Blog

02 Sht
0

Edi Rama mbyll sytë para provave të pakundërshtueshme të inkriminimit të Agim Kajmakut duke e mbrojtur me kodin mafioz të heshtjes

 

  • Edi Rama mbyll sytë para provave të pakundërshtueshme të inkriminimit të Agim Kajmakut duke e mbrojtur me kodin mafioz të heshtjes

 

  • Prokuroria i kërkon llogari Partisë Demokratike për Kajmakun e Ramës, por nuk “sheh” provat në sistemin TIMS

 

  • Pushteti i kriminal i Rilindjes duhet larguar një orë e më parë, si e vetmja rrugë për ta shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e kryetarit të kësaj organizate, Edi Rama.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

 

Partia Demokratike prej më shumë se një javë, me prova të pakundërshtueshme ka denoncuar të inkriminuarin e radhës  në pushtetin e Rilindjes, kandidatin e Ramës për bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku apo siç njihet dhe kërkohet nga drejtësia greke me emrin Jorgo Toto.

 

Dokumente nga gjykata dhe prokuroria e Athinës të publikuara  provojnë se i përzgjedhuri i Ramës për të qeverisur qytetarët e Vorës, është i inkrimiunuari i radhës.

 

Të dhënat e sistemit TIMS rrëzuan çdo alibi apo përpjekje të Ramës për të gënjyer, duke provuar se Agim Kajmaku është personi i arrestuar në Greqi si Jorgo Toto nën akuzën e trafikimit të parave të falsifikuara.

 

Partia Demokratike provoi gjithashtu se foto e pasaportës me të cilën është arrestuar në Greqi, Jorgo Toto, është e njëjtë me foton e pasaportës së të zgjedhurit të Ramës, Agim Kajmaku.

 

Me gjithë këto prova të pakundërshtueshme, Kajmaku i Rilindjes fshihet pas rreshtave të mashtrimit të Edi Ramës, i cili me kodin mafioz të heshtjes, mbron të inkriminuarin me të cilin është ulur në sofrën e pushtetit.

 

Edi Rama prej 10 ditësh nuk ka thënë asnjë fjalë për mollën e kalbur nxjerrë nga shporta e krimit që mban në dorë.

 

As ai dhe as Kajmaku i tij nuk thonë dot asnjë fjalë për fotografinë e njëjtë në dy pasaporta, sepse fytyra e vërtetë e krimit është në dy pasaportat e një njeriu të vetëm: Agim Kajmakut alias Jorgo Toto, personi që është arratisur nga Greqia.

 

Edi Rama nuk flet më, sepse Jorgo Toto është Agim Kajmaku, njeriu me të cilin ndan miliona euro para publike me tendera e koncensione.

 

Edi Rama nuk guxon të thotë asnjë fjalë, sepse Jorgo Kajmaku është simboli i projektit te tij per qeverisjen  me krimin dhe për krimin.

 

Hesht tashmë edhe vetë Kajmaku, sepse nuk e fsheh dot më krimin e Jorgo Totos, krim për të cilin duhet të përgjigjet para drejtësisë.

 

Në fakt ai duhet të ishte i pandehur bashke me Valdrin Pjetrin, por prokuroria e kapur për fyti nga Edi Rama nuk zbaton ligjin.

 

Prokuroria hesht dhe në vend të fletës së arrestit për Kajmakun, nis letra për Partinë Demokratike duke i kërkuar provat që i ka në sistemin TIMS.

 

Prokuroria nuk zbaton kodin penal dhe ligjin e dekriminalizimit për të vënë para drejtësisë të kërkuarin në Greqi, i cili ka trafikuar para të falsifikuara dhe mashtruar në formularin e dekriminalizimit.

 

Edi Rama duhet te mbaje përgjegjësi para banorëve të Vorës për kandidimin e një të kërkuari nga drejtësia për bashkinë e tyre.

 

Agim Kajmaku duhet të largohet nga zyra e zaptuar paligjshmërisht  në bashkinë e Vorës.

 

Edi Rama, hesht për Kajmakun e radhës sepse ashtu si çdo organizatë kriminale, edhe grupi i strukturuar kriminal i Rilindjes, zbaton kodin mafioz të heshtjes, “omerta”.

 

Omerta për të gjithë kriminelët me të cilët ai erdhi dhe mbron pushtetin.

 

Pushteti i organizatës kriminale duhet larguar një orë e më parë, si e vetmja rrugë për ta shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat  grabitës së djersës dhe pasurisë publike të shqiptarëve të vendosur në shërbim të kryetarit të kësaj organizate, Edi Rama.

 

Zgjedhjet e lira e të ndershme parlamentare dhe lokale njëkohësisht me një qeveri tranzitore janë e vetmja rrugë shpëtimi, për ti dhënë mundësinë shqiptarëve per te hapur rrugën e zhvillimit ekonomik dhe social, rrugën e Shqipërisë në Bashkimin Europian, rrugë e cila është zënë nga krimi në pushtet.

Read More
01 Sht
0

Vokshi: Erion Veliaj po mashtron qytetarët e Tiranës, 80 % e kryeqytetit është pa ujë të pijshëm.

 

  • Erion Veliaj po mashtron qytetarët e Tiranës, 80 % e kryeqytetit është pa ujë të pijshëm.

 

  • Fitimet nga rritja e çmimit të ujit nuk shkojnë në investime për Ujësjellësin, por në tendera për oligarkët e Ramës dhe Veliajt.

 

 

DEKLARATË PD, ALBANA VOKSHI

 

Mijëra mesazhe e denoncime kanë mbërritur në Partinë Demokratike për mungesën e furnizimit me ujë në Tiranë. Dhjetra lagje në Kryeqytet ankohen se nuk furnizohen me ujë prej javësh, lagje të tëra uji mungon mbi 20 orë në ditë, ndërsa faturat e ujit u shumëfishuan për të justifikuar vjedhjen galopante në Ujësjellësin Tiranë.

Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër të Tiranës. Denoncimet vijnë, jo vetëm nga Yzberishti, Astiri, Ali Demi, Lapraka, Uzina e Autotraktorëve, por edhe nga rruga ”Sami Frashëri”, zona e “Myslym Shyrit”, zona e Bllokut etj. Nuk mjafton kjo, por qytetarët ankohen se uji vjen i ndotur në rubineta në rrezik shpërthimi epidemish. Sipas stafit të UKT, nuk ka prioritete, nuk ka hot-spote (pika ku duhet të ndërhyhet menjëherë), nuk ka plane veç çfarë të dalin më parë mundësitë për të zhvatur! Çdo ditë në Tiranë, në çdo lagje të saj, shihen qytetarë të lodhur, të dëshperuar, që presin me orë depozitat me ujë që transportohen nga kompani klientë të Erjon Veliajt. Praktikisht Tirana e merr ujin, një nevojë bazike, tashmë me tollon, njëlloj siç ndodhte me ushqimet bazike në kohën e Enverit.

 

Pamje si këto që shihni në ekran janë bërë lajtmotiv i ditës për tiranasit.

 

(Foto 1 dhe 2)

 

Por, Erjon Veliaj as nuk skuqet, as nuk zverdhet kur mashtron. Mashtrimin e ka bërë profesion të parë. Të gjithë e kujtojmë premtimin – mashtrim të madh të tij që në fushatën e 2015 kur premtoi 24 orë furnizim me ujë dhe heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve që e shëmtonin Tiranën.

Veliaj nuk ka përtuar ta përsërisë cdo vit këtë mashtrim sa herë bënte lajmet shoë për t’i shpërndarë më pas në kaseta të gatshme në cdo televizion kombëtar apo lokal.

Në 2 shkurt 2016, në analizën e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë premtoi përmirësim të furnizimit me ujë pa e rritur cmimin e ujit, por vetëm duke e “mirëadministruar ndërmarrjen”.

 

Sinkroni 1: analiza ujesjellesit shkurt 2016 “të mirëadministrohet pa rritur çmimin”.

 

Por vetëm pak muaj më vonë, mashtruesi Veliaj, deklaroi që do ta rriste çmimin e ujit për cdo familje e për çdo biznes në Tiranë pasi nuk kishte para për investime.

 

(Sinkroni2)

 

Jo vetëm kaq, por Veliaj mashtron për cdo gjë që thotë. Ja çfarë thotë për furnizimin me ujë:

 

 

(Sinkroni3)

 

Është ERRU, institucion i pavarur, që në Raportet e Përformancës vjetore për ujësjellësit hedh poshtë këto mashtrime të kryebashkiakut. Sic edhe duket nga grafiku që shihni në ekran, Erjon Veliaj e mori Ujësjellës Kanalizime Tiranë me gati 11 orë furnizim ujë në ditë, dhe sot, 4 vjet pasi u ul në karriken e kryebashkiakut dhe 2 vjet pasi rriti çmimin e ujit, kohëzgjatja e furnizimit me ujë është e përkeqësuar.

 

 

(Grafiku 1)

 

Studime të ndryshme, e vlerësojnë UKT në 2015, si një ndër ndërmarrjet me përformancë më të mirë financiare e që arrinte të mbulonte të gjitha kostot e saj në nivelin 113%.

Sot, jo vetëm kohëzgjatje, por edhe tregues të tjerë janë të përkeqësuar:

 

 

 

(Grafiku 2 dhe 3)

 

486 punojnës u pushuan në fund të 2015 për arsye politike dhe u zëvendësuan me militantë të PS, apo ata që dhanë votën apo zarfin nën tavolinë. E sot, qyetarët e Tiranës janë të detyruar të paguajnë për pagat e punonjësve që kanë fituar gjyqin për pushim të padrejtë nga puna, shifër që shkon më shumë se 500 mijë Euro krahas pagave të punonjësve aktualë të ujësjellësit në të cilën Veliaj ka emërruar  më shumë se gjysëm mln Euro krahas pagesës që bëhet për punonjësit aktualë dy herë më shumë në numër se ai i 2015.

Bazuar në Raportin e Performancës 2018” të ERRU, Ujësjellësi ka një fitim rreth 11.5 mln Euro në 2018.

Pra, sot tiranasit paguajnë shumë herë më shtrenjt ujin, por as investime nuk ka e as ujë nuk ka.

Ku shkojnë ato? Pse nuk investohen?

Erion Veliajt, nuk investon për përmirësimin e rrjetit të furnizimin me ujë të kryeqytetit, sepse i duhen për t’ia dhënë miqve e sponsorëve.

 

Le t’i hedhim një sy tenderave që ka bërë UKT në 5 vitet e fundit e të shohim ku kanë shkuar paratë e qytetarëve të Tiranës?

Që nga gushti 2015, UKT ka zhvilluar:

– 374 tendera, vlera total e prokuruar 68 mln euro (muajt para votimeve monniste të 30 qershorit shënojnë bumin e tenderimeve).

– 100 tendera (27%) pa garë ose me negociim pa shpallje.

– nëse do të zbatohej ligji dhe do të fitonte oferta më e ulët, vlera që do të kursehej është: 3,6 mln euro (5,3 % e vlerës totale të prokuruar).

– 88 tendera (23,5%) ose më shumë se 20 mln Euro kanë shkuar për shpenzime luksi të zyrtarëve/shpërdorime (29,2 % e vlerës totale të prokuruar). Midis shpenzimeve gjen edhe 14 mijë euro bileta dhe hotel në Miami, apo 7500 euro për një udhëtim në Kinë.

– 6 herë më shtrenjt e paguan shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike Erjon Veliaj se sa në 2015 kohë që drejtohej nga z. Basha. Nga 957 milion që ishte në 2015 (për 1 vit), sot Veliaj e tenderon 6 miliard në 2019. Nga 15 tendera, 11 janë pa garë. Vlera të total është rreth 14 mln Euro.

 

Po kujt i shkojnë paratë që paguajnë qytetarët? Kush i merr tenderat e Tiranës?

Emra të njohur tashmë kryesojnë listën e përfituesve:

Nga Shkëlqim Fusha që është i preferuari i Erjon Velisë, me 11 tendera në një vlerë 6.5 mln Euro (1.7 mln e ka marrë vec pak ditë më parë për Bovillën),

te Safet Gjici, i emëruari i Ramës në Kukës, të cilit i shkon pjesa e luanit në tenderat e shërbimit të sigurisë.

Lista vijon me Armand Frangun, baxhanakun e Kryeministrit;

Agron Papuli, miku dhe sponsori i Edi Ramës;

Ilir Beqaj me miqtë e Fastech;

Afrim Qendron, ish-drejtori i Rrugëve i shkarkuar për skandalin me tenderimin e projektit të Astirit;

Gentian Sula, dhe familjarët e tij. 850 mijë Euro i ka dhënë Erjon Veliaj për të siguruar ujë 24 orë për apartamentin e tij në kompleksin te Kodra e Diellit, ku jeton, edhe pse pjesa tjetër e Tiranës vuan për pak minuta ujë në rubinetat e tyre.

Ja pra, pse pavarësisht faturave të kripura, tiranasit nuk marrin ujë në cezmat e shtëpive të tyre, sepse lista e gjatë e përfituesve vazhdon me klientë, familjarë, sponsorë të Edi Ramës dhe Erjon Velisë.

Banorët e Tiranës nuk meritojnë në krye të bashkisë njerëz të korruptuar si Erjon Veliaj, Arbjan Mazniku e kompani, që mendojnë si të përfitojnë e pasurohen nëpërmjet grabitjes së qytetarëve.

Tiranasit duhet të refuzojnë këtë grabitje e të protestojnë për të drejtat e tyre elementare si furnizimi me ujë të pijshëm.

Zgjidhja është një: Largimi i Erjon Velisë, Edi Ramës dhe bandës së tyre hajdute. Nëse Erjon Veliaj nuk qërohet siç po vetëpropagandon një slogan të tillë, Tirana do e largojë ketë pushtues të shthurur!

Read More
31 Gus
0

Çupi: Përfituesi i qindra miliona euro tendera nga bashkia, Shkëlqim Fusha, i paguan hotelin zëvendësit të Erjon Veliajt  

 

Publikohet fatura e luksit në hotelin e Barcelonës, 908 euro nata për nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku

 

  • Përfituesi i qindra miliona euro tendera nga bashkia, Shkëlqim Fusha i paguan hotelin zëvëndësit të Erjon Veliajt

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

 

 

Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erjon Veliajt dhe me bekimin e Edi Ramës, është vendosur tërësisht në shërbim të oligarkëve dhe pastrimit të parave të pista.

Prej 4 vitesh, hapësirat publike të kryeqytetit janë vendosur në dispozicion të kompanive të oligarkëve të afërt me pushtetin e Rilindjes, duke u kthyer në kantierë të abuzimit me pronën dhe taksat e shqiptarëve.

Shembulli më i madh i vjedhjes me oligarkët, është favorizimi që bashkia e Erjon Veliajt i ka bërë që prej vitit 2015, kompanisë Fusha shpk, e cila rezulton përfituesja më e madhe e pasurive publike.

Madje, për këtë kompani partnere në vjedhje të dyshes Rama-Veliaj u miratua një ligj antikushtetues për të grabitur hapësirën publike të Teatrit Kombëtar dhe nëpërmjet kullave të betonit për të pastruar para të dyshimta.

Në bazë të të dhënave zyrtare, Fusha shpk për periudhën 2014-2019 ka përfituar 145 tendera me vlerë 12.1 miliard lekë ose rreth 101 milion euro, nga të cilat, 85 me një operator në garë.

Nga 145 tendera total, në 140 tendera ose 97% të tenderave total, vlera e fondit limit është thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës.

Vetëm nga bashkia Tiranë, gjatë periudhës 2015-2019, kjo kompani ka përfituar 49 tendera me një vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tendera vlera e fondit limit është thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës.

Shifrat të cilat i keni të publikuara dhe në ekran tregojnë qartë se kjo kompani është e lidhur ngushtë me paratë publike, veçanërisht me paratë publike të qytetarëve të Tiranës.

Pikërisht në kohën kur sapo kjo kompani kishte gllabëruar tenderin e radhës, atë për rehabilitimin e bulevardit Zogu i parë, duket se Fusha shpk e ka hapur qesen për drejtuesit e bashkisë.

Në media është publikuar një faturë e një hoteli luksoz në Barcelonë, ku nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku është akomoduar për të pushuar në një dhomë për të cilën është paguar 908 euro nata.

 

Kjo është fatura e numrit dy të bashkisë i cili për dy net në hotel AlmaBarcelona ka shpenzuar 1816 euro.

Por ajo që përbën skandal përveç çmimit që ia kalon edhe abuzimit të ministrave të Ramës, është fakti se pagesa është bërë nga presidenti i kompanisë Fusha shpk, Shkëlqim Fusha nëpërmjet kartës së kreditit .

Pra, përfituesi më i madhe i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës paguan dhomat luksoze të hotelit për zyrtarët e bashkisë të cilët prej 4 vitesh nuk kanë kursyer firmat për tenderat qindra miliona euroshe për të.

Një skandal që në një vend minimumi aspirant për të qënë pjesë e BE, do të kishte sjellë pasoja publike dhe penale për një zyrtar që përfiton favore të tilla nga oligarkët.

Arbian Mazniku, në një vend europian apo edhe ballkanik me minimumin e standardeve sot do të kishte dhënë dorëheqjen, por ai nuk e bën një gjë të tillë se e mbron Erjon Veliaj dhe Edi Rama.

Por Rama dhe beniaminët e tij në bashkinë e Tiranës nuk thonë asnjë fjalë.

Edi Rama si gjithmonë merr nën mbrojtje të gjithë ata që grabisin pasuritë publike të këtij vendi.

Nuk mund të thonë asgjë, sepse Fusha shpk është kompania me të cilën ata po grabisin Teatrin Kombëtar, dhe dhoma e luksit për Maznikun është vetëm një thërrime e haraçit që duhet ti paguajë pushtetit për tenderat miliarda lekësh të përfituar në 5 vite.

Edi Rama hesht, Erjon Veliaj hesht, sepse nëpërmjet Fusha shpk ata po grabisin Tiranën, pasuritë publike dhe djersën e shqiptarëve për të mbushur llogaritë e tyre në parajsat fiskale.

Është koha që ky model, këto skandale të padëgjuar në vende që duan të hyjnë në BE, të marrin fund.

Për këtë ka vetëm një rrugë: Të largojmë Edi Ramën me Veliajt dhe Maznikët e tij që pushtetin e kanë shndërruar në një sistem grabitje e vjedhje.

Read More
30 Gus
0

Pampuri: Erjon Veliaj, leje ndërtimi luksi për oligarkët e Ramës për të ndërtuar pallat mbi pallat në zemër të kryeqytetit.

 

  • Erjon Veliaj, leje ndërtimi luksi për oligarkët e Ramës për të ndërtuar pallat mbi pallat në zemër të kryeqytetit.

 

  • Në 4 vjet Veliaj e Rama i mashtruan shqiptarët dhe në vend të lulishteve, parqeve, apo edhe pronave legjitime të kryeqytetasve, ngritën kulla betoni.

 

  • Bashkia e Erjon Veliajt dhe qeveria e Edi Ramës janë vënë në shërbim të oligarkëve dhe parave të pista duke dhënë leje ndërtimi për luks

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

 

Erjon Veliaj mashtroi qytetarët e Tiranës 4 vjet me parë duke u premtuar se asnjë leje ndërtimi nuk do të jepej nën drejtimin e bashkisë së kryeqytetit prej tij.

Duke ndjekur filozofinë e kreut të organizatës kriminale të Rilindjes, shefit të tij politik, Edi Rama, Veliaj jo vetëm që nuk e ndaloi dhënien e lejeve, por në 4 vite të drejtimit të tij, e vetmja gjë që lulëzoi ishin betoni dhe kullat.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për të gjithë vitin 2018 janë dhënë leje me sipërfaqe prej 940 mijë metra katrorë, nga 521 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 80%.  Po sipas raportit zyrtar të INSTAT, në tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë gjithsej për kryeqytetin 94 leje ndërtimi, me një rritje prej 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Trendi rritës vijoi edhe në tremujorin e dytë, ku u thye rekordi i lejeve të ndërtimit për bashkinë e kryeqytetit me 111 leje të reja.

Në 4 vjet Erjon Veliaj dhe Edi Rama i mashtruan shqiptarët dhe në vend të lulishteve, parqeve, apo edhe pronave legjitime të kryeqytetasve, ngritën kulla betoni me financime miliarda euroshe, duke krijuar një situatë katastrofike ndërtimesh në Tiranë.

Filozofia e kullave u kthye në filozofi të qeverisjes së Tiranës, duke i vendosur lejet e ndërtimit në shërbim të oligarkëve dhe parave të pista, të cilat pastrohen në themelet e betonit, siç është edhe rasti i kullave në pronën publike të Teatrit Kombëtar.

Por Erjon Veliaj dhe Edi Rama nuk po ndalen me kaq!

Prej disa ditësh në Tiranë ka lulëzuar një formë e re betonizimi me para të pista droge dhe korrupsioni.

Qytetarët e alarmuar kanë denoncuar dhjetëra raste ndërtimesh luksi, ku përfitues rezulton të jenë njerëz të pushtetit ose oligarkë të lidhur dhe përfitues me pushtetin e Rilindjes.

 

Kjo është pamja në një nga ndërtesat më të larta të Tiranës, Sky Tower, pronë e ish-deputetit socialist Vladimir Kosta.

Mbi këtë ndërtesë në zemër të kryeqytetit po hedh shtat një ose më shumë kate.

Ndërkohë që një qytetar i thjeshtë i Tiranës nuk ngul një gozhdë në shtëpinë e tij se përfundon në burg, oligarku i Ramës ndërton pa iu prishur fare terezia në zemër të kryeqytetit.

Nëse Erion Veliaj i ka dhënë lejen, atëherë duhet të bëjë transparencë se si një ish-deputet i Rilindjes ndërton një ndërtesë mbi ndërtesë!?

Por marrëzia me ndërtimet e luksit të pushtetarëve të Rilindjes nuk ka të ndalur.

Në këtë foto është një tjetër objekt banimi në kryeqytet ku po hedh shtat një tjetër pallat mbi pallat.

Qytetarët e alarmuar kanë denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Robert Bitri që po ndërton një kat shtesë në këtë objekt banimi që jo vetëm shton betonin në Tiranë, por rrezikon jetën e qindra banorëve që jetojnë në këtë objekt.

Veliaj edhe në këtë rast hesht dhe ndërsa dërgon në qeli baballarë që rregullojnë çatitë e banesave të fëmijëve të tyre, mbyll sytë ose më keq i jep leje oligarkut të radhës, që të ndërtojë një kat luksi për veten e tij.

Bashkia e Erjon Veliajt dhe qeveria e Edi Ramës janë vënë në shërbim të oligarkëve dhe parave të pista duke betonizuar Tiranën.

Erjon Veliaj dhe Edi Rama po grabisin çdo hapësirë të kryeqytetit duke e kthyer atë në kulla miliarda euroshe për oligarkët dhe anëtarët e organizatës kriminale të Rilindjes.

Partia Demokratike ka një plan të qartë për t’i dhënë fund këtij masakrimi të pronës publike dhe një program të plotë për të kthyer Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe në shinat e ligjshmërisë.

Për ta bërë këtë duhet të heqim nga themelet betonin e të keqes që është ulur sot në qeveri, Edi Ramën dhe bandën e tij të “Rilindjes”.

Me zgjedhje të lira e të ndershme, PD dhe aleatët e saj do t’u ofrojnë shqiptarëve alternativën europiane dhe dhënien fund të modelit të qeverisjes me krimin dhe oligarkët.

Read More
29 Gus
0

PD publikon foton: Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto, i arrestuari në Greqi, janë i njëjti person

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI

 

Partia Demokratike, bazuar në prova të pakontestueshme, ka provuar se Jorgo Toto ose ndryshe Agim Kajmaku i Edi Ramës, është arrestuar në Greqi duke bërë biznes me para të falsifikuara dhe se me emrin e ndryshuar nëpërmjet falsifikimit, është person në kërkim në shtetin fqinj.

Pavarësisht se si Jorgo Toto, Agim Kajmaku kërkohet prej vitesh nga drejtësia greke, Edi Rama e vendosi përmes votimeve moniste në krye të bashkisë së Vorës.

Madje Edi Rama duke qenë se i ka të preferuar të inkriminuarit në pushtetin e tij, vendosi ta mbrojë Jorgo Kajmakun, duke sajuar lloj-lloj alibish që Partia Demokratike i ka rrëzuar me prova të pakontestueshme.

Prej disa ditësh, PD ka publikuar vendimin e drejtësisë greke për arrestimin e Jorgo Totos, emër ky i përdorur nga Agim Kajmaku gjatë aktivitetit të tij të biznesit në vitet 2000 në Greqi.

Kajmaku fshihet pas alibive të rrëzuara duke iu afruar gjithnjë e më shumë burgut, ndërsa Edi Rama hesht, duke mbrojtur zgjedhjen e tij kriminale për qytetarët e Vorës.

Sot do të paraqesim një tjetër fakt që rrëzon çdo mashtrim të Agim Kajmakut se nuk është Jorgo Totoja i arrestuar në Greqi.

 

 

Ky dokument, i marrë nga sistemi TIMS (dokumenti 1) është me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën dhe është arrestuar.

Dokumenti i dytë është po ashtu i nxjerrë nga sistemi TIMS tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku, por me të njëjtën foto si edhe Jorgo Toto në pasaportën me të cilën është arrestuar. Krahasimi i dy fotove që janë të të njëtit person,  verteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku.

Provat janë të pakontestueshme dhe Agim Kajmaku apo Jorgo Toto duhet të largohet dhe të merret i pandehur për veprën e tij penale të kryer në shtetin grek dhe për veprën penale të mashtrimit me deklarimet e formularit të dekriminalizimit.

Por ai nuk largohet sepse e mbron Edi Rama.

Edi Rama e mbron sepse ai është përfaqësuesi ideal i modelit kriminal të qeverisjes së tij.

Edi Rama hesht, njësoj si mafia me kodin e “Omerta” sepse Agim Kajmaku alias Jorgo Toto është simboli i kriminalizimit të qeverisjes nga organizata kriminale e Rilindjes.

Edi Rama e mbron sepse siç provuam dhe një ditë më parë, me Kajmakun dhe kajmakët e tjerë ai ndan paratë publike të grabitura shqiptarëve me tendera me miliona euro.

Prandaj Edi Rama, si njeriu që ka zgjedhur të qeverisë me krimin duhet larguar një orë e më parë.

Pushteti i krimit duhet zhdukur nga rrënjët dhe zgjedhje e lira, përgatitur nga një qeveri pa Edi Ramën është e vetmja rrugë për t’u dhënë shqiptarëve drejtimin që meritojnë.

Read More
28 Gus
0

The unlawful and worrisome ‘dismissal’ of File 184.

 

What is “File 184” ?

The Democratic Party of Albania filed a criminal complaint to the Albanian Prosecution relating to the partial local elections held in Dibër on 11th September 2016. The filing aimed at vote-buying and offenses such as “rewards and promises”, “threats and violence against participants in the voting process” and “criminal acts committed by a criminal organisation and a structured criminal group”, according to the provisions of the Albanian Penal Code (art. 328, 329, 333/a and 334). The filing was registered as File 184.

File 184 is associated to another important criminal investigation relating to vote-buying and organised crime in the region of Durrës, File 339. In this second file, members of the Avdylaj gang sentenced for international drug trafficking, were involved in vote-buying in favour of the Socialist Party and of the Durrës Mayor, Vangjush Dako, during the 2017 legislative elections (detailed explanation here).

 

The role of the German “Bild” newspaper.

On June 2019, the German newspaper Bild published a series of Prosecution wiretapped phone conversations revealing how senior Socialist representatives colluded with organised crime in vote-buying during the 2016 and 2017 elections. The wiretaps were leaked from File 186 and File 339 and can be found following three distinct Bild articles (firstsecond and third).

BIRN, Voice of America and several Albanian media, had published previous reports on vote buying based on these Files. According to their findings, vote-buying and intimidation was widespread also in other regions of the country.

As of File 186, Bild publications show PM Rama, socialist Ministers Damian Gjiknuri and Saimir Tahiri (at the time Ministers of Infrastructure and of Interior respectively), socialist MPs and high local police and education officials, exchanging with each other and with citizens on vote-buying practices in the region of Dibra.

In addition, Ymer Lala, a renowned criminal & underworld figure of the region Dibra, is caught similarly exchanging, with Minister Gjiknuri and other individuals, on how to achieve vote-buying targets.

In all cases, if one refers only to the leaked wiretaps of File 186, it clearly appears that we are facing a well-organised vote-buying scheme as showed by the figure below. Civil servants are threatened with losing their jobs if they do not vote socialist candidates, while citizens appear to be given cash if they vote the socialist list. During the intercepted phone conversations, high-level local Police commanders openly admit they have been in charge of such practices, while benefiting from the impunity, promotion promises and benediction of their line Minister Saimir Tahiri, who now faces drug and corruption charges in court.

 

 

What is the position of PM Rama on File 184?

Prime Minister Edi Rama and the Socialist Party have never publicly condemned or called for the investigation of the criminal electoral activities contained in File 184. Nor his political relationship with the individuals publicly exposed by the leaked wiretaps has ever been affected.

On the contrary, he has openly protected all political representatives who cooperated with organized crime during the Dibra elections of 2016 and were involved in File 184.

Former minister Gjiknuri was promoted to co-chair the Parliamentary Electoral Reform Commission on April 2019. Four other individuals involved in both Files 184 & 339 were promoted to Mayorial positions following the vote of June 30th, namely Pjerin Ndreu (Lezhë), Valbona Sako (Durrës), Dionis Imeraj (Dibër) and Agron Malaj (Mat).

Rama has accepted the veracity of the interceptions, including the one in which he is speaking himself on the electoral “targets” following the Dibra elections of 2016.

Nevertheless, he has attacked the Albanian prosecutors who ordered the interceptions and threatened Peter Tiede, the German journalist and author of the Bild publication, that he will sue him in a German court for defamation (here).

On the other hand, referring to File 339, PM Rama has defended the Durres mayor Dako and the allegations that he was involved in vote-buying as meaningless. Rama went on saying that Dako can “run for elections another 500 times” (here).

PM Rama has finally backed Socialist MP, Ulsi Manja, Chair of the Parliamentary Legal Affairs Committee, to complain about the ones who leaked the wiretaps and to call for their criminal prosecution. Manja alleged that opposition representatives got the tapes and provided them to Bild. He also stressed that the content of the wiretaps was of no concern to him and there was nothing for the SP to feel responsibility for. Earlier on, SP officials had claimed the DP paid “dark money” to Bild for the another article Bild published mid-May, pointing to evidences of PM Rama involvement in vote buying (here).

 

The General Prosecutor ‘dismissed’ File 184 by burying it in the ‘faraway’ province of Dibër.

An unjustifiable politization of the Prosecutorial organ.

Vote-selling constitutes a serious crime (corruption) offence in Albania since 2017. In accordance with the Decriminalization Law, convictions for this offense and other electoral crimes shall constitute also grounds for prohibition from public functions for 20 years after conviction.

Although File 184 constituted an exemplary case of vote-buying and was considered as being one of the most sensitive concerns of the Albanian opposition during the two last legislatures, the Prosecution has not yet made any significant advance.

As there are currently no records of convictions for election fraud neither, the way in which Files 184 & 339 are being managed by the Prosecution has created a public perception of impunity for electoral crimes perpetuated by the socialist majority.

Albanian opposition believes that we are actually facing a deliberate strategy to halt and fail all current investigations relating to these crimes. Such strategy reflects the deep political capture of the Albanian prosecution office and the impartiality of this important justice organ.

Indeed, the Temporary General Prosecutor Arta Marku, once she unconstitutionally assumed office, replaced several times the prosecutors in charge of both files 184 & 339. These changes didn’t bring any advance to the cases, on the contrary.

Instead of accelerating the investigations or explaining to the general public the reasons of the accumulated delays since 2016, on the same day of the Bild publications, the Tirana Prosecution Office announced it opened an investigation on the leak at the source of the Bild revelations. Temporary General Prosecutor Marku expressed indignation for the leaks and demanded their thorough investigation.

The Prosecution also “ordered” Albanian media not to publish the news (here). This was the first time ever that the Prosecution office made such an unlawful and worrisome request seriously harming media freedom.

 

An unlawful decision of the Temporary General Prosecutor.

Due to its large scope, and the involvement of the highest political figures of the ruling socialist majority (up to PM Rama himself), the main concern relating to the successful investigation of File 184 related to the Prosecution ability to preserve its independence and full commitment.

Unfortunately, due to the capture of the Prosecutorial organ through the unconstitutional appointment of a Temporary General Prosecutor, the socialist ruling majority achieved to unlawfully “bury” the investigations by transferring it from the national Serious Crimes Prosecution Office (SCPO) to the Regional Prosecutorial Office of Dibra.

While the SCPO has all the legal expertise, the technical and human resources to dig through more than 60 CDs with thousands of intercepted phone calls, the investigation of more than 20 senior politicians, including ministers… the Dibra regional office has only three prosecutors and extremely limited resources.

The SCPO led by Donika Prela declared non-competence on File 184 since it did not consider the case to relate to “a structured criminal group” (as in relation to article 333/a). By declaring its non-competence the SCPO has practically decided to “dismiss the case” for the offenses that were at the source of the criminal complaint filed by the Democratic Party on 2016.

But, by doing so, the SCPO was breaching the law.

According to Article 329/a (and subsequent) of the Code of Criminal Procedure, the SCPO decision should have been sent for confirmation to Court. This did not happen.

In parallel to a legal trial, the SCPO should have notified the complainant, namely, the Democratic Party of Albania, who by law enjoys the right to attend the trial, to be acquainted with all acts and evidences, as well to be given copies of these documents.

The “dismissal” of File 184 for the criminal offense provided for in Article 333/a of the Criminal Code, is neither the responsibility of the Prosecutor following the File, nor of the General Prosecutor. This is a Court competence.

Following the SCPO decision, the only three active prosecutors of Dibra refused also to deal with File 184 citing among others, the existence of a conflict of interest as they were related to local suspects. Their refusal was overruled by Marku.

According to a final resolution dating 31st July 2019, the Temporary General Prosecutor Marku decided to accept the SCPO interpretation and “dismiss” File 184 without a Court Decision, while overruling the refusal of the Dibra prosecutors. In the end, File 184 will be investigated by the Regional Prosecutorial office of Dibra. There is a high risk they will order the destruction of the evidences (i.e.wiretaps) end eventually shut down and archive the whole investigation.

These recent moves appear solely to protect the involved SP senior officials, including PM Rama, from a thorough and independent investigation.

It should be noted as a conclusion, that all parties involved from the Prosecution side are in conflict of interest as :

  • Arta Marku is running for a 7 years mandate as the new General Prosecutor. It should be reminded that she was appointed unconstitutionally as Temporary General Prosecutor by SP votes solely on December 2017 (read here).
  • Klodjan Braho, the prosecutor of the File 184 decided to state the non-competence on 15/07/2019, ten days preceding his vetting panel. Indeed, on 23/07, the Vetting Commision declared that Braho will have his “vetting session” on 25/07. The following day, on 26/07, he will be finally vetted with a 2 / 1 vote.
  • Donika Prela, the Head of the SCPO is still under vetting (Appeal) following her contested first level confirmation.

Read More
28 Gus
0

Vokshi: Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve “Kajmaku shpk” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, pothuajse pa garë.

 

  • Edi Rama hesht dhe mbron kriminelin Jorgo Toto të Bashkisë së Vorës, sepse bashkë ndajnë miliona euro, që i vjedhin nga taksat e shqiptarëve.

 

  • Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve “Kajmaku shpk” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, pothuajse pa garë.

 

  • Për të gjelbëruar rrugën për tek sarajet e Ramës, Jorgo Toto ka marrë 400 mijë euro. Media thotë se u shpërblye për ullinjtë dhe pemët që mbolli privatisht tek sarajet e Surrelit.

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

 

 

2 ditët e fundit, Partia Demokratike ka publikuar fakte të pakontestueshme se Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Vorës, është arrestuar në Greqi në Janar 2003, duke tentuar të bëjë biznes fidanësh me para të fallsifikuara. Partia Demokratike ka treguar vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës, që konfirmojnë se Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është në kërkim në shtetin grek. Me dokumenta të pakontestueshme, të nxjerrë nga sistemi TIMS, Partia Demokratike ka provuar përtej çdo dyshimi, se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, është Agim Kajmaku, i emëruar në Bashki nga Edi Rama.

 

Pavarësisht këtyre fakteve që, siç shprehej Zëri i Amerikës, “rrëzojnë çdo alibi të Agim Kajmakut”, ai akoma nuk ka dhënë dorëheqjen dhe Edi Rama akoma nuk e ka shkarkuar, të përzgjedhurin e tij, duke i siguruar mbrojtje nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare.

 

Pse hesht Edi Rama?

 

Partia Demokratike po sjell sot të tjera dokumenta, që i japin përgjigje pyetjes legjitime të çdo shqiptari: Pse Edi Rama ka vendosur të mbrojë një kriminel tjetër në bashki?

 

Përgjigja është e thjeshtë. Ne e zbuluam atë sipas parimit “ndiq paratë”. Edi Rama dhe Jorgo Toto i Bashkisë së Vorës ndajnë bashkë miliona euro. Paratë janë mburoja e Jorgo Kajmakut nga drejtësia greke dhe drejtësia shqiptare.

 

Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve “Kajmaku shpk” ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, të marrë me tendera duke qenë, në pjesën më të madhe të tyre, i vetëm në garë.

 

Agim Kajmaku i Vorës, i arrestuar dhe akoma në kërkim në Greqi është klient pothuajse ekskluziv i Bashkisë së Tiranës dhe i Bashkisë së Durrësit. Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos që bënte biznes me para të fallsifikuara rreth 440 mijë euro, ndërsa Vangjush Dako i ka dhënë rreth 580 mijë euro.

 

Vetëm në 2 muaj, Maj – Qershor, para votimeve moniste të datës 30, Edi Rama e ka paguar kriminelin e tij të Vorës me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit.

 

2.6 milionë eurot që krimineli i Ramës ka marrë nga fondet publike, sikur ky të ishte kopshtari i Luigjit të 14-të, kanë një arsye. Dhe, kur flitet për Edi Ramën, arsyet janë gjithmonë ose paratë, ose pushteti, ose luksi.

Në rastin e milionave që ka fituar Agim Kajmaku, kjo ka lidhje me të treja këto dhe të çon në një skandal tjetër të abuzimit me taksat e shqiptarëve.

 

Krimineli i Ramës është paguar me rreth 400 mijë euro për të gjelbëruar rrethrrotullimin e Shkozës dhe rrugën e Surrelit, që të çon në sarajet e Edi Ramës. Kushdo që kalon në këtë rrugë, mund të shohë vetë më sy se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro gjelbërim, jo më 400 mijë. Sipas denoncimeve të medias, Jorgo Toto është shpërblyer me këtë tender për punën private që ka bërë në vilën e Surrelit të Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë të tjera.

 

Të gjitha këto fakte të çojnë tek përgjigja pse Edi Rama ka emëruar një kriminel në këkrim në Bashkinë e Vorës. Ata vjedhin bashkë dhei ndajnë bashkë lekët e shqiptarëve.

 

Zgjidhja është një dhe vetëm një: të shkatërrohet organizata kriminale shtetërore që ka ngritur Edi Rama!! Kjo bëhet duke larguar Edi Ramën, duke e çuar para drejtësisë atë dhe çdo kriminel, hajdut e të korruptuar, pjesë të organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama.

Read More
27 Gus
0

PD publikon dokumentin e ri nga sistemi TIMS. Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në 2003 dhe në kërkim sot e kësaj dite, është Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës

  • PD publikon dokumentin e ri nga sistemi TIMS. Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në 2003 dhe në kërkim sot e kësaj dite, është Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës.

 

  • Për Edi Ramën nuk do të funksionojë as strategjia e heshtjes për kriminelin e tij Agim Kajmaku, as alibia se Jorgo Toto i arrestuar në Greqi në Janar 2003, nuk është Agim Kajmaku.

 

  • Jorgo Toto, i denoncuar nga PD, është arrestuar me pasaportën me nr. Z 0148497, e cila i përket Agim Kajmakut. Edhe foto në TIMS e provon identetin e kandidatit të Ramës.

 

  • Arta Marku po i shërben skenarit të Ramës për mbrojtjen e Agim Kajmakut. Kërkesa për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve nga Kajmaku, njësoj si me Pjetrin, është e paligjshme.

 

  • Ligji idekriminalizimit përcakton se gjurmët e gishtave merren nga prokuroria në sistemin e të dhënave shtetërore biometike, ku ka depozituar gjurmët edhe Agim Kajmaku gjatë pajisjes me pasaportë.

 

 

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

 

 

Shqiptarët panë dje me dokumente autentike se kandidati i Edi Ramës për Vorën, është një kriminel, që ka fallsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale dhe për t’i shpëtuar ligjit.

 

Shqiptarët u bënë dëshmitarë edhe të heshtjes që ka plllakosur mbi Edi Ramën, pasi iu zbulua edhe krimineli i dytë brenda një muaji. Edi Rama vazhdon të heshtë, duke bërë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon se pakti me krimin për të uzurpuar edhe pushtetin lokal po zbulohet çdo ditë para shqiptarëve me fakte e prova.

 

Megjithëse vetë hesht, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për kriminleët e propomovuar prej tij, Edi Rama e detyroi Agim Kajmakun dje të bëhej qesharak, duke u viktimizuar me histori emigracioni, që nuk kanë lidhje fare me të vërtetën e historisë së tij kriminale.

 

Partia Demokratike paraqiti dje 5 fakte.

 

  1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.
  2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.
  3. Agim Kajmaku aliasJorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg në fuqi në Greqi.
  4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është në kërkim kombëtar nga drejtesia greke.
  5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar bashkie. Për fshehjen e krimit, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe burg deri në 4 vjet.

 

 

Megjithëse provat janë publike, Edi Rama vazhdon të heshtë për t’i dhënë kohë strategjisë së tij prej burracaku, që nuk i mbron direkt kriminelët e vet në bashki, por përdor mercenarët në media për të thënë se Agimi Kajmaku nuk është Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi.

 

Me pseudo alibinë se Jorgo Toto i arrestuar në 2003-shin është një person tjetër dhe se emri është thjesht një rastësi me atë që ka përdorur dikur Agim Kajmaku, Edi Rama synon të mashtrojë qytetarët, duke mbrojtur pushtetin e vet kriminal.

 

Të dashur bashkëqytetarë!

 

E vërteta është ajo e deklaruar nga Partia Demokratike që dje.

 

Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003, me masë arresti në burg, në fuqi, për kryerjen e një krimi, është ekzaktësisht Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Vorën., megjithëse ai, në momentin e arrestimit, ka dhënë emra fallco për nënën dhe babin e tij.

 

Në vendimin e drejtësisë greke, të cilin ne e bëmë publik dje, Jorgo Toto paraqitet me amësi Parashivi dhe atësi Thanas. Kjo ka ndodhur, sepse në pasaportën e shtetasve shqiptarë nuk pasqyrohen të dhënat e atësisë dhe amësisë. Për këtë arsye, në procesverbalin e arrestimit, të dhënat për atësinë dhe amësinë, pasqyrohen ashtu siç deklarohen nga vetë i arrestuari.

 

Pavarësisht përpjekjes për të mashtruar autoritetet greke, në momentin e arrestimit Jorgo Toto ka patur me vete pasaportën e tij, e cila ka një numër unik identifikimi dhe e cila është regjistruar në vendimin për arrestimin e Jorgo Totos.

 

Në faqen 13 të këtij vendimi, të publikuar dje, thuhet se shtetasi i arrestuar për krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim, është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497.

 

Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS.

 

Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë  të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi.

 

Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497.

 

 

Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku.

Këtë e di edhe Edi Rama. Këtë e dinë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

 

Kjo është një provë e pakontestueshme që organi i prokurorisë mund ta verifikojë brenda 1 minuti, sepse ka akses të plotë në sistemin TIMS.

 

Por “Katica” e korruptuar e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk e bën këtë, sepse po zbaton strategjinë e Edi Ramës për të mashtruar opinionin publik.

 

Arta Marku shpëndan lajme që ajo po vepron me shpejtësi dhe i ka kërkuar subjektit nën verifikim që të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike. Kjo është e paligjshme.

 

Sipas ligjit të dekriminalizimit, gjurmët e gishtave nuk i kërkohen personit. Ato merren në sistemin e të dhënave shtetërore biometike të shtetasve shqiptarë. Agim Kajmaku është i pajisur me pasaportë biometike dhe shenjat e tij të gishtave gjenden në sistem.

 

Sipas ligjit ato i kërkohen personit që t’i depozitojë vetëm nëse nuk ndodhen në sistem. Ky nuk është rasti as i Agim Kajmakut, as i Valdrin Pjetrit, sepse që të dy janë në sistem dhe posedojnë një  pasaportë biometrike.

 

Akti i paligjshëm i Arta Markut me kërkesën për dhënien e gjurmëve të gishtave, është një lojë e mirëmenduar kriminale, që synon të vonojë dhe të mbrojë kriminelët e pushtetshëm të Edi Ramës.

 

Mbi këtë fakt skandaloz dhe të paligjshëm të kryer në bashkëpunim nga Edi Rama dhe Arta Marku, Partia Demokratike ka informuar që dje, në mënyrë urgjente, të gjithë trupin diplomatik në vend.

 

Partia Demokratike rithekson se Edi Rama dhe “katicat” e tij të korruptuara në prokurori, mund ta pengojnë apo vonojnë nxjerrjen e rezultateve zyrtare për këtë rast, por ato nuk do të arrijnë kurrë ta fshehin të vërtetën apo të zgjasin agoninë në pushtet të Edi Ramës.

 

Edi Rama do të largohet me turp dhe do të hyjë në histori si Kryeministri që i la trashëgimi këtij vendi vetëm kriminalizimin e çdo zyre të shtetit dhe promovimin në politikë e administratë të një armate me kriminelë, vrasës, përdhunues, trafikantë droge e deri tek fallsifikatorë të parave.

Read More
27 Gus
0

Basha: Dënoj heshtjen e Edi Ramës dhe të prokurorisë për Jorgo Kajmakun. Ai sot duhet të ishte marrë i pandehur nga Prokuroria

 

  • Dënoj heshtjen e Edi Ramës dhe të prokurorisë për Jorgo Kajmakun.

 

  • Ka 24 orë që PD ka publikuar dokumentet që provojnë se Jorgo Kajmaku është në shkelje të Ligjit të Dekriminalizimit. Ai sot duhet të ishte marrë i pandehur nga Prokuroria

 

  • Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar është në komunikim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar.

 

  • Zgjidhja e vetme e krizës, një qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale.

 

  • Data 13 tetor është data kushtetuese për zgjedhjet vendore e dekretuar nga Presidenti i Republikës.

 

 

 

KOMUNIKIMI I KRYETARIT BASHA ME GAZETARËT

 

 

Pyetje: Z. Basha deri më tani keni denoncuar dy kryebashkiakë të rinj, të cilët kanë patur probleme me drejtësinë më përpara. Pritet që në ditët në vijim të ketë emra të tjerë që do të denoncohen nga Partia Demokratike?

Basha: Partia Demokratike po shqyrton të gjitha rastet, bëhet fjalë për dhjetëra individë me rekorde kriminale të garuar nga Edi Rama, të kandiduar Edi Rama, sigurisht nuk janë as kryebashkiakë, as këshilltarë, janë pjesë e një procesi antikushtetues. Por për të qëndruar tek Jorgo Kajmaku dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës. Ka 24 orë që Partia Demokratike ka publikuar dokumentat zyrtare që provojnë se Jorgo Kajmaku është në shkelje të Ligjit të Dekriminalizimit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur nga Prokuroria. Dua po kështu të dënoj heshtjen e prokurorisë e cila si një shtojcë e pushtetit të Edi Ramës sa herë që i duhet Edi Ramës për propagandë, bën lëvizje propagandistike, por edhe ajo ka 24 orë që hesht.

Pse hesht Prokuroria?

Pse hesht Arta Marku dhe veglat e saj?

Rekordet zyrtare që provojnë që Jorgo Kajmaku është një person me llogari të hapura me drejtësinë greke janë publikuar, kjo e bën atë automatikisht përgjegjës para drejtësisë shqiptare, para ligjit shqiptar e në veçanti para ligjit për Dekriminalizimin dhe Kodin Penal. Kanë 24 orë që heshtin. Heshtja e Edi Ramës dhe e Prokurorisë tregojnë fare qartë se Jorgo Kajmaku është kandiduar me dijeni dhe bekimin e Edi Ramës edhe kur ky i fundit kishte të njëjtat fakte dhe dinte të njëjtat të vërteta që sot di çdo shqiptar, që ai ishte një person i cili sipas Ligjit të Dekriminalizimit nuk mund të kandidohej, jo vetëm kaq por ishte një person i cili duhet dhe ka llogari të hapura tashmë jo vetëm me drejtësinë greke por edhe me drejtësinë shqiptare.

Tregon po kështu krizën e thellë në të cilën ndodhet prokuroria shqiptare dhe paralizën e sistemit të drejtësisë ku të pambrojturit, të varfrit, të pamundurit, goditen ditë për ditë në mënyrë të paligjshme, ndërsa ata që janë në shkelje të ligjit siç është Jorgo Kajmaku apo Valdrin Pjetri, i cili po kështu nuk kemi asnjë të dhënë që prokuroria të ketë nisur procedurat për ta marrë të pandehur për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit, këta mbrohen sepse i mbron Edi Rama.

Është e qartë pra për çdo shqiptar se krimi i organizuar me mbështetje politike i cili është një problem i madh për ekonominë e vendit tonë sepse janë këta njerëz që së bashku me oligarkët vjedhin paratë e shqiptarëve me koncesione, me tendera, me PPP-ra, me pseudo PPP-ra, që vjedhin pasuritë e shqiptarëve; nga nafta tek bregdeti, tek mineralet, që shkatërrojnë biznesin dhe shkatërrojnë vendet e punës. Këta njerëz janë aty sepse mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

 

Pyetje: Z. Basha, a mund të na thoni diçka për takimin me delegacionin gjerman. A erdhën ata për zgjidhjen e krizës?

Basha: Pikërisht këtu dua të vij. Pra, kjo është një provë më shumë, a thua se duhen më shumë prova, se mali i provave është bërë më shumë se mali i Dajtit, që zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku qytetarët shqiptarë të kenë mundësi ta thonë fjalën e tyre me një votë të lirë dhe të pandikuar nga krimi i organizuar. Çka do të thotë një qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar është në komunikim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar. Pjesë e këtij komunikimi ishte edhe takimi i sotëm me nënkryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së në parlamentin gjerman, zonjën (Katja) Leikert, komunikim i cili vazhdon intensivisht, në mënyrë pothuajse të përditshme, dhe do të vazhdojë, edhe në ditët e javët në vijim. Një gjë është e sigurtë, opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike janë të vendosura në qëllimin që i kanë vënë vetes prej ditës së parë. Ky qëllim është t’i shërbejë interesit të qytetarëve dhe jo zgjidhjeve artificiale për hir të karrigeve tona apo të pushtetit tonë. Zgjidhja e kësaj krize duhet të vijë përmes pushtetit të atyre mekanizmave dhe atyre garancive që do të pengojnë çdo qeveri të ardhshme të bjerë në të njëjtin batak. Ky është misioni im, ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i opozitës së bashkuar.

 

Pyetje: Zoti Basha, së shpejti nis edhe sesioni i ri parlamentar. A do të nisin bashkë me të edhe protestat e opozitës? Çfarë aksioni politik do të ketë shtatori?

Basha: Opozita ka vazhduar gjatë gjithë verës aksionin e saj, përfshirë edhe protestat, dhe do të vijojë të bëjë të njëjtën gjë. Por së bashku me qytetarët shqiptarë, opozita, përveç protestave, që do të jenë edhe më të mëdha, edhe më të fuqishme, në një situatë që është edhe më e vështirë, edhe më e pakapërdishme për njerëzit, siç është kjo e sotmja, me ekonominë, me gjendjen e një krize totale, me buxhetin e vjedhur e të grabitur, me taksa të rritura edhe më shumë, që parashikoj e parathonë protesta edhe më të fuqishme, paralelisht me këto do të fokusohemi edhe më shumë në zgjidhjet që do t’u ofrojmë shqiptarëve, zgjidhje të cilat do të jenë si në rrafshin e përditshmërisë së tyre, ku po punojmë intensivisht, në kuadër të programit tonë për marrëveshje me të gjitha grupet e interesit, duke vijuar në shtator me biznesin e vogël dhe me fermerët, dhe më vonë edhe me grupet e tjera të interesit, dhe nga ana tjetër platformën për Shqipërinë si Evropa, që do të thotë se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë gati dhe janë gati që bashkë me shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, duke përfshirë edhe socialistët e ndershëm, të dëshmojnë kapacitetet dhe vendosmërinë tonë për t’u dhënë fund problemeve të cilat kanë bllokuar perspektivën evropiane të Shqipërisë, në veçanti luftën kundër krimit të organizuar, dekriminalizimin e plotë të politikës dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin, siç është rasti i dosjeve 184 dhe 339, për të cilat më kot ata që duhet dhe do të dalin para drejtësisë shpresojnë se do t’i varrosin me vapën e gushtit.

 

Pyetje: Gjermanët do të luajnë rolin e negociatorit?

Basha: Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar janë në bashkëpunim dhe koordinim të përditshëm me të gjithë faktorët ndërkombëtarë dhe ne e vlersojmë shumë rolin e tyre, vëmëndjen e tyre. Në këtë rast padiskutim që vlersojmë edhe rolin, interesin dhe ndihmën që Gjërmania, Bundestagu gjerman, CDU-CSU si pjesë e Bundestagut, japin për të mundësuar që Shqipëria të mos mbetet prapa, mos të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por të ecë drejt integrimit në Bashkimin Europian, të ecë drejt hapjes së negociatave. Padiskutim që vend mund të shkojë dhe do të shkojë drejt Bashkimit Europian duke u sjellë si një vend europian, duke u sjellë si shoqëri europiane, duke u sjellë si politikë europiane dhe pengesa kryesore sot për këtë është kapja politikës, institucioneve dhe ekonomisë nga një grup i strukturuar kriminal që tashmë çdokush e ka identifikuar si Organizata e Rilindjes me në krye Edi Ramën.

 

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se kërkoni një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me ato vendore. Por, çfarë ndodh me 13 tetor?

Basha: Data 13 tetor është data kushtetuese për zgjedhjet vendore e dekretuar nga Presidenti i Republikës. 13 tetori është një tjetër tregues i kapjes së të gjitha institucioneve të lira dhe i paligjshmërisë në të cilën është zhytur i ashtu quajturi Komision Qëndron i Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera që e kishin për detyrë kushtetuese të nisnin procesin zgjedhor vendor me 13 tetor. Siç e keni parë, ata jo thjesht kanë dështuar, por në bindje të urdhrave politikë kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin për të dhënë një tjetër provë se me Edi Ramën nuk mund të ketë asnjë lloj procesi, as zgjedhor e as votimi. As kur kandidon vetëm, voton vetëm dhe numëron vetëm.

 

Pyetje: Zoti Basha, sa i përket Shkodrës, nëse KQZ vendos të bëjë zgjedhje të pjesshme në bazë të Kodit Zgjedhor, çfarë do të bëjë PD?

Basha: Kushtetuta është e qartë. KQZ mund të bëjë zgjedhje edhe në Vietnam, kështu siç kanë shkuar punët, por KQZ-ja nuk ka asnjë tagër të organizojë një proces kur i teket dhe si i teket, por duhet të ndjekë dhe të zbatojë Kushtetutën dhe dekretin e Presidentit.

Read More
27 Gus
0

Evidences show Socialist Mayor of Vora with open criminal file in Greece.

Edi Rama has been silent for several days trying to rescue his candidate for the city of Vora, Agim Kajmaku, through various machinations and man-oeuvres. He is doing so in order to avoid to answer on the Greek justice file of Kajmaku, on his obligation to immediately resign from his mayoral position and to confront Albanian and Greek justice.

 

Agim Kajmaku’s file represents the second case denounced in a month by the Democratic Party based on concrete facts and documents, proving how Edi Rama’s mayoral candidates have committed crimes and how they have hidden them.

 

By remaining silent, Edi Rama proves his culpability and his impossibility to face the truth. Co-operation with crime appears clearly to be at the source of his power.

 

During these six last years in power, Edi Rama has proven to be the Prime Minister who promoted in politics and public administration over 300 individuals with criminal records. These being from murderers and rapists, to drug, women and human traffickers.

 

Edi Rama remains silent despite receiving full information that Agim Kajmaku alias Jorgo Toto has cheated with his Decriminalization Form. This, because being a person with a criminal record, by law Kajmaku can’t exercise any public office, including that of the Vora Mayor.

 

Edi Rama represents a structured criminal group that should go behind bars instead of running the Albanian government, its ministries and its municipalities.

 

Edi Rama, being the Prime Minister of the country, had all the ability and the resources to verify any data for any person within minutes. Rama’s excuse that he didn’t know, that he is not responsible for others – or that Agim Kajmaku, like Valdrin Pjetri, should be held individually responsible – is mere propaganda.

 

Agim Kajmaku was appointed candidate for the Municipality of Vora based on the signature of Edi Rama and with the insistence of Belinda Balluku. Edi Rama had all the institutional opportunities to learn, within minutes, the truth that every socialist member in the city of Vora knew about Agim Kajmaku’s criminal past.

 

In fact, Edi Rama knew it, but he hides from his responsibilities in the hope that the truth will not come out and that his corrupt “Katica” (in reference to the Macedonian Prosecutor arrested for corruption) in the Albanian General Prosecutor’s Office will defend him.

 

Instead of immediately distancing himself from Agim Kajmaku, Edi Rama remained silent and ordered him to lie to the citizens of Vora, promising him protection from justice.

 

The media has transmitted the allegations of Jorgo Toto (Agim Kajmaku), claiming he has no issues with the Greek justice system.

 

This is a lie.

 

A similar lie was also the one published few days ago, when Edi Rama’s candidate in the Municipality of Vora, as Valdrin Pjetri of Shkodra did, issued a criminal record file to deny his problems with the Greek justice system.

 

The truth is that Agim Kajmaku alias Jorgo Toto is a person with serious criminal precedents.

 

Despite DP’s request for his penal profile to be verified, and given the fact that the Albanian general prosecution office is dragging the case – just as it did with Valdrin Pjetri’s case for whom there is no official response yet – the Democratic Party is presenting authentic evidences of the criminal record of Edi Rama’s candidate for the Vora Municipality.

 

Attached, the decision of the Prosecutor’s Office and of the Court of Ioannina dating June 2003. According to this official document :

 

 

Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto, born in 1971, resident in Tirana-Albania, was arrested in flagrance in the Greek state, in Ioannina, on 14.01.2003 for the crime of “Use and distribution of counterfeit banknotes”. He was arrested in flagrance, trying to escape from the territory of the Greek state.

 

The crime was committed during a transaction to purchase seeds and other plants. Agim Kajmaku used the false identity of Jorgo Toto – fatherhood Thanas and motherhood Parashivi.

 

After being questioned by the pretrial investigator, and having spent several days in jail, the judicial police officer decided that the investigation against Jorgo Toto should be conducted under the “obligation of appearance”, until the case was transmitted to the prosecution and court.

 

After the file was transmitted to the prosecution, the Ioannina Prosecutor’s Office found that they were facing a first-degree crime (the heaviest degree as of the penal classification), and from the assessed evidences, it was proven that the crime was committed by Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto.

 

The crime committed by Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto, according to the Greek prosecution, should be sentenced to not less than 10 years in prison.

 

The Prosecution therefore ordered his immediate arrest and transmitted the file to court. The court accepted the prosecution’s request and ordered immediate arrest and the detention of Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto, for forgery, as well as his transfer for trial.

 

The court decision to arrest Agim Kajmaku, has not yet been executed , because during the trial, he achieved to flee the Greek state and to escape to Albania.Once here, he changed the identity from Jorgo Toto, the user of counterfeit Greek money, to Agim Kajmaku, the right businessman for Edi Rama’s criminal policy.

 

According to Greek criminal law, the court has suspended the trial until the sentenced individual is arrested or given an accurate address to communicate the charge. According to the Greek law in this type of trial, the citizen must be present at the trial, because it is considered a serious crime.

 

We reiterate that the Greek court’s arrest warrant has not been executed, as Jorgo Toto was not found in Greece.

 

According to the official documentation of Greek authorities, it turns out that Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto, has evaded the Greek justice system to face a charge that carries at least 10 years in prison. He has never executed in jail his sentence and has never been acquitted on the charges brought by the Greek Prosecution. So he is practically still being prosecuted by the Greek authorities, as of today, with a measure of “jail arrest” in place.

 

All these evidences prove that Agim Kajmaku is subject to a ban on exercising a public function according to the decriminalization law.

 

According to this law, they can’t run for, nor get elected mayor, those individuals who have been subject to a jail arrest or other personal security measure in one of the European Union countries, and in the specific case, in Greece.

 

For this category of individuals, under the law of decriminalization, the prohibition to run for office, to get elected or to exercise a mandate lasts until there is no acquittal in his favor. Such prohibition is also valid when the relevant personal security measure has been withdrawn, but there is not yet a court decision regarding the fact if the individual is guilty or not.

 

Although he is fully aware of the issues with the Greek justice system, Agim Kajmaku’s insistence on his lies, proves that he is protected at the highest level of power. With his silence, Edi Rama proved that he is the defender of Agim Kajmaku, whose candidacy proved once again that he is inextricably linked to crime.

 

The Democratic Party demands the Albanian prosecutor’s office to immediately initiate criminal proceedings against Agim Kajmaku, for the crime of having falsified the Decriminalization Form.

 

The Democratic Party is asking the Albanian prosecutor’s office to immediately inform Greek law enforcement authorities that Jorgo Toto’s, alias Agim Kajmaku, new address, with the blessing and assistance of Edi Rama, corresponds to the office of the Mayor of the city of Vora.

 

Edi Rama and his corrupted “katica” in the prosecution office may hinder or delay the official release of the case, but they will never succeed imposing on Vora and its citizens, a felo Mayor, part of the underworld and a proven counterfeiter.

Read More