Blog

07 Qer
0

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Mesnatën e mbrëmshme, bandat e Edi Ramës në Ulëz të Matit kanë djegur dy makinat e kryetares së strukturës së PD në Ulëz, znj Gjelina Kalthi. Asnjë problem teknik, asnjë konflikt nuk ka patur familja e znj. Kalthi me askënd në Ulëz.

I vetmi shkak i këtij sulmi banditesk është fakti se me këto dy makina, familja Kalthi ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, duke shoqëruar edhe qindra qytetarë të tjerë protestues nga Ulza.

Postblloqet policore në rrethin e Matit kanë identifikuar makinat si “transportuese” të protestuesve nga Mati në Tiranë dhe mbrëmë, në mes të natës, si hajdutë e banditë, kanë realizuar aktin kriminal.

PD dënon ashpërsisht këtë akt qartësisht politik dhe banditesk. Ai është një akt që as do ta harrojmë, as do ta falim.

Një ditë, në këtë vend drejtësia do të vendoset dhe para drejtësisë, me Edi Ramën, do të vendosen dhe bandat e banditët që realizojnë akte të tilla, që synojnë intimidimin dhe frikësimin e kundërshtarëve politikë të regjimit kriminal të Edi Ramës.

Bandat e Edi Ramës, betejën me demokratët e qytetarët e Matit e kanë të humbur.

Familja Kalthi, bashkë me qytetarët e tjerë të Ulzës, do të jenë edhe nesër në protestë, para kryeministrisë, në orën 19.00

Malësorët e Matit nuk i nënshtroi dot Enver Hoxha, ata nuk do t’i nënshtrojnë dot as banditët e drogës e të hashashit, në shërbim të kryeministrit ilegjitim të Avdylajve.

Read More
06 Qer
0

Edi Rama do ta vazhdojë të mbrojë Dakon dhe çdo kriminel për të mbrojtur pushtetin e tij të kalbur.

  • Kushdo që pret dorëheqjen e Ramës pas skandalit për blerjen e votave, do të zhgënjehet. Edi Rama do ta vazhdojë të mbrojë Dakon dhe çdo kriminel për të mbrojtur pushtetin e tij të kalbur.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIEBAJ.

Pas skandalit të publikuar nga gazeta gjermane Bild, ku del në dritë mekanizmi i blerjes së votave nëpërmjet krimit dhe se drejtuesi real i fushatës për Partinë Socialiste është një trafikant ndërkombëtar droge, me të drejtë, të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës.

Por, kur bëhet fjalë për pushtetin dhe mbajtjen e tij në çdo formë e me çdo mjet, Edi Rama, është krejt i parashikueshëm dhe nuk zhgënjen asnjëherë.

Kryeministri ilegjitim, i ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi, siç konfirmuan edhe përgjimet e fundit të gazetës Bild, jo vetëm nuk po e konsideron dorëheqjen, por është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos, duke arritur deri tek kërcënimi publik i kujtdo që nxjerr sekretin e bashkëpunimit me krimin për blerjen e votave.

Me apo pa dorëheqje, Edi Ramën nuk e beson më askush. Edhe ata që besonin sadopak tek kryeministri mafioz, sot janë të qartë së gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.Nëse do të ishte e kundërta, Edi Rama do të kishte dhënë dorëheqjen me dhjetëra herë. Do të kishte dhënë dorëheqjen, kur u faktuan akuzat e opozitës se:

  • Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë.
  • Edi Rama kishte future kriminelë në ParlamentKryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ishte përdhunues dhe trafikant.Saimir Tahiri mbështeste trafikun e drogës.
  • Vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vazhdonte trafikun e drogës në Vlorë
  • Koncesionet gati 2 miliardë dollarë ishin të miqve dhe financuesve të Edi Ramës
  • Projekti i Unazës së Re ishte një skemë gjigande vjedhjeje përmes një kompanie fantazëm dhe shumë e shumë skandale e afera të tjera korruptive, që kanë zhvatur dhe varfëruar shqiptarët.

Edi Rama nuk mendoi asnjëherë ta japë dorëheqjen për këto skandale, që po pengojnë prej 6 vjetësh nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Duke kërcënuar e sulmuar këdo që ka nxjerrë prova për ta, duke manipuluar të vërtetën, duke fabrikuar dëshmitarë e prishur prova, Edi Rama i ka mbrojtur ata të gjithë nga drejtësia, për të mbrojtur pushtetin e tij të kriminalizuar.

Pas përgjimeve të Bild, që faktojnë blerjen e pushtetit përmes krimit, është e qartë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën kontrollin e plotë të tij. Një prokurori e pavaruar, do të kishte zbatuar ligjin, do t’i kishte vënë para drejtësisë pushtetarët e lidhur me krimin dhe të përfshirë në afera të rënda korruptive.

Edi Rama i mbron kriminelët e tij brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk  e mban dot pushtetin pa krimin.

Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkeputur lidhjet e politikës me krimin dhe për të çliruar zgjedhjet nga pengmarrja e krimit.

Me Edi Ramën, synimi i vetëm i të cilit është të mbrojë pasurinë dhe pushtetin e tij të kalbëzuar nga krimi dhe korruposioni, shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje: Të bashkohen me protestën kombëtare më 8 Qershor. Pjesëmarrja dhe vendosmëria e shumicës së shqiptarëve për të mos pranuar paktin e tij me krimin, është përgjigja më e mirë për kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin.

Read More
05 Qer
0

PD: Heshtja dhe përdorimi politik i Prokurorisë për të kërcënuar mediat nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën

 

  • Heshtja dhe përdorimi politik i Prokurorisë për të kërcënuar mediat nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën për të mbuluar krimin e blerjes së pushtetit

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

 

Në vend që, sot, politikanët e kapur në shitblerje votash me krimin, të ishin me pranga në duar; në vend që Kryeministri të jepte dorëheqjen dhe të vihej në dispozicion të hetimit për zbardhjen e krimeve zgjedhore; Edi Rama urdhëron shantazhimin dhe kërcënimin ndaj gazetës gjermane BILD dhe mediave shqiptare që nxorrën në dritë krimin zgjedhor.

 

Kërcënimet e shërbëtoreve të tij provojnë se Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim Vangjush Dako, Astrit Avdylaj, garantet e mosndëshkimit të këtyre krimeve elektorale, Arta Marku dhe Donika Prela, janë e njëjta dorë kriminale, pjesë e të njëjtit grupi të strukturuar kriminal që:

– vjedh votat,

– dhunon votuesit,

– manipulon hetimet,

– dhe kërcënon mediat.

 

Edi Rama, përfituesi nga blerja e votave prej bandës së Avdylajve kërkon të blejë kohë, duke urdhëruar prokurorinë e kontrolluar prej tij, të artikulojë teza të rrezikshme për demokracinë në vend dhe lirinë e medias.

 

Edi Rama vetë po hesht, siç bën gjithmonë, kur kapet me fakte në krim. Këtë rradhë, as heshtja, as shërbëtoret e tij në prokurori, nuk mund të mbulojnë dot të vërtetën që tani ka marrë përmasa europiane: Edi Rama është një Kryeministër ilegjitim, që e ka shndërruar Partinë Socialiste në një strukturë të kriminalizuar, në shërbim të pushtetit të tij personal.

 

Partia Demokratike inkurajon gazetarët të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre për të informuar publikun mbi të vërtetën e tmerrshme se Shqipëria drejtohet nga krimi i organizuar.

 

Partia Demokratike inkurajon çdo prokuror të mos i bindet urdhrave politikë të një Kryeministri të kriminalizuar apo veglave të tij në drejtimin e Prokurorisë. Vënia përpara drejtësisë e pushtetarëve që kanë bashkëpunuar në zgjedhje me krimin e organizuar, është shërbimi më i madh ndaj interesit publik.

 

As heshtja, as përdorimi i Prokurorisë, nuk i jep dot më shumë jetë kufomës politike të Edi Ramës. Asgjë dhe askush nuk e shpëton dot atë dhe pushtetin e tij të inkriminuar.

Read More
05 Qer
0

Bisedat e publikuara nga BILD, tregojnë fuqinë e krimit të organizuar në Shqipëri

Kryetari i PD Lulzim Basha reagoi pas publikimit të përgjimeve të gazetës më të madhe në Europë BILD”

Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.

Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

• Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.
• Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.
• Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.
• Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.
• Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:

• Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.
• Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.
• Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.

Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Read More
05 Qer
0

Objektivi ynë prioritar, thithja e investimeve gjermane dhe bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve për përgatitjen e tyre për tregun e punës në Shqipëri, Gjermani a vende të tjera të BE

Dialogu i Nivelit të Lartë që po zhvillon punimet ne Berlin organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman ishte një mundësi e rrallë për të bashkëbiseduar me një nga personalitetet më autoritative për industrinë dhe biznesin gjerman, Presidentin e Këshillit Ekonomik Gjerman, Prof. Dr. Kurt J. LAUK dhe me drejtuesit më të lartë të kompanive dhe bankave të rëndesishme gjermane si SIEMENS, ING, BMW dhe korporata të tjera.

Pata mundësinë të njoh sipërmarrës dhe liderë të ekonomisë dhe financave të Gjermanisë me planin ekonomik të Partisë Demokratike hartuar me ndihmën e ekspertëve të CDU-së, në veçanti me masat për përmirësimin e klimës për investime të huaja, funksionimin e shtetit ligjor, sigurinë juridike, taksën e sheshtë dhe luftën kundër korrupsionit.

Thithja e investimeve gjermane dhe bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve për ti përgatitur për tregun e punës në Shqipëri, Gjermani a vende të tjera të Bashkimit Europian janë objektivi ynë prioritar. Sot biznesi shqiptar dhe investitorët e huaj kanë nevojë për shtet ligjor, sisteme funksionale, konkurencë të ndershme dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Unë dhe Partia Demokratike nuk do të ndalemi derisa ti bejmë realitet keto.

Arsimi, shëndetësia, bujqësia, turizmi dhe teknologjia e informacionit janë ndër prioritetet kryesore të cilat kërkojnë vizion dhe mbështetje financiare për ti nxjerrë nga gjendja e mjeruar ku ndodhen sot. Ne do të bëjmë gjithcka në këtë drejtim, duke bashkëpunuar dhe u mbështetur tek përvoja shumë e suksesshme e Gjermanisë. Në vecanti u ndala dhe tek projektet infrastrukturore, rrugore dhe portuale të parashikuara në planin tonë dhe që synojnë shkurtimin e distancave dhe rritje të shkembimeve tregtare mes vendeve të rajonit dhe me ato të Bashkimit Europian.

Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të rifitojë kohën e humbur e të kthehet në qendër të investimeve rajonale të kompanive prestigjoze gjermane dhe jo vetëm, çka do të sjellë punësim dhe zhvillim ekonomik për qytetarët tanë.

Read More
05 Qer
0

Do të bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investimet

Pata nderin dhe kënaqësinë të takoj dhe uroj për zgjedhjen si Presidente e Këshillit Ekonomik Gjerman zonjën Astrid Hamker dhe zëvendës Presidentin Friedrich Merz, njëkohësisht CEO i BlackRock Inc, Fondit më të madh të investimeve në botë.

Gjatë takimit me drejtuesit e lartë të Keshillit Ekonomik Gjerman, pata mundësinë të diskutojmë për zgjerimin e bashkpunimit. Gjeta mbështetje të plotë për të na asistuar me ekspertë dhe eksperiencën e tyre gjatë detajimit të programit tonë ekonomik dhe nesër në qeverisje për të nxitur investitorët gjermanë të shqyrtojnë Shqipërinë si destinacion të investimeve të tyre.

Ne do të ngremë grupe të përbashkëta pune me qëllim bërjen realitet të objektivit tonë për ta bërë Shqipërinë një vend tërheqës për investimet gjermane në vecanti dhe të huaja në përgjithësi, për të rritur punësimin me paga dinjitoze dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Për programin ekonomik të PD dhe intensifikimin e bashkpunimit ekonomik me Gjermaninë, diskutova edhe me Thomas Bareiss, Sekretar Shteti i Parlamentit në Ministrinë Federale Gjermane për Çështje Ekonomike dhe Energjetikë dhe me Dr. Jürgen FRIEDRICH, President dhe drejtor ekzekutiv i Germany Trade&Invest, korporata federale për nxitjen dhe mbështetjen e investimeve gjermane në botë. I njoha me programin tonë për taksën e sheshtë 9%, me paketen anti oligarki dhe anti korrupsion që do të rrisë konkurrencën e ndershme dhe luftojë korrupsionin e përhapur kudo.

Vetëm vitin e kaluar janë larguar nga Shqipëria qindra sipërmarrje europiane prej problemeve në lidhje me konkurrencën, zbatimin e ligjit, pronësinë, dhe paqëndrueshmërinë e politikave fiskale. Po keshtu cdo ditë mbyllen rreth 50 biznese vendase prej korrupsionit, klientelizmit oligarkik të pushtetit dhe politikave të dështuara fiskale e mungesës së vizionit ekonomik.

Ne jemi të vendosur ti japim fund këtyre plagëve dhe të krijojmë në Shqipëri një klime të favorshme për investimet vedase dhe të huaja dhe për këtë mora mbështetjen e miqve dhe partnerëve gjerman. Punësimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit janë prioriteti ynë kryesor. #ShqipëriaSiEuropa

Read More
05 Qer
0

Public tenders’ abuses reach record high levels while national economy deteriorates due to increased taxation and bad fiscal policy.

The Albanian Supreme State Audit Institution report for 2018 shows that the total amount of government misuse of public funds reaches a record high level of 1.7 billion euros. Out of this sum, 923 million euros is the economic damage from uncollected government revenues and 587 million euros are due to misexpenditures relating to public tenders.

The record level of public concessions and PPPs developed by the Rama government appear to be of significant importance. Beyond their impact for the public future debt exposure, the procedure and the amounts involved in these concessionary and PPP contracts, raise important doubts as of their transparency and tue economic rationale.

Up to now, a limited number 19 companies owned by 11 government-backed oligarchs, have won 2.100 bids equalling to 263 million euros. Over 630 public tenders have been awarded through a direct negotiation procedure without announcement.

Four majority MPs have won 410 public tenders and concessions valued at 82 mln euros. Out of the total concessions given to these majority MPs, 97 public tenders worth 5 mln euros, were given through direct negotiation without announcement.

According to data from the Public Procurement Agency, the 11 government-backed oligarchs denounced by DP have benefited 242 public tenders during 2018, equaling 3.6% of the total number of procurements for a total of 52 mln euros or 7% of the total value of procurements in 2018. 34% of these tenders were made in the conditions of one sole competitor for the contract, which clearly says there was no competition at all. Out the remaining tenders, 65 were directly negotiated procedures without announcement worth 6,3 mln euros, representing 15% of the total negotiated contracts value of 2018.

In the meantime, according to comparative data, Albanians pay more taxes than all neighbouring countries, while receiving a lower income and facing higher living costs. The fiscal policies of the government since January 2014 have been pro-monopolies and against free market competition; the law of strategic investments or the new draft law on the Albanian Investment Corporation, do not help entrepreneurship or FDIs, but non-transparent corruptive and anti-constitutional large financial & infrastructural projects.

The decrease of bank savings has become more apparent, considering that nearly 4% of Albanians account for over 57% of the total bank savings. In parallel, salaries have remained stagnant in these recent years albeit all statistical data confirm, in contrast, that product prices have increased. According to the Central Bank of Albania, 26% of households have debts and 30% have received informal loans to support their daily needs.

The UNDP Albania report is a significant indicator of the negative impact of the progressive tax. The report states that the progressive tax has adversely affected the reduction of poverty and the growth of the middle class. According to the report, ” If there had not been a change from flat tax to progressive taxation, estimated consumption compared to current consumption shows that poverty would have fallen and middle class would have expanded by more than 2.5% “. Put shortly and clearly, the progressive tax has not helped the poor and the middle class, it has rather deepened poverty, increased it, and has contributed to reducing social mobility.

Data from the statistics report show that Albania does not have policies relating to salary increases in both the private and public sector. According to the state budget, wages in the public sector have had the lowest growth since 1993. Which translates in terms of growth, that in 5 years of socialist government, the wages increase is equal to the rise after 50 years of dictatorship.

This is why Albanians spend today most of their income to be food and daily consumption items, especially with the purchase of bread, according to EUROSTAT / Monitor data.

The tax increase has also affected state budget.

For the fiscal year 2018, the total revenues budget was lower than the forecast and lower than the previous year. Starting January 2014 up to now, the government has increased the fiscal burden by 1.9 billion euros. The collection of taxes in relation to GDP has increased by 3.5%. Shortly, the collection of taxes in the budget has increased at the same level as the taxes in total.

But we are facing neither an increase of the formalized economy, nor an increase of revenues as a result of fiscal policies, or an increase of employment and economic growth. On the contrary, according to data and studied of the Central Bank of Albania, consumption has fallen in relation to previous years, which is confirmed even by the revenues in the budget.

As comparison, Serbia, which has the same tax burden, collects a record regional level revenues, expected at 41.8% of GDP for 2019.While Montenegro is at the level of 40.1% of GDP in their 2019 draft budget.

Public Debt of Albania compared to the region:

Public Debt 2013 Public Debt 2018

– Albania: 65.5 % of GDP                – Albania: 83.1 % of GDP
– Montenegro: 57.5 % of GDP        – Montenegro: 69.3 % of GDP
– Serbia: 52.6 % of GDP                  – Serbia: 55.9 % of GDP
– Bosnia: 34.5 % of GDP                 – Macedonia: 44.0 % of GDP
– Macedonia: 34 % of GDP             – Bosnia: 36.3 % of GDP
– Kosovo: 8.9 % of GDP                   – Kosovo: 16 % of GDP
(in descending order)

Business crediting has fallen by 180 mln euro – confidence in the economy has fallen at worrisome levels as Albanian economy has stooped circulating its capital in an effective manner, in order to provide a healthy economic activity. 78 800 small businesses have stopped their activity since January 2014 until today. Over 60 businesses close every day starting January 2014.

The introduction of VAT for small businesses has not contributed neither to the increase of the VAT revenues to the budget, nor to the increase of enterprises income. State budget data for 2018 report that VAT collection is at 8.7% of GDP. The total value of taxes paid by businesses is currently at over 37% of profit and revenue. The 50% increase of taxes has led to an increase of production costs, while the falling the euro/lek exchange has led to an 11% decrease of profits.

The American Chamber of Commerce, the German Chamber of Commerce and the Albanian one, have officially complained about this situation, including relating to high taxes, non-pro-business fiscal policies that produce inequality and the non-transparency of PPPs. Similarly, businesses declare that they suffer from the non-reimbursement of VAT though the government has increased public debt after the financial deal made with the IMF in September 2013. Liabilities to businesses reflect indeed still very high level. In January 2019, the IMF accounted these liabilities up to 300 million euros.

Such situation is also confirmed by an U.S. State Department report underlines that Albania’s climate is not pro-business. The fiscal policies of the government since January 2014 have been pro-monopolies and against free market competition; the law of strategic investments or the new draft law on the Albanian Investment Corporation, do not help entrepreneurship or FDIs, but monopolies and untransparent large infrastructural projects.

INSTAT data for 2017 shows indeed that sales of businesses with 1 to 4 employees have fallen by 40 billion lek, or 16%. This situation is reflected also on the sales of businesses with 5 to 9 employees. For this category, the contraction is estimated at 10%, or 19 billion ALL against the previous year.

Read More
05 Qer
0

PD e vendosur të zbatojë masat e nevojshme për të lehtësuar klimën e biznesit

I nderuar të merrja pjesë në Ditën e Biznesit 2019 me sloganin“Fillim i ri për Gjermaninë dhe Europën” organizuar nga Këshilli Ekonomik Gjerman me pjesëmarrjen e 4000 sipermarresve, ministra të kabinetit Merkel, kryetaren e CDU- Annegret Kramp-Krrenbauer dhe kandidatin e Partisë Popullore Europiane për President të Komisionit Europian Manfred Weber.

Gjëja më e rëndësishme për kryetaren e CDU, Annegret Kramp Karrenbauer është që kompanitë në Gjermani të mbeten konkurruese: mungesa e punëtorëve të kualifikuar, kostot e energjisë dhe siguria e furnizimit, stimuj për investime, kërkime dhe infrastrukturë janë paketat e masave të propozuara në këtë funksion.

Zgjidhje në vend të krizave, guxim në vend të frikës është moto e Manfred Weber, Kandidati për President i Komisionit Europian i cili theksoi se qëndron për një politikë të bazuar në investime, mundësi dhe konkurrencë.

Një mundësi unike për të parë nga afër mekanizmat se si një qeveri e përgjegjshme bashkëpunon me sipërmarrjen, dialogon me të dhe planifikon masa lehtësuese në funksion të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Biznesi është gjeneratori i zhvillimit dhe punësimit ndaj PD është e vendosur të zbatojë masat e nevojshme për të lehtësuar klimën e biznesit dhe për të garantuar një mjedis tërheqës për investimet e huaja siç kemi parashikuar në planin tonë ekonomik. Gjithçka në funksion të punësimit dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. #ShqipëriaSiEuropa

Read More
04 Qer
0

Basha: Në qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë në Berlin, angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një shënim në llogarinë e tij në facebook njoftoi mbi takimet që ka patur sot, gjatë paneleve që po mbahen në kuadër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet në Berlin, një organizim prestigjioz i Fondacionit “Konrad Adenauer”.

Postimi i plotë i kryetarit Lulzim Basha

Ne qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin, është angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Referues kryesor ishte edhe dr. Joachim Bertele, zv/Kryekëshilltari i kancelares Angela Merkel për Politikat e Jashtme, të Sigurisë dhe Zhvillimit.

Pavarësisht krizës që po kalon aktualisht Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikës me krimin, shitblerjes së votave, korrupsionit, ne do të bëjmë gjithçka që ashtu siç liberalizuam vizat ti hapim rrugën edhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nuk ka asnjë diskutim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është BE. Mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE por dhe të ruajtjes së pacënuar të tërësisë territoriale të Kosovës.

Tani është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin që për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën europiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Read More
04 Qer
0

Basha takon në Berlin Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Oettinger

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një shënim në llogarinë e tij në facebook njoftoi mbi takimin që kishte patur me Komisionerin e BE për Buxhetin Oettinger, gjatë takimeve që ai po mban në Dialogun e Nivelit të Lartë që po zhvillohet në Berlin, një organizim prestigjioz i Fondacionit “Konrad Adenauer”.

Postimi i plotë i kryetarit Lulzim Basha

Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER.
Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqënie, zhvillim ekonomik për qytetarët për #ShqipërinëSiEuropa.

Read More