Blog

15 Nën
0

Bujqësia, prioritet kombëtar. Treg konkurues dhe jo falimentues. Subvencione dhe mbështetje konkrete për rimëkëmbjen e bujqësisë së vendit

  

  • Bujqësia për ne është prioritet kombëtar. Qeveria shqiptare e vetmja në rajon që nuk mbështet fermerët duke mbyllur aksesin në treg dhe përqëndruar importin e prodhimeve bujqësore në duart e  pesë oligarkëve.

 

Do të marrë fund, shfrytëzimi i fermerit shqiptar për të favorizuar pesë grosistë, miq të qeverisë dhe kryeministrit, një bande hajdutësh që pasurohen në kurriz të mundit të shqiptarëve.

Në “Rrugëtimin për Shqipërinë” ky ka qenë zotimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për bujqësinë, në bashkëbisedim me fermerët në Urën Vajgurore, teksa theksoi se ashtu siç i dëgjon, i kupton sot, kështu edhe nesër në qeverisje do të jetë krah tyre për një treg konkurues për ta dhe jo falimentues, përballë fermerëve të rajonit.

“Bujqësia është në kolaps. Fermerët janë të prag të falimentit. Prodhimet tona në vend që të furnizojnë tregun e brendshëm, kalben sepse nuk arrijnë tek konsumatori dhe nuk konkurojnë dot me produktet e importit, me një skemë mafioze oligarkësh të cilët për të mbushur xhepat e tyre kanë hapur portat e importit duke dëmtuar në palcë prodhimin vendas. Kjo krizë ka zgjidhje. Nuk është pa zgjidhje. Zgjidhja fillon nga një qeveri që ju dëgjon, nga një kryeministër që ju dëgjon dhe kupton hallet tuaja.

Zoti Basha duke renditur 5 pikat e programit për bujqësinë, tha se Partia Demokratike ka një plan të qartë dhe të detajuar sipas modeleve europiane të cilat kanë dhënë rezultat konkret dhe jo premtimeve e fjalëve propaganduese pa asnjë rezultat.

“     1.  Ndryshimet e TVSH-së do të marrin fund. Terrori për të pajisur fermerin me NIPT do të marrë fund. Fermeri do të indentifikohet me nr personal të indentifikimit.

  1. Çdo vit do të ndajmë 100 milionë euro në buxhet vetëm për t’ju subvencionuar dhe që nuk do të kalojë nëpërmjet grumbulluesve por dretpërdrejt tek fermeri në bazë të prodhimit. Subvencionim fiks për çdo tonelatë prodhim. Ky subvencion do të paguhet drejtpërdrejt tek fermeri pa asnjë kufizim. Nqse çertifikohet prodhimi, do të marrësh drejtpërdrejt subvencion.
  1. Në paketën tonë për arsimin e lartë do të zerohen tarifat për bachelor dhe master, bursë mbështetëse për fëmijët tuaj të cilët duan të marrin aftësi profesionale në sektorët që i shërbejnë zhvillimit rural.
  1. Aksesi i prodhimeve tuaja në treg do të jetë i garantuar. Nuk do të kletë më barriera, monopole dhe trarë të fshehur që çojnë në kalbjen e produkteve. Fermeri shqiptar nën qeverisjen time nuk do të ketë asnjë pengesë për ta çuar prodhimin në treg dhe për ta shitur e marrë fitimin që i takon.
  1. Në infrastrukturë, siç do të rezervojmë 100 milionë euro për subvencionet, do të rezervojmë 50 milionë euro çdo vit. Ky do të jetë mkinimumi. 50 milionë euro infrastrukturës në shërbim të bujqësisë, duke filluar nga rrugët kryesore, në sera dhe ara, në vaditje, kanalizimet, mbështetja me energji elektrike, mbështetje me impiantet e përpunimit bujqësor, çdo vit 50 milionë euro infrastrukturës ndihmëse”, tha Basha në bashkëbisedim me fermerët.

Basha: Fermeri nuk merr asnjë qindarkë subvencion. Përparësi absolute që ditën e parë të qeverisjes për problemet që kanë çuar në kolaps bujqësinë.

Zoti Basha theksoi se subvencionimi i bujqësisë është në zemër të programit sipas standardeve europiane, ndryshe nga kjo qeveri e ky kryeministër të cilët dëmin më të madh ia ka bërë bujqësisë duke e braktisur edhe nga financimet e trashëguara nga qeverisja e Partisë Demokratike.

“100 milionë euro suvbvencione marrin fermerët e Kosovës. 100 milionë euro suvbvencione marrin fermerët e Maqedonisë së Veriut, prodhimet e tyre jo vetëm furnizojnë tregun vendas, por eksportohen në Shqipëri. 15 milionë euro të cilat subvencionoheshin nga qeveria e Partisë Demokratike për bujqësinë sot tretet nga viti në vit. Vjet ishin 7 milionë euro dhe 4 milionë u disbursuan dhe ato i shkuan 5 klientëve të Edi Ramës”, tha Basha, duke siguruar fermerët se të gjitha problemet që kanë çuar në këtë kolaps të bujqësisë do të trajtohen me përparësinë më absolute që ditën e parë të marrjes së mandatit qeverisës nga vota e lirë e qytetarëve.

“Thirrja e parë që kam është që të mos dorëzoheni. Kanë qenë vite të vështira, jo prej Zotit as prej motit, por prej qeverisë. Një ditë e mirë po vjen për ju dhe familjet tuaja. Zotimi im është që qeveria e ardhshme nuk do t’ju ketë prapa listës apo në fund të listës, por do ta ketë fermerin shqiptar dhe bujqësinë shqiptare në krye të listës me buxhet, me financa, me masa konkrete dhe jo me fjalë. Çdo pikë djerse e fermerit shqiptar të mos shkojë dëm, mos të shkojë në kanal por të kthehet në punësim, para, mirëqenie, kreditim për ju dhe fëmijët tuaj” tha Basha . 

Basha: Me planin tonë për arsimin e lartë dhe profesional të rinjtë nuk do të largohen por do të financohen për edukim në fusha përkatëse të bujqësisë për t’i shërbyer familjes së tyre në vendin e tyre.

“Bujqësia është goditur edhe nga largimi i të rinjve. Por me planin tonë për arsimin e lartë dhe profesional, një pjesë shumë të madhe të subvencionimit të arsimit të lartë në fushën e agronomisë, veterinarisë, zooteknikës, inxhinierëve të pyjeve dhe mjedisit, peshkimit, bletarisë do të marrë subvencionim me para të fëmijëve tuaj për arsimin e tyre në këto fusha. Të kemi bujqësi konkurruese me rajonin, që sjell prodhimin e freskët dhe cilësor në tavolinat e shqiptarëve, që tepricën nuk e derdh në kanal por e eksporton”. 

Basha: Kriza politike zgjidhet me votën e shqiptarëve. Po të bëheni bashkë të gjithë, kjo qeverie bie për 24 orë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha theksoi se kjo qeveri ka ndërtuar një mekanizëm me kriminelët që blejnë votën.

“Dolëm nga Parlamenti me njerëzit në rrugë dhe sot Bundestagu thotë se në Shqipëri ka një krizë të rëndë politike, pa zgjidhur këtë krizë nuk ju hapim derën. Arresto ata që vodhën votat, garanto votën e shqiptarëve, bëj zgjedhje, pastaj të hapim derën e Europës. Këtë që arritëm me Bundestagun e arritëm me gjithë Europën dhe me SHBA. Sot në tryezë është shtruar për zgjidhje kriza politike shqiptare. Kjo krizë zgjidhet me votën tuaj, me zgjedhje zgjidhet kriza. Nëse të gjithë bëhemi bashkë dhe nuk lejojmë e nuk pranojmë shitjen e votës, nëse të gjithë bëhemi bashkë  me shpirt dhe me mendje për një Shqipëri të vlerave të vërteta dhe jo të krimit, kjo qeveri bie për 24 orë. Qëllimi është të bëhemi të gjithë bashkë të sjellim sa më parë ditën e votimit për të sjellë një Shqipëri europiane. Unë kam për detyrë t’ju them se përpara keni një alternativë europiane, një parti europiane, një kandidat për kryeministër europian që është gati t’ju ndihmoj, që di t’ju ndihmoj, që do t’ju ndihmoj, që ka vendosmërinë t’ju ndihmoj”, tha Basha, në bashkëbisedim me fermerët e Urës Vajgurore.

Read More
15 Nën
0

Demokracia në Shqipëri është në rrezik, vendi ndodhet në krizë institucionale, politike, sociale, ekonomike, kushtetuese, korrupsioni ka arritur nivele rekord.

  • Partia Demokratike dhe FRPD takim me kryetaren e Forumit të Gruas në PPE Doris Pack. Demokracia në Shqipëri është në rrezik, vendi ndodhet në krizë institucionale, politike, sociale, ekonomike, kushtetuese, korrupsioni ka arritur nivele rekord. Rinia duhet të qëndrojë dhe të mos largohet,  ka ende shpresë për ndërtimin e të ardhmes së tyre në Shqipëri.

 

Largimi i të rinjve, kolapsi në sistemin arsimor, social, ekonomik dhe shpresa se me rininë Shqipëria do të ndryshojë kjo situatë e rëndë, u trajtuan në takimin e organizuar nga Partia Demokratike dhe FRPD, në prani të Kryetares së Forumit të Gruas në PPE Doris Pack.

Në një bashkëbisedim të hapur me të rinjtë zonja Vokshi tha se vendi ndodhet në krizë institucionale, politike, sociale, ekonomike, kushtetuese.

“Çdo gjë është në një ngërç. Shqipëria është në autokraci. Kemi një person i cili ka në duart e tij të gjitha pushtetet. Ka parlamentin, qeverinë, pushtetin vendor, mediat, soqërinë civile dhe gjykatën Kushtetuese. Në mënyrë antikushtetuese kërkon të ngrejë Gjykatën Kushtetuese”.

Ish-eurdeputetja Doris Pack duke iu drejtuar të rinjve me nota zhgënjyese ndaj situatës sociale, politike dhe ekonomike vuri në dukje se Shqipëria po ecën hapa pas.

“Mund t’ju them se jam vërtetë e pikëlluar sepse kur kam ardhur këtu në vitet 91, 95, 96, 2004 kam parë ndryshimet por tani ju them me trishtim se po shoh gjendjen më të keqe. Është një situatë ku demokracia është në rrezik.  Është një situatë që nuk besoja kurrë se do të ndodhte. Kam parë se çfarë ka ndodhur në Parlament, se çfarë nuk ka ndodhur në sistemin e drejtësisë, në sistemin e arsimit dhe kam parë mijëra ë mijëra të rinj që largohen. Ky vend ofron gjithçka që t’ju mbajë ju këtu. Por ju keni nevojë për një politikë që i shërben njerëzve, të rinjve, të moshuarve, fëmijëve dhe nënave e burrave”.

Zonja Pack i bën thirrje të rinjve shqiptarë të mos largohen nga vendi dhe të kenë shpresë pasi Shqipëria ka nevojë për ta.

“Para shtatë viteve ishit në rrugën e duhur ku morët statusin e vendit kandidat sepse vendi e meritonte dhe që nga ajo kohë vendi ka ecur mbrapa. Korrupsioni është në nivelin më të tmerrshëm. Kjo është diçka shumë e keqe. Politikanët duhet të bëjnë atë për të cilën janë votuar e jo t’i shërbejnë parasë për veten e tyre. Por të shërbejnë për shëndetësi, edukim, për të parandaluar kanabisin, për të pasur një sistem drejtësie e cila e meriton emrin drejtësi,sepse pa to ju nuk do të keni investime të huaja, jo për ato investime që vijnë se duhet dhënë bakshish. Qëndroni në vendin tuaj, ka ende shpresë sepse vendi ka nevojë për ju”.

Zonja Vokshi  ritheksoi se 80% e të rinjve duan të ikin, të studiojnë jashtë.

“Shumë të rinj ikin. Brenda tre viteve më shumë se 30 mijë të rinj që janë larguar. Ikin më të talentuarit sepse ikin për t’u shkolluar. 30 mijë më të talentuarit kanë marrë dëshmi nga Ministria e Arsimit për t’u shkolluar jashtë.  Pavarësisht se duket pa shpresë, pavarësisht se Shqipëria duket se është në një ngërç që nuk po e kalojmë, pavarësisht se shoqëria shqiptare është në apati totale, unë them se ka shpresë dhe shpresa është rinia. Kundërshtoni, reagoni, protestoni dhe Shqëipëria do të ndryshojë. Lutja ime për ju është, mos e braktisni Shqipërinë. Së bashku ta ngremë të ardhmen këtu në vendin që ju përket sepse do të bëhet dinjitoze, zonjë e rëndë prej jush”.

Kryetari i degës 5 së Partisë Demokratike Ndriçim Babasi solli në vëmendje se demokracia në Shqipëri është e rrezikuar nga qeverisja e Edi Ramës.

“Ne duhet të mbrojmë demokracinë e këtij vendi. Vendi ynë është në rrezik. Demokracia po rrëzohet. E gjithë rinia e Shqipërisë bashkë do të jemi gjithmonë në mbrojtje të demokracisë. Bashkë me ju do e çojmë Shqipërinë aty ku e meriton”, tha Babasi, në bashkëbisedimin me të rinjtë.

Read More
15 Nën
0

Një drejtësi e pavarur, e mbështetur fort financiarisht dhe me burime njerëzore, e pastër dhe e pa kapur politikisht është themeli i një shteti të fortë, të sigurt, garanci për mirëqenien e qytetarëve, për një qeveri që paratë e taksave të qytetarëve

  • Përpjekja e Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do drejtësinë e pavarur; cili dhe cila forcë ka investuar tash tre vjet ta kapte, ose ta bllokonte Reformën në Drejtësi. Tregon se kush nuk do e gjyqësorin e pavarur, kush nuk e do SPAK-un dhe drejtësinë, sipas Kushtetutës

 

  • Kurajo me të cilën ky kryeministër u përpoq të shkelë Kushtetutën, që të kapë një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, tregon dimensionin e vërtetë kriminal të këtij plani për kapjen e çdo institucioni. Është mbi të gjitha treguesi i paligjshmërisë totale ku noton vendi.

 

  • Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese sepse e dimë të gjithë që Gjykata Kushtetuese duhet të gjykojë mbi disa çështje shumë të rëndësishme, disa prej tyre urgjente; siç është çështja e 30 qershorit, farsës kriminale të 30 qershorit

 

  • Partia Demokratike dhe unë besojmë fuqimisht që një drejtësi e pavarur, e mbështetur fort financiarisht dhe me burime njerëzore, e pastër dhe e pa kapur politikisht është themeli i një shteti të fortë, të sigurt, garanci për mirëqenien e qytetarëve, për një qeveri që paratë e taksave të qytetarëve

 

  • Zgjidhja për të dalë nga kjo situatë është t’i japim fund paligjshmërisë. Askush nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël: Padrejtësia çon vetëm në padrejtësi, paligjshmëria çon vetëm në thellim të paligjshmërisë. Padrejtësia dhe paligjshmëria vetëm thellojnë krizën dhe varfërinë.

 

  • Ka një rrugëdalje nga ky batak “Ëli”, ku ndodhet vendi sot. Rrugëdalja është kthimi i legjitimitetit duke nisur me zgjedhjet e parakohshme që do t’i japim fund paligjshmërisë në pseudo-parlamentin ku ndodhen akoma figura të krimit të organizuar.

 

  • Kjo përpjekje për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese na shërben si një thirrje dhe apel drejtuar çdo faktori politikë dhe shoqëror se koha nuk pret, se e keqja vetëm i thellon rrënjët dhe se rruga e vetme për të nxjerrë shoqërinë tonë nga ky batak është rruga e marrjes në dorë të fateve të vendit

 

  • Nuk ka Parlament. Ka një strehë të disa kriminelëve. Çdo akt i këtij pseudo-institucioni, për ne është i pavlefshëm, është nul dhe vojt dhe ne do të zhbëjmë çdo akt që ka kryer prej datës 14 shkurt, me efekt prapaveprues

 

  • Edi Rama dikton kapjen e institucioneve, duke filluar me kapjen e prokurorisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese që tentoi këto 3 ditë dhe kapjen e ILD-së. Beteja tjetër është që përmes këtyre veglave, të kapë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

 

  • Edi Rama e ka zakon të fshihet pas të tjerëve dhe preferon të fshihet pas grave ose pas ambasadave. nuk besoj se ndërkombëtarët i thonë Edi Ramës: kape drejtësinë. E kam të pamundur të besoj se janë ndërkombëtarët ata që e porosisin Edi Ramën të kapë drejtësinë

 

  • Ky parlament është produkt i krimit dhe jo i votës së qytetarëve. Është i paligjshëm dhe një orë e më parë duhet të zëvendësohet përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, nga një parlament që vjen nga vota e njerëzve dhe i shërben njerëzve

 

  • PD ka shprehur gatishmërinë e saj për të kontribuar në të gjitha format dhe mënyrat në procesin e reformës zgjedhore që ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore. PS refuzon dhe kushtëzon bashkëveprimin për të plotësuar këtë kusht të Bundestag-ut. Interesi i Edi Ramës nuk është reforma zgjedhore

 

KONFERENCA PËR SHTYP E KRYETARIT TË OPOZITËS LULZIM BASHA

 

Të nderuar bashkëqytetarë, të dashur përfaqësues të medias,

 

Gjatë tre ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një ngjarje të paprecedentë në historinë 30 vjeçare të Shqipërisë të mbushura me ngjarje të rënda sa i përket aspektit kushtetues, sa i përket marrëdhënieve mes institucioneve dhe përpjekjeve për të kontrolluar politikisht drejtësinë.

 

Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese tregon më qartë se kush nuk e do drejtësinë e pavarur; cili dhe cila forcë ka investuar tash tre vjet ta kapte, ose ta bllokonte reformën në drejtësi.

 

Kush nuk do e gjyqësorin e pavarur, kush nuk e do SPAK-un dhe drejtësinë, sipas Kushtetutës, dhe po kështu ka ekspozuar një nga faktorët kryesorë pse jemi në këtë gjendje të rëndë politike, ekonomike, sociale, institucionale, kushtetuese me pasoja të tmerrshme për ekonominë e vendit, për ju dhe për familjet tuaja dhe me pasoja të përsëritura për futjen e Shqipërisë në Europë.

 

Shkelja e vazhdueshme  Kushtetutës, kapja e çdo institucioni, tani nuk është më përjashtimi, por rregulli. Kurajo me të cilën kjo maxhorancë dhe ky kryeministër u përpoqën të shkelnin dhe dhunoni Kushtetutën, të uzurponin kompetencat e një institucioni tjetër siç është ai i Presidentit të Republikës në mënyrë që të kapnin një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, që me Kushtetutë nuk i  takonte të emërohej as nga Edi Rama, as nga Ardjan Dvorani por nga Presidenti i Republikës dhe lehtësia më të cilën u mundua ta kalojnë këtë tregon dimensionin e vërtetë kriminal të këtij plani për kapjen e çdo institucioni. Dhe është mbi të gjitha treguesi i paligjshmërisë totale ku noton vendi.

 

Parlament i paligjshëm me gjoja me 122 deputetë nga ku vetëm 82 kanë mbetur në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe nga mëngjesi deri në darkë bëjnë teatër me fatet e shqiptarëve ose kalojnë ligje që vjedhin dhe kërdisin xhepat e shqiptarëve dhe grabisin pronat e tyre dhe i hapin rrugë pamjeve të tmerrshme siç janë ato të dhunimit të banorëve tek Unaza e Re apo kudo tjetër, që në vend që ligji të garantojë jetën dhe pronën e tyre vihen në lëvizje instrumentet që ligji parashikon të mbrojë qytetarët e tyre dhe jo për të goditur qytetarët, fëmijët, të moshuarit dhe të drejtat e tyre.

 

Në këtë kuadër duhet parë i gjithë ky teatër tre ditorë me Gjykatën Kushtetuese. Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese sepse e dimë të gjithë që Gjykata Kushtetuese duhet të gjykojë mbi disa çështje shumë të rëndësishme, disa prej tyre urgjente; siç është çështja e 30 qershorit, farsës kriminale të 30 qershorit, siç është çështja e iniciativës për të kapur institucionin e Presidentit, duke shkarkuar presidentin aktual. Sepse kështu i është tekur për të mos lënë asnjë institucion pa kapur.

 

Por Gjykata Kushtetuese është një nga kushtet e Bundestagut, një nga kushtet e Europës.

 

Nëse mendon se mund t’ia hedhë me makinacione Bundestagut Edi Rama e ka shumë gabim. Është mirë t’ia kujtoni atë që ka thënë në parlament, është institucioni më i informuar për atë që po ndodh në Shqipëri.

 

Ai dhe ata që mendojnë se kushtet e Bundestagut mund t’i gënjejnë me një letër bakalli “U kry!”. Dhe pastaj me letrën e bakallit të trokasin për të hapur derën e Europës, do të kenë të njëjtin zhgënjim dhe të njëjtin rezultat që kemi pasur këto vite. Dhe përgjegjësi është i vetmi njeri që për interesin e pushtetit të tij dhe për interesat e tij personale po bllokon dhe merr peng rrugën europiane të Shqipërisë.

 

Ndaj duke marrë parasysh se vënia në funksion të Gjykatës Kushtetuese thirrja ime parë ndaj PS është: i thërrasë mendjes dhe të ndalë lojërat e rrezikshme, lojërat politike dhe të lejojë funksionimin normal të kësaj gjykate.

 

Shqipëria ka nevojë jetike për një gjyqësor dhe për një drejtësi të pavarur.

 

Sot jemi në një situatë ku prej tre vitesh vonohen hapat që do të mundësonin realizimin e objektivave të reformës në drejtësi.

 

SPAK dhe BKH janë jetike në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

 

Pse  vonohen?

 

Për të njëjtat arsye që vonohen dhe më pas u deprivua vettingu nga burimet cilësore dhe burimet njerëzore në mënyrë që të jetë nën kontroll politik.

 

Të gjithë e dimë se kush ka interes për kapjen ose bllokimin e reformës në drejtësi.

 

Por sa na e kujtoi edhe një njeri i nderuar që quhet Federico Cafiero De Raho që është Prokurori Kombëtar i Antimafies në Itali. Fjalët që do të lexoj tani nuk janë fjalët e mia, nuk është konferencë për shtyp e PD, sepse mund të keqkuptoheni, ngjajnë shumë me konferencat tona për shtyp, por në fakt janë fjalët e Prokurori Kombëtar i Antimafies në Itali, Federico Cafiero De Raho, citoj “Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me eksponentë të politikës për interesat e tyre dhe po administrohen nga zyrtarë të nivelit të lartë.”

 

Ju e dini farë mirë se çfarë do të thotë kjo, e dinë farë se kjo është ajo që kemi denoncuar ne tash 6 vjet: Kapjen e shtetit për interesa kriminale, kapjen e shtetit për interesa mafioze.

 

Mjafton kjo deklaratë për të kuptuar se kush nuk është i interesuar për drejtësinë e pavarur, kush tmerrohet nga forca e ligjit, kush investon natën kryesisht, por edhe ditën për të kapur të gjitha institucionet, për të kapur ose bllokuar reformën në drejtësi.

 

Partia Demokratike dhe unë besojmë fuqimisht që një drejtësi e pavarur, e mbështetur fort financiarisht dhe me burime njerëzore, e pastër dhe e pa kapur politikisht është themeli i një shteti të fortë, të sigurt, garanci për mirëqenien e qytetarëve, për një qeveri që paratë e taksave të qytetarëve, paratë e buxhetit nuk i çon në xhepat e saj por i shndërron në të mira për qytetarët.

 

Kjo qeveri është kapur tashmë për të disatën herë në flagrancë duke treguar se nuk ka asnjë vullnet për drejtësi të pavarur, për arsyen e thjeshtë dhe të kuptueshme nga të gjithë : Sepse shumica e eksponentëve të saj nga kreu e poshtë do të ishin subjektet e para të një drejtësie të pavarur.

 

Zgjidhja për të dalë nga kjo situatë është t’i japim fund paligjshmërisë. Askush nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël: Padrejtësia çon vetëm në padrejtësi, paligjshmëria çon vetëm në thellim të paligjshmërisë. Padrejtësia dhe paligjshmëria vetëm thellojnë krizën dhe varfërinë.

 

Nuk mund të bëhen gjerat mirë duke bërë keq, duke shkelur ligjin. Premisa se po e bëjmë këtë shpejt e shpejt se do të ndihmojë për këtë apo për atë, është në fakt arsyetimi i hajdutit, i banditit, i qeveritarit të korruptuar. Gjithçka që lind në shkelje të ligjit, në shkelje të Kushtetutës është premisë për padrejtësi, për varfëri, për plaçkitje dhe për krizë.

 

Nuk ka pse ky vend të vuajë më shumë, nuk ka pse të rrisë agoninë. Ka një rrugëdalje nga ky batak “Ëli”, ku ndodhet vendi sot. Rrugëdalja është kthimi i legjitimitetit duke nisur me zgjedhjet e parakohshme që do t’i japim fund paligjshmërisë në pseudoparlamentin ku ndodhen akoma figura të krimit të organizuar, figura të emëruar nga krimi i organizuar dhe një pseudo-opozitë antikushtetuese, që siç e ka parë çdo shqiptarë është faqja e zezë edhe e faqes më të zezë të parlamentarizmit shqiptar. Sepse është bërë një shërbëtore e mjerë e interesave politike të një bande plaçkitësish, që sot nuk përfaqësojnë as çerekun e çerekut të socialistëve të ndershëm.

 

Zgjidhja është e thjeshtë: është zgjidhja rruga që po merr fqinji ynë, Maqedonia e Veriut, një vend i cili u viktimizua për shkak të dështimit total të Edi Ramës për të hapur negociatat. E megjithatë klasa politike atje mori përgjegjësitë dhe vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

 

Loja e mëtejshme me durimin e njerëzve do të ketë pasoja shumë të rënda. Vazhdimi i përpjekjes për të kapur institucionet e pavarura, për të mohuar ekzistencën e rëndë të krizës politike, për të mos bërë përpjekje për ta zgjidhur atë siç e ka kërkuar të zezë mbi të bardhë Europa dhe SHBA-të, Bundestagu dhe e emëruara e Presidentit Donald Trump, për ambasadore të ardhshme amerikane në Tiranë. Vetëm zgjidhja e krizës pra përmes mjeteve të njohura botërisht në demokraci, siç janë zgjedhjet e parakohshme të lira dhe të ndershme parlamentare do të mundësojë edhe hapa të tjerë, do të mundësojë realizimin me sukses të plotë pa ndalesa, pa bllokime, pa falsifikime të reformës në drejtësi  dhe një drejtësie të pavarur që nuk i mbron por i çon para ligjit të gjithë shkelësit e saj dhe në veçanti shkelësit me pushtet dhe imunitete, e pandëshkushmëri nga politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin tek bandat e krimit të organizuar dhe ata që sot kanë pushtuar të gjithë hapësirën e bashkëjetesës së shqiptarëve; nga plazhet tek minierat, nga koncesionet tek shëndetësia, tek ekonomia dhe kudo tjetër.

 

Le të na shërbejë ky tre ditësh i sjelljes më të shëmtuar ndonjëherë i një maxhorance, kjo përpjekje për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese si një thirrje dhe apel drejtuar çdo faktori politikë dhe shoqëror se koha nuk pret, se e keqja vetëm i thellon rrënjët dhe se rruga e vetme për të nxjerrë shoqërinë tonë nga ky batak është rruga e marrjes në dorë  të fateve të vendit, të fateve të individëve përmes të vetmit proces që e bën Europën, Europën dhe që do ta bëjë Shqipërinë Europë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të garantuara në tërësinë e tyre, të garantuara në garën politike dhe mbi të gjitha për të garantuar shprehjen e lirë të vullnetit të shqiptarëve.Ky është parashtrimi që doja të bëja sot me rastin e ngjarjeve të fundit dhe tani jam i hapur për pyetjet që do të keni në lidhje me këto tema.

Pyetje: Sot Kuvendi u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme dhe votoi një rezolutë që është e dyta. Cili është komenti juaj për këtë formë të re apo këndvështrim të ri që ka marrë parlamenti?

 

Lulzim Basha: Parlamenti!? Nuk ka Parlament. Ka një strehë të disa kriminelëve, që me ligjin e dekriminalizimit duhet të ishin larguar. Ka një strehë të disa personave që nuk e dinë se pse janë aty, por e dinë se kush i ka çuar. Ka një dosje që duhet të ishte hetuar, por që prokuroria e kapur politikisht nga Edi Rama nuk e ka hetuar.  Dhe ka disa pseudo-parlamentarë që janë aty për të gënjyer vetveten, sepse nuk gënjejnë dot as familjen e tyre, jo më të gënjejnë shqiptarët.

Prandaj e kam thënë dhe dua ta përsëris: çdo akt i këtij pseudo-institucioni, për ne është i pavlefshëm, është nul dhe vojt dhe ne do të zhbëjmë çdo akt që ka kryer prej datës 14 shkurt, me efekt prapaveprues. Pseudo-rezolutat, kuptohet, kanë edhe më pak vlerë.

 

Pyetje: Presidenti Meta lajmëroi se do të padisë kreun e KED, mendoni se do të jetë në gjendje prokuroria të bëjë një hetim të paanshëm për këtë çështje?

 

Lulzim Basha: Prokuroria është institucioni i parë që ka kapur Edi Rama, nga institucionet e drejtësisë. Pasi kapi disa prej institucioneve të reja, kapi prokurorinë dhe tani u fut yrysh për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Ndaj, prioriteti kryesor është çlirimi i prokurorisë, ngritja e menjëhershme dhe pa vonesa e SPAK dhe nisja e shplurosjes së hetimeve të dosjeve të trasha e të rënda të korrupsionit qeveritar në këto 6 vite, të cilat duke nisur me dosjet e aferave të mëdha korruptive, duke vazhduar me dosjet e korrupsionit elektoral, të cilat janë arsyeja kryesore pse SPAK-u po vonohet. Janë arsyeja kryesore pse prokuroria është e kapur dhe është nën presion nga kjo qeveri. Dhe padyshim që një prokurori e çliruar nga presioni politik, ka të gjithë mundësitë të hetojë gjithçka. Gjithçka.

Absolutisht asgjë nuk është jashtë hetimit. As arsyeja se pse ka një mos përputhje mes deklaratës së pasurisë së Ardian Dvoranit dhe vendimit të Komisionit të Vettingut. As arsyeja se pse ka 4 vite që qëndron në detyrë, kur Gjykata Kushtetuese ka dekretuar që nuk mund të ishte më anëtar i Gjykatës së Lartë. Por më shumë se sa prokuroria, është e qartë besoj për njerëzit se kjo ka qenë një manovër politike e Edi Ramës për ta përdorur Ardian Dvoranin, siç ka zakon ti përdorë njerëzit, që të diktonte kapjen e institucioneve, duke filluar me kapjen e prokurorisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese që tentoi këto 3 ditë dhe kapjen e ILD-së. Beteja tjetër është që përmes këtyre veglave, të kapë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

 

Pyetje: Në sallën e parlamentit Rama deklaroi sot se për të gjitha veprimet që maxhoranca ka kryer për sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ka pasur mbështetjen e atyre që kanë iniciuar reformën në drejtësi, OPDAT dhe EURALIUS, konkretisht BE dhe SHBA. Si e vlerësoni qëndrimin e ambasadorëve në raport me këto institucione edhe për faktin se dy ditë më parë ju keni zhvilluar një takim me 4 ambasadorët më të rëndësishëm?

Lulzim Basha: Trojka dhe ambasadorët flasin për vete, ndërsa Edi Rama e ka zakon të fshihet pas të tjerëve. Dhe preferon të fshihet pas grave ose pas ambasadave. Kjo është historia e tij politike!

Nuk besoj se ajo që ka thënë dhe është në valë me atë që ka thënë më përpara. Unë kam mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar për Reformën në Drejtësi, edhe për faktorin ndërkombëtar që ka kontribuar për një drejtësi të pavarur dhe të fortë, por nuk besoj se ndërkombëtarët i thonë Edi Ramës: kape drejtësinë.

E kam të pamundur të besoj këtë.

Apo që i thonë: Fut kriminelët në parlament. Apo që i thonë: Garo Valdrin Pjetra, Agim Kajmakër, Mark Babanër e lloj lloj njerëzish për kryetarë bashkish. Apo që i thonë: Blej vota apo shndërrojë Shqipërinë në hambar kanabisi! Dhe pastaj pasojat janë se është vendi më i korruptuar dhe më i varfër në Europë. I treti për korrupsion në botë.

Nuk besoj se këto i ka bërë se kështu e kanë këshilluar ndërkombëtarët. Besoj se këto janë dështime të plota dhe të mynxyrshme të një njeriu; Edi Ramës. Pastaj ai fshihet pas të tjerëve, i takon të tjerëve të sqarojnë pozitat e tyre, nuk i sqaroj unë pozitat e askujt dhe as komentoj. I takon atyre të cilët ai i përgojon që të sqarojnë dhe mirë është të sqarojnë pozitat e tyre. Por unë nuk mund të hyj në lojën e Edi Ramës, sepse këtë tha edhe atëherë: ku ka kanabis? Ja ndërkombëtarët thonë se s’ka kanabis! Ku ka kriminelë? Ku janë kriminelët? Po ti nxirrni arkivat, tani i përdorni si filma humoristikë, por nuk janë humor, sepse janë ndërtuar mbi mjerimin e shqiptarëve, mbi korrupsionin që po zhvat shqiptarët. I keni të gjitha. Ku është droga, ku janë kriminelët, ku është kanabisi. Ja, pyesni edhe ndërkombëtarët.

Pra është fshehur gjithmonë pas ndërkombëtarëve.

Unë nuk besoj se janë ndërkombëtarët ata që e porosisin Edi Ramën të kapë drejtësinë, ta mbushë vendin me drogë, ta mbushë parlamentin me kriminelë. Të shkelë ligjin e dekriminalizimit dhe të shkelë Kushtetutën. Nuk besoj se kjo është e vërteta.

Megjithatë siç thashë, secili duhet të përgjigjet për përgjegjësitë që ka. Dhe një gjë është e qartë këtu: Se Edi Rama gjithmonë përpiqet ti ikë përgjegjësive që ka dhe që ka pasur. Siç tha për integrimin se përgjegjësinë e kishte Franca, e kishte Macron-i, e kishte BE-ja, e kishte opozita, e kishit ju gazetarët, vetëm ai nuk kishte përgjegjësi!

Asgjë nuk më larg të vërtetë. Ky është një njeri i cili nuk mban përgjegjësi, është tërësisht përgjegjësi për këto dështime. Edhe këtë pjesë të retorikës së tij politike, nuk e shoh ndryshe nga ajo që ka bërë këto 6 vite. Vidh, bashkëpuno me krimin, ble zgjedhje, fut kriminelë në institucione dhe pastaj pretendon se fajin e ka dikush tjetër apo se i shkelin syrin ndërkombëtarët.

 

Pyetje: Zyrtarisht PD ka akuzuar se kreu i KED-së e ka paracaktuar garën për sa i përket Gjykatës Kushtetuese. PD a i ka kaluar në filtër këta kandidatë që janë emëruar deri në këto momente?

 

Lulzim Basha: Nuk është detyra e Partisë Demokratike të bëjë këto filtra. Detyra e partive politike është të rrinë larg reformës në drejtësi, prandaj u bë reforma në drejtësi.

Nga ju si gazetarë dhe çdokush tjetër që është i interesuar, e dini fare mirë nëse ka një rast të vetëm kur PD ka insistuar apo ka futur duart në një nga proceset?! Cilido proces qoftë ai. Ndërkohë që nga mëngjesi deri në darkë Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Ëngjëll Agaçi, Ulsi Manja, në emër të Edi Ramës ndërhyjnë në çdo organ të drejtësisë, të ri dhe të vjetër, për të mbyllur hallet dhe problemet e Edi Ramës. Nga Xibraka tek Unaza e re. Nga Toyota Yaris tek Geron Xhafa dhe kështu me radhë.

Pra, kontributi më i madh që mund të bëjnë partitë politike, është ti rrinë larg drejtësisë. Mos të fusin duart tek drejtësia.

Partia Demokratike ka bërë dhe do të bëjë pikërisht këtë: do respektojë ndarjen e pushtetit, sigurisht aty ku do të ndeshemi me shkelje të Kushtetutës, me shkelje të ligjit, me kapje të institucioneve, do të përballemi me të gjithë fuqinë tonë, fuqinë e zërit, fuqinë e argimentave dhe fuqinë tonë politike, për të parandaluar, denoncuar, dhe në çdo rast për të mos pranuar diçka të tillë.

 

Pyetje: Ju deklaruar se parlamenti është i paligjshëm, ndërsa presidenti ka deklaruar sot se përmes një dekreti mund të shpërndajë parlamentin. Ju e mbështesni këtë iniciativë të presidentit Meta dhe a e gjeni të mbështetur në Kushtetutë?

 

Lulzim Basha: Parlamenti shqiptar, legjitimitetin e merr nga qytetarët. Në qoftë se nuk ka legjitimitet nga qytetarët, nuk është parlament i ligjshëm. Jo vetëm shqiptarët, por e gjithë bota e ka parë se si është zgjedhur ky parlament. Ka dëgjuar gjithë Europa përgjimet zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe rolin e kriminelëve, policëve të korruptuar dhe të politikanëve, nga Edi Rama, Damian Gjiknuri e Taulant Balla me shokë, deri tek figurat e botës së nëndheshme.

Të gjithë e dinë se vetëm në Qarkun e Durrësit ke të paktën 3 deputetë që janë produkt dhe derivat i drejtë për drejtë i krimit:

Rrahman Rraja, Jurgis Çyrbja dhe Ilir Ndrazhin.

Vetëm në një qark, për shkak të përgjimeve e dimë që ke 3 deputetë që janë ose përfaqësues të krimit ose bedelë të krimit.

Ne u investuam fort për një zgjidhje institucionale, Edi Rama u investua që kjo zgjidhje të mos vinte. Ndryshoi prokurorët, çoi dosjen 184 në Dibër, kapi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sabotoi komisionin tonë hetimor për lidhjet e politikës me drogën dhe blerjen e zgjedhjeve me paratë e drogës. Hodhi poshtë iniciativën për vettingun e politikanëve dhe nuk la asnjë shteg tjetër përveç vendimit që ne morëm, që është një vendim që i shërben interesit publik dhe i shërben demokracisë nesër.

Prandaj, padyshim që ky parlament u konceptua si i paligjshëm nga shkelja flagrante e ligjit dhe Kodit Zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2017-të, që prodhuan një rezultat të deformuar, produkt i krimit dhe jo i votës së qytetarëve. Është i paligjshëm dhe një orë e më parë duhet të zëvendësohet përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, nga një parlament që vjen nga vota e njerëzve dhe i shërben njerëzve.

 

Pyetje: Ditën e martë të javës së ardhshme OSBE ka thirrur një tryezë të forcave politike për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore, konkretisht mbi financimet e partive politike. Do të marrë pjesë PD dhe opozita e bashkuar në këtë tryezë?

 

Lulzim Basha: Partia Demokratike ka shprehur gatishmërinë e saj për të kontribuar në të gjitha format dhe mënyrat, bashkë me aleatët, në procesin e reformës  zgjedhore. Kjo është e para.

E dyta dhe më e rëndësishmja, është se prej më shumë se një muaj e gjysmë, PD ka bërë një propozim konkret që do të çonte drejt një produkti të konsultuar mes opozitës së bashkuar, Partisë Socialiste dhe me praninë e faktorit ndërkombëtar.

Dua ta përsëris sot atë që ju kam thënë disa herë, se Partia Socialiste refuzon dhe kushtëzon bashkëveprimin për të plotësuar këtë kusht të Bundestag-ut, që është reforma zgjedhore. Pra është PS dhe Edi Rama, siç e dinë fare mirë edhe përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar, ata që janë bërë pengesë për çuarjen përpara të punës për reformën zgjedhore. Interesi i Edi Ramës nuk është reforma zgjedhore, por është shtyrja e reformës zgjedhore sa të jetë e mundur. Është fajësimi i opozitës dhe të kalojë një palo reformë, ashtu siç do ai vetë. Ndaj përpjekjet tona do të vazhdojnë të jenë të gjithëanshme, që kjo reformë të kalojë sa më shpejt dhe ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore.

Faleminderit!

 

Read More
14 Nën
0

“RRUGËTIMI PËR SHQIPËRINË, KRYETARI BASHA ME OPERATORËT TURISTIKË TË SARANDËS

​Një Gjykatë Kushtetuese e formuar sipas tekave të qeverisë nuk ka legjitimitet. Duhet drejtësi e pavarur me një Gjykatë Kushtetuese të formuar sipas Kushtetutës dhe jo që falet në “Surrel”.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nga Saranda teksa vijon turin “Rrugëtim për Shqipërinë”, vuri theksin tek Reforma në Drejtësi, kapja e së cilës është jetike për qeverinë e Edi Ramës, për t’i shpëtuar aferave të rënda korruptive.

Basha theksoi se nevojitet një reformë në drejtësi me prokurorë të cilët nuk falen në “Surrel”, por siç e parashikon Kushtetuta me prokurorë të kualifikuar të pavarur nga politika.

“Një Gjykatë Kushtetuese që nuk falet natën në Surrel, një Gjykatë Kushtetuese që nuk bëhet tenderim me përcaktim nga Ardian Dvorani do të vendosë në mënyrë të pavarur, dhe do të tregojë atë që treguan shqiptarët se 30 qershori ishte një proces fal”, tha Basha.

Nga Saranda Basha theksoi se kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër institucional.

“Është një grusht kushtetues i cili ka për qëllim që në vend që qytetarët të kenë Gjykatën Kushtetuese të kenë një kukull të regjimit”.

Në takimin me biznesin në qytetin bregdetar Basha theksoi se bllokimi i qëllimshëm i Edi Ramës për Gjykatën Kushtetuese ka ndikuar edhe tek biznesi i cili e ndjen në lëkurë barrën e mungesës së drejtësisë duke favorizuar në mënyrë të padrejtë  qeverinë nën presionin e vetingut.

“Një qeveri e kapur në afera korruptive, një qeveri që do të grabisë pronat e qytetarëve, siç po bën në Himarë, në Sarandë, kudo në bregdet me koorporatën e investimeve, nuk do Gjykatën Kushtetuese të pavarur. Sepse një Gjykatë Kushtetues e pavarur i thotë “Ndal, këtyre veprimeve”. Një Prokurori e pavarur e merr të pandehur kryeministrin, kabinetin, të gjithë pushtetin në qoftë se shkelin të drejtat themelore të qytetarëve, biznesit”.

Grabitja e pronave në bregdet, Basha: Vepër e Edi Ramës. Grabitja e bregdetit dhe e tokave në jug është arsyeja kryesore e krijimit të koorporatës së hajdutërisë. Çdo hap i hedhur në kundërshtim me vendimet e formës së prerë të gjykatave është i paligjshëm dhe do të shfuqizohet.

Kryetari i Partisë Demokratike Basha gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrës dhe pronarë të tokave në jug, theksoi se hajdutëria me tokat nga Edi Rama, Alket Hyseni, Damian Gjiknuri, do të përbëjnë shkak për nisjen e procedimit penal ndaj kujtdo që ka vënë dorë mbi pronën private apo publike për afera dhe pasurimin e tyre dhe të mercenarëve të tyre.

“Alket Hyseni dhe Damian Gjiknuri në këtë zonë i kanë dhënë vetes një emër që në çdo shtëpi sarandioti, himarioti, dhe vlonjati kanë një dhe vetëm një qëllim, grabitjen e pronave, tjetërsimin e pronave. Në Tiranë është vetë kryeministri që ka krijuar edhe instrumentin për të grabitur këto prona, të ashtuquajturën Korporatën e Investimeve, nga këtu deri në Llogara. Një Gjykatë Kushtetuese e pavarur ka për qëllim ndaljen e babëzisë së qeverisë për të grabitur pronën.

·         “Së pari, duke dorëzuar kompetencat që i takojnë pushtetit vendor, në kufijtë që i shërbejnë qytetarit. Në bashkëpunim me ju, me komunitetin do t’i rikthehemi Reformës së ndarjes Territoriale që pushteti lokal të jetë sa më afër qyetarit dhe jo të centralizohet shërbimi në pak njerëz, siç ka bërë kjo qeveri. Do të pyeteni ju dhe do të vendosim së bashku ndarjen më të mirë, duke ndjekur praktikat më të mira europiane.

·         Së dyti, duke mbështetur pushtetin vendor me fonde të mjaftueshme për të kryer detyrat e tij dhe jo investime fasadë të cilat përmbyten nga ujërat e zeza.

·         Së treti, duke investuar në infrastrukturë primare, për pikat kryesore turistike. 110 milionë euro që marrin 10 oligarkë, sikur të bënim 10 milionë euro në 10 qarqe imagjinoni sa punë dhe projekte mund të kryhen. E gjitha është çështje prioritetesh, që paratë të shkojnë tek uji, tek ujësjellësit, rrugët. E gjitha kjo kërkon që të bashkërendojmë zgjidhjet së bashku” tha Basha.  

Vendi ka nevojë për një qeveri që dëgjon biznesin, e kupton dhe e mbështet, e ndihmon për të krijuar vende të reja pune, për të sjellë më shumë turistë, për të rritur të ardhurat, për të rritur mirëqenien.

Gjatë bashkëbisedimin, pronari i një fabrike, Odhise Arragu denoncoi represionin që i bëhet biznesit të tij nga shteti në rastin flagrant ku ai duhet të paguajë taksa për një investim që ende nuk është bërë nga qeveria në Vrion.

“Në ndërmarrjen time për herë të parë në jetë më zbriti i gjithë shteti. Ekzistoka në Shqipëri një institucion i cili vjen dhe të mat lartësinë e objekteve që ti ke ngitur se mund të përplasen avionët, mqse ndonjëherë në Vrion do të bëhet ndonjëherë zonë avionësh, do vendoset aerodromi. Dhe unë paguaj taksë për aerodromin që do të bëhet dhe më kanë vendosur një sinjalistikë në majë të makinerive dhe paguaj  për atë aerodromin që do bëhet… 18 institucione marrin lek nga taksat e mia që duhet të paguaj unë. Si mund t’i ushqej unë këto 18 institucione, çfarë duhët të prodhoj dhe të shes? Në muajin korrik më ka ardhur OSSHE 7 herë, kam 7 procesverbale duke më terrorizuar punonjësin që një më ka mbetur dhe më ka thënë se do të të fusin në burg nëse nuk vjen brenda një ore. Miqtë e mi investuan qindra mijëra euro duke sjellë bagëti të racave spanjolle, franceze me prodhueshmëri të lartë, të gjitha investimet i hodhën në det dhe fatkeqësisht janë larguar përsëri. Familje të cilat kanë punuar me djersë dhe mund, u groposën përfundimisht”, tha z. Arragu.

Kryetari Basha ritheksoi se me marrjen e besimit të shqiptarëve për drejtimin e vendit, pranë bizneseve nuk do të ketë më taksidarë që mbijnë nga mëngjesi deri në darkë për t’i gjobitur dhe për t’i terrorizuar.

“Politikat ndaj biznesit janë dështim spektakolar. Qeveria privilegjin ia ka dhuruar kalçetos së oligarkëve. Në zemer të vizionit të Partisë Demokratike për ndryshimin e gjendjes ekonomike, rikthimin e shpresës, është çlirimi, fuqizimi, mëkëmbja e biznesit dhe sipërmarrjes.

Hapat të cilat do të ndiqen:

1.      Fuqizimi i arsimit profesional dhe të lartë, ndërkohë që po shkon drejt mbylljes universiteti i Sarandës.

2.      Fuqizimi i degëve për të cilat ka nevojë ekonomia e Sarandës dhe e rajonit.

3.      Fuqizimi i aksesit në turizëm me infrastrukturë të plotë dhe jo shkel e shko. Bëhen fasadat, s’bëhen kanalizimet. Përmbytet Himara ka një stuhi në det. Mbrojtjet që janë ndërtuar para 50 vitesh i kanë prishur për dukje, por dukja nuk të çon gjatë, fasada nuk të mbron nga deti 9 ballësh. Nqse nuk bën kanalin e ujërave të zeza, të të rrojnë pllakat e bukura në Bulevard sepse dalin ujërat e zeza sipër. Me një shi përmbytet Saranda qytet i vendosur në shpat mali” tha Basha.

Read More
13 Nën
0

Dhuna ndaj banorëve të Unazës bëhet për të fshehur vjedhjen e 40 milion eurove.

  • Dhuna ndaj banorëve të Unazës bëhet për të fshehur vjedhjen e 40 milion eurove.

 

  • Edi Rama dhe Erjon Veliaj po shkatërrojnë banesat e qytetarëve për t’i hapur rrugë ndërtimit të Kullave në atë zonë.

 

  • PD do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe dhunimin e banorëve ndaj drejtuesve dhe punonjësve të Policisë dhe IKMT.

 

  • Prokuroria nuk e heton aferën e Unazës së Madhe sepse hetimi i pavarur con në burg Edi Ramën.

 

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDI PALOKA

 

Dje regjimi i Edi Ramës dhunoi në mënyrë barbare banorët e Unazës së Re. Fëmijë, gra dhe të moshuar, u bënë viktima të dhunës, me arsyen e vetme se mbronin shtëpitë e tyre, nga projekti korruptiv 40 milion euro i Edi Ramës.

 

Banorët e Unazës janë viktima të korrupsionit të Edi Ramës. Nuk bëhet fjalë as për projekt zhvillimi dhe as për ndërtimin e një rruge të re.

 

Shqiptarët duhet të mësojnë se banorët e Unazës së Re po dhunohen për shkak të babëzisë së Edi Ramës për të vjedhur 40 milion euro nga ndërtimi i rrugës, dhe jo se po pengojnë ndonjë projekt në dobi të qytetit.

 

Shqiptarët duhet të mësojnë se banorët e Unazës së Re po u shkatërrohet i gjithë mundi dhe djersa e tyre, për shkak të lejeve të ndërtimit që ka dhënë Edi Rama dhe Erjon Veliaj në atë zonë. Që pallatet e ndërtuara me paratë e drogës dhe korrupsionit të kenë vlerë të lart, duhet të dalin në vijë të parë. Kjo është arsyeja e vërtetë e shembjes së qindra shtëpive e bizneseve në atë zonë, pa asnjë kundërshpërblim.

 

Të gjithë e mbajnë mend sesi falë betejës së këtyre banorëve u zbulua një aferë e padëgjuar kurrë në Shqipëri. Një firmë fantazëm arriti me ndihmën e Edi Ramës të fitonte një tender, duke falsifikuar firmën dhe dokumentat e autoriteteve amerikane.

 

Asnjë i arrestuar për këtë aferë korruptive. Asnjë i arrestuar për këtë falsifikim.

 

Prokuroria e kontrolluar nga Edi Rama, që burgos banorët që mbrojnë të drejtat e tyre, ka 1 vit që mban pa hetuar dosjen e korrupsionit gjigand me projektin e Unazës së Re.

 

Pse nuk hetohet kjo dosje? Pse nuk është askush në burg për këtë aferë korruptive?

 

Përgjigjia është e njohur: Hetimi i plotë dhe i pavarur i kësaj afere, çon në burg Edi Ramën, njeriun përgjegjës për këtë aferë.

 

Prandaj ai urdhëron dhunimin e banorëve. Prandaj ai përdor Policinë kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Prandaj përdor median për të bërë propagandë se banorët po pengojnë zhvillimin e qytetit.

 

Banorët janë në mbrojtje të të drejtës së tyre! E drejta e pronës është themeli i një shoqërie demokratike. Kushdo prej tyre ka të drejtën të kompensohet për shtëpinë apo biznesin e tij. Këto thotë Kushtetuta. Këtë thotë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Është e qartë se në shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama, ligji dhe Kushtetuta nuk kanë asnjë vlerë, sa kohë pengojnë hajdutërinë dhe korrupsionin e kësaj Qeverie.

 

Partia Demokratike e ka bërë të qartë dhe e ripërsërit: Çdo centimetër katror i pronës së banorëve të Astirit do të kompensohet me vlerën e tregut. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë. Ky ka qenë zotimi ynë me shkrim. Ky do të jetë veprimi ynë i parë në qeverisje.

 

Çdo punonjës policie, që i urdhëruar nga Edi Rama, Erjon Veliaj dhe Sandër Lleshi, për të sulmuar në mënyrë kriminale banorët dhe për t’u rreshtuar në anën e krimit, duhet ta ketë të qartë: Do të trajtohet si kriminel shumë shpejtë. Dita e përballjes me ligjin nuk është e largët.

 

Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune, ndaj cdo drejtuesi dhe punonjësi policie që ka qenë dje në shërbim të krimit dhe jo në shërbim të ligjit.

 

Edi Rama dhe veglat e tij në prokurori mund të vonojnë vënien e drejtësisë në vend, por nuk do t’ia dalin ta pengojnë dot.

 

Korrupsioni me këtë projekt do të ndëshkohet.

 

Dhuna ndaj banorëve do të ndëshkohet.

 

 

 

 

 

Read More
12 Nën
0

Me ardhjen e PD në pushtet çdo centimetër katror i pronës së banorëve të “Unazë së Re” do të kompensohet me vlerën e tregut.

  • Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha viziton në Spitalin e Traumës të plagosurit nga gazi dhe dhuna e ushtruar nga policia në “Unazën e Re”: Skenar i planifikuar nga Edi Rama ndaj qytetarëve të pafajshëm për një projekt vjedhjeje prej 40 milionë eurosh me një kompani fantazëm.

 

  • Edi Rama dhe Erjon Veliaj, janë ekzekutorët dhe do të  mbajnë përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë.

 

  • Me ardhjen e PD në pushtet çdo centimetër katror i pronës së banorëve të “Unazë së Re” do të kompensohet me vlerën e tregut.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË SPITALIN E TRAUMËS

 

Pyetje: Z. Basha si është gjendja e të lënduarve?

Lulzim Basha: Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë, janë dhunuar në mënyrën më barbare. Kam parë disa të moshuar në moshën mbi 70 vjeç, të gjakosur nga dhuna me shkopinj dhe me grushta. Gra të alivanosura nga përdorimi genocidal i gazit lotsjellës. Pra, janë një numër i madh banorësh të lënduar, të traumatizuar. Një pjesë prej tyre ndodhen të shtruar, një pjesë prej tyre nuk janë të shtruar në spital. Dhe ne po marrim të gjitha masat për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.  Janë plagosur sipas raportimeve, janë lënduar edhe 5 efektivë të policisë të cilët janë larguar më pas nga Spitali Ushtarak pasi kanë marrë ndihmën e parë.

Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është një skenar i përgatitur me kujdes dhe ka një qëllim dhe vetëm një qëllim; të çonte drejt gjakosjes së qytetarëve, drejt përçarjes së qytetarëve, të çonte drejt konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që Edi Rama, Erjon Veliaj dhe të tjerët që kanë planifikuar tek i ashtuquajturi projekti i Unazës së Re.

Është e rëndësishme që gjithë qytetarët ta kuptojnë sot se nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi; qytetarët e Tiranës e dinë, shumë qytetarë të tjerë që nuk jetojnë në Tiranë e dinë se ky projekt nuk ka të bëjë me një rrugë të re. Është një rrugë ekzistuese që përdorej në mënyrë normale për transportin. Ishte një projekt vjedhje i denoncuar nga Partia Demokratike, i denoncuar nga qytetarë, i faktuar më vonë nga mediat prestigjioze botërore, siç është Zëri i Amerikës. Një projekt vjedhjeje me një kompani fantazëm dhe Edi Rama është i vendosur ta çojë këtë vjedhje deri në fund. Për ta çuar këtë vjedhje deri në fund, për të mbushur xhepat e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij nuk kursen as jetët e qytetarëve, as shtëpitë e tyre, as fëmijët e tyre, as shëndetin e tyre. Prandaj ky është një akt kriminal, është një krim i rëndë kundër jetës së qytetarëve, kundër jetës së tyre, krim i rëndë kundër banesave të tyre.

Kështu, që së pari duke e thënë mjaft qartë se duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sjellje kriminale paralajmëroi gjithsecilin përgjegjës për këtë nga urdhëruesit që qartësisht është Edi Rama, është Erjon Veliaj, janë ekzekutorët dhe do të  mbajnë përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë dhe ju jap fjalën që nuk do të mungojë kur ata të përgjigjen para ligjit për këtë dhunë barbare mbi qytetarët, mbi nënat, mbi baballarët, mbi fëmijët e tyre, me të vetmin qëllim për të mbushur xhepat e tyre me 40 milionë eurot e korrupsionit.

Së dyti, po i bëj thirrje çdo qytetari dhe punonjësi të ndershëm të policisë që mos bien pre e këtij skenari që synon që ta zhvendosë lajmin nga vjedhja e 40 milionë eurove nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij tek dhuna që ka planifikuar kundër banorëve të Unazës.

 

Jeta është e çmuar dhe do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e banorëve.

 

Së tretim, ne kemi një zotim politik me shkrim, e zezë mbi të bardhë.

 

Çdo centimetër katror i pronës së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut, me ardhjen e PD në pushtet.

 

Asnjë qindarkë nuk do të humbasë, çdo cm katror i shtëpive, banesave dhe objekteve të tyre edhe atyre të përjashtuara në mënyrë kriminale nga kompensimi, do të kompensohen me vlerën e tregut.

 

Sikundër garantoj, të gjithë ata të përfshirë në këtë akt kriminal, shtazarak kundër qytetarëve, garantoj se do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, nga i pari tek i fundit dhe nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë nga 40 milionë eurot që po vjedhin bashkë me Edi Ramën për Edi Ramën, nuk do gëzojnë asnjë qindarkë të kësaj grabitje, por do të japin përgjegjësi para ligjit.

 

Dita nuk do të vonojë kur ata të jenë para ligjit dhe të marrin dënimin e merituar nga ligji.

 

Pyetje: Z.Basha, ju do të shkoni t’i ndiqni nga afër banorët e “Astirit” pas kësaj vizite që bëtë në spotal?

 

Lulzim Basha: Opozita ka qenë dhe është në krah të qytetarëve të “Astirit”. Kemi ndjekur gjatë gjithë kohës, mbrëmë, që në orët e para të mëngjesit sot ndodhemi në krahun e tyre, opozita ka qenë dhe është me ta, njësoj si ata, pa asnjë privilegj, pa asnjë imunitet, pa asnjë mandat.

 

Shumë prej anëtarëve të opozitës janë burgosur, shumë të tjerë janë dhunuar.

 

Opozita është njish me qytetarët për të mbrojtur jo thjesht dhe vetëm shtëpitë e tyre, por për të mbrohjtur ligjin dhe kushtetutën, për të mbrojtur interesin publik, dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit përpara ligjit.

 

Pyetje: Ju kanë penguar për të takuar të plagosurit?

 

Lulzim Basha: Fillimisht mora informacion se mund të ishte i vështirë takimi i tyre dhe vetëm pasi dërguan paralajmërime të qarta se nuk mund të pengojnë askënd dhe aq më pak përfaqësuesit politik të opozitës, kryetarin e opozitës, erdha dhe i takova lirisht.

 

Pyetje: Sa të plagosur takuat? Sa janë momentalisht?

 

Lulzim Basha: Brenda po marrin trajtim tetë të plagosur, tre prej të cilëve ndodhen akoma në rapartin e emergjencës.

 

Pyetje: I takuat të gjithë?

 

Lulzim Basha: Takova tre persona në repartin e emergjencës.

 

Pyetje: Në çfarë gjendje ishin?

 

Lulzim Basha: Me plagë, trauma të marra nga goditjet dhe nga gazi.

Read More
11 Nën
0

Kompania INK në shkelje të ligjit do të mbikëqyrë cilësinë e punimeve tek Unaza ndërkohë që paguhet nga Salillari si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin.

·      Skandali, kompania INK në shkelje të ligjit do të mbikëqyrë cilësinë e punimeve tek Unaza ndërkohë që paguhet nga Salillari si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KLEVIS BALLIU

 

Edi Rama e nisi dhe po e vazhdon projektin e zgjerimit të Unazës së Re jo si një projekt në shërbim publik, por si një projekt për të vjedhur. Ky është një rast unik, kur në një terren të ngjashëm, pa llogaritur dëmshpërblimet, 1 kilometër të kushtojë 20 milionë euro.

 

Pasi u kap në flagrancë duke vjedhur me një tender me fitues të paracaktuar, pa garë, pasi u kap me një kompani fallco si dh-ja; pasi ka bllokuar hetimet në prokurori për  mashtrimin me DH Albania, agjencitë në varësi të Edi Ramës po e thellojnë vjedhjen.

 

Siç është bërë e njohur, 2 nga 3 segmentet e projektit korruptiv që prish pa dëmshpërblim shtëpitë e qytetarëve, do t’i ndërtojë kompania Salillari. Praktikisht, ajo do t’i mbikëqyrë po vetë punimet tek Unaza, pasi kompania e përzgjedhur në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimit publik është në konflikt të hapur interesi.

 

Kompania INK, që duhet të mbikëqyrë cilësinë e punimeve tek Unaza paguhet nga Salillari si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin.

 

Kjo është shkelje flagrante e ligjit të Prokurimeve. Qëllimi është i qartë dhe një i vetëm; të vidhet çdo qindarkë në kurriz të qytetarëve shqiptar. Salillari të bëjë sikur punon dhe INK, që merr para në një projekt tjetër nga Salillari, të bëjë sikur gjithçka është në rregull.

 

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të mos qëndrojë pasive në akte të tilla të shkeljes së ligjit, që kanë si bazë marrëdhënien korruptive, vjedhjen e parave publike duke mashtruar me cilësinë e punimeve. Deri tani, prokuroria është sjellë si zgjatim i Edi Ramës, duke lënë në harresë shumë dosje abuzimesh të kësaj qeverie, veçanërisht dosjen e DH Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese e tenderit të parë dhe do të merrte 40 milion euro  para publike.

 

Vjedhja e miliona eurove është  arsyeja pse Edi Rama nuk pranon dialog me qytetarët e Unazës së Re, që janë në mbrojtje të ligjshme të banesës së tyre.

 

Në emër të banorëve të Unazës, mesazhi për qeverinë për të zgjidhur këtë konflikt është

Dialog dhe JO dhunë! Siç pohojnë edhe Kombet e Bashkuara, dëbimi i qytetarëve nga shtëpitë është shkelje e të drejtave të njeriut! Mos e shtoni më shumë faturën për shqiptarët, duke detyruar banoret e unazës së re ta çojnë çështjen në Strasburg dhe ta fitojnë!

Read More
11 Nën
0

Votimi nga Kuvendi i dy kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese është pjesë e puçit kushtetues të Edi Ramës kundër drejtësisë së pavarur nga politika.

  • Votimi nga Kuvendi i dy kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese është pjesë e puçit kushtetues të Edi Ramës kundër drejtësisë së pavarur nga politika.
  • I gjithë procesi i kryer nga Kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi të Edi Ramës, ka sjellë një produkt antikushtetues, që eleminoi garën dhe çoi në votim fiktiv nga Kuvendi.
  • Afati 30 ditor për Presidentin nuk ekziston në Kushtetutë. Është alibi e ngritur nga Rama, me pasoja në funksionimin normal të Gjykatës Kushtetutese.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI.

Të dashur bashkëqytetarë,

Sapo ndoqët live seancën plenare, për votimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku, me porosi të Edi Ramës, u vu në jetë një puç kushtetues kundër Drejtësisë së pavarur nga politika.

Partia Demokratike mbështet një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe të pavarur, por jo këtë që ndodhi sot. Partia Demokratike mbështet një Gjykatë Kushtetuese të pavarur nga politika, që  garanton ruajtjen e parimit të ndarjes mes pushteteve, dhe mbron të drejtat dhe liritë e njeriut nga abuzimi i Qeverisë. Por Partia Demokratike dënon projektin e Edi Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Edi Rama, nëpëmjet KED, ka paracaktuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetutuese. Prandaj e kishte jetike kapjen e KED, të cilin e bllokoi për dy vjet, bashkë me Gjykatën Kushtetuese, derisa e mori nën kontroll me Ardian Dvoranin dhe Arta Markun.

I gjithë procesi i kryer nga Kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi të Edi Ramës, ka sjellë një produkt antikushtetues dhe që eleminon garën.

Për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, nuk kishte 12 kandidatë siç kërkon Kushtetuta, por vetëm 4 kandidatë të vlefshëm për përzgjedhje. Këta janë të njëjtët emra si për Presidentin, ashtu edhe për Kuvendin.

Kjo do të thotë që për 1 vend në Gjykatën Kushtetutese, kishte vetëm 1 kandidat, dhe jo 3 siç e detyron Kushtetuta, duke paracaktuar anëtarët dhe duke e bërë votimim fikiv.

Kjo është shkelja e parë e Kushtetutës.

Votimi i sotëm i Kuvendit është antikushtetues dhe i papranueshëm. Ai provoi që emërimet në Gjykatën Kushtetutese ishin të paracaktuara, duke cenuar rëndë besimin e publikut tek Gjykata Kushtetuese.

Qëllimi ynë nuk është të analizojmë apo anatemojmë kandidatët e votuar nga Kuvendi apo Presidenti. Për Partinë Demokratike kjo nuk është një çështje emrash, por e besueshmërisë dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike ka mbajtur distancë të plotë nga ky proces, duke respektuar qëllimin e Reformës në Drejtësi, që është heqja e duarve të politikës nga drejtësia.

Këtë standard, këtë vullnet të të gjithë shqiptarëve për një drejtësi të pavarur, angazhimin e partnerëve ndërkombëtar për të siguruar drejtësinë e pavarur nga politika, Edi Rama e shkeli hapur.

Shmangia e garës, paracaktimi i kandidatëve, kontrolli politik i procesit nëpërmjet KED, është i papranueshëm.

Nga ana tjetër, nëpërmjet votimit të dy kandidatëve, përnjeherë, Kuvendi ka shkelur një tjetër urdhërim të Kushtetutës dhe ligjit.

Kjo është shkelja e dytë e Kushtetutës nga Kuvendi.

Kushtetuta është e qartë. Ajo përcakton rradhën e përzgjedhjes së kandidatëve nga secili institucion.

Nuk ka asnjë situatë të jashtëzakonshme që rradha e përzgjedhjes që ka përcaktuar Kushtetuta të mos respektohet. Mungon vetëm Gjykata e Lartë, që është një rrethanë e pavarur nga vullneti i Kuvendit dhe i Presidentit. Prandaj edhe rradha që ka caktuar Kushtetuta, për Presidentin dhe Kuvendin, është e detyrueshme të zbatohet.

Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Presidentit në këtë rast ishte i domosdoshëm, aq më tepër, kur emrat në listat e të dyja institucioneve janë të njëjta.

Duke shkelur rradhën e caktuar nga Kushtetuta dhe duke tentuar që t’i imponojnë Presidentit kandidatët që ai ka të drejtë të zgjedhë, Edi Rama dhe Kuvendi, kanë kryer një akt të rëndë antikushtetues, me pasoja në funksionimin normal të Gjykatës Kushtetutese.

Alibija se Presidentit i ka kaluar afati 30 ditor i përzgjedhjes së një kandidati, rrëzohet nga Kushtetuta.

Në Kushtetutë, ndryshe nga Kuvendi, Presidenti nuk ka asnjë afat. Përpara çdo ligji, Presidenti është i detyruar t’i bindet Kushtetutës, e cila e detyron të respektojë rradhën e përgjedhjes së anëtarit të dytë, pas Kuvendit.

Puçi kushtetutes i Edi Ramës ndaj një Gjykate Kushtetuese të pavarur nga politika, cënon interesin e qytarëve shqiptarëve për të patur tek Gjykata Kushtetuese një garant të besueshëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Read More
10 Nën
0

·  Edi Rama ka vetëm dy opsione për Gjykatën Kushtetuese – ta kapë atë ose të bllokojë ngritjen e saj. 

·  Edi Rama ka vetëm dy opsione për Gjykatën Kushtetuese – ta kapë atë ose të bllokojë ngritjen e saj.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PARTINË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA.

Edi Rama nuk ka asnjë qëllim të ngrejë institucionet e reja të pavarura të drejtëisë. Edi Rama nuk ka për qëllim të respektojë Kushtetutën për krijimin e Gjykatës Kushtetutese. I vetmi qëllim i Edi Ramës është ai që ka patur prej fillimit – të kapë organet e reja të drejtësisë. Ai po e bën këtë haptazi me Gjykatën Kushtetuese, duke shkelur ligjin dhe kushtetutën në mënyrë flagrante për të paracaktuar anëtarët e rinj të saj, njësoj siç paracakton fituesit e tenderave. Në të kundërt, ai është gati ta bllokojë dhe të fusë në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

I githë procesi ka patur makinacionet e veta teknike të pista, antiligjore për të çuar në përfundimin që do Edi Rama, por akti më antikushtetues i tij është emërimi i paracaktuar i anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Kushtetëta e Shqipërisë e thotë qartë se për të ruajtur balancën mes pushteteve në Gjykatën Kushtetuese, anëtarët e saj zgjidhen me rradhë, i pari nga Presidenti, i dyti nga Kuvendi, i treti nga Gjykata e Lartë.

Ky rregull ndiqet për çdo vend vakant, derisa Gjykata Kushtetuese të plotësohet, por Edi Rama ka vendosur ta shkelë Kushtetutën nesër, duke zgjedhur 2 kandidatë njëherësh. Një akt që do të çojë ose në kapjen e Gjykatës Kushtetuese, ose në bllokimin e saj.

Në respekt të Kushtetutës, Presidenti e ka zgjedhur 1 anëtar, por Edi Rama, nëpërmjet veglës së tij Ardian Dvorani në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ka imponuar një proces të paligjshëm dhe antikushtetues. Rama dhe Dvorani tentuan të detyrojnë Presidentin të zgjedhë sërish një anëtar nga lista e tij me 4 emra, kur, sipas Kushtetutës  rradha i takonte Parlamentit.

Duke qenë se kandidaturat tek lista e Presidentit dhe tek Lista e Kuvendit janë të njëjtat, Presidenti, me të drejtë, ka kërkuar që Kuvendi të zgjedhë anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, respektohet Kushtetuta për rradhën e emërimeve dhe shmanget paracaktimi i fituesve, duke garantuar një garë minimale.

Duke zgjedhur dy anëtarë direkt, pa respektuar radhën e Presidentit, aq më tepër kur njëra nga listat nuk ka tre emra, Kuvendi i pamundëson Presidentit të dekretojë anëtarin sipas Kushtetutës dhe dërgon në këtë Gjykatë ata anëtarë që i Shërbejnë politikisht.

Qëllimi prapa qendrimit antikushtetues të Edi Ramës i shërben atij të kontrollojë sa mundet kush do të jenë anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Por jo vetëm kaq. Duke shkelur Kushtetutën, Edi Rama është përgjegjës për një përplasje të re kushtetuese, që për pasojë do të këtë bllokimin e Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama dhe ëvnien në pikëpyetje të legjitimitetit të saj.

I gjithë procesi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese është kryer nga KED dhe Ardian Dvorani në shkelje të ligjit, por për të ruajtur integritetin e Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike zgjodhi të mos e politizojë procesin, duke mos i komentuar këto shkelje ligjore me qëllime politike. Tani, me përfshirjen e Parlamentit në shkeljen e hapur të Kushtetutës nga Edi Rama, Partia Demokratike vlerëson se ky akt është i papranueshëm dhe dëmton besimin e publikut tek organet e reja të drejtësisë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Bashkengjitur edhe nenin 179 i Kushtetutës që përcakton rradhën e e zevëndësimeve të anëtarëve të Kushtetutës:  

Read More
09 Nën
0

Studimi i Kombeve të Bashkuara: Dëbimi i qytetarëve nga shtëpitë, shkel të drejtat e njeriut. Tek Unaza e Re Edi Rama refuzon dialogun me banorët e dëbuar për të mbrojtur projektin korruptiv, 20 mln euro/km.

  • Studimi i Kombeve te Bashkuara: Dëbimi i qytetarëve nga shtëpitë, shkel të drejtat e njeriut. Tek Unaza e Re Edi Rama refuzon dialogun me banorët e dëbuar për të mbrojtur projektin korruptiv, 20 mln euro/km.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KLEVIS BALLIU

Edi Rama kërkon të shkelë parimin e Kombeve të Bashkuara për dëbimin duke dëbuar me dhunë qytetarët nga shtëpitë e tyre, pa tentuar të provojë as vlerën më bazike ne një shoqëri perëndimore- DIALOGUN.

Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë, por Edi Rama i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos.

Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës.

Të nderuar qytetarë, që e dini çfarë sakrificash duhen për të patur një shtëpi, një strehë të sigurt për fëmijët dhe familjen!

Nuk ka asnjë prej jush që në këto vite të drejtimit të vendit nga Edi Rama, të mos ketë ndjerë  dhunën, presionin, kërcënimin apo mungesën e sigurisë gjatë këtij pushteti të ndërtuar mbi padrejtësinë.

Të gjitha këto i kanë përjetuar shumëfish prej një viti banorët e Unazës së Re. Ata janë çdo ditë nën kërcënim e bandës në pushtet. Kërcënohen me burg, me shembje dhe grabitje të pronës së tyre pa u dhënë asnjë dëmshpërblim, megjithëse atyre u janë marrë paratë për të legalizuar shtëpitë.

Edi Rama është i gatshëm të shkelë me të dyja këmbët të drejtat e njeriut, ligjet e vendit por dhe konventat ndërkombëtare, vetëm që të mbrojë interesat e atyre me të cilët cakton se 1 km rrugë kushton 20 milion euro.

Dëbimi me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre është një akt i pastër në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Këtë nuk e thonë më vetëm banorët e Unazës së Re, nuk e thotë më vetëm Partia Demokratike, por edhe Kombet e Bashkuara, organizata ndërkombëtare që është ngritur për të mbrojtur liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor.

Në një studim të publikuar së fundmi për banesat sociale, PNUD, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, pohon se “dëbimi me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre” është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.”

Ky është parim që e njeh çdo qeveri demokratike, përveç qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, i cili kërkon të dëbojë nga shtëpitë pa dëmshpërblim rreth 2 mijë qytetarë për t’i hapur rrugë projektit korruptiv të Unazës, ku 1 km rrugë kushton 20 milion euro.

Edi Rama kërkon të shkelë parimin e Kombeve të Bashkuara për dëbimin duke dëbuar me dhunë qytetarët nga shtëpitë e tyre, pa tentuar të provojë as vlerën më bazike ne një shoqëri perëndimore- DIALOGUN.

Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë, por EDI RAMA i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos.

Në studimin e kryer, PNUD është krejtësisht i qartë kur tregon rrugën sesi duhet të zgjidhen mosmarrëveshje të njëjta me ato të banorëve të Unazës së Re.

Ligji ndërkombëtar i të drejtave të njeriut u kërkon qeverive që të hulumtojnë çdo alternative të mundshme përpara se të kryhet dëbimi, duke e konsideruar këtë si rrugë  që shmang dhunën dhe përplasjen. Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të mos provokojë dhunë ndaj banorëve të Unazës së Re që janë në të drejtën e tyre legjitime për të mbrojtur shtëpitë nga shkatërrimi pa asnjë dëmshpërblim të drejtë.

Partia Demokratike dënon çdo alt që shkelin të drejtat e njeriut dhe i kërkon qeverisë të zbatojë me përpikmëri ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare.

Dialogu me banorët e Unazës së Re është e vetmja rrugë që zgjidh këtë problematikë, shmang konfliktin, përplasjen dhe dhunën e padëshiruar!

Read More