Blog

29 Maj
0

Basha: Largimi i Edi Ramës, i panegociueshëm. Ju ftoj që këtë entuziazëm ta sillni të shumëfishuar në Tiranë ditën e diel në orën 19.

 

  • PD ka luftuar çdo ditë dhe dëshiron hapjen e negociatave, që po refuzohet prej tre vjetësh dhe do të refuzohet sërish nga vendet anëtare.

 

  • Edi Rama duhet t’u kishte kërkuar sot ndjesë shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë, kur hapi shampanjë për të festuar hapjen e negociatave.

 

  • Negociatat nuk janë hapur sepse vendet anëtare i dinë lidhjet e qeverisë me krimin, aferat korruptive, asgjesimin e institucioneve kushtetuese.

 

  • Partnerët tanë ndërkombëtarë ia kanë bërë të qartë atij, siç kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Evropian i qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë.

 

  • Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave. Në vendet e tjera ku ka ndodhur kjo, ata si Edi Rama kanë shkuar të parët para drejtësisë.

 

  • Koha është tani për Shqipërinë Europiane, jo të politikanëve të korruptuar, kriminelëve dhe oligarkëve.

 

  • Zgjidhja është e thjeshtë. Nëse Edi Rama do të vendosë të parin interesin tuaj dhe jo karrigen e tij, duhet të largohet, për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike.

 

  • Një qeveri e integrimit euopian do të mundësojë zbatimin e kushteve që Edi Rama nuk i zbatoi. Zgjedhje të lira e të ndershme, dënimin e poliikanëve të kapur me krimin në shitblerjen e votave.

 

  • Nuk ka vend që i hapen negociatat pa zgjedhje të lira. Largimi i Edi Ramës, qeveria tranzitore, zgjedhje të lira e të ndershme janë rruga jonë drejt Bashkimit Europian.

 

  • Oligarkisë po i numërohen orët mbrapsht. Çmontimi i saj është prioritet i priroriteve. Janë më pak se 10 njerëz të babëzitur që grabisin taksat e shqiptarëve.

 

  • Ajo që pritet nga ne sot është të mos bëjmë asnjë kompromis me Shqipërinë e standardeve europiane. Nuk do të ketë asnjë kompromis dhe pazar me të keqen.

 

  • Beteja po shkon drejt fitores. Atë nuk e ka më në dorë pakica në pushtet. Fitorja varet nga vendosmëria e popullit të bashkuar për ta çuar betejën deri në fund.

 

  • Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Ju ftoj që këtë entuziazëm e vendosmëri ta sillni të shumëfishuar në Tiranë ditën e diel në orën 19. 00.

 

  • Ne dogjëm mandatet, ne jemi në krahun tuaj. Në krahun tuaj e nisëm këtë betejë, në krahun tuaj do ta përfundojmë me fitore për çdo shqiptar dhe për gjithë Shqipërinë.

 

 

FJALA E PLOTË E KRYETARIT LULZIM BASHA NË TAKIMIN E FIERIT

 

 

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra,

Mirënjohje për këtë pritje kaq emocionuese këtu në Fier, në zemër të Fierit, në zemrën e qytetarisë fierake, në kryeqytetin e Myzeqesë gjej sot pritjen më të jashtëzakonshme, që është mesazhi më i qartë, më kuptimplotë i shpresës që ka lindur e është shtrirë si një bekim anembanë vendit, ka mbuluar çdo cep të qyteteve dhe fshatrave tona, ka bekuar shpirtin e çdo shqiptari të ndershëm. Sepse sot për herë të parë në Fier, përshëndetjen me shenjën e fitores e kam parë të ngrihet jo vetëm në duart e demokratëve fierakë, por tek të gjithë qytetarët fierakë, edhe socialistët fierakë, sepse do të jetë fitorja e çdo shqiptari.

Miqtë e mi, ju po e shikoni vetë në këtë sallë, po e shikoni anembanë Shqipërisë, e patë dje në Elbasan, e pa gjithë bota të shtunën e kaluar në Tiranë bashkimin tonë të pandalshëm, fuqinë tonë të papërballueshme, fuqinë e bashkimit.

Dhe bashkimi ynë rritet nga dita në ditë, radhët e protestës popullore shtohen nga dita në ditë sepse e gjithë Shqipëria ka përqafuar kauzën tonë të drejtë. Ne nuk luftojmë për karrige, ne nuk luftojmë për pushtetin e një partie, ne luftojmë që pushteti t’i takojë çdo qytetari shqiptar. Ne luftojmë për çlirimin e Shqipërisë nga banda kriminale, nga oligarkia e kusarëve, nga padrejtësia e zuzarëve, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Ne e luftojmë këtë betejë që kurrë më e njëjta bandë oligarkësh të pangopur e të babëzitur, e njëjta bandë kriminelësh të mos marrë më peng kryeministrin e radhës dhe qeverinë e radhës. Ne luftojmë jo vetëm të largojmë Edi Ramën, por të varrosim një herë e mirë fenomenin e shëmtuar të rilindjes, të kapjes së gjithë pushteteve, të kapjes dhe dhunimit të Kushtetutës. Ne luftojmë t’i japim fund tranzicionit dhe të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane.

 

Miqtë e mi, ditën e sotme, për të tretën herë radhazi, në tre vite radhazi, Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ne kemi luftuar çdo ditë për hapjen e negociatave, sepse kjo do të rriste kontrollin dhe llogaridhënien e çdo qeverie. Aq më shumë të një bande që i thotë vetes qeveri dhe s’ka të bëjë asgjë me shtetin e së drejtës, me kushtetutën, me ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që janë themeli i Evropës. Ne dëshirojmë dhe urojmë që Shqipërisë t’i hapen sa më parë negociatat, por ka tre vite miqtë e mi që hapja e negociatave është refuzuar. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë të gjithë raportet e tyre individuale për zhvillimet në Shqipëri, kanë raportet e agjencive të tyre të ligjzbatimit, kanë raportet e agjencive financiare ndërkombëtare që monitorojnë korrupsionin, kanë raportet e shërbimeve të tyre sekrete për gjendjen e kriminalitetit, për lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë, për korrupsionin. Parlamentet dhe vendet e Bashkimit Evropian marrin vendime, bazuar mbi raportet e institucioneve të cilat raportojnë në mënyrë besnike gjendjen në vend.

Sot Edi Rama duhet t’u kishte kërkuar ndjesë shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë. E mbani mend fare mirë besoj, një vit më parë hapi shampanjën për të festuar hapjen e negociatave. Ju kujtohet apo jo? Le t’ja kujtojmë çdo shqiptari se çdo shqiptar paguan për shampanjën e Edi Ramës, për qindra mijëra euro që hidhen në festa dhe orgjira qeveritare, për të festuar gënjeshtra dhe mashtrime. Një vit më parë u tha shqiptarëve: negociatat u hapën.

Ja ku jemi sot pas një viti, negociatat nuk janë hapur. 5 kushtet e luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit, reformës së administratës publike, reformës në drejtësi, që nuk i mbron por i ndëshkon kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut. Në asnjë nga këto fusha progresi nuk është i mjaftueshëm.

Më shumë kushte i janë shtuar Shqipërisë nga vendet anëtare që kanë parë afera të tmerrshme korruptive, si afera me Unazën, 30 milionë euro, si kjo afera tjetër 281 milionë euro për 17 kilometra, çmimi më i shtrenjtë, babëzia më e madhe korruptive e regjistruar në historinë e Evropës. Dhe akoma më keq, asgjësimin e çdo institucioni kushtetues që kontrollon pushtetin e kryeministrit. Vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, Prokurorinë që mbyll apo vonon dosjet hetimore që provojnë se pushteti i sotëm ka buruar nga krimi dhe jo nga qytetarët. I dinë këto të gjithë qytetarët shqiptarë, të djathtë e të majtë, i dinë të gjithë në Bruksel, edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama. Partnerët tanë ndërkombëtarë ja kanë bërë të qartë atij, siç kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Evropian i qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, ka një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij antievropiane.

Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave, e ka frikë hapjen e negociatave sepse e di fare mirë se ç’ka ndodhur në ato vende ku janë hapur negociatat, se të parët që kanë shkuar para drejtësisë kanë qenë pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin. Se pa ndodhur kjo nuk ka hyrje dhe afrim në Evropë, se në Evropë nuk shkohet me drejtësi me dy standarde, por me një standard të vetëm.

Ndaj Edi Rama po bën çdo përpjekje për ta shtyrë momentin kur Shqipëria të futet në Evropë.

 

Ja pra miqtë e mi si është përvijuar fronti ynë i betejës. Nga njëra anë një kryeministër ilegjitim, i ardhur në pushtet me votat e krimit të organizuar, me paratë e drogës, me shitblerjen e parave që oligarkët ju kanë grabitur shqiptarëve, një njeri që po bën gjithçka ta vonojë momentin e hapjes së negociatave, sepse është momenti i darës së standardeve evropiane.

Ky është në njërën anë të llogores. Në anën tjetër jemi ne, është Partia Demokratike, është opozita e bashkuar, janë të gjithë shqiptarët, të djathtë e të majtë, të gjithë bashkë. Jemi të gjithë bashkë dhe ne e bëjmë këtë betejë për vlera evropiane, ne e bëjmë këtë betejë për standarde evropiane, ne e bëjmë këtë betejë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve, jo për Shqipërinë e një grushti hajdutësh, e një grushti kriminelësh, që kanë zënë pushtetin me votat e blera të krimit.

Ndaj ka vetëm një rrugë drejt Shqipërisë evropiane. Edi Rama duhet të largohet sepse është kapur duke bashkëpunuar me krimin, sepse i futi kriminelët në parlament dhe në qeveri, sepse Elvis Rroshi i doli trafikant dhe përdhunues, sepse Shqipërinë e shndërroi në hambar të drogës, sepse Saimir Tahiri u provua se ishte jo kampion i ligjit, por kampion i trafikuar të drogës. Sepse i kanë dalë miliardat e koncesioneve të vjedhura, sepse Fatmir Xhafa e vuri shtetin në mbështetje të trafikantëve të drogës, duke nisur nga vëllai i tij, sepse bëri aferën 30 milionë euro me kompaninë fallco në Amerikë, sepse ekonomia shqiptare u kap nga paratë e krimit, sepse shkeli ligjin dhe shkatërroi shtëpitë e njerëzve të pambrojtur, sepse helmoi fëmijët me gaz lotsjellës, kur prindërit mbronin pragun e derës së tyre, sepse bllokoi dhe mban të bllokuar rrugën tonë drejt Evropës, sepse dëboi nga Shqipëria investitorët e huaj dhe ju dha oligarkëve çdo pasuri publike, sepse tradhtoi integritetin e Kosovës, sepse tradhtoi integritetin e Shqipërisë, sepse buxhetin e përdor për luksin e tij, sepse e ka lënë vendin pa gjykata, duke sabotuar reformën në drejtësi, sepse nën hyqmin e tij ra demokracia, ra drejtësia, ra shteti ligjor, sepse ai me Dakon dhe Gjiknurin vodhën votat.

Boll më me Shqipërinë që duan ata, kriminelët, oligarkët dhe shushunjat që kanë kapur shtetin, pushtetet dhe ekonominë. Koha është tani për Shqipërinë e shqiptarëve. Të përfitojnë të gjithë nga pasuritë tona publike, të ndihen të gjithë shqiptarët zot në shtëpinë e tyre, të kenë të gjithë mundësi për mirëqenie, ta gëzojnë të gjithë vendin tonë të mrekullueshëm, dhe jo më vetëm një grusht horrash dhe banditësh.

 

Zgjidhja është e thjeshtë nëse Edi Rama një herë në jetën e tij, një çast në jetën e tij, do të vendoste interesin tuaj, për interesin e vendit, interesin e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, jo të oligarkëve jo të banditëve, jo të vetës dhe pushtetit të tij, jo të pasurisë së tij, por interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, mbi interesat personale, mbi karrigen e tij.

Zgjidhja është e thjeshtë: largimi i tij i hapë rrugë zgjidhjes politike, një qeverie të integrimit europian që do të mundësojë zbatimin e kushteve që Edi Rama dhe banda e tij, nuk i zbatojnë, sepse janë në konflikt interesi me to.

Zgjedhje të lira e të ndershme, dënimin e politikanëve të kapur me krimin në shitblerje votash.

Nuk ka vend që i hapen negociatat në BE pa zgjedhje të lira. Nuk ka vend në BE që i hapen negociatat me shitblerje votash me krimin.

Largimi i Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë rruga jonë drejt Bashkimit Europian.

Ndaj jam sot këtu, së pari për t’ju shprehur mirënjohjen më të thellë për këtë mbështetje të jashtëzakonshme, mahnitëse, që keni demonstruar në këto tre muaj transformues për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe t’ju them se ora po afron për fitoren e kësaj beteje për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha e krimit.

Se koha ka mbaruar, ka marrë fund kur një njeri i vetëm vendos për fatin e gjithë shqiptarëve. Ndaj dialogu mbarëkombëtar që ka nisur do të bëjë të mundur që duke përfshirë të gjithë shqiptarët, të djathtë e të majtë, ti japim fund jo vetëm kësaj krize, por edhe këtij tranzicioni të tejzgjatur. Propozimet tona në këtë dialog mbarëkombëtar do të diskutohen e do të debatohen kudo në Shqipëri. Një parlament që ju përfaqëson ju, me deputetë që e lidhin fatin me ju, që përgjigjen para jush, jo para kryetarit të partisë, që merren peng vetëm nga ju dhe vota juaj. Një parlament me një apo me dy dhoma, me deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt apo proporcional me lista të hapura, një president me kompetenca të plota kushtetuese, një president të zgjedhur nga populli, ndarje dhe balancim pushtetesh, drejtësi të vërtetë e të pavarur, që nuk I mbron por I ndëshkon politikanët e lidhur me krimin. Referendum popullor si e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve të lirë, në nivel kombëtar dhe në nivel vendor, që të mos ketë askush fuqinë apo guximin të imponojë afera të tmerrshme për shëndetin tuaj vetëm për të mbushur xhepat e tij, si inceneratori i Fierit dhe afera të tjera korruptive. Referendum popullor kombëtar dhe vendor me fuqi të plotë mbi çdo vendim tjetër dhe të çdo institucioni tjetër. Financimin e partive politike, transparencën dhe organizimin e tyre, për të dekriminalizuar njëherë e mirë zgjedhjet, për të bërë të mundur që asnjë parti më të mos merret peng nga trafikantët e drogës, trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare. Një paketë masash për ti dhënë fund sundimit të krimit, Ligji Antimafia kundër oligarkisë.

Oligarki, sa emër të madh ka, por janë 6 apo 10 të babëzitur që kanë shtënë në dorë gjithçka në këtë vend, gjithë buxhetin, gjithë pasuritë.

Oligarkisë po i numërohen orët mbrapsht, çmontimi I saj është prioriteti I prioriteteve.

Kurrë s’ka qenë më i madh një bashkim njerëzish, për një transformim që e tejkalon agjendën e një partie politike. Unë jam i vetëdijshëm për këtë. E di se kam folur me kolegët e mi në PD dhe opozitë.

Ne jemi të vetëdijshëm se ajo që pritet dhe kërkohet nga ne sot, është: të mos bëjmë asnjë kompromis me atë që deshëm dhe kërkuam, por nuk arritëm këto 30 vite, Shqipërinë e standardeve evropiane.

Jam këtu për tu zotuar para jush, vëllezër dhe motra: asnjë kompromis me të keqen, asnjë Pazar me të keqen.

Sot është më e rrethuar se kurrë, sot e keqja është më e zbuluar, më e ekspozuar se kurrë. Nuk fshihet dot. As pas miliardave që ka vjedhur nga goja e vogëlushëve tuaj, as pas ekraneve të mediave të blera e të dhunuara, as pas propagandës idiote të një njeriut të çoroditur nga paniku që e ka kapur, nuk fshihet dot lemeria e kësaj pakice, që është një pikëz ishulli, rrethuar nga oqeani i zemërimit popullor, i vendosmërisë popullore për të marrë fatin e tyre, në duart e tyre. Fatin tuaj në duart tuaja, që çdo shqiptar të jetë Zot në shtëpinë e vet, Zot në parlamentin e vet, Zot në qeverinë e vet. Kjo është beteja.

Ham-hamet, lehjet, kërcënimet, për të kryer një tjetër krim zgjedhor, me një tjetër grup trafikantësh, zyrtarësh e politikanësh të kapur në përgjimet e prokurorisë, pra këto lehje që gjoja duan ti shtinë frikën popullit në palcë, janë grahmat e fundit të një regjimi kriminal dhe ilegjitim që po jep shpirt. Ato kanë për synim të ndalin e të mpakin të pashmangshmen, të ndalin e të shfuqizojnë fuqinë e bashkimit tonë, ndaj ka shumë rëndësi që energjia e zemrave tuaja, kurajo me të cilën jeni bashkuar në këtë betejë, të bëhet çdo orë e më e fortë, çdo orë e më e madhe, çdo orë e më e vendosur, të derdhet në Tiranë, ditën e diel.

Po apo jo?

Qytetarët: Poooo

Dua të jem fare i qartë, i ndershëm dhe i drejtëpërdrejtë me ju; beteja po shkon drejt fitores, por fitorja nuk është vendosur akoma. Atë si asnjëherë në këto 6 vite e gjysmë, nuk e ka më në dorë pakica e hajdutëve, kriminelëve dhe politikanëve të bërë njish me krimin. Atë e ka në dorë populli i bashkuar.

Fitorja është në dorën tonë, është në dorën tuaj, është në vendosmërinë tuaj, për ta çuar betejën deri në fund, deri në fitore.

Kjo do të kërkojë që t’i përgjigjemi këtij plani kriminal, me fuqinë e bashkimit të zemrave tona në çdo qytet, në çdo rrugë, në çdo shesh, sepse vetëm kështu do të japim mesazhin e qartë dhe të prerë, se lojërat me Sovranin kanë marrë fund dhe se largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.

Ndaj ju ftoj që këtë klimë dhe këtë emocion të papërshkrueshëm pozitiviteti, shprese dhe optimizmi, por dhe vendosmërie për të mos lejuar asnjë hap pas për lëvizjen tonë për liri e demokraci, ta sillni të shumëfishuar ditën e diel në Tiranë, në orën 19.00.

Ju jap fjalën se do zhgënjehet çdokush nga kjo pakicë, nga kjo bandë e vogël që shpreson e uron dhe vënë bast të ju ç’kurajojë ju, t’ju mposhtë ju, t’jua ulë përsëri kokat, nuk ka forcë që na ndan.

Ne dogjëm mandatet, ne jemi në krahun tuaj. Në krahun tuaj e nisëm këtë betejë, në krahun tuaj do ta përfundojmë me fitore për çdo shqiptar dhe për gjithë Shqipërinë.

Zoti e bekoftë Fierin!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Fitore!

Read More
29 Maj
0

Jemi përballë një tentative të kërcënimit politik të opozitës nga pushteti.

  • Policia na pengoi në të drejtën tonë kushtetutuese dhe ligjore për të marrë informacion. Interesi ynë ishte për të marrë informacion për protestuesit e arrestuar e të dhunuar në mënyrë të kundraligjshme.

 

  • Drejtori i Përgjithshëm, Nëndrejtori i Përgjithshëm, Prokurori i çështjes ishin të impenjuar jo me detyrat e tyre, por të mbytur nga avujt e alkoolit.

 

  • Ne zyrat e shtetit u vumë përballë agresionit të disa funksionarëve të lartë të policisë së dehur nga alkooli.

 

  • Pamjet tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë agreson deputetin Strazimiri për t’i marrë telefonin me të cilin po filmonte. Nëndrejtori i policisë vendos dorën në brez për të nxjerrë armën.

 

  • Kemi depozituar në Prokurori kallëzim penal ndaj çdo personi që na ka penguar të kryejmë detyrat kushtetuese, por Prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për këtë kallëzim.

 

  • Në përfundim të afatit të mbylljes së hetimeve, më 1 Qershor, ata që hetohen normalisht duhet të ishin thirrur për të dhënë shpjegime.

 

  • Jemi përballë një tentative të kërcënimit politik të opozitës nga pushteti. Ne si deputetë ishim në kryerje të funksioneve kushtetuese dhe ligjore. Nuk ka ndodhur kurrë që policia të godasë apo dhunojë deputetët në krye të detyrës. Ky është rast i paprecedentë.

 

  • Në videon e shpërndarë nga policia dhe prokuroria politike, shikohet qartë që Flamur Noka largon punonjësin e policisë nga agresioni fizik ndaj deputetit Strazimiri. Deputetët janë të paprekshëm.

 

  • Ata nuk janë policë, janë banda me uniformë që dhunojnë fizikisht përfaqësuesit e popullit në krye të detyrës së tyre kushtetuese. Në rast se do të kishte një prokurori, kjo do të ishte çështja për t’u hetuar.

 

  • Akti i paprecedentë po proçedohet penalisht Kushtetuta. Kjo vazhdon të mbetet de jure Republikë Parlamentare. Deputeti është i paprekshëm dhe detyra e policit është ta shoqërojë dhe t’i lehtësojë informacionin brenda ligjit. Jemi agresuar dhunshëm dhe ajo që po procedohet penalisht nën dhunën e “edvingut” është Kushtetuta, jo ne të 6-ëve.

 

  • Në 2 qershor të bëhemi bashkë kundër dhunës shtetërore e policore, në oren 19.00, përballë kryeministrisë.

 

KONFERENCA E PLOTË E 6 ISH-DEPUTETËVE PËR DHUNWN NDAJ TYRE NË DREJTORINË E POLICISË SË TIRANËS

 

Enkelejd Alibeaj: Dje siç është bërë e ditur nga media. Pasi është bërë praktikë e Prokurorisë kalojnë më parë dhe më pas arrijnë tek ne është shpërndarë njoftimi, që ne, disa ish-deputetë të opozitës jemi proceduar nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë  për një ngjarje të ndodhur në datën 16 shkurt. Është detyrimi ynë mbi të gjitha qytetar, juridik, por mbi të gjitha politikë për të shuar kërshërinë e medias, për të hedhur paksa më tepër dritë objektive mbi atë çka ndodhur, sigurisht për të shuar çudinë tuaj, habinë tuaj për procedimin tonë.

Po ka qenë 16 shkurt, e mbani mend fare mirë, ishte protesta e parë e organizuar nga opozita  e bashkuar me pjesëmarrje të gjithë qytetarëve përballë Kryeministrisë. Menjëherë pas saj siç e keni dokumentuar edhe ju, ka ndodhur një valë e gjatë shoqërimesh, arrestimesh, dhunë ndaj qytetarëve, ndaj pjesëmarrësve në protestë; mbi 50 ishin të shoqëruar  atë ditë në një protestë të thirrur nga opozita e bashkuar. Ne në atë kohë ishim në funksionin e deputetit dhe menjëherë pas protestës, falë ndihmës dhe dokumentimit tuaj, ne morëm të dhëna, përveç atyre të dhënave që marrim nga strukturat tona, që shumë prej pjesëmarrësve të asaj proteste iu nënshtruan dhunës, terrorit, shoqërimeve, arrestimeve, disa prej të cilëve vijojnë të jenë të arrestuar edhe sot prej datës 16 shkurt.

Në këtë situatë një grup deputetësh, më në krye z.Noka, në atë kohë edhe nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, komision i cili ka në detyrë të vet monitorimin e organeve të rendit, Policisë së Shtetit në këtë rast. Shkuam tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, sipas të drejtave dhe detyrimeve që kanë deputetët për të marrë informacion mbi atë çfarë policia e Shtetit në atë kohë ishte duke ushtruar ndaj qytetarëve. Shkuam u prezantuam, siç edhe herë të tjera kemi bërë dhe të penguar totalisht nga funksionarë të policisë, si ato në hyrje të Drejtorisë së Policisë dhe ata në krye, të cilët qëndronin në kupolën e drejtorisë së Policisë u pengua e drejta jonë për të marrë informacion., për tu informuar. Pse jo në fakt për të ndaluar, në fakt ky ishte qëllimi jonë kryesor, për të ndaluar valën e dhunës dhe të terrorit,  të shoqërimeve, të arrestimeve që policia në mënyrë të paligjshme po bënte në mbrëmjen e 16 shkurtit. U penguam në të drejtën tonë. E kujtoj këtu që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep deputetit, si një nga funksionarët më të lartë të Republikës, i jep të drejtën dhe përparësitë të pritet dhe të marrë informacion prej strukturave më të larta shtetërore. E kujtoj këtu edhe ligji specifik në fakt, neni 7  i Statusit të Deputetit i cili i jep si detyrim për çdo funksionar të lartë të shtetit të presë me përparësi dhe të informojë deputetët për atë interes që ata kanë. Interesi ynë në atë kohë ishte pikërisht ky: të informoheshim mbi valët e arrestimeve dhe të dhunës, dhe të pengonim vazhdimin e dhunës dhe të terrorit, siç u dokumentua gjatë gjithë asaj mbrëmje. U penguam jo më pak se sa një orë. Në këto kushte kur ndaj deputetëve të opozitës ndodhi pikërisht kjo pengesë, e në kushtet kur vazhdonte vala e arrestimeve dhe shoqërimeve, shkuam të gjithë së bashku me përpjekje në zyrën e drejtorit të Policisë. Sigurisht në atë kohë gjithkush mund të mendojë se ishin të impenjuar me detyra të tjera, për çudinë tonë dhe jo vetëm, pamë që drejtori i Policisë së Tiranës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nëndrejtori i Policisë, prokurori, prokurorët në një zyrë ishin të impenjuar nga avujt e alkoolit, ndërkohë që qytetarët dhunoheshin, shoqëroheshin, goditeshin, arrestoheshin. Ndërkohë që funksionarët që kishin për detyrë të mos e ushtronin këtë dhunë e ndër të tjera kishin për detyrë edhe të krijonin kushtet minimale deputetëve të republikës e jo thjesht opozitës për të marrë informacion, ishin duke u sheshuar dhe mbytur nën avujt e alkoolit.

Siç e shihni vetë në pamjet kryesore dhe pikërisht aty në zyrat kryesore të shtetit, të Policisë së Tiranës u ndodhëm përballë një agresioni të disa personave, pse jo të dehur nga avujt e alkoolit por  pse jo të dehur nga euforia e dhunës policore dhe shtypjes së kokës që po i bënin qytetarëve deputetëve të Republikës së Shqipërisë, deputetëve të opozitës në këtë rast. Pamjet tregojnë fare qartë se si drejtori i Përgjithshëm i Policisë thjesht dhe vetëm për një akt që e bën kushdo sot, për të filmuar dhe dokumentuar atë që po ndodhte, agreson deputetin Strazimiri, se si një nëndrejtori i policisë nën avujt e alkoolit vendos edhe dorën për të kapur koburen. Kushedi se kujt do t’ia drejtonte prej deputetëve? Kjo ishte situata.  Kjo ishte situata. Ky ishte akti ynë. Kjo ishte qasja jonë. E meqënë se prej mediave jemi informuar dje tju bëj me dije edhe juve edhe mediave në këtë rast që menjëherë pas atij momenti në cilësinë tonë si deputet ne depozituam një kallëzim penal për ngjarjen, për pengimin e ushtrimit të të drejtave të deputetit në shërbim të publikut.

Dje ju na bëtë të ditur na kumtuat faktin që kallëzimi penal i bërë prej nesh në funksion të shkeljeve te funksioneve të detyrimeve ligjore të organeve policore, mohimit të të drejtave tona të proceduar ndodhemi ne. Kjo nuk përbën më një çudi. Tashmë është mjaft e qartë situata se ku ndodhemi që prej datës 16 shkurt, situata është fare e thjeshtë. Kushtetuta është përballë urdhrit policor të paligjshëm. Deputetët përballë një bande policore kriminale që shtyp qytetarët e vet, ata të cilët duhet ti mbrojë.

Kjo është situata, kjo është e vërteta. Përtej kësaj të vërtete nuk ka. Nuk përbën në fakt asnjë çudi që kukullat në Prokurori zbatojnë edhe tani pas reformës në drejtësi në mënyrë symbyllazi dhe të verbër urdhrat politik të një shteti policor.

Për këtë jemi proceduar. Këtu do të qëndrojmë fort dhe 16 shkurti nuk do të jetë një gjë e cila do të kalojë. 2 qershori do të jetë shumë më tepër sesa kaq në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Për të votuar të lirë, për të zgjedhur të lirë, për të protestuar të lirë. Absolutisht do të jetë më shumë sesa çkeni parë deri tani pavarësisht përdorimit makiavelist që i bëhet drejtuesve të dehur të drejtësisë apo drejtuesve të dehur të Prokurorisë, të gjithë nën efektin e vetingut të famshëm. Kjo është situata.

Pyetje: A jeni thirrur të dëshmoni në Prokurori për ngjarjen? Ju njiheni si ish ministër i Brendshëm dhe  një union dje nëpërmjet burimeve tona dje tregon se ka një video ku tregon se ju sulmoni një punonjës policie. Do të ishte normale kjo në kohën tuaj të ndodhte brenda institucionit tuaj pavarësisht se ne po shohim se ne Drejtorinë e Policisë janë krerët më të lartë të shtetit dhe kjo është diçka e dyshimtë. Çfarë komenti keni për këtë?

Enkelejd Alibeaj: Për interesin tuaj akti i vetëm i depozituar në Prokurori është një kallëzim penal, e pritshme ishte që në bazë të këtij kallëzimi penal ku janë të akuzuar prej nesh e gjithë ajo bandë policore e dehur, prisnim që të thirreshim në fakt për të dhënë shpjegime. Siç e shikoni aty kemi qenë të gjithë madje edhe një kolegu i imi.

Jo nuk jemi thirrur aspak lidhur me ç’ka bërë prokuroria nga data 16 deri dje ku siç ju thash, nëpërmjet medias ju servirën jo vetëm faktin e procedimit, por ju servirën edhe pamjet.

Kjo është situarta juridike.

Një gjë do të shtoja.

Ju thatë që pasnesër është afati i fundit i mbylljes së hetimeve, e mendoni këtë që në përfundim të mbylljes së afatit të hetimeve, ata të cilët procedohen do të duhen që minimalisht të ftohen që të japin disa shpjegime.

Në bazë të ligjit të Kodit të Procedurës Penale, të miratuar nga Parlamenti, jo vetëm që duhen thirrur, por duhen njoftuar dhe mbi ç’faktesh ka mbledhur Prokuroria.

Afati i hetimeve që po skadon, nuk është ai pasnesër, por është ai i datës 2 qershor.

Ky është afati. Dhe kjo shpjegon ngutjen e prokurorisë dhe Policisë në këtë rast.

Flamur Noka: jemi përballë një tentative kërcënimi politik të deputetëve të opozitës nga ane pushtetit.

Në rastin konkret, ne si deputetë të opozitës, ishim në kryerje të funksioneve tona kushtetuese dhe ligjore.

Nuk ka bërë vaki kurrë në demokraci që punonjësit apo zyrtarët e lartë të policisë, të godasin, të dhunojnë deputetët në krye të detyrës.

Ky është rast i pa[precedentë.

Janë munduar të fshijnë materiale filmike, ata të cilët ju kanë servirur ju, por aty shihni një moment, në videon që ka shpërndarë policia politike e shtetit, së bashku me prokurorinë politike të Edi Ramës, ku punonjësi i policisë, jo vetëm ndalon fizikisht deputetët duke i kapur fizikisht, jo vetëm shtyn deputetët edhe përse nuk lejohet, sepse deputetët kanë imunitet, por ju shikoni se unë kam ndërhyrë për ta larguar në momentin që i kishte futur thonjtë në fyt kolegut tim Strazimiri, për të cilin kolegu ka edhe raport mjekësor dhe është vizituar direkt tek mjekët për këtë dhunë të paprecedentë.

Ajo që shihni, edhe përse janë munduar ta manipulojnë është thjeshtë një ndërhyrje për të larguar punonjësin e policisë, i cili i kishte futur thonjtë në fyt kolegut Strazimiri dhe punonjësi i policisë që mundohej të ndalonte fizikisht, duke i kapur deputetët fizikisht.

Deputetët janë të paprekshëm në bazë të Kushtetutës.

Kjo është ajo që kam bërë unë.

Thjeshtë kam larguar një punonjës që duhet të jetë një punonjës policie por që fatkeqësisht rezultoi të ishte punonjës i bandës në pushtet, i cili kapte për fyti deputetët.

Ky është një rast i paprecedent që një punonjës policie, apo një titullar i policisë siç e shikoni në pamjen sipër, tentojnë të prekin fizikisht dhe të dhunojnë fizikisht përfaqësuesit e popullit.

Kjo është çështja për të cilën ne bëmë kallëzimin penal, kjo është çështja në rast se do të kishte prokurori, jopolitike, por të pavarur që duhej hetuar.

Dhe jo fakti që deputetët ishin në të drejtën e tyre kushtetuese.

U ndaluan për disa orë të kontaktojnë drejtuesit e policisë dhe të marrin informacion për dhunën që ishte ushtruar ndaj personave të ndaluar dhe sigurisht ne tentuam të hyjmë për t’i kontaktuar sepse ne morëm informacion se si derrat në llucë po zhgërryheshin nën avujt e alkoolit titullarët më të lartë të policisë, duke filluar nga Drejtori, nëndrejtorët, drejtori i FLO-së, drejtori i Tiranës, pra e gjithë kupola e Policisë, që presupozohej nga shqiptarët në atë moment të ishte në krye të detyrës dhe duke kryer detyrën, ata e kishin shndërruar në një kabare zyrën e shtetit dhe ne si deputetë, përfaqësues të popullit, kërkonim informacion. Ju keni pamje filmike se si ishim keqtrajtuar, dhunuar, në mënyrë barbare protestuesit, kishim informacione të dokumentuara që ishin arrestuar minorenë.

Kishim informacione që ishin arrestuar individë me probleme të renda shëndetësore, qytetarë që nuk kishin asnjë lidhje me protestën dhe të gjithë së bashku ishin nënshtruar ndaj një dhune dhe një terrori policor.

E drejta jonë si deputetë ishte të merrnim informacion dhe të mbronim qytetarët.

Hasëm në një dhunë verbale të policisë dhe pastaj në një dhunë fizike ndaj deputetëve.

Pra ajo që keni parë dhe që është munduar t’jua shesë policia dhe prokuroria politike, është thjeshtë një reagim për të shpëtuar nga kthetrat e banditëve të veshur me uniformë, deputetët dhe kolegët e mi.

Gent Strazimiri: Ajo që s’ka ndodhur ndonjëherë në këtë vend është që të procedohet penalisht Kushtetuta. Sepse në fakt këtë po bëjnë.

Deri në një njoftim të dytë nga ana e partisë dhe liderit global kjo vazhdon të mbetet ende një Republikë Parlamentare.

Parlamenti nga funksionin kontrollues. Deputeti për këtë qëllim ka paprekshmërinë të sanksionuar në Kushtetutë dhe në ligj dhe ai ligj ka vetëm dy subjekte. Ka deputetin, dmth Parlamentin i cili ka të drejtat për të zhvilluar lirisht detyrën e tij, dhe në rastin konkret ne kemi qenë duke zhvilluar detyrën tonë në shoqërinë e n/kryetarit të Komisionit të Sigurisë i cili është Komision Parlamentar që kontrollon repartet e dhunës së shtetit, dhe nga ana tjetër është një imunitet që nuk i jepet deputetëve përballë infermierëve, as përballë baristëve, as kamarierëve, ka vetëm një subjekt përballë ligjit për imunitetin, ka policinë dhe prokurorinë, ata nuk lejohen të prekin deputetin.

Punonjësi i policisë në bazë të atij ligji ka detyrë vetëm të nderojë, të hapë rrugë dhe të të shoqërojë deputetin atje ku po shkon.

Jo të përballet fizikisht dhe dhunshëm me ta. E thotë Kushtetuta, e thotë edhe Ligji.

Nëse pastaj ju mendoni që Kushtetuta dhe ligji, imuniteti i deputetit, paprekshmëria e tij nga ana e policisë, është thjeshtë një letër pa vlerë, unë mendoj se ju nuk jeni korrekt.

Vazhdon të mbetet ende de jure, Republikë Parlamentare.

Ka një ligj që sanksionon paprekshmërinë e deputetit nga Policia dhe nga Prokuroria.

Kemi qenë në kryerje të detyrës sonë. Jemi penguar dhunshëm të kryejmë detyrën tonë në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit.

Ajo që po procedon sot prokuroria e dalë nën presionin e Edvingut, është Kushtetuta dhe jo ne të gjashtë që jemi këtu.

Enkelejd Alibeaj: Ajo që është e rëndësishme sot është që të mos shoqërohen qytetarë, të mos dhunohen, të mos rrihen, që të mos keqtrajtohen. Nuk është e rëndësishme se pas sa ditëve do të jemi apo jo në procedim apo në akuzë, e rëndësishme është që ta bëjmë Shqipërinë, realisht si gjithë Europa.

Dhe datë më të saktë se 2 qershori nuk ka. Kjo është data që do të përcaktojë fare qartë fundin e të gjitha këtyre skenave dhe shijes së hidhur që lënë këto skena, të dhunës së një shteti policor ndaj qytetarëve të vetë.

2 qershor 2019, ora 19.00 përballë kryeministrisë.

Flamur Noka: Sot asnjëri prej nesh nuk e ka shqetësim akuzën politike që prokuroria politike të Edi Ramës kërkon të ngre ndaj nesh. Sot nën akuzë është Edi Rama sepse ka shkatërruar këtë shtet, sepse ka kriminalizuar pushtetin, ka shkatërruar shtetin për karriken e pushtetit, ka vjedhur shqiptarët.

Sot është Edi Rama nën akuzë së bashku me Prokurorinë politike, së bashku me policinë e inkriminuar kokë e këmbë, sepse janë kthyer nga një shtet ligjor, nga një shtet i së drejtës, në një shtet bandash, në një shtet të krimit dhe korrupsioni ka kapur për fyti çdo aspekt të këtij vendi.

Këta janë nën akuzë. Dhe akuzën nuk e ngrenë prokuroria politike si vegël e tyre, por akuzën ka 3 muaj e gjysëm që e ngrënë tashmë shqiptarët.

Gishtin e akuzës shqiptarët e kanë drejtuar tashmë ndaj kësaj bande dhe data 2 qershor është gjyqi final që shqiptarët do të bëjnë ndaj bandës në pushtet ndaj kryebanditit Edi Rama.

 

Read More
28 Maj
0

Basha: Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë.

 

  • Bashkimi me ne i 110 të rinjve në Elbasan është mesazhi më i qartë se shqiptarët kanë tejkaluar ndasitë partiake dhe janë të vendosur për fitoren e kauzës për Shqipërinë si Europa.

 

  • Çdo ditë që kalon e bën më të madh bashkimin dhe bindjen tonë se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës dhe bandës që ka marrë peng vendin.

 

  • Korrupsioni i Edi Ramës ka dimensione çnjerëzore. U ka grabitur shqiptarëve qindra milionë euro nëpërmjet kontratave të shpallura sekret shtetëror.

 

  • Shteti bandit i Edi Ramës ka asgjësuar drejtësinë që të mos japë llogari, ka kapur mediat dhe ekonominë, por ka popullin kundër me mesazhin Rama ik.

 

  • Të gjithë e dinë se Edi Rama erdhi në pushtet me krimin dhe se ky është një pushtet ilegjitim. Në Elbasan të gjithë e dinë se krimi diktoi mandatet e deputetëve.

 

  • Zotimi im si kryetar i PD dhe i opozitës së bashkuar është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si e gjithë Evropa do të shkojë deri në fund, deri në fitore.

 

  • Njësoj si minjtë e zënë në çark, Edi Rama dhe banda e tij kanë nisur të lëvrijnë nër anijen që po mbytet, duke përhapur thashetheme për qeveri të përbashkët Basha-Rama.

 

  • Në këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë. Pushteti në tavolinë, është pushteti i krimit dhe i oligarkisë, jo i qytetarëve. Po e them qartë dhe prerë:  Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë.

 

  • Jemi investuar që kriza të zgjidhet vetëm në interes të qytetarëve. Dhënie fund e qeverisë ilegjitime, largim i Edi Ramës qeveri tranzitore për zgjedhje të lira e të ndershme, dialog kombëtar për reformim të sistemit.

 

  • Miqve perëndimore u kemi komunikuar gatishmërinë tonë për të qënë pjesë e zgjidhjes politike që ndjek vetëm një rrugë: rrugën e parimeve, standardeve dhe normave europiane.

 

  • Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak se standartet, parimet dhe normat europiane. Vetëm kështu parandalojmë kalimin nga kriza në krizë. Nuk ka rrugë tjetër

 

  • Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Shqipëria ka nevojë, që këtë betejë ta çojmë para deri në fund. Përmes pjesëmarrjes në protestën madhështore të 2 Qershorit, ta bëjmë edhe më të madh bashkimin tonë.

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PATISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN E ELBASANIT

 

 

 

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra!

 

Më plot se kurrë, më e bukur se kurrë, më e vendosur se kurrë, më e qartë se kurrë kjo sallë i flet nga Elbasani gjithë Shqipërisë.

 

Mirënjohje për këtë mesazh të vendosur që ushton nga zemra gjeografike e Shqipërisë, ajo që e duam të jetë edhe zemra ekonomike e Shqipërisë, nga Elbasani, që ushton nga qytetarët, nga të rinjtë dhe të rejat, e nisët me një mirënjohje të jashtëzakonshme, ju falënderoj.

 

E nisët me mikpritjen tuaj në Bradashesh, mirënjohje rinisë së Elbasanit, mirënjohje për pritjen madhështore. Ja ku kemi të rinjtë e tjerë këtu në këtë sallë, 110 të tjerë i bashkohen familjes tonë, shtëpisë së lirisë, betejës tonë për liri, për demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Nuk ka mesazh më të qartë se ky, betejës së shqiptarëve për liri sa vijnë e i shtohen radhët. Çdo ditë që kalon e bën më të madh bashkimin tonë, e bën më të thekur bindjen tonë se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës, pa largimin e bandës që ka marrë peng vendin dhe se, në funksion të kësaj, shqiptarët e bashkuar kanë vendosur gjithçka. Shpirtrat tanë, mendjet tona, vullnetet tona rrahin e punojnë si një vullnet i vetëm.

 

Ne e dimë se nuk ka dhe nuk mund të ketë as liri dhe të drejta njerëzore, as zgjedhje të lira, as çlirim nga oligarkia që ka kapur për fyti Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë, as shporrjet e bandës kriminale që sundon këtë qytete kaq gjashtë vite, pa larguar shkaktarin numër një të kësaj krize, përrfituesin dhe arkitektin e aleancës me krimin, njeriun që bën projektin e Shqipërisë hambar droge, njeriun që e varfëroi dhe vodhi financat e shtetit, u vuri shqiptarëve kularin në fyt, rriti çmimet, rriti çmimet e naftës dhe të energjisë, rriti taksat, shpunësoi shqiptarët, fërkon duart tek i sheh se largohen në kurbet. Dhe tani bëhet gati të çimentojë pushtetin e krimit, bëhet gati ta kthejë Shqipërinë ne monizëm, bëhet gati të nxjerrë kamzhikun e diktaturës për t’i ulur kokën shqiptarëve.

 

A do ta pranojmë ne këtë?

Jooooo (salla)

A e pranon Elbasani këtë?

Jooooo (salla)

Natyrisht që jo, nuk e pranon Elbasani dhe as Tirana këtë, as Durrësi, as Korça, as Shkodra, as Vlora. Ndaj të dielën të bashkohemi të gjithë në Tiranë me një mesazh, me një vendosmëri.

 

Ditë për ditë shqiptarët dhe mbarë bota lemeriten me përmasat e korrupsionit dhe hajdutërisë së Edi Ramës. Ne e dimë se korrupsioni nuk është një problem i ri në Shqipëri. Ne e dimë që nuk është as një problem që i takon vetëm një partie politike, por kurrë më parë, aferat korruptive nuk kanë marrë këto dimensione çnjerëzore, shtazarake.

 

E patë lajmin e fundit që u botua nga rrjeti i gazetarëve investigativë, BIRN. 216 kontrata sekrete, qindra milionë euro, paratë që jua marrin ju, ia marrin vogëlushëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë, ua heqin nga goja e fëmijëve, prindërve e të moshuarve. Para që vidhen dhe shpërdorohen nga listat e barnave që kurrë nuk rimbursohen, nga spitalet që janë në kolaps, paratë që vidhen nga pensionet lëmoshë që nuk mjaftojnë pas faturës së kripur që është lëmoshë, pas faturës së ilaçeve, as për bukë e djathë.

 

Me këto qindra milionë euro që grabit, Edi Rama ushqen një grusht hajdutësh që tani vjedhjen e bëjnë me kontratat sekrete, kontrata që as nuk publikohen më. Kjo bandë hajdutësh sipas të dhënave zyrtare të shtetit shqiptar, ka vjedhur vetëm 4 vitet e fundit 4.6 mld euro, pra, sa gjithë buxheti, sa gjithë shpenzimet e shtetit. Por ndërkohë këto para, këto qindra milionë euro që merren  me taksa dhe tarifa e me çmime të lartë nuk u kthehen kurrë njerëzve.

 

A mbaroi Rruga e Elbasanit? Ja ku jemi, e nisëm ne atë rrugë, e shpuam tunelin, e bëmë siç thamë Elbasanin dhe Tiranën, një metropol. Ka avancuar rruga?! Asnjë metër.

Ka investime në Elbasan?

Qytetarët: Jooooo

Ka rritje rrogash?

Qytetarët: Jooooo

Rritje pensionesh?

Qytetarët: Jooooo

Ka vende pune?

Qytetarët: Jooooo

Ka shëndetësi falas?

Qytetarët: Jooooo

Legalizime falas?

Qytetarët: Jooooo

A ka shkolla më të mira?

Qytetarët: Jooooo

 

Sigurisht që jo, sepse paratë banda i ka për vete, për luksin e vet, për pushtetin e vet. E lidhi paktin me krimin. Për pushtetin e vet dhe të Qazim Sejdinit i bëri bandat kriminale të Elbasanit, madje u dha krah, i trimëroi, goditën policinë banditët dhe asgjë nuk i gjen. Sepse ky është shteti i Edi Ramës, shteti i bandës, shteti i hajdutëve, shteti i kriminelëve që shkel Kushtetutë e ligj, nga mëngjesi deri në darkë. Që ka asgjësuar drejtësinë që të mos ketë asnjë vend ku të japë llogari. Që ka kapur mediat. Por i ka bërë hesapet pa popullin. I kapi të gjitha. Por sot e ka gjithë popullin kundër me një mesazh, me një mesazh: Rama ik!

 

Sot, i gjithë populli është i bashkuar dhe është i vendosur.

 

Në krye të kësaj beteje është Partia Demokratike e Shqipërisë, partia që lindi me misionin për të shkatërruar diktaturën e përgjakshme, e cila u përdhosi dinjitetin shqiptarëve, i varfëroi deri në palcë  dhe i ktheu ata në qëniet më të përçudnuara në kontinentin evropian. Ne e rrëzuam diktaturën më të përgjakshme komuniste, ne i rikthyem dinjitetin shqiptarëve, ne jemi forca që kurrë s’kemi bërë llogari politike, kurrë s’kemi bërë kalkulime të vogla elektorale, kur ka qenë fjala për interesin kombëtar, kur ka qenë fjala për interesin publik, kur ka qenë fjala për interesin e njerëzve të thjeshtë, kemi braktisur gjithçka dhe jemi rreshtuar në betejë. Në betejë jemi edhe sot.

 

Betejës do t’i prijmë deri në fitoren e saj.

 

Është ngritur bota mbarë dhe e ka dëgjuar apelin e një populli të bashkuar si rrallë ndonjëherë, një bashkim që i tejkalon kufijtë ideologjikë, të djathtë e të majtë, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë. Është çuar bota në këmbë dhe ka dëgjuar apelin dhe i thotë: “mos u ngjit pas karriges, hapi rrugë zgjidhjes politike. Largohu”. Është dëgjuar zëri i shqiptarëve në çdo cep të botës perëndimore, dhe tani të gjithë e dinë se beteja jonë është e vetmja betejë për vlerat e Perëndimit, se nuk ka vlera evropiane e nuk ka demokraci evropiane, nuk ka vlera euroatlantike pa zgjedhje të lira, pa votën e lirë, pa ndarjen dhe balancimin e pushteteve, pa garantimin e rendit kushtetues, pa çuar para drejtësisë politikanët e kapur duke vjedhur votat me krimin e organizuar.

 

Të gjithë e dinë se Edi Rama erdhi në pushtet me krimin, këtu në Elbasan të gjithë e dinë se krimi diktoi mandatet e deputetëve në Kuvend, se ata nuk janë deputetë, por janë deputetë të bandave kriminale të Elbasanit, bandave të trafikut të heroinës dhe të kokainës, bandave që dhunojnë, plaçkisin dhe çnderojnë nga mëngjesi deri në darkë qytetin e Elbasanit, shkelin dhe përdhosin mbi dinjitetin e qytetarëve të Elbasanit dhe kudo tjetër në Shqipëri.

 

Të gjithë e dinë se ky është një pushtet ilegjitim, i bazuar tek bashkëpunimi me krimin.

 

Hodhi poshtë kërkesën për hetime, ndërroji e kapi prokurorinë, nuk pranoi ligji për vetingun e politikanëve dhe mendoi se do ta kalonte lumin. Po ne bëmë atë që diktuat ju me bashkimin tuaj me 16 shkurt. Ne u larguam nga parlamenti i krimit, ne nuk jemi më fasadë e këtij parlamenti, ne jemi në krahun tuaj. Dhe ky parlament ka pushuar së ekzistuari për opozitën, për shqiptarët e bashkuar. Çdo akt i tij është ilegjitim, nuk e njohim dhe do ta zhbëjmë. Nuk i njohim aktet e një parlamenti kukull të krimit, që vetëm sa e shtrëngon gjithmonë e më shumë kularin e varfërisë ekonomike e të papunësisë në qafën e shqiptarëve, prej 6 vjetësh plaçkitje të “Rilindjes”, një parlament që bëhet gati të instalojë diktaturën në çdo nivel. Edhe kjo që po bëjnë me Ligjin për Akademinë e Shkencave është instalim i diktaturës. Po bëjnë gati kamzhikun për t’u mbyllur gojën intelektualëve, për t’u mbyllur gojën akademikëve, për t’i mbyllur gojën elitës së vendit.

 

Këtu nga Elbasani i Normales, nga Elbasani i dijes dhe i kulturës, dua t’i siguroj të gjithë intelektualët e ndershëm e dinjitozë shqiptarë se nuk njohim asnjë akt të këtij parlamenti ilegjitim, se kamzhikun me të cilin duan t’ju mbyllin gojën do t’ua marrim nga dora, se kuislingët e krimit që bëhen gati të asgjësojnë liritë tuaja, shumë shpejt do të gjenden para drejtësisë dhe prapa hekurave.

 

Një orë e re ka trokitur për Shqipërinë, një orë e re fatlume, e cila po na bashkon në dimensione dhe në emocione që tash 30 vjet nuk i kemi përjetuar. Tash 30 vjet përparimin tonë drejt Evropës sa herë e ka ndalur e keqja, sa herë e ka ndalur krimi dhe oligarkia.

 

Ndaj, zotimi im si kryetar i Partisë Demokratike, si kryetar i opozitës së bashkuar, para jush vëllezër dhe motra, dhe përmes jush, para çdo shqiptari të ndershëm, është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si e gjithë Evropa do të shkojë deri në fund, deri në fitore.

 

Njësoj si minjtë e zënë në çark, në çarkun e paudhësive të tyre, Edi Rama dhe banda e tij kanë nisur të lëvrijnë nëpër anijen që po mbytet. Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë ankthin, e ndjejnë frikën, kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama. Le t’ia kujtojmë gjithësecilit që e ka kujtesen e shkurtër:

 

  • Këtë betejë nuk e nisëm për pushtetin tone. Atë e dorëzuam.
  • Këtë betejë nuk e nisëm për karriget tona, se ato nuk janë tonat, por janë të popullit, qytetarëve, janë të shqiptarëve.
  • Në këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë, sepse pushteti në tavolinë, është pushteti i krimit, është pushteti i oligarkisë. Nuk është kurrë pushteti i qytetarëve, është plaçkitja e qytetarëve.

 

Ndaj, le ta them qartë dhe prerë:  Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë.

 

Si gjithë shqiptarët e ndershëm, të gjithë ne jemi të investuar që kjo krizë të zgjidhet vetëm në interes të qytetarit shqiptar. Kjo do të thotë për ne, jo thjesht dhe vetëm dhënia fund e një qeverie ilegjitime dhe të një parlamenti ilegjitim, përmes largimit të Edi Ramës, qeverisë tranzitore dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku të diktojë vullneti i qytetarëve shqiptarë. Por kjo do të thotë një reformë e thellë politike dhe kushtetuese, që kurrë më, asnjë njeri i vetëm, asnjë grusht njerëzish, asnjë grusht horrash, asnjë parti politike të mos jetë në gjendje të marrë peng institucionet e vendit, të marrë peng dhe të mbajë peng proceset politike, duke nisur me zgjedhjet e duke vazhduar me reformat e rëndësishme, të mbajë peng popullin shqiptar, vogëlushët tanë, të ardhmen tonë dhe Europën si destinin tonë në këtë betejë.

 

Prandaj, me një dialog të vërtetë kombëtar, kemi ftuar dhe do të ftojmë për kontribut, të gjithë ata që duan që, përmes përmbylljes së këtij kapitulli të tmerrshëm dhe të fundit të tranzicionit 30-vjeçar, të hapim së bashku kapitullin e Shqipërisë si gjithë Europa! Kapitullin e Shqipërisë me demokraci dhe zgjedhje vërtet të lira, me shtet të së drejtës, me drejtësi me një standard, me ndarje dhe balancim pushtetesh. Sepse vetëm kështu do të parandalojmë marrjen peng të vendit nga një grusht kusarësh, nga një grusht hajdutësh dhe një grusht kriminelësh.

 

Vëllezër dhe motra!

 

Nga Elbasani dua ta them fare qartë, se ne miqve tanë perëndimore u kemi komunikuar gatishmërinë tonë për të qënë pjesë e kësaj zgjidhje politike për vendin. Se kjo zgjidhje politike, në mënyrën më të qartë dhe më të vendosur, duhet të ndjekë vetëm një rrugë: rrugën e parimeve, standardeve dhe normave europiane.

 

  • Në cilin vend të Europës do të kapej kryeministri duke futur 19 përdhunues e trafikantë dhe nuk do të jepte dorëheqjen?
  • Në cilin vend të Europës do ta shëndronte vendin në magazinë të drogës dhe nuk do jepte dorëheqjen?
  • Në cilin vend të Europës i kapim, jo një, por dy ministra të brendshëm të lidhur me krimin, dhe kryeministri nuk jep dorëheqjen?
  • Në cilin vend kapesh në afera të tmerrshme korruptive, gati për të vjedhur 30 milion euro me një kompani falso si tek Unaza e Re dhe nuk e jep dorëheqjen?

 

Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak se standartet europiane, praimet europiane, normat europiane. Vetëm kështu do të mund të parandalojmë kalimin nga kriza në krizë.

 

Nuk ka rrugë tjetër, largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.

 

Vëllezër dhe motra,

 

Kemi përshkuar kaq shumë rrugë në këto katër muaj, të bashkuar në një ideal “Për Shqipërinë si gjithë Europa”, me vendosmëri dhe besim të madh te kauza që, para se të jetë kauzë politike, është kauza e fëmijëve tanë, por rruga që kemi përpara duhet çuar deri në fund.

 

Shqipëria ka nevojë për zgjidhje dhe ne jemi gati t’ia ofrojmë zgjidhjet europiane, të një qeverie të zgjedhur nga ju, që ju shërben ju, ju dëgjon ju, ju bindet ju dhe shkarkohet po nga ju, për të zgjedhur një qeveri po nga ju. Një qeverie që nuk iu bëhet barrë për t’ua vështirësuar jetën me taksa të shtuara dhe çmime të rritura, por që ju ndihmon dhe ju shtrin dorën, që edhe këtu, njësoj si në çdo vend tjetër normal, të keni mundësi të jetoni dhe të punoni me dinjitet, ta keni qeverisjen në krah, jo përballë si kundërshtare. Por unë kam nevojë, vendi ka nevojë, Shqipëria ka nevojë, vogëlushët tanë kanë nevojë, që këtë betejë ta çojmë para deri në fund.

 

Ndaj dua t’ju ftoj që këtë të diel, më 2 qershor, në orën 19.00, ta bëni bashkimin tonë, vendosmërinë tonë, fuqinë tonë edhe më të madhe, edhe më të papërballueshme, përmes pjesëmarrjes në protestën madhështore të 2 qershorit.

Kurrë më parë nuk ka qënë kaq i qartë kontrasti midis shumicës dërmuese të shqiptarëve të bashkuar dhe një pakice horrash, kriminelësh dhe hajdutësh të frikësuar deri në palcë.

Kurrë më parë nuk ka qënë kaq e qartë drejtësia e një kauze.

 

Të luftoni për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për Shqipërinë e drejtësisë, për Shqipërinë e shpresës, për Shqipërinë e mundësive, kundër një grushti njerëzish që për pushtetin dhe pasurinë e tyre, sakrifikuan gjithçka; punët tuaja, shtëpitë tuaja, të ardhmen tuaj e të fëmijëve tuaj, shëndetësinë tuaj, arsimin tuaj dhe tani duan t’ju marrin dhe lirinë tuaj.

 

A do ta pranojë Elbasani këtë?

Qytetarët: Joooo

A mund ta pranojë Shqipëria këtë?

Qytetarët: Joooo

 

Ju ftoj të gjithë bashkë, të frymëzuar nga ky bashkim i jashtëzakonshëm, të bindur në drejtësinë e kauzës tonë para Zotit, para flamurit kuqezi, para fëmijëve tanë, të frymëzuar nga ky bashkim, që sa vjen e bëhet më i madh dhe më i bukur, gjej rastin të falendëroj 110 të rinjtë e të rejat e Elbasanit që i bashkohen shtëpisë së lirisë.

 

Të gjithë bashkë, ditën e dielë, në orën 19.00, në bashkimin popullor për Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Zoti e bekoftë Elbasanin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Fitore!

Read More
28 Maj
0

Për të fshehur korrupsionin, Edi Rama ka klasifikuar si sekret shtetëror qindra tendera me vlerë miliona euro.

  • Për të fshehur korrupsionin, Edi Rama ka klasifikuar si sekret shtetëror qindra tendera me vlerë miliona euro.
  • Edi Rama dhe agjencitë e tij refuzojnë t’u japin përgjgije gazetarëve për tenderat e shpallur sekret shtetëror dhe që cënojnë hapur konkurencën.
  • Kushdo që ka vjedhur, duke konsideruar sekret shtetëror vjedhjen e Edi Ramës, do të mbajë përgjëgjësi penale!

 

DEKLARATË E ANËTARES SË KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE, GRIDA DUMA

 

Në ditët e fundit të saj, qeverisja e Edi Ramës mund të përkufizohet me fare pak fjalë: Ajo është qeveria më e korruptuar e tre dekadave të fundit në Shqipëri.

Gjatë drejtimit të vendit nga Edi Rama jo vetëm që 1 në 3 tendera është dhënë pa garë, jo vetëm kontratat koncesionare prej miliona eurosh mbahen të fshehta, por edhe tenderat e Edi Ramës për miqtë dhe klientët e tij janë sekret shtetëror.

Rrjeti investigativ BIRN ka zbuluar se, që kur erdhi në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka klasifikuar si sekret shtetëror 216 tendera me vlerë miliona euro.  Fare pak prej tyre janë të tillë që mund të klasifikohen si sekret, ato të Shërbimit Informativ apo të Prokurorisë.

Qindra tendera të tjerë që Edi Rama fsheh janë pjesë e luksit qeveritar, mirëmbajtje godinash, përfshirë kryeministrinë, shërbime qeveritare apo kontrata që kanë të bëjnë me teknologjinë e informacionit.

Pjesë e klasifikimit të kontrave publike si sekret është edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili refuzon t’u japë gazetarëve të BIRN-it të dhëna për tenderat e klasifikuar në mënyrë të paligjshme.

Kjo është e njëjta agjenci, që miratoi projektin e Unazës së Re ku 1 kilometër kushton 20 milionë euro dhe shpalli fitues kompaninë fantazëm të krijuar me dijeninë e qeverisë së Edi Ramës në bazë të dokumentave të fallsifikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është skandaloze që tenderat për rrugët apo mirëmbajtjen e tyre klasifikohen si sekret shtetëror. Kjo vetëm shmang llogaridhënien dhe transparencën, duke I fshur publikut abuzimet dhe shekeljet me ligjin.

Partia Demokratike dënon si vjedhje, korrupsion dhe të paligjshme këtë sjellje skandaloze të agjencive qeveritare në varësi direkte të kryeministrit, të cilat fshehin kontratat publike për të justifikuar grabitjen e miliona eurove nga taksat e shqiptarëve në favor të klientëve të Edi Ramës.

Klasifikimi i sekret shtetëror i qindra kontratave publike është cënim i hapur i konkurëncës dhe favorizm i paligjshëm i disa kompanive të tjera. Me fjalë të tjera është vjedhje, është korrupsion.   Kjo është edhe arsyeja përse Edi Rama hesht dhe nuk u jep përgjgije gazetarëve të BIRN-it, kur ata i kërkojnë shpjegime pse gjatë qeverisë së tij tenderat sekret shtetëror janë rritur.

Këto fakte tregojnë sesi  shqiptarët zhvaten dhe  shkretëtohen, sesi Shqipëria përdoret si pronë personale pa respektuar kushtetutë dhe ligj.

Shqiptarët që po ikin të varfëruar dhe të zhvatur, meritojnë zgjidhje urgjente.

Partia Demokratike është angazhuar për të ndërtuar së pari rregullat e lojës që nisin nga themelet ku gjendet së pari sigurimi i votës së lirë, i zgjedhjes së lirë për të nisur rrugën e merituar të pasurimit dhe miqëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Askush nuk duhet të harrojë se kushdo që ka vjedhur, duke konsideruar sekret shtetësor vjedhjen e Edi Ramës, do të mbajë përgjëgjësi penale!

Read More
27 Maj
0

Familja jonë politike EPP – European People’s Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane.

Qytetarët europianë, me pjesmarrjen më masive të 20 viteve të fundit në zgjedhjet për Parlamentin Europian, konfirmuan vendosmërinë për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat europiane.

Jam i lumtur që familja jonë politike EPP – European People’s Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane. Urimet më të përzemërta për presidentin Joseph Daul dhe PPE dhe në veçanti për fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit tonë për President të Komisionit Europian Manfred Weber.

Forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #2qershor

Read More
26 Maj
0

Basha telefonon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari: Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës.

Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!

Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!

Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!

Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!🇦🇱🇪🇺✌️ #ShqipëriaSiEuropa

Read More
26 Maj
0

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë.

Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërinë dhe kombin tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa

Read More
25 Maj
0

Basha: Protesta e 25 majit, madhështore. Rama ik! Hapi rrugë zgjidhjes politike

  • “E Duam Shqipërinë si gjithë Europa” është mesazhi, misioni, aspirata që i ka mbledhur shqiptarët në këtë bashkim të pashembullt, për të mos pranuar asgjë më pak se vlerat, standardet dhe parimet e Evropës.

 

  • Zëri juaj po dëgjohet. Nuk ka dhe nuk do ketë asnjë fund tjetër për këtë betejë, përveç largimit të qeverisë së krimit. Mjerë ai që nuk ka veshë e nuk dëgjon. Zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë.

 

  • Vetëm për pushtetin dhe pasurimin e tij, Edi Rama do që ta çojë vendin drejt një përplasje të pashmangshme civile, të grabisë të gjitha pushtetet, të vendosë zgjedhën e krimit në Shqipëri.

 

  • Mirënjohje për miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar t’i jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën e t’i hapë rrugë zgjidhjes politike.

 

  • Zgjidhja politike kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit, pengmarrësit të demokracisë, përdhunuesit të zgjedhjeve. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare.

 

  • Në këtë betëjë ne nuk u futëm për të marrë pushtet. Ne u futëm në këtë betejë duke dorëzuar mandatet, duke u rreshtuar në krahun e popullit dhe fitorja do t’i takojë çdo shqiptari.

 

  • As nuk duam, as nuk kërkojmë, as nuk do të pranojmë kurrë pushtet në tavolinë me Edi Ramën. Ne jemi të gjithë bashkë. Nuk na përçan dot Edi Rama dhe krimi. Fundi i tiranisë po afron. Asnjë hap pas!

 

  • Prania në këtë shesh të tejmbushur, protestat e tejzgjatura, qëndresa në shi e në diell janë paralajmërimi se ne nuk lodhemi, ne nuk tërhiqemi, ne nuk dorëzohemi. Demokracinë nuk e japim.

 

  • Rruga e Shqipërisë kalon vetëm përmes standardeve dhe zgjidhjeve europiane. Ato diktojnë largimin e shkaktarit të kësaj krize si hapi, që çel dialogun për të mundësuar “Shqipërinë si gjithë Europa”.

 

  • Ky mesazh, ështe mesazhi i popullit europian të Shqipërisë. Ky mesazh është shansi për zgjidhjen politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie! Kurrë nuk kemi qenë më të fortë! Kurrë më të vendosur!

 

  • Le të jetë kjo mbrëmje preludi fatlum i zgjidhjes së kësaj krize përmes diktatit të normave dhe parimeve të Europës. Pa asnjë kompromis për parimet dhe normat euroatlantike, europiane, gjermane, amerikane e britanike.

 

  • T’i lutemi Zotit se arsyeja e njerëzve të arsyeshëm, edhe në kampin kundërshtar, do t’i mbivendoset verbimit të syve të atij që është kapur peng nga krimi dhe sundon me krimin në sofrën e qeverisë.

 

  • Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor popullin perëndimor të Shqipërisë, çdo ëndërr për të imponuar me krimin zgjedhje moniste, do të marrë përgjigjen e merituar.

 

  • Betejën e nisëm për Shqipërinë si gjithë Europa. Europa e dëgjoi zërin tonë dhe tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

  • Ne nuk do të pranojmë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara ilegjitime. Nuk do të pranojmë më zgjedhje kriminale antikushtetuese të kryeministrit të kapur në krim.

 

  • Ne jemi gati që, së bashku, me të gjithë faktorët e përgjegjshëm politikë të vendit të hapim rrugën e zgjidhjes politike, duke bërë të mundur largimin e shkaktarit dhe të pengmarrësit të demokracisë shqiptare.

 

  • Orët dhe ditët në vijim qofshin ditë të reflektimit të thellë për ata që u shkon në mendje se me 30 qershor do t’ua shtrëngojnë litarin në qafë shqiptarëve dhe do ta mbysin demokracinë shqiptare.

 

  • Ne jemi gati të çojmë këtë betejë deri në fund. Kush mendon se me dhunën e krimit dhe paligjshmërisë do ta thyejë vendosmërinë popullore, gabohet rëndë! E pret vetëm përmbysja popullore.

 

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË PROTESTËN KOMBËTARE TEK KRYEMINISTRIA

 

 

 

Mirëmbrëma vëllezër dhe motra!

Zonja dhe zotërinj!

Të rinj e të reja!

Bashkëqytetarët e mi nga Tirana dhe nga mbarë Shqipëria!

 

Mirë se keni ardhur në këtë miting madhështor e të paprecedentë, në këtë bashkim historik zemrash dhe mendjesh, në këtë garanci kombëtare për fitoren e betejës sonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Këtë shesh e ka pushtuar, si asnjëherë tjetër, oqeani i pandalshëm i sovranit. Janë bashkuar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj në zërin tuaj, unë dhe Shqipëria, Europa dhe gjithë bota shohim dhe dëgjojmë shpresën e  një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë.

 

Është mbushur ky shesh me kurajo, është mbushur me vendosmëri, me një mesazh të prerë dhe të vendosur: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është mesazhi, ky është misioni, kjo është aspirata që i ka mbledhur shqiptarët në këtë bashkim të pashembullt, për herë të gjashtë në këtë shesh, dhjetëra herë në këto 3 muaj, zgjimin kombëtar të kësaj kryengritjeje madhështore demokratike, për të mos pranuar asgjë më pak se vlerat e Evropës, standardet e Evropës, parimet e Evropës, për ne, për fëmijët tanë.

 

Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet e mos të shporret një orë e më parë e të çohet para drejtësisë.

Nuk ka në Evropë politikan që ta mbushë partinë e tij, grupin e tij parlamentar me 19 përdhunues, vrasës e trafikantë të vajzave e të grave shqiptare, me trafikantë droge e të mos shporret e të shkojë para drejtësisë.

 

Standardet e Evropës, vlerat e Evropës, normat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi Ramës e të bandës së tij të grupimeve kriminale. Në këto 6 vite e gjysëm, vetëm krim, korrupsion, hajdutëri, babëzi dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë.

 

Ndaj sot e derisa të bëhet realitet, e shumë shpejt do të bëhet, ka vetëm një mesazh nga populli: Rama ik.

 

Vëllezër dhe motra!

 

Ky është mesazhi i sovranit, tash 3 muaj qëndresë, pjesëmarrje, bashkim, ky është mesazhi i sovranit, ky është mesazhi i qytetarëve të bashkuar, përtej dallimeve partiake, përtej dallimeve krahinore, të gjithë bashkë, për të larguar shkaktarin e krizës më të thellë, kolapsit të demokracisë shqiptare, njeriut që për pushtetin e tij futi krimin në parlament, njeriu që për pushtetin e tij shkatërroi, asgjësoi Gjykaten Kushtetuese dhe të Lartë, kapi prokurorinë, paralizoi shëndetësinë, njeriu që e ktheu Shqipërinë në bazë të krimit te organizuar. Rama ik.

 

Njeriu që vodhi taksat e popullit më të varfër dhe ia dha ato nje grushti oligarkësh grabitqarë, një grushti kriminelësh, me koncesione, tendera e prokurime, duke u hequr bukën e gojës fëmijëve tanë, vogëlushëve të shqiptarëve, duke i shpunësuar me qindra-mijëra, duke i përzënë nga shtëpitë e tyre edhe me dhunë, edhe me gjoba, edhe me çmime të larta të naftës e të energjisë, edhe me gaz lotsjellës, si një kriminel, xhelat i vërtetë ndaj popullit të vet. Rama ik.

 

Ky mesazh buron kudo nga goja, nga kraharorët e shqiptarëve ngrihen në terr si lantanët që keni sot me vete. Ky mesazh eshte mesazhi i çlirimit të qeverisë nga krimi, është mesazhi i çlirimit të ekonomisë nga oligarkët, është mesazhi i shkëputjes së Shqipërisë nga kthetrat e nje grushti horrash dhe zuzarësh që kanë marrë peng Shqipërinë tonë, vendin tonë, vogëlushët tanë, dinjitetin tonë, të ardhmen tonë. Rama ik.

 

Më lejoni në emrin e te gjithëve këtu, në një moment tani, në një moment të bekuar, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit për vëllezërit dhe motrat tanë në agjërim, t’u urojmë nga zemra “Zoti jua shpërbleftë sakrificën”! Vëllezer e motra agjërues në këtë protestë e anembanë Shqiperisë kudo që jeni, Zoti e shndërroftë këtë bekim hynor për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë sakrificën tuaj, dhe t’ju ftoj të falemi e të lutemi bashkë me ta për 1 minutë, teksa thyejnë agjërimin në një akt hynor të sakrificës dhe të bindjes ndaj të madhit Zot, si autoriteti suprem mbi të gjitha qeniet e tjera mbi tokë.

 

Zoti e bekofte Shqipërinë!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Dritë e bekim u bëftë sakrifica e agjëruesve dhe besimtareve te Zotit, të krishterë e myslimanë anembanë Shqiperisë dhe gjithë botës.

 

Vëllezer dhe motra!

 

Zëri juaj kumboi fort në këto 3 muaj, të bashkuar si asnjëherë më parë, ai mundi propagandën e shëmtuar të Edi Ramës, çori perden makabre të propagandës, ndali përpjekjen tinzare dhe mafioze për t’ia fshehur realitetin e Shqipërisë syve të Europës, syve të botës. Vetëm falë jush, bashkimit tuaj, qendresës suaj, pjesëmarrjes tuaj, kjo u bë e mundur dhe sot jemi bashkë më të vendosur se kurrë, por, për herë të parë, që nga nisja e kësaj beteje me më shumë shpresë dhe besim se zëri juaj u dëgjua, se zëri juaj po dëgjohet, se nuk ka dhe nuk do ketë asnjë fund tjetër për këtë betejë, përveç largimit të qeverisë së krimit. Rama ik!

 

Mjerë ai që nuk ka veshë e nuk dëgjon.

 

E dëgjoi gjithë Shqipëria, e dëgjoi gjithë bota. Zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka, zgjedhje demokratike pa opozitën nuk do të ketë. Rama ik!

 

Në një javë Evropa tregoi standardin e saj të vërtetë në dy vende fisnike e demokratike. Nga Londra e Tereza May tek Vjena e Sebastian Kurz, politikanët e përgjegjshëm dhanë dorëheqjen menjëherë dhe i rikthyen sovranit atë që është e sovranit. Ky është standardi i politikës evropiane. Këto janë parimet dhe vlerat me të cilat ndërtojnë shoqëritë e tyre të drejta, ku zot është qytetari dhe shërbëtor politikani.

 

Sot, në vendin tonë, për akoma pak kohë, zotër ndihen politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin, një grusht horrash dhe zuzarësh, që kanë marrë për fyti partinë e tyre, një grup njerëzish, që u janë vërsulur pasurive tuaja, një grup njerëzish që i ka verbuar pushteti. Ata ndihen zotër dhe e shohin të gjithë popullin si shërbëtor.

 

Edi Rama nuk mendoi asnjë çast për ju, ai sakrifikoi gjithçka tuajën, rrogat, pensionet, shëndetësinë, arsimin e vogëlushëve tuaj. Ai sakrifikoi demokracinë, shkatërroi institucionet, vodhi zgjedhjet për një dhe një qëllim, pushtetin e tij, pasurimin e tij dhe të një grushti njerëzish.

 

Për këtë arsye do që ta çojë vendin drejt një përplasje të pashmangshme civile, do që të diktojë më 30 qershor kapjen përfundimtare të të gjitha pushteteve, duke çuar, për herë të parë në 29 vite, pa kandidatë realë përballë, pa opozitën përballë, të njëjtët trafikantë droge si Artur Bushi, të njëjtët banditë si Tërmet Peçi, figura të krimit apo shërbëtorë të krimit, që, nëse drejtësia do të punonte, nëse drejtësia nuk do të ishte e kapur, do t’i hetonte, do t’i çonte para gjykatës, do t’i dënonte për shitblerjen e votave, në dosjen 184 të Dibrës, ku Pjerin Ndreu, Dionis Imeraj, Valbona Sako janë drejtpërdrejt të përfshirë, janë drejtpërdrejt pjesëmarrës në skemën e shitblerjes së votave, siç është Agron Malaj në Burrel, siç është Arbana i Shijakut, pjesëtar i bandës së Avdylajve. Ja pra, për pushtetin e tij, për pasurinë  e tij, jo vetëm që i ka mbrojtur hajdutët e kriminelët, por do që me 30 qershor t’i gradojë, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre, me Damian Gjiknurin, me Taulant Ballën me shokë, dhe përfundimisht të vendosë zgjedhën e krimit në Shqipëri.

 

Kjo është alternativa e Edi Ramës. Dhe para kësaj, më fton mua, na fton ne të kapitullojmë. Jepjani përgjigjen: (protestuesit thërrasin Rama ik). Ta dëgjojë në Surrel (protestuesit thërrasin edhe më fort Rama ik). Ta dëgjojë në çdo bunker ku futet, jepjani përgjigjen: (protestuesit vijojnë thirrjen Rama ik).

 

Mirënjohjen më të thellë kam sot për kurajon tuaj që zgjoi dhe vetëdijësoi botën demokratike, se ne jemi Populli i Evropës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu, besojmë tek liria, besojmë tek demokracia, besojmë tek Zoti i Plotfuqishëm. Ndaj kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, sot bëhet për Evropën.  Ndaj në orën vendimtare kur qytetarët e Evropës i drejtohen kutive të votimit, le t’i shtrijnë sytë në këtë shesh, le të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores.

 

Në emrin tuaj dhe të një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për miqtë tanë, për të gjithë miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar t’i jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën, kanë kërkuar që edhe kreu i bandës në pushtet t’i thërrasë mendjes dhe të zbatojë e të jetë i gatshëm të zbatojë standardin evropian për përgjegjësitë që ka para popullit, që ka para kushtetutës e para ligjit e t’i hapë rrugë zgjidhjes politike. Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh dhe kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit, pengmarrësit të demokracisë, njeriut që shkatërroi ndarjen dhe balancimin e pushteteve, përdhunuesit të zgjedhjeve.

 

Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare.

 

Ja ku është bashkimi ynë, ja ku është mesazhi ynë: Rama ik!

 

Gati jemi, sepse në këtë betëjë ne nuk u futëm për të marrë pushtet. Opozita e bashkuar, si asnjëherë më parë dhe e bashkuar do të jetë, drejt fitores, drejt transformimit të vendit, për t’i dhënë fund tranzicionit, për të hapur kapitullin e demokracisë së vërtetë europiane.

 

Ne jemi të vendosur dhe të gatshëm t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve. Prandaj u futëm në këtë betejë, duke dorëzuar gjithçka, duke dorëzuar mandatet tona, duke u rreshtuar në krahun e popullit, sepse kjo është një betejë e gjithë popullit. Fitorja do t’i takojë çdo shqiptari.

 

Ndaj, as nuk duam dhe as nuk kërkojmë, as kurrë nuk do të pranojmë pushtet në tavolinë me Edi Ramën. Ne jemi të gjithë bashkë, nga i pari tek i fundit, nga partia më e madhe deri tek zemra më e fundit e qytetarit që vjen e bashkohet në këtë betejë.

 

Nuk na përçan dot Edi Rama dhe krimi. Fundi i tiranisë po afron.

 

Por ne jemi, po kështu, të vendosur, për ta bërë këtë fund të pakthyeshëm, njësoj si lantanët drejt qiellit për të përcjellë kudo kumtin: Rama ik. Dhe bashkë me Ramën, do të përcjellim njëherë e përgjithmonë mundësinë që tirania t’i mbivendoset sovranit, që një tiran tjetër apo një grup tjetër horrash dhe kriminelësh të zaptojnë pushtetin.

 

Ndaj, vëllezër dhe motra, dialogu kombëtar që do të përfshijë gjithësecilin prej jush, duhet dhe do t’i japë fund, jo vetëm kësaj krize, por edhe tranzicionit të tejzgjatur. Propozimet tona do të diskutohen dhe do të debatohen kudo nëpër Shqipëri.

o   Një parlament të fortë që buron nga vota juaj, që merret peng vetëm nga ju dhe nga vota juaj, që kontrollon qeverisjen me një apo dy dhoma dhe me deputetë të zgjedhur drejtëpërdrejtë apo me propocional me lista të hapura.

o   Një president me kompetenca të plota kushtetuese.

o   Ndarje dhe balancim të pushteteve.

o   Drejtësi të vërtetë, drejtësi të pavarur që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e lidhur me krimin.

o   Referendumin popullor, si e drejtë e patjetërsueshme për të vendosur ju dhe askush tjetër, në nivel kombëtar dhe në nivel vendor, për çështje që ju takojnë për shëndetin, të lirisë, të sigurisë, të vetes tuaj.

o   Financimi i partive politike, transparenca dhe organizimi i tyre, për të dekriminalizuar njëherë e mirë politikën, për të bërë të mundur që kurrë më as partitë dhe as zgjedhjet të mos jenë preja e rradhës së krimit të organizuar dhe oligarkisë së babëzitur.

o   Dhe një paketë masash për t’i dhënë fund sundimit të krimit në Shqipëri, për ta çuar atë aty ku e ka vendin, bashkë me politikanët që vodhën zgjedhjet.

Këto vendime, duhet t’i marrim bashkë, siç i merr bashkë çdo popull i qytetëruar dhe europian.

 

Vëllezër e motra!

 

Unë e ndjej shpresën e re që ka lindur në zemrat tuaja dhe anembanë Shqipërisë. Unë e di dhe ju e dini se vullneti dhe zëri juaj është dëgjuar, ndaj po ndizen këta lantanë, jo vetëm me flakë, por me zjarrin e shpresës në zemrën tuaj që ngrihet lart e më lart, drejt shpirtit të një kombi të tërë, të vendosur për të mos lejuar më kurrë tiraninë e krimit.

 

Asnjë hap pas!

Rama ik!

 

Por beteja nuk ka mbaruar dhe ne jemi të vendosur dhe të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë për të mos lejuar atë orë ogurzezë, kur monizmi kriminal shtriu kthetrat mbi gjithë vendin tonë dhe institucionet tona.

 

Prania jonë sonte në këtë shesh të tejmbushur, protestat e tejzgjatura, qëndresa në shi e në diell janë paralajmërimi se:

 

Ne nuk lodhemi

Ne nuk tërhiqemi.

Ne nuk dorëzohemi.

 

Rama ik!

 

Se demokracinë nuk e japim,

Se të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë.

Se beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Dhe beteja me të keqen, është mënyra më e sigurtë për fisnikërimin e shoqërisë dhe kombit tonë. Rama ik!

 

Tani e shoh se mijëra mesazhe po i dërgoni në ajër, shumë më shpejt seç kishin paramenduar organizatorët. Le të jetë kjo shprehje e një padurimi fisnik, për ta shporrur të keqen një orë e më parë dhe për t’i hapur vend të mirës, drejtësisë, zgjedhjeve të lira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Rama ik!

 

Vëllezër dhe motra! Ditët e ardhshme, javët e ardhshme, do të jenë vendimtare, përcaktuese për secilin prej jush, përcaktuese për fatin e Shqipërisë sonë, përcaktuese për 10 apo 15 vitet e ardhshme, për vogëlushët e këtij vendi, për fëmijët e këtij vendi, për lirinë e këtij vendi. Ndaj, duke ju shprehur mirënjohjen time më të thellë për qëndresën tuaj, që është bekim hyjnor për demokracinë dhe për çdo shqiptar, ju kërkoj të vazhdojmë të jemi të gatshëm ne çdo minutë, në çdo ditë, në çdo orë.

Në ditët dhe javët e ardhshme për të qëndruar te gatshëm, të vetedijshëm dhe shpresëplotë qe zëri juaj është dëgjuar.

 

Mirënjohes per partnerët tane ndërkombëtare që e dine se rruga e Shqipërisë kalon vetëm përmes normave, parimeve, standardeve dhe zgjidhjeve europiane.

 

Zgjidhjet europiane diktojnë largimin e shkaktarit të kësaj krize si hapi, i cili hap dialogun dhe dhe i mundëson këtij vendi të përqafojë ëndrrën e tij shekullore “Për Shqipërinë si gjithë Europa”.

 

Ky mesazh, ështe mesazhi i popullit europian të Shqipërisë.

Ky mesazh është shansi për zgjidhjen politike të krizës.

Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie!

 

Kurrë nuk kemi qenë më të fortë!

 

Kurrë më të vendosur!

 

Liri a vdekje! Demokraci a vdekje!

 

Le të jetë kjo mbrëmje preludi fatlum i zgjidhjes së kësaj krize përmes diktatit të normave dhe parimeve të Europës. Pa asnjë kompromis për parimet dhe normat euroatlantike, europiane, gjermane, amerikane e britanike.

 

Le të jetë preludi i zgjidhjes së kësaj krize politike, për t’i hapur rrugë “Shqipërisë si gjithë Europa” dhe t’i lutemi Zotit se arsyeja e njerëzve të arsyeshëm, edhe në kampin kundërshtar, do t’i mbivendoset verbimit të syve të atij që është kapur peng nga krimi në sofrën e qeverisë dhe sundon me krimin në sofrën e qeverisë.

 

Por le t’i themi, po kështu, se ora po troket tik-tak, tik-tak dhe se çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor popullin perëndimor të Shqipërisë, çdo ëndërr për të imponuar me krimin zgjedhje moniste, çdo urim për të mos marrë përgjegjësitë dhe për të mos u larguar një orë e më pare për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike, do të marrë përgjigjen e merituar nga ky shesh, nga të gjitha sheshet e Shqipërisë, nga qytetet dhe fshatrat tona.

 

Teksa lëshoni këto mesazhe dhe mbushni qiellin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, ju ftoj tani të më ndiqni me dritat e celularëve ndezur të gjithë, në nje marshim me një mesazh, pa ndërprerje, të gjithë me dritat e celularëve, dritën e shpresës për Shqipërinë europiane ndizni dritat, mposhteni errësirrën.

 

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

 

Është madhështore kjo pamje, është madhështor mesazhi i këtij populli: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

 

Protestuesit: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

 

Asnjë hap pas. Më ndiqni në marshim me dritat ndezur drejt Kuvendit që së shpejti do të çlirohet dhe do t’ia kthejmë popullit sovran.

 

Zoti ju bekoftë ju!

 

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

 

FJALA E KRYETARIT TË OPOZITËS, LULZIM BASHA, PARA SELISË SË PATISË DEMOKRATKIKE

 

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj

 

Me këtë thirrje e kemi nisur qëndresën tonë dhe bashkimin tonë më 16 shkurt, i cili ka kulmuar sot me pjesëmarrjen më masive popullore në këto 29  vite. Mesazhi më i qartë i shpresës që ka lindur e që nuk do të fiket derisa beteja me të keqen të fitohet plotësisht.

 

Zoti ju bekoftë ju!

 

Çdo ditë e më shumë protestat tona bëhen më të mëdha. Çdo ditë e më shumë bashkimi i shqiptarëve bëhet më i vendosur. Mesazhi i sotëm është mesazhi i qartë dhe i prerë, ndaj miqve, aleatëve tanë dhe ndaj kundërshtarëve dhe armiqve të demokracisë se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë, se ne jemi populli i Europës dhe nuk do të pranojmë kurrë despotizmin antieuropian të një qeverie banditësh dhe kriminelësh të cilët kanë marrë peng vendin, kanë shkatërruar sistemin e garancive kushtetuese, kanë kapur drejtësinë, kanë asgjesuar garancitë themelore për të drejtat e njeriut dhe kanë bllokuar rrugëtimin tonë drejt Europës.

 

Ne sot i japim këtë mesazh të qartë dhe të vendosur. Këtë betejë e nisëm për Shqipërinë si gjithë Europa. Europa e dëgjoi zërin tonë dhe tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për t’i dhënë fund parlamentit të krimit, për të rikthyer sovranitetin tek qytetarët, e vetmja rrugë për të hapur  dyert e mbyllura të Europës.

 

Ky bashkim i jashtëzakonshëm ka forcën, vendosmërinë për ta çuar këtë betejë deri në fund.

 

Ne nuk do të pranojmë kurrë më dhunën e krimit të organizuar në kutitë e votimit, në kutitë e plaçkitjes së shqiptarëve.

 

Ne nuk do të pranojmë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara ilegjitime, votime të manipuluara nga krimi dhe, natyrisht, nuk do të pranojmë më zgjedhje antikushettuese, kriminale të kësaj qeverie ilegjitime dhe të këtij kryeministrit të kapur në krim.

 

Ne jemi gati që, së bashku, me të gjithë faktorët e përgjegjshëm politikë të vendit të hapim rrugën e zgjidhjes politike, duke bërë të mundur, së pari, largimin e shkaktarit dhe të pengmarrësit të demokracisë shqiptare, të shtetit të së drejtës, të drejtësisë, të ardhmes sonë europiane dhe, përmes një qeverie tranzitore, garantimin e ndarjes dhe funksionimit të pushteteve, hapjes rrugë të reformës kushtetuese, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe një qeverie të dalë nga vota e popullit, për popullin dhe e popullit.

 

Kjo është beteja jonë.

 

Ky kushtrim është dëgjuar dhe është mbështetur nga miqtë tanë strategjikë. Tani jemi të gjithë bashkë dhe ai është i vetëm i pashans përballë bashkimit tonë popullor, kombëtar dhe europian.

 

Ndaj, orët dhe ditët në vijim, qofshin ditë të reflektimit të thellë për ata që mendojnë se mund ta marrin peng këtë popull, për ata që mendojnë se mund të vazhdojnë të mbajnë peng  qeverisjen e këtij vendi me banditë e kryebanditë, për ata që u shkon në mendje se me 30 qershor do t’ua shtrëngojnë kularin në qafë shqiptarëve dhe do ta mbysin demokracinë shqiptare.

 

Kjo nuk për të ndodhur. Forca jonë është bashkimi, forca jonë është demokracia, foca jonë është qendresa, forca jonë është përballja  dhe përballje do të ketë deri në fitoren e kësaj beteje.

 

Por sot, në këtë mbrëmje të mbushur me shpresë, të mbushur me optimizëm, të mbushur me mesazhet pozitive të shkrirë në një të vullneteve tuaja, të vullnetit të gjithsecilit prej jush, të vullnetit të përgjithshëm të popullit shqiptar për liri dhe demokraci, vetë vullneti i Europës dhe miqve tanë euroatlantikë  për ta çliruar Shqipërinë nga diktatura e krimit, le të ndalemi me një mesazh të qartë dhe të prerë shprese dhe vendosmërie se ne jemi gati të çojmë këtë betejë deri në fund, por, po kështu,  paralajmërimi se kush mendon se me dhunën e krimit dhe paligjshmërisë, do ta thyejë këtë vendosmëri popullore, gabohet rëndë dhe e pret vetëm përmbysja popullore.

Shkaktari do të largohet. Vetëm kjo do t’i hapë rrugë zgjidhjes politike.

 

Tani këtë nuk e di vetëm unë, nuk e dini vetëm ju, nuk e dinë vetëm gjithë shqiptarët, demokratë e socialist, tani këtë e di dhe Europa, e di gjithë bota.

 

Rama ik! Hapi rrugë zgjidhjes politike!

 

Beteja jonë po shkon drejt fundit që paracakton historia për kombet që nuk e pranojnë të keqen. Beteja jonë po shkon drejt konkluzionit, që ju premtova që ditën e parë, se do të ishte as stacioni ynë përfundimtar, kur ndërmorëm sakrificën e djegies së mandateve. Beteja jonë po shkon drejt çlirimit të Shqipërisë nga krimi, banditëria dhe hajnia. Beteja jonë po shkon drejt horizontit tonë, horizontit europian, për Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Por, teksa zëri ynë u dëgjua dhe bota hapi sytë, kuptoi se peshorja e të vërtetës dhe e të drejtës është me shumicën dërmuese të shqiptarëve dhe jo me një grusht kriminelësh, të cilët u mbajtën në pushtet sa me ndihmën e kriminelëve të tjerë me katër klasë shkollë, aq edhe me lobistët e fëlliqur faqekuq, paguar me miliona euro, të grabitura popullit shqiptar, teksa e vërteta dhe e drejta, si dhe peshorja europiane e botërore të kësaj, e peshon rëndë dhe bindshëm sakrificën dhe bashkimin tonë, kërkesa ime është; të qëndrojmë në këmbë dhe gati për ta çuar misionin tonë deri në fund.

Read More
24 Maj
0

Basha: Edi Rama sakrifikoi sigurinë tuaj për krimin dhe oligarkinë, ne sakrifikuam mandatet për t’u rreshtuar në krahun e qytetarëve.

 

  • Për Shqipërinë si Europa duam, kërkojmë dhe mirëpresim ndihmën që na ofrojnë në momente kritike për vendim aleatët perëndimorë. Mirënjohje Gjermanisë mike dhe vendeve të tjera të BE-së dhe SHBA që, publikisht dhe jopublikisht, nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje.

 

  • Një gjë është e sigurtë për shqiptarët e bashkuar dhe opozitën e zhveshur nga çdo pushtet institucional, por, e rreshtuar krah qytetarëve tanë, ka vetëm një rrugë: rruga e standarteve europiane, rruga e standarteve amerikane. Kjo nuk negociohet. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet.

 

  • Me 30 qershor, askush nuk mund të pranojë një tjetër krim. Nuk do të vijë ai lloj 30 qershori. Ne nuk do ta lejojmë, por ne, së bashku, do t’u hapim të gjitheve, pavarësisht prej bindjeve politike, horizontin e shpresës. Shumë shpejt, me një qeveri tranzitore, të vendosin me votën e lirë, qeverisjen që dëshirojnë.

 

  • Për PD, misioni i qeverisë të dalë nga vota e popullit do të jetë çlirimi i ekonomisë, punësimi i shqiptarëve. Për kete kërkojmë betejë të ndershme, kushte të barabarta zgjedhore, jo pushtet në tavolinë. Kurrë më nuk do të pranojmë të japim fatin e shqiptarëve në tavolinën e krimit, e të Edi Ramës.

 

  • Këto 6 vjet, thika e së keqes ka shkuar deri në palcën e çdo shqiptar. Po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të Tereza May, të Sebastian Kurz apo të një kryeministri normal, Edi Rama do të ishte larguar me dhjetëra herë për krimin, korrupsionin dhe varfërinë që

 

  • Edi Rama nuk ka nder, nuk ka dinjitet. Ka vetëm kusari, etje të babëzitur për pushtet, që e shtynë në paktin me krimin, që shkretoi ekonominë, i ktheu qytetet tona në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit, që mbylli bizneset me taksa të larta.

 

  • E gjithë beteja e Ramës ka qenë të sakrifikojë qytetarin shqiptar, të sakrifikojë ekonominë, jetët, sigurinë tuaj për pushtetin dhe pasurinë e tij. Për këtë bëri paktin me krimin, shkatërroi institucionet e drejtësinë, e ngriti pandëshkueshmërinë në rekordet Guiness.

 

  • Kerkon të diktojë me krimin një proces kriminal, duke vënë kandidatë për kryetarë bashkie njerëz si Agron Malaj, që sot duhet të ishte prapa hekurave për dosjen 184. Edhe disa kandidatë të tjerë duhet të ishin prapa hekurave për dosjen e Dibrës, ku kryearkitekti është vetë Edi Rama.

 

  • Edi Rama ka pasur mundësinë të zgjidhte në favor të qytetarëve dhe jo në favor të krimit apo oligarkëve, me të cilët pasurohet, duke grabitur vendin. Të gjitha herët që Edi Rama ka qenë përpara këtyre dy zgjedhjeve, kurrë nuk zgjodhi popullin. Për pushtetin kriminal, ai sakrifikoi gjithmonë të mirën e qytetarëve.

 

  • Edi Rama sakrifikoi sigurinë tuaj për krimin. Sakrifikoi ekonominë tuaj për oligarkinë. Sakrifikoi të ardhmen tuaj, votën tuaj për pushtetin e tij personal. Jam krenar si Kryetar i PD dhe opozitës, që sakrifikuam mandatet, pushtetin tonë të vetëm, për t’u rreshtuar në krahun e qytetarëve.

 

  • Ne do të jemi deri në fund në krahun e qytetarëve, sepse beteja jonë nuk bëhet për karrige, nuk bëhet për pushtetin tonë. Bëhet për një transformim jetik pa të cilin nuk ka të ardhme, nuk ka ekonomi, nuk ka siguri, nuk ka punësim. Për një transformim jetik, që e bëri Evropën Evropë dhe Amerikën Amerikë.

 

  • Koha kur Edi Rama mbante peng Shqipërimë, mori fund. Ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara drejt rrugës që na çon tek vlerat evropiane, me të cilat e nisëm këtë betejë në 1990. Fundi i tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa, do të jetë konkluzioni final i kësaj beteje.

 

  • E nesërmja do të jetë mesazhi më madhështor i vendosmërisë tonë, për ta çuar këtë betejë deri në fund. Askush të mos mungojë më 25 Maj! Të bashkojmë fuqinë tonë me pjesëmarrje, me bashkim, me vendosmëri për të çelur rrugën tonë të Shqipërisë si gjithë Europa.

 

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN E MATIT

 

 

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra matjanë!

 

Faleminderit nga zemra për këtë pritje madhështore, në këtë sallë të mbushur si asnjëherë më parë, jo thjesht me qytetare dhe qytetarë te Matit, por me entuziazmin dhe shpresën për ndryshimin që po vjen.

 

Nuk e harroj se më 14 shkurt, vetëm dy ditë para protestës madhështore të 16 shkurtit, që diktoi me vullnetin e patjetërsueshëm të sovranit djegien e mandateve dhe rreshtimin e opozitës krah për krah qytetarëve, takimin e fundit e zhvillova këtu në Mat, në Burrel. Në fakt, nisi si një takim dhe përfundoi si një miting madhështor. Ishte një ditë e ftohtë dimri, por mbaj mend se nuk e ndjeva të ftohtin, ndjeva nxehtësinë e pranverës që po vjen.

 

Dhe ja ku jemi sot, tre muaj pas bashkimit të madh të 16 shkurtit, shqiptarët janë më të bashkuar, më të vendosur, më të qartë, më të prerë se kurrë për të marrë në dorë fatin e tyre, për t’ia shkulur nga thonjtë oligarkisë, krimit dhe bandës së Edi Ramës Shqipërinë tonë të dashur, për ta rikthyer shpresën dhe besimin se e ardhmja e shqiptarëve, e ardhmja e vogëlushëve tanë, e ardhmja e fëmijëve tanë, e ardhmja e rinisë shqiptare, e ardhmja e shqiptarëve kurrë më nuk do të jetë në duart e krimit. Nuk do të jetë në duart e hajdutëve që vjedhin votat, uzurpojnë pushtetin, shkatërrojnë institucionet për të vjedhur ekonominë dhe dhunuar qytetarë shqiptarë, se kjo e ardhmja që, tash e tutje, do të jetë vetëm në duart tuaja, vetëm në duart tona.

 

Prej gjashtë vitesh, thika e së keqes ka shkuar deri në palcën e çdo shqiptari të ndershëm. Gjashtë vite me radhë ditë për ditë e javë për javë, kulari u shtrëngua në qafën e çdo shqiptari, varfëria u ul këmbëkryq, taksat u rritën, çmimet e naftës dhe të energjisë dhe të kostos së jetës u bënë të papërballueshme, padrejtësia arriti maja të panjohura më parë.

 

Nga njëra anë, baballarët të cilët nuk paguanin dot faturat e energjisë, u arrestuan, u keqtrajtuan, u paraburgosën, u vetëflijuan dhe, nga ana tjetër, oligarkët mizorë, grabitqarë e të korruptuar, që u kapën duke vjedhur në afera më të tmerrshme korruptive, me koncesione, me tendera, me aferat më të tmerrshme që ka njohur Europa, kurrë nuk shkuan para drejtësisë. Sepse Edi Rama e kapi drejtësinë, shkatërroi gjykatat, privatizoi prokurorinë për të mbyllur dosjet e krimit dhe dosjet e korrupsionit.

 

Në këto gjashtë vite Edi Rama, po të kishte pasur një të njëmijtën e nderit dhe dinjitetit të Tereza Mayt apo të Sebastian Kurz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë.

 

  • Do të ishte larguar, kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët, vrasësit dhe i bëri deputetët. Për pushtetin e tij kriminalizoi parlamentin.
  • Do të ishte larguar, kur u zbulua se me bekimin e tij dhe nën urdhrat e yllit të tij, Saimir Tahiri, Shqipëria u shndërrua në një hambar droge, në bazë të sigurt të krimit të organizuar.
  • Duhet të ishte larguar, kur ministri tjetër, Fatmir Xhafaj, u kap në skandalin e vëllait të tij që e mbronte.
  • Duhet të ishte larguar, kur Damian Gjiknuri u kap në vjedhje pas vjedhje, nga skandali i OSHEE-së, tek skandali i Unazës së Madhe, duke vjedhur qindra milionë euro, me të cilat mund të ishin dyfishuar pensionet, mund të ishin hapur mijëra vende pune dhe që u tretën pa lënë gjurmë.
  • Duhet të ishte larguar, kur me Ymer Lalën, kryekriminelin e Dibrës vodhi zgjedhjet, bashkë me Damian Gjiknurin dhe me Saimir Tahirin në Dibër.
  • Duhet të ishte larguar, kur prokurorët dhe partnerët e kapën gafil me Vangjush Dakon, me Avdylajt, me Bajrat duke vjedhur zgjedhjet parlamentare në vitin 2017.
  • Duhet të ishte larguar, kur shpërtheu afera e tmerrshme e Unazës, 40 milionë euro për 2 km rrugë, nga një kompani që nuk ekziston fare, nga një kompani me letra fallco për të pastruar paratë në Amerikë.
  • Duhet të ishte larguar, kur Taulant Balla u kap me trafikantin e drogës, duke shndërruar Lanën në një projekt privat për pastrimin e parave dhe duke shkatërruar shtëpitë e mijëra banorëve.
  • Duhet të ishte larguar kur helmoi me gaz fëmijët shqiptarë në shtëpitë e tyre.

 

Por Rama nuk ka as një të njëmijëtën të nderit dhe dinjitetit të asnjë kryeministri në botë.

 

Jo, Edi Rama nuk ka nder, nuk ka dinjitet!

 

Ka vetëm kusari, etje të babëzitur për pushtet, që e shtynë në paktin e tmerrshëm me krimin, që e ktheu vendin tonë në një humnerë të zezë kriminale, që shkretoi ekonominë dhe i ktheu qytetet tona në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit, që mbylli bizneset me taksa të larta, që futi në depresion çdo shqiptar me çmimin më të lartë të naftës e të energjisë, që shkretoi arsimin, mbylli universitetet, shkatërroi spitalet. Nuk ka as dinjitet, as nder hajduti, krimineli e banditi, nuk ka dinjtet as Edi Rama, kreu i bandës.

 

E gjithë beteja e tij ka qenë të sakrifikojë qytetarin shqiptar, të sakrifikojë qytetarët e Matit e të gjithë Shqipërisë, të sakrifikojë ekonominë tuaj, jetët tuaja, sigurinë tuaj, për pushtetin dhe pasurinë e tij.

 

  • Për pushtetin dhe pasurinë e tij bëri paktin me krimin.
  • Për pushtetin dhe pasurinë e tij e mbushi vendin me drogë.
  • Për pushtetin dhe pasurinë e tij shkatërroi institucionet, dhunoi kushtetutën, shkatërroi drejtësinë, dhe e ngriti pandëshkueshmërinë në nivelet dhe rekordet e librit Guiness vetëm për pushtetin e tij.

 

I verbuar, është turrur të diktojë me krimin një proces kriminal, duke vënë kandidatë për kryetarë bashkie njerëz si Agron Malaj, që sot duhet të ishte prapa hekurave për dosjen 184. Edhe një gjysëm dyzine kandidatësh, pseudokandidatësh që garojnë pa garë, sot duhet të ishin ose në prokurori, ose para gjykatave, ose prapa hekurave vetëm për dosjen 184, dosjen e Dibrës, ku kryearkitekti është vetë Edi Rama.

 

Edi Rama ka pasur mundësinë me qindra herë të zgjidhte në favor të qytetarëve dhe jo në favor të krimit, të zgjidhte të ndihmonte njerëzit dhe jo të pasuronte veten e tij dhe oligarkët, të zgjidhte të ndihmonte vogëlushët shqiptarë e jo t’u vidhte paratë e bukës së gojës, të zgjidhte të ndihmonte pacientët shqiptarë dhe jo të pasuronte 3 oligarkët e koncesioneve. Të gjitha herët që Edi Rama ka qenë përpara këtyre dy zgjedhjeve, kurrë nuk zgjodhi popullin, kurrë nuk zgjodhi njerëzit.

Ai sakrifikoi gjithmonë të mirën e qytetarëve.

 

  • Sakrifikoi sigurinë tuaj për krimin.
  • Sakrifikoi ekonominë tuaj për oligarkinë.
  • Sakrifikoi të ardhmen tuaj, votën tuaj për pushtetin e tij personal.

 

Sot jam para jush krenar, si kryetari i një opozite dhe i Partisë Demokratike të Shqipërisë, që sakrifikoi mandatet e saj për t’u rreshtuar në krahun tuaj.

 

E në krahun tuaj do të jem e do të jemi deri në fund. Sepse beteja jonë nuk bëhet për karrige, beteja jonë nuk bëhet për pushtetin tonë, bëhet për një transformim jetik pa të cilin nuk ka të ardhme, pa të cilin nuk ka ekonomi, pa të cilin nuk ka siguri, pa të cilin nuk ka punësim. Bëhet për një transformim jetik, që e bëri Evropën Evropë dhe Amerikën Amerikë. Beteja jonë bëhet që pushteti këtej e tutje, me kushtetutë, me Kod Zgjedhor, me të gjitha levat dhe mekanizmat, të jetë me të vërtetë i qytetarëve shqiptarë.

 

Ndaj, beteja jonë ka mbledhur gjithmonë e më shumë njerëz dhe sot ëshë shumicë absolute e çdo shqiptari patriot kundër një grushti tradhtarësh, kopukësh, hajdutësh që mendojnë se mund të marrin peng të ardhmen tonë me 30 qershor.

 

Le ta marrë përgjigjen edhe sot nga Mati, siç do të kumbojë nesër në Tiranë, se koha kur Edi Rama dhe një grusht horrash mbanin peng një Shqipëri të tërë, mori FUND.

 

Një shoqëri e lirë, një shoqëri e përbërë nga njerëz të drejtë, mund ta humbë përkohësisht rrugën, të humbë kohë, por vjen një moment që një shoqëri ka nevojë të përballet me të keqen, ta mundë frikën, ka nevojë të gjejë brenda shpirtit çdokush prej nesh, kurajon që na bën njerëz, na bën bij prindërish, na bën prindër fëmijësh, na bën bashkëshortë, na bën njerëz që duan dinjitet e nuk pranojmë më kurrë të shkelemi me këmbë. Dhe kjo orë ka ardhur për Matin, ka ardhur për Dibrën, ka ardhur për Bulqizën, ka ardhur për Shqipërinë.

 

Ka ardhur ora dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara, drejt rrugës që na çon tek vlerat evropiane, tek vlerat perëndimore, me të cilën e nisëm këtë betejë në vitin 1990.

 

Pak minuta përpara, në pritjen e jashtëzakonshme që më rezervuat në hyrje të Burrelit dhe dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë, një zotëri rreth të 60-ave, të cilin nuk e njoh me emër dhe me mbiemër, por jam i sigurtë që ndodhët në këtë sallë, m’u afrua dhe më tha: atë që nisëm në vitin 1990-të, atë do ta mbarojmë së bashku. Dua t’i them këtij zotërie, kudo ku ndodhesh në këtë sallë dhe qindra mijëra të tjerëve si ty, që 30 vite më parë ishit si ai 30-vjeçari aty që, po! Kjo betejë nuk bëhet thjesht për të kaluar një krizë të rradhës. Nesër dhe në ditët në vijim do të vendoset fati për 10 vitet e ardhshme.

 

Dhe sa i takon shumicës së bashkuar të shqiptarëve, fundi i tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa, do të jetë konkluzioni final i kësaj beteje.

 

Për këtë duam, kërkojmë dhe mirëpresim, ndihmën bujare që na ofron dhe na shtrin në momente kritike për vendin tonë dora e aleatëve tanë perëndimorë.

 

Mirënjohje Gjermanisë aleate dhe mike, mirënjohje vendeve të tjera të BE-së dhe SHBA, që publikisht dhe jopublikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje.

 

Një gjë është e sigurtë për shqiptarët e bashkuar dhe opozitën e zhveshur nga çdo pushtet institucional, por e rreshtuar me zemër e mendje, krah qytetarëve tanë, ka vetëm një rrugë: rruga e standarteve europiane, rruga e standarteve amerikane. Kjo nuk negociohet.

 

Largimi i Edi Ramës nuk negociohet.

 

Në çdo vend normal të Europës, në çdo vend sado normal të Ballkanit, dhjetra herë do të ishte larguar ai. Do të ishte para drejtësisë! Sot, për t’i shpëtuar drejtësisë, do t’i vërë thikën e fundit demokracisë shqiptare.

 

Me 30 qershor, askush nuk mund të pranojë një tjetër krim. Nuk do të vijë ai lloj 30 qershori, shqiptarët janë ngritur, shqiptarët janë bashkuar.

Ne nuk do ta lejojmë, por ne do t’u japim, së bashku, horizontin e shpresës, të gjithëve, të djathtë e të majtë, të rinj e të reja, pavarësisht prej bindjeve politike që, shumë shpejt, me një qeveri tranzitore, të vendosin me votën e lirë, qeverisjen që dëshirojnë.

 

Dhe sa i takon Partisë Demokratike, misioni i asaj qeverisje, të dalë nga vota e popullit, do të jetë çlirimi i ekonomisë. Do të jetë punësimi i shqiptarëve dhe dhënia fund plagëve të këtyre 6 viteve dhe të 30 viteve të tranzicionit.

 

Për këtë kërkojmë betejë të ndershme politike, kushte të barabarta zgjedhore, jo pushtet në tavolinë. Jo pushtet me krimin. Kurrë më nuk do të pranojmë të japim në tavolinën e krimit, Edi Ramës, fatin e bashkëqytetarëve tanë. Jo kurrë më!

 

Kombe të qytetëruara, kombe fisnike, kombe gjigante të Evropës i ka poshtëruar tirania, i ka poshtëruar dhe ua ka ulur kokën tirania në të kaluarën, po ata kanë ditur të ngrihen, sepse janë përballur me të keqen dhe kanë fituar mbi të keqen.

 

Ne u ngritëm 30 vite më parë, pas 50 viteve tiranie, u përballëm me të keqen. Ne nuk do të pranojmë ta ulim më kokën kurrë.

 

Beteja me të keqen do ta fisnikërojë Shqipërinë. Beteja me të keqen do të garantojë fitoren e vlerave, dinjitetit tuaj, jetës tuaj.

 

Ndaj le të bëhemi të gjithë bashkë:

 

Beteja me të keqen duhet çuar deri në fund, në veçanti tani që kanë mbetur vetëm një grusht i vogël grabitësish, kriminelësh dhe horrash politikanë, në panik total nga populli i bashkuar.

 

E nesërmja do të jetë mesazhi më gjigand, më madhështor, i vendosmërisë tonë, për ta çuar këtë betejë deri në fund.

 

E nesërmja do të jetë sinjali më i qartë i madhështisë së popullit të bashkuar para një grushti njerëzish në panik, në çoroditje nga gjynahet dhe krimet mbi kurrizin e këtyre njerëzve.

 

Ndaj, ju ftoj vëllezër dhe motra, askush të mos mungojë!

 

Ju ftoj nga Vermoshi në Konispol, nga Bilishti në Durrës, të derdhemi nesër në Tiranë. Të bashkojmë fuqinë e shpirtrave tonë me pjesëmarrje, me bashkim, me vendosmëri për të çelur rrugën tonë të Shqipërisë si gjithë Europa.

 

Zoti e bekoftë Matin!

Zoti e bekoftë Bulqizën e Dibrën!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti e bekoftë flamurin tonë kuqezi!

Fitore!

Read More
24 Maj
0

Shqiptarë që jetoni në BE, votoni në zgjedhje për PPE, forcën e vërtetë të integrimit europian.

  • Shqiptarë që jetoni në BE, votoni në zgjedhje për PPE, forcën e vërtetë të integrimit europian.
  • Vota për PPE ju përmirëson pozitat si shtetas dhe rezidentë në vendet e BE-së.
  • PPE do të çojë përpara standardet europiane në Shqipëri, që të hapim rrugën e bllokuar drejt Europës.

 

MESAZHI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PËR SHQIPTARËT QË JETOJNË NË VENDET ANËTARE TË BASHKIMIT EUROPIAN

 

Të dashur miq

Ju përshëndes nga selia qëndrore e Partisë Demokratike të Shqipërisë në Tiranë.

Ky mesazh u drejtohet të gjithë bashkatdhetarëve tanë dhe të gjithë bashkëkombësve tanë kudo ku ndodhen në shtetet anëtarë të Bashkimit Europian.

Vëllezër dhe motra!

Të dashur bashkëatdhetarë!

Të dashur bashkëkombas!

Në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje për standardet dhe vlerat europiane të zgjedhjeve të lira të ndershme, të lirisë dhe të demokracisë, të votës së lirë, të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë me një standard dhe të barazisë para ligjit, të lirisë ekonomike dhe të dinjitetit për të gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë vlerat europiane për të cilat lufton Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar.

Por këto ditë një betejë tjetër po zhvillohet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, zgjedhjet për Parlamentin Europian janë një  betejë për vlerat europiane, janë një betejë për ta mbajtur Europën të fortë e të bashkuar, demokratike dhe të lirë, mendjehapur dhe të vendosur për të siguruar integrimin europian dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kërkesa ime ndaj jush, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, është që të ndani pak minuta nga koha juaj, t’i drejtoheni kutive të votimit dhe të zgjidhni Partinë Popullore Europiane, partitë tona simotra!

Të votoni për partitë simotra të Partisë Popullore Europiane  kudo ku ndodheni, në vendet fqinje, në Itali dhe në Greqi, në Gjermaninë mike dhe aleate, në vendet e tjera mike dhe aleate të Shqipërisë, kudo në Bashkimin Euorpian, në vendet skandinave dhe kudo tjetër, të zgjidhni partitë simotra të Partisë Popullore Euorpiane, të partisë më të vendosur për vlerat europiane, të lirisë dhe demokracisë, të partisë që ka udhëhequr Europën drejt kohërave të lirisë, demokracisë, dhe prosperitetit më të pashembullt në këto 70 vite.

Votoni për partitë simotra të Partisë Popullore Europiane dhe në këtë mënyrë do të keni votuar për të përmirësuar pozitat tuaja si shtetas apo si rezidentë në vendet anëtare të BE-së, do të keni votuar për një parti të vizionit europian, të një Europe të plotë, në paqe dhe prosperitet dhe të integruar me të gjitha vendet e saj përfshirë edhe Shqipërinë tonë të dashur, përfshirë Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi edhe Serbinë, ku jetojnë bashkëkombasit tanë në Luginën e Preshëvës.

Ndaj, ju bëj një thirrje nga zemra: ndani disa minuta të çmuara nga koha juaj për diçka shumë më të çmuar, një Parlament Europian, ku Partia Popullore Europiane, forca e vërtetë e progresit europian, e vlerave dhe idealeve europiane të jetë dhe të mbetet përsëri, forca kryesore vendimmarrëse, me anë të së cilës do të arrijë që, në të gjitha vendet e në veçanti, këtu, në Shqipëri, të çojë përpara standardet europiane dhe të hapim rrugën e bllokuar drejt Europës, drejt integrimit europian.

Në emër të PD, në emrin tim personal, ju ftoj të votoni partitë simotra, të Partisë Popullore Europiane dhe kandidatin tonë për Kryetar të Komisionit Europian z.Manfred Weber.

E sotmja, e nesërmja dhe e pasnesërmja do të jenë ditë deçizive për një Parlament Europian dhe më pas institucione europiane që do ta çojnë përpara vendosmërinë dhe axhendën e përfshirjes së të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë në BE.

Kjo është një betejë e përbashkët.

Është beteja për Europën e vlerave, është beteja për Shqipërinë e vlerave europiane.

Ndani kohë nga koha juaj, votoni për partitë simotra të Partisë Popullore Europiane.

Të dashur bashkëqytetarë kudo ku jeni, nga Athina në Selanik, nga Roma në Milano, në Gjermani dhe në të gjitha vendet e tjera europiane, thirrja ime e përzemërt është: drejtojuni kutive të votimit, merrni pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, votoni partinë simotër të PPE në cilindo vend ku jetoni.

Kështu do të keni kontribuar për një Europë të fortë, për një Europë të vlerave, kështu do të keni kontribuuar për një Shqipëri të vlerave europiane që është beteja duke bashkuar sot të gjithë shqiptarët, betejë që do të fitohet në emër të Shqipërisë, në emër të demokracisë, në emër të të ardhmes sonë europiane. Ju përshëndes nga zemra, ju falënderoj për dëgjimin e këtij mesazhi dhe ju uroj ju dhe familjeve tuaja, gjithë të mirat, mbarësi dhe shëndet.

Read More