Blog

04 Gus
0

“Shqipëria si Koreja e Veriut”, Basha: Asnjë investim i huaj në 6 vjet me Ramën. PD, kontratë besimi me çdo grup interesi për qeverisjen e nesërme.

 

TAKIMI I KRYETARIT LULZIM BASHA ME STRUKTURAT NË GRAMSH

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e barazoi qeverisjen e Edi Ramës me atë të Koresë së Veriut përsa u përket investimeve të huaja. “Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Rama në Shqipëri në gjashtë vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë dy vendet pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit.”- tha zoti Basha në Gramsh, ku u takua me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.

 

Kreu i opozitës argumentoi pse Rama ka ndjekur një politikë armiqësore ndaj investimeve të huaja në këto 6 vjet. “Dy investimet e fundit të huaja janë Devolli dhe TAP, s’ka më investime të tjera. Të dyja janë kontraktuar në kohën e qeverisjes tonë. Nuk ka më asnjë investim të huaj, i ka përzënë. Pse i ka përzënë? Për të mbrojtur klientët e tij Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij.”- tha Basha, duke vënë në dukje se pa investime të huaja, nuk ka as zhvillim, as vende të reja oune, as mirëqenie. “Me investime të huaja ka konkurencë. Po të ketë investime të huaja, nuk shkon dot 15-fish çmimi i autostradës. Po të ketë investime të huaja nuk grabitet dot haptazi në mes të ditës. Investimet e huaja përbëjnë kërcënim për hajdutët dhe sistemin e hajdutërisë që ka ndërtuar Edi Rama.”- u shpreh Basha.

 

Duke vënë në dukje se Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt infrastrukturor për financim nga Bashkimi Europian në Samitin e Poznanit, Kreu i Opozitës tha se qëllimi i vetëm i kësaj politike ëdjtë grabitja.

 

Për hajdutin psiqik nuk është prioritet të marrë financime nga projektet europiane. Ai preferon më mirë t’i nxjerrë paratë nga buxheti i  taksave tuaja dhe t’i vjedhë me 2, 3, 5, 10 e 15 fish vlerën e preventivit. Në këtë mënyrë ai, familjarët e tij dhe një grusht njerëzish kanë krijuar pasuri marramendëse” – theksoi zoti Basha, i cili u shpreh se kostoja e grabitjes së qeverisë ka rënduar mbi qytetarët shqiptarë, e gjithë kjo kosto ka rënduar mbi qytetarët.

 

“Kur ka qenë gjendja ekonomike kaq e keqe?! Kur ka qenë papunësia kaq e lartë?! Kur ka qenë kostoja e jetesës kaq e papërballueshme?! Kur kanë paguar shqiptarët çmimin kaq të lartë të energjisë, ndërkohë që të ardhurat e tyre janë më të ulëtat e rajonit dhe çmimet janë më të larta të Europës. “- u shpreh Kryetari i PD, i cili u tregua i vendosur t’i përgjigjet thirrjes së shqiptarëve për ndryshim më 30 Qershor. “Partia Demokratike e Shqipërisë do të lidhë një kontratë besimi me të gjitha grupet e interesit,  njësoj si me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, konkrete, të zbatueshme, ku do të detajohen ato që ne marrim përsipër të bëjmë nesër, në qeveri.”-u shpreh lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Read More
04 Gus
0

Basha: Rama gjobit bizneset e vogla dhe pasurohet vetë. “Imagjinoni pasurinë e tij, kur 6 vjet më parë kishte 200 milionë euro”

 

TAKIMI I KRYETARIT LULZIM BASHA ME STRUKTURAT NË BELSH

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha dënoi dhunën e gjobave ndaj biznesve të vogla, me të cilat mbijetojnë shumica e familjeve shqiptare. Në një tëkim me strukturat e PD në Belsh, zoti Basha tha se dhuna e tatimorëve ndaj biznesit të vogël bëhet për të financuar grykësinë dhe luksin e Edi Ramës me disa klientë të tij milionerë. “Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa, tarifa dhe gjoba sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.”

 

Kreu i opozitës tha se keqtrajtimi i biznesit të vogël ishte një nga arsyet pse njerëzit e braktisën Ramën më 30 qershor, duke e kuptuar se ato votime nuk ishin në interes të qytetarëve, por për të thelluar hajdutërinë, grabitjen dhe babëzinë e Edi Ramës, që janë sot aktiviteti i vetëm politik dhe ekonomik i tij.

 

“Vetëm këtë javë, nga tenderi korruptiv për uniformat e policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nga tenderi korruptiv monopolist për sistemin e ri të faturimit të biznesit, që nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale, i shtojnë me ligj një taksë të re deri në 100 euro biznesit. Këtë po e bën një kompani fantazëm, gjoja kroate, por, në fakt është kompania e keshilltarit kroat te Edi Rames dhe paratë do të ndahën me familjarët e kryeministrit.”- u shpreh Basha.

 

Duke iu referuar edhe ligjeve dhe vendimeve speciale për grabitjen e Teatrit dhe të Kopshtit Botanik për të ndërtuar kulla, Basha u shpreh se politika e vetme e hajdutit psiqik në krye të qeverisë është grabitja për pasurimin e pandalshëm. “Nëqoftëse para 6 vjetësh raporti i OSBE thoshte që ka 200 milionë euro pasuri, akoma pa u ulur në karrigen e kryeministrit, imagjinoni tani! Tani është vërsulur me shpejtësi që t’i bëjë të gjitha këto grabitje të mëdha menjëherë, pasi e ndjen që po afron ora e fundit.”

 

Kreu i demokratëve përmendi gjetjet e KLSH-së, sipas të cilit qeveria Rama, vetëm vitin e kaluar ka shpërdoruar, abuzuar dhe grabitur 1. 4 mld euro, para të mbledhura nga taksat e qytetarëve, “Grabitja, vjedhja dhe hajdutëria e Edi Ramës është arsyeja pse Shqipëria është sot papunë, është arsyeja se përse gjendja ekonomike është sot më e keqja në dy dekada.”- theksoi lideri i opozitës.

 

Lulzim Basha shprehu vendosmërinë për t’iu përgjigjur thirrjes për ndryshim që 85 % e shqiptarëve bënë më 30 Qershor.

“Ka vetëm një forcë që ka fuqinë politike, përvojën qeverisëse, vizionin, vendosmërinë e, mbi të gjitha, kredon morale për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lora e të ndershme – tha kreu i opozitës.- Ajo forcë është Partia Demokratike e Shqipërisë.”

Read More
04 Gus
0

Basha nga Fushë-Arrëzi: Shqiptarët u bënë bashkë për ndryshim, opozita fituese e zgjedhjeve të lira kurdo që të bëhen.

 

TAKIMI I KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA ME STRUKTURAT NË FUSHË-ARRËZ

 

Lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi nga Fushë-Arrëzi se Partia Demokratike me aleatët e saj është fituese e zgjedhjeve të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato. Basha deklaroi se 30 qershori e vërtetoi këtë duke i bashkuar shqiptarët krah opozitës kundër bandës së Rilindjes në pushtet.

 

“Përmes 6 muajsh protestash i kemi dhënë kurojo çdo shqiptari, kemi vetëdijësuar çdo shqiptar dhe sot pas 30 qershorit, nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD dhe aleatët fitues të zgjedhjeve të ardhshme, të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato, por është vetë përmasa e 30 qershorit.

Janë 85 përqind e shqiptarëve të cilët ushtuan me refuzimin e tyre në 30 qershor, thirrjen kombëtare: “Rama ik” dhe vulosën kësisoj aleancën më të madhe politike që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët që nga vitit 1992″, – deklaroi shefi i opozitës shqiptare.

 

Kryetari i PD duke marrë shkak nga 85 përqind e shqiptarëve që e refuzuan Edi Ramën, tha se tashmë bandën e Rilindjes e kanë braktisur dhe socialistët.

 

“Me 30 qershor Edi Ramën dhe regjimin e tij e kanë braktisur edhe socialistët e ndershëm. 30 qershori është dita e bashkimit më të madh “Rama ik”, por është edhe një klithmë, një kushtrim për ndryshim,” – nënvizoi gjatë takimit me strukturat e PD, kryetari Basha.

 

Basha kërkoi nga demokratët që ti përgjigjen thirrjes së shqiptarëve që duan ndryshimin e madh. ” Prej nesh shqiptarët kërkojnë më shumë se denoncime, më shumë se përballje, kërkojnë më shumë siguri për të nesërmen dhe rrugën e ndryshimit të vërtetë ku gjithkush do të jetë më mirë. Tani ka ardhur koha ti ofrojmë shqiptarëve rrugëdaljet nga kjo krizë e tmerrshme dhe ta shndërrojmë shumicën 85 përqind  “Rama ik”, në shumicën e re qeverisëse që do ti prijë transformimit ekonomik dhe politik të vendit”, shprehu vendosmërinë e tij dhe të opozitës së bashkuar, kryeopozitari Basha.

Read More
03 Gus
0

Kandidatura e Avokatit të Shtetit Artur Metani për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, të s’kualifikohet.

  • Kandidatura e Avokatit të Shtetit Artur Metani për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, të s’kualifikohet.

 

  • KED nën drejtimin e dyshes besnike Edi Rama Dvorani – Arta Marku, e gatshme për të plotësuar urdhrat e shefit të tyre Kryeministër, misioni i të cilit është të kapë çdo qelizë të organeve të reja të drejtësisë.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE ÇLIRIM GJATA

 

Me anë të kësaj deklarate Partia Demokratike bën publik skandalin e radhës të iniciuar nga  Kryeministri Rama, i cili nuk ndalet së kapuri çdo institucion të pavarur të  drejtësisë.

 

Rasti më i fundit është ai i Këshilli i Emërimeve në Drejtësi(KED), i cili në mbledhjen për seleksionimin e kandidaturave për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë vendosi të kualifikojë si kandidaturë kryesore atë të Artur Metanit pavarësisht se ai nuk plotëson kriteret kushtetuese ligjore për këtë pozicion të rëndësishëm.

Kjo vendimmarrje e KED-së është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 147/d, pika 3, parashikon se “…Kandidati për Inspektor të Lartë të Drejtësisë nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit”.

Po ashtu, ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në nenin 199/pika 1/dh, parashikon se:“Inspektor i Lartë i Drejtësisë mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që në momentin e kandidimit përmbush këto kushte:

dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor. Ai ka mbajtur funksionin e Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës, në periudhën Maj 2002-Korrik 2012.

Në bazë të Ligjit  nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” (Ligji i Vetingut), nenin 3 pika17, pozicioni i Këshilltarit të Presidentit konsiderohet “funksion politik” në administratën publike.  Për më thjeshtë po citojmë ligjin:( nenin 3 pika17)

“Shprehja “nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike” do të thotë që nuk ka qenë deputet, Kryeministër, Zëvendëskryeministër, ministër, zëvendësministër ose nëpunës pjesë e kabinetit të Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Zëvendëskryeministrit, ose ministrit që kryen detyrën e drejtorit të kabinetit, këshilltarit, ndihmësit, zëdhënësit ose sekretarit personal të titullarit të kabinetit”.

Pra, në bazë të këtij përcaktimi, Artur Metani rezulton se 10 vitet e fundit ka qënë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Për ta përmbledhur:

Ligji i vetingut e konsideron këshilltarin e Presidentit funksion politik.

Kushtetuta dhe ligji për organet e drejtësisë ia ndalojnë kandidimin personit që 10 vitet e fundit ka patur funksion politik.

Në këto kushte kualifikimi i Artur Metanit nga KED si një nga kandidatët kryesorë për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin në fjalë.

Por KED, siç e dimë tashmë, drejtohet nga dyshja besnike e Edi Ramës Dvorani – Arta Marku. Ata janë të gatshëm të bëjnë gjithshka për të plotësuar urdhërat e shefit të tyre Kryeministër, misioni i të cilit është të kapë çdo qelizë të organeve të reja të drejtësisë.

Metani, aktualisht mban postin Avokat të Shtetit, i emëruar këtu direkt nga Kryeministri Rama. Ai është gjithashtu edhe vëllai i deputetes dhe ish-ministres socialiste, Eglantina Gjermeni. E pra në këto vënde Edi Rama nuk cakton pa dhënë prova të forta besnikërie.

Njëlloj si bashkëshorti i deputetes Felaj i cili u emërua prokuror nga KLP pa magjistraturë dhe pa veting. E njëjta situatë po ndodh për emërimin e Artur Metanit si Inspektor i Lartë i Drejtësisë nga KED.

Kualifikimi i kandidaturës së Artur Metanit për ILD është antikushtetues dhe antiligjor, ndaj kërkojmë nga KED të rishikojë vendimin e saj dhe të skualifikojë kandidaturën në fjalë. Në të kundërtën askush nuk beson më në pavarësinë e organeve të reja të drejtësisë nga Kryeministri, i cili po i kthen në organe private të tij.

 

 

 

Read More
03 Gus
0

Rama, sponsorizues dhe përfitues i informalitetit. Lista e grabitjeve me ligj po shtohet. “Ndiq paranë” do të ndëshkojë çdo abuzues!

  • Rama, sponsorizues dhe përfitues i informalitetit. Lista e grabitjeve me ligj po shtohet. “Ndiq paranë” do të ndëshkojë çdo abuzues!

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar grykësinë dhe lluksin e Edi Ramës dhe klientëve të tij milionerë. Si hajdut psiqik që është, vodhi të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, por nuk do ndalet deri sa të vjedhë edhe pikën e fundit të mundit dhe gjakut të shqiptarëve. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

 

Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.

 

Ndryshe nga Rama ne besojmë në një ekonomi të lirë dhe konkuruese.

 

Vjet në shtator ne prezantuam paketën Antimafia. Në të identifikuam kush janë përfituesit dhe abuzuesit e mëdhenj të buxhetit të shtetit si dhe rrugët që ndjek qeveria për t’i favorizuar.

 

U treguam shqiptarëve ligjet speciale Rama, taksat preferenciale Rama të aplikuara nga qeveria ndaj oligarkëve, tenderat Rama që ata kanë përfituar në kundërshti me ligjin si dhe koncesionet (PPP). Ua treguam me emër shqiptarëve se kush janë ata që përfitojnë nga këto grabitje ne ligj. Në Partinë Demokratike kjo listë po shtohet e plotësohet.

 

Ky është vetëm fillimi i zgjidhjes. Do të anullojmë të gjitha politikat fiskale që janë me emër biznesi, do të lehtësojmë barrën fiskale për gjithë sipërmarrjen. Mbi të gjitha do të marrim masa për të ndëshkuar mafian që fshihet pas oligarkisë. Me parimin “ndiq paranë” do të bëjmë të mundur që biznesi i ndershëm të punojë dhe të ndëshkohen abuzuesit!

Read More
02 Gus
0

Basha nga Peqini: Hajdutëria e Edi Ramës është arsyeja për Shqipërinë e papunë dhe në krizë.

Në takimin me strukturat e PD në Peqin, kreu i opozitës, Lulzim Basha, bëri përgjegjës Edi Ramën për krizën e thellë ekonomike të vendit. “Nga mëngjesi deri në darkë plani i Edi Ramës është grabitja, vjedhja. Kjo është arsyeja pse Shqipëria është e papunë. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria lëngon në krizën më të thellë ekonomike. Kjo është arsyeja pse shëndetësia, arsimi dhe gjithçka tjetër janë në kolaps. Kjo është arsyeja pse po përjetojmë emigracionin më gërryes dhe më të rrezikshëm se ai i fillim viteve ’90.” – theksoi kryetari Basha.

Lideri i opozitës vuri në dukje se përqendrimi i ekonomisë dhe pasurive të vendit në duart e pak njerëzve përreth Edi Ramës, ka thelluar varfërinë në vend. “Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë, që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. Këta janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin djersën, pronat e shqiptarëve, në bashkëpunim me Edi Ramën.”- u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve përmendi koncesionet, PPP-të, tenderat, lejet e ndërtimit, ligjet special si mënyrat më të zakonshme me të cilat Edi Rama grabit shqiptarët bahskë me oligarkët e tij.  “Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, shpresat e tyre i ka vrarë Edi Rama me oligarkët grabitqarë. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.”- tha Lulzim Basha.

Duke iu referuar 30 qershorit si një referendum popullor për ndryshim, kreu i opozitës u shpreh se ky ndryshim  do të vijë vetëm përmes largimit të Edi Ramës, duke i dhënë fund, bashkë me të, edhe bandës së oligarkëve dhe hajdutëve.

Read More
02 Gus
0

Endri Hasa: Tenderi i paracaktuar i sistemit të ri të faturimit të biznesit, është zhvatje e re për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Edi Ramës.

  • Tenderi i paracaktuar i sistemit të ri të faturimit të biznesit, është zhvatje e re për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Edi Ramës.

 

  • Qeveria do të nxjerrë jashtë përdorimit 140 mijë kasa fiskale dhe do të fusë në përdorim një sistemi të ri. Firma elektronike kushton nga 50 deri në 110 Euro për çdo biznes. Bizneset do të blejnë pajisje dhe programe të reja kompjuterike, rinter, kompjuter, telefonë të teknologjisë së lartë, lidhja e detyrueshme e internetit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA

Një vit më parë, Partia Demokratike denoncoi tenderin e paracaktuar të sistemit të ri të faturimit të biznesit si një zhvatje e re për biznesin për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Edi Ramës. Sot, pas një viti, gjithçka ne paralajmëruam, është realitet.

Qeveria ka paraqitur ligjin e zhvatjes së re të biznesit, nëpërmjet nxjerrjes jashtë përdorimit të kasave fiskale dhe futjes në përdorim të një sistemi të ri, që kushton para për çdo biznes që punon në Shqipëri.

Me ligjin e ri të qeverisë, të gjitha pajisjet fiskale në përdorim të biznesit, përfshirë rreth 140 mijë kasa fiskale, do të dalin jashtë përdorimit. Në vend të tyre, qeveria po krijon me ligj një sistem të ri për faturat, duke detyruar çdo biznes të deklarojë çdo veprim në kohë reale.

Ky ligj rrit kostot pë biznesin, cënon konkurencën e lirë, vret vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese.

Sistemi i ri detyron mbi 150 mijë biznese të shtojnë kostot duke blerë pajisje dhe programe të reja kompjuterike, si printer, kompjuter, telefonë të teknologjisë së lartë, që t’i përshtaten këtij sistemi.

Në kostot e biznesit shtohet me ligj edhe lidhja e detyrueshme e internetit, e cila duhet të jetë në funksion gjatë gjithë kohës për të kryer veprimet.Kostoja tjetër që do t’i shtohet çdo biznesi që punon në Shqipëri është pagesa për t’u pajisur me firmë elektronike.

Ky është një detyrim thelbësor për funksionimin e sistemit të ri, për të cilin qeveria ka hartuar ligjin e ri.  Firma elektronike kushton nga 50 deri në 110 Euro për çdo biznes.

Në kostot e biznesit, duhet të përfshihet edhe nxjerrja jashtë përdorimit e kasave fiskale.Një vit më parë, Edi Rama dhe Ministria e Financave e gënjyen biznesin, duke thënë se kasat ekzistuese, që kushtojnë mesatarisht 350 euro, nuk do të preken.

Kjo qeveri di vetëm të mashtrojë dhe të grabisë qytetarët për të mbushur xhepat e vet të babëzitur.

Ka vetëm një rrugë që ky ligj të mos miratohet! Duhet të largojmë qeverinë që e ka propozuar atë kundër interesit të mbi 150 mijë bizneseve.

Read More
02 Gus
0

15 hektarë truall i Kopshtit Botanik, po grabitet nga dyshja Rama – Veliaj për të shpëlarë paratë e krimit dhe ndërtuar kulla shumëkatëshe

 

  • 15 hektarë truall i Kopshtit Botanik, po grabitet nga dyshja Rama – Veliaj për të shpëlarë paratë e krimit dhe ndërtuar kulla shumëkatëshe.

 

  • Dyshja Rama-Veliaj po grabit pronën publike të Universitetit të Tiranës, Kopshtin Botanik, në kundërshtim me vullnetin e Dekanatit, Rektoratit dhe studentëve.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE LUCIANO BOÇI, NGA KOPSHTI BOTANIK

 

Jemi këtu së bashku me përfaqësues të Këshillit Studentor për të denoncuar grabitjen e radhës, rrëmbimin e pronës publike të Universitetit të Tiranës, me Kopshtin Botanik, nga dyshja Rama-Veliaj.

 

Ky rrëmbim, kjo grabitje që regjistron sot një rekord tjetër të zi, është bërë krejt në kundërshtim me vullnetin dhe dëshirën e Dekanatit, të vetë Rektoratit, por edhe të studentëve.

 

Kjo hapësirë e madhe, gjigante, 15 hektarë, rrezikon të shndërrohet në lavatriçen gjigante, ku Edi Rama dhe krimi kërkojnë të lajnë, të shpëlajnë paratë e tyre të drogës, të korrupsionit, dhe ta mbushin këtë vend, perlë për nga bukuritë natyrore, me kullat shumëkatëshe.

 

Është një aferë e pastër korruptive, për interesa klienteliste.

Vendimi i marrë nga Rama dhe Veliaj godet dhe cënon autonominë financiare të Universitetit, dhe lirinë akademike. Ai është një atentat që i bëhet procesit akademik, por edhe kërkimit shkencor.

 

Pa bazën eksperimentale, siç është Kopshti Botanik, shumë degë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk mund të transmetojnë as dijen e domosdoshme tek studentët dhe nuk mund të bëjnë as kërkimin e thelluar shkencor.

 

Kjo VKM, nga pikëpamja se si është parashtruar se si është ndërmarrë, u ngjason atyre vendimeve e ndryshimeve ligjore, që pasuan prishjen e Bulevardit, që shkatërruan Stadiumin Kombëtar dhe tentojnë sot të prishin Teatrin. Janë të ngjashme si dy pika uji, sepse qëllimi kryesor i tyre është betonizimi i Tiranës dhe plotësimi i interesave milionëshe – 200 milionëshe është tek Teatri – milionat e tjerë vijnë tek Kopshti Botanik, sikurse milionat e tjerë janë të shpërndara në aferat e rrugëve të florinjta. Kjo është filozofia e drejtimit dhe e shfrytëzimit të pronës publike që ka instaluar Rama.

 

VKM-ja është në kundërshtim tërësor me kushtetutën dhe me Ligjin e Arsimit të Lartë, por edhe me Statutin e Universitetit të Tiranës, që rregullon pronësinë. Në një vend normal, me Gjykatë Kushtetuese, ky vendim do ankimohesh dhe do rrëzohesh, por sigurisht jemi në një vend anormal, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese, dhe pushtetarët bëjnë çfarë u do qejfi.

 

Vetë Ligji i Arsimit të Lartë përcakton qartë se pronësia e pronave të universitetit nuk mund të transferohet në institucione të tjera, por duhet të ruajë destinacionin e paracaktuar. Vetë Statuti e shpreh qartë, duke u mbështetur në ligj.

 

Ndërkohë Bashkia justifikohet për zhvillimin e zonës, gjë që nuk qendron, sepse Ligji i Arsimit të Lartë, i lejon Bashkisë së Tiranës, madje i lutet, e kërkon këtë gjë nga bashkia e Tiranës, që ajo të bëhet kontributore me 10 % në buxhetin afatmesëm të Universitetit, dhe në bazë të këtij buxhetimi, shumë shpejt, shumë kollaj, ajo mund ta zhvillojë zonën, duke mos transferuar pronësinë. Ky fakt dëshmon qartazi se këtu është një tentativë për zaptim, për pushtim territori, të pronës publike, të pronës së universitetit, për ta mbjellë me kullat e korrupsionit, siç është bërë kudi me hapësirën publike në Tiranë.

 

Unë kam një thirrje, do të ftoja të gjithë pedagogët, studentët, por edhe qytetarët, t’i themi ndal dhe ta pengojmë këtë grabitje dhe këtë zhvatje në mes të ditës, e cila është bërë pa dijeninë e studentëe, dhe është gjetur edhe momenti. Jo më kot vendime të tilla, sikurse ka edhe vendime të tjera të ngjashme, merren në pikun e sezonit të pushimeve, për të larguar vëmendjen e studentëve, të pedagogëve e të qytetarëve, nga këto veprime. Ne do të jemi në krah të pedagogëve, studentëve dhe qytetarëve.

Read More
01 Gus
0

Tenderi prej 30 milionë eurosh i Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë, aferë korruptive. Favorizohet klienti i qeverisë.

  • Tenderi prej 30 milionë eurosh i Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë, aferë korruptive, shkurtohet afati i tenderit në kundërshtim me ligjin. Favorizohet klienti i qeverisë.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT ANTIKORRUPSION, LEALBA PELINKU

 

Kur bëhet fjalë për abuzimin me miliona euro, Sandër Lleshaj nuk ndryshon nga paraardhësit e tij Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj.

Gjuetia e preferuar e Ministrave të Brendshëm të Edi Ramës është tenderi 30 milionë euro me uniformat e policisë.

Kësaj rradhe, mënyra e gjetur për të vjedhur është paracaktimi i fituesit përmes shkeljes së procedurave ligjore për rregulla të barabarta loje dhe konkurencë të drejtë në treg.

Për të përjashtuar garën në tenderin e hapur pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka përgjysmuar afatin minimal të parashikuar në ligj për t’u bërë pjesë e tenderit dhe për të plotësuar kushtet e tij.

Ligji i Prokurimit Publik parashikon një afat minimal 52 ditor, por Sandër Lleshaj, në shkelje të ligjit, ka vendosur shkurtimin e afateve për ata që duan të konkurojnë në 24 ditë.

Ky është një afat kohor i pamjaftueshëm për të përmbushur detyrimin ligjor që dikton kushte të barabarta gare dhe konkurence.

Shkelja e të tilla garancive ligjore është tregues direkt se kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Kemi të bëjmë me një pazar mes atij që drejton Ministrinë e Brendshme dhe klientit të paracaktuar, për favorizimin e të cilit ngushtohen ditët e garës dhe shmangen konkurentët e tjerë.

Shkelja flagrante e rregullave në këtë tender 30 milionësh të uniformave të policisë tregon se kushtet ku operon sot prokurimit publik në Shqipëri janë kushtet e një pazari mafioz. Kur dy banda mbyllin pazarin, siç ka ndodhur në rastin e tenderit të uniformave, askush nuk duhet lejuar të ndërhyjë e të prishë pazarin.

Gjithçka ndodh në kurriz të qytetarëve shqiptarë, të cilët vidhen hapur nga një qeveri që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura me bandat dhe krimin e organizuar.

Partia Demokratike do ta ndjekë me vëmendje këtë tender dhe do të denoncojë çdo akt korruptiv që fut duart e Ministrit të Brendshëm apo të kujtdo tjetër në 30 milionë euro para publike.

Read More
01 Gus
0

Qeveria grabit pronën private për ta shtetëzuar, pas 30 vitesh demokraci.

  • Bllokimi dhe sekuestrimi natën i pronave nga qeveria, fsheh aferë korruptive nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Pronarët denoncojnë ndërtimin e një pallati 20 katësh, në pronat e tyre të ligjshme tek “Rruga e Kavajës”.

 

  • Qeveria grabit pronën private për ta shtetëzuar, pas 30 vitesh demokraci.

 

 

Qeveria grabit pronën private me qëllim ndërtimin e një pallati 20 katësh në “Rrugën e Kavajës”.

 

Ky është denoncimi i katër pronarëve të dyqaneve të cilat janë mbyllur dhe sekuestruar nga policia pa asnjë vendim zyrtar, ndonëse çështja është ende në shqyrtim në Gjykatën e Apelit.

 

“Na kanë pyetur se sa metra kërkoni për ta liruar, ne e kemi kundërshtuar. Ne po na merret prona”, deklaroi një nga pronarët, duke shtuar se “vlera e tokës në këtë zonë është 5 mijë e 500 euro metri katror, qeveria i shpronëson me 300 mijë lek të vjetra”.

 

Një tjetër pronar tha: “Edi Rama dhe Erjon Veliaj vetëm mbi trupin tim mund ta marrë këtë pronë. Nuk ka shans ta marrë. Prona është e imja, e kam blerë me gjak. Të më japë mua Edi Rama dhe Erjon Veliaj 22 milionë lek kur unë e kam me çertifikatë pronësie nga shteti. Jam pronar trualli. Edi Ramës shumë shpejt do t’i vijë fundi, se ky popull po vuan prej 7 vitesh për bukën e gojës. Po ikën gjithë rinia shqiptare. Të ikim edhe ne dhe të rrijë Edi Rama me moshën e tretë?”

 

Një tjetër pronar është shtetas i Kosovës i cili thotë se sistemi në Shqipëri po kthehet si para 200 vitesh, ku prona vidhet.

 

Pranë pronarëve ishin edhe banorët e Astirit, të cilët prej 9 muajsh protestojnë kundër shëmbjes antiligjore të shtëpive të tyre nga qeveria.

 

Oriola Pampuri, e cila ka ndjekur nga afër situatën e katër pronarëve të ligjshëm theksoi se, kjo është një aferë korruptive e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt.

 

“Sot po ndodh një fenomen të cilin nuk duhet ta falim më, është shtetëzimi i pronës private. Sot kalon një oligark, vendos, shënjestrën një pronë, ia kërkon këtë Edi Ramës dhe Edi Rama ia realizon menjëherë duke uzurpuar pronat e pronarëve të ligjshëm. Pronarët e ligjshëm katër ditë më parë janë zgjuar me dyert të mbyllura, mbrëmë ishin të salduara me polici, pa asnjë lloj udhëzimi, pa asnjë lloj urdhri nga gjykata. Prefektja lartë së bashku me Erion Veliajn dhe Edi Ramën kanë kryer një akt të tillë për të realizuar aferat e tyre korruptive, siç duan të realizojnë 40 mln euro 2 km rrugë tek Unaza e Re, siç duan të realizojnë 258 mln euro për rrugën Milot Balldre apo 70 mln euro për rrugën Orikum Dukat. Këto janë afera korruptive, të cilat iu bashkëngjiten krime të tilla”, tha Pampuri.

 

Pronarët janë të vendosur që çështjen ta çojnë në Gjykatën e Strasburgut.

 

Read More