Blog

28 Qer
0

Basha: 30 qershori është dita, kur Edi Rama do të kryejë aktin e fundit politik të regjimit të tij para rrëzimit

 

  • 30 Qershori do të jetë hapi fatal politik i regjimit kriminal në pushtet.  Më 30 qershor do të fillojë spiralja e rrëzimit të këtij regjimi drejt vdekjes së tij. Këtë e tregon fare mirë fytyra prej zombi politik e Edi Ramës.

 

  • Edi Rama është mishërimi i çdo të keqeje që politika dhe shoqëria ka prodhuar këto tre dekada. Pakkujt i është dhënë aq besim politik sa atij dhe askush nuk e ka shpërdoruar aq mizorisht kundër vendit të tij.

 

  • PD dhe unë, personalisht, kemi luftuar me kurajë çdo ditë, për gjashtë vite rresht për të larguar të keqen. E kemi bërë me këmbëngulje, me bashkim, me qendresë.

 

  • Për 6 vjet me rradhë, mes talljeve, fyerjeve, mosbesimit, ne luftuam të vetëm dhe fituam disa beteja të mëdha për vendin, dekriminalizimin, denoncimin e kanabizimin, të koncesionëve, të vjedhjes së zgjedhjeve.

 

  • Tre vitet e fundit ne kemi luftuar çdo ditë që të kuptohet realiteti vrasës i bashkëpunimit krim-politikë në zgjedhje. Na sulmuan, na fyen, na shpërfillën, por sot, të gjithë e kanë mësuar të vërtetën.

 

  • Ne nuk ulëm kokën, kur prej nesh kërkohej gjithçka dhe palës tjetër asgjë. Kemi pranuar sulmet sepse jemi ndjerë të përgjegjshëm.

 

  • Pa bojkotet tona, pa denoncimet tona, pa çadrën, pa djegien e mandateve, pa bojkotin e zgjedhjeve farsë, Sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas.

 

  • Protestat që ne kemi mbajtur këto gjashtë muaj janë një ndërmarrje gjigande dhe një arritje e jashtëzakonshme. Pa to nuk do të ishim sot në prag të fundit të regjimit të Edi Ramës.

 

  • Ju ftoj të bëjmë dy gjëra: Të respektojmë gjithë mundin dhe sakrificat e çdo shqiptari gjatë këtyre 6 vjetëve. Të jemi plot besim. Ne sot jemi shumica, më të bashkuar se kurrë në këto 6 vjet, me një kauzë të drejtë.

 

  • Ka shumë njerëz që do të donin që Edi Rama të ishte rrëzuar pas çdo skandal të bërë publik, pas çdo proteste. Por gjërat kanë kohën dhe rrjedhën e tyre.

 

  • Arma më e fortë është durimi dhe këmbëngulja. Forca jonë është besnikëria ndaj kauzës. Ne kemi arritur shumë: zbuluam fytyrën e regjimit, e izoluam të keqen, bëmë koaliciomin më të madh me njerëzit.

 

  • 30 qershori është dita, kur Edi Rama do të kryejë aktin e fundit politik të regjimit të tij para rrëzimit. 30 qershori është kthyer në varrezën politike të Edi Ramës.

 

  • Ka vetëm një mënyrë që ne mund t’i japim oksigjen kësaj kufome politike: Kjo është dhuna. Edi Rama po kërkon viktima, që t’i përdorë ato për të justifikuar apo mbajtur pushtetin.

 

  • Ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për të zgjatur jetën e kësaj kufome politike. ju ftoj të gjithëve që të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës

 

  • Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në farsën e së dielës! Denonconi çdo gjë që regjimi i tij bën, presionin, dhunën, fallsfikimin, mashtrimin!

 

  • Mbi të gjitha, le të jemi bashkë më 30 qershor, duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë. Ne jemi shumica! Ne jemi forca!

 

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE,

LULZIM BASHA.

 

 

 

 

Mirëmbrëma!

 

Të dashur bashkëqytetarë!

 

E kam thënë disa herë javët e fundit se 30 qershori do të jetë hap fatal politik i regjimit kriminal në pushtet.  Më 30 qershor do të fillojë spiralja e rrëzimit të këtij regjimi drejt vdekjes së tij.

 

Më mirë se çdo gjë, këtë rënie të pashmagshme, këto ditë, e shpreh figura prej zombi politik, e cila bredh, prej javësh, nëpër Shqipëri, duke u përpjekur të ringjallet me humorin banal, me mashtrimet bajate, me kërcënimet paranojake.

 

Ju ftoj ta shikoni mirë këtë fytyrë të përçudnuar nga pesha e krimit dhe e së keqes dhe të mos e harroni pamjen e saj. Neveria që sot shqiptarët ndjejnë për të nuk duhet të na bëjë ta harrojmë.

 

Duhet ta fiksojmë mire fytyrën e të keqes, fytyrën e etjes së verbër për pushtet, fytyrën e tradhëtisë, sepse nuk duhet të lejojmë fytyra të ngjashme të marrin në dorë fatet tona përsëri.

 

Shpesh, kur vjen fundi i së keqes, njerëzit ndjejnë një lehtësim çlirues që i bën ata ta harrojnë shpejt atë që ishte dhe të mos reflektojnë se si erdhi dhe se si u forcua e keqja.

 

Mungesa e reflektimit ka qenë një mallkim shoqëror për ne si popull. Ne, rrallë, kemi reflektuar pas të këqijave, prandaj i kemi përsëritur ato.

 

Historia politike e Edi Ramës nuk është thjesht historia e një njeriu të dështuar në gjithçka që provoi në jetë në art, në sport, në shoqëri, që pastaj kërkon verbërisht pushtet dhe para për t’u hakmarrë ndaj botës.

 

Është edhe historia e një shoqërie që mashtrohet dhe nuk e dallon lehtë fytyrën e urrejtjes, fytyrën e mashtrimit. E shoqërisë që i beson fasadës, që i beson dukjes, që gënjehet nga propaganda dhe në këtë mashtrim kolektiv, i dorëzon të keqes fatet e veta.

 

 

 

Politika shqiptare ka patur mjaft arritje në këto tre dekada, por ajo ka patur edhe dështime spektakolare. Ajo ka prodhuar edhe shumë të këqija. Ka shumë nga ata që i kanë bërë keq këtij vendi. Historia nuk do t’ia heqë askujt as përgjegjësitë, as meritat.

 

Por në të gjithë këtë mori dështimesh e politikanësh të këqij, Edi Rama është monumenti më i lartë, mishërimi i çdo të keqeje që politika dhe shoqëria jonë ka prodhuar këto tre dekada.

 

Pakkujt i është dhënë aq besim politik sa iu dha Edi Ramës dhe askush nuk e ka shpërdoruar atë aq mizorisht, aq mjerisht sa ai, pa i sjellë vendit asgjë të mire, duke i sjellë vendit vetëm shkatërrim dhe mjerim.

 

Shpesh, ne e shohim të keqen vetëm kur ajo bëhet mal dhe pastaj kërkojmë ta mposhtim atë menjëherë. Por e keqja mposhtet me bashkim dhe qëndresë. Ajo luftohet më këmbëngulje. Luftohet me kurajë. Largohet përditë.

 

Këtë ka bërë Partia Demorkatike dhe unë, personalisht, çdo ditë, për gjashtë vite rresht.

 

Sot largimin e Edi Ramës e duan dhe e kërkojnë edhe shumë nga ata, që për vite kontribuan verbërisht për fuqizimin e tij, për kapjen prej tij të çdo pushteti, duke i besuar fjalëve, duke injoruar veprat, duke ngatëruar çitjanet e kuqe me ngjyrën e flamurit, duke ngatërruar batutat me ligjet dhe duke ngatërruar kolltuqet me punën dhe kontributin.

 

Në vitin 2013, Edi Rama gëzoi një mbështetje të madhe, me të cilën mund të bëheshin shumë punë të mëdha, por ai e përdori të gjithë mbështetjen popullore dhe pushtetin vetëm për punë të këqija.

 

Shpërdoroi besimin.

Shpërdoroi endrrat e shqiptarëve.

Tradhëtoi të ardhmen e tyre.

 

Shumë nuk e panë që në fillim, por Edi Rama ishte i kapur nga krimi dhe nga interesat grabitqare që ditën që erdhi në pushtet.

 

Krimi financoi gjithë opozitën e tij. Krimi u mobilizua për të marrë votat për ta sjellë në pushtet dhe krimi u shpërblye nga qeverisja që buroi prej tij

 

Sot mund të duket e largët, por opozita zhvilloi një betejë të ashpër për largimin e krimit nga parlamenti dhe postet e zgjedhura, sapo Edi Rama erdhi në pushtet.

 

Ka qenë një betejë e vështirë në momentin më të fortë të Rilindjes, sapo ajo kishte ardhur në pushtet, kur askush apo pakkush nuk besonte apo nuk shqetësohej se, bashkë me rilindjen, në pushtet kishte ardhur krimi.

 

Atëhere na u desh të bënim çdo përpjekje, deri në bojkotimin e parlamentit që të arrinim ligjin e dekriminalizmit.

 

Ata që mendojnë se me Edi Ramën mund të funksionojë gjuha institucionale, le të kujtojnë dekriminalizmin.

 

Vetëm bojkoti i parlamentit solli dekriminalizmin dhe largimin e Ndokave, Frrokave dhe Prengave dhe Rroshajve nga politika, edhe pse Edi Rama i mbrojti dhe nuk i lëshoi me vetëdije deri në fund.

 

Kujtoni sulmet e tij ndaj nesh.

Kujtoni talljet e tij ndaj nesh dhe përbetimet se dekriminalizimi ishte lojë politikë e jona.

Dhe pastaj kujtoni të gjithë ata që u përzunë nga dekriminalizimi, sepse ishin vrasës, përdhunues, trafikantë, që Rama i solli të bashkëqeveriste me ta.

 

Pa mbaruar mirë dekriminalizimin, na u desh të përballeshim me projektin e Edi Ramës për kanabizimin e vendit si shpërblim ndaj krimit dhe si e vetmja alternativë e tij ekonomike për vendin.

 

Ju kërkoj të gjithëve të rikujtoni talljet, fyerjet ndaj denoncimeve tona, gënjeshtrat, mashtrimet që sajuan për të mohuar këtë realitet. Kujtoni sulmet mizore ndaj Dritan Zaganit dhe kujtdo që guxoi te ngrinte zërin për drogën.

 

Vetëm duke luftuar përditë, me këmbëngulje, ne ia dolëm që të zbulonim të vërtetën e drogës dhe të zgjonim gjithë botën që t’i bënte presion Edi Ramës

 

Kujtoni betejën tonë për koncesionet.

 

Edi Rama e shiti çdo skemë hajdutërie si skemë zhvillimi, si skemë dhe metodë novatore. Na sulmoi me çdo gjë deri sa më në fund shqiptarët dhe mbarë bota e panë dhe e kuptuan se koncesionet ishin skema të pastra grabitjeje.

 

E njëjta gjë me vjedhjen e zgjedhjeve.

 

Tre vitet e fundit ne kemi luftuar çdo ditë që të kuptohet realiteti vrasës i bashkëpunimit krim-politikë në zgjedhje.

 

Na sulmuan!

Na fyen!

Na shpërfillën!

 

Por sot, të gjithë e kanë mësuar të vërtetën. Kjo histori është përsëritur çdo ditë, për çdo betejë tonën.

 

Kanë qenë beteja të ashpra. Na është dashur të marrim veprime të guximshme, na është dashur të sakrifikojmë dhe të përballojmë kosto dhe sulme.

 

Ne nuk ulëm kokën kur prej nesh kërkohej gjithçka dhe palës tjetër asgjë. Kemi pranuar sulmet sepse jemi ndjerë të përgjegjshëm.

 

Por sot dua ta them:

 

Pa bojkotet tona,

Pa denoncimet tona

Pa çadrën

Pa djegien e mandateve

Pa bojkotin e zgjedhjeve farsë

 

Sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja me shokë  ende ministra dhe Qazim Sejdini e Vangjush Dako pranë mandatit të tyre të katërt.

 

Të dashur bashkëqytetarë:

 

Në rrugëtimin tonë në opozitë prej 6 vitesh, ne kemi bërë gabimet tona. Ka shumë gjëra që sot do të doja t’i kishim bërë ndryshe, por ka diçka që është e padiskutueshme: Përkushtimi ynë ndaj kauzës dhe interesit publik, kurajo dhe këmbëngulja jonë përkundër çdo vështirësie.

 

Udhëtimi ynë nuk ka qënë i lehtë, ka qënë i vështirë. Nëse ka patur ndonjë periudhë që e ka treguar këtë gjë janë 6 muajt e fundit. Vendimi për të djegur mandatet Ka qenë vendim shumë i vështirë dhe përgjegjësi e madhe.

 

Puna për të organizuar qëndresën ndaj regjimit në pushtet ka qënë kolosale. Protestat që ne kemi mbajtur këto gjashtë muaj janë një ndërmarrje gjigande dhe një arritje e jashtëzakonshme.

 

Pa to nuk do të ishim sot në prag të fundit të regjimit. Pa sakrificën e mijëra demokratëve dhe qytetarëve, pa qëndresën ndaj dhunës, ndaj gazit helmues, ndaj persekutimit policor, ndaj arrestit dhe burgosjes, sot, Edi Rama do të sundonte i pa trazuar.

 

Ndaj ju ftoj të bëjmë dy gjëra:

 

  1. Të respektojmë gjithë mundin dhe sakrificat e çdo shqiptari gjatë këtyre 6 vjetëve – të çdokujt që ka ngritur zërin, të çdokujt që ka protestuar, të çdokujt që ka denoncuar, të çdokujt që ka kritikuar, që është distancuar nga ky regjim.

 

  1. Së dyti, duhet të jemi plot besim. Ne sot jemi shumica, më të bashkuar se kurrë gjatë këtyre 6 vjetëve, më të qartë se kurrë gjatë këtye 6 vjetëve, me një qëllim të drejtë dhe një kauzë të madhe.

 

Ka shumë njerëz që do të donin që Edi Rama të ishte rrëzuar:

 

Kur u mor vesh që Saimir Tahiri ishte trafikant.

Kur avionët dolën se nuk ishin mushkonja.

Kur u zbulua trafiku i Agron Xhafajt.

Kur u zbulua Xibraka e Olis Ramës.

Kur u zbulua se Vangjush Dako e Qazim Sejdini ishin bashkëpunëtorë të krimit.

Kur koncesionet u kuptuan që ishin hajdutëri kolosale.

Kur u zbulua si do të pastroheshin paratë me DH Albania apo me projektin e kullave 200 milionë euro te Teatri Kombëtar.

 

Ka nga ata që, me të drejtë, donin apo shpresonin që Edi Rama të ishte rrëzuar në protestën tonë të parë apo në të dytën, apo në të fundit.

 

Por gjërat kanë kohën dhe rrjedhën e tyre.

 

Shpesh, arma më e fortë është durimi dhe këmbëngulja. Forca jonë është besnikëria ndaj kauzës, është besimi tek vetja dhe tek njeri- tjetri.

 

Sot, ne kemi arritur shumë:

 

  • Kemi arritur të zbulojmë fytyrën e vërtetë të regjimit
  • Kemi arritur ta izolojmë të keqen duke e lënë vetëm dhe duke e përjashtuar nga çdo mundësi që të jetë faktor në të ardhmen.
  • Kemi arritur të krijojmë një koalicion të madh njerëzish rreth kauzës sonë, kemi arritur të ngjallim shpresën, që do të bëhet edhe më e madhe, kur ne të ndajmë së bashku vizionin për t’i dhënë fund ciklit të së keqes.

 

Të dashur bashkqytetarë:

 

Pasnesër është 30 qershori, ësht dita kur Edi Rama do të kryejë aktin e fundit politik të regjimit të tij para rrëzimit.

 

Një gjë sot është e qartë:

 

30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende. Votimet farsë janë bërë pa ardhur ende. Por 30 qershori, nga një garë politike ku do të kërkonte fitore, është kthyer, tashmë, në varrezën politike të Edi Ramës.

 

Ka vetëm një mënyrë që ne mund t’i japim oksigjen kësaj kufome politike: Kjo është dhuna.

 

Edi Rama po kërkon viktima, që t’i përdorë ato për të justifikuar apo mbajtur pushtetin. por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për të zgjatur jetën e kësaj kufome politike.

 

Ndaj ju ftoj të gjithëve që të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës

 

  • Refuzojeni Edi Ramën!
  • Braktiseni Edi Ramën!
  • Mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në farsën e së dielës!
  • Denonconi çdo gjë që regjimi i tij bën, presionin, dhunën, fallsfikimin, mashtrimin!

 

Mbi të gjitha, le të jemi bashkë më 30 qershor, duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë.

 

Ne jemi shumica!

Ne jemi forca!

 

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Read More
28 Qer
0

Vokshi: Rama, skemë kriminale për të kërcënuar mjekët që të votojnë

 

Edi Rama ka vënë në funksionim skemën e paligjshme të dosjes 339 dhe 184 për kërcënimin me largim nga puna të mjekëve dhe personelit shëndetësor, nëse nuk votojnë të dielën.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Skema kriminale për të detyruar me forcë qytetarët të marrin pjesë në procesin farsë e të paligjshëm të 30 qershorit nuk ka përjashtuar as 18.500 mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, së bashku me familjarët e tyre.

Njësoj siç keni dëgjuar nga përgjimet e gazetës gjermane Bild, ku mësuesit kërcënoheshin “me fluturim nga puna të hënën, nëse nuk votonin Edi Ramën, edhe tani, po ndiqet e njëjta skemë. Duke përdorur kërcënimet e paligjshme ndaj personelit shëndetësor, synohet rritja artificiale e pjesëmarrjes në votimet moniste të Edi Ramës.

Në Partinë Demokratike kanë ardhur denoncime të vazhdueshme gjatë tre ditëve të fundit që tregojnë se skema e kërcënimit të mjekëve dhe personit shëndetësor është masive, kapilare në të gjithë vendin, duke shkelur rëndë të drejtat e qytetarëve, duke i kërcënuar ata me vendin e punës.

Skema është krejtësisht e paligjshme dhe zbatohet nga persona janë anëtarë të shtabit elektoral të Edi Ramës. Ata telefonojnë personelin mjekësor, sipas listave që u janë vënë në dispozicion në mënyrë të paligjshme, duke i kërcënuar se, nëse duan ta ruajnë vendin e punës, duhet të dalin në votime të dielën. Duke zbatuar këtë skemë kriminale, njerëzit e Edi Ramës shkelin të paktën 4 nene të Kodit Penal, që ndëshkohen me disa vjet burg.

Dhuna partiake shtetërore që po ushtrohet ndaj mjekëve, infermierëve dhe personaleti shëndetësor është rrënuese për standardet më minimale të zgjedhjeve dhe të demokracisë.

Kjo është e njëjta dhunë që krimineli Astrit Avdulaj, në bashkëpunim me drejtorët e Edi Ramës në Durrës, ushtronte ndaj votuesve të Partisë Demorkatike, pasi njerëzit e qeverisë i kishin identifikuar ata me lista të posaçme.

Partia Demokratike beson fuqimisht se faktet e presionit kriminal ndaj administratës do të zënë vend sërish në raportin e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, njësoj si dy vjet më parë.

Partia Demokratike u bën thirrje mjekëve, infermierëve dhe personelit shëndetësor të mos ndjekin urdhrat e paligjshëm antikushtetues të qeverisë në ikje të Edi Ramës.

Partia Demokratike fton çdo punonjës të administratës, që është nën kërcënim për vendin e punës ta dënoncojnë atë.

Duke qendruar fort, duke mbrojtur demokracinë, ata mbrojnë vendin e tyre të punës, mbrojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. ​

Read More
28 Qer
0

Shkarkimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës është i paligjshëm, në dhunim të Kushtetutës. Është hakmarrje personale politike e Edi Ramës.

  • Shkarkimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës është i paligjshëm, në dhunim të Kushtetutës. Është hakmarrje personale politike e Edi Ramës.
  • Nuk ka asnjë motiv për shkarkimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e Vau të Dejës.
  • Vau i Dejës ishte skenar i Edi Ramës dhe Tom Doshit për të krijuar konflikte. Edi Rama është duke kërkuar viktima për të mbajtur pushtetin.
  • U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve dhe e skenarëve kriminalë të Edi Ramës.
  • Ne jemi të fortë. Ne jemi shumica. Ne e dimë cila është rruga përpara dhe nuk ka asgjë që na kthen mbrapsht.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA 

 

Edi Rama ka shkarkuar sot, në shkelje të ligjit dhe dhunim të Kushtetutës, Zef Hilën, kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Është hakmarrje personale politike, kundër një përfaqësuesi të ligjshëm, të denjë të njerëzve.

Është vendim personal i Edi Ramës që përdor Këshillin e Ministrave si fasadë, dhe mercenarin Sandër Lleshi, një njeri i pa zgjedhur, i pa votuar, pa asnjë përfaqësim, për ta ndërsyer kundër njerëzve dhe opozitës.

Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkarkimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës.

Shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin.

Zef Hila është një burrë i matur, kurajoz dhe me dinjitet. Ai nuk përzihet në planet tinzare dhe burracake të Edi Ramës kundër njerëzve të pafajshëm.

Sepse ajo që ndodhi në Vaun e Dejës ishte një skenar i organizuar nga Edi Rama me Tom Doshin për të krijuar konflikte. Edi Rama është duke kërkuar viktima për të mbajtur pushtetin.

Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin. Dhe si përherë këto plane kriminale i bën dhe zbaton me të fortë dhe kriminelë. Ne nuk do ta lejojmë këtë plan antishqiptar, që mund të ndezë përplasje të madhe kudo.

Ndaj, ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, por edhe të gjithë qytetarëve, mos bini pre e provokimive dhe e skenarëve kriminalë të Edi Ramës dhe shpurës së banditëve të tij.

Ne jemi të fortë. Ne jemi shumica. Ne e dimë cila është rruga përpara dhe nuk ka asgjë që na kthen mbrapsht.

Shqipëria do të bëhet shpejt shumë mirë.

Rama dhe mercenarët e tij do të jenë shumë keq, së shpejti.

Ata e dinë fundin e tyre, prandaj reagojnë si egërsirat e plagosura për vdekje.

Read More
28 Qer
0

Administrata po zhantazhohet për të marrë pjesë në votimet moniste të 30 qershorit. 

  • Punonjësit e administratës dhe të kompanive shtetërore po shantazhohen në mënyrë kriminale dhe antidemokratike për të marrë pjesë në votimet moniste të 30 qershorit.

 

DEKLARATË E JORIDA TABAKUT

 

Edi Rama edhe kur është i vetëm në votime, nuk mund të rrijë pa i manipuluar ato, megjithëse kontrollon gjithçka vetë – kontrollon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listat e zgjedhësve, komisionet zonale, qendrat e votimit, numërimin e votave, madje edhe vëzhguesit.

Një nga mjetet e manipulimit është presioni ndaj administratës publike për të marrë pjesë forcërisht në votime. Një presion i njëjtë me atë që shqiptarët dëgjuan që ishte ushtruar në votimet e pjesshme të Dibrës e në çdo palë zgjedhje që ka organizuar kjo qeveri.

Punonjësit e administratës dhe të kompanive shtetërore po shantazhohen në mënyrë kriminale dhe antidemokratike për të marrë pjesë në votimet moniste të 30 qershorit.

Mesazhe zanore, urdhra verbale, formularë detyrues që shkelin të drejtat kushtetuese të u janë dhënë njerëzve të administratës, duke i paralajmëruar që mosdalja në votime të dielën, do të shoqërohet të hënën me largim nga puna.

Është e njëjta gjë bënte Pjerin Ndreu në zgjedhjet e Dibrës, i dalë në përgjimet e gazetës gjermane Bild.

Skema kriminale e detyrimit të paraqitjes me dhunë është e tillë që detyron këta individë që të marrin me vete të paktën 5 persona të tjerë në votime. Emrat e tyre janë në formularët e shpërndarë punonjësve në çdo bashki të vendit të kontrolluar nga Partia Socialiste, në çdo ministri dhe institucion varësie prej tyre, madje e kanë shtrirë edhe në bizneset private, që kontrollojnë nëpërmjet tenderave korruptivë.

Të kërcënosh një nënë, një baba me vendin e punës është njësoj si t’I kërcënosh ata se do t;u heqësh bukën e fëmijëve. Është njësoj si t’i kesh kërcënuar me jetën e tyre.

Përdorimi i burimeve shtetërore dhe presioni i administatrës janë evidentuar si problemet kyç në zgjedhjet e shkuara të organizuara nga Edi Rama dhe OSBE/ODIHR, i përfshiu ato si prioritetin numër tre, të rekomandimeve në zgjehdjet e 2017-ës, pas blerjes së votës.

Partia Demokratike beson fuqimisht se faktet  e presionit kriminal ndaj administratës do të zënë vend sërish në raportin e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Të nderuar qytetarë,

Demokracia është shpresë se nesër guximi ynë për të refuzuar shantazhin kriminal që po ushtrohet sot ndaj familjarëve, do të krijojë një Shqipëri më të mirë.

Guxoni, refuzoni, denonconi çdo rast të tillë.

PD dhe Opozita janë të vendosur për ta refuzuar këtë farsë elektorale. Te gjithë së bashku duhet te bëjmë gjithçka per te garantuar shqiptareve zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Një proces që vjen vetëm pasi armiku i tyre, armiku I demokracisë  të jetë larguar me turp.

Sot është e sigurt se me Edi Ramen nuk ka zgjedhje te lira dhe te ndershme, nuk ka hapje negociatash.

Demokracia është guxim për t’i thënë jo të keqes dhe diktaturës. Dhe shqiptarët do ta bëjnë këtë dielën!

Read More
28 Qer
0

Edi Rama ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon t’ia faturojë PD, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës.

 

  • Edi Rama ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon t’ia faturojë PD, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës.

 

  • Aktet e pavlefshme, banditeske dhe antikushtetuese kundër Zef Hilës janë tentativa të dështuara që kërkojnë të imponojnë paligjshmëri.

 

  • Zef Hila është në krye të detyrës, duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Kundër tij është regjimi që nuk e thyen dot me votë.

 

  • PD dënon me forcë retorikën provokuese dhe të dhunshme të Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës, i cili me gjakftohtësi kriminale po i fryn konfliktit civil.

 

  • Qytetarët nuk kanë nevojë të shohin Kodin Penal! Kodi Penal është për kriminelë si Edi Rama dhe Sandër Lleshaj dhe ndaj tyre do të zbatohet shumë shpejt.

 

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PEËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

 

Të dashur bashkëqytetarë!

 

Ju që banoni në bashkitë e drejtuara nga opozita dhe ju që banoni në bashkitë e drejtuara nga organizata kriminale që drejton sot vendin.

 

Edi Rama po përpiqet të na përçajë dhe të na vendosë kundër njeri tjetrit. Ai ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon t’ia faturojë Partisë Demokratike, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës!

 

Shpresa e tij e vetme për të mbajtur pushtetin kriminal qëndron tek dhuna, tek konflikti, tek përplasja civile. Me këtë skenar, të dalë nga sirtarët e Sigurimit të Shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë vënë në shënjestër kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, të cilin nuk e thyejnë dot as me votë, as me kërcënimin e banditëve të tij me dhe pa uniformë.

 

Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj të prerë se asnjë militant i saj nuk qëndron pas djegies së KZAZ-së në Vaun e Dejës.

 

Tentativë e dëshpëruar e një regjimi të korruptuar dhe kriminal është sajimi i raporteve të rreme nga policia dhe ndalimi politik pa prova e pa fakte i njerëzve të afërt me kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

 

Tentativë e dëshpëruar e regjimit kriminal të Edi Ramës është të bëjë simbolin e 30 qershorit, Tom Doshin, personin që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për disa krime, përfshirë edhe krimet për vjedhjen e zgjedhjeve.

 

Tentativë e dëshpëruar e Edi Ramës kundër opozitës është akti sa qesharak, aq edhe banditesk, antikushtetues i gjoja shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës

 

Zef Hila është në krye të detyrës, duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit.  Aktet e pavlefshme të kryeministrit mik të kriminelëve më të rrezikshëm të vendit, janë tentatva të dështuara që kërkojnë të imponojnë paligjshmëri.

 

Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ata që duhet të përballen me drejtësinë janë Edi Rama, Sandër Lleshaj, që e kanë futur vendin në një proces të paligjshëm dhe antikushtetues votimesh moniste.

 

Partia Demokratike dënon me forcë retorikën provokuese dhe të dhunshme të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj  dhe të shefit të tij Edi Rama, i cili me gjakftohtësi kriminale po i fryn konfliktit civil.

 

Qytetarët të cilët duan të jetojnë të lirë, si në çdo vend normal europain, janë në këmbë në mbrojtje të demokracisë dhe të së ardhmes së fëmijëve të tyre.  Ata e dinë mirë se përsa kohë Edi Rama të jetë Kryeministër, zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka për të patur, se mundësia më e mirë për fëmijët e tyre është të ikin refugjat, se Shqipëria do të mbetet e fundit dhe nuk ka për t’u bërë asnjëherë si gjithë Europa.

 

Qytetarët nuk kanë nevojë të shohin Kodin Penal! Kodi Penal është për kriminelë si Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, dhe ndaj tyre do të zbatohet shumë shpejt.

 

Qytetarët shqiptarë kanë në dorë Kushtetutën e Republikës dhe do të bëjnë gjithçka që Edi Rama të mos e shkatërrojë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre!

 

Read More
27 Qer
0

Basha: Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht

  • PD dhe opozita nuk merr pjesë në asnjë proces apo diskutim për zgjedhje apo zgjidhje politike pa dalë para drejtësisë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve me krimin.

 

  • Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike.

 

  • Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë. Ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën.

 

  • Ata që mendojnë se Edi Rama do t’ia hedhë, gabohen. Edi Rama është në fund të rrugës së tij politike. Dhe do të jetë një fund i keq. As paratë, asnjë lloj pushteti nuk do ta mbrojë dot më.

 

  • Ai ka shkelur çdo ligj, nga ato për korrupsionin tek ato për krime të rënda. Ai ka shkelur çdo standard sado minimal demokratik. është bërë ortak me krimin, në mënyrën më të pamëshirshme për popullin e tij.

 

  • As merecenerët, as naivët që mbyllin sytë para bashkëpunimit të tij me krimin, sicc bënë për kanabisin, nuk e mbajnë dot në pushtet Edi Ramën. Ai ka tradhëtuar popullin e tij, ka tradhëtuar Shqipërinë.

 

  • Edi Rama do të largohet, sepse ai nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve, por vetëm ato të një grushti biznesmenësh grabitqarë, të një elite të korruptuar dhe të gruepve kriminale.

 

  • Ikja e Ramës është në interes të integrimit të Shqipërisë në BE. Me Edi Ramën në krye, Evropa do të ketë vetëm krim dhe emigracion nga Shqipëria, do të ketë vetëm destablitet në Shqipëri dhe në rajon.

 

  • Pa Edi Ramën, Shqipëria do të hapë negociatat dhe do t’i sjellë vetëm vlera dhe kontribute pozitive Evropës. Në botën demokratike ka vetëm një vend për politikanët e lidhur me krimin, burgu.

 

  • Represioni policor mbi opozitën nuk do të kalojë lehtë. Ata që mendojnë se do të burgosin opozitën dhe do të trembin opozitën, e kanë gabim. Ata do të mbajnë përgjegjësi shumë shpejt për këtë gjë.

 

  • Duke u shprehur mbështetijen time dhe të PD-së familjeve të të gjithë atyre që po persekutohen nga regjimi policor në pushtet, dua t’ju premtoj se ne nuk harrojmë dhe ne nuk falim.

 

  • 30 qershori nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. nuk ka asnjë lidhje me njerëzit, nuk është dita e vullnetit të njerëzve.

 

  • 30 qershori është dhe do të jetë nul. Ai do t’i japë goditje të rëndë psuhtetit të Edi Ramës dhe krimit. Ju ftoj të gjithëve të jeni të matur dhe të kini besim tek kauza jonë, tek forca jonë.

 

  • Unë e di që shumë prej jush janë të revoltuar, shumë prej jush vuajnë direkt pasojat e regjimit kriminal të Edi Ramës. Me përpjekjet tona ne e kemi plagosur për vdekje regjimin e Edi Ramës.

 

  • Shumë shpejt ky regjim do të mbarojë. Ne kemi tregaur kurajë dhe forcë së bashku. Ne kemi treguar se e duam lirinë dhe demokracinë. Këtë do të tregojmë edhe më 30 qershor.

 

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE,

LULZIM BASHA

 

Sot Presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur Presidentit Meta në takimin e sotëm.

 

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.

 

Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike.

 

Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë.

 

Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën.

 

Ata që mendojnë se Edi Rama do t’ia hedhë gabohen.

 

Edi Rama është në fund të rrugës së tij politike. Dhe do të jetë një fund i keq, por i denjë për një rrugëtim të bërë, më së shumti, në shoqërinë e kriminelëve. Ai ka shkelur çdo ligj të Shqipërisë, nga ato për korrupsionin tek ato për krime të rënda.

 

Ai ka shkelur çdo standard, çdo vlerë dhe çdo rregull sado minimal demokratik. Ka prekur edhe nivelin që rrallë e arrijnë edhe autokratët lindorë: është bërë ortak me krimin, në mënyrën më banale, më vulgare dhe më të pamëshirshme për popullin e tij.

E ka bërë vetëm për një qëllim: për para dhe pushtet. Por paratë nuk do ta shpëtojnë më. Asnjë lloj pushteti nuk do ta mbrojë dot më.

 

Natyrisht, Edi Rama ka ende mercenarë, shërbëtorë, interesaxhinj apo mbështetës naivë, që  vazhdojnë ta mbështesin duke mbyllur sytë para bashkëpunimit të tij me krimin.

 

Kishte të tillë në krah edhe në kohën kur e mbushi Shqipërinëme drogë dhe e kthyen në qendër europiane të krimit.

 

Kishte prej tyre që e mbështesin, sepse mendojnë se shqiptarët janë të padenjë për demokraci, ndaj ju duhet një autokrat që t’i mbajë urtë.

 

Edhe sot ka të tillë. Do të ketë të tillë edhe ditën që EdI Rama do të rrëzohet. Sicc ka sot njerëz që ende duan Enverin apo sicc kishte dikur nga ata që Donin Babën.

 

Por ata nuk e mbajnë dot në pushtet Edi Ramën, sepse Edi Rama ka tradhëtuar popullin e tij. Ka tradhëtuar Shqipërinë.

 

Edi Rama do të largohet, sepse ai nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve. Ai përfaqëson vetëm interesat e një grushti biznesmenësh grabitqarë, të një elite të korruptuar dhe të gurpve kriminale.

 

Edi Rama nuk do të mund të qendrojë dot në pushtet kundër interesit dhe vullnetit të popullit.

 

Ata që mendojnë se populli do të mbajë një kriminel të kllounizuar dhe të diskredituar si Edi Rama, gabohen.

 

 

 

Por ikja e Ramës sot është, gjtihashtu, në interes të integrimit të Shqipërisë në BE.

 

Me Edi Ramën në krye Evropa do të ketë vetëm krim dhe emigracion nga Shqipëria.

Me Edi Ramën në krye Evropa do të ketë vetëm destablitet në Shqipëri dhe në rajon.

 

Pa të, Shqipëria do të hapë negociatat dhe do t’i sjellë vetëm vlera dhe kontribute pozitive Evropës. Këtë, tashmë, e dinë në ccdo kryeqytet të Evropës

 

Kllouni që bëri për të qeshur Evropën me veshjen dhe sjelljen e tij, tashmë është lakuriq si njeri i lidhur me krimin.

 

Dhe në botën demokratike perëndimore ka vetëm një vend për politikanët e lidhur me krimin, burgu.

 

Të dashur bashkëqytetarë:

 

Në fushatën fallco për zgjedhjet fallco për kryetarët fallco, Edi Rama po bredh në Shqipëri duke u sjellë si i fortë. Madje ka adoptuar gjuhën, batutat dhe xhestet vulgare të kriminelëve dhe të të fortëve me të cilët bashkëqeveris. Nën mbrojtjen e mijëra policëve, ai po tallet, provokon, përçmon shqiptarët.

 

Kushdo që di pak nga historia dhe politika, e di që kur një kryeministër ka nevojë për polici për t’u mbrojtur nga njerëzit, atëhere ka ardhur fundi i tij.

 

Kushdo që di pak nga historia, e di që kur një udhëheqës e mban pushtetin duke persekutuar dhe burgosur kundërshtarët e tij, atëhere ka ardhur fundi i tij.

 

  • 18 drejtues të PD-së në rrethe janë ndaluar dhe proceduar në tre muajt e fundit.
  • 3 ish deputetë janë ndaluar dhe janë nën hetim.
  • Disa nga drejtuesit më të lartë të PD-së po hetohen për akuza nga më qesharaket.
  • Mbi 300 anëtarë të PD-së janë ndalur këto kohë nga policia.
  • Ndaj qindra të tjerë është ushtruar dhunë.

 

Ky është represion policor që nuk do të kalojë lehtë. Ata që mendojnë se do të burgosin opozitën dhe do të trembin opozitën, e kanë gabim. Ata do të mbajnë përgjegjësi shumë shpejt për këtë gjë.

 

Duke u shprehur mbështetijen time dhe të PD-së familjeve të të gjithë atyre që po persekutohen nga regjimi policor në pushtet, dua t’ju premtoj se ne nuk harrojmë dhe ne nuk falim.

 

Ata që fusin në burgje politike njerëz të pafajshëm për të mbrojtur regjimin e kriminalizuar, do të mbajnë pëgjegjësi para ligjit.

 

Ata që vazhdojnë të bëjnë mercenarin e pashpirt tre dekada pas rënies së komunizmit, janë qenie mizore, si persekutorët komunistë dhe do të trajtohen si të tillë.

 

Vuajtjet e atyre që përballojnë këtë regjim do të shpërblehen me demokraci dhe me liri për të gjithë.

 

Të dashur bashkëqytetarë:

 

Zgjedhjet janë tuajat, jo qeverisë as të politikanëve.

 

Zgjedhjet janë mënyra se si ju vendosni se kush do të qeverisë.

 

Nëse ju nuk keni asnjë mundësi të vendosni, ato nuk janë zgjedhje.

 

30 qershori nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjen.

30 qershori nuk ka asnjë lidhje me njerëzit.

30 qershori nuk është dita e vullnetit të njerëzve

 

Është thjesht dita kur aleanca krim-qeveri mendon se do të forcojë pushtetin e saj.

 

Por 30 qershori është dhe do të jetë nul.

 

Ai do t’i japë goditje të rëndë psuhtetit të Edi Ramës dhe krimit.

 

Ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi që 30 qershori të hyjë në histori si dita fatale e pushtetit të Edi Ramës.

 

Ju ftoj të gjithëve të jeni të matur dhe të kini besim tek kauza jonë, tek forca jonë.

 

Unë e di që shumë prej jush janë të revoltuar, shumë prej jush vuajnë direkt pasojat e regjimit kriminal të Edi Ramës.

 

Juve dua t’ju them se me përpjekjet tona ne e kemi plagosur për vdekje regjimin e Edi Ramës.

 

Shumë shpejt ky regjim do të mbarojë.

 

Ne kemi tregaur kurajë dhe forcë së bashku.

Ne kemi treguar se e duam lirinë dhe demokracinë.

 

Këtë do të tregojmë edhe më 30 qershor.

Read More
27 Qer
0

Basha: Skenari i vërtetë i Edi Ramës nuk është të bëjë zgjedhje më 30 qershor, por ta përdorë 30 qershorin për përplasje civile

 

  • Përshëndes vendimin e Këshillit të Europës për t’u tërhequr nga monitorimi i farsës së 30 qershorit. Nuk ka konkurencë pa pjesëmarrjen e opozitës.

 

  • Partnerëve që duan të zgjidhin krizën u kam shprehur të vërtetën se votimi farsë antikushtetues dhe i kriminalizuar do ta thellojë krizën dhe do ta fusë Shqipërinë në një fazë me kosto të lartë për vendin.

 

  • Ne e kemi bërë të qartë se pa ndëshkuar kriminelët që vodhën zgjedhjet dhe pa larguar Edi Ramën, në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje të lira.

 

  • Edi Rama ka vendosur të vazhdojë aventurën e 30 qershorit. Të dielën në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje. Do të ketë një farsë. Ne do të bëjmë çdo gjë që kjo aventurë të ndalet, që farsa të mos ekzekutohet

 

  • Edhe pse i vetëm në votime dhe ka gjithçka në dorë, Edi Rama nuk heq dorë nga dhuna dhe nga krimi. Të gjithë kriminelët e përgjimeve të Bild janë prapë duke bërë të njejtën gjë, duke kërcënuar dhe blerë vota.

 

  • Tashmë është e qartë ajo që kemi paralajmëruar: skenari i vërtetë i Edi Ramës nuk është të bëjë zgjedhje më 30 qershor, por ta përdorë 30 qershorin për përplasje civile.

 

  • Skenari kriminal që 30 qershori të kthehet në përplasje civile dhe ditë të dhunshme është shpëtimi i tij për të mos dalë para drejtësisë për bashkëpunimin me krimin dhe grabitjen e vendit.

 

  • Në të gjitha qytetet kryesore të vendit, Edi Rama po përdor kriminelë dhe të fortë për të detyruar qytetarët të dalin në votime. Ata do të përdoren për të krijuar përplasje me qytetarët.

 

  • Ky është një skenar i rrezikshëm, që do të dështojë.Ne do t’i bëjmë qëndresë dhunës së Edi Ramës. Do të bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë.

 

  • Edi Rama po dhunon lirinë dhe të drejtat e njerëzve. Edi Rama po përdor sërish krimin ndaj njerëzve. Dhe njerëzit kanë të drejtë të mbrohen.

 

 

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

 

 

Të dashur bashkëqytetarë

 

Mirëmbrëma!

 

Dua të përshëndes vendimin e Këshillit të Europës për t’u tërhequr nga monitorimi i farsës së 30 qershorit.

 

Arsyet janë ato që kemi thënë: Nuk ka konkurrencë pa pjesëmarrjen e opozitës. Janë zgjedhje pa kuptim politik.

 

Është një vendim i pastër politik, një distanicm i prerë nga zgjedhjet fallco njëpartiake, nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Europënga organizata kryesore që mbron të drejtën e zgjedhjeve të liradhe pavarësisë së pushteti vendor.

 

Këshilli i Europës ka qenë monitorues i zgjedhjeve lokale të vitit 2015, së bashku me OSBE/ODHIR-in. Ditën e zgjedhjeve misionet e monitorimit të votimit ishin misione të përbashkëta mes OSBE/ODHIR –it dhe mes Këshillit të Europës.

 

Këtë vit, Këshilli i Europës u tërhoq, për herë të parë në historinë e tij, nga monitorimi i zgjedhjeve lokale në një vend anëtar të tij.

 

Sikurse e thekson vetë njoftimi i Këshillit të Europës, farsa që po përgatit Edi Ramanuk ka ndodhur në vendet e Këshillit të Europës, që nga rënia e komunizmit.

 

Tashmë po bëhen të qarta për të gjithë përmasat e skandalit kushtetues, ligjor dhe politiktë 30 qershorit.

 

Qëndrimi i opozitës mbetet i prerë: Këto nuk janë zgjedhje. Ato nuk ekzistojnë as ligjërisht, as praktikisht.

 

Këtë qëndrim ia kam bërë të qartë ditët e fundit të gjithë komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht partnerëve që po përpiqen të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike. U kam shprehur të vërtetën se votimi farsë antikushtetues, antiligjor dhe i kriminalizuardo ta thellojëkrizën dhe do ta fusëShqipërinënë njëfazëme kosto të lartë për vendin.

 

Të dashur bashkëqytetarë!

 

Shqipëria është i vetmi vend në Europë, ku nuk zhvillohen zgjedhje të lira, ku vidhen zgjedhjet, ku nuk numërohen votat. Është i vetmi vend në botën normale, ku zgjedhjet vidhen me kriminelë haptazidhe nuk ndëshkohet askush.

 

Ne e kemi bërë të qartë se pa ndëshkuar kriminelët që vodhën zgjedhjet dhe pa larguar Edi Ramën, në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje të lira.

 

Edi Rama ka vendosur të vazhdojë aventurën e 30 qershorit. Të dielën në Shqipëri nuk do tëketë zgjedhje. Do të ketë një farsë.Ne do të bëjmë çdo gjëqë kjo aventurë të ndalet, që farsa të mos ekzekutohet.

 

Regjimi i Edi Ramës po u bën presion gjithëpunonjësve tëadministratës publike, që të dalin në votime me çdo kusht dhe tëmarrin familjet. Është dhunim i lirisë,dhunim i vullnetit tëlirë, dhunim i dinjitetit të njerëzve

 

Drejtorët, ministrat dhe shefat kudo nëadministratë, tani kanëmarrë vetë rolin e të fortëve dhe të kriminelëve, duke kërcënuar dhe detyruar shqiptarët për të votuar.

 

Edhe pse i vetëm në votime, edhe pse i ka vetë komisionerët, vëzhguesit,numëruesit dhe anëtarët e KQZ-së, edhe pse mund të shënojë çfarë të dojësi numër pjesëmarrje dhe si rezultat votimi, Edi Rama nuk heq dorë nga dhuna dhe nga krimi.Tashmëai po përdor direkt funksionarët shtetërore për të kërcënuar dhe dhunuar qytetarët dhe për të shpërndarë paratë e krimit për vota.

 

Ministrja e Mbrojtjes sot ka qenë në Peshkopi me makina ushtrie me targa fallco private për të shpërndarë para për të dalë në zgjedhje. Edhe Ministrja po bën atë që bëri bashkëshorti i saj, i kapur në përgjimet e Bild, bashkëshorti që i shpëtoi dekriminalizmit duke mos kandiduar më.

 

I gjithë procesi në Peshkopi po drejtohet sërish nga Robert Aga, shefi i policisë që bashkëpunon me krimin e organizuar. Robert Aga duhet të ishte në burg për trafik droge dhe bashkëpunim me krimin për vota. Dhe do të shkojë shpejt

 

Të gjithë kriminelët e përgjimeve të Bild janë prapë duke bërë të njejtën gjë, duke kërcënuar dhe blerë vota.

 

Tashmë është e qartë ajo që kemi paralajmëruar: skenari i vërtetë i Edi Ramës nuk është të bëjë zgjedhje më 30 qershor, por ta përdorë 30 qershorin për përplasje civile.

 

Dhuna është shpëtimi i tij për të mos dalë para drejtësisë për bashkëpunimin me krimin dhe grabitjen e vendit. Ndaj, ai ka një skenar kriminal që 30 qershori të kthehet në përplasje civile dhe në një ditë të dhunshme.

 

Në të gjitha qytetet kryesore të vendit, Edi Rama po përdor kriminelë dhe të fortë për të detyruar qytetarët të dalin në votime.

 

Figurat e krimit do të përdoren si ushtri private mercenare më 30 qershor për të detyruar njerëzit të votojnë nën presion.

 

Ata do të përdoren për të krijuar përplasje me qytetarët.

Ata do të përdoren për të bërë dhunë kundër qytetarëve.

 

Ky është një skenar i rrezikshëm, që do të dështojë.

 

Ne do t’i bëjmë qëndresë dhunës së Edi Ramës

Do të bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë.

 

Edi Rama po dhunon lirinë dhe të drejtat e njerëzve. Edi Rama po përdor sërish krimin ndaj njerëzve. Dhe njerëzit kanë të drejtë të mbrohen.

Read More
26 Qer
0

Xhemal Gjunkshi: Oficeri i policisë, i kapur duke vjedhur në dosjen 184, Robert Aga, po shoqëron materialet zgjedhore në Dibër

• Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka në shkelje të ligjit përdor automjetet e ushtrisë shqiptare dhe helikopterin për aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste.

• Oficeri i policisë së kapur duke vjedhur në dosjen 184, Robert Aga, shoqëron materialet zgjedhore në Dibër duke përgënjeshtruar ministrin Lleshaj që deklaroi se ai nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit

 

DEKLARATË E ISH-DEPUTETIT TË PD NË DIBËR, XHEMAL GJUNKSHI

Të nderuar qytetare te Dibrës dhe gjithë Shqipërisë!

Jemi këtu përpara jush për të denoncuar makinerinë e lëvizshme të krimit, e drejtuar nga qeveria Rama.
Të gjithë jemi të njohur me megaskandalet e dosjes 184.

Është e paprecedentë që Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë (e një vendi anëtare të NATO-s), Olta Xhaçka , shfrytëzon makinerinë shtetërore, në funksion te organizatave socialiste.
Mjetet të cilat janë në përdorim të MM, u janë tjetërsuar targat me qëllim për t’iu shmangur opinionit publik.

 Ajo lëviz me Helikopter te tipit EC-145, me të cilin po e përdor si taksi private, vajtje ardhje Tiranë-Dibërr.

 Toyota Land Cruiser me targ AA 927 YB, targë e cila i korrespondon një mjeti tjetër.
 Volkswagen Phaeton në përdorim të shtabit të përgjithshëm i është vëndosur targa TR 7821 R, kjo targë aktualisht I korrespondon një mjeti tip FIAT.

 Mjeti Towareg me targë TR 5457 T, I korrespondon një mjeti tjetër në Forcat e Armatosura.

 Mjeti Land Rover me targë AA 950 FX I korespondon një mjeti tip audi.

Gjatë fushatës së saj elektorale Ministrja e Mbrojtjes është shoqëruar nga një numër i madh efektivësh të forcave speciale, dhe nga stafi saj i ngushtë që punojnë në MM.
Sot Ministrja e Mbrojtjes ka organizuar takim me të gjithë ata të cilët janë autorët e inkriminuar në dosjen 184, jo vetëm që nuk kemi një distancim por ka një bashkëpunim të forte te shtetit me strukturat e faktuara te organizates kriminale.

Shumë shpejt publiku do të ketë në dispozicion me fakte dosjen Dibra 2.

Aktualisht ju bëjmë me dije se: Kryeminstri Rama, si dhe ushtari i tij Lleshaj, jo vetëm që nuk kanë larguar nga policia e shtetit dhe vënë para përgjegjësisë Ligjore, autorët e kësaj dosje, por vazhdojnë të drejtojnë dhe janë aktiv në përgatitjen e vjedhjes së votave.

Ministri Lleshaj mashtroi përpara opinionit publik që drejtuesit e policisë të përfshirë në dosjen 184 janë larguar.

Ky është një mashtrim shumë i madh.

Ato jo vetëm që nuk janë larguar por vazhdojnë të jenë të graduar.

Më konkretisht:
Komisar Robert Aga i përfshirë në dosjen 184, sot ka shoqëruar materialet zgjedhore që kanë ardhur në qarkun Dibër.
Drejtuesit e policisë së shtetit në shkelje të hapur të ligjit, në këmbim të votave po u bëjnë presion qytetarëve mbi dokumentacionin e qarkullimit të mjeteve, ndërtimet pa leje etj.

Kemi të dhëna që policia e shtetit në Dibër, ka shpërndarë armatim si: Pistoleta dhe automatikë.
Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral.

Po ju informojmë qe ne te gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza.
Në këto kushte Partia Demokratike në emër të qytetarëve për te siguruar qetësinë dhe rendin publik në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën, kërkon që të merren masa urgjente për parandalimin në kohë të çdo ngjarje me pasoja të padëshirueshme.

Nga drejtuesit e pushtetit vendor në Dibër si: OSHE, DAR, institucionet e Shëndetësisë, Posta, Tatimet etj, po ushtrojnë të njëjtin presion mbi qytetarët, në këmbim të votës dhe pjesëmarrjes masive në votime, mbledhjen, dhe blerjen e kartave te identitetit.

Bekim Krashi i cili dëgjohej teksa komunikonte me ministrin Damian Gjiknuri në vitin 2016 aktualisht, mban postin e drejtuesit të OSHE në Dibër.

Punonjësi i OSHE-se me inicialet E.K, se bashku me punonjësin e postës me inicalet A.S në këmbim të votave kanë kërcënuar me jete qytetarët, duke u hequr ose duke mos ua dhënë ndihmën ekonomike dhe duke mos u shpërndarë pensionet.

Të nderuar qytetarë!

Me datë 30 qershor 2019 të bashkohemi të gjithë sëbashku për të mbrojtur demokracinë dhe kushtetutën.
Ju faleminderit!

Read More
26 Qer
0

Bardhi: Me procedimin e paligjshëm te kryebashkiakëve të PD, Rama po rikthen dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë

 

·         Me procedimin e paligjshëm te kryebashkiakëve të PD, Edi Rama po rikthen në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë.

 

·         Procedimi politik penal pse ata mendojnë ndryshe nga Edi Rama, duke deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës.

 

·         Kryebashkiakët janë në krye të detyrës për të mbrojtur Kushtetutën dhe për të zbatuar dekretin e Presidentit. Zgjedhje farsë me 30  qershor nuk ka për të pasur.

 

 

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

 

Tentativës së dështuar për të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë.

Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që refuzon farsën kriminale dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, kushdo që nuk bëhet pjesë e grushtit të shtetit që po realizon, procedohet nga Policia dhe Prokuroria e tij e kriminalizuar me urdhër politik.

Procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, pse ato mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe kanë deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës.

Partia Demokratike ka treguar deri më tani vetëpërmbajtje.

Partia Demokratike ka treguar deri më tani përgjegjshmëri, për të ruajtur rendin kushtetues dhe stabilitetin demokratik të vendit.

Partia Demokratike nuk ka rënë pre e provokimeve kriminale të Edi Ramës dhe banditëve të tij me uniformë.

Por ne as nuk shantazhohemi, as nuk trembemi, as nuk tolerojmë dhe as nuk harrojmë.

Kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita, janë në ushtrim të përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ata do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit.

Asnjë presion nuk i tremb.

Asnjë procedim nuk i ndal.

Në 30 Qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje.

Në 30 Qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë diktaturën autokratiko-kriminale të Edi Ramës.

Në 30 Qershor në paligjshmëri është vetëm Edi Rama dhe banda e tij.

Aktet dhe veprimet kundër qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës, si këto kundër kryebashkiakëve Frrokaj dhe Kapllanaj, do të marrin përgjigjen e merituar.

Kushdo që po përdoret si vegël represioni ndaj opozitës, me apo pa uniform, do të përgjigjet ligjërisht dhe personalisht, për sulmin që po i bën opozitës dhe qytetarëve, për llogari të pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u liruar të gjithë ato që mbahen sot padrejtësisht në burg.

Ata do të trajtohen si të burgosur politik dhe do të përfitojnë të gjitha të drejtat që burojnë nga ky status.

Vendin e tyre në burg do ta zënë banditët, me apo pa uniformë, që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës. Vendin e tyre në burg do ta zërë Edi Rama, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe e gjithë banda e hajdutëve të zgjedhjeve dhe të shqiptarëve.

Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u pushuar të gjitha procedimet politike për pjesëmarrje në protestë apo për zbatimin e Dekretit të Presidentit, që bëjnë veglat e Edi Ramës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës.

Ne jemi në këmbë, së bashku me qytetarët, për të ndaluar krimin elektoral të Edi Ramës në 30 Qershor! Shqiptarët janë të vendosur të mbrojnë demokracinë dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre!

Read More
26 Qer
0

Vendimi i Këshillit të Europës për të anulluar misionin e vëzhgimit për farsën elektorale të 30 qershorit është fakt kuptimplotë se 30 Qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri.

  • Vendimi i Këshillit të Europës për të anulluar misionin e vëzhgimit për farsën elektorale të 30 qershorit është fakt kuptimplotë se 30 Qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri.

 

  • Vendimi është politik, sepse tërheqje nga Këshilli i Europës nuk ka patur as për zgjedhje të zhvilluara në zona konfliktesh të armatosura apo konfliktesh civile, përfshirë, Maqedoninë dhe Ukrainën.

 

  • Tërheqja e institucionit kryesor europian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe demokracisë, është distancim i qartë nga votimet farsë një-partiake, anti-demokratike dhe anti-kushtetuese të Edi Ramës.

 

  • Në Shqipëri nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme për aq kohë sa Edi Rama është kryeministër dhe për aq kohë sa kriminelët e politikës dhe të bandave që vodhën zgjedhjet, të dalin para drejtësisë.

 

  • Votimet e 30 qershorit janë nul. Opozita dhe qytetarët janë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të demokracisë! Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë! Asnjë hap pas!

 

 

 DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Të dashur bashkëqytetarë!

 

Sot bota perëndimore dha sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë, se 30 Qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri.

 

Vendimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës për të anulluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 Qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

 

Për herë të parë nga rënia e komunizmit, Këshilli i Europës ka vendosur të mos dërgojë Delegacion Vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë Qeveria shqiptare. Këtë vendim Këshilli i Europës e ka marrë jo sepse ia ka kërkuar opozita, por sepse 30 Qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri.

 

Është një vendim qartësisht politik sepse tërheqje nga Këshilli i Europës nuk ka patur as për zgjedhje të zhvilluara në zona konfliktesh të armatosura apo konfliktesh civile nga Ukraina në Gjeorgji nga Armenia në Azerbajxhan apo edhe gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni.

 

Duhet të mbahet parasysh se Këshilli i Europës është institucioni kryesor i monitorimit të zgjedhjeve vendore në Europë.

 

Tërheqja e Këshillit të Europës, institucionit kryesor europian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe demokracisë, është distancim i qartë nga votimet farsë një-partiake, anti-demokratike dhe anti-kushtetuese që kërkon të bëjë Edi Rama.

 

Në Shqipëri nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme për aq kohë sa Edi Rama është kryeministër dhe për aq kohë sa kriminelët e politikës dhe të bandave që vodhën zgjedhjet në Durrës, Dibër dhe gjithë Shqipërinë të dalin para drejtësisë.

 

Votimet e 30 qershorit janë nul, janë dhe do të jenë zero.

 

Ato janë tentativë për grusht shteti i Edi Ramës për të rrëmbyer të gjithë qeverisjen vendore të Shqipërisë, me të njëjtat banda dhe me të njëjtët kriminelë që vodhi edhe zgjedhjet e 2015-s dhe të 2017-s.

 

Opozita dhe qytetarët janë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të demokracisë!

Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë!

 

Nuk do të lejojmë që në Shqipëri të instalohet përfundmisht regjimi autokratik kriminal i Edi Ramës.

 

Ne nuk do të lejojmë që Edi Rama t’i shkojë deri në fund planit të tij kriminal për të mbajtur me dhunë pushtetin dhe për të destabilizuar vendin.

 

Asnjë hap pas!

 

Ne do t’i dalim për zot Shqipërisë, demokracisë dhe rendit kushtetues!

 

 

 

Ju ftoj të jemi bashkë! Ju ftoj të jeni të vendosur në këtë betejë vendimtare për të ndalur rrëshqitjen e vendit, të ardhmes tuaj dhe të fëmijëve tuaj nën humnerën e diktaturës së krimt, për të hapur së bashku rrugën e shpresës, ndryshimit të thellë dhe të vërtetë për të gjithë ju.

 

Ju siguroj se fundi i Edi Ramës dhe regjimit të tij,  është pranë.

 

Bashkë kemi mundësitë, bashkë kemi forcën ta nxjerrim vendin nga gremina ku ka rënë, sepse ne jemi shumica!

 

Ne jemi të bashkuar dhe më të fortë se kurrë në betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa, për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!

 

Ju faleminderit!

 

 

 

 

Read More