Blog

18 Sht
0

Raporti final i OSBE/ODIHR rrëzoi farsën e Edi Ramës me votimet e 30 qershorit.

Raporti i OSBE/ODIHR e ka rrëzuar farsën e 30 qershorit në çdo aspekt.

 

Raporti tregon se 30 qershori ishte procesi më problematik dhe më i pandershëm i dy dekadave të fundit.

 

Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik, kemi një raport i cili nuk flet thjesht për parregullsi teknike, apo shkelje, por për krime të mirëfillta dhe veprime të qëllimshme antiligjore të të gjithë stukturës elektorale në vend, dhe për një shkatërrim të qëllimshëm të të drejtës së popullit për të zgjedhur.

 

Praktikisht ky është një dokument, i cili më shumë se raport zgjedhor ngjan me një raport për një ngjarje kriminale. Ky është raport që realisht përmban prova dhe fakte për të filluar hetime kriminale ndaj një sërë personash dhe institucionesh.

 

Siç konfirmon raporti, nuk ka ligj, nga Kushtetuta deri tek vetë rregulloret e KQZ-së që të ketë mbetur pa u shkelur.

 

Nuk ka institucion zgjedhor që nga KQZ tek numëruesit dhe vëzhguesit që nuk ka shkelur ligjin.

 

Së pari, raporti konfirmon se votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese dhe u mbajtën në shkelje të dekreteve të Presidentit.

 

Së dyti raporti konfirmon se votimet e 30 qershorit nuk ishin zgjedhje dhe nuk patën asnjë lidhje me të drejtën e popullit për të zgjedhur përfaqësuesit dhe drejtuesit e pushtetit vendor. Ato ishin një farsë zgjedhore dhe tallje demonstrative me pluralizmin politik dhe dhe demokracinë përfaqësuese.

 

Së treti, për të realizuar këtë farsë antikushtetuese dhe një partiake u shkelën ligjet dhe standardet zgjedhore. Në mënyrë të veçantë nga KQZ i cili portretizohet më shumë si organ partiak se sa si institucion i pavarur dhe i paanshëm kushtetues.

 

I vetmi aspekt normal që ka gjetur raporti është që socialistët nuk janë rrahur me njëri-tjetrin në qendrat e votimit bosh.

 

Pa hyrë në detaje dhe konstatime të qarta, dua të theksoj dy përfundimet kryesore të raportit:

 

1.    Votimet  e 30 qershorit ishin antikushtetuese, të paligjshme dhe të pandershme

2.    Votimet e 30 qershorit ishin një farsë moniste dhe e përfaqësimit politik dhe shkatërrim i demokracisë

 

Për këto arsye, 30 qershori ishte një grusht institucional për kapjen e pushtetit vendor nga Edi Rama. Ky grusht institucional u realizua sërish në bashkëpunim e krimin.

 

Ndonëse jo objekt i vlerësimit të Raportit, tashmë është një e vërtetë e njohur botërisht është se: Në mënyrë të qëllimshme, kapjen e pushtetit vendor Edi Rama e ka bërë në bashkëpunim me kriminelë.

 

Janë deri tani dy kandidatë për kryebashkiakë të vertetuar me të shkuar kriminale dhe priten të tjerë.

 

Për të kuptuar rëndësinë e këtij fakti duhet të kemi parasysh diçka: më 30 qershor nuk kishte asnjë konkurencë, nuk kishte asnjë garë. Edi Rama mund të emëronte këdo që dëshironte pa u shqetësuar se sa vota do të merrte. Por edhe në këto kushte zgjedhja e tij e natyrshme ishte krimi, ishin personat me rekorde kriminale.

 

Edhe kur ishte i vetëm pa asnjë garë, Edi Rama zgjodhi krimin.

 

Edhe kur ishte i vetëm pa asnjë konkurent, edhe kur vetë i kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe vetë certifikoi, ai vodhi, manipuloi dhe shkeli çdo standart.

 

Prandaj, 30 qershori vërtetoi edhe një herë atë që Partia Demorkatike ka thënë fuqishëm:

 

Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama është armik i zgjedhjeve, i pluralizmit dhe demokracisë.

Por 30 qershori tregoi edhe një të vërtetë tjetër:

As me këtë KQZ nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira.

 

E thashë në fillim dhe po e them prapë:

 

Raporti i ODIHR është më shumë se raport zgjedhor. Ai nuk rrëzon vetëm votimet e 30 qershorit.

 

Raporti ka rrëzuar të gjithë shtetin e Edi Ramës.

 

Raporti nuk është vetëm autopsia e zgjedhjeve të vdekura të 30 qershorit

 

Raporti është autopsia e kufomës së shtetit të së drejtës, e qeverisë së popullit dhe drejtësisë, të cilat janë vrarë nga Edi Rama për t’i zëvendësuar ato me një shtet privat, autokratik, kriminal dhe personal.

 

 

Raporti tregon se në Shqipëri kushtetutë dhe ligj është vullneti personal i Edi Ramës,

 

Raporti tregon se në Shqipëri shteti është vetëm një vegël në shërbim të vullnetit personal të Edi Ramës.

 

Në autokracinë e Edi Ramës shteti është instrument privat i gjithi në shërbimin ekskluziv privat të Edi Ramës:

 

Në shtetin privat të Edi Ramës datën e zgjedhjeve nuk e cakton Presidenti, sikurse ka vendosur Kushtetuta, por Edi Rama.

 

Në shtetin privat të Edi Ramës kushtetueshmërinë e ligjeve nuk e gjykon Gjykata Kushtetuese por Partia Socialiste e Edi Ramës.

 

Në shtetin privat të Edi Ramës, dekretet e Presidentit, kryetarit të Shtetit, nuk botohen në Fletore Zyrtare nga Ministria e Drejtësisë siç e kërkon ligji, por zhduken pa lënë gjurmë siç e do Edi Rama.

 

Në shtetin privat të Edi Ramës, KQZ në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës vendos të përjashtojë opozitën nga administrimi zgjedhor dhe ja beson atë njerëzve të caktuar nga Edi Rama.

 

Në shtetin privat të Edi Ramës, edhe partitë politike krijohen nga Edi Rama dhe atyre u vihet i gjithë shteti në dispozicion për të krijuar fasadë pluraliste për autokratin Edi Rama.

 

Në shtetin privat të Edi Ramës, gjykatat nuk vendosin bazuar në ligj dhe në shërbim të drejtësisë, por sipas dëshirave dhe për llogari të Edi Ramës.

 

Në shtetin privat të Edi Ramës administrata publike dhe burimet publike janë në shërbim të Edi Ramës dhe pronë e Edi Ramës.

 

Në shtetin privat të Edi Ramës, siç e pa dhe u dëgjoi mbarë bota edhe nga përgjimet e BILD, edhe krimi është në shërbimin ekskluziv të Edi Ramës.

 

Ky shtet privat dhe kriminal duhet shembur, për të rikthyer në vend shtetin e së drejtës, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik.

 

E kam thënë disa herë, që e keqja ka depërtuar aq thellë dhe ka shkatërruar aq shumë, sa Shqipëria ka nevojë, jo vetëm për të larguar Edi Ramën sa më parë, por për një ndryshim rrënjësor, i cili do të zhdukë pasojat e thella të këtij regjimi kriminal por edhe të problemeve të tjera me demokracinë, ekonominë dhe qeverisjen që janë krijuar këto 30 vjet.

 

Shqipëria ka nevojë që të ripërqafojë vlerat e pluralizmit, demokracisë, ligjit dhe lirisë.

 

Kjo kërkon një reformë të thellë zgjedhore dhe një reformë të thellë politike. Ky është prioriteti ynë i menjëhershëm.

Read More
18 Sht
0

Brenda 6 muajve të parë të qeverisjes rrisim pagën minimale në 300 euro. Deri në fund të mandatit, paga minimale rritet në 400 euro.

 

  • Brenda 6 muajve të parë të qeverisjes rrisim pagën minimale në 300 euro. Deri në fund të mandatit, paga minimale rritet në 400 euro.
  • Prioritet kombëtar dhe emergjencë absolute për Partinë Demokratike është vënia në në lëvizje e një plani kombëtar për hetimin e çdo afere korruptive të maskuar si PPP apo koncesion. Gjithësecila prej tyre do të trajtohet si vepër e dyshuar kriminale. Ne do të ndjekim paranë publike kudo ku ajo të ketë devijuar. Ne do të vëmë përpara përgjegjësisë çdo zyrtar, të përfshirë në këto skema korruptive nga juristi më i thjeshtë tek kryeministri.
  • Bashkimi bën fuqinë! Këto janë ditët e sprapsme të oligarkisë dhe të një qeverie antipopullore, antieuropiane.
  • Opozita e bashkuar dhe PD e ka planin. Vizionin për një Shqipëri të përparuar, europiane dhe së bashku me ekspertët tanë më të mirë kombëtarë dhe një skuadër ekspertësh ndërkombëtarë ne po bëjmë gati shpalosjen e këtij vizioni dhe këtij plani në konsultim të plotë me gjithë faktorët.
  • Siç jam sot si kryetar i opozitës do të jem para jush me të gjitha përgjegjësitë që do të më besoni për të dhënë llogari për premtimet e sotme këtu dhe per çdo angazhim tjetër që do të burojë nga marrëveshja jonë. Ndryshimi po afron!
  • Jemi të angazhuar për Reformën Zgjedhore, por, askush të mos ketë iluzione, se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.

 

FJALA E KRYETARIT TË OPOZITËS LULZIM BASHA NË KONGRESIN E 7-TË TË BASHKIMIT TË SINDIKATAVE TË PAVARURA TË SHQIPËRISË

 

Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra sindikalistë,

Zoti President, Gëzim Kalaja,

Të nderuar përfaqësues dhe drejtues të sindikatave shqiptare,

E nderuar zonja Sheren Berow, sekretare e Përgjithshme e Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave ju shpreh mirëseardhjen dhe mirënjohjen për praninë tuaj dhe mbështetjen e shkëlqyer dhe të fortë ndaj sindikatave shqiptare, ndaj sindikalistëve, ndaj punëtorëve në të drejtat e tyre të patjetërsueshme.

Zonja dhe zotërinj është kënaqësi të ndodhem përsëri në mesin tuaj dhe dua t’ju falënderoj për ftesën që më keni drejtuar sërish.

Pak kohë kanë kaluar nga fjala e fundit që pata privilegjin të mbaj para kësaj konference, por në këtë kohë shumë gjëra kanë ndodhur në Shqipëri dhe për fat të keq shumica prej tyre jopozitive.

Jetojmë sot në një vend pa mundësi punësimi ku shumë pak kanë fatin të gjejnë një vend pune, ku rroga minimale është përtej çdo kufiri të pranishëm dhe kostot e jetës janë rritur në maksimum.

Biznesi i vogël është ën kolaps, tërësisht i asfiksuar nga taksat, tarifat dhe kostot e energjisë, karburantit dhe kostot bazë.

Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh dhe shqiptarët nuk paguajnë dot as fatura minimale. Jeta po bëhet gjithmonë e më e shtrenjtë, gjithmonë e papërballueshme.

Mundësia për të mbështetur familjen për kryefamiljarët po bëhet gjithnjë e më e vogël dhe po i detyron ata masivisht drejt dëshpërimit dhe emigracionit.

Edhe fëmijët tanë pavarësisht nga mosha e shohin venitjen e shpresës dhe të mundësive dhe 70% e të rinjve kanë si aspiratë kryesore largimin nga vendi sa më shpejt të munden.

Zonja dhe zotërinj, vendi ka mbetur me marshin indietro.

Shkaqet e gjithë kësaj janë një kulturë korrupsioni e cila është përfshirë dhe karakterizon çdo aspekt të jetës së shqiptarëve, nga politika tek biznesi, tek shëndetësia dhe tek arsimi.

Korrupsioni nxjerr paratë nga xhepat e shqiptarëve dhe i fut në xhepat e politikanëve, oligarkëve dhe gangsterëve dhe kriminelët.

Me këtë sistem gjithkush ka përgjegjësitë e veta, por ata që vuajnë janë shumica e dërrmuese e shqiptarëve. Ndërkohë që  pasuria e grumbulluar në mënyrë të padrejtë nga një grusht njerëzish sa vjen e shtohet për ta.

Në ekonominë tonë të shkatërruar, me zgjedhjet tona një farsë dhe jo një festë e demokracisë, me drejtësinë inekzistente dhe të paralizuar, me korrupsionin, krimin dhe bandat në lulëzim, ëndrrat tona për t’iu bashkuar familjes tonë europiane në vend që të afrohen, largohen çdo ditë.

Pas dy mandateve në pushtet është e qartë për të gjithë se kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë dështuar. Kanë dështuar dhe ata që paguajnë faturën e dështimit të tyre janë rinia, janë punëtorët, janë pensionistët.

Premtoi gjithçka, premtoi mirëqeverisje, premtoi 300 mijë vende pune dhe përmirësim të kushteve të punës, premtoi uljen e kostove të jetës dhe të taksave por nuk realizoi asgjë dhe të gjitha këto fusha në vend të progresit kemi prapakthehu.

Në vend të vendeve të reja të punës, ky kryeministër dhe kjo qeveri janë përgjegjës për shkatërrimin e mijërave vendeve të punës, mbylljen në masë të biznesit të vogël, largimin e investitorëve të huaj.

Në vend të zgjidhjeve ky kryeministër dhe kjo qeveri sollën më shumë probleme.

Në vend të luftës ndaj korrupsionit e ktheu korrupsioni në normën qeveritare që sot është problemi kryesor i shoqërisë dhe i çdo shqiptari.

Të jemi të qartë, siç jeni të qartë, çfarë nuk e arriti dot deri tani nuk ka për të arritur më.

Por nuk ka pse të jetë kështu, shqiptarët zonja sekretare e përgjithshme, të nderuar miq të huaj, ne jemi popull i talentuar , punëtor dhe me kushtet e duhura të punësimit, me klimën e duhur të sipërmarrjes dhe me një qeveri që ndihmon si investitorët dhe biznesin e vogël, ashtu edhe punëtorët ne jo vetëm mund t’ia dalim por mund të kapërcejmë të gjitha parashikimet më optimiste.

Për këtë siç e thatë zonja sekretare e përgjithshme na duhet një drejtim i ri, na duhet një ndryshim dhe na duhet shpejt.

Një plan i ri, një vizion se si të dalim nga kjo gjendje kolapsi total dhe të lëvizim drejt një destinacioni të mundshëm dhe të prekshëm për të gjithë. Opozita e bashkuar, PD e ka këtë plan. Vizionin për një Shqipëri të përparuar, europiane dhe së bashku me ekspertët tanë më të mirë kombëtarë dhe një skuadër ekspertësh ndërkombëtarë ne po bëjmë gati shpalosjen e këtij vizioni dhe këtij plani në konsultim të plotë me gjithë faktorët, ku padyshim një ndër faktorët kryesorë është dhe partneri ynë i parë në demokracinë 30 vjeçare shqiptare, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Zonja dhe zotërinj, lënda e parë që pata rastin dhe mundësinë dhe zgjedhjen të studioja në vitin tim të parë të studimeve jashtë shtetit, në Universitetin e Utrehtit, dhe eseja ime e parë ishte “E drejta e punës”.

Eseja ishte e parë si student universiteti kishte të bënte me të drejtat dhe detyrimet që derivojnë nga konventat e ILO-s, Organizatës Ndërkombëtare të Punësimit. Pra, mund t’ju them me vërtetësi të plotë se jo vetëm PD që ka lindur si parti e demokracisë, e shtetit të së drejtës dhe e mbrojtjes të të drejtave themelore të njeriut është sot përgjegjësia dhe garanti kryesor, por edhe kryetari i saj aktual nuk ka asnjë dyshim që të drejtat e punëtorëve janë të drejta themelore të njeriut, respektimi dhe avancimi i tyre është e vetmja rrugë për një shoqëri të drejtë, me mundësi dhe shanse për të gjithë dhe jo vetëm për pak të privilegjuarit.

PD beson në lirinë e tregut dhe kemi një program që përmes lirisë së tregut do të avancojë objektivin tonë punësimin, hapjen e vendeve të reja të punës përmes tre kolonave kryesore;

Kthimin e Shqipërisë në vendin më atraktiv për investimet e huaja, pa investimet e huaja nuk ka rritje ekonomike, nuk ka punësim.

Mbështetjen e biznesit të vogël si punësuesi kryesor në Shqipëri, përmes paketës tonë të mbrojtjes së punës dhe avancimit të interesave të biznesit të vogël.

Dhe paketën tonë e mbështetjes së punëdhënësve të tjerë, me rikthimin e taksës së sheshtë, tashmë në nivelin 9% duke përfshirë këtu edhe taksën 9% për sigurimet shoqërore së bashku me masat e tjera që do ta bëjnë këtë sektor kompetitiv dhe bashkëkohorë në Rajon dhe në Europë.

Por zonja dhe zotërinj askush prej jush këtu në këtë sallë dhe mijëra punëmarrës anembanë Shqipërisë nuk duhet të kenë asnjë dyshim, punëdhënësit po kështu ju, Partia Demokratike është një parti që beson tek ekonomia sociale e tregut, tek mbrojtja e të drejtave të punëmarrësve, tek e drejta e tyre e shenjtë për organizim, për negocim kolektiv dhe mbrojtje për avancimin e të drejtave të tyre themelore.

Tek arsimimi dhe shëndeti i punëmarrësve dhe i fëmijëve të tyre si themeli i një ekonomie tregu që garanton punësim dhe mirëqenie për çdo shqiptar.

Ndaj dua që sot ta them qartë dhe publikisht përkushtimin tonë të parë, të palëvizshëm, të deklarojë para kësaj asambleje të mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve shqiptarë vendimin e Partisë Demokratike për të kaluar brenda gjashtë mujorit tonë të parë të mandatit tonë qeverisës masën e rrogës minimale, të pagës minimale në nivelin e 300 euro dhe brenda katër viteve të parë të qeverisjes 400 eurove për gjithë punëmarrësit shqiptarë si një masë e domosdoshme për t’i shërbyer dinjitetit, shëndetit dhe mundësive të punëmarrësve pa të cilët nuk mund të ketë treg të lirë, nuk mund të ketë punësim, nuk mund të ketë mirëqenie.

 

Zonja dhe zotërinj,

 

Vetëm në gjashtë muajt e fundit, media ka raportuar 25 kryefamiljarë që kanë humbur jetën në aksidente pune. I ka raportuar media. Jo punëdhënësit, që e kanë detyrim ligjor, madje autoritetet e kanë marrë vesh nga raportet e medias.

Numri i personave të mbajtur përgjegjës para ligjit, zero.

Masa të marra për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike, zero.

Kushtet e punës vazhdojnë të bëhen gjithmonë e më të këqija.

Pa dyshim që babëzia, shpërfillja që e zhvesh njeriun edhe nga vlerat më njerëzore, është një nga shkaqet kryesore të kësaj rritje tragjike të numrit të aksidenteve në punë, i cili me siguri është më i lartë se këto që janë raportuar në media.

Por babëzia nuk është problemi i vetëm dhe as kryesori.

Problemi kryesor i mungesës së kushteve adekuate në punë, problemi kryesor i pandëshkueshmërisë së punëdhënësve të papërgjegjshëm që nuk respektojnë rregullat bazë të sigurisë në punë, problemi kryesor i mosinvestimit në përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe kushteve të gjithanshme të punëmarrësve shqiptarë është korrupsioni.

Është skema e përfitimit të përbashkët ku thelën e luanit e ka gjithmonë politikani i korruptuar.

Vendimmarrësi i korruptuar. Zyrtari i korruptuar. Nuk ka shembull më tragjik se ky, se humbja e jetës të 25 kryefamiljarëve, bashkëshortëve, baballarëve, në vetëm 6 muaj.

Nuk ka shembull më therës të këtij korrupsioni se sa politika e ashtuquajtur e PPP-ve që është një vjedhje me ligj, është sanksionimi me ligj i devijimit të qindra milionë eurove të taksave të marra nga punëmarrësit e varfëruar, nga bizneset e goditura shqiptare zhvatja e shumicës së shqiptarëve, për t’ia dhënë këto para një grushti oligarkësh, të cilët ndajnë me një grusht politikanësh të korruptuar me një grusht kriminelësh që i përdorim këto skema për pastrimin e parave të pista të krimit të organizuar.

Prandaj është prioritet kombëtar dhe emergjencë absolute për Partinë Demokratike që ditën e parë në pushtet të në lëvizje një plan kombëtar për hetimin e çdo afere korruptive të maskuar si PPP apo koncesion.

Gjithësecila prej tyre do të trajtohet si vepër e dyshuar kriminale. Ne do të ndjekim paranë publike kudo që ajo të ketë devijuar. Ne do të vëmë përpara përgjegjësisë çdo zyrtar, të përfshirë në këto skema korruptive nga juristi më i thjeshtë tek kryeministri dhe çdo person privat që mendon se mund ta vendosë qeverinë e ardhshme shqiptare përpara dy dilemave.

Të paguajë faturën e papërballueshme të koncesioneve apo të paguajë për trajnimin e forcës punëtore? Për kushtet e sigurisë së forcës punëtore. Për pagën minimale. Për shkollat dhe shëndetësinë, për shkollat e shqiptarëve.

Zonja dhe zotërinj,

Për mua zgjidhja është e thjeshtë dhe tashmë vendimi është i marrë.

Nuk do të falimentojë skema e pensioneve, nuk do të tërhiqem nga paga minimale 300 euro brenda 6 muajve të parë dhe 400 euro brenda 4 viteve të parë. Nuk do të pranoj kurrsesi që vogëlushët shqiptarë, fëmijët e shqiptarëve të mbeten në shkolla primitive dhe shërbimi shëndetësor të bjerë poshtë niveleve të Afrikës Ekuadoriale.

I vendosur para këtyre zgjidhjeve, zgjidhjen e kemi bërë, vendimin e kemi marrë, ne do t’i japim fund koncesioneve dhe PPP-ve korruptive. Do të kthejmë çdo qindarkë të grabitur të shqiptarëve, tek të zotët e tyre, tek taksapaguesit shqiptarë, tek qytetarët shqiptarë dhe tek fëmijët e tyre.

Përmes këtyre masave ne do të garantojmë stabilitetin ekonomik dhe kushtet për investime të brendshme dhe të huaja si e vetmja rrugë për të garantuar punësim, mirëqenie dhe rritje të standardit të jetës, përballim të kostove të jetës.

Zonja dhe zotërinj, prej krijimit tuaj dhe prej krijimit tonë, Partia Demokratike dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, kanë luftuar për vlera të përbashkëta, për demokracinë, për votën e lirë, pa të cilën nuk mund të ketë demokraci, për demokracinë, për llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e atyre që mandatohen për të qeverisur. Shpesh herë jemi gjendur përballë njëri tjetrit dhe nuk kam aspak droje ta pranoj se në shumicën e këtyre përballjeve, e drejta, peshorja e të drejtës ka anuar në anën tuaj.

Me gjasa mua do të më keni përballë edhe nesër, ndonëse sot jam tërësisht në krahun tuaj dhe e ndjej që kështu në krah të njëri tjetrit bëhemi gati që të zhvillojmë një tjetër betejë jo thjesht dhe vetëm për të shpëtuar fatin e demokracisë 30 vjeçare shqiptare, por për të mbyllur këtë fazë të stërzgjatur të tranzicionit, por për t’i dhënë gjithë Shqipërisë, edhe lëvizjes sindikaliste, edhe punëmarrësve shqiptarë dhe punëdhënësve shqiptarë më në fund vlerat, standardet, parimet dhe normat e Shqipërisë si gjithë Europa.

Kryeministri ju ka deklaruar të vdekur, oligarkia ju do të vdekur, krimi i organizuar që tashmë ka interesa ekonomike të pakrahasueshme me çdo periudhë tjetër të këtyre 30 viteve, xhestimin e qindra milionë eurove korruptive, PPP-ve, industrisë së pastrimit të parave me kullat luksoze në Tiranë, ju do të vdekur.

Por, ju jeni të gjallë, jeni të fortë, ju jeni të qartë, ju jeni të vendosur, ju jeni në krahun e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe ata janë në krahun tuaj, ju jeni në krahun e së drejtës, në krahun e së mirës, në krahun e pozitives, në krahun e ndryshimit.

Partia Demokratike është në krahun tuaj, ka një fjalë që është gjeneza juaj, që është çelësi i ndarjes nga kjo situatë, që është tmerri i oligarkisë, i qeveritarëve të korruptuar, i krimit të organizuar, i medias së kapur dhe ky është, bashkimi.

 

Bashkimi bën fuqinë.

 

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, bashkimi për kauzat e drejta, bashkimi pa asnjë kompleks me Partinë Demokratike, me opozitën e bashkuar, është çelësi, është forca, është shpresa për të pashmangshmen.

 

Këto janë ditët e sprapshme të oligarkisë, të krimir dhe të një qeverie antieuropiane, antisindikaliste, antipopullore.

 

Le të bashkohemi rreth vlerave.

 

Le të bashkohemi rreth aspiratave të përbashkëta sot, për ta sjellë këtë ndryshim një orë e më parë.

 

Koha nuk pret. Shqiptarët nuk presin. Le të jemi bashkë edhe një herë, në këtë betejë fisnikëruese të vendit, shpresëdhënëse për rininë dhe të domosdoshme për të gjithë ata që përfaqësohen këtë sallë.

 

Ju siguroj se kështu siç ndodhem sot përpara jush me përgjegjësitë e kryetarit të opozitës nuk do të mungoj të jem përpara jush me të gjitha përgjegjësitë e tjera që do të më besoni dhe në këndvështrimin e këtyre përgjegjësive jo thjesht për të ngritur gishtin e denoncimit, por për të dhënë llogari për premtimet që sot ndava me ju dhe çdo veprim tjetër që do të burojë nga marrëveshja e përbashkët midis opozitës së bashkuar dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, memorandumi i bashkëpunimit me ju do të jetë së shpejti kontrata jonë me të gjithë punëmarrësit dinjitozë të këtij vendi.

Ju uroj punë të mbarë, ju uroj forcë dhe kurajo. Ju uroj të jeni në lartësinë e pritshmërive të të gjithë atyre që përfaqësoni.

Koha nuk pret, ndryshimi po afron.

Ju falemnderit.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

 

***

 

Prononcim i kryetarit Lulzim Basha pas aktivitetit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

 

Pyetje: Në tryezën e thirrur për Reformën Zgjodhore më datë 25…

 

Lulzim Basha: Kush ju tha që ka tryezë?

 

Pyetje: Ju ka ardhur ftesa zyrtare…

 

Lulzim Basha: Po ti shikojmë ftesat se ftesat bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.

 

Read More
18 Sht
0

Qeveria dështoi me arkëtimin e taksave në muajin gusht, edhe pas arbitraritetit dhe terrorit të ushtuar ndaj biznesit.

  • Qeveria dështoi me arkëtimin e taksave në muajin gusht, edhe pas arbitraritetit dhe terrorit të ushtuar ndaj biznesit.

 

  • Në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, u arkëtuan 33% më pak. Më pak investime dhe më shumë luks qeveritar.

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DORIAN TELITI DREJTOR KABINETI I PARTISË DEMOKRATIKE

 

Edi Rama e ka zhytur ekonominë kombëtare në krizë të thellë.

 

Më pak të ardhura, më pak investime, më shumë shpenzime për luksin qeveritar.

 

Sot arkës së shtetit i mungojnë 80 milionë euro nga tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është treguesi kryesor i konsumit dhe i ecurisë së ekonomisë.

 

Aksioni arbitrar i tatimeve në kulmin e sezonit turistik rezultoi një dështim spektakolar. Ndërkohë që miqtë e Edi Ramës vazhdojnë të mos paguajnë, biznesi i qytetarëve të zakonshëm, vazhdon të rrënohet nga taksat, gjobat dhe dhuna shtetërore.

 

Pavarësisht propagandës, aksioni kundër bizneseve jo vetëm nuk e përmbysi dot rezultatin e performancës negative në tatime e dogana, por dha impakt akoma më negativ në treguesit e ekonomisë dhe në mbledhjen e të ardhurave.

 

Konkretisht, TVSH-ja e mbledhur nga tatimet në muajin gusht, TVSH e brendshme, në kulmin e aksionit tatimor dhe policor kundër bizneseve, ishte 11 mln euro më e ulët sesa gushti i vitit të kaluar, plot 33% më pak.

 

Pra, aksioni jo vetëm dështoi, por e përkeqësoi akoma edhe më tej ecurinë dhe klimën e të bërit biznes.

 

Më pak TVSH, më pak akciza, më pak taksa nacionale e taksa doganore në arkën e shtetit.

Gjithashtu më pak investime.

 

Në 8 muajt e parë të vitit janë financuar 56 milionë euro më pak për projektet e investimeve publike. Janë 56 milionë euro më pak për shkolla, spitale, rrugë, ujësjellësa, sepse prioriteti i Edi Ramës nuk janë qytetarët dhe zhvillimi i vendit.

 

E vetmja gjë që ka rritje është shpenzimi për luksin qeveritar.

 

Ky 8 mujor eshtë kulmi i abuzimit me shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes. Në vendin më të varfër të Europës, qeveria i ka rritur këto shpenzime me 32 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

 

Të dhënat e 8 mujorit nxjerrin në pah përkeqësimin e ekonomisë së familjeve dhe bizneseve shqiptare. Deri në fund të vitit përkeqësimi parashikohet të thellohet, nëse vendi vazhdon të qeveriset nga kjo klikë e korruptuar, e cila nuk punon për qytetarët, sepse nuk zgjidhet prej tyre.

 

Vendi ka nevojë urgjente për një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe me program të qartë për daljen nga kriza.

 

Alternativa e Partisë Demokratike është e vetmja zgjidhje që e çliron ekonominë nga kapja e një grushti oligarkësh dhe kriminelësh, duke e vendosur atë në funksionin të zhvillimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve.

 

Alternativa e Partisë Demokratike për uljen e taksave, për eleminimin e gjobëvënies ndaj biznesit, për rritjen e investimeve në sektorët kyçë të ekonominë  është rruga e vetme e daljes nga kriza e thellë ku e ka futur vendin Edi Rama.

 

Read More
17 Sht
0

Edi Rama dhe organizata e tij kriminale nuk kanë asnjë zgjidhje, as për Shkodrën, as për Shqipërinë.

·        Përgjegjësitë e PD dhe të opozitës tani janë për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë. Edi Rama dhe organizata e tij kriminale nuk kanë asnjë zgjidhje, as për Shkodrën, as për Shqipërinë.

 

·        Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe kriza mund të zgjidhet vetëm duke zgjidhur këtë problem, duke ndarë politikën nga krimi.

 

·        Ndarje të politikës nga krimi pa proces zgjedhor nuk ka. Proces zgjedhor pa garancinë që qytetarët nuk do të dhunohen, pa transformim politik, nuk mund të ketë.

 

·        Bashkë me platformën që do të paraqesim para qytetarëve, bashkë me zgjidhjet që do të parashtrojmë, do të sigurohemi që rruga e zgjidhjes së krizës të jetë sa më pak e mundimshme dhe sa më e shkurtër.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE  LULZIM BASHA NË SHKODËR.

 

Pyetje: Deri tani PD ka bërë denoncime të forta, por a mjaftojnë vetëm këto denoncime?

 

Lulzim Basha: Çdo kryetar bashkie në Qarkun e Shkodrës ka lidhje kriminale ose rekorde kriminale. Çdo kandidat i Edi Ramës në procesin monist dhe antikushtetues të 30 Qershorit është me rekorde kriminale dhe këtë e dinë të gjithë shkodranët, të gjithë malësorët, gjithë banorët e Vaut të Dejës, të Pukës dhe të Bushatit. Këtu nuk ka lajm. Dhe ky nuk është përjashtim, Kjo është një situatë që dominon në të gjithë vendin, janë me dhjetëra kandidatë të procesit kriminal të 30 qershorit të cilët janë me rekorde kriminale.

 

Përgjegjësitë e PD dhe të opozitës tani janë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë. Siç e shihni, siç e dëgjoni as Edi Rama, as organizata e saj e strukturuar kriminale nuk kanë asnjë përgjigje dhe asnjë zgjidhje, as për Shkodrën dhe as për Shqipërinë. Por ndërkohë vendi ndodhet në një udhëkryq shumë delikat dhe shumë kritik sa i përket stabilitetit, sa i përket gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe sa i përket fatit të integrimit europian të vendit.

 

Ndaj, ne si opozitë, Partia Demokratike dhe gjithë aleatët tanë, të bashkuar, kemi sot përgjegjësinë për t’i dhënë sot shqiptarëve zgjidhjet që meritojnë dhe që duhen një orë e më parë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë.

 

Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe kriza mund të zgjidhet vetëm duke zgjidhur këtë problem të madh, duke e ndarë politikën nga krimi. Ndarjen e politikës nga krimi pa proces zgjedhor nuk ka. Proces zgjedhor pa garanci që qytetarët nuk do të dhunohen dhe nuk do të kenë prapë një situatë të tillë absurde si në Shkodër apo anembanë Shqipërisë, pra pa një transformim të thellë politik, nuk mund të ketë.

 

Prandaj, dhe ne kemi ndërmarrë hapat që kemi ndërmarrë këto 6 muaj dhe do të vazhdojmë betejën deri në fund. Kjo është një betejë që nuk e bëjmë për karrigen tona, nuk e bëjmë për pushtetin tonë, por e bëjmë për të çliruar Shqipërinë një herë e mirë nga politika e lidhur me krimin, si parakusht për t’i dhënë njerëzve zhvillim, punësim, mirëqenie dhe dinjitet. Kjo, siç e kuptoni është një qëllim që nuk bashkon vetëm opozitën por bashkon të gjithë shqiptarët e ndershëm, siç e pamë më 30 Qershor.

 

Ndaj, detyra jonë është që të gjithë shqiptarëve të ndershëm, pavarësisht prej bindjeve të tyre politike t’u japim rrugën e daljes nga kjo krizë, në veçanti siç e thashë, kur as Edi Rama dhe as organizata e tij e strukturuar kriminale nuk kanë dhe nuk mund të kenë as përgjigje dhe as zgjidhje; as për Valdrin Pjetrin, as për Babanin, as për Jorgo Kajmakun dhe as për dhjetëra të tjerë të inkriminuar në Parlament, në bashki dhe në institucionet e vendit.

 

Ne jemi të vendosur t’ua japim këtë zgjidhje shqiptarëve. Dhe, bashkë me platformën që do të paraqesim para qytetarëve në dialog me qytetarët, bashkë me zgjidhjet që do të parashtrojmë, do të sigurohemi që rruga e zgjidhjes së kësaj krize të jetë jetë sa më pak e mundimshme dhe sa më e shkurtër.

 

Një gjë ju siguroj, ka një zgjim të madh brenda vendit dhe jashtë vendit.

 

Dhe kjo situatë e mënxyrshme ekonomike, që është produkt i krizës politike të prodhuar nga nga bashkëpunimi i krimit me politikën, nuk do të zgjasë dhe nuk mund të zgjasë. Triumfi i të mirës mbi të keqen nuk do të vonojë.

 

Dhe për këtë Shkodra ka qenë , është dhe vazhdon të mbetet simbol i pathyeshmërisë para së keqes, i triumfit të vlerave mbi antivlerën. Ndaj, nuk kam ardhur thjesht dhe vetëm të takohem me qytetarët e Shkodrës, por kam ardhur, siç vjen çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot të frymëzohet nga qëndresës, mënçuria dhe vizioni i qytetarisë shkodrane, që është bastion, pararojë e vlerave europiane të popullit shqiptar. Kështu ka qenë në shekuj, kështu është sot, dhe me këto vlera, po tashmë jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë, do ta hapim rrugën e integrimit Europian të vendit, të cilën e ka bllokuar politika e lidhur me krimin.

 

Pyetje: Zoti Basha, kur thoni zgjim nga jashtë, i referoheni ndërkombëtarëve që me ngulm kërkojnë zgjidhje?

 

Lulzim Basha: S’ka zgjidhje nga jashtë. Zgjidhjet do të vijnë nga brenda. Nga jashtë mund të kemi miq siç kemi patur miq, dhe me çdo përpjekje tonën për të mundur antivlerën, në në ditët e para të ndryshimit të vendit, nga diktatura në demokraci, por kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimën apo duke parë nga qielli. Kjo krizë zgjidhet duke u bashkuar dhe duke marrë fatin tonë në duart tona.

 

Pyetje: Do të ketë dialog, meqë kanë një sërë ndërkombëtarësh qe kanë intensifikuar takimet dhe duke nxitur dialogun?

 

Lulzim Basha: Prioriteti ynë është t’i japim fund krizës politike. Kriza politike, kapja e institucioneve, shkatërrimi i institucioneve përfaqësuese, ka ardhur për shkak të bashkëpunimit midis krimit dhe politikës. Prioriteti kryesor është ndarja e politikës me krimin.

 

Pyetje: Po si do të vijë zgjidhja, se me protesta zoti Rama nuk u largua.

 

Lulzim Basha: Po të mos ishte për protestat, po të mos ishte për qëndresën, por të mos ishte për vendimet e opozitës, sot vendi do të ishte pa shpresë. Sot vendi ka shpresë dhe një nga bastionet e shpresës është Shkodra për të cilën duhet të ndjeheni krenarë, në rradhë të parë, si qytetarë dhe, në rradhë të dytë, edhe si misionarë të zërit të qytetarëve.

 

Pyetje: Të gjitha pushtetet i keni humbur zoti Basha.

 

Lulzim Basha: Opozita pushtet ka, pushtetin moral. Nëse pushtet i thua pushtetit të krimit, nëse pushtetin e definoni si pushtetin e Tom Doshit dhe Paulin Sterkajt apo të Ymer Lalës apo të Bajrave atëherë ky është pushteti i antivlerave dhe ne jemi të vendosur që këtë pushtet ta arkivojmë. Ky pushtet u takon qytetarëve dhe do t’ia japim qytetarëve të cilët do të qeverisin me votën e tyre.

 

Pyetje: Ku është shpresa zoti Basha, kur në shkolla vetëm këtë vit në Shkodër janë 4 mijë nxënës më pak në sistemin parauniversitar.

 

Lulzim Basha: Kjo e bën edhe më akut ndryshimin. Shpresën e shoh tek qëndresa e shkodranëve, shpresën e shoh tek vendosmëria për të mbrojtur dhe për të ecur me vlerat dhe jo me antivlerat. Është e lehtë të përkulesh para antivlerave në veçanti, kur parakalojnë në qytet me xhama të zinj dhe të armatosur deri në dhëmbë, kur qarkullojnë paratë e pista dhe blejnë pronat e shkodranëve, por është akoma më fisnike të qëndrosh, të luftosh e të fitosh, siç bëri Shkodra, që qëndron sot edhe përballë një sulmi, ofensive të tillë që nuk e ka njohur që nga rrethimet barbare, sot qëndron para një rrethimi kriminal, të cilin, bashkë me shqiptarët do ta shpartallojmë.

Read More
16 Sht
0

Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës, Mark Babani, është i dënuar në Itali për vjedhje makinash

 

  • Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës, Mark Babani, është i dënuar në Itali për vjedhje makinash.

 

  • Mark Babani është arrestuar më datë 4 Prill 1994 në zonën e Siçilisë me emrin e rremë Marq Babaj.

 

  • Mark Babani është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

 

  • Në vend që ta shkarkojë, Edi Rama e mbron Mark Babanin, njësoj si Pjetrin dhe Kajmakun, që duhet të ishin në burg për fallsifikim.

 

  • Edi Rama është politikani i vetëm në Europë, që promovon, mbështet dhe qeveris me krimin.

 

 

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

 

Prej gati një muaji, Partia Demokratike ka publikuar të dhëna të pakundërshtueshme se tre nga kandidatët e Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit, kanë të kaluar kriminale. Valdrin Pjetri i Shkodrës, Agim Kajmaku i Vorës, Mark Babani i Vaut të Dejës e kanë fshehur të kaluarën e tyre kriminale. Për këtë arsye ata duhet të ishin larguar të gjithë nga detyra që mbajnë në mënyrë të paligjshme dhe duhet të ishin në burg për fallsifikim.

 

Filtri përballë shkeljes së ligjit duhet të ishte propozuesi dhe mbështetësi politik i tyre Edi Rama. Akti më normal i një kryeministri normal do të ishte shkarkimi i kandidatëve të tij kriminelë, por Edi Rama, i cili përgojon gjithkënd dhe flet për gjithçka, nuk ka gjetur akoma asnjë moment për të mbajtur qendrim për kriminelët e tij në bashki.

 

Edi Rama u detyrohet qytetarëve të Shkodrës një shpjegim pse zgjodhi Valdrin Pjetrin, një trafikant droge, për të përfaqësuar Shkodrën.

 

Edi Rama ka detyrimin t’u thotë banorëve të Vorës pse u ka caktuar një fallsifikator parash dhe mashtrues si Agim Kajmaku në krye të bashkisë.

 

Edi Rama duhet të marrë përgjegjësitë dhe të flasë sot përse vendosi që të identifikohet me një kriminel si Mark Babani në Vaun e Dejës.

 

Deri më sot Edi Rama ka bërë të kundërtën e marrjes së përgjegjësisë publike për emërimet e tij kriminale në bashkitë e vendit. Ai është fshehur si burracak pas zvarritjeve të prokurorisë, e cila akoma nuk ka një përgjigje për asnjërin prej kriminelëve të Edi Ramës.

 

Edi Rama vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon që kandidatët që u ofroi shqiptarëve më 30 Qershor, janë kontigjent burgjesh dhe, njësoj si ai vetë, janë përfaqësues të padenjë për një shoqëri që kërkon të zhvillojë vlerat dhe standardet europiane.

 

Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi se është i pafuqishëm të përballet me të vërtetën dhe se vetëm bashkëpunimi me krimin është mekanizmi i vetëm që i siguron atij pushtet.

 

Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave.

 

Edi Rama hesht megjithëse e di që rasti më i fundit, i denoncuar nga Partia Demokratike, Mark Babani, ka mashtruar me Formularin e Dekriminalizimit. Ai është një person me precedent penal, është një i dënuar në Itali dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.

 

Media ka transmentuar përbetimet e Mark Babanit, që ai nuk ka patur kurrë problem me drejtësinë dhe se nuk ka qëndruar as 24 orë në burg.

 

Ky është një mashtrim i Mark Babanit, që bëhet nën mbrojtjen e Edi Ramës. E vërteta është se Mark Babani është person me precedent kriminal.

 

Ky që shikoni është një dokument i nxjerrë nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali.

 

Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se:

 

Mark Babani, me emrin e rremë Marq Babaj, është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”. Ai është arrestuar nga Policia Italiane duke vjedhur makina. Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën e Siçilisë dhe që kishte kryer disa vjedhje.

 

Mark Babani alias Marq Babaj ka qëndruar në burg deri më datën 6 Maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian.

 

Kjo është vetëm një pjesë e dosjes kriminale të kandidatit të Edi Ramës për Vaun e Dejës.

 

Këto të dhëna provojnë se Mark Babani është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

 

Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat ndaj të cilëve është marrë një masë arresti me burg, vendim dënimi apo dëbimi në një nga vendet e Bashkimit Europian, në rastin konkret në Itali.

 

Gjithashtu, Mark Babani duhet të ndiqet penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.

 

Mark Babani është në dijeni të plotë të faktit se është një person me rekorde të shumëfishta kriminale. Mashtrimi i tij publik se nuk ka patur asnjëherë probleme me drejtësinë, provon se ai ka mbrojtjen e Edi Ramës.

 

Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është vërtetë ai mbrojtësi i Mark Babanit, me kandidimin e të cilit tregoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

 

Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë të veprojë menjëherë ndaj Mark Babanit dhe të zbatojë ligjin e dekriminalizimit.

 

Asnjë vonesë apo manipulim i organit të prokurorisë nuk e fsheh më të vërtetën se Edi Rama është politikani i vetëm në Europë, që promovon, mbështet dhe qeveris me krimin.

 

Read More
16 Sht
0

Arsimi në Shqipëri është në vdekje klinike.

  • Arsimi në Shqipëri është në vdekje klinike. Në 6 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës Shqipëria ka 145 mijë nxënës dhe studentë më pak në bankat e shkollës dhe auditorët e saj dhe më shumë se 200 shkolla të mbyllura.

 

  • Janë braktisur premtimet për financimin e arsimit. Sipas INSTAT tekstet shkollore janë shtrenjtuar. Librat falas janë farsë e shëmtuar. Arsimi është kthyer në një strehë militanësh partiakë, ku mësuesit nuk zgjidhen sipas dijes dhe eksperiencës.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NDRIÇIM MEHMETI

 

Ky vit i ri arsimor, përtej ngjyrave të propagandës qeveritare, është një tregues tjetër se arsimi nuk është prioritet i qeverisjes së Edi Ramës.

Braktisja e premtimeve të bujshme të Rilindjes për ta financuar arsimin me 5 përqind të buxhetit, është arsyeja gjendja në arsim përkeqësohet vit pas viti. Premtimet për financim, ndryshim kurrikulash, depolitizim, modernizim përfunduan si premtimet 3D të Edi Ramës në ERTV, ndërsa realiteti është krejt ndryshe.

Sipas aksiomës “Nëse doni të dini të ardhmen e një kombi, shikoni zhvillimin e arsimit”, për fat të keq mund të thuhet se Shqipëria, së bashku me arsimin, janë në vdekje klinike.

Në 6 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës Shqipëria ka 145 mijë nxënës dhe studentë më pak në bankat e shkollës dhe auditorët e saj dhe më shumë se 200 shkolla janë mbyllur, sepse nuk ka nxënës për t’u rregjistruar.

Të arsimohesh në Shqipëri do të thotë që prindërit të harxhojnë edhe më shumë para se më parë për të njëjtën infrastrukturë arsimore.

  1. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se tekstet shkollore janë shtrenjtuar. “Çmimi i librave dhe mjeteve shkollore është shtrenjtuar me 7.6% këtë vit në krahasim me 3% që u rit vitin e kaluar.”- bëhet e ditur nga vetë agjencia e kontrolluar nga qeveria.
  1. Librat falas janë një farsë e shëmtuar, denigruese, tallëse, si dhe dëshmi e papërgjegjshmërisë së Edi Ramës dhe ministres së tij të rradhës për arsimin. Librat e propaganduar falas nuk janë të tillë.

Pjesa  më e madhe e teksteve shkollore, blihen nga prindërit, pasi ato që ofron shkolla janë të keqpërdorura. Të ashtuquajturit libra falas mund të përdoren për riciklim, por jo për mësim.

  1. Arsimi është kthyer në një strehë militanësh partiakë, ku mësuesit nuk zgjidhen sipas dijes dhe eksperiencës që kanë, por sipas kontrubiteti dhe lidhjeve me partinë në pushtet. Me urdhër të Ministres së Arsimit ka nisur një valë spastrimi e mësuesve që nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste apo akoma më tepër, mbështesin opozitën dhe si të tillë trajtohen si kundërshtarë politkke, duke i larguar nga puna. Vetë Besa Shahini i ka cilësuar këta mësua në Parlament me zë e figurë si “mësues të PD-së”. Qindra prej tyre janë shkurtuar nga puna apo janë transferuar pa asnjë arsye, pa shkresa, vetëm me urdhra verbalë.

Është në detyrën e Kryeministrit dhe të Ministres së Arsimit që të japin llogari edhe për disa premtime të tjera të pambajtura.

  • A ekziston më projekti i klasave dixhitale dhe pse nuk u përdorën tabletët?
  • Sa laboratorë të rinj në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të shkencave natyrore janë hapur?
  • Përse në kryeqytete dhe në qytete e mëdha klasat e para dhe gjimnazet vazhdojnë të jenë të mbingarkuara dhe me turne, kur çdo javë propagandohen shkolat e reja apo të rikonstruktura?
  • Përse qeveria ka hequr dorë nga arsimi profesional si prioritet?
  • Pse nuk rriten pagat e mësuesve siç është premtuar dhe pse nuk paguhet më transporti i tyre?
  • Përse mungojnë ndihmës mësuesit dhe përse, edhe ata që ishin, u shkurtuan, në një kohë kur nevoja për këtë katgori mësuesish është gjithnjë në rritje?

Të gjitha këto pyetje marrin përgjigje tek një tregues i vetëm, buxheti i vogël, i caktuar për arsimin nga qeveria e Edi Ramës. Kjo politikë antikombëtare me arsimin po e dëmton dhe rrezikon të lërë pasoja të rënda në arsimin kombëtar. Prandaj, ndalimi i kësaj marrëzie është emergjencë dhe detyrë kombëtare për çdo prind. Na duhet që të hapim një perspektivë të re për fëmijët tanë, për mësuesit, për të ardhmen e kombit dhe shoqërisë sonë duke përkrahur alternativën e Partisë Demokratike për zhvillimin e arsimit, duke nisur me një mësimdhënie cilësore e dinjitoxe nga klasa e parë e deri në arsimin e lartë.

 

 

Read More
16 Sht
0

Vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes!

Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes!

Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë!

Read More
13 Sht
0

Papunësia 11.5% është mashtrim i Edi Ramës. Investimet e huaja, fuqia bLerëse, besimi tek ekonomia janë në rënie.

  • Papunësia 11.5% është mashtrim i Edi Ramës. Investimet e huaja, fuqia bLerëse, besimi tek ekonomia janë në rënie.

 

 DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INES NURJA

 

Me Edi Ramën në krye të qeverisë ka dy realitete. Nga njëra anë është realiteti i shumicës së shqiptarëve, që mendojnë se ekonomia e tyre po përkeqësohet, e vendit më të varfër në Europë me rreth 300 mijë shqiptarë që largohen nga vendi se nuk gjejnë punë dhe siguri. Nga ana tjetër, është realiteti i Edi Ramës, i cili na thotë se në tremujorin e dytë të këtij viti papunësia ka kapur nivelin më të ulët historik, 11.5 përqind.

 

 

Realiteti i Edi Ramës na nxjerr vendin me papunësinë më të ulët në Ballkan, jo vetëm duke ia kaluar vendeve si Turqia, Spanja dhe Greqia, por duke na barazuar pothuajse me vendet e G7-ës, që janë vendet më të industrializuara në botë.

 

 

Realiteti i punësimit për Edi Ramën është njësoj si ai i zgjedhjeve që organizon, një realitet mashtrimi, ku kapet duke vjedhur dhe manipuluar.

 

 

Edi Rama pretendon se në 3 muajt e dytë të këtij viti janë punësuar mbi 21 mijë persona në shërbime dhe bujqësi, por askush nuk ka parë dhe përjetuar ndonjë boom ekonomik në bujqësi. Çmimi i naftës me të cilën fermerët punojnë vazhdon të jetë i shtrenjtë, subvencionet për fermerët vazhdojnë të mungojnë e të vidhen, investimet e qeverisë janë zero, investimet e huaja janë zero. Asnjë tregues domethënës nuk justifikon realitetin e manipuluar të Edi Ramës me papunësinë.

 

 

 

Ulja e papunësisë në nivelet e vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian rrëzohet edhe nga të dhënat e vetë INSTAT-it apo të institucioneve të tjera të specializuara, të cilat pohojnë se çdo tregues i rëndësishëm i ekonomisë është në rënie.

 

 

Së pari, është anketa e publikuar nga Banka e Shqipërisë në lidhje me treguesin e besimit tek bizneset dhe konsumatorëve. Treguesi i ndjesise ekonomike ra me 0.7 pikë përqindje dhe ai i besimit të konsumatorit ra me 2.2.

 

 

Së dyti, sipas një publikimi tjetër nga Banka e Shqipërisë për tremujorin e dytë, që pohon se investimet e huaja direkte patën rënie me 13.2 %.

 

 

Së treti, treguesit e inflacionit, që kanë direkt lidhje me fuqinë blerëse të qytetarëve, janë në rënie. Në tremujorin e rritjes fallco të punësimit inflacioni ishte 1.3 deri ne 1.5, që tregon se fuqia blerëse e njerëzve ka rënë dhe shkaku kryesor për këtë është papunësia.

 

 

Së katërti, numri i bizneseve të falimentuar në këtë 3 mujor të artë sipas Edi Ramës, është rritur ndjeshëm. Në muajt Prrill, Maj, Qershor më shumë se 2 mijë biznese mbyllën aktivitetin e tyre.

 

 

Vetëm në realitetin mashtrues të Edi Ramës ndodh që të deklarohet punësimi i një numri rekord njerezish, kur rekordi i vërtetë është falimentimi i bizneseve, braktisja e ekonomisë nga investitoret e huaj, rënia e fuqisë blerese të qytetarëve.

 

 

Ky realitet duhet ndryshuar sa më parë dhe mënyrë e vetme për ta ndryshuar atë janë zgjedhjet e lira e të ndershme! Vetëm një qeveri e dalë nga vullneti i lirë i qytetarëve do të bëjë të mundur që ajo të punojë në interesin e tyre, duke hapur vendin për investimet e huaja, duke siguruar konkuremcë të ndershme, duke hapur vende të vërteta pune! Alternativa më e mirë për vendin është Partia Demokratike dhe programi i saj i zhvillimit me platformën antioligarki dhe platformën antimafia!

Read More
13 Sht
0

Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë kukulla të Ramës, duke i dhënë 366 mln euro Agim dhe Ndue Kolës (ANK) si dhe Lorenc Gjikurisëdo të ndikojë në rritjen e borxhit publik me 2,8%

  • Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë treguan se janë thjeshtë kukulla të Ramës, duke i dhënë 366 mln euro Agim dhe Ndue Kolës (ANK) si dhe Lorenc Gjikurisë për rrugët Milot Balldren dhe Orikum – Dukat.

 

  • Ç’do shqiptar duhet ta ketë të qartë se vota e deputetëve që janë marionetat e oligarkëve do të ndikojë në rritjen e borxhit publik me 2,8%.

 

  • Kontrata në fjalë, bashkë me të tjerat që janë në lëmin e abuzimeve dhe vjedhjeve me PPP, do të jenë të parat që kalojnë në sitën e Ligjit Anti-Mafia dhe anti-oligarki që ka propozuar PD.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

 

Rrëzimi dekreteve presidenciale ditën e djeshme nga Parlamenti është një tjetër provë e një qeverie autoritare që mbahet në këmbë nga oligarkët. Ky bashkëpunim i ngushtë ka prodhuar një Shqipëri të varfër, të kriminalizuar, të pa-barabartë dhe të pajetueshme.

Votimi i djeshëm për dy ligje që i japin praktikisht 366 mln euro Agim dhe Ndue Kolës (ANK) si dhe Lorenc Gjikurisë, për projekte të pastudiuara dhe të fryra, nuk është vetëm një krim ndaj buxhetit, në të vërtetë vendimi i djeshëm është vrasja me borxh të panevojshëm i fëmijëve tanë.

Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë treguan dje se janë thjeshtë kukulla. Përndryshe ata nuk do të kishin votuar për të rrëzuar një dekret presidencial që shmangte jo ndërtimin e një rruge me rëndësi, por abuzimin me taksat e shqiptarëve.

Po çfarë ndodh me kontratën më të madhem Milot Balldren prej 296 milionë Euro?

  1. Kompania fituese e rrugës Milot-Balldren, ANK, ka një një aktiv prej 20 mln eurosh dhe ndërkohë do të përfitojë nga buxheti një shumë 15 herë më të lartë se sa vlera e saj.

Shqipëria e 300 mijë emigrantëve që kërkojnë azil do të paguajë 17 mln euro nga taksat e saj për 1 km rrugë babëzie. Shqiptarët që sot jetojnë në shtetin më të korruptuar në Ballkanin Perëndimor do të paguajnë 296 mln euro për një rrugë që si fillim u projektua me vlerën 113 mln euro; pastaj sa më shumë kalonte koha ajo rritej me nga 50 mln euro.

  1. Për herë të parë një kontratë do të paguhet në euro, duke rritur rrezikun edhe më për buxhetin e shtetit dhe natyrisht për shqiptarët.

 

  1. Për herë të parë në historinë e kontratave publike, vlera e plotë e projektit të jetë më e lartë se vlera e tenderuar. (sipas kontratës është 213 mln euro pa tvsh) ndërkohë që është tenderuar për 161 mln euro. Pa garë, pa transparencë e përcaktuar. Kjo kontratë duhej të ishte tenderuar për vlerën e plotë të punimeve dhe për vlerën e plotë të interesave dhe kredisë bankare që po merret me 5%.

 

Kjo është një shkelje flagrante e rregullave të konkurimit në këtë drejtim, dhe një mënyrë qartë e kundraligjshme për të operuar në një sistem jashtë kuadrit ligjor rregullator, duke negociuar me kompaninë propozuese. U negocian zëra që nuk ishin përfshirë në tenderim, si interesi bankar, gjë që nuk e lejon ligji.

 

  1. Ministria e Financës dhe e Ekonomisë duhet të jepte miratimin paraprak për këtë projekt duke qenë se kërkohet mbështetje buxhetore. Nga të gjitha informacionet publike si dhe nga ato të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave rezulton se nuk është dhënë miratimi nga Ministria e Financave. Kjo është një shkelje e rëndë për të cilën ka përgjegjësi nga punonjësi më i thjeshtë deri të ministrat e linjës Gjiknuri, Balluku, Ahmetaj dhe Denaj dhe Rama si dhe parlamenti që po e kalon këtë kontratë.

 

  1. Ky projekt do të realizohet duke marrë një kredi tregtare me normë interesi 5%, shumë herë më të lartë se sa çdo formë tjetër kredi marrje. Nëse qeveria do të angazhohej ta ndërtonte vetë këtë rrugë edhe me këto koste marramendëse, ajo do të merrte një borxh për këtë rrugë me normë interesi 2%.

 

  1. Sipas kontratës kredia që pritet të merret do të fillojë të shlyhet nga viti i tretë dhe koncesionari do të marrë në total 70 milionë euro kredi. Normalisht shlyerja e kredisë do të ishte 70 milionë dhe interest e bankës, por ndryshe nga cdo kredi normale kjo nuk llogaritet mbi principalin por mbi totalin e shumës dhe vetëm nga ky efekt do të paguhen 6,4 milione euro më shumë. Pra është shteti që po paguan dhe interesat duke e lënë kompaninë ANK pa asnjë risk dhe shteti po paguan një kredi që mund ta merrte vetë shteti.

 

 

  1. Ç’do shqiptar duhet ta ketë të qartë se vota e deputetëve që janë marionetat e oligarkëve do të kushtojnë në total 370 mln euro duke ndikuar në rritjen e borxhit publik me 2,8%. Kjo grabitje përmes një gjoja parlamenti, pa një Gjykatë Kushtetuese do të jetë përgjegjësi përpara e ligjit për këdo që bashkëpunon dhe mbi të gjitha do të mbajë përgjegjësi Rama, edhe pse po përdor parlamentin për mbrojtje.

 

Me shumë mundësi akti i kalimit të kontratave me një vlerë 3 fish më të lartë se sa vlera reale e tyre është i fundit në zinxhirin e turpeve abuzive të një parlamenti të prodhuar nga paratë e drogës dhe influenca e krimit të organizuar. Sado që PD ka denoncuar këto kontrata abuzive kjo nuk ka penguar asnjë anëtar të mazhorancës nga më i korruptuarit e deri tek ata që flasin në emër të parimeve të majta, për të qenë palë në këto kontratë korruptive dhe abuzive.

Këto kontrata të dhëna me vlera të fryra, me ofertë të pakërkuar, pa tender dhe pa garë, pa vlerë fikse, pa studim teknik, me kompani që qartësisht nuk i kanë kapacitetet të cilat do paguhen mga buxheri shtetit për 10 deri ne 15 vitet e ardhshme. Projekte që si parim kanë konceptin “Të fitojnë oligarkët dhe kryeministri” janë denoncuar nga Partia Demokratike që shtatorin e vitit të kaluar si pjesë e paketes antimafia dhe ato do të hetohen imtësisht e kushdo që ka shkelur parimet kushtetuese do të mbajë përgjegjësi.

Shqipëria është në zgrip të kolapsit ekonomik, ndërsa projekti 1 mld i PPP-ve po përdoret për pastrimin e parave, duke vjedhur dhe zhvatur qytetarët në emër të pasurimit anti-ligjor. Ky program ka nxjerrë kostot më të larta për km të rrugëve, që, në Unazën e re shkonin në 22 mln euro/km dhe këtu deri në 17 mln euro për km. Kjo skemë korruptive gjigande duhet të ndalet menjëherë.

Kontrata në fjalë, bashkë me të tjerat që janë në lëmin e abuzimeve dhe vjedhjeve me PPP, do të jenë të parat që kalojnë në sitën e Ligjit Anti-Mafia dhe anti-oligarki që ka propozuar PD. Kjo kontratë, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rikuperohet.

Korrupsioni me ligje të miratuara në parlament, ku kërkojnë mbrojtje për vendimet e tyre duhet të mbarojë. Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazhi që mbron vendimet e një parlamenti ilegjitim!

Read More
12 Sht
0

Landfilli i Republikës së Shqipërisë, po finalizon grabitjen më të madhe në histori, koncesionin e rrugës Milot-Balldre i Ndue e Agim Kolës, 296 milionë dhe koncensioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 milionë euro, ose 17 milionë euro kilometri

  •  
    • Landfilli i Republikës së Shqipërisë, po finalizon grabitjen më të madhe në histori, koncesionin e rrugës Milot-Balldre i Ndue e Agim Kolës, 296 milionë dhe koncensioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 milionë euro, ose 17 milionë euro kilometri

     

    • Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria. Një grabitës psiqik që i vjedh të gjitha çfarë i del përpara. Çdo koncesion, çdo kontratë korruptive ka një dhe vetëm një destinacion të parave, xhepat e Edi Ramës

     

    • Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra dhe gra që përfaqësojnë socialistë, por nga skllevër të krimit dhe të oligarkëve mund të votojnë dy kontrata të tilla duke u bërë noter i një vepre kaq të rëndë, kriminale dhe hajdutërie

     

    • Formula e vjedhjes së parave të shqiptarëve është shumë e thjeshtë. Fryhet disa herë kostoja e ndërtimit të rrugëve dhe të gjitha kostot e fryra mbi koston e ndërtimit të rrugëve i merr Edi Rama, i marrin qeveritarët e korruptuar

     

    • Çdo anëtar i seancës që ngre dorën për të votuar këtë vjedhje me ligj, nesër do të jetë subjekt i Ligjit Antimafia. Sot po ju vëzhgojmë dhe mbajmë shënim emrat. Nesër do t’ju ndjekim këmba këmbës! Çdo qindarkë, e juaja do të jetë nën lupën e Ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut

     

    • Çdo kontratë koncensionare do të konsiderohet si vepër potencialisht kriminale dhe do t’i nënshtrohet hetimit antimafia nga strukturat e posaçme shtetërore në bashkëpunim të ngushtë me SPAK, BKH dhe organeve ligjzbatuese partnere

     

    • ANK e Gjikuria do paralajmërohen zyrtarisht nga PD, në emër të opozitës së bashkuar, për të gjitha pasojat penale e kriminale për ta, si subjekte të ligjit të forcuar anti-mafia, ditën e parë që PD dhe opozita do të marrin përgjegjësitë e qeverisjes në vend.

     

    • Mesazh i njëjtë për të gjitha bankat e nivelit të dytë pa përjashtim, për ti paralajmëruar se çdo financim, kredi apo garanci bankare dhënë këtyre koncensioneve, do ti bëjë këto banka automatikisht subjekte të ndjekjes anti-mafia

     

     

     

    DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

     

     

    Përshëndetje të dashur bashkëqytetarë dhe të nderuar përfaqësues të medias!

     

    Në këto momente, pak metra pas meje në Kuvendin e cunguar, në landfillin e Republikës së Shqipërisë, po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30 vjeçare të pluralizmit, koncesioni i rrugës Milot – Balldre i Ndue dhe Agim Kolës, me vlerë 296 milionë euro apo 17 milionë euro /km dhe koncensioni i rrugës Orikum – Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 milionë euro.

     

    Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të hidhet poshtë nga cjepërit dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave. Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra dhe gra që përfaqësojnë socialistë, por nga skllevër të krimit dhe të oligarkëve mund të votojnë dy kontrata të tilla. Vetëm një parlament peng i krimit dhe i oligarkëve mund të bëhet noter i një vepre kaq të rëndë, kriminale dhe hajdutërore.

     

    Kjo është vjedhje me ligj.

     

    Ndaj dua të paralajmëroj sot dhe pikësëpari çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të votuar këtë vjedhje me ligj se nesër do të jetë subjekt i Ligjit Antimafia.

     

    Sot po ju vëzhgojmë dhe mbajmë shënim emrat. Nesër do t’ju ndjekim këmba këmbës!

     

    Çdo qindarkë, çdo shpenzim në Shqipëri dhe jashtë saj, çdo pronë dhe pasuri  e juaja do të jetë nën lupën e Ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut. Ajo çfarë votohet sot nga landfilli i republikës është një vjedhje me ligj. Sepse ky është një projekt i ardhur me propozim të pakërkuar, por i diskutuar në restorantin privat të kryeministrit dhe në disa restorante të tjera luksoze të oligarkëve përreth Kryeministrisë, të bërë gjoja në emër të një kompanie të vogël që, zyrtarisht, është në pronësi të familjes Kola, ish- deputetit të Partisë Socialiste, Ndue Kola dhe që për partner në punime ka klonimin e vetvetes përmes hapjes së një kompanie që nuk ka kryer asnjë punë deri më sot “Bardhi Konstruksion, sh.p.k”, e krijuar në fund të vitit 2018 me kapital 100 mijë lekë.

     

    Pra, bëhet fjalë jo për 2 por për 1 operator, shoqëria e dytë nuk ka asnjë kapacitet, 100 mijë lekë kapitali i shoqërisë “Bardhi Konstruksion” dhe është futur aty vetëm për të formalizuar dhe futur në lojë paratë e pista të krimit dhe drogës, e njëjta skemë si me Unazën e Re.

     

    ANK-ja ka një aktiv prej 2 miliardë lekësh, të cilat nuk mund të angazhohen të gjitha për këtë objekt, ndërkohë që deklaron se ka 50 milionë euro për të investuar në këtë projekt dhe do të marrë një kredi me garanci të qeverisë shqiptare për të ndërtuar rrugën. Vlera e 1 kilometri në terren fushor, fushë të hapur pa asnjë vështirësi serioze, pa asnjë vepër madhore arti, tunel, apo viadukt shkon në 17 milionë euro/km.

     

    Për të kuptuar këtë skemë mafioze të vjedhjes dhe të grabitjes së parave të shqiptarëve dhe të pastrimit të parave të drogës dhe të krimit për leverdi të Edi Ramës dhe klientëve të tij, duhet shpjeguar, së pari, si erdhëm tek kostot prej 17 milionë euro /km.

     

    Në buxhetin e vitit 2018 ky projekt u parashikua me vlerën e 113 milionë euro. Më pas tenderi u hap me një shtesë prej 50 milionë eurosh duke e çuar vlerën me 161.5 milionë euro. Me kontratë vlera shkoi edhe më lart në 216 milionë euro që së bashku me TVSH-në shkojnë 256 milionë euro. Por kjo nuk është kosto përfundimtare sepse në dokumentet zyrtare del qartë se vlera në tabelën e përgatitur për pagesat dhe projektet PPP, shkon në 295 milionë euro, pra 40 milionë euro më shumë çfarë e konfirmon edhe neni 35, paragrafi 2 i kontratës.

     

    Të dashur qytetarë!

     

    Formula e vjedhjes së parave tuaja është shumë e thjeshtë. Fryhet disa herë kostoja e ndërtimit të rrugëve dhe të gjitha kostot e fryra mbi koston e ndërtimit të rrugëve i merr Edi Rama, i marrin qeveritarët e korruptuar dhe klientët e tyre.

     

    Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria. Një grabitës psiqik që i vjedh të gjitha çfarë i del përpara. Çdo koncesion, çdo kontratë korruptive ka një dhe vetëm një destinacion të parave, xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij pas asnjë përfitim publik për qytetarët.

     

    Në këtë vend ka kohë që gjithçka tjetër ka ndaluar dhe ka marrë fund, i vetmi përjashtim është vjedhja dhe grabitja e pasurive të shqiptarëve. Aktiviteti i bandës në pushtet është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal. Çdo akt, çdo veprim dhe çdo firmë e Edi Ramës, e ministrave, e drejtorëve të tij, ka për qëllim vetëm vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve.

     

    Pasojat e këtij aktiviteti kriminal qeveritar janë shkatërrimtare për vendin, janë shkatërrimtare për buxhetin, janë shkatërrimtare për pasuritë publike të shqiptarëve, janë shkatërrimtare për të ardhmen e financave publike të shtetit që ka pasoja të rënda politike në kuptimin e forcimit të kapjes së shtetit nga krimi, destabilizimit politik të vendit dhe ndaljen e procesit të integrimit europian të vendit.

     

    Koncesionet korruptive kanë sjellë dhe po sjellin dëme kolosale për financat dhe pasuritë e vendit. Qindra milionë, me gjasa miliarda euro të grabitura me të njëjtin mekanizëm që po grabiten sot paratë e shqiptarëve për këto dy koncesione super korruptive, siç është Milot – Balldren dhe Orikum – Dukat.

     

    Koncesionet do të paralizojnë të gjitha financat publike të vendit dhe do të bëjnë të pamundur jo vetëm politikat publike, por shumë shpejt do të bëjnë të pamundur edhe pagesat e pensioneve dhe të pagave të mësuesve, të mjekëve, të infermierëve dhe punonjësve të tjerë të sektorëve kyç të administrimit publik.

     

    Të gjitha paratë e buxhetit po kontraktohen në këtë mënyrë nga Edi Rama, por 15 deri në 20 vitet e ardhshme të gjitha paratë që i paguani si taksa, do të shkojnë në xhepat e Edi Ramës apo 4 apo 5 oligarkëve të lidhur me të.

     

    Në këtë formë çdo shqiptar dhe të gjithë taksapaguesit do të kthehen në një kuletë gjigande për të paguar korrupsionin dhe vjedhjen me ligj të Edi Ramës dhe klientëve të tij.

     

    Dëmi i këtyre kontratave është i pallogaritshëm edhe në fushën e ekonomisë, sepse përmes favorizimit të firmave korruptive dhe mafioze të cilat marrin 3 – 10 herë koston e punimeve për t’i ndarë ato me Edi Ramën, dhe që përdorin të gjithë skemën e investimeve për të pastruar paratë e drogës, po zhvendosin nga tregu biznesin e tregut dhe po shkatërrojnë konkurencën dhe ekonominë e lirë të tregut.

     

    Të gjitha këto koncensione janë monopole afatgjatë, që nxjerrin nga tregu të gjitha bizneset e ndershme duke mos lënë asnjë vend për këtë sipërmarrje të ndershme, duke mos lënë asnjë vend për biznesin e vogël dhe as për investimet e huaja.

     

    Këto politika kriminale të Edi Ramës, po kështu kanë sjellë dhe po sjellin shkatërrimin e procesit politik.

     

    Janë paratë e Ndue Kolës, në fakt paratë tuaja që vidhen nga Ndue Kola me firmën e Edi Ramës, që përdorën për të vjedhur dhe shkatërruar zgjedhjet. Njësoj si paratë e dajës së Ndue Kolës, “Gjoka Konstruksion”, që të dy nip e dajë kanë marrë gjysëm miliard euro kontrata nga Edi Rama, të cilat përbëjnë një shumëfish të vlerës reale, para që vidhen drejtëpërdrejtë nga Edi Rama, një pjesë e të cilave riqarkullohen për të kapur e mbajtur pushtetin me bandat kriminale dhe shitblerjen e votës, siç e kemi parë dhe dëgjuar të gjithë.

     

    Në këtë formë e gjithë kupola e Partisë Socialiste është e kapur sot nga krimi i organizuar dhe interesat private e klienteliste të oligarkëve grabitqarë. Të gjitha këto politika kanë pasoja shkatërruese për proceset politike në vend, nga vjedhja e zgjedhjeve deri tek çdo veprimtari tjetër politike.

     

    Por siç e theksova, konçensionet kriminale dhe pastrimi masiv i parave në ekonomi përmes këtyre konçensioneve apo përmes ndërtimeve, kapjes së sektorit bankar dhe kontratave publike, përbëjnë një rrezik për destabilimin politik të vendit, një rrezik për sigurinë kombëtare, një rrezik për ndalimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

     

    Ngritja e krimit të organizuar shqiptar, nga trafiku i drogës tek pastrimi i parave dhe të aktiviteteve të tjera kriminale, janë ngushtësisht të lidhura me politikat kriminale dhe ekonomike të Edi Ramës. Kjo është arsyeja pse krimi është fuqizuar dhe ka kapur ekonominë, ka kapur politikën, ka kapur zgjedhjet dhe është e mbetet kërcënimi kryesor për integrimin europian të Shqipërisë, duke nisur me hapjen e negociatave.

     

    Ndaj, bashkë me paralajmërimin që i drejtoj sot parlamentit të cunguar, landfillit të Republikës dhe çdo anëtari të këtij parlamenti të cunguar, dua ta bëj fare të qartë për të gjithë bashkëqytetarët e mi se për mua dhe Partinë Demokratike, për opozitën e bashkuar, nuk ka asgjë më të rëndësishme se zhdukja e ndikimit dhe pasojave të grabitjes kriminale përmes këtyre politikave dhe tjetërsimit të ekonomisë publike nga Edi Rama dhe një grusht kriminelësh dhe oligarkësh, me të cilët ndan plaçkën e vjedhur shqiptarëve.

     

    Dua t’i garantoj se prioritet numër 1 dhe mbi gjithçka tjetër është hetimi, zbulimi dhe ndëshkimi i të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë në këto vite të kësaj bande hajdutësh. Hetimi i korrupsionit të lartë, i mashtrimit me kontratat dhe fondet publike, pasurive dhe parave të vjedhura, përmes kontratave dhe koncensioneve publike si kjo që përgatitet sot, është prioritet absolut.

    Ndaj çdo kontrate koncensionare, duke përfshirë megavjedhjen që votohet sot, do të konsiderohet si vepër potencialisht kriminale dhe do t’i nënshtrohet  hetimit antimafia nga strukturat e posaçme shtetërore në bashkëpunim të ngushtë me SPAK, BKH dhe organeve ligjzbatuese të vendeve partnere, nga SHBA në Britaninë e Madhe, nga Gjermania në Itali, nga Europoli në Interpol, për të cilën arsye PD ka nisur një bashkëpunim të ngushtë e produktiv me shumë prej përfaqësuesve të këtyre agjencive.

     

    Çdo kompani private, çdo person privat dhe publik i përfshirë në këto afera, që nga procesi i hartimit deri tek miratimi, deri tek ngritja e dorës, të gjithë, nga më i thjeshti ndihmës deri tek kryeministri, do t’i nënshtrohen hetimit të pasurisë dhe të ardhurave, në Shqipëri dhe kudo që t’i kenë.

     

    Hetimi do të përfshijë të gjithë, zyrtarë në detyrë, ish-zyrtarë, ministra, ish-ministra, sekretarë të përgjithshëm, ish-sekretarë të përgjithshëm, drejtorë, ish-drejtorë, që janë larguar pasi kanë mbushur xhepat dhe llogaritë bankare dhe që sot po investojnë paratë e tyre e fituara duke vjedhur shqiptarët, në biznese, në luks, brenda dhe jashtë vendit. Asnjëri prej tyre nuk do t’i shpëtojë këtij hetimi.

     

    Askush nuk do të shpëtojë. As ata që bashkëpunojnë me Edi Ramën për të vjedhur shqiptarët. As ata që janë bërë partnerë në krim të Edi Ramës, qofshin politikanë, punonjës publikë, biznesmenë, njerëz të medias apo me media prej shumë kohësh apo së fundmi.

     

    Të gjithë shqiptarët ashtu si unë e dinë fare mirë se alternativa që kemi përpara është: Ndëshkimi i tyre për të shpëtuar Shqipërinë apo shpëtimi i tyre duke ndëshkuar Shqipërinë dhe shqiptarët?!

    Ndaj dua të jua them qartë dhe shkoqur se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar e kanë bërë zgjedhjen e tyre:

    Ne jemi në krah të shqiptarëve për të shpëtuar vendin dhe për të ndëshkuar këtë bandë hajdutësh dhe kriminelësh.

     

    Ditën e nesërme ANK dhe Gjikuria do të paralamërohen zyrtarisht me letër nga Partia Demokratike, në emër të opozitës së bashkuar, për të gjitha pasojat penale  dhe kriminale për ta dhe për çdo person privat të kompanive të tyre nga pronari dhe drejtuesit, deri tek juristët e kompanisë, si subjekte të ligjit të forcuar anti-mafia, ditën e parë që PD dhe opozita e bashkuar do të marrin përgjegjësitë e qeverisjes në vend.

     

    Një letër e ngjashme do ti dërgohet të gjitha bankave të nivelit të dytë pa përjashtim, për ti paralajmëruar se çdo financim, kredi apo garanci bankare dhënë këtyre koncensioneve, do ti bëjë këto banka automatikisht subjekte të ndjekjes anti-mafia. Do ti vendosë ato menjëherë në vëmendjen e përditëshme të opozitës sot dhe të qeverisjes së nesërme në bashkëpunim me SPAK, BKH dhe institucione të tjera ligjzbatuese të Shqipërisë dhe vendeve partnere.

     

    Ndërkohë që ora po afron, ekziston dhe një mundësi e fundit për ata individë që ndjejnë sado pak përgjegjësi para fëmijëve të tyre, para prindërve të tyre pensionistë dhe para çdo qytetari, që të refuzojnë votimin e këtyre dy grabitjeve spektakolare.

    Të mos bëhen pjesë e vjedhjes me ligj, përndryshe i pret i njëti fat si padronin e landifillit dhe përfituesin kryesor të kësaj vjedhje me ligj, grabitësin dhe hajdutin psiqik, Edi Ramën dhe bandën e tij të oligarkëve dhe të klientëve të babëzitur.

     

    Ju faleminderit

     

     

Read More