Blog

27 Kor
0

Shqipëria e papunë sepse Rama përzuri investimet e huaja për të grabitur Shqipërinë

Basha në Gjirokastër: Shqipëria e papunë sepse Rama përzuri investimet e huaja për të grabitur Shqipërinë me klientët e tij. PD e vetmja forcë që sjell ndryshimin e kërkuar nga shqiptarët më 30 Qershor.

Në Gjirokastër, kreu i demokratëve Lulzim Basha vuri theksin në faktin se për të mbrojtur klientët e tij Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij.

“Të gjitha bankat perëndimore po largohen nga Shqipëria; Kompania gjermane Hochtif u largua nga Aeroporit i Rinasit; Bankers u largua nga Shqipëria. Deutsche Telekom dhe T-mobile po largohen nga Shqipëria.
Ansjë invesitim të huaj nuk ka sjellë Edi Rama në Shqipëri në gjashtë vjet. Vetëm Shqipëria gjatë Edi Ramës dhe Koreja e Veriut janë dy vendet pa asnjë investim të ri të huaj në gjashtë vitet e fundit. Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend për të rritur punësimin. Punësimi është prioriteti ynë më madhor” theksoi Basha.

Kreu i opozitës vlerësoi si një nga arritjet më të mëdha të betejës 6 vjeçare të opozitës, që u konkretizua në 30 Qershor, vetëdijësimin e shqiptarëve se regjimi i Edi Ramës duhet ndalur dhe larguar. Basha tha se mesazhi i refuzimit të Edi Ramës është edhe thirrje për ndryshim, që kërkon përgjigje nga PD për t’u treguar shqiptarëve rrugën drejt ndryshimit.

“Detyra jonë është tani e tu japim shqiptarëve përgjigje konkrete; Si do të jetë më mirë qytetari i Gjirokatstrës, fermeri i Gjirokastrës, studentët dhe të rinjtë e Gjirokastrës nesër me Partinë Demokratike në pushtet? Është detyra jonë ta shpjegojmë këtë. Është detyra jonë ta kthejmë në një bindje, në mendje dhe zemër.”-u shpreh zoti Basha.

Duke vënë në dukje se Edi Rama është një kufomë politke, prej të cilit askush nuk pret më asgjë, zoti Basha theksoi shpresën që PD ka rizgjuar tek shqiptarët, të cilët presin prej saj ndryshimin e Shqipërisë.

“Ata presin nga ne çfarë do të bëjmë, si do të bëjmë, na pyesin çfarë do të bëjmë që njerëzit të mos largohen nga shtëpitë e tyre, të mos largohen në kurbet, por të qëndrojnë këtu dhe të kenë besim se do të ndërtojnë jetën e tyre. Natyrisht, askush tjetër nuk mund t’ju japë përgjigje përveç Partisë Demokratike.Nuk ka forcë tjetër që posedon burimet njerëzore, përvojën, kompetencën, ekspertizën dhe mbi të gjitha fibrën politike dhe morale. “ – theksoi lideri i opozitës në takimin e Gjirokastres.

 

***

Lideri i opozitës Lulzim Basha shprehu shqetësimin e PD për varfërimin e shqiptarëve për shkak të grabitjes së tyre nga qeveria.

“Një grusth klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë, papunësisë, mungesës së mundësive.”

Në takimin me demokratët e Delvinës, zoti Basha i quajti klientët e Edi Ramës një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri- tjetrin.

“Ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka grabitur qytetarëve dhe, me vendime speciale, ua ka dhënë oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit.-tha Kreu i Opozitës.

Kryetari i PD tha se braktisja e interesit publik për të pasuruar veten dhe një hrusht biznesmenësh dhe kriminelësh, është një nga arsyet e refuzimit plebishitar të Edi Ramës më 30 Qershor. Basha u shpreh se kjo ishte një datë që e vilulosi Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, në një grabitës votash dhe të një politikani qe shkel Kushtetutën për të uzurpuar çdo pushtet.

“30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm”- tha kreu i opozitës duke u shprehur mirënjohës për çdo banor të Delvinës që iu bashkua shumicës absolute të 85 përqind të shqiptarëve, të cilët duan ndryshimin.

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se angazhimi i tij madhor është t’ua kthejë mirënjohjen shqiptarëve me vepra konkrete për mirëqenien e tyre, kur PD të marrë drejtimin e vendit.

Read More
26 Kor
0

Basha nga Saranda: 30 qershori jokushtetues, çdo produkt i tij është nul

 

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, deklaroi gjatë takimit me strukturat e partisë, se zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme, dhe si të tilla çdo produkt i tyre është nul dhe antikushtetues.

“30 qershori vetëm sa vërtetoi edhe njëherë se me Edi Ramën s’mund të ketë një proces normal zgjedhor. Natyrisht që 30 qershori është nul, është nul nga ana kushtetuese. Me 10 qershor, i vetmi institucion që dekreton zgjedhjet, Presidenti i Republikës, e anuloi si datë, caktoi një datë tjetër. I vetmi institucion që mund ta gjykojë është Gjykata Kushtetuese. Ndaj 30 qershori është nul. Nuk ka prodhuar dhe s’mund të prodhojë asnjë rezultat të ligjshëm”,- deklaroi Basha gjatë bashkëbisedimit me anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike në Sarandë.

Në këto kushte, për Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar ka vetëm një objektiv:

“Vendosmëri të plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Dhe me nxjerrjen para drejtësisë, të të gjithë personave që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e shqiptarëve, siç e kanë mësuar tashmë gjithë bota”,- vuri në dukje shefi i opozitës nga Saranda.

Basha parashtroi edhe planin ekonomik duke fajësuar qeverinë për rrënimin total social-ekonomik të vendit.

“Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë vjen nga grabitja që po i  bëhet Shqipërisë nga qeveria me një grusht klientësh.

− Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten.

− Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.

− E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës.

Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ja ka dhënë me vendime speciale oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit.

− Deti ka qenë i shqiptarëve, bregdeti është i shqiptarëve por Rama ja u ka bërë dhuratë oligarkëve. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të privatizohet deti dhe bregdeti.

− Deti duhet të ishte burim mirëqenie, burim të ardhurash për të gjithë shqiptarët. Por tani është vetëm për milionerët”.

Read More
26 Kor
0

Spaho: Edi Rama ka favorizuar në mënyrë direkte dhe të paprecedentë kompaninë “Salillari” për të marrë një tender 15 mln euro tek sheshi Shqiponja

• Rama ka shfuqizuar vendimin që ndalonte një kompani të shpallet fituese e një tenderi, nëse ka në proces kontrata publike të parealizuara në masën 70 përqind

• Shfuqizimi i këtij nga Edi Rama ka favorizuar në mënyrë direkte dhe të paprecedentë kompaninë “Salillari” për të marrë një tender 15 mln euro tek sheshi Shqiponja

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDMOND SPAHO

Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të grabisë me garë fiktive, për herë të tretë brenda vitit, tenderin e Unazës së Re.

Me një akt të paprecedentë dhe skandaloz, Edi Rama ka ndryshuar rregullat e lojës me vendim qeverie, në mënyrë që klienti i tij, Salillari, të marrë tënderin 15 milionë euro për nënkalimin tek Shqiponja.

Për këtë tender janë në garë 8 kompani, por fituesi është paracaktuar nga Edi Rama, duke miratuar një vendim qeverie që shfuqizon pengesën ligjore per shpalljen fitues të Salillarit.

Sipas një vendimi të vitit 2008, një kompani nuk mund te shpallet fituese e një tenderi, nëse ka në proces kontrata publike të parealizuara në masën 70 përqind të tyre. Çdo kontratë, e lidhur në kundërshtim me këtë rregull, është e pavlefshme.

Pikërisht, këtë rregull ka shfuqizuar Edi Rama për të favorizuar në mënyrë direkte dhe të paprecedentë Salillarin pak orë përpara vlerësimit përfundimtar të ofertave.

Kjo kompani, kliente e shumëfishtë e Edi Ramës, është e vetmja nga kompanitë e tjera në garë, që përfiton nga vendimi i Edi Ramës, pasi vetëm Salillari ka detyrime të paplotësuara në nivelin 70% të punimeve.

Kompania Sallillari do të ndërtojë edhe një segment tjetër të projektit korruptiv të Unazës së Re, duke bërë që Edi Rama ta transferojë vjedhjen e 40 milionë eurove nga kompania fantazëm DH Albania tek një tjetër klient i oborrit të familjes së Edi Ramës.

Ky është një rast tjetër flagrant që provon se për telë grabitur shqiptarët, Edi Rama nuk ndalet. Ai për të vjedhur paratë dhe pasuritë publike, vjedh zgjedhjet dhe shkatërron shtëpitë e pronat e qytetarëve.

Partia Demokratike është e vendosur në planin e saj për t’u kthyer shqiptarëve çdo qindarke dhe pasuri të grabitur nga aktet korruptive të qeverisë së Edi Ramës!

Read More
26 Kor
0

Shkodra nuk mund të qeveriset nga pakica e 6% -shit dhe nuk do t’i dorëzohet krimit. 

  • Shkodranët nuk njohin vendimet që shkelin liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe do të reagojnë me vendosmëri në mbrojtje të tyre.

 

  • Kushtetuta e detyron kryebashkiaken Ademi të qendrojë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit në mënyrë të ligjshme e kushtetuese.

 

  • Shkodra nuk mund të qeveriset nga pakica e 6% -shit dhe nuk do t’i dorëzohet krimit.

 

DEKLARATË E PARTISE DEMOKRATIKE, DEGA SHKODER, IZMIRA ULQINAKU

 

Sot, përmes mediave, të gjithë shkodranët janë njohur me aktin e rradhës të farsës së 30 qershorit. Don Kishoti që “triumfoi” me “mullinjtë e erës” në votime moniste si në kohën e diktaturës komuniste, u shpall fitues i votimeve socialiste nga një gjykatës i vënë nën presion nga ethet e vettingut që i rri mbi kokë sistemit të drejtësisë në vend.

 

Partia Demokratike e Shkodrës është e vendosur në mbrojtjen e Kushtetutës, Dekretit të Presidentit të Republikës dhe ligjeve të këtij vendi.

 

Asnjë vendim i asnjë institucioni në shkelje ligjore, të lirive e të drejtave themelore të njeriut, nuk do të njihet nga banorët e Bashkisë së Shkodrës. Çdo përpjekje për t’ju imponuar shkodranëve përmes institucioneve të kapura dhe që shkelin Kushtetutën, Dekretin e Presidentit dhe ligjet e Shqipërisë, do të përballet me vendosmërinë e njohur të shkodranëve.

 

Në 2015-ën, përmes një procesi gjithëpërfshirës, të lirë, demokratik dhe të njohur nga të gjitha forcat politike në vend dhe nga ndërkombëtarët, janë zgjedhur kryebashkiakët e ligjshëm në 61 bashkitë e vendit, mes tyre edhe Bashkia e Shkodrës.

 

Këta kryebashkiakë kanë detyrimin kushtetues, ligjor por edhe moral të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësve të tyre me një proces të ligjshëm dhe kushtetues.

 

Partia Demokratike Shkodër i bën thirrje Edi Ramës dhe sejmenëve të tij lokalë, të mos e provokojnë Shkodrën e shkodranët me individë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga vota e qytetarëve.

 

E kemi përsëritur dhe e përsërisim edhe sot: Shkodra nuk mund të qeveriset nga 6% e atyre që edhe me dhunë, u detyruan të bëhen pjesë e farsës së 30 qershorit.

 

Shkodranet nuk kanë për të pranuar kurrë që edhe Bashkinë Shkodër t’ia dorëzojnë krimit te organizuar, t’ia dorëzojnë përfaqësuesit të emëruar prej tyre.

 

Çdo përpjekje për të vepruar ndryshe, është e dështuar dhe do të përballet me rezistencën qytetare, paqësore të të gjithë popullit që me 30 qershor i dha përgjigjen këtij regjimi duke e braktisur masivisht.

Read More
26 Kor
0

Basha në Himarë: PD forcë fituese, të bashkuar me qytetarët për ndryshimin

 

Turi i takimeve të kreut të opozitës, Lulzim Basha me strukturat e PD, po zhvillohet në Jug të vendit, ku, si në të gjithë Shqipërinë, refuzimi për qeverinë e Edi Ramës ishte i lartë. Himara është një nga bashkitë e vizituara prej kryedemokratit Basha.
“Në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Në këtë kuadër, përpjekja jonë opozitare jo vetëm që korri një sukses të plotë, por po ashtu bëri një matje shumë më të rëndësishme se çdo sondazh. Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica “Rama ik”. – u shpreh Kryetari Basha në takimin me demokratët e Himarës.

Kreu i opozitës tha se kjo bashki është pasqyra më e mirë e problematikës së vendit: grabitje e pronave, hajdutëri e hapur qeveritare, paligjshmëri, shkatërrim i sipërmarrjes së vogël e të mesme, mungesë totale e vizionit për zhvillimin ekonomik, në veçanti në fushën e turizmit apo të shfrytëzimit të detit dhe, mbi të gjitha, mungesën totale të çdo lloj përkujdesjeje ndaj intereresit qytetar.
“Interesi publik është i pari që sakrifikohet për interesat e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, me të cilët ka kapur dhe ka mbajtur pushtetin gjithë këto vite” – theksoi zoti Basha në Hinarë, ku vuri në dukje rritjen e besimit për PD dhe bashkëpunimin e saj me çdo faktor lokal dhe kombëtar për të sjellë sa më shpejt ndryshimin.

 

 

Read More
25 Kor
0

Basha: Kontrata me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit është një kontratë besimi, një angazhim pa kushte i opozitës për të mbështetur aksionin qytetar.

 

  • Kontrata me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit është një kontratë besimi, një angazhim pa kushte i opozitës për të mbështetur aksionin qytetar.

 

  • Ky është vetëm fillimi. Kontrata të tilla do të nënshkruhen me të gjithë grupet e interesit për mbrojtjen e interesit publik.

 

  • Ky regjimi ka vetëm një projekt: grabitjen, vjedhjen, pastrimin e parave të pista të krimit. Këtë projekt ka kudo, nga Teatri, tek Unaza e Re dhe çdo koncesion.

 

  • Ne jemi të vendosur t’i japim fund këtij modeli dhe zotohemi të gjurmojmë çdo qindarkë, çdo pasuri të tjetërsuar, ta konfiskojmë dhe t’ia kthejmë të zotit.

 

  • Që votuesi shqiptar ta ketë fuqinë e plotë, angazhimi ynë kryesor politik është reforma kushtetuese dhe kthimi i legjitimitetit tek votuesit shqiptar:

 

  • Pikat kryesore janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reforma elektorale dhe kushtetuese, sundimi ishtetit të së drejtës, demokracisë përfaqësues, ndarja dhe kontrolli i pushteteve.

 

  • Kjo reformë e thellë do të mundësojë dhënien fund të tiranisë së krimit, të hajdutërisë, të oligarkisë dhe ndërtimin e Shqipërisë si gjithë Evropa.

 

  • Na takon ne që të bëjmë një betejë të fundit për ta mbyllur derën e tranzicionit dhe për të hapur derën e Shqipërisë Evropiane.

 

  • Beteja vazhdon. Më shumë sakrifica priten nga të gjithë, duke filluar nga unë i pari. Referendumi i 30 qershorit tregoi se drita në fund të tunelit po shkëlqen fort.

 

  • Le ta vazhdojmë këtë betejë të bashkuar. Fuqia e bashkimit do ta mposhtë të keqen dhe do të hapë rrugën e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët.

 

 

 

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA,

NË FIRMOSJEN E KONTRATËS ME ALEANCËN PËR MBROJTJEN E TEATRIT

 

 

Të nderuar artistë, anëtarë të aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,

 

Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që keni mbushur këtë sallë sot si asnjëherë me entuziazëm dhe bashkimin qytetar.

 

Për mua është një emocion i rrallë të jem në këtë prani kaq të ndriçuar dhe të elitës së shpirtit dhe të mendjes së kombit dhe që, së bashku, të ndërmarrim këtë akt të besimit të ndërsjellë, këtë akt përkushtimi dhe angazhimi pa kushte të Partisë Demokratike dhe të aleatëve tanë, Opozitës së Bashkuar për të mbështetur me të gjitha format, ligjore, politike, diplomatike dhe të aksionit qytetar, për të mbështetur të gjitha vendimet dhe veprimet e mëtejshmë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, sikundër i kemi mbështetur deri më sot.

 

Të nderuar bashkëqytetarë,

 

Nënshkrimi i kësaj kontrate besimi midis opozitës së sotme me atributet që, nesër, qytetarët shqiptarë do t’i japin me votën e lirë dhe të ndershme, është akti i parë që ne ndërmarrim për mbrojtjen e interesit publik. Është akti i parë që ne ndërmarrim për futjen e vendit në shinat e Kushtetutës dhe të ligjit, drejtësisë së barabartë për të gjithë, të ndëshkimit të politikanëve të inkriminuar dhe të korruptuar, pra, për dhënien fund pandëshkueshmërisë së krimit dhe korrupsionit, të garantimit të përfaqësimit të qytetarëve në parlament dhe në qeverisje të vendit dhe të politikave të zhvillimit ekonomik, të punësimit dhe të luftës kundër varfërisë.

 

Është domethënëse që këtë akt të parë, ne kemi zgjedhur, ashtu siç e ka zgjedhur edhe momenti, ta bëjmë me një grup të shoqërisë sonë, të cilit fjala grup interesi i rri ngushtë; me një grup, i cili me sakrificën prej pothuajse një viti e gjysëm, me këmbënguljen për të mbrojtur jo një interes privat, por interesin e të gjithë qytetarëve, interesin e kombit, janë kthyer në burim frymëzimi, force dhe motivimi për opozitën shqiptare për Partinë Demokratike, për mua personalisht dhe unë e di, për qindra, mijëra qytetarë që ndodhen sot këtu dhe që kanë qenë gjithë këto muaj në mbështetje të kësaj kauze të drejtë.

 

Dua të falënderoj për besimin e dhënë, sikundër t’ju siguroj se besimin e marrë e kanë në mirëbesim, në qartësi dhe vendosmëri të plotë të Partisë Demokratike dhe të aleatëve tanë.

Një falënderim të veçantë dua t’i përcjell edhe profesor Aurel Plasarit, i cili ishte i pari që, publikisht, hodhi idenë për këtë kontratë midis Partisë Demokratike dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Sikundër, në mbrojtje të interesit të qindra qytetarëve, drejtpërdrejtë në takimet që kam zhvilluar këto javë, por edhe përmes mesazheve, dua t’ju them: Po, ky është vetëm fillimi. Kontrata të tilla do të nënshkruhen me të gjithë grupet e interesit, do të nënshkruhen me sipërmarrjen, me biznesin e vogël, me përfaqësuesit e fermerëve, të pronarëve, të të përndjekurve, me pedagogët e universiteteve dhe studentët me të cilët e kemi të qartë dhe të prerë marrëveshjen për anullimin që ditën e parë të ligjit korruptiv të arsimit të lartë, ndërkohë që puna ka nisur të mos ketë asnjë ditë vakum dhe një ligj i standardeve europiane po definohet brenda kohës më të shkurtër, brenda muajit të parë të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar. Po kështu, me grupet e tjera të interesit, me mjekët, me infermierët, me eksportuesit, me shoqatat që përfaqësojnë degë të ndryshme të ekonomisë.

 

Koha për fjalë me të vërtetë ka mbaruar. 30 qershori është dita e një zgjimi të madh kombëtar. Refuzimi popullor dhe qytetar i këtij regjimi, i cili, njësoj si tek Teatri Kombëtar, ka vetëm një projekt: grabitjen, vjedhjen, pastrimin e parave të pista të krimit, këtë projekt ka kudo. Këtë projekt kishte tek Unaza e Re, këtë projekt ka tek stadiumi, këtë projekt ka tek koncesioni më i fundit Milot – Balldre dhe që nga koncesionet e para të check up.

 

I vetmi projekt i regjimit është vjedhja dhe grabitja e pasurive të shqiptarëve.

 

Ne jemi të vendosur t’i japim fund këtij modeli.

 

Ashtu siç zotohemi në këtë kontratë të gjurmojmë çdo qindarkë, çdo pasuri të tjetërsuar të qytetarëve shqiptarë dhe publikut shqiptar ta konfiskojmë dhe t’ia kthejmë të zotit, që është populli, janë qytetarët, janë taksapaguesit dhe pronarët legjitimë të pasurive tona publike.

 

Por e dimë që kjo nuk mjafton. Mesazhi i 30 qershorit është mesazh për një ndryshim të vërtetë, të thellë dhe të qëndrueshëm.

 

Për këtë arsye kontratat tona me të gjithë grupet interesit do të jenë ndërmarrja më transparente, më konkrete dhe e drejtpërdrejtë, të cilin e lidhim me vetëdijen e plotë, duke mirëpritur atë që tha Edmond Budina, që shkelja e kësaj kontrate na ngarkon me përgjegjësi direkte para publikut, para qytetarëve dhe para votuesve shqiptarë.

 

Natyrisht, që votuesi shqiptar ta ketë fuqinë e plotë të kësaj kontrate nesër, angazhimi ynë kryesor politik është reforma e thellë kushtetuese dhe kthimi i legjitimitetit tek votuesit shqiptar:

 

  • Zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
  • Një reformë e thellë elektorale dhe kushtetuese.
  • Kthimi i një republike, bazuar mbi vlera evropiane të sundimit të shtetit të së drejtës.
  • Të demokracisë përfaqësuese të qytetarëve shqiptarë.
  • Të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

 

E mirëpres faktin që në këtë marrëveshje Aleanca për Teatrin, që përfaqëson një nga grupimet më të fuqishme të mendimit intelektual ka insistuar që kjo marrëveshje të mos mbetet në kuadrin vetëm të mbrojtjes së Teatrit apo të reformës në sektorin e kulturës dhe të artit, ku angazhimi ynë është i qartë, si në kuptimin cilësor, edhe në kuptimin sasior të resurseve publike, por mbi të gjitha mirëpres angazhimin e intelektualëve, pikërisht për këtë reformë të thellë, që do të mundësojë shumë shpejt dhënien fund të tiranisë së krimit, të hajdutërisë, të babëzisë dhe të oligarkisë,dhe ndërtimin e një vendi, ashtu siç e dëshirojmë, ashtu siç e meritojmë, të Shqipërisë si gjithë Evropa.

 

Asnjë arritje e madhe në asnjë shoqëri nuk ka kaluar pa sakrifica të mëdha. Kombeve të përparuara të Perëndimit u janë dashur shekuj betejash, shpeshherë me kosto të mëdha për të arritur konsolidimin e demokracive që ne duam t’i kemi për model. Edhe ne po zhvillojmë betejat tona. Tash 30 vjet, natyrisht do të kishim dashur që betejat e tranzicionit të kishin përfunduar, por, me sa duket, na takon ne që të bëjmë një betejë të fundit për ta mbyllur derën e tranzicionit dhe për të hapur derën e Shqipërisë Evropiane.

 

Për këtë dua t’u shpreh mirënjohjen e saj më të thellë të gjithë qytetarëve që, prej 6 muajsh, janë në një betejë të vazhdueshme me të keqen, janë në një betejë të vazhdueshme për ta mundur të keqen dhe për ta bërë këtë jo me një të keqe tjetër, por me të mirën, me shpresën, me besimin tek e nesërmja, që buron nga identiteti ynë kulturor, kombëtar dhe qytetar si evropianë.

 

Ndaj, i vetëdijshëm se kjo betejë ka kërkuar dhe ka pasur sakrifica të shumta, dua të jem fare i sinqertë me ju se beteja vazhdon. Më shumë sakrifica priten nga të gjithë ne, duke filluar nga unë i pari. Por, për herë të parë, siç e tregoi edhe referendumi i 30 qershorit, drita në fund të tunelit po shkëlqen fort.

 

Ndaj, le ta vazhdojmë këtë betejë të bashkuar, le ta vazhdojmë këtë betejë të frymëzuar nga qëndresa individuale, njerëzore apo të grupuara, si kjo e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e banorëve të Unazës së Re, e kuksianëve dhe e shumë grupeve të tjera, të cilët me kurajon e tyre na treguan që jo vetëm bashkimi bën fuqinë, por fuqia e bashkimit do ta mposhtë të keqen dhe do të hapë rrugën e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët.

 

Mirënjohje dhe falenderime.

 

Pa forcën tuaj, pa qëndresën tuaj, e gjithë kjo do të ishte e pamundur. Ju jeni frymëzimi ynë dhe detyrimi i madh i Partisë Demokratike, i aleatëve tanë, i Opozitës së Bashkuar, detyrim që do të fillojmë ta shlyejmë që ditën e parë që besimi juaj me votë, të na japë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit.

 

kontrata me Aleancen per teatrin

 

Read More
24 Kor
0

Basha: Të bashkohemi nesër në firmosjen e marrëveshjes me Aleancën për Teatrin Kombëtar

 

·       Mirënjohje për qëndresën qytetare në mbrojtje të Teatrit, kundër regjimit të hajdutit psiqik, që synon të shkatërrojë për të grabitur.

 

·       Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, krenari, frymëzim dhe etalon i ri i qëndresës së pathyeshme të qytetarëve të bashkuar kundër së keqes.

 

·       Shteti mafioz dhe kriminal është vënë në shërbim të një hajduti psiqik, që, për të paratë e drogës, do që të shkatërrojë gjithçka.

 

·       Beteja e qytetarëve do të vazhdojë deri në fitoren e vlerave europiane, të ligjit mbi antiligjin, të kulturës mbi antikulturën, të qytetarisë mbi këtë regjim hajdut, antiqytetar, antipopullor dhe antikombëtar.

 

·       Të bashkohemi nesër në firmosjen e marrëveshjes me Aleancën për Teatrin Kombëtar, do të bëhet realitet ditën e parë që vendi të ketë një qeveri nga njerëzit, të njerëzve dhe për njerëzit.

 

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË MBRËMJE TEK TEATRI KOMBËTAR

 

 

Të dashur bashkëqytetarë nga Tirana, kryesisht nga Tirana, por edhe nga e gjithë Shqipëria, pasi këtu kemi edhe qytetarë nga qendra të tjera të vendit.

 

Të dashur artistë, anëtarë të Aleancës për Teatrin,

 

Dua, së pari t’ju falenderoj nga zemra për shembullin e jashtëzakonshëm, heroik, evropian dhe qytetar, që i treguam sot mbarë botës me qëndresën tonë krah krenarisë tonë kombëtare, elitës së shpirtit dhe mendjes, Aleancës për Teatrin, aleancës me kauzën më fisnike dhe më qytetare që luftohet sot, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan e në Evropë, mirënjohje për sakrificën tuaj, zonja dhe zotërinj, artiste dhe artistë të ndertuar!

 

Ju jeni krenaria dhe frymëzimi, për çdo qytetar që e do Shqipërinë si Evropa, jeni krenaria dhe frymëzimi për rininë dhe për fëmijët dhe jeni, që sot e tutje, edhe etaloni i ri i qëndresës së pathyeshme të qytetarëve të bashkuar kundër së keqes.

 

Miqtë e mi, e kuptoj çlirimin dhe gëzimin e shumë prej jush dhe është plotësisht i përligjur për shumë prej jush që e nisët rezistencën që në orët e para të mëngjesit dhe nuk i jeni ndarë asnjë çast mbështetjes për artistët.

 

Kemi parë sot brutalitetin e një shteti mafioz dhe kriminal në shërbim të një hajduti psiqik, që për të vjedhur dhjetëra millionë euro dhe për të pastruar paratë e drogës, do që të shkatërrojë gjithçka. Do që të shkatërrojë edhe këtë truall fisnik, këtë godinë që është më shumë se shtëpia e Teatrit Kombëtar, është kujtesë e trashëgimisë kulturore dhe është tregues i qytetarisë së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

 

Dua, pra, që, bashkë me falenderimin për sakrificën tuaj, të kujtoj se ka edhe një të nesërme, edhe një të pasnesërme dhe beteja duhet dhe do të vazhdojë deri në fitoren e vlerave qytetare, të vlerave europiane, të ligjit mbi antiligjin, të kulturës mbi antikulturën, të qytetarisë mbi këtë regjim hajdut, antiqytetar, antipopullor dhe antikombëtar.

 

Duke filluar me të nesërmen, ku kërkoj nga të gjithë qytetarët e Tiranës, nga të gjithë mbështetësit e Aleancës për Teatrin dhem natyrisht, nga mbështetësit tanë, të PD, të opozitës së bashkuar, të jemi të gjithë këtu, sepse, brenda kësaj godine do të nënshkruajmë Marrëveshjen me Aleancën për Teatrin, marrëveshjen për Teatrin Kombëtar, për kulturën kombëtare, e cila që do të bëhet realitet ditën e parë që vendi do të ketë një qeveri nga njerëzit, të njerëzve dhe për njerëzit.

 

Edhe njëherë, mirënjohje për qendresën tuaj. Nesër në orën 11.30 do të bëhet nënshkrimi këtu. Të jemi të gjithë bashkë këtu, të tregojmë forcën tonë, fuqinë tonë, fuqinë e qytetarëve të bashkuar për Liri, Demokraci dhe vlera europiane.  

 

Ju faleminderit! 

Read More
24 Kor
0

Basha: Çdo përpjekje për të hapur gropën e Teatrit, do të kthehet në gropën e Ramës.

 

  • Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar ka qëllim vetëm grabitjen dhe pastrimin e parave të bandës së Edi Ramës.

 

  • Rezistenca për Teatrin ka vetëdijësuar qytetarët se banda dhe e keqja mund të munden me bashkim, kurajo dhe këmbëngulje.

 

  • Qëndresa qytetare që kulmoi më 30 Qershor, do të vazhdojë deri në largimin e bandës në qeveri, e cila vetëm grabit dhe varfëron shqiptarët.

 

 

DEKLARATAT E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA,

GJATË REZISTENCËS QYTETARE PËR MBROJTJEN E TEATRIT KOMBËTAR.

 

 

Ky është një projekt grabitës. Ky është një projekt kriminal, me anë të cilit Edi Rama kërkon të grabisë miliona euro, bashkë me klientët e tij.

 

Gjithçka që po zhvillohet këtu ka vetëm një qëllim: grabitjen e kësaj toke, zhvillimin e një projekti mbi 200 milion euro për të pastruar paratë e drogës me një arkitekt të dënuar në Itali, që është arkitekti klient i Edi Ramës. Pra, është një skemë e pastër mafioze për t’i rrëmbyer kryeqytetit dhe gjithë Shqipërisë Teatrin Kombëtar për të pasuruar Edi Ramën dhe një grusht hajdutësh që kanë marrë përsipër prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pastrimin e parave të drogës dhe paratë e Edi Ramës.

 

Betejën po e bëjnë artistët dhe Aleanca për Teatrin, ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të jemi në mbështetje me të gjitha format dhe mjetet.

 

Çdo përpjekje për të hapur gropën e Teatrit, do të kthehet në gropën e Ramës.

 

Opozita ka qenë dhe do të jetë këtu, siç po e shikoni. Çështja është që, para çdo shqiptari po duket qartë se nuk kemi qeveri, por një bandë dhe duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu mund të ndodhë në çdo shtëpi.

 

KOMUNIKIMI ME MEDIAT I KRYETARIT BASHA BRENDA TEATRIT KOMBËTAR

 

Pyetje: Pse vendoset t’i bashkoheni artistëve dhe qytetarëve për të zaptuar Teatrin dhe moslejimin e prishjes së tij?

 

Lulzim Basha: E para, nuk e vendosa tani. e kam vëndosur që ditën e parë. Madje, nëse ju kujtohet, Partia Demokratike është ajo që publikoi dokumentat dhe vetëdijësoi artistët dhe qytetarët. Ky është një akt i fortë fizik, duke iu bashkuar rezistencës. Sot nuk po zaptojmë, po e çlirojmë nga zaptuesit dhe mesazhi që kam për Aleancën është një mirënjohje e thellë për kurajon qytetare që kanë treguar. Kanë vetëdijësuar gjithë qytetarët që banda dhe e keqja mund të munden vetëm me bashkim, me kurajo dhe me këmbëngulje. Dua t’ju them, po kështu, se me aktin e qëndresës për Teatrin, kanë frymëzuar qëndresen qytetare kudo. Janë aksionerë të qëndresës qytetare që ka kulmuar më 30 Qershor dhe që do të vazhdojë deri në largimin e kësaj bande, sepse, në fund të fundit këtu jemi jo thjesht për të mbrojtur këtë tempull të artit dhe të kulturës, por edhe për t’i dhënë fund një bande që ka për qëllim vetëm të grabisë, varfërojë dhe të vjedhë shqiptarët.

Read More
23 Kor
0

Basha nga Kukësi: Trau i Rrugës së Kombit hiqet në javën e parë të qeverisë sonë. Shumicën “Rama ik” ta kthejmë në shumicë për ndryshim

 

 

Dua t’u shpreh të gjithë kuksianëve mirënjohjen time të jashtëzakonshme në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës, për refuzimin masiv që i bënë regjimit të Edi Ramës më 30 qershor.

Kukësi, natyrisht, i ka prirë betejës për liri, për demokraci dhe për mundësi të barabarta në ligj për çdo qytetar, me revoltën kundër taksës së rrugës.

Dua të rikonfirmoj vendosmërinë tonë për të hequr traun e Rrugës së Kombit në javën tonë të parë në pushtet. Sikundër u kam kërkuar të gjitha strukturave të Partisë Demokratike të bëhen gati që, së bashku me qytetarët e Kukësit, me gjithë qytetarët shqiptarë ta kthejmë shumicën “Rama ik” të 30 qershorit, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik dhe politik për çdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit dhe kurbetit që po e tret Kukësin, për t’i kthyer pasuritë e shqiptarëve; rrugët, bregdetin, minierat, pyjet, të gjitha pasuritë e këtij vendi të bekuar nga Zoti, në funksion të mirëqenies dhe punësimit të shqiptarëve.

Punësimi i shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, punësimi i kuksianëve, mirëqenia e kukësianëve janë objektivi dhe prioriteti më madhor i Partisë Demokratike dhe i imi personalisht.

Faleminderit!

Read More
23 Kor
0

Basha: Qeveria e Ramës prodhoi më shumë varfëri për shqiptarët dhe më shumë miliona për klientët e vet. Objektivi ynë, largimi i Ramës.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi nga Tropoja se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar politkisht qytetarët që nuk mbështesin qeverinë e Edi Ramës. Kreu i opozitës, i cili ndodhet sot në një tur takimesh në  veri dhe verilindje të vendit të vendit tha se fondet kanë shkuar për bashkitë kliente të Edi Ramës. “Vetëm Veliera e Durrësit ka kushtuar më shumë sesa ç’ka marrë investime i gjithë qarku i Shkodrës. Ky është aparteid.”- tha Basha në një takim informal me strukturat e PD në Tropojë.

 

Kreu i opozitës ndau me demokratët shqetësimin për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, për shkak të përqendrimit të ekonomisë në pak duar klientësh dhe oligarkësh të Edi Ramës. “Pasuritë minerale, bregdetin, pyjet, gjithë ekonominë ua ka dhënë për dy lekë klientëve të vet, oligarkëve dhe të fortëve, më të cilët grabit vendin. Pasuritë natyrore, mineralet mbanin dikur ekonominë dhe ushqenin Shqipërinë, kurse sot nga to nuk merren as taksa dhe asnjë përfitim për shqiptarët, por vetëm pasurim për oligarkët grabitqarë”- u shpreh zoti Basha.

 

Kreu i opozitës theksoi me shqetësim se politika grabitqare e qeverisë nuk ka prodhuar mirëqenie përmes turizmit apo tregtisë. “Ato kanë prodhuar miliona për klientët e Ramës dhe më shumë varfëri për popullin. – tha zoti Basha. – Këto politika grabitqare po shkatërrojnë turizmin dhe ekonomitë e vogla familjare për të pasuruar klientët grabitqarë të Ramës”.

 

Kreu i opozitës u shpreh se vendimet speciale të qeverisë për llogari të pak oligarkëve, u kanë hequr shqiptarëve të drejtën që të gëzojnë pasuritë e vendit.  “Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ia ka dhënë me vendime speciale oligarkëve, që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Ka marrë pyjet dhe ua ka dhënë për dy lekë oligarkëve. Pyjet kanë qenë të shqiptarëve tani janë të oligarkëve. Lumenjtë, kanionet, ujëvarat po ua merr shqiptarëve dhe po ua jep oligarkëve për hidrocentrale dhe betonizim. Ato kanë qenë të shqiptarëve, tani janë të oligarkëve gabitqarë.”- theksoi kreu i opozitës, duke vënë ne dukje duke pasojat shkaterruese për ekonominë të vendimeve të qeverisë në keto 6 vjet.

 

Lideri i opozitës theksoi qëllimi i aksionit politik të opozitës ka qëllim largimin e Edi Ramës, qeverinë tranzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. “Vendimi për mospjesëmarrjen në farsën e 30 qershorit ishte vendim politik unanim për të vazhduar betejën, për të arritur objektivin tonë, largimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, rikthimin e të drejtës shqiptarëve për të zgjedhur me votë parlamentin dhe pushtetin vendor që meritojnë” – tha Basha.

Read More