Blog

26 Gus
0

Pampuri: Morali për të vjedhur bashkë, arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonajn që u kap me fakte duke abuzuar me paratë e shqiptarëve.

 

  • Morali për të vjedhur bashkë arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonajn që u kap me fakte duke abuzuar me paratë e shqiptarëve.

 

  • Edi Rama hesht, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëve nga ministraja e tij nëpër hotele luksoze, është standardi i qeverisjes së tij.

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

 

Në një vend normal, ku kryeministri nuk ka prioritet të vjedhë popullin e të pasurohet për vete, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet të ishte shkarkuar sot. Media zbuloi se ministrja e vendit më të varfër të Europës, ka firmosur fatura hoteli 700 euro nata. Ky është shpërdorim skandaloz i taksave të qytetarëve më të varfër të Euopës për jetën luksoze të Ministres së Edi Ramës në hotele me 5 yje.

 

Ministrja duhet të ishte shkarkuar sot, edhe sepse ajo gënjeu publikisht, duke deklaruar se faturat e shtrenjta ishin për delegacionin. Faturat që Ministrja ka paguar janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Janë të gjitha për vetëm 1 person, për vetëm 1 dhomë, me emrin e Etilda Gjonajt.

 

Në këtë shpërdorim dhe jetë luksi me paratë e shqiptarëve, Etilda Gjonaj nuk ështe  e vetme.

 

Modeli i saj është kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili, njësoj si ajo gënjeu, po dje, për pushimet jashtë vendit dhe jetën e tij luksoze në një vilë të paktën 2 milionë euro, që nuk justifikohet nga pasuria e deklaruar prej tij.

 

Modeli i saj është Erion Veliaj, që nuk dha kurrë llogari se ku i gjeti paratë për të etuar në një shtëpi luksoze si ajo që ka tani dhe në rrjetet sociale u zbulua se udhëton me një çantë shpine, që kushton sa dy rroga mesatare

 

Modeli i Etilda Gjonajt janë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, që bëjnë jetë sheikësh nga vjedhjet masive që bashke me shefin e Etildës, i kanë bërë vendit në këto 6 vjet.

 

Morali për të vjedhur bashkë dhë në mënyrë të babëzitur shqiptarët është arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonaj dhe pse ne nuk jemi një vend normal, si çdo vend tjetër europian.

 

Edi Rama hesht, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëve, është standardi i qeverisjes së tij. Ai vetë është grabitësi kryesor i parave dhe pasurive publike, bashkë me ministrat e tij, një grusht oligarkësh dhe kriminelësh.

 

Kjo e keqe i ka rrënjët tek vjedhja e votave të shqiptarëve, prandaj nuk ka asgjë më urgjente për Shqipërisë sesa shkulja e të keqes – largimi i Edi Ramës, duke marrë me vete etildat, belindat, taulantët, erjonët, valdrinët dhe kajmakët e tij dhe duke i hapur rrugë shndërrimti të Shqipërisë në një vend normal, ku qeveria, e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, punon për njerëzit, jo për vete.

Read More
26 Gus
0

PD publikon dokumentat për arrestimin në Greqi të Agim Kajmakut në Janar 2003. Po bënte biznes fidanësh me para të fallsifikuara.

 

  • PD publikon dokumentat për arrestimin në Greqi të Agim Kajmakut në Janar 2003. Po bënte biznes fidanësh me para të fallsifikuara.

 

  • Krimi dënohet me 10 vjet burg, por kandidati i Edi Ramës, vazhdon t’i fshihet drejtësisë.

 

  • Agim Kajmaku ka çështje penale të hapur në Greqi me emrin Jorgo Toto. Ligji i dekriminalizimit i ndalon atij të ushtrojë funksion publik.

 

  • Edi Rama ka dijeni për problemet me drejtësinë greke të Agim Kajmakut Rama hesht dhe mbron Agim Kajmakun nga drejtësia.

 

  • PD i kërkon prokurorisë të ndihmojë drejtësinë greke, duke e informuar se Jorgo Toto ka si adresë të re zyrën e Kryetarit të Bashkisë Vorë.

 

 

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

 

Edi Rama vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon që kandidatët që u ofroi shqiptarëve më 30 Qershor, janë kontigjent burgjesh dhe, njësoj si ai vetë, janë përfaqësues të padenjë për një shoqëri që kërkon të zhvillojë vlerat dhe standardet europiane. Edi Rama hesht prej disa ditësh në përpjekje për të shpëtuar me makinacione dhe manovra të pista kandidatin e tij të Vorës, Agim Kajmaku, i cili ka llogari të hapura me drejtësine greke dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe të paguajë para drejtësisë shqiptare dhe greke krimin e tij.

 

Rasti i Agim Kajmakut është rasti i dytë brenda një muaji që Partia Demokratike po denoncon me fakte dhe dokumenta se kandidatët e Edi Ramës për Kryetarë Bashkie kanë krye krime dhe i kanë fshehur ato.

 

Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi se është i pafuqiashëm të përballet me të vërtetën dhe se vetëm bashkëpunimi me krimin është mekanizmi i vetëm që i siguron atij pushtetin.

 

Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave.

 

Edi Rama po provohet dita ditës që nuk heq dorë nga projekti i tij për bashkëqeverisjen me krimin.

 

Edi Rama hesht megjithëse ka marrë informacion të plotë se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, ka mashtruar me Formularin e Dekriminalizimit, sepse është një person me precedent penal dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funkison publik përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.

 

Po kjo për Edi Ramën nuk përbën problem, përsa kohë Jorgo i Vorës i siguron pushtet. Ndiqeni sesi mburreshin Edi Rama dhe Belinda Balluku me Jorgon e tyre 3 ditë se të merrnin me dhunën e një procesi të paligjshëm Bashkinë e Vorës. .

 

[VIDEO KU RAMA DHE BALLUKU LAVDËROJNË AGIM KAJMAKUN]

 

Përvçse një grup që me kokëfortësi duan të mbajnë një pushtet të paligjshëm, me kokëfortësi vazhdojnë të vjedhin çdo ditë, këta janë vërtetë një grup, por në kuptimin penal të fjalës. Keta janë një grup i struktuar kriminal që meritojnë të shkojnë pas hekurave të burgut dhe jo të drejtojnë qeverinë, ministritë apo bashkitë.

 

Edi Rama është Kryeministër dhe pozicioni shtetëror i mundëson verifikimin e të dhënave për çdo person brenda pak minutave. Ai nuk mund t’i bëjë shqiptarët për budallenj me propagandën e tij të dalë boje se gjoja ai nuk di gjë, se ai nuk mban përgjegjësi për të tjerët apo se Agim Kajmaku, njësoj si Valdrin Pjetri, duhet të mbajë përgjegjësi individuale.

 

Agim Kajmaku u zgjodh si kandidat për Kryetar të Bashkisë Vorë me firmën e Edi Ramës dhe me këmbënguljen e Belinda Ballukut. Edi Rama kishte të gjitha mundësitë institucionale që të mësonte, brenda pak minutave, të vërtetën që dinte çdo socialist në Vorë mbi të kaluarën kriminale të Agim Kajmakut.

 

Në fakt Edi Rama e ka mësuar, por fshihet nga përgjegjësia me shpresën se e vërteta nuk do të dalë dhe se “Katicat” e tij të korruptuara në Prokurorinë e Përgjithshme, do ta mbrojnë.

 

Në vend që të distancohej menjëherë nga Agim Kajmaku, Edi Rama heshti dhe e urdhëroi atë të mashtronte qytetarët e Vorës, duke i premtuar atij mbrojtje nga drejtësia.

 

Media ka transmentuar përbetimet e Jorgo Totos së Vorës, se ai deklaron që nuk ka asnjë problem me drejtësinë greke.

 

Kjo është një gënjeshtër.

 

Gënjeshtër ishte edhe publikimi i disa ditëve më parë, ku kandidati i Edi Ramës në Bashkinë Vorë, njëlloj siç bëri edhe Valdrin Pjetri i Shkodrës, nxori dëshminë e penalitetit për të mohuar problemet me drejtësinë greke.

 

E vërteta është se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto është person me precedent të rëndë kriminal.

 

Duke qenë se Prokuroria po e zvarrit çështjen, njësoj siç bëri me Vakdrin Pjetrin, për të cilin akoma nuk ka një përgjigje zyrtare, Partia Demokratike po sjell prova autentike të dosjes penale të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë Vorë.

 

Ky që shikoni këtu është vendimi i Prokurorisë dhe i Gjykatës së Janinës, i Qershorit 2003.

 

[SHFAQEN DOKUMENTET NË EKRAN]

 

Vendimi i Gjykates se Janines

 

Pretenca e Prokurorise se Janines per Agim Kajmakun

 

Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se:

 

Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, i datëlindjes 1971, banues në Tiranë Shqipëri, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”. Ai është arrestuar në flagrancë, duke u arratisur nga territori i shtetit grek.

 

Krimi është kryer gjatë një transaksioni për blerjen e fidanëve dhe bimëve të tjera, dhe Agim Kajmaku ka përdorur identitetin e rremë Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parashivi.

 

Pasi është marrë në pyetje nga hetuesi paraprak dhe ka qëndruar disa ditë në burg, oficeri i policisë gjyqësore ka vendosur që hetimet ndaj tij të zhvilloheshin nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, derisa çështja t’i përcillej prokurorisë dhe gjykatës.

 

Pasi dosja është përcjellë në prokurori, Prokuroria e Janinës ka konstatuar se jemi përpara një krimi të nivelit të parë (shkalla më e rëndë e klasifikimit të veprave penale), dhe nga provat e administruara ka vlerësuar se rezultonte e provuar që krimi ishte kryer nga shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto.

 

Krimi i kryer nga Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sipas prokurorisë greke, duhet të dënohej me jo më pak se 10 vjet burgim.

 

Për këtë arsye, Prokuroria ka urdhëruar arrestin e tij të menjëhershëm dhe ka përcjellë dosjen në gjykatë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur arrest me burg të menjëhershëm dhe marrjen të pandehur të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, për fallsifikim parash, si dhe dërgimin e çështjes për gjykim.

 

Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuarj, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipër. Këtu ka ndryshuar menjëherë edhe identitetin, nga Jorgo Toto, përdoruesi i parave të fallsifikuara në kërkim në Greqi, në Agim Kajmaku, biznesmeni i duhur për politikën kriminale të Edi Ramës.

 

Sipas legjislacionit penal grek, gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit derisa ky shtetas të arrestohet ose t’i gjendet një adresë e saktë për t’i komunikuar akuzën. Sipas ligjit grek në këtë lloj gjykimi, shtetasi duhet të jetë vetë prezent në gjykim, për shkak se bëhet fjalë për krime të rënda.

 

Më duhet të theksoj edhe një herë, se urdhri i arrestit të gjykatës greke nuk është ekzekutuar, pasi shtetasi Jorgo Toto nuk është gjendur në Greqi.

 

Sipas dokumentacionit zyrtar të autoriteteve greke rezulton e provuar se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto i është shmangur drejtësisë greke për përballjen me një akuzë, që parashikon të paktën 10 vjet burg. Ai ka të paekzekutuar një masë arresti me burg dhe nuk ka marrë kurrë pafajësinë mbi akuzën e ngritur nga Prokuroria greke. Pra, praktikisht është edhe sot nën procedim penal nga autoritetet greke, me një masë “arresti në burg” në fuqi.

 

Të gjitha këto të dhëna provojnë se Agim Kajmaku është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

 

Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat ndaj të cilëve është marrë një masë arresti me burg apo masë tjetër sigurimi personal në një nga vendet e Bashkimit Europian, në rastin konkret Greqi.

 

Për këtë kategori personash, sipas ligjit të dekriminalizimit, ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit, zgjat derisa nuk ka një vendim pafajësie në favor të tij. Ky ndalim është i vlefshëm edhe kur masa përkatëse e sigurisë personale është hequr, por ende nuk është marrë një vendim gjyqësor në lidhje me fajësinë e personit.

 

Megjithëse është në dijeni të plotë të problemeve të hapura me drejtësinë greke, këmbëngulja e Agim Kajmakut për t’i shkuar mashtrimit të tij deri në fund, provon se ai ka mbrojtje në nivelin më të lartë të pushtetit. Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është ai mbrojtësi i Agim Kajmakut, me kandidimin e të cilit provoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

 

Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë nisjen e mënjëhershme të procedimit penal ndaj shtetasit Agim Kajmaku, për kryerjen e krimit të fallsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit.

 

Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë të informojë menjëherë autoritetet ligjzbatuese greke se shtetasi Jorgo Toto alias Agim Kajmaku ka si adresë të tij të re, me bekimin dhe ndihmën e Edi Ramës, zyrën e Kryetarit të Bashkisë Vorë.

 

Edi Rama dhe “katicat” e tij të korruptuara në prokurori, mund ta pengojnë apo vonojnë nxjerrjen e rezultateve zyrtare për këtë rast, por ato nuk do të arrijnë kurrë t’i imponojnë Vorës dhe qytetarëve të saj të nderuar, një Kryetar Bashkie keqbërës, pjesë e botës së krimit dhe një falsifikator i provuar.

Read More
25 Gus
0

Basha: Agim Kajmaku po i fshihet drejtësisë greke prej disa vitesh. Rama e di dhe e mbron.

VIDEO-MESAZH I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë.

Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke.

Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!

#HajdutiPsiqik#RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/365305857715423/?epa=SEARCH_BOX

Read More
23 Gus
0

Basha: Në Ditën e Kujtesës për Viktimat e Regjimeve Totalitare, marrim 3 angazhime të rëndësishme publike për nderimin e sakrificës së të përndjekurve

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

Sot mbarë Europa kujton Viktimat e regjimeve totalitare. Askush nuk ka paguar një çmim më të lartë për lirinë në Europë, se sa shqiptarët. Sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me dhe pa gjyq, për liri, për demokraci, për dëshirën për të ndërtuar një shoqëri të respektit për dinjitetin njerëzor, sipas normave dhe vlerave europiane, për fjalën e lirë, për besimin në Zot.

34135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike.

59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi.
7.022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shatazarak.
984 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit.

6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza u ekzekutuan me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.
Nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.

Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë se ky krim, është zhdukja e gjurmëve të krimit. Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, ka në themel kompleksin e xhelatëve, për të zhdukur bashkë me kundërshtarët e tyre politikë, edhe gjurmët e krimit të tyre.

Kujtesa dhe nderimi për sakrificën e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe kombin, e lartëson një komb. Harresa dhe mosmirënjohja janë rruga drejt shkatërrimit të shoqërisë dhe vlerave bazë të familjes, kombit dhe Atdheut.

Në këtë ditë kujtese, rikonfirmoj në emër të Partisë Demokratike, së bashku me ndjesën që nuk kemi arritur të bëjmë gjithçka nevojitet për nderimin e sakrifices së të përndjekurve politikë, për gjetjen dhe nderimin e eshtrave të të ekzekutuar pa gjyq, vendosmërinë tonë që në Parlamentin e dalë nga vota e lirë do të miratojmë ndër aktet e para:

– ndalimin dhe kriminalizimin e simboleve të komunizmit, dhe nderimin për xhelatët e diktaturës, që kanë për qëllim të fshijnë çdo kujtesë të sakrificës dhe rezistencës për liri.

– nderimin e viktimave të komunizmit, për të sprapsur revanshin komunist, i cili u rilind dhe u materializua, me vendimin kriminal për të hequr dhe kufizuar dëmshpërblimin për pasardhësit e të ekzekutuarve.

– angazhimin ligjor dhe financiar për gjetjen dhe nderimin e të ekzekutuarve pa gjyq që sot janë pa varr dhe heshtrat e të cilëve nuk gjenden.

Drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët e rilindur. Shqipëria është vendosur nën një tjetër diktaturë të krimit. Për pushtetin dhe pasurimin e tij të paligjshëm Edi Rama ka kthyer policinë politike, prokurorinë dhe drejtësinë private dhe burgosjet dhe gjygjet politike. Ndërkohë kriminelët dhe pushtetarët hajdutë janë mbi ligjin gëzojnë pandëshkueshmëri dhe mbrojtje nga Edi Rama.

Kjo e keqe do të ndalet me çdo kusht e me çdo çmim dhe shqiptarët e bashkuar do ta fitojnë betejën për vlerat themelore të demokracisë, votën e lirë, dhe nderimin e trajtimin dinjitoz të të përndjekurve politikë dhe të gjithë shqiptarëve të ndershëm.

 

Read More
23 Gus
0

Gjata: Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke falsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

 

  • Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!

 

  • Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke falsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

 

  • Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

 

 

DEKLARATË PD, ÇLIRIM GJATA

 

Valdrin Pjetri, kandidati trafikant i Edi Ramës dhe Tom Doshit në Shkodër, nuk është një rast i izoluar. Një pjesë e mirë e kandidatëve të Edi Ramës në bashki të ndryshme të vendit kanë probleme me drejtësinë, për shkak të së shkuarës kriminale ose për lidhjet e tyre aktuale me krimin.

 

Çfarë i lidh bashkë të gjithë këta individë që e morën me pushtetin me dhunë, është Edi Rama, i cili mbron dhe promovon këdo që i shërben pushtetit të tij kriminal.

 

Njësoj si për Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se edhe Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë!

 

Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij dhe i Belinda Ballukut për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

 

Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, madje ai e kabekuar fshehjen e precedentit penal të Agim Kajmakut. Por Edi Rama po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.

 

Pyetja drejtuar Edi Ramës, Belinda Ballukut, Agim Kajmakut dhe Arta Markut është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: A është dënuar, dëbuar, arrestuar dhe shpallur në kërkim ndonjëherë në Greqi për vepra penale të rënda dhe a e ka fshehur këtë fakt në vetedeklarimin e dekriminalizimit?

 

Agim Kajmaku iu shmang kësaj pyetje në tekst-përbetimin e ardhur të gatshëm nga zyra e Edi Ramës me sugjerimin e bashkëpunëtores së tij, Belinda Balluku. Por këta të tre, kanë detyrimin t’u thonë shqiptarëve të vërtetën:

 

A është arrestuar ndonjëherë në Greqi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto?

 

A ka çështje të hapur penale përfaqësuesi i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Greqi?

 

Pse Edi Rama dhe Belinda Balluku vendosën veton duke shpërfillur PS të Vorës, kur socialistët protestuan para 30 Qershorit për kryebashkiakun me probleme të Ramës dhe Ballukut?

 

Strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

 

Ajo është një strategji e dëshuar, që do të ketë vetëm një përfundim: Edi Rama do të largohet me turp si kryeministri i cili ka vetëm një ofertë për qytetarët: krimin dhe hajdutërinë.

Read More
22 Gus
0

Basha: Katicat e Edi Ramës në Prokurori, Arta Marku dhe Donika Prela, po veprojnë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të “Rilindjes”

 

  1. Katicat e Edi Ramës në Prokurori, Arta Marku dhe Donika Prela, po veprojnë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të “Rilindjes” për të mbyllur dosjen 184 përpara krijimit të SPAK-ut.

 

  1. Katicat e Edi Ramës duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre për mbulimin e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër nga një grup i struktuar kriminal, me përfshirjen e politikanëve të lartë të PS, kriminelëve, zyrtarëve të lartë dhe policisë.

 

  1. Ngjarjet tregojnë degjenerimin përfundimtar të Edi Ramës dhe të organizatës së tij kriminale. Ka rikthyer në krye të PS Tom Doshin, një njeri në listën e zezë të SHBA, duke caktuar kandidat për Shkodrën një kriminel të dëbuar nga Italia.

 

  1. Edi Rama ka dijeni të plotë që edhe Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është me precedent të hapur penal me drejtësinë greke. Sa kryebashkiakë të tjerë janë me precedentë penalë?!

 

  1. Kriminalizimi i plotë i politikës, me Edi Ramën në krye, është burimi i krizës së thellë ekonomike, politike dhe kushtetuese në Shqipëri. Edi Rama nuk përfaqëson më asgjë, as socialistët, përveç interesave të kriminelëve.

 

  1. Mënyra e vetme për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza është çlirimi i politikës nga krimi dhe kjo klikë kriminale, përmes një procesi të rregullt zgjedhor, të mbikqyrur nga një qeveri tranzitore, në përbërje të së cilës nuk mund të ketë persona të lidhur me krimin.

 

  1. PD dhe opozita do të shpalosië së shpejti një platformë masash, për Shqipërinë si e gjithë Evropa si një plan kombëtar për të mos humbur më shumë kohë dhe mundësi të çmuar, duke mbyllur përsëri derën e Evropës dhe të investimeve të huaja.

 

  1. Koha nuk pret. Shkodra, Vora, asgjesimi dhe kthimi i prokurorisë në një shtojcë të organizatës së strukturuar kriminale të “Rilindjes”, tregojnë se Shqipëria është në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, nga i cili duhet të dalim një orë e më parë.

 

  1. Gjermania është ndër vendet e para, që ka ngritur zërin mbi domosdoshmërinë e kapërcimit të krizës për të siguruar integrimin evropian të vendit.

 

  1. Kanë patur, kanë dhe do të kenë tek PD, opozita dhe tek unë, personalisht, një faktor të gatshëm të hedhë çdo hap të mundshëm për zgjidhjen e kësaj krize sipas parimeve, normave dhe standardeve evropiane.

 

 

 

KOMUNIKIMI ME GAZETARËT I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

 

Pyetje: Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar moskompetencën përsa i përket dosjes 184, duke ia deleguar hetimin për vjedhjen e votave prokurorisë së Dibrës. Komenti juaj?

 

Lulzim Basha: Ky është një veprim i dy Katicave, të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Katica e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Katica e Krimeve të Rënda po veprojnë, siç kemi thënë edhe më parë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të “Rilindjes”. Ato janë aty për t’i mbrojtur dhe jo për t’i çuar përpara ligjit politikanët, që janë kapur duke vjedhur paratë e shqiptarëve apo duke vjedhur votat e shqiptarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç tregon dosja 184. Guximi që kanë marrë, përpjekja për të mbyllur diçka, që tashmë e ka marrë vesh e gjithë bota, e gjithë Evropa, përmes publikimeve të gazetës më të madhe gjermane Bild, tregon që dëshpërimi i Edi Ramës dhe i organizatës së tij kriminale është i tillë, saqë ka vendosur t’i shtyjë edhe këto masha të pushtetit të tij, siç janë Arta Marku dhe Donika Prela, dy katicat e tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, drejt vetëflijimit. Sepse me veprimet që kanë ndërmarrë sot, të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, s’kanë bërë asgjë më pak e asgjë më shumë sesa shpërdorim detyre me qëllim mbulimin e një vepre të rëndë kriminale, siç është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal, me përfshirje të politikanëve më të lartë të Partisë Socialiste, të kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri, të oficerëve më të lartë të Policisë së Shtetit dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të vjedhur zgjedhjet në Dibër. Pra, të dyja, prej këtij momenti, duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Prandaj po them që kanë zgjedhur dhe e meritojnë plotësisht që këtej e tutje të quhen Katicat e Shqipërisë. Siç e dini, Katica është Prokurorja Speciale që u vu në pranga në Maqedoninë e Veriut, për shkak të aferës korruptive që u zbulua nga mediat në vendin fqinj.

 

Në thelb, këto ngjarje tregojnë degjenerimin përfundimtar të Edi Ramës dhe të organizatës së tij kriminale. Shikoni çfarë ka ndodhur, ka rikthyer në krye të Partisë Socialiste Tom Doshin, një njeri në listën e zezë të partnerëev tanë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, bashkë me të, në dijeni të plotë, caktuan kandidat për Bashkinë e Shkodrës një kriminel të dëbuar nga Italia, ndërkohë që, ky njeri sot duhej të ndiqej penalisht, sepse vetë mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit përbën vepër penale. Prokuroria, në vend që të bëjë këtë, përpiqet të mbyllë dosjen 184 dhe ta mbyllë, mundësisht, para se të krijohet SPAK-u.

 

Një tjetër rast i rëndë është sjellë në vëmendjen e publikut nga Partia Demokratike, ky është rasti i Agim Kajmakut, një tjetër individ me precedentë penalë në Greqi, për të cilin, po kështu, Edi Rama dhe persona të tjerë përgjegjës në kupolën e lartë socialiste, kanë patur dijeni të plotë. Në të njëjtën mënyrë si Valdrin Pjetri, edhe Agim Kajmaku, sot ka mohuar precedentin penal në shtetin fqinj. Fakti është se Agim Kajmaku është një person me precedentë penal të hapur me drejtësinë greke dhe ky është një fakt i ditur nga Edi Rama, është një fakt i komunikuar atij nga partnerët ndërkombëtarë dhe, prapëseprapë, ka zgjedhur të vazhdojë të kandidojë një person tjetër me precedentë penal, në shkelje të Ligjit të Dekriminalizimit. Pyetja që shtrohet këtu është: Sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedentë penalë? A nuk është kjo një provë tjetër, unë do të thoja fundore, se kriza e thellë ekonomike në Shqipëri, kriza politike dhe kushtetuese në Shqipëri kanë një burim, kriminalizimin e plotë të politikës me Edi Ramën në krye, që ai përfundimisht nuk përfaqëson më asgjë, as interesat e socialistëve të thjeshtë, por interesat e kriminelëve, nga trafikantët dhe lordët e baronët e drogës deri tek kriminelët e tjerë që kanë kandiduar për bashkinë, apo që i ka futur në parlament.

 

Padyshim, përgjigjja e vetme për këtë është çlirimi i politikës nga krimi, është çlirimi nga kjo klikë kriminale, përmes një procesi të rregullt zgjedhor, të mbikqyrur nga një qeveri tranzitore, në përbërje të së cilës nuk mund të ketë as persona të lidhur me krimin dhe as persona përgjegjës për lidhje të tmerrshme me krimin, që Edi Rama dhe kupola e “Rilindjes” u servirën shqiptarëve këto 6 vite. Kjo është e vetmja mënyrë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë dhe për ta futur atë në rrugën e zhvillimit ekonomik, të punësimit, të mirëqenies, dhe për të siguruar integrimin evropian të vendit. Koha nuk pret. Jemi në një moment shumë delikat, ndaj, ashtu siç kam paralajmëruar, Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, gjatë javëve në vijim, do të shpalosin një platformë masash, për Shqipërinë si e gjithë Evropa, si një ofertë kombëtare, si një plan kombëtar, për të mos humbur më shumë kohë dhe mundësi të çmuar, duke mbyllur përsëri derën e Evropës për Shqipërinë, duke mbyllur derën e investimeve të huaja, duke e futur ekonominë në një krizë edhe më të thellë, që krijon më shumë papunësi, mjerim dhe varfëri, por për t’i dhënë fund kësaj krize politike, për t’i nxjerrë kriminelët nga institucionet, nga qeveria, nga parlamenti, nga bashkitë, për t’i nxjerrë ata nga ekonomia, për t’i hequr nga rrugët dhe sheshet e Shqipërisë dhe për t’i çuar para drejtësisë, për t’ia kthyer shqiptarëve institucionet, ekonominë, rrugët dhe sheshet e Shqipërisë.

 

Kjo platformë do të parashikojë disa masa, një pjesë e të cilave kam patur mundësinë t’i bëj publike edhe në bashkëbisedimin e fundit që kemi patur së bashku dhe do t’i nënshtrohet një bashkëbisedimi, një dialogu, një debati të gjerë kombëtar, me të gjithë faktorët e interesuar, politikë, shoqërorë, ekonomikë dhe të grupeve të tjera të interesit, përfshirë këtu edhe intelektualët, median dhe botën akademike. Por koha nuk pret. Shkodra, Vora dhe asgjësimi total i prokurorisë, kthimi i prokurorisë në një shtojcë të organizatës së strukturuar kriminale të “Rilindjes” tregojnë se Shqipëria ka mbërritur në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, nga i cili duhet të dalim një orë e më parë.

 

Pyetje: Zoti Basha, sot ju takuat ambasadorin e ri gjerman dhe në fillim të shtatorit pritet një delegacion gjerman. A po kërkon Gjermania zgjidhjen e krizës politike dhe a janë ata ndërmjetës për të gjetur zgjidhjen?

 

Lulzim Basha: Unë u jam shumë mirënjohës partnerëve tanë perëndimorë, Gjermanisë, ambasadorin e ri të së cilës pata kënaqësinë ta pres sot, dhe personaliteteve të larta gjermane që do të vizitojnë Shqipërinë në javët e ardhshme. Janë ndër të parët që kanë ngritur zërin mbi domosdoshmërinë e kapërcimit të kësaj krize për të siguruar integrimin evropian të vendit. Kanë patur, kanë dhe do të kenë tek Partia Demokratike, tek opozita e bashkuar dhe tek unë personalisht, një faktor, jo vetëm të interesuar, por të gatshëm të hedhë çdo hap të mundshëm për zgjidhjen e kësaj krize sipas parimeve, normave dhe standardeve evropiane.

 

Ju faleminderit! Ditë të mbarë!

Read More
21 Gus
0

Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve

 

VIDEO-MESAZH I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Një vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji. Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve:

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/456013931655595/?epa=SEARCH_BOX

Read More
21 Gus
0

Bardhi: Kalimi i dosjes nr.184 në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

 

  • Kalimi i dosjes nr.184 në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

 

  • Duke marrë në mbrojtje organizatën kriminale të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, provohet se përsa kohë Edi Rama është në Qeveri, në Shqipëri nuk ka për të patur kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

  • Mbyllja e dosjes 184 duke e varrosur atë në Dibër, larg vëmendjes publike, nuk ka për ta shpëtuar Edi Ramën nga përgjegjësia e tij direkte për vjedhjen e zgjedhjeve.

 

 

 

DEKLARATË E PD, GAZMENT BARDHI

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar së ekzistuari si e tillë dhe me urdhër të Edi Ramës, është shndërruar në një prokurori private që nuk ndëshkon krimin e vjedhjes së zgjedhjeve, por e mbron atë.

 

Sot, media zbuloi vendimin skandaloz për të varrosur dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër.

 

Pasi bllokoi për 3 vjet hetimin e dosjes 184, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hequr dorë nga hetimi i saj, duke vendosur në fshehtësi moskompetencën.

 

Pasi u dështoi plani i mbylljes së hetimeve në heshtje dhe pa transparencë, kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.

 

Publikimi i përgjimeve nga gazeta prestigjoze gjermane BILD u faktoi shqiptarëve se në vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, partia në pushtet kishte vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale.

 

Shqiptarët dëgjuan më zë sesi në krye të organizatës kriminale të vjedhjes së zgjedhjeve ishte personalisht Edi Rama.

 

Heqja dorë nga hetimi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda është skenari që i siguron paprekshmëri Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Nderut, Ulsi Manjës, Arben Keshit, Dionis Imerajt, Valbona Sakos dhe të gjithë bandës së partisë në pushtet, të kapur në flagrancë me përgjime të ligjshme të vetë prokurorisë.

 

Heqja dorë nga hetimi dhe kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës, me urgjencë dhe në fshehtësi, në prag të ngritjes së SPAKU-t, është qartazi shmangie e kalimit të kësaj dosje tek SPAK-u.

 

Heqja dorë nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është provë sesi hajdutët e zgjedhjeve nuk ndëshkohen, por mbrohen nga prokuroria e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama.

 

Duke marrë në mbrojtje organizatën kriminale të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, njëlloj siç po merren në mbrojtje edhe bandat e vjedhjes së zgjedhjeve në Durrës, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, provohet se përsa kohë Edi Rama është në Qeveri, në Shqipëri nuk ka për të patur kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Mbyllja e dosjes 184 duke e varrosur atë në Dibër, larg vëmendjes publike, nuk ka për ta shpëtuar Edi Ramën nga përgjegjësia e tij direkte për vjedhjen e zgjedhjeve. Edi Rama mund të ketë hequr qafe për pak kohë SPAK-un, por ai nuk mund të heqë dot qafe shqiptarët, shumica e të cilëve kërkojnë largimin e tij.

Read More
21 Gus
0

Basha: PS e Shkodrës u dorëzua tek Tom Doshi dhe trafikanti Pëllumb Gjoka, bashkëpunëtor i Bandës së Bajrave.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

Dje mbarë opinioni publik u njoh me debatin mes kupolës së PS në Shkodër nga ku del qartë se partinë që qeveris vendin, e drejton Tom Doshi, dhe se votat për partinë e Edi Ramës i siguron krimi i organizuar.

Gjatë debatit të socialistëve me Senida Mesin, për të mos ia dorëzuar Shkodrën Tom Doshit siç urdhëronte Edi Rama, flitet për votat e siguruara në Velipojë. Senida Mesi ua mohon kontributin socialistëve dhe ia njeh atë një personi jashtë Partisë Socialiste.

Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave. Në Tiranë ai vesh kostumin e biznesmenit që gëzon mbështetjen e Edi Ramës. Për Edi Ramën narkotrafikanti Pëllumb Gjoka mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës, Edi Rama darkon me familjen dhe fton shpesh miq të huaj.

Pëllumb Gjoka është ortak me Tom Doshin në një nga hotelet më luksoze pranë bllokut të ambasadave, ku janë pastruar paratë e trafiqeve të miqve kriminelë të Edi Ramës që i sigurojnë atij pushtetin.

Edi Rama është angazhuar personalisht për të ndaluar hetimin e pasurive të tyre sipas ligjit Antimafia, sepse Pëllumb Gjoka është shkuesi i Edi Ramës me bandën e Bajrave në Shkodër, ndërsa Tom Doshi është ai që menaxhon çdo pushtet të Partisë Socialiste në kryeqendrën e Veriut.

Dëshmia e Senida Mesit se votat për Edi Ramën në Velipojë i mbledh një trafikant droge që pastron paratë e krimit në Tiranë, rikonfirmon se vendi qeveriset nga një kryeministër i kapur nga krimi.

Hajduti Psiqik e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, dhe bashkë me krimin pasurohet në mënyrë të paligjshme duke vjedhur shqiptarët dhe duke pastruar paratë e krimit. Ndaj për sa kohë që në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, shqiptarët mbeten të varfër, të papunë e të dhunuar.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

 

Read More
20 Gus
0

Basha: Rama me familjen dhe miqtë vodhën miliarda euro në 6 vjet.

 

VIDEO-MESAZH I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

 

Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.

Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë. Ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje speciale dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.

Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Hajduti Psiqik me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. 1 në 3 familje shqiptare nuk kanë të hanë sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Hajdutit Psiqik ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.

Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Hajduti Psiqik dhunon të vegjlit dhe të varfërit dhe u shërben kriminelëve, të fortëve dhe oligarkëve.

Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike i Hajdutit Psiqik është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

Që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë duhet ta largojmë Edi Ramën.#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

 

https://www.facebook.com/166424440075412/posts/2574287392622426?s=1132062091&v=e&sfns=mo

Read More