Blog

03 Sht
0

Basha: Të bëhesh fraksion i Sali Berishës, do të thotë të bëhesh fraskion i fraksionit të Edi Ramës

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në konferencën për mediat është shprehur se të jesh fraksion i Sali Berishës do të thotë të bëhesh fraskion i fraksionit të Edi Ramës, dhe kjo sipas tij nuk ka për të ndodhur kurrë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Të bëhesh fraksion i Sali Berishës, do të thotë të bëhesh fraskion i fraksionit të Edi Ramës dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë.
Qëndrimet tona janë qëndrime të pandryshuara sa i takon kauzës që kemi. Një politikë të pastër nga korrupsioni, një politikë në funksion të qytetarëve, një Parti Demokratike në funksion të largimit të Edi Ramës.
Dhe sot nuk mund të hiqet asnjë paralele me një Parti Demokratike të marrë peng nga një i shpallur non grata dhe në arrest shtëpie për korrupsion rreth të cilit një grup njerëzish që e shajnë nga mëngjesi në darkë dhe pastaj para ekranit bëjnë servilin për të kapur një karrige. Ky është një ndryshim besoj si nata me ditën, bardh e zi.

Read More
03 Sht
0

“Kasta politike punon kundër interesave të shqiptarëve”, Basha: Kush voton Edi Ramën vazhdon mban Sali Berishën dhe kush voton Sali Berishën, mban në pushtet Edi Ramën

Në konferencën për mediat, kreu i PD-Demokratët euroatlantikë, Lulzim Basha, është shprehur se kasta politike po punon kundër interesave të shqiptarëve për interesat e veta.
Ai më tej shprehet se shqiptarët meritojnë më shumë dhe për këtë alternative e Demokratëve Euroatlantikë është e qartë, duke filluar nga mbështetja për SPAK, kthimin e votës për shqiptarët për të zgjedhur qeverinë dhe kthimin e pasurive të vendit në dobi të shqiptarëve.
Basha gjithashtu tha se qytetarët e kanë kuptuar pseudo opozitën dhe për këtë tha se duopoly është i qartë, kush voton për Edi Ramën vazhdon mban Sali Berishën në krye të opozitës dhe kush voton Sali Berishën, mban në pushtet Edi Ramën.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kjo është një kast politike që punon nga mëngjesi në darkë kundër interesave të shqiptarëve për interesat e veta. Padiskutim shqiptarët meritojnë të kenë një alternativë të vërtetë politike qëllimi i të cilës mund të përmblidhet në ato që thash pak më parë.
Së pari, mbështetje totale për SPAK, jo frenim i arrestimit, gjykimit dhe dënimit me burg të politikanëve të lartë që kanë abuzuar me pasuritë dhe besimin e shqiptarëve, por inkurajim politik, financiar dhe institucional që SPAK të bëj punën e vet dhe këta politikanë most ë jenë mbi ligjin. Së dyti, duke goditur ato pjesë të pakteve politike që nga korriku i kaluar e deri në 2008-ën dalë ngadalë i kanë hequr shqiptarëve nga dora të drejtën reale për të vendosur se kush do t’i qeverisë. Dhe së treti për t’i kthyer pasuritë e vendit në dobi të shqiptarëve.
Në mënyrë që të frenojmë zbrazjen e Shqipërisë që në fakt është një farë votimi i heshtur i mosaprovimit dhe i mosbesimit tek pseudo opozita aktuale. Apo më mirë të themi i mirëkuptimit të qytetarëve që kjo opozitë shikon punën e vet dhe interesat e veta dhe është kthyer në një zgjatim të qeverisjes. Por ta kthejmë pra vëmendjen e qytetarëve, atyre që janë këtu por dhe të diasporës tek objektivi ynë kryesor që është largimi i Edi Ramës dhe shembja e këtij duopoli.
Sepse duopoli është i qartë, në zgjedhjet e ardhshme është e qartë që kush voton për Edi Ramën vazhdon mban Sali Berishën në krye të opozitës. Kush voton Sali Berishën, mban në pushtet Edi Ramën.

Read More
03 Sht
0

Skandali i mbetjeve toksike, Basha: Juristët tanë po shohin mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM në SPAK

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka folur për skandalin e mbetjeve toksike. Në konferencën për mediat, Basha tha se juristët e këtij grupimi politik po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek SPAK.
Ai tha se ajo që ka dalë është maja e ajzbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Dhe ndërkohë do të vazhdojmë të ndjekim ditë për ditë prioritete e njerëzve, ku dua t’ju njoftoj se ekipi ynë i juristëve po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM-im nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion. Duke hetuar të gjitha aspektet që mund të përbëjnë bazë për ta konsideruar këtë si një vepër të një grupi të strukturuar kriminal me aspekte korruptive të zyrtarëve të lartë që janë juridiksion i SPAK. E keni parasysh se për çfarë bëhet fjalë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për atë që ka plasur që është maja e ajsbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar. Bëhet fjalë për praninë e këtyre helmeve në mënyrë të përditshme në Elbasan dhe në të gjithë vendin dhe rrezikun e tmerrshëm për pasojat e shëndetësore që kjo ka për qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë.

Read More
03 Sht
0

“Një vit ka që kemi depozituar projektligje që forcojnë SPAK”, Basha: Shpresojmë mos të bie në vesh të shurdhët të partisë së ribashkuar të Ramiz Alisë

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në konferencën për mediat tha se ka një vit që kemi depozituar projektligje në Kuvend që kanë lidhje me luftën kundër korrupsionit, që kanë lidhje me pastrimin e parlamentit dhe të qeverisë nga politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Basha shpreson që propozimet mos të bien në vesh të shurdhët të partisë së ribashkuar të Ramiz Alisë sot nën bashkëkryesimin e Edi Berishës dhe Sali Ramës.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Prej pothuajse një viti ndodhen të depozituara propozimet tona që kanë lidhje me shqetësimet e qytetarëve, që kanë lidhje me luftën kundër korrupsionit, që kanë lidhje me pastrimin e parlamentit dhe të qeverisë nga politikanët e korruptuar dhe të lidhu me krimin. Që kanë lidhje me sigurinë tonë kombëtare, që kanë lidhje me forcimin dhe jo shkatërrimin e SPAK, në mënyrë që e pavarur nga politika të godasë atë që sot nga shumica e qytetarëve shihet si problem kryesor në vend, që është korrupsioni politik, që është korrupsioni i qeverisë.

Ndaj, kërkesa e parë ndonëse e dimë që do të bjerë në vesh të shurdhët të partisë së ribashkuar të Ramiz Alisë sot nën bashkëkryesimin e Edi Berishës dhe Sali Ramës është që të fusim pa vonesë për diskutim në komisionin e ligjeve paketën e propozuar për SPAK e cila mundëson nga njëra anë burime financiare dhe njerëzore adekuate, në mënyrë që SPAK të mos mbetet peng i mungesave të burimeve njerëzore dhe financiare, për të avancuar me dosjet e nxehta të korrupsionit dhe me kallëzimet e shumta, duke përfshirë dhe ato nga ne drejt qeverisjes më të korruptuar që ka njohur Shqipëria në këto 34 vite që është qeveria e Edi Ramës.

Read More
28 Kor
0

Basha: Pasi mbylli pazarin me Berishën, Rama do mbushë qeverinë dhe parlamentin me anonimë, që nuk kërcënojnë pushtetin dhe e mbrojnë nga drejtësia

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Basha deklaron se pas mbylljes së pazarit me Berishën për mbylljen e listave, Rama do e mbushë qeverinë dhe parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do e mbrojnë atë nga drejtësia.

Postimi i Lulzim Bashës:

 

Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë. Të tjerat janë metastaza, që sado t’i shkulësh nuk e shëron të keqen që ka mbërthyer vendin.

Tani që mbylli pazarin me Sali Berishën, do e mbushë qeverinë dhe Parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do ta mbrojnë nga drejtësia.

Gjithçka për karrigen dhe pushtetin e tij në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Read More
27 Kor
0

“Janë shkrirë në një parti”, Basha publikon videon dhe akuzon Ramën dhe Berishën: Shqipëria nuk e meriton këtë pazar të turpshëm

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shpërndarë një video në të cilën Sali Berisha dhe Edi Rama shfaqen duke sulmuar njëri-tjetrin, me angazhimin e Ramës kur deklaronte që nuk do të negocionte me të shpallurin “non grata” dhe deklaratat e Berishës i cili thotë se konsensusi me Ramën është si të puthesh me Judën.

Lulzim Basha e cilëson si pjesë të pazarit marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Berishës për ndryshimet në kodin zgjdhor, që sipas tij i ka shkrirë ata në një parti, për shkak të halleve të përbashkëta me SPAK.

 

Postimi i Lulzim Bashës:

Asnjë mashtrim nuk e mbulon dot pazarin e djeshëm, sepse pa votat e Sali Berishës, Rama nuk i mbyllte dot listat.

Justifikimet për t’iu hedhur hi syve të shqiptarëve dhe demokratëve, nuk e zbehin dot revoltën ndaj allishverishit mes Rilindjes dhe Rithemelimit.
Indinjata nuk ka qenë kurrë kaq e madhe, sepse të gjithë e dinë tashmë që ata janë shkrirë në një parti të vetme për të mbrojtur interesat e tyre dhe të karrigeve të tyre, duke u tallur me qytetarët që duan një Reformë Zgjedhore të vërtetë.

Vota e kamikazëve të kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe të ish-kryeministrit të shpallur non grata për korrupsion madhor, dëshmoi se ata nuk kanë hallin e familjeve shqiptare, të varfërisë, të largimit të të rinjve, të korrupsionit të kudogjendur, por i shqetëson vetëm halli i tyre i përbashkët me SPAK-un.

Shqipëria nuk e meriton këtë pazar të turpshëm!

 

 

Read More
27 Kor
0

Basha: Po përgatisim draft për dërgimin e aktit të djeshëm për mbylljen e listave në Gjykatën Kushtetuese

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, tha se votimi i djeshëm në Kuvend për mbylljen e listave do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Në deklaratën për mediat, Basha u shpreh se ekipi i juristëve në bashkëpunim dhe me ekspertë të njohur të së drejtës Kushtetuese vlerëson anti-Kushtetushmërinë të aktit të djeshëm dhe po përgatit draftin e dërgimit të kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Pyetje: Zoti Basha, ju më herët në argumentet tuaja që keni paraqitur për ndryshimet që u propozuan dhe u miratuan mbrëmjen e djeshme, keni thënë se Gjykata Kushtetuese i ka hapur listat tashmë. Dhe rrejedhimisht këto ndryshime janë si anti-Kushtetuese. Në këtë argument, do t’i dërgoni ju këto ndryshime në Gjykatën Kushtetuese?

Lulzim Basha: Po, faleminderit për pyetjen. Ju konfirmoj se ekipi i juristëve tanë në bashkëpunim dhe me ekspertë të njohur të së drejtës Kushtetuese, po vlerëson anti-Kushtetushmërisë të aktit të djeshëm dhe po përgatit draftin e dërgimit të kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese. Kanë nisur përgatitjet.

Read More
27 Kor
0

“Rama dhe Berisha duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç e kanë bërë atë nga maja e pushteti të tyre”, Basha: Janë trembur nga skeletet në dollapet e pushtetit të tyre. Ndëshkojni me votë

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Rama dhe Berisha duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç e kanë bërë atë nga maja e pushteti të tyre. Basha tha se janë trembur nga skeletet në dollapet e pushtetit të tyre dhe për këtë u bëri thirrje qytetarëve që t’i ndëshkojnë me votë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Përballja finale është tashmë afër, dhe dallimi mes të ardhmes dhe të shkuarës nuk ka qenë kurrë më e qartë, nuk ka qenë kurrë me e lehtë për t’u shquar me sy të lirë.

Rama dhe Berisha e kanë hedhur hapin e tyre. Dje u rreshtuan të kapur dorë për dorë në një front kundër ndryshimit. Ata duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç e kanë bërë nga karriget e pushtetit që kanë mbajtur.

Me korrupsion të kudgjendur, me shpopullim masiv, me rini të dëbuar, me familje të varfëruara, me media të kapura, pa drejtës, pa mirëqenie për të gjithë.

Na takon ne të ofrojmë alternativën përballë kësaj dysheje dhe kamikazëve të tyre, që janë gati të hidhen në erë për të mbrojtur shefat e tyre përballë drejtësisë.

Na takon në të bëjmë detyrën tonë qytetare, për të mos lënë që dy persona, të trembur nga skeletet në dollapet e pushtetit të tyre, të mbajnë vendin në gjendje të mjerueshme.

Edhe pse pazari u gatua në skutat e kuvendit, edhe pse u votua natën vonë, marrëveshja e tyre doli në dritë brenda dhe jashtë vendit.

Read More
27 Kor
0

“Revolta e qytetarëve nuk ka qenë kurrë kaq e madhe ndaj pazarit Rama-Berisha”, Basha: Me votë ju thanë që jemi mirë me këtë qeveri të korruptuar

Në një deklaratë për mediat, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, u shpreh se revolta e qytetarëve nuk ka qenë kurrë kaq e madhe ndaj pazarit Rama-Berisha. Vota kundër hapjes së listave të hapura, sipas Bashës, thane që jemi mire me këtë qeveri të korruptuar, që vjedh fondet e BE, fondet e shëndetësisë, me PPP-të dhe koncesionet korruptive, me afera 3D dhe 5D.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Revolta e qytetarëve nuk ka qenë kurrë kaq e madhe, sepse tashmë panë sesi u shkrinë në një parti të vetme, vetëm për të mbrojtur interesat e tyre dhe të karrigeve të tyre, duke u tallur me qytetarët që kërkonin një Reformë Zgjedhore të vërtetë.

Një revoltë e përligjur, sepse ndonëse vija ndarëse ishte për listat e hapura, vota e kamikazëvë të kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të shpallur non grata për korrupsion, ishte një votë që ju tha shqiptarëve që përpara hallit tuaja, jemi këtu për të zgjidhur hallin e karriges tonë.

Nuk ishte një votë thjeshtë kundër hapjes së listave, por një votë për të thënë që jemi mirë kështu.
Jemi mirë me një qeveri të korruptuar që vjedh zgjedhjet.
Jemi mirë me një qeveri që vjedh fondet e BE-së për fermerët.
Jemi mirë me një qeveri që vjedh fondet e shëndetësisë, e që shëndetësinë falas e ka kthyer në vdekje me pagesë.
Ju thanë shqiptarëve që jemi mirë me një qeveri që premton çdo vit legalizime falas, por shtyn vit pas viti hallin e shqiptarëve me pronat.
Ju thanë shqiptarëve që jemi mirë me një qeveri që fut krimelët në parlament e bashki, ndërkohë që bashkë me të amnistojnë të korruptuarit.
Ju thanë se jemi mirë me PPP-të dhe koncesionet korruptive.
Ju thanë se jemi mirë me vjedhjet në 5d dhe propagandën në 3D të Ramës dhe Veliaj, nga të cilët marrin lejet për kullat me të cilat pastrojnë paratë e korrupsionit dhe krimit.

E pra të dashur qytetarë, ju thanë jemi mirë me Edi Ramën, sepse dje nuk votuan për ju, por votuan për veten e tyre.

Një Pazar i trupshëm, që nuk do të harrohet as falet, sepse kurrë nuk ka qenë më e qartë ndarja midis një kaste të mbyllur që kërkon ta mbaj vendin peng, dhe shumicës dërrmuese të qytetarëve që kërkojnë një ndryshim të vërtetë.

Read More
26 Kor
0

“Rama dhe Berisha janë bashkë, pa njëri-tjetrin nuk qëndrojnë dot në këmbë”; Basha: Pazari doli në shesh, t’i ndëshkojmë me votë

Përmes një postimi në facebook, kreu iDemokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sërish në lidhje me votimin e Reformës Zgjedhore nga PD e Berishës dhe PS e Ramës. Basha shprehet se votimi i sotëm është një pazar kundër SPAK dhe kundër Shqipërisë.

Ai më tej shkruan se Rama dhe Berisha janë bashkë, sepse pa njëri-tjetrin nuk mund të qëndrojnë në këmbë.

“Tani që perdja e revolucionit ra dhe pazari doli në shesh, radhën e kanë qytetarët. T’i ndëshkojmë me votë, t’i japim vendit ndryshimin që meriton!” – shprehet Basha në reagimin e tij.

Më poshtë postimi i plotë:

Delet votuan mbylljen e listave në pazarin e kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të sanksionuar për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Është një pazar kundër SPAK, një pazar kundër Shqipërisë.

Ata janë bashkë, sepse pa njëri-tjetrin nuk qëndrojnë dot në këmbë.
Tani që perdja e revolucionit ra dhe pazari doli në shesh, radhën e kanë qytetarët. T’i ndëshkojmë me votë, t’i japim vendit ndryshimin që meriton!

Read More