Blog

09 Gus
0

Basha: Ne do të insistojmë në zgjidhje politike të krizës, që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër

 

  • Hajduti nuk ka shkuar me pushime, hajdutëria vazhdon. Për të vjedhur qindra milionë euro, Edi Rama përdor metodën korruptive të fryrjes së kostove me disa herë dhe marrjes së fitimit mbi koston reale.

 

  • Kjo metodë korruptive shpjegon pse koncesionet dhe tenderat për rrugët kushtojnë disa herë më shumë se në Europë dhe janë me cilësi më të dobët. Vetëm tek Milot- Balldre rryshfeti është 220 milionë euro.

 

  • Kontrata për faturimin elektronik të bizneseve është rasti më i fundit i kapjes së shtetit. Duke nxjerrë jashtë përdorimit kasat fiskale dhe duke i detyruar të blejnë të reja, biznesit do tli grabiten 170 milionë euro.

 

  • Tenderi i bërë për të krijuar këtë sistem, që në embrion, ka qenë tërësisht i korruptuar dhe i sajuar më qëllim që të mundësonte vjedhjen e menjëhershme të 10 milionë eurove. Tenderi është vjedhur direkt nga Edi Rama.

 

  • Në aferën e faturimit online ka një luftë mes interesave të Arben Ahmetajt dhe ndonjë zyrtari të korruptuar të PD në pushtet dhe klanit të Edi Ramës me familjarët e tij dhe mafian kroate, që e ka në paradhomën dhe zyrën e tij.

 

  • Pavarësisht kërdisë që po bën me fondet e buxhetit të shtetit, me PPP-të dhe koncesionet, me taksat dhe detyrimet e jashtëligjshme, si këto që po planifikon për biznesin e vogël, nuk ka për t’i gëzuar paratë e vjedhura.

 

  • PD dhe opozita e bashkuar do të fillojnë menjëherë një hetim penal dhe një auditim financiar të të gjitha kontratave, koncesioneve, të të gjitha lejeve të dhëna nga kjo bandë.

 

  • Dua t’u bëj të qartë zyrtarëve të çfarëdo niveli, si dhe klientëve të tyre, që me paratë që po vidhni nuk jeni duke blerë as mirëqenie, as luks, por jeni duke blerë burgun dhe konfiskimin.

 

  • Brenda javës së parë të shtatorit, prokurorisë shqiptare dhe prokurorisë daneze do t’i depozitohet kallëzimi penal për arkitektin e korruptuar në funksion të grabitjes së Teatrit Kombëtar, Bjerke Ingels.

 

  • I njëjti standard për kallëzim do të ndiqet ndaj mafiozëve kroatë dhe aferës së Ramës me kasat fiskale dhe arkitektit të dënuar në Itali, Casamonti, për skemën korruptive tek Universiteti i Arteve.

 

  • Rreshtimi i PD përkrah interesit publik me djegien e mandateve vetëdijësoi shqiptarët se nuk jemi të gjithë njësoj, se beteja jonë është më e madhe se beteja për pushtet, është betejë për shqiptarët.

 

  • Të gjitha vendimet e opozitës në lidhje me 30 Qershorin kanë qenë në interesin publik për të shmangur gjakderdhjen që kërkonte Edi Rama, në mënyrë që të detyronte Lulzim Bashën të ulej në tavolinë me të.

 

  • Braktisje dhe refuzim si më 30 Qershor për Edi Ramën nuk ka ndodhur në 30 vite. Është detyra jonë të realizojmë objektivin europian, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

 

  • Kushtet tona janë kushte europiane, të mos qeverisemi nga hajdutë në zgjedhje te ardhshme dhe të dalin para drejtësisë ata që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet.

 

  • Qendrimet tona janë të drejta. Janë qendrime për interesin e shqiptarëve. Sakrifikimi i pushtetit prej nesh nuk është shenjë dobësie, por shenjë force e një politike të standardit europian.

 

  • Mungesa e SPAK-ut është një nga veprat më të mëdha tinzare të Edi Ramës. Kur them se kjo krizë do të mbarojë me standarde dhe parime europiane, e përsëris, do të mbarojë me politikanë me pranga në duar.

 

  • Ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, pa përjashtim.

 

  • Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës. Qendrimi ynë është i qartë. 13 Tetori është e vetmja datë kushtetuese për zgjedhjet në Shqipëri. KQZ do të vendoset përballë përgjegjësisë ligjore dhe penale për moszbatimin e dekretit.

 

  • Edi Rama, me mercenarët e tij politikë dhe mediatikë, po hedh para të madhe për të përdorur të vetmen levë që i ka mbetur, përçarjen e opozitës, përçarjen e PD. Nuk do t’ia dalë as me njërën, as me tjetrën.

 

  • Kapja me dhunë e pushtetit vendor është një precedent i rrezikshëm për stabilitetin dhe sigurinë, që hedh në erë çdo shtyllë të mbetur të bashkëjetesës paqësore politike në vend.

 

  • Mesazhi qe Edi Rama u jep qytetarëve me precedentin e zaptimit të dhunshëm të pushtetit lokal është se edhe ata mund të përdorin të njëjtin standard, të hyjnë në kryeministri, ministri, drejtori, parlament.

 

  • Qëndrimi ynë është i qartë: Ne do të insistojmë në zgjidhje politike të krizës. Kjo do të thotë me zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, në një ditë me zgjedhjet vendore.

 

 

 

 

 

Mirëse keni ardhur!

 

Ju kam ftuar për një bashkëbisedim.

 

Së pari dua të sjell në vëmendje të qytetarëve që na ndjekin disa prej çështjeve më të mprehta, të zbuluara këto javë të nxehta të korrikut dhe të gushtit, ku duket se, pavarësisht që shumë prej aktivitetit njerëzor është ngadalësuar dhe ndokush ka shkuar edhe me pushime, hajduti nuk ka shkuar me pushime, hajdutëria vazhdon.

 

Kam qenë këtu para një muaji, kur kam denoncuar qasjen e fundit të grabitjes së pasurive dhe parave publike të shqiptarëve nga Edi Rama. Dhe sot dua ta them fare qartë se modeli që ai aplikon është modeli tipik i regjimeve të korruptuara në botë, një metodë e njohur dhe studiuar nga të gjitha organizatat që luftojnë korrupsionin, si p.sh Transparency International.

 

Metoda është ajo e fryrjes së kostove publike dhe marrjes mbrapsht nga klienti, nga oligarku paratë mbi koston e fryrë, në anglisht quhet kick – back, e njohin si korrupsion, anglezët i thonë “kick – back”, e merr dhe e kthen pjesën që të ka dhënë tepër, nga paratë e shqiptarëve në këtë rast.

 

Të gjitha koncesionet dhe të gjithë tenderat e Edi Ramës janë të tilla.

 

  • Fryje koston disa herë.
  • Jepja tenderin klientëve
  • Ndaj paratë me klientët.

 

Kjo shpjegon pse rrugët që po ndërtohen dhe do të ndërtohen kushtojnë disa herë më shumë sesa në Europën Perëndimore me një cilësi shumë më të dobët.

Kjo shpjegon pse çmimi i rrugëve në Shqipëri që do të ndërtojë Edi Rama me koncesione, me PPP, por edhe ato që po bën me tendera të drejtpërdrejtë në vendin më të varfër të Evropës, me cilësi më të dobët nga vendet e tjera europiane, kushtojnë shumëfishin e kostos së ndërtimit të të njëjtave rrugë në Gjermani apo në vende të tjera të Europës Perëndimore.

Kjo shpjegon se përse 600 metra bulevard Zogu i Parë, nga sheshi “Skëndërbej” tek ish-stacioni i Trenit, do t’i kushtojë shqiptarëve plot 6 milionë euro. Në fakt, kosto reale e gjithë këtij segmenti nuk i kalon 1 milionë euro. 4 milionë euro do të ndahen mes Edi Ramës, Erion Veliajt dhe kompanisë që ka marrë këtë shumë, 6 milionë euro për 600 m. Dhe e dini se cila do të jetë kjo kompani? Është “Fusha” e Teatrit Kombëtar. 6 milionë euro për 600 m do të ndahen 1 apo maksimumi 2 milionë i merr “Fusha”, pjesën tjetër i merr Rama dhe ndonjë pjesë për Uria Hipin e tij në bashki.

 

Kjo shpjegon pse Milot – Balldre, 17 km u kushton shqiptarëve 256 milionë euro. Presidenti i Republikës e ka kthyer dje ligjin e këtij koncesioni, duke zbuluar, përmes vetë burimeve zyrtare, rritjen artificiale të kostos me 50 mln euro, kjo sipas vetë burimeve zyrtare. Natyrisht, që e përshëndes kthimin e këtij ligji korruptiv nga Presidenti i Republikës. Rritja faktike e kostos është 150 mln euro, pra 3-fish. Ky është kick – back i Milot Balldre, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun. Studimi i fizibilitetit i vetë qeverisë që u publikua për Thumanë – Kashar, tregoi fryrjen e kostos së rrugës me 100 mln euro. Në fakt, fryrja reale e kostos është 220 mln euro. Ky është kick –  back, ky është rryshfeti i Thumanë-Kashar.

 

Modeli i fryrjes së kostos tregon pse Dukat –Orikum me një korsi dhe vetëm 14 km do të kushtojë 70 milionë euro, ku kosto nuk është më shumë se 20 mln euro, 50 mln euro është kick – back që do të ndahen mes Gjikurisë dhe Edi Ramës.

 

Ky pra është modeli, fry koston dhe vidhi bashkë me klientët të gjithë paratë shtesë, që, në fakt, janë paratë e qytetarëve, paratë e taksapaguesve. Ky është modeli për çdo koncesion, ky është modeli për çdo tender.

 

Ky lloj korrupsioni në këto përmasa, që në botë njihet me termin Grand Corruption, ka ndodhur në kushtet e kapjes totale të shtetit. Kapja e shtetit është kur programet, projektet, politika, ligjet bëhen me qëllimin direkt për t’u shërbyer jo njerëzve, jo interesit publik, por klientëve dhe interesave të qytetarëve, interesave private, në këtë rast të qeveritarëve.

 

Rasti më i fundit i kapjes së shtetit është kontrata për faturimin elektronik të bizneseve. Është një projekt ku Edi Rama dhe klientët e tij kanë planifikuar t’i vjedhin biznesit me qindra milionë euro në vitet e ardhshme, me qindra milionë euro t’i vjedhin nga bizneset.

 

Për këtë ka bërë një ligj për t’i detyruar bizneset të blejnë aparatura të reja dhe programe të reja kompjuterike, të cilat do t’i blejnë, gjejeni se nga kush! Nga klientët e Edi Ramës.

 

Aktualisht, në vend përllogariten rreth 140 mijë kasa fiskale në përdorim dhe secila prej tyre do të zëvendësohet me pajisje kompjuterike apo iPad, që do të kushtojnë të paktën 250 euro për aparaturën dhe do të thotë mbi 30 milionë euro nga bizneset, 50-100 euro çdo vit programi kompjuterik për mirëmbajtje, që do të thotë 14 milionë euro në vit për 10 vjet. Bëhet fjalë për 170 milionë euro që  do të zhvaten nga biznesi pasi janë rënduar me taksa, tarifa, me çmimin mëtë lartë të energjisë në rajon, me çmimet më të larta të naftës në rajon, tani çdo 2-3 vjet i ndërrohen edhe kasat, tani i vendoset edhe kjo taksë e papërballueshme. Pse?! Që Edi Rama dhe mafia kroate e mikut të tij të vjedhin 170 milionë euro nga biznesi i vogël dhe i mesëm shqiptar.

 

Tenderi i bërë për të krijuar këtë sistem, që në embrion ka qenë tërësisht i korruptuar dhe i sajuar më qëllim që të mundësonte vjedhjen e menjëhershme të 10 milionë eurove.

 

Tenderi është vjedhur direkt nga Edi Rama. Ne e dimë për fakt se Edi Rama është takuar me biznesmenët kroatë, që diktuan së bashku me dy kompani shqiptare, para bërjes së tenderit në zyrën e tij, kushtet dhe termat me të cilat është bërë tenderi.

 

Dimë që mafiozi kroat ka urdhëruar, siç ka dashur zyrtarë të shtetit shqiptar sa herë që ata kanë vonuar zbatimin e urdhrave të kryeministrit për ecjen përpara me përgatitjen e këtij tenderi.

Dimë që, pasi tenderi fallco përfundoi, kompania shqiptare “Jehona” u shit për 250 mijë euro tek një biznesmen mafioz kroat, i hetuar për pastrim parash në Kroaci dhe, përmes atij që është edhe miku i mikut tjetër të Edi Ramës, këshilltarit të tij, Edi Rama, do të marrë kick – back, rryshfetin, paratë e vjedhura të pastruara në Kroaci.

 

Është një skemë e sajuar në çdo detaj me një qëllim, për të vjedhur. Imponimi i panevojshëm me një ligj, kalimi nga Parlamenti, që ta bëjmë ligjore, që nesër Prokuroria të mos ketë mundësi ta ndjekë, i sistemit të ri të faturimit, vjedhja e kostos, fryrja e tenderit, për të ndërtuar këtë sistem të ri, detyrimi i bizneseve për të blerë këtë program kompjuterik tek klientët e vet, e gjitha është e sajuar dhe ka vetëm një qëllim: Vjedhjen, e cila në 10 vite kap shifrën 170 milionë euro, para që do t’i paguajnë bizneset shqiptare.

 

Tashmë, është e qartë se edhe pa këto skandale të verës, s’ka lënë ditë pa bërë një tender, pa miratuar një vendim korruptiv, se Edi Rama jeton për të vjedhur, qeveris për të vjedhur, merr frymë për të vjedhur dhe çdo ditë çohet me një qëllim: si të vjedhë dhe si të grabisë. Pavarësisht kërdisë që po bën me fondet e buxhetit të shtetit, me PPP-të dhe koncesionet, me taksat dhe detyrimet e jashtëligjshme, si këto që po planifikon për biznesin e vogël, nuk ka për t’i gëzuar paratë e vjedhura.

 

E kam theksuar se PD dhe opozita e bashkuar do të fillojnë menjëherë një hetim penal dhe një auditim financiar të të gjitha kontratave, koncesioneve, të të gjitha lejeve të dhëna kjo qeveri, nga kjo bandë.

 

Do të gjurmohet çdo burim parash. Çdo individ shtetëror dhe privat, shqiptar dhe i huaj, i përfshirë në këto kontrata, do të gjurmohet në Shqipëri, do të gjurmohet në Danimarkë, do të gjurmohet në Kroaci, do të gjurmohet në Itali, do të gjurmohet në Delaëare, do të gjurmohet në Ishujt Kajman, do të gjurmohet në Singapor dhe kudo që do të jenë dhe do të fshihen ata dhe pasuritë e tyre, në emrin e tyre apo në emra të tjerë. Do të gjurmohen nga shteti shqiptar, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Europolin, me Interpolin dhe me agjencitë kryesore të ligjizbatimit të vendeve të mëdha të Bashkimit Europian dhe agjencitë e specializuara kundër krimit të organizuar të SHBA-ve. Do të kemi një program të posaçëm për rikuperimin e të gjithë pasurive dhe parave të vjedhura nga zyrtarët shtetërorë dhe nga klientët e tyre privatë.

 

Për këtë arsye, dua t’ua bëj të qartë të gjithë zyrtarëve të çfarëdo niveli, si dhe klientëve të tyre, që me paratë që po vidhni nuk jeni duke blerë as mirëqenie, as luks, por jeni duke blerë burgun dhe konfiskimin.

 

Nëse mendoni se do të vidhni qindra milionë euro, praktikisht, të gjithë paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe do t’ua hidhni, gaboheni rëndë!

 

Nëse mendoni se shqiptarët do të vuajnë në varfëri, pa arsim, pa shëndetësi dhe papunësi sepse paratë e tyre i keni vjedhur ju, gaboheni rëndë!

 

Ata që mendojnë se do të dergjet në mjerim një popull që ata të jetojnë në luks, gabohen dhe, shpejt, do ta  ndjejnë gabimin me dhimbje të padurueshme. Ky është mesazhi që kam për ta.

 

Sikundër, dua të njoftoj sot se brenda javës së parë të shtatorit, prokurorisë shqiptare dhe prokurorisë daneze do t’i depozitohet kallëzimi penal për arkitektin e korruptuar në funksion të vjedhjes dhe të grabitjes së Teatrit Kombëtar, Bjerke Ingels i Danimarkës dhe koorporatën e tij “Big”. Ndërkohë që po bëhen të gjitha përgatitjet për të bërë të njëjtat hapa, sot me mundësi që kemi si opozitë, natyrisht nesër ne qeverisje të tjera mundësi do të kemi, por sot me këtë mundësi, edhe sa i përket mafiozëve kroatë, edhe sa i përket aferës së Ramës me kasat fiskale, edhe sa i përket një tjetri të përfshirë në një skemë gjigande korrupsioni dhe shkatërrimi të trashëgimisë kulturore shqiptare me kontribut italian, që është arkitekti i dënuar në Itali, Casamonti, që duket se do të marrë përsipër të njëjtën skemë korruptive tek Akademia e Arteve, tek Universiteti i Arteve në sheshin Nënë Tereza.

 

Pyetje: A mendoni se djegia e mandateve dhe më pas bojkotimi i zgjedhjeve ka dëmtuar më shumë opozitën, sesa qeverinë “Rama”? Nga ana tjetër Partia Demokratike bën akuza të shumta, por çfarë ka ndodhur?

 

Lulzim Basha: Çfarë kishte në dorë Partia Demokratike, kur ishte në landfilldin e Republikës, bashkë me plehrat dhe hajdutët, që ne, pavarësisht se u tregonim se kushtetuta po shkelet, ligji po shkelet, që të vjedhë Edi Rama me bandën e tij, ngrinin dorën si dele dhe vidhnin e grabisnin pasuritë e shqiptarëve?! Dhunonin rregulloren e Parlamentit, nuk pranonin komisionet hetimore apo i sabotonin ato, që nuk pranonin amendamentet e opozitës, që kalonin me efekt prapraveprues, në mënyrë antikushtetuese ligjet për t’u dhënë oligarkëve mbrapsht dividentin, për të marrë miliona euro nga taksat e shqiptarëve dhe për t’ua dhënë oligarkëve. Cilin nga këto akte mund të pengonte opozita, kur përballë nuk kishte një kundërshtar normal politik, por një bandë plaçkitësisht dhe hajdutësh, me në krye Edi Ramën?! Kjo ka qenë beteja jonë për 2 vjet. Ishte e qartë se zgjedhjet e 2017-s u vodhën, ishte e qartë se parlamenti i 2017-s ishte produkt i krimit. Këtë e kam thënë prej ditës sime të parë në parlament, i keni arkivat. Pra i dhamë një shans prokurorisë, të bënte punën që duhet të bënte. Nuk e bëri. Përkundrazi, u kap brenda 4 muajsh, tërësisht brenda një viti dhe sot ka mision kryesor, të mbulojë, të ndalë, të varrosë hetimet për korrupsionin dhe për lidhjet kriminale të Edi Ramës. E vetmja garanci, kur shkelen të gjitha rregullat e demokracisë, ishte Gjykata Kushtetuese. E asgjësoi edhe Gjykatën Kushtetuese. Pra është naivitet dhe iluzion t’u thuash shqiptarëve se opozita mund të bënte më shumë brenda, se ç’po bën jashtë. E kundërta është e vërtetë. Duke u distancuar nga ky parlament, që nuk i them më kot Landfilli i Republikës, parlament hajdutësh, grabitqarësh, në rastin më të mirë, parlament delesh, e them për ata që s’kanë inteligjencien të kuptojnë se po votojnë vjedhjen, se të tjerët nuk janë dele, janë bashkëfajtorë, ishte të distancoheshim dhe të rreshtoheshim në krah të interesit publik. Padyshim që kjo ka sjellë vlerë të jashtëzakonshme. Së pari ka vetëdijësuar të gjithë shqiptarët se nuk jemi të gjithë njësoj, se ka një pjesë të politikës, që është opozita, që është Partia Demokratike dhe aleatët, që kanë sakrifikuar privilegjet, mandatet, karriget, imunitetin, për t’u rreshtuar në një betejë shumë më të madhe se beteja për pushtet, në betejën për interesin publik, në betejën për njerëzit, në betejën për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve, jo për Shqipërinë vetëm të hajdutëve, që duan këta. Dhe së dyti, sepse dashur padashur, në këtë botë plot me sfida dhe prioritete globale, ka rikthyer vështrimin e faktorit ndërkombëtar, që në Shqipëri ka një krizë të thellë, jo thjesht politike dhe kushtetuese, po ka një shtet të kapur nga mafia, ka një narkoshtet, dhe ky është një problem i madh stabiliteti dhe sigurie për Shqipërinë, për rajonin dhe për Evropën. Dhe së treti, na ka dhënë mundësinë, që si me shqiptarët, ashtu edhe me faktorin ndërkombëtar, të dialogojmë për rrugët e daljes nga kjo krizë, për planin e Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar për të rikthyer edhe sigurinë kombëtare, edhe stabilitetin, përmes një qeverie që lufton krimin, që lufton oligarkinë dhe që i hap rrugë lirisë, konkurencës, si mundësi zhvillimi për të gjithë shqiptarët. Dhe që të kemi një qeveri të tillë, duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, një parlament jo nga krimi dhe oligarkia, të krimit dhe të oligarkisë, për krimin dhe për oligarkinë, por një parlament të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit.

 

Pyetje: A është opozita e bashkuar, duke qenë se LSI-ja ka bërë një kërkesë që të marrë pjesë në zgjedhje dhe nga ana e Partisë Demokratike nuk u bë një kërkesë e tillë. Ka një përçarje brenda opozitës?

 

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë përçarje në gjirin e opozitës. Qendrimi ynë është i qartë dhe publik. 13 Tetori është e vetmja datë kushtetuese për zgjedhjet në Shqipëri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të gjitha institucionet e tjera duhet të zbatonin dekretin e presidentit. Moszbatimi i ngarkon me përgjegjësi ligjore dhe penale dhe të gjithë do të vihen përballë përgjegjësisë ligjore dhe penale. Zgjidhja mund të vonojë, por nuk do të mungojë momenti, kur ata do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore dhe penale. Por duhet të dallojmë vendimet partiake, të drejtën e partive politike për të mbajtur qendrimet e tyre politike në raport me çdo proces, duke përfshirë edhe zgjedhjet, dhe shtetin e së drejtës, detyrimet kushtetuese dhe ligjore të KQZ dhe institucioneve të tjera. Vendimet partiake për të hyrë apo jo në zgjedhje janë vendime partiake. Nëse partitë nuk hyjnë në zgjedhje, nuk kanë shkelur as kushtetutën e as ligjin, pavarësisht prej ndikimit politik që ky vendim ka. Ndërsa kur institucionet kushtetuese shkelin kushtetutën dhe shkelin ligjin, ato duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale.

 

Pyetje: Zoti Basha, ndoshta partitë nuk kanë shkelur ligjin, por ato kanë shkelur kauzën e përbashkët të opozitës për të mos hyrë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

 

Lulzim Basha: Jo, nuk është e vërtetë. Siç e keni marrë përgjigjen edhe nga të gjithë aleatët që keni pyetur tashmë, këto 3-4 ditë, vendimi i opozitës për të mos hyrë në votimet e 30 qershorit ishte një vendim unanim dhe pa asnjë kundërshti. Disa parti kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje, me qëllim që të detyronin KQZ dhe institucionet shtetërore për të mos marrë qendrime antikushtetuese dhe për të mos çuar deri në fund grushtin institucional të 30 qershorit. Kjo është e vërteta, siç jua kanë shpjeguar edhe aleatët e mi, dhe këtë po dëgjoni edhe sot nga unë. Të jeni të sigurtë se këdo që të pyesni, këtë përgjigje do t’ju japë, sepse, siç e dini fare mirë, hapat që u hodhën janë paraprirë nga një konsultim dhe një rakordim i plotë, mbrëmjen para se të hidheshin këto hapa, në këtë seli.

 

Pyetje: Zoti Basha, thirrjes së vazhdueshme të ndërkombëtarëve, i është bashkuar gjatë ditës së djeshme edhe presidenti Meta, i cili ju ka kërkuar që të hyni në institucione. Si do i përgjigjeni kësaj ftese të presidentit? Njëherazi, zoti Meta ju ka ofruar edhe modelin sesi të përballeni me pozitën, duke ju treguar opozitën serbe në përballjen e saj me Milosheviçin. Ju njihni dekretin e presidentit, por, nga ana tjetër, nuk merrni pjesë në zgjedhje.

 

Lulzim Basha: Presidenti po përpiqet në mënyrë aktive që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës. Thelbi i qendrimit të presidentit është i njëjtë me qendrimin e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë, që ne kërkojmë të vijmë në pushtet me zgjedhje. Qendrimi ynë ndaj zgjedhjeve të organizuara nga Edi Rama ka qenë i qartë, transparent, i argumentuar dhe tashmë i faktuar, në veçanti pas 30 Qershorit, sepse të gjithë zhvillimet politike të këtyre 3 viteve kanë faktuar gjithçka kemi thënë ne. Shikoni përgjimet e Bildit dhe e kuptoni se gjithçka që thamë për zgjedhjet e 2017-s është e vërtetë, gjithçka që thamë për provën gjenerale të zgjedhjeve të 2017-s, për zgjedhjet e Dibrës në 2016-n, është e vërtetë, përfshirë këtu edhe zhvillimet e 30             ershorit, të gjitha kanë konfirmuar qendrimet tona.

 

Pyetje: Si do të hyni në institucione?

 

Lulzim Basha: Me zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, me zgjedhje të parakohshme në një ditë me zgjedhje kushtetuese vendore.

 

Pyetje: Si do ta largoni kryeministrin?

 

Lulzim Basha: Procesi i arritjes së një marrëveshjeje politike, që është mënyra për ta zgjidhur këtë krizë, është një proces i cili padyshim kërkon dialog. Dhe në këtë dialog, Partia Demokratike dhe opozita ua kanë bërë të qartë partnerëve perëndimorë se janë të gatshëm të kontribuojnë. Nëse ka një palë që e ka refuzuar këtë dialog, para 30 Qershorit dhe pas 30 Qershorit, duke mohuar praninë e kësaj krize, është Edi Rama dhe kupola e organizatës së “Rilindjes”. Dua t’ju them edhe këtë tjetrën, që ky është një zhvillim shumë i rrezikshëm, kjo që po ndodh tani, sepse, nga njëra anë po refuzon zgjidhjen e krizës, përmes normave dhe parimeve evropiane të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, pra jo përmes pazarit, se ai kërkon pazar dhe jo zgjidhje përmes normave dhe parimeve evropiane. Kur një qeveri dhe një kryeministër është kapur në një të njëqindtën e aferave që është kapur Edi Rama, kudo në Evropë dhe në Ballkan do të ishte larguar, siç janë larguar, kudo ata që janë përfshirë, siç i ka dëgjuar e gjithë bota, në vjedhjen e zgjedhjeve, do të ishin para gjykatës sot. Çfarë po kërkojmë ne? Po kërkojmë normat, parimet, standardin evropian edhe në Shqipëri. Ndërkohë që standardi që Edi Rama ka vendosur, është standardi i grabitjes me dhunë të pushtetit vendor. Ajo që keni parë këto ditë është grabitja me dhunë e pushtetit vendor. Me 30 Qershor nuk ka patur proces zgjedhor. Çdo hap pas 10 Qershorit është bërë në shpërdorim të detyrës dhe në shpërdorim të fondeve publike dhe përbën dëm ekonomik, në më të paktën, dhe prokuroria duhet të kishte nisur hetimet. Me 10 Qershor zgjedhjet u anulluan nga i vetmi institucion që ka të drejtë t’i anullojë zgjedhjet, që është Presidenti i Republikës. Dhe për sa kohë që ky vendim nuk është kontestuar nga i vetmi institucion që mund ta kontestojë, që është Gjykata Kushtetuese, ky vendim është në fuqi. Që do të thotë që çdo veprim, qoftë me pasoja financiare, siç janë shpenzimet për fushatë dhe për ditën e 30 Qershorit, qoftë jo me pasoja financiare, siç janë shkeljet e Kodit Zgjedhor për vazhdimin e fushatës edhe kur nuk ka zgjedhje, përbën vepër penale dhe duhet të hetohet. Po ne e dimë fare mirë se ku nuk ka demokraci, nuk ka as drejtësi. Dhe sa kohë që Edi Rama të jetë kryeministër, siç nuk ka demokraci, siç nuk ka zgjedhje të lira, nuk do të ketë as drejtësi, as prokurori të pavarur. Por tashmë precedenti i kapjes me dhunë, i shpërthimit të dyerve të bashkive me dhunë, i zaptimit me dhunë të pushtetit vendor, po e fut vendin në një cikël, në një spirale jashtëzakonisht të rrezikshme për sigurinë kombëtare, për stabilitetin e vendit. Kjo është dhuna! Dhunë banditeske, dhunë hajdutërore, dhunë shtetërore. Ndaj zgjidhja e kësaj krize do të vijë ose përmes normave dhe parimeve europiane, ose, përndryshe, vendi do të futet në një cikël jashtëzakonisht të rrëzikshëm me precedentin që ka vendosur Edi Rama. Në qoftëse shkon dhe futet me dhunë në bashkinë që nuk e ka fituar, sepse nuk ka pasur zgjedhje, kush do ta pengojë nesër popullin që të futet në të njëjtën mënyrë në Kryeministri apo në ministri, Drejtorinë e Rrugëve, apo në Drejtorinë e Përgjithëshme të Hipotekave, Drejtorinë e Kthimit të Pronave, apo Drejtorinë e Tatim Taksave, Drejtorinë e Doganave?! Dhuna shtetërore është përshkallëzimi më i rrezikshëm në këto 6 vite dhe kapja me dhunë e pushtetit vendor është një precedent që hedh në erë çdo shtyllë të mbetur të bashkëjetesës paqësore politike në vend.

 

Pyetje: Aleati juaj historik, Partia Republikane, ju ka bërë thirrje që të hiqni dorë nga kushti i panegociueshëm për t’u ulur në tryezë me Edi Ramën. Të njëjtën thirrje jua kanë bërë edhe funksionarë të tjerë brenda partisë. Pra, për të mos u konsideruar tabu ulja me Edi Ramën qoftë në pozitat e kryeministrit, apo qoftë në pozitat e kryetarit të PS, për të arritur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike, pavarësisht nëse e pranon apo jo kryeministri këtë krizë. Ju deklaruat se Edi Rama po kërkon Pazar, a tregon kjo që deri në këtë moment ka pasur negociata për t’u ulur në tryezë me të?

 

Lulzim Basha: Së pari, ka një vendim të PD, nga forumet e Partisë Demokratike, të cilave unë u përmbahem dhe do të vazhdoj t’u përmbahem. Ky vendim është, po kështu, edhe vendim i Opozitës së Bashkuar. Natyrisht, që në koalicion ka njerëz me përvojë politike, të cilët kanë mendimet e tyre për çeshtje të ndryshme. Mund të kenë dhe qasje të ndryshme, por vendimi politik është ky që është dhe qëndron. Askush nuk e ka vendosur këtë qëndrim politik në pikëpyetje. Të gjithë qëndrojnë prapa këtij vendimi politik që kemi marrë të gjithë së bashku. Këto nuk janë dhe nuk mund të jenë qëndrime personale dhe nuk motivohen nga interesa apo qëndrime të momentit apo ndjesi personale. Nuk ka asgjë personale këtu. Këtu janë shtruar disa qendrime politike, pasi është marrë në analizë në mënyrë të kujdesshme situata. Përballë kemi një hajdut të çertifikuar të zgjedhjeve dhe të pasurive të shqiptarëve, i cili në vend që t’i hapte rrugë zgjidhjes politike, ka burgosur politikisht mbi 160 qytetarë, ka përndjekur politikisht mbi 1 mijë të tjerë, gjysma prej të cilëve me masa sigurie arrest në shtëpi apo detyrim paraqitje. Ka helmuar gjysmën e Tiranës për 5 muaj me radhë me gaz dhe ka përdorur të njëjtat mjete nga Shkodra në Fier, nga Elbasani në Librazhd dhe kudo në Shqipëri. Ndaj qëndrimi i Opozitës së Bashkuar është ai që sapo ju shpreha dhe gjithçka tjetër është pa vlerë në këtë diskutim. Mund të ketë vlerë gazetareske për të mbushur lajmet e ditës, por nuk ndryshon asgjë në qëndrimet tona politike, të cilat janë të pandryshuara dhe janë të marra me konsensus dhe unanimitet të plotë në gjirin e një opozite të bashkuar, ndryshe nga çfarë synon ta shesë Edi Rama me mercenarët e tij politikë dhe mediatikë, për të cilët po hidhet para e madhe këta muaj të verës për të përdorur të vetmen levë që i ka mbetur, përçarjen e opozitës, përçarjen e Partisë Demokratike. Nuk do t’ia dalë as me njërën, as me tjetrën. Ne do të qëndrojmë fort, sepse fuqia jonë është kauza e drejtë, kauzë që nuk është thjesht dhe vetëm e opozitës, është e të gjithë shqiptarëve. Nuk na thyejnë presionet, nuk na thyen dhuna barbare e policisë së Llesh Kimikut. Nuk na theu gazi lotsjellës dhe nuk do të na thyejnë një grusht mercenarësh mediatikë dhe politikë të paguar nga paratë e vjedhura nga shqiptarët, nga Edi Rama dhe oligarkët e tij.

 

 

 

 

 

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se faktori ndërkombëtar është ndërgjegjësuar për situatën në vend. A pritet që të ketë ndonjë vizitë në shtator për të tentuar uljen tuaj me zotin Rama në tryezë?

 

Lulzim Basha: Vizita do të ketë shumë, jo vetëm në shtator, do të ketë dhe në gusht vizita të faktorit ndërkombëtar. Por, siç ju thashë, pengesa e vetme për ta zgjidhur këtë krizë të thellë politike, kushtetuese, institucionale me pasoja të rënda për sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe më tej, është refuzimi i Edi Ramës, refuzimi për të pranuar krizën dhe refuzimi për t’i dhënë zgjidhje krizës sipas normave dhe standardeve europiane.

 

Pyetje: Zoti Basha, duke qënë se zoti Rama nuk pranon të flijojë postin e tij si kryeministër për t’u ulur në dialog me ju, siç keni kërkuar ju, thatë se rrezikohet vendi. A rrezikohet edhe Partia Demokratike?

 

Lulzim Basha: Kur rrezikohet vendi, rrezikohemi të gjithë. Rrezikoheni edhe ju që jeni në këtë sallë, rrezikohet çdo qytetar. Për fat të mirë, Partia Demokratike ka qënë dhe vazhdon të jetë në ballë të kësaj beteje, së bashku me aleatët tanë, si e vetmja shpresë dhe si e vetmja mburojë e interesit publik, nga Teatri tek Unaza e kudo tjetër. A ka një plan të Edi Ramës? Ka gjashtë vjet Edi Rama, që kur është bërë kryeministër, prioritet kryesor, përpos vjedhjes dhe grabitjes, ka pasur diversionin, përçarjen, sulmet ndaj PD dhe ndaj meje, personalisht. Vetëm këtu mos kërkoni lajm. Çdo verë mund të shikoni pak a shumë të njëjtët figura, të njëjtët personazhe, të njëjtët mercenarë politikë dhe mediatikë që bëjnë pak a shumë të njëjtat linja sulmi. Janë tre linja sulmi.  Studentët e shkencave politike i kanë mësuar përmendësh tre linjat e sulmit që financon Edi Rama me paratë që ju grabit ju dhe qytetarëve shqiptarë, kundër opozitës dhe kundër Lulzim Bashës. Këtu nuk ka lajme.

 

Pyetje: Mund të ketë dhe Basha ik në shtator?

 

Lulzim Basha: Dhemb shumë ajo Rama ik, kështu që tani do të dëgjoni lloj lloj. Lexova një denoncim, 700 mijë euro kishin paguar për të bërë atë, për të shpallur dashurinë ndaj Edi Ramës. Dhemb shumë ajo Rama ik. S’ka si të mos dhembë, se është në gojën e të gjithë shqiptarëve. Nga fëmija më i vogël tek ai më i mohuari. Kudo ku kam qënë në Shqipëri, “Rama ik” është kthyer në refren.

 

Pyetje: Zoti Basha, pak më herët ju përmendët rastin e bashkive që sipas jush janë uzurpuar dhe, në këtë mënyrë, nuk do të pengojë askush qytetarët që të futen në institucionet shtetërore duke krahasuar me bashkitë. A do të thotë kjo se në shtator nëse nuk do të ketë një dialog, opozita do t’i rikthehet protestave?

 

Lulzim Basha: Që opozita do të vazhdojë me protestat dhe jo do t’i rikthehet, sepse nuk është larguar asnjëherë, për këtë nuk ka pikë dyshimi. Ndërsa ajo që thashë, që të jemi të qartë, – t’i do të jesh i qartë pavarësisht se TV do ta shtrembërojë, sepse hyn tek klientët më besnikë të qeverisë, ndër më të hershmit e qeverisë, të paktën këtë duhet t’ia njohim si meritë që ka qënë klient i Edi Ramës që në opozitë – është se në kërkojmë një zgjidhje politike. Ndërsa precedenti që Edi Rama ka vendosur, zaptimin me dhunë të institucioneve të pushtetit vendor, është i rrezikshëm për stabilitetin dhe sigurinë. Dhe mesazhi që i jep qytetarëve është fare i thjeshtë: në një vend ku duhet të ketë barazi para ligjit, duhet të kemi të njëjtin standard. Nëqoftëse njëra palë, pushteti, dhunon pushtetin vendor, zapton pa zgjedhje të ligjëhme me dhunë pushtetin vendor, çfarë mesazhi u jep qytetarëve?! Çfarë mesazhi u jep atyre që kanë me vite para institucionit të kthimit të pronave?! Të futen dhe ata aty! Pse ajo është dhunë dhe kjo tjetra nuk është dhunë?! Apo te Tatim-Taksat, doganat, ministritë, ku kryhen padrejtësi të përditshme, apo në vetë kryeministri, apo në vetë Parlament?! Pse futja me dhunë në institucionet e pushtetit vendor pranohet dhe kjo tjetra nuk pranohet?! Ky është precedent i rrezikshëm që ka hapur Edi Rama me kapjen me dhunë të pushtetit vendor. Qëndrimi im, qëndrimi i opozitës është fare i qartë: Ne do të insistojmë në zgjidhje politike të krizës, sipas normave parimeve dhe standardeve europiane. Kjo do të thotë me zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, në një ditë me zgjedhjet vendore. Dhe, padyshim, do të vazhdojmë të thërrasim qytetarët në protesta që, siç i keni pare, janë bërë gjithmonë e më të mëdha, gjithmonë e më të fuqishme.

 

Pyetje: Këto ditë kemi parë disa pamje jo fort të këndshme, ku po hapen dyert e bashkive me kaçavidë. Në 30 Qershor janë bërë votime, nga ku, në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme, janë çertifikuar me vendime gjykatash disa kryetarë bashkish. Nëse nesër bëhen zgjedhje të parakohshme, por ata nxjerrin si justifikim këto vendime gjykatash, si do të veprohet?

 

Lulzim Basha: Kushtetuta është e qartë. Ka vetëm një institucion që e përcakton ditën e zgjedhjeve me Kushtetutë dhe ky është Presidenti. Ka vetëm një institucion që mund ta kontestojë këtë, është vetëm Gjykata Kushtetuese. Gjithçka tjetër ka zero vlerë. Ato vendime kanë aq vlerë sa, po ta shkruash ti vendimin., shkruaje ti një vendim, na e jep ne dhe shkruaje aty, le të themi: Anisa është kryeministre e Shqipërisë dhe po e marrim e shkojmë në kryeministri dhe themi se ja ku është vendimi. Çfarë lidhje ka? Nuk e ke ti këtë të drejtë?! Asnjë gjykatë nuk e ka këtë të drejtë. Ju e keni parë sesi janë turpëruar gjykatat. Nga njëra anë e kanë kontestuar mandatin e Durrësit dhe, të nesërmen, në mënyrë të paparë, e njëjta gjykatë, në të njëtën shkallë ka dhënë një vendim ndryshe. Kjo është tallje me shqiptarët. Kjo tregon vetëm banalitetin, në të cilën është zhytur drejtësia shqiptare nën presionin e Edi Ramës. Kjo nuk tregon asgjë tjetër, veçse drejtësia, ato segmente të drejtësisë nën presion politik, me këto vendime kanë po aq pak vlerë sa landfilli i Republikës dhe ata që janë brenda në landfill.

 

Pyetje: Për t’u kthyer edhe njëherë tek koncensionet dhe PPP-të korruptive që ju thoni se kur të vini në pushtet do t’i kaloni në skaner, çfarë i mungon kuadrit aktual ligjor të Republikës së Shqipërisë për të realizuar gjithë këto hetime apo goditje që po paralajmëroni se do të bëni?

 

Lulzim Basha:  Shumë i mungon kuadrit ligjor, por akoma më shumë i mungon vullnetit politik. Kështu që operacioni ynë do të ketë tre komponentë kryesorë:

–          Amendime ligjore dhe ligje të reja, të cilat i shpjegova dhe dje, për të cilat do të ketë një plan të detajuar në shtator.

–          Procesin e hetimit dhe të auditimit të gjithë këtyre kontratave, koncensioneve, tenderave, PPP-të, por edhe të pasurive të personave privatë dhe publikë të përfshirë, shqiptarë dhe të huaj.

–          Elementi i tretë do të jetë një kuadër bashkëpunimi me agjencitë e huaja, Europolin, Interpolin, agjencitë e vendeve kryesore europiane dhe të SHBA që sot nuk ekziston apo që është në faza rudimentare për të mundësuar atë lloj bashkëpunimi që do t’i shkojë parasë së zyrtarit apo të koncensionarit të korruptuar deri në fund, do ta gjurmojë deri në fund pavarësisht se në cilin kontinent fshihet dhe në çfarë forme është ngurtësuar, investuar apo e fshehur në llogari bankare.

 

Pyetje: Nga Selenica, pak ditë më pare, ju deklaruat se kryebashkiakët e ligjshëm janë ata që ishin në qeverisjen lokale deri atë ditë kur e bëtë deklaratën, deri kur të mbaheshin zgjedhje të lira e të ndershme. A mendoni se e keni humbur këtë bast kur në zyrat ku drejtuan për 4 vite kryebashkiakët tuaj, kanë hyrë kryebashkiakët e tjerë të dalë nga votimet e 30 Qershorit?

 

Lulzim Basha:  Unë nuk vë bast dhe nuk bëj lojë me çeshtje të rëndësishme për njerëzit siç është pasja e një pushteti që buron nga qytetarët dhe jo nga hajdutët, jo nga kriminelët dhe nga oligarkët. Baste të tilla i vë Edi Rama me oligarkët dhe me shokët e oligarkëve. Unë kam një qëllim të qartë, kam një objektiv të qartë bashkë me PD-në, bashkë me Opozitën e Bashkuar. Ne do t’i shkojmë këtij objektivi deri në fund, sepse nuk është thjesht dhe vetëm objektivi i opozitës, është objektivi dhe kauza e çdo shqiptari, çlirimi i çdo shqiptari, çlirimi i vendit nga banda në pushtet, rikthimi i legjitimitetit si në nivel qëndror edhe në nivelin lokal, përmes zgjedhjeve të lira. Kjo do të thotë rikthim i sovranitetit tek qytetarët, që sot janë të dhunuar, të vjedhur, të grabitur, për këto arsye të papunë, më të varfër dhe më të pashpresë sesa ç’kanë qënë ndonjëherë në këto 20 vite.

 

Pyetje: Keni ndonjë informacion nëse pronari real i kompanisë Jehona Shpk, mund të jetë zoti Dollapi?

 

Lulzim Basha:  Jo! Kjo është një shpifje totale, tipike për pronarin e Temës, sepse ai është mësuar me lojra të tilla. E vërteta është që ka një luftë midis fiskalizimit aktual dhe fiskalizimit të ardhshëm. Kjo është luftë mes interesave të Arben Ahmetajt dhe ndonjë zyrtari të korruptuar të Partisë Demokratike në vitet kur ishim ne në pushtet – do t’i shkojmë deri në fund dhe do t’jua themi emrin, kur ta gjejmë, sepse të korruptuarit do të trajtohen njësoj nga, pavarësisht nëse janë socialistë apo kanë qenë demokratë – dhe klanit të Edi Ramës me familjarët e tij dhe mafian kroate, që e ka në paradhomën dhe zyrën e tij. Ky është konflikti që pronari i Temës e di fare mirë.

 

Pyetje: Z. Basha, ju thatë që do ta pengoni 30 qershorin, ndërkohë që nuk e penguat dot, thatë që nuk do t’i lironi zyrat e drejtuara nga demokratët dhe ato zyra sot janë liruar dhe kanë hyrë të zgjedhurit e 30 qershorit socialistë. Pse duhet t’ju besojnë demokratët dhe shqiptarët, kur ju thoni se nuk do të ketë një marrëveshje me kryeministrin Rama?

 

Lulzim Basha:  Sepse të dyja parashtrimet që bëre janë të gabuara dhe vijnë direkt nga kuzhina e Edi Ramës. Dhe është një linjë grafike e mënyrës sesi mundohet ta zhvendosë vëmendjen  e diskutimit nga ajo që është tek ajo që do të jetë ai. Pra, e gjithë beteja e Edi Ramës zhvillohet që opozita, kryetari i opozitës, kryetari i PD-së, vendimet e PD-së, vendimet e opozitës, të gjitha vendimet tona kanë qenë në interesin publik. Edhe vendimi për të mos u përballur qendër më qendër votimi ka qenë në interesin publik që të shmangnim të vdekurit, që të mos shtinim në dhè atë ditë njerëz të moshës sime apo të moshës tënde për pushtetin e Edi Ramës. Sepse i kishte mbushur me kriminelë qendrat e votimit dhe nuk kishte garanci që pas 5 minutave të shkëmbimeve me fjalë, nuk do të shkëmbeheshin gjëra të tjera në mes njerëzve. Dhe ai donte pikërisht këtë! sepse viktimat dhe gjaku më 30 Qershor, në gjykimin e hajdutit psiqik, do të bënin të harrohej “Bild”, të harroheshin këto koncesionet dhe vjedhjet e mëdha. Dhe do të detyronte Lulzim Bashën të ulej në tavolinë me të. Se edhe udhëheqësit më të papërgjegjshëm të juntave afrikane ulen me njëri-tjetrin, kur ka gjak në rrugë. Ky ishte plani i Edi Ramës. Ne ishim pro interesit publik, që asnjë shqiptar të mos shtihej në dhè  për pushtetin e Edi Ramës apo për pushtetin tim, siç e kam thënë prej fillimit. Por edhe shqiptarët na u përgjigjen. Braktisje dhe refuzim, dështim total si më 30 Qershor nuk i ka ndodhur asnjë partie politike në 30 vite. Kjo është energjia, ky është mesazhi që kanë nisur shqiptarët, kjo është energjia opozitare. Tani është detyra jonë që këtë energji të ecim përpara edhe për realizmin e objektivit tonë, që është një objektiv europian, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çfarë po kërkojmë? Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çfarë kushti kemi vënë? Kushte europiane, që të mos qeverisemi nga hajdutë në zgjedhje te ardhshme. Një hajdut i çertifikuar, e ka parë gjithë Shqipëria, e ka parë e gjithë bota, ky vjedh edhe veten e vet. Kur nuk ka kë të vjedhë, vjedh edhe veten e vet. E patë. Vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe vetë vodhi. Dhe nxjerrjen para drejtësisë të atyre që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet.

Këto janë qëndrimet tona, janë qëndrime të drejta. Janë qëendrime për interesin e shqiptarëve dhe ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë interesit të shqiptarëve deri në fund, duke sakrifikuar shpesh edhe nga interesi ynë. Por kjo nuk është shenjë dobësie. Kjo është shenje force, është shenjë përgjegjshmërie dhe është shenjë e një politike të standardit europian, që po vjen dhe do të vijë me Partinë Demokratike dhe me lidershipin e saj aktual dhe me aleatët tanë.

 

Pyetje: Djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve nuk është përkrahur dhe nga shuma figura nga opozita dhe brenda Partisë Demokratike. A i trembeni ju një nisme “Basha ik” brenda partisë?

 

Lulzim Basha: Iu përgjigja kësaj pyetje pak më parë dhe e kuptoj që është një pyetje që ju e merrni me shumicë. Referojuni përgjigjes sime të mëparshme.

 

Pyetje: Zoti Basha, zoti Meta dhe zoti Rama janë shprehur se nuk kanë frikë nga SPAK-u. Ju keni frikë?

 

Lulzim Basha:  Mungesa e SPAK-ut është një nga veprat më të mëdha tinzare të Edi Ramës. Partia Demokratike ka votuar ligjin për SPAK –un dhe BKH-në, pikërisht sepse amendamentet tona u morën parasysh, ndërkohë që në 6 ligje të tjera, ato nuk u morën parasysh dhe kanë çuar në kapjen totale të drejtësisë. Ndaj e kam thënë dhe e përsëris, kur them se kjo krizë do të mbarojë me standarde, norma dhe parime europiane, e kam thënë dhe e përsëris, do të mbarojë me politikanë me pranga në duar. Në qoftë se mbaron me pandëshkueshmëri, do t’i hapë rrugën një krize tjetër. Ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, nga I pari tek I fundit, pa përjashtim.

 

Ju faleminderit!

Read More
09 Gus
0

Ulqinaku: Valdrin Pjetrin, përfaqësuesin e klanit kriminal të “Rilindjes” në Shkodër e pret qelia e burgut, për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

 

Partia Demokratike rikonfirmon sot se Valdrin Pjetrin, përfaqësuesin e klanit kriminal të “Rilindjes” në Shkodër, nuk e pret karrigia e kryetarit të Bashkise Shkodër, por qelia e burgut, për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

 

 

DEKLARATË E PD, IZMIRA ULQINAKU

 

Shkodranët e dëgjuan sot Valdrin Pjetrin, me zë të mekur e kokën ulur, teksa gënjente për te shkruarin e tij kriminale. Personi që tenton të uzurpojë Shkodrën pas emërimit përmes votimeve socialiste të 30 qershorit, mashtroi edhe sot ditën për diell shkodranët.

 

Ai deklaroi se ka lëvizur drejt Italisë në periudhën 2002- 2010 dhe për këtë gjoja ishte i qetë. Valdrini i partisë harron se të gjitha lëvizjet janë të monitoruara nga sistemi TIMS. Valdrini, si përfaqësues ndër më të rinjtë të klanit kriminal Rama, vazhdon në gjurmët e Gjushit me shokë.

 

Partia Demokratike disponon dhe sot, bën publik dokumentin e nxjerrë nga sistemi TIMS, ku vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010.

 

TREGON DOKUMENTIN

 

Pra Valdrin Pjetri eshte kapur sot në një gënjeshter të trashe, duke u përpjekur të mashtrojë qytetarët e Shkodrës.

 

Në vend të gënjeshtrave, Valdrin Pjetri duhet t’u japë përgjigje ketyre pyetjeve:

  1. Pse i ndërpreve studimet në Itali, ku qëndrove vetëm një vit?
  2. Pse gënjen kur thua se ke shkuar rregullisht në Itali, ku sistemi TIMS konfirmon atë që PD ka thënë, që ti nuk ke shkelur në Itali në periudhën 2002- 2010?
  3. A je arrestuar dhe a je dënuar me 18 muaj burg në Itali, apo edhe ti nuk di gjë për këtë, si Elvis Rroshi i Kavajës?
  4. A të kanë dëbuar nga Italia si person që përben rrezik për sigurinë publike atje?
  5. A e njeh Altin Dodën dhe a ke qenë i përfshire bashkë me të në trafik droge dhe vjedhje?
  6. A buron pasuria jote nga trafiku i drogës dhe a jeni ju subjekt i ligjit antimafia?

 

Këto janë pyetjet që presin pergjigje qytetarët e Shkodres dhe jo gënjeshtrat e tua me zë të mekur dhe që shfaqin qartë hallin e madh ku ke rënë.

 

Partia Demokratike rikonfirmon sot se Valdrin Pjetrin, përfaqësuesin e klanit kriminal të Rilindjes në Shkoder, nuk e pret karrigia e kryetarit të Bashkise Shkodër, por qelia e burgut, për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

 

Edi Rama nuk e mbron dot, siç nuk mbrojti dot me mashtrime as Elvis Rroshin, as Mark Frrokun, as Arben Ndokën, as Armando Prengën dhe kriminelë të tjerë të sojit tënd.

 

Bashkëngjitur dokumentet e TIMS

Read More
09 Gus
0

Dokumentari i Rai 3, “Narcotica” faktoi në mënyrë dramatike se Shqipëria po rimbillet me kanabis

 

  • Dokumentari i Rai 3, “Narcotica” faktoi në mënyrë dramatike se Shqipëria po rimbillet me kanabis, se krimi i organizuar shqiptar është i mbështetur në të gjitha nivelet e qeverisjes

 

  • Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është parajsa e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, që veprojnë me garanci politike e qeveritare.

 

 

DEKLARATË E PD, ENKELEID ALIBEAJ

 

Dokumentari i televizionit publik italian Rai 3, “Narcotica” faktoi në mënyrë dramatike se Shqipëria po rimbillet me kanabis, se krimi i organizuar shqiptar është i mbështetur në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe se Shqipëria është qendra e shpërndarjes në Europë të kokainës nga Amerika Latine dhe heroinës dhe Afganistani.

As heshtja e Edi Ramës, as fshehja e Sandër Lleshajt dhe as mashtrimet e Ardi Veliut nuk e ndryshojnë dot të vërtetën e mësuar ndërkombëtarisht se Shqipëria operon si një narkoshtet.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është parajsa e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, që veprojnë me garanci politike e qeveritare.

Me zë dhe figurë drejtuesit e antimafias italiane pohojnë se vendi ynë është kthyer në qëndër të trekëndëshit të trafikut të drogës Meksikë-Kolumbi-Shqipëri, bazë e tranzitit të drogës nga Afganistani si dhe vend ku kultivimi i kanabisit është 5-fishuar krahasuar me një vit më parë, me një qarkullim monetar prej 3 miliard euro në vit.

Edi Rama hesht për veprën e tij “Kanabistan 2019”, sepse, me mbështetjen e tij, Shqipëria, veçanërisht Tirana, është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e miliardave të drogës.

Dyshja që helmoi shqiptarët me drogë dhe me gaz, që nuk lënë rast pa sulmuar qytetarët e vet, nuk guxojnë të thonë asnjë fjalë, jo më të veprojnë kundër mafias me të cilën po qeveris mbi miliardat e drogës.

Shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e krimit të organizuar dhe kriminelëve të kërkuar në Europë është një akt i rëndë kundër interesit kombëtar.

Për një vend të qeverisur në ortakëri me mafian që trafikon drogën nga Amerika Latine, Afganistani  dhe Kolumbia, Bashkimi Europian nuk ka për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare e Edi Ramës.

Në Tetor nuk ka negociata me Bashkimin Europian, sa kohë kemi një qeveri që është ortake me krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Shqipëria mund të hapë derën e Europës vetëm duke larguar nga drejtimi i vendit organizatën kriminale të Rilindjes dhe kryeministrin, që ka blerë pushtetin me paratë e trafikut të kanabisit, heroinës afgane dhe kokainës kolumbiane.

Shqipëria mund të hapë derën e Bashkimit Europian vetëm duke ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin, ata që me krimin dhe paratë e drogës blenë zgjedhjet.

Shqipëria e hap derën e integrimit vetëm me prangat në duart e atyre që e kanë kthyer vendin në bazë të trafikut të drogës nga Amerika Latine e Afganistani drejt Europës.

Read More
08 Gus
0

Basha: Dokumentari i Rai 3, “Narcotica”, një pasqyrë e rëndë e gjendjes së trafikut të drogës dhe lidhjeve të krimit të organizuar me qeverinë në Shqipëri

 

  • Dokumentari i Rai 3, “Narcotica”, është një pasqyrë e rëndë e gjendjes së trafikut të drogës dhe lidhjeve të krimit të organizuar me qeverinë në Shqipëri.

 

  • Kanabisi po kultivohet në 1/3-ën e territorit dhe sasia këtë vit është 5 herë më e lartë se vjet Krimi i organizuar shqiptar kontrollon trafikun e heroinës afgane dhe është lojtar ndërkombëtar në trafikun e kokainës.

 

  • Prokurori i Antimafias pohoi se krimi ka kapur të gjitha nvielet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes. Kiminelët e kërkuar në Europë shëtisin të lirë në Shqipëri dhe paratë e krimit pastrohen haptazi në Tiranë.

 

  • Sektori bankar, ndërtimi, turizmi po kapen nga krimi, duke kthyer Shqipërinë në një shtet të falimentuar, që kontrollohet tërësisht nga krimi. Bumi i ndërtimeve në Tiranë, projektet e resorteve, një pjesë e mirë e koncesioneve janë financuar nga krimi dhe riciklimi I parave të drogës.

 

  • Prioriteti kryesor i PD dhe opozitës së bashkuar është ndalimi i kapjes totale të ekonomsë dhe të politikës nga krimi. Zbulimi dhe rikuperimi i parave të vjedhura shqiptarëve është prioriteti absolut në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

 

  • Në muajin shtator, PD do të bëjë të ditur planin kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të parave. Hapi i parë do të jetë auditim dhe hetim pa përjashtim për çdo ndërtim dhe vepër publike.

 

  • Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në pasuri private të zyrtarëve, oligarkëve dhe kriminelëve do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

 

  • Paketa ligjore qe po hartohet synon ndalimin e investimeve të parave të pista në ekonomi. Ne do të bëjmë detyrim ligjor verifikimin e origjinës së të gjitha parave të investuara në ndërtim, në koncesione dhe në PPP.

 

  • Paketa parashikon detyrimin e zyrtarëve për të paguar për vendimet korruptive që marrin. Milionat e Beketit duhet të paguhen nga Edi Rama, jo nga qytetarët.

 

  • PD ka marrë ekspertizë të huaj për një program të posaçëm për hetimin dhe rikuperimin e pasurive të tjerërsuara dhe të vjedhura të shqiptarëve.

 

  • Ky operacion me shtrirje ndërkombëtare është prioritet i të gjithë prioriteteve, që ditën e parë të qeverisjes me një qëllim: hetimin, zbulimin, gjurmimin dhe ndëshkimin e vjedhjeve dhe grabitjeve të Shqipërisë.

 

  • Hetimi i i korrupsionit të nivelit të lartë dhe mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike dhe rikthimi i pasurive të vjedhura janë prioritet në këtë operacion.

 

  • “Ndiq paranë” do të jetë parimi i këtij operacioni në rrafshin e ligjeve të reja, në rrafshin e auditimit dhe kontrollit dhe në rrafshin e gjurmimit dhe rikuperimit kudo që ato të ndodhen.

 

  • Kushdo që është i përfshirë, qofshin zyrtarë apo ish-zyrtarë, juristë, ministra apo kryeministra, shqiptarë apo të huaj do të jenë subjekt i auditimit dhe i kontrollit të pasurive të tyre private.

 

  • Shqipëria nuk do të jetë tokë e djegur për ekonominë e investitorët dhe parajsë për krimin e organizuar dhe zyrtarët e korruptuar. Shqipëria do të kthehet në tokën e djegur dhe ferrin e organizatave kriminale të trafikimit të drogës, pastrimit të parave dhe të zyrtarëve të korruptuar.

 

 

  • Kriza politike shqiptare do të përfundojë me politikanë me pranga në duar. Kjo do të jetë garancia që kriza të mos përsëritet dhe Shqipëria t’i ofrojë çdo shqiptari mundësitë, lirinë dhe dinjitetin për të jetuar me punë të ndershme.

 

 

 

 

 

DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT LULZIM BASHA

 

 

Të dashur bashkëqytetarë!

 

E gjithë Italia dhe Europa, sikundër Shqipëria, mbrëmë, është tronditur nga dëshmitë që kanë sjellë Prokurorët dhe oficerët italianë në një reportazh dje të televizionit shtetëror Italian, Rai 3, një pasqyrë e rëndë të gjendjes së trafikut të drogës.

 

Dëshmitë e Antimafias Italiane janë se:

 

  1. Këtë vit kanabisi po kultivohet në 1/3-ën e territorit të Shqipërisë.
  2. Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar.
  3. Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në të gjithë Europën dhe në Amerikën Latine.
  4. Organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë në mënyrë ekskluzive gjithë trafikun e heroinës afgane, që kalon përmes rrugës ballkanike.
  5. Organizatat kriminale shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj ndërkombëtarë në trafikun e kokainës, që e marrin nga Amerika Latine dhe e fusin në Europë, shpesh, përmes Shqipërisë.
  6. Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkushmërisë dhe lirisë absolute që i është dhënë krimit në Shqipëri.
  7. Krimi ka kapur të gjitha nvielet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet e qeverisjes, nga me i ulëti tek më i larti. Këtë të fundit e dëgjuam me zë dhe me figurë nga Prokurori i Antimafias.
  8. Kriminelët e kërkaur në Europë shëtisin të lirë në Shqipëri.
  9. Paratë e krimit pastrohen haptazi në Tiranë.

 

 

Këto janë gjetjet e dokumentarit bombë, kësaj pasqyre, e cila konfirmohet nga të gjitha raportet ndërkombëtare mbi Shqipërinë.

 

Droga dhe krimi në Shqipëri kanë një përhapje të tillë ku, tashmë, rrezikohet seriozisht siguria kombëtare dhe e ardhmja politike dhe ekonomike e vendit.

 

Sektori bankar, sektori i ndërtimit, sektori i turizmit janë ndër sektorët kryesorë që po kapen nga krimi dhe kjo po e kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuar, që kontrollohet tërësisht nga krimi.

 

  • Bumi i ndërtimeve në Tiranë është i financuar nga krimi.

 

Nga ndërtimet që Edi Rama kërkon të bëjë në truallin e Teatrit, 6 kullat 200 milionë euro, në bashkëpunim me mafian shqiptare-spanjolle- kolumbiane, tek ndërtimet e tjera në qendër të Tiranës, janë të financuara direkt apo indirekt nga paratë e drogës.

 

Një sërë ndërtimesh të mëdha, të planifikuara në Tiranë që nuk janë bërë ende të njohura për qytetarët, janë planifikuar me para të ardhura nga droga.

 

  • Projektet e resorteve turistike në bregdet, mbi pasuritë e vjedhura publike dhe private, janë, gjithashtu, projekte me financim të drogës.

 

  • Një pjesë e mirë e koncesioneve, që po jep Edi Rama janë, gjithashtu, mekanzima për riciklimin e parave të drogës.

 

Këto përmasa të kapjes së shtetit dhe të ekonomisë janë të paprecedenta dhe ndodhin vetëm në zona të caktuara, të kontrolluara tërësisht nga droga dhe jashtë kontrollit qeveritar, në vende si Kolumbia apo Afganistani.

 

Prioriteti kryesori PD, prioriteti kryesor i Opozitës së Bashkuar, prioriteti ynë kombëtar është ndalimi i kapjes totale të ekonomsë dhe të politikës nga krimi.

 

Shqipëria ka nevojë për një program radikal kundër krimit dhe drogës, dhe një program special për ndalimin e futjes së parasë së krimit në ekonomi.

 

Pak javë më parë kam folur në këtë sallë për këtë çështje me rëndësi për sigurinë kombëtare dhe për të ardhmen e vendit.

 

Në muajin shtator do të bëj të ditur në detaje planin tonë kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të parave, i cili parashion si hap të parë auditimin dhe hetimin e menjëhershëm pa asnjë përjashtim të të gjitha ndërtimeve dhe veprave publike të mbaruara, në proces apo të planifikuara.

 

Ndërkohë, ka nisur hartimi i disa ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave të krimit.

 

Një ligj për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit, që do të parandalojë investimin e parave të krimit në ekonomi, përmes çdo forme, nga veprimet financiare tek ndërtimet dhe çdo lloj aktiviteti tjetër. Kjo, si paratë e trafiqeve, edhe paratë e korrupsionit apo krimeve të tjera ekonomike.

 

Një ligj për përgjegjësinë civile të personave private dhe bizneseve për dëmet nga korrupsioni. Nga Teatri, tek Unaza e Re, në Shkozë, tek Bulevardi i Ri, në Himarë dhe kudo ku aferat korruptive të Edi Ramës me kompani kliente të Edi Ramës kanë shkaktuar dëme, qytetarët do të kenë mundësinë të hedhin në gjyq civil për kompensim çdo zyrtar që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit dhe çdo kompani të përfshirë në akte të tilla. Milionat e Beketit, për t’i marrë si shembull më i dhimbshëm dhe i patolerueshëm i papërgjegjshmërisë korruptive të Edi Ramës duhet dhe do të paguhen nga Edi Rama dhe jo nga qytetarët. Paratë dhe asetet e kompanive do të paguajnë për dëmet pasurore të shkakuara shqiptarëve dhe arkës së shtetit.

 

Një paketë të tërë ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë, e cila do të forcojë rregullat e deritanishme, e cila synon të pamundësojë investimin e të ardhurave nga krimi dhe korrupsioni në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë pa u hyrë gjemb në këmbë.

 

Hetimi dhe auditimi do të ndjekë origjinën e parave të investuara si për ndërtimin e objekteve private, ashtu edhe për PPP-të apo koncesionet korruptive apo për blerjen e  pasurive brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 

Ky hetim do të bëhet në bashkëpunim me shërbimet e specializuara ndërkomëbtare.

 

Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka marrë ekspertizë të huaj, të specializuar për hartimin e një programi të posaçëm për hetimin dhe rikuperimin e pasurive të tjerërsuara dhe të vjedhura te Shqiptarëve.  Ne jemi në kontakt me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar nga Europoli tek Interpoli, nga agjencitë e vendeve kryesore të BE, tek agjencitë e specializuara amerikane. Të gjitha kanë shprehur gatishmërinë të ndihmojnë.

 

Që ditën e parë në pushtet, qeveria e re do të nxjerrë një fond të konsiderueshëm për të mundësuar hetimet dhe auditimet e thelluara dhe gjurmimin e parasë si në Shqipëri, edhe në çdo vend të botës.

 

Ne do të bëjmë detyrim ligjor verifikimin e origjinës së të gjitha parave të investuara në ndërtim, në koncesione dhe në PPP.

 

Ne do ta bëjmë detyrim ligjor që, për blerjen e çdo lloj pasurie të patundshme, të tregohet burimi i parave dhe pagesa e taksave në mënyrë që të regjitrohet pasuria e patundhsme në hipotekë apo regjsitrat e tjerë shtetërore.

 

Ne do të shpallim një regjim të veçantë të kontrollit të pasurive publike dhe të të ardhurave për të gjithë punonjësit shtetërore që punojnë në dhënien e lejeve dhe licensave në sektorët startegjikë të vendit, përfshirë atë financiar, të energjisë, dhe në veçanti, atë të infrastrukturës.

 

Ne do të fusim inspektimin e detyrueshëm fizik të pasurive të drejtuesve të lartë të vendit si pjesë e deklarimit të të ardhurave dhe pasurive të tyre.

 

Pra, prioritet i të gjithë prioriteteve, që ditën e parë të qeverisjes, është ndërmarrja e këtij operacioni të gjerë, të paparë dhe të padëgjuar më parë në Shqipëri, i cili do të shtrihet edhe në vendet e tjera me një qëllim: hetimin, zbulimin, gjurmimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.

 

Në mënyrë të veçantë, operacioni do të përfshijë:

 

  1. Hetimin dhe ndëshkimin e të gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licensimeve publike.

 

Shikoni, vetëm 10 ditët e fundit aferën më mafian kroate, e lidhur drejtpërdrejtë me familjarët e hajdutit psiqik. 15 milion është vetëm kësti i parë dhe 10 milion çdo vit do t’i vidhen biznesit të vogël, të cilit do t’i shtohet një tarifë nga 50 deri në 100 euro, përveç tarifave dhe gjobave që paguajnë sot. Apo aferën tjetër që sapo është publikuar, të PPP-së në Kepin e Rodonit, një nga pasuritë e rralla që po bëhet gati në një tjetër proces të paracaktuar dhe të dyshuar për përfshirje të krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar.

 

  1. Hetimi i korrupsionit të nivelit të lartë.

 

  1. Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike dhe rikthimi i pasurive të vjedhura, janë objekti dhe prioriteti ynë kryesor në këtë operacion.

 

 

Edhe njëherë: përqendrimi do të jetë te paraja.

 

“Ndiq paranë” do të jetë parimi i këtij operacioni në rrafshin e ligjeve të reja, në rrafshin e auditimit dhe kontrollit dhe në rrafshin e gjurmimit dhe rikuperimit kudo që ato të ndodhen.

 

Kushdo që është i përfshirë, kushdo, pa asnjë paragjykim, qofshin këta zyrtarë apo ish-zyrtarë, qofshin këta juristë, ministra apo kryeministra, qofshin shqiptarë apo të huaj, si kompanitë daneze dhe italiane të përfshira në aferat korruptive, nga Teatri Kombëtar tek projekti i kullave tek Liqeni, do të jenë subjekt i legjislacionit, auditimit dhe i kontrollit të pasurive të tyre private, kudo që ato të ndodhen.

 

Zonja dhe zotërinj!

 

Zbulimi dhe rikuperimi i parave të vjedhura shqiptarëve është prioriteti absolut në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në pasuri private të zyrtarëve, oligarkëve dhe kriminelëve do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

 

Shqipëria nuk do të jetë tokë e djegur për ekonominë e investitorët dhe parajsë për krimin e organizuar dhe zyrtarët e korruptuar.

 

Shqipëria do të kthehet në parajsë lokale, me ambicie europiane për investitorët e huaj në sektorët prioritarë të zhvillimit, nga teknologjia e informacionit tek turizmi, për të prodhuar vende pune me paga dinjitoze për shqiptarët.

 

Shqipëria do të kthehet në tokën e djegur dhe ferrin e organizatave kriminale të trafikimit të drogës, pastrimit të parave dhe të zyrtarëve të korruptuar, që e kanë trajtuar Shqipërinë si çifligun e tyre këto 6 vite.

 

Kriza politike shqiptare do të përfundojë me politikanë me pranga në duar.

 

Kjo do të jetë garancia që kriza të mos përsëritet dhe Shqipëria të dalë nga kriza ekonomike dhe t’i ofrojë çdo shqiptari mundësitë, lirinë dhe dinjitetin për të jetuar me punë të ndershme në vendin tonë të bekuar nga Zoti.

 

Faleminderit!

 

 

 

Ky operacion do të përfshijë hetimin dhe dnërshkimi i gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licensimeve publike

 

Prioriteti ynë do të jetë:

 

  • Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta
  • Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike
  • Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike

 

Hetimi ynë do të përqendrohet te paraja.

 

  • Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura.
  • Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti.

 

Ne do të hetojmë paratë dhe pasurinë e të gjithë atyre që janë përfshirë në një mënyrë apo tjetër në këto koncesione kriminale.

Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm.

 

Ata ish-ministra, ish-sekretaë të përgjithshëm, ish-drejtorë etj, që janë larguar mbasi mbushën xhepat nuk kanë për të shpëtuar.

 

Zbulimi dhe rikuperimi i aseteve të vjedhura do të jetë prioritet absolut.

 

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

 

 

Read More
07 Gus
0

Pranga për politikanët që vodhën zgjedhjet me krimin, qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me ato lokale

 

TAKIM I KRYETARIT BASHA ME STRUKTURAT E PD NË DIVJAKË

 

Kreu i opozitës theksoi nga Divjaka se nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore, 30 qershori është një proces nul dhe kriminal. “Një proces që është nul dhe kriminal nuk mund të prodhojë asgjë të ligjshme. Shumica dërrmuese e refuzoi dhe shumë nga ata që detyroi me forcë, iu përgjigjën duke i bërë votat të pavlefshme. Vlora 14%, Berati 14%, Durrësi 13.5%, Korça 14%, Shkodra 6%. Refuzimi popullor ka qenë plebishitar. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës.”- theksoi zoti Basha.

 

Përsa i përket mënyrës sesi zgjidhet kriza politike, lideri i opozitës ishte shumë i qartë. “Kjo krizë nuk mbyllet me pazar. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është “prangat për ata politikanë që kanë vjedhur votat”. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur.” – vuri në dukje zoti Basha, i cili u shpreh i vendosur për ta çuar betejën deri në fund.

 

“Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Hajdutin Psiqik nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat, nuk do të pranojmë kurrë dhunën shtetërore dhe uzurpimin e dhunshëm të pushtetit.”- theksoi kreu i opozitës në takimin me demokratët e Divjakës.

 

Pjesë e aksionit opozitar do të jetë edhe shpalosja e alternativës, bashkë me njerezit, në mënyrë që, siç u shpreh kreu i opozitës “shumicën Rama ik, shumicën që kërkon ndryshim, ta kthejmë në një mazhorancë qeverisëse”.

 

Zoti Basha tha se shqiptarët e kërkojnë ndryshimin, sepse gjendja ekonomike nuk ka qenë kaq e rëndë në dy dekada, për shkak të projektit të Edi Ramës për grabitjen e vendit. “Rama dhe banda e tij prej gjashtë vitesh kanë vetëm një projekt, vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, të taksave dhe pasurive publike të vendit. Oligarkia dhe monopolet kanë shkatërruar tregun. Çmimi më i lartë i energjisë dhe naftës, papunësia e lartë, falimentimi është shtrire kudo.”- tha zoti Basha.

 

Kreu i opozitës përmendi të dhëna konkrete të abuzimit nga qeveria me paratë publike. “Ndërkohë që shqiptarët nuk kanë lekë të hanë, Hajduti Psiqik harxhon paratë e tyre për qejfe dhe luks. Vetëm për udhëtime, hotele dhe gostira qeveritare, ka harxhuar 2,7 miliard leke ose 2,3 milion euro. Transaksionet e thesarit lidhur me rikonstruksionin e godinës së Kryeministrisë, për të cilat nuk eshte zhvilluar asnjë tender janë 3,8 miliard lekë ose 3,2 milion euro. 5,5 milion euro ka shpenzuar Hajduti Psiqik vetëm për luks dhe zyrën e tij. Ndërkohë që nuk jep asnjë lek subvencion për fermerët, prodhimet tuaja kalben dhe hidhen në kanal, tregjet i kontrollojnë klientët e Hajdutit Psiqik dhe fermerët zhyten në varfëri, borxhe dhe pasiguri.”- u shpreh kreu i opozitës, duke identifikuar Edi Ramën si shkaktarin e krizës ekonomike të vendit.

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vlerësoi se rikthimi i besimit tek opozita me betejën e saj për zgjedhjet e lira e të ndershme është arritja kryesore e PD dhe e aleatëve të saj. “Djegia e mandateve bindi qytetarët se opozita nuk po e bën këtë betejë për vete, për karriket, për imunitetet, për privilegjet e veta. Përkundrazi, i sakrifikoi të gjutha këto dhe u rreshtua në krah të njerëzve në betejën për të pasur një qeveri nga njerëzit, për njerëzit dhe të njerëzve”- u shpreh zoti Basha në një takim me strukturat e PD në Divjakë.

Read More
06 Gus
0

2 në 3 socialistë refuzuan Ramën. Hajdutëria dhe babëzia e tij kriminale, varfërim për shqiptarët

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi në Patos se shumica e socialistëve refuzuan më 30 Qershor qeverisjen hajdute dhe kriminale të Edi Ramës. Zoti Basha iu referua shembullit të Bashkisë së Patosit, ku pjesëmarrja në votime ishte e ulët. “Sa i përket pjesëmarrjes reale, përfshirë ata që janë detyruar me forcë, në bashkinë e Patosit, refuzimi masiv ka arritur një tjetër rekord me 13 përqind. Kjo do të thotë se në Patos vetëm 1 në 3 socialistë ka shkuar të votojë në procesin farsë të 30 qershorit, ndërsa 2 në 3 kanë vendosur ta bojkotojnë këtë farsë dhe të rreshtohen në krahun krahun e vëllezërve dhe motrave të tyre demokratë, kundër juntës kriminale, kundër hajdutërisë, barbarisë dhe grabitjes së Edi Ramës.”- tha zoti Basha.

Kryetari i PD vuri në dukje se ky nuk është rezultat i arritur brenda një jave, por i protestave dhe i qëndrimeve politike të PD dhe opozitës, siç ishte djegia e mandateve parlamentare. “Janë pikërisht protestat popullore, është qëndresa juaj, kurajo juaj, vendosmëria juaj që ka zgjuar kurajon dhe ka vetëdijësuar gjithë shqiptarët përfshirë zgjedhësit e ndershëm socialistë, se 30 qershori nuk bëhej për ta, por për një klikë hajdutësh, që ka thyer çdo rekord babëzie dhe hajdutërie në Shqipëri dhe në Ballkan.tha zoti Basha, i cili u kujtoi qytetarëve të Patosit disa nga mashtrimet dhe vendimet e qeverisë së Ramës për vjedhjen e tyre. “A nuk është kjo klikë hajdute që e zvarriti statusin e minatorit sa mundën?! Kaluan ligjin në momentin e fundit dhe kanë kaluar 2 vjet dhe ligji është në fuqi, por nuk zbatohet! A nuk janë këta që mashtruan banorët e Zharrëzes?! A nuk janë këta përfituesit e drejtëpërdrejtë të vjedhjes kolosale që i bëhet një prej pasurive më të mëdha të Shqipërisë dhe të gjithë Europës, siç është pellgu naftëmbajtës i Patos-Marinzës?! A nuk janë këta që përzunë investitorët e huaj perëndimorë për ta grabitur më kollaj naftën dhe nxitur kontrabandën dhe evazionin?!”

Lideri i opozitës tha se në vend të qeverisjes, Edi Rama ka ndërtuar një sistem banditesk grabitjeje. “Çdo vendim, çdo akt qeverie, çdo ligj parlamenti, çdo rregullore, çdo gjë është për të vjedhur dhe për të grabitur. Jo vetëm me vjedhjen e buxhetit, vjedhjen në dogana, që ka kapur nivele të padëgjuara që në ditët më të zeza të qeverisjes së Fatos Nanos, vjedhjen me tatimet, vjedhjen me tenderat. Tani po vjedhin me koncensionet dhe PPP-të. Ka shkuar çmimi për kilometër rruge në Shqipëri 5 herë më i lartë se sa në Japoninë e tërmeteve, 10 herë më i lartë se sa çmimi mesatar europian, siç është vjedhja në rrugën Milot-Balldren, siç është vjedhja në rrugën Vlorë-Orikum.”- u shpreh lideri i opozitës në takimin me strukturat e PD në Patos.

Për të treguar se Rama nuk do të ndalet në vjedhjet e tij deri në momentet e fubdit si kryeministër, Lulzim Basha renditi edhe disa afera të tjera korruptive të këtyre javëve të fundit. “Këtë verë kanë planifikuar edhe vjedhje të tjera, vjedhjen me uniformat e policisë ku kanë dyfishuar çmimin. Po bëjnë gati koncensionin 100 euro tarifë shtesë çdo biznesi për një tjetër truk me gjoja një kompani kroate, për të marrë 100 euro nga çdo biznes, a thua nuk e kanë këputur me taksa, gjoba, me çmimin e naftës, me çmimin e energjisë. Teatri, vjedhje e pastër njësoj si Unaza e Re, njësoj si stadiumi e kështu me rradhë.”- tha ai.

Kreu i opozitës tha se kjo kupë të mbushur dhe e derdhur hajdutërie qeveritare dhe varfërimi të shqiptarëve solli reagimin popullor të 30 qershorit. “Protestat dhe vendimet për djegien e mandateve që vetëdijësuan shqiptarët se kjo luftë nuk bëhej për karriget dhe mandatet tona, nuk bëhej për privilegjet e pushtetit, por bëhej për qytetarët. Ndaj dhe protestat nuk u shuan, por u bënë gjithnjë e më të mëdha, gjithmonë e më të vendosura, gjithmonë e më të fuqishme, për të kulmuar me 30 qershorin. Kurrë më parë nuk kemi pasur një bashkim të tillë të qytetarëve. 85 përqind e  shqiptarëve iu përgjigen thirrjes tonë dhe refuzuan farsën, refuzuan regjimin e Edi Ramës. U bënë pjesë e shumicës “Rama ik”.”- theksoi Basha në Patos, duke shprehur mirënjohjen për besimin që qytetarët treguan tek PD dhe opozita.

“Brenda këtij refuzimi popullor, ka edhe një lajm tjetër shumë të madh.

30 qershori nuk është thjeshtë dhe vetëm refuzimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij, nuk është thjesht një kryengritje masive popullore kundër mjerimit ekonomik që ai ka mbjellë, papunësisë, varfërisë. Është edhe një thirrje popullore për ndryshim. Dhe kjo thirrje i drejtohet të vetmit faktor politik që ka kapacitetet, burimet njerëzore, vizionin, planin për ta bërë këtë ndryshim të mundur, që është Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita e Bashkuar.”- vuri në dukje zoti Basha.

Read More
05 Gus
0

Basha në Fushë Krujë: Çdo vendim i kësaj qeverie është për klientët dhe kundër biznesit të vogël, është për të mbushur xhepat e Olsi Ramës dhe familjes së tij

 

TAKIMI I KRYETARIT LULZIM BASHA ME STRUKTURAT NË FUSHË-KRUJË

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Fushë Krujë se vendimet e qeverisë dhe të Parlamentit të Edi Ramës në këto 6 vjet janë kundër biznesit të vogël, vendime të llogaritura për të pasuruar veten, familjen e tij dhe një grusht klientësh. Në një takim me strukturat e PD në Fushë Krujë, kreu i opozitës përmendi monopolin e ri privat që po vendos me ligj qeveria për faturimin elektronik.

 

“Hajduti psiqik i është vërsulur biznesit të vogël për t’i marrë edhe qindarkën e fundit me aferën e sistemit të ri të faturimit të biznesit, nëpërmjet të cilit do të nxjerrë jashtë përdorimit 140 mijë kasa fiskale dhe do të detyrojë biznesin e vogël t’i paguaje Olsi Ramës dhe këshilltarit kroat të Ramës 50 deri në 110 Euro për çdo biznes.  Kjo zhvatje e re bëhet për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Hajdutit Psiqik, ndërkohë që oligarkëve u fali dividentin, bregdetin, naftën, mineralet, lumenjtë dhe pyjet.”- u shpreh zoti Basha.

 

Për të përforcuar mesazhin se politika e Edi Ramës nuk është në shërbim të interesit publik, kreu i opozitës, renditi disa nga aktet e kësaj qeverie në shërbim të pakicës me të cilën grabit. “Janë këta që votuan për t’i kthyer dividentin oligarkëve,  janë këta që votuan mega-vjedhjen Milot-Balldren 15 milionë euro për km, janë këta që votuan grabitjen e Teatrit Kombëtar për 6 kullat 200 milionë euro të treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës.”-tha Basha

 

Kreu i opozitës vuri në dukje se e gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e pak njerëzve përreth Edi Ramës.

 

“Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën.  Nuk bëjnë asgjë për njerëzit e thjeshtë.  Vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.”- theksoi zoti Basha

 

Kryetari i Partisë Demokratike solli në vëmendje se grabitja, hajdutëria dhe shkatërrimi i Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë, që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin, janë shkaku kryesor për thellimin e varfërisë, papunësisë dhe  mungesës së mundësive për pjesën tjetër të biznesit dhe të njerëzve të tjerë të zakonshëm. “Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur.”- theksoi Basha në takimin e Fushë Krujës, ku vuri në dukje se kjo situatë ka marrë përgjigje të qartë më 30 Qershor. Shumica 85% “Rama ik” është shprehje e kurajos dhe vetëdijësimit të shqiptarëve se 30 qershori nuk bëhej për njerëzit. Bëhej për Edi Ramën, bëhej për Artur Bushin, bëhej për këta 5-6 oligarkë hajdutë grabitqarë dhe 5-6 kriminelë që kanë marrë peng gjithë shtetin” – u shpreh kreu i opozitës, duke theksuar vendosmërinë e PD për t’iu përgjigjur mesazhit të 30 Qershorit.

 

“Prandaj, përtej refuzimit të Edi Ramës, 30 Qershori përbën dhe një kushtrim, një kërkesë, një thirrje popullore për ndryshim. Ndryshim në aspektin ekonomik, ndryshim në aspektin politik, për t’i dhënë fund krizës ekonomike, varfërisë, papunësisë, emigracionit që po e zbraz vendin.”- u shpreh zoti Basha në takimin me strukturat e PD në Fushë Krujë.

Read More
05 Gus
0

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

 

Partia Demokratike dënon me ashpërsi rritjen e dhunës kundër kundërshtarëve politkë dhe përfaqësuesve të opozitës. Mbrëmë në mesnatë është vendosur tritol në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj. Fatmirësisht, ai dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë.

 

Policia e Shtetit po e fsheh këtë ngjarje të rëndë dhe deri tani nuk ka asnjë të dhënë për agresorët.

 

Bashkia e Kamzës prej kohësh është vënë nën sulmin verbal të kryeministrit Rama dhe disa strukturave të tjera të pushtetit. Por vendosja e tritolit në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës përbën një përshkallëzim të agresionit ndaj kundërshtarëve politikë të regjimit të Edi Ramës.

 

Fshehja e ngjarjes nga policia nuk i kontribuon as zbardhjes së saj e as kthimit të qetësisë në Kamzës. Ajo vetëm sa shton mosbesimin e qytetarëve ndaj forcave të policisë.

 

Nëse do të vijohet edhe më tej duke fshehur ngjarjen, jo vetëm familja e Vendim Demajt, por të gjithë qytetarët e Kamzës do të identifikojnë tek Policia e Shtetit bashkëpërgjegjësin kryesor, që në aleancë me krimin e organizuar, po rrezikon përditë sigurinë e tyre.

 

Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbajë përgjegjës Edi Ramën për çdo akt dhune dhe agresioni ndaj përfaqësuesve të saj politikë. Çdokënd tjetër me përgjegjësi ligjore që me veprimin apo mosveprimin e tyre mundëson akte të tilla dhe pengon ndëshkimin e autorëve, e paralajmërojmë se ne as nuk falim e as nuk harrojmë. Ora e drejtësisë do t’u trokasë shumë shpejt!

Read More
05 Gus
0

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e  Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Read More
05 Gus
0

Basha: Largimi i Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore është detyra e parë për zgjedhje të lira e të ndershme

  • Basha: Largimi i Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore është detyra e parë për zgjedhje të lira e të ndershme

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, shprehu vendosmërinë e opozitës për t’i shkuar deri në fund betejës për zgjedhje të lira e të ndershme, duke kryer detyrën e parë kryesore, largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e përgjithshme, në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore.  “Zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh. Dhe beteja për zgjedhje të lira nuk është kauzë partiake, por është betejë e çdo shqiptari. Zgjidhja nuk është “ik ti e te vi unë”, por është beteja jetike për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme, Shqipërinë e standardeve europiane”- u shpreh zoti Basha në takimin me strukturat e PD në Krujë.

 

“Zgjidhja nis me dënimin e politikanëve të kapur në blerje votash dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar për pushtetin dhe pasurinë e tyre.”- theksoi kreu i opozitës, duke vënë në dukje se sakrifica e opozitës së bashkuar dhe e qytetarëve që e mbështetën atë u shpërblye në 30 Qershor, me refuzimin plebishitar dhe mesazhit Rama Ik që dhanë 85 përqind e shqiptarëve.

 

“Opozita e Bashkuar e nisi këtë betejë me një akt sakrifice që ishte dorëzimi i mandateve, dorëzimi i imuniteteve, i privilegjeve dhe i karrigeve të pushtetit për t’u rreshtuar në krah të qytetarëve. Treguam se rruga që nisëm ishte një rrugë sakrifice për interesin publik. Vendimi që morëm ktheu besimin tek njerëzit, se beteja që kemi nisur nuk ishte një betejë për karrike, siç përpiqej ta paraqiste Edi Rama. U rikthye besimi se opozita e bashkuar nuk është pjesë e teatrit të ndyrë politik, ku një grusht njerëzish kanë kapur burimet e shtetit, buxhetin e shtetit, taksat e shtetit, pasuritë e shtetit, në kurriz të të gjitha shqiptarëve të tjerë.”- u shpreh zoti Basha në Krujë.

 

Duke analizuar 30 Qershorin si një refuzim të shumicës jo vetëm si një atentat ndaj demokracisë, kushtetutës dhe pluralizmit, por edhe si reagim i drejtpërdrejtë i refuzimit të varfërisë, papunësisë dhe gjendjes ekonomike, zoti Basha shprehu vendosmërinë e PD për t’iu përgjigjur mesazhit të shqiptarëve për ndryshim.  “Përtej refuzimit të Edi Ramës, 30 qershori  është një kushtrim, një kërkesë, një thirrje popullore për ndryshim ekonomik, ndryshim politik, për ti dhënë fund krizës ekonomike, varfërisë, papunësisë, emigracionit që po e zbraz vendin. Kjo kërkesë i drejtohet Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar. Vetëm ne kemi forcën, vullnetin, vizionin, dhe, mbi të gjitha, kredon morale për të marrë përsipër ndryshimin e thellë që duan shqiptarët.”- u shpreh lideri i opozitës në takimin me strukturat e PD në Krujë.

Read More