Blog

01 Maj
0

Gazment Bardhi: Bashkimi me PD në opozitë, treguesi më i mirë se qytetarët janë të vendosur për të fituar betejën për zgjedhje të lira

 

  • Bashkimi me PD në opozitë, pa interes vetjak dhe në një kohë të vështirë është treguesi më i mirë se qytetarët janë të vendosur për të fituar betejën për rrëzimin e Edi Ramës dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

TAKIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI ME AKTIVIN E DEGËS 7 NË TIRANË PËR ANËTARËSIMET E REJA

 

Qytetarë të paangazhuar më pare politikisht i janë bashkuar Partisë Demokratike me shpresën, besimin dhe vendosmërinë për të kontribuar në ndryshimin e qeverisjes së vendit perms garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pas degës 12 në Farkë të Tiranës, dega 7 e PD në Tiranë pranoi disa dhjetëra anëtarë të rinj, të cilët u pritën me mirënjohje nga drejtuesit e PD, duke vlerësuar faktin se ata i bashkohen PD-së në një kohë të vështirë dhe në një betejë të vështirë në interes të Shqipërisë.

 

“Sot ju i bashkoheni PD-së pa interes vetjak, në një moment, kur ne jemi në opozitë, kur nuk ofrojmë as vende pune, as privilegje. Ju i bashkoheni PD, kur Shqipëria ka si drejtues të saj, një kryeministër me tipare diktatoriale, prandaj dhe bashkimi juaj sot me PD-në, jo vetëm na jep më shumë energji dhe shpresë, por tregon se shqiptarët e zakonshëm, si ju, nuk kanë frikë nga Edi Rama. Ju i bashkoheni PD-së në misionin, që ka ndërmarrë për çlirimin e vendit nga një qeverisje kriminale dhe jeni të gatshëm për të na ndjekur në rrugën pa kthim, deri në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës” – u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

 

Zoti Bardhi u shpreh se rrëzimi i Edi Ramës është e vetmja rrugë për t’i hapur vendit perspektivën europiane, për ta kthyer vendin në një vend normal. “Nuk ka nevojë që qeveria të bëjë çudira, mjafton të jetë një qeveri normale që qeveris për njerëz normalë” – tha Sekretari i Përgjithshëm, i cili theksoi ndikimin që zgjedhjet kanë në çdo familje. “Pa garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, nuk garantojmë dot një qeveri normale, që nuk vjen në pushtet për veten dhe për pasurimin e paligjshëm të një grupi njerëzish. Me zgjedhje të lira e të ndershme, ne kemi mundësi të kemi një qeveri normale, që zgjidh hallet e njerëzve normalë. Prandaj beteja për zgjedhje të lira e të ndershme, është shtylla themelore që garanton mirëqënien e secilit në shtëpitë e veta” – tha Sekretari i Përgjithshëm, duke vënë në dukje vendosmërinë e demokratëve për ta çuar betejën deri në fund. “Ajo që dua t’ju siguroj, në emër të lidershipit të PD, është se, për sa kohë Edi Rama do të jetë kryeministër i vendit, ne nuk angazhohemi të futemi as në bisedime me Edi Ramën, as në marrëveshje me Edi Ramën, as në tryeza ku Edi Rama paraqitet si kryeministër i vendit. Dua t’ju siguroj që nuk ka asnjë tërheqje, asnjë kthim pas. Pa u rrëzuar shkaktari i kësaj situate, nuk mund të ketë zgjidhje. Ne nuk mund të negociojmë, nuk mund të bisedojmë, me njeriun që e ka çuar vendin në pozitat ku është sot Shqipëria” – tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

 

Albana Vokshi, e deleguar e PD në degën 7, huazoi fjalët e drejtorit të Zërit të Amerikës për të përkufizuar Edi Ramën si një kryeministër të korruptuar, autoritar dhe arrogant, i cili po e izolon vendin duke e çuar drejt një diktature të dytë. “Për fat të keq, Edi Rama mori sërish në Berlin një “jo” për negociatat, si nga Gjermania, edhe nga Franca, vende që na thane sërish se qeveria nuk ka bërë detyrat e shtëpisë për të nisur negociatat e anëtarësimit. Edi Rama po na mbyll çdo derë me keqqeverisjen e tij, kundër interest të qytetarëve, prandaj edhe shumica e shqiptarëve e ka braktisur atë” – tha zonja Vokshi, e cila u shprehu mirënjohjen anëtarëve të rinj të PD, duke i siguruar se kanë bërë zgjedhjen më të mire politike. “Duke falenderuar anëtarët e rinj, që kanë pranuar të jenë pjesë e familjes sonë të madhe, ju ftoj që këtë këmbanë alarmi që ra në Berlin ta përcillni për të zgjuar qytetarët e tjerë për rrezikun që përbën sot Edi Rama për çdo familje shqiptare. Sot është dita për të reaguar, për të treguar se nuk pajtohemi me këtë qeveri, për të mos lejuar një diktaturë të dytë. Në këtë situate lajmi i mire është që këta anëtarë të rinj të PD, si shumica e shqiptarëve, shohin tek PD shpresën për ndryshim nëpërmjet alternatives sonë” – tha zonja Vokshi gjatë takimit me degën 7 të PD në Tiranë.

Read More
01 Maj
0

Agron Shehaj i përgjigjet Edi Ramës: Sot është 1 maj, dita e punëtorëve, por Edi Rama e ka çdo ditë 1 prill.

DEKLARATË E PËRFAQËSUESIT TË PD AGRON SHEHAJ

Eshte qesharake qe Kryeministri i vendit u referohet studimeve te te huajve, të bazuar në të dhëna të sajuara dhe të përgatitura prej qeverisë së tij, per te thene qe eshte ulur papunesia.

Kryeministri e ka te thjeshte: le te thote se ku jane krijuar vendet e reja te punes në cilen industri dhe nga cilat biznese, ku ndodhen këto biznese, sepse kemi të bëjmë me 38.000 vende pune të reja, pa përfshirë vendet e punës që janë mbyllur.

Por ai nuk e thote dot kete sepse ne Shqiperi jane mbyllur vende pune dhe nuk jane krijuar vende te reja pune. Ne gjashte vite te qeverise Rama ne Shqiperi ku nuk ka patur asnje investim te ri te huaj, ndersa qindra investitore te huaj jane larguar nga vendi;nuk ka patur asnje investim te brendshem prodhues; nuk ka patur asnje permiresim teknologjik; nuk ka patur rritje te pagave reale; ndersa investimet publike jane vjedhur nga qeveritaret ose jane shperdoruar per fasada.

Nje ekonomi e tille nuk prodhon as pune, as zhvillim. Ndaj nga Shqiperia po largohen ne mase te rinj e te vjeter ne kerkim te punes, po largohen madje edhe mjeket, inxhinjeret dhe specialistet duke i dhene te ardhmes se vendit nje goditje te rende. Edi Rama eshte dy gjera: hajdut qe vjedh pasurite dhe parate publike bashke me klientet e tij grabitqare dhe genjeshtar qe pastaj mbulon varferine dhe prapambetjen qe ka shkaktuar me mashtrime te turpshme si kjo e uljes se papunesise.

Sot eshte 1 maj, dita e punetoreve, por Edi Rama e ka çdo dite 1 prill.

Read More
01 Maj
0

An escalating crisis and the risk for Albania to become an authoritarian criminal regime where no elections can be freely upheld.

Albania is dangerously shifting towards an authoritarian criminal regime as organized criminal networks have successfully penetrated simultaneously among legislative, executive and judicial bodies. This unprecedented and extreme threat towards democratic standards, balance of powers and rule of law, finds its roots in the intimate and direct cooperation between the Albanian socialist ruling party and organized criminal networks. It is in this very specific context that the Albanian opposition has resigned from all electoral mandates and refuted to serve as a façade for any incoming electoral process.

The election to Parliament and to local Municipalities of individuals with serious criminal records (1) resulted in an intensification of criminal networks activity in drug cultivation and trafficking, due to the direct cooperation of the executive and the tolerance of the judicial branches (2), which in turn fueled furthermore the vote-buying phenomenon by means of criminal gains and illicit drug profits (3).

1. The criminalization of the ruling socialist party officials…

A) The credibility & independence of the Albanian legislative branch has been seriously affected by the introduction of numerous MPs with serious criminal records.

19 socialist MPs, with serious criminal records, have successfully entered the Albanian Parliament after the legislative elections of 2013. The selection and wining position of these 19 MPs, was due to a trade-off strategy thought by the socialist leader Edi Rama, who has the exclusive right to establish Party candidates’ list. PM Rama sought for their illicit profits in supporting the socialist electoral campaign, in exchange of a winning seat for Parliament. This unprecedented situation led the parliamentary opposition to boycott throughout 2014. The boycott ended on Dec. 2014 after EU intermediation and the vote of the “Decriminalization Law” which established new criterions as of the eligibility of candidates.

B) The criminalization of Albanian electoral processes has spread to all levels, including the election of Mayors with serious criminal records.

Following the 2013 legislative elections precedent, the socialist ruling majority proposed numerous candidates with serious criminal records for the 2015 local elections. Among these, the elected Mayors of Kavaja and Kruja are the most symbolic ones as they have been previously sentenced for serious crimes, including drug trafficking and gang rape, while having up to 5 different identities. Following the entry into force of the “Decriminalization Law”, more than 350 Mayors, City Councilors, Appointed Senior Officials, etc. have lost their positions due to their serious criminal offences. PM Rama, has continuously refuted these allegations and has publicly supported his candidates until today. This has produced a strong sense of impunity among these individuals who have continued their criminal & party activity even after losing their elected seats.

2. …is at the source of the drug trafficking surge in Albania…

A) Executive branch representatives have been directly cooperated with criminal networks in order to increase their personal and electoral gains.

During the first PM Rama mandate (2013 – 2017) Albania has faced an extreme surge of cannabis cultivation and heavy drug trafficking. It is believed that illicit profits from drug trafficking are worth 5 billion euros. In Italy alone, the seized cannabis in provenance from Albania amounted one year prior to the legislative elections of 2017 to 30 tons, compared to 11.3 tons in 2015 which was still a record number. This increase was due to the massive cultivation of cannabis plantations in Albania by organized criminal networks with direct support from political representatives, including from Police Forces, in exchange for their electoral support. Based on Italian interceptions and Italian court decisions, two consecutive socialist Ministers of Interior, Tahiri (MP) and Xhafaj (MP) have resigned as a result of their direct support to family members involved in drug trafficking. These interceptions show that part of these profits were used for vote-buying. The socialist majority refused to lift the parliamentary impunity of their former Minister of Interior Tahiri so he could be investigated without restrictions. The brother of PM Rama has also had links with an organized criminal network (German investigations) sentenced for running the biggest cocaine refinery in the Balkans. 

B) The Judicial Branch has utterly failed to address the links between political representatives and organized crime networks, by being at occasions even a guarantor of these links.

No drug lord or high-level official was arrested, nor convicted, during the 1st Rama government 2013-17. The Balili case (known as Balkans’ Escobar) became a symbol of this impunity as he achieved to escape for more than two years albeit an international warrant. In addition, after the legislative elections of 2017, the socialist ruling majority unconstitutionally nominated a Temporary General Prosecutor (TGP) who reshuffled, unlawfully, the organization of the Prosecution Office. The TGP reshuffle targeted particularly those prosecutors who were dealing with investigations relating to representatives of the ruling majority and vote buying. Using the Justice Reform framework, the socialist criminalized ruling majority influenced the nomination of key individuals into the new justice institutions, by supporting individuals who had links with organized crime and with socialist representatives, were former communist prosecutors and members of ‘Sigurimi’, or were accused for corruption and unjustifiable sentences. In parallel to this, the Constitutional Court and the Supreme Appeal Court have ceased functioning for close to two years now, because of the unwillingness of the socialist ruling majority to adequately support the justice reform transformational process. The paralysis of the Constitutional Court has made impossible for the Albanian opposition to legally raise the challenges and threats posed to the balance of powers and rule of law in the context of the criminalized government and vote-buying phenomenon in Albania, including, to challenge anti-constitutional laws supporting oligarchs or altering land-ownerships.

3. …which in turn fueled the vote buying phenomenon through criminal gains.

A) The Albanian opposition has constantly proven the links between the increased criminal activity in the country and their noxious influence on electoral processes.

Albanian investigative journalists referred a massive example of vote-buying during the partial local elections held in the city of Korca after the legislative elections of 2013. Albeit the existence of a prosecution request on this case, the ruling socialist majority voted in parliament to amnesty all individuals involved in this electoral crime. Following this precedent, hundreds of factualized cases of vote-buying, vote-intimidation and vote-influence were reported during the following 2015 local elections. The same phenomenon was reported during the partial local elections held in 2016 in the city of Dibra. In all occasions, criminal gangs appear to have campaigned hand to hand with senior socialist representatives: use of large amounts of cash; use of weapons to threaten voters; use of state privileges to protect felons etc. A former Minister of Justice was sacked by PM Rama after publicly denouncing the political power and impunity criminals networks were benefiting under Rama’s ruling, let them be in terms of drug trafficking or vote-buying. As of today, not a single party official or renowned criminal has been arrested relating to these accusations.

B) The recent phone hearings cases certify, for umpteenth occasion, that no free electoral processes can be organized under the current socialist criminalized majority.

Voice of America and BIRN made an independent journalistic investigation that brought into light the existence of the “Prosecution file 339”. The file relates to more than a dozen of CDs containing thousands of intercepted phone calls between the Avdyli gang and the socialist Mayor of Durres, Ministers, MPs, and other socialist senior officials. The Avdyli gang was under surveillance upon the request of German authorities, relating to heavy drug trafficking, and were finally arrested based on the identified evidences. During the phone interceptions, it appears that the Avdyli gang has directly supported socialist officials into buying votes on their behalf during the 2017 legislative elections in exchange of public tenders, impunity and political support in their criminal activity. In this context, it shall be reminded that during the week preceding the 2017 legislative elections, and solely during that week, the euro/lek exchange in Albania felt at a record level, in unprecedented and unexplained manner. A second similar case, “Prosecution file 184”, proves that the vote-buying phenomenon in cooperation with organized criminal networks, has been similarly widely practiced in the region of Dibra during the partial local elections of 2016. A more recent file, relates to former Minister of interior Xhafaj and to phone interceptions of Senior Police Commander, Socialist MPs and Prosecutors, who have been paying in cash or influencing criminals to falsify their testimonials in order to defend Xhafaj’s convicted brother.

Taking into account all elements presented above, the socialist majority appear to have granted “a judicial impunity status” to organized criminal networks in their illicit activities, in exchange of their electoral support. In the context of the categorical refusal of the majority to adequately address this extremely serious concern for the quality of Albanian democracy & rule of law, the opposition’s decision was to withdraw from any parliamentary activity, including the resignation from their mandates and non-participation in the incoming elections.

 

Read More
01 Maj
0

Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore.

  • Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe koalicionit tonë politik. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore.
  • Jemi në një krizë të thellë, një krizë politike, një krizë kushtetuese, një krizë ekonomike dhe sociale.
  • Do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile.

 

DEKLARATA PËR MEDIA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Pyetje: z. Basha çfarë diskutuat në selinë e LSI?

Lulzim Basha: Rëndësi nuk ka vendi, rëndësi ka Kuvendi, apo jo?! Me zonjën Kryemadhi dhe me të gjithë aleatët po konkordojmë hapat që opozita do të hedhë në përshkallëzimin e aksionit opozitar.

Jemi në një krizë të thellë, një krizë politike, një krizë kushtetuese, një krizë ekonomike dhe sociale. Dhe siç u bë e qartë edhe 24 orët e fundit në një krizë totale të procesit më jetik për Shqipërinë, atë të integrimit të vendit në  Bashkimin Europian.

Shkaku i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar Kushtetutën, ka asgjësuar demokracinë, ka asgjësuar zgjedhjet, themelin e llogaridhënies demokratike të qeverisë para qytetarëve që është vota e lirë.

Ndaj ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile. Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojmë intensifikisht për programet tona respektive politike dhe ekonomike për ofertën tonë për shqiptarët; jo vetëm për ta nxjerrë vendin nga kriza por për t’iu dhënë atyre sigurinë, liritë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqenie për të gjitha.

Pyetje: Z.Basha nëse do të ketë një tryezë me disa parti politike, do të pranoni të uleni në këtë tryezë ku të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, qoftë edhe si kryetar i PS?

Lulzim Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe koalicionit tonë politikë, koalicionit më të madh, maxhorancës së re numerike, politike dhe morale të vendit : Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore. Detyrat e së cilës, në veçanti sa i përket organzimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do t’i shpalosim nesër publikisht në orën 11:00 në Tiranë në praninë e medias, përfaqësuesve më të lartë të koalicionit dhe një numri të madh të ftuarish.

Pyetje: Z. Basha por ju thatë që propozimi i partive të vogla që kërkojnë pikërisht thirrjen e kësaj tryeze ishte në harmoni me Partinë Demokratike, çfarë ka ndryshuar që i riktheheni qëndrimit tuaj?

Lulzim Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tim. Rivizitoni qëndrimet tuaja. Falemnderit, ditë të mbarë.

 

Read More
30 Pri
0

Basha: Mesazhi nga Samiti i Berlinit është i qartë: me autokratë të korruptuar si Edi Rama nuk ka integrim në Europë

 

  • Mesazhi nga Samiti i Berlinit është i qartë: me autokratë të korruptuar si Edi Rama nuk ka as zhvillim, as siguri. as integrim në Europë. Rruga jonë për t’i dhënë vendit demokraci të vërtetë, jo demokraci fallco, është rruga më e drejtë.

 

  • Nuk mund të ketë hapje negociatash në një vend ku qeveria është kapur duke vjedhur dhe hajdutët, në vend që të ndëshkohen, promovohen. Rama është kërcënim për kthimin e vendit në kohën e vizave për shqiptarët.

 

  • Negociatat nuk hapen, sepse nuk ka hapa para, por ka hapa prapa për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Jemi kthyer në një narkoshtet me një narkoekonomi, që vret vendet e punës dhe shpërblen kriminelin.

 

  • Për ta zgjidhur këtë problem të madh ka vetëm një rrugë:.rruga europiane për të cilën qëndron PD. Është rruga që nis me dorëzimin tek i zoti të sendit të vjedhur. Sendi i vjedhur është vota, i zoti i saj janë qytetarët.

 

  • Hapi i parë është rikthimi i legjitimitetit politik në vend, është rikthimi, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, i një parlamenti që përfaqëson qytetarët, i mbron dhe nuk i godet për të pasuruar oligarkët dhe kriminelët.

 

  • Nuk ka asnjë ndryshim nga pozicioni ynë dhe i aleatëve tanë. Pa votë të lirë, nuk ka demokraci. Që të kemi votë të lirë, duhet që përdhunuesi serial i zgjedhjeve shqiptare, të largohet një orë e më parë.

 

  • Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Qeveria tranzitore është e vetmja rrugë e zgjidhjes së krizës politike për të garantuar votën e qytetarëve, një parlament të qytetarëve dhe një drejtësi të vërtetë.

 

  • Djegia e mandateve ishte vendimi më i pastër moral, politik dhe legjitim i opozitës. Ne jemi shumica morale e vendosur për ta çuar deri në fund betejën për zgjedhje të lira e të ndershme, për fitoren e çdo shqiptari.

 

  • Vetëm duke çliruar zgjedhjet nga krimi, duke çliruar qeverinë nga bashkëpunimi me rrjetet kriminale dhe oligarkët, duke çliruar ekonominë nga korrupsioni do të mund ta hapim derën e Europës.

 

  • PD dhe unë e dimë si hapet dera e Europës. E kemi hapur këtë derë, kur futëm Shqipërinë në NATO, kur luftuam kundër krimit të organizuar dhe bëmë të pamundurën të mundur, heqjen e vizave, kthimin e dinjitetit të shqiptarëve.

 

  • PD gjithmonë ka ditur, ka dashur dhe ka mundur ta hapë derën e Europës për të mirën e shqiptarëve. Bashkë do të hedhim edhe hapin tjetër për të çliruar qeverisjen nga krimi, ekonominë nga oligarkët dhe monopolet.

 

  • Porosi e veçantë për çdo degë të PD, të hapim partinë, në veçanti, drejt brezit të ri. Misioni më i rëndësishëm yni është të shtrojmë rrugën që rinia shqiptare të marrë në dorë fatet e Shqipërisë për ta bërë atë si e gjithë Evropa.

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË PRANIMIN E DHJETËRA ANËTARËVE TË RINJ NË DEGËN 12, TIRANË.

 

 

Më lejoni ta nis me një falenderim nga zemra për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike dhe të FRPD-së, për pritjen e jashtëzakonshme në hyrje të territorit të degës 12-të, degë e cila përfshin disa prej njesive administrative, komunave deri para se ato të fshiheshin pa ju pyetur fare, siç janë Farka, Petrela, Berzhita, Krraba dhe Baldushku.Dua t’ju falenderoj nga zemra jo vetëm për punën e jashtëzakonshme që keni bërë në këto 10 javë aksioni politik të paprecedentë, ku keni qënë në ballë të përpjekjes fizikisht, numerikisht, familjarisht me shpirt dhe me zemër.

 

Për të gjithë ata që nuk e njohin këtë zonë, këtu nuk ka punë përgjysëm. O bëhet puna me zemër, o nuk bëhet fare! Dhe unë e di që jeni njerëz qytetarë dhe familjarë, të cilit keni hequr dhe duruar shumë mbi shpinë, në veçanti në këto 6 vite të vështira për Shqipërinë, të vështira për zonat rurale, për bujqësinë, për blegtorinë, të vështira për rininë, për fëmijët tuaj, për arsimin, për shëndetësinë. Ju kam parë dhe ju kam ndjerë në krahun tim, jo vetëm në këto beteja të aksionit qytetar që nisën me protestën e jashtëzakonëshme të 16 shkurtit, por edhe më parë.

 

Ja ku jemi sot, në një ditë shumë të veçantë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane, në një ditë ku ka një mesazh të qartë kristal, se sa e drejtë është rruga që kemi zgjedhur, rruga për t’i dhënë vendit demokraci të vërtetë, jo demokraci fallco:

  • Me deputetë të vërtetë që ju përfaqësojnë ju dhe jo kukullat e krimit, korrupsionit, oligarkëve, grosistëve grabitqarë, që shohin interesat e xhepit të tyre;
  • Me një qeveri të vërtetë, e cila t’i shërbejë interesave të njerëzve, sepse e lidh fatin e vet me njerëzit.
  • Me një drejtësi të vërtetë, me 1 standard jo me 2 standarte, që godet të pambrojturin, të dobëtin, dhe nuk i jep drejtësi edhe kur ligji ja jep, kjo drejtësi nuk ia jep, ndërkohë që mbron kriminelin, mbron të pushtetshmin, mbron politikanin e kapur me duart në thes, duke vjedhur votat apo duke vjedhur paratë, pronat dhe pasuritë tuaja.

 

Pse e them se është një ditë e veçantë?

 

Sepse, fatkeqësisht, ashtu siç e kishim paralajmëruar, me Edi Ramën nuk ka as zhvillim, as mirëqenie, as siguri.Me Edi Ramën nuk ka integrim në Europë.

 

Nuk mund të ketë Shqipëri në Europë, nuk mund të ketë hapje negociatash në një vend ku qeveria është kapur duke vjedhur dhe hajdutët, në vend që të ndëshkohen, promovohen. Nuk ndodh kjo! Me këto standarde, Shqipëria nuk do të ishte as anëtare e Këshillit të Europës, le më në NATO apo në Bashkimin Europian.

 

Këto nuk janë standarde europiane, këto janë standarde afrikane, madje të atyre vendeve ku sundojnë njerëz që marrin gjithë pushtetet dhe e konsiderojnë popullin e tyre bagëti dhe vendin, çifligun e tyre. Kjo s’mund të ndodhë!

 

Ndaj dhe sinjali që kumbon nga samiti i Berlinit është i qartë për të gjithë autokratët e korruptuar të Ballkanit dhe për njeriun më të korruptuar, më të inkriminuar, më të paaftë, më të dështuar, Edi Ramën, i cili, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë hap në drejtim të BE-së, por sot kërcënon të na kthejë 10 vite prapa, të na kthejë në kohën, kur shqiptarëve i duheshin viza për të lëvizur në zonën Shengen. Pse?Sepse bota ka sy dhe sheh, ka veshë dhe dëgjon. Edhe kur derdhet lumi i propagandës, edhe kur derdhen miliona euro për të prodhuar raporte fallco, e verteta del prapë se prapë në pah dhe e vërteta është kjo që dini ju, kjo që del haptazi në shtëpitë tuaja, në gjendjen e katandisë së mirëqenies suaj, të shëndetit tuaj, të punësimit tuaj, të xhepave tuaj, të kursimeve tuaja. Gjendja është kjo: një vend që, në vend që të ecte përpara, ka ecur prapa në secilën prej këtyre fushave.

 

Le ta fillojmë me ekonominë, e cila është në falimentim total.

 

Asnjë investim i huaj në gjashtë vite!

 

Kurrë nuk ka ndodhur kjo.29 vite tranzicion, asnjë person i vetëm që ka qëndruar 6 vite kryeminstër nuk mund të thotë “nuk solla asnjë një investim të huaj”, përkundrazi, i përzuri.

 

Niveli i kreditimit nga bankat për sektorin privat është katastrofë.

 

Po pse ndodh kjo?  Sepse ekonomia i është dorëzuar drogës dhe pastrimit të parave të drogës.Çfarë sjell kjo? Shkatërrim! Dhe ju e dini fare mirë se çfarë do të thotë kjo për bujqësinë, për fermerin, për blegtorin, për prodhimin bujqësor, për agrobiznesin. Sepse nuk ka asnjë lloj stimuli për të punuar dhe jo vetëm që nuk garanton fitimin, por garanton që futesh në borxh. Ndërkohë që, zuzarët e lidhur me qeverinë nuk kanë pse të punojnë fare, sepse sjellin një kontenier me banane dhe blejnë lek sa tre herë buxheti i Policisë së Shtetit, sigurisht jo me banane, por me ato që fshehin poshtë bananeve. Kështu nuk mund të vazhdohet.

 

Ne jemi kthyer në një narkoshtet me një narkoekonomi, që vret vendet e punës, vret konkurencën e ndershme, ndëshkon punëtorin, ndëshkon të ndershmin dhe shpërblen kriminelin, hajdutin, të paaftin dhe politikanët e lidhur me ta.Kjo është arsyeja që fatkeqësisht, edhe këtë qershor, Shqipërisë nuk i hapen negociatat.Nuk i hapen negociatat, sepse as në fushën e ekonomisë, as në fushën e demokracisë, as në fushën e drejtësisë, shtetit të së drejtës nuk ka hapa para, por ka hapa prapa. Kush i vuan këto pasoja?! Shqiptarët e thjeshtë, rinia në veçanti.

 

Cila është rruga për ta zgjidhur këtë problem të madh?

 

Ka vetëm dhe vetëm një rrugë: rruga europiane. Është rruga për të cilën qëndron Partia Demokratike, që u themelua për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Është rruga që nis me dorëzimin e sendit të vjedhur të të zotit. Sendi i vjedhur është vota, i zoti jeni ju, janë qytetarët.

 

Hapi i parë është rikthimi i legjitimitetit politik në vend, është rikthimi i një parlamenti që ju përfaqëson ju, ju mbron ju dhe nuk godet nga mëngjesi deri në darkë njeriun e thjeshtë për të pasuruar oligarkët dhe kriminelët, por bën ligje për të mbrojtur qytetarët, për të zhvilluar ekonominë, për të hapur vende pune dhe për të goditur kriminelët. Që të kemi një parlament të tillë, duhet të kemi zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Pa votë të lirë, nuk ka demokraci.

 

Që të kemi votë të lire, duhet që përdhunuesi serial i zgjedhjeve shqiptare, të largohet një orë e më parë.

 

Prandaj sot, gjej rastin ta përsëris dhe njëherë, jo se nuk e kam thënë mjaftueshëm, por meqë herë pas here vala e borive qeveritare në kanalet e propagandës, se televizionet e mëdha ju e dini që i ka kapur të gjitha dhe i ka kthyer si bori makine, jo si bori makinash moderne, po si ato të zisave njëherë e një kohë, vetëm për propagandë qeveritare, pra, le ta themi fare qartë: Nuk ka asnjë ndryshim nga pozicioni ynë. Nuk ka asnjë ndryshim nga pozicioni i Partisë Demokratike, aleatëve tanë, i koalicionit opozitar.Nuk ka asnjë çedim dhe asnjë hap prapa.

 

Jua them sot këtu nga Farka, që largimi një orë e më parë largimi i Edi Ramës është absolutisht i panegociueshëm. Është e vetmja rrugë për t’i hapur dritën jeshile dialogut politik dhe zgjidhjes politike, që tani e ka marrë vesh i madh e i vogël, një qeveri kujdestare, një qeveri provizore, tranzitore:

  • Për të garantuar votën e qytetarëve
  • Për të garantuar një parlament të qytetarëve,
  • Për të garantuar se gjyqtarët dhe drejtësia shqiptare të veprojnë siç e parashikuam në Reformën në Drejtësi, jo siç janë kapur sot. 40 mijë çeshtje para Gjykatës së Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese, me prokurori të kapur, me qindra, mijëra, çështje pronash që kanë dhjetëra vjet dyerve të gjykatave dhe grabitje të përditshme, mbi të gjitha një kryeministër dhe një qeveri që e ka braktisur totalisht fatin e njeriut të thjeshtë.

 

  • Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.

 

  • Qeveria tranzitore është e vetmja rrugë e zgjidhjes së krizës politike.

 

Ne nuk mund të ishim më fasada e teatrit të kukullave, e teatrit të kriminelëve, faktikisht, në të cilin ishte shnëdërruar parlamenti shqiptar. E dëgjuam thirrjen tuaj dhe hodhëm një hap me të vërtetë të paprecedentë, sepse edhe situata është e paprecedentë.

Në cilin vend të botës parlamenti kalon ligje për t’i marrë lekët shumicës dhe për t’ia dorëzuar dy-tre oligarkëve?

Në cilin vend të botës merren lekët e taksapaguesve të vendit më të varfër të Evropës dhe shndërrohen në inceneratorë të financuar me paratë tuaja, për t’ju helmuar ju dhe fëmijët tuaj, se duan të nxjerrin fitime marramendëse me mafian e plehrave?

Në cilin vend të botës,në vend që të rriten rrogat e mjekëve, të infermierëve, në vend që të rritet lista e barnave për t’i rimbursuar, në veçanti për prindërit, të moshuarit, moshën e tretë, për të gjthë ata që kanë nevojë për përkujdesje shëndetësore, këto lekë shkojnë e bëhen koncesione, për 4 koncesionarë?Koncesionar i thënçin pasi njëri prej tyre është thjesht murator.Pas tyre është vetë Edi Rama dhe ministrat e tij të korruptuar, të kapur në korrupsion. Në cilin vend të Europës, madje në cilin vend të Ballkanit, buxheti i shtetit nuk parashikon subvencione për të mbështetur fermerin?

Nuk ndodh, përveçse në shtetet totalisht të dështuara totalitare të Afrikës, në asnjë vend tjetër nuk ka një politikë kaq përbuzëse, kaq hajdute, kaq hileqare ndaj fermerit. Dhe pastaj çuditemi që prodhimi bujqësor bie në rekordet më të ulëta historike dhe tokat mbeten pa punuar.Pse?Sepse sot të punosh tokën nuk është shpëtim, por është mallkim, nuk është fitim, por është futje në borxh.

 

Kjo është arsyeja që ne nuk mund të ishim më pjesë e një parlamenti të dalë nga krimi dhe që i shërben krimit.Djegia e mandateve ka qënë vendimi më i pastër moral, politik dhe legjitim i PD-së dhe i aleatëve tanë dhe unë dua t’ju falenderoj për mbështetjen tuaj, për qëndresën tuaj, për rezistencën tuaj dhe përballjen tuaj, sepse tani jemi në krah të njëri-tjetrit dhe asgjë nuk na ndan.

 

Asnjë privilegj, asnjë imunitet, nuk i diferencon njerëzit tanë nga qytetarët e thjeshtë dhe, njësoj si ju, jemi ballë për ballë me të keqen, Ballë për ballë me paudhësinë, ballë për ballë me dhunën policore, sepse jemi të sigurtë që jemi shumica, jo thjesht e vetëm shumica politike dhe shumica numerike, por jemi shumica morale e vendosur për ta çuar betejën deri në fund për fitoren e çdo shqiptari.

 

Vetëm duke çliruar ekonominë nga korrupsioni, vetëm duke çliruar zgjedhjet nga krimi, vetëm duke çliruar qeverinë nga bashkëpunimi me rrjetet kriminale dhe oligarkët, do të mund ta hapim derën e Europës.

 

Ka një forcë politike që e di si hapet kjo derë.Unë e di si hapet kjo derë.Edhe ju e dini sepse bashkë e kemi hapur këtë derë disa herë. E hapëm kur futëm Shqipërinë në NATO,, vetëm 10 vjet më përpara. Kishte shumë pengesa, shumë probleme, shumë sfida. Në bashkëpunimin e ngushtë që pata me partnerin tonë strategjik, SHBA-të, vendet kryesore të BE-së që janë, po kështu, anëtarë të NATO-s, kishim dhjetra probleme që duhet t’i tejkalonim, por njëri prej tyre nuk ekzistonte.Në luftën kundër krimit të organizuar, Shqipëria ishte model dhe ishte falë kësaj lufte kundër krimit të organizuar që solli sigurinë në vend, solli investime të huaja në vend, disa prej të cilëve akoma japin për ekonominë shqiptare, siç është TAP-i, siç është investimi në kaskadën e Devollit. Të dy sëbashku punësuan dhjetra mijëra njerëz. Është falë këtyre, falë luftës kundër krimit që, pastaj, bashkë, hodhëm një hap tjetër, që shumëkush e konsideronte të pamundur; heqjen e vizave, levizjen e lirë, kthimin e dinjitetit të shqiptarëve.

Kush e imagjinonte deri në vitin 2010 që mund të ndodhë kjo?Që kështu siç jemi të ulur këtu, në këtë ambient të gjelbërt, për qejf apo larg qoftë për hall, kushdo që ka nevojë mund të niset drejt Rinasit të marrë avionin dhe të shkojë në Europë?!E mbani mend si ishin rradhët e ambasadave. Por ne ia dolëm, sepse Partia Demokratike gjithmonë ka ditur, ka dashur dhe ka mundur ta hapë derën e Europës dhe të prodhojë për shqiptarët përfitimet e lëvizjës së lirë dhe të sigurisë.

 

E them këtë, sepse, po kështu, do të hedhim edhe hapin tjetër, për të çliruar ekonominë, për të çliruar qeverisjen nga krimi, ekonominë nga oligarkët dhe monopolet. Jo vetëm do të kthejmë mundësitë për punësim, jo vetëm do t’i kthejmë bujqësisë, sektorit që punëson më shumë se çdo sektor tjetër në vend, sepse gjysma e popullsisë jetojnë në zonat rurale, do t’i kthejmë jo thjesht shpresën, jo thjesht mbijetesën, që të mbajë kokën mbi ujë, por do t’i japim mundësinë, përmes politikës tonë të subvencioneve direkte, të shlyejmë çdo familje mbi bazën e prodhimit, mbi bazën e sipërfaqes së tokës që punon apo numrit të krerëve që mbarështon, pa nipt, pa burokraci. Vetëm me numrin e kartës së identitetit fermeri, në bazë të prodhimit, do të marrë subvencione njësoj siç i jep Maqedonia, njësoj siç i jep Kosova, 100 milionë euro çdo vit.

 

Do t’ju fusim në treg, sepse ju kanë nxjerrë jashtë tregu. Nuk janë tregje ato, ato janë garnizone për t’ju mbajtur jashtë tregut, për t’ju kontrolluar gjithçka, që të shkojë arka e domateve më shtrenjtë se çmimi i domateve vetë. Do ta çlirojmë tregun. Do t’i vëmë traun në doganë çdo prodhimi të subvencionuar, që të mos konkurojnë në mënyrë të pandershme prodhimin e fermerit shqiptar. Çdokush kujdeset për njerëzit e vet.Amerika thotë “Amerika e para”.Dhe e bën.Të njëjtën gjë bëjnë edhe vendet e tjera.Secili ka për detyrë të kujdeset për njerëzit e vet.

 

Prandaj, unë u them sot: Shqipëria e para, fermeri shqiptar i pari. Me subvencione dhe me konkurencë të ndershme në treg, fermerët shqiptarë do të njohin prosperitetin, mirëqenien, vlerën e djersës së ballit, që ju rrjedh çurg, do të kthehet në para, do t’ju kthehet në mirëqenie, do t’ju kthehet në punësim për veten e tyre, për familjarët e tyre, në vend që t’ju kthehet në mallkim e në zhytje në borxh.

 

Programi i Partisë Demokratike është i detajuar.Bazohet në parimet evropiane, mekanizmat evropianë të mbështetjes së fermerit dhe ka mbështetjen e ekspertëve më të zotë shqiptarë e të huaj.

 

Miqtë e mi, nuk dua të zgjatem shumë, sepse unë e di se ju më keni ftuar për një ndodhi të veçantë, të bukur.

 

Zakonisht, anëtarësimi në Partinë Demokratike ndodh në mënyrë të përditshme dhe është kthyer nganjëherë në një proces të vetëkuptueshëm, s’do të thoja rutinë, por me iniciativën e kryetarit të ri të degës tuaj, të cilin dua ta përshëndes e t’i uroj punë të mbarë dhe mbështetjen e veteranëve të betejave politike, të cilët ndodhen sot të pranishëm këtu, veteran e kam në kuptimin se kanë bërë disa beteja, pasi janë akoma të rinj dhe kanë akoma shumë për të dhënë, ia keni dalë të bëni realitet një porosi të veçantë që ka çdo degë e Partisë Demokratike nga unë si kryetar: të hapim partinë e, në veçanti, ta hapim drejt brezit të ri. Misioni më i rëndësishëm i gjeneratës tonë të lidershipit politik është të shtrojmë rrugën që rinia shqiptare të marrë në dorë fatet e Shqipërisë për ta bërë atë si e gjithë Evropa.

 

Para se ta mbyll, dua t’ju falenderoj edhe njëherë nga zemra për gjthçka që keni bërë.Shikoni në 10 javë se si ka ndryshuar peisazhi dhe realiteti politik në Shqipëri.

 

10 javë më parë, para datës 16 shkurt, Shqipëria kishte gjithë këto të zeza që i ka akoma, por kishte edhe dy të zeza më të mëdha, s’kishte shpresë, s’kishte besim dhe s’ia qante hallin askush.

 

Ndryshimi që solli kryengritja popullore demokratike e 16 shkurtit kjo është. Nuk është thjesht djegia e mandateve, nuk është thjesht vendimi për të mos u bërë pjesë e një krimi elektoral më 30 qershor, por është zgjimi për të kërkuar jo thjesht një hap më shumë, “ka progres por duhet më shumë progress”, por për ta prerë me thikë epokën ku qeveris Rama dhe banda e tij e korruptuar dhe për një epokë të re që do të hapim së bashku, ku qeverisja do t’u takojë qytetarëve.

 

Shqiptarët nuk do të pranojnë asgjë më pak se standardi evropian dhe standardi euroatlantik në zgjedhje, në demokraci, në drejtësi, në shtetin e së drejtës, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim e kudo.

 

Për ta çuar këtë betejë deri në fund, kemi akoma rrugë për të bërë. Këtë rrugë do ta bëjmë ditë për ditë, të gjithë së bashku, kudo ku ndodhemi, në ambjentet tona të punës, në komunitet, në protestat e përjavshme dhe në protestat kombëtare. Jam i bindur se të shtunën e 11 majit, dega 12-të do të dijë ta tundë edhe njëherë flamurin kombëtar dhe kauzën e demokracisë e të lirisë, siç ka bërë më 13 prill, më 16 mars, më 16 shkurt dhe siç do të bëjmë ditë për ditë e javë për javë deri në largimin e kësaj bande, deri në çlirimin e Shqipërisë, nga krimi, nga Edi Rama dhe nga hajdutët e tij grabitqarë.

 

Ndaj, pa u zgjatur më tej zoti Kryetar, zoti Sekretar i përgjithshëm, zoti Sekretar i Burimeve Njerëzore, doktor Fortuzi, i deleguari për degën, duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen që ndodhem sot këtu, se s’ka si të mos isha sot këtu, në një ngjarje të tillë, le të procedojmë me anëtarësimet e reja për degën 12.

 

Faleminderit!Fitore!

Read More
29 Pri
0

PD do të jetë partia e parë në Ballkan, që angazhon anëtarësinë në zgjedhjen e deputetëve të ardhshëm për Kuvendin e Shqipërisë.

  • Me mbështetjen e të gjithë partive kryesore të botës perëndimore, PD do të jetë partia e parë në Ballkan, që angazhon anëtarësinë në zgjedhjen e deputetëve të ardhshëm për Kuvendin e Shqipërisë.
  • Pavarësisht prej sistemit që do të ketë Shqipëria, PD do t’i zgjedhë kandidatët e ardhshëm për deputetë, duke e përfshirë të gjithë anëtarësinë me sistemin “1 anëtar, 1 votë”.
  • Ky model perëndimor që e çon pushtetin tek anëtarësia dhe i shërben transparencës e llogaridhënies, është garanci që do të jetë edhe modeli ynë qeverisës nesër, në shërbim të njerëzve dhe jo të krimit e oligarkisë.
  • Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe koalicionit, me të cilin po veprojmë në mirëkuptim të plotë. Zotimi ynë është regjistrimi në zgjedhje vetëm kur të ketë zgjedhje të vërteta, jo farsë kriminale.
  • Kushti i padiskutueshëm për pjesëmarrjen tonë mbetet largimi i Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet për zgjedhje. Së shpejti, do të paraqesim një dokument të detajuar me detyrat e qeverisë tranzitore.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT BASHA ME MEDIAT PAS TAKIMIT ME PËRFAQËSUES TË INSITUTIT REPUBLIKAN AMERIKAN PËR EUROPËN

Pyetje: Zoti Basha, nesër aleatët tuaj do të jenë në një tryezë me Presidentin Meta, do të jeni ju ?

Lulzim Basha: Kërkesën e kanë bërë aleatët dhe takimin do ta zhvillojnë aleatët me Presidentin Meta, por unë jam sot këtu për t’ju thënë dhe për të ndarë me qytetarët shqiptarë, përmes medias, se po avancojmë në rrugën tonë për demokratizimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike.

Takimi që sapo kam përfunduar është me drejtorin e Institutit Republikan Amerikan për Europën dhe ekspertët nga Uashingtoni, të cilët vijnë vetëm pak javë pas vizitës së Partisë Konservatore dhe ekspertëve të Partisë Konservatore. Qëllimi është i njëjti: Partia Demokratike, pavarësisht prej sistemit që do të ketë Shqipëria, do t’i zgjedhë deputetët e ardhshëm, kandidatët për deputetë të ardhshëm, duke e përfshirë të gjithë anëtarësinë me sistemin “1 anëtar, 1 votë”. Ky është një hap i jashtëzakonshëm, që nuk ka ndodhur përpara në Shqipëri, nuk ka ndodhur as në Ballkan. Është një model perëndimor, që e çon pushtetin dhe vendimmarrjen drejtpërdrejt tek anëtarësia e Partisë Demokratike. Kjo i shërben në radhë të parë transparencës, i shërben llogaridhënies brenda partisë.

Normat kryesore të Europës janë pikërisht transparenca dhe llogaridhënia. Ne e fillojmë brenda partisë tonë, brenda Partisë Demokratike, këtë model si një garanci që nesër ky do të jetë edhe modeli ynë qeverisës, me transparencë, me llogaridhënie dhe, duke dëgjuar zërin e anëtarëve të Partisë Demokratike, do të vendosim kandidatët tanë për deputetë, të cilët, po kështu, do t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi, jo vetëm për integritetin moral, por, po kështu, edhe për shkallën e përgatitjes për t’iu përgjigjur nevojave, detyrave, përgjegjësive të përfaqësuesit të popullit. Në këtë mënyrë do të bëjmë një transformim të thellë të skenës politike shqiptare. Partia Demokratike e Shqipërisë është e para parti që e bën këtë. Unë jam i vendosur që ta çoj këtë proces të demokratizimit dhe modernizimit të Partisë Demokratike deri në fund.

Ata që do të përfitojnë nuk do të jenë thjesht dhe vetëm anëtarët e Partisë Demokratike që, padyshim, do të kenë pushtetin në duart e tyre për të vendosur me “një anëtar – një votë”, por do të jenë qytetarët shqiptarë, që do të përfitojnë një standard, deri më sot, të paprekur në Shqipëri, në këto 30 vite tranzicion, të transparencës, vlerësimit në sytë e publikut të kapaciteteve politike, intelektuale të Partisë Demokratike, por, po kështu, të hapjes së Partisë Demokratike, për të bërë të mundur që, në këtë proces, të përfshihet jo thjesht anëtarësia e Partisë Demokratike, por të gjithë qytetarët dhe, në veçanti, sa i përket prurjeve, sa i përket kandidatëve, për ta hapur këtë proces ndaj të gjithë atyre që besojnë dhe ndajnë vlerat tona, programin tonë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë e thellë politike ku ndodhet.

Pra, unë jam shumë i lumtur që fiks një vit pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, mbledhur me 29 prill të vitit 2018, kur e vendosëm këtë rregull në statutin tonë, kemi hedhur një tjetër hap të rëndësishëm me mbështetjen e miqve tanë amerikanë, të Partisë Republikane Amerikane, të Institutit Republikan Ndërkombëtar, me mbështetjen e Partisë Konservatore Britanike, natyrisht, edhe me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe Partisë Kristiandemokrate Gjermane, pra, me mbështetjen e gjithë partive kryesore të botës perëndimore, për ta bërë Partinë Demokratike partinë e parë të stilit plotësisht perëndimor, që angazhon anëtarësinë në zgjedhjen e deputetëve të ardhshëm për Kuvendin e Shqipërisë.

Ne jemi sot në një betejë për jetë a vdekje për demokraci, por kjo nuk e pengon Partinë Demokratike, siç e shikoni, të përgatitet për përgjegjësitë që ka para qytetarëve shqiptarë, jo thjesht për të sotmen, por edhe për të nesërmen, sepse duke zgjedhur deputetët, me përfshirjen e plotë të anëtarësisë së Partisë Demokratike, duke garantuar transparencën në vendimmarrje brenda Partisë Demokratike, japim një garanci të fortë, që edhe qeverisja jonë nesër, do të jetë një qeverisje që do t’u takojë qytetarëve, njerëzve të thjeshtë të këtij vendi; Do t’i shërbejë me përkushtim njerëzve të thjeshtë të këtij vendi dhe jo interesave të krimit, oligarkisë apo grupeve të veçanta që kanë marrë peng sot qeverisjen e Shqipërisë dhe që janë ortakë bashkë me këtë qeveri, në fatkeqësitë e mëdha që i ka shkaktuar shkatërrimi i demokracisë, vendit tonë.

Pyetje: Zoti Basha, aletatët tuaj kanë paraqitur një platformë me disa pika. E mbështesni ju këtë platformë dhe a keni dijeni për këtë platformë? Dhe e dyta: Ata kanë propozuar një tryezë që të uleni ju me zotin Rama, si kryetar i Partisë Socialiste. Jeni i gatshëm ju, të uleni në tryezë?

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe të gjithë koalicionit tonë. Partia Demokratike ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqesë atë në ditët në vijim, në mënyrë publike. E kemi diskutuar edhe me aleatët tanë dhe një pjesë e mirë që aleatët tanë kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit tonë. Pra, ka një përputhje totale, ndaj të jeni të sigurtë që koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, me mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara. Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme, sepse kryesorja është kjo: zotimi i gjithë koalicionit opozitar, që është sot maxhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë më të vërtetë zgjedhje dhe jo një tjetër farsë kriminale. Kushti i padiskutueshëm për këtë, padyshim, mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet, për të cilat do të keni më shumë informacion në ditët në vijim.

Faleminderit!

Read More
28 Pri
0

Basha për median sllovene: “Shqipërinë mund ta shpëtojë vetëm një Demokraci Europiane

 

 

Lideri i opozitës shqiptare: “Politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar, duhet të dënohen, jo të shpërblehen”

 

Ljubljanë – Rrugët e Shqipërisë janë të mbushura me protestues që kanë vetëm një kërkesë: zgjedhje të parakohshme dhe hetim të krimit të organizuar. Lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha tha gjatë vizitës së tij në Slloveni, se Shqipërinë mund ta shpëtojë vetëm “demokracia si e vendeve europiane”.

 

Nga Aljaž Vrabec

 

Në Ljubljanë ishte me ftesë të Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanike (IFIMES) dhe gjatë vizitës së tij ka kryer shumë takime politike dhe me investitorë. “Kemi biseduar për Shqipërinë, për situatën e Ballkanit Perëndimor dhe për investimet sllovene në Shqipëri”- thotë Bashadhe shton: “Slloveninë e shohim si shembull si mund të shfrytëzohen potencialet tona, por edhe si mund të kapërcejmë problemet me të cilat është përballur më herët Sllovenia, duke ndjekur praktikat e mira”

 

Çfarë mesazhi po përcjellin njerëzit në rrugët e Shqipërisë?

 

Mesazhi është shumë i thjeshtë – E duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Duam të kemi zgjedhje të lira, shtet të së drejtës dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Tridhjetë vite pas rrëzimit të komunizmit, njerëzit shohin faktin se në Shqipëri nuk ka një shtet të së drejtës por një shtet të kapur. Këtë radhë jo nga tirani ideologjike, por nga sundimi autokratik, që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.

 

Ku është sot Shqipëria?

 

Në udhëkryq. Është e vërtetë se shumë kemi arritur tridhjetë vitet e fundit, por tani duhet të çlirohemi nga autokracia. Duhet të ndjekim rrugën drejt Bashkimit Europian, e cila është aspiratë e 95 % të shqiptarëve. Atje mund të arrijmë vetëm përmes rrugës europiane, jo me gënjeshtra, intriga dhe mospranim të rregullave të demokracisë. Duhet, së pari, të dënojmë politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar. Kjo duhet te marre fund njehere e pergjithmone. Për këtë duhet t’i çlirojmë duart drejtësisë që të bëjë punën e saj dhe së dyti përcaktime të qarta ligjore për të nxjerrë pergjithmonë nga politika personat e lidhur me krimin. Në Shqipëri kemi një rreth të ngushtë njerëzish, që kanë përqendruar në duart e tyre të gjithë vendimmarrjen politike dhe ekonomike dhe s’mendojnë aspak për shumicën e popullit në Shqipëri.

 

 

Po thoni fjalë goxha të mëdha, të cilat zakonisht politikanët opozitarë i harrojnë, sapo vijnë në pushtet…

 

Pikërisht, për këtë arsye, Shqipëria duhet të ndryshojë që nga themeli, që nga organizimi i saj juridik. Drejtësia nuk mund të mbetet më në dëshirat e qeverive, ligjin nuk duhet të jetë monopol i të fortëve dhe të pasurve, por shqiptarët duhet të kenë akses të barabartë në sistemin e drejtësisë. Prej më shumë se një viti vendi s’ka Gjykatë Kushtetuese. Në Shqipëri mbizotërojnë klane të krimit të organizuar, që i kanë shtrirë lidhjet e tyre që nga Amerika Latine, Amerika e Veriut, Azia e deri në zemër të Europës. Dhe në vend që të ndiqen, të arrestohen, të vihen para drejtësisë kriminelët, këta po fitojnë gjithmonë e më shumë ndikim politik, për shkak të lidhjeve me politikën duke i zgjeruar edhe më tej “bizneset” e tyre.

 

Në përgjithësi, kur dikush bën shumë premtime dhe premton shumë ndryshime, ndodh që problemet riciklohen

 

Prandaj synojmë, që në këtë ndryshim t’i përfshijmë të gjithë ata që kërkojnë të ndjekim ëndrrën europiane dhe që fuqia e vendimmarrjes t’i kalojë qytetarëve. Kjo do të bëhet duke inkurajuar gjithnjë e më shumë konkurencën, si dhe njerëzit me ide.

 

Krimi i organizuar nuk është i lehtë për t’u larguar, ai gjithnjë do të kërkojë lidhje të reja…

 

Përcaktues është vullneti politik. Për këtë shkak, më shumë se në luftën politike duhet dhe jemi të përqendruar tek percaktimi I rregullave, ligjeve, dhe ajo që është më e rëndësishmë ndëshkueshmërisë.

Gjatë gjithë kohës, formacioni ynë politik ka qenë i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Në vitin 2015 i imponuam qeverisë miratimin e një ligji që ndalon zgjedhjen në funksione publike të personave të përfshirë në krime apo që lidhjet e të cilëve me krimin e organizuar, janë të provuara. Politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar, duhet të dënohen, jo të shpërblehen.

 

Po pse kriminelët kanë zbuluar parajsën e tyre në Shqipëri?

 

Krimi shkon gjithmonë atje ku institucionet publike janë të dobëta dhe ku politika është e gatshme të sakrifikojë të mirat publike për interesat personale. Aty ku drejtuesit nuk mendojnë për investime në arsim e shëndetësi, por mundohen të kenë kontroll total mbi shtetin, policinë dhe gjyqësorin. Prandaj, duhet të investohemi shumë në forcimin e institucioneve shteterore dhe inkurajimin e konkurencës politike.

 

Sa do të jenë të rëndësishme për Shqipërinë zgjedhjet për Parlamentin Europian në muajin maj?

 

Është e rëndësishme që BE t’i mbetet besnik Samitit të Selanikut mbi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Por, gjithsesi, e rëndësishme është që të përqendrohemi tek vetja jonë, tek plotësimi i kritereve për anëtarësim, në mënyrë që të rinjtë tanë, me ide në ekonomi, kulturë e arsim, t’i realizojnë në vendin tonë e jo të detyrohen të emigrojnë në shumicë, siç ndodh aktualisht.

 

Para zgjedhjeve europiane, po shtohet frika se po forcohen të djathtat sovraniste në Parlamentin Evropian.

 

Partia Demokratike e Shqipërisë është themeluar nën aspiratën që Shqipëria të bëhet vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Europian. Tashmë jemi anëtarë të NATO-s. Po ashtu kemi marrë statusin kandidat për t’u futur në BE. Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë prej 9 vitesh pa viza brenda hapësirës Shengen. Por, fatkeqësisht, me marrjen e pushtetit nga pala tjetër në 2013-ën, në Shqipëri procesi i integrimit ka ngecur dhe nuk po ndërmerren reformat e duhura.

 

Por trendi i të djathtës europiane mbetet përforcimi i nacionalizmit dhe jo integrimi i mëtejshëm…

 

Ndjek me preokupim zhvillime të tilla. Detyra jonë është të ndërtojmë klimën e besimit dhe të plotësojmë kushtet e kërkuara për anëtarësim në BE, anëtaresim që vendit tim do t’i sjellë shumë përfitime, si në lëvizjen e lirë të njerëzve, ashtu edhe të kapitalit, punës, ideve dhe heqjes së shumë pengesave e kufijve.

Une jam i bindur se në momentin që do të arrijmë që të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë, do të arrijmë të kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE për të ecur me shpejtësi në rrugën jo të lehtë të antarsimit

 

Ju po bashkëpunoni ngushtë me Donald Tramp, megjithëse ai e ka vlerësuar Bashkimin Europian si kërcënim për SHBA?

 

Gjithnjë kujdesemi për kontakte sa më të mira me SHBA-të, pasi me mbështetjen e Amerikës jemi bërë anëtar të NATO-s. Të mos harrojmë edhe ndihmën që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë në pavarësimin e Kosovës. Por bashkëpunimi me SHBA-të nuk përjashton në asnjë mënyrë dëshirën tonë që të jemi anëtarë me të drejta të barabarta në Bashkimin Evropian.

 

Si e komentoni valën e migrimeve masive?

 

Dëshira për një jetë më të mirë ka sjellë gjithmonë lëvizjen e njerëzve. Duhet të kuptojmë se valët migratore, në fakt, nuk mund të parandalohen nga asnjë pengesë teknike, prandaj Europa duhet të kujdeset që nga emigracioni të nxjerrin përfitime të dy palët, si ardhësit, edhe pritësit. Gjithsesi, duhet bërë kujdes që me këto valë migratore të mos kalojnë njerëz me ideologji të caktuara apo terroristë. Migrimet e pakontrolluara duhet të parandalohen, por pa u mbërthyer nga ksenofobia dhe racizmi.

 

Disa politikanë, kolegë tuaj, po kapen pas pengesave teknike dhe një diskursi ksenofob për të përfituar pikë politike.

 

Dritëshkurtësia në lidhje me problemet e migracionit të pakontrolluar ka sjellë edhe zgjidhje dritëshkurtër. Politikanët nuk po i identifikojnë arsyet e vërteta të migracionit, prandaj edhe strehohen tek një diskurs ksenofob, që nuk i shërben askujt.

 

Keni ndonjë mendim për idenë e bashkimit apo “Shqipërinë e madhe”?

 

Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Po ashtu, të njëjtën aspiratë kanë edhe Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Kësisoj, jam I bindur se të gjithë shqiptarët në këto pesë vende do të bëhen bashkë si anëtarë të BE-së.sss

Read More
26 Pri
0

Basha: Paga minimale për mjekët do të jetë 1200 euro, kurse për infermierët 700 euro në muaj

 

  • Sistemi shëndetësor shqiptar renditet i fundit në Ballkan për të gjithë treguesit shëndetësorë. Problemet s’lindën sot, por sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë dhe shërbimi është më i keq se kurrë.

 

  • Organizata botërore për vlerësimin e sistemit shëndetësor vlerëson se në Shqipëri sistemi është primitiv. “Health Care Poëer House” e rendit Shqipërinë në 3 vitet e fundit me sistemin më të keq shëndetësor në Europë.

 

  • Prej vitit 2013, treguesit kanë ardhur në përkeqësim në raport me vendet e rajonit. Arsyet kryesore të krizës së madhe në shëndetësi janë nënfinancimi, më i ulëti në Ballkan, shpenzime gjigande për PPP korruptive.

 

  • Qeveria nuk identifikon problemin që ta zgjidhë përmes bashkëpunimit me sektorin privat. Këtu vendoset se çfarë do të vidhet, si do të vidhet, kush dhe për llogari të kujt do ta vjedhë dhe më pas hartohet PPP-ja.

 

  • Jemi në kushtet e një mashtrimi të madh për shëndetësinë falas. Buxheti për shëndetësinë është rreth 125 euro për njeri, 10 herë nën mesataren europiane. 60% të shpenzimeve shqiptarët i paguajnë direkt nga xhepi.

 

  • Sistemi është në kolaps. Krijimi i monopoleve gjigande kombëtare private të financuara nga buxheti, jo vetëm ka shkatërruar totalisht tregun dhe konkurrencën, por ka rritur në mënyrë artificiale koston.

 

  • PPP-të, monopolet, korrupsioni kanë shkaktuar gjendje katastrofike në spitale dhe tek Sigurimet Shëndetësore. Vetëm në tremujorin e fundit të 2018-ës, krijoi 25 mln euro borxhe, ndërsa 4 PPP paguhen 33 mln euro në vit.

 

  • Rrogat më të larta të sistemit tonë shëndetësor nuk kapin gjysmën e rrogave të rajonit. 15 vjet mbrapa ka mbetur indeksimi i rrogave në raport me Rajonin. Numri i mjekëve nga 1.3, ka zbritur në 1 për 1 mijë.

 

  • Kjo qeveri u ofron pacientëve shërbimi shëndetësor të varfër, me pak mjekë, pak shtretër, pak ilaçe, të pasigurtë dhe të përqendruar në QSUT dhe dy-tre qendra të tjera pak më të vogla.

 

  • Programi ynë për shëndetësinë përqendrohet tek ritja e financimit të shërbimit shëndetësor, modernizim dhe decentralizim të tij. Pacienti të jetë i lirë të zgjedhë klinikën, duke iu njohur pagesa e sigurimeve.

 

  • Investimi në burimet njerëzore do të jetë prioriteti absolut. Pa një ndryshim themelor të politikës së pagave, nuk do të ndalim dot zbrazjen e sistemit shëndetësor nga mjekët, infermierët dhe studentët.

 

  • Vendimi i PD është që, brenda mandatit të parë, paga minimale për mjekët të arrijë në 1200 euro në muaj. Paga minimale për infermierët të arrijë 700 euro në muaj. Ku ka vullnet politik, asgjë nuk është e pamundur.

 

  • Me vendimin e Edi Ramës, shqiptarëve u ofrohen medikamente me origjinë jo të sigurtë. e papranueshme për vendet e BE. Nga ky vendim mafia e ilaçeve përfiton qindra milionë euro, që i ndan me qeveritarët.

 

  • PD do të luftojë mafian e ilaçeve, të instaluar nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet. Ne do të rikthejmë barrierat mbrojtëse të standardeve europiane për sigurinë e ilaçeve.

 

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN RAJONALE “SISTEMI SHËNDETËSOR NË BALLKANIN PERËNDIMOR, VIZIONE DHE SFIDA”

 

Dua ta nis me një falënderim për fondacionin “Konrad Adenauer” në Tiranë, Klaudia Zervëndhe bashkëpunëtorët e këtij fondacioni, të cilët në 48 orët e fundit kanë bërë të mundur një zbarkim të vërtetë gjerman në Tiranë, qëështë edhe arsyeja e nisjes me vonesë të konferencës. Pak para nisjes së kësaj konference për diçka jetike, siçështë shëndetësia, sapo përfundova një takim dyorësh me raporterin për Shqipërinë të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, z.Christian Schmidt, ku diskutuam për njëçështje tjetër jetike qëështë demokracia, kriza politike dhe kushtetuese, ku ndodhet vendi dhe zgjedhjet e lira, pa të cilët nuk mund të ketë as bashkëjetesëdemokratike dhe, natyrisht, nuk mund të ketë as Bashkim Europian dhe integrim të vendit në Bashkimin Europian.

 

Këtu jemi mbledhur për diçka tjetër, po kaq jetike,qëështë shërbimi shëndetësor. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit për praninë e tyre, duke nisur me ekspertët gjermanë, me Martin Henze, me ekspertë të huaj, që ndodhen këtu në Tiranë1 Pra, miq, mirëse keni ardhur!

 

Natyrisht, mirëseardhje kanë edhe ekspertët dhe personat që do të shpjegojnë modelin e shëndetit publik në vendet e rajonit. Dua t’i uroj mirëseardhjen, edhe pse ndodhen në shtëpinë e tyre,zotit Rugova dhe përfaqësuesve të tjerë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Dhe, padyshim, të shpreh mirënjohjen e veçantë që elita e Universitetit Mjekësor, elita e mjekëve, pedagogëve ndodhet sot e pranishme në këtë sallë së bashku me përfaqësues të degëve tëndryshme tëMjekësisë, të Shëndetësisë, menaxherë të spikatur të Shëndeitt Publik, studentë të pranishëm dhe, natyrisht, media.

 

Zonja dhe zotërinj,

 

Pak më vonë do të kemi mundësinë, ndërkohë që unë do të ndodhem, sikurse e tha zoti Shehu, në një tjetër takim, me një tjetër delegacion gjerman, sepse zbarkimi gjerman do të vijojë deri pasdite vonë, ka nisur që mbrëmë, do të kemi mundësinë për një shpalosje të plotëtë vizionit dhe programit të PD për reformën në shëndetësi, për nxjerrjen e shëndetësisë nga kolapsi total ku ndodhet.

 

Ndaj, me gjithë interesin e jashtëzakonshëm që kam, me gjithë ballafaqimin, diskutimin dhe pjesëmarrjen me interes të plotë në diskutime të brendshme dhe në disa diskutime publike që kam bërë për këtëçështje, nuk do të pretendoj të futem nëdetaje teknike, por do të merrem me ato aspekte të qarta të keqmenaxhimit politik që e kanë sjellë sistemin shëndetësor sot në gjendje kome apo vdekje klinike.

 

Ky është një nga problemet më të mëdha që kemidhe kërkon një zgjidhje emergjente. Qëllimi i shërbimit shëndetësor është mirëmbajtja  dhe përmirësimi i shëndetit tëçdo qytetari për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

 

Dua të jem shumë i sinqertë, problemet nëshëndetësi nuk lindën sot, por, po kaq e vertetë, sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë dhe shëndetësia ofron shërbime më të këqija se ndonjëherë. Sot është fakt se sistemi shëndetësor shqiptar renditet i fundit në Ballkan për të gjithë treguesit shëndetësor.

 

Po përmend këtu indeksin e konsumatorit të shërbimit dhe të kujdesit ndaj pacientit apo siç e përcakton edhe “Health Care Power House”, qëështë organizata botërore për vlerësimin e sistemit shëndetësor: sistemi shëndetësor në Shqipëri është primitiv. Kyështë termi qëpërdor ky vlerësues botëror i sistemeve shëndetësore, është primitiv. “Health Care Poëer House” e rendit Shqipërinë në tre vitet e fundit me sistemin më të keq shëndetësor në Europë. Sipas raportit Shqipëria ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor dhe qytetarët detyrohen të paguajnë kosto të lartë për të marrëshërbimin dhe në veçanti për tu kuruar në spitale.

 

Treguesit kanë ardhur në përkeqësim prej vitit 2013 në raport me të gjitha vendet e rajonit, në raport me Europën as nuk krahasohemi fare.

 

Të përmbledhura arsyet kryesore të krizës së madhe në shëndetësi janë; nënfinancimi, më i ulëti në Ballkan, shpenzime gjigande për PPP korruptive, pra, e kundërta e asaj që shpjegoi z.Henze për praktikat më të mira tëPPP-ve. Këtu nuk identifikohet një problem i cili pastaj të zgjidhet përmes bashkëpunimit të sektorit publik dhe sektorit privat. Këtu,në radhë të parë,vendoset se çfarë do të vidhet, si do tëvidhet, kush do ta vjedhë, për hesap të kujt dhe rreth saj hartohet PPP-ja.

 

Shembujt i keni të freskët, një firmë ndërtimi me një murator të punësuar është fituesi i PPP-së së sterilizimit. Çfarëështë PPP-ja e sterilizimit? Janë paratë e taksapaguesve shqiptarë,të cilat në vend që të shkojnë për buxhetin e shëndetësisë i jepen kësaj firmës nga Bolonja me një murator, merita e vetme e tëcilësështë se ka dalë në fotografi në fushatë elektorale me Kryeministrin dhe ish-ministrin e Shëndetësisë për të bërë një punë të cilën tashmë taksapaguesi shqiptar ka paguar dy herë. Ka paguar në formën e një kredie për Bankën e Këshillit të Europës për ta blerë pajisjen sterilizuese për mbi 90% të pajisjeve kirurgjikale apo mjekësore që sterilizohen dhe ka paguar për të trajnuar personelin që të bëjë këtë punë. Mbetej pra vetëm që personeli ta bënte punën dhe, natyrisht, të paguhej nga buxheti i shëndetësisë të paguheshin rrogat dhe të mbikëqyrej puna. Jo, kanë paguar një herë taksapaguesit shqiptarë, po pastaj në një skemë, siç ka hyrë në zhargonin popullor,vjedhje me lezet, në fakt nuk ka lezet fare, merret firma me një murator edhe i jepet infrastruktura e blerë tashmë me lekët e taksapaguesve, i jepet personeli i trajnuar me lekët e taksapaguesve dhe i jepen shuma marramendëse, në vend që t’i jepejnjë kontratë shërbimi privatizuese, vetëm shpërblimi për personelin që do të bënte menaxhimin e qendrës së sterilizimit.

 

Të mos flasim për check-up-in, sepse, me të vërtetë,është tragjike, ndonëse duket komike, kemi një shërbim, i cili me një frekuencë të rritur dhe pa asnjë justifikim na i nxjerr burrat me barrë dhe gratë me probleme prostati.

 

Keqmenaxhimi i burimeve njerëzore është problemi i tretë më i madh dhe radhitja, padyshim, nuk ka për qëllim që të thotë se cili është problemi më i madh, sepse ky i katërti është një tjetër problem gjigand, është rënia e farmaceutikës në kthetrat e oligarkëve dhe monopolistëve të lidhur drejtpërdrejtë me qeverinë dhe skema më korruptive në skemën e farmaceutilkës dhe kujdesit shëndetësor që ka njohur Shqipëria dhe Ballkani këto 29 vite. Padyshim Shqipëria dhe Ballkani, sektori i farmaceutikës në këto 29 vite ka njohur shumë korrupsion.

 

Jemi pra në kushtet e një mashtrimi të madh për shëndetësinë falas.

 

  • Buxheti për shëndetësinëështë rreth 125 euro për kokë, 10 herë nën mesataren europiane.
  • 60% e shpenzimeve shqiptarët i paguajnë direkt nga xhepi dhe gjithë sistemi është në kolaps, jo vetëm për mënyrën sesi funksionon dhe nuk ofron shërbime, por, sepse ka asgjësuar prespektivën e zhvillimit, të paktën për momentin.

 

Nuk dua të zgjatem tek pjesa e PPP-ve, jam i bindur se gjatë analizës së programit ato do të merren me një analizë të plotë edhe nga doktor Koduzi. Por dua të them se krijimi i monopoleve gjigande kombëtare private  të financuara nga buxheti, jo vetëm ka shkatërruar totalisht tregun dhe konkurrencën, por ka rritur në mënyrë artificiale koston, duke futur në kolaps edhe institucionin e Sigurimeve Shëndetësore e cila vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2018 krijoi 25 mln euro borxhe.

 

Vlera e pagesave që ky institucion po bën aktualisht për këto PPP ka shkuar 33 mln euro në vit. 33 mln euro në vit për 4 PPP, ndërkohëqëgjendja në spitale është katastrofike. Ka mungesa gjigande të medikamenteve, p.sh buxheti për kimiopreparate është 5.4 mln euro në vit,kur vetëm për kimioterapinëkonvencionale për një popullsi sa e jona duhen minimalisht 12 mln euro. Nuk është buxhetuar as gjysma e asaj që duhet vetëm për kimioterapinë konvencionale, jo më për atë të avancuar.

 

Mungesat nuk kanë fund, marrin përmasa afrikane të Afrikës Qëndrore, siçështë mungesa e paracetamolit likuid në Urgjencat e Pediatrisë. Këtu kam rreshtuar disa nga mungesat, mungesë absolute të protezave ortopedike, lista e pritjeve me qindra pacientë për vite të tëra, duke i detyruar të shkojnë tek privati, duke shpenzuar 3 mijë euro për një të tillë, kocko–femorale.

 

Laboratorët në spitale, duke nisur nga QSUT-ja, jane në gjendje katastrofale. Pacientët detyrohen të shpenzojnë ekstra për analiza tek privati, etj. Kjo ështëgjendja e të ashtëquajturës “shëndetësi falas”, por qe vetëm falas nuk është për shkak të korrupsionit gjigand, PPP-ve që i ka marrë paratë që duhen të shkonin në sektorin publik dhe i ka çuar tek muratori dhe tre shokëve të tij.

 

Problemi i dytë,keqmenaxhimi i burimeve njerëzore, fillon me numrin e ulët të të diplomuarve nëFakultetin e Mjekësisë dhe tëInfermierisë, nga  kushtet e tmerrshme të punës, që po paraqesin tani një rritje të frikshme të kushtit të parë të punës, qëështë siguria për jetën. Nuk kalon javë pa patur incidente, kërcënime, goditje deri në përdorim armësh kundër personelit mjekësor. Dhe pastaj kushtet e tjera të punës,  për të cilët jemi dëshmitarë të gjithë, sepse për mirë apo për keq, zakonisht, për hall gjendemi në spitale për të afërmit tanë apo edhe për vete dhe shohim se cilat janë kushtet me të cilat përballemi sot në spitale.

 

Rrogat më të larta të sistemit tonë shëndetësor nuk kapin gjysmën e rrogave të rajonit, të Ballkanit, duke bërë që të jenë rrogat më të ulëta në rajon. 15 vjet mbrapa ka mbetur indeksimi i rrogave në raport me Rajonin.Rajoni i ka rritur rrogat, ndërsa ne për vite me radhë, në këto 6 vite nuk kemi arritur dot tëindeksojmë as sa për inflacionin.

 

Numri i mjekëve në vend, herën e fundit që folëm për shëndetësinë kishte arritur 1.3, sot ka arritur në 1 për 1 mijë. Më korrektoni nëse e kam gabim, por ky ështënjë nivel që nuk është parë as në vitet ’70 ose të paktën është kapërcyer në vitet ’70, në kohën më të errët të Shqipërisë, në kohën e diktaturës komuniste. Numri i specialiteteve disa herë më i ulët se mesatarja europiane, pagat katastrofë.

 

Kjo e shoqëruar me një ambient të papërshtatshëm profesional, mungesa të mëdha dhe nën cirkun e përditshëm të përgjegjësit për këtë situatë që akuzon profesionistët; të njëjtën gjë që bën me universitetet, tënjëjtën gjë që bën me sipërmarrjen, tënjëjtën gjë bën edhe me mjekët. Pra, ata që janë përgjegjës për këtë situatë, sportin e preferuar kanë që, përkeqfunksionimin e sistemit, për shkak të korrupsionit dhe për shkak të mungesës totale të vizionit, të pjella të dyja këto nga një gënjeshtër e madhe si “shëndetësia falas” dhe gjithë dështimin mundohen t’ia faturojnë bluzave të bardha.

 

Ndërkohë që vetë jemi dëshmitarë që, pavarësisht prej problemeve që gjithmonë hasen në sistemin shëndetësor, edhe në më të përparuarin, mjekët dhe infermierët shqiptarë përpiqen me vetëdije, me pasion që t’u shërbejnë sa më mirë të sëmurëve, ndërkohë që po e bëjnë këtë  në kushte spitalesh lufte.

 

Sistemi spitalor në kolaps.

 

Problemi tjetër që vazhdon prej kohësh është ai i shtretërve 2.2 për 1 mijë banorë. Kjo dhe ulja e numrit të mjekëve e kanë larguar shërbimin nga qytetari, e kanë larguar shërbimin nga pacientët. Shumica e spitaleve perifike nuk funksionojnë, kanë mbetur vetëm ndërtesat dhe shtretërrit, jastëkët, çarçafët dhe ndonjë stetoskop. Për këtë arsye QSUT –ja është e mbingarkuar, sepse të gjitha flukset përqëndrohen këtu.

 

Politika shëndetësore të qeverisë, nëse mund ta quajmë kështu,është kufizuar në mënyrat burokratike të aksesit të pacientëve drejt spitaleve të Tiranëspa u siguruar asnjë lloj shërbimi në periferi apo duke i kaluar drejt spitaleve private me pagesa nga vetë i sëmuri, që nuk është vetëm diskriminuese, por është edhe korruptive.

 

Pra ajo që kjo qeveri u ofron njerëzve, pacientëve, familjarëve të tyre është shërimi shëndetësor i varfër, pak mjekë, pak shtretër, pa ilaçe, i pasigurtë dhe i koncentruar vetëm në QSUT dhe dy-tre qendra të tjera pak më të vogla.

 

Në kuptimin e vizionit, padyshim, që një qeveri që shkon drejt centralizimit hipersovjetik të universiteteve, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka rrënuar autonominë spitalore, atë pak autonomi, kur, në fakt objektivi duhet të ishte të shkonim drejt standardit europian, të shkonim drejt standardit të decentralizimit të sistemit spitalor dhe parësor.

 

Kjo ndodh vetëm për një arsye, politike, pra  korruptive.

 

Zonja dhe zotërinj

 

Unë e di fare mirë, siç e dini edhe ju, se këto probleme të mëdha nuk zgjidhen dot sa hap e mbyll sytë, prandaj kemi kohë kemi nisur një konsultim gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesuara, natyrisht me mjekët, me specialistët e shëndetësisë, të politikave të shëndetit publik, menaxherët e fushës, me grupet e interesit, me pacientët, grupet përfaqësuesve të pacientëve për sëmundje të caktuara, për politikat e duhura për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë për një kohë sa më të shkurtër dhe sa më të mirë për pacientët.

 

Dhe dua ta them këtu se mbështetja e miqve të CDU-së gjermane është shumë e çmuar për të gjetur modelet më të mira të menaxhimit që i përshtaten kushteve dhe rrethaneve të Shqipërisë.

 

Në këtë kuadër, pikat kryesore në të cilat përqendrohet programi ynë për shëndetësinëjanë ato të rritjes sëfinancimit të shërbimit shëndetësor, duke synuar konvertimin e pagesave direkte nga xhepi, që, shpeshherë marrin edhe formën poshtë tavolinës, në kontribute për sistemin shëndetësor; rritjes e financimit nga buxheti i shtetit si domosdoshmëri absolute, me vëmendje të veçantë ndaj kategorive më vulnerabël, pjesës së popullsisë që nuk mund të jetë pjesë aktive e skemës, duke përfshirë atë automatikisht në skemë, duke përfituar të njëjtin shërbim.

Së dyti, ndryshimin e përqasjes ndaj sistemit shëndetësor,duke e futur në rrugën e modernizimit, duke bërë të mundur që pacienti të afrohet edhe nëshërbimin parësor dhe atë spitalor.Decentralizmin e thellë për të shkuar, pra tek ky lloj shërbimi, që do të ketë në qendër pacientin, i cili të jetë i lirë të zgjedhë klinikën dhe shërbimin, duke u ndjekur nga pagesat nga sistemi sigurativ.

 

Dua të kujtoj këtu se, ndonëse shërbimi buxhetor ndaj pacientëve është nënivelet afrikane, prej 125 euro, “de facto” fatura për kokë shkon 600 euro, qëështë ekzaktësisht edhe fatura formale që paguan sot vendi ballkanik me investimet më të larta në sektorin e shëndetësisë qëështë Serbia. Dhe është pothuajse dyfishi i vlerës formale të Maqedonisë dhe Kosovës, në mos gabohem z.Rugova.

 

Investimi në burimet njerëzore, nuk do të jetë thjesht në qendër të vëmendjes por do të jetë prioriteti absolut i hapave tëemergjencës që do t’i hapë rrugë kësaj reforme. Po nuk e bëmë këtë, s’do të kemi ku të operojmë, “do të ketë vdekur pacienti”, për të përdorur metaforat tuaja.

 

Çfarë do të thotë kjo?

 

Kjo do të thotë në radhë të parë, një angazhim për një rritje të ndjeshme të numrit të studentëve që diplomohen në Mjekësi. Njëangazhim, financim për të rritur larmishëmrinë e specializimeve dhe kualifikimeve, ngritjeve profesionale të pandërprerë, trajnimeve, garantimin e kushteve të punës.

 

Në këtë kuadër, dua ta them fare qartë dhe prerë: pa një ndryshim themelor të politikës së pagave nuk do të sjellim dot asnjë sprapsje të zbrazjes së sistemit shëndetësor dhe spitaleve tona nga mjekët, të planifikimit që në vitin e dytëdhe të tretëtë studentëve për të emigruar drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera drejt Bashkimit Europian dhe kolapsimit total të shërbimit infermieror, të cilët po largohen edhe me numra më të mëdhenj drejt Europës, drejt BE.

 

Prandaj, dua të deklaroj sot nga kjo konferencë vendimin dhe synimin e Partisë Demokratike që, brenda 4 vjeçarit të parë të qeverisjes tonë,paga minimale për mjekët të arrijnë në 1200 euro në muaj. Paga minimale për infermierët të arrijë 700 euro në muaj.

 

Po e them unë para se ta thotë Naseri, që ky është realiteti në Kosovë. Po e them jo vetëm për të treguar modestinë në raport me atë që sapo deklarova para jush, por për t’ju thënëse atje ku ka vullnet politik, asgjë nuk është e pamundur; për t’ju kujtuar se ku ka vullnet politik, ka edhe mundësi që paratë që shkojnë për korrupsionin, për PPP-të  apo zhduken pa lënë gjurmë, plot 1.7  mld euro vetëm vitin e kaluar sipas KLSH, mund të orientohen drejt sektorëve prioritarë, ku në mënyrë absolute shëndetësia është tek mëprioritarët.

 

Gjithçka është e përllogaritur në kufijtë e konturet e përgjegjshmërisëtë politikave publike, e kontrolluar, e kolauduar nga ekspertët më të mirë, partnerët më të mirë që mund të gjejmë si për sektorin ashtu edhe për programin tonë qeverisës, miqtë tanë të partisë simotër të Angela Merkel.

 

Ky pra është synimi, objektivi, qëllimi që do të realizojmë 1200 euro për mjekët, 700 euro për infermierët, natyrisht të konvertuara në lekë, do të jenë pagat minimale në sektorin shëndetësor.

 

Kur deklaruam dyfishimin e rrogave për mësuesit, shumëkush e konsideroi të pamundur, sot nuk kujtohet njëri qëështë fakt. Të tjera deklarime skepticizmi kemi patur sa herë që kemi ndërmarrë ato që dikush as nuk i ëndërronte, si p.sh infrastruktura, rruga Durrës-Kukës, heqja e vizave apo Shqipëria në NATO. Ju siguroj që për ne ky objektiv, bashkë me një grusht tjetër objektivash është esencial dhe unë zotohem sot, ne zotohemi sot, se do ta bëjmë realitet.

 

Së fundmi,çlirimi i farmaceutikës.

 

Farmaceutika nuk është vetëm një aktivitet privat dhe fitimprurës. Në shprehjen e Parlamentit Europian është një sektor publik i menaxhuar nga privati. Ky parim duhet dhe do ta ndryshojë kryekëput qëndrimin ndaj farmaceutikës dhe funksionin e saj në dobi të pacientit dhe qytetarit.

 

Aktualisht, qytetarëve shqiptarë iu ofrohen medikamente me origjina të dyshimta dhe jo të sigurta. Po e them me delikatesë, iu ofrohen medikamente skarco, i ofrohen medikamente nga origjina të papranueshme për vendet e BE. S’po marr emra vendesh në gojë, sepse ka vende që kanë të dyja llojet e industrisë, kanë edhe spekulativen për t’ia çuar popujve të tjerë, kanë edhe të veten për popullin e tyre, madje edhe revolucionarë në disa fusha edhe pse joperëndimor.

Në botë sot ky fenomen njihet si fenomeni i “fake drugs” me një volum prej 200 mld eurosh. Po e them këtë shifër për të thënë se mafia e farmaceutikës konkurron me mafian e kokainës.1 në 10 mediakmente, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bën pjesë në industrinë e “fake drugs”.  Prej vitit 2014, një vit para se  qeveria “Rama” t’i hapte derën kanabisit dhe pastaj heroinës dhe kokainës, i hapi derën mafias farmaceutike. I hapi derën, duke ndryshuar kuadrin ligjor mbrojtës medikamenteve të mafias farmaceutike për arsye korruptive,nga të cilat kanë përfituar qeveritarë, parlamentarë, monopolistë dhe oligarkë të farmaceutikës.

 

Ju jap fjalën se kjo do të korrigjohet menjëherë, duke rikthyer barrierat mbrojtëse të standardeve europiane dhe duke goditur që në ditët e javët e para çdo praktikë ligjore apo vendimore, apo infrastrukturore, monopoliste, oligarkike apo pjesë të mafias së ilaçeve “fake drugs”, jo thjesht dhe vetëm duke asgjësuar aktivitetin e tyre, por edhe duke i vënë para përgjegjësisë financiare dhe ligjore.

 

Sa i përket politikavetë rimbursimit, lista jonë e rimbursimit të medikamenteve sot ka 440 ilaçe, principe aktive dhe këto të rimbusuara në shumicë vetëm 50-60 % të vlerës, me zgjedhjen e parë një medikament jo të sigurt, pra nga plehrat që na sjell mafia e ilaçeve. Mesatarja evropiane e rimbursimit është 2 mijë me përqindje e rimbursimi mbi 90% të vlerës. Këto do të jenë objektivat dhe natyrisht ne do të avancojmë drejt arritjes së këtyre objektivave. Padyshim do të duhet kohëpër të arritur këto objektiva. Për sigurinë dhe cilësinë e barnave do të flasë më gjatë z.Koduzi. prandaj nuk po zgjatem më tej. Duke ju lënë me garancinë time dhe të PD se këto shtylla të programit tonë për shëndetësinë do të diskutohen në mënyrë të hapur dhe transparente me të gjithë faktorët e interesit. Natyrisht jo me faktorë interesi që janë në konflikt interesi, të cilëve do t’u fshihet nga faqja e dheut biznesi fitimprurës i dhjetëra milionë eurove në vit mbi shëndetin e shqiptarëve dhe vogëlushëve të tyre.

 

Faleminderit për vëmendjen!

Read More
26 Pri
0

Basha: Bllokimi i rrugëve, paralajmërim se Edi Ramës dhe bandës së tij po i mbaron koha

 

  • E sotmja është vetëm fillimi i mosbindjes civile. Shqiptarët e bashkuar janë në këmbë, si dëshmi dhe provë e vendosmërisë për ta çuar deri në fund dhe për ta fituar betejën për zgjedhje të lira.

 

  • E sotmja le të jetë një sinjal dhe paralajmërim se Edi Ramës dhe bandës së tij po i mbaron koha. Nuk do të lejojmë me asnjë çmim krimin elektoral më 30 qershor në asnjë qendër të vetme votimi.

 

  • Vendi ynë ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. Kryeministri më i korruptuar dhe i inkriminuar në historinë e pluralizmit e ka sjellë vendin këtu me zgjedhjet farsë dhe të diktuara nga krimi.

 

  • Edi Rama, kurrë më nuk do të jetë kryeministri që organizon zgjedhje në Shqipëri, sepse zgjedhjet me Edi Ramën nuk janë zgjedhje, por krim, janë farsë. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i opozitës.

 

  • Themeli i së keqes është rënia e votës së lirë. Pa votë të lirë nuk ka zgjedhje të lira. Pa zgjedhje të lira, qeveria nuk i jep llogari popullit. Pa zgjedhje të lira, nuk mund të ketë dalje nga varfëria dhe papunësia.

 

  • Opozita as nuk klonohet, as nuk krijohet, siç krijohen mercenarët e Edi Ramës. E vetmja opozitë jemi ne, e bashkuar me popullin. Ne jemi të vendosur që të mos lejojmë më kurrë krimin elektoral.

 

  • Ne nuk do të lejojmë me asnjë mjet, në asnjë formë, me asnjë çmim, krim elektoral, zgjedhje fallco. Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë më.  Vetëm kështu do të mund të kthejmë stabilitetin dhe normalitetin.

 

  • Le ta dijë mirë Edi Rama se në burg do të shkojnë ata që cënojnë zgjedhjet, Dako, Gjiknuri, të gjithë bahkëpunëtorët politikë të Edi Ramës, që janë kapur duke trafikuar votat e shqiptarëve.

 

  • Tranzicionit të vështirë do t’i japim fund së bashku. Të mos lejojmë më krimin elektoral në asnjë qendër të vetme votimi, por të luftojmë sy për sy e dhëmb për dhëmb për demokraci, për votën e lirë, për liri.

 

  • Le të jemi së bashku në këtë betejë pa kthim, që nuk është thjesht për pushtetin e disa partive, por është për të ardhmen e shqiptarëve, për Shqipërinë si gjithë Europa.

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, GJATË PROTESTËS NË MILOT.

 

 

Zonja dhe zotërinj, vëllezër e motra, qytetarë e qytetare, protestues dinjitozë, gardianë të lirisë dhe demokracisë, misionarë të Shqipërisë Evropiane.

 

Më lejoni të shpreh, së pari, mirënjohjen time të thellë për pjesëmarrjen masive monumentale këtë të enjte, këtu në Milot, dhe të falenderoj, në emrin tuaj dhe të të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të gjithë protestuesit e tjerë në Tiranë, në Elbasan, në Durrës dhe në Fier, që nisin sot aktin e mosbindjes civile, si dëshmi dhe provë e forcës së pathyeshme të popullit shqiptar dhe vendosmërisë sonë për ta çuar deri në fund betejën që kemi nisur, për ta kurorëzuar atë me fitore.

 

Zonja dhe zotërinj

 

Njësoj si qindra e mijëra shqiptarë sot, edhe vendi ynë ndodhet në udhëkryq, në një udhëkryq të rrezikshëm, ku e ka sjellë njeriu më i korruptuar, më i paaftë, më i dështuar dhe më i inkriminuar që njeh historia e pluralizmit. Arroganti, hajduti, mashtruesi Edi Rama, i cili me bandën e tij, brenda 6 viteve i vuri shkelmin demokracisë dhe institucioneve të drejtësisë, shkatërroi ekonominë, solli krimin në sofër, copëtoi Shqipërinë dhe pasuritë e saj, vuri oligarkët në krye të pasurive të shqiptarëve dhe vrau shpresën, duke detyruar gjysëm milioni, 500 mijë vëllezër e motra të braktisin vendin e tyre, shtëpitë e tyre, fëmijët e tyre, qytetet e tyre.

 

Ne e dimë fare mirë se pesha e këtij udhëkryqi rëndon në përditshmërinë e çdo shqiptari. Shumë prej jush kanë ardhur këtu në mbështetje të kauzës jetike për zgjedhje të lira, sepse e dinë fare mirë se pa zgjedhje të lira nuk mund të ketë dalje nga varfëria e skajshme dhe papunësia, ku e ka zhytur Edi Rama dhe banda e tij Shqipërinë. Ju e dini fare mirë, se sa më i varfër të jetë populli, aq më e lehtë është për sundimtarët e korruptuar të prishin demokracinë, të kapin institucionet e të marrin vendime të padrejta, vendime të padrejta, vendime kriminale, si ai i taksës Rama, që e ka bërë karburantin e shqiptarëve më të shtrenjtin në Evropë, ndërkohë që shqiptarët janë sot zyrtarisht populli më i varfër i Evropës.

 

Vendime të tilla, si rritja e çmimit të energjisë, rritja e taksave, të cilat kanë rënduar xhepat e çdo babai, e çdo nëne kanë shkatërruar bizneset, kanë fundosur ekonominë, kanë shpunësuar qindra e mijëra kryefamiljarë, e kanë bërë të pamundur për rininë shqiptare që kërkon punë të gjejë një vend pune me pagë dinjitoze dhe kushte dinjitoze, duke i shtyrë drejt dëshpërimit, duke i shtyrë drejt emigrimit.

 

Vetëm një uzurpator që e ka lidhur fatin e tij me kriminelët dhe hajdutët oligarkë, që e ka mendjen nga mëngjesi deri në darkë si të grabisë pasuritë e vendit, mund të marrë vendime kriminale si ato të largimit nga shtëpitë e tyre të banorëve, të nxjerrjes në mes të natës apo në orët e para të mëngjesit të foshnjeve me dhunë e me gaz lotsjellës nga shtëpitë e tyre dhe shkatërrimit të pronës, të shtëpive, me të njëjtat mjete dhe të njëjtën urrejtje ndaj shqiptarëve si pushtuesit, si uzurpatorët, si okupatorët.

 

Zonja dhe zotërinj

 

Themeli i kësaj të keqeje është rënia e demokracisë, është rënia e votës së lirë. Pa votë të lirë nuk ka demokraci. Pa votë të lirë nuk ka zgjedhje të lira. Pa zgjedhje të lira, qeveria nuk i jep llogari popullit, por kriminelëve dhe hajdutëve për të cilët punon. Kjo është esenca e betejës tonë. Pa zgjedhje të lira nuk do të hapen dyert e Evropës. Pa zgjedhje të lira, e keqja do të vazhdojë t’i sundojë, dhunojë e përdhunojë shqiptarët në shtëpitë e tyre, vatrat e tyre, t’i vrasë e t’i plagosë ata nëpër sheshet, qytetet e rrugët tona, t’i shpronësojë, t’i braktisë, t’i vjedhë e t’i varfërojë çdo ditë.

 

Por ne jemi të vendosur se kështu nuk mund të vazhdohet më e kështu nuk do të vazhdohet më.

 

Unë kam nderin dhe privilegjin të vij sot këtu, para jush, përulësisht, me mesazhin se Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar është sot koalicioni më i madh politik, moral dhe numerik, është mazhoranca e re e shqiptarëve që e duan Shqipërinë si e gjithë Evropa, të çliruar nga krimi, të çliruar nga korrupsioni. Por për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni, së pari duhet të çlirojmë zgjedhjet. Zgjedhjet farsë, zgjedhjet e diktuara nga krimi na kanë sjellë deri këtu. Edi Rama e lidhi fatin e tij me kriminelët, e lidhi fatin e tij me hajdutët, ndaj e ka shndërruar shtetin shqiptar, institucionet e tij, policinë, prokurorinë, drejtësinë, taksat, doganat dhe të gjitha institucionet e tjera në shërbëtorë të ortakëve të tij në krim, që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

 

Ora e Shqipërisë, çiflig i Edi Ramës dhe i 20 hajdutëve të tij, po mbaron. Një orë e re po troket.

 

10 javë më parë ne morëm vendimin historik për t’iu bindur verdiktit tuaj, për të zhveshur opozitën nga çdo imunitet dhe privilegj, për të hequr fasadën e parlamentit kriminal, për të dorëzuar mandatet dhe për të qendruar siç po qendrojmë, krah për krah me qytetarët shqiptarë, kudo nëpër Shqipëri, nga Shkodra në Vlorë, nga Korça në Tiranë, nga mëngjesi deri në mbrëmje, në shi dhe në diell, në një betejë që do ta fitojmë për Shqipërinë, për demokracinë, për fëmijët tanë.

 

Me 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri. Këtë e di dhe bufi, këtë e di dhe vëllai i bufit Edi Rama. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ato vetëm zgjedhje nuk janë. Opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket dhe as nuk krijohet, siç krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës. Ka vetëm një opozitë, ajo jemi ne, e bashkuar me popullin, e bashkuar me njerëzit.

 

Ndaj, nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor, sepse ne jemi të vendosur, që të mos lejojmë më kurrë krimin elektoral, që është nëna e krimeve ekonomike, është nëna e varfërisë, e papunësisë, që ka prodhuar grabitja dhe vjedhja pa fre e njeriut më të paaftë, më të korruptuar dhe më të inkriminuar në 30 vite të pluralizmit, Edi Ramës.

Ne jemi sot këtu për të dëshmuar vendosmërinë tonë për t’i shkuar betejës deri në fund. Do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Ne nuk do të lejojmë me asnjë mjet, në asnjë formë, me asnjë çmim, krim elektoral, zgjedhje fallco. Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë më.  Le ta dijë mirë Edi Rama, mercenarët dhe shërbetorët e tij, se në burg do të shkojnë më të vërtetë ata që cënojnë zgjedhjet. Në burg do të shkojë Vangjush Dako, në burg do të shkojë Damian Gjiknuri. Në burg do të shkojnë të gjithë bahkëpunëtorët politikë të Edi Ramës, të cilët janë kapur duke trafikuar votat e shqiptarëve.

 

Çdo shqiptar i lirë e ka për detyrë dhe mision kombëtar të na bashkohet ne, që 30 qershori të mos jetë dita e një krimi tjetër elektoral. Në asnjë qendër votimi nuk do të lejojmë krimin elektoral të përsëritet. Është detyra jonë, është misioni jonë para shqiptarëve, është borxhi ynë para të gjithë atyre që sakrifikuan për liri dhe për demokraci në pesë dekadat e errëta të komunizmit dhe të tre dekadave të tranzicionit të vështirë, të cilit do t’i japim fund së bashku, të mos lejojmë më krimin elektoral në asnjë qëndër të vetme votimi, por të luftojmë sy për sy e dhëmb për dhëmb për demokraci, për votën e lirë, për liri.

 

Vetëm kështu do të mund të kthejmë stabilitetin dhe normalitetin, duke i dhënë shqiptarëve të drejtën e pamohueshme që ta zgjedhin ata parlamentin dhe qeverinë që do t’i qeverisë. Ta shkarkojnë ata qeverinë që nuk u shërben, dhe prapë me votë të vendosin sesi të qeverisen, nga kush do të qeverisen dhe sa gjatë do të qeverisen.

 

Ky themel i demokracisë, kjo vlerë themelore, është e vetmja rrugë drejt Europës që është shpëtimi ynë, që është synimi më madhor i shqiptarëve, që na bashkon në këtë shesh dhe në gjithë sheshbetejat e tjera, për Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Vëllezër dhe motra!

 

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të mundura, vetëm kur kujdestari i zgjedhjeve nuk mund të jetë më përdhunuesi serial i zgjedhjeve shqiptare.

 

Edi Rama, kurrë më nuk do të jetë kryeministri që organizon zgjedhje në Shqipëri, sepse zgjedhjet me Edi Ramën nuk janë zgjedhje, por krim. Janë farsë, janë fasadë, janë themeli i së keqës. Ndaj largimi i Edi Ramës është kusht i panegociushëm i opozitës, i Partisë Demokratike dhe i popullit të bashkuar për demokraci.

 

Ndaj, le ta dinë fare mirë, se kjo e sotmja është vetëm fillimi i mosbindjes civile. Shqipëria është në këmbë!

 

Edi Rama dhe një grusht horrash nuk e marrin dot peng të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk e marrin dot më peng vullnetin e shqiptarëve. Një orë e më parë, zgjidhja politike, do t’i hapë rrugë zgjidhjeve të tjera që shqiptarët presin.

 

Ne i kemi këto zgjidhje, ne jemi të gatshëm të shërbejmë me përulësi e jo me arrogancë, për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë sociale, për të ulur çmimin e naftës dhe të energjisë, për të bërë të mundur, jo thjesht nxjerrjen nga varfëria, por punësimin me dinjitet të shqiptarëve. Për të bërë të mundur që shqiptarët mos të largohen më nga vendi i tyre, të kthejmë rininë, dritën e syrit, për të punuar me dinjitet këtu në vendin e tyre, në shtëpitë e tyre, pranë baballarëve dhe nënave të tyre, në një Shqipëri të lirë, në një Shqipëri të mundësive, që punon e prodhon mirëqënie e mundësi për të gjithë.

 

Vëllezër e motra!

 

  • Asnjë hap pas nuk do të ketë.
  • Asnjë kompromis me të keqen nuk do të ketë.
  • Largimi i Edi Ramës është sot emergjencë kombëtare.
  • Krijimi i një qeverie tranzitore, është shansi i fundit për të shmangur përballjen totale të popullit me klikën gjakpirëse, grabitqare, që sundon në mënyrë të paligjshme mbi vendin tonë.

 

Ky mesazh që ushton sot këtu nga kraharori juaj, të dashur protestues të bashkuar në Milot, jam i bindur, do të ushtojë nesër nga Shkodra, që nuk e pranon poshtërimin, diskriminimin, urrejtjen, përçmimin, që i ka treguar me fjalë e vepra, njeriu më i korruptuar, më i dështuar, më i paaftë dhe më i inkriminuar në 30 vite të tranzicionit shqiptar, nesër Shkodra do t’ja japë mesazhin Edi Ramës, siç ka ditur t’ia japë gjithmonë autokratëve dhe diktatorëve.

 

Ndaj vëllezër dhe motra, le të jemi kështu bashkë me njëri-tjetrin, ditë për ditë. T’i japim dorën njëri-tjetrit në këtë besëlidhje gjigande kombëtare, në këtë betejë pa kthim, që nuk është thjesht dhe vetëm për pushtetin e disa partive, por është për të ardhmen e gjithë shqiptarëve, të djathtë e të majtë, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, pavarësisht prej prejardhjes sociale apo krahinore, të bashkuar në një qëllim: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Me mirënjohje, ju falendëroj për mbështetjen dhe përkrahjen pa rezerva që keni treguar prej minutës së parë të kësaj beteje për të ardhmen e vendit dhe për fatin e çdo shqiptari.

 

Ju siguroj se, siç jeni në krahun tim sot, do të jem në krahun tuaj çdo minutë e çdo orë, deri në fitoren e kësaj beteje. Dhe së bashku do të hapim horizontin e ri, të një Shqipërie kokëlartë, plot shpresë e besim, që do të marshojë pa u ndalur drejt mirëqenies, drejt punësimit, drejt të ardhmes tonë europiane.

 

Unë e di dhe ma thatë dhe sot, që jeni gati që sot ta përshkallëzojmë betejën, por le të jetë e sotmja një sinjal dhe paralajmërim:

 

  • Se Edi Ramës dhe bandës së tij po i mbaron koha dhe se 30 qershori do të jetë dita e triumfit të shqiptarëve të lirë.
  • Se nuk do të ketë dhe nuk do të lejojmë me asnjë çmim, krimin elektoral më 30 qershor në asnjë qendër të vetme votimi.
  • Se koha kur votën e shqiptarëve e merrte peng krimi dhe shqiptarët e paguajnë me bukën e fëmijëve të tyre, po merr fund.

 

Me bekimin e Zotit dhe besimin tek njëri tjetri, te demokracia dhe tek liria do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që e ka mbërthyer.

 

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Read More
25 Pri
0

Të rinjtë protestojnë përpara parlamentit: Nuk largohemi nga Shqipëria, duam zgjedhje të lira e të ndershme.

  • Të rinjtë protestojnë përpara parlamentit: Nuk largohemi nga Shqipëria, duam zgjedhje të lira e të ndershme.

200 këpucë të të rinjve shqiptarë të cilët janë larguar nga Shqipëria, flamujt e vendeve ku kanë mërguar dhe parulla “Ti Shqipëri s’më jep nder, më jep emrin mërgimtar”, ishin simbolikat e forta të të rinjve sot përpara Parlamentit. Protesta e të rinjve ishte për të shprehur vendosmërinë se ata nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi, si mijëra të rinj të tjere, derisa vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

DEKLARATA PËR MEDIA E BELIND KËLLIÇIT

Simbolika flet mjaft qartë. Ne sot kemi ftuar të rinjtë që të vijnë të marrin nga një palë këpucë të të afërmve të tyre, të shokëve të miqve, të shoqeve, familjarëve të tyre, që kanë ikur në emigrim këto gjashtë vite.

Si asnjëherë më parë Shqipëria është përballur në këto gjashtë vite më një numër të jashtëzakonshëm të azilkërkuesve dhe atyre që kanë kërkuar të emigrojnë dhe të ikin nga Shqipëria.

Për shkak se ka humbur shpresa në këtë vend. Të rinjtë nuk kanë asnjë mundësi pounësimi, nuk und të përballojnë tarifat e larta të arsimit, nuk kanë siguri dhe mbi të gjitha ka vdekur shpresa.

Ftojmë policinë të lërë maskat kundra-gaz dhe të mos hedhë gaz, por të sjellin edhe ata nga një palë këpucë, sepse jemi të bindur se çdo qytetar shqiptar sot, ka një histori personale, ka një histori të një familjari të tij ose të saj, që ka ikur nga ky vend.

Ka ikur jo se këtu ka rritje ekonomike, jo se këtu ka begati, jo se këtu flitet për investime të huaja, jo se Shqipëria po i afrohet BE-së, por se ne po bëjmë hapa pas për integrimin europian.

Për shkak të një keqqeverisje, për shkak të një personi të vetëm që është kryeministri i vendit, është Edi Rama, për shkak të këtij Parlamenti, dhe për shkak se në këtë vend është vrarë shpresa e shqiptarëve, e mbi të gjitha të rinjve.

Kemi 110 mijë të rinj që kanë lënë Shqipërinë në këto gjashtë vite.

Kemi me mijëra të rinjë që çdo muaj regjistrohen në kurse gjermanisht, anglisht, me qëllimin jo për të ndejtur këtu e çuar vendin përpara, por për të emigruar në vendet e BE-së, ose për të ikur në Amerikë apo përtë plotësuar lotarinë amerikane.

Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune në 2013-ën kur Rilindja erdhi në pushtet, por fatkeqësisht 300 mijë shqiptarë plotësuan lotarinë amerikane dhe mbi 1 milionë shqiptarë kanë shprehur dëshirën për të ikur nga Shqipëria.

Sot 79% e të rinjve duan të ikin nga vendi ynë një herë e mirë, dhe kjo është gjëma më e madhe që i është bërë Shqipërisë. Ndaj ky apel i drejtohet sot këtij Parlamenti, i drejtohet të gjithë qytetarëve, për të ndalur për një çast, për të menduar për të gjithë miqtë tanë që kanë ikur dhe për të menduar për arsyet përse kanë ikur. Duhet të punojmë për këtë vende. Fatkeqësisht më të mirët, shtresa e mesme, profesionistët, mjekët, ekspertët, inovatorët, duhet të qëndrojnë  në Shqipëri dhe jo të ikin nga Shqipëria.

Pyetje: Edi Rama ka theksuar se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve? Cili është qëndrimi i opozitës?

Belind Këlliçi: Mazhoranca, Partia Socialiste që ka një histori 70 e ca vjeçare sepse është pasardhëse e Partisë Komuniste, është mësuar që të bëjë votime edhe gjatë periudhës së dikaturës. Rinia dhe qytetarët e këtij vendi nuk do të lejojnë këto votime në Shqipëri në 2019-ën. Në Shqipëri o të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtë jua garantoj 100%. Jo Edi Rama po kushdo që ëndërron ta kthejë Shqipërinë pas si në kohën e dikaturës, nuk do t’ia dalë dot. Për këtë të jeni të bindur. Aksioni ynë, protestat tona, jo vetëm simbolikat, por sot ne përshkallëzojmë protestat pasdite. Do të vazhdojnë pa ndalur. Do të njiheni me hapat tonë gjatë ditëve në vijim. E rëndësishme është që në çdo protestë kombëtare që është thërritur nga opozita, PD dhe LSI, ju keni parë se numri i qytetarëve që mbështesin këtë kauzë është në rritje. Keni parë që në protestën e tretë kombëtare më 13 prill, kemi parë një numër rekord qytetarësh që kanë dalë në protestë.

Kjo tregon se kjo kauzë ka mbështetje, kjo kauzë bëhet për të ardhmen e vendit, dhe kjo kauzë bëhet për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Pyetje: Z.Balla tha pak momente më parë në Parlamenbt se kush do të cënojë të prekë zgjedhjet do të dënohet me 8 vjet burg.

Belind Këlliçi: Z. Balla të mbajë përgjegjësi sepse është subjekt i ligjit antimafia, ka deklaruar publikisht se ka miqësi të ngushtë me trafikantë ndërkombëtarë droge dhe i premtoj z.Balla që në Shqipëri do të ketë një qeveri që punon për shqiptarët dhe një drejtësi të çliruar, z.Balla do të jetë subjekt i drejtësisë së re dhe i Ligjir Antimafia. Nuk do të ketë më preferencë në zbatimin e ligjit në Shqipëri por do të ketë zbatim të ligjit të barabartë për çdo qytetar qofshin ata edhe politikanë.

Read More