Blog

10 Dhj
0

Ish-deputeti Ervin Salianji pas pretencës së Prokurorisë: Prokuria politike lexoi fiks atë që tha Rama ditën që doli përgjimi për Xhafajn.

 

  • Ish-deputeti Ervin Salianji pas pretencës së Prokurorisë: Prokuria politike lexoi fiks atë që tha Rama ditën që doli përgjimi për Xhafajn.

 

  • N/kryetari i PD, Edmond Spaho: Akuza e mbrojtur nga prokurorë politikë, shwrbëtorë besnikë të maxhorancës.

 

 

DEKLARATA E ISH-DEPUTETIT ERVIN SALIANJI

 

 

Ervin Salianji: Në shumë raste që kam dalë në publik, por edhe në shumë raste që kam qenë me ji, shpesh në gjykatë jam bërë edhe unë pothuajse si ju korespondent në gjykata.

 

Janë sulme tërësisht politike. Nuk pati asnjë fakt, provë të re. Pati vetëm një devijim të çështjes, nga dënimi për trafik ndërkombëtar droge të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, drejt një gjasme pretence, ku prokuroria në këtë rast u bë pjesë më llumin.

 

Por pa diskutim asnjë intrigë, pabesi, tradhti, nuk ia del të fshehë të drejtën dhe të vërtetën. E sigurt është sot që shqiptarët kanë një person të dënuar me 7 vite e 4 muaj që po vuan dëbimin, ish-ministrin, vëllain e vet të larguar nga detyra dhe pa diskutim demaskimin e një prokurorie politike e cila lexoi fiks atë që tha kryeministri ditën që doli përgjimi. Dhe pa diskutim të gjitha ato që ka thënë avokati i Xhafajt.

 

Edhe sot pala që përfaqësonte Xhafajn, kishte të njëjtin qëndrim me prokurorinë, nuk i hoqi asnjë presje.

 

Në komunikime të mëtejshme, pa diskutim që do të rikthehem për çdo akt që ka cituar prokuroria politike, duke mos marrë asnjë provë parasysh nga ato që kemi paraqitur, jo vetëm për të çuar para përgjegjësisë penale për trafik ndërkombëtar droge Agron Xhafajn.

 

Jo vetëm për të çuar për shpërdorim detyre për lehtësimin e veprës penale për trafik droge të Fatmir Xhafajt, por pa diskutim për të arrestuar prokurorët e çështjes, të dy të larguar nga vettingu, prokurorët e parë që janë marrë me këtë çështje, si Gent Osmani, si Përparim Kulluri.

 

Këta të dy që janë sot, do ta shihni nga vettingu apo nga të dhënat që do të bëjmë ne publike.

 

Duhet thënë se kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurorë të drejtësisë së vjetër të përfshirë në llumin dhe batakun e korrupsionit. Pa diskutim që në fund të ditës do të fitojë e mira dhe e drejta, dhe do të shihni se ajo që kemi publikuar dhe që tani më, janë marrë vendimet e domosdoshme dhe të duhura publike.

 

Pyetje: Në fund të seancës u kërkua dënimi juaj. Çfarë do të presim në fund të ditës?

 

Ervin Salianji: Pa diskutim sot nuk u deklarua dënimi im. Dënimi është kërkuar që në momentin kur kam bërë publik këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera. Pa diskutim që askush nuk do tja dalë as të më mposhtë dhe as të më frikësojë. Pa diskutim që jo e jo të më izolojë apo të arrijë në konkluzione që nuk bazohet mbi prova, por mbi dëshirat personale të përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Ramës, Xhafajt, Ballës apo kujtdo tjetër.

 

 

DEKLARATA E N/KRYETARIT TË PD, EDMOND SPAHO, PAS SEANCËS PËR SALIANJIN NË GJYKATËN PENALE

 

 

Edmond Spaho: Nuk pati asnjë surprizë nga pretenca e Prokurorisë, të vendosur në qëndrimin e tyre për t’i shkuar linjës së kryeministrit Rama. Një akuzë thellësisht politike, e montuar, madje dhe qesharake.

 

Nga sa kuptuam nga referimi i Prokurorisë viktima kryesore e këtyre veprimeve paska qenë Fatmir Xhafa, ish ministri i Brendshëm i maxhorancës. Konkluzion të cilin e konfirmoi edhe avokati i tij. Një akuzë e mbrojtur nga prokurorë politikë, veçanërisht nga prokurori Kolë Hysenaj, shërbëtor besnik i maxhorancës i cili mendon të kalojë vetingun duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj.

 

Kjo prokurori nëse do të kishte një fije integritet, do të duhej të kishte përfunduar hetimin se si u largua trafikanti Geron Xhafa brenda 24 orësh në Itali, do të duhej të kishte hetuar ekspertizën që gjoja bëri Kryeministri i vendit dhe deklaroi që “ishte regjistrim falso”.

 

Jetojmë në një vend të cilit i kërkohet që të hetojë dhe të vejë pas hekurave lidhjet e krimit të organizuar, trafikantëve në nivelet më të larta qeveritare.

 

Në fakt me gjyqin e sotëm pamë sesi trafikantët, mafia, krimi i organizuar në bashkëpunim me nivelet më të larta qeveritare përpiqen të dënojnë denoncuesit, ata të cilët sakrifikojnë edhe integritetin personal në interes të vendit dhe të kësaj qeverie.

 

Faleminderit!

Read More
10 Dhj
0

Kryetari i PD Durrës: Qeveria po fsheh provat e korrupsionit pas termetit

Banorët e Lagjes 18 në Durrës, pallatet e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, kërkojnë çertifikimin nga shteti për t’u rikthyer të qetë në banesat e tyre.

 

Qeveria, thonë ata, nuk ka dërguar asnjë njeri të vlerësojë situatën, ndërsa një tjetër banore kërkon siguri nga shteti që apartamenti i saj është i banueshëm dhe të rikthehet së bashku me familjen.

 

“Si nuk erdhi një njeri. Janë dy javë. Nuk më ka ardhur absolutiosht asnjë njeri të më shohë se çfarë problemesh kam unë në banesë. Fjeta 5 ditë në makinë, sot unë kam hyrë në shtëpi, por jam e pasigurt aty ku fle, sepse nuk e di, unë dua një njeri të shtetit të ma çertifikojë që unë të hyj dhe të fle rehat aty. Tek pallati 2000 Lagjia 18, 30 metra nga pallati 6 katësh që u rrënua, ka probleme sa të duash, asnjë nuk ka ardhur ta çertifikojë”, tha një prej banoreve.

 

“Shtet hajdut se vetëm po vjedhin i pash tek ndihmat se çfarë bënin, duke i marrë me makina. Na kanë lënë kështu. të shkoj në shtëpinë time në atë gërmadhën time, dua të jetoj në shtëpinë time. Erdhi një ekspert tha, është i pabanueshëm. vunë kryqin e verdhë dhe shirit. Dua një zgjidhje, të më japin OK-in, të futem në pallat”, thotë një tjetër zonjë.

 

Kryetari i PD në Durrës Ferdinand Xhaferri, teksa u takua me banorët e Durrësit, rikthesoi se zgjidhja është plani që opozita ka propozuar për masat urgjente që duhen marrë për lehtësimin e këtyre problemeve të banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

 

“Qytetarët janë shumë të axhituar. Kanë dy javë që i tallin me copa letre dhe e vërteta është kjo, po nuk pate mik  ose fle në makinë, ose në banesën e pasigurt. I vetmi vendim konkret i Edi Ramës ka qenë porosia që i dha Këshillit Bashkiak të Durrësit që të emërojë njeriun e Vangjush Dakos në krye të Bashkisë. Kjo tregon se axhenda e qytetarëve nuk përputhet me axhendën e qeverisë”, tha Xhaferri.

 

Xhaferri theksoi se qytetarët duan siguri për banesat e tyre ndërsa qeveria vrapon për të fshehur provat.

 

“Shohim qeveritarët dhe z.Rama që lëvizin lart e poshtë për të përcjellë mesazhin sikur qeveria po mundohet të jetë pranë të gjithëve  por në fakt qeveria nuk i gjendet pranë askërkujt. Qytetarët duan që të vendoset se kush janë përgjegjësit e masakrës qeveritare ndërsa shohin qeverinë që vrapon për të marrë veprime për të prishur, për të fshehur gjurmët. Kemi lagjen 18, por edhe lagjen 4, lagjen 5, lagjen 6. Ka një panik shumë të madh sepse ato banesa që konsiderohen  zona të mira qytetarët janë në panik sepse thonë që KÇK-ja qeveritare po përgatitet që t’u prishë banesat  dhe t’i strehojnë në periferi të qytetit. Zoti Rama duhet të japë një përgjigje  këtij shqetësimi”, tha Xhaferri.

 

 

 

Read More
09 Dhj
0

Basha rikthehet në kampin e çadrave në Manzë. Dhjetëra familje jetojnë në kushte të rënda humanitare.

Në 3 Dhjetor, Kryetari i PD, Lulzim Basha, shprehu shqetësimin e thellë për gjendjen e rëndë të dhjetra familjeve në Manzë, që jetojnë më çadra të papërshtashme, në një situatë të rëndë humanitare. Zoti Basha u kthye në të njëjtin vend 6 ditë më vonë dhe konstatoi se, asgjë nuk ka ndryshuar për shumicën dërrmuese të familjeve, të cilat ndihen dhe te diskriminuara. Familje me fëmijë, të moshuar, të sëmurë edhe nga lagështia dhe i ftohti, vazhdojnë të qëndrojnë në mes të ujit e baltës në çadra që nuk plotësojnë asnjë kusht minimal jetese. Banorët tregojnë të revoltuar se disa i kanë larguar nga çadra, ndërsa për ta nuk kanë asnjë kujdes.

“Ne nuk na jepet asnjë zgjidhje. Na thanë se do t’ju evakuojmë, por asgjë”, – thotë një banor, duke i shpjeguar kreut të opozitës sesi bëhet seleksionimi i padrejtë. “Kemi ngelur ne që jemi me qera”, – thotë një tjetër qytetar, i cili prej 2 javësh po jeton në kushte johumane, bashkë me familjen. Një nënë tregon me lot në sy se i ka humbur shpresat pas kalimit të dy javëve dhe lënies në mëshirë të fatit.

“Asnjë dallimi nuk duhet bërë. Termeti njësoj i ka goditur edhe pronarët edhe qiraxhinjtë. Ja ku janë shkollat, të futen aty, nuk mund të vazhdojnë rë rrinë në çadra”, – u shpreh zoti Basha, duke kërkuar zgjidhje urgjente.

Banorët nuk e fshehin revoltën e tyre, kur treguan sesi Edi Rama jo vetëm nuk mori mundim ti takojë gjatë vizitës së të premtes, por mashtroi publikisht, kur tha se problemi i banorëve ne çadra ishte zgjidhur.

“Erdhi si hajdut dhe u fut atje të shkolla. Asgjë nuk na pa. Ka ardhë për të na parë apo për të shkolla është në rregull. Nuk erdhi fare në kamp”.- tha njëri prej banorëve.

Kreu i opozitës tentoi të komunikojë me Shtabin e Emergjencës, i vendosur në shkollën e Manzës, por dera ishte e mbyllur dhe këto familje kaluan edhe një ditë tjetër të vështirë në çadra, që nuk plotësojnë kushtet më minimale.

Read More
08 Dhj
0

Kryetari Basha me banorët e braktisur të Mamurrasit: Shtetin prej kartoni e shembi tërmeti i korrupsionit.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pa nga afër situatën e familjeve të dëmtura nga tërmeti në Fushë Mamurras, të cilët prej 13 ditësh qëndrojnë në tenda, në të ftohtë.

Banorët e dëmtuar kërkojnë vlerësim korrekt të dëmeve të shtëpive dhe strehim të sigurt, pasi deri tani Bashkia e Kurbinit i ka keqtrajtuar.

Kryetari Basha pasi dëgjoi shqetësimet e shumë prej banorëve, theksoi se sot më shumë se kurrë kanë dalë në pah mangësitë institucionale dhe shtetërore, me korrusionin dhe ndihmën selektive që u kanë bërë familjeve të goditura nga tërmeti.

“Në shtëpitë ku jam futur këto dy javë kam parë që para se t’i godiste tërmeti i 26 nëntorit, i kishte goditur tërmeti i varfërisë. Për fat të keq, mangësitë institucionale dhe shtetërore kanë dalë në pah më shumë se kurrë bashkë me korrupsionin dhe bashkë me atë që njerëzit po e dallojnë se po i ndajnë në të nënës dhe të njerkës. Në këtë kohë, kontributi vullnetar i të rinjve ka bërë një diferencë të jashtëzakonshme të përnatshme, të përditshme me nevojat bazike që nga fëmijët 4-5 muajsh e deri tek të moshuarit 80 apo 90 vjeç”- u shpreh kreu i opozitës.

Në takimet me banorët e prekur nga tërmeti në Mamurras, zoti Basha u shoqërua nga rinjtë e FRPD-së, të cilëve u shprehu mirënjohje për kontributin vullnetar, së bashku me banorët e Unazës së Re dhe Aleancës për Teatrin, pasi ata u kanë shërbyer të gjithë të dëmtuarve, me ushqim, ngrohje dhe ilaçe.

“Pavarësisht se shtetin prej kartoni e shembi tërmeti i korrupsiont, pasojat e tërmetit të vërtetë i përballuam me solidaritet dhe me bashkim të njerëzve më të pastër të këtij vendi që shpeshherë janë njerëzit që kanë vuajtur më shumë. Nuk është e rastësishme që Astiri, Aleanca për Teatrin janë në krye të grupimeve dhe organizatave që kanë kontribuar. Në krye të kësaj përpjekje, që i kam parë me sytë e mi prej orës së parë të fatkeqësisë në Thumanë kanë qenë të rinjtë dhe në veçanti të rinjtë e FRPD”-së”, tha Basha.

Read More
08 Dhj
0

“8 Dhjetori, ditë për solidaritet”, Basha në Mamurras me vullnetarët e FRPD, të vetmit që shpërndajnë ndihma prej 2 javësh: Jam krenar për ju!

8 Dhjetori këtë vit, nuk është një ditë feste. Për Kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe për djemtë dhe vajzat e Forumit Rinor të PD, është nje ditë solidariteti me të prekurit nga tërmeti. Zoti Basha dhe të rinjtë demokratë ishin në Mamurras, ku gjenden me qindra familje të prekura nga tërmeti.

“Sot është Dita e Rinisë, siç e keni parë, ne nuk kemi organizuar një festë, sepse nuk është koha për festë, por ju uroj gëzuar Ditën e Rinisë të gjithë të rinjve që kanë ndihmuar. Shumë prej djemve që janë këtu, kanë qenë që orën e parë në rrënoja, duke gërmuar me duar në operacionet e kërkim shpëtimit dhe që nga ajo ditë e deri më sot nuk kanë pushuar asnjë orë për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Po hyn java e tretë e fatkeqësisë, gjithçka duhet të ishte e organizuar dhe e mirëkoordinuar nga shteti, por për fat të keq, akoma janë në dorë të vullnetarëve. Për fat të mirë, ju po e bëni këtë punë si akush tjetër. Duhet të jeni krenarë, se po lehtësoni, me sa mundeni vuajtjet dhe dhimbjet e mijëra njerëzve dhe për këtë keni ndërimin maksimal timin personal dhe të të gjithë shqiptarëve.”- u shpreh zoti Basha.

Të rinjtë dhe banorët dëshmuan se në Mamurras, prej gati 2 javësh, të vetmet ndihma që u janë shpërndarë familjeve të prekura nga tërmeti janë ato të vullnetarëve të rinj të opozitës.

Në ditën e 8 Dhjetorit, zoti Basha u shprehu të rinjve mirënjohjen për kontributin e tyre të çmuar dhe të pazëvendësueshëm në këto ditë të vështira për qindra familje në nevojë.

“Po hyjmë në javën e tretë të fatkeqësisë dhe nuk kanë parë asnjë njeri me sy, jo më ndihmë. Janë familje nga më të varfërat në Shqipëri. Ju e keni bërë diferencën, nëse do të flenë me barkun plot apo me barkun bosh fëmijët e kësaj zone. Nëse do të kenë ftohtë, do të kenë një batanije më shumë, do të kenë rroba më shumë apo jo. Duhet të jeni krenarë siç jam unë krenar, në veçanti sot që është edhe dita juaj, është dita e rinisë, Gëzuar Ditën e Rinisë!”- u tha zoti Bash ate rinjve në këtë 8 Dhjetor solidariteti.

Read More
07 Dhj
0

Paketa me 5 pika për rimëkëmbjen e biznesit të prekur nga tërmeti. Basha: Është ndihma më e mirë për ruajtjen e mijëra vende të punës

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA​

Sot inspektova disa prej sipërmarrjeve në Durrës, ndërsa pasditen e djeshme u takova me përfaqësues të Asamblesë së Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Durrësit.

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Ndërprerja dhe reduktimi i aktivitetit ekonomik, dëmet në struktura, makineri dhe inventar, fatura financiare, pezullimi i punës nga një numër jo i vogël të punësuarish banesat e të cilëve janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë; këto janë problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet sipërmarrja.

Ndërkohë duhen paguar taksa, tarifa dhe fatura, kontratat me palët e treta, jashtë dhe brenda vendit mbartin detyrime kohore dhe financiare, sikundër bizneset përballen me pagesat e kësteve të kredive bankare. Sipërmarrësit nuk kanë ndërprerë pagat për të goditurit nga tërmeti edhe kur këta të fundit nuk kanë mundur të vijnë në punë prej 10 ditësh, shumë prej sipërmarrësve po kontribuojnë për riparimin e dëmeve në banesat e punëtorëve të tyre si dhe po ndihmojnë me sa munden në forma dhe mënyra të tjera.

Njësitë e hoteleri-turizmit po përballen me rënie dramatike konsumi dhe i tremben rënies apo anulimit të prenotimeve.

Pas një konsulte me përfaqësuesit e Asamblesë së Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Durrësit, me ekipin ekonomik të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar dhe ekspertë të fushës, si dhe bazuar mbi përvojat e ngjashme në vende fqinje, me qëllim për të shmangur futjen e Durrësit në një “dimër” ekonomik dhe social me pasoja të rënda për të gjithë vendin, në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar propozoj këto masa me efekt të menjëhershëm:

  1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.
  2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
  3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.
  4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.
  5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Gjithashtu i bëj thirrje sistemit bankar të riskedulojnë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura.

Kjo paketë e thjeshtë dhe realiste është ndihma më e mirë që mund t’i jepet sipërmarrjes për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në zonat e goditura. Nga kjo varen mijëra vende pune dhe të ardhurat e dhjetëra mijëra familjeve.

Read More
06 Dhj
0

Basha në Durrës: Është detyra jonë të bëjmë të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe të mos lejohen dallavere në kurriz të tyre.

Kryetari i Partisë Demokratike, vizitoi sërish Durrësin, ku është ndalur të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve, të lënë pa përgjigje nga autoritetet shtetërore. Fillimisht zoti Basha ishte në lagjen 17, ku me dhjetëra banorë, ishin të alarmuar, pasi pallati i tyre, i dëmtuar nga tërmeti, nuk ka akoma një vlerësim zyrtar, nëse është apo jo i banueshëm.

MË POSHTË, BASHKËBISEDIMI I KREUT TË OPOZITËS ME BANORIN.

Banor: Bashkërendohuni me pushtetin. Uluni, i lëmë ndasitë politike. Unë jam plotësisht dakord që jeni opozitë dhe keni frontet të ndara, keni vizionin tuaj.

Basha: Qeveria ka detyrat e veta, opozita ka detyrat e veta. Ju po e shikoni, ne vetëm luftë politike nuk po bëjmë.

Banor: Unë jam i forcës kundërshtare me ju, dhe ju falënderoj që më dëgjon me respekt dhe të falënderoj që je këtu mes nesh.

Basha: E rëndësishme është që ne të sjellim zërin dhe shqetësimet tuaja. Ky është roli ynë. Nëse ne e marrim zërin tuaj dhe e kthejmë në politikë për karriken tonë, ne bëjmë gabim. Nëse ne çojmë shqetësimin tuaj atje, ne e kemi bërë detyrën tonë, sepse po nuk e bëmë ne, nuk ka kush ta bëjë.

Edhe po të ishim në role të ndryshme, ne në qeveri dhe ata në opozitë, këtë do kërkoja nga ata. Nuk do kërkoja të bëja fotografi bashkë. Do t’u kërkoja ‘merrni zërin e njerëzve na e sillni dhe shikoni si po e bëjmë ne punën” Se këtë detyrë ka opozita. Po u shkri opozita, nuk ka më kush t’ju mbrojë.

Çfarë kemi kërkuar: E para, që vlerësimi të bëhet sa më shpejt, në mënyrë profesionale Për këtë kemi këshilluar që të shtohet numri i inxhinierëve, përndryshe vlerësimi shtyhet, e shtyhet, e shtyhet…

E dyta, të caktohen fondet, sepse vlerësimi pa fonde është zero. Sot në mëngjes, kanë pranuar një sugjerim që ua kam dhënë gjatë tre ditëve të fundit: që banorëve të zonave rurale që janë me shtëpi, t’u japin para në dorë, ta bëjnë vetë. Sepse koha nuk pret, dimri sapo ka filluar. Çfarë do të bëni, do të rrini me muaj të tërë kështu? Nuk mund të ndodhë kjo!

Çfarë duhet: Në rradhë të parë të dimë: 1.Sa banorë të Durrësit janë pa strehë. 2. Ku do të qëndrojnë në periudhën e ndërmjetme. 3. Si do të zhvillohet më tej puna e tyre.

Ju thoni se i keni këto prona në qendër të qytetit dhe nuk doni ti humbni. Sepse kjo është një situatë ku, nga njëra anë ka hallexhinj, nga ana tjetër, ka edhe profiterë, njerëz që shikojnë të nxjerrin diçka nga kjo. Është e pashmangshme kudo. Ku bie tërmeti ka kudo çackej e peshkaqenë. Ne duhet me çdo kusht të shmangim që fatkeqësia e disa njerëzve të kthehet në oportunitet për matrapazë.

Banor: Kjo po u prish le të ndërtohet këtu dhe të jetojmë këtu.

Basha: E kuptova, ma thatë disa prej jush. Tani këtu është roli ynë si opozitë që të jemi në krahun tuaj dhe të mos lejojmë që të bëhen dallavere të tilla në kurriz të njerëzve.

Read More
06 Dhj
0

Kompleksi i dëmtuar 12 katësh në Durrës: Banorët e revoltuar i tregojnë Bashës braktisjen nga shteti dhe skemën përjashtuese me hotelet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Durrës me disa banorë të një prej kompleksve më të mëdha të dëmtuar, por që akoma nuk ka një vlerësim përfundimtar, nëse duhet shembur apo jo.

Në kompleksin 12 katësh jetojnë rreth 1 mijë banorë, të cilët kanë si shqetësim kryesor zvarritjen e vendimmarrjes dhe mungesën e vëmendjes shtetërore.

Duke iu përgjigjur kërkesës së tyre për ndihmë, zoti Basha tha se rruga më e mirë për t’i ndihmuar banorët është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues.

“Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të çertifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos patur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, të paqetë, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen”

“Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju”- iu përgjigj Basha banorëve të revoltuar nga mungesa e vëmendjes shtetërore.

Një tjetër banor i këtij kompleksi, baba i tre fëmijëve tregoi sesi e kishte trajtuar me përçmim nënkryetari i komanduar i bashkisë së Durrësit, Zhyljen Varfi, të cilin në Durrës e cilësojnë si Vangjush Dako Junior. “Nuk më intereson fare, ik e këput qafën, më tha”- u shpreh banori .

Një grua tregoi për të bijën, e cila fle prej 7 ditesh në makinë, pasi kishin zënë vend në hotel vetëm 2 ditë më parë. Banorja e kompleksit të dëmtuar tregoi edhe anën abuzive, të pazbuluar deri tani, të skemës së strehimit në hotele.

“Ka hotele që janë të gatshëm të të strehojnë pa asnjë kosto, këtë e di personalisht. Por nuk mund të shkosh të strehohesh aty, sepse del që nuk je regjistruar fare pastaj. Duhet patjetër që të jesh i regjistruar në hotelet qe të çon bashkia…”- Që hoteli të përfitojë nga paratë që i jep qeveria pastaj”-ndërhyri zoti Basha, të cilit, banorja që i tregoi skemën avuzive dhe përjashtuese të qeverisë, i dha të drejtë në konkluzionin e tij.

Të gjithë banorët pohuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, nuk kanë asnjë përkujdesje nga bashkia dhe nuk kanë asnjë përgjigje prej saj se çfarë do të bëhet me ta në të ardhmen, megjithëse dokumentat i kanë dorëzuar, siç u është kërkuar.

Read More
05 Dhj
0

Dëshmitë e banorëve me shtëpi të rrafshuara në Borizanë, Bubq dhe Rranxë të Krujës: Askush nuk ka ardhur, përveç Bashës.

Fshatrat Borizanë, Bubq dhe Rrënxë e Krujës, janë të prekura nga tërmeti, ku qindra shtëpi janë dëmtuar dhe mijëra banorë, mes tyre fëmijë të mitur dhe të moshuar të sëmurë, qëndrojnë prej më shumë se një jave jashtë në të ftohtë.

Askush nga shteti ose bashkia nuk ka shkuar për të vlerësuar dëmet apo për t’u ardhur në ndihmë me ushqime, ngrohje, veshmbathje për fëmijët dhe të moshuarit e sëmurë.

Të vetmit që u kanë ardhur në ndihmë janë shtetasit nga Kosova. Shumë familje jetojnë në qese plasmasi, në sera, dikush në çadrën e cila u erdhi 1 javë pas tërmetit.

Një banor i dëmtuar thotë se kryetari i PD Lulzim Basha është i pari që i ka vizituar që pas fatkeqësisë që u ka ndodhur një javë më parë.

“Kanë ardhur punonjës të Bashkisë dhe jo specialistë”, thonë ata, duke shkaktuar se shtëpitë e tyre u dëmtuan që në 21 shtator.

Një kryefamiljar rrëfeu se me tërmetin e 21 shtatorit, shtëpia e tij u dëmtua. Pas asaj ngjarje, ai shtoi trarë mbrojtës dhe familja e tij dy muaj më vonë, në tërmetin shkatërrues të 26 nentorit nuk pati dëme në njerëz.

Kryetari Basha bëri thirrje që inxhinierë të specializuar duhet menjëherë të vlerësojnë gjendjen në Borizanë dhe jo punëtorë të bashkisë dhe të jepet zgjidhje për familjet.

“Gjëja e parë që duhet është të vlerësohet dëmi dhe të jepet zgjidhje. Në bazë të dëmit të ndahen paratë për rindërtim. Kemi ardhur për të ndihmuar me ç’të mundemi. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të ngremë zërin që shteti të ndërhyjë”, tha Basha.

Në Bubq dhe Rrënxë të Krujës kryesisht shtëpitë e ndërtuara me gurë dhe baltë janë krejtësisht të pabanueshme. Zona përtej varfërisë vuan tani edhe mungesën e një strehe të sigurt.

Kryetari Lulzim Basha i cili prej çastit të parë të tragjedisë së 26 nëntorit vijon të shohë nga afër situatën e banorëve të dëmtuar nga tërmeti, qëndroi në qendrën e ndihmave në Bubq ku është ngritur shtabi vullnetar për të shërbyer me ushqime, ilaçe, veshje, ngrohje dhe mjek.

Aulon Kalaja së bashku me dhjetëra të rinj punojnë çdo ditë për t’i shërbyer banorëve në nevojë tërësisht vullnetarisht.

“E bëj me gjithë zemër”, theksoi një e re e cila ndihmonte në ndarjen e ushqimeve.

Banorët thonë se nuk kanë asnjë interesim apo garanci nga shteti se ku do të strehohen gjatë dimrit, duke i lënë në mëshirë të fatit dhe në qiell të hapur.

Read More
04 Dhj
0

Basha në qendrën humanitare tek Unaza e Re: Të prekur nga tërmeti shtetëror po ndihmojnë me zemër të madhe të prekurit nga tërmeti natyror. 

  •  Basha në qendrën humanitare tek Unaza e Re: Të prekur nga tërmeti shtetëror po ndihmojnë me zemër të madhe të prekurit nga tërmeti natyror. 
  • Banorët dëshmojnë: Shtëpitë u dëmtuan që në 21 Shtator, por askush nuk erdhi, megjithëse u ankuam në bashki. 

Kryetari i Partisë Demokratike , Lulzim Basha, vizitoi familjet e strehuara tek godina “Egi Center” në Unazën e Re. Godina ishte planifikuar të prishej nga projekti kundër të cilit protestuan banorët e Unazës,  por tani është bërë streha e rreth 100 banorëve të prekur nga tërmeti, mes të cilëve 30 fëmijë. Ata ndihmohen në mënyrë vullnetare nga strehimi deri tek ushqimet dhe ilaçet, pasi nga bashkia apo qeveria nuk ka ardhur asnjë ndihmë, megjithëse janë në dijeni të qendrës që ndihmon vullnetarishr 100 banorë.

Duke falenderuar bamirësit dhe vullnetarët,  zoti Basha vlerësoi ndihmën e tyre në ditë të vështirë. “Kushtet mund të mos jenë optimale, por janë ofruar me zemër nga këta njerëz që kanë përjetuar një lloj tjetër tërmeti, tërmetin shtetëror”- u shpreh zoti Basha, duke iu referuar përplasjes së banorëve të Astirit kundër projektit që u shembte shtëpitë. “Po tregoni se keni një zemër të madhe, sepse e njihni vuajtjen për shtëpinë”- tha Basha.

Disa prej banorëve, të zhvendosur nga Kombinati, Vora, Nikla, Ishmi dhe Bubqi treguan sesi janë lënë të braktisur jo vetëm pas këtij tërmeti, por edhe pas tërmetit të 21 Shtatorit.

“Kemi bërë kerkesë që kur është dëmtuar në shtator, askush s’na ka parë. Kemi jetuar prapë në atë banesë se nuk na kanë dhënë zgjidhje. “- tha një banor i Zall Bastarit, gjë që u pohua edhe nga banorë të tjerë në zona të ndryshme.

Gjatë takimit me familjet e strehuara tek Astiri, doli në pah shqetësimi serioz i ftohjes së fëmijëve nga lënia për 2-3 ditë në çadra të papërshtatshme. “Ilaçet janë siguruar deri tani nga vullnetarët, por kujdesi mjekësor i specializuar duhet të mos mungojë”- u shpreh zoti Basha.

Tek godina që mikpret 100 banorët e prekur nga tërmeti, janë krijuar kushte provizore që fëmijët të argëtohen dhe të kalojnë kohën me lexime librash deri në nisjen e shkollës.

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA

Dua të falenderoj nga zemra Flamurin dhe familjen e tij që ka vënë në dispozicion prej ditës së parë këtë ndërtesë. Dua të falenderoj Aleancën për Teatrin që ka kontribuar prej orëve të para me ndihmat që janë mbledhur për të goditurit nga tërmeti. Dua të falenderoj të gjithë banorët e “Unazës së Re” që po punojnë si vullnetarë, duke ndihmuar nga mëngjesi deri në darkë dhjetëra familje të strehuara kryesisht nga zonat e goditura nga tërmeti.

Falenderoj mjekët që, në mënyrë vullnetare, po kontribuojnë për shëndetin e shume prej tyre që janë të sëmurë kryesisht për shkak të qëndrimit në çadra në ditët e ftohta dhe në orët e para të fatkeqësisë dhe po kështu dua të falënderoj nga zemra këdo që ka mbështetur me kontribute, me ushqim, me orendi.

Dua të theksoj se ky është një kontribut i gjithi vullnetar.

Falënderoj të rinjtë e FRPD-së dhe strukturat tona të degës 6 dhe 7, të cilët po bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar. Falënderimi kryesor i takon këtyre njerëzve me zemër të madhe.

Këtu po qëndrojnë afër rrënojave të një tërmeti tjetër, të një tërmeti të shkaktuar nga babëzia dhe korrupsioni dhe është domethënëse.

Nuk është e rastisshme që këta njerëz që e kanë vuajtur jo një ditë, siç e vuajtën familjet e goditura apo gjithë shqiptarët, por ditë për ditë traumën e fatkeqësisë, këta janë të parët që hapën zemrat, hapën shtëpitë e tyre, dhanë gjithçka po ndihmojnë të parët, për t’u qenë pranë njerëzve që sot kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë.

Kam një mesazh për këdo që ka mundësi të ndihmojë.

Këtu ka nevojë për ushqime, pajisje, tavolina, karrike, ka shumë fëmijë që po trajtohen vullnetarisht nga psikologë dhe studente të psikologjisë, të cilat i falënderoj.

Shumëkush ka ardhur, kanë kontribuar financiarisht, por ka ende shumë nevojë për ndihmë materiale.

Ka akoma mundësi për të strehuar edhe disa familje të tjera, por ndërkohë mundësitë për të kontribuar me ushqime dhe orendi janë të pakta.

Ne do të bëjmë ç’është e mundur si opozitë për të furnizuar këtë qendër dhe qendra të tjera përmes kontributeve vullnetare, tona dhe të mbështetësve tanë.

I bëj thirrje kujtdo që mund të kontribuojë, të kontribuojë në këtë qendër që ndohet këtu në zonën e “Unazës së Re”. Dua të falënderoj ata që kanë hapur dyert dhe zemrat dhe kanë treguar se shqiptarët në raste të tilla fatkeqësie dinë të jenë një familje e madhe me një zemër shumë të madhe.

Dhe ky është një shembull prekës dhe emocionues i kësaj zemre të madhe të shqiptarëve në vështirësi, për njëri tjetrin.

Faleminderit !

Read More