Blog

20 Nën
0

Basha prezanton në PPE vizionin për Shqipërinë Europiane: “Do ta arrijmë këtë me mbështetjen tuaj”

 

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DENOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONGRESIN E PPE NË ZAGREB

 

 

Nëse sot do të lexoni cilëndo gazetë ose media që trajton tema të politikës së jashtme, do të hasni një seri problematikash dhe shqetësimesh që ju bëjnë të mendoni se gjendja në Europë dhe në botë është shumë e rrezikuar nga një sërë faktorësh.

 

Sa shpesh kemi dëgjuar për të ashtuquajturën “vdekje të demokracive liberale” apo “lindja e një demokracie të kundraligjshme”, apo më keq akoma “fillimi i një epoke autoritare”? Të gjitha këto pikëpyetje kanë ngritur një stuhi polemikash rreth stabilitetit të Europës së Bashkuar.

 

Në fakt, sot Bashkimi Europian dhe institucionet e tij shihen me shumë skepticizëm. Madje, shumë kritikë janë të mendimit se tregu dhe lëvizja e lirë, në thelb janë të rrezikshme për vetë sistemin demokratik.

 

Sidoqoftë, zonja dhe zotërinj, unë vij sot para kush me një tjetër mesazh.   Një mesazh shprese. Një mesazh optimizmi.

 

Një mesazh që për shumë prej jush mund të vijë si surprizë se si Shqipëria mes të gjithë vendeve të përfaqësuara këtu është një vend ku vlera dhe ide të tilla kanë mbështetje popullore.

 

Një vend qytetarët e të cilit akoma luftojnë për këto vlera.

 

Një vend, njerëzit e të cilit besojnë se progresi mund të garantohet vetëm përmes hapjes, partneritetit dhe bashkëpunimit.

 

Një vend i cili beson në një Bashkim Europian të fortë dhe që funksionon siç duhet.

 

Edhe pse qeveria aktuale dështoi në përmbushjen e këtij vizioni, është jetike që ju të jeni të vetëdijshëm se ka një anë tjetër të medaljes.

 

Ajo për të cilën ne po luftojmë në Shqipëri është një transformim rrënjësor,  në të njëjtë linjë me shpirtin dhe synimet e shqiptarëve.

 

Ne jo vetëm që kemi bindjen se duhet ta reformojmë vendin tonë që të ecim përpara. Por ne besojmë se reformat duhet të jenë të modelit europian. Me standarte europiane.

 

Kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe pa dyshim jo nën drejtimin e qeverisë aktuale.

 

Kjo kërkon një përmasë të thellë reflektimi kombëtar.

 

Për të parë me ndershmëri situatën në të cilën ndodhemi, ne duhet t’i shtrojmë vetes disa pyetje me peshë: Si mbërritëm deri këtu? Si do t’i japim fund kësaj krize?

Sepse të gjithë e dimë që kjo nuk është rruga që i shërben përparimit të Shqipërisë! Sepse nuk ka pse të jemi në këtë gjendje.

 

Shqiptarët e duan progresin, janë ambiciozë, të talentuar dhe të mirëarsimuar.

 

Përkushtimi im është ti shërbejmë shpresave dhe pritshmërive të tyre, duke krijuar një klimë pozitive, që favorizon biznesin e vogël dhe ekonominë familjare.

 

Që tu japim të gjithë shqiptarëve mjetet e duhura drejt mirëqenies dhe suksesit.

 

Ajo çfarë ne kemi është një vizion dhe një plan konkret, i cili na orienton përtej krizës dhe drejt rrugës së duhur.

 

Një vizion për brezat e ardhshëm.

 

Aty shfaqet një Shqipëri e cila aspiron bashkëpunimin me Europën dhe fqinjët e saj. Një Shqipëri bashkëpunuese. Që kontribuon pozitivisht brenda Bashkimit Euopian dhe komunitetin e kombeve.

 

Si një jurist i diplomuar në Europë, i cili ka punuar për Kombet e Bashkuara, kam parë se çfarë mund të arrihet kur vendet ndryshojnë pozitivisht standartet dhe politikat e tyre të zhvillimit dhe punojnë së bashku.

 

Si Ministër i Punëve të Jashtme negociova me sukses anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe garantova marrëveshjen me Bashkimin Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë brenda zonës “Schengen”.

 

Kjo përvojë më ka mësuar se bashkëpunimi dhe zbatimi i reformave janë garante të suksesit.

 

Të dashur miq, zonja, zotërinj,

 

Për të përmbushur vizionin tonë, ne duhet të punojmë së bashku.

 

Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq.  Ne nuk mundet të përballojmë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas.

 

Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë.

 

Shqipëria meriton një të ardhme Europiane.

 

Dhe me mbështetjen tuaj, kjo është ekzaktësisht ajo që ne do të arrijmë.

 

Ju falenderoj përzemërsisht!

Read More
20 Nën
0

Parlamenti votoi në Komisionin e Ekonomisë buxhetin që jep 120 milionë euro në vit për 13 koncesione, ndërsa nuk ka para për rritjen e rrogave.

  • Parlamenti votoi në Komisionin e Ekonomisë buxhetin që jep 120 milionë euro në vit për 13 koncesione, ndërsa nuk ka para për rritjen e rrogave.

DEKLARATË DORIAN TELITI, DREJTOR I KABINETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Parlamenti u tall sot me djersën e shqiptarëve, duke mbrojtur dhe duke votuar në komisionin e ekonomisë buxhetin e vënë në shërbim të koncesioneve korruptive  të disa oligarkëve.

Edhe ky buxhet konfirmon se qeveria nuk ka prioritet qytetarët, por një grusht miqsh e klientësh të Edi Ramës, që po pasurohen duke grabitur paratë e shqiptarëve.

Janë 120 milionë euro që do t’u paguhen financuesve të Edi Ramës përmes koncesioneve që i kanë marrë pa garë, pa transparencë dhe në kundërshtim me interesin publik.

Kjo është qeveria që shikon vetëm interesin e xhepit të vet dhe është qeveria e vetme, të paktën në rajon, që nuk ka asnjë politikë zhvillimore, asnjë politikë lehtësuese për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Qëndrimi i ministres së Financave në komisionin e ekonomisë dhe paraardhësit të saj vetëm sa rikonfirmuan faktin se ata, njësoj si Edi Rama, i shërbejnë disa oligarkëve që pasurohen me paratë e shqiptarëve dhe nuk duan t’ia dinë për shqiptarët e zakonshëm që jetojnë me djersë.

Buxheti i thellimit të varfërimit të shqiptarëve, i falimentimit të bizneseve, i mbijetesës së familjeve, nuk parashikon rritje rrogash për mjeket, infermieret, arsimtaret dhe punonjësit e administratës publike.

Ky buxhet nuk siguroj rritje reale për 650 mijë pensionistë.

Në vend të mbështetjes së qytetarëve, Edi Rama do t’u japë klientëve të vet vetëm në një vit me koncesione 120 milionë euro.

Këto janë një grusht kontratash PPP, te cilat, siç shprehet Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e  saj te fundit, janë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurrencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare.

 

Ndërkohë që qeveria do të paguajë 30 milionë euro me shume sesa viti aktual për këto kontrata PPP, pa e vrarë dhe pa u shqetësuar, qeveria nuk nguron te uli fondet për investimet e nevojshme publike në rruge, ujësjellës kanalizime, arsimin e mesëm profesional dhe të tjera programe te rëndësishme buxhetore.

 

Kur Partia Demokratike të marrë besimin e shqiptarëve me zgjedhje të lira e të ndershme, çdo koncesion dhe PPP korruptive do të anullohet!

 

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve do të shkojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptareve të ndershëm qe e duan Shqipërinë dhe duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, ne vendin e tyre.

Read More
20 Nën
0

Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në BE

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM  BASHA

Kënaqësi të takoja sot mikpritësin e Kongresit të EPP në Zagreb, kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic. Presidenca e BE nga Kroacia në Janar 2020 është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.

Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në BE dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.

Zbatimi i drejtë i reformës në drejtësi, reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj sipas udhërrëfyesit gjerman, garantojnë shtetin e së drejtës, ndan politikën nga krimi, i jep fund pandëshkueshmërisë, dhe garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Me mikun tim dhe të shqiptarëve diskutuam hapat për kapërcimin e krizës politike në vend, e cila konsiderohet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian si pengesë serioze për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ramë dakort të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për të realizuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe për të mundësuar hapjen sa më parë të negociatave. Kryeministri Plenkovic më garantoi se Kroacia do të vijojë të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Read More
20 Nën
0

Partia Demokratike depoziton kallzimin penal për projektin Korruptiv të Unazës së Re. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë nisjen e hetimeve dhe pezullimin e punimeve deri në përfundimin e hetimeve.

  • Partia Demokratike depoziton kallzimin penal për projektin Korruptiv të Unazës së Re. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë nisjen e hetimeve dhe pezullimin e punimeve deri në përfundimin e hetimeve.

 

Klevis Balliu: Sot bëmë kallzimin penal për projektin e korruptuar i cili po bën gjenocid tek Unaza e R. Ky është kallëzimi penal drejtuar institucioneve të prokurorisë, ky është mali me dokumenta, që janë prova dhe fakte që ky prohjekt ka vetëm një qëllim, kullat dhe jo rrugën, vjedhjen dhe jo rrugën. Ka për qëllim të mbushë xhepat e pushtetarëve dhe oligarkëve.

 

Unë ju bëj një pyetje dhe ju ftoj të më jepni një përgjigje. Si ka mundësi që kompania Salillari e cila është aktualisht nën hetim tek loti nr.2, ka fituar tenderin tek loti nr 1, i të njëjtit projekt? Dhe këto prova ia kemi dërguar Prokurorisë.

 

Ju ftoj të nxirrni të gjitha dokumentat që ka publikuar Partia Demokratike për sa i përket aferës korruptive tek Unaza e Re. Që nga shkelja e ligjit të sponsorizimeve AVE Consulting, shkelja e ligjit për të bërë një projekt pa bërë studimin teknik që duhet një gjeodet e faktuar nga dokumentat zyrtare të qeverisë që Kompania AVE Consulting nuk ka gjeodet, pra topograf për të bërë projektin.

 

Nuk është bërë konsulti mjedisor me qytetarët pavarësisht se banorët kishin një vit e 15 ditë që kërkojnë dialog.

 

Të gjitha aferat korruptive, aferat e falsidfikuara, shkeljet ligjore dhe shkeljet e VKM të kësaj qeverie, sot janë faktuar dhe janë provuar.

 

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet dhe të pëzullojë punimet tek Unaza e Re.

 

Këtu po bëhet fjalë për jetë njerëzish. Po kalohet nga një mision për unazën, në mision humanitar.

Ata po shkatërrohen, po goditen, po u hidhet gaz lotsjellës, po dhunohen, po u shkatërrohen shtëpitë, për shkak të një projekti korruptiv i cili ka për qëllim të prishë foletë e fëmijëve të banorëve për të ndërtuar kështjellat e oligarkëve dhe pushstetarëve të inkriminuar.

 

Prokuroria duhet të pezullojë punimet tek Unaza e Re siç bëri me DH-në, nisi hetimet dhe pezulloi punimet.

 

Të pezullojë urgjentisht tenderin  e Salillarit sepse është në konflikt të pastër interesi sepse nuk mund të jesh nën hetim tek Loti i dytë dhe të fitosh tender tek Loti 1.

 

Nqse prokuroria nuk merr pjesë atëherë këta prokurorë po presin të marrin hyrje falas tek ato pallatet që po ndërtojnë oligarkët atje.

 

Pyetje: Në lidhje me dhunën  e ushtruar nga policia mbi banorët e Unazës së Re, keni bërë kallzim?

 

Klevis Balliu: Shpallja e paligjshme e arrestimit të Shkëlzen Sadikajt vërteton se ndërhyrja ishte e paligjshme dhe gjithësecili do të mbajë përgjegjësi dhe ne kemi bërë një kallzim penal për të.

 

Çlirim Gjata: Shkeljet janë kaq të rënda dhe kaq shumë i kanë futur duart në këtë mega-korrupsion, vetëm vullneti politik i qeverisë mund ta bëjë këtë prokurori që të mos hetojë e mos të vendosë përpara përgjegjësisë, kaq flagrante janë shkeljet.

 

Të bësh gjithë këtë projekt korruptiv, të nxjerrësh njerëzit jashtë, vetëm e vetëm për të fituar troje të cilat shkojnë deri në 900 milionë euro, pastrim parash të krimit të organizuar dhe pisllëqeve të tjera ku janë përzier qeveritarë, kompani, administratorë, projektues. Është një megakorrupsion dhe ata njerëz që dolën në protestë e kanë nxjerrë zbuluar.

 

Vetëm qeveria është ajo që e duron këtë prokurori në këto shkelje kaq flagrante dhe të qarta që të mos fillojë hetimet dhe t’i vërë para përgjegjësisë.

 

Urgjent duhet të ndërpriten punimet. Prokurori duhet të shkojë vetë atje dhe të vendosë pezullimin e punimeve dhe të mbahet përgjegjësi për atë çfarë po ndodh.

 

 

Read More
20 Nën
0

Kryetari Basha në kongresin e PPE. Fokusi kryesor me drejtuesit europiane anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane  që nis sot punimet në Zagreb.

Në këtë Kongres do të zgjidhet Presidenti i ri i PPE-së, ku kandidati i vetëm është Donald TUSK, aktualisht President i Këshillit Europian.

Kryetari Basha do të mbajë një fjalim gjatë punimeve të kongresit, krahas kancelares Angela MERKEL, Presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der LEYEN, fituesit te zgjedhjeve në Austri, Sebastian KURZ , Kryetarit të Grupit PPE në Parlamentin Evropian, Manfred ËEBER, krerëve e shteteve dhe qeverive të Qipros, Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Rumanisë, Kroacisë, Irlandës, me të cilët do të takohet edhe gjatë Samitit të krerëve të PPE-së.

Kongresi i Partive Popullore Europiane mbahet në Kroaci, vendi më i ri anëtar i BE-së, i cili merr presidencën e rradhës për herë të parë në Janar 2020.

Kryetari i PD Lulzim Basha ka planifikuar takime me zyrtarët më të lartë të BE dhe drejtues të vendeve anëtare, ku fokusi kryesor është  anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Read More
19 Nën
0

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.

Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit.

Read More
19 Nën
0

PD dhe opozita kërkojmë vënien në funksionim të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të SPAK dhe BKH sipas Kushtetutës dhe jo sipas planeve, anktheve dhe problemeve korruptive të qeverisjes aktuale.

  • Në takimin me Presidentin u njohëm me prova tronditëse të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, me qellim kapjen e saj dhe të drejtësisë.

 

  • PD dhe opozita kërkojmë vënien në funksionim të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të SPAK dhe BKH sipas Kushtetutës dhe jo sipas planeve, anktheve dhe problemeve korruptive të qeverisjes aktuale.

 

  • Deri në fillim të Dhjetorit, opozita do të konkretizojë me amendamente vullnetin e saj për reformën zgjedhore, pavarësisht refuzimit të Edi Ramës për dialog dhe ndërmjetësim ndërkombëtar.

 

  • Nuk mund të ketë asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë,, si rrugëdalja e vetme nga kriza.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Gjatë takimit me Presidentin Meta u njohëm me prova tronditëse të asaj që kemi ditur dhe thënë edhe më përpara, të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit të vendit në procesin e reformës në drejtësi dhe, konkretisht, në procesin e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

 

Këto prova dhe fakte tronditëse vërtetojnë se qëllimi i vetëm i këtij kryeministri dhe kësaj qeverie është jo zbatimi i reformës në drejtësi, por kapja e institucioneve të drejtësisë dhe, në veçanti, kapja e Gjykatës Kushtetuese.

 

Partia Demokratike dhe aleatët tanë e kanë konsideruar këtë prej fillimit një grusht kushtetues, por, përtej kësaj, edhe një provë më shumë se me këtë qeveri reforma në drejtësi është e rrezikuar, drejtësia e pavarur që nuk mbron, por ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, mbetet një iluzion. E kemi parë këtë në rastin e Saimir Tahirit, e kemi parë në rastin e hetimeve të ndaluara dhe të sabotuara për manipulimin zgjedhor në dosjen e “184” dhe në dosjen “339”; e kemi parë në rastin e varrosjes së aferave të tmerrshme korruptive të kësaj qeverie.

 

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar qëndrojnë për një reformë në drejtësi sipas Kushtetutës. Ne kërkojmë vënien në funksionim të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të SPAK dhe BKH –së sipas Kushtetutës dhe jo sipas planeve, anktheve dhe problemeve korruptive të qeverisjes aktuale.

 

Çështja e dytë që kemi diskutuar është domosdoshmëria për zgjidhjen e krizës politike.

 

Prej më shumë se 3 muajsh kjo detyrë është shtruar edhe nga institucionet ndërkombëtare, në veçanti, nga fuqia më e madhe europiane, Gjermania, përmes mocionit të përbashkët të Bundestagut. Është shtruar,  po kështu, edhe nga partnerët tanë strategjikë.

 

Prej më shumë se 2 muajsh opozita ka shprehur gatishmërinë e saj për të kontribuar përmes një dialogu transparent për një reformë zgjedhore dhe zbatimin e kësaj reforme, siç e kërkon Bundestagu.

 

Prej më shumë se 4 muajsh Edi Rama ka refuzuar dialogun dhe ndërmjetësimin ndërkombëtar, të ofruar, të paktën, në 4 raste nga institucionet ndërkombëtare, në tentativë për të mbuluar krizën e thellë politike, ku ndodhet vendi.

 

Shtyrja e afatit të komisionit të Reformës Zgjedhore është një tjetër përpjekje për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar. Opozita e Bashkuar as nuk ka kërkuar, as nuk kërkon dhe as nuk mbështet shtyjren për në kalendat greke të reformës zgjedhore.

 

Javën e ardhshme, Opozita e Bashkuar do të konkretizojë produktin e saj, që është dokumenti strategjik për reformën zgjedhore, në amendamente në të gjitha ligjet dhe ndërhyrjet e nevojshme në këto ligje, pra propozimin e plotë për refomën zgjedhore, ndërkohë që, nga ana tjetër, kemi patur refuzim të dialogut, kushtëzim të dialogut dhe sabotim të reformës zgjedhore.

 

Ky është një film i parë dhe i stërparë. Qeveria vepron në kundërshtim me interesin e shqiptarëve dhe, pastaj, përpiqet t’ia hedhë fajin opozitës. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Për opozitën propozimet do të jenë gati jo më vonë sesa fillimi i dhjetorit.

 

Për opozitën dhe për shqiptarët nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet kushtetuese vendore në të njëjtën ditë si rrugëdalja e vetme nga kriza.

 

Nuk i mungon Shqipërisë dhe shqiptarëve asgjë krahasuar me Maqedoninë e Veriut, e cila u viktimizua për shkak të dështimit të Edi Ramës me negociatat dhe, prapë se prapë, lidershipi politik atje mori përgjegjësitë që i takojnë. Vendi shkon drejt zgjedhjeve parlamentare me një qeveri kujdestare për të garantuar votën dhe për të garantuar një proces normal politik.

 

Ndaj edhe ne, do të vazhdojmë të insistojmë në këtë kërkesë të pandryshueshme të opozitës dhe do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshme si opozitë, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve shqiptarë, të cilët janë në shumicë numerike për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për zgjidhjen e kësaj krize, që po shkatërron ekonominë e vendit, po shkatërron shpresën e shqiptarëve për të marrë, së bashku, të gjithë hapat e nevojshëm, që i takojnë një shoqërie të civilizuar, nëse përballet me një qeveri autokrate, të paligjshme, që pengon shprehjen e vullnetit të popullit, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

Ju faleminderit!

Read More
18 Nën
0

Projekti korruptiv i Unazës së Re është pa leje të vlefshme ndërtimore. Kompania “AVE CONSALTING”, në kundërshtim me ligjin, nuk ka drejtues teknik në fushën e gjeodezisë.

  • Projekti korruptiv i Unazës së Re është pa leje të vlefshme ndërtimore. Kompania “AVE CONSALTING”, në kundërshtim me ligjin, nuk ka drejtues teknik në fushën e gjeodezisë. Pa studimin topografik nuk mund të projektohen detajet e zbatimit të projektit.
  • Prokuroria të mos zvarrisë siç po bën me DH Albania. Partia Demokratike do t’i dorëzojë Prokurorisë te gjitha dokumentat e nevojshme për të nxjerrë në dritë këtë aferë korruptive, ku një grusht njerëzish duan të shtojnë pasuritë duke shkatërruar jetën e qindra familjeve.
  • Me ligjin e ri Antimafia dhe me programin “Ndiq paranë”, zyrtarët apo privatët e përfshirë në këtë aferë do të paguajnë çdo dëm që i është shkaktuar shtetit shqiptar dhe banorëve të Unazës së Re nga projekti korruptiv 20 milion euro për 1 km.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KLEVIS BALLIU

Projekti korruptiv i Unazës së Re, që po shkatërron shtëpitë e  qindra familjeve për vjedhjen e disa milionë eurove dhe ndërtimin e  disa komplekseve me pallate në të njëjtin vend është pa një leje të vlefshme ndërtimore.

Që prej një viti, Partia Demokratike ka publikuar dokumenta dhe të dhëna që tregojnë se projekti i Unazës së Re u nis si një projekt për të vjedhur, duke shkelur disa nga rregullat kryesore për ndërtimin e një vepre të tillë.

Rol kyç në skemën e vjedhjes me projektin e Unazës së Re ka Agjencia e Rrugëve, e cila, në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve, ka pranuar si dhuratë një projekt të gatshëm mbi 1 milionë euro nga kompania AVE CONSULTING.

Dokumentat provojnë se projekti teknik eshte jo i plotë. Atij i mungon studimi topografik, gjë që vërtetohet nga shkresa e 16 Tetorit 2018 e Autoritetit Kombëtar të Rrugëve.

Një shkresë tjetër, e 11 Dhjetorit 2018 e Ministrisë së Infrastrukturës, tregon kompania “AVE CONSALTING” ,që ka sponsorizuar projektin, në kundërshtim me ligjin, nuk ka drejtues teknik në fushën e gjeodezise. Ky është një fakt shtesë për mungesën e studimit topografik, pa të cilin nuk mund të projektohen detajet e zbatimit të projektit.

Mungesa e këtij studimi sjell pasoja juridike në pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit të projektit që kushton 20 milionë euro për 1 kilometër. Duke mos patur një studim të fazes së parë të projektit, shkaktohet edhe një dëm i madh ekonomik, pasi volumet e punës llogariten keq, aksi i rrugës zhvendoset sipas interesave korruptivë të momentit dhe rritet kostoja e punimeve.

Përveç anës teknike, që bën të pavlefshëm lejen e ndërtimit, në këtë çështje ka edhe një konflikt të pastër interesi të kompanisë që gjoja i ka falur qeverisë një projekt 1.2 milionë euro. Nga njëra anë, Ave consulting, që ka projektuar shkatërrimin e qindra shtëpive tek Unaza e Re, ka fituar tenderin per të permbyllur procedurat e legalizimit te objekteve informale.

Parti Demkoratike i kërkon Prokurorisë të hetojë pa vonesë këtë aferë të rëndë korruptive, duke mos e zvarritur atë siç po bën me rastin e DH Albania, për të cilën, akoma pas një viti nuk ka asgjë konkrete.

Partia Demokratike do t’i dorëzojë Prokurorisë te gjitha dukementat e nevojshme për të nxjerrë në dritë këtë aferë korruptive, ku një grusht njerëzish duan të shtojnë pasuritë duke shkatërruar jetën e qindra familjeve.

Një prokurori e pavarur, që nuk sakrifikon drejtësinë për t’ia hedhur vetingut, ka në dorë të kërkojë pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij projekti korruptiv dhe të pavlefshëm juridikisht tek Unaza e Re!

Kur shqiptarët t’i besojnë Partisë Demokratike qeverisjen e vendit, zyrtarët apo privatet e përfshirë në këtë aferë do të përgjigjen para ligjit. Me ligjin tonë të ri Antimafia dhe me programin tonë “Ndiq paranë”, ata do të paguajnë çdo dëm që i është shkaktuar shtetit shqiptar dhe banorëve të Unazës së Re nga projekti korruptiv  20 milion euro për 1 km.

Read More
17 Nën
0

Skema e subvensioneve, rruga e vetme për të zeruar koston e prodhimit në bujqësi.

  • Paratë që merr sot me kontrata hajdutërie kalçeto e oligarkëve do i kthehen në investime shqiptarëve. Qeveria e PD dhe aleatëve, dalë nga zgjedhjet e lira do t’ja shtypë kokën krimit, nga i pari tek i fundit. Kush nuk është në burg do të shkojë në burg.

Rrugëtimin për Shqipërinë, kryetari i Partisë Demokratike dhe opozitës, Lulzim Basha e vijoi në Divjakë ku bashkëbisedoi me fermerët e rajonit të Myzeqesë. Duke ndare programin qeveris me fermerët e kësaj zone, Basha tha se ka vendosur të shohë krizën me sytë e shqiptarëve dhe zgjidhjen për daljen prej po prej syve dhe mendimeve të shqiptarëve.

Basha: Pasi vodhën Shqipërinë me koncensione e PPP, tani po vjedhin edhe gjyqtarë. ​

“Ka njerëz që thonë se ka krizë politike, krizë kushtetuese, krizë institucionale. Pasi kanë vjedhur buxhetin, taksat, kanë shpikur këto metodat e vjedhjes që i kanë quajtur koncensione e PPP, që janë emra kot sepse hajdutëri është e gjitha, tani po vjedhin edhe gjyqtarët, gjykatat dhe institucionet. Kështu që mos është më mirë që kryetari i opozitës të rrijë në Tiranë dhe të merret gjithë kohën me krizën politike?! Unë kam zgjedhur ta shoh edhe këtë krizë me sytë e shqiptarëve, me sytë tuaj, jo me sytë e kalçetos së korrupsionit dhe të krimit që ka zaptuar Tiranën politike, me sytë e politikanëve të korruptuar që çdo ligj dhe vetë Kushtetutën, i përdorin për të ju varfëruar ju dhe për të pasuruar veten e tyre. Ndaj të gjitha problemet që diskutojmë së bashku është më mirë ti shoh, ti dëgjoj dhe ti kuptoj përmes syve, përmes gojëve dhe mendjeve tuaja . Kam ardhur të ju dëgjoj e të shtrojmë së bashku zgjidhjet për hallet që i kanë vënë përfund familjet shqiptare, veçanërisht në zonat rurale”, – deklaroi Basha.

Braktisja e zonave rurale sipas shefit të opozitës është bërë me një qëllim: Të nxitet importi i produkteve nga jashtë që kontrollohet nga 4-5 oligarkët e kalçetos.

Basha: 4-5 oligarkët e kalçetos importojnë gjithë ushqimet dhe nuk duan prodhimin shqiptar

“Blegtoria është totalisht e braktisur që ka nxitur edhe më shumë braktisjen e zonave rurale. Pse është bërë kjo? Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i ushqimeve nga jashtë, import që ju e dini fare mirë se kush e kontrollon, nuk jeni ju që i sillni. Janë 4-5 nga këta oligarkët e kalçetos që kontrollojnë gjithë importin dhe e sjellin këtu. E gjitha kjo bëhet në kurrizin tuaj, por edhe në kurrizin e konsumatorit shqiptar që në vend që të blejë prodhime cilësore dhe të freskëta nga toka jonë, detyrohet të gëlltisë prodhimet e ngrira dhe shpesh herë skarco që vijnë nga kontrabanda e nxitur dhe e ekzekutuar nga një grusht njerëzish që pasurohen edhe duke helmuar shqiptarët”.

Basha tha se një nga zgjidhjet e krizës së bujqësisë është digjitalizimi i saj, duke prezantuar edhe projektin e subvensionimit të fermerëve nëpërmjet rrugës digjitale dhe jo nëpërmjet duarve dhe trarëve të korrupsionit. 

“Është shumë e thjeshtë të bëhet nëse ke vullnet. Me një çip shmang gjithë burokratët, të gjithë administratën dhe të gjithë hajdutët dhe vjen drejtë për drejtë subvensioni tek fermeri në bazë të sasisë së tokës që ka apo në bazë të numrit të krerëve që mbarështon. Nuk ka nevojë për ndërmjetës. Nuk ka nevojë për sekserë. Nuk ka nevojë ti thuhet ‘faleminderit” askujt dhe as ti paguash kafe askujt, sepse çipi nuk pi kafe”, – garantoi Basha para fermerëve në Divjakë.

Shqipëria nuk është shkretëtirë që të mos prodhojë asgjë, është një vend pjellor që sipas kryetarit të PD, mjafton të ketë liri dhe mbështetje nga qeveria. Lideri i opozitës ripërsëriti skemën e subvensioneve si rruga e vetme për të zëruar koston e prodhimit në bujqësi.

“Nuk jemi shkretëtirë që nuk ka mundësi dhe nuk ke se çfarë të bësh. Toka është pjellore, klima është e mirë dhe mundësitë janë të jashtëzakonshme. E vetmja gjë që mungon është mbështetja për fermerët. Mungon mbështetja direkte me subvensione, mungojnë politikat nxitëse. Mendja e këtij shteti është të nxjerrë edhe kacidhen e fundit nga xhepi juaj. Ka shpikur lloj-lloj metodash për t’ju gjobitur, për t’ju goditur dhe pastaj për t’ju penguar prodhimin tuaj për të shkuar në treg, po nuk kaloi përmes gypave që kontrollojnë ata.

Prandaj platforma jonë përbëhet nga disa parime kryere: së pari liria. të jeni të lirë dhe të çliruar për të punuar, jo duke parë nga mëngjesi deri në darkë se nga po mbin shteti në forma e mënyra të ndryshme, jo për t’ju ndihmuar por për t’ju goditur. Liria dhe çlirimi nga frika e shtetit është gjëja e parë që do të bëjmë. Nuk do të shikoni më inspektorë si grerëza rreth mjaltit që vijnë për t’ju marrë djersën tuaj  dhe për t’ju zhvatur çdo gjë që munden.

Së dyti për t’ju garantuar tregun, që prodhimet tuaja të shkojnë në treg, të shiten me çmime të përballueshme për konsumatorin dhe me fitim për ju. Nuk ka nevojë të shpiket asgjë. Kjo arrihet duke zëruar koston përmes subvensionit. Subvensioni për këtë është shpikur, që të kompensojë vështirësinë tipike që ka bujqësia e blegtoria, krahasuar me çdo sektor tjetër.

Duke shpalosur programin për bujqësinë dhe blegtorinë, Basha paralajmëroi edhe oligarkët e kalçetos se paratë e marra prej tyre padrejtësisht, do ti kthehen fermerëve me mbështetje.

Basha: Paratë që shkojnë sot tek ata grusht njerëzish për të cilët punon e gjithë Shqipëria, që ditën e parë këto kontrata hajdutërie do të anulohen, përgjegjësit do të çohen para ligjit

“Sot shtetin e keni kundër dhe ju shikon nga xhepi se si t’ju marrë edhe kacidhen e fundit. Sepse ky shtet është një kalçeto korrupsioni, një kalçeto hajdutësh që i ka vënë përfund gjithë shqiptarët dhe i trajton si lopë për tu mjelë. Më keq! Më shumë keni dashuri ju për lopët se sa ata kanë për shqiptarët. Që nga 28 nëntori 1912, deri më sot, vetëm Edi Rama ka arritur ta çojë Shqipërinë në vendin e tretë më të korruptuar të botës. Themeli i politikës tonë për të mbështetur fermerët dhe për të çliruar ekonominë nga kjo zgjedhë është pikërisht kjo: Paratë që shkojnë sot tek ata grusht njerëzish për të cilët punon e gjithë Shqipëria, që ditën e parë këto kontrata hajdutërie do të anulohen, përgjegjësit do të çohen para ligjit. Ne do të ngremë një mekanizëm që ti gjurmojnë ku i kanë çuar ato para dhe një gjë ju siguroj: ato qindra milion euro që gllabërohen sot në forma dhe mënyra të ndryshme do të kthehen në shërbim të njerëzve. Për fermerin do të kthehen në një buxhet minimalisht në katër vitet e para, 100 milion euro të ndara veç për mbështetje direkte të fermerit shqiptar”, – premtoi shefi i opozitës.

Që kjo të realizohet, sipas Bashës ka vetëm një rrugë: Zgjedhje të lira e të ndershme nga të cilat të dalë një qeveri e qytetarëve dhe jo një qeveri e diktuar nga krimi dhe që i shërben krimit. 

Basha: Qeveria e nesërme e dalë me votën tuaj të lirë, qeveria e PD me aleatët e opozitës së bashkuar, prioritet kryesor të saj do të ketë: Të ja shtypë kokën krimit, nga i pari tek i fundit. Kush nuk është në burg do të shkojë në burg.

“Zgjidhja që ne ofrojmë është zgjidhje e përbashkët që buron nga ky bashkëbisedim dhe që do ti hapë rrugë një qeverie që vjen me votë të lirë dhe ju shërben vetëm ju. Jo një qeverie që vjen me votë të vjedhur, me votë të paguar me paratë e oligarkëve që ju vjedhin, me votën e paguar me paratë e korrupsionit, me votën e blerë me paratë e krimit dhe të drogës dhe pastaj kemi një qeveri dhe një kryeministër që është ortak dhe rob i Rrumave dhe Rrajave me shokë.  Dhe për hesap të Rrumëve me shokë që mbushin xhepat e Edi Ramës, jemi këtu në një republikë të paligjshmërisë, me një parlament të paligjshëm, me një me qeveri të paligjshme, me kryetarë bashkish të paligjshëm, me Gjykatë Kushtetuese të paligjshme, me prokurorë të paligjshëm, ku e gjithë struktura shtetërore punon vetëm për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish. Rruga për të dalë nga kjo, padyshim është rruga e zgjedhjeve. Kjo është detyra kryesore për të cilën po punojmë ne si opozitë, për të afruar një orë e më parë ditën kur ju ti drejtoheni kutive të votimit dhe të votoni të lirë e të pa kërcënuar për programin që ju mendoni se është më i miri për ju. Kjo është vlera e demokracisë. në qoftë se nuk arrin dot që vullneti i njerëzve të përkthehet në një qeveri siç e duan njerëzit dhe jo Rrumërit, Rrajat dhe Aldo Baret me shokë që kanë emëruar të gjithë kupolën në Tiranë dhe Lushnje duke punuar për bandën e Lushnjes sepse megjithëse janë tek 313 punët i kryejnë qe andej, i dëgjuat ambasadorët perëndimore. Që andej komandojnë gjithçka. E dëgjuat kreun e Antimafias i cili tha se krimi i organizuar dhe mafia shqiptare bashkëpunojnë ngushtë me politikanët dhe zyrtarët shqiptarë. Për kë e kishte fjalën? Për këta e kishte fjalën, partnerët e Aldo Bares me shokë. Sa njerëz janë këta që janë bërë tmerri i Shqipërisë?! Po këta janë një grusht shushunjash. Po pse i kanë frikë? Sepse kanë ngrënë e kanë pirë bashkë. I kanë bërë votat bashkë ndaj nuk flet dot as Edi Rama e as Erjon Braçe, askush tjetër nuk i përmend dot. U dridhet zëri. Sepse janë partnerët e tyre dhe me ta erdhën në pushtet dhe me ata ndajnë paratë. Pa ata nuk janë asgjë. Le të vinë e ta matin veten e tyre pa përkrahjen e krimit dhe ta shohim se sa u vlen lëkura.

Nuk ka zgjidhje me këta njerëz.

Nuk kanë ofertë, kanë mbaruar. Nuk sjellin dot as rend e siguri, as lufte kundër korrupsionit, përkundrazi, të vetmin preokupim është te kapin drejtësinë se po nuk e kapën drejtësinë e dinë mirë ku e kanë vendin.

Ndaj dua t’ju them sot këtu nga Lushnja, që qeveria e nesërme e dalë me votën tuaj të lirë, qeveria e PD me aleatët e opozitës së bashkuar, prioritet kryesor të saj do të ketë: Të ja shtypë kokën krimit, nga i pari tek i fundit. Kush nuk është në burg do të shkojë në burg. Kush është në burg dhe vazhdon të komandojë nga burgu, do ti pritet gjuha në kuptimin figurativ të fjalës, dhe nuk do të arrijë dot të bëjë bosin dhe të komandojë nga burgu aferat, pronat dhe pasuritë e shqiptarëve. Sa i përket oligarkëve, koha kur një kryeministër dhe një grusht oligarkësh kapen dhe shfrytëzuan Shqipërinë, do të marrë fund. Çdo para që kanë marrë me të padrejtë do ta kthejnë”.

Duke iu përgjigjur ngacmimit të një prej fermerëve për sulmet e propagandës së qeverisë, Basha iu përgjigj me batuta.

Fermeri: Vazhdimisht për ty nga mediat dëgjojmë se “kryetari Basha fle gjumë”, por nuk qenka ashtu.

Basha: Këta punë quajnë vjedhjen. po nuk vodhe për këta fle gjumë. 

Një premtim i rëndësishëm për zonat rurale ishte ai që Basha parashtroi në Divjakë: Zero tarifë për studentët që vijnë nga familje fermerësh.

Basha: Fëmijët e fermerëve tarifë zero në universitete

“Fëmijët e fermerëve do të kenë 100% mbështetje nga buxheti i shtetit dhe do të paguajnë zero tarifë për universitetin dhe do të kualifikohen në shkolla profesionale për atë sektorë që ju shërbejnë ju”, – garantoi të rinjtë e zonave rurale Basha.

Basha garantoi se në planin qeverisës të PD, do të ketë mbrojtje të prodhimit vendas i cili do të ketë barazi në konkurushmërinë e tregut dhe për këtë do të ketë masa konkrete.

“Kontroll në dogana, që një prodhim që vjen si prodhimi juaj, le të themi që është me të njëjtën cilësi, jo më pak, po me të njëjtën cilësi, por që është mbështetur me subvencione më të larta se ai që merrni ju. Le të themi teorikisht që ju merrni 100 lekë subvencion për domaten dhe ai tjetri që vjen nga vendi X, merr 200 lekë, pra ai vjen dhe e sjell. Kështu? Zotëria do të paguajë 100 lekë në doganë para se të hyjë. Do të vijë të konkurrojë në mënyrë të barabartë me prodhimin tuaj, nuk mund të vijë ai me një çmim më të ulët, me cilësi të njëjtë nganjëherë edhe më të dyshimtë vetëm e vetëm se ka marrë subvencion nga shteti i tij në një shumë më të madhe se ç’keni marrë ju. Ndërsa sot ndodh e kundërta: Ju e prodhoni më mirë, e prodhoni më lirë, por vjen ai importuesi që ka marrë të njëjtin produkt nga një vend që është tërësisht i financuar dhe e shet më lirë se ju, pra dogana shqiptare do të fillojë të punojë për interesin e shqiptarëve dhe jo për të mbushur xhepat e qeveritarëve”. 

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Divjakë, kryetari demokrat prezantoi edhe pika të tjera të programit për bujqësinë, përfshirë këtu edhe përcaktimin e një buxheti 50 milion euro në vit për mbështetjen në infrastrukturë për zonat rurale si një nga problemet që ndikon direkt në ekonominë bujqësore e blegtorale të vendit.

Read More
16 Nën
0

Edi Rama ktheu vjedhjen në art si qëllimin e vetëm të qeverisjes së tij. Shqipëria vendi i tretë në botë për korrupsion pas Sierra Leones dhe Laosit dhe askush nuk flet.

 

  • Edi Rama ktheu vjedhjen në art si qëllimin e vetëm të qeverisjes së tij. Shqipëria vendi i tretë në botë për korrupsion pas Sierra Leones dhe Laosit dhe askush nuk flet.

Politikat abuzive të qeverisë e kanë renditur Shqipërinë në vendin e tretë më të korruptuar të botës, pas Sierra Leones dhe Laosit, duke braktisur premtimet të cilat ishin mashtrime ndaj shqiptarëve dhe në veçanti ndaj bujqësisë e cila nga korrupsioni dhe vjedhja qeveritare është e shkatërruar, e varfëruar dhe e falimentuar.

Në “Rrugëtimin për Shqipërinë” Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, solli në vëmendje nga Devolli situatën tronditëse për ekonominë e vendit dhe korrupsionin e qeverisë të cilën Edi Rama mundohet ta fshehë me propagandë të paguar nga taksat e shqiptarëve, para të cilat më pas ia jep një grushti oligarkësh.

“Të gjitha paratë e taksave tuaja i devijon dhe i bën rrush e kumbulla me të ashtuquajturat konçensione e PPP që në fakt janë emra të sajuar sepse bëhet fjalë për vjedhje të pastra. E shihni si heshtin disa prej mediave kryesore të vendit? Duhet t’ua fikim ekranet dhe të mos i shikoni fare se kanë vetëm një detyrë, t’ju helmojnë mendjen, t’ju mbysin me propagandë, t’ju mbysin me shfaqje të shëmtuara ndërkohë që ata vetë financohen me paratë që ju vidhen ju, nga Edi Rama. Askush nuk flet për këtë. Jemi të tretët në botë për korrupsion. Si erdhëm këtu? Kush ma solli këtu? Ju e sollët? Opozita? Sigurisht, e solli një njeri i vetëm, i cili e ktheu vjedhjen në art, në qëllimin e vetëm të qeverisë së tij”, tha Basha.

Kryetari i opozitës theksoi se dhjetëra milionë euro janë zhdukur pa lënë gjurmë.

“Shikoni Koorporatën e Investimeve, koorporatën e hajdutërisë që është bërë për t’i marrë pronat shqiptarëve, pasuritë publike të shqiptarëve, për t’ia dorëzuar 3-4 miqve të Edi Ramës. Shikoni tenderat që janë pa konkurrencë, sepse janë paracaktuar ata që do t’i fitojnë me çmimin maksimal dhe mbasi i marrin me çmimin maksimal e rrisin edhe më shumë vlerën e kontratës. Kush paguan? Ju paguani. Shqiptarët paguajnë”, tha Basha përballë fermerëve të Devollit të cilët u shprehën se prodhimet e tyre nuk shiten pavarësisht kostos mjaft të ulët të tyre.

  • Bujqësia është e braktisur, fermeri i është nënshtruar presionit dhe terrorit të shtetit. Buxheti po tkurret edhe më shumë për bujqësinë. Shqipëria i vetmi vend në Ballkan ku qeveria nuk e mbështet fermerin me para, por ia jep një grushti oligarkësh. Zgjidhja është plani ynë, financim i drejtpërdrejt 100 milionë euro që në vitin e parë.

Fermerët ngritën shqetësimin se produktet e tyre hidhen në kanal, tonelata u mbeten stok, subvencione nuk kanë dhe janë në kufijtë e mbijetesës të goditur edhe nga terrori shtetëror.

“Nga Kapshtica dhe Kakavija, kamionët vijnë drejt Shqipërisë duke mbytur tregun me prodhimet e huaja. Bujqësia  e vendit është e braktisur dhe pa mbështetje, pa subvencione, sepse ka taksa të larta dhe çmime të larta në naftë dhe energji duke e bërë të pakonkurueshëm prodhimin tonë me prodhimin e huaj, pasi vijnë në treg me çmime më të larta, me kosto më të larta”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike risolli në vëmendje  se Maqedonia e Veriut dhe Kosova, dy shtete më të reja se Shqipëria financojnë sektorin e bujqësisë me nga 100 mln euro në vit subvencione për fermerin, ndërsa qeveria shqiptare e ka lënë në harresë fermerin shqiptar.

Por zgjidhja, tha Kryetari Basha, është plani ynë:

“Çertifikim i sasisë dhe cilësisë së prodhimit për të hyrë në treg. Me certifikimin e tyre menjëherë fermeri përfiton për çdo kuintal prodhim dhe në funksion të kësaj do të buxhetohet çdo vit që në vitin e parë, 100 milionë euro direkte nga buxheti i shtetit. Gjithçka do të bëhet digjitale pa pasur nevojë të shkohet në zyra. Avantazhi i digjitalizimit me një kartë, me një çip mund të shmanë korrupsionin dhe gjithçka do të jetë transparente”, garantoi Basha.

  • Për Edi Ramën është jetike kapja e drejtësisë. Paligjshmëria dhe padrejtësia prodhojnë vetëm varfëri dhe mjerim. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet dhe kthimi i legjitimitetit të parlamentit. 

Kryetari i opozitës Basha theksoi se paligjshmëria dhe padrejtësia prodhojnë vetëm varfëri dhe mjerim.

“Edi Rama e ka jetike kapjen e drejtësisë, të bllokojë reformën në drejtësi, duke caktuar prokurorë si kukulla, gjyqtarë në Gjykatë Kushtetuese. Njësoj siç paracakton tenderat, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa garë, ata që do Ardian Dvorani, simboli i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit, vegla dhe masha e Edi Ramës që nuk do të lërë institucion pa kapur sepse ai e ka jetike t’i kapë institucionet. Nqse institucionet funksionojnë i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale, për dhjetëra vepra penale është Edi Rama dhe gjysma e kabinetit dhe ish-kabinetit të tij qeveritar” , tha Basha duke fuqizuar bindjen se zgjidhja e vetme për këtë situatë janë zgjedhjet dhe kthimi i legjitimitetit të parlamentit.

“Fuqia është tek njerëzit. Të gjithë bashkë të respektojmë vlerë e votës në demokraci me gjithë vështirësitë dhe problemet që e ka çuar një palo kryeministër. Nqse njerëzit bashkohen dhe janë të vendosur ta ndryshojnë, asgjë nuk na pengon, as krimineli më i keq, as rryshfeti më i madh nuk jua blen dot bukën e fëmijëve për katër vite, nuk jua blen dot dinjitetin për katër vite, nuk ju skllavëron dot nqse kuptojmë vlerën e votës”, theksoi Basha.

Ai theksoi se gjithë bota e ka parë se ky parlament është pjellë e krimit dhe korrupsionit ndaj opozita u largua nga ai parlament, jo për të ikur nga politika, por për t’i dhënë mundësi qytetarëve  që të zgjedhim një parlament të qytetarëve, që vjen nga vota e qytetarëve.

“Vota juaj të ndikohet jo nga përrallat e mashtrimet që u zbuluan njëra pas tjetrës, nga shëndetësia falas tek legalizimet falas dhe të gjitha ishin gënjeshtra që një kalçeto maskarenjsh të kapnin pushtetin, por nga platforma politike e cila ju ndihmon, të cilën do e votoni me votë”, tha Basha në bashkëbisedim të hapur me fermerët e Devollit.

Read More