijuar ujditë politike dhe ekonomike, duke rikujtuar se si Rama dhe Berisha kanë investime të përbashkëta në dy nga kullat më të larta që po ndërtohen në Tiranë.

 

Më tej Basha deklaroi se asgjë nuk e lidh me Ramën dhe Berishën dhe se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do të jenë përballë dy alternativave, të vijojnë me të vjetrën 34 vjeçare, apo të krijojnë një rrugë të re për të ardhmen e Shqipërisë.

 

 

 

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

 

Kjo është një betejë mes të vjetrës dhe të resë. Ajo që ka ndodhur më 11 qershor, është hiç më pak sesa një mirëkuptim dhe një pazar midis të vjetrës. Midis kryeministrit dhe ish-kryeministrit. Nuk është një pazar dosido, po shohim si ndajnë dhe bashkëndajnë edhe pushtetin politik, edhe pushtetin legjislativ, edhe pushtetin ekonomik. Dhe të jem fare i drejtpërdrejtë, menjëherë pas protestës së shkurtit, erdhi pazari për amnistinë. Janë liruar vjedhësit e votave të Partisë Demokratike. Janë liruar nga dënimi për korrupsion, ose janë liruar nga ndjekja penale me votat e atyre që i thonë vetes deputetë të PD. Nuk ka ku të shkojë më keq. Liruan vjedhësit, por jo protestuesit. Kjo është pjesë e një pazari për pushtet politik, për pushtet ekonomik, por mbi të gjitha për mbijetesë.

 

Qytetarët e Tiranës janë dëshmitarë të Malit pas Pallatit të Kulturës dhe të kullës tjetër 65 katëshe, që qartësisht janë investime të përbashkëta të së vjetrës. Të kryeministrit dhe ish-kryeministrit, dhe të klientelës së tyre.

Asgjë nuk i pengon të bëjnë pazar për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve. Pjesën tjetër e kanë teatër. Shqiptarët i trajtojnë si spektator të këtij teatri, që duhet të paguajnë biletën gjithmonë e më shtrenjtë, sepse ndërkohë kanë filluar të zbrazen radhët e spektatorëve. Ikin si protestë ndaj shëmtisë, varfërisë, korrupsionit, padrejtësisë, që sjellë ky teatër i shëmtuar. Dhe sa më shumë ikin, aq më shumë shtohet çmimi i biletës i atyre që mbeten. Në këtë ekuacion demokratët euroatlantikë shihen si kërcënim ekzistencial.

Me këtë kastë të vjetër nuk na bashkon asgjë. Nuk na ka bashkuar edhe kur kemi qenë bashkë, përkundrazi, kjo është ajo që na ka ndarë kulturalisht, shpesh herë edhe politikisht, dhe sot përballja është më e qartë se kurrë. Thënë shkurt dhe prerë, kryeministri dhe ish-kryeministri duan të vazhdojnë tangon dhe 4 vjet të tjera. Qartësisht pjesë e pazarit është që Rama të ruan pushtetin, ish-kryeministri ruan monopolin mbi teatrin opozitar, dhe në kuadër të këtij teatri bëhen gati t’i servirin shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme pyetjen: Kush është më pak i korruptuar, Edi Rama apo Sali Berisha?

A është kjo pyetja që zgjidh hallet e shqiptarëve?

As njëri dhe as tjetri nuk janë zgjidhje për shqiptarët.

Pyetja për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme do të jetë: A do të vazhdojmë dhe 4 vjet të tjera, e të shtrojmë rrugën për 30 vite të tjera, me dyshen e vjetër, që ka 34 vjet në politik dhe në pushtet?

Apo do të hapim një rrugë të re, një kulturë të re, një të ardhme të re për Shqipërinë?

Kjo është përballja, ku jemi përballë Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë më të korruptuar, por dhe përballë Sali Berishës, që është aseti i vetëm i Edi Ramës në zgjedhjet e ardhshme.

Read More