Blog

31 Kor
0

Basha nga Korça: Zgjedhje të parakohshme, po. Pazar me Edi Ramën, jo!

“30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor”. Me këtë qendrim të mbajtur në takimin me drejtuesit e strukturave të degës së PD të Korçës, lideri i opozitës Lulzim Basha, theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare dhe lokale.

 

“Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve”- tha zoti Basha, i cili theksoi edhe shkeljet kryesore të konstatuara  nga raporti i OSBE-ODIHR, që e bënë procesin të pavlefshëm dhe kriminal.

 

·        Procesi i votimit pa dekret

·        Mohimi i të drejtës së opozitës për të patur përfaqësuesit në proces

·        Votimi me 1 kandidat,

·        Regjistrimi i patericave të pushtetit në mënyrë të paligjshme

 

Kreu i opozitës u shpreh i sigurt e vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. “Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit.”- u shpreh zoti Basha në Korçë, duke refuzuar prerë çdo përpjekje për pazar.

 

“Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% “Rama ik”.- tha zoti Basha në Korçë.

 

Kreu i opozitës theksoi se fundi i këtij regjimi do të vijë me zgjedhje të lira. “Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarët e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa”- theksoi lideri i opozitës.

Read More
31 Kor
0

Basha nga Prrenjasi: Prangat për pushtetarët e korruptuar e të lidhur me krimin janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa.

 

Basha nga Prrenjasi: Shqiptarët të papunë dhe në varfëri të thellë, Rama, Dako, Gjiknuri dhe Balla në lluks dhe përvetësojnë miliona euro. Prangat për pushtetarët e korruptuar e të lidhur me krimin janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa.

 

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha, në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Prrenjas deklaroi se në fund të kësaj beteje, nuk do të ketë vetëm rotacion politik, por fundi i tranzicionit.

 

Duke drejtuar gishtin tek Edi Rama si fajtori kryesor për krizën ekonomike e sociale të vendit, Basha tha se PD ka gati planin dhe programin për të kthyer besimin e shqiptarëve tek qeverisja.

 

“Babëzia me të cilën Rama grabit buxhetin e shtetit, pasurinë e vendit, mineralet, naftën, bregdetin, pyjet, ujrat, guroret, gjithçka është arsyeja pse shqiptarët janë të papunë, pse varfëria thellohet, ndërsa Rama, Dako, Gjiknuri dhe Balla kridhen në lluks dhe përvetësojnë miliona euro” – theksoi Basha

 

“Asnjë plan tjetër nuk ka Edi Rama dhe banda e tij përveç grabitjes së pasurive publike si te Teatri Kombëtar ku do të përfitojë 200 milionë euro me 6 kullat e drogës. Asnjë ofertë zhvilimi përveç granitjes së bregdetit nga Saranda dhe Himara në Shëngjin e Velipojë. Milot-Balldreni, Unaza e Re janë po ashtu grabitje me ligj e dhjetëra miliona eurove nga Edi Rama.”

 

“Bashkë me 85% të shqiptarëve që duan ndryshim, do ta largojmë këtë bandë. Vendi i tyre është para drejtësisë me pranga në duar, nga i pari tek i fundit. Fundi i pandëshkueshmërisë së pushtetarëve të korruptuar e të lidhur me krimin është fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa” – deklaroi lideri i opozitës.

 

“Ne e dimë që në fund të kësaj rruge nuk do të kemi vetëm rrotacion politik por do të kemi fundin e tranzicionit dhe Partinë Demokratike në krye të alenacës sonë qeverisëse për të hapur rrugën e standardit të vërtetë europian, për të bërë realitet Shqipërinë e standartit europian në çdo fushë. Largimi i Edi Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm. Vetëm një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër mund të garantojë votën e qytetarët. Ne e dimë se me votë të lirë dhe të ndershme, Rama është larguar, PD është në krye të qeverisjes së ardhshme të vendit, – u shpreh Basha

 

Shefi i opozitës nënvizoi se farsa e 30 qershorit është nul dhe deklaroi se PD dhe opozita do jenë në krah të qytetarëve për të mbrotjur pushtetin lokal nga uzurpimi antikushtetues i tij.

 

“Ne do të qendrojmë së bashku, me të gjitha format dhe mënyrat, në krah të qytetarëve, për të kundërshtuar me të gjitha format dhe mënyrat uzurpimin e dhunshëm të pushtetit vendor.  Ne nuk pranojmë kurrë këtë uzurpim antikushtetues dhe antiligjor. Aty ku pushteti i paligjshëm, i lindur nga vota e blerë me paratë e drogës dhe të krimit, përpiqet të uzurpojë pushtetin e ligjshëm, pushtetin legjitim të qytetarëve, aty, çdo lloj forme rezistence është legjitime, është e përligjur, dhe ne jo vetëm nuk do ta frenojmë, por do ta inkurajojmë”, – deklaroi kreu i opozitës.

 

Kryetari i PD rikonfirmoi objektivin e opozitës së bashkuar që zgjedhjet parlamentare të parakohëshme të zhvillohen në një ditë me zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor.

 

Me zgjedhje të lira, theksoi Basha, shumica “Rama ik” do ti japë jetë një programi ekonomik për të rimëkëmbur ekonominë e Shqipërisë dhe për të mbajtur përmes punësimit në vendin e tyre të rinjtë që braktisin vendin nga keqqeverisja e bandës së Rilindjes.

 

“Jemi të vendosur që shumicën “Rama ik” të 30 qershorit ta kthejmë në forcën e ndryshimit që kërkon çdo shqiptar, që do t’i japë fund braktisjes së vendit për t’u larguar në emigracion, politikave të shpunësimit, shkatërrimit të ekonomisë. Ne do të mundësojmë hapjen e mijëra vende pune në sektorë të pashfrytëzuar deri më sot, me paga dinjitoze për rininë shqiptare dhe zhvillimin ekonomik.” – vuri theksin në fjalën e tij Basha.

Read More
30 Kor
0

Pakica kriminale 6 % ka uzurpuar si hajdute godinën e bashkisë së Devollit

  • Pakica kriminale 6 % ka uzurpuar si hajdute godinën e bashkisë së Devollit. Shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Devolli dhe nga e gjithë Shqipëria.

 

DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT LULZIM BASHA, PËRPARA BASHKISË DEVOLL

 

Të nderuar qytetarë të bashkisë së Devollit.

 

Së pari kam kënaqësinë e madhe të ndodhem sërish mes jush dhe pranë jush. Të ndodhem pranë jush edhe në këtë manifestim të madh të demokracisë dhe të vendosmërisë tuaj për të mos pranuar vjedhjen dhe uzurpimin e pushtetit vendor, nga banda kriminale në pushtet.

 

Pakica kriminale 6 % ka uzurpuar aktualisht, në mënyrë hajduteske, godinën e bashksië së Devollit. Shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Devolli dhe nga e gjithë Shqipëria.

 

Me pushtimin e bashkisë si hajdut, me pushtimin e pushtetit vendor si kriminel dhe me tentativën për t’i mbivendosur vullnetit të mbi 94% të qytetarëve të Devollit, vullnetin e kriminelëve dhe hajdutëve që mezi e nxorën 6% të votave  në procesin e paligjshëm dhe antikushtetues të 30 qershorit.

 

Edi Rama dhe sozitë e tij në hajdutëri dhe kriminalitet kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në  mbarë vendin.

 

Në hajdutëri dhe kriminalitet, kanë shkruar fatin e tyre në Devoll dhe në mbarë vebdin.

 

Fati i tyre është fati që e pret çdo hajdut dhe çdo kriminel e nmë veçanti ata që marrin guximin të shkelin Kushtetutën dhe Ligjin e t’i mbivendosen vullnetit të qytetarëve.

 

Sporrja me çdo kush me çdo mjet, me çdo formë.

 

Kjo është dhunë antikushtetuese, është dhunë kriminale, është dhunë antiligjore.

 

Kjo hajdutëri do të marrë të njëjtën përgjigje që merr hajduti që futet për të vjedhur natën në shtëpitë e qytetarëve.

 

Shpreh keqardhjen time më të thellë për keqpërdorimin e efektivëve dhe uniformës së policisë.

 

Nuk duhej të ishin në mbrojtje të hajdutit, duhej të ishin brenda, të arrestonin hajdutin.

 

Sot nuk e bëjnë dot sepse kanë një tjetër hajdut mbi krye.

 

Nesër i njëjti fat që e pret hajdutin e Bashkisë së Devollit, e pret edhe hajdutin e madh në Tiranë dhe të gjithë hajdutët e tjerë të regjimit.

 

Hajdutët i kanë bërë llogaritë me ditët e fundit të korrikut dhe me fillimin e gushtit. Kanë kujtuar se në vapën e verës do të mund të realizojnë planin e tyre të vjedhjes. E kanë gabim. Mund të futen si hajdutë, por nuk do të qeverisin dot asnjë ditë, si hajdutët që janë.

 

Sot e ditë për ditë, në Devoll, në Kavajë, në Pogradec, në Shkodër, në Kamëz e në të gjithë Shqipërinë, hajdutët e pushtetit vendor, që dhunshëm e përdhunshëm duan të imponojnë vullnetin e pakicës kriminale 6 % vullnetit të shumicës shqiptare, do të përballen me vendosmërinë tonë. Do të përballen po kështu shumë shpejt edhe në Tiranë. Rrëzimi i këtij regjimi hajdutësh është gjëja më e sigurtë që mund të themi sot me gojën plot, sepse rrëzimi i këtij regjimi hajdutësh është rruga nga e cila kalon përmirësimi ekonomik. Shqipëria është sot e varfër, sepse është e grabitur nga regjimi i hajdutit psiqik Edi Rama. Shqipëria është sot e papunë, sepse buxheti i shtetit, pasuritë e vendit, pyjet, lumenjtë, minierat, nafta, të gjitha janë grabitur nga Edi Rama dhe një grusht oligarkësh, që qëllim e objektiv të vetëm kanë hajdutërinë, grabitjen e pasurive të shqiptarëve.

 

Ekonomia sot është e shkatërruar, sepse 5 oligarkë dhe 5 banditë, me në krye Edi Ramën kontrollojnë gjithçka. Dhënia fund e këtij regjimi është hapi i parë për t’i dhënë fund papunësisë, është hapi i parë për t’i dhënë fund varfërisë, është hapi i parë për t’i dhënë fund mjerimit ekonomik.

 

Shqipëria është e bllokuar në rrugën e saj evropiane, sepse Evropa nuk mund të pranojë kurrë një qeveri që qeveriset nga hajduti. Ndaj dhe mesazhi i Poznanit është i qartë, për këdo që ka veshë të dëgjojë e sy të shohë. Në 180 milionë euro grante për vendet e Ballkanit, hajduti psiqik i Tiranës nuk mori asnjë qindarkë të vetme.

 

Dhe asnjë hap më tej nuk mund dhe nuk do të hidhet drejt Bashkimit Europian pa qëruar qeverinë hajdute dhe hajdutin psiqik. Ky tashmë është misioni kombëtar që mori vulën e 85% të shumicës Rama ik, të 30 qershorit. Është detyra jonë që këtë shumicë e cila e ka shprehur vullnetin përmes votës më të pastër, të mosdaljes në 30 qershor ta kthejmë në energji për transformimin e madh politik dhe ekonomik që pret Devolli, që pret gjithë Shqipëria.

 

Edhe një herë dua ta them fare qartë, që shumica e inkriminuar 6% që ka zaptuar sot dhunshëm bashkinë e Devollit i ka ditët e numëruara. Unë, PD, opozita e bashkuar jemi në krah të qytetarëve të Devollit, jemi në krah të qytetarëve shqiptarë anembanë vendit. Sepse ora po vjen për ta shporrur këtë pakicë kriminale nga bashkia e Devollit, nga Kryeministria dhe nga Shqipëria.

 

Së fundmi, dua  ta them qartë dhe prerë, sado të ketë investuar Edi Rama dhe mercenarët e tij në kapjen e drejtësisë, sado të ketë investuar në shkatërrimin e gjykatave dhe kapjen e prokurorisë, shkelësit e Kushtetutës burgu i pret, hajdutët e buxhetit të PPP-ve, të kocnensioneve, të pasurive dhe të taksave të shqiptarëve. Dhënia e fund pandëshkueshmërisë, që nga hajduti i vogël i Devollit këtu brenda në këtë zyrë deri tek hajduti i madh në Tiranë është zotimi im para devollitëve dhe gjithë shqiptarëve. Ndaj dua t’ju përgëzoj dhe t’ju përshëndes për rezistencës qytetare. Dua t’ua them qartë se e mbështes plotësisht këtë rezistencë, se jeni të justifikuar dhe të përligjur në të gjitha mjetet dhe format, sepse njësoj si hajdutët që futen në shtëpi edhe hajduti që është futur në shtëpinë e përbashkët të devollitëve, do t’i jepet, e duhet t’i jepet përgjigja e merituar.

 

Në çdo aksion, në çdo veprim, në çdo akt qytetar dhe politik, keni dhe do të keni mbështetjen time, mbështetjen e Partisë Demokratike.

 

Pyetje: Z. Basha, a është 13 tetori data kur duhet larguar kjo klasë politike?

 

Lulzim Basha: 13 tetori është data kushtetuese e zgjedhjeve lokale. Partia Demokratike është gati më 13 shtator, 13 gusht, 13 tetor, me 13 nëntor, në momentin e parë që ne do t’i garantojmë shqiptarëve lirinë e votës, ne e dimë që qeveria hajdute e Edi ramës merr fund dhe shumica “Rama ik” do të kthehet në shumicën qeverisëse të Partisë Demokratike.

 

Pyetje: Çfarë do të bëjnë kryetarët e tjerë të bashkive të djathta?

 

Lulzim Basha: Qytetarët po vendosin në çdo bashki dhe thirrja e tyre, zëri u tyre është për ne i detyrueshëm.

 

Pyetje: Z.Basha po përsa i përket Bashkisë së Devollit sepse ju ndodheni në këto ambiente, por jeni jashtë, ndërkohë që nga dje kryetari ka marrë detyrën, Eduard Duro ndodhet në ambientet e brendshme të Bashkisë. Si do të vijojë më tej me një kryetar jashtë dhe me një kryetar brenda?

 

Lulzim Basha: Çfarë ndodh kur hajduti të futet në shtëpi dhe të vjedh televizorin. Ndiqet deri në fund dhe kapet dhe futet në burg.

 

Me të gjitha format dhe mënyrat.

 

Me rrugë ligjore, me duar, me të gjitha format dhe mënyrat që qytetarët kanë vendosur t’u përgjigjen, ne do të na kenë kë krah.

 

Kudo ku ka paligjshmëri, qytetarët kanë të drejtën t’u përgjigjen me të gjitha format dhe mënyrat.

 

Çdo punonjës që kryen aktin heroik të refuzimit të vjedhjes, të refuzimit të hajdutërisë, ka sot dhe do të ketë nesër sigurinë time personale dhe politike për këtë akt kushtetues dhe të ligjshëm, sikundër anasjelltas, çdokush që për arsye dobësie personale, shantazhi apo presioni, detyrohet t’i nënshtrohet paligjshmërisë, mund të mbështetet tek zbatimi i ligjit dhe jo tek toleranca. Ata që bëhen shërbëtorë të hajdutit të Bashkisë, ta harrojnë se do të ketë tolerancë për ta.

Read More
30 Kor
0

Basha: Sikur zgjedhjet e lira të mbahen nesër, PD konfirmohet shumicë qeverisëse

Kryetari i opozitës Lulzim Basha rikonfirmoi qëndrimin e pakthyeshëm të opozitës së bashkuar për zgjedhje të parakoshhme parlamentare në një ditë me zgjedhjet legjitime vendore.

 

Duke i qëndruar kërkesës për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, Lulzim Basha tha se të gjithë ata që u përfshinë në vjedhjen e votave, duhet të shkojne përpara drejtësisë dhe prapa hekurave.

 

“Të gjitha të dhënat tregojnë se sot opozita e bashkuar është shumicë qeverisëse edhe sikur zgjedhjet e lira e te ndershme të mbahen nesër”, theksoi Basha, duke shtuar se edhe socialistët e ndershëm I thanë jo babëzisë së Edi Ramës dhe sejmenit të tij Taulant Ballës, hajdutit të mineraleve, subvencioneve të fermerëve të Librazhdit.

 

“Librazhdi, nën kujdesin e hajdutit nr 2 të Rilindjes, po vuan në çdo fushë. Po vuan fermeri, që nuk ka parë subvencion me sy, infstruktura ka mbetur në vendnumëro, uji per vaditje është devijuar në turbinat private të taulant ballës, papunësia është ulur këmbëkryq. Biznesi i vogël është në një situatë edhe më të keqe. Dhe kjo refleketohet tek përkeqësimi i gjendjes ekonomike në familjet e tyre. Detyrat tona nuk kanë qenë kurrë më të qarta e më akute. Pas çlirimit të vendit nga kjo monstër, duhet të veprojmë me vendosmëri dhe saktesi kirugjikale” tha Basha.

 

Kryetari i Partisë Demokratike tha se masat që synojnë përmirësimin urgjent të klimës ekonomike, do të jenë heqja e taksës Rama mbi karburantin 300 lekë për litër, ulja e çmimit e energjisë elektrike, duke ndihmuar biznesin e vogël, në vendosjen e vetëm 1 takse, duke vendosur subvencione për fermerët.

“Detyra jonë është t’i bëjmë të ditura këto propozime të planit tonë emonomik, që shumica referendare “Rama Ik” të 30 qershorit ta kthejmë nga maxhorancë refuzuese të regjimit në një shumicë për ndryshim të vërtetë, që do të funksionojë për të gjithë, që ta prekin e gëzojnë të gjithë”, theksoi kryetari i opozitës.

Read More
29 Kor
0

Për pushtetin e tij, Edi Rama kërkon të kapë edhe institucionet; Dhomën e Tregtisë dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

  • Për pushtetin e tij, Edi Rama kërkon të kapë edhe institucionet; Dhomën e Tregtisë dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

 

  • Pas presionit me vetting të Ramës, Gjykata Administrative në mënyrë absurde dhe antikushtetuese, ka anuluar fitoren e Elisabeta Katiaj në zgjedhjet për këtë institucion, duke favorizuar kandidaten e përkrahur nga qeveria.

 

  • Çdokush që i bëhet krah në këtë vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, N/KRYETARI I PD, EDMOND SPAHO

 

Babëzia për pushtet e Ramës nuk fal asnjë institucion të pavarur qoftë ai dhe jo i lidhur me shtetin drejtpërdrejt. Veglat e tij qorre veprojnë edhe mbi institucione si Dhoma e Tregtisë si dhe Bashkimi i Dhomave te Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

 

Mbi 1 muaj më parë institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, zhvilloi zgjedhjet konform rregullave të statutit. Në garë morën pjesë dy kandidatë dhe konform rregullave, fituese u shpall zonja Elisabeta Katiaj.

 

Gjendur përpara këtij fakti dhe duke pasur frikë nga zgjedhjet si forma e vetme demokratike e përzgjedhjes në krye të një institucioni, Rama urdhëroi një operacion tërësisht kundërligjore. Ai angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për të sulmuar procesin me një kërkesë antiligjore në favor të kandidates së tij.

 

Përballë këmbënguljes të mbështetur në ligje dhe procedura demokratike, insituticioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe industrisë procedoi me shpalljen fituese të kandidates Katiaj.

 

E gjendur në minorancë votash kandidatja humbëse, dhe natyrisht në mbështetje të kryeministrit Rama, përdori ministren Denaj, e cila në shkelje të Ligjit për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë, ndërhyri brutalisht në proces.

 

Nën presionin brutal të personave të lidhur ngushtë me Edi Ramën, komisioni që shpalli fitues dhe vulosi zonjën Katiaj, u tërhoq.

 

Kjo kthesë e beftë e Komisionit, fsheh në thelb babëzinë për të kapur këtë institucion të pavarur që jo rrallë herë ka shprehur shqetësimet e bizneseve karshi politikave ekonomike të qeverisë.

 

Këto shqetësime janë paraqitur pranë raportuesve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

 

Kontrolli qeveritar i kësaj organizate është qëllimi pse Edi Rama po ndërhyn me të gjitha mjetet.

 

Presione dhe kërcënime u ushtruan ndaj Gjykatës Administrative, e cila pasi pranoi kërkesë – paditë e zonjës Katija, duke e shpallur fituese, iu anullua fitorja nga ministrja Denaj dhe kryeministri Rama.

 

Gjykatësi vendosi që të mos merrte Sigurimin e Padisë duke ia hequr kësaj Gjykate këtë të drejtë.

 

Një vendim sa absurd aq edhe antikushtetues marrë nga presioni me vetting që Rama i bën tanimë çdo gjyqtari.

 

E gjithë kjo histori kriminale dhe antikushtetuese zbatohet për të kapur dhe mbytur çdo zë të pavarur nga një njeri që ka frikë dhe dhunon institucionin e zgjedhjeve kudo ku interesat e tij kërcënohen.

 

Njeriu që zhduku zgjedhjet nga partia që drejton, që zhduku zgjedhjet nga shqiptarët dhe i ktheu në votime moniste, duhet ndalur me çdo kusht e çdo mjet.

 

Çdokush që i bëhet krah në këtë vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik.

 

Askush nuk do të harrohet dhe as falet në orën e llogarisë që po afron.

 

Zemërimi popullor nuk do kursejë askënd dhe pasuritë e askujt që sot kalëron me Edi Ramën por nesër e pret gremina dhe fundi i tmerrshëm i çdo bashkëpunëtori me krimin dhe tradhtari të interesit publik.

Read More
28 Kor
0

Basha në Mat i vendosur për zgjedhje të parakohshme: PD, alternativa e vetme për të qeverisur vendin në interes të qytetarëve, jo oligarkëve

 

Në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Mat, kreu i opozitës Lulzim Basha pohoi se largimi i Edi Ramës është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndryshimit politik dhe zhvillimit ekonomik.

 

“Do të vazhdojmë me denoncimet dhe  me protestat, si mjet për një nga qëllimet e pandryshuara të opozitës: zgjedhje të parakohshme parlamentare me qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër dhe zgjedhje lokale legjitime në një ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.”- u shpreh kreu i opozitës në Mat.

 

Zoti Basha tha se për këto është e nevojshme një reformë elektorale, që do t’i shërbejë qytetarëve, jo partive apo kryetarëve të partive. “Reforma do të përmbushë zotimin që kemi marrë para njerëzve që parlamenti i ardhshëm të burojë nga qytetarët dhe t’u shërbejë qytetarëve, jo të jetë shërbëtor i oligarkisë dhe krimit që vjedhin shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë. Vjedhin buxhetin, vjedhin taksat, vjedhin pasuritë, vjedhin me koncensione, vjedhin bregdetin, vjedhin minierat, vjedhin naftën, vjedhin trojet publike siç është afera e Teatrit Kombëtar. Pastrojnë paratë e pista të krimit.- tha zoti Basha. -Prandaj, na duhet një parlament që buron nga vota e qytetarëve dhe që mban përgjegjëse qeverinë për zbatimin e ligjit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.”- theksoi kreu i opozitës.

 

Basha tha se Shqipëria e ka jetik ndryshimin, pasi me këtë qeveri që vetem grabit dhe vjedh, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk përfiton nga mundësitë e jashtëzakonshme të krijuara nga revolucioni teknologjik dhe turizmi, dy fusha që mund të hapin me mijëra vende pune në Shqipëri dhe të kontribuojnë në ngritjen ekonomike te vendit.

 

“Rrugën e zhvillimit po e pengon dhe e po e bllokon Edi Rama. Hajdutëria e tij, babëzia e tij, pakti me oligarkët, janë arsyet se pse vendi është varfëruar, pse buxheti i shtetit nuk shkon në shërbim të qytetarëve, por vidhet për t’i shërbyer Edi Ramës dhe klikës së tij, pse pasuritë e pafundme të Shqipërisë,  në vend që të shërbejnë për mirëqenien e njerëzve, pasurojnë një grusht oligarkësh dhe varfërojnë pjesën tjetër të vendit.” – argumentoi kreu i opozitës.

 

Zoti Basha theksoi se largimi i Ramës është urgjent dhe varrosja përfundimtare e këtij modeli, është detyra e PD si forcë politike. “Tek Partia Demokratike shqiptarët kanë jo vetëm një opozitë të fuqishme, të rreshtuar në krahun e interesit qytetar, por edhe një alternativë qeverisëse për njerëzit dhe jo oligarkët e kriminelët.”- u shpreh zoti Basha.

Read More
28 Kor
0

Basha në Mirditë: Objektivi ynë, largimi i tij, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale.

“E vetmja politikë e Edi Ramës është grabitja”. Mbi këtë shqetësim dhe për mënyrën sesi Partia Demokratike duhet t’i përgjigjet mesazhit për ndryshim të 30 Qershorit, Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me demokratët e Mirditës. “Preokupimi i vetëm i Edi Ramës është si të grabisë, si të vjedhë. Është një hajdut psiqik, nuk është një i çmendur apo i marrë, është një hajdut psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara.- tha Basha. – E gjithë qeverisja e tij është vetëm për vjedhje e grabitje. Ai nuk ka asnjë politikë tjetër, prandaj ka vënë grabitjen dhe mbajtjen me dhunë të pushtetit në themel të vjedhjes dhe grabitjes së shqiptarëve.”

 

Kreu i opozitës vuri në dukje se 30 Qershori ishte një mesazh besimi për PD, besim që erdhi si rezultat i sakrificave dhe vendimeve të forta, përfshirë edhe djegien e mandateve. “Rruga jonë për ta kthyer refuzimin masiv të 30 qershorit nga një shumicë “Rama ik” në një shumicë qeverisëse, kalon përmes kutisë së votimit. Për këtë askush nuk ka asnjë iluzion. Qëllimi i protestave ka qenë, është dhe mbetet të diktojë kushtet minimale për zgjedhje të lira e të ndershme.”- u shpreh zoti Basha në takimin me demokratët e Mirditës, duke vënë në dukje se ky mbetet objektiv i pandryshueshëm për PD.

 

“Objektivi ynë politik është i qartë: zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe një parlament legjitim të dalë nga vota e mirditorëve dhe vota e shqiptarëve, dhe jo të diktuara nga krimi dhe paraja e drogës. Zgjedhje të garantuara përmes një qeverie tranzitore, një reformë e thellë elektorale, çuarja para drejtësisë e të gjithë atyre që tashmë i ka dëgjuar e gjithë bota se si shkatërruan zgjedhjet e 2017-s dhe, natyrisht, pas farsës së 30 qershorit, mbajtja në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e zgjedhjeve legjitime lokale.”- tha kreu i opozitës.

 

Duke theksuar se PD e ka nisur këtë betejë për interesin e njerëzve, Lulzim Basha shprehu vendosmërinë për ta çuar atë deri në fund për interesin e njerezve. “Ardhja e Partisë Demokratike në pushtet do të jetë dita e nisjes së një ndryshimi pozitiv për çdo shqiptar, pa dallime parttake, edhe për socialistët, për të gjithë. Ne jemi gati t’u tregojmë shqiptarëve rrugën e shpresës, rrugën e ndryshimit të thellë politik dhe ekonomik të vendit.”

Read More
28 Kor
0

PD: Caktimi i gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor bie ndesh me Kushtetutën

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

 

Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh shqetësimin për dhunimin flagrant të Kushtetutës dhe për degradimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor në një korporatë private të Edi Ramës, që nuk i shërben interesit publik, por vrasësve dhe kriminelëve.

 

Caktimi i gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor bie ndesh me Kushtetutën. Sipas Kushtetutës duhet që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të japë pëlqimin edhe Presidenti i Republikës.

 

Për Partinë Demokratike është shumë e rëndësishme që çështjet me natyrë urgjente, të cilat lidhen me shqyrtimin e kërkesave për ekstradim, të zgjidhen brenda afateve ligjore dhe pa rrezikuar që kriminelët të lirohen për shkak të mungesës së gjykatës. Por, kjo duhet të realizohet në përputhje me Kushtetutën, sepse, ndryshe, mund t’u shërbejë kriminelëve si alibi për të kërkuar lirimin e tyre.

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka për detyrë të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të vënë në funksonim sa më parë Gjykatën e Lartë dhe jo të dhunojë Kushtetutën me emërim gjyqtarësh të përkohshëm sipas modelit antishtet të Edi Ramës për të kontrolluar drejtësinë me prokurorë e gjyqtarë të përkohshëm.

 

Kjo është drejtësia private e Edi Ramës, e cila ka per qëllim të mbrojë nga ndëshkimi Edi Ramën dhe t’u japë vrasësve dhe kriminelëve një alibi për t’i shpëtuar drejtësisë së vërtetë!

Read More
28 Kor
0

Vokshi: Grabitja e Kopshtit Botanik dhe pronave të Universitetit, arsyeja pse Edi Rama tentoi shkarkimin e rektorit Mynyr Koni

 

  • Albana Vokshi: Edi Rama vendosi t’u grabisë studentëve Kopshtin Botanik për ta betonizuar me kulla të tjera ku pastrohen paratë e krimit dhe të drogës.

 

  • Albana Vokshi: Vendimi i qeverisë kundërshtohet nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Kopshti Botanik prej 15 ha me 2 mijë specie bimësh, është unikal në Shqipëri dhe i shërben kërkimit shkencor.

 

  • Albana Vokshi: Grabitja e Kopshtit Botanik dhe pronave të Universitetit ishte arsyeja pse Edi Rama tentoi shkarkimin e rektorit Mynyr Koni dhe përfshiu Shullazin për ta eliminuar atë nga gara.

 

  • Studentët: Qeveria shkeli autonominë universitare me kalimin e pronës nga Fakulteti tek Bashkia. Kërkojmë anullimin e vendimit. Të mos lejojmë tjetërsimin e Kopshtit Botanik.

 

 

DEKLARATË E ALBANA VOKSHIT DHE STUDENTËVE

TË SHKENCAVE TË NATYRËS PËR GRABITJEN NGA QEVERIA DHE BASHKIA

TË KOPSHTIT BOTANIK

 

Jam këtu me një grup të rinjsh dhe me studentë të Shkencave të natyrës, para Kopshtin Botanik, për shkak të një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave, me anë të të cilit Edi Rama vendosi që Kopshtin Botanik t’ia heqë nga administrimi Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe ta kalojë atë nën administrimin e Erion Veliajt.

 

Nën pretekstin e modernizimit Edi Rama ka vendosur që edhe një hapësirë kaq të rëndishme, unikale, përsa i përket arsimit të lartë, përsa i përket mësimdhënies, përsa i përket shkencës shqiptare, ta marrë atë nga Universiteti i Tiranës, për t’ia dhënë shumë shpejt privatëve me qëllim për ta shndërruar në kulla betoni. Është shumë e qartë se me këtë kalim pronësie, Edi Rama ka vendosur që të betonizojë edhe një prej parqeve të vetme në Tiranë.

 

Edi Rama i ka rrëmbyer Tiranës çdo hapësirë sportive, i ka rrëmbyer çdo park të gjelbër, tani e ka rradhën e Kopshti Botanik.

 

Ky është një vendim i Këshillit të Ministrave, i cili është kundërshtuar me forcë nga dekanati, është kundërshtuar me forcë nga Këshilli Studentor, anëtarët e të cilit janë këtu me mua sot, është kundërshtuar me forcë edhe nga sindikata e punonjësve të universiteteve.

 

Arsyeja e kundërshtimit është se vendimi është marrë pa u konsultuar më parë me përfaqësuesit e Shkencave të Natyrës, pa miratimin e dekanit, pedagogëve dhe studentëve, që e përdorin Kopshtin Botanik si një mjedis unik për kërkimet e tyre shkencore.

 

Kopshti Botanik është një aset shumë i rëndësishëm për Arsimin e Lrtë, është unikal për llojin e tij, ka një sipërfaqe prej 15 hektarë, ka rreth 2 mijë specie të ndryshme bimore dhe shërben për studentët, për pedagogët, shkencën shqiptare.

 

Pra, Erion Veliaj mashtron kur thotë se dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës e ka dhënë miratimin për këtë kalim të pronësisë nga Universiteti i Tiranës, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia e Tiranës.

 

Është një vendim pas të cilit qendron jo vetëm një plan për betonizimin, por edhe pastrimin e parave të drogës dhe të krimit.

 

Ky vendim nuk ka asnjë analizë, ky vendim nuk ka asnjë studim, ky vendim është i pakonsultuar. Përse? Sepse nuk ka lidhje me arsimin, nuk ka lidhje me shkencën dhe mësimdhënien, nuk ka lidhje me arsimin e lartë, por ka lidhje vetëm me përfitimet private, personale të Edi Ramës dhe Erion Velisë. Është e qartë arsyeja se përse Edi Rama dhe Erion Veliaj po kërkojnë që ta uzurpojnë atë.

 

Ndaj, unë ftoj sot të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, por jo vetëm, që të reagojnë. Ftoj pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës të reagojnë. Ftoj çdo qytetar të reagojë për të mbrojtur një tjetër pronë publike për të mos u shndërruar në kulla betoni, që shërbejnë si lavatriçe parash të pista të krimit dhe të drogës.

 

Të reagojmë sot për të ndalur një tentativë tjetër të Edi Ramës për uzurpimin dhe grabitjen e pronave publike, si edhe pronave të Universiteteve.

 

Kujtoj që para tre vitesh përdori bandat kriminale për të zgjedhur Rektorin e ri të Universitetit sepse kishte për qëllim rrëmbimin e Kopshtit Botanik.

 

Kujtoj këtu që vetëm para disa muajsh më parë ai shkarkoi në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese Rektorin Mynyr Koni, pikërisht pasi pas këtij shkarkimi antiligjor dhe antikushtetues qëndronte qëllimi për të uzurpuar Kopshtin Botanik dhe për ta shndërruar atë në blloqe betoni.

 

Është koha sot që të gjithë ne të reagojmë. Të reagojmë sot, sepse nesër do të jetë vonë.

 

 

DORIAN BEQIRI, STUDENT NË FAKULTETIN E SHKEMCAVE TË NATYRËS, VITI I TRETË

 

Për ne studentët, Kopshti Botanik është i një rëndësie të veçantë, sepse studentët e Biologjisë dhe të degës së BioTeknologjisë në Fakultetin e Shkencave, kryejnë disa ditë ekspedite, por edhe punime e kërkime shkencore në Kopshtin Botanik. Ndaj, ne jemi në mbështetje të plotë të deklaratës së Dekanatit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, por edhe të Këshillit Studentor, i cili kërkon anulimin e VKM-së, që ka nxjerrë qeveria për kalimin e pronësisë së Kopshtit Botanik në Bashkinë Tiranë.

 

Ne, gjithashtu, kërkojmë që ky vendim të anullohet, sepse kjo cënon rëndë autonominë universitare. Frika jonë është se, në vazhdën e tjetërsimit të pronave (kemi parë sesi fushat sportive në fakultetin ekonomik janë tjetërsuar dhe janë kthyer në parkime private, të cilat nuk u shërbejnë studentëve) do të tjetërsohet edhe Kopshti Botanik. Ai është i një rëndësie të veçantë, sepse në të ndodhen bimë të cilat janë në zonën e kuqe dhe nuk ndodhen në territorin e Shqipërisë.

 

Gjithashtu, ne si studentë u bëjmë thirrje të gjithë pedagogëve, të gjithë qytetarëve, por edhe të gjithë studentëve të degës së biologjisë dhe të Bioteknologjisë, të cilët kanë qenë këtu në kohën kur kanë studiuar në universitet dhe ia dinë rëndësinë këtij Kopshti, të reagojnë, të jenë në krye, nëse do të jetë nevoja për një protestë. Ne nuk do ta lejojmë tjetërsimin e Kopshtit Botanik, sepse e dimë shumë mirë rëndësinë e tij, e dimë shumë mirë historinë që mbart ky Kopsht për ne dhe për Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Read More
27 Kor
0

Rama mashtroi studentët, për këtë vit akademik nuk ka as përgjysmim për bachelorin as rishikim të tarifave të masterit.

  • Rama mashtroi studentët, për këtë vit akademik nuk ka as përgjysmim për bachelorin as rishikim të tarifave të masterit.

 

  • Pakti për Universitetin i Ramës i hartuar me nxitim për të zbutur zemërimin studentor, është akt tradhëtie, mashtrimi e poshtërsie ndaj kërkesave të tyre.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUÇIANO BOÇI

 

Tarifat e miratuara për studentët e ciklit të parë dhe të dytë, dëshmojnë qartë mashtrimin e madh të Ramës ndaj kërkesave legjitime të studentëve, të shpalosura në protestat e dhjetorit, për uljen e tyre.

 

Për këtë vit akademik pra nuk ka as përgjysmim për bachelorin, siç u premtua e as rishikim të tarifave të masterit.

 

Studentët dhe familjet e tyre do të paguajnë si më parë, pikë për pikë të gjithë mundin dhe djersën e tyre, për shkollimin e fëmijëve, sepse Rama dhe klientët e tij duan të majmen me koncesione e PPP-ra me paratë e qytetarëve  e studentëve.

 

Për këtë arsye, për arsye të pamundësisë ekonomike, mijëra të rinj, që vijnë nga familje me të ardhura modeste, nuk do të mund të ndjekin studimet e larta, duke iu dorëzuar rrugës e papunësisë.

 

Qindra të tjerë do të detyrohen të ndërpresin studimet e nisura, për t’iu dorëzuar skllavërisë moderne për të mundësuar pagesën e haraçit që i kërkon Rama.

 

Mijëra do jenë gjithashtu dhe ata studentë që për arsye të tarifave më të larta se në Gjermani, Itali e kudo në Europë, do të ndërpresin ëndrrat për një master profesional apo shkencor.

 

Po për shkak të absurdit të tarifave të larta, mijëra maturantë sivjet do ti drejtohen eksodit akademik drejt vendeve të Europës, duke iu bashkangjitur ushtrisë së 50 mijëve që janë larguar në këto gjashtë vite për të mos u kthyer më kurrë në Shqipëri.

 

Të tjerë bashkëmoshatarë të tyre po për arsye ekonomike por dhe të mesatares antikushtetuese do t’i drejtohen universiteteve më të lira të rajonit.

 

Pra pakti për Universitetin i Ramës i hartuar me nxitim për të zbutur zemërimin studentor, u dëshmua të jetë një akt tradhëtie, mashtrimi e poshtërsie ndaj kërkesave të tyre.

 

Sot asnjë nga kërkesat e studentëve dhe pikat e parashikuara si premtim, nuk rezultojnë të  plotësuara.

 

Mashtrim është Karta e studentit me shërbime që nuk lehtësojnë barrën ekonomike të studentëve.

 

Mashtrim gjendja e konvikteve, e ambienteve universitare.

 

Mashtrim vetingu për plagjiaturat që u katandis në emërimin e plagjiatëve deri Kryetarë Bashkie siç ishte rasti i Beratit.

Mashtrim është siç dëshmohet dhe ulja e tarifave.

 

Me Edi Ramën nuk ka të sotme e të ardhme për të rinjtë tanë.

 

Ai duhet larguar një orë e më parë.

 

Partia demokratike është e vendosur në programin e saj për:

 

Anullimin e Ligjit antikushtetues të arsimit të Lartë, nga ku burojnë shumë arbitraritete.

 

Dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, nga 36 milionë euro që është për vitin 2019 në 72 milion euro.

 

Kjo do të bëjë të mundur që:

 

– së pari të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra të përfitonin subvencionin në masën 100 % të tarifave për bachelor e master.

 

– Së dyti, për të gjithë të tjerët do të ketë përgjysmim të tarifave për bachelor dhe master.

 

– Së treti do të akordobe. mjaftueshëm para për 5 mijë bursa sociale për t’i mundësuar studimin me të gjitha shpenzimet atyre që janë në gjendje ekonomike katastrofale.

 

– Nën drejtimin e vendit nga PD, nuk do të ketë asnjë vajzë apo djalë shqiptari që do të mbeten pa studiuar për shkak se familja e tyre nuk ka mundësi ekonomike.

 

– Mbeshtetja do vazhdojë me stazhet për 10 mijë studentë me një pagesë 300 mijë në muaj

 

– Mbeshtetje financiare për deget prioritare e të mbrojtura.

 

– Mbeshtetje financiare për ekselentet dhe studentet nga familjet në nevojë.

Read More