Blog

23 Kor
0

Varfëria rritet me 35.2%. Sa më shumë vjedh qeveris e Edi Ramës, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare.

  • Komisioni Europian pohon se shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%. Sa më shumë vjedh qeveris e Edi Ramës, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare.
  • Lufta kundër varfërisë, rritja e pensioneve minimale në 250 dollarë, prioritete në planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORIOLA PAMPURI

Treguesit më të qartë të qeverisë së Edi Ramës janë dy: rritja e abuzimit me pasuritë publike dhe rritja e varfërisë.

Të dy këta tregues shkojnë paralel me njëri tjetrin. Sa më shumë vjedh kjo qeveri, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare.

Këtë të vërtetë e ka pohuar, së fundmi, edhe Komisioni Europian, sipas të cilit shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%.

Raporti fakton shqetësimin kryesor të opozitës se, me blerjen e pushtetit përmes parave të pista të krimit dhe korrupsionit, Edi Rama ka braktisur çdo përgjegjësi për mirëqenien e qytetarëve.

Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojturat, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianët.

35.2 përqind e rritjes së varfërisë do të thotë se shteti ka dështuar plotësisht me kujdesin dhe politikat sociale.

Niveli më i lartë i varfërisë është në verilindje të vendit, ku investimet e qeverisë janë disktimnuese, papunësia shumë e lartë, mundësitë shumë të vogla dhe heqja e të pamundurve nga listat e ndihmës ekonomike, është një krim tjetër në listën e dëmeve që kjo qeveri u ka shkaktuar qytetarëve.

Komisioni Europian rrëzon si të dyshimtë skemën e ndihmës ekonomike, të denoncuar si të padrejtë, përjashtuese dhe abuzive nga Partia Demokratike.

‘Efektiviteti i skemës është e dyshimtë, pasi kompensimi mbetet nën kufirin e varfërisë së skajshme. Skema mbulon vetëm vetëm një pjesë të vogël të personave që jetojnë në varfëri”. – thekson Komisioni Europian.

Raporti vë në dukje thellimin e varfërisë të pensionistëve për shkak të pensioneve të ulëta, mbulimit të ulët të sigurimeve shëndetësore dhe diferencimit të madh mes pensioneve në fshat dhe qytet.

Thellimi i nivelit të varfërisë dhe gjendja e rënduar ekonomike në familjet shqiptare gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga arsyet kryesore të refuzimit plebishitar të 30 Qershorit.

Lufta kundër varfërisë, rritja e pensioneve minimale në 250 dollarë, janë prioritete në planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë. Por që ky plan të realizohet, vendit i duhen zgjedhje të lira e të ndershme.

Kjo është beteja jonë, të cilën do ta luftojmë pa bërë asnjë hap pas.

Read More
22 Kor
0

Qeveria “Rama” ka vendosur t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta, taksën NOA.

  • Qeveria “Rama” ka vendosur t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta, taksën NOA.
  • Sipas të dhënave nga bizneset, pritet që produkti i naftës të shtrenjtohet minimalisht me 20 lekë për litër.
  • Sot çmimi i naftës në treg është 64% taksa. Shqipëria është ndër 20 vendet me çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, IZMIRA ULQINAKU

 

Që nga dita e parë në pushtet, Edi Rama vendosi taksat më të larta në rajon që kanë rënduar jetën e shqiptarëve. Për të dhe oligarkët rreth tij, shqiptarët duhen shtrydhur deri në pikën e fundit të kursimeve.

Duke nisur nga viti 2014 qeveria ka rritur taksën e qarkullimit, që paguhet në çdo litër karburant të blerë, duke shtrenjtuar çmimin. Edhe kur çmimi i karburantit në tregjet ndërkombëtare shënoi rënien më të madhe në histori, shqiptarët paguanin më shumë.

Të pangopur me vjedhjet dhe koncesionet ndaj oligarkëve qeveria ka vendosur të japë një tjetër PPP.

Kësaj rradhe projekti mafioz përfshin dhënien me PPP të pompave të karburantit dhe krijimin e një agjencie për rezervën e sigurisë për karburantin.

PPP-ja e pompave të karburantit është një projekt mafioz nisur nga qeveria në shtatorin 2018 dhe denoncuar nga Partia Demokratike që në krye të herës.

Aq i madh ishte abuzimi sa që vetë pjesëmarrësit në këtë koncesion e dërguan çështjen në gjykatë.

Shkeljet nga ana e ministrisë ne favor të kompanisë NOA ishin të qarta.

Gjykata ka marrë një vendim, qeveria vazhdon të refuzojë vendimin.

Ajo ka vendosur t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta, taksën NOA.

I babëzitur në abuzime, Edi Rama, ka urdhëruar një projektligj.

I shkruar në ish-ministrinë e Gjiknurit dhe shpalosur nga ministrja Balluku, Rama ka vendosur të krijojë një agjenci sigurimi të karburantit.

Paratë natyrisht për këtë projekt do të dalin nga xhepat e shqiptarëve.

Sipas të dhënave nga bizneset, pritet që produkti i naftës të shtrenjtohet minimalisht me 20 lekë për litër.

Tabela e “Global Oil Price”, referenca për çmimet e naftës në botë, na rendit fill pas Gjermanisë për çmimin e naftës.

Sipas saj shqiptarët paguajnë 1.45 euro/litër kurse Gjermania paguan 1.46 euro/litër.

Ndërkohë në renditjen botërore ku janë marrë 164 shtete dhe Shqipëria është e 145-a dhe bën pjesë tek grupi i vendeve të varfëra me çmimet më të larta.

Shqipëria bën pjesë tek grupi i 35 vendeve që e kanë çmimin 1,5-2 USD (të gjitha të tjerat janë vende me GDP të lartë për frymë dhe Shqipëria është e vetmja me këto të ardhura dhe këtë çmim).

Ka vetëm një vend më të shtrenjtë se grupi jonë që është Hong Kongu!

Çmenduria e çmimeve të larta vjen si pasojë e taksave të larta.

Sot çmimi i naftës në treg është 64%.

Paguajmë më shtrenjtë se çdo vend i rajonit karburantin sepse qeveritarët janë hajdutë dhe miq të hajdutërisë dhe oligarkëve.

Taksa e qarkullimit u rrit me 24 lekë për litër.

Kjo  do të jetë taksa e parë që do të hiqet në qeverisjen e PD.

Çmimi më i lartë i karburantit sot ka bërë që fermeri shqiptar të prodhojë me kosto të lartë e të hedhë produktet në rrugë, çmimi më i lartë i karburantit sot ka bërë që kostot e prodhimit të rriten me 11 përqind, duke ulur në minimum punën për bizneset prodhuese, çmimi i lartë i karburantit sot ka bërë që shqiptarët të blejnë më shtrenjte çdo produkt që nga buka deri te qumështi duke shtrenjtuar jetesën, duke nxjerrë nga tregu biznese të vogla të ndershme e duke ulur numrin e fermerëve prodhues.

Kjo sjellje kriminale duhet të marrë fund!

Koncesionet dhe çdo PPP,  do të pezullohen dhe do të nisin hetimet për ata qe kanë manipuluar dhe vjedhur.

Asnjë hap pas për të çliruar ekonominë nga taksat e oligarkëve.

Asnjë hap pas deri ne largimin e Edi Ramës!

Read More
20 Kor
0

Edi Rama refuzoi fondet nga BE për rrugët që të vjedhë me koncesione dhe projektin e PPP-ve “1 miliard euro”.

 

  • Edi Rama refuzoi fondet nga BE për rrugët që të vjedhë me koncesione dhe projektin e PPP-ve “1 miliard euro”.

 

  • Rrugët si Milot-Balldren, janë pjesë e autostradës Blu që u financua në samitin e Poznanit, por Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt.

 

  • Me Ramën, 1 km tek Milot- Balldre paguhet 16 mln euro. Në projektin e BE, 1 km rrugë është 1.2 mln euro.

 

  • Këto kontrata korruptive do të anullohen. Çdo dëm i shkaktuar do të rikuperohet. Asnjë hap pas!

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GRIDA DUMA

 

Shumëkush u habit sesi Edi Rama shkoi me duar në xhepa në Samitin e Poznanit për Ballkanin Perëndimor. Asnjë projekt me vete, asnjë kërkesë për fonde, por vetëm disa fotografë në kërkim të një fotoje me kancelaren Merkel.

Projekti më i rëndësishëm në samit ishte autostrada Adriatiko-Joniane, e gjatë 700 kilometra. Për këtë investim të rëndësishëm vendet e Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë, morën fondet nga Bashkimi Europian për të vazhduar ndërtimin e projektit.

Sipas të dhënave, pjesa e autostradës që lidh Kroacinë me Bosnjën, prej 335 kilometrash, do të kushtojë 430 milionë euro. Ndërsa Mali i Zi ka marrë 399 milionë euro për ndartimin e rrugës që e lidh me Bosnjën dhe Kroacinë.

 

Me rrugët Milot-Balldren, Thumanë-Kashar dhe Kashar-Rrogozhinë, Shqipëria është e përfshirë në këtë projekt gjigand infrastukture me 82 kilometra, por qeveria e Edi Ramës ka vendosur të mos marrë asnjë qindarkë nga Bashkimi Europian.

 

Arsyeja e vërtetë nuk është braktisja nga Europa, por korrupsioni i Edi Ramës.

 

Kryeministri i votave të vjedhura, nuk paraqiti asnjë projekt për financim në Poznan, sepse ai po zbaton në Shqipëri, projketin kriminal “1 miliard euro”, të cilin, tani të gjithë e njohin si vjedhje e buxhetit përmes PPP-ve, me projekte të tejfryra, të pastudiuara dhe të paracaktuara se kush i fiton.

 

Konkretisht, projektet e të treja rrugëve kanë një kosto totale 1.3 mld euro për 82 km rrugë. Krahasimisht, 1 km rrugë me projektin PPP të Edi Ramës kushton 16 mln euro, ndërsa me projektin e  Bashkimit Europain, kosto për 1 km rrugë është 1.2 milion euro.

Dallimi është i frikshëm dhe tregues se përse qeveria ngulmon të ndërtojë këto rrugë përmes një skeme hajdutërie si PPP dhe të mos paraqesë projekte për financim nga Bashkimi Europian.

 

Kur qeveria lançoi dy vite më parë programin 1 mld euro të PPP, Partia Demokratike e quajti këtë një skeme të Pastrimit të Parave të Pista, duke e ditur që do të arrinim në këtë nivel të grabitjes së shqiptarëve dhe të nxjerrjes jashtë tregut të biznesit të ndershëm.

 

Shqetësimi për rrezikshmërinë e lartë të PPP-vë të Edi Ramës u shpreh qartë pak ditë më parë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar

 

Këto kontrata korruptive do të anullohen dhe do të jenë pjesë e paketës antikorrupsion që Partia Demokratike do të zbatoje ditët e para në qeverisje.

 

Këto kontrata do të  jenë subjekt i Ligjit Antimafia,  bashkë me një listë kontratash abuzive, të denoncuara nga Partia Demokratike.

 

Çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rikuperohet.

 

Asnjë hap pas në luftën kundër korrupsionit! Asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës!

 

 

 

Read More
19 Kor
0

Politikanët me pranga në duar janë kontributi më i rëndësishëm për mirëqeversjen.

  • Vjedhja dhe grabitja e pasurive dhe parave publike është e vetmja gjë që rritet përditë. Çdo gjë tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje.

 

  • Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara.

 

  • Koncesionet e 2 rrugëve, të miratuar në Landfillin e Republikës, janë ndër grabitjet më spektakolare. Miqve të Ramës u jepen mbi 500 milionë euro.

 

  • 3 janë formulat kryesore të grabitjes. Për rrugët fryrje e kostos së ndërtimit dhe mirëmbajtjes, për shërbimet mbulohet rreziku nga buxheti, pasuritë natyrore jepen pa përfitim publik,

 

  • 4 janë dëmet më të mëdha nga koncesionet dhe kontratat korruptive. Shpërdorim i miliardave nga buxheti, paralizim i buxhetit për dhjetra vite për pagesat, shkatërrim Ikonkurencës, shkatërrim i proceseve politike.

 

  • Koncesionet dhe pastrimi masiv i parave në ekonomi përmes ndërtimeve, kapjes së sektorit bankar dhe kontratave publike janë rrezik për sigurinë kombëtare dhe destabilizmin politik.

 

  • Qeverisja e Edi Ramës është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal. Krimi i fuqizuar po kap ekonominë e politikën. Ky do të jetë destabizilimi total i vendit.

 

  • Për PD është emergjencë dhe prioritet kombëtar zhdukja e ndikimit dhe pasojave të grabitjes së vendit në duart e një grushti kriminelësh dhe oligarkësh.

 

  • Që ditën e parë të qeverisjes, ne do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.

 

  • Prioriteti ynë do të jetë hetimi i korrupsionit të niveleve të larta, hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike, rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike.

 

  • Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja. Do t’i hetohet pasuria nga juristi, tek kryeministri, pa asnjë përjashtim në Shqipëri dhe kudo që t’i ketë.

 

  • Askush nuk ka për të shpëtuar. Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve aktualë. Zbulimi dhe rikuperimi i aseteve të vjedhura do të jetë prioritet absolut.

 

  • PD ka marrë ekspertizë të huaj, të specializuar për hartimin e një programi të posaçëm për hetimin dhe rikuperimin e pasurive të tjetërsuara dhe të vjedhura te shqiptarëve.

 

  • PD po harton disa ligje për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, që ndalojnë legalizimin e parave të pista dhe detyrojnë zyrtarët të paguajë dëmin nga vendimi korruptiv.

 

  • PD po harton një paketë të plotë ligjore për kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë. Ata nuk do të blejnë dot as një kostum pa u hetuar për burimin e parave.

 

  • Politikanët me pranga në duar janë kontributi më i rëndësishëm për mirëqeversjen. Fundi i pandëshkueshëmrisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

 

  • Partnerëve në krim me Edi Ramën, politikanë, zyrtarë, biznesmenë, njerëz të medias, u them hiqni dorë sa nuk është vonë! Ndëshkimi për ju do të jetë i sigurtë!

 

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

 

Siç është bërë publike, qeverisja kriminale e Edi Ramës po vazhdon grabitjen dhe tjetërsimin e ekonomisë dhe pasurive publike të vendit ne anë të koncesioneve kriminale, që kanë për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe një grushti klientësh.

 

Gjithçka tjetër ka ndaluar. Gjithçka tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje. Vetëm një gjë forcohet dhe rritet përditë – vjedhja dhe grabitja e pasurive dhe parave publike.

 

Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara.

 

Dje u miratua ne Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë,  grabitja me spektakolare në histori:

 

  1. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesionit është 3 fishuar. Ish deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë Euro, nip e dajë.
  2. Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro.

 

Vetëm ditët e fundit janë dhënë:

 

  1. Koncesioni i inspektimit të pompave të naftës.
  2. Plazhet publike në pronësi private.

 

Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik.

 

Formulat e grabitjes janë të thjeshta.

 

Në rastin e koncesionit të rrugëve: Fryrje me disa herë e kostove të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për të ndarë të gjitha fondet e fryra me Edi Ramën dhe qeveritarët.

 

Në rastin e koncesionit të pompave, sikurse në koncesionet e plehrave, në koncesionet e shëndetësisë dhe të të gjitha llojeve të tjera formula është: jep kontrata dhjetravjeçare për shërbime pa asnjë kosto dhe rrezik për privatin me çmime të fryra të financuara tërësisht pa asnjë rezik nga buxheti i shtetit, për të ndarë pastaj paratë me Edi Ramën dhe qeveritarët.

 

Forma tjetër e grabitjes është: dhënia e pasurive natyrore në përdorim apo për koncesione mbi burimet natyrore. Bregdeti, pyjet, lumenjtë, mineralet po u jepen privatëve gjoja për investime serioze dhe strategjike, Koncesione hidrocentralesh, privatizim bregdeti, ndërtime në zonat e mbrojtura, të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim apo leverdi ekonomike i pasurive të vendit nga një grusht oligarkësh.

 

E gjithë qeverisja e Edi Ramës tashmë është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal.

 

Çdo akt, çdo veprim, çdo firmë e Edi Ramës dhe ministrave bëhet vetëm për të vjedhur, vetëm për të grabitur, vetëm për të përfituar padrejtësisht.

 

Ky aktivitet kriminal qeveritar ka sjellë dhe po sjell pasoja shkatërruese për vendin. Do të ketë pasoja shkatërruese ekonomike, shoqërore dhe politike.

 

  • Së pari, politikat kriminale të koncesioneve po sjellin dëme kolosale mbi pronën publike dhe paratë publike.

 

Bëhet fjalë për qindra milionë, me gjasa miliarda euro publike të grabitura dhe shpërdoruara. Bëhet fjalë për kapjen e ekonomisë përmes kalimit të pasurive publike financiare dhe në natyrë tek privatët për dhjetra vjet.

 

  • Së dyti, ato do të sjellin bllokimin e politikave ekonomike të qeverisë.

 

Koncesionet do të paralizojnë gjithë financat publike dhe do të bëjnë të pamundur çdo politikë publike. Të gjitha paratë e buxhetit për dekadat e ardhshme po kontraktohen që tani. Këto kontrata dhe borxhi marramendës që vazhdon të marrë Edi Rama, do ta shndërrojnë çdo qeveri në një zyrë pagesash, pa patur mundësi të bëjë asgjë tjetër vetëm që të paguajë këstet e kontratave afatgjata, që Edi Rama ka firmosur në çdo fushë dhe për çdo gjë për dhjetra vjet. Taksapaguesit dhe buxheti tyre do të jenë thjesht kuleta për të paguar për dhjetra vitet e ardhshme klientët e EdI Ramës.

 

  • Së treti, veprimet kriminale ekonomike të Edi Ramës po sjellin shkatërrimin e konkurencës në treg dhe të ekonomisë së lirë.

 

Të githa koncesionet janë monopole afatgjata, që vrasin konkurencën në fushat ku janë dhënë. Në transport, në shëndetësi, në menaxhimin e mbetjeve, në arsim, në energji dhe kudo nuk do të ketë më vend për sipërmarrje, nuk do të ketë më vend për biznesin e vogël dhe për asgjë tjetër.

 

  • Së katërti, politikat kriminale ekonomike të Edi Ramës do të sjellin shkatërrimin e proceseve politike përmes kapjes së politikës nga këto interesa private.

 

Sot, e gjithë kupola e Partisë Socialiste është e kapur nga krimi dhe interesat private. Të gjitha politikat e saj janë kriminale dhe shkatërruese për proceset politike në vend, nga vjedhja e zgjedhjeve tek çdo veprimtari tjetër politike.

 

Por koncesionet kriminale dhe pastrimi masiv i parave në ekonomi përmes ndërtimeve, kapjes së sektorit bankar dhe kontratave publike janë, gjithashtu, rrezik për sigurinë kombëtare dhe rrezik për destabilizmin politik të vendit.

 

Ngritja e krimit ndërkombëtar shqiptar nga trafiku i drogës tek pastrimi i parave, trafiku i qenieve njerëzore dhe aktivitetet e tjera kriminale janë të lidhura me politikat kriminale ekonomike të Edi Ramës.

 

Krimi është fuqizuar dhe po kap ekonominë dhe politikën. Dhe ky do të jetë destabizilimi total i vendit.

 

Për mua personalisht, për Partinë Demokratike dhe për opozitën zhdukja e ndikimit dhe pasojave të politikës kriminale të grabitjes së vendit dhe tjetërsimit të ekonomsië publike në duart e një grushti kriminelësh dhe oligarkësh është emergjencë dhe prioritet kombëtar.

 

Për qeverisjen e PD-së dhe të opozitës. që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.

 

Ky operacion do të përfshijë:

 

  • Krijimin e një kuadri ligjor radikal kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.
  • Hetimin dhe ndëshkimin e gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licensimeve publike.

 

Prioriteti ynë do të jetë:

 

  • Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta.
  • Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike.
  • Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike

 

Çdo kontratë koncesionare, çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale dhe do të hetohet pa asnjë përjashtim.

 

Çdo enti dhe kompanie private, çdo personi privat dhe publik, i përfshirë në hartimin dhe miratimin e këtyre kontratave, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeminsitri, do t’i hetohet pasuria dhe të ardhurat, pa asnjë përjashtim në Shqipëri dhe kudo që t’i ketë.

 

Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja.

 

  • Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura.
  • Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti.

 

Ne do të hetojmë paratë dhe pasurinë e të gjithë atyre që janë përfshirë në një mënyrë apo tjetër në këto koncesione kriminale.

Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm.

 

Ata ish-ministra, ish-sekretarë të përgjithshëm, ish-drejtorë etj, që janë larguar, mbasi mbushën xhepat dhe që sot po investojnë në biznese, në vila, në luks, në restorante, nuk kanë për të shpëtuar.

 

Zbulimi dhe rikuperimi i aseteve të vjedhura do të jetë prioritet absolut.

 

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare në Qipro, në Singapor apo në Ishujt Kajman dhe kudo, paratë që kanë përfunduar në vila në Romë dhe në Nju Jork, do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

 

Lufta kundër krimit, trafikut të drogës dhe korrupsionit ka qenë prioritet kryesor i yni.

 

Tani Partia Demokratike ka marrë dhe ka ekspertizë të huaj, të specializuar për hartimin e një programi të posaçëm për hetimin dhe rikuperimin e pasurive të tjetërsuara dhe të vjedhura te shqiptarëve.

 

Ne jemi në kontakt me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar nga Europoli tek agjencitë britanike, hollandeze, gjermane dhe amerikane. Të gjitha janë shumë të gatshme të ndihmojnë.

 

Ndërkohë, ne po hartojmë, që tani, disa ligje për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave:

 

  • Një ligj për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit, i cili do të parandalojë investimin e parave të krimit në ekonomi, përmes çdo forme, nga ndërtimet tek veprimet financiare. Kjo do të përfshijë si paratë e trafiqeve, edhe paratë e korrupsionit apo krimeve ekonomike.

 

  • Një ligj për pergjegjësinë civile të personave privatë dhe bizneseve për dëmet nga korrupsioni. Qytetarët do të kenë mundësinë të hedhin në gjyq civil për kompensim çdo zyrtar që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit dhe çdo kompani të përfshirë në akte të tilla. 130 milionët e Beketit t’i paguajë Edi Rama me shërbëtorët e tij në shtet dhe jo qytetarët. Paratë dhe asetet e kompanive të paguajnë për paratë e humbura.

 

  • Një paketë të tërë ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë. Politikanët dhe punonjësit publikë nuk do të mundin të blejnë dot as një kostum e jo më vila dhe makina të shtrenjta apo shkollime jashtë vendit për fëmiëjt e tyre pa u hetuar për burimin e parave.

 

Politikanët me pranga në duar janë kontributi më i rëndësishëm për mirëqeversjen.

 

Fundi i pandëshkueshëmrisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

 

Vonesa e krijimit të SPAK, mosemërimi i një prokurori të përgjithshëm, shkatërrimi i gjykatave kanë qenë veprime të qëllimshme të Edi Ramës për të shmangur hetimin e krimeve të tij ekonomike, të koncesioneve dhe kontratave të tij kriminale.

 

Ai tani po e kap drejtësinë me shpresën se do të shpëtojë nga hetimi dhe ndëshkimi në të ardhmen.

 

Nuk ka gjë që do ta shpëtojë as atë dhe as ata që bashkëpunojnë me të për të vjedhur shqiptarët.

Dua t’ju them të gjithë atyre që janë bërë partner në krim të Edi Ramës, qofshin ata politikanë, punonjës publikë, biznesmenë, njerëz të medias: hiqni dorë sa nuk është vonë! Ndëshkimi për ju do të jetë i sigurtë!

 

O do të shpëtojë Shqipëria o do të shpëtoni  ju!

 

Unë dhe shumica e shqiptarëve e dimë se do të shpëtojë Shqipëria dhe jo plaçka që ju keni vjedhur.

 

Nuk ka asgjë që do t’ju mbrojë.

Nuk ka asnjë njeri që do t’ju mbrojë.

Ju do të trishtoheni shpejt. Shqipëria do të gëzohet shpejt!

Read More
18 Kor
0

Edi Rama po miraton sot në parlamentin e tij ilegjitim dy koncesione me vlerë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra.

  • Edi Rama po miraton sot në parlamentin e tij ilegjitim dy koncesione me vlerë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra.
  • Koncesionet Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat janë pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

 

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vjedhura, në bashkëpunim me krimin, po noterozon sot një tjetër grabitje të madhe të shqiptarëve për të pasuruar miqtë personalë të Edi Ramës.

 

Janë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra, afërsisht sa distanca mes Tiranës dhe Durrësit. Thënë ndryshe, me vendimin e sotëm kriminal të këtij parlamenti ilegjitim, 1 kilometër rrugë, do t’i kushtojë popullit më të varfër të Europës  10.5 milionë euro.

 

Kompania që përfiton pjesën e luanit, prej 258 milionë euro për 17 kilometra të rrugës fushore Milot- Balldre është ajo e Ndue dhe Agim Kolës, të njohur për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën. Ndërsa kompania tjetër, Gjikuria, e koncesionit për Orikum – Dukat, njihet për numrin e madh të tenderave publikë që ka përfituar gjatë qeverisë së Edi Ramës.

 

Vendimi i Edi Ramës për të mos u tërhequr nga këto dy koncesione vjen pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e klasifikoi Shqipërinë si vendi më i korrupuar në Europë për shkak të procedurave të PPP-ve dhe koncesioneve të Qeverisë së Edi Ramës. Ato u cilësuan si koncesione klienteliste, të pastudiuara dhe jo në interes të publikut.

 

Me koncesionin për Milot Balldre, Edi Rama thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi. Brenda 1 viti, Edi Rama i ka dhënë familjes së mikut të tij personal, Ndue Kola, 526 milion euro ose gati 5% të Prodhimit Kombetar nëpërmjet koncesiont të sotëm dhe atij të rrugës së Arbrit, që ndërtohet nga e njëjta familje.

 

Koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat është pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista, koston e së cilës e paguajnë qytetarët shqiptarë.

 

Partia Demokratike paralajmëron klientët oligarkë të Edi Ramës se nuk kanë për t’i marrë paratë e shqiptarëve.

 

Me ligjin antimafia, që do të miratohet ditët e para të ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, çdo qindarkë që po grabitet sot, do t’u kthehet shqiptarëve. Përgjegjësit do të paguajnë me pasurinë e tyre çdo dëm që u kanë bërë financave të shtetit.

 

Këto koncesione janë një vjedhje masive që u bëhet qytetarëve. Prandaj, ata e refuzuan masivisht Edi Ramën, sepse kanë kuptuar që Qeveria e tij punon vetëm për t’u pasuruar duke grabitur shqiptarët.

 

Shqipëria e ka emergjente çlirimin nga oligarkia e krimit dhe qeveria që i shërben kësaj oligarkie kundër interesit publik.

Read More
16 Kor
0

Basha: 85 % e shqiptarëve është vota më e pastër për largimin e këtij regjimi

 

  • 85 % e shqiptarëve është vota më e pastër për largimin e këtij regjimi. Është detyra jonë ta kthejmë këtë në projekt shprese dhe ndryshimi

 

  • 30 Qershori, protesta më e madhe e të gjitha protestave. Mesazhi i shumicës refuzuese është i qartë: Rama ik.

 

  • Po të kishim një prokuror të ndershëm, personat e përfshirë në procesin farsë, duke nisur nga Edi Rama, do të ishin nën hetim për shpërdorim detyre.

 

 

 

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË BERAT

 

Sot jam në Berat me demokratët e Beratit, për t’i falenderuar me shumë mirënjohje, jo vetëm strukturat tona të Partisë Demokratike për betejën e jashtëzakonshme që kanë bërë kundër krimit, kundër korrupsionit, por, në veçanti, se, së bashku me qytetarët e Beratit, qytetarinë beratase, ia kanë dalë të vrasin frikën, të ringrenë kurajon qytetare dhe të vetëdijësojnë të gjithë qytetarët e Beratit, pavarësisht përkatësive politike, për nevojën akute për ndryshim.

 

Kjo u duk më së miri dy javë më parë, ku qytetarët e Beratit, të cilëve u shpreh mirënjohjen time nga zemra për qytetarinë e treguar, të cilët me aktin e tyre refuzuan nw masw Edi Ramën. E refuzuan demokratët, e refuzuan mbështetësit tanë, e refuzuan edhe socialistët e ndershëm.

 

Pjesëmarrja në Berat ishte nën mesataren kombëtare, e cila kapi më pak se 15 %, që do të thotë se edhe në Berat socialistët janë vetëdijësuar që rruga e çlirimit të partisë së tyre nga tutela e krimit kalon në qendrimin krah për krah me qytetarët e tjerë të Beratit, me demokratët dhe të gjithë qytetarët e tjerë të Beratit, në betejën tonë për vlera, në betejën tonë për liri ekonomike, mundësi dhe mirëqenie për çdo qytetar.

 

Unë dhe Partia Demokratike e konsiderojmë këtë refuzim të regjimit të Edi Ramës me 30 qershor si një përgjegjësi të madhe për t’i dhënë qytetit të Beratit, qytetarëve të Beratit, por edhe të gjithë bashkisë së Beratit, sikundër të gjithë shqiptarëve, rrugën e ndryshimit, rrugën e transformimit ekonomik, që do të mundësojë lirinë ekonomike, konkurrencë ekonomike, do të mundësojë që njerëzit të punojnë dhe të jetojnë me punën e ndershme, do të mundësojë t’i japim fund varfërisë ekstreme.

 

31 % e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, nga 25 % që ishte. Pra, nga 1 në 4 familje, është rritur me 6 % në vetëm një vit.

 

Mjerimi ekonomik i shqiptarëve, varfëria, papunësia, janë veprat e vërteta të një qeverie që nuk ka ardhur me votën e qytetarëve, por ka ardhur me ndihmën e kriminelëve dhe të oligarkëve. Dhe prandaj nuk qeveris për qytetarët, por qeveris për kriminelët dhe oligarkët.

 

Kanë shkatërruar çdo interes publik, kanë shkatërruar infrastrukturën, kanë shkatërruar shëndetësinë, arsimin, bujqësinë.

 

Nuk ka gjë më të trishtë dhe më kriminale se të shikosh dritat e fikura të Universitetit të Beratit. Por dua t’u jap fjalën qytetarëve të Beratit që dritat e universitetit do të ndizen në Berat. Do të ndizen anembanë Shqipërisë dritat e arsimit. Dua t’ju them, në veçanti, qindra prindërve që më kanë dërguar sms gjatë këtyre ditëve, përfshirë edhe prindër nga Berati, se padrejtësia që është bërë me ndryshimin në çastin e fundit të kriterit të mesatares për maturantët është një nga paudhësitë e fundit të këtij regjimi.

 

Shqiptarët, prindërit, të rinjtë dhe të rejat, e kanë dhënë verdiktin e tyre.

85 % e shqiptarëve është vota më e pastër për largimin e këtij regjimi, është vota më e pastër “Rama ik”,

 

Tani është detyra jonë që ta kthejmë këtë në një energji për ndryshim, në një projekt shprese dhe ndryshimi, në radhë të parë për ekonominë, për punësimin dhe për mirëqenien e beratasve dhe të të gjithë shqiptarëve.

 

Pyetje: Zoti Basha, si do të vijojë aksioni opozitar në ditët në vijim?

 

Lulzim Basha: Ne do të vazhdojmë me një ndërthurje të aksionit opozitar, me vazhdimin e qëndresës opozitare, denoncimit, të protestave, por edhe me shpalosjen e alternativës sonë, e planit tonë për të ndryshuar vendin, duke filluar me ndryshimin ekonomik, i cili do të jetë i prekshëm për të gjthë qytetarët, për sipërmarrësit, për të punësuarit, për fermerët, për të rinjtë e papunë që kërkojnë punë, sigurinë e punës për ata që kanë vende pune, por nuk e dinë në do t’i kenë nesër apo jo. Padyshim, ky ndryshim ekonomik do të vijë vetëm atëherë, kur të kemi një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit dhe jo një qeveri të krimit dhe oligarkisë, për krimin dhe oligarkinë, nga krimi dhe oligarkia.

 

 

Kryetari Basha zhvilloi pasdite takime edhe me strukturat e PD ne Urën Vajgurore dhe në Kuçovë, ku dha disa mesazhe tê rëndësishme.

 

 

“Ajo që ka ndodhur në 30 Qershor, nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës ka qenë në proporcione masive. Askush nuk është refuzuar si Edi Rama dhe regjimi i tij.

 

Në ketë refuzim gjejnë shprehje disa prej problemeve kryesore, për të cilat jemi angazhuar në këtë aksion të paprecedentë politik.

 

  1. Vetëdijësim i shqiptarëve se 30 qershori ishte ditë për oligarkët, banditët, për shërbetoret e Edi Ramës, por jo një ditë për qytetarët e zakonshëm. Ramën e braktisi edhe baza socialiste, sepse nuk i shërbente as PS ky proces.

 

  1. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës erdhi për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike, thellimit të varfërimit të shqiptarëve

 

  1. Roli përcaktues i opozitës, aksioni politik. Pa vendimet e mëdha që morëm, duke nisur me djegien e mandatave, as vetëdijësimi i shqiptarëve nuk do të rritej, as kurajo nuk do të ishte në këto nivele. Sepse më 30 qershor është bërë protesta më e madhe e të gjithë protestave. Nuk u bë në një shesh, por u bë në të gjithë Shqipërinë njëkohësisht.

 

E vetmja votë e pastër e 30 qershorit është vota e atyre që nuk dolën. Mesazhi është ai që është bërë refren deri edhe për fëmijët: Rama ik.

 

Raporti i ODIHR është vula më e zezë që kanë marrë ndonjëherë zgjedhjet në Shqipëri dhe Ballkan.

 

30 qershori nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike përveçse ndaj atyre që kanë shpërdorur burimet shtetërore në një proces farsë, duke nisur nga paratë që kanë hedhur në një proces të paligjshëm.

 

Po të kishim një prokuror të ndershëm dhe me integritet, sot, të gjithë këta persona, duke nisur me Edi Ramën, me KQZ, me ministritë e përfshira, do të ishin nën hetim për shpërdorim detyre dhe shpërdorim financiar”.

Read More
16 Kor
0

Edi Rama krijon një monopol të ri në treg, duke dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant.

  • Edi Rama krijon një monopol të ri në treg, duke dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant.

 

  • Koncesioni, i vendosur në kundërshtim me vendimin e gjykatës përpezullimin e tenderit, është tregues i shtetit privat të Edi Ramës.

 

  • Koncesioni i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet dhe ia jep ato klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij.

 

  • Koncesion, bashkë me të gjitha koncesionet korruptive, do të anulohet nga PD. Kush vjedh shqiptarët, do të përballet me drejtësinë.

 

DEKLARATË E AGRON SHEHAJ

 

Edi Rama ka vendosur të krijojë një monopol të ri në tregun e hidokarbureve, duke dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant.

Koncesioni, i vendosur në mënyrë të paligjshme, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, nuk sjell asnjë përfitim për shqiptarët.

Koncesioni i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet dhe ia jep ato klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Koncesion, bashkë me të gjitha koncesionet korruptive, do të anulohet nga PD. Kush vjedh shqiptarët, do të përballet me drejtësinë.

 

MINISTRIA SHPALL FITUES

 

  • Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ka shpallur fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të karburantit kompaninë Noa Control shpk.
  • Sipas Gjykatës Administrative të Tiranës, Tenderi për këtë koncesion është bërë në shkelje te ligjit.
  • Shpallja e fituesit te koncesionit është bërë duke shpërfillur vendimit e datës 27 maj 2019 të Gjykatës Administrative të Tiranës e cila vendosi pezullimin e tenderit.
  • Gjykata ka anulluar tenderin sepse “kriteret e dokumentacionit të koncesionit janë në kundërshtim me ligjin në fuqi” dhe urdhëron ministrinë të “ndryshojë kriteret dhe të fillojë tenderin nga fillimi”.

 

ÇFARË ËSHTË KONCESIONI I POMPAVE TË KARBURANTEVE?

 

  • Kontrolli i pompave të karburantit konsiston në kontrollin ligjor të instrumentave matës, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarës të karburanteve dhe gazit të lëngshëm.
  • Praktikisht, kontrollojnë shitësin që të mos mashtrojë konsumatorin në sasinë e karburantit.
  • Aktualisht kontrolli bëhet 2 herë në vit dhe qeveria arkëton pothuajse 60 euro për çdo kontroll.
  • Sot ky shërbim bëhet nga Drejtoria  e Metrologjisë dhe sjell në arkat e shtetit rreth 5 milionë euro në vit.
  • Me dhënien e këtij shërbimi në koncesion, nëse nuk ndryshon tarifa, kompania e përzgjedhur nga Rama do të përfitojë këtë shumë për 20 vitet e ardhshme.
  • Praktikisht 100 milionë euro nuk do të shkojnë më në arkën e shtetit por në xhepat e Ramës dhe miqve te tij.

 

KRIJIMI I KOMPANISË NOA CONTROL DHE SI U PERZGJODH?

 

  • Kompania fituese e koncesionit është krijuar ne 2015
  • 1 vit pas krijimit kompania Noa Control shpk, në 2016, bën propozimin e pakërkuar për të marrë në koncesion shërbimin e kontrollit të pompave të karburantit.
  • Në qershor të 2018 qeveria pranon ofertën e pakërkuar dhe hap garën e tenderimit duke i dhënë kompanisë Noa bonusin prej 10 pikë.
  • Ne tetor 2018, para përfundimit të afatit për prezantimin e ofertave, kompania Penzoil i bën kerkes komisionit të prokurimeve publike të pezullojë garën e tenderimit sepse sipas saj kriteret e tenderit jane në kundërshtim me ligjin dhe parapercaktues të fituesit.
  • Komisioni urdhëron ministrinë të pezullojë tenderin dhe heton çështjen për rreth 4 muaj dhe në muajin shkurt 2019 vendos te rrezoj pretendimet e Kompanisë Penzoil.
  • Kompania Penzoil ankimon në Gjykatën Administrative vendimin e Komisionit dhe kërkon shfuqizimin e ketij vendimi.

 

  • Në datën 27 maj 2019 gjykata vendos të pranojë kërkesën e Penzoil për shkelje të barazisë në tender. Gjykata shfuqizoi vendimin e Komisionit dhe urdhëroi ministrinë te ndryshojë kriteret e dokumentacionit të tenderimit sepse janë në kundërshtim me ligjin në fuqi.
  • Ministria, në shkelje flagrante të ligjit dhe vendimit të gjykatës, shpall fitues kompaninë Noa Control.

 

ARSYET PSE MENDOJMË QE KY KONCESION ËSHTË KORRUPTIV DHE ËSHTË DHËNË NË SHKELJE TË LIGJIT?

 

  • Eshte shkelur haptaz ligji per koncesione, sepse Vendimi për të privatizuar këtë shërbim nëpërmjet koncesionit nuk është marrë ne baze te një analize kosto/përfitime per shtetin shqiptar. Ky shërbim sjell shumë përfitime ne arkat e shtetit, ka një kosto shumë të ulët ekzekutimi dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë do të vazhdojë të operojë edhe pas dhënies së koncesionit.
  • Kompania Noa Control është krijuar enkas për të propozuar dhe fituar këtë koncesion.
  • Te gjitha vendimet e marra nga qeveria jane në favor të kompanisë propozuese të tenderit.
  • Qeveria shperfill vendimin e Gjykatës, dhunon shtetin e së drejtës dhe kryen nje veper penale per te favorizuar nje kompani ne tender
  • Investimi është prej vetëm 600.000 euro, kurse perfitimet jane shumë herë më te medha, 100 milionë euro.
  • Kohëzgjatja prej 20 vjetesh është e pajustifikueshme, ka si qëllim vetëm krijimin e nje monopoli.

 

CILI ESHTE QELLIMI I KETIJ KONCESIONI?

 

  • Këmbëngulja me shpalljen e fituesit te koncesionit tregon qartas që skema e këtij koncesioni ka për qëllim të vetëm përfitimin prej 100 milionë euro te Ramës dhe miqve të vet.
  • Rama po implementon një strategji të mirëfilltë për kapjen afatgjatë të ekonomisë dhe tregut në Shqipëri.
  • Koncesionet dhe PPP, si e ka vënë në dukje edhe departamenti amerikan i shtetit, janë një instrument që i jep mundësi Ramës të krijojë nje rrjet grabitqaresh, bashkë me të cilët, synon të mbajë pushtetin dhe të ndajë përfitimet.
  • Kjo qeveri vepron si një organizatë kriminale, në shkelje flagrante të ligjeve dhe kushtetutës së Shqipërisë dhe në kushte pandeshkueshmerie të garantuar nga kapja dhe kontrolli mbi prokurorinë.
  • Partia Demokratike nuk do ndalojë së denoncuar vjedhjet e qeverise “Rama”.

Ky koncesion, bashkë me të gjitha koncesionet korruptive, do të anulohen nga Partia Demokratike.

  • Me ardhjen në pushtet me anë të votës së lirë të shqiptarëve të gjithë ata që sot po vjedhin shqiptarët, do të përballen me drejtësinë.

Read More
16 Kor
0

Basha: Opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës

 

  • Opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës dhe, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të garantuar një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve.

 

KOMUNIKIM I KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME OPOZITËN E BASHKUAR DHE TAKIMIT ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS

 

Pyetje: Zoti Basha, takimi juaj me presidentin a kishte lidhje me 13 tetorin? 

Lulzim Basha: Padyshim lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe ,siç është shprehur politikisht, edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qendrimin e presidentit dhe shqetësimin e tij, i kam bërë të qartë se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve, që zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga farsa e 30 qershorit, siç e deklaroi dhe OSBE/ODIHR-i, duhet të jenë për njerëzit, dhe jo për ymerlalët dhe shokun e tyre, “Bablokun” e madh dhe oligarkët.

 

Në këtë funksion, opozita ëshë e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës, që është dhunuar dhe tjetërsuar, përtej çdo përfytyrimi, çfarë e pa edhe me 30 qershor, ku Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe një proces ku kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë, tabulonte vetë dhe,  për të garantuar, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve.

 

Sot, në takimin me opozitën e bashkuar, kemi diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të hidhen në aksionin tonë politik në të gjitha rrafshet, në raport me njerëzit, me qytetarët, në raport me faktorin ndërkombëtar dhe në raport me zgjidhjet që presin dhe që do t’u ofrojmë shqiptarëve.

 

Në këtë kuadër, kemi diskutuar për emergjencën ekonomike, ku ndodhet vendi, sepse një nga mëkatet më të mëdha, një nga fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është që, duke tërhequr opozitën në betejën parimore për vlerat themelore të lirisë e të demokracisë, të luftës kundër krimit dhe drogës, ia ka dalë t’I vërsulet Shqipërisë, buxhetit të saj, pasurive të saj, ta vjedhë dhe ta grabisë qytetarin e thjeshtë, pasurinë e këtij vendi dhe ta zhysë ekonominë në ditën e saj më të zezë, në të paktën 2 dekada.

 

Ndaj, bashkarisht kemi diskutuar për platformën tonë ekonomike, për zgjidhjet ekonomike që shqiptarët meritojnë dhe do të kenë, me fitoren e Opozitës së Bashkuar, e cila tashmë, jo vetëm thjesht përmes studimeve të opinionit publik, por edhe përmes referendumit të 30 qershorit, është konfirmuar si maxhoranca e re politike.

 

Ju faleminderit!

Read More
15 Kor
0

Basha në Shkodër: Është koha të japim zgjidhjet tona për t’i dhënë fund një ekonomie të kapur nga Edi Rama

 

Shumica “Rama ik” e 30 Qershorit është motivim dhe përgjegjësi për ta kthyer këtë votë masive për largimin e këtij regjimi antipopullor, në një votë shprese dhe besimi për një projekt ndryshimi të vërtetë për çdo shqiptar

 

·         Është koha të japim zgjidhjet tona për t’i dhënë fund një ekonomie të kapur nga Edi Rama, 5 oligarkë e nga 5 banda kriminale dhe për t’u kthyer shqiptarëve mundësitë për të jetuar dhe punuar me dinjitet.

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LUMZIM BASHA PAS TAKIMIT ME STRUKTURAT E PD NË SHKODËR

 

Së pari, dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë këtij qyteti fisnik, zemrës europiane të Shqipërisë, siç ka qenë në histori, ashtu është edhe sot, me refuzimin rekord, për librat Guiness, me rreth 94 % të qytetarëve, që refuzuan, jo vetëm farsën e 30 qershorit, por regjimin e hajnave dhe kriminelëve të Edi Ramës.

Kam ardhur sot këtu në radhë të parë për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përkulur me respekt para çdo qytetari shkodran, demokratëve të Shkodrës, mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të së djathtës, mbështetësve të opozitës, por, në mënyrë të veçantë, edhe socialistëve shkodranë që, me numra rekord, braktisën farsën e 30 qershorit dhe i lëshuan mesazhin më kuptimplotë kupolës kriminale që ka kapur partinë e tyre, se njësoj si vëllezërit e motrat e tyre demokratë, njësoj si qytetarët e tjerë të Shkodrës e të të gjithë Shqipërisë, ata nuk janë gati ta pranojnë më uljen e kokës para hajdutërisëdhe kriminalitetit të kupolës së organizatës së strukturuar kriminale të “Rilindjes”.

Së dyti jam këtu për t’u thënë të gjithë shkodranëve se për mua, Partinë Demokratike dhe për opozitën, refuzimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij me 30 Qershor, shumica “Rama ik” është, mbi të gjitha, motivim dhe përgjegjësi për ta kthyer këtë votë masive për largimin e këtij regjimi antikushtetues, antipopullor, por edhe antikombëtar, në një votë shprese dhe besimi për një projekt ndryshimi, ndryshimi të vërtetë, ndryshimi të qëndrueshëm, ndryshimi për çdo shqiptaree dhe çdo shqiptar.

Ky ndryshim s’mund të vijë me fjalë, por duhet të vijë me vepra dhe garanci. Duhet të vijë me ndryshime kushtetuese, me ndryshime zgjedhore, me ndryshime politike që do t’i paraprijnë një transformimi të thellë, në rradhë të parë, të ekonomisë, që është plaga më e rëndë e Shkodrës dhe e gjithë Shqipërisë dhe, po kështu, një transformimi të thellë, modernizues për vendin.

Mesazhi i fundit që dua të jap sonte është se jam shumë i vetëdijshëm për kohët e vështira ekonomike ku është zhytur Shkodra dhe mbarë Shqipëria, se nuk mjafton të themi se kjo është një pasojë e qeverisjes së dështuar, të papërgjegjëshme, të korruptuar dhe kriminale të Edi Ramës.

Tani është koha të japim zgjidhjet tona për t’i dhënë fund një ekonomie të kapur nga 5 oligarkë, nga 5 banda kriminale dhe Edi Rama me sejmenët e tij. Pra për të liruar tregun, për të çliruar konkurencën, për të ulur taksat, për të ulur dhe jo rritur, siç ka bërë në plan Edi Rama, çmimin e naftës dhe çmimin e energjisë, për t’i dhënë fund monopolizimit të ekonomisë dhe kapjes së biznesit nga të njëjtat interesa që kanë kapur parlamentin, që kanë kapur politikën, për t’i kthyer shqiptarëve, përmes lirisë dhe demokracisë, të drejtën dhe mundësitë për të jetuar dhe punuar me dinjitet.

Faleminderit

Read More
15 Kor
0

Aktorët kryesorë të Komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës, janë personazhet e dosjeve “184” dhe “339” të vjedhjes së zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar

  • Aktorët kryesorë të Komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës, janë personazhet e dosjeve “184” dhe “339” të vjedhjes së zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar, të cilët do të duhej të hetoheshin vetë nga drejtësia. Qëllimi është të mbulohen skandalet e qeverisë.

 

  • Ilir Ndrazhi krahu politik i bandës së Abdylajve, Ulsi Manja i dosjes 184, Jurgis Çyrbja përfaqësues politik i Bandës së Shullazit, Luan Harusha, përfaqësuesi i Bandës së Bajrajve, Damian Gjiknuri, i cili falsifikoi dokumenta zyrtarë të qeverisë amerikane për llogari të Edi Ramës.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA

 

Sot denoncojmë një skandal tjetër të Edi Ramës, i cili nuk është se ka filluar sot, por si ai keqbërësi, krimineli, që kapet gjithmonë në krim, kërkon të mbulojë një zullum me një zullum tjetër, kërkon të mbulojë një krim me një krim tjetër.

 

Kjo e radhës është Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit të republikës. Ky zullum i ri i Edi Ramës nuk është thjeshtë për çështjen e Presidentit të Republikës, por bëhet për disa shkaqe. E para, për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e panumërta, për të mbuluar skandalin me skandal, sepse ai nuk del dot nga ajo vorbull ku ka hyrë. I dyti synim që kërkon Edi Rama nëpërmjet këtij komisioni të nënshtrojë dhe të frikësojë çdo lloj institucioni, çdo individ që punon në administratë, çdo personalitet, që të mos guxojë t’i dalë kundër qeverisë, pasi kjo e pret.

Dhe mbi të gjitha, skandali qëndron tek vetë përbërja e Komisionit Hetimor, pra tek ata deputetë që do të vendosin shkarkimin e presidentit të republikës. Përpara se të ndodhë kjo, Edi Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se kush do ta hetojë presidentin e republikës. Do ta hetojë Ilir Ndrazhi, i cili është përfaqësuesi politik ose krahu politik i bandës së Abdylajve, të cilin Abdylajt e kishin vënë në listë, me numër rendor, dhe i premtonin se do fitonin edhe 10 me 0 madje, dhe ky person i vendosur nga kjo bandë do të votojë shkarkimin e presidentit të republikës. Kush është kryetari i Komisionit Hetimor?

 

Ulsi Manja i dosjes 184, që Zoti e ruajtë me ç’kanë dalë nga përgjimet e Bild-it, ku mjafton lidhja e tij me bandat e Dibrës, me shefa komisariatesh, me drejtorë arsimorë, e me turli lloj të tillë, të organizuar në krim, për të vjedhur dhe për të blerë vota. Ky njeri pra, do të hetojë dhe do të vendosë për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

 

Për presidentin e republikës do të vendosë Jurgis Çyrbja, përfaqësues politik i Bandës së Shullazit, që i thoshte Shullazit se “po na bëjnë hetime” dhe i kërkonte që të ndërhynte për të ndaluar hetimet. Një tjetër që do të vendosë për presidentin e Republikës është Rrahman Rraja. Të gjithë e dimë skandalin e tij të fundit. Do të vendosë Luan Harusha, përfaqësuesi i Bandës së Bajrajve, apo Damian Gjiknuri, që do të pastronte 30 milionë euro për llogari të Edi Ramës, duke falsifikuar dokumente zyrtare të qeverisë amerikane.

Pra, aktorët kryesorë të këtij komisioni janë personazhet e dosjeve “184” dhe “339” të blerjes së zgjedhjeve apo të lidhjes dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar.

Ulsi Manja do të hetojë presidentin nëse ka shkelur Kushtetutën apo jo.

Po pse nuk e heton dikush Ulsi Manjën për atë çfarë ka bërë në Dibër, që kanë dalë përgjimet në “Bild”?

Pra, e gjithë bota e ka dëgjuar, e ka parë me zë dhe me figurë Ulsi Manjën se si shkelte ligjin për llogari të blerjes së votave dhe mbështetjes së krimit të organizuar.

Nuk mund të jetë hetues sot Ulsi Manja por i hetuar nga prokuroria. Ai duhet të ishte në burg për një krim që e panë të gjithë shqiptarët me zë dhe me figurë.

Shqiptarët nuk mund të gënjehen sot me propagandë.

Edi Rama e ka të qartë se komisionet për shkarkimin e Presidentit janë një sajesë propagande dhe abuzim me fondet publike.

Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën e zgjedhjes, të drejtën kushtetuese për të zgjedhur. Vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit u shërben njerëzve, i shërben interesit publik, ndërsa votimet moniste të 30 qershorit siç shprehet edhe OSBE/ODIHR-i u mbajtën pa marrë në konsideratë interesin e qytetarëve.

Deri më sot dekretin e Presidentit nuk e ka shfuqizuar askush, por kemi një komision hetimor të mbushur me bashkëpunëtorë të krimit të organizuar që do të hetojë presidentin pse ka nxjerrë këtë dekret që është akoma në fuqi.

 

Read More