Blog

13 Qer
0

Basha: 30 qershori dhe shkarkimi i presidentit janë teatër i vënë në skenë nga Edi Rama

 

  • Shqipëria po shkon drejt situatës së grushtit të shtetit, të organizuar nga Edi Rama në bashkëpunim me mafian e drogës, përmes ndihmës së të cilës erdhi në pushtet.

 

  • Askush nuk ka më asnjë dyshim se zgjedhjet parlamentare 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, nga paratë e pista të drogës, nga kërcënimi masiv dhe shantazhimi i votuesve të opozitës.

 

  • Për më shumë se dy vite, Prokuroria, e kapur nga Edi Rama, fjeti mbi dosjet e blerjes së zgjedhjeve në Dibër dhe në Durrës, ku janë përfshirë kupola e PS  Gjiknuri, Dako, Ballën, Ndreu, Sterkaj, Manja, Qefalia

 

  • Edi Rama e nisi bashkëpunimin  e tij me bandat e krimit të organizuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Pas forcimit financiar nga pastrimi i parave të krimit, mori PS dhe e kriminalizoi plotësisht.

 

  • 2013 është gjeneza e bashkëpunimit të Edi Ramës kryeministër me krimin e organizuar, duke futur në parlament 19 kriminelë. Në 2015 emëroi kriminelët në bashki dhe në 2017 bleu zgjedhjet me krimin.

 

  • Vendimi i Holandës hedh poshtë propagandën e Edi Ramës. Parlamenti thotë qartë se mungesa e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë arsyet e refuzimit për hapjen e negociatave.

 

  • Kriminelët më në zë shqiptarë janë në zyrën e Edi Ramës. Ata nuk arrestohen, letrat e Interpolit për ta zhduken, sepse për Edi Ramën ata nuk janë kriminelë, por ortakët e pushtetit të tij të paligjshëm.

 

  • 30 qershori dhe shkarkimi i presidentit janë teatër i vënë në skenë nga Edi Rama, i cili është përballë kërkesës për largimin e tij, krijimin e qeverisë tranzitore dhe një parlament që e zgjedh populli, jo krimi.

 

  • Teatri i Ramës me votime në 30 qershor ka për qëllim të largojë vëmendjen nga fakti se Europa e di që në krye të vendit kemi një bandit, që ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar.

 

  • Përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatit politik, megjithëse as zyrtarisht nuk përbën më një datë zgjedhjesh, synon të mbajë me serume kufomën e tij politike.

 

  • Javën e ardhshme, ne do të humbim për herë të katërt shansin për të hapur negociatat me Europën. Arsyeja është e shkruar e zezë mbi të bardhë në vendimin e Hollandës: “Nuk luftohet korrupsioni, nuk luftohet krimi”.

 

  • Edi Rama e ka jetike mos hapjen e negociatave, që ai dhe bashkëpunëtorët e tij tij në krimin e vjedhjes së zgjdhjeve dhe të vjedhjes së pasurive të shqiptarëve, të mos dalin para drejtësisë.

 

  • Qëllimi i Ramës është ta devijojë gjithë debatin politik në diçka pa pikë vlere, datën 30 qershor, e cila ka të njejtën vlerë sikur unë të shpallja datën 7 korrik si datën e zgjedhjeve parlamentare.

 

  • Rruga e vetme për zgjidhjen krizës është vota e lirë, një sistem i ri politik me ndarjen dhe balancim të vërtetë pushtetesh, me një parlament përfaqësues të vullnetit të popullit dhe jo të kryetarëve të partive apo krimit.

 

  • Edi Rama është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet 2017. Ai është ekspozuar para të gjitha kancelarive perëndimore si një kryeministër ilegjitim.

 

  • Telenovela “President-30 qershor” do të dështojë, siç i dështoi pjesa e parë e saj. Largimi i tij është i panegociueshëm dhe është e vetmja rrugë politike për të zgjidhur krizën në vend.

 

  • Dy gënjeshtrat e Ramës janë që beteja jonë dëmton Shqipërinë dhe jo Ramën, si dhe synon të ndalojë reformën në drejtësi. Përgjgijen për të parën e ka marrë nga Hollanda, duke mos luftuar krimin dhe korrupsionin.

 

  • Sa herë është kapur në skandale për të cilat duhet të jepte dorëheqjen, si me Tahirin, Xhafën, Ballën, Unazën e Re etj Edi Rama thotë  “po pengoni reformën në drejtësi”.

 

  • I vetmi person i interesuar për të ndalur reformën në drejtësi ose për ta kapur atë është ai që shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë, sepse i duhet të mbyllë dosjet e pushtetit të tij të kriminalizuar.

 

  • Pa largimin e Edi Ramës, makineria kriminale e ndërtuar prej tij, do të vazhdojë të bëjë atë për të cilën është ndërtuar- të vjedhë shqiptarët, të dhunojë zgjedhjet dhe të mbajë Shqipërinë bazë ndërkomëbtare të krimit të organizuar.

 

  • Nuk do të ketë marrëveshje me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Protestat do të vazhdojnë, nuk ka asnjë pauzë në detyrën tonë për mbrojtjen e rendit kushtetues.

 

  • Nëse ka një skenar rus për Shqipërinë, zbatuesi i këtij skenari rus e ka emrin: Edi Rama Avdylaj. Sepse nuk ka investim më të madh për të destabilizuar Shqipërinë sesa ta shkrish në një shtetin me krimin.

 

  • Çdo gjë tjetër që ai thotë janë broçkulla të shtrenjta, të paguara me paratë e shqipyarëve. Janë dhjetëra milonë euro të Besos me shokë. Shpresoj shumë se këto do të dalin në një komision hetimor të Kongresit Amerikan.

 

BASHKËBISEDIMI ME GAZETARËT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA .

 

Të nderuar bashkëqytetarë, me lejoni të nis me një mirëseardhje për të gjithë gazetarët e pranishëm në këtë bashkëbisedim dhe, në veçanti, po kështu, edhe për kolegët e huaj, të shtypit të huaj nga Al Jazeera International, të cilët i janë bashkëngjitur kësaj konference për shtyp.

Këtë bashkëbisedim e zhvillojmë në kushte të jashtëzakonshme, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt situatës së grushtit të shtetit, të organizuar nga mafia e drogës në bashkëpunim me Edi Ramën dhe kupolën e tij, tashmë të faktuar të ardhur në pushtet, jo përmes votës së qytetarëve, por përmes ndihmës së narkomafias.

Në këto kushte, kur tashmë nuk ka asnjë iluzion, asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, nga paratë e pista të drogës, nga kërcënimi masiv dhe shantazhimi masiv i votuesve dhe përkrahësve të opozitës, nga shitblerja masive e votës, nga rrjetet kriminale të drogës, nga Avdylët, në Shijak, tek Shullazët në Tiranë, nga Bajrat në Shkodër, tek Habiljat, tek Xhafajt në Vlorë, nga Sanxhaktarët dhe Çelët në Elbasan, tek bandat e çobejve dhe Rragamit në Korçë, ku, anembanë Shqipërisë, rrjetet kriminale të vlerësuara si të tilla nga raporti i DASH mbi luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave të pista, këto rrjete kriminale dy vite më parë përmes një skeme të mirëmenduar, të mirëplanifikuar dhe te ekzekutuar në terren, me urdhër të Edi Ramës dhe kupolës socialiste, asgjësuan procesin politik të vitit 2017.

Ne e denoncuam këtë që prej ditës së parë. Raporti i ministrave teknikë, i publikuar në fund të korrikut të vitit 2017, zbuloi qartësisht shkallën masive kriminale të shitblerjes së votës dhe të kërcënimit të votuesve nga rrjetet kriminale. raporti i OSBE/ODIHR-it e cilësoi shitblerjen e votës problemin prioritar numër një në Shqipëri, ndërkohë, për më shumë se dy vite, Prokuroria, e kapur tërësisht  nga Edi Rama, fjeti mbi dosjet “339/1” e vitit 2017 dhe “184” e vitit 2016. Me qëllim që të mbronte kriminelët e kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Policisë, Prokurorisë dhe SHISH duke bashkëpunuar me Damian Gjiknurin, Vnagjush Dkaon, Taulant Ballën, Pjerin Ndreun, Paulin Sterkaj, me një duzinë zyrtarë të lartë të PS, përfshi kreun aktual të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën dhe ish kreun e Komisionit të Sigurisë Xhemal Qefalinë, kjo shkallë masive dhe sistematike e kërcënimit të votuesve dhe shitblerjes së votës dhe dhunimit të procesit elektoral ishte shkaku i i vetëm për rezultatin paradoksal të 2017-ës dhe për maxhorancën fiktive, në fakt, kriminale të Edi Ramës, nga e cila buron edhe qeveria e tij ilegjitime.

Bashkëpunimi i Edi Ramës me rrjetet kriminale nuk nisi në pranverën e vitit 2017.

Të gjithë mbajmë mend se si në vitin 2015, Edi Rama kandidoi për kryetarë bashkish kriminelë të dënuar për trafik droge, njerëz të kërkuar nga Interpoli dhe Europoli, njerëz me 2,3,4,5,6 dhe 7 emra, nga Elvis Roshi tek Artur Bushi, Klement Ndoni, Artur Bardhi, nga Termet Peçi e kështu me radhë anembanë vendit.

Por edhe kjo nuk është fillesa e bashkëpunimit të Edi Ramës me krimin e organizuar.

Kthehemi dy vite më parë se 2015-a, ku në parlamentin e vitit 2013, plot 19 deputetë të grupit parlamentar të PS erdhën me rekorde të tmerrshme kriminale nga burgjet,apo si persona në kërkim të drejtësisë europiane për veprat më të tmerrshme të krimit të organizuar, nga trafiku i drogës tek trafiku i grave dhe vajzave shqiptare, tek trafiku i armëve dhe vrasje në lidhje me aktivitetin e krimit të organizuar.

2013 është gjeneza e bashkëpunimit të Edi Ramës kryeministër me krimin e organizuar.

Por edhe kjo në vetvete fsheh një të vërtetë që shumëkush mund ka ketë pluhurosur nën harresën e paevitueshme të diktuar nga intensiteti i ngjarjeve politike në këtë vend dhe shumëkush në moshë të re mund edhe të mos e ketë dëgjuar.

Edi Rama e nisi bashkëpunimin  e tij me bandat e krimit të organizuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Të gjithë bandat e krimit të organizuar në Tiranë gjetën tek Edi Rama kryebashkiak mundësinë për të pastruar paratë e tyre të pista të aktivtetit të tyre kriminal. Gjatë kohës që Edi Rama qeverisi Bashkinë e Tiranës gjatë atyre viteve, Tiranës nuk iu dha kurrë një plan i përgjithshëm urban, me të vetmin qëllim që Edi Rama të ishte vetë ligji dhe Maliqi, të ishte vetë Ali dhe vetë Kadi që të vendoste ku do të ndërtohej, si do të ndërtohej dhe sa do të ndërtohej.

Të famshme, famëkeqe janë rastet e vrasjeve me armë, madje edhe me antitank të bandave në mes të Tiranës, në këtë pazar të ethshëm për të pastruar paratë e drogës dhe të krimit, në këtë pazar të ethshëm për t’i shndërruar ato në pallate shumëkatëshe.

Këto 11 vite shërbyen që Edi Rama të akumulonte muskulin financiar dhe aleancën kriminale me anë të së cilës erdhi në krye të PS dhe nsi kriminalizimin total të kundërshtarit tonë historik politik, duke e shndërruar atë nga një kundërshtar ideologjik i spektrit të majtë, pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë me synime dhe prirje socialdemokrate, në një kupolë të krimit të organizuar. Zëri i socialistëve të thjeshtë dhe të vërtetë dëgjohej gjithmonë e më pak, nën ulërimat e kriminelëve dhe banditëve të dalë nga burgjet e Europës, me të cilët Edi Rama ndante gjithë kohën e tij, gjithë vëmendjen e tij, gjithë pushtetin e tij në funksion të kapjes së më shumë pushteti dhe pasurie në bashkëpunim të këtyre grupeve kriminale.

Kjo pra është historia e një njeriu i cili e lidhi fatin e tij politikë që ditën e parë në pushtet me krimin e organizuar dhe kriminelët me bandat e trafikut të drogës dhe me vrasësit. Me ta u mësua të diktonte procese elektorlae, me ta erdhi në pushtet, me ta dhe për ta e mban pushtetin.

Se ku ndodhet sot ky bashkëpunim mjafton të shohim vendimin e fundit të një prej vendeve themeluese të Bashkimit Europian, Mbretërisë së Holandës, e cila duke hedhur poshtë propagandën e shpëlarë tashmë të qeverisë së Holandës, ka cituar qartësisht vendimin e parlamentit arsyet përse refuzon hapjen e negociatave me Shqipërinë, është mungesa e luftës kundër krimit të organizuar, mungesa e luftës kundër korrupsionit.

Njësoj si Mbretëria e Vendeve të Ulëta, po kështu, edhe autoritetet ligjzbatuese dhe figura më të larta në Gjermani, në Francë, në Belgjikë, në Danimarkë, në Britaninë e Madhe, në Itali dhe Greqi, në Zvicër dhe në SHBA tashmë ka një radiografi të plotë se çfarë ka ngjarë në Shqipëri gjatë 6 viteve të sundimit të Edi Ramës.

Pas ardhjes në pushtet me bandat kriminale, pas futjes në parlament të plotë 19 deputetëve nën siglën e PS por pa asnjë ditë stazh në PS, në të kundërt, me dhjetëra vite stazh në burgjet e Holandës, Belgjikës, Britanisë së Madhe, Zvicër dhe vende të tjera të BE, për drogë, për prostitucion, për trafikun e vajzave dhe grave shqiptare, për vrasje, për trafik armësh, pra, me ardhjen e tyre në pushtet, pushteti i Edi Ramës u bë njësh me pushtetin e kriminelëve.

Ishin këta kriminelë të veshur tashmë me imunitetin parlamentar, që ndalonin operacionet policore dhe strehonin kriminelët në kërkim, siç është rasti i operacionit të përbashkët shqiptaro-italiano malazez ku krimineli Pllana gjeti strehim në makinen e një prej deputetevë të Edi Ramës dhe ku policët kurajozë morën urdhrin direkt nga kupola e korruptuar e Policisë së Shtetit, atëherë nën drejtimin e Saimir Tahirit, për të mos arrestuar kriminelin, ndërkohë që  operacioni vazhdonte.

Ky u bë standardi dhe etaloni i sjelljes së policisë me kriminelët, ndërkohë që dhjetëra, qindra qytetarë shqiptarë u arrestuan dhe u dergjen burgjeve për pamundësinë e pagesës së faturës së energjisë elektrike apo për të tjera shkelje minore të supozuara të ligjit. Ndërkohë që shumë prej tyre humbën jetën në kushte çnjerëzore, shtazarake, u shtynë drejt vetëvrasjes, kriminelët më në zë të Shqipërisë dhe Europës bridhnin të lirë në makinat e tyre luksoze, bridhnin dhe bredhin të lirë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga restorantet ku paguajnë fatura mijëra euro drejt zyrës së Edi Ramës. Dhe në këtë proces as nuk ndalohen, as nuk kontrollohen, as nuk shoqërohen, as nuk arrestohen, as nuk çohen para gjyqtarëve dhe as nuk dënohen, por nderohen, mbrohen. Letrat e Interpolit zhduken në mënyrë misterioze. Sepse këta për Edi Ramën nuk janë kriminelët, por janë ortakët e pushtetit të tij të paligjshëm.

Këta njerëz, në një kohë fare të shkurtër, diktuan emërimet në Policinë e Shtetit, diktuan emërimet në Dogana, në Tatime, në të gjitha institucionet qendrore dhe vendore të vendit. Asnjë tender publik, asnjë leje ndërtimi, asnjë licencë apo leje për shfrytëzim ekskluziv të pasurive të vendit shqiptar nga bregdeti tek minierat, nga nafta tek fushat bujqësore, nuk jepet pa kaluar tek duart e Edi Ramës dhe ministrave të tij të korruptuar dhe pa u vulosur më parë nga vula e përgjakur  e përfaqësuesve të krimit të organizuar shqiptar në Parlament.

Kështu u dhanë lagunat kriminelëve në veri dhe në jug. U dhanë minierat, u dhanë koncesionet në bashkëpunim me një grusht oligarkësh grabitqarë, të cilat janë pjesë përbërëse e mekanizmit që pastron paratë e pista të këtyre kriminelëve, paratë e drogës, paratë e krimit të organizuar shqiptar, që është sot, bashkë me Edi Ramën, pengesa kryesore dhe e vetme për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Nuk u mjaftuan me kaq. Në vitin 2016 me një plan të dirigjuar  drejtpërsëdrejti nga kupola socialiste, me ideator dhe frymëzues Edi Ramën dhe kryeekzekutor Saimir Tahirin, Shqipëria u kthye në Kanabistan. Të gjithë e dinë, e gjithë bota e di që në vitin 2016 Shqipëria u bë prodhuesi dhe eksportuesi numër një i kanabisit në Europë. Ne qëndruam fort, e denoncuam, morëm kosto politike, u përballëm me ato që thonin se “ç’të keqe ka të bëjnë pak lekë shqiptarët.”

E vërteta e hidhur është se shqiptarët u skllavëruan, që mijëra fermerë u detyruan të punojnë si skllevër në tokat e tyre ose u përzunë nga tokat dhe kullotat e tyre, që mijëra të rinj u rekretuan dhe u bënë ushtarë të mafias për të mbrojtur lëndinat e kanabisit, që qindra të tjerëve iu dha detyra e transportimit të tyre dhe mijëra të tjerëve të shpërndarjes së tyre në Europë dhe kthimit të parave për t’i pastruar në Shqipërinë e Edi Ramës, ku kriminelët e kapur apo të gjurmuar nga zyrtarët ligjzbatues, nga policitë e vendeve europiane vinin në Shqipëri, jo vetëm nuk procedoheshin penalisht, por bëheshin biznesmenë, bëheshin parlamentarë, bëheshin kryetarë bashkish.

Nga kanabisi kaluam tek heroina, nga heroina kaluam tek kokaina, nga kokaina tek pastrimi i parave të pista. Shqipëria sot nuk prodhon asgjë, nuk eksperton asgjë me vlerë.

Kriza ekonomike që ka mbërthyer vendin shkatërron edhe ato pak biznese të ndershme që kanë mbetur dhe i vënë ato me shpatulla pas murit. Cili nga bizneset mund të konkurrojë me një kontenier bananesh që sjell 600 milionë euro kokainë, trefishin e shpenzimeve vjetore të Policisë së Shtetit?!

Qindra milionë euro në duart e krimit të organizuar i dhanë Edi Ramës dhe krimit të organizuar pushtetin për të ndikuar tërësisht ekonominë e vendit dhe politikën e vendit. Në këtë mënyrë, në këtë vend, të vogël, por të bekuar nga Zoti, u asgjësua liria e çdo individi për të punuar e për të jetuar me djersën e ballit, sepse asgjë nuk mund të bëhet më në këtë vend, pa patur lejen e krimit, pa patur lejen dhe bekimin e njeriut që e solli krimin në pushtet, Edi Ramës. Në shkelje të kushtetutës, në shkelje të ligjeve, në shkelje të çdo norme juridike, çdokush që kërkon të përparojë e të bëjë progres në jetën e tij apo të saj, përmes punës së ndershme, jetës së ndershme, në çdo fushë të jetës, nga fermeri tek sipërmarrësi i vogël, nga profesionisti tek financieri, tek juristi, tek inxhinieri, tek mjeku, gjen dhjetëra, qindra, mijëra pengesa, sepse të vetmit që çajnë në këtë Shqipëri të Edi Ramës janë një grusht kriminelësh, një grusht oligarkësh grabitqarë që pastrojnë paratë e këtyre kriminelëve dhe, përmes tyre, kanë kapur të gjitha mediat kryesore në vend. Dhe, Edi Rama me një grusht ministrash të korruptuar, 3 vite pas kalimit të reformës në drejtësi, Saimir Tahiri i kapur duke bërë trafikun e drogës me kushërinjtë e tij, i ekspozuar si koka e planit famëkeq të 2016-ës, është akoma i lirë. Procesi ndaj Emiljano Shullazit është bërë si udhëtimi i Odisesë. Dritan Dajtit i është ulur dënimi njësoj si një grushti tjetër kriminelësh të dënuar përjetë, për vrasje dhe për veprat më të rënda të krimit të organizuar.

Vetëm 8 ditë më parë, gazeta më e madhe, me tirazhin më të madh në Evropë, e përditshmja “Bild”, botoi 6 përgjime zyrtare të prokurorisë shqiptare, 6 përgjime të cilat, në pohimin e vetë prokurorisë shqiptare dhe në verifikimin e shërbimeve të specializuara gjermane janë autentike, zyrtare dhe pjesë e dosjes hetimore 339/1.

Çdokush u trondit, edhe pse të gjithë e dinë se si u bënë zgjedhjet e vitit 2017, kur dëgjoi kryekriminelin e Shijakut Astrit Avdylajn, tek urdhëronte drejtuesit e administratës në qytetin e Durrësit, të drejtorive qendrore dhe lokale, të mblidhnin punonjësit, t’i krihnin veç listat për mbështetësit e opozitës, sepse do të vinte ai t’i tundte.

Çdokush dëgjoi bisedat e tij për blerjen e votës, me funksionarët më të lartë të Partisë Socialiste, për vendosjen e Ilir Ndraxhit si përfaqësues i bandës së Avdylajve dhe për pamundësinë e vendosjes së Elton Arbanës deputet, por që ai lart i kishte premtuar se do të merrte gjithçka tjetër. Dhe sot është kandidati i Astrit Ramës dhe Edi Avdylajt për kryetar të bashkisë së Shijakut.

Të gjithë dëgjuam se si ky kriminel, i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik heroine, dinte me minuta axhendën zyrtare publike dhe vendndodhjen fizike, jo vetëm të vartësit të tij numër 1 në Durrës, Vangjush Dakos, bankës personale të Edi Ramës, krahut të djathtë të Edi Ramës, të pandashmit në udhëtimet me çarter të Edi Ramës, por edhe të vetë Edi Ramës.

E megjithatë, prokuroria shqiptare, e kthyer në një shtojcë të Edi Ramës dhe të krimit të organizuar, jo vetëm që nuk ndërmori asnjë veprim, por kërcënoi median e huaj e atë kombëtare dhe urdhëroi për 24 orë ndalimin e botimit të përgjimeve zyrtare, derisa kuptoi që ky ishte një akt i paparë, i padëgjuar ndonjëherë në planet, me përjashtim të Koresë së Veriut.

Kjo është gjendja ku kemi ardhur sot. Dhjetëra kryeministra gjatë 3 muajve të fundit kanë dhënë dorëheqjen në Evropë dhe në Ballkan, disa prej tyre për çështje që nuk kanë të bëjnë aspak me ta dhe përgjegjësitë e tyre politike. Nikola Gruevski u largua nga drejtimi i qeverisë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për një të njëmijëtën e kësaj që kemi parë e kemi dëgjuar deri më tani dhe, nëse i përmbahemi asaj që ka premtuar gazeta “Bild”, nuk kemi dëgjuar asgjë akoma.

I vetmi që qendron me thonj pas karriges është Edi Rama, ndonëse vendi, prej 4 muajsh, zien nga një krizë e paprecedentë politike, ekonomike dhe sociale, ndonëse është ai dhe vetëm ai përgjegjësi për këtë situatë. Është ai që i solli kriminelët në parlament, është ai që e ktheu Shqipërinë në hambar droge, është ai që shkeli kushtetutën dhe ligjin për të kapur të gjitha pushtetet, duke përfshirë prokurorinë dhe gjykatat e vendit, është ai që shkatërroi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën Supreme për t’i pasur duart e zgjidhura, është ai që urdhëroi lirimin e kriminelëve më të rrezikshëm dhe uljen e dënimit të tyre, është ai që u fali çdo pasuri oligarkëve të babëzitur, për të pastruar bashkë me kriminelët, paratë e pista të drogës dhe paratë e pista të korrupsionit qeveritar.

Është ai që u kap me aferën tek Unaza, 40 milionë euro për 2 kilometra, 30 milionë prej të cilave do të zhdukeshin në një kompani fantazëm, me letra të falsifikuara të qeverisë amerikane, pa asnjë përgjegjës deri më sot, por me të paktën 3 nëna me këmbë të thyera nga brutaliteti policor dhe, dhjetëra të tjerë të shoqëruar në polici, gjatë muajve të protestës së banorëve të Unazës së Re.

Është ai, i cili i trimëruar nga ndofarësoj njerëzish, nën ndikimin e tij, të cilët nuk e shohin korrupsionin, nuk e shohin krimin, nuk e shohin drogën, por flasin kodra pas bregut, teksa trashen e majmen me verën dhe ushqimet e mira shqiptare, në lokale luksoze, jo vetëm që nuk çoi njeri para drejtësisë për skandalin e Unazës, por kaloi në aferën e Milot-Balldrenit, 269 milionë euro për 17 kilometra në fushë, 15 milionë euro kilometri. Ndërtuesi, një ish-deputet i Partisë Socialiste, daja i një ndërtuesi tjetër, i cili ka marrë, po kështu, 250 milionë euro koncesionin e Rrugës së Arbrit, ku sapo u shemb tuneli. Dajë e nip, 500 milionë euro, sepse pas tyre qendron Edi Rama, pas tyre qendrojnë bandat që pastrojnë paratë e pista të krimit.

Ndërkohë, gjendja në vend ka arritur në kushtet më të rënda ekonomike dhe sociale. E kam thënë edhe më parë dhe, dua ta përsëris se është i vetmi vend në Evropë, në të cilin sot, 300 mijë qytetarë ushqehen vetëm një herë në ditë, sepse nuk kanë mundësi të ushqehen më shumë, 1 në 10 banorë. 50 mijë prej tyre janë fëmijë, 60 mijë fëmijë të tjerë nën moshën 14 vjeç punojnë ilegalisht, në punët më të rënda për të nxjerrë bukën e gojës. 500 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi, 130 mijë të rinj janë larguar nga bankat e shkollës, ndërkohë 1 miliardë euro janë shpenzuar nga Edi Rama për zyra, orendi, për karburant për qeverinë, për bileta udhëtimesh dhe për luksin e administratës së organizatës kriminale të “Rilindjes”.

Shëndetësia falas ka përfunduar në shëndetësinë si frëngu pulën, ku 385 milionë euro shkojnë për 4 njerëz, 4 koncesione korruptive, ndërkohë që në pediatri nuk gjendet as paracetamoli lëng, ndërsa urgjencat dhe trajtimi spitalor është kthyer në standardet afrikane të viteve ’80.

2,2 miliardë euro janë paratë e shqiptarëve që Edi Rama u ka ndarë 10 oligarkëve të babëzitur, me kosto 5, 10 deri 15 herë të punimeve, sipas manualeve zyrtare të shtetit shqiptar dhe, qartësisht, në pastrim të parave të pisëta të krimit. 140 milionë euro është fatura e gjykatave për largimet e padrejta nga administrata, faturë e cila vazhdon e rritet nga dita në ditë.

Kjo është gjendja e vendit, ky është kolapsi në të cilin ka arritur një shoqëri, që ka toleruar dhe ka mbyllur sytë para krimit për tepër gjatë. Por jo më. Ka 4 muaj populli është vetëdijësuar, është çuar dhe është bashkuar në një lëvizje popullore kombëtare dhe evropiane që ka një dhe vetëm një qëllim, të kthejë në Shqipëri standardet dhe normat evropiane të bashkëjetesës demokratike, si garancia e vetme që secili të garantojë dinjitetin, lirinë dhe mundësinë për të jetuar normalisht në këtë vend.

Në valën e këtyre zhvillimeve, ku kërkesa e parë dhe kryesore është largimi i përgjegjësit për këtë gjendje, krijimi i qeverisë tranzitore dhe rikthimi i legjitimitetit politik përmes një parlamenti të zgjedhur nga populli dhe jo nga kriminelët, Edi Rama ka vënë në skenë teatrin e shkarkimit të presidentit dhe zgjedhjeve të 30 qershorit.

E gjithë logoreja e sotme e parlamentit ilegjitim, e njerëzve të emëruar nga krimi apo të blerë nga krimi, pavarësisht se në cilën anë të korridorit ndarës ulen, e gjithë logoreja ka vetëm një qëllim, të shfokusojë vëmendjen tuaj, të dashur bashkëqytetarë, të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik nga fakti se e gjithë Evropa dhe bota e civilizuar perëndimore, e di se ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar, një njeri që nuk përfaqëson legjitimitet, por ilegjitimitet, një njeri që ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, një njeri të zhytur në krim e të kapur nga krimi.

Dhe ky është Edi Rama. Mos kini asnjë iluzion.

Farsa e sotme për shkarkimin e presidentit përfundoi në rezolutë dhe tani po vazhdon të konsumojë orët e pasdites, për t’u shndërruar në një qortim dhe në një pendim të Edi Ramës, nuk është asgjë tjetër veçse pjesë e këtij teatri, për të cilin Edi Rama ka nevojë jetike.

Ka nevojë jetike ta largojë vëmendjen nga kriza e thellë, ku ju ka zhytur ju dhe familjet tuaja, sipërmarrjen, fermerët, shëndetësinë, arsimin, studentët, pedagogët, elitën intelektuale, artistët, pensionistët dhe vogëlushët shqiptarë.

Ka nevojë ta largojë vëmendjen nga fakti që është kapur duke vjedhur zgjedhjet, që është kapur duke ju vjedhur ju, buxhetin tuaj, paratë tuaja, pasuritë tuaja publike, për t’ia dhënë atë një grushti njerëzish, me të cilët ka ardhur në pushtet.

I gjithë ky është një teatër që ka për qëllim ta zhvendosë aksin e përballjes midis një shumice dërrmuese shqiptarësh pa dallime politike dhe një grushti minjsh të kapur në çarkun e së vërtetës, që duan me çdo kusht të ruajnë pushtetin e paligjshëm dhe pasuritë marramendëse që kanë fituar mbi djersën tuaj, mbi gjakun tuaj, mbi xhepat tuaj, mbi tavolinat e zbrazura, ku ulen natë për natë fëmijët tuaj, prindërit tuaj.

Gjatë 48 orëve të fundit shumë miq të Shqipërisë më kanë kërkuar të mbizotërojë arsyeja dhe interesi i shqiptarëve, interesi publik dhe Edi Rama t’i hapë rrugë një procesi politik, i cili kërkon asgjë më shumë, por asgjë më pak se një standard normal evropian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, një parlament legjitim, nga populli, të popullit dhe për popullin. Jo nga kriminelët, të kriminelëve dhe për kriminelët.

Sfidimi i hapur që Edi Rama bën, përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatiti politik, ku tashmë 30 qershori zyrtarisht nuk përbën më nga pikëpamja kushtetuese një datë zgjedhjesh, por përbën nga pikëpamja politike dhe njerëzore, mbajnë me serume kufomën e tij politike dhe organizatën e shpartalluar kriminale të Rilindjes në panik, nga zbulimet e deritanishme dhe ato të pritshme të aktivitetit të tyre kriminal dhe korruptiv.

Por ora nuk pret.

Koha është e pamëshirë.

Ne do të humbim javën e ardhshme për herë të katërt shansin për të hapur negociatat me Europën.

Përse-ja është e shkruar e zezë mbi të bardhë në vendimin e një prej vendeve që ka zakon të flasë hapur dhe shkoqur, Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.

“Nuk luftohet korrupsioni, nuk luftohet krimi”.

Edi Rama është mëse i kënaqur me këtë situatë, ai e ka tmerr dhe frikë hapjen e negociatave.

Ai e ka tmerr dhe frikë hapjen e kapitujve 23 dhe 24, të cilët do të shtrojnë pikëpyetjen që është në mendjen dhe gojën e çdo shqiptari pavarësisht prej shkollimit apo informacioneve që ka.

Çfarë u bë me Sajmir Tahirin? Çfarë u bë me Fatmir Xhafën? Çfarë u bë me dosjen e Xibrakës? Çfarë po bëhet me dosjen 339? Kush i mbron Damian Gjiknurin, Arben Ahmetaj, Taulant Ballën me shokë, të kapur në flagrancë në bashkëpunim me krimin e organizuar duke pastruar paratë me “Toyota Yaris”, duke devijuar lumenj për ndërtime, për pastrim parash, duke grabitur milionat e shqiptarëve që nuk kanë bukë të hanë për të ndërtuar inceneratorë, që ndosin ajrin dhe punojnë me 30% të kapaciteve, për të shkatërruar shëndetësinë shqiptare? Cfarë po ndodh? Përse nuk po dënohen? Pse nuk shkojnë para drejtësisë?

Edi Rama e ka jetike mos hapjen e negociatave.

Qëllimi i tij është ta devijojë gjithë debatin politik në diçka pa pikë vlere, datën 30 qershor, e cila ka të njejtën vlerë sikur unë të shpallja datën 7 korrik si datën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Ndaj, ju ftoj në këto momente shumë të vështira për vendin, ta shohim të vërtetën kështu siç është.

Ta përbuzim teatrin e propagandës dhe të mos sillemi si ato foshnjet, të cilave u tërhiqet vëmendja me një rrake-take, si kjo që po zhvillohet pak metra prej këtej, pikërisht për të tërhequr vëmendjen tuaj.

Së dyti, të mbani fort dhe lartë kurajon me të cilën jeni përballur me të keqen këto katër muaj.

Rruga që vendi ka përshkruar në këto katër muaj është e mahnitshme.

Kemi çarë errësirën e censurës qeveritare, kemi shpartalluar propagandën prej dhjetëra milionë eurosh që Edi Rama paguan në Europë dhe Uashington për këtë propagandë.

I kemi treguar botës se këtu ka një narkoshtet, i cili ka kapur të gjitha pushtetet. Ka një kryeministër të bërë njish me krimin dhe se ka një popull që nuk e pranon këtë. Ka një popull europian që kërkon dhe lufton për standardet, normat, vlerat europiane.

Ju kërkojmë që të jemi bashkë, të jemi gati, të jemi në këmbë, të fortë, kurajoz dhe të vendosur, të bashkuar dhe me pjesëmarrjen më masive për të mbrojtur fatin tuaj, fatin e vogëlusheve tuaj, fatin e Shqipërisë.

Orët dhe ditët e ardhshme do të përcaktojnë se si Shqipëria do të jetë në 10 apo 15 vitet e ardhshme.

A do të jetë ajo Shqipëria e pakicës së kriminelëve, oligarkëve dhe pushtetarëve të korruptuar me Edi Ramën që është Zot në dhomën tuaj të gjumit, në kuzhinën tuaj, ne tavolinën tuaj të bukës, në shkollat e fëmijëve tuaj, në spitalet e të afërmve tuaj, në rrugët, sheshet, në pasuritë publike të shqiptarëve.

A do të jetë Shqipëria në duart e kësaj pakice absolute që e duan Shqipërinë kështu, për veten e tyre, të drobitur, të shkurajuar, të vjedhur, të dhunuar, të nënçmuar, të gënjyer, të braktisur, të errësuar apo do të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve, ku të gjithë të kenë mundësi të gëzojnë pasuritë publike të vendit tonë të mrekullueshëm, ku të gjithë të kenë mundësi për trajtim jo me dy, por me një strandard përpara ligjit dhe para gjykatave, ku çdokush të ketë mundësinë të jetojë me punë të ndershme dhe me dinjitet dhe t’i shkojë puna mbarë, pavarësisht nga kushdo që qeveris dhe e vetmja mënyrë për ta garantuar këtë, është që, kushdo që qeveris, përsa kohë që qeveris, qeveris vetëm për shkak të votës suaj dhe shkarkohet me votën tuaj sa herë që ju e gjykoni.

Kështu veprojnë vendet e Europës drejt së cilave janë drejtuar miliona shqiptarë në këto 30 vite. Këto janë themelet e vendeve demokratike që bëjnë të mundur që një vend i pasur si Shqipëria, por i vjedhur si Shqipëria të mos vidhet më, por të prodhojë mirëqenie, të mira për çdo shqiptar.

Kjo nuk do të jetë e lehtë.

Kjo rrugë nuk do të jetë e shkurtër, por duhet ta fillojmë një orë e më parë.

Ta fillojmë duke ndërtuar themelet e bashkëjetesës demokratike, pavarësisht prej bindjeve tona politike, të majtë apo të djathtë, shtet i vogël, apo shtet i madh, taksa të ulëta dhe liri ekonomike apo taksa të larta dhe rishpërndarje shtetërore.

Të jenë qytetarët ata që të vendosin se cilat politika publike do të ndjeke qeveria e zgjedhur nga ta, se ku do të shkojnë paratë tuaja. Se sa do të taksohen dhe sa do të mbeten në xhepat tuaj dhe ku do të shkojnë ato që takstohen.

Këto do të vijnë vetëm po të kemi një kryeministër dhe një qeveri që nuk e ka lidhur fatin me kriminelët, por që e ka lidhur fatin me ju.

Kush e lidh fatin me kriminelët, qeveris me kriminelët, ndan pushtetin me kriminelët.

Ndaj është themelore ta vazhdojmë këtë betejë pa u ndalur.

Rruga e vetme për zgjidhjen e kësaj krize është vota e lirë, zgjedhjet e lira, një sistem i ri politik me ndarjen dhe balancim të vërtetë pushtetesh, me një parlament realisht përfaqësues të vullnetit të popullit dhe jo vullnetit të kryetarëve të partive apo aq më pak të krimit të organizuar dhe oligarkisë.

Një parlament, i cili nuk kalon ligje brenda natës vetëm për të vjedhur si tek Teatri Kombëtar apo tek koncesionet e shëndetësisë, apo tek inceneratorët, apo tek rikthimi i oligarkëve grabitqarë i dividentit brenda natës në mënyrë antikushtetuese, por me një sistem të hapur, transparent, ndaj publikut, të ligjbërjes. Për këtë arsye kam propozuar parlamentin me dy dhoma ku asnjë ligj nuk kalon dot pa kaluar në të dyja dhomat.

Me një president me kompetenca të plota kushtetuese i gatshëm dhe i aftë të ndalë përpjekjen e çdo grupi njerëzish që mendojnë se mund të dalin mbi kushtetutën, të kapin të gjitha pushtetet e t’ia nbënshtrojë Shqipërinë krimit.

Me një drejtësi siç e kemi votuar në korrikun e vitit 2016 që nuk i mbron, po i ndëshkon pushtetarët e korruptuar dhe kriminelët e kapur duke vjedhur votat dhe duke vjedhur Shqipërinë.

Me të gjitha instrumentat ku forca juaj të jetë forca absolute e vendimmarrjes, duke përfshirë referendumet vendore dhe referendumet kombëtare.

Unë pres me padurim, kur këto dhe shumë ide të tjera që kam dëgjuar nga  përfaqësues të elitës, mendjes dhe shpirtit shqiptar, t’i diskutojmë, dhe t’i kthejmë në vendime dhe mbështetje të madhe popullore, por më parë na pret çuarja përpara e betejës.

Në kushtet kur Edi Rama dhe banda në pushtet e kriminelëve, oligarkëve dhe politikanëve të kapur në flagrancë me ta, po shkon drejt konsumimit të qartë të grushtit të shtetit, është detyra e çdo shqiptari të bëjë atë që bën çdo popull i civilizuar, kur kërcënohet me grusht shteti: të rezistojmë, të qëndrojmë, të luftojmë, dhe të firtojmë për Shqiupërinë, për demokracinë dhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj.

 

Al Jazeera: Kërkoj ndjesë, nëse i keni dhënë përgjigje tashmë kësaj pyetjeje. Kemi parë deklaratat e kryeministrit Rama, deklaratat tuaja dhe fjalimet në protesta dhe sigurisht pozicionin e fundit të Presidentit Meta. Por duket se asgjë nuk ka ndryshuar për momentin. Pozicionet janë deklaruar, kryeministri Rama insiston tek ajo që do të ndodhë më 30 qershor. Dua t’ju pyes, përveç bojkotit të zgjedhjeve, çfarë mund të bëni tjetër që të mos polarizojë dhe rrezikojë sigurinë publike për të cilën Presidenti është i shqetësuar dhe çfarë mendoni se do të ndodhë në ditën e 30 qershorit?

Lulzim Basha: Ju faleminderit për pyetjen. Shumë ka ndryshuar në javët që kanë kaluar dhe shumë ka ndryshuar që në ditën, kur jemi parë herën e fundit ,kur ju më intervistuat.  Ndryshimi më thelbësor është se 30 qershori nuk është më një datë kushtetuese për zgjedhje. Që prej të hënës, dekreti i Presidentit është publikuar dhe ka hyrë në fuqi. Në situatën aktuale, ku Shqipëria për herë të parë në historinë e Republikës Parlamentare është pa një Gjykatë Kushtetuese, nuk ka asnjë autoritet të vetëm mbi autoritetin e Presidentit që të vendosë për një çështje, për të cilën Presidenti është shprehur në mënyrë ekskluzive.

Sipas fjalëve, të miqve tanë ndërkombëtarë, ne kemi një situatë të re politike në vend, që nga dekreti i Presidentit për të anulluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Kjo situatë e re politike ishte perceptuar nga disa si një shans për t’i sjellë qeverisë ilegjitime të Edi Ramës të kuptojë se tani është koha për t’i dhënë fund me një zgjidhje politike përplasjet midis një grushti të politikanëve të korruptuar, bosëve të krimit të organizuar, miqve të qeverisë dhe pjesës tjetër, qytetarëve shqiptarë.

Këtu diçka ka ndryshuar. Jo për ne, por për ata që deri tani kishin iluzione për motivet e zotit Rama.

Zoti Rama, siç edhe ju e cituat, ka thënë se do të vazhdojë me një proces që tani, jo vetëm është i diskretituar si ilegjitim dhe kriminal, por gjithashtu edhe antikushtetues.

Kjo do të thotë se Shqipëria do të shkojë drejt kushteve për një grusht shteti “Coup d’état”.

Përgjatë këtij bashkëbisedimi u kam bërë thirrje qytetarëve të përgatiten për të bërë ato të cilat qytetarët europianë janë të detyruar të bëjnë, kur ata përballen me pasojat e një coup d’état.

Kam besimin e plotë se fuqia e bashkimit do të mbizotërojë mbi lojërat e pushtetit që zoti Rama dhe një grusht kriminelësh po luajnë në kurriz të rendit kushtetues, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore demokratike.

Al Jazeera: A do të thotë kjo se ju do të mobilizoni njerëzit që të rezistojnë në lidhje me datën e zgjedhjeve më 30 qershor?

Lulzim Basha: Është thelbësore për ju dhe shikuesit tuaj që të kuptoni se nuk ka zgjedhje më 30 qershor. As në mënyrë ligjore, as në mënyrë kushtetuese. Çdo proces që është planifikuar nga njerëzit që duhet të ishin pas hekurave për trafik droge, trafik të grave, por në fakt garojnë për kryetarë bashkish, ose po menaxhojnë fushatën për llogari të grupit të zotit Rama, çdo lloj procesi që është planifikuar, nuk do t’i përngjajë zgjedhjeve as formalisht, as në thelb dhe, pa dyshim, as në mënyrë kushtetuese. Nëse ka një këmbëngulje mes një grupi njerëzish për të vazhduar në një situatë të tillë në një proces të rremë votimi, kjo dhe hapat e tjerë që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren, janë tentativë për grusht shteti dhe opozita politike do t’i bëjë thirrje popullit shqëiptar që të bëjë, as më pak e as më shumë, së atë që do të bënin shoqëritë e qytetaruara perëndimore në kushte të ngjashme.

Ju jeni qytetar europian, çfarë do të bënit, nëse në vendin tuaj kryeministri, në mënyrë ilegjitime, uzurpon drejtësinë, uzurpon pushtetin parlamentare, që nuk i takon, asgjeson Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bosët e krimit të organizuar, është ekspozuar si i tillë në disa përgjime zyrtare të prokurorë së antimafias nga media ndërkombëtare, nga gazeta më e madhe në Europë “Bild”, fut në garë si kryetarë bashkish persona të cilët duhet të ishin në burg, mobilizon fuqinë e parasë të bosëve të krimit të organizuar për t’i mbështetur ata dhe refuzon t’i bindet dekretit të Presidentit që 30 qershori nuk është më një ditë zgjedhjesh.

Pra, keni kohë që të mendoni se cili do të ishte reagimi i  njerëzit në vendin tuaj dhe unë kam kohë të përfitoj prej kësaj për të përmirësuar njohuritë dhe këshillat për qytetarët shqiptarë për mënyrën se do të duhej të reagojnë.  

 

Pyetje: Si e shpjegoni që kryeministri u tërhoq nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. ashtu siç ju e paralajmëruat pak ditë më parë?

Lulzim Basha: Anisa, është shumë e thjeshtë dhe e qartë. Siç ju thashë pak ditë më përpara dhe siç po ju them dhe sot, e gjitha kjo është një teatër banal. Është një telenovelë që Edi Rama po e vendos para shqiptarëve për të hequr vëmendjen nga problemet që sapo parashtrova. Edi Rama është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e vitit 2017-të. Është kapur dhe është ekspozuar para të gjitha kancelarive perëndimore si një kryeministër ilegjitim, si një qeveri ilegjitime, një parlament ilegjitim. Në kushte normale ballkanike, jo europiane se në kushte europiane duhet të ishte në burg tani, duhet të ishte në arrest. Po të ishim në kushte europiane, ky kryeministër duhet të ishte në arrest, por në kushte ballkanike ky duhet të ishte një njeri i larguar nga detyra e kryeministrit, për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje politike. Kjo është zezana, së cilës do që t’i ikë Edi Rama. Kjo është gjendja e vendit. Kjo është kriza që ka shkaktuar pasojat për të gjithë qytetarët. Dhe pikërisht për t’i ikur kësaj, për t’i ikur kësaj përgjegjësie dhe për t’i ikur fatit të pashmangshëm që e pret çdo tiran të korruptuar, ka vendosur telenovelën “President-30 qershor”. Do të dështojë. Siç po dështon pjesa e parë e telenovelës, do të dështojë edhe pjesa e dytë e telenovelës. Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për të gjitha ato për të cilat është kapur dhe ekspozuar. Largimi i tij është i panegociueshëm dhe është e vetmja rrugë politike për të zgjidhur krizën në vend.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se përpjekja e kryeministrit për të shkuar në zgjedhje me 30 qershor, në fakt ka një qëllim. Sipas jush kjo bëhet në mënyrë që kryeministri të negociojë për kokën e tij, por nga ana tjetër kryeministri ju akuzon, se mospjesëmarrja në zgjedhje bëhet, sepse ju i druheni reformës në drejtësi. A fle në fakt lepuri të Reforma në Drejtësi?

Basha: Dy gënjeshtrat e Ramës janë: që kjo po bëhet për të dëmtuar Shqipërinë dhe jo Ramën. Dhe e dyta, se kjo po bëhet për të ndalur reformën në drejtësi. Sa për të parën, përgjigjen fatkeqe e kemi marrë tashmë prej orësh nga parlamenti hollandez: “Shqipërisë nuk i hapen negociatat se nuk Lufton krimin dhe nuk lufton korrupsionin.” Kjo besoj është e qartë apo jo? Sepse hollandezët e kanë zakon që flasin drejtëpërdrejtë dhe me pak fjalë. Ndërsa pjesa e dytë është një gënjeshtër, të paktën 2 vjeçare e Edi Ramës. Sa herë është kapur Edi Rama në skandale që do të detyronin çdo kryeministër të jepte dorëheqjen, ka thënë se kjo po bëhet për të penguar reformën në drejtësi. U kap me skandalin e Xibrakës, tha “po pengoni reformën në drejtësi”. U kap me Saimir Tahirin, tha “po pengoni reformën në drejtësi”. U kap me Fatmir Xhafën dhe vëllain e tij trafikant droge, tha “po pengoni reformën në drejtësi”. U kap duke mbrojtur Rrahman Rrajen dhe duke e kthyer krejt shtetin kokëposhtë për ta çuar në azil nënkomisar Nuhun, të cilit iu vu pistoleta në kokë ngaRrrahman Raja dhe Taulant Balla me shokë për të mos zbatuar ligjin, tha “po pengoni reformën në drejtësi”. U kap në aferën e Unazës së Re, tha “Po bëhet për të penguar reformën në drejtësi.” U kap me Milot-Balldre, tha “po bëhet për të penguar reformën në drejtësi’ Kjo reforma në drejtësi ka një dhe vetëm një qëllim: që në të gjitha këto raste, përsonat përgjegjës, të paktën të pyeteshin dhe pastaj të procedoheshin, të ngriheshin akuzat, të shkonin para gjyqtarëve dhe të shkonin prapa hekurave. Pra, për këdo që ka dy fije mend për të menduar, jo thjesht për të dëgjuar me gojën hapur si peshk se çfarë u thotë Edi Rama, kuptohet që i vetmi person i interesuar për të ndalur reformën në drejtësi ose për ta kapur atë plotësisht, është i njëjti person që shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, është i njëjti person që shkatërroi Gjykatën e Lartë, është i njëjti person që shkatërroi Prokurorinë e Përgjithshme duke emëruar një prokurore të Përgjithshme të Përkohshme antikushtetuese, që po mbush dy vjet në detyrë. Është i njëti person që urdhëroi këtë prokurori të emëronte një tjetër prokurore, që duhet të ishte në burg, sepse është kapur në flagrancë duke marrë 50 mijë euro për të liruar kriminelë, për të mos thënë se duhet të ishte pushuar dy herë, kur ju grabit posta sekrete e prokurorisë së Durrësit. E vuri në krye të Krimeve të Rënda, pikërisht, për të mbyllur dosjen 339, për të mbyllur dosjen 184, për të mbyllur dosjen e Xibrakës, për të mbyllur apo kontrolluar hetimin ndaj Saimir Tahirit, për të mbyllur apo kontrolluar hetimin ndaj Geron Xhafës. Ky është i vetmi njeri që nuk e do reformën në drejtësi. Emri i tij është Edi Avdylaj ose Astrit Rama. Sepse të dy sot janë nji, nuk janë veç e veç. Janë një! Një kanë qënë gjithmonë.

Pyetje: Zoti Basha, ju keni kërkuar largimin e kryeministrit Rama si kusht për t’u ulur në dialog, por sot kryeministri vertetoi se nuk do të largohet. Çfarë do të bëni ju për ta zgjidhur krizën politike? Dhe e dyta, për aq kohë sa ju e konsideroni parlamentin ilegjitim, a do t’i kërkoni dhe a i keni kërkuar presidentit shpërbërjen e tij?

Lulim Basha: Unë nuk i kam kërkuar asgjë dhe nuk do t’i kërkoj asgjë Presidentit të Republikës, sepse nuk besoj se zgjidhja e kësaj krize vjen përmes akteve të Presidentit të Republikës. Edi Rama ka faktuar se nuk do t’ia dijë për Kushtetutën, nuk do t’ia dijë për ligjin, nuk do t’ia dijë për gjykatat, nuk do t’ia dijë për drejtësinë, nuk do t’ia dijë as për miqtë ndërkombëtarë. Kjo për një arsye të thjeshtë: është kapur në krim dhe i kapur nga krimi. Është edhe i zhytur në krim dhe korrupsion, është edhe i kapur nga krimi. Ndaj, e vetmja forcë që mund ta ndalë rënien përfundimtare të kësaj shoqërie nën tiraninë e krimit, korrupsionit, me në krye një ilegjitim si Edi Rama, është forca e njerëzve të bashkuar. Kështu ka ndodhur kudo ku shoqëritë e civilizuara janë përballur me sprova të tilla. Kështu po ndodh edhe këtu. Ndaj ftesa ime ndaj çdo qytetari është të heqë çdo iluzion se do të ketë një zgjidhje “deus ex machina”, me dorën e Zotit. Natyrisht dorën e Zotit e duam, e urojmë, i lutemi dhe i shprehim falenderimet tona, por, siç thotë ajo thënia e vjetër shqiptare, duhet dhe dora e çdo shqiptari të ndershëm, të cilët në këto katër muaj kanë zgjuar vetëdijen e shqiptarëve, kanë rikthyer kurajon qytetare dhe jam i bindur se do të jenë forca e papërballueshme dhe e pandalshme e kësaj bande kriminale që po shkon drejt grushtit të shtetit.

Pyetje: Zoti Basha, Presidenti ka nisur konsultimet me partitë politike për një datë të re për zgjedhjet vendore. Çfarë do t’i parashtrojë Partia Demokratike, Presidentit, dhe a keni ju një datë?

Lulzim Basha: Do të preferoja t’i përgjigjesha kësaj pyetjeje, kur të vijë ai moment, sepse sot mendoj se kemi folur gjerë e gjatë për çeshtje të aktualitetit dhe, kur t’i vijë aktualiteti kësaj çeshtjeje, do t’i përgjigjem. Por një gjë dua t’ju them sot: nuk është çështje date.

Pyetje: Para disa ditësh, rreth një muaj më parë, PD ka publikuar një platformë të qartë për zgjedhje të lira e të ndershme. Në kushtet kur situata politike është e tensionuar dhe ju thatë se po shkojmë drejt një grushti shteti, a është e gatshme PD të lëvizë nga qëndrimi i saj nëqoftëse kryeministri pranon këtë platfomë, por pa dhënë dorëheqjen nga posti i tij?

Lulzim Basha: Problemi ka nisur me një njeri që ka ngritur një sistem kriminal në vend. Ai që ka shkaktuar problemin, nuk mund të jetë zgjidhja e problemit. Paketa këtë synon, sepse vetëm largimi i tij nuk e zgjidh problemin. E ka ngritur, ingranazhet e krimit funksionojnë dhe këto i mban bashkë Edi Rama. Tani, këtij që ka ngritur makinerinë kriminale, që ka sjellë kriminelët në Parlament, që ka bërë Shqipërinë Kanabistan, që ka kaluar nga heroina te kokaina, ua ka bërë shesh ndërtimi për pastrimin e parave të pista, u ka dhënë koncensionet, u ka dhënë taksat e shqiptarëve, u ka dhënë tenderat, tani t’i themi: shiko, kemi dhe këtë platformën, a nuk e ndal t’i këtë makinerinë që të prodhon ty qindra milionë euro, që të jep pushtet pa vota, që të ka dhënë mundësinë të shkatërrosh të gjithë institucionet e shtetit, që të ka dhënë miliona euro për të bërë të bardhen të zezë e të zezën të bardhë e për t’ia bërë trurin dhallë atyre që nuk e njohin Shqipërinë dhe flasin kodra pas bregut?! Pse nuk e le ti këtë makinerinë e të votojmë si njerëz, si europianë dhe ne se s’po kërkojmë më shumë?!  Ky është propozimi. E kuptoni sa qesharak është?! Pa largimin e Edi Ramës, makineria do të vazhdojë të bëjë atë për të cilën është ndërtuar- të vjedhë shqiptarët, të dhunojë zgjedhjet dhe të mbajë Shqipërinë, në fjalët e DASH, bazë të rrjeteve kriminale nga Amerika e Veriut në atë të Jugut, nga Lindja e Mesme në Europë. Ikja e Edi Ramës është vetëm fillimi. Shkatërrimi i kësaj makinerie është garancia për zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe platforma jonë synon pikërisht këtë, shkatërrimin e kësaj makinerie. Edhe kjo vetë nuk mjafton, sepse në vend të saj të gjithë shqiptarët e ndershëm të ngrejmë themelet e bashkëjeteses demokratike sipas standarteve dhe vlerave europiane, për të cilat pata rastin të shprehem pak më sipër.

Pyetje: Ditën e protestës së 8 qershorit, ju keni tërhequr mbështetësit nga Parlamenti pas thirrjes së Presidentit Ilir Meta, ndërkohë nuk ka një datë tjetër për protestën e rradhës së opozitës. Kjo pauzë dhe kjo klimë relaksuese, a është në funksion të një marrëveshjeje?

Lulzim Basha: Jo, nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Nuk do të ketë marrëveshje me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Nuk ka pauzë. Nuk ka për të pasur pauzë. Protestat do të vazhdojnë, kanë vazhduar dje në Lushnje, po vazhdojnë sot në Librazhd dhe do të vazhdojnë në Tiranë më fuqishëm se kurrë më parë. Sepse është detyra e qytetarëve të mbrojnë shtëpitë e tyre, të mbrojnë Kushtetutën dhe rendin demokratik.

Pyetje: Kryeministri Edi Rama në një nga mitingjet e tij elektorale ju ka akuzuar se po bëni gjyqe publike pa pasur hetime, referuar çështjes së Bild, ndërkohë që vetë jeni hetuar dhe po hetoheni në SHBA për 1 milion dollar të cilat nuk dihet se nga erdhën, thotë ai. A është e vërtetë…

Lulzim Basha: Jo, ai nuk thotë nuk dihet nga erdhën, çojeni deri në fund…

Pyetje: Ai ju akuzon për financim rus…

Lulzim Basha: Kështu pra, ta themi tamam. Ai thotë se PD merr lek nga rusët, këtë thotë Rama. Tani t’i ekzaminojmë pak faktet thjesht fare. Cili është shteti më pro rus në Ballkan? Mos më zhgënjeni. Serbia. Republika e Serbisë. Cili është presidenti i Republikës së Serbisë? Si e ka emrin? Aleksandër Vuçiç, i cili konsideron Putinin vëllain e tij të madh. Cila është marrëdhënia midis Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç? Është marrëdhënia që çoi deri në tentativën e çmendur për të destabilizuar Ballkanin, për të ndryshuar kufijtë, për të copëtuar Kosovën, vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike që Edi Rama ka në Shqipëri dhe nga problemet që kanë të tjerët në shoqëritë e tyre. Nëse ka një skenar rus për Shqipërinë, zbatuesi i këtij skenari rus e ka emrin: Edi Astrit Rama Avdylaj. Sepse nuk ka investim më të madh për të destabilizuar Shqipërinë se sa ta shkrish shtetin në një me krimin. Të tjerat që ai thotë dhe broçkullit nëpër mitingje, janë broçkulla të shtrenjta, të paguara me paratë tuaja. Dhjetëra milionë euro! Dhjetra milonë euro të Besos me shokë. S’e përmenda kot Beson atë ditë unë. Por do të dalin dhe këto dhe shpresoj nuk do të dalin thjesht në artikuj të gazetave amerikane, por shpresoj shumë se do të dalin në një komision hetimor të Kongresit Amerikan.

Pyetje: Ju thatë se nuk do të ketë marrëveshje me Edi Ramën, por nëse Presidenti i Republikës do t’ju ftojë në një tryezë të përbashkët, do të uleni me Edi Ramën për të gjetur një zgjidhje për krizën?

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë ulje me Edi Ramën sa kohë që Edi Rama është kreu i qeverisë ilegjitime.

Pyetje: Pas publikimit të përgjimeve të Bild, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se këto përgjime kanë dalë nga selia e PD dhe i janë dhënë gazetës gjermane. A i ka disponuar PD këto përgjime zoti Basha?

Lulzim Basha: Ulsi Manja është në konflikt interesi, sepse duhet të ishte një nga të pandehurit kryesorë të dosjes 184 të shitblerjes së votave në Dibër.

Pyetje: A i ka PD këto përgjime?

Lulzim Basha: Unë them ai duhet të jetë prapa hekurave, ti më thua komento mbi çfarë thotë ai! Mos më ver në këtë pozitë. Sigurisht që jo. PD dhe unë jemi tronditur nga këto përgjime, në të njëtën masë si gjithësecili prej jush.

Pyetje: Ju thatë se 48 orët e fundit, shumë miq të Shqipërisë kanë kërkuar që të mbizotërojë arsyeja nga ana e kryeministrit për zgjedhje të lira e të ndershme, por, në fakt, nga qendrimet e ardhura nga Brukseli, i referohem këtu zonjës Koçiançiç dhe kreut të OSBE, Lajçak, i kërkohet Shqipërisë që zgjedhjet të mbahen brenda afateve ligjore dhe kushtetuese.

Lulzim Basha: Shqipëria ka shumë miq. Disa janë të painformuar dhe po informohen. Disa janë të informuar dhe po veprojnë, jo çdokush zgjedh ta bëjë këtë në mënyrë mediatike. Rruga për të shmangur konfrontimin total dhe të pakthyeshëm midis bashkimit popullor dhe narkoshtetit, rruga e betejës finale për të mos lejuar narkoshtetin të triumfojë mbi demokracinë, përmes një grushti shteti është e pandalshme.

Pyetje: Edhe pse ju keni deklaruar se do të bllokoni zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor, maxhoranca është duke zhvilluar takimet e saj elektorale. Keni një strategji ose aksion se si do t’i bllokoni zgjedhjet?

Lulzim Basha: Nuk jam këtu për të bërë sesionin e strategjisë opozitare, por të jesh i sigurtë që opozita, PD dhe qytetarët kanë forcën, kurajon dhe vendosmërinë për të mos lënë që Shqipëria të kalojë në kushtet e grushtit të shtetit.

Pyetje: Zoti Basha, me datë 23 dhjetor 2003 Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim nr 38, e cila thotë që dekretet e presidentit…

Lulzim Basha: Nuk jam këtu për të folur për dekretet e Presidentit. Sapo ju thashë që kjo është një telenovelë që luhet me qëllim që të tërheqë vemendjen nga situatë e rëndë politike në vend. Kështu që, për çdo pyetje që të keni për juristët, do t’ju vëmë në dispozicion juristët e PD.

Pyetje: Ju thatë se nuk do të uleni me Ramën, por a do të shkoni të Presidenti për t’u konsultuar mbi datën e zgjedhjeve?

Lulzim Basha: Nëqoftëse ftohem, do të shkoj.

Faleminderit!

Read More
13 Qer
0

“Hetim politik me akuza qesharake të sajuara nga Edi Rama. Nuk më bëhet vonë për to. As nuk trembem, as nuk tërhiqem!”

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Edi Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike.

Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik. Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!

Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun.

Këto metoda alla Putin dhe Maduro, për t’u mbyllur gojën dhe neutralizuar kundërshtarët politikë dhe shkatërruar demokracinë, thjesht do ta thellojnë më shumë gropën ku ka rënë Edi Rama dhe do ta bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e keq të tij. Edhe fundin e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës.

Shqiptarët tani po shohin fytyrën e vërtetë të prokurorisë politike të Edi Ramës: institucioni që ndihmon dhe mbron Edi Ramën, Olsi Ramën, Linda Ramën, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Arben Ahmetajn, Qazim Sejdinin, Jurgis Çyrben, Ilir Ndraxhin, Elvis Roshin, Pjerin Ndreun dhe kriminelët e tjerë, që mbron qeveritarët e korruptuar deri në palcë, punon vetëm për të luftuar kundërshtarët politikë të regjimit dhe qytetarët që ngrenë zërin kundër tij.

Sot, shqiptarët e kuptojnë se sa të pambrojtur janë para krimit që është në pushtet: ka një prokurori të mbushur me prokurorë politikë dhe të korruptuar, nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ndërkohë që Kuvendi gjytyrym është i mbushur me politikanë të kriminalizuar ose përfaqësues direkt të krimit.

Ky është sistemi i kalbëzuar nga krimi dhe korrupsioni që ne duhet të shembim! Asnjë hap pas nga beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për Shqipërinë si Europa!

Read More
11 Qer
0

Edi Rama njeriu më i rrezikshëm në vend. Për pushtetin e tij kriminal, është gati të sakrifikojë rendin kushtetues, demokracinë dhe paqen sociale.

  • Edi Rama njeriu më i rrezikshëm në vend. Për pushtetin e tij kriminal, është gati të sakrifikojë rendin kushtetues, demokracinë dhe paqen sociale.

 

  • Aleanca me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit Kushtetues do t’i japë fund modelit kriminal “Rama”, duke garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

 

 

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI.

 

 

Edi Rama është sot njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, për funksionimin e shtetit ligjor dhe sigurinë e qytetarëve.

 

Ai po provon çdo ditë se për pushtetin e tij personal, të blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar, është gati të sakrifikojë gjithçka, rendin kushtetues, demokracinë, paqen sociale.

 

Kryeministri ilegjitim i bandës së Avdyljave ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij ose duke i asgjësuar institucionet, ose duke i marrë ato nën kontroll.

 

Edi Rama ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjesuar Gjykatën e Lartë, ka asgjesuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumenta politikë kundër kundërshtarëve politikë Shërbimin Informativ të Shtetit dhe Policinë e Shtetit, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Përgjimet tronditëse, të publikuara pak ditë më parë nga gazeta gjermane BILD, provuan se Edi Rama  e mori dhe e mban pushtetin vetëm me ndihmën e krimit të organizuar dhe të bandave.

 

Përgjimet faktuan çdo denoncim të bërë nga Partia Demokratike këto 6 vjet se  për të ardhur në pushtet, Edi Rama bëri marrëveshje me krimin e organizuar dhe e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet në mes të Europës. Pakti i tij me krimin është arsyeja madhore që na ka mbyllur derën e Europës dhe po rrezikon rikthimin e vizave për shqiptarët.

 

Pakti i Edi Ramës me krimin është pakt për të vjedhur Shqipërinë. Bashkë me një grusht oligarkësh, ai e ka kthyer Shqipërinë në pronë private të tij, ku pasuritë dhe buxheti i Shtetit është në dorën e pak njerëzve që kanë lidhje të ngushta me Kryeministrin e dalë nga vota e blerë nëpërmjet avdyljave në të gjithë Shqipërinë.

 

Është pakti i Edi Ramës me krimin dhe një grusht oligarkësh, arsyeja kryesore që  ka rrënuar ekonominë, ka larguar investitorët e huaj dhe ka mbyllur me mijëra biznese të ndershme shqiptare, duke rritur papunësinë, duke penguar hapjen e vendeve të reja të punës, duke detyruar me qindra mijëra shqiptarë të largohen pa shpresë nga vendi i tyre.

 

Për shkak të paktit të Edi Ramës me krimin, Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq të rrezikshëm, në të cilin demokracia dhe e drejta themelore e qytetarëve për të zgjedhur të lirë qeverisjen që duan, është drejt asgjesimit të plotë.

 

Ne nuk do ta pranojmë kurrë që Edi Rama të destabilizojë Shqipërinë, të instalojë në vend një diktaturë të re të krimit dhe oligarkisë, dy instrumentat e tij kryesorë për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për të ruajtur më dhunë pushtetin e tij të kriminalizuar.

 

Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne po krijojmë Aleancën e vlerave, Aleancën me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit kushtetues.

 

Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne do të mbrojmë parimet dhe vlerat themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, do t’i garantojmë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Përmes reformave të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore ne do t’i japim fund njëherë e mirë modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze.

 

Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

 

Read More
11 Qer
0

DECLARATION BY THE CHAIRMAN OF THE DEMOCRATIC PARTY, LULZIM BASHA.

Dear fellow citizens,

 

It is a blurry, disturbing and confusing political period for Albanian citizens, so I want to share with you some truths and thoughts.

 

I want to say two certainties from the beginning:

 

– There will be no local elections on June 30th.

– No one will dismiss the President of the Republic.

 

Edi Rama is trying to bomb with two promises the public opinion, which he cannot bear, nor does he have any interest to prove:

 

-He is vowing to hold elections even without presidential decree, even without any political participation.

 

-He is also vowing to launch procedures for dismissing the President.

 

Both are bluffs and noisy statements with the intent of distracting your attention.

 

Edi Rama does not want to talk about crime, drugs, and his daily robberies.He does not want to talk about the Avdylaj and Dakot, for the Çyrbjet and Shullazët, for the Gjiknur, Manjat and Lalët, about the 250 million of Milot-Balldrenhighway and the National Theatre affair.

 

Edi Rama is seeking to set up a telenovela made of electoral and presidential drama, hoping that people will forget the fact that Astrit Avdylaj is de facto the chairperson of the Socialist Party of Durres, the mayor of Durres, the chief Police, the chief custom officer and chief tax officer of Durrës.

 

This is the most important political fact of the last six years: the fact that proved the merger into one sole body, of crime, of the Socialist Party and of the socialist government.

 

Dear fellow citizens,

 

While being in opposition, I would have loved to be involved much more on public policy issues, on development programs and laws, on decisions that help the economy and our people; I would have loved to do so rather than the daily struggle against crime, drugs, and a government that has merged into one with crime.

 

But my persistence and fight against crime and drugs are an attempt to awake our society, from the disregard towards the risk organized crime and drugs have posed to us and to our future.

 

Because when drugs and crime enter politics, there is no place for politicians working for the people.

 

Because when drugs and crime enter the economy, there is no place for entrepreneurs and honest people.

 

In a country where criminals rule, there is no future for children.

 

My battle and that of the Democratic Party is a battle for you, a battle for the future of Albania’s children.

 

I was not the one who brought drugs to Albania, I was not the one who put drug money into elections, I was not the one who brought in crime to parliament and to all cells of the state.

 

Nor was I the one who has sit with criminals, who has bargained with criminals, who has cleansed the money of criminals.

 

It was Edi Rama who brought into politics crime, drugs and the evil side of crime.

 

Since some Socialists want to talk today on the dismissal of the President, I have a question for them?

 

Who are the MPs thatwill judge and dismiss the President? Ilir Ndrazhi, a political representative of the Avydylaj gang or JurgisÇyrbja, a political representative of the Shullazi band; RrahmanRrahja or Luan Harusharepresentative of the Bajra gang; or RemeLala, representative of the criminal Lala family ?!

 

Who will judge and dismiss President, Damian Gjiknuriwho wanted to clean up 30 million euros on behalf of Edi Rama, falsifying official US government documents?OrArbenAhmetaj, representative of an international waste mafia clan? Or Taulant (Balla) of Bego and Toyota Yaris ?!

 

It is neither up to me to judge the President’s decision, though I fully support him.

 

Politically, I can say that monist elections are not elections.

Politically, I can say that the constitutional and responsible decision of the President serves the people and public interest.

 

Beyond any individual opinion, there is one, and only one institution that can express itself on this: the Constitutional Court.

 

Edi Rama has proudly and arrogantly destroyed this Court – as he has also destroyed the High Court – and today it can’texpress itself.

 

Dear fellow citizens,

 

In a democracy, elections are the instrument of how people elect their government and the way how they will be governed. Elections are the mechanism of how people’s will is translated into governing institutions.

 

But, it’s clear to everyone, that in today’s conditions, there are no means that people’s will can dictate through free and fair elections the parliament and the government.

 

Not even on June 30th, neither on July 30th, nor on August 30th.

 

Not before Edi Rama leaves as a Prime Minister, and not before Vangjush Dako, Damian Gjiknuri and dozens of socialist officials and their criminal associates go to justice for stealing Albania’s elections, for destroying the foundation of a democratic order.

 

My efforts, the Democratic Party’s efforts, do not aim a table bargain or a negotiation of any date. Our fight is a fight for the freedom of voting.

 

What I, and hundreds of thousands of citizens are asking for, from our country, our society, is the minimum, but irreplaceable standard of any democratic society: the right for Albanians to decide according to their free will, who would govern them.

 

I will not cease fighting until this is achieved, and I will not make any compromise, with anyone, neither today nor tomorrow, until this is achieved.

 

I know that for many citizens, it is terrible to become a witness to such a difficult situation. I am sorry for this. However, I want to tell them, everything is being done for a better day.

 

The only environment, where people’s lives and fates can grow, is a society where politics is free from crime and corruption, and where people’s free will determines what government will rule upon them.

 

This is what I believe; this is for what I have fought every day, every moment for the last six years: people’s free will and a politic model in the service of this will.

 

For these, I am willing to talk, to discuss, to work. For nothing else.

 

Dear fellow citizens,

 

Apart towards every Albanian, I personally have a great obligation towards thousands and thousands of citizens and Democrats who have been protesting during these recent months without being discouraged by any violence, poisonous gas, arrests, terror, and propaganda.

 

I express my deepest gratitude and I am inspired by your courage.  Like towards to any Albanian, who has supported us, in every possible way.

 

Our fight for Albania like all Europe continues with determination.No steps back, until the triumph of democracy over this narko-state.

 

Many are in anxiety relating to what will come, many unjustly who are divided into “us” and “them”, expect what will happen.

 

What I want to guarantee today to you, is that at the end of this battle, Albania will win, Albanians will win and take benefit of, the just values, freedom and democracy will prevail.

 

We shall talk openly, some will lose, but they are just a handful of corrupt rulers, oligarchs and criminals who decide today for everything and get everything.

 

Enough with a country they want, now is the time for Albania for all Albanians.

 

God bless Albania and Albanians wherever they are!

 

Read More
11 Qer
0

A reminder of Rama’s government major scandals.

 

Since his coming into power on 2013, PM Rama government has been involved in numerous high-level scandals, relating in particular to drug trafficking and vote buying, some of which are reminded below. In all of these occasions, Rama, either has defended his political nominations or has considered these scandals as fake. No serious investigations, nor judicial sentenced, have been issued until now. All these scandals confirm opposition former stake that the entry into Parliament of criminals during the 2013-2017 legislature, was the reason behind the surge of cannabis production and heavy drugs trafficking in Albania, which in turn fuelled the massive vote-buying phenomenon though criminal gains.

 

  1. The Tahiri scandal: Considered among the most successful Minister of Rama’s government, Saimir Tahiri, former minister of Interior has been accused for his association to the Habilaj’s gang, with whom he had direct family links. The Habilajs were accused for having trafficked large quantities of drugs and ammunitions to Italy. Based on Italian interceptions, the Habilajs declared that Tahiri spent millions of euros in electoral campaigns and vote-buying.

 

  1. The Xhafaj scandal: MP and Chair of the Justice Reform Parliamentary Committee, FatmirXhafaj succeeded to Tahiri as a Former Minister of Interior. He was accused first for having falsified public documents in order to hide his brother’s 7 years jail sentence for organised crime and heavy drug trafficking in Italy. Later, based to a leaked audio recording, it was proved that his brother was still heavily involved in drug trafficking in the region of Vlora while benefiting the protection of his brother Minister of Interior.

 

  1. The Alizoti scandal: PM Rama has openly defended both Tahiri and Xhafaj, while declaring that Xhafaj’s brother audio recordings were fake. A self-declared witness, FrediAlizoti, backed Rama’s statement declaring that he was behind the audio recordings and that he was paid by the opposition to do so. Nevertheless, official phone interceptions show that Alizotiwas actually bribed by high-level senior Socialist, Police and Prosecution representatives in order to attack the opposition and downsize the political impact of Xhafaj’s audio recordings, which in end turned to be true.

 

  1. The Bushiscandal : PM Rama has considered Elvis Bushi, former Mayor of Kavaja, as one of his best local mayoral candidates. After the entry into power of the decriminalisation law, it appeared that Bushi had five different names, and that he was sentenced for drug trafficking in Switzerland and gang rape in Italy. Rama kept considering these as fake news manipulated by the opposition. Bushi is currently free and active in the Socialist branch of Kavaja.

 

  1. File 339 & File 186: the two relate to official investigations on organised crime and vote-buying in the regions of Durrës and Dibra. The file contain hundreds of interceptions, some of which have been published by the German BILD newspaper. Vangjush Dako, Mayor of Durres and one of Rama’s closest allies, appear to have directly cooperated with a gang involved in drug trafficking to Europe, in exchange of their support in vote-buying. Rama has stated that interceptions can’t be considered as proofs, and that Dako could still win the elections even if he nominated him 500 times.

 

  1. The “$1 billion” PPP scandal: In 2017, PM Rama presented the $1 billion project corresponding to a series of PPP projects relating to infrastructure, health, transport, education etc. The majority of these projects appear to have serious administrative problems and over-estimated budgets, with some being cancelled. The health check-up PPP project (120 mln euros) was awarded to a company specialised in trading of food, beverages and tobacco and with no experience at all in the health sector. Other initiatives such the waste incineration PPP project (180 mln euros) or the National Theatre PPP project (140 mln euros) have been facing important resistance from civil society and local stakeholders for their divisive dimension and high financial impact.

 

  1. The Rinas scandal: On February 2017 and on April 2019, in both cases few months prior to the incoming elections, an unidentified armed gang has achieved to steal several millions euros in cash, within the premises of the sole International airport of the country, while being air-transported abroad by local banks. In both occasions, the Police was not able to stop and identify the authors. Current Minister of Interior Sander Lleshi suggested in a surprising statement, that the 2019 spoil might have been burnt. Since 2017, Lleshi was head of the National Council of Aviation, which is in charge also of the security of the International airport.

 

  1. The “Tirana Ring” scandal : On December 2018, media revealed that two public works contracts worth €12 million and €18 million were contracted to a shell company which was a complete fabrication, based on forged documents from the US State of Delaware, including the seal of the Delaware Secretary of State. Although a part of the tender was cancelled, there has been no indictments for the responsible officials, who have merely changed positions in the administration. PM Rama has reluctantly refused to comment on this scandal offering his full protection to the people behind this scandal.

 

  1. The “justice reform” paralysis: in a highly criminalised context, the socialist majority nominated unconstitutionally and unilaterally a Temporary General Prosecutor, who has failed until now to effectively investigate Rama’s government scandals. The Government has also delayed the nomination processes of the Constitutional Court and to the High Court, leaving the country in an effective lawless situation. In addition, several vetting procedures and nominations to the new justice reform institutions, have reflected double standards and serious ethical problems.

 

Read More
10 Qer
0

Basha: Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor, askush nuk do të shkarkojë Presidentin e Republikës

 

Vendimi i Presidentit i shërben interesit publik. E mbështes atë, por pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme as më 30 Qershor, as më 30 Korrik, as më 30 Gusht.

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA.

 

Të dashur bashkëqytetarë,

 

Është një periudhë e mjegullt politike, shqetësuese dhe ngatërruese për njerëzit, prandaj dua të ndaj me ju disa të vërteta dhe mendime.

 

Dua të them që në fillim dy të vërteta:

 

Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor.

Nuk do të shkarkojë kush Presidentin e Republikës.

 

Edi Rama po përpiqet të bombardojë opinionin publik me dy përbetime, që ai as nuk i mban dot, dhe as nuk ka interes t’i provojë:

 

Ai po përbetohet se do t’i mbajë zgjedhjet edhe pa dekret presidencial, edhe pa pjesëmarrje politike.

 

Ai po përbetohet gjithashtu se do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit.

 

Janë të dyja bllofe dhe zhurmë me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes tuaj.

 

Edi Rama nuk do që të flitet për krimin, drogën dhe vjedhjet e tij të përditshme. Ai nuk do që të flitet për Avdylajt dhe Dakot, për Çyrbjet dhe Shullazët, për Gjiknurët, Manjat dhe Lalët, për aferën 250 milionë të Milot-Balldren dhe aferën e Teatrit Kombëtar.

 

Edi Rama po kërkon të vërë në skenë një telenovelë me dramacitet zgjedhor dhe presidencial, me shpresën që të harrohet fakti, se Astrit Avdylaj është de fakto kryetari i Partisë Socialiste të Durrësit, kryebashkiaku i Durrësit, kryepolici, kryedoganieri dhe kryetatimori i Durrësit.

 

Ky, është fakti më i rëndësishëm politik i gjashtë viteve të fundit: fakti që provoi shkrirjen në një të krimit, Partisë Socialiste dhe qeverisjes socialiste.

 

Të dashur bashkëqytetarë,

 

Unë do të kisha dashur që në opozitë të isha marrë më shumë me politikat publike, të isha marrë me programe dhe ligje, me vendime që ndihmojnë ekonominë dhe njerëzit sesa me betejën e përditshme kundër krimit, drogës, dhe shtetit të bërë njësh me krimin.

 

Por këmbëngulja dhe beteja ime e vazhdueshme kundër krimit dhe drogës janë përpjekje për të zgjuar shoqërinë tonë nga shpërfillja/ ndaj rrezikut që krimi i organizuar dhe droga kanë sjellë për të gjithë ne dhe të ardhmen tonë.

 

Sepse kur droga dhe krimi futen në politikë, në të nuk ka më vend për politikanë që punojnë për popullin.

 

Sepse kur droga dhe krimi futen në ekonomi në të nuk ka më vend për sipërmarrës dhe njerëz të ndershëm.

 

Në një vend ku sundojnë kriminelët, nuk ka të ardhme për fëmijët.

 

Beteja ime dhe e Partisë Demokratike është betejë për ju, betejë për të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë.

 

Drogën nuk e kam sjellë unë në Shqipëri, paratë e drogës nuk i kam futur unë në zgjedhje, krimin nuk e futa unë në parlament dhe në cdo qelizë të shtetit.

 

Nuk jam unë ai që është ulur me kriminelët, që ka bërë pazare me kriminelët, që ka pastruar paratë e kriminelëve.

 

Krimin, drogën dhe të keqen e krimit në politikë e ka futur Edi Rama.

 

Meqë disa socialistë sot kanë dëshirë të flasin për shkarkimin e Presidentit, kam një pyetje për ta?

 

Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin? Ilir Ndrazhi përfaqësuesi politik i bandës së Avydylajve apo Jurgis Çyrbja, përfaqësuesi politik i bandës së Shullazit, Rrahman Rrahja apo Luan Harusha përfaqësuesi i bandës së Bajrave, apo Reme Lala, përfaqësuesja e familjes kriminale Lala?!

 

Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin, Damian Gjiknuri që donte të pastronte 30 milonë euro për llogari të Edi Ramës, duke fallsifikuar edhe dokumentat zyrtare të qeverisë amerikane? Apo Arben Ahmetaj përfaqësuesi i një klani mafioz ndërkombëtar të plehrave? Apo Taulanti i Begos dhe i Toyota Yaris?!

 

Nuk më takon as mua të gjykoj vendimin e Presidentit, ndonëse e mbështes plotësisht.

 

Politikisht unë mund të them që zgjedhjet moniste nuk janë zgjedhje.

Politikisht unë mund të them se vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik.

 

Përtej cdo mendimi individual, ka një dhe vetëm një institucion që mund të shprehet: Gjykata Kushtetuese.

 

Këtë Gjykatë e ka shkatërruar me krenari dhe mburrje Edi Rama, sikurse ka shkatërruar edhe Gjykatën e Lartë, dhe ajo sot nuk mund të shprehet.

 

Të dashur bashkqytetarë,

 

Në demokraci, zgjedhjet janë instrumenti se si njerëzit zgjedhin qeverinë dhe qeverisjen që duan. Zgjedhjet janë mekanizmi se si vullneti i njerëzve përkthehet në institucionet qeverisëse.

 

Por ama, është e qartë për këdo, se në kushtet e sotme nuk ka asnjë mundësi që vullneti i popullit të diktojë parlamentin dhe qeverisjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

As me 30 qershor, as me 30 korrik, as me 30 gusht.

 

Jo përpara se të largohet Edi Rama nga kryeministër, dhe jo para se Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe dhjetëra funksionarë socialistë dhe bashkëpunëtorët e tyre të botës së krimit të dalin para drejtësisë për vjedhjen e zgjedhjeve, për shkatërrimin e themelit të rendit demokratik.

 

Përpjekjet e mia, përpjekjet e Partisë Demokratike nuk janë përpjekje për pazare tavolinash apo negociata datash. Beteja jonë është betejë për lirinë e votës.

 

Ajo që unë dhe, bashkë me mua, qindra mijëra qytetarë po kërkojmë nga vendi ynë, nga shoqëria jonë, është standardi më minimal, por i pazëvendësueshëm i çdo shoqërie demokratike: të drejtën që shqiptarët me vullnetin e tyre të lirë të vendosin se kush do t’i qeverisë.

 

Unë nuk do të pushoj së luftuari, deri sa kjo të arrihet, dhe nuk do të bëj asnjë kompromis, me askënd, as sot, as nesër, derisa kjo të arrihet.

 

E di që për shumë qytetarë është e lodhshme të bëhen dëshmitarë të kësaj gjendje të rëndë. Më vjen keq për këtë. Por dua t’u them atyre se gjithçka bëhet për një ditë më të mirë.

 

Mjedisi i vetëm, ku fatet dhe jetët e njerëzve të jenë të mira, është një shoqëri ku politika është e lirë nga krimi dhe korrupsioni, dhe ku vullneti i lirë i njerëzve përcakton qeverisjen.

 

Kjo është ajo që unë besoj, kjo është ajo për të cilën kam luftuar çdo ditë, çdo çast këto 6 vjet:  Vullneti i lirë i njerëzve dhe politika në shërbim të këtij vullneti.

 

Për këto, jam i gatshëm të flas, të diskutoj, të punoj. Për asgjë tjetër.

 

Të dashur bashkqytetarë,

 

Përveçse ndaj çdo shqiptari, unë kam personalisht një detyrim të madh ndaj mijëra e mijëra qytetarëve dhe demokratëve që kanë protestuar këto muaj pa u shkurajuar nga dhuna, nga gazi helmues, nga arrestimet, nga terrori dhe nga propaganda.

 

Ju shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe jam i frymëzuar nga kurajo juaj.  Sikurse e çdo shqiptari që na ka mbështetur, në çdo mënyrë që ka mundur.

 

Beteja jonë për Shqipërinë si gjithë Europa vazhdon me vendosmëri. Asnjë hap pas, deri në triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin.

 

Shumëkush është në ankthin e asaj që do të vijë, shumë të tjerë të ndarë padrejtësisht në “ne” dhe “ata” presin se çfarë do të ndodhë.

 

Ajo që dua t’ju garantoj sot, është se në fund të kësaj beteje, do të fitojë Shqipëria, do të fitojnë dhe përfitojnë shqiptarët, do të triumfojë e drejta, liria, demokracia.

 

Të flasim hapur, do të ketë edhe të humbur, por ata janë vetëm një grusht i vogël pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh dhe kriminelësh që sot vendosin për gjithçka dhe marrin gjithçka.

 

Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

 

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

 

Faleminderit!​

Read More
08 Qer
0

Basha: Anullimi i 30 qershorit është prova e forcës së bashkimit tonë, por është vetëm një hap i vogël përpara

 

  • Vendimi për anullimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi i shqiptarëve të lirë me vlerat europiane dhe amerikane për të mos pranuar një proces monist, kriminalo-autokratik të bandës së Edi Ramës.

 

  • Bota është tronditur nga përgjimet e publikuara nga BILD, që faktuan se Edi Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin dhe me bandat.

 

  • Bota e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli. Më kot, Edi Rama po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm.

 

  • Anullimi i procesit kriminal të 30 qershorit nuk është fundi i betejës sonë. Është vetëm një rezultat i qëndresës së një populli të bashkuar për Shqipërinë si gjithë Europa.

 

  • Anullimi i 30 qershorit është prova e forcës së bashkimit tonë, por është vetëm një hap i vogël përpara. Ne do ta vazhdojmë betejën. Fitorja e saj na bashkon përtej ndasive partiake. Ajo e çliron vendin nga zgjedha e krimit.

 

  • Është koha që, si popull i bashkuar, nën sytë e një bote që na vëren dhe miqve të gatshëm për të na ndihmuar, të hedhim hapat tanë finalë drejt zgjidhjes së krizës politike.

 

  • Mesazhi i qartë i kësaj proteste madhështore është se shumica jemi ne, se ne nuk do të hedhim asnjë hap pas, deri në realizimin e objektivit tonë. largimin e Edi Ramës, një qeveri tranzitore, zgjedhje të lira e të ndershme.

 

  • Ne duam vlera dhe standarde evropiane, ne duam zgjedhje të standardeve evropiane, shqiptarët meritojnë e do të kenë qeveri evropiane, nga shqiptarët, te shqiptarëve dhe për shqiptarët.

 

  • Gjermania ka folur qartë. Vetëm me standarde europiane, ky vend mund të bëhet pjesë e BE. Pengesa për hapjen e negociatave është vetëm kryeministri i Avdylajve, qeveria e ardhur me votën e krimit.

 

  • Kushdo që mbyll sytë para diktaturës së krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës, gënjen veten. Edi Rama nuk mund të reformohet. Ai është koka e shtetit të bërë njësh me krimin. Edi Rama duhet të largohet!

 

  • Dua të siguroj këdo, mik dhe aleat, se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, vlerat, standardet e Evropës dhe SHBA. Ne kërkojmë sundim të ligjit, ndarje dhe balancim të pushteteve. Nuk do të pranojmë asgjë më pak.

 

  • Rruga e daljes nga kjo krizë e thellë politike nuk ka as pse të shpiket. Do të jetë vetëm një rrugë, rruga e standardeve dhe e precedentëve evropianë. Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.

 

  • Sonte dështoi me turp plani ogurzi i provokatorëve të dhunës, që duan të ndalin trajektoren e pandalshme të ngjarjeve, që sapo kanë nisur dhe do të çojnë në rrëzimin e tiranisë së krimit.

 

  • U bëj një thirrje njerëzve me përgjegjësi politike të kupolës socialiste: ndalni krimin në kupolën tuaj, merrni kontrollin politik të partisë dhe uluni në dialog për zgjidhje politike pa Edi Ramën kryeministër, me një qeveri tranzitore.

 

  • Le të garojmë para shqiptarëve me zgjedhje të lira e të ndershme dhe të vendosim së bashku standardin europian të zgjedhjeve. Nuk është vonë për ta shpëtuar Partinë Socialiste nga krimi.

 

  • Një gjë është e sigurtë: forcë që ta ndalë bashkimin popullor për rrëzimin e organizatës kriminale të rilindjes, nuk ka e nuk do të ketë. Ne nuk do të tërhiqemi asnjë çast! Asnjë hap pas!

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA,

NË PROTESTËN PARA KRYEMINISTRISË

 

 

Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj!

Mirëmbrëma vëllezër dhe motra, bashkëqytetarët e mi nga Tirana dhe gjithë Shqipëria!

Mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur në bashkimin më të madh popullor që ka njohur që ka njohur ndonjëherë Shqipëria!

 

Gjashtë netë më parë u zotova para jush se nuk kisha më fjalë dhe arsye për fjalë. Ndaj, më lejoni të shpjegoj para jush dhe gjithë shqiptarëve arsyen pse po e marr fjalën sot. Arsyeja është sepse kjo javë, e mbushur me zhvillime të jashtëzakonshme në Shqipëri, në Gjermani, në Europë, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë me fatin e vendit tonë, me rrugën tonë drejt Europës, kanë marrë një kthesë. Ndaj, më lejoni ta nis duke ju falenderuar ju vëllezër dhe motra, që jeni forca e pandalshme e ndryshimit që po vjen.

 

Ju jeni fuqia, ju jeni forca!

 

Në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë suaj të pathyeshme, falë bashkimit mahnitës e më të paparë të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, Presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anullimin e 30 qershorit, ditës së planifikuar nga regjimi krimialo-autokratik të bandës së Edi Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur, përmes një procesi monist, antikushtetues, antielektoral, antiligjor dhe kriminal, pushtetin vendor.

 

Vëllezër dhe motra, kjo është vetëm rezultat i forcës suaj të pathyeshme, i qëndrësës suaj, i besimit tuaj të palëkundër, i vlerave europiane, të lirisë, të demokracisë, i dinjitetit njerëzor. Ishte ky bashkim që diktoi anulimin e 30 qershorit, procesit kriminal të juntës kriminale.

 

Është forca e drejtësisë së kauzës, është forca e drejtësisë së kauzës tone, ajo që dikton këto vendime. pra, vëllezër dhe motra, le ta themi këtu të gjithë së bashku, le ta ndajmë me çdo shqiptar, anembanë vendit dhe kudo ku janë, vendosmërinë tonë për ta çuar këtë betejë deri në fund, deri në fitore, Rama ik!

 

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj!

E gjithë bota është tronditur këto javë nga përgjimet e botuara, nga gazeta më e madhe e Europës, e përditshmja gjermane BILD, e cila faktoi, përmes përgjimeve zyrtare, autentike të Prokurorisë se Edi Rama është një kryeministër ilegjitim, se qeveria e tij është një qeveri ilegjitime, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin, e mori me kriminelët, e mori me bandat.

 

Ndaj, sot, e gjithë bota e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli. Këto fakte tronditëse të cilat kanë shkundur të madh dhe të vogël i kanë hapur sytë çdo shqiptari, deri dje mosbesues, asaj pakice skeptike dhe i ka bërë të vërshojnë në mënyrën më mahnitëse në këtë shesh të lirisë, në këtë shesh të shpresës, në këtë shesh të demokracisë dhe të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar.

 

Mirë se vini vëllezër dhe motra, Zoti ju bekoftë ju!

 

Por vëllezër dhe motra, anulimi i procesit kriminal të 30 qershorit nuk është fundi i betejës sonë.

Nuk është aspak fundi i betejës sonë, është vetëm një rezultat i qëndresës së një populli të bashkuar për Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Vëllezër dhe motra!

 

Ju bëj thirrje mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniform! Zemërimi juaj është i ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë. Ky është njeriu që do që t’i shpëtojë gjykitmi të popullit, do që t’i shpëtojë gjykimit dhe ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do t’i shpëtojë gjykimit. Gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm.

 

Vëllezër dhe motra,

 

Po e ripërsëris thirrjen time, mos cënoni asnjë efektiv të policisë në uniformë! Mos cënoni vellezërit dhe motrat tona, që do të rreshtohen në krahun tuaj për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe qeveria e lidhur me krimin. Shumë shpejt!

 

Vëllezër dhe motra,

 

E gjithë bota e pa sesi Edi Rama ka ardhur në pushtet me dhunë, me dhunën e kriminelëve.

 

Kryeministri ilegjitim, kryeministri i Avdylajve e mori pushtetin me dhunën e kriminelëve, të cilët kërcënonin votuesit e opozitës, të cilët mbushnin kutitë e votimit, të cilët paguanin për vota, të cilët bënin emërime dhe çemërime dhe i trajtonin administratorët e pushtetit si zagarët, sepse te tillë i ka shndërruar Edi Rama administratorët e pushtetit – shërbëtorë të përulur të krimit të organizuar. Kjo është vepra e kryeministrit të Avdylajve. Rama ik!

 

Me dhunë e ka marrë pushtetin dhe me dhunë mendon se do ta mbajë pushtetin.

 

I ka kapur të gjitha. Prokurori e shërbim sekret. Kapi gjykatat. Shkatërroi Kushtetuesen dhe të Lartën, kapi të gjitha organet e reja të drejtësisë dhe mendoi se do të nenshtronte popullin.. Banda e Avdylajve dhe Edi Rama sot kanë kapur çdo institucion. Institucion i vetëm është populli, është sovrani, jeni ju. Le ta degjojë thirrjen tuaj mbarë bota – Rama ik!

 

Java që shkoi tronditi Europën.

 

Tregoi të vertetën e këtij sistemi kriminal dhe Europa ka folur qartë. Gjermania ka folur qartë. Vetëm me standarde europiane, vetëm me vlera europiane, ky vend mund të bëhet pjesë e BE-së.

 

Ka një pengesë per hapjen e negociatave.

 

Ajo është Shqipëria në sundimin e shtetit të bërë njësh me krimin.

Ajo është qeveria e ardhur me votën e krimit.

Ai është kryeministri i Avdylajve.

 

Le ta hapim rrugën e bllokuar nga Edi Rama, rrugën tonë drejt Europës. Rama ik!

 

Boll më me Shqipërinë që do Edi Rama, Astrit Avdylaj, Ymer Lala, Taulant Balla, kriminelët dhe oligarkët.

Boll më me Shqipërinë e një grushti zuzarësh ne pushtet.

Le të luftojmë tani për Shqipërinë e çdo shqiptari. Rama ik!

 

Vëllezër dhe motra!

 

Kush mendonte se Partia Demokratike dhe aleatët tanë opozitarë do të pranonin një proces fals zgjedhor të diktuar nga krimi, të futej në zgjedhje me kundërshtarë Astrit Avdylajn, Ymer Lalën, Rrahman Rrahjen, Bajrët, Shullazët, kush kerkonte që ne të futeshim në zgjedhje me një qeveri dhe një kryeminister te kapur ne flagrancë duke vjedhur zgjedhjet, është tmerrësisht naiv.

 

Ne jemi mbledhur sonte në këtë bashkim të magjishëm zemrash, sepse na bashkojnë vlerat tona, vlerat shqiptare, vlerat europiane, vlerat amerikane, vlerat e vërteta, jo ato qe shiten dhe blihen, vlerat e verteta të perendimit na bashkojnë.

 

ü Të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

ü Të demokracisë së vërtetë.

ü Të një qeverie jo të dalë nga krimi, por të një qeverie të dalë nga populli, me popullin dhe për popullin.

 

Ne jemi të vetëdijshëm se largimi i Edi Ramës është vetëm hapi i parë për të hedhur themelet e shëndosha të bashkëjetesës demokratike, për ta rikthyer pushtetin tek sovrani, tek qytetarët, tek populli, tek ju.

 

Ndaj, na mbledh e do të na mbledhë deri në fitoren totale të kësaj beteje, zotimi ynë për vlerat dhe modelin evropian të zgjedhjeve të lira, të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë së pavarur dhe jo të kapur politikisht, të referendumeve popullore si shprehja më e lartë e sovranit për vendimmarrje, të reformave të thella kushtetuese. Kjo rrugë është rruga e vetme e shpëtimit, e shpresës, sepse është rruga drejt Evropës, është rruga drejt Perëndimit.

 

Por vëllezër e motra, kushdo që ka mbyllur apo mbyll sytë para diktaturës së krimit që ka vendosur Edi Rama, kushdo që ka mbyllur apo mbyll sytë para korrupsionit të hajdutit më të madh në 29 vite, Edi Ramës, kushdo që mbyll sytë para kapjes së shtetit, bën gabimin më të madh, gënjen vetveten.

 

Ø Edi Rama nuk mund të reformohet.

Ø Edi Rama nuk mund të emancipohet.

Ø Edi Rama është koka e shtetit kriminal, e shtetit të bërë njësh me krimin.

Ø Edi Rama duhet të largohet! Rama ik!

 

Ndaj në emrin tuaj, dua të siguroj këdo, mik dhe aleat që na dëgjon sot, për zotimin tonë të parë, ditën e parë të kësaj beteje me 16 shkurt, se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, se vlerat, se normat e standardet e Evropës demokratike, se normat dhe standardet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne kërkojmë liri, demokraci, sundim të ligjit, ndarje dhe balancim të pushteteve. Por nuk do të pranojmë asgjë më pak. Rama ik!

 

Me këtë vetëdije jemi mbledhur tash 4 muaj, në këtë manifestim kombëtar force, vizioni, në këtë fuqi shpirtërore të papërballueshme. Me këtë fuqi do të vazhdojmë betejën tonë, orë e minutë, natë e ditë, sepse ora e fitores po afron. Rama ik!

 

Rruga e daljes nga kjo krizë e thellë politike nuk ka as pse të shpiket, as pse të klonohet. Nuk ka dhe nuk do të devijohet as nga propaganda e paguar me dhjetëra milionë euro të drogës dhe të Besos së Tajvanit. Kush ka veshë, ta dëgjojë. Kush nuk di anglisht t’ia përkthejnë, por do të jetë vetëm një rrugë, rruga e standardeve dhe e precedentëve evropianë.

 

Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Rama Ik!

Ky vend është mbajtur tepër gjatë peng, peng i një njeriu që për pushtetin dhe pasurinë e tij, për karrigen e tij, bëri pakt me krimin, dhe solli krimin në parlament, solli krimin në krye të institucioneve, duke filluar me kupolën e Policisë së Shtetit.

 

Ky vend është mbajtur për një kohë shumë të gjatë peng i një njeriu të vetëm që kanabizoi Shqipërinë, e ktheu në bazë të kokainës dhe heroinës, për pushtetin e vet dhe pasurinë e tij e mbushi parlamentin me trafikantë, i mbushi zyrat e shtetit me zuzarë.

 

Ky vend është mbajtur për një kohë shumë të gjatë peng i një njeriu që ia fali të gjitha pasuritë publike një grushti oligarkësh, për t’i grabitur bashkë me ta edhe qindarkën e fundit qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që 1 në 10 shqiptarë nuk ushqehet më shumë se një herë në ditë.

 

Ky vend është mbajtur për një kohë shumë të gjatë peng i një njeriu që sa herë u kap me Saimir Tahirin, me Elvis Rroshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Fatmir Xhafajn, me Rrahman Rrajen, me Vangjush Dakon, kurrë, asnjëherë nuk zgjodhi ligjin dhe kushtetutën, nuk zgjodhi zbatimin e drejtësisë, por i mbrojti duke pranuar faqe të të gjithë botës, se është ai dhe vetëm ai, koka e bandës kriminale, koka e regjimit kriminal dhe oligarkik. Rama ik!

 

Koha kur një njeri i vetëm e mban peng vendin, koha kur një njeri i vetëm i mban peng shqiptarët dhe rrugën e tyre drejt Europës, koha kur një njeri i vetëm dhe banda kriminale që i shërben për karrigen e tij, mban peng të ardhmen e vogëlushëve shqiptarë, ka marrë fund. Rama ik!

 

Ne nuk do të tërhiqemi asnjë cast! Asnjë hap pas, derisa fitorja e popullit të bashkuar kundër krimit, kundër oligarkisë dhe politikanëve kriminelë të marrë fund! Rama ik!

 

Vëllezër dhe motra!

 

Anullimi i 30 qershorit është prova e forces sonë të bashkuar, por është vetëm një hap i vogël përpara. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë, apo jo?

Qytetarët: Poooo

Deri në fitore apo jo?

Qytetarët: Poooo

Ne jemi të vendosur apo jo?

Qytetarët: Poooo

T’ju dëgjojë bota: Rama ik!

Qytetarët: Rama ik, Rama ik.

 

Vëllezër dhe motra!

 

Fitorja e kësaj beteje është bekim për çdo shqiptar. Ajo na bashkon të gjithëve, përtej ndasive partiake. Ajo e çliron vendin nga zgjedha e krimit.

 

Është koha që, si popull i bashkuar, nën sytë e një bote që na vëren dhe miqve të gatshëm për të na ndihmuar, që unë u shpreh mirënjohjen time nga zemra dhe gatishmërinë tonë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj krize, pra, është koha, miqtë e mi, që, kështu, të bashkuar e të vendosur, të hedhim hapat tanë finalë drejt zgjidhjes së krizës politike. Rama ik!

 

Ndaj, ju ftoj dhe ju kërkoj që më të njëjtën kurajo dhe vendosmëri që kemi bërë këtë rrugëtim historik drejt çeljes së prespektivës për Shqipërinë si gjithë Europa, ta vazhdojmë rrugën tonë pa u lodhur, pa u epur, të bekuar nga përgjegjësia për fëmijët tanë dhe brezat që vijnë, me misionin tonë kombëtar, qytetar dhe hyjnor, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

 

(Të gjithë protestuesit thërrasin njëzëri): E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

 

Ndaj, le të konfirmojmë sonte nga ky shesh fuqinë e vërtetë, që është fuqia e bashkimit, është fuqia e pjesëmarrjes, është forca e vëndosmërisë, ku luftojmë për kauzën e drejtë, për të çliruar Shqipërinë nga padrejtësia; për t’u rikthyer shqiptarëve dinjitetin, për t’u kthyer shanset dhe mundësitë, për të gëzuar pasuritë publike të këtij vendi, përmes punës së ndershme dhe me dinjitet, për t’ia kthyer fëmijëve tanë buzëqeshjen dhe përspektivën e afërt të Shqipërisë si gjithë Europa.

 

Ju ftoj që në këtë muzg të jashtëzakonshëm, tani, më të bindur se kurrë në forcën e bashkimit tonë, më të vendosur se kurrë, më të qartë se kurrë dhe më shpresëplotë se kurrë në fitoren që po vjen, ndizini dritat e shpresës për çdo shqiptar! Ndizeni dritën e Europës për mbarë botën! Ndizeni dhe bëjeni të ushtojë, të kushtrojë mesazhin tonë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

(Të gjithë njëzëri): E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Bashkë do ta hapim derën e Europës. Bashkë do t’i kthejmë vlerat e Europës realitet. Bashkë do t’i japim fund errësirës, siç i dhatë sonte fund errësirës në këtë bulevard shprese, në këtë bulevard drite për çdo shqiptar, për çdo nënë e baba, prind e fëmijë.

 

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku janë!

Rama ik!

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PARA SELISË SË PARTISË DEMOKRATIKE

 

Orët e tiranisë po marrin fund, ora e lirisë së re, e demokracisë së vërtetë, ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket. Po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë, sepse forca më e pandalshme, më e pamposhtshme është populli i bashkuar, jeni ju.

 

Ndaj ju shpreh sot mirënjohjen më të thellë që fjalët nuk e përkufizojnë dot për këtë pjesëmarrje gjigande, të paparë, të padëgjuar edhe këto katër muaj protestash të fuqishme, shenjë e qartë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Zëri i sovranit nuk mund të injorohet, zëri i sovranit ka diktuar e do të diktojë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Është zëri i bashkuar i çdo shqiptari të ndershëm që lufton për fëmijët e vet, që lufton për prindërit e vet, që lufton për familjen e vet, për atdheun, për vlerat dhe dinjitetin personal.

 

Kjo i ka bashkuar shqiptarët në betejën më kombëtare, më qytetare, me europiane që ka njohur vendi ynë dhe Ballkani. Kjo është forca jonë, pjesëmarrja, bashkimi, qendresa, vendosmëria është forca jonë dhe forca juaj është e pandalshme.

 

Rama ik!

 

Është forca juaj që zgjoi vetëdijen e fjetur dhe të strukur nga terrori, nga varfëria, nga propaganda kriminale e regjimit kriminalo oligarkiko autokratik të Edi Ramës. Është zëri juaj që kumboi nga Berlini, në Bruksel, në Londër e në Uashington dhe që tregoi qartë se kurrë jo popullit shqiptar, popullit të vlerave të lashta të Europës, askush nuk do të mund t’i vërë dot më çizmen despotike orinetale mbi qafë. Askush, e aq më pak, kreu i bandës kriminale në pushtet.

 

Rama ik!

 

Forca jonë, forca juaj sa vjen e shtohet, siç shtohen radhët e protestave tona, siç bëhet çdo orë dhe çdo ditë bashkimi ynë, bashkimi i shumicës morale politike dhe njerëzore, që është sot në lëvizje për liri, për demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Ndaj, vëllezër dhe motra, sot kulari është në qafën e tiranisë, kulari nuk do të jetë më në qafën e shqiptarëve. Do ta tërheqim me duart tona, me fuqinë e shpirtrave tanë, me vendosmërinë e mendjeve tona, me pasionin e dashurisë së madhe për këtë vend, derisa ta rrëzojmë tiraninë e t’i japim lindje lirisë së re, demokracisë evropiane.

 

Por vëllezër dhe motra, e sotmja është një mbrëmje e rëndësishme për betejën tonë që vazhdon e do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës, deri në një qeveri tranzitore dhe deri në zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Unë e di zemërimin e zemrave që dhembin, nga fëmijët e pabukë, nga prindërit e papunë, me dinjitet të nëpërkëmbur, nga traumat e familjeve që u janë prishur shtëpitë pa ligj, nga qindra mijë të shpunësuar në mënyrë kriminale. Unë e njoh dhe e di dhimbjen tuaj, e kam prekur dhe e prek çdo ditë, e di zemërimin tuaj të ligjshëm, ndaj jam e do jem në krahun tuaj deri në fitoren e kësaj beteje, me shpirt, me zemër, por edhe me mendje. Dhe sa i përket kësaj të fundit, dua t’ju kërkoj sonte mirëkuptimin tuaj, që kjo natë e bekuar e lëvizjes sonë të mbesë me mesazhin e qartë e të prerë se shumica jemi ne, se shumica jeni ju, se ne nuk do të hedhim asnjë hap pas, deri në realizimin e objektivit tonë.

 

Ne duam vlera dhe standarde evropiane, ne duam zgjedhje të standardeve evropiane, shqiptarët meritojnë e do të kenë qeveri evropiane, nga shqiptarët, te shqiptarëve dhe për shqiptarët.

 

Madje planet ogurzeza të provokatorëve të dhunës, që edhe sot duan të zhbëjnë apo të ndalin trajektoren e pandalshme të ngjarjeve që sapo kanë nisur dhe do të çojnë në rrëzimin e tiranisë së krimit, gazi që hodhën mbi qytetarët, krejtësisht paqësorë dhe përpjekja për ta shndërruar këtë natë në një natë dhune kundër protestuesve, me qëllim për të hequr vëmendjen nga një bandë kriminale e kapur nga gjithë bota, duke dhunuar zgjedhjet e vitit 2017, kjo përpjekje sonte dështoi me turp, siç dështon me turp përpjekja për zgjedhje moniste kriminale, pas anulimit nga presidenti të 30 qershorit.

 

Tani orët dhe ditët e ardhshme duhet të na gjejnë më në këmbë se kurrë, më të fortë se kurrë, më të vendosur se asnjëherë më parë për ta çuar këtë betejë drejt fitores totale për çdo shqiptare e çdo shqiptar.

 

Bisha e plagosur kriminale do të bëjë gjithçka për t’i ndalur grahmat e fundit të kufomës politike të organizatës kriminale të “Rilindjes” dhe kreut të bandës kriminale, Edi Rama. Por, si asnjëherë më parë, tik-taku e zemrekut të lëvizjes popullore për liri e demokraci po dëgjohet e do të dëgjohet edhe më fort, deri sa gongu i lirisë dhe i demokracisë të shtrijë përdhe tiraninë e krimit. Ju kthen shqiptarëve gjënë më të shtrenjtë të njeriu, të vjedhur nga kryeministri i Avdylajve, votën e lirë, pa të cilën nuk ka demokraci, nuk ka dinjitet, nuk ka mirëqenie, nuk ka zhvillim.

 

Ndaj dua t’ju pyes e t’ju kërkoj: A jeni gati ta çojmë këtë betejë deri në fund?

Qytetarët: Poooo

A jeni gati të bëjmë gjithçka për orën e bekuar të lirisë së re të demokracisë europiane? Po apo jo?

Qytetarët: Poooo

 

Zonja dhe zotërinj,

 

Gjithçka që na ka bashkuar në këtë betejë është vlera. Dhe njeriu nuk është asgjë, nëqoftëse nuk është vlerat për të cilat qëndron. Ju jeni fisnikët e vlerave familjare dhe vlerave qytetare, e vlerave shqiptare, e vlerave europiane. Ju jeni çlirimtarët e Shqipërisë nga krimi. Kjo armatë lirie e demokracie ka bërë këto katër muaj të paimagjinueshmen, të paimagjinueshmen për tiranët. Por sot atë që ndjen dhe imagjinon çdo krijesë, çdo shpirt i lirë që ka frikë vetëm Zotin në këtë tokë, që kur njerëzit bëhen bashkë për kauzën e drejtë, për vlerat e vërteta, nuk ka forcë që i ndal, nuk ka forcë që i mund. Rama ik!

 

Ndërkohë që përshëndes qindra e mijëra socialistë, vëllezër e motra tona që janë bashkuar në rradhët e kësaj proteste dhe, me zemër edhe shumë të tjerë, që duan çlirimin e partisë së tyre nga krimi, u bëj një thirrje njerëzve me përgjegjësi politike të kupolës socialiste: Ndalni krimin në kupolën tuaj, merrni kontrollin politik të partisë dhe uluni në dialog për zgjidhje politike pa Edi Ramën kryeministër, me një qeveri tranzitore. Le të garojmë para shqiptarëve me zgjedhje të lira e të ndershme dhe të vendosim së bashku standardin europian të zgjedhjeve. Nuk është vonë për ta shpëtuar Partinë Socialiste nga krimi.

 

Por një gjë është e sigurtë: forcë që ta ndalë bashkimin popullor për rrëzimin e organizatës kriminale të rilindjes, nuk ka e nuk do të ketë. Të gjithë bashkë e kemi në dorën tonë. E kemi në dorën tonë tani që e kemi kuptuar, se pengmarrësi dhe pengmarrja është bërë nga një grusht të babëziturish, kriminelë, njerëz pa vlera, por plot me vese; njerëz që kishin mundësinë për të bërë gjithçka dhe nuk bënë asgjë për këtë popull, por bënë gjithçka të zezë për të mbushur xhepat e tyre dhe për të mbajtur pushtetin e marrë me dhunë.

 

E ka të qartë sot bota e çdo shqiptar, që ky grusht i vogël është në panik total dhe minjtë e parë kanë filluar të largohen nga anija që po mbytet, anija e krimit, anija e organizatës kriminale të rilindjes. Asgjë nuk e ndal betejën tonë, ndaj vullneti ynë, vendosmëria jonë, zotimi ynë është të vazhdojmë këtë betejë deri në fitore.

 

Rama ik!

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

 

Shmangni çdo provokim, sikundër i bëj thirrje banditëve që dhunojnë kodet e ligjet e policise dhe detyrojnë policët të ushtrojnë dhunë e të bëjnë arrestime të paligjshme, se as PD, as Lulzim Basha, as nuk harron, as nuk fal.

 

Emër për emër do të mbani përgjegjësi për aktet e dhunës kundër qytetarëve, kundër protestuesve paqësorë.

 

Ora e fitores po afron, ora e triumfut të vlerave po afron dhe kjo është meritë e gjithësecilit prej jush dhe këtij bashkimi të jashtëzakonshëm vullnetesh.

 

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku janë!

Fitore!

Read More
08 Qer
0

Gazment Bardhi: PD është e vendosur: asnjë hap pas për të drejtën themelore të njerëzve të lirë, votën e lirë.

 

  • Deklaratat e Policisë së Shtetit janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.

 

  • PD është e vendosur: asnjë hap pas për të drejtën themelore të njerëzve të lirë, votën e lirë, të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj siç ndodh në SHBA, në Britani, Francë, Gjermani, Itali dhe kudo.

 

  • Të gjithë bashkë, sot në orën 19.00, për t’i dhënë qartë dhe prerë Qeverisë ilegjitime të banditëve, verdiktin se shumica e bashkuar e shqiptarëve, nuk e pranon kurrë pushtetin e marrë me dhunë dhe të bërë njësh me krimin.

 

 

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD GAZMENT BARDHI

 

 

Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Policisë si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit.

 

Qeveria ilegjitime që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike.

 

Deklaratat e Policisë së kapur nga krimi janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.

 

Partia Demokratike ka thirrur sot në protestë të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.

 

I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet.

 

Dhuna është mjeti kryesor me të cilin Rama mban pushtetin, duke goditur qytetarët e pambrojtur. Është Edi Rama ai që nxorri me gaz lotsjellës nga shtëpitë banorët tek bregu i Lumit, që kërcënon banorët e Astirt me shkatërrimin e shtëpive, që ka futur në burgje mbi 10 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që u ka hequr bukën e gojës mijëra të tjerëve. Ky është zemërimi në rritje i mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë, të poshtëruar e të dhunuar nga regjimi i Edi Ramës.

 

Partia Demokratike është e vendosur: asnjë hap pas për të drejtën themelore të njerëzve të lirë, votën e lirë, të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani, Francë, Gjermani, Itali dhe kudo. Protestat tona i shërbejnë vetëm këtij qëllimi.

 

Ripërsërisim sot apelin tonë drejtuar qytetarëve, që pavarësisht provokimit kriminal të drejtuesve të Policisë së Shtetit, që do të kenë fatin e njëjtë me atë të Edi Ramës, duhet të mbrojnë punonjësit e thjeshtë të policisë, të cilët kanë të njëjtat halle dhe probleme me secilin prej qytetarëve që dalin në protestë.

 

Skenarët kriminalë të Edi Ramës, pengimi i të drejtës për të protestuar, dhuna dhe terrori mbi protestuesit nuk kanë për të na ndalur.

 

Beteja jonë është për standardet dhe vlerat Europiane, prandaj ka bashkuar shumicën dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm.

 

Regjimi në grahmat e fundit është i tmerruar. Bashkimi i sotëm do të jetë madhështor. Fundi i modelit të Qeverisë së Avdylajve, është më i afërt se kurrë.

 

Të gjithë si asnjëherë të bashkuar sot në orën 19.00, për t’i dhënë qartë dhe prerë Qeverisë ilegjitime të banditëve, verdiktin se shumica e bashkuar e shqiptarëve, nuk e pranon kurrë pushtetin e marrë me dhunë dhe të bërë njësh me krimin.

 

Te gjithë bashkë, sonte në orën 19.00, për Shqipërinë si gjithë Europa!

Read More
07 Qer
0

Edi Rama e shkriu në një shtetin me krimin. Vetëm largimi i tij është zgjidhja

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA.

 

Në gjendjen e tronditur ku gjendet çdo shqiptar i ndershëm përballë zbulimit të fytyrës së vërtetë të regjimit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, është e rëndësishme që të gjejmë kthjelltësinë për ta parë të vërtetën në sy dhe të gjithë të vërtetën.

 

Beteja ime dhe e Partisë Demokratike këto 6 vjet ka qenë një betejë e vazhdueshme kundër trafikut të drogës, kundër krimit dhe kundër kapjes së shtetit nga krimi.

 

Ka qenë një beteje, të cilën, shumicën e këtyre viteve, unë dhe PD e kemi zhvilluar të vetëm dhe, shpesh here, të sulmuar, akuzuar, përqeshur dhe nën trysni të jashtëzakonshme.

 

Për shkak të propagandës së shfrenuar, të financuar me dhjetëra miliona euro, zëri ynë është shuar dhe na është dashur të ndërmarrim veprime dhe sakrifica të mëdha për t’u dëgjuar dhe për të çuar përpara betejën tonë. Këto veprime kanë patur kosto politike për mua personalisht dhe për Partinë Demokratike.

 

Por ne nuk kemi patur asnjë zgjedhje tjetër.

 

Kjo nuk ka qenë një betejë që e kam zgjedhur unë apo Partia Demokratike. Ka qenë një betejë e pashmangshme për çdo njeri që ka kuptuar, sikurse e kemi kuptuar ne, regjimin kriminalo-autokratik që Edi Rama ka instaluar në Shqipëri.

 

Kriminelët, drogën, krimin në politikë dhe në aleancë me qeverinë nuk i solla unë. I solli personalisht Edi Rama, me një projekt të qartë, të vetëdijshëm, të qëllimshëm dhe të planifikuar.

 

Lidhjet e Edi Ramës me krimin janë shumë më të hershme se sa kur u bë kryeministër. Këto lidhje kanë filluar që në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe e ktheu qytetin në një lavatriçe gjigande, ku u pastruan për vite paratë e trafiqeve dhe të krimit.

 

Personazhet kryesore të nëntokës së kryeqytetit të asaj kohe kanë qenë partnerë dhe bashkëpunëtorë të tij. Me ata ka ndarë para dhe pushtet që në atë kohë. Përmes lejeve të ndërtimit Edi Rama krijoi një elitë kriminale në Tiranë.

 

Me paratë e krimit dhe të korrupsionit të lejeve të ndërtimit Edi Rama bleu drejtimin e Partisë Socialiste.

 

Në krye të PS-së dhe të opozitës, Edi Rama bashkëpunimin me krimin e ktheu në një model politik. Ai rekrutoi, që në opozitë, figura të krimit dhe të malavitës kudo në Shqipëri dhe krijoi një aleancë të fuqishme PS-krim, me anë të së cilës ai mori pushtetin politik në vitin 2013.

 

Bashkë me Edi Ramën në pushtet erdhën me dhjetëra krerë rajonalë të krimit, disa duke u bërë direkt deputetë në Kuvend dhe funksionarë shtetërore, të tjerët morën fuqinë për të komanduar pushtetin në zona të ndryshme të vendit.

 

Që ditën e parë, pushtetin e Kryeministrit Edi Rama e përdori për ta fuqizuar modelin e ortakërisë krim-politikë në shkallë kombëtare. Madje ai e ngriti atë në një nivel të ri, duke e shkrirë një krimin dhe politikën.

 

Sikurse e pa gjithë bota, në Durrës, sot nuk ka më asnjë dallim dhe asnjë vijë ndarëse mes krimit dhe Partisë Socialiste dhe institucioneve të pushtetit që kontrollon Partia Socialiste.

 

Bandat janë shtabe elektorale të Partisë Socialiste, kokat e krimit konsiderohen si shefa të tyre nga administrata publike, bandat caktojnë dhe marrin përfaqësuesit e tyre në Kuvend me siglën e PS-së, ndërsa drejtues socialistë koordinojnë cdo veprim politik me kriminelët.

 

Kjo gjendje nuk është kapje e shtetit nga krimi, është shkrirje e shtetit dhe krimit në një.

 

Për të arritur në këtë pikë, që ditët e para, Edi Rama lejoi dhe mbrojti kultivimin dhe trafikun ndërkombëtar të kanabisit në të gjithë Shqipërinë:

 

Nuk duhet patur asnjë dyshim, ishte një projekt i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm i Edi Ramës, i cili e sheh krimin dhe drogën si faktor ekonomik.

 

Nga Bashkia e Tiranës Edi Rama u mësua se droga prodhon para lumë, me të cilat ndërtohen pallate, që është i vetmi aktivitet ekonomik që Edi Rama njeh dhe nxit.

 

Këtë model zbatoi ai në të gjithë Shqipërinë duke lejuar kanabisin, ekonominë e drogës për të ngritur kulla.

 

Vazhdimi dihet nga të gjithë. Aktiviteti kriminal i drogës evolon nga ai drogave të lehta në ato të rënda, kokainë dhe heroinë. Evolon nga niveli lokal në atë rajonal dhe pastaj ndërkombëtar.

 

Pastaj kriminelët me paratë e drogës kapin policinë, drejtësinë dhe politikën. Pikërisht kjo që ka ndodhur në Shqipëri me shpejtësi brenda pak vitesh.

 

Të gjitha këto, unë dhe PD i kemi denoncuar dhe luftuar përditë. Shumë njerëz na kanë marrë për Don Kishotë, por sot don kishotët janë ata që Edi Rama u dukej artist dhe perëndimor dhe jo ai që është: një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë që ka instaluar në Shqipëri një regjim kriminal.

 

Unë do të kisha dashur shumë që në opozitë të isha marrë me politikat publike, të isha marrë me programe dhe ligje, por kjo ka qenë e pamundur përballë krimit dhe drogës. Sa herë që ne jemi përpjekur për të dhënë alternativë qeverisëse, skandalet e drogës dhe të krimit na kanë detyruar të çojmë vëmendjen tek krimi dhe droga.

 

Unë do të kisha dashur shumë që jeta parlamentare e jona të ishte perëndimore, që ne të diskutojmë në Kuvend ide, ligje, vendime që ndihmojnë ekonominë dhe njerëzit.

 

Por është tallje dhe verbëri kriminale t’i kërkosh opozitës që të ulet dhe të bëjë ligje dhe diskutime parlamentare me Armando Prengën, Arben Ndokën, Mark Frrokun, Pjerin Ndreun, Jurgis Çyrben, Rrahman Rrajen, Ilir Ndraxhin e shumë banditë apo eksponentë të krimit në Kuvend dhe majat e politikës socialiste.

 

Me Rrahman Rrajen nuk flitet për ligje. Me Saimir Tahirin nuk flitet për rendin publik. Me Elvis Roshin e Vangjush Dakon nuk flitet për planet e zhvillimit urban. Me Fatmir Xhafajan nuk flitet për drejtësi dhe të drejta të njeriut.

 

Ka një të vërtetë të madhe: me kriminelët dhe të fortët nuk mund të përdorësh standarde perëndimore.

 

Me të fortët dhe kriminelët nuk konkurohet në zgjedhje. Ne nuk nuk mund të konkurojmë politikisht me Avdylajt në Durrës, me Habilajt dhe Xhafajt në Vlorë, me Shullazët në Tiranë, me Rrajat dhe Bushët në Krujë, me Bajrat në Shkodër, me Lalat në Peshkopi, me Sanxhaktarët dhe Sejdinët në Elbasan, me Ndokët dhe Prengat në Lezhë, me Rroshët në Kavajë.

 

Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Ata që nuk kanë problem që Edi Rama të qeverisë me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, nuk mund t’i kërkojnë opozitës që të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje.

Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Askush nuk duhet të gënjejë veten asnjë çast. Edi Rama do të përdorë çdo pushtet, cdo qindarkë, çdo mundësi për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe këdo.

 

Ata që mendojnë se Edi Rama mund te kufizohet, mund të refermohet apo mund të emancipohet, janë naivë. Edi Rama është i zhytur në krim dhe nuk ka më as fuqinë morale dhe as mendore për të respektuar as standardet më minimale demokratike politike.

 

Edi Rama duhet të ikë.

 

Edhe pas ikjes së tij Shqipërisë do t’i duhen shumë përpjekje për të çrrënjosur modelin kriminal që ka instaluar ai në Shqipëri dhe për të kuruar plagët e korrupsionit.

 

Sytë e botës janë drejtuar nga ne, për të parë sesi ne si vend, si popull i bashkuar rreth vlerave do ta zgjidhim këtë krizë.

 

Pastrimi i sistemit tonë politik dhe largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisje, është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj, per Shqiperinë e gjithë shqiptarëve,

 

Jo për Shqiperinë që duan një grusht hajdutësh dhe kriminelësh që kanë kapur pushtetin me krimin.

 

Ne e bëjmë këtë betejë për standartet europiane, një vend të vlerave dhe mirëqenies për të gjithë.

 

Boll më me Shqiperinë që duan vetëm ata që janë në pushtet.

Koha është tani për Shqiperinë e gjithë shqiptarëve!

Të përfitojnë të gjithë nga pasuritë tona publike.

Të ndihen të gjithë zot në shtepine e tyre.

Të kenë të gjithë shqiptarët mundësi për mirëqenie.

Ta gezojnë të gjithë shqiptaret vendin tonë të mrekullueshm

 

Sa më parë të fillojmë t’i bëjmë këto përpjekje realitet, aq më mirë është për njerëzit. Sa më parë të largohet Edi Rama aq më më pak kosto e aq më mirë do të jetë për të ardhmen e vendit.

 

Ndaj, ju ftoj sonte të dashur bashkëqytetarë, të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin nesër në ora 19 në protestën kombëtare.

 

Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj është forca e pandalshme për çlirimin e Shqipërisë nga regjimi kriminalo-autokatik që ka marrë peng vendin dhe fatet tuaja.

 

Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari.

 

Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë.

 

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

Read More
07 Qer
0

Qytetarët e Tiranës janë gati ta ndëshkojnë me votë Erjon Veliajn.

 

  • Erjon Veliaj në pak minuta dhe me shpejtësi ka miratuar 20 vendime në Këshillin Bashkiak, pa diskutim dhe pa debat. Asnjë këshilltar nuk ka mundur t’i lexojë.

 

  • Bashkia e Tiranës prej katër vitesh ka shtuar varfërinë, papunësinë në sajë të taksave dhe korrupsionit. Qytetarët e Tiranës janë gati ta ndëshkojnë me votë Erjon Veliajn.

 

  • Për të çliruar Tiranën nga krimi dhe oligarkët, të blidhemi të gjithë nesër në protestën kombëtare

 

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, KRESHNIK ÇOLLAKU

 

Sot Këshilli Bashkiak i Tiranës, Parlamenti i Tiranës ka arritur një tjetër rekord, sa komik aq edhe tragjik. Këshilli Bashkiak i Tiranës, siç publiku ka patur mundësinë ta shohë, ka hapur dhe mbyllur mbledhjen e tij, ka miratuar më shumë se 20 vendime në vetëm 12 minuta.

 

Asnjë këshilltar nuk ka mundësinë as t’i lexojë titujt e vendimeve që ka votuar, dhe aq më pak t’i diskutojë apo debatojë ato.

 

Kjo është tragjike dhe një fyerje e madhe për qytetin e Tiranës dhe qytetarët e tij.

 

Por sidoqoftë, edhe me këto defekte, duket se kjo e sotmja, në një situatë normale, është mbledhja e fundit e një këshilli bashkiak, e një parlamenti të Tiranës, i zgjedhur me votime të lira e të ndershme. 4 vjet më parë, qytetarët e Tiranës votuan, ata votuan për opozitën, ata votuan edhe për forcën që do të qeveriste Tiranën.

 

Në 4 vite Partia Demokratike dhe këshilltarët e saj i kanë qendruar besnik çdo vote të çdo qytetari të Tiranës që na dha besimin. Partia Demokratike dhe këshilltarët e saj, bashkë me opozitën e bashkuar në Këshillin Bashkiak kanë luftuar çdo ditë për të justifikuar këtë votë, për të mos lejuar të ngrihen taksat, të varfërohet qyteti e të vështirësohet jetesa.

 

Çfarë mund të shohim sot, në Tiranën e pas 4 viteve? Sigurisht ka më shumë reklama, ka më shumë tabela, por ka më pak punë, ka më shumë varfëri, ka orë e orë të tëra që qytetarët i humbasin në trafik, ka më shumë taksa, ka ujë të ngritur, ka çmime më të shtrenjta biletash për autobusë e për transport publik, ka më pak vende pune, ka më shumë oligarkë, të cilëve u ulen taksat, dhe ka më shumë biznese që çdo ditë mbyllen, duke detyruar njerëzit të vuajnë varfërinë dhe urinë.

 

Partia Demokratike dhe këshilltarët e saj kanë bërë beteja në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Sigurisht mbase jo gjithçka e kemi bërë në mënyrë të përkryer, por një gjë është e vërtetë dhe e sigurtë, e kemi bërë atë ndershëm.

 

Ne kemi kundështuar çdo rritje takse në Tiranë, ato që shkonin në favor të oligarkëve dhe që binin në kurriz të qytetarëve. Ne kemi kundërshtuar rritjen e çmimit të ujit, ne kundërshtuam rritjen e çmimit të biletave, ne protestuam për çmimin e biletave për studentët, dhe për kushtet e tyre dhe aty ku mundëm rezistencën e bëmë ndershëm. Sigurisht me ato vota që kishim mundësi, shumë nga këto, mjerisht nuk arritëm dot ti mbrojmë.

Por unë sot, në emër të këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar, them me plot gojën se ndjehemi krenarë për disa akte dhe qëndresa që këshilltarët e opozitës bënë. Publiku duhet të kuptojë se vetëm prej ekzistencës së këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, godina e Teatrit Kombëtar vazhdon të qëndrojë ende në këmbë. Pamundësia e Erjon Velisë dhe Edi Ramës për të blerë opozitën, për të joshur opozitën apo për të shtypur opozitën në Këshillin Bashkiak, bënë që të detyrohen të krijojnë një ligj anti-kushtetues dhe totalisht korruptiv, Ligjin “Fusha”.

 

Ishte rezistenca e këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak që bllokuan, të paktën për kohën që ne ishim të pranishëm, mundësinë e Erjon Velisë dhe Edi Ramës për të pastruar mbi 200 milion euro në Tiranë përmes rrafshimit të Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e më shumë se 7 kullave të larta në Tiranë. Ka qenë po kështu rezistenca e kësaj opozite në Këshillin Bashkiak të Tiranës, e cila ka pamundësuar më shumë se 40 troje, prona publike në Tiranë, për t’u tjetërsuar nga Erjon Veliaj dhe Edi Rama dhe për t’ju dhënë si dhuratë oligarkëve apo klientëve të pushtetit.

 

Ne për këto jemi krenar, të ndershëm me betimin që i kemi bërë qytetarëve shqiptarë. Janë mbase këto arsyet të cilat sot po nxisin dhe joshin Edi Ramën dhe Erjon Velinë, dhe bandën e Avdylajve në të gjithë vendin, për të shkuar drejt një krimi electoral me 30 qershor. Është vetëm kjo arsyeja që i detyron të mbajnë votime pa opozitë, që nesër bashkia e Tiranës mos të jetë më bashki e Tiranës, por një Komitet Ekzekutiv i Edi Ramës dhe në Tiranë të mos ketë më këshilltarë, por përfaqësues të Frontit Demokratik të ri, organizatës left të Partisë së Punës. Erjon Veliaj, sipas sondazheve, jo vetëm tonave por edhe të grupeve që i organizon vetë, është një kandidat humbës për bashkinë e Tiranës.

 

Qytetarët e Tiranës kanë parë këto 4 vite, çfarë do të thotë kur qeveris mafia dhe oligarkët, përzier me pushtetin. Qytetarët e Tiranës janë gati ta ndëshkojnë me votë Erjon Veliajn. Por Edi Rama dhe Erjon Veliaj nuk duan votë, ata i tremben votës, prandaj ata janë të gatshëm të marrë e të vërbuar për të shkuar drejt një krimi electoral, sepse e vetmja mundësi se sim und tëq drejtojnë aferat e tyre, është përmes pseudogarave ku nuk kanë rivalë dhe kur deligjitimojnë parlamentin e Tiranës dhe cdo funksion të plutralizmit dhe të demokracisë në vend.

 

Fjalët kanë mbaruar. Arsyet i kemi dhënë të gjitha. Njerëzit, qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë po e shohin çdo ditë degradimin e këtij pushteti. Prandaj përgjigja, beteja për një Shqipëri pluraliste, të lirë e demokratike, dhe për një Tiranë të shpëtuar nga dhëmbët e oligarkëve, mafies dhe klaneve të pushtetit, është vetëm një: të shtunën me 8 qershor të gjithë në protest për Shqipëqrinë, për pluralizmin, por edhe për një Tiranë jashtë thonjëve të mafies dhe të krimit të organizuar.

 

Read More