Blog

03 Qer
0

Ervin Salianji dhe Andrea Mano në tendat e banorëve të dëmtuar nga tërmeti: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme!

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ervin Salianji konstatoi në Korçë gjendjen e rëndë dhe braktisjen nga qeveria të familjeve të prekura nga tërmeti. Salianji ishte në zonën e Floqit, ku pa nga afër qytetarët të futur në disa tenda, ku janë lënë pa ndihma dhe kujdes mjekësor.

Ervin Salianji vuri në dukje se në zonat e prekura nga tërmeti duhet të shpallet pa vonesa të thera gjendja e jashtëzakonshme, në mënyrë që banorët të mos lihen në mëshirë të fatit, por të ndihmohen nga qeveria.

Zoti Salianji i vizitoi banorët e mbetur pa shtëpi së bashku me Kryetarin e degës së PD të Korçës, Andrea Mano. Të dy konstatuan sjelljen çnjerëzore të qeveritaeëve që, nga njëra anë braktisin qytetarët, i lënë pa strehim, pa ushqime dhe ndihma të tjera, nga ana tjetër, hanë e pinë pak metra larg tendës së improvizuar të banorëve.

 

DEKLARATË ERVIN SALIANJI ME BANORËT E DËMTUAR NGA TËRMETI NË KORÇË

 

Nuk kërkon asnjë nga banorët lëmoshë. Nuk kërkohen asnjëri të trajtohet për gjynah. I paguajnë taksat shtetit dhe kërkojnë që shteti sot të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’ju rindërtojë shtëpitë ose t’i dëmshpërblejë që të bëjnë banesat nga fillimi ose këtu në fshat në Floq ose më poshtë nëse është zonë me rrezikshmëri të lartë.

Është e papranueshme dhe keni bërë shumë mirë që keni përzënë edhe Spiropalin dhe Peleshin, nuk ka nevojë për show.

Ne kërkojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria është për njerëzit vetëm kur kanë nevojë, jo kur ka vota. Ne po ju mbështesim si në Qafzezë si në Vidohovë. Kjo është një tallje, të ngresh këtu kasollet e begëtive që janë edhe më të mira.

Kjo është një qeveri që nuk i interesojnë njerëzit. Ja ku i ka futur. Bashkë ata janë tek Sofra, tek një sofër këtu ngjitur.

Ata kanë ardhur këtu tek Sofra kolonjare duke ngrënë e duke pirë e duke kënduar.

Këta pas çdo fatkeqësie gjejnë ndonjë mundësi që t’ju vjedhin.

Në vend që t’ju bëjnë shtëpitë, këta vijnë gjasme masin me metra, për të gjetur ndonjë gjë për të vjedhur prapë nga fatkeqësia juaj.

Mos i pranoni ashtu fare. Kërkojuni t’ju rindërtojnë shtëpitë një më një, prandaj i paguani taksat.

Çfarë keni marrë ju nga shteti? Keni marrë gjë?

I keni parë ata të vijnë në këto gjashtë vite qeverisje?

Mos vijnë për show gjasme lotojnë apo gjasme u bie rimeli.

Të vijnë dhe të japin përgjegjësi sepse në fund nuk i japin lekët nga xhepi ata, i japin nga taksat tuaja.

E di çfarë bëjnë? Në vend që nga taksat tuaja t’ju japin para’, këta ju marrin edhe ato para’ nga fatkeqësia. Kështu që i bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të krijohet mundësia që sot për të mos i lënë banorët të jetojnë në këto kushte. Por të gjejnë kushte dinjitoze, qoftë në banesa edhe në hotele në Korçë, sepse nuk është ndonjë dramë e madhe  dhe të japë siguri që do të rindërtohen të gjitha banesat nga fillimi.

Po e ulët qafën, po e pranuat skllavërinë këta këtë duan.

Gëzohen shumë ata kur ju shohin kështu.

Sapo të vijnë t’ju thoni, ose na ndërtoni banesat, ose ne nuk kemi nevojë për lëmoshë kot.

Read More
03 Qer
0

Shqipëria i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë. Mbetjet komuniste Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, përgjegjës

  • Shqipëria i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë. Mbetjet komuniste Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, përgjegjës për ndalimin, shoqërimin dhe arrestimin pa asnjë provë të protestuesve paqësorë.

 

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDI PALOKA

 

Shqipëria është sot i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë, me qytetarë që përndiqen për një arsye të vetme- ata janë kundërshtarë politikë të kryeministrit të vetëm në Europë që ka ardhur dhe qendron në pushtet me vota të blera në marrëveshje me krimin.

Partia Demokratike dënon me ashpërsi ndalimin, shoqërimin dhe arrestimin e protestuesve paqësorë, kundër te cilëve nuk ka asnjë provë. Janë me dhjetëra qytetarët e ndaluar me urdhrin e Edi Ramës dhe mbetjes komuniste, Sandër Lleshaj, të cilët kanë për qëllim të ushtrojnë terror ose të frikësojnë shqiptarët!

I kanë bërë llogaritë gabim!

Strategjia e përçarjes, e frikësimit, e terrorit dhe dhunës shtetërore ka dashtuar! Që prej 16 Shkurtit Edi Rama është një kufomë politike, ndërsa shqiptarët që i janë bashkaur kauzës për zgjedhje të lira janë edhe më të shumtë, edhe më të vendosur!

Është fakt se shumica e 500 qytetarëve të ndaluar nga policia gjatë këtyre 4 muajve, janë sot të lirë, për arsyen e thjeshtë se kanë qenë të pafajshëm, kanë qënë të burgosur politikë dhe në të drejtën e tyre të protestuar!

I zhytur në panik, Edi Rama po përdor të gjitha institucionet e represionit, duke filluar nga narkopolicët dhe banditët me uniformë që përgatisin raporte të rremë kundër protestuesve tek  prokurorët e Arta Markut,  që ngrenë akuza politike mbi dëshmi të rreme e deri tek ndonjë gjykatës militant si Arben Micko.

Është fakt se në gjyqe kanë rezultuar të ndaluar edhe njerez që janë rrëmbyer në rrugë, pa qenë fare në protestë.

Është fakt se sot kemi dy polici brenda rradhëve të policisë, atë të profesionistëve të ndershëm dhe atë të narkomilitantëve. Video e mbrëmshme tek Spitali i Traumës është dëshmia më e qartë se në ç’gjendje të mjeruar ndodhet policia shqiptare. Si ushtar politik i një ministri sadist dhe enverist, banditi i veshur me uniformë dhunon edhe vetë vartësin e tij, për të larguar me forcë kolegun Bardh Spahia.

Pamjet janë revoltuese për çdo njeri të lirë dhe me dinjitet. Nuk është e largët dita që çdo shërbëtor i Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit. Kudo qoftë ai, në polici, prokurori apo gjykatë, fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të Edi Ramës.

Sakrifica e asnjë shqiptari të bashkuar në betejën për zgjedhje të lira e të ndershme, për Shqipërinë si Europa, nuk do të shkojë dëm.  Ora e drejtësisë po vjen për ata që dhunojnë e vjedhin qytetarët, për ata që rikthyen të burgosurit politikë ne vendin anëtar të NATO-s.

Dhunuesit do të marrin atë që meritojnë.

Read More
03 Qer
0

Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Klevis Balliut: Është thjesht një çështje politike për të trembur opozitën, për të trembur qytetarët që të mos dalin të protestojnë.

  • Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Klevis Balliut: Është thjesht një çështje politike për të trembur opozitën, për të trembur qytetarët që të mos dalin të protestojnë.

 

DEKLARATË, KLEVIS BALLIU NGA GJYKATA E APELIT

 

Seanca u shty për shkak se kur shteti bie nuk funskionon më asnjë gjë, nuk bëhet më as njoftime, as për njerëz të tjerë që janë nën hetim dhe seanca u shty.

Erdhëm për të marrë vendimin për një arrestim politik, për akuza politike ndaj meje dhe disa protestues të Unazës, dhe sot seanca u dhty sepse nuk është njoftuar njëri apo nuk është njoftuar tjetri, sepse duhet të kemi parasysh se nuk bëhet asgjë në bazë të ligjit.

Është thjesht një çështje politike për të trembur opozitën, për të trembur qytetarët që të mos dalin të protestojnë.

Këto janë përpjekje mjerane. As opozita dhe as qytetarët nuk do të ndalojnë protestën. Këtu siç e shihni nga seanca e fundit, kur vjen një ish-deputet me avokatët e tij, sepse është thirrur, ndërkohë të tjerë nuk thirren nga Prokuroria apo nuk çohen letrat në adresat e duhura, sepse nuk funskionon shteti.

Ne sot jemi pa qeveri, ne sot jemi pa institucione.

Është pikërisht kjo arsyeja se përse qytetarët ndodhen nëpër burgje, ndërkohë që banditët janë të lirë.

Është kjo arsyeja përse dje janë arrestuar me dhjetëra e qindra protestues.

Disa prej tyre lënë me arrest në burg, ndërkohë që banditë apo njerëz që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve qoftë kjo tek rruga e Milotit ku janë plotë 290 milionë euro, nuk mbajnë përgjegjësi.

Apo tek afera korruptive e Unazës, asnjë njeri nuk mban përgjegjësi.

Paratë e shqiptarëve vidhennga politikanë të korruptuat, dhe këta shijojnë paratë e tyre.

Ndërkohë banorët e Unazës thirren në gjyqe apo lihen në burg. Qytetarë të thjeshtë që dalin dhe protestojnë, lihen ne burg, thjesht prej faktit se kanë protestuar.

Del pastaj Sandër kimiku, bënte filma ku gjasme na qenkan dëmtuar policë dhe nuk shohim asnjë polic të dëmtuar, të vetmit që shohim në kamera, në fotografi, janë vetëm protestues të dëmtuar, që nuk dëmtohen dhe nuk gjakosen nga shiu, por gjakosen nga dhuna që ushtron Sandër kimiku kundrejt qytetarëve shqiptarë.

Unë di të them vetëm një gjë, ne jemi gati, qoftë në rrugë, qoftë në Prokurori, qoftë në Gjykatë kudo që të na thërrasin, nuk do të ketë në asnjë moment që opozita do të ndalet për kauzën më të drejtë që është liria e fjalës, që është e drejta e votës, që është drejtësia që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për krimet që bëjnë.

Nuk do të ketë asnjë moment të kësaj opozite apo të këtyre qytetarëve që do të ndalet, derisa Edi Rama të largohet.

Jo sepse duam ne, por sepse kemi fakte të cilat janë bërë publike, që Edi Rama  ka qenë arkitekti i qindra milionave para vjedhje që i është bërë buxhetit të shtetit, parave që  paguajnë qytetarët shqiptarë.

Këta që s’kanë 30 milionë euro për të ndërtuar Teatrin, kanë mjaftueshëm para për të vjedhur 300 milionë euro tek rruga e Milotit.

Këta që nuk kanë 30 milionë euro për të ndërtuar Teatrin, kanë mjaftueshëm para për të vjedhur para tek projekti i Unazës dhe si në këtë rast në shumë raste të tjera, afera korruptive të cilat ju gazetarë të nderuar i dini më mirë se sa ne, i keni nxjerrë në televizionet tuaja, i keni transmetuar, keni bërë transpartencën. E vetmja gjë që i mungon transparencës që i keni bërë ju, është një fajtor, kush është fajtori për këto vjedhje, kush është fajtori për arrestimin e qytetarëve, kush është fajtori për dhunnë tek Bregu i Lumit. Ne kemi çuar dosje në Prokurori, kemi çuar prova konkrete në Prokurori, me zë dhe figurë, video, foto, të dhunës që është ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit dhe sot ne ende nuk kemi asnjë përgjigje.

As ju nuk dini të thoni se kush është përgjegjësi, asnjeri s’di ta thotë sepse Prokuroria çdo hetim ndaj çdo zyrtari e pushon çështjen.

Çdo projekt duhet të diskutohet me banorët e Unazës. Të bësh një bashkëbisedim se çfarë është ky projekt.

Unë uk e di se ç’është ky projekt, se kur do të bëhet tenderi, a prishen shtëpitë në këtë projekt? Sepse këtu kauza është për shtëpitë tek Unaza

Banorët e unazës e kanë ftuar me dhjetëra herë kryeministrin, kryetarin e bashkisë që rastësisht ka filluar të flasë për unazën, sepse deri dje thoshte se nuk ka lidhje bashkia me aferën tek unaza, tani ka filluar të flasë. Projekti i unazës i paraqitur nga maxhoranca sot është një projekt kokë e këmbë i korruptuar dhe aty nuk mund të ketë asnjë punim për sa kohë ka një përgjegjës. Ju e dini fare mirë se kur një zonë është nën hetim ajo quhet zonë krimi, për sa kohë ka zonë krimi, nuk mund të ndërtohet, nuk mund të vazhdohet me një projekt të ri pa marrë përgjegjësit për vjedhjen që iu është bërë këtyre banorëve.

Prokuroria ka kërkuar nga “arrest shtëpie”, në “arrest me burg”, si do të veproni?

Klevis Balliu: Nuk ka asgjë që më ndalon mua apo opozitën për të qenë në orën 19:30 tek Unaza për të vijuar protestën. Të jeni të qartë se kjo bëhet vetëm për të mos na lejuar ne të jemi pjesë e kësaj proteste.

Pyetje: Mbi ç’bazë e ka kërkuar Prokuroria masën “arrest shtëpie”?

Genc Gjokutaj, avokat: Komplet procesi është i paligjshëm, nuk ka absolutisht asnjë provë. Është një protestë që vijon prej disa muajsh dhe i gjithë procesi është komplet i paligjshëm bashkë me masat që i bashkëngjiten. Ekzekutimi i masës “arrest shtëpie”, nuk ka asnjë kusht, asnjë masë. Ne presim ditën e mërkurë që të jepet vendimi, pasi ishte problem procedurial mosnjoftimi i z.Balliu.

Klevis Balliu: Sapo më ka ardhur informacioni që është arrestuar apo shoqëruar z.Ilir Katiraj, i cili është banor i Unazës. Unë ju ftoj të shikoni filmimet tuaja, kur z.Ilir Kateraj vjen bashkë me zonjën e tij dhe fëmijët e tij tek protesta bashkë me jelek, nuk ka bërë asnjë shkelje, por vetëm se ka ndenjur aty dhe policia e arreston. E vetmja arsye përse policia e arreston është një dhe vetëm një kanë problemin e këpucës, për të cilin z.Ilir Katiraj është paraqitur aty dhe është mbyllur kjo çështje. Nuk ka absolutisht asnjë provë për të shoqëruar apo arrestuar atë, përveç faktit që ka qenë  pjesë e marshimit dhe protestës së unazës. Këto janë thjesht arrestime politike të bëra nga një qeveri e cila është në ditët e fundit. Ndaj iu bëj thirrje të gjithë institucioneve të shtetit të mos vazhdojnë më këtë rrugë, sepse në mënyrën më absolute do të mbahet përgjegjësi për çdo arrestim të paligjshëm, për çdo dhunë të ushtruar ndaj qytetarëve, të cilët kanë të drejtën e tyre legjitime të protestojnë kundër një qeverie e cila kërkon t’ju vjedhë demokracinë, pasi iu ka vjedhur lirinë, drejtësinë, dhe iu ka vjedhur edhe paratë. Nuk do të ketë asnjë hap pas. Nuk ka gjykatë apo vendim që të na bëjë të kthehemi pas në mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë.

 

 

 

Read More
02 Qer
0

Basha: Edi Rama ka vetëm një rrugë: Ik.

  • Ky bashkim popullor është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e Edi Ramës.

 

  • E sotmja është dita e fundit, kur unë ju drejtohem me argumentet e arsyes gjithë atyre me përgjegjësi në kupolën socialiste. Koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani.

 

  • E gjithë bota e di që ky është një pushtet i marrë me dhunën e krimit. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë. Harrojeni se do ta mbani pushtetin me dhunë, kthejani sovranit atë që i keni vjedhur sovranit.

 

  • Hapini rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si zgjidhja e vetme politike. Lereni sovranin të flasë me votë të lirë e të ndershme ose, ndryshe, ndjeja zërin popullit në protestën e ardhshme.

 

  • Edi Rama u kap duke vjedhur votat me banditët. Ai duhet të ishtë para drejtësië për të dhënë llogari për vjedhjen e pushtetit, që shqiptarët do ta marrin mbrapsht me çdo kusht.

 

  • Edi Rama do të hyjë në historinë si hajduti më i madh i të gjithë kohërave. Ai endet në Shqipëri si kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Vendimi i shqiptarëve është largimi i Edi Ramës.

 

  • Kushtrimi Rama ik është kushtrimi i të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, në shkollat fillore e gjimnaze, sepse Rama i gjobit, u heq nga puna prindërit, i detyron të largohen nga vendi.

 

  • Rama ik është kushtrimi i rinsië shqiptarë, sepse njeriu që për karrigen e tij dhe pasurinë shet gjithçka, shkatërroi arsimin e alartë, mbylli vendet e punës, i detyron të rinjtë të emigrojnë.

 

  • Rama është karikaturë e diktaturës. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me dijen, shkencën, prandaj pedagogët dhe intelektualët janë bashkuar me kushtrimin Rama ik.

 

  • Kushtrimi i sipërmarrjes së mbytur në borxhe, në taksa dhe gjoba nga hajdutët e Edi Ramës është Rama ik. Ky kushtrim ushtron edhe në emër të pensionistëve pa kujdes, pa ilaçe, pa para.

 

  • 300 mijë vendet e punës janë mashtrimi më i madh i Edi Ramës. Sot kemi 400 mijë të papunë dhe kjo është dhurata e kryeminstrit më të dështuar. Në emër të çdo të papuni, kushtrimi është Rama ik.

 

  • Edi Rama ka vetëm një propozim për shqiptarët. Ai do t’i vjedhë ata edhe më shumë. Ora kur një njëri vjen në pushtet me bandat dhe vjedh popullin, ka marrë fund.

 

  • Oferta e Ramës për Shqipërinë është si ajo për Lezhën, marrje pushteti me kandidatë që duhet të ishin në burg, si Pjerin Ndreu, në vend të intelektualëve dhe socialistëve të vërtetë.

 

  • Nuk do të pranojmë kurrë errësirën e tiranisë së krimit, monizmin, procesin kriminal që po u ofrohet shqiptarëve. Beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme, për vlera evropiane.

 

  • Mos prekni dhe lëndoni asnjë oficer dhe efektiv policie! Përveç pak prej tyre, me këta burra e gra kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin, por shpirti i tyre këndon: Rama ik.

 

  • Sot nuk ka forcë që e ndal popullin të marrë në dorë fatet e tij. Bashkë do të ndërtojmë një kontratë europiane të bashkëjetesës, ku të gjithë trajtohen me dinjitet, pavarësisht bindjeve politike apo pasurisë së tyre.

 

  • Koha për lojrat e Edi Ramës po merr fund. Kufoma e tij politike tregon qartë se pushteti i krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht. Kjo është në dorën tuaj.

 

  • Edi Rama ka vetëm një rrugë: Ik. Një qeveri tranzitore, zgjedhje parlamentare, një parlament nga populli është rruga e vetme europiane e zgjidhjes së krizës. Ne nuk do të pranojmë asgjë më pak!

 

  • Mesazhi i qartë, i prerë është se Edi Rama dhe banda e tij kriminale ta harrojnë se pushtetin e marrë me dhunë, mund ta mbajnë duke dhunuar qytetarët, duke dhunuar votën e tyre.

 

  • Pavarësisht prej përpjekjeve tona për të mbrojtur policët e thjeshtë, përgjigja brutale e kriminelëve të kupolës, ishte dhunë disproporcionale.

 

  • Përpjekja e Ramës dhe e Lleshit për t’i faturuar dhunë një proteste kundër dhunës, do të marrë përgjigjen e merituar. Ata do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Asgjë nuk harrohet e fshihet.

 

  • Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak se Evropa, se vlerat që na bashkojnë: zgjedhje të lira e të ndershme.

 

 

 

FJALA E KRYETART TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË PROTESTËN KOMBËTARE TEK KRYEMINISTRIA

 

Mirëmbrëma vëllezër dhe motra,

Zonja dhe zotërinj,

Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe të mbarë të Shqipërisë,

Të rinj dhe të reja qe keni vërshuar në këtë bashkim të paparë asnjëherë, që jeni mbledhur dhe jeni derdhur në këtë shesh, këtë energji, këtë vendosmëri, këtë shpresë, të pandalshme, mirë se keni ardhur!

Dua t’ju shpreh sot mirënjohjen time, por në fakt kam nderin dhe privilegjin t’ju shpreh mirënjohjen në emër të çdo vogëlushi shqiptar, duke nisur nga fëmijët tuaj, në emër të gjithë fëmijëve të shqiptarëve, në emër të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, për këtë asamble të paparë, të padëgjuar, të lirisë dhe demokracisë, të mbledhur, të vendosur, kaq të prerë dhe të qartë në kushtrimin tuaj që sonte ushton për ta dëgjuar e gjithë bota: Rama ik!

Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të mbledhur, është bashkimi i shqiptarëve të shtypur, është bashkimi shqiptarëve të dhunuar, është bashkimi i shqiptarëve të nëpërkëmbur, të mashtruar, të tradhëtuar nga një bandë kriminale që, kurrsesi nuk mund të jetë qeveria e Shqipërisë, dhe nga një kryebandit që ka hyrë në analet e historisë tonë kombëtare si hajduti më i madh i gjithë kohërave, hajduti i bukës së vogëlushëve tanë. Rama ik!

Le ta dëgjojë në bunkerin ku është fshehur, Rama ik!

Zërin tuaj, vendimin tuaj, bëjeni ta dëgjojë e gjithë bota, tani: Rama ik!

Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura, Edi Rama është njeriu që u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve me banditët më famëkeq të Shqipërisë dhe të Europës.

Sot ai duhet të ishte para drejtësisë. Sot ai duhet të jepte llogari për hajdutërinë e të gjithë hajdutërive vjedhjen e pushtetit që ju takon ju e që do të merrni mbrapsht me çdo kusht, me çdo çmim.

Rama ik!

Rama ik është sot kushtrimi nga Saranda në Shkodër, nga Korça në Durrës e këtu në Tiranë në shkollat fillore dhe në gjimnaze, Rama ik është sot në buzën e çdo fëmije që sot jeton në pamundësi ekonomike;

sepse Edi Rama iu pushoi prindërit nga puna;

sepse Edi Rama iu mbylli bizneset prindërve të tyre;

sepse Edi Rama i dhunon, i gjobit, i fut në depresion dhe i detyron të largohen nga vatrat e tyre në kërkim të një pune në kurbet.

Është sot në buzën e çdo fëmije ky kushtrim që jep gjithçka për të marrë vlerat e arsimit, por nuk i merr dot në shkollat e katandisura në qymeze nga hajdutëria e Edi Ramës. Ndaj sot kushtrimi juaj, është kushtrimi i fëmijëve të Shqipërisë: Rama ik!

Rama ik është sot kushtrimi i rinisë shqiptare që e ka mbushur këtë shesh me energjinë më të madhe, më mahnitëse, më magjike që ka parë ndonjëherë Shqipëria dhe Europa.

Rroftë rinia shqiptare!

Zoti ju bekoftë ju!

Ju shpresa e këtij vendi, ju brezi i parë europian i shqiptarëve, sepse e ka bërë të pamundur, e ka bërë të pamundur jetën për ju, duke ju detyruar të ballafaqoheni me krizën totale të arsimit të lartë, me krizën totale të punësimit duke ju zbehur ëndrrat, shpresat më të bukura që ka parë ndonjëherë ky vend për të ndërtuar jetën tuaj këtu, njësoj si bashkëmoshatarët tuaj europianë.

Rama ik është në buzën e rinisë shqiptare sepse Edi Rama njeriu që për karrigen e tij dhe për pasurinë e tij shet gjithçka, shkatërroi arsimin e lartë, rriti tarifat, i bëri universitetet të kemi turp prej cilësisë së mësimdhënies dhe kushteve afrikane ku ndodhen. Arsimi me cilësinë më të ulët, çmimet më të larta  për studentët shqiptarë dhe detyroi 43 mijë studentë të braktisin universitetet për shkak të tarifave të larta, për shkak të paaftësisë dhe hajdutërisë, se paratë e prindërve tuaj i bën rrush e kumbulla, i vjedh me një grusht oligarkësh, ndërkohë që rinia shqiptare, studentët shqiptarë enden rrugëve të pastudiuar, të padiplomuar dhe, kur diplomohen, enden të papunësuar.

Ndaj është kushtrimi ynë sonte, kushtrimi i çdo të riu, i çdo të reje shqiptare: Rama ik!

Bashkë me ta janë edhe pedagogët, mësuesit, intelektualët, akademikët, elita e mendjes dhe e shpirtit të shqiptarëve, të cilët janë trajtuar prej Edi Ramës si armiq të vërtetë, vetëm e vetëm se janë armiq të injorancës, janë armiq të autokracisë orientale. Sepse janë të dashuruar me dijen, sepse duan që dija ta çojë rininë dhe këtë komb përpara drejt Evropës. Sepse nuk e mbyllin gojën, sepse nuk e ulin kokën, ndaj persekutohen, dhunohen, shantazhohen, pushohen nga puna.

Ndaj në këtë vend, si në asnjë vend të Evropës, por as të Azisë, as të Afrikës, 30 vite pas shembjes së komunizmit, Edi Rama asgjeson Akademinë e Shkencave dhe kthen karikaturën e diktaturës në krye të Akademisë së Shkencave, njësoj si në krye të Kuvendit. Sepse ai vetë është një karikaturë e diktaturës, që s’ka asgjë të përbashkët me intelektin, asgjë të përbashkët me shkencën, me artin me dijen.

Ndaj sot, ushton nga ky shesh në emër të çdo pedagogu universitar, në emër të elitës dhe shpirtit, dhe mendjes, në emër të artistëve që mbrojnë Teatrin Kombëtar, për ta dhe për të gjithë intelektualët e tjerë, ushton thirrja: Rama ik”.

Sot janë derdhur këtu në këtë shesh mijëra qytetarë të cilët do ta shpjegonin fare mirë gjëmën që e ka emrin Edi Rama për biznesin e vogël, për sipërmarrjen e vogël shqiptare, e cila është e mbytur në borxhe, është e mbytur në taksa, është e shkatërruar në themel  nga paaftësitë dhe hajdutëria e Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare, që për të favorizuar një grusht oligarkësh, një grusht banditësh grabitqarë, të cilëve po iu fal gjithë Shqipërinë, falimenton çdo ditë 50 biznese të vogla shqiptare. 50 a më shumë kryefamiljarë a punëtorë  në mes të katër rrugëve që të vjedhë Edi Rama, hajduti më i babëzitur i 30 viteve pluralizëm.

Ndaj me ne këtu, me një kushtrim dhe le ta themi në emër të sipërmarrjes, fuqishëm kushtrimin e tyre: Rama ik!

Jemi këtu krah për krah një ushtrie njerëzish të papunë nga paaftësitë kriminale të banditëve dhe hajdute të Edi Ramës që me urdhër politik i nxorri nga administrata publike vetëm sepse i shërbenin ligjit dhe jo bandës kriminale, të cilët dolën sepse ekonomia që premtoi 300 mijë vende pune mbeti mashtrimi më i madh i Edi Ramës. Dhe sot 300 mijë vendet e punës kemi 400 mijë të papunë. Kjo është dhurata e kryeministrit më të dështuar, më të korruptuar, më hajdut dhe më të inkriminuar, ndaj në emër të çdo të papuni, le ta themi sot në këtë shesh kushtrimin e tyre: Rama ik!

Në emër të këtyre 160 mijë familjeve fermere që të shtyra në kufijtë e ekzistencës nga e vetmja qeveri në këtë kontinent, që nuk jep asnjë kacidhe mbështetje direkte për fermerët, që ka vënë traun për produktet e tyre që të shkojnë për eksport, por ka hapur dyert e importit produkteve të subvencionuara, produkteve kontrabandë që e ka kthyer në punën më të vështirë, punën e fermerit shqiptar, punën e blegtorit shqiptar, jo në një bekim, por në një mallkim për ta; ndaj dëgjohet nga fushat e Devollit, fushën e Myzeqesë: Rama ik!

Në emër të motrave dhe vëllezërve tanë më të rritur, në emër të prindërve, nënave, baballarëve tanë pensionistë që Edi Rama i vodhi me faturën e kripur të energjisë, me faturën e ilaçeve, më faturat barbare të ilaçeve, me listën korruptive të barnave të rimbursueshme dhe spitalet e shkatërruara, me mungesën totale të kujdesit, ku një në tre prej tyre nuk ushqehen dot, ushton jo vetëm si një kushtrim, por si një mallkim. Rama ik.

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj!

Ky komb është bashkuar në histori rreth kauzave të mëdha dhe me bashkimin e tij ka bërë të mundur mposhtjen e së keqes, largimin e së keqes dhe ka hapur rrugën drejt përparimit të tij. Kështu e hodhëm diktaturën, kështu i hapëm rrugën Shqipërisë për t’u bërë si e gjithë Evropa, kështu e anëtarësuam në NATO dhe i hoqëm vizat për qytetarët shqiptarë. Kurrë më parë kërcënimi për të ardhmen tonë, për të ardhmen e çdo shqiptari, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për vlerat tona si komb e shoqëri, nuk ka qenë përmbledhur në një grusht kaq të vogël banditësh, oligarkësh dhe politikanësh kriminelë, me në krye Edi Ramën.

Prandaj, kjo kauzë kombëtare dhe evropiane do të zgjidhet siç i ka zgjidhur Shqipëria dhe shqiptarët e bashkuar, me vlera, me besim, me kurajo, por vetëm e vetëm pasi të largojmë shkaktarin e kësaj zezane. Rama ik.

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj!

Ora e tiranisë po numërohet mbrapsht, ora e lirisë po afron. Rama ik.

Askush nuk e ndal dot fuqinë e një kombi të bashkuar për liri, për demokraci.

Rama ik.

Vëllezër dhe motra!

Më lejoni ta ndaj këtë mesazh me ju. E di që jeni të zemëruar, e di që jeni të dhunuar, më lejoni ta ndaj këtë mesazh me ju. Sot, Edi Rama ka një dhe vetëm një propozim për ju. Propozimi për ju është ky: ju vodhi votat në 2017 me kriminelët dhe asnjë nuk mbajti përgjegjësi, vodhi qindra milionë euro me oligarkët e asnjë nuk mbajti përgjegjësi, askush nuk shkoi para drejtësisë. Vodhi 40 milionë euro tek Unaza e Re, banorët në burg, u theu këmbët nënave që mbronin shtëpitë e tyre, asnjë politikan i korruptuar para drejtësisë. Dhe tani, kur ne themi se nuk e pranojmë më padrejtësinë, nuk e pranojmë më hajdutërinë, përgjigjja e tij është: Do ju vjedh 10 herë më shumë. 30 milionë tek Unaza, 300 milionë tek Milot-Balldren. Kjo është përgjigjja e hajdutit, kjo është përgjigjja e banditit. Rama ik.

A munden shqiptarët ta pranojnë këtë përgjigje? A munden shqiptarët ta pranojnë skllavërinë e krimit?

A e pranoni ju?

(protestuesit) – Joooooo.

A e pranon Shqipëria?

(protestuesit) – joooo.

A jeni ju skllevër të krimit?

(protestuesit) – joooo.

Sigurisht që jo. Ne jemi shqiptarët e Evropës, ne do ta mundim krimin, ne do ta shporrim qeverinë e krimit. Rama ik.

Ora kur këtë vend e mbante peng një njeri i vetëm, ora kur qeverinë e drejtonte një njeri i ardhur në pushtet me bandat, ora kur shtëpitë tuaja, xhepat tuaj, buxhetin tuaj, i vjedh një makut i vetëm do marrë fund. Rama ik.

Asgjë mbi tokë nuk e ndal kurajon e prindit që lufton për bukën e gojës të fëmijëve të tij, asgjë nuk mund ta ndalë kurajon e shqiptarëve të bashkuar që luftojnë për liri, për demokraci, për Shqipërinë si e gjithë Evropa.

Sot Edi Rama u kthye në vendin e krimit të dyfishtë, aty ku po planifikon vjedhjen e shekullit, 300 milionë euro, 15 milionë euro për një kilometër rrugë fushore, paratë e vogëlushëve shqiptarë, paratë e prindërve shqiptarë, paratë e pensionistëve shqiptarë. Krimi tjetër; socialistë lezhjanë, ku i keni intelektualët? Ku i keni militantët e vlerave socialiste? Ju ka sjellë njeriun që u largua me urdhër të partnerëve strategjikë, bashkëpunëtorin e bandave kriminale, ju ka sjellë kandidatin për në burg të Dosjes 184, Pjerin Ndreun e krimit, mikun e tij. Kjo është oferta e tij për Lezhën, kjo është oferta e Ramës për Shqipërinë. Rama ik.

Nuk mund të pranojmë dhe nuk do të pranojmë kurrë errësirën e tiranisë së krimit, nuk mund të pranojmë kurrë monizmin, procesin kriminal që po u ofrohet shqiptarëve në vend të zgjedhjeve të lira e të ndershme. E gjithë beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme, e gjithë beteja jonë bëhet për vlera evropiane. Nuk mund të pranojmë Edi Ramën dhe bandën e tij ta mbajnë përherë të mbyllur derën e Evropës, sepse ajo është shpresa jonë, ato janë vlerat tona. Rrugën tonë të Evropës do ta hapim. Rama ik!

Vëllezër e motra!

Mos lëndoni asnjë oficer dhe efektiv policie! Mos prekni asnjë oficer policie!

Vëllezër dhe motra!

Mos i prekni me dorë, sepse, hiq dy a tre servilë të inkriminuar, edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë i njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon: Rama ik, Rama ik, Rama ik.

Vëllezër dhe motra!.

Kjo pra me dy fjalë është beteja. Edi Rama erdhi deri këtu sepse vodhi votën tuaj, vullnetin tuaj. Kështu kapi parlamentin, kështu kapi qeverinë, kështu shkatërroi gjykatat, kapi prokurorinë, shërbimin sekret, kapi të gjitha pushtetet, nënshtroi mediat dhe mendoi se ja hodhi lumit. Nga 40 milionë tek Unaza e Re, 300 milionë tek Milot-Balldren. Kjo është pacipësia e pushtetit të pakontrolluar. Këto janë gjëmat e të gjithë pushteteve në një dorë. Prandaj Evropa i ka ndarë dhe ne do t’i ndajmë, me kushtetutë, me votën tuaj, me një parlament që buron vetëm nga vota juaj dhe jo nga diktati i krimit. Me një apo dy dhoma, siç do ta vendosni ju. Me balancim dhe ndarje të pushteteve, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, do ta hapim rrugën e bllokuar, do ta çelim horizontin e shpresës, të mirëqenies, të zhvillimit, të punësimit, të ekonomisë që punon për ju.

Kjo është Shqipëria që ata duan, Shqipëria e një horr-kryeministri, e një hajduti, ku vetë burimet ndërkombëtare citojnë se ka 200 milionë euro pasuri, e sheikut të Surrelit, që është shkëputur tërësisht nga realiteti. Kufoma politike e rilindjes sot mezi lexonte edhe plagjiaturën e Albin Kurtit nga Lezha, sepse ja keni dridhur këllqet sepse sado t’i mbyllë veshët, i oshëtin në kokë thirrja e një populli sovran: Rama ik. Thirrja e një populli, i cili mbeti në këmbë, u zgjua, u vetëdijësua, u bashkua.

Sot nuk ka forcë që e ndal për të marrë në dorë fatet e tij. Rama ik.

Bashkë do të ndërtojmë një kontratë europiane të bashkëjetesës. Aty do të ketë vend për të gjithë dhe të gjithë njerëzit e dinjitetshëm do të jenë të nderuar dhe të respektuar, pavarësisht prej bindjeve të tyre politike, demokratë e socialistë, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë. Të gjithë shqiptarët të bashkuar në një kontratë vlerash europiane, ku kurrë më puna e ndershme nuk do të përdhoset dhe nuk do të taksohet për ta nxjerrë jashtë tregu, ku kurrë më i dobëti nuk do të goditet dhe drejtësia të ndëshkojë në vend që të ndëshkojë kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin.

Por që t’i hapim rrugë kësaj kontrate europiane, vëllezër dhe motra, beteja duhet çuar deri në fund me fitoren e popullit të bashkuar.

Rama ik!

Tani ju lus, një minutë heshtje në nderim të vëllezërve dhe motrave tona, besimtarë në agjërim.

Zoti ua pranoftë dhe ua shpërbleftë sakrificën hyjnore. E ktheftë atë në dritë e bekim për gjithë Shqipërinë dhe çdo shqiptar.

Në respekt të tyre i bashkojmë dhe ne lutjet tona, që Zoti i Madhërishëm ta bekojë këtë shoqëri e këtë komb e ta pastrojë nga vesi.

I pranuar qoftë agjërimi juaj! E bekuar sakrifica juaj të dashur vëllezër dhe motra agjërues anembanë Shqipërisë, anembanë kombit dhe, në veçanti, ju që jeni këtu madhërishëm në këtë protestë. E keni bërë sakrificën tuaj personale pjesë të bekimit kombëtar, të kësaj levizje të pandalshme për liri, demokraci dhe për dinjitet.

Zoti ju bekoftë ju!

Dua ta them fare qartë sot, se koha për lojrat e Edi Ramës po merr fund.

Kufoma politike që i dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti i krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht.

Pushteti i marrë me votat e krimit, pushteti i ologarkëve grabitqarë, që e mbajnë me serum në koma organizatën kriminale të Rilindjes, pushteti i hajdutëve më të mëdhenj që ka njohur historia më në krye Edi Ramën, ka marrë fund moralisht në sytë e çdo shqiptari. Edhe në sytë e socialistëve të ndershëm.

Por nuk ka marrë fund politikisht akoma.

Kjo është në dorën tonë, kjo është në dorën tuaj.

40 milion euro vodhi te Unaza e Re dhe kur mbeti pa ndëshkuar, kur mbeti pa e marrë atë që po të merrte në çdo vend tjetër të Europës, tani po shkon të vjedhë 300 milion tek Milot-Balldren.

E mori pushtetin me kriminelët në 2017-ën, tani kriminelët politikanë që e ndihmuan, po i bën apo do që t’i bëjë kryetarë bashkie. Ky është propozimi i vetëm i Edi Ramës.

Kjo është sfida ndaj çdo shqiptari. Me fjalë të tjera; më lini këtu ku jam se do t’ju vjedh edhe më shumë. Do t’ju poshtëroj edhe më shumë, do t’ju dhunoj edhe më shumë, do t’ju nëpërkëmb edhe më shumë. Do ta fus dorën për t’ju marrë edhe qindarkën e fundit dhe do t’ju vë kriminelët mbi kokë, zuzarët e këtij vendi, për t’ju menaxhuar ju, pronat tuaja, familjet tuaja, punën tuaj, dinjitetin tuaj.

Unë e di se ky bashkim i madh zemrash sot në këtë shesh, e ka grisur me kohë propozimin e Edi Ramës. E ka hedhur atë në koshin e plehrave.

Ndaj le ta përsërisimin fare qartë kundërpropozimin tonë të vetëm:

Ndërsa ora numërohet mbrapsht, ke një dhe vetëm një rrugë Edi Rama!

Rama ik. Një qeveri tranzitore, zgjedhje parlamentare.

Një parlament të popullit, nga populli dhe për popullin, është rruga e vetme europiane e zgjidhjes së kësaj krize. Dhe ne jemi këtu për zgjidhje europiane, për zgjidhje të standarteve perëndimore. Ne nuk do të pranojmë asgjë më pak!

Rama ik!

Çdo ditë që kalon e shton zullumin. Çdo orë që kalon e bën më akute nevojën për zgjidhje politike.

Bekimi i zotit mbi këtë shoqëri, është bashkimi ynë. imagjinojeni Shqipërinë pa këtë bashkim, imagjinojeni Shqipërinë pa këtë kurajo, nën çizmen e Kryehajdutit dhe bandës së tij. imagjinoni fëmijët tuaj, vajzat tuaja, djemtë tuaj, prindërit tuaj, pa forcën e këtij bashkimi që e ka futur Edi Ramën në vrimën e miut, në dëshpërim, në antimitingje, në dështimin më total. Këtë ka për hak çdo tradhtar i interesit publik, çdo hajdut i së ardhmes së vogëlushëve shqiptarë. Rama ik!

Ndaj ju ftoj ta merrni këtë, jo thjeshtëdhe vetëm si mirënjohjen e një njeriu apo të disa partive, po si mirënjohjen e fëmijëve tuaj, sepse po afron dita e bekuar kur ata ta kthejnë, t’ju shohin në sy e të ju falenderojnë që e çliruat Shqipërinë nga kjo bandë zuzarësh. Që ia kthyet Shqipërisë destinin e saj hyjnor, vlerat e saj të vërteta, drejt të cilave do ta çojmë pa u ndalur, vlerave të Shqipërisë si gjithë Europa.

Tani, koha e fjalëve të tepërta ka mbaruar. Mesazhet tona janë të plota dhe të qarta.

Vendosmëria juaj flet vetë, me praninë në këtë shesh, me qëndresën në këtë shesh, me përballjen në këtë shesh, edhe në çdo shesh e në çdo rrugë, deri sa ta largojmë tiraninë e krimit, derisa t’i hapim rrugë Shqipërisë për gjithë shqiptarët, Shqipërisë që çdo shqiptar që do, Shqipërisë burimet e së cilës nuk grabiten nga një grup oligarkësh, port ë prodhojë mirëqenie e punësim për të gjithë banorët e këtij vendi.

Ne e kemi gati programin dhe vizionin, vendosmërinë tonë për ta çuar betejën përpara, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Mjerë ai që kujton se këtë energji mund ta injorojë me antimitingje dhe me plagjiatura. Mjerë ai grusht oligarkësh e ndonjë pronar mediash, dhe grusht kriminelësh kudo që të jetë, që mendon se mund ta mbajë me serum kufomën politike të organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreun e bandës, Edi Ramën.

Ka vetëm një rrugë për ta zgjidhur këtë politikisht një orë e më parë, përndryshe, fatura do të jetë për Edi Ramën dhe ju o grusht horrash dhe banditësh që nuk e mbani dot më Shqipërinë peng.

Rama ik!

Ndaj dua t’ju pyes sonte, në këtë orë të bukur dhe të magjishme të muzgut të bekuar të perëndisë, në këtë orë të muzgut politik të tiranisë dhe lindjes  së një lirie të re, të një demokracie të re, të një Shqipërie si gjithë Europa.

A jeni të gjithë bashkë për ta çuar betejën deri në fund?

Të gjithë protestuesit: Poooo

Të vendosur?

Të gjithë protestuesit: Poooo

Të qartë?

Të gjithë protestuesit: Poooo

Plot me shpresë?

Të gjithë protestuesit: Poooo

Për ta çuar këtë mesazh kudo në vendin tonë, cep më cep të Shqipërisë dhe bashkë me mesazhin edhe kurajon, qëndresën, për ta ndriçuar çdo pëllëmbë të vendit ku errësira e dëshpërimit, të mposhtet nga drita e kurajos tuaj dhe për t’ia bërë ferr të tiranisë së krimit, orë që po i mbarojnë . Tik-tak-tik-tak.

Ju ftojmë ta ndezim në këto momente dritën e shpresës nga ky bulevard e ta shtrijmë atë, si imazhin e bekuar të fitores që po vjen.

Le të ushtojë nga ky shesh i magjisë së sovranit, thirrja juaj: E duam Shqipërinë si gjithë Europa

E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Do të doja shumë të ishit këtu me mua e ta shikonit siç e shoh me sytë e mi, magjinë e kësaj energjie hyjnore nga shpirtrat tuaj, nga duart tuaja, nga mendjet tuaja.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Me dritën lart, të bashkuar sup me sup e krah për krah me njëri-tjetrin, ju ftoj të marshojmë sëbashku drejt asaj që është akoma strofkulla e krimit, por që energjia juaj do ta çlirojë e do t’ja kthejë sovranit.

Të gjithë bashkë drejt parlamentit, për t’ia bërë kështu të qartë Shqipërisë dhe gjithë botës se beteja jonë do të vazhdojë deri në fitore.

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Fitore!

 

FJALA E KRYETARIT TË OPOZITËS, LULZIM BASHA, TEK SELIA E PARTISË DEMOKRATIKE PAS MBYLLJES SË PROTESTËS.

 

Së pari dua t’ju falenderoj nga zemra, për qytetarinë, për shpirtin e qëndresës, për vendosmërinë që demonstruat sot me praninë më të madhe që ka parë ndonjëherë Shqipëria, Ballkani dhe Evropa në një protestë për liri, për zgjedhje të lira, pa të cilat nuk mund të ketë demokraci.

Vëllezër dhe motra, qindra mijë prej jush, në këtë protestë sollët me vete energjinë, vendosmërinë, shpresën e besimin tek e nesërmja e re që po lind.

Mesazhi i parë, i qartë dhe i prerë është se Edi Rama dhe banda e tij kriminale do ta harrojnë njëherë e përgjithmonë se mund ta mbajë pushtetin e marrë me dhunë duke dhunuar qytetarët, duke dhunuar votën e tyre, duke vënë kriminelë dhe bedelë të krimit në një proces fals për të imponuar krimin në çdo nivel të qeverisjes. Edi Rama dhe banda e tij ta harrojnë, shqiptarët nuk do të pranojnë dhe nuk do të lejojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë.

Vëllezër dhe motra, gjatë protestës tonë ne bëmë gjithçka, siç kemi bërë gjithmonë, që asnjë punonjës i thjeshtë i rendit, dhe s’e kam fjalën për horrat që hedhin gazin lotsjellës, që ju godasin çnjerëzisht, por e kam fjalën për ata vëllezër e motra, që ju qan zemra njësoj si shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që të mos jenë më të çnderuar, sepse uniformën e shtetit, Edi Rama e ka vënë në shërbim të krimit, në shërbim të drogës, në shërbim të hajdutërisë.

Pavarësisht prej përpjekjeve tona, përgjigjja brutale e kriminelëve të kupolës, që s’kanë asgjë të përbashkët me policinë, me ligjin, me kushtetutën, ishte dhunë disproporcionale, si rezultat i së cilës janë plagosur disa protestues, me fraktura në kokë dhe plagë të thella në këmbë.

Po i them sot Edi Ramës dhe sejmenit të tij, zuzar dhe sadist, Sandër Lleshaj se do të mbani përgjegjësi para ligjit. Se asgjë nuk harrohet e fshihet dhe se përpjekja juaj tinzare për t’i faturuar dhunë një proteste kundër dhunës, do të marrë përgjigjen e merituar.

Ne nuk hedhim asnjë hap pas.

E sotmja është dita e fundit, kur unë ju drejtohem me argumentet e arsyes, gjithë atyre me përgjegjësi në kupolën socialiste, sepse koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme, fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm populli, vetëm ju.

E gjithë bota e di që ky është një pushtet i marrë me dhunën e krimit. E gjithë bota e ka parë se ky është një pushtet që mbrohet me dhunën e krimit dhe bedelëve të krimit në kupolën kriminale të Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut.

Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë.

Harrojeni se do ta mbani pushtetin me dhunë, kthejani sovranit atë që i keni vjedhur sovranit.

Hapini rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si zgjidhja e vetme politike.

Lereni sovranin të flasë me votën e lirë dhe jo me kërcënimin e bandave kriminale dhe parave të drogës që përbëjnë sot bandën, kupolën, që i thotë vetes qeveri, por që shqiptarët e njohin si skota më barbare, më e babëzitur dhe më hajdute.

Lëreni popullin të flasë me votë, lerini qytetarët të flasin me votë.

Largohu siç do të ishte larguar me dhjetra herë çdo kryeministër ballkanas, qindra herë çdo kryeministër europian.

Lerë popullin të flasë me votë të lirë e të ndershme ose, ndryshe, ndjeja zërin popullit në protestën e ardhshme.

Asnjë shpresë e vakët e gangove, oligarkëve kriminelë dhe politikanëve të bërë një grusht, se do ta mposhtë apo do ta zvogëlojë bashkimin popullor kundër të keqes, nuk mund të qëndrojë gjallë.

Sot keni bekuar me praninë tuaj, portën e shenjtë të daljes nga kjo krizë e cila është një dhe vetëm një: Porta e vlerave europiane, e zgjedhjeve të lira pa Edi Ramën kryeministër, me qeveri që garanton votën e qytetarëve.

Unë e di që çdo shqiptar sot, nuk kërkon asgjë më shumë se të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutë, po që kjo Kushtetutë ka rënë në këmbët e krimit.

Unë e di që luftoni të keni të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian dhe sot dua t’ju përsëris zotimin tim, të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të opozitës së bashkuar, se nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do pranojmë asgjë më pak se Evropa, se Perëndimi, se vlerat që na bashkojnë: zgjedhje të lira e të ndershme.

Lëre sovranin të flasë me votë ose dëgjoja zërin në protestën e ardhshme.

Zoti ju bekoftë Ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë e ëndrrave tona, Shqipërinë e vlerave evropiane!

Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Kështu të gjithë bashkë, edhe më të vendosur, sup më sup me njëri tjetrin, ballëlartë para historisë dhe vogëlushëve tanë dhe atyre që do të vijnë, le ta çojmë këtë betejë për Shqipërinë Evropiane drejt të vetmit destin, fitores së popullit, fitores së Shqipërisë.

Fitore! Fitore! Fitore!

Zoti ju bekoftë ju!

Mirë u takofshim në protestën e ardhshme!

Read More
01 Qer
0

Basha: Sovrani duhet të vendosë kudo në Shqipëri, si tek Unaza e Re

  • Me kurajon e përditshme qytetare, banorët e Unazës së Re kanë frymëzuar përballjen kombetare me të keqen! Por ndalja e së keqes nuk mjafton! Ajo duhet shkulur me rrënjë!

 

  • Banda kriminale, e korruptuar dhe çnjerëzore që na qeveris është kthyer në terrorin e shqiptarëve, sepse xhepi i babëzitur i Edi Ramës është vendosur mbi interesat e qytetarëve.

 

  • Qendresa e banorëve të Unazës së Re ka qenë e suksesshme në dy plane. Ndaloi planin korruptiv të Ramës për të vjedhur të paktën 30 milionë euro me shkatërrimin e shtëpive të tyre.

 

  • Qendresa ndezi shpresën dhe u tregoi se kur lufton për kauzën e drejtë kundër atyre që njohin vetëm pushtetin e tyre kriminal, nuk ka forcë në botë t’ju ndalë.

 

  • Merita për ndaljen e së keqes është e kujtdo prej jush që nuk iu nënshtrua dhunës, shantazheve, arrestimeve dhe përdorimit të gjuhës-molotov të Edi Ramës pëe t’ju përçarë.

 

  • Ndalja e së keqes nuk mjafton. Kjo hajdutëri është si kancer. Ata që donin të vidhnin 30 milion euro tek Unaza, tani duan të vjedhin 300 milion euro te Milot-Balldre dhe në rrugën e Orikumit.

 

  • Që shtëpitë të jenë njëherë e mirë të sigurta, që paratë e shqiptarëve të mos vidhen nga kryeministri, nuk mjafton të ndalim të keqen. E keqja duhet shkulur me rrënjë!

 

  • Sovrani duhet të vendosë kudo në Shqipëri, si tek Unaza e Re. Të bashkohemi nesër në orën 19.00 para selisë të së keqes që Shqipëria Europiane të fitojë mbi Shqipërinë e pakicës së hajdutërisë kriminale.

 

  • Në këtë kauzë nuk ka ngjyra, nuk ka të djathtë e të majtë. O je me fëmijët e tu, o je me vlerat elementare të dinjitetit njerëzor e të punës së ndershme, ose je skllav i krimit. Që kjo betejë të shkojë deri në fund, ka vetëm një rrugë, ta shkulim të keqen me rrënjë.

 

  • Largimi i Edi Ramës, një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, një parlament që përfaqëson qytetarët janë produkt i panegociueshëm i rezistencës opozitare dhe i bashkimit popullor që do ta çojë betejën deri në fund.

 

  • Le t’i japim paralajmërimin e fundit tiranisë së krimit, se jemi të vendosur ta shkulim të keqen me rrënjë, ta çlirojmë Shqipërinë nga banda kriminale e t’ia kthejmë atë qytetarëve.

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PASTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA TEK PROTESTA E UNAZËS SË RE

 

 

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, të rinj e të reja, fëmijë, bashkëqytetarë të Tiranës, anëtarë dhe përfaqësues të medias.

 

Mirë se ju gjej në takimin e përnatshëm të kurajos qytetare, të kurajos prindërore dhe të kurajos kombëtare, me të cilën keni vazhduar ditë për ditë e natë për natë betejën më të gjatë në histori, për dinjtet, për të drejtat dhe liritë tuaja themelore, për shenjtërinë e banesës, por mbi të gjitha për shenjtërinë e ligjit, të kushtetutës, mbi të gjitha për betejën, së cilës i keni dhënë frymëzimin qytetar dhe kombëtar. E frymëzuar nga rezistenca dhe përballja juaj me të keqen, ajo është shtrirë anembanë Shqipërisë si shpresë, si besim, si garanci për shkuljen e së keqes me rrënjë dhe çlirimin e Tiranës e çlirimin e Shqipërisë nga kjo bandë kriminale, nga kjo bandë hajdute, nga kjo bandë e pashpirt shtazarake.

 

Kjo bandë prej një viti është kthyer në terrorin e fëmijëve shqiptarë, në terrorin e fëmijëve tek Unaza e kudo anembanë vendit, për shkak se ka vendosur xhepin e pangopur e të babëzitur të Edi Ramës, hajdutit më të madh në 3 dekada në Shqipëri, mbi interesat e qytetarëve të thjeshtë, mbi bukën e gojës të këtyre vogëlushëve dhe qindra mijëra të tjerëve anembanë vendit.

 

Zonja dhe zotërinj!

 

E përsëris me krenari se Unaza e Re ka qenë dhe është frymëzimi për betejën tonë, është modeli i forcës së qytetarëve të bashkuar, kundër një tiranie të krimit, kundër një bande me pushtet dhe kundër një grushti pushtetarësh hajdutë, të bërë njësh me banditët.

 

Vëllezër e motra!

 

Qendresa juaj i ka dhënë rezultatet e saj në dy plane.

 

Plani ogurzi i oligarkëve kriminelë dhe kriminelëve e trafikantëve të drogës që, bashkë me Edi Ramën dhe sejmenët e tij, Uriah Heep-in e bashkisë dhe Taulant Yaris-in shkatërronin shtëpitë tuaja për të pastruar paratë e pista të drogës, për të çuar me një dorë në kontot sekrete të Delaëare-it 30 milionë euro, që do t’i ndanin së bashku me Edi Ramën, u ndal, sepse e ndali fuqia e bashkuar e zemrave të prindërve, të të rinjve dhe të rejave, të vogëlushëve të kësaj zone.

 

Por përtej kësaj, në një plan tjetër, shumë më të madh, në një plan kombëtar, në një plan tjetër vlerash qytetare, qëndresa juaj, në netët e errëta të diktaturës së krimit, ndezi një dritë shprese për shqiptarët dhe u tregoi se kur lufton për kauzën e drejtë, kur lufton për pragun e shtëpisë, kur lufton për bukën e vogëlushëve, kur lufton për ligj e kushtetutë kundër një grupi kriminelësh, që nuk njohin as ligj, as gjykatë, as kushtetutë, por vetëm pushtetin e tyre kriminal, atëherë nuk ka forcë në botë t’ju ndalë, dhe kështu ia keni dalë ta ndalni të keqen.

 

Kjo është një meritë e padiskutueshme e gjithësecilit prej jush, e qëndresës tuaj, që kurrë nuk u përkulët para presionit, dhunës shtazarake që ushtruan në oborret e shtëpive tuaja në dhomat e shtëpive tuaja, në rrugët e lagjeve tuaja, shoqërimeve zvarrë nëpër komisariate, arrestimeve arbitrare, dhe përdorimit të gjuhës-molotov të Edi Ramës për t’ju përçarë, për t’ju nënshtruar, për t’ju poshtëruar, ju ia dolët. Ja ku jeni, kryelartë, qëndrestarë në këtë betejë të pashembullt.

 

Vëllezër e motra, nderim për ju, nderim për këtë betejë fisnike, për këtë shembull të madh të kurajos qytetare, që tani është shumëfishuar, dhjetërafishuar, qindrafishuar, mijërafishuar në betejën e madhe popullore kundër të keqes.

 

Ju e ndalët të keqen, por sot, një ditë para dy qershorit, qe jam i bindur se do të hyjë në histori si një tjetër rekord bashkimi zemrash dhe fuqie të pandalshme të popullit kundër tiranisë, dua ta them fare qartë se ndalja e së keqes, kjo fitore e jashtëzakonshme e këtyre qytetarëve, sot nuk mjafton.

 

Ndalja e së keqes është e pamjaftueshme.

 

Vëllezër e motra!

 

Dua t’ju drejtohem, përmes kamerave, të gjithë bashkëqytetarëve që na ndjekin në këtë çast apo në kronikat e lajmeve të atyre ekraneve që nuk janë me pronarë plaçkitës të bukës së fëmijëve tuaj e t’ju jap këtë mesazh: Donin të vidhni këtu 40 milionë euro për 2 kilometra, 30 milionë prej tyre t’i çoni në kontot bankare, donin të hapni kantierin e pastrimit të parave të pista, duke zhvendosur Lanën, për Taulant Yarisin dhe mikun e tij trafikant droge të dënuar për trafik heroine, që do të pastrojë 60 milionë euro. Për këtë donin të shkatërronin shtëpitë e mbi 1 mijë familjeve. Ju i keni ndalur, por nuk mjafton. Pse nuk mjafton? Vetëm ndalja e së keqes nuk mjafton.

 

Kjo e keqe, kjo hajdutëri ky kriminalitet shtetëror është si kancer dhe ndalja e kancerit nuk mjafton për të shpëtuar pacientin që, në këtë rast, është shoqëria jonë, është Shqipëria jonë e dashur, është e ardhmja e këtyre fëmijëve.

 

Prova më e qartë se kjo nuk mjafton është sot në dy vende.

 

Njëri, 2 kilometra prej këtej, në një palestër, ku u mblodhën si në furrik, të pandehurit kryesorë të krimit tek Unaza e Re, krye-i pandehuri Edi Rama, Uriah Heep-i i bashkisë Erion Veliaj dhe Taulant Yaris-i për të shpallur projektin e tyre ogurzi të kapjes së gjithë pushteteve me krimin, me kandidatë për bashki njerëz që janë kandidatë për burg, me kriminelë dhe përdhunues, me vrasës dhe injorantë. 2 kilometra më tej shpallën projektin, megjithëse këtu tek Unaza e Re ju e keni ndalur të keqen, e marshimit të të keqes në të gjithë Shqipërinë.

 

E dyta provë se ndalja e të keqes nuk mjafton është 80 kilometra në veri nga ky vend ku ndodhemi ne. Këtu e morën një grusht të fortë, këtu për momentin janë ndalur,për momentin këtu shtëpitë tuaja nuk po i prek rruspa, por e keqja nuk është ndalur. Jo. Është dhjetëfishuar. Njësoj si kanceri.

 

30 milion donin të vidhnin këtu, 300 milion duan të vjedhin me rrugën Milot-Balldren e me rrugën e Orikumit, me të njejtën skemë si tek Unaza e Re. 300 milion euro, paratë e xhepave tuaja, të kërdisur nga taksat e shtuara, të kërdisur nga faturat e kripura të energjisë elektrike, të kërdisur nga nafta më e shtrenjtë në Europë, të popullit më të plaçkitur të Europës, nga një grusht injorantësh dhe hajdutësh, politikanët më të korruptuar, më kriminelë dhe më të pasuruar në kurriz të popullit dhe që përfaqësohen sot nga Edi Rama, Uriah Heep-i i bashkisë së Tiranës dhe Taulant Yaris.

 

Kjo është prova më e qartë, se që ta ndalim të keqen nuk mjafton.

 

Që shtëpitë tuaja të jenë njëherë e mirë të sigurta dhe këta vogëlushë të shkojnë në shkollë (tregon me dorë fëmijët që protestojnë tek Unaza e re) të patraumatizuar nga lotët e prindërve të tyre,

Që paratë e prindërve shqiptarë, paratë e taksapaguesve shqiptarë, paratë e bukës së gojës së fëmijëve shqiptarë, të mos vidhen më në afera të tilla të tmerrshme që s’i ka parë e s’i ka dëgjuar në 30 vjet Europa, nuk mjafton të ndalim të keqen. Njësoj si nuk mjafton të ndalim kancerin!

 

E keqja duhet shkelur me rrënjë!

 

Është e vërtetë që këtu ka vendosur sovrani, por kjo nuk mund të jetë një principatë e shkëputur lirie në një Shqipëri tiranie. Ndaj, që sovrani të vendosë kudo, na duhet që këto tre Shqipëri t’i bashkojmë nesër në orën 19.00 para selisë të së keqes, ku Shqipëria e hajdutërisë kriminale të Milot- Balldrenit, ku Shqipëria e propagandës kriminale të kotecit palestër, ku është katandisur organizata kriminale e Rilindjes dhe Shqipëria e qendresës stoike të banorëve të Unazës të takohen në një betejë ku vetëm njëra do të mbijetojë: Ose Shqipëria e drejtësisë, shqipëria e prindërve që luftojnë për fëmijët e tyre, Shqipëria e Kushtetutës dhe e ligjit, Shqipëria e vlerave europiane ose Shqipëria e zuzarëve dhe banditëve, hajdutëve që kanë përzënë gjysmë milioni të shqiptarëve, qeverisjen më të korruptuar dhe më të inkriminuar të Europës!

 

Kjo është beteja!

Kjo është kauza! Dhe në këtë kauzë nuk ka ngjyra, nuk ka të djathtë e të majtë. O je me fëmijët e tu, o je me vlerat elementare të dinjitetit njerëzor e të punës së ndershme, ose je skllav i krimit.

 

Shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët janë bashkuar dhe çdo ditë e më shumë ky bashkim bëhet më I madh, falë kurajos, falë qëndresës, falë vendosmërisë që kanë marrë nga banorët e Unazës së Re dhe qëndrestare të lirisë dhe të demokracisë anembanë Shqipërisë.

Ndaj, që kjo betejë të shkojë deri në fund, ka vetëm dhe vetëm një rrugë, ta shkulim të keqen me rrënjë.

 

Largimi i Edi Ramës, një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, një parlament, që përfaqëson hallet, problemet, dëshirat dhe aspiratat e tyre, si kudo në Europë, janë produkt i panegociueshëm i rezistencës opozitare dhe i bashkimit popullor që do ta çojë betejën deri në fund.

 

Vëllezër dhe motra!

 

U bënë 7 muaj rezistencë ditë për dotë e natë për natë. Dhe ja ku i ke ni bashkëqytetarët tuaj, te cilët, vetëm me forcën e zemrës se tyre, vetëm me dashurinë për fëmijët, vetëm me kauzën e drejtë të mbrojtjes së shenjtërisë së banesës, ia dolën jo vetem t’i mbrojnë këto, por të mbrojnë për ju, për ne, edhe konceptin më themelor të lirisë e dinjitetit njerëzor, sundimin e ligjit, kushtetutën, duke diktuar qartë e prerë prej ditës së parë, se këtu vendosin qytetarët, këtu vendos sovrani.

 

Kaq sa kanë bërë është përtej imagjinatës së çdo shqiptari të traumatizuar nga tirania deri para katër muajsh. Por këto 4 muaj, mrekullia e qendresës, mrekullia e kurajos dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e ka kthyer kokëposhtë Shqipërinë e tiranisë, e ka ndezur pishtarin e shpresës në zemrën e çdo shqiptari. Ndaj kam një dhe vetëm një mesazh, si për zonjat dhe zotërinjtë që më rrethojnë sonte këtu, ku e keqja është ndaluar, ashtu edhe për të gjithë ju bashkëqytetarë: bashkohemi për ta shkulur të keqen me rrënjë!

 

Bashkohemi në protestën e nesërme në rrugën tonë pa kthim për të mos lejuar më asnjë dramë njerëzore dhe familjare, asnjë shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive tuaja nga një grusht horrash dhe banditësh që nuk janë më as qeveria, as parlamenti i Shqipërisë, por janë banda që duhet e do ta shporrim me çdo kusht e me çdo çmim.

 

Ju ftoj ta bëjmë këtë investim në emër të së ardhmes sonë, në emër të vogëlushëve tanë, në emër të të vetmeve vlera e parime që do ta nxjerrin në breg anijen tonë pas tre dekadave tranzicion, anijen e vlerave dhe parimeve europiane për ta bërë këtë vend si gjithë Europa, për t’i bërë qytetarët të gëzojnë të njëjtat të drejta e mundësi si qytetarët europianë  në shtëpinë e tyre, në qytetin e tyre, në vendin e tyre.

 

Ndaj, le ta marrim edhe njëherë shkëndijën që u bë pushtar, pishtarin që u bë furrnaltë e revoltës popullore këtu tek Unaza e Re, le ta sjellim në ballë të protestës, nesër në orën 19.00!

 

Le ta shkundim nga themelet tiraninë e krimit, le t’i japim paralajmërimin e fundit se nuk do të ndalemi thjesht dhe vetëm duke ndalur të keqen, por se jemi të vendosur ta shkulim me rrënjë, ta çlirijmë Shqipërinë nga banda kriminale, ta çlirojmë ekonominë nga oligarkia e  babëzitur e t’ia kthejmë atë pronarëve të saj të vërtetë, qytetarëve shqipatrë

 

Zoti ju vekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Fitore!

Read More
31 Maj
0

Basha: Për ata që pyesin se kur do ta rrëzojmë Edi Ramën, kam vetëm një përgjigje: Ejani të dielën në orën 19 në protestën tonë

 

  • Banda kriminale në pushtet, në ditët e saj të fundit është vërsulur si kurrë ndonjëherë në histori dhe ato që po luhen janë paratë e vogëlushëve shqiptarë, është buka e gojës së tyre, është djersa e prindërve të tyre

 

  • Bota iu ka vënë emra të ndryshëm rrugëve tregtare, rruga e gurtë, rruga e mëndafshtë, por sot Edi Rama po bëhet gati të ndërtojë rrugën e florinjtë, jo për popullin por për grusht hajdutësh të babëzitur dhe për vetin e tij. 296 milion euro për 17 km rrugë.

 

  • Taksat që biznesi i ka paguar këto 4 vite qeverisë dhe Uriah Heep të bashkisë, që janë 7 deri në 11 herë më të larta se para 4 vitesh, janë të barabarta me shumën që Edi Rama po e jep me një dorë për 17 km rrugë.

 

  • Edi Rama e ka lidhur fatin me 6-7 oligarkë, me disa pronarë mediash pas tyre, dhe me një grusht kriminelësh. Këta janë doktorët që e mbajnë në këmbë kufomën politike të Ramës, janë serumi që e mban akoma në koma organizatën kriminale të “Rilindjes”.

 

  • Dorëzimi zyrtar i kërkesës së Hollandës drejtuar Komisionit Evropian për të rivendosur vizat për qytetarët shqiptarë është një lajm i hidhur, është turpi i Edi Ramës, ky është krimi i Edi Ramës dhe i bandës së tij të babëzitur

 

  • Programi i PD do të vendosë taksë 9 përqind mbi të ardhurat personale për rrogat mbi 300 mijë lek, 0 për ato nën 300 mijë lek. Ulja e çmimit të energjisë për familjet dhe për bizneset prodhuese. Ulja që ditën e parë të karburantit me 300 lek duke eleminuar taksën Rama

 

  • Kush pret reflektim nga njeriu i kapur duke vjedhur zgjedhjet me krimin, kush pret reflektim apo ndryshim kursi nga njeriu i kapur duke vjedhur bukën e vogëlushëve, e ka të kotë dhe i përket një pakice që do të zhgënjehet thellë.

 

  • Kur vjen fjala te kriminelët e kapur në flagrancë me politikanët e tij duke vjedhur vota, thotë: Ku e di unë se nuk po flisnin për ushqim qensh?! Në fakt, ushqim qensh është për të dhe bandën vota e lirë e shqiptarëve, si ushqim qensh e kanë trajtuar

 

  • Ka vetëm një forcë që që do ta ndalojë; ajo është forca që derdhet bulevard, javë për javë dhe më e madhe, javë për javë dhe më e vendosur. Kjo forcë ka vetëm një emër: pjesmarrje, bashkim, vendosmëri, deri në rrëzimin e kësaj kupole mafioze.

 

 

  • Të fitojmë betejën që nesër fëmijët tanë mos të thonë: E lanë demokracinë të shkatërrohej, i lanë zuzarët ta merrnin në dorë vendin edhe njëherë, siçe kishin 50 vite me rradhë, por të thonë jemi bijtë e një brezi që u ngrit, qëndroi, luftoi dhe fitoi për Shqipërinë, për Europën

 

  • Ka vetëm dy rrugë: Ose ta hamë turpin me bukë para fëmijëve tanë, ti pranojmë këta horra dhe ti quajmë qeveritarë, ose të çohemi dhe të bashkohemi, të përballemi dhe të luftojmë orë e minutë, deri sa ta largojmë këtë bandë!

 

  • Për ata që pyesin se kur do ta rrëzojmë Edi Ramën, kam vetëm një përgjigje: Ejani të dielën në orën 19.00 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh.

 

 

 

FJALA E KRYETARIT LULZIM BASHA SOT NË TIRANË

 

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra,

Zonja dhe zotërinj

Mirë se ju gjej përfaqësues të Partisë Demokratike të kryeqytetit, të kësaj zone të kryeqytetit,

Së pari dua t’ju falënderoj nga zemra për punën e jashtëzakonshme që keni bërë në këto javë, në këto muaj përballje, beteje, bashkimi, vendosmërie dhe fitore e cila po buzëqesh nga dita në ditë.

Të githë e pamë se si radhët e protestës popullore shtohen nga dita në ditë. Për fat të mirë gjatë këtyre javëve kam qenë anembanë vendit, për fat të keq jo kaq shumë në Tiranë. Por përmes lëvizjes nëpër Shqipëri, kam patur mundësinë dhe rastin jo vetëm të shoh me sytë e mi, por shpresoj që përmes jo vetëm syve, por edhe video-selfiet, aq sa ja kam marrë dorën “Facebook”-ut, t’ju bëj të shikoni se si është atmosfera jo vetëm në Tiranë, por anembanë vendit. Një atmosferë e ndezur shprese, shpresë e rigjetur tek shqiptarët, kurajo për të qëndruar, për të luftuar në një betejë që për herë të parë duket se e ka të sigurt përfundimin, fitoren e popullit të bashkuar.

Por një betejë që vazhdon dhëmb për dhëmb me bandën e qeverisë, që e ngre gjithmonë e më larg stekën e grabitjeve, qindra milionë euro që luhen çdo ditë, paratë e taksapaguesve shqiptarë, paratë e taksapaguesve të Tiranës, që dikush thoshte sot se qeveria i luan në kumar. Jo, jo nuk i luan në kumar. Kjo bandë kriminale në ditët e saj të fundit duke përfituar nga avujt e furrnaltës politike që ka ndezur populli nga protestat e përditshme e të përjavshme, kjo bandë kriminale është vërsulur si kurrë ndonjëherë në histori dhe ato që po luhen janë paratë e vogëlushëve shqiptarë, është buka e gojës së tyre, është djersa e prindërve të tyre. Stekat janë të larta miqtë e mi, 296 milionë euro është njëra prej këtyre stekave për vetëm 17 km rrugë. E dini për çfarë e kam fjalën apo jo?!

Për Milot-Balldrenin, rrugën e florinjtë. Bota ju ka vënë emra të ndryshëm rrugëve tregtare, rruga e gurtë, rruga e mëndafshtë, por sot Edi Rama po bëhet gati të ndërtojë rrugën e florinjtë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanët, jo, jo. Por për grusht hajdutësisht të babëzitur dhe për vetin e tij. 296 mln euro për 17 km rrugë.

Miqtë e mi, e di se shumë prej jush, shumica jush këtë javë keni qenë derë më derë tek biznesi i vogël, keni shkuar atje, keni trokitur për t’i njohur me platformën tonë, me programin tonë për të ndalur krizën ekonomike, për të ndalur represionin qeveritar dhe për t’i dhënë një dorë jo vetëm për të dalë nga kriza, jo vetëm për të nxjerrë kokën mbi ujë, por për t’i dhënë një program shprese që të jetojnë dhe punojnë me nder dhe dinjitet dhe t’ia shohin hajrin punës. Dhe jo sot kur i merr tmerri të shkojnë të hapin derën e dyqanit apo biznesit.

Keni shkuar derë më derë dhe keni prezantuar këtë program apo jo?! Të gjithë e dimë se cili është ky progam, është detyra jonë që ta dinë të gjithë Tirana, gjithë Shqipëria. Para se të futem tek programi dua t’i drejtohem çdo biznesi në Tiranë, çdo biznesi të vogël dhe të mesëm e t’ju them se gjithë taksat që keni paguar këto 4 vite qeverisë dhe Uriah Heep i Bashkisë që siç më keni thënë vetë janë 7 deri në 11 herë më të larta se para 4 vitesh. Të gjitha këto taksa bashkë janë të barabarta me këtë shumë që Edi Rama po e jep me një dorë për 17 km. Me një dorë po jep të gjithë taksat tuaja në 4 vite.

(salla nis brohoritjet “Basha, Basha) Një sekondë, se s’ka vend për brohoritje këtu, aq më pak emrin tim, se nuk po i jap unë këto lekë, po i jep Edi Rama. Në ditët e fundit, ndërkohë që “Rilindja” është në vdekje klinike, ndërkohë që laku i është ngushtuar si nga lëvizja popullore, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar, nga ata që me të vërtetë kujdesen për Shqipërinë dhe nuk e shohin Shqipërinë nga xhepat, në këto ditë të fundit, krimet korruptive të Edi Ramës, po marrin përmasa realisht të papërfytyrueshme. Në Tiranë ndodhen sot 40 % e biznesit të vogël të të gjithë Shqipërisë. Imagjinojeni pra që të gjithë taksat, detyrimet, tarifat, gjithçka që paguajnë ata, qeverisë dhe Uriah Heep-it të bashkisë, të mbledhura të gjitha bashkë, jo në një vit, as në dy vite, po në 4 vite të marra së bashku, të gjitha këto taksa të dhëna me një dorë, me një garë fallso, njësoj si tek Unaza e Re, por tashmë nuk bëhet fjalë për 30 e për 40 milionë euro, po për 290 milionë euro.

Ja ku na çon makutëria, babëzia, kriminaliteti i një bande që vetëm qeveri nuk është. Dhe pse na çon këtu? Sepse nuk erdhi si produkt i votës së lirë, se nuk e ka lidhur fatin as me qytetarët e Tiranës, as të Balldrenit e as të Milotit, as të Konispolit, as të Orikumit. E ka lidhur fatin me këta 6 apo 7 oligarkë, me disa pronarë mediash që qendrojnë pas tyre e nganjëherë edhe para tyre, dhe me një grusht kriminelësh. Këta janë doktorët që e mbajnë në këmbë kufomën politike të Edi Ramës, këta janë serumi që e mban akoma në koma organizatën kriminale të “Rilindjes”.

Dhe efektet duken qartë, Tirana lëngon, me përjashtim të 3-4 kantiereve ku ndërtohen kullat luksoze të pastrimit të parave të pista. Biznesi i vogël falimenton, 20-30 biznese në ditë mbyllen në Tiranë, 50 anembanë Shqipërisë. Papunësia është ulur këmbëkryq, kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme, dhe në momentin kur Shqipëria më në fund pas pas 3 rekomandimesh pozitive duhet të priste dritën jeshile të hapjes së negociatave, jo vetëm që vjen dritë e kuqe, por sot kemi një tjetër lajm të hidhur. Komisionit Evropian zyrtarisht i është dorëzuar kërkesa e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, e Holandës, për të rivendosur vizat për qytetarët shqiptarë. Ky është turpi, ky është krimi i Edi Ramës dhe i bandës së tij të babëzitur.

Ne jemi sot këtu të vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Dhe kjo është një betejë shprese për çdo shqiptar, kjo është një betejë ndryshimi për të gjithë njerëzit dhe jo vetëm për një grusht njerëzish. Ndonëse i ngremë me krenari dhe i valëvisim kudo flamujt tanë blu me stemën e bardhë, me të bardhën e shpresës të Partisë Demokratike, ne e dimë fare mirë se kjo betejë dhe kjo bardheblu përfaqëson një qiell të ri shprese për shqiptarët.

Disa prej jush, me të cilët pata rastin të flas pak para se të futesha në këtë takim e t’ju pyes se si shkuan takimet me biznesin, më thatë se të gjithë mirëpresin platformën tonë. Dhe s’ka si mos ta mirëpresin, një platformë solide dhe konkrete, e cila ka një dhe vetëm një qëllim, të arrestojë krizën, të ndalë krizën pra, t’i japë frymëmarrje, injeksion, kapital e mundësi sipërmarrjes.

Të gjithë e mirëpresin planin tonë ekonomik, ku shqiptarët, qytetarët e Tiranës, të na besojnë me votë qeverisjen, duke bërë të mundur që Shqipëria të jetë në radhë të parë kompetitive me vendet e rajonit, e të mundësojë kështu që biznesi i vogël të jetë jo më një mallkim për pronarët, por një bekim për ta, familjarët dhe punëmarrësit që ata do të marrin në punë. 140 milionë lekë të vjetra do të jetë kufiri për biznesin e vogël, dhe çdokush me xhiro nën 140 milionë lekë të vjetra do të kualifikohet si biznes i vogël e do të përfitojë nga regjimi special fiskal për biznesin e vogël, i cili përmblidhet shkurtimisht në një taksë të vetme jo dhjetëra taksa e tarifa bashkiake e qeveritare, në një të vetme, 0,5 % e xhiros vjetore, e cila, e paguar në këste dhe e provuar përmes një pulle fiskale, do t’i japë fund makthit të tatimorëve dhe të dhjetëra inspektorëve të tjerë që vijnë nga mëngjesi deri në darkë, duke ju nxirë jetën njerëzve të punës.

Pra, nxjerrja nga skema e tvsh-së, i vetmi detyrim 0,5 % e xhiros vjetore do të jenë masat që do të nxjerrin biznesin e vogël nga kulari i shtrëngesës, e do ta kthejnë edhe njëherë në një gjenerator mirëqenieje, në një gjenerator punësimi, qarkullimi të parave.

Nuk do të ndalemi me kaq e nuk mund të ndalemi me kaq. Taksa e sheshtë 9 % do të zbatohet për të gjithë biznesin tjetër me xhiro mbi 140 milionë lekë.

9 përqind do të jetë taksa edhe mbi të ardhurat personale për rrogat mbi 300 mijë lek, 0 për ato nën 300 mijë lek, dhe për diferencën midis 300 mijë e sipër do të zbatohet i njëjti rregull. Ulja e çmimit të energjisë për familjet konsumatore, ulja e çmimit të energjisë për bizneset prodhuese, ulja ditën e parë të karburantit me 300 lek duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin.

Gjej rastin ti përsëris sot, në këtë format se në fomratet e tjera është e pamundur, sepse këto janë pikat të palëvizëshme të planit dhe programit tonë ekonomik. Por meqë thirrjet nga salla janë që të kalojmë drejtëpërdrejt tek aktualiteti akut politik, le ta përmbledh atë që më thanë edhe në hyrje të sallës por dhe gjatë ditëve të kontaktit me sipërmarrjen e vogël shumë prej jush. Ndërkohë që mirëpresin platformën tonë, 98 përqind e sipërmarrësve kanë një pyetje:   Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni?

Sot është rasti këtu në Tiranë, të flas fare hapur e sinqerisht me këdo që e bën këtë pyetje, sepse i ka ardhur aty ku smban më.

Pyetja nuk i drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim Bashës as edhe vetëm opozitës. Rrëzimi i të keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur të dashur bashkëqytetarë se kur do ta rrëzojmë: Ejani të dielën në orën 19.00 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh.

Protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme e rezistencës, e përballjes, e largimit të të keqes, e rrëzimit të bandës kriminale në pushtet.

Në cilin vend, prindërit mund të ulin kokën kur një njeri i vetëm, me dekret, kundër Kushtetutës, ju merr me një dorë taksat e 4 viteve të të gjithë familjeve e sipërmarrësve të Tiranës, për të ja dhënë një njeriu e për ti ndarë paratë me të!

Kjo nuk është vjedhje, kjo është qenëri.

Kjo është skllavëri e krimit. Kjo është babëzi kriminale.

Ka dy rrugë: ta hamë turpin me bukë para fëmijëve tanë, ti pranojmë këta hora dhe ti quajmë qeveritarë ose të çohemi dhe të bashkohemi, të përballemi dhe të luftojmë orë e miniutë, deri sa ta largojmë këtë bandë!

Është në dorën e njerëzve, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë kur u larguam nga strofkulla e krimit, kur u rreshtuam krah për krah njerëzve, dhe njerëzit janë përgjigjur.

Nuk ju them kot, se orë e fitores po afrojnë, se orët e Tiranisë po numërohen mbrapsht, por kurrë më parë, nuk ka qënë kaq shumë sa sot në dorën tuaj përfundimi me sukses dhe me fitore i kësaj beteje për të gjithë shqiptarët e ndershëm, pavarësisht dallimeve politike.

Natyrisht, kush pret reflektim nga njeriu i kapur duke vjedhur zgjedhjet me krimin, kush pret reflektim apo ndryshim kursi nga njeriu i kapur duke vjedhur bukën e vogëlushëve, kush pret reflektim tani që paniku nga lëvizja popullore që po e rrëzon këtë klikë kriminale, në vend që ta shtyjë drejt pendesës, e shtyn drejt vjedhjes rekord, si afera Milot-Balldren, e ka të kotë dhe i përket një pakice që do të zhgënjehet thellë.

E dëgjuat se çfarë tha kur u pyet: po këta që i ka kapur prokuroria more, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën me shokë, i ka kapur duke bashkëpunuar me krimin e organizuar, me Niçet me shokë, çfarë do bësh ti me këta? Si mund të pranosh të vazhdosh të jesh kryeministër, ndërkohë që të është zbuluar skema se si i vodhe votat? Njeriu që kërcënon këdo me burg, burg për infermierët, burg për mjekët, burg për studentët, burg për profesorët, burg pë rata që shesin majdanoz e domate në rrugë, burg pë rata që nuk lëvizin në vizat e bardha, por kur vjen fjala te kriminelët e kapur në flagrancë me politikanët e tij duke vjedhur vota, e dëgjuat se çfarë tha?!

“Ku e di unë se nuk po flisnin për ushqim qensh?!”

Në fakt, ushqim qensh është për të dhe bandën vota e lirë e shqiptarëve. Si ushqim qensh e kanë trajtuar. Dhe kjo është arsyeja se sot në mungesë të të gjitha institucioneve të vendit, gjykatave, prokurorisë, livadhis dhe shtrin dorën për të vjedhur edhe kacidhen e fundit.

Ka vetëm një forcë që mund ta ndalojë, ka vetëm një forcë që do ta ndalojë; ajo është forca që derdhet Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, javë për javë dhe më e madhe, javë për javë dhe më e vendosur. Në dimensionin e saj të vendosmërisë, është edhe bashkimi, është edhe shpresa, është dhe çelësi i fitores.

Ka vetëm një emër: pjesmarrje, bashkim, vendosmëri, deri në rrëzimin e kësaj kupole mafioze.

Ndaj sot që na ndajnë vetëm 2 ditë, me mirënjohjen më të thellë ndaj asaj që universalisht u vlerësua si pjesmarrja rekord e qytetarisë së Tiranës, në veçanti e rinisë, të rinjve dhe të rejave të Tiranës që dua ti falendëroj me mirënjohje, ju bëj thirrje miqtë e mi; në këto ditë e hetë të shenjta, ta kthejmë shenjtërinë hyjnore në një bekim tokësor për kombin tonë, për vendin tonë, për qytetin tonë, për kryeqytetin, për qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë.

Asnjë çast mos të pushojmë së qeni të dobishëm, siç e kërkojnë dhe e porosisin librat e shenjtë në këtë muaj të shenjtë, për të mbledhur çdo pikëz energjie njerëzore dhe për ti dhënë një grusht të fuqishëm ditën e dielë tiranisë. Për të ndihmuar në afrimin e të pashmangëshmes, e të pandalshmes, fitores së popullit të bashkuar, shporrjes së tiranisë dhe hapjes së rrugës tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Orët dhe ditët që vijnë, janë deçiizive, jo thjeshtë dhe vetëm për fitoren e kësaj beteje, por për të përcaktuar të ardhmen e një gjenerate të tërë, të këtyre vogëlushëve që kemi përpara, barra është mbi shpatullat tona, që kur të jenë në moshën tonë e të shikojnë pas, mos të thonë; gjithë kjo zezane erdhi sepse prindërit tanë dhe vëllezërit e motrat tanë më të rritur, ulën kokën para skllavërisë së krimit, pranuan hajdutërinë e një kopeje zuzarësh dhe e lanë këtë vend vidhej. E lanë demokracinë të shkatërrohej, i lanë zuzarët ta merrnin në dorë vendin edhe njëherë, siçe kishin 50 vite me rradhë. Por jo, të thonë jemi bijtë e një brezi që nuk e uli kokën, nuk e pranoi errësirën, u ngrit, qëndroi, luftoi dhe fitoi për Shqipërinë, për Europën, për të ardhmen tonë, për rininë.

Zoti ju bekoftë ju!

Të gjithë masivisht ditën e dielë, në betejen tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Fitore!

Read More
31 Maj
0

Rruga Milot – Balldre, projekt mafioz, do të vjedhë shqiptarët

  • Projekti mafioz i rrugës prej 17 km Milot- Balldre, do të kushtojë 295 milionë euro, nga 254 milionë sa ishte parashikuar në kontratë, po përdoret për pastrimin e parave, po vjedh dhe zhvat qytetarët, ka nxjerrë kostot më të larta për km të rrugëve.

 

  • Qeveria ia dha kontratën PPP, me ofertë të pakërkuar, kompanisë ANK, në pronësi të një ish deputeti të Partisë Socialiste, Agim Kontrata i hap rrugë rritjes fiktive të kostos.

 

  • Skema mafioze pjesë e së cilës është Edi Rama, do të detyrojë qytetarët që të paguajnë 17 milionë euro për 1 kilometër, për një rrugë fushore.

 

  • Departamenti Amerikan i Shtetit,  shprehu qartazi shqetësimin për këto projekte me rrezikshmëri të lartë, e më pas FMN dhe institucione të tjera serioze kanë shprehur shqetësim në lidhje me këto projekte.

 

  • Kjo kontratë, nqs kalon në Parlament, do të jetë subjekt i Ligjit Antimafia, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rekuperohet.

 

DEKLARATË JORIDA TABAKU DHE LEALBA PELINKU

 

JORIDA TABAKU

 

Opinioni publik është njohur këto ditë me një nga aferat më të rënda korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Bëhet fjalë për projektin 260 milionë euro të rrugës prej 17 kilometrash Milot- Balldre. Deri tani dimë që qytetarët do të paguajnë 15 milionë euro për 1 kilometër, por dokumentat në vazhdim na tregojnë se vlera mund të rritet, duke e kthyer kontratën në një skemë mafioze.

 

Vlera e 1 kilometri, në terren fushor, pa asnjë vështirësi serioze, pa asnjë vepër madhore arti, mund të shkojë edhe 17 milionë euro, sepse kështu ka vendosur Edi Rama.

 

Afera është pothuajse e ngjashme me atë të Unazës së Re, ku 1 kilometër kushton 20 milionë euro. Ndryshimi, në rastin e Milot-Balldre, është se për grabitjen e rradhës nuk u shpik një kompani me dokumenta të fallsfikuara, por qeveria ia dha kontratën PPP, me ofertë të pakërkuar, një kompanie të vogël që, zyrtarisht, është në pronësi të një ish deputeti të Partisë Socialiste, Agim  Kola dhe që për partner në punime, ka klonimin e vetes, nëpërmjet hapjes së një kompanie, që nuk ka kryer asnjë punë deri më sot.

Është detyrë e prokurorisë të zbulojë përfituesit e vërtetë dhe të tregojë se deri ku dhe me kë është përfshirë kryeministri i vendit në këtë aferë mafioze që u grabit shqiptarëve miliona e miliona euro.

Për të kuptuar skemën mafioze, duhen shpjeguar së pari kostot e projektit prej 17 kilometrash.

 

  1. KOSTO

 

  • në Buxhetin 2018 ky projekt u parashikua 113 mln euro.
  • Me pas, tenderi u hap me 50 milionë euro më shumë, duke e çuar vlerën ne 161,5 mln euro.
  • Në kontratë vlera shkon në 216 mln euro, bashkë me tvsh do të kushtojë 256 mln euro.
  • Por kjo nuk është kosto përfundimtare. Në tabelën e përgatitur për pagesat për projektet PPP vlera është 295 mln Euro, edhe 40 milionë euro më shumë.
  • Kjo rritje skandaloze e kostos së rrugës do të bëhet me vendim parlamenti. Kontrata që do të miratohet nga ushtarët e Edi Ramës në parlament, lë hapësirë që me kërkesë të kontraktorit gjatë punimeve, kostoja të ndryshojë. Këtë e konfirmon neni 35,2 i kontratës.
  • Pjesë e skemës mafioze, që sjell kosto shtesë në buxhetin e shtetit është monedha në të cilën është firmosur kontrata. Ato nuk janë në lek, por në euro, duke rrezikuar një dëm edhe më të madh në të ardhmen, ku buxhetit do t’i duhet të paguajë më shumë para për të shlyer detyrimin në euro.

 

Është e qartë se kushdo që ka ideuar dhe konceptuar këtë projekt mafioz duhet të  shkojë para drejtësisë. Skema mafioze që grabit shqiptarët me miliona euro e ka zanafillën tek tenderi korruptiv.

 

  1. TENDERI

 

  • Në tetor 2018 u shpallu tenderi me vlerë 161 mln euro. Por vlera e kontratës u rrit pas shpalljes së tenderit, kohë në të cilën ndodhi rinegocimi.
  • Për herë të parë në historinë e kontratave publike, kjo bëri që vlera e plotë e projektit të jetë më e lartë se vlera e tenderuar. (sipas kontratës është 213 mln euro pa tvsh nderkohëe që është tenderuar për 161 mln euro. Pa garë, pa transparencë e përcaktuar.
  • Kjo kontratë duhej të ishte tenderuar për vlerën e plotë të punimeve dhe për vlerën e plotë të interesave dhe kredisë bankare që po merret me 5%.
  • Kjo kontratë e fituar nga Firma ANK si ofertë e pakërkuar është bërë në interes të privatit, jo të shtetit. Sa herë që kjo firmë has vështirësi në kryerjen e punës apo kostot e punëtorëve të saj rriten, firmao mund të rrisë koston e PPP-së ndërsa shteti është i detyruar të pranojë kërkesat e saj, duke mbuluar çdo kosto, duke e mbrojtur nga çdo rrezik.

 

 

LEALBA PELINKU

 

  1. KOMPANIA

 

Krijimi i kompanisë është një tjetër pjesë e skemës mafioze.

 

  • Ky propozim i pakërkuar fitoi si i tillë duke qenë një bashkim operatorësh, më saktë kompanisë ANK dhe Bardhi Konstruksion SHPK. Kjo e fundit, krijuar në fund të vitit 2018,  me kapital 100 mijë lekë, do të merrej me projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen,ndërkohë që, si tregohet nga ekstrakti I kompanisë, kompania Bardhi Konstruksion Shpk ka ortak të saj po kompaninë ANK. Pra bëhet fjalë vetëm për një operator, ish deputetin e partise Socialiste Agim Kola.
  • Shoqëria e dytë pse është eshte bere pjese e bashkimit te operatoreve? Nuk ka asnjë kapacitet shtesë, sepse është e sapoformuar. Dyshimi i arsyeshëm që lind është që kjo shoqëri është krijuar për të  formalizuar dhe futur në lojë paratë e pista, një skemë e ngjashme kjo me Unazen e Re.
  • Kompania ka aktive prej 2 mld lekësh (20 mln euro) të cilat nuk mund të angazhohen të gjitha për këtë objekt, ndërkohë që deklaron se ka 50 milionë Euro për t’i investuar në këtë projekt dhe do të marrë një kredi me garanci sovrane për të ndërtuar rrugën. Kjo kredi fare mire mund te ishte marrë nga shteti me interesa më të ulëta, nderkohë që po e merr privati me interes 5%.
  • Për një rrugë që koston fillestare e kishte 113 milionë euro, buxheti i shtetit po paguan rreth 3-fishin e vlerës, që mund të shkojë deri në 300 mln euro dhe investime me norma kaq të larta fitimi, nuk ka asnjë biznes u ndershëm.
  • Një kontratë e tillë është tejet favorizuese për kompaninë dhe e shndërron shtetin në çirakun e saj. Asnjë pikë e kontratës nuk garanton palën publike dhe shqiptarët, përkundrazi, gjithçka është vendosur në favor të njërës palë,duke e shndërruar kontratën në pazar të njëanshëm.

Kur qeveria lancoi dy vite më parë programin 1 mld euro të PPP, Partia Demokratike e quajti këtë një skeme të Pastrimit të Parave të Pista, duke e ditur që do të arrinim në këtë nivel dhe duke e ditur që asnjë biznes i ndershëm nuk do të kishte këtë kapital në dispozicion!

I këtij mendimi ishte edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili shprehu qartazi shqetësimin për këto projekte me rrezikshmëri të lartë, e më pas FMN dhe institucione të tjera serioze kanë shprehur shqetësim në lidhje me këto projekte.

 

JORIDA TABAKU

 

Sot,  fatkeqësisht ajo që ne parashikuam po ndodh. Ky program po përdoret për pastrimin e parave, ky program po vjedh dhe zhvat qytetarët, ky program ka nxjerrë kostot mëtë larta për km të rrugëve, që, në Unazën e re shkonin në 22 mln euro/km dhe këtu deri në 16 mln euro për km. Kjo skemë korruptive gjigande, që siç tregohet në tabelën e siguruar nga Partia Demokratike, qe do të ketë efekte për 15 vitet në vijim, duhet të ndalet menjëherë.

Kjo kontratë, nqs kalon në parlament, do të jetë subjekt i Ligjit Antimafia, së bashku me një listë kontratash abuzive të denoncuara nga Partia Demokratike dhe çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rekuperohet. Korrupsioni me ligje të miratuara në parlament, ku kërkojnë mbrojtje për vendimet e tyre duhet të mbarojë. Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazhi që mbron vendimet e njëparlamenti ilegjitim!

 

 

 

Read More
31 Maj
0

Klevis Balliu depoziton provat filmike ku dëshmohet dhuna dhe gazi lotsjellës ndaj banorëve të Bulevardit, nga Policia e Shtetit.

  • Klevis Balliu në emër të Partisë Demokratike dorëzoi në Prokurorinë e Tiranës provat filmike dhe foto të cilat dëshmojnë se Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës ka dhunuar dhe helmuar me gaz lotsjellës banorët e “Bulevardit”.

 

  • Të gjithë në protestë më datën 2 qershor ora 19.00 kundër pushtetit i cili arreston qytetarët e tij e jo kriminelët.

 

DEKLARATË KLEVIS BALLIU NGA PROKURORIA E TIRANËS

 

Partia Demokratike ka bërë një kallëzim penal kundrejt Policisë së Shtetit për dhunën barbare të ushtruar ndaj banorëve të “Bulevardit”.

 

Shumë prej jush, i keni transmetuar pamjet që tregojnë qartazi se si janë dhunuar gra, fëmijë gjatë operacionit të dhunshëm të policisë për prishjen dhe shkatërrimit të shtëpive të banorëve të Bregut të Lumit, për shkak të projektit të ri të Bulevardit.

 

Sot dorëzova në emër të Partisë Demokratike, disa video, shumë prej tyre ju i keni parë, por edhe video e foto të tjera, të cilat faktojnë dhunën që Policia e Shtetit ka ushtruar ndaj këtyre banorëve.

 

Dhuna vjen si shkak i urdhërave politikë të kupolës së Policisë së Shtetit por edhe të vetë Kryeministrit Edi Rama.

 

Sot për shkak të politizimit të Policisë së Shtetit, policia është ndarë, Policia e Shtetit dhe policia e pushtetit.

 

Policia e pushtetit të Edi Ramës është ajo e cila dhunon qytetarë të ndryshëm në çdo protestë.

 

Është ajo e cila gjendet e dehur në zyrat e qeverisë dhe jep urdhëra e dehur për të dhunuar qytetarët shqiptarë.

 

Dua të bëj një ndasi të qartë. Jo çdo efektiv policie është i këtij standardi. Ka efektivë policie të ndershëm që janë më të shumtë në numër të cilët janë të detyruar të zbatojnë këto urdhëra famkeqe.

 

Ka plotë katër muaj që Edi Rama nëpërmjet policisë i ka shpallur luftë qytetarëve duke i dhunuar ata.

 

Sot policia është përqëndruar ndaj dhunimit dhe kapjes së qytetarëve protestues dhe jo të bandave të krimit dhe korrupsionit.

 

Sot armiku i policisë për shkak të Edi Ramës dhe jo të efektivëve të ndershëm të Policisë së Shtetit, për shkak të Edi Ramës dhe kupolës së inkriminuar dhe të dehur të Policisë së Shtetit, ata sot kanë armik të vetëm qytetarët shqiptarë.

 

Jetojmë në kohë të vështira. Është një krizë dramatike për qytetarët. Është një krizë politike, por është edhe një krizë ekonomike.

 

Dhunë siç e keni parë ju tek bulevardi, është e papranueshme por ende nuk kemi asnjë të shoqëruar.

 

Sot akoma vazhdon në punë shefi i Komisariatit nr.4 i cili është parë me zë dhe figurë duke dhunuar një vajzë 20 vjeçare si Manjola Mamli, videon e së cilës e dorëzova sot tek prokuroria.

 

Besimi im është një dhe i vetëm , nuk ka asnje rrugë tjetër për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve shqipëtarë.

 

Nuk ka snjë rrugë tjertër përvec se një revolte mbarkomëtar e cila do të rikthejë këtë vënd në normalitet.

 

Ne si Parti Demokratike ne menyren më apsolute me ccdo mënyrë e me ccdo mjet do t’i dalim qytetarëve në mbrojtje kur ata dhunohen nga Policia e Shtetit.

 

Ju keni parë  plotë raste në protesta të ndryshme se si qytetarët janë dhunuar barbarisht.

 

Mos të harrojmë këtu rastin flagrant të sekretarit Organizativ të PD Sahit Dollapi, i cili u dhunua nga plotë 7 efektivë të FNSH me një urdhër të pastër dhe të qartë politik të Edi Ramës dhe të kupolës te inkriminuar dhe të dehur të Policisë së Shtetit.

 

Naj sot neve kemi depozituar këto prova, shpresojmë që prokuroria të bëjë punën që duhet të bëjë, por është e ccuditëshme si ccdo hetim ndaj Erion Veliajt apo drejtorëve të Policisë së Shtetit Edi Ramës apo kujdo që ka lidhje me Rilindjen  vjen një moment dhe mbyllet, ndërkohë që hapen hetime pa njoftuar absolutisht askend si në rastin e gjashtë deputetëve që ishin tek Drejtoria e Policisë, thirren si të pandehur, a nuk e di, pra unë shpresojë që ato të bëjnë punën e vetë, por nuk kam absolutisht asnjë besim sepse sot ne praktikisht nuk kemi as prokurori as polici.

 

Prokuroria dhe policia bashkëpunojnë së bashku për të fabrikuar prova konkrete për të arrestuar qytetarët shqiptarë.

 

Janë kthyer në fabrikues provash kundër qytetarëve shqiptarë.

 

Prokuroria është kthyer në një pastrim kimik për ccdo kriminel që ka njolla përdhunuesish vrasësish apo që është narkotrafikant.

 

Ndaj sot do t’i bëja dhe një thirrje ccdo qytetari të na bashkohet më datën 2 Qershor në një protestë revoltë masive dhe historike që do t’i japë Edvin Kristq Ramës dhe të gjithë organizatës kriminale të Rilindjes atë ccfarë i takon.

Read More
30 Maj
0

Basha: Për të hapur rrugën europiane të vendit duhet të largojmë Edi Ramën

 

  • Kontrata korruptive 260 milionë euro për 17 km, Milot- Balldre, ku 1 km kushton 15 milionë euro, do të zhbëhet. Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri do të shkojnë para drejtësisë.

 

  • Shans nuk keni të vidhni shqiptarët me këtë kontratë krimi. Ju presin prangat! Ccdo bankë që financon projektin hajdut, do t’i konfiskohet ccdo qindarkë. Do të trajtohen si krim i organizuar.

 

  • Apel për ANK-në dhe këdo qëndron pas, tërhiquni! Harrojeni ju se do t’i lëmë fëmijët pa shkolla, pensionistët pa pensione dhe spitalet bosh për të paguar kontratat korruptive. Qindarkë për qindarkë do t’ua marrim.

 

  • 6 apo 7 oligarkë të babëzitur nuk e mbajnë dot gjallë me serum kufomën politike të Edi Ramës, i cili duhet të ishte larguar me qindra herë për skandalet që i janë zbuluar këto 6 vjet! Fundi i tiranisë ka ardhur!

 

  • Vetëm për karrigen dhe pasurinë e tij, Rama refuzon t’i hapë Shqipërisë rrugën e zgjidhjes politike dhe të integrimit evropian. Ai ka vendosur gjithmonë pushtetin e tij kundër interesit të shqiptarëve.

 

  • Largimi një orë e më parë i Edi Ramës, garantimi i standardeve zgjedhore, në mënyrë që shqiptarët të jenë ata që do të vendosin e të zgjedhin. Kjo është një betejë që na bashkon përtej dallimeve partiake.

 

  • Nuk e kalon dot Rama testin e Berlinit. As Berlini e as Brukseli, as Londra e as Parisi, nuk i pranojnë autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar.

 

  • Nuk pranon Europa të hapë negociatat me një vend, kryeministri i të cilit është kapur duke vjedhur votat me krimin.

 

  • Për të hapur rrugën europiane të vendit duhet të largojmë Edi Ramën. Të bashkohemi të djathtë e të majtë drejt një zgjidhje politike që e rikthen sovranitetin tek njerëzit.

 

  • Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg për shitblerjen e votave në Dibër, por Rama kërkon ta bëjë kryetar bashkie. Askush nuk e pranon këtë. Zgjidhja e vetme është largimi i tij.
  • PD ka programin e shpresës për Shqipërinë. Reformim të sistemit, alternativë ekonomike me taksa të ulëta për punësim dhe mirëqenie. Ccdo shqiptar do të fitojë pasi të fitojmë betejën për zgjedhje të lira.

 

  • Ne jemi të vendosur e të bashkuar t’i shkojmë betejës deri në fund. Sa kohë që e keqja qëndron në këmbë, në këmbë do të jemi edhe ne. të demonstrojmë bashkimin tonë të dielën në orën 19.00

 

 

FJALA E KRYETARIT TW PARTISW DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NW KURBIN

 

 

Të nderuar drejtues dhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike në Kurbin dhe në Qarkun e Lezhës!

Të dashur vëllezër dhe motra!

Qytetare dhe qytetarë e, në veçanti, të dashur dhe të respektuar të rinj dhe të reja të Kurbinit!

 

Mirënjohjen nuk mund ta shpreh me fjalë për këtë pritje të jashtëzakonshme që më keni rezervuar sot në hyrje të këtij takimi, brenda këtij takimi, për këtë mesazh që kumbon nga Kurbini, kumbon anembanë Shqipërisë, mesazhin e shpresës, mesazhin e fitores, mesazhin e Shqipërisë europiane. Mirënjohje për ju, mirënjohje për ju vëllezër dhe motra! Keni qenë dhe jeni balli i vlerave në betejën tonë për vlera. Keni qenë dhe jeni kocka dhe palca e kurajës së shqiptarëve, edhe atëherë kur nuk e gjenin dot kurajon brenda vetes. Keni qenë dhe jeni tmerri i tiranisë. Edhe kur flaka e lirisë tundej nën presionin e tiranisë së krimit e të korrupsionit, këtu mbeti gjithmonë e ndezur, duke i dhënë kurajo çdo demokrati e çdo shqiptari që e do vendin e lirë, që do barazi para ligjit, që do shanse dhe mundësi për punësim e për mirëqenie, që do dinjitet. Në ditët e tyre më të errëta sytë i kishin nga kurajo e rinisë e të demorkatëve të Kurbinit.

 

E dinë fare mirë kundërshtarët, e di fare mirë Edi Rama, sado që me gjuhën e tij të helmatisjes së përçarjes krahinore, mundohet të kthejë tmerrin dhe panikun që e ka zënë, në një shpoti që nuk ia blen më askush, por që tregon një gjë, që fle në subkoshiencën e tij, nga Kurbini do t’i vijë fundi pushtetit kriminal, pushtetit të hajdutëve, regjimit më të korruptuar që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Sepse nuk mund të bashkëjetojë kurrë dinjiteti i njeriut të lirë, me korrupsionin dhe babëzinë, me shkeljet flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës, me dhunimin dhe plaçkitjen deri në koren e fundit të bukës së fëmijëve për të pasuruar një grusht hajdutësh me nam dhe me vulë.

 

Vetëm pak kilometra më këtej po planifikohet një hajdutëri që ia tejkalon në përmasa dhe në pacipësi edhe hajnisë kriminale tek Unaza e Re, 40 mln euro për 2 km. Tani Milot-Balldre, 260 mln euro për 17 km. Hajdutëri të tillë nuk ka njohur dhe nuk ka dëgjuar Europa. Hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar, e ka ulur kokën dhe e ka pranuar të keqen. Por s’jemi ai lloj vendi. Atëherë, kjo është një tjetër lloj hajdutërie, është hajdutëria e hajdutit që nuk do të ketë të nesërme, të marrim ça të marrim, të kapim ça të kapim.

Tani duhet t’i them ANK-së dhe atyre që fshihen pas ANK-së, çdo banke shqiptare: Mos guxo një lopatë të vetme dheu të lëvizësh, sepse dheu do të mbulojë turpin e kësaj afere korruptive. Kjo kontratë do të varroset, Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri do të shkojnë para drejtësisë. Zotohem para kurbinasve, para Kishës së Laçit, shans nuk keni të vidhni shqiptarët me këtë kontratë krimi, ju presin hekurat, ju presin prangat! Por kurrsesi hajdutëria rekord e rrugës Milot -Balldren. Ndaj thirrini mendjen ANK-ra e KNA-ra! Thirrini mendjes banka shqiptare, do t’ju konfiskojmë çdo qindarkë! Do t’ju trajtojmë si bandë kriminale, do t’ju trajtojmë njësoj si krimi i organizuar, se nuk i lini gjë mangut krimit të organizuar me këtë vjedhje. Madje keni tejkaluar krimin e organizuar! Ndaj, tërhiquni, harrojeni ju se do t’i lëmë vogëlushët pa shkollë, pensionistët pa pensione, harrojeni se do t’i lëmë spitalet bosh për të paguar kontratat tuaja korruptive, qindarkë për qindarkë do t’ua marrim. Dhe do të kalbeni në burg. Ndaj tërhiqeni o skotë zuzarësh, ju 6 apo 7 oligarkë të babëzitur, serumin e Edi Ramës, se nuk e mbani dot gjallë kufomën politike! Fundi i tiranisë ka ardhur!

 

Ujku do mjegull dhe mjegullën e kësaj beteje politike, qytetarë dhe kombëtare, kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa, kur të gjithë shqiptarët e ndershëm, kur gjithë forcat politike proeuropiane ndodhen krah njerëzve për të fituar këtë betejë për jetë a vdekje, për liri, për demokraci, për shtetin e së drejtës, në orët e fundit kryehajduti dhe banda e tij zuzare, bashkë me këta 6 apo 7 shushunja të babëzitura, e kanë mendjen të vjedhin dhe qindarkën e fundit. Nga kush? Nga goja e vogëlushëve shqiptarë, më të paushqyerve të Ballkanit, nga goja e prindërve dhe pensionistëve shqiptarë, ku 1 në 3 nuk ushqehet dot më shumë se një herë në ditë, nga pacientët shqiptarë të cilëve iu premtoi shëndetësi falas dhe i degdisi në nivele mjerane, afrikane. Kurrsesi. Ne po e luftojmë këtë betejë e do ta luftojmë deri në fitore.

 

Por mos kujtoni se nuk ju shohim, teksa përpiqeni nën mjegullën e orëve të fundit të rrëmbeni çfarë të mundeni. Ndaleni dorën hajdute, përndryshe para popullit, para drejtësisë dhe për hundësh do t’ua nxjerrim ato që iu vodhet shqiptarëve.

 

Vëllezër dhe motra!

 

E gjithë bota e di si erdhëm deri këtu.

 

  • Jemi i vetmi vend në Europë, ku kapet kryeministri duke futur kriminelë në parlament e duke i bërë kryetarë bashkish dhe nuk largohet.
  • Jemi i vetmi vend në botë ku kapet Kryeministri me ministrin e Brendshëm duke bërë trafik droge dhe nuk largohet.
  • Jemi i vetmi vend në botë që, kur detyrohet ta heqin ministrin kampion që për katër vjet e bëri përshesh me krimin e organizuar Shqipërinë, edhe ministri i dytë kapet me krimin e organizuar dhe kriministri nuk largohet.
  • Jemi i vetmi vend ku kryeministri del në krah të një përdhunuesi e trafikanti droge si Elvis Rroshi dhe kur del e vërteta nuk largohet.
  • Jemi i vetmi vend, që kur kapen me vjedhje të tilla që thyejnë çdo rekord historik e nuk largohet.
  • Jemi i vetmi vend që kur kapet duke vjedhur votat me Vangjush Dakon e Damian Gjiknurin e nuk largohet.

 

Dhe ja ku jemi sot, me një njeri që duhet të ishte larguar me qindra herë, për të zezat që i bëri këtij populli. Dhe prapë, për karrigen e tij, për karrigen e tij, vetëm për karrigen e tij, për pushtetin e tij, për pasurinë e tij, refuzon t’i hapë Shqipërisë rrugën e zgjidhjes politike, refuzon t’i hapë Shqipërisë rrugën e integrimit evropian.

 

Kush ka sy në ballë e ka parë, kush ka veshë e mend e ka dëgjuar, ka një njeri që e mban peng hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës, që e shtyn tash 3 vjet hapjen e rrugës tonë Për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Dhe ky është njeriu që, sa herë ka pasur mundësi të vërë interesat e shqiptarëve mbi pasurinë dhe pushtetin e tij, sa herë ka patur mundësi të zgjedhë shqiptarët dhe jo banditët e oligarkët, ka vendosur kundër shqiptarëve, ka vendosur kundër kurbinasve, ka vendosur kundër fëmijëve tuaj, ka vendosur kundër rinisë shqiptare.

 

Ndaj asgjë nuk na e heq fokusin e kësaj beteje. Asnjë ndryshim nuk do të ketë në gjendjen ekonomike të përkeqësuar të shqiptarëve, asnjë vend pune nuk do të hapet, asnjë përmirësim nuk do të ketë për pensionet dhe ndihmën sociale, për çmimin e energjisë apo për naftën,pa zgjidhur problemin e problemeve, pa e zgjidhur varkën e qeverisë nga huri i oligarkisë, pa e lidhur fatin e parlamentit dhe të deputetëve të ardhshëm, dhe të qeveritarëve të ardhshëm, nga kryeministri i ardhshëm deri tek zyrtari më i thjeshtë, drejtpërdrejt me votën e qytetarëve shqiptarë.

 

Kjo është beteja!

 

Zgjedhje të lira e të ndershme, largimi një orë e më parë i Edi Ramës, garantimi i standardeve zgjedhore, në mënyrë që shqiptarët të jenë ata që do të vendosin e të zgjedhin.

 

Prandaj kjo është një betejë që na ka bashkuar dhe na bashkon përtej dallimeve partiake. Unë e di dhe e kam zemrën plot nga dhjetëra e qindra mesazhe që kam marrë, edhe nga socialistë të Kurbinit, të Vlorës, të Fierit, anembanë Shqipërisë, sepse e dinë se këtë betejë e luftojmë edhe për ta. Po, e vërtetë është vëllezër e motra socialistë, do ta çlirojmë edhe partinë tuaj nga krimi, do tw çlirojmë Shqipërinë nga krimi. Ky është misioni, kjo është thirrja, kjo është beteja.

 

Në këtë betejë sot, i gjithë populli ka kundër vetëm një grusht njerëzish, që mbahen bashkë rreth përfitimeve korruptive miliona euroshe që ju hedh Edi Rama. Kaq e thjeshtë është. Njerëz si këta që u jep dhjetëra milionë euro kilometrin, ua hedh si kockë, natyrisht merr rryshfetin. Me këta dhe për këta e ka pushtetin. Me këta e merr, me këta e mban. Vjedh shqiptarët dhe ushqen ata, ata e ushqejnë me paratë e rryshfetit dhe i thonë: mos ik, jemi mirë kështu!

 

Dhe në fakt, këta 6 apo 7 mjeranë oligarkë dhe një tufë banditësh janë të vetmit që kanë bërë hajër në Shqipërinë e Edi Ramës. Një popull i tërë vuan, lëngon nga papunësia, nga varfëria, nga pamundësia, nga pasiguria, nga shkelja dhe dhunimi i përditshëm i lirive dhe të drejtave, vetëm e vetëm që të ushqehen këto shushunja, këta zuzarë, me lekët e fëmijëve shqiptarë, me bukën e gojës dhe djersën e ballit të njerëzve të ndershëm.

 

Ora kur një njeri i vetëm merr peng gjithë popullin e vet ka marrë fund, ka marrë fund me 16 shkurt kur foli Kurbini dhe foli Shqipëria. Ka marrë fund kur e lamë vetëm në strofkën e krimit, dolëm nga strofka e krimit, dogjëm mandatet dhe u rreshtuam krahpërkrah qytetarëve. Dhe nuk ka forcë mbi tokë ta kthejë këtë orë mbrapsht.

 

Tentativa kriminale për të diktuar një proces fals zgjedhor, tentative për t’i zgjatur orët kufomës politike të Rilindjes, jam i bindur që do të marrë përgjigjen e duhur anembanë Shqipërisë, duke nisur këtu nga Kurbini.

 

Edi Rama mendon se me gënjeshtra dhe me mashtrime, hilera dhe dredhira do t’ia kalojë miun nën hundë Europës. Nuk ia kalon miun nën hundë Europës. Nuk pranon Europa të hapë negociatat me një vend, kryeministri i të cilit është kapur duke vjedhur votat me krimin, është kapur duke vjedhur qindra millionw euro të qytetarëve të vet. Është kapur duke mbrojtur kriminelët.

 

Që të kalojë nëpër Europë, duhet tw kalojw nw Berlin, Paris, nw Hagw, Paris, Bruksel e Kopenhagen, kudo ku standardet europiane, vlerat për të cilat luftojmë ne, zgjedhjet e lira, ndarja dhe balancimi i pushteteve, drejtësia e pavarur, liria ekonomike, zbatimi rigoroz i Kushtetutës, janë bibla dhe kurani i qeverive europiane. Nuk kalon Rama testin e Berlinit, sepse nuk kalon dot as testin e Kurbinit. As Berlini e as Brukseli, as Londra e as Parisi, nuk qasin autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar. Dhe këtë e kanë bërë të qartë.

 

Ne duhet patjetër tw hapim rrugën europiane të vendit. Ne duhet patjetër t’i hapim negociatat, ndaj duhet një orë e më parë t’i japim fund kësaj marrëzie. Të largojmë Edi Ramën dhe të bashkojmë të gjithë energjitë tona pozitive, të djathtë e të majtë drejt një zgjidhje politike që e rikthen sovranitetin tek njerëzit. Që ju dhe vetëm ju të zgjidhni parlamentin dhe qeverinë e ardhshme, por vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm me zbatimin rigoroz të ligjit. Prandaj them që s’e kalon dot Kurbinin!

 

Ka njoftuar se të shtunën, në procesin fals e kriminal zgjedhor, do të prezantojë kandidatin fals në Lezhë, njeriun që sot duhet të ishte në burg për shitblerjen e votave në Dibër.

 

Dosjen e shibtlerjes së votave në Dibër e ka kyçur, por të vërtetën nuk e kyç dot as Edi Rama e as Pjerin Ndreu. Duhet të ishte në burg për shitblerjen e votave në Dibër, sepse është kapur si pjesë e organizatës kriminale me dosjen 184. Tani në vend që të ishte para drejtësisë, Edi Rama do ta sjellë kandidatin për burg dhe ta bëjë kandidat për kryetar bashkie.

 

A mund ta pranoni ju këtë?

Qytetarët: Joooo

A mund ta pranojë Lezha këtë?

Qytetarët: Joooo

 

Dëgjoje mirë Edi Rama!

Dëgjoje mirë Pjerin Ndreu!

Dëgjoje Kurbinin, se nuk shkohet në Lezhë pa kaluar në Kurbin. As në Lezhë e as në Shkodër, as në Fier e as në Vlorë, as në Durrës e as në Elbasan, as në Korçë as në Tiranë, deri ditën që do t’i japë rrugë zgjidhjes së vetme politike: largimit të tij një orë e më parë dhe kthimit të sovranitetit tek qytetarët.

 

Por deri në atë moment, do të ketë përballë një popull të vendosur si rrallë herë, të bashkuar si kurrë më parë, me një mesazh. Jepjani atw nga Kurbini.

 

Qytetarët: Rama ik!

 

Edhe më fort ta dëgjojë deri në Tiranë!

 

Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth. Ju do të vendosni për sistemin e ardhshëm kushtetues dhe parlamentar. Ju do të vendosni nëse doni 100 deputetë të zgjedhur drejtëpërdrejt në zona maxhoritare apo listë kombëtare proporcionale me votim të hapur, lista të hapura, dy dhoma parlamentare, një senat, i cili do të jetë gardiani i Kushtetutës, do të jetë gardiani i legjislacionit transparent. Ju do të vendosni për ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që kurrë më një grusht njerëzish të mos ju marrë peng, ju dhe familjet tuaja, të mos marrë peng fëmijët e shqiptarëve. Ju do të vendosni që këtu, në këtë vend si kudo në Europë, zëri më i lartë të jetë zëri i Sovranit, me referendume kombëtare e lokale për të gjitha çeshtjet që kanë të bëjnë me jetën, sigurinë dhe shëndetin tuaj.

 

Ndërsa ne jemi gati t’i përgjigjemi kësaj reforme të thellë politike, me programin tonë, programin e shpresës dhe ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për një grusht politikanësh. Ditën e parë do të vendosim uljen e çmimin e karburantit që ka shkuar në stratosferë. Do të anullojmë taksën Rama, 300 lek mbi çdo litër karburant.

 

Në planin tonë ekonomik, me uljen e taksave dhe të çmimit të energjisë, me anullimin e të gjithë koncensioneve dhe tenderave korruptivë miliarda euro për një grusht njerëzish, do t’jua kthejmë shqiptarëve me rritje pagash e pensionesh. Me investime të vërteta në shëndetësi dhe mbi të gjitha gjenerimin e vendeve të punës, sepse punësimi është kryefjala e programit ekonomik të Partisë Demokratike dhe punësimi do të jetë e mira e prekshme e çdo shqiptari që do të fitojë nga kjo betejë.

 

Por miqtw e mi, në fillim duhet fituar beteja.

 

Kemi bërë një rrugë të gjatë këto gjashtë vite e gjysëm, kemi bërë një rrugë të gjatë këto 4 muaj, dhe falë jush e sakrificës tuaj, për të cilën nuk gjej fjalë mirënjohjeje. Jemi më afër se kurrë një fitoreje me përmasa popullore, që i tejkalojnë kufijtë e çdo partie politike, një fitoreje të vërtetë për çdo shqiptar, për të rinjtë e të rejat e këtij vendi.

 

Por e keqja nuk ka mbaruar. E keqja vazhdon ta testojë durimin dhe vullnetin tonë, gatishmërinë tonë për të qëndruar bashkë deri në fund të kësaj beteje. Dhe sa kohë që e keqja qëndron në këmbë, në këmbë do të jemi edhe ne, të vendosur, të bashkuar, të qartë e të prerë, deri në fund.

 

Rama ik!

 

Duke nisur nga kjo e dielë, në orën 19.00, kur bashkimit popullor nuk do ti mungojë asnjë zemër qytetare, asnjë zemër patriote, nga të rinjtë, nga vogëlushët, tek të moshuarit. Të gjithë do të jenë në shesh dhe natyrisht, përsëri, Kurbini do t’i prijë me vendosmëri totale, me bashkim gjigand vullnetesh, për ta mposhtur të keqen.

 

Zoti e bekoftë Kurbinin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Të gjithë bashkë, të dielën në orën 19.00!

Fitore!

Read More
30 Maj
0

Policia dhe Prokuroria konsumuan alkool natën e 16 Shkurtit, duke sulmuar dhunshëm deputetët e opozitës.

  • Enkelejd Alibeaj publikon foton e cila fakton alkoolin e konsumuar në krye të detyrës nga drejtuesit më të lartë të Policisë dhe prokurorit Kol Hysenaj natën e16 Shkurtit, kur agresuan dhunshëm deputetët e opozitës.

 

  • 6 përfaqësuesit e PD iu drejtuan Prokurorisë së Tiranës në respekt të ligjit, edhe përse ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë të vlefshme ligjërisht nga ana e Prokurorisë.

 

DEKLARATË, ENKELEJD ALIBEAJ NGA PROKURORIA E TIRANËS

 

Pyetje : Zoti Alibeaj ishit thirrur sot në Prokurori për t’u marrë në pyetje apo për t’u njohur me akuzat dolët shume shpejtë, çfarë ndodhi?

 

Enkelejd Alibeaj: Për të sqaruar juve, për të sqaruar dhe opinionin publik, sot në orën e caktuar bashkë me të gjithë kolegët, sipas një njoftimi të Prokurorit të çështjes duhet të paraqiteshim nën cilësinë e personit nën hetim.

Për dijeninë tuaj e për dijeninë e kujtdo tjetër, personi nën hetim në fakt, është i njëjti me të pandehurin, që do të thotë ka të drejtë edhe të mos vijë, mjafton të çojë vetëm avokatin e vetë në zyrën e Prokurorit.

E megjithatë në respekt të ligjit jo të këtyre njerëzve, të ligjit, si qytetarë mbi të gjitha, por si njerëz të politikës, e ndjejmë të nevojshme që në respekt të ligjit të vijmë për të respektuar ligjin në zyrat e shtetit, këtë bëmë në fakt sot.

I bëra të ditur për të thënë të drejtën edhe Prokurorit të çështjes që minimalisht aktet kur vijnë të mos kalojnë nëpërmjet medias deri sa të vinë në dorën tonë, por të vinë në rrugë zyrtare dhe përveç kësaj të jenë akte të vlefshme.

Çfarë do te thotë?

Ju e morët vesh më përpara, më pas e morëm vesh ne që ishim në procedim, ndërkohë që nuk dimë asgjë se çfarë matrialesh ka mbledhur Prokuroria.

I kam kërkuar prokurorit që atë aktin e thirrjes, e besoj e kuptoni që është absolutisht i pavlershëm,  ta rikorigjojë, të lexojë ligjin.

Dhe ne jemi pjesë jemi të angazhuar për të kontribuar për të dalë e vërteta.

E për të dalë të vërtetat sot ia çova prokurorit përsëri kallzimin penal.

Është ky kallëzim penal në fakt akti i vetëm i depozituar prej nesh , në datë 19 shkurt.

Këtu janë të gjitha deklarimet , të pastra, të sakta, shqip, pa gabime drejtshkrimore.

E jo vetem kaq.

I thash, do të gjesh çdo lloj deklarimi, do të gjesh të vërtetën.

Me më politesë i kërkova që ky akt që është kallëzimi penal i bërë nga ne, do të duhet të avancohet, të hetohet.

Nuk kanë bërë asgjë.

Zero veprim hetimor.

E jo vetëm kaq, por edhe për të treguar sinergjinë që ka midis policisë dhe Prokurorisë po ju tregoj edhe disa prova të tjera.

Ja cila është sinergjia midis Prokurorise dhe Policisë.

Ja kjo është prova që po të donin mund t’i kishin marrë, po të donin mund t’i kishin analizuar, po të donin mund të kishin nxjerrë edhe konkluzione mbi hetimin.

Ne kemi bërë një kallëzim penal i cili do duhej të hetohej një orë e më parë, të merreshin edhe këto dokumenta.

S’duan t’i hetojnë?

Ishin nën avujt e alkoolit?

Ishin nën avujt e euforisë për të ngopur epshet atij që ka dhënë urdhër për të rrëmbyer qytetarët që protestonin.

Kjo është tjetër gjë , është detyra jonë të respektojmë ligjin, të kountribojmë për të dhënë akte, prova, fakte për të dalë e vërteta.

Dhe këto janë, ja kjo është situata, kjo është gjendja, midis prokurorirsë së re të Rlindur dhe Policisë së vjetër të diktaturës.

Pyetje: Ju është komunikuar akuzë nga ana e Prokurorit?

Enkelejd Alibeaj: Jo. Sot, aktin që ka bërë prokurori para dy ditësh është absolutisht i pavlefshëm, e pranoi edhe vetë dhe me shumë politesë i kërkova, lexoje edhe një herë Ligjin. Ribëje aktin. Na njofto çfarë aktesh, dokumentash në provash ke mbledhur, dhe pastaj jemi të gatshëm.

Midis protestave këtu jemi gjithë kohës.

Në mënyrë që kjo të mos jetë fytyra e vërtetë e Shqipërisë. (Shfaq foton e tavolinës së mbushur me pije alkoolike të konsumuara në Drejtorinë e Policisë së Tiranës)… që s’është aspak fytyra e vërtetë e Shqipërisë, që s’është aspak si ajo e Europës, fytyra e vërtetë e shtetit, sot shqiptarët do të duhej të marrin fatin e tyre në dorë.

Dy duar për një kokë, për të shpëtuar familjen, për të shpëtuar vebdin.

Për të qenë patriotë, pse jo?

Në 2 qershor, të dielën, në orën 19.00 përpara kryeministrisë, janë të thirrur të gjithë për të nxjerrë një ditë të bardhë dhe për të nxjerrë diellin për të gjithë shqiptarët.

 

Read More