Blog

01 Kor
0

Basha takon drejtuesin e KAS: Mirënjohës për bashkëpunimin me partinë simotër CDU dhe ekspertizën e dhënë për programin e demokratëve euroatlantikë

Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka takuar ditën e sotme drejtuesin e Fondacionit Konrad Adenauer dr. Thomas Kunze. Basha i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e fondacionit dhe vlerësimin më të madh për bashkëpunimin me partinë tonë simotër CDU, veçanërisht në mundësimin e ekspertizës gjermane në hartimin e programit për zgjedhjet e ardhshme.

Ai më tej shkruan se partneriteti me KAS, që bujarisht ka mundësuar ndër vite farkëtimin e politikave më të mira, formimin e të rinjve dhe të rejave dhe promovimin e vlerave euroatlantike, është vijimi i një rrugëtimi për të përmbushur detyrimet për integrimin europian.

Postimi i plotë i Bashës:

Kënaqësi të prisja sot Dr. Thomas Kunze, Drejtori për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer.
I shpreha Dr. Kunze mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Fondacionit KAS. Demokratët Euro-Atlantikë kanë vlerësimin më të madh për bashkëpunimin me partinë tonë simotër CDU, veçanërisht në mundësimin e ekspertizës gjermane në hartimin e programit tonë për zgjedhjet e ardhshme, si një garanci e mëtejshme e përgatitjes dhe vendosmërisë së ekipit tonë për të luftuar korrupsionin dhe siguruar mirëqeverisjen.

Partneriteti ynë me KAS, që bujarisht ka mundësuar ndër vite farkëtimin e politikave më të mira, formimin e të rinjve dhe të rejave dhe promovimin e vlerave euroatlantike, është vijimi i një rrugëtimi që ka në zemër të tij lartësimin e kapaciteteve të vendit tonë për të përmbushur detyrimet për integrimin europian.
Ne jemi falenderues për gjithçka që Fondacioni “Konrad Adenauer” ka bërë për Shqipërinë dhe PD. Me ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë euroatlantikë ne do të vijojmë pareshtur përpjekjet tona për t’i dhënë vendit dhe shqiptarëve ndryshimin që meritojnë.

Read More
01 Kor
0

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, reagon Lulzim Basha: Lajm i trishtë për kulturën dhe kombin shqiptar

Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta ditën e sotme të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare.

“Patriarku i letrave shqipe, ambasadori i kulturës shqiptare në botë”, shkruan Basha në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa shton se kombi ka humbur një mbrojtës të flaktë të identitetit kombëtar.

Reagimi i plotë:

 

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, është një lajm i trishtë për kulturën dhe kombin shqiptar.

Patriarku i letrave shqipe, ambasadori i kulturës shqiptare në botë, shkrimtari që mbajti gjallë vetëdijen dhe shijen letrare për gati gjysmë shekulli, mbylli sytë përgjithmonë për të fituar pavdekësinë në altarin e letërsisë dhe kulturës së përbotshme.

Me veprën e tij letrare, me shumëllojshmërinë e zhanreve dhe universin e temave, Kadare është krenaria e kulturës kombëtare dhe përfaqësuesi më i denjë i letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Me largimin e tij nga kjo botë, kultura dhe letërsia ka humbur një zë origjinal të jashtëzakonshëm, kombi ka humbur një mbrojtës të flaktë të identitetit kombëtar, familja dhe të afërmit njeriun e dashur, miqtë dhe kolegët mikun e tyre të pazëvendësueshëm.

Në këtë ditë të trishtë, jam pranë familjes dhe të afërmve me lutjet për paqe të merituar dhe amshim të paharruar!

Le të prehet i qetë, shkrimtari ynë i madh!

Read More
10 Qer
0

Basha uron PPE për fitoren: Garanci për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit

Kreu i PD Lulzim Basha uroi sot Partiën Popullore Europiane, simotër e PD, për fitoren në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Përmes një postimi në rrjetin social “X” kryedemorati është shprehur se fitorja e PPE është një garanci për vazhdimin e procesit integrues së Shqipërisë dhe rajonit në BE. Basha gjithashtu përshëndeti miqtë dhe kolegët e PPE-së për rezultatin, që sipas kreut të PD përfaqëson një ngadhënjim të vlerave mbi të cilat BE u themelua.

 

Postimi i Kreut të PD në “X”:

Qytetarët evropianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Evropë . Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme. Një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Evropën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit. Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe Presidentit Ëeber për rezultatin e shkëlqyer!

Read More
09 Qer
0

Bonusi prej 20 mijë eurosh për fëmijën e tretë, Basha: Jam në konflikt interesi. Suvencionojmë kreditë për shtëpi për familjet e reja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin Interview në EuroNews, foli për programin e PD që u shpalos në datën 1 qershor. Në lidhje me bonusin e bebes së tretë, Basha u pyet nëse do të bënte një fëmij tjetër, ku për këtë u përgjigj me shaka tha se ndodhej në konflikt interesi.

Më tej ai foli edhe për mbështetjen që do të japi PD për familjet e reja, ku pjesë e paketës është edhe subvencionimi i kredive për shtëpi.

 

“Në programin tuaj ju propozuar bonusin për fëmijën e tretë, do bënit vet një fëmij të tretë?

Unë jam në konflikt interesi përsa i përketë bonusit, jo përsa i përetë fëmijës së tretë. Ka njerëz që thonë që gjëja më e mirë për të udhëhequr është shembulli. Unë realisht besoj që familjet shqiptare janë në udhëkryq. E para janë në udhëkryq si çdo familje tjetër për shkak të presionit të kohëve që po ndryshojnë. Ne kemi humbur disa aspekte të çmuara të kohës familjare, të kohës së qëndrimit bashkë me familjen, edhe për shkak të hyrjes në shtëpi fillimisht të televizionit 24 orësh dhe pastaj të internetit dhe më vonë të smarfonëve. Dhe tashmë dihet është një klishe që në veçanti fëmijët adoleshentë janë më të dhënë pas smartfonëve dhe aplikacioneve të smartfonëve siç janë ato të rrjeteve sociale dhe shumë të tjera, sesa në ndërveprimin qoftë me bashkëmoshatarët e tyre e po kështu dhe me anëtarët e familjes. Pastaj presioni mbi anëtarët e familjës është më i madh se kaq.
Familja shqiptare ka nevojë urgjente për ndihmë. Sepse këtij presioni që e përjeton edhe një familje në Holandë apo Gjermani, i shtohet fakti familjeve shqiptare jo vetëm që nuk u jepet një ndihmë, i vihen mbi kurriz bara të pamerituara. Bara e parë e cila është shumëfishuar, është ankthi për të nesërmen për fëmijët, ankth që detyron shumë prindër me lotë në sy të pranojnë largimin e tyre në emigracion si zgjidhja e vetme për të ardhmen. Dhe siç e thatë, themeli i kësaj është paqendrueshmëria ekonomike e familjes shqiptare. Familja shqiptare për mua personalisht në rradhë ta përë dhe për forcën politike që drejtoj, për Partinë Demokratike është blloku ndërtues i shoqërisë. Në qoftë se shkatërrohet apo dobësohet, atëherë e gjithë shoqëria do të bjerë si një ngrehinë që nuk e mbajnë trarët.

Partia Demokratike mbetet një parti e djathtë që beson që qeveria duhet të jetë mjaftueshëm e fortë për të bërë detyrat e veta, por aspak më e madhe, sepse pjesa tjetër duhet mbushur nga individi, nga familja, nga sipërmarrja, nga shoqëria. Por ama në pikën ku kemi arritur, familja shqiptare ka nevojë jetike për dorën e shtetit. Ndaj në programin tonë kemi parashikuar ta shoqërojmë me politika që nga momenti i krijimit të familjes, e deri te momenti i daljes së produkti i dajes së familjes, të fëmijëve në jetë.

Në këtë rrugëtim ne kemi parashikuar dorën e shtetit, kur i thonë rolin udhëheqës të qeverisë së ardhshme që nga momenti i krijimit të bërthamës familjare duke adoptuar një model të subvencionimit 100% të interesave të huave, të kredive që marrin çiftet e reja për shtëpi, për 30 mijë çifte të reja. Dhe ky është një stimul i madh që e para e punës krijon një gjendje mendore, që shiko nuk jemi vetëm, shteti do bëj diçka që të na ndihmojë në këtë drejtim. Dhe të gjitha këto janë pjesë e Fondit për Mirëqenien e Familjes. E dyta është bonusi i bebeve që ka bërë namin këtë javë që shkoi, është një paketë që ndahet në dy pjesë. Për dy fëmijët e parë një vlerë prej afro 2 mijë eurosh dhe për fëmijën e tretë një vlerë prej 20 mijë eurosh. Qëllimi është padiskutim të largojë pesimizmin, mungesën e besimit, pasigurinë që karakterizon çiftet e reja” – tha Basha.

 

Kreu i PD, Lulzim Basha, foli edhe për qeverisjen 13 vjeçare të Ramës ku tha se një nga sukseset që ka është eksporti masiv i shqiptarëve jashtë vendit. Basha tha se nuk mund të jetë një kryeministër i pastër kur një pjesë të qeverisë e ka në burg dhe një pjesë e ka në arrati. Sipas tij, vendi është në një gjendje të rëndë ekonomike, sociale, politike.

 

“Në fakt dikush që merr përgjegjësi qeverisëse, nuk gjykohet nëse është i zoti të marrë pushtetin, ta mbaj pushtetin, me hile me dredhira, me patronazhistë, me blerje vote, me makinacione, me korrupsion. Ka arritur të korruptojë shefin e Kundërinteligjencës të Zyrës së FBI-së së New Yorkut. Por çfarë ka bërë për vendin. Dhe nëse shohim se çfarë ka bërë për vendin, suksesi më i madh i Edi Ramës, eksporti më i madh i Edi Ramës, janë shqiptarët. Zbrazja e vendit, largimi i shqiptarëve, mbjellja e pesimizmit, status quo gjithmonë dhe më e rënuar për familjet shqiptare, për prindërit shqiptarë, për sipërmarrjen shqiptare, këto janë të gjitha prodhime të tij. Se është e lehtë të thuash sot që gjysmën e kabinetit e ke në burg, një pjesë e ke në kërkim ndërkombëtar dhe unë jam dorëjashtë. A ka njeri ta besojë që ajo që provohet falë SPAK si qeveria më e korruptuar e 34 viteve, është e tillë me një kryeministër të ndershëm në krye? Pra me një analizë nuk do thoja shumë të thellë, por duke vënë pak trurin në punë, e kupton që jetëgjatësia e tij në pushtet nuk shoqërohet me një rekord të sukseshëm që t’i jepte atij staturën e një shtetari që ka bërë mirë për Shqipërinë. Shqipëria sot është në një gjendje të rëndë ekonomike, sociale, politike, është e përgjysmuar numerikisht krahasuar me kur mori pushtetin, kjo është një arsye pse mbahet prej kaq muajsh censusi sekret. Dhe këto janë rekorde jashtëzakonisht të rënda edhe për një kryeministër prej 3 vitesh dhe jo më për një kryeministër prej 12 vitesh” – shprehet Basha.

Basha, është shprehur se me ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka asnjë komunikim që prej shtatorit të vitit 2021, përveçse ndonjë mesazhë në raste të fatkeqësive familjare. Kreu i PD tha se koha ka treguar se nëse Berisha do të ndiqte këshillat e tij, do të ishte më mirë për vendin dhe për vetë ish-kryeministrin. Ai gjithashtu tha se Berisha në këtë stad ku është nuk ka çfarë jep më për Shqipërinë dhe shtoi se e sheh me keqardhje kur e sheh që flet nga ballkoni i shtëpisë së tij.

“Në këtë pikë jemi shumica dërrmuese në një mendje. Sa më shumë merremi me këtë çështje, aq më pak merremi me detyrën tonë para qytetarëve, që është edhe denoncimi i keqqeverisjes, edhe shpalosja e alternativës. Ndaj kemi vendosur t’i japim fund kësaj telenovele. Shqiptarët e dinë sa e korrupsuar është kjo qeveri. E dinë që kanë futur edhe kriminelë në radhët e saj për të marrë e mbajtur pushtetin. T’u japim shqiptarëve rrugët e daljes nga kjo gjendje. PD-së i lind detyra që të japë ofertën për ndryshim. Një ofertë sa thelbësore, por edhe një rrugë të besueshme për ta zbatuar këtë aferë. Nuk më vjen mirë që ta shoh Berishën në këtë pozitë. Më vjen keq. Në fund të fundit është një njeri që në 34 vite të tranzicionit shqiptar ka bërë jo pak për vendin.
Sigurisht ka drit’hijet e tij, por nuk mund t’i mohoen as gjërat pozitive që ka bërë. Më vjen edhe më keq kur tashmë është e qartë, që po të kishte ndjekur këshillat e mia do të ishte më mirë për Shqipërinë, për Partinë Demokratike, por dhe për atë vet dhe familjen e tij. Është këshilluar keq dhe e vetmja gjë që mund të them sot është që në këtë pozitë ku është nuk ka çfarë të jap më as për Partinë Demokratike, as për vendin. Në 9 shtator të 2021 kam komunikuar për herë të fundit me të”- tha Basha.

 

Më tej Basha është shprehur se Partia Demokratike në 2025-ën kërkon të sjellë një ndryshim real, jo thjesht rotacion. Duke komentuar punën e SPAK, kreu i PD tha se ky institucion ndodhet në syrin e ciklonit dhe meriton mbështetje, duke iu referuar nismave të PD për t’i ardhur në ndihmë prokurorisë speciale përmes amendamenteve të prezantuara në parlament.

“Në 2025-ën synimi jonë është jo thjesht rotacioni, por ndryshimi politik për vendin. Një qeveri e re, me një plan të qartë, ekonomik në rradhë të parë dhe për të trajtuar problemet që shqiptarët sot i shqetësojnë më shumë. Siç e thash familjet shqiptare, e ardhmja e rinisë shqiptare, shkollimi me qëllim punësimin e rinisë shqiptare me rroga dinjitoze në vendin e tyre, si kura e vetme për t’i dhënë fund shpopullimit dhe largimit të të rinjve. Pra, një program esencialisht i bazuar në nevojat e shqiptarëve.”- Tha Basha mbi ofertën e PD.

sipas tij, partitë politike duhet të qëndrojnë larg drejtësisë dhe të japin mbështetje të plotë për sistemin gjyqësor. Basha tha gjithashtu se amendamentet e PD për SPAK nuk janë marrë parasysh në Kuvend, pasi sipas tij, ka një vullnet të mbrapsht për të frenuar punën e këtij institucioni.

“SPAK është në syrin e ciklonit edhe për faktin se ka filluar të punojë dhe të japë rezultat dhe për këtë meriton mbështetje. Sigurisht nuk ka kartabianka për askënd, pritshmëritë janë të larta dhe kjo ndonjëherë kthehet në një kurth. Sepse arritje të mira por jo në lartësinë e pritshmërive mund të jenë të pamjaftueshme për të frenuar zhgënjimin popullor.
SPAK është akoma në gjykimin e qytetarëve. Gëzon mbështetjen e tyre dhe duhet të gëzojë mbështetjen e tyre. Për ne si PD e rëndësishme është që SPAK t’i jepet mbështetje totale politike. Politika duhet të qëndrojë larg drejtësisë. Legjislativi ka për detyrë që ta mbështesë SPAK, GJKKO dhe BKH me gjithçka që kërkohet. Kjo është arsyeja që kemi çuan në Parlament propozimet tona. Por duket se nuk ka vullnet për të ndihmuar SPAK, por ka një vullnet të mbrapsht për ta frenduar SPAK. Kjo do të ishte me pasoja për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, tha Basha.

Kryedemokrati dha disa komente jo vetëm për aktualitetin politik, por edhe për jetën e tij personale. I pyetur për njohjen me bashkësorten e tij Aurela, ai u shpreh se njiheshin prej kohës së gjimnazit, ndërsa marrëdhënia e tyre u konsolidua gjatë studimeve në Holandë, për të kulmuar me martesën në vitin 2004.

“Ne kemi qenë në të njëjtin gjimnaz bashkë, pavarësisht se marrëdhënia është konsoliduar gjatë kohës që ishim në studime. Gjatë kohës kur ishim të dy së bashku në universitet, në të njëjtin universitet. Por fakti që njiheshim më përpara, kishim një miqësi dhe dua ta them hapur këtë, mendoj që ndihmojnë dhënien shtat të një marrëdhënie që ishte tashmë miqësore dhe serioze dhe më pas në një marrëdhënie të qëndrueshme për të gjithë jetën. Kemi kaluar shumë kohë të mira së bashku edhe para se të lidheshim së bashku, dhe kemi kulmuar në martesën tonë në 2004-ën, 20 vite më parë”- tha Basha.

 

Read More
09 Qer
0

“Ulja e lindshmërisë palgë sociale”/ Jupi: Programi i PD ndihmon familjen dhe forcon gruan

Anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi, në një intervistë për mediat ka folur për mbështetjen që do të kenë gratë me programin e PD. Duke sjell në vëmendje statistikat e INSTAT ku për tremujorin e fundit rezultoi se kishim më shumë vdekje sesa lindje, Jupi tha se problemi është tek mungesa e mbështetjes për gratë dhe familjet e reja.

Për këtë, ajo u shpreh se nismat e PD do t’uvijnë në ndihmë që nga gratë e dhunuara e deri tek dhënia e mundësive për t’u vetpunësuar në biznes apo në artizanate. Jupi më tej përsëriti dhe zotimin tjetër për familjet, ku parashikon 2 mijë euro për fëmijën e parë dhe të dytë dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Fjala e Taulanda Jupit:

 

Gruaja shqiptare sot ndodhet në një nga situatat më të vështira që mund të jetë gjendur në këto 34 vite. Po t’i referohemi të dhënave qoftë të INSTAT, qoftë të Eurostat, papunësia tek gratë ka një rritje të konsiderueshme. Gruaja sot është e varur ekonomikisht. Gruaja sot nuk duhet të shihet vetëm në qendra të mëdha siç është Tirana, Durrësi, por duhet të shihen se si jetojnë dhe në zonat rurale, çfarë të ardhurash kanë, sa mundësi punësimi kanë, sa mundësi arsimimi kanë vajzat. Sot gratë kanë pasiguri për të ardhmen dhe i bën të pasigurta për të planifikuar jetën etyre familjare, për të lindur fëmijë. Dhe padyshim mungesa e të gjithë mbështetjes sociale që shteti i jep sot, shkakton edhe një nga plagët më të mëdha që shoqëria shqiptare po vuan sot, uljen e lindshmërisë.

Unë do të doja të përqendrohesha tek ato nisma të cilat Partia Demokratike ka paraqitur për gratë dhe për vajzat. Një nga pikat që PD ka propozuar në programin dedikuar grave dhe vajzave, është investimi dhe ndihma ekonomike për gratë e dhunuara, duke u ofruar atyre streh dhe duke u ofruar atyre punësim për një kohë të caktuar sa ato të dali nga ky rrethi i dhunës. Mundësi për investimin dhe ndihmë për gratë të cilat merren me artizanat. Dhe padyshim që këtu ne kemi ndikuar jo vetëm në punësimin e një gruaje që ngre një biznes, por ne ashtu siç e kemi vënë re, gratë që ndërtojnë një biznes punësojnë gra të tjera. Kështu ky është një investim zinxhir jo vetëm për një grua që merret me biznes, por për çunësimin e shumë grave të tjera. Padyshim rishikimi i mundësive të lehtësimit qoftë fiskale, qoftë të zërave të tjerë të punësimit për të gjithë ato biznese kanë të punësuar gra dhe vajza.

Duhet të theksoj këtu dhe njëherë mbështetjen për familjen, se padyshim mbështetja për familjen shkon te çdo grua dhe te çdo vajzë. Mbështetja për familjen do të jetë 2 mijë euro shpërblim për bebebn e parë, 2 mijë euro për beben e dytë dhe 20 mijë euro për beben e tretë. Në kushtet kur për herë të parë që nga vitet 1991, Shqipëria në tremujorin e parë ka shënuar një numër më të lartë të vdekjeve sesa të lindjeve. Pra, jemi në minus në shtimin natyror të popullsisë. Dhe kjo ndihmë që do u japim është një koncept për t’iu gjendur pranë grave dhe vajzave, sidomos nënave të reja të cilat duan, apo zgjedhin të bëjnë fëmijën e tretë.

Read More
08 Qer
0

Lulzim Basha poston foto nga univeristeti i Holandës: Të vendosur për kjimin e standardeve europiane për studentët dhe pdeagogët shqiptarë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Holandë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e pritjes për ish-studentët e Universitetit Utrehtit, ku ka studiuar bashkë me bashkëshorten e tij, Aurelën.
Basha ka ndarë një foto nga eventi, teksa shkruan se është mirënjohës për kohët e arta të studimeve në këtë tempull të dijes dhe shkencës, duke shtuar se është i vendosur për krijimin e standardeve europiane për studentët dhe pedagogët shqiptarë.
Basha dhe Aurela kanë ndjekur studimet e plota dhe janë diplomuar në Universitetin e Utrecht, në Holandë. Pas studimeve Basha ka punuar për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe Misionin e OKB-së në Kosovë, derisa vendosi të kthehet në Shqipëri dhe të angazhohej në politikë.
Postimi i kreut të PD:
Përherë emocionues dhe i bukur rikthimi bashkë me Aurelën në Universitetin e Utrechtit në mbrëmjen tradicionale të Rektorit bashkë me ish-studentë dhe profesorë. Mirënjohës për kohët e arta të studimeve në këtë tempull të dijes dhe shkencës – i vendosur të krijojmë standarte europiane për studentët dhe pedagogët shqiptarë.

Read More
08 Qer
0

Video/ PD shënjestron dështimet e qeverisë Rama: 100 ekspertë në punë për zbatimin e prorgramit të PD, sigurojmë mirëqenie për familjet shqiptare

Partia Demokratike ka publikuar një video në rrjetet sociale përmes së cilës rreshton disa nga dështimet më serioze të qeverisë Rama, ashtu siç ato janë pasqyruar nga mediat dhe raportet ndërkombëtare.
Në përgjigje të kësaj fatkeqësie kombëtare, PD shprehet se programi i saj i hartuar në bashkëpunim me 100 eskpertë vendas dhe të huaj, është zgjidhje dhe alternativa në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Akademikë, juristë, mjek, arsimtarë, inxhinierë, ekspert në fushën e teknologjisë së informacionit, të përndjekur e pronarë, ekspertë të bujqësisë, ishin pjesë e prezantimit të vizionit të PD për të luftuar korrupsionin dhe varfërinë e shkaktuar nga qeverisja e Ramës në Kuvendin e 1 qershorit.
Sipas PD ekipi ka vizionin, përgatitjen dhe vendosmërinë për ta zbatuar këtë program dhe të hap një horizont të ri mirëqënieje dhe shprese për familjet shqiptare.
Postimi i plotë:
“Shqipëria lëngon për shkak të një qeverie të papërgjegjshme, që e ka kthyer korrupsionin në sistem, eksporti kryesor i së cilës janë shqiptarët nëpër botë.
Çdo shtresë e shoqërisë, çdo familje, çdo i ri dhe e re, e ndjen peshën e rëndë të politikave të gabuara dhe prioriteteve korruptive.
Shqiptarët nuk i meritojnë koston e papërballueshme të jetesës, taksimin mbytës, arrogancën dhe klientelizmin që pengojnë zhvillimin ekonomik dhe rrisin varfërinë.
Shqiptarët meritojnë më shumë!
Prandaj, në respekt dhe dhembshuri për nevojat e bashkëqytetarëve tanë, më shumë se 100 ekspertë, vendas e të huaj, kanë punuar intensivisht për t’u dhënë zgjidhje problemeve të shqiptarëve përmes programit të Partisë Demokratike. Një ekip që ka vizionin, përgatitjen dhe vendosmërinë për ta për ta zbatuar planin tonë, përmes një kuluture politike me fytyrë njerëzore, e cila hap një horizont mirëqenieje dhe shprese për të gjitha familjet shqiptare.”
Ashtu sikurse është diskutuar gjerësisht këtë javë, programi i PD është ndarë në 10 blloqe kryesore, sikurse 10 ishin dhe tavolinat e ekspertëve në Kuvend, të cilat shpalosën propozimet kryesore të demokratëve për shqiptarët.
Ja një përmbledhje e tyre:
1. FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES
2 000 € për çdo bebe; 20 000 € për fëmijën e tretë; 30 000 çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë.
2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË
Drekë për nxënësit në gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme; Shkollë gjatë gjithë ditës, kurse kompjuteri, gjuhë të huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri në orën 16:00.
3. NEXTGEN
Trajnim/ Praktike pune e paguar 1 vjeçare për 10 000 të rinj pas shkollës së mesme; 4 Kampuse për 25 000 të rinj për Teknologjinë e Informacionit dhe programimit.
4. TAKSË E SHESHTË 9%
Tatim fitimi 9% Profesionet e lira 9% Tatim për të ardhurat personale 9% Dividenti me taksën e sheshtë 9%
5. REFORMA E PRONËS
Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë; Kompensim me vlerë tregu ku është zënë; Lëshimi i obligacionit/ bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës; Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.
6. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
Çdo vit do të akordohen 100 milionë € subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë; 50 milionë € në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë (Përfitues 150 mijë fermerë)
7. RRITJE E PENSIONEVE
Bonus periodik
STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.
8. KRIJOHET XHANDARMËRIA KOMBËTARE
5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec që angazhohen në 4 vite shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin marrin një profesion, ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. (Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç)
9. GJYKATA E AUDITIT
Shteti merr përsipër të zerojë çdo detyrim të qytetarëve në problematikat me natyrë administrative në raport me institucionet e shtetit.
NJËSIA E ZBULIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR
10. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË
Brenda mandatit të parë.

Read More
08 Qer
0

“Taksa 9% do zhvillojë ekonominë”/ Sefa për programin e PD: Ja si do ta ndihmojmë drejtësinë për uljen e stokut të dosjeve të prapambetura…

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Indrit Sefa, në një intervistë për Ora News foli për programin e PD, duke prezantuar disa nga propozimet kryesore për ekonominë dhe drejtësinë.

Sipas tij, taksa progresive e qeverisë Rama ka goditur ekonominë, në vçanti shtresën e mesme, duke dëmtuar iniciativën e lirë. Ai theksoi se taksa e sheshtë 9% e propozuar nga PD do rrisë ekonominë.

 

“Ne kemi vendosur që të kemi një taksim të sheshtë me një nivel taksimi, që është 9%. Kjo është një nga taksat më të ulëta që ka sot rajoni i Ballkanit. Dhe ne mendojmë që kjo do të rrisi dhe do të zhvillojë motorin ekonomik të Shqipërisë, duke rritur iniciativën e lirë të qytetarëve shqiptarë, të cilët janë suprimuar dhe janë goditur taksat e jashtëzakonshme dhe progresive të qeverisë të PS e cila për shtresën e mesme e ka çuar deri në 23%. Kjo ka detyruar që profesionistët e lirë të largohen nga vendi. Ne mendojmë që ky taksim do i japi mundësi qeverisë shqiptare të shtojë të ardhura, pasi qytetarët nuk do të kërkojnë të bëjnë më evazion fiskal. Por duke pasur nëj barë më të lehtë fiskale, ata do të detyrohen dhe do jenë më të prirur dhe të adresuar për të paguar taksat dhe detyrimet tatimore” – tha Sefa.

 

Po ashtu Sefa u ndal edhe te propozimet për të lehtësuar punën e drejtësisë, për sa i përketë dosjeve të prapambetura, për të cilat deklaroi se qeveria e ardhshme do të heq dorë nga rekurset dhe ankimimet në të cilat shteti është palë. Duke iu referuar propozimit të PD, ai tha se urdhrat e ekzekutimit nuk do të bëhen në gjykatë, por te noteri si një funksionar publik.

 

“Kemi paketën për drejtësinë e cila i lehtëson qytetarët shqiptarë nga një tmerr i jashtëzakonshëm. Sot edhe si pasojë e reformës në drejtësi dhe mos parashikimit të pasojave të reformës në drejtësi, ne kemi gjyqe që vazhdojnë me vite, domethënë me 5, 6, 7 e deri në 10 vite në procese gjyqsore. Ne me propozimet tona mendojmë që një pjesë e madhe e këtyre dosjeve të stokt që ka gjykata sot prej 114 mijë dosjesh do të reduktohen, pasi qeveria do të marri përsipër heqjen dorë nga rekurset, ankimet e të gjitha çështjeve që janë me palë shtetin.

Edhe dosjet e tjera që janë lëshim urdhrash ekzekutimi, që lidhen drejtpërdrejtë me ekonominë e subjekteve dhe individëve, nuk do bëhen më në gjykatë, por do të bëhen tek noteri si një funksionar publik, i cili është i licensuar nga ministria. Dhe këto do të lehtësojnë stokun e dosjeve që ndodhen në gjykatë, duke i dhënë mundësi që çështjet e qytetarëve shqiptarë të adresohen nga gjykata ose të shqyrtohen nga gjykata në një kohë më të shkurtër, duke ulur kohën e shqyrtimit të çështjeve në dy ose maksimumi në 3 vite. Nga 7-8 ite që është sot, në 2 ose 3 vite” – vijoi Sefa.

Read More
08 Qer
0

Bejko: Prezantimi 1 vit përpara i porgramit nga PD është akt emancipues, propozimet janë tërësisht të realizueshme

Në një intervistë për mediat, nënkryetari i PD, Roland Bejko, ka folur për programin e Partisë Demokratike që u prezantua në Kuvendin e datës 1 qershor. Bejko e cilësoi empacipuese prezantimin e programit 1 vit para zgjedhjeve, duke i dhënë kështu kohë qytetarëve dhe grupeve të interesit për t’u njohur me të.

Sipas nënkryetarit të PD, kjo lëvizje është një dorashkë sfide ndaj partive të tjera, të cilat do të duhet të prezantojnë edhe ato programe, e jo të shkojnë me tallava e timon përpara qytetarëve.

“Është dhe një moment emancipues për shoqërinë tonë, sepse duke e filluar debatin shpejt, do të bësh të mundur që edhe ata që sot janë indiferent ndaj lajmit që Partia Demokratike ka nxjerr një program, nesër do të bëjmë duke e vazhduar dhe e thelluar debatin, nesër do të bëhen kuriozë të dëgjojnë çfarë përfitojnë, ku janë të përfshirë në këtë program, ku gjenden interesat e mia në këtë program të kësaj force. Dhe nëse do të mbarojnë dhe këto ironitë dhe shpotitë e këtyre të tjerëve, pastaj do të bëhet faza e tretë që do të jetë faza e pranimit të programit. Dhe në fund do të vij faza e gjykimit dhe e votimit. Pra, do të mbahet një qëndrim për programin, do s’do sepse një diskutim për një kohë të gjatë do të bëj që dhe aktorët e tjerë politik, faktorët e tjerë politik, partitë e tjera politike dhe këto të dalin me program. Pra, nuk do të flitet më, nuk do ta ketë të lehtë të shkojë me tallava, me timon dhe tepsi kushdo që pretendon se e ka mbaruar çështjen e zgjedhjeve, por do të jetë i detyruar të dali me teza, me vizion, me program. Sepse ne i hodhëm dorashkat, ne e bëmë sfidën dhe qytetarët janë të interesuar, do thonë: ne po dëgjojmë Partinë Demokratike, por prit të dëgjojmë dhe partitë e tjera” – tha ai.

 

I pyetur nëse kishte ndonjë pjesë të programit që për të është e panegociueshme, Bejko u përgjigj duke vendosur prioritetin tek antikorrupsioni, që sipas të cilit është edhe fusha nga e cila do të gjenerohen fonde shtesë për të garantuar mirëqëverisjen.

 

“Pika e panegociueshme për mua është antikorrupsioni, pra merr reforma strukturore e shtetit që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe me ndarjen e qartë të pushteteve. Këtë e kemi tek pika e parë e programit të Partisë Demokratike, sepse as reforma mbi pronën, as reforma mbi familjen, as reforma mbi shtetin efikas, as ekonomia vet nëse nuk luftojmë korrupsionin. Bara më e rëndë, taksa më e rëndë, gjëma më e madhe që i ka bërë këtij populli kjo qeveri, por dhe qeveritë e mëparshme, është pikërisht korrupsioni. Si korrupsioni i vogël i ryshfeteve, ashtu dhe korrupsioni i madh me abuzimet me fondet publike. Prandaj është urgjente me çdo kusht e drejtësisë dhe ne kemi propozuar jo vetëm që do ta mbështesim drejtësinë e re dhe do të krijojmë të gjithë klimën që kjo drejtësi të zhvillohet dhe të punojë si në aspektin e burimeve njerëzore, ashtu dhe në aspektin e burimeve financiare, por edhe në ndërtimin e godinave të infrastrukturës. Se pa këto kushte, nuk punojmë dot, nuk jemi efikas në reforma. Nuk mund të flasim që do të ketë sukses reforma, nëse nuk bëhet lufta kundër korrupsionit. Për këtë arsye, KLSH që kemi sot, e kemi propozuar për ta kthyer në gjykatë të auditit që do të thotë vendimet e tij nuk do të jenë vetëm rekomanduese, por konkluzionet e raportit të KLSH do të jenë detyruese. Domethënë do të merret vendim nga gjykata e auditit siç e kanë dhe disa nga vendet e Bashkimit Europian. Por jo vetëm kaq, do të ndiqet paraja e pist, do të ndiqen investimet me abuzimet publike dhe të gjitha këto do t’i kthehen qytetarëve, do t’i kthehen shtetit, do të kthehen në të mirë publike”- vijoi Bejko.

Read More