Blog

24 Pri
0

Projektligji i Koorporatës së Investimeve e bën Edi Ramën pronar de facto të çdo pasurie publike

·         Projektligji i Koorporatës së Investimeve e bën Edi Ramën pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend, i cili, pa i dhënë llogari askujt, mund ta përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar.

·         Me një skemë flagrante korrupsioni, projektligji shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Koorporatës, për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privatët.

·         Nëse ky ligj miratohet në Parlamentin e dalë nga vota e blerë me paratë e krimit të organizuar dhe të oligarkëve të Edi Ramës, Partia Demokratike angazhohet ta anullojë atë në ditën e parë të qeverisë së saj. Askush nuk ka për të gëzuar pasuritë e grabitura të shqiptarëve.

DEKLARATË, JORIDA TABAKU

 

Prej shumë kohësh, Partia Demokratike i ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se sa herë Edi Rama sillet si klloun për të bërë shqiptarët të qeshin, sa herë organizon koncerte luksoze apo sa herë nxjerr administratën në antiprotestë, ai është momenti kur Edi Rama po bën një vjedhje të madhe.

 

Vjedhja gjigande, këtë herë, e ka emrin Korporata e Investimeve Shqiptare. Ajo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike, e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike.

 

Pasi ka zhytur shqiptarët në 2.2 miliard euro borxh me PPP-të për të pasuruar klientët e oborrit të tij dhe të familjes së tij, Edi Rama ka hartuar një ligj që, praktikisht, e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke ia transferuar atë në pronësi apo përdorim Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga Kryeministri.

 

Ligji për krijimin e Korporatës së Investimeve thotë se Korporata, me vendim të Këshillit të Ministrave, pra, me vendim të Edi Ramës, mund të menaxhojë, japë në përdorim apo të shesë pronat publike, që janë kaluar në fondin e saj, po me firmën e Edi Ramës.

 

Ky ligj, plotësisht antikushtetues, antieuropan, antidemokratik, kundër interesit publik e bën kryeministrin pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend. Pa i dhënë llogari askujt, Edi Rama i jep të drejtë vetes me këtë ligj, të përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar.

 

Ligji që krijon Korporaratën e Investimeve ka 5 pika kyçe që tregojnë hapur qëllimin e Edi Ramës për të grabitur pronën publike përpara se të largohet nga karrigia që e ka blerë me paratë e krimit dhe të oligarkëve.

 

1.     Korporata e Investimeve përjashtohet nga ligji i Prokurimeve Publike.

Kjo do të thotë se Korporata, de facto Edi Rama, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të vendosur se cilit privat do t’ia japë për shfrytëzim apo për blerje një tokë në bregdet. Pasuria i kalon pa asnjë procedurë atij me të cilin Edi Rama do që të bëjë pazar.
2.     Korporata e Investimeve është e lirë të marrë kredi, e pakontrolluar nga askush dhe në rast të mosshlyerjes së saj, të humbasë pronën publike që do të vendosë si garanci.

Kjo është një skemë flagrante korrupsioni. Me këtë ligj askush nuk mban përgjegjësi për dështimin e pagesës së kredisë.  Për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar kështu tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privati.
3.     Ligji është një skemë gjigande korrupsioni, sepse parashikon daljen në bursë të pronave publike të Korporatës.

Duke qenë se pronar i aksioneve është qeveria, kjo do të thotë se qeveria do të luajë në bursë pronat publike. Ky është një bixhoz i ri me pasuritë publike, që i hap rrugë blerjes së aksioneve, pra pronave publike, nga individë të  paidentifikuar, pasi është e drejtë e atyre që luajnë në bursë të mos e tregojnë identitetine tyre.

 

4.     Ligji shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit lokal, duke I rrëmbyer pronat e bashkive për t’I vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama.

Kjo do të thotë se pushtetit local I merret pa asnjë procedurë çdo pasuri publike, që qeveria mendon se duhet ta bëjë pjesë të Korporatës së Investimeve, për ta luajtur më pas në bixhozin e bursës, për ta humbur në një kredi të pashlyer apo për t’ia dhënë për shfrytëzim një privati pa prokurim publik. Ligji I Pushtetit local përcakton se tjetërsimi I pronave të bashkisë bëhet me 3\5-at e Këshillit Bashkiak. Duke qenë se këtë shumicë Edi Rama nuk e zotëron, ka vebdosur të grabisë me ligj antikushtetues pronën publike, njësoj siç veproi me ligjin për Teatrin Kombëtar.
5.     Ligji i Edi Ramës zhduk konkurencën e lirë dhe cënon rëndë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.

Kjo ndodh duke i dhënë klientit të Ramës status të privilegjuar të përdorë pronën publike pa hyrë në garë me të tjerët dhe duke u mjaftuar me vendimin personal për Pazar të kryeministrit. Pas ligjit për Teatrin dhe Koncesionit të dështuar për Aeroportin e Vlorës, ky është ligji I tretë antieuropain që Edi Rama çon në Parlament si një grabitës përsëritës, duke treguar përçmim dhe shpërfillje për rregullat mbi të cilat funksionon Bashkimi Europain.

Krijimi i Korporatës së Investimeve, skemës gjigande të grabitjes së pronave, lidhet me disa akte të tjera të ndërmarra nga qeveria kohët e fundit, përfshirë edhe krijimin e Agjencisë së Kadastrës dhe vendimit për pezullimin e rregjistrimit të pronave në bregdet.

Korporata e Investimeve është një rrezik jo vetëm për pronën publike, por edhe për pronën private të qytetarëve shqiptarë. Ajo do të gllabërojë pronat private, që konsiderohen si të veçanta, për t’ua dhënë oligarkëve dhe klientëve të përhershëm të Edi Ramës.

Krijimi i Korporatës së Investimeve do të jetë një tjetër gur themeli në shtëpinë e hajdutërisë së pronës publike dhe private që Edi Rama po ndërton.

Qeveria e Ramës dhe parlamenti i kontrolluar prej tij nuk punon për shumicën, Kjo qeveri dhe ky parlament përfaqësojnë pakicën dhe kjo reflektohet në çdo vendim që marrin kundër interesit publik.

Nëse do të kishte një Gjykatë Kushtetuese, ky ligj do të ishte shpallur antikushtetues, por në ksuhtet e asgjësimit total të sistemit të drejtësisë dhe kapjes së çdo pushteti, qeveria vazhdon me ligje speciale për të grabitur çdo pasuri publike.

Nëse ky ligj miratohet në Parlamentin e dalë nga vota e blerë me paratë e krimit të organizuar dhe të oligarkëve të Edi Ramës, Partia Demokratike angazhohet ta anullojë atë në ditën e parë të qeverisë së saj.

Askush nuk ka për të gëzuar pasuritë e grabitura të shqiptarëve. ​

Read More
23 Pri
0

PD krijon koalicionin politik opozitar dhe qytetar për zgjedhjet e ardhshme.

 

  • PD krijon koalicionin politik opozitar dhe qytetar për zgjedhjet e ardhshme. Ky koalicion do të zgjerohet për t’i dhënë Shqipërisë të ardhmen europiane që meriton.
  • Angazhimi i parë i koalicionit opozitar, që përbën maxhorancën e re politike, morale dhe numerike të Shqipërisë, është të kthejë vendimmarrjen në duart e shqiptarëve, duke mos lejuar kurrë me zgjedhje fallco.
  • Angazhohemi të çojmë përpara reformën në drejtësi, larg ndikimeve politike, duke nisur me formimin e Gjykatës Kushtetuese, funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe një Prokurorie që zbaton ligjit me një standard.
  • Nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u vënë para përgjegjësisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë krim, duke nisur me Dakon dhe Gjiknurin.
  • Gjeneza e krizës janë zgjedhjet fallco, të diktuara nga krimi. Nuk do të ketë më zgjedhje fallco, parlament fallco, qeveri fallco, drejtësi fallco. Natyrisht nuk do të ketë as opozitë fallco.
  • Misioni më i madh i koalicionit, pas fitores me zgjedhje të lira e të ndershme, është dhënia fund e tranzicionit, për të diktuar standardin europian në zgjedhje, në demokraci, në shtetin e së drejtës, në ekonomi dhe kudo.
  • Akti i parë i koalicioni do të jetë Platforma Për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, i reformimit të thellë të sistemit politik, ndalja e krizës ekonomike, për të sjellë mirëqenie, punësim dhe siguri për të gjithë qytetarët.
  • Hap i panegociueshëm mbetet zgjidhja politike përmes largimit të  Edi Ramës, autorit të krimit elektoral dhe shkaktarit të krizës së thellë ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS FIRMOSJES SË MARRËVESHJES SË KOALICIONIT OPOZITAR.

Partia Demokratike ka përfunduar paraditen e sotme nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit politik opozitar dhe qytetar për zgjedhjet e ardhshme. Në orët dhe në ditët në vijim ky koalicion do të zgjerohet me të tjera parti politike dhe është i hapur dhe i gatshëm të ndërtojë bashkëpunim dhe partneritet me të gjithë faktorët e tjerë të shoqërisë, grupime qytetare, grupe interesi për t’i dhënë Shqipërisë të ardhmen europiane që meriton.

Kjo fillon pikësëpari, duke i dhënë fund krimit elektoral, zgjedhjeve fallco.

Angazhimi i parë dhe kryesor i koalicionit opozitar, që është maxhoranca e re politike, morale dhe numerike e Shqipërisë, është që të kthejë vendimmarrjen në duart e shqiptarëve.

Kurrë më nuk do të pranojmë një proces zgjedhor fals, të diktuar nga krimi, që prodhon parlament fals, kukull, të interesave kriminale të oligarkisë, qeveri fallco, vegël të interesave kriminale të oligarkisë që grabisin pasuritë e shqiptarëve, paratë e shqiptarëve, shkatërrojnë vendet e punës dhe kanë detyruar shqiptarët të ndërmarrin eksode të papara dhe të padëgjuara që nga fillimi i viteve ’90, por do të angazhohemi fuqimisht, përmes aksionit tonë të përbashkët, që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhje të lira dhe të lira dhe të ndershme, në të cilat të diktojë vullneti i qytetarëve shqiptarë.

Angazhohemi, po kështu, që të çojmë përpara reformën në drejtësi, larg ndikimeve politike, duke nisur me dhënien fund krizës kushtetuese dhe formimin e Gjykatës Kushtetuese, funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe një Prokurorie larg ndikimeve politike dhe ligjit me një standard dhe jo dy standarde.

Për këtë është e domosdoshme që të ndëshkohet krimi elektoral që prodhoi një parlament ilegjitim, një qeveri ilegjitime, armike të interesave të qytetarëve, që godet, ndëshkon në mënyrë të padrejtë qytetarët, jetën, sigurinë, pronën e tyre, ndërkohë që mbron dhe promovon pasurimin e paligjshëm, grabitjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në emër të një grupi oligarkësh dhe kriminelësh me të cilët ka marrë pushtetin.

Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë. Nuk do të ketë zgjedhje farsë në Shqipëri pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u ndëshkuar dhe pa u vënë para përgjegjësisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë krim elektoral duke nisur me Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin. Pa patur, pra, një drejtësi, e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e kapur duke bashkëpunuar me krimin dhe të kapur në afera të tmerrshme, të paprecedenta korruptive, siç ka ndodhur në vijimësi me këtë qeveri.

Pakti, marrëveshja opozitare nuk është thjesht një konfirmim i maxhorancës së re politike, morale dhe numerike. Mbi supet tona nuk qëndron thjesht dhe vetëm përgjegjësia e fitores së zgjedhjeve të ardhshme të lira dhe të ndershme dhe pamundësimit të një tjetër krimi elektoral, por një mision shumë më i madh, një mision kombëtar për t’i dhënë fund tranzicionit, për të diktuar së bashku me sovranin standardin europian në zgjedhje, në demokraci, në shtetin e së drejtës, në ekonomi dhe kudo.

Në funksion të këtij misioni kombëtar, akti i parë i këtij koalicioni që merr jetë sot, do të jetë formësimi, së bashku me të gjithë faktorët shoqërorë dhe qytetarë, i Platformës Për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, i reformimit të thellë të sistemit politik, ndalja e krizës ekonomike, që ka varfëruar, ka rritur papunësinë dhe vrarë shpresën e shqiptarëve, shfrytëzimi i potencialeve të jashtëzakonshme të vendit tonë, jo për të pasuruar një grusht oligarkësh, monopolistësh, politikanësh të korruptuar dhe kriminelësh, por për të sjellë mirëqenie, punësim dhe siguri për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Hap i panegociueshëm mbetet zgjidhja politike, tashmë e parashtruar nga opozita e bashkuar dhe e institucionalizuar në marrëveshjen e Koalicionit tonë politik, që është largimi i shkaktarit të kësaj gjendjeje, largimi i autorit të krimit elektoral që shkaktoi parlamentin fallco, qeverinë fallco, policinë fallco, drejtësinë fallco, ekonominë fallco, shëndetësinë fallco, arsimin fallco, po shkatërron shpresën e shqiptarëve, largimi i Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore, e cila do të mundësojë, përmes masave, për të garantuar zbatimin e ligjeve aktuale, si dhe reformës zgjedhore, zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku të diktojë Sovrani.

Në këtë moment, dua të citoj një nga baballarët e demokracisë amerikane, Thomas Jefferson, i cili e ka thënë fare qartë ndryshimin midis tiranisë dhe lirisë: “Tirania është, kur populli ka frikë qeverinë. Liria është, kur qeveria ka frikë popullin”. Instrumenti është vota e lirë. Ky është angazhimi ynë i parë dhe kryesor. kjo është beteja që do të vazhdojmë deri në fitore për Shqipërinë, për shqiptarët, për destinin tonë, për hapjen e negociatave, për të mos munguar edhe një herë në stacionin e hapjes së negociatave, për Shqipërinë si e gjithë Evropa.

Pyetje: Zoti Basha, ju po shpallni koalicionin e opozitës së bashkuar, por, po sot, zoti Patozi ka njoftuar krijimin e një partie të re, kurse zonja Hajdari ka shpallur se do të marrë pjesë në zgjedhje…

Basha: Gjeneza e të keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet fallco, të diktuara nga krimi. Prandaj, nuk do të ketë më zgjedhje fallco, nuk do të ketë më parlament fallco, nuk do të ketë më qeveri fallco, nuk do të ketë më drejtësi fallco, natyrisht nuk do të ketë as opozitë fallco.

Read More
23 Pri
0

AGREEMENT FOR THE POLITICAL COALITION OF THE UNITED OPPOSITION

Today, in Tirana, on 23/04/2019, We, the united Opposition:

I. Deeply concerned that for a long time Albania has been under the conditions of:

o An increase of extreme poverty, unemployment, as well as life and property insecurity, which altogether have caused an extremely high number of Albanian citizens to emigrate to EU countries;

o The lack of Government attention to Albanian citizens’ daily problems, and the lack of reforms guaranteeing that the government is truly serving its citizens’ interests;

o The total loss of citizen’s confidence on rule of law;

o The annihilation of free and fair elections, a phenomenon proven by facts reported on a daily basis, having affected government legitimacy but also its accountability toward the citizens;

o The national economic collapse due to government-linked oligarchs, benefiting fraudulently from tax money, destroying free market competition and hindering foreign investment which could have been a large source for employment;

o The deep inequality between ordinary citizens and those with power, deriving from the annihilation of the rule of law and the equality before the law;

o The unprecedented Government efforts to control all powers in the country, including the justice system;

II. Bearing in mind:

o The severe political crisis faced by Albania today, which makes impossible the organization of free and fair elections according to democratic standards, as it is now proven that Edi Rama’s government has collaborated with organized crime to buy votes;

o The destructive consequences of the undermining fair and free elections principles to Albanian citizens’ livelihood, to democratic processes and functioning of institutions, as well as to the European integration process for Albania;

o The unprecedented situation deriving from the economic crisis, the massive emigration and the catastrophic conditions resulting from the increased social misery, all as consequence of a government built upon a deformed electoral process dictated by the cooperation with organized crime;

o Edi Rama’s direct responsibility for the severe crisis Albania is facing today, and for the establishment of a criminal scheme in cooperating with organized crime to buy votes;

o The unprecedented absence of the Constitutional Court, of the Supreme Court, of an unconstitutionally appointed General Prosecutor, and lack or capture of other independent constitutional bodies, that should guarantee rule of law and protect democracy;

III. Considering that the current situation is primarily the result of the strong links between the Government and organized crime, as well as corruption, which hinder the socio-economic development of the country and the European path of Albania;

IV. Aware that Albanian youth is seeking more than ever, not only a qualitative education, according to European standards, but above all employment conditions based on merit and individual experiences;

V. Concerned about the severe challenges faced by the Albanian economy, especially, by Albanian farmers and small entrepreneurs, due to the government’s policies having led them to bankruptcy;

VI. Aware that the capture of public institutions by organized crime poses a serious threat to democracy and democratic institutions’ integrity and functioning, and that this situation has transformed into a national emergency in order to sever the government links to crime;

VII. Determined to undertake any political or institutional steps that paves the way for opening Albania’s negotiations with the European Union;

VIII. Estimating that the current Government and justice institutions have not taken any concrete effort to address the recurring issues of vote buying, of dirty money use in elections, and of the electoral engagement of individuals with criminal records, which have seriously undermined public confidence in the integrity of electoral processes;

IX. Estimating that the current Government has taken no steps to address state resources abuses, police abuse and dereliction of duty as well as the pressure on state employees that occurred in the past elections.

WE DECLARE:

1. The creation of a United Coalition of Opposition and Citizens for the upcoming elections in the country.

2. The Political Parties signatory to this Coalition will register to participate in the elections only after the conditions for free and fair elections will be established.

3. The only course to guarantee free and fair elections is the formation of a Transitional Government with a special mandate to:

(i) restore the political legitimacy of government through early parliamentary elections.

(ii) organize free and fair parliamentary and local elections in Albania;

(iii) adopting the electoral reform and pursuing its implementation, with a special focus on eradicating all links between politics and crime, fighting the vote-buying that has been massive and widespread as well as the intimidation of voters by criminals and eliminating the inequal treatment of political parties competing in elections.

(iv) creating a climate of trust with regard to the implementation of the justice reform free from any political interference.

(v) creating the necessary conditions that will accelerate the opening of Albania’s membership negotiations with the European Union and undertaking any steps and reforms necessary for this purpose.

4. In defense of democracy, free and fair elections, the Political Parties signatory to this Coalition commit not to allow any electoral farce, organized by the illegitimate government of Edi Rama.

5. Any farce election, dictated by the alliance of Edi Rama with organized crime and their dirty money, will be rendered impossible through the escalation of the opposition action all over the country.

6. We reconfirm our deep belief that Albania’s EU integration is the only way out of the prolonged post- communist transition. We express our full determination to take any necessary step to support of Albania’s irreversible and rapid journey to the European family.

7. We commit to adopt a Common Platform aiming to freeing the economy from the government-linked oligarchy and crime and oppressive fiscal policies. This nefarious trio is responsible for the peaking unemployment, the driving away of foreign investments, the increasing destitution of farmers and private entrepreneurs. The Common Platform’s aim is to end the current economic crisis, to create opportunities for employment, development, prosperity and equal opportunities for all.

8. We commit to uncompromisingly fight organized crime, corruption and money laundering as the main obstacle to the stability and the development of Albania as well as a serious challenge to the security of our country and of our allies and partners.

9. We support every citizen whose fundamental rights and freedoms are violated by the arbitrary actions of state institutions.

10. We are willing to engage in electoral cooperation with any individual, organization or political party that shares the principles and goals laid out by the signatory parties.

The United Opposition and Citizens Coalition mandates the Democratic Party of Albania, as the largest party of the Coalition, for implementing individual or collective agreements on elections with all signatory parties.

THE POLITICAL PARTIES OF THE OPPOSITION COALITION

Read More
21 Pri
0

Zoti të na ndriçojë rrugën e bashkimit!

Urimi i kryetarit Lulzim Basha nga Kisha e Shna Ndout në Laç.

Sapo kam mbërritur në një vend, një nga vendet më të shenjta për shqiptarët, për besimtarët e Krishtit dhe për të gjithë shqiptarët, Kishën e Shna Ndout në Laç dhe dua prej këndej t’u uroj gjithë besimtarëve, katolikë e ungjillorë, dhe të gjithë shqiptarëve: “Gëzuar! Për shumë vjet Pashkët”. Kjo ditë e ngjalljes së Krishtit, në të cilën sot, nga kisha e Shna Ndout lutem për të gjithë bashkëqytetarët e mi, në veçanti, për ata më në nevojë, për të vobekëtit, për të sëmurët dhe familjarët e tyre, për ata që vuajnë padrejtësitë. Lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmja e sigurtë, nën drejtimin e Zotit fuqiplotë.

Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për t’u bashkuar të gjithë si vëllezër e motra, nën Perëndinë, nën Zotin, në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe ngjalljes së shpresës, për një Shqipëri të paqes, për një Shqipëri të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar dhe për të gjithë bijtë, vogëlushët e shqiptarëve.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Edhe njëherë, nga Kisha e Shna Ndout, gëzuar e Për shumë vjet, gjithë besimtarëve të Krishtit, gjithë besimtarëve katolikë, në veçanti gjithë shërbëtorëve të Zotit, në gjithë dioqezat tona, në Shqipëri, anembanë kombit shqiptar e në diasporë.

Gëzuar të gjithë besimtarëve ungjillorë, gëzuar të gjithë shqiptarëve.

Gëzuar, Për shumë vjet Pashkët.

Read More
19 Pri
0

Emërimi si prokuror nga KLP i bashkëshortit të Ermonela Felajt është politik, antikushtetues dhe i paligjshëm.

  • Emërimi si prokuror nga KLP i bashkëshortit të Ermonela Felajt është politik, antikushtetues dhe i paligjshëm.
  • Në kundërshtim me Kushtetutën, KLP ka emëruar prokuror ushtarin e Edi Ramës pa kaluar në veting dhe pa mbaruar magjistraturën.
  • Përdorimi politik i drejtësisë së re shpjegon pse 63% e shqiptarëve nuk besojnë më tek vetingu dhe pastrimi i sistemit të drejtësisë.

 

DEKLARATË, ENKELEJD ALIBEAJ

 

Reforma në Drejtësi është një nga rastet, kur dështimi për të ngritur një sistem të pavarur drejtësie, në mënyrë që ligji të veprojë njësoj për të gjithë, vuloset nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Me votën e Gent Ibrahimit, i cili përfaqëson interesat e Edi Ramës në organin më të lartë vendimmarrës për prokurorinë, në sistem është emëruar, në mënyrë antikushtetuese dhe pa veting, bashkëshorti i ish ministres së Edi Ramës, Ermonela Felaj.

Rasti i Bledar Valikajt, merita e vetme e të cilit është lidhja bashkëshortore me deputeten e Edi Ramës, përbën një provë skandaloze sesi organet e reja të drejtësisë shkelin kushtetutën për t’i shërbyer pushtetit të kryeministrit, përmes kapjes politike të çdo hallke të sistemit të drejtësisë.

Enmërimi i burrit të deputetes socialiste është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Reformës në Drejtësi në të paktën 2 pika.

  1. Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk e ka përfunduar këtë shkollë.

 

  1. Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të vetingut. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk ka kaluar në veting. Përdorimi politik i organeve të reja të drejtësisë dhe i vetingut shpjegon pse 63 përqind e shqiptarëve nuk besojnë më tek vetingu dhe pastrimi i sistemit të drejtësisë.

Shqiptarëve iu premtua se reforma në drejtësi do  të zgjidhte problemet e mëdha të vendit: politikanët e korruptuar do të ndëshkoheshin, krimi do të merrte dënimin e merituar nga drejtësia e reformuar. E vetmja gjë që po ndodh është se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar po mbahen në sistem, politikanët e korruptuar dhe krimi i organizuar janë të paprekshëm dhe se sistemi i drejtësisë vazhdon të funksionojë vetëm për familjarët e pushtetarëve.

Nëse reforma në drejtësi u bë për të emëruar pa veting dhe në mënyrë antikushtetuese burrin e Ermonela Felajt, atëherë ajo ia ka arritur qëllimit. Edi Rama ka edhe një ushtar më shumë në drejtësinë e deformuar sipas interesave të tij.

 

Read More
18 Pri
0

Largimi i Edi Ramës është kushti i parë dhe i panegocueshëm për nisjen e dialogut politik me PS

 

  • Largimi i Edi Ramës është kushti i parë dhe i panegocueshëm për nisjen e dialogut politik me PS, dialog i cili duhet të çojë drejt një qeveria tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

  • Mesazhi pas vendimit të Këshillit Kombëtar është se pa largimin e Edi Ramës, shkaktarin e krizëSSë shumëfishtë, nuk ka dialog. Pa largimin e Ramës, do të vazhdojë përballja në të gjitha format dhe mënyrat.

 

  • PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. PD angazhohet të pamundësojë një tjetër skenar kriminal zgjedhor, si ai i zgjedhjeve 2017.

 

  • Beteja është betejë për çdo shqiptar, për të djathtë e për të majtë, për të gjithë ata që sot janë viktima të një pushteti të korruptuar, kriminal dhe ilegjitim, i dalë nga zgjedhje të blera me krimin e organizuar.

 

  • Rikthimi i shpresës dhe mundësive për të ndërtuar jetë dinjotoze e të sigurtë në vendin e tyre mund të ndodhë vetëm duke rikthyer themelin e bashkëjetesës demokratike, votën e lirë dhe të ndershme.

 

 

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS MBLEDHJES SË KËSHILLIT KOMBËTAR.

 

 

Pyetje: Zoti Basha, cilat janë kushtet që mund ta çojnë PD-në në zgjedhje, duke qenë se si kryesi keni marrë një vendim se në këto kushte nuk mund të hyni në zgjedhje?

 

Lulzim Basha: Jemi i vetmi vend në Ballkan ku qeveria është kapur duke vjedhur votat me krimin e organizuar. Jemi i vetmi vend në Ballkan, për të cilin një nga parlamentet e vendeve anëtare i ka rekomanduar Brukselit heqjen e lëvizjes së lire. Jemi i vetmi vend në Ballkan ku, brenda 6 viteve, 500 mijë banorë janë larguar nga vendi, për shkak të pamundësisë ekonomike, për shkak të mungesës së shpresës dhe mundësive, për shkak të represionit dhe brutalitetit të një regjimi të ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar.

 

Misioni ynë është i qartë. Këshilli Kombëtar, në mbështetje edhe të vendimeve të mëparshme dhe në përgjigje të aspiratës mbarëqytetare për ndryshim, sot ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike, e cila ka objektiva të qarta: të çrrënjosim krimin, të çrrënjosim korrupsionin, të çlirojmë ekonominë nga krimi dhe oligarkia, që pamundësojnë mirëqenien, që pamundësojnë vendet e punës, që pamundësojnë zhvillimin ekonomik. T’u shërbejmë, pra, qytetarëve shqiptarë, duke rikthyer jo vetëm shpresën, por edhe mundësitë në vendin e tyre, në qytetet e tyre, në fshatrat e tyre, në shtëpitë e tyre. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm duke rikthyer themelin e bashkëjetesës demokratike, që është vota e lirë dhe e ndershme.

 

Vendimi është i qartë.

 

Partia Demokratike do të futet në zgjedhje, vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike angazhohet të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral mbi shqiptarët, si zgjedhjet e vitit 2017, tashmë të dokumentuara edhe nga prokuroria shqiptare, si të dhunuara nga bashkëpunimi kriminal i Edi Ramës me kupolën mafioze, të pamundësojë, pra, një tjetër skenar kriminal zgjedhor, duke bërë, kështu, të mundur që, jo vetëm të rikthejmë legjitimitetin e parlamentit dhe të qeverisë, por, duke pamundësuar pastaj edhe krimet e tjera që pasojnë krimin elektoral.

 

Futja e policisë në orët e para të mëngjesit me gaz lotsjellës në shtëpitë e banorëve te Bregu i Lumit, duke helmuar me gaz fëmijë 3-vjeçarë, 5-vjeçarë, gjë që mund t’i ndodhte çdokujt prej jush, mund t’i ndodhë çdo bashkëqytetari nesër, nëse kjo e keqe nuk ndalet. Shembja e shtëpive në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, vjedhja e pronës, largimi masiv nga puna në kundërshtim me ligjin, mbyllja e bizneseve, çuarja e fermerëve në kufijtë e ekzistencës dhe të dëshpërimit sa të derdhin qumështin në rrugë e të hedhin prodhimet në kanal, shpërfillje totale e shpresës së kombit, studentëve shqiptarë, ccuarja e pensionistëve në kufijtë e mbijetesës me pensione që nuk paguajnë dot as energjinë elektrike dhe ilaçet, janë pasoja të drejtëpërdrejta të shkatërrimit të mekanizmit demokratik: besim-llogaridhënie, që vjen përmes votës së lirë. Ndaj beteja për votën e lirë, është betejë për të zhbërë të gjitha këto pasoja negative për qytetarët shqiptarë, nga fëmijët e vegjël deri tek pensionistët.

 

Pra, me fjalë të tjera, beteja është betejë për çdo shqiptar, për të djathtë e për të majtë, për të gjithë ata që sot janë viktima të drejtëpërdrejta ose indirekte të një pushteti kriminal dhe ilegjitim, të dalë nga një process zgjedhor i manipuluar në bashkëpunim me krimin e organizuar.

 

Misioni ynë është i qartë:

 

  • Të çlirojmë vendin nga krimi.
  • Të çlirojmë vendin nga korrupsioni
  • Të çlirojmë ekonominë nga kriminelët dhe oligarkët, nga paraja e pisët që po vret vendet e punës, që po vret ekonominë dhe po shkakton dëshpërim masiv dhe emigracion masiv.

 

Duke bërë këtë, të krijojmë edhe njëherë kushtet që, çdokush,përmes lirisë, përmes barazisë para ligjit,të ketë mundësi dhe liri, këtu në Shqipëri, për të plotësuar objektivat personale, familjare dhe komunitare.

 

Pyetje: Zoti Basha, kush është formula për zgjedhje të lira, sipas jush, dhe si do ta pengoni procesin e votimit?

 

Lulzim Basha: Sot, çdo shqiptar e ka kuptuar se kjo qeveri ka rënë moralisht, politikisht dhe ndërkombëtarisht. Pavarësisht prej pelivanllëqeve,që janë e vetmja gjë me të cilën merret sot kryeministri më i paaftë, më i dështuar, më i korruptuar dhe më inkriminuar në historinë e Shqipërisë dhe të Ballkanit, çdokush e ka kuptuar që me Edi Ramën nuk vazhdohet më.

 

Prandaj, largimi i tij është kushti i parë dhe i panegocueshëm për nisjen e dialogut politik me Partinë Socialiste, dialog i cili duhet të çojë drejt një qeveria tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Në bashkëpunim jo vetëm me aletatët tanë politikë, por me të gjithë shoqërinë dhe gjithë përfaqësuesit e grupeve të interesit, gjatë ditëve dhe javëve në vijim, ne do të shpalosim propozimet tona për mandatin e qeverisë tranzitore dhe, natyrisht, propozimet tona do t’i nënshtrohen një diskutimi publik, në mënyrë që mandati dhe detyrat e qeverisë tranzitore të mosjenë thjesht dhe vetëm kalkulim politik i opozitës së bashkuar, por të përfaqësojnë konsensusin më të gjerë shoqëror, për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.

 

Pyetje: Zoti Basha, kryeministri thotë se nuk tërhiqet, ju thoni se do pamundësojmë zgjedhjet. Si do tw pamundësohen zgjedhjet? Do tw shkohet drejt përplasjes civile me 30 qershor?

 

Lulzim Basha:Do të kemi kohë të diskutojmë hap pas hapi të gjitha detajet me interes gazetaresk. Sot, mesazhi që dua të ndaj me ju është ky: Pa largimin e Edi Ramës, nuk ka dialog. Pa largimin e Edi Ramës, do të vazhdojë përballja në të gjitha format dhe mënyrat, mes qytetarëve të dhunuar dhe një grushti dhunuesish, një organizate kriminale që ka zaptuar sot kupolën e shtetit, drejtësinë, parlamentin dhe një nga partitë kryesore në vend, Partinë Socialiste të Shqipërisë.

 

Pyetje: Kishte një vendim të kryesisë për të vazhduar protestat sa herë ka seanca parlamentare?

 

Basha: Protestat do të vazhdojnë sipas taktikës që do të përcaktohet nga shtabi i protestave.

 

Pyetje: Keni pasur sot në parlament një ftesë nga Edi Rama për një dialog, ju ka ftuar të merrni pjesë në komisionin e reformës zgjedhore?

 

Basha: Parakushti i parakushteve për një dialog të vërtetë dhe jo tallje me shqiptarët, që dhunohen ditë për ditë nga Edi Rama dhe horrat e tij, banditët me uniformë apo pa uniformë, është largimi i Edi Ramës, shkaktarit të kësaj krize të shumëfishtë, që t’i hapë rrugë dialogut politik, që do të çojë drejt njw qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

 

Faleminderit!

Read More
18 Pri
0

Reporterët pa Kufij konfirmojnë përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri

 

  • Reporterët pa Kufij konfirmojnë përkeqësimin e lirisë së medias në vend. Shqipëria zbret me 7 vende në indeksin botëror.
  • Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në vitin 2018.
  • Reporterët pa Kufij shprehin shqetësimin për “kapjen e mediave dhe përqëndrimin e tyre në duart e një grushti biznemenësh të mëdhenj.”
  • Projektligjet për median të Edi Ramës forcojnë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe kufizojnë aksesin tek lajmet dhe informimin.
  • PD u ka kërkuar organizmave ndërkombëtarë të sjellin në Shqipëri misione monitorimi.

DEKLARATË ALBANA VOKSHI

Partia Demokratike ka denoncuar, prej kohësh, situatën alarmante të lirisë së medias në Shqipëri. Pa media të lirë nuk ka transparencë dhe llogaridhënie të qeverisë, nuk ka informim të publikut, rrjedhimisht nuk ka zgjedhje të lira.

Media e Lirë është kushti i panegociushëm për hapjen e negociatave.

Në situatën e rënduar për mediat dhe gazetarët, raporti i sotëm i organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufinj” ngre alarmin se pa liri të medias rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian është e gjatë.

“Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në vitin 2018”-thuhet në raport.

Në publikimin e sotëm të Indeksit Botëror të Lirisë së Medias, Shqipëria ka zbritur 7 vende, duke parë si përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama.

Ai ka vën nën kontroll shumicën prej tyre, nëpërmjet lidhjeve me pronarët oligarkë, tenderave, koncesioneve, PPP-ve apo licensave korruptive, siç evidentohet në raport.

Reporterët pa Kufij shprehin shqetësimin se për “kapjen e mediave dhe përqëndrimin e tyre në duart e një grushti biznemenësh të mëdhenj.”

“Politikanët, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe fabrikantë të lajmeve të rreme.” -thekson raporti, i cili kritikon  dy projektligje për median të Edi Ramës si propozime që “forcojnë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe kufizojnë aksesin tek lajmet dhe informimi.”

Parimi i Ramës është atë që nuk e blen dot me tendera, koncesione, licensa – e kërcënon e shantazhon, fyen, përçmon, e çon në gjyq.

Në indeksin botëror të Lirisë së Medias, Reporterët Pa Kufij ngrenë shqetësimin se “Gazetarët janë subjekte të fyerjes, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.”

Dy ditë më pare, Partia Demokratike informoi organizatat ndërkombëtare për përkeqësimin e lirisë së medias, duke listuar të gjitha rastet e gazetarëve të kërcënuar dhe intimiduar nga qeveria dhe mafia.

  1. Gjatë vitit të kaluar ka patur raste të rënda të kërcënimit të gazetarëve për shkak të detyrës. 
  • Persona të paidentifikuar qëlluan në mes të natës shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala, vetëm sepse ajo denoncoi lidhjet e deputetit të PS Jurgis çyrbja me bandën e Shullazit. 
  • Gazetari Julian Shota u kërcënua me armë në kokë sepse po transmetonte një shpërthim në një biznes në Laç. 
  • Policia goditi në kokë kryeredaktorin e RD Bledi Kasmi, ndërsa po raportonte protestën e opozitës para MB.
  1. Intimidimi përmes padive në Gjykatë:
  • Kryeministri Rama paditi gazetarin Ylli Rakipi për shpifje dhe prishje të imazhit, vetëm sepse ai ka publikuar disa raste të pastra korrupsioni të Qeverisë. Gazetqari Rakipi zbuloi se firma fituese e projektit 40 milionë euro të Unazës së Madhe kishte marrë tenderin me letra të fallsifikuara.
  • Gazetarja investigative Klodiana Lala u kërcënua me hetim për një raport të publikuar në BIRN dhe Zëri i Amerikës, ku denoncohet blerja e votave në Qarkun Durrës gjatë 2017-ës, ku përfshihet drejt për së drejti Vangjush Dako dhe një nga bandat e Durrësit.
  • Jetmir Olldashi, gazetari investigativ është marrë i pandehur, vetëm sepse publikoi lidhjen e vëllait të ish ministrit të brendshëm Agron Xhafaj me trafikun e drogës.
    Basir Çollaku, një tjetër gazetar investigativ u padit nga kreu i Gruit Parlamentar të PS vetëm sepse ai publikoi një intervistë me oficerin Emiljano Nuhu, i cili denoncoi kërcënimin me armë në kokë brenda rajonit të policisë në prani të Ballës, për të heshtur për akuzën e përdhunimit nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.
  • Prokuroria e Vlorës kërkoi praninë me forcë të gazetarit Elton Qyno vetëm, sepse ai botoi një artikull për vrasjet dhe zhdukjet mafioze në Vlorë.
  • Edhe rasti i mëparshëm i gazetares Alida Tota, që investigoi vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj në Sharrë, bën përgjegjës direkt kryebashkiakun Erion Veliajn, kampion i blerjes së medias.

Të gjithë këto, kanë “krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur  dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.” thuhet në indeksin boteror për  lirinë e medias të Reporterëve pa Kufij.

Tejet e shqetësuar nga kjo situatë, Partia Demokratike ka informuar në vijim të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe organizatat ndërkombëtare për Lirinë e Medias.

Partia Demokratike ka kërkuar prej tyre të sjellin misione monitorimi për situatën e rëndë të medias në Shqipëri, si dhe të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre ndaj Kryeministrit  për të ndalur sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.

Read More
17 Pri
0

Politika e Ramës është kërbaç për qytetarët dhe lëpirje për krimin. 

  • Deklarata e EUROPOL: “Grupet mafioze italiane, shqiptarët dhe bandat motorike të jashtëligjshme janë lojtarët kryesorë të krimit në Kontinent, të cilët përbëjnë rrezikun më të lartë për sigurinë e brendshme të BE”.
  • Politika e Ramës është kërbaç për qytetarët dhe lëpirje për krimin.
  • Ne do t’i japim fund shtetit personal të Ramës dhe bandave të tij, ne do të çmontojme grupet kriminale dhe do ta bëjmë Shqipërinë vendin e sundimit të ligjit, ku dënohen banditët e kriminelët dhe garantohen qytetarët.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

 

Edi Rama shërbëtor ndaj krimit, gangster ndaj qytetarëve të pambrojtur e të pamundur.

 

Edi Rama erdhi në pushtet nëpërmjet projektit politik të bashkëpunimit me krimin dhe sjellja e tij në pushtet është shpërblimi i krimit me prona dhe asete publike, me emërime në administratën e lartë nga deputetë, kryetarë bashkie e drejtora të rëndësishëm.

 

Prej vitesh Partia Demokratike ka denoncuar me emër dhe mbiemër gjithë strukturën  dhe infrastrukturën kriminale në Shqipëri, ashtu siç kemi denoncuar edhe lidhjet e qeverisë me bandat më famëkeqe ne vënd.

 

Edi Rama në funksion të krimit dhe për të lehtësuar bandat kriminale vendosi ministra përfaqësues të krimit, deputetë në lista si propozues të krimit.

 

Sot Edi Rama është i rrethuar dhe për fat të keq gjithçka ne kemi deklaruar po faktohet nga strukturat më të specializuara dhe nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare.

 

“Shqipëria është shndërruar në një vënd tranziti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjërësisht nga elementë të krimit të organizuar, evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe heroinës në Shqipëri” – Raporti i DASH.

 

“Grupet mafioze italiane, shqiptarët dhe bandat motorike të jashtëligjshme janë lojtarët kryesorë të krimit në Kontinent. Aktualisht krimi i organizuar përbën rrezikun më të lartë për sigurinë e brendshme të BE” – deklaroi dje Europol, duke e veçuar krimin e organizuar dhe mafian shqiptare si rrezik.

 

Prej këtij treguesi të lartë të nivelit të kriminalitetit me mbështetje shtetërore në Shqipëri, Parlamenti Holandez votoi propozimin për rikthimin e vizave.

 

Për shkak të projektit politik të Edi Ramës qytetarëve shqiptarë po ju rrezikohet lëvizja e lirë, për shkak të bashkëpunimit me krimin shqipëria ka 6 vite që nuk avancon por bën hapa pas në rrugën drejt BE.

 

Gjendja reale e kriminalitetit, e krijuar për shkak të bashkëpunimit të krimit me qeverinë po jau nxin faqen shqiptarëve, të cilët nuk e meritojnë që për interesat kriminale të qeverisë, të shihen si delja e zezë në Evropë.

 

Në Shqipëri mbretëron krimi i organizuar, vendi gëlon nga tritolet, zjarrvëniet, grabitjet e armatosura, droga sheshit, vrasjet mafioze dhe rrëmbimet pa autorë rriten, por Rama dhe qeveria e tij ndëshkon të pamundurit, dhunon protestuesit, flak nga banesat qytetarët dhe godet gra e fëmijë.

 

Politika e Ramës është kërbaç për qytetarët dhe lëpirje për krimin. Shifrat e tmerrshme të nxjerra nga gjykatat tregojnë se shteti i Ramës dënon brenda dy vitesh 2156 familjarë për pamundësine e pagesës së energjisë elektrike, 8 prej të cilëve në moshë të mitur, mijëra të tjerë për suvatime oborresh apo ndërtime stallash dhe nuk ka asnjë grup të strukturuar kriminal të dënuar.

 

Ne do t’i japim fund shtetit personal të Ramës dhe bandave të tij, ne do të çmontojme grupet kriminale dhe do ta bëjmë Shqipërinë vendin e sundimit të ligjit, vend ku mbizotëron shteti ligjor, ku dënohen banditët e kriminelët dhe garantohen qytetarët, ne do ta rikthejmë në detyre policinë e marrë peng nga Rama dhe ushtarët e tij.

Read More
17 Pri
0

Taksat e Bashkisë Tiranë janë dyfishuar gjatë viteve 2015-2019, biznesi më i prekuri.

 

  • Taksat e Bashkisë Tiranë janë dyfishuar gjatë viteve 2015-2019, biznesi më i prekuri.
  • Rritja e taksave nga Bashkia e Veliajt dhe nga qeveria e Ramës është arsyeja se pse sot në Tiranë janë mbyllur mbi 25 mijë biznese, duke e kthyer Tiranën në qytetin më të shtrenjtë, në qytetin me taksat më të larta, në qytetin e pamundësisë.

 

DEKLARATË E JORIDA TABAKUT

 

Dy janë armiqtë e biznesit në Shqipëri që, me politikat e tyre klienteliste dhe korruptive, kanë falimentuar me mijëra biznese, duke favorizuar një grusht oligarkësh dhe trafikantesh droge,

I pari është Edi Rama.

I dyti është shërbëtori i tij në krye të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Që prej ditës së parë që hipi në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj i shpalli luftë qytetarëve, biznesit dhe të vërtetës. Që në paketën e parë fiskale, të miratuar në dhjetor 2015 në Këshillin Bashkiak, ai ndërmori hapin represiv dhe diskriminues ndaj bizneseve dhe qytetarëve.

Si rrjedhojë, sot ata që jetojnë dhe punojnë  në Tiranë paguajnë 328 milionë euro taksa shtesë, të cilat nuk janë investuar në punë publike, që nuk i shërbejnë modernizimit të qytetit dhe rritjes së cilësisë së jetës në Tiranë.

Binzeset janë më të prekurit nga rritja e taksave në kryqytet nën drejtimin e Erion Veliajt. Sot rreth 51 mijë biznese në Tiranë paguajnë taksa 2- 3 herë më shumë se 4 vite më parë.

Në krahasim me vitin 2015, taksat për biznesin e vogël janë mbidyfishuar.

Ne kemi marrë faturat të cilat i kanë shkuar bizneseve të vogla dhe vetë biznesi ka bërë krahasimin 2015-2019.

Më konkretisht, një sipërmarrës që zotëron një market të vogël në zonën e Tiranës, paguan 410 mijë lekë më shumë taksa më vit, që prej ardhjes në krye të bashkisë të Erion Velisë. Kjo vlerë është e barabartë me gati sa dy paga minimale.

Një biznes i mesëm, për shkak të rritjes së taksave nga Veliaj, paguan 540 mijë lekë më shumë për arkën e bashkisë, e cila i heq kështu mundësinë biznesit të mesëm të punësojë një person më të kualifikuar.

Një biznes i madh paguan 1 milion e 70 mijë lekë më shumë taksa në një vit, që kur Bashkia drejtohet nga Erion Veliaj. Këto parà mund të ishin shpenzuar më mirë nga biznesi për të rritur punësimin apo eficencën e sipërmarrjes.

Rritja e taksave nga Bashkia e Veliajt dhe nga qeveria e Ramës është arsyeja se pse sot në Tiranë janë mbyllur mbi 25 mijë biznese, duke e kthyer Tiranën në qytetin më të shtrenjtë, në qytetin me taksat më të larta, në qytetin e pamundësisë.

  1. Taksa e pronës është rritur nga 2 deri në 4 herë.
  2. Taksa e pastrimit është dyfishuar për të gjitha kategoritë e biznesve dhe shkon në projektin korruptiv të inceneratorëve e në tenderat e Fushës nga ana tjetër.
  3. Taksa e arsimit, një taksë e re e vendosur nga Veliaj, ka çuar në arkën e Bashkisë  20 milionë Euro, por sot shkollat po jepen me PPP, me fitim shumë të lartë, abuziv dhe korruptiv për ndërtuesin e shtëpisë së Erion Veliajt.

Këto 4 vite në Tiranë është rritur çdo taksë, por vende të reja pune nuk janë hapur, edhe pse Erion Veliaj, vetëm nga mbidyfishimi i taksave ka patur 328 milionë euro më shumë në arkën e bashkisë.

Taksat e rritura nga bashkia shkojnë në të njëjtin zë si ai i qeverisë qëndrore: është i njëjti model, është e njëjta skemë, është I njëjti system, shpenzohen për fasadën dhe publicitetin personal të kryebashkiakut Veliaj, ndërsa qytetarët po i mbyt betoni i korrupsionit, falimenti, varfëria dhe papunësia.

Biznesi në Tiranë dhe në Shqipëri nuk e meriton këtë zhvatje që po ndodh sot.

  • Biznesi meriton të trajtohet me taksa të ulëta, me çmim më të ulët për energjinë dhe karburantin.
  • Që biznesi të forcohet, nuk duhet kamxhiku i tatimorëve, por mbajtja larg e gjobëvënësve.
  • Biznesi kërkon mundësi të barabarta dhe jo favorizim të disa klientëve të kryeministrit ndërkohë që pjesa më e madhe e bizneseve sot ulin qepenat.

Të gjitha këto i siguron plani i Partisë Demokratike për Rimëkëmbjen e Ekonomisë. Por që t’u japim fund këtyre gjobave dhe t’i heqim këtë lak shqiptarëve nga fyti, duhet së pari të fitojmë betejën më të rëndësishme për shqiptarët, betejën për zgjedhje të lira e të ndershme!

Read More
16 Pri
0

Edi Rama po i vendos një tjetër damkë Shqipërisë, atë të burgosjes politike të opozitës.

  • Edi Rama po i vendos një tjetër damkë Shqipërisë, atë të burgosjes politike të opozitës. Ata janë të burgosur politikë, për shkak  se janë mbështetës të PD, janë kundërshtarë politikë të Edi Ramës
  • Prokuroria, edhe sot, shërbeu  si vegël politike e Edi Ramës, kur kërkoi mbajtjen nën arrest të 16 protestuesve pa patur asnjë provë se kanë ushtruar dhunë në protestë.
  • Edi Rama të jetë i sigurtë se sa më shumë të burgosur politikë të ketë, aq më shumë qytetarë do të jënë në sheshin e protestave. Lotët e nënave dhe dhuna do t’i kthehen mbrapsht.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI, PAS VENDIMIT PËR PROTESTUESIT E NDALUAR.

Klithmat e asaj nëne që ju dëgjoni në këtë moment, sigurisht, janë mesazhi që unë dua t’i përcjell sot Edi Ramës dhe gjithë bandës së tij në qeveri: Lotët e nënave që i burgos për arsye politike fëmijët e tyre, të jesh i sigurt që do të kthehen mbrapsht në familjen tënde dhe familjet e bandës tënde qeverisëse.

Asnjëri prej tre të arrestuarve që u mbajtën  sot në burg me urdhër politikë të Edi Ramës nuk ka kryer asnjë akt dhune gjatë protestës së fundit të 13 prillit.

Asnjëri prej 40 të arrestuarve që u mbajtën 48 orë nën arrest si të burgosur politikë me urdhër të Edi Ramës nuk ka kryer as edhe një akt dhune, nuk ka asnjë ndryshim të organit të Prokurorisë. Prokuroria edhe sot shërbeu  si vegël politike ku kërkoi mbajtjen nën arrest të 16 protestuesve.

Gjykata konstatoi atë që unë ju thashë dje përpara Prokurorisë, që nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë pamje filmike që këta qytetarë të arrestuar të kenë kryer një akt dhune.

Ata janë thjesht të burgosur politikë për shkak  se janë mbështetës të Partisë Demokratike, janë kundërshtarë politikë të Edi Ramës  dhe Edi Rama është duke vendosur një tjetër damkë Shqipërisë, atë të burgosjes politike.

Sigurisht, që është në ditët e fundit të tij dhe është e kuptueshme që do të bëjë çdo përpjekje për të mbajtur pushtetin e tij kriminal edhe duke burgosur për arsye politike qytetarët.

Të jetë i sigurt se sa më shumë të burgosur politikë të ketë atje brenda, aq më shumë qytetarë do të ketë në shesh, në protestat e radhës. Deri më tani protestuesit kanë qenë në protesta paqësore për të kërkuar largimin e një qeverie antikushtetuese. Të jetë i sigurt se nëse vazhdon me dhunën ndaj protestuesve dhuna do t’i kthehet mbrapsht.

Pyetje: Sa ka shkuar numri i të ndaluarve që prej protestës së parë? 

Gazment Bardhi: Janë mbi 200 qytetarë që shoqërohen në mënyrë kriminale  me urdhër politikë në të gjitha protestat e opozitës. Janë mbi 10 të burgosur politikë në këtë moment që flasim që mbahen në burg me urdhër politikë të Edi Ramës dhe sigurisht që janë me dhjetëra qytetarë të tjerë të shpallur në kërkim apo të proceduar penalisht. Koha kur shqiptarët frikësoheshin me burgim politikë ka mbaruar, siç ka mbaruar edhe koha e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës.

Faleminderit!

Read More