Blog

16 Pri
0

Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri javët e fundit është përkeqësuar dukshëm. PD u kërkon institucioneve ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndalur dhunën e qeverisë ndaj gazetarëve.

  • Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri javët e fundit është përkeqësuar dukshëm. PD u kërkon institucioneve ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndalur dhunën e qeverisë ndaj gazetarëve.

 

DEKLARATË ALBANA VOKSHI

 

Pak minuta më parë “Reporterët pa kufij” shprehën në mënyrë të përsëritur shqetësimin për plagosjen nga policia të dy gazetarëve gjatë protestës në Tiranë, ku mijëra demonstrues i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Organizata më e njohur e gazetarëve në botë u kërkon autoriteteve shqiptare të mos përdorin forcë në mënyrë jo proporcionale, veçanërisht jo kundër gazetarëve dhe videoreporterëve që mbulojnë protestat.

 

Kjo është një thirrje e përsëritur e Reporterëve pa Kufij për Edi Ramën, por deri tani kryeministri i votave të vjedhura dhe më i korruptuari në Europë, nuk ka dënuar asnjë rast të pengimit të gazetarëve apo keqtrajtimin dhe lëndimin e tyre nga vartësit e tij.

 

Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri javët e fundit është përkeqësuar dukshëm.

 

Nën modelin e dhunës që Rama përcon cdo ditë ndaj mediave dhe gazetarëve, Kryebashkiakë socialistë, oficerë policie, punonjës sigurie kanë kërcënuar me arrestime, varje në litar dhe kanë goditur deri në gjakosje gazetarë dhe fotoreporterë në detyrë. Arsyeja e vetme e dhunës: pengimi për informimin e publikut për protestat e opozitës, korrupsionin dhe abuzimet e qeverisjes së Ramës.

 

  1. Eliza Gjediku, gazetare e Tema TV, pati probleme serioze shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në spital për shkak të gazit helmues, të përdorur në masë nga policia në protestën e opozitës, të shtunën.
  2. Fotografi Arben Dajçi, u godit me sende të forta në kokë nga policia, ndërkohë që po fotografonte momente nga protesta e opozitës së datës 13 prill.
  3. Një grup gazetarësh dhe fotoreporterësh u sulmuan me gaz helmues dhe ujë me presion, ndërsa ishin në detyrë, duke ua pamundësuar raportimin për protestën e opozitës para parlamentit.
  4. Nikollë Lesi, i gazetës “Koha Jonë” u pengua dhe u dhunua nga policët, ndërsa po shkonte në protestën e opozitës së datës 13 prill.
  5. Erion Skëndaj, gazetari i përkushtuar i Neës24, u godit dhe u largua me forcë nga policia, ndërkohë që po raportonte live protësten e opozitës më 28 mars.
  6. Alice Taylor, gazetare britanike, iu mohua leja e qëndrimit në Shqipëri, megjithëse shtatzanë, për shkak të raportimit ndërkombëtar të protestave të opozitës.
  7. Forcat policore kërcënuan me arrestim gazetaren e Neës24 Dorjana Bezat dhe e penguan atë të raportonte live shkatërrimin antiligjor dhe sulmin me gaz brenda shtëpive të 38 familjeve te Bregu i Lumit.
  8. Gazetari i “Fiks Fare” u kërcënua me “varje në litar” nga Kryebashkiaku socialist i Pukës, për investigimin e pushimit nga puna për motive politike të një nëne me 4 fëmijë.
  9. Gazetari Renaldo Salianji u shty me forcë nga truproja e Prokurores së Përkohshme Arta Marku, në kohën kur ai ishte në detyrë në pasqyrimin e një aktiviteti në Kryesinë e Kuvendit.

 

Avokati i Popullit, ka kritikuar ashpër dhunën e Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve me përdorimin në masë të gazit lotsjellës. “Trajtimi i medias dhe gazetarëve si një kërcënim i sigurisë publike, konsiderohet nga Avokati i Popullit si një nga sinjalet më shqetësuese për një situatë, ku liria e shtypit është vënë në dyshim.”-thuhet në raportin paraprak të Institucionit.

 

Rama i është sulur medias, sepse kërkon ta kontrollojë plotësisht atë apo të denigrojë çdo zë kritik, të zhdukë investigimet për korrupsionin, të blejë heshtjen e mediave për blerjen e votave nga pakti i tij me krimin.

 

Për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri, që kur opozita vendosi të djegë mandatet dhe të dalë në protestë bashkë me qytetarët, kemi vënë në dijeni  të gjithë organizmat ndërkombëtare.

 

Partia Demokratike u kërkon këtyre institucioneve,  Komisionit Europian, Parlamentit Europian, OSBE-së, Këshillit të Europës, Komisionit të Helsinkit të Kongresit amerikan, Human Right Watch, Amnisty International, Reportereve pa Kufij që të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre për t’i kërkuar Edi Ramës dhe Qeverisë të ndalin dhunën ndaj gazetarëve dhe mediave!

Pa gazetarë të lirë nuk ka demokraci!

 

Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur  lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë.

Read More
15 Pri
0

Pezullimi i Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe komandimi nga qeveria i një rektori tjetër, pa u shprehur më parë Presidenti, janë akte antikushtetuese dhe antiligjore që minojnë autonominë universitare.

  • Pezullimi i Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe komandimi nga qeveria i një rektori tjetër, pa u shprehur më parë Presidenti, janë akte antikushtetuese dhe antiligjore që minojnë autonominë universitare.
  • Me shullazët e rinj në krye të Ministrisë së Arsimit dhe të UT, Edi Rama mund të vjedhë ndonjë tender apo pronë të Universitetit, por nuk ka për t’ia dalë që t’i mbyllë gojën pedagogëve dhe studentëve.

 

DEKLARATË E LUÇIANO BOÇIT

 

Ministrja fatkeqësisht e Arsimit, Besa Shahini, i ka vënë minat autonomisë universitare, me një vendim tjetër të paligjshëm, që tregon padurimin për të zëvendësuar në mënyrë antikushtetuese rektorin e Universitetit të Tiranës me militantë partiakë apo pazarxhinj të pushtetit.

Me të drejtë, shumë kolegë nga bota universitare dhe nga politika po thonë se Edi Rama po kërkon të bëjë sot me Universitetin e Tiranës atë që nuk mundi ta bënte dot me Shullazin 3 vjet më parë, për të vendosur nën kontroll politik çdo hallkë të Universitetit  të Tiranës.

Jo vetëm vendimi i djeshëm i Besa Shahinit për pezullimin e rektorit është antikushtetues dhe i paligjshëm, por edhe vendimi i sotëm i Ministres fatkeqësisht të Arsimit, është në kundërshtim flagrant me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Komandimi i një rektori të ri, pa pritur vendimin e Presidentit, është në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe të ligjit. Ligji nuk ia jep Ministres këtë kompetencë.

Në asnjë nen të Ligjit të Arsimit të Lartë, i cili rregullon autonominë e universiteteve, që nga procedura e zgjedhjes dhe deri tek ndërprerja e parakohshme e mandatit të rektorëve, nuk flitet për të drejtën e ministrit të arsimit për të komanduar rektorin e ri. Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhrin e pezullimit, Ministri i propozon Presidentit shkarkimin e Rektorit. Në rast mos shprehjeje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet.

Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit.

Nxitimi për të thelluar paligjshmërinë nga Ministrja fatkeqësisht e Arsimit, tregon padurimin e Edi Ramës për të vendosur nën kontroll të plotë universitetin më të madh në vend, duke komanduar një rektor fallco.

Për të marrë nën kontroll Universitetin,  Rama po  shfrytëzon edhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese, siç po bën për çdo akt me të cilin vjedh dhe dhunon shqiptarët.

Për këtë vendim të paligjshëm, Ministrja fatkeqësisht e Arsimit duhet të ishte shkarkuar menjëherë. Mbrojtja e saj tregon se projekti për kapjen e Universitetit të Tiranës është projekt i Edi Ramës.

Me shullazët e rinj në krye të Ministrisë së Arsimit dhe të Universitetit të Tiranës, Edi Rama mund të vjedhë ndonjë tender apo pronë të Universitetit, por nuk ka për t’ia dalë që t’i mbyllë gojën pedagogëve dhe studentëve!

Read More
15 Pri
0

40 qytetarë janë në burg pa asnjë provë, për shkak se protestuan.

  • 40 qytetarë janë në burg pa asnjë provë, për shkak se protestuan. Nuk ka asnjë pamje filmike se mund të kenë kryer veprime të dhunshme, nuk ka asnjë hetim dhe asnjë dënim ndaj askujt që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët.

 

  • Gazment Bardhi sqarime mbi kallëzimin e Partisë Demokratike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve të lartë të policisë, për akte dhune ndaj qytetarëve të cilët protestuan paqësisht.

 

  • I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që na janë përgjigjur deri tani dhe jam i bindur se do të na përgjigjen pa asnjë droje dhe pa asnjë frikë. Frika në Shqipëri për të protestuar është vrarë me rënien e regjimit komunist.

 

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

 

Isha sot në prokurori i thirrur nga organi i prokurorisë, për të dhënë sqarime mbi kallëzimin e Partisë Demokratike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve të lartë të policisë, për akte dhune disproporcionale ndaj qytetarëve, që ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre të tubimit. Kam dhënë të gjitha faktet dhe provat e disponuara nga Partia Demokratike si dhe sqarimet dhe pretendimet tona mbi veprimet e kundraligjshme të drejtuesve të Policisë së Shtetit, punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët, me urdhër politik, kanë sulmuar qytetarët, duke i penguar në ushtrimin e të drejtës së tyre të protestës.

Dua të theksoj se organi i prokurorisë ka patur detyrimin ligjor, që bazuar në informacionet e transmetuara në media, të niste kryesisht hetimet ndaj drejtuesve të policisë, fakt i cili nuk ka ndodhur, dhe që ka detyruar Partinë Demokratike të depozitojë kallëzim penal me shkrim. Unë dua t’i bëj thirrje organit të prokurorisë që të mos bëhet shtojcë e Policisë së Shtetit, të ngrihet në lartësinë e detyrës së vet, të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve shqiptarë, pasi nuk është një organ në varësinë e ministrit të brendshëm, ka qenë para 30 vitesh një strukturë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. Organi i prokurorisë do të duhet të ushtrojë përgjegjësitë e veta. Më lejoni të kujtoj se sot ka 40 qytetarë që janë në burg pa asnjë provë, për shkak se kanë ushtruar të drejtën e tyre legjitime të protestës, nuk ka asnjë pamje filmike që kanë kryer ndonjë veprim të dhunshëm, ndërkohë që nuk ka asnjë hetim dhe asnjë dënim ndaj askujt që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët. Ju e keni dëgjuar besoj që ministri i brendshëm protestën e konsideron ngjarje të jashtëzakonshme kriminale në Shqipëri, ndërsa vjedhjen në aeroport, besoj jeni dëshmitarë, tha “ishte një incident”.

Ky është realiteti sot në Shqipëri. Sepse jemi përpara një qeverie që i trajton qytetarët si njerëz të dorës së dytë, që qeveris si bandë dhe çdo qytetari që ngre kokën  për të mbrojtur të drejtat e tyre duhet t’i shtypet koka me çdo mjet. Kjo nuk ka për tu lejuar, qytetarët janë ngritur dhe do të vazhdojnë të protestojnë për të drejtat e tyre.

Apeli im është për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk kanë për të kaluar ventingut duke i shërbyer në mënyrë kriminale qeverisë. Qytetarët nuk do të falin dhe do të trajtojnë çdo prokuror dhe çdo gjyqtar që dhunon të drejtat e tyre njëlloj si banda që qeveris sot vendin.

Fundi i prokurorëve dhe gjyqtarëve që i shërbejnë në mënyrë të verbër qeverisë kriminale kundër qytetarëve do të jetë i njëjtë me fundin e kësaj qeverie kriminale.

Pyetje: Z. Bardhi a i druheni një arrestimi të mundshëm? Pak ditë më parë ministri i Brendshëm paralajmëroi akuza të forta për organizatorët, të cilët sipas tij kanë cenuar rendin kushtetues dhe kanë sulmuar organet kushtetuese?

Gazment Bardhi: Ministri i Brendshëm është një mbetje e kohës së komunizmit që quan të drejtën për protestë të qytetarëve si një puç kushtetues. Koha kur protesta trajtohej si  puç kushtetues, do të duhet ti thoni  ministrit të Brendshëm, që e përsëris është një mbetje e komunizmit, që ka përfunduar 30 vite më parë. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ministër të Brendshëm, asnjë drejtues policie, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar që do të mund të trembë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të fituar me gjak përpara 30 vitesh. Të protestosh është një e drejtë legjitime në demokraci. Vetëm për një mbetje të komunizmit si Sandër Lleshaj, protesta është një puç kushtetues. Ju keni parë, keni qenë atje dëshmitar, nuk ka patur asnjë akt dhune ndaj asnjë punonjësi policie. Ju bëj apel që të verifikoni se ku kanë hyrë dhe ku kanë dalë aktorët policë në spitalin e Traumës, ju garantoj se kanë shkuar në spital vetëm për të bërë filmime dhe fotografi me ministrin dhe kanë dalë menjëherë. Fakt i cili provohet edhe nga raporti paraprak i Avokatit të Popullit. Sepse skenari i tyre është një skenar kriminal, duan të nxisin dhunën tek protestuesit. Deri më tani protestuesit kanë qëndruar dhe kanë protestuar në mënyrë paqësore, nuk ka patur asnjë akt dhune dhe asnjë sulm ndaj punonjësve të policisë. Sa kohë nuk ka patur sulm nga protestuesit duhet të evidentohet se ku u dëmtuan punonjësit e policisë.

Personalisht, as nuk trembem, as nuk jam trembur. Do të vazhdoj të ushtroj detyrën time si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që na janë përgjigjur deri tani dhe jam i bindur se do të na përgjigjen pa asnjë droje dhe pa asnjë frikë.

Frika në Shqipëri për të protestuar është vrarë me rënien e regjimit komunist.

Do të duhet thjesht t’i thuhet Ministrit të Brendshëm që komunizmi ka përfunduar përpara 30 vitesh.

Pyetje: Z.Bardhi, si i komentoni masat ndaj protestuesve ndërkohë që policia e cilëson si të jashtëligjshme dhe për këtë fakt ka pasur disa thirrje ndaj jush.

Gazment Bardhi: Unë nuk kam pasur asnjë thirrje në telefonin tim, pavarësisht se kam dhënë kontakte publike. Unë nuk dëgjoj median gjatë ditës së protestës, unë kam dhënë kontaktet e mia dhe të drejtuesve të tjerë të Partisë Demokratike me të cilët punonjësit e policisë kanë detyrimin që të bashkëpunojnë në ditën e tubimit.

Nuk kam pasur asnjë thirrje në telefonin tim për të kërkuar mbështetje nga punonjësit e policisë, nuk di të ketë pasur qytetarë të maskuar, ka patur një dekor të disa qytetarëve të cilët kishin vënë në mënyrë simbolike maskën e njeriut më të urryer sot në Shqipëri që quhet Edi Rama, për të treguar që është një fytyrë e cila shqiptarëve do të duhej t’i hiqej qafe sa më parë, sepse u ka marrë frymën, i dhunon çdo ditë me akte korruptive dhe me veprime të tjera që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.

Pyetje: Z. Bardhi, megjithatë edhe në këto momente janë të ndaluar shumë protestues të opozitës…

Gazment Bardhi: Unë e përsërita. Janë 40 qytetarë të ndershëm të Republikës së Shqipërisë që sot mbahen të arrestuar nga policë të korruptuar, sigurisht me bekimin e disa prokurorëve të korruptuar në këtë godinë ku ne jemi që mendojnë se do të kalojnë vetingun duke u kthyer në shtojcë të policisë së shtetit. Ju jeni gazetarë, do të duhej të verifikoni këtë që unë po ju them. Të 40 qytetarët që mbahen sot nën arrest nga policia dhe prokuroria nuk kanë asnjë provë filmike, asnjë pamje, asnjë provë që ata të kenë kryer akte dhune. Ka vetëm procesverbale të punonjësve të policisë, që në 100 mijë qytetarë kanë indentifikuar 40 dhe thonë, pavarësisht se janë arrestuar pa asnjë procesverbal të tillë, kanë plotësuar më pas raportet e shërbimit, duke akuzuar qytetarë të ndershëm, që kanë kryer akte dhune.

Prandaj edhe apeli im është për gjyqtarët dhe prokurorët të mos bëhen vegla të këtij akti kriminal, të zbatojnë ligin, sepse dita kur do të përgjigjen një më një për çdo shërbim kriminal ndaj kësaj qeverie ilegjitime, është më e afërt se kurrë.

Falemnderit!

Read More
14 Pri
0

Grupimi antikushtetues dhe i paligjshëm në pushtet nuk e burgos dhe nuk e ndalon dot popullin!

  • Grupimi antikushtetues dhe i paligjshëm në pushtet nuk e burgos dhe nuk e ndalon dot popullin!

DEKLARATE E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI.

Në Shqipëri ka vetëm një grupim antikushtetues dhe me pushtet të paligjshëm politik. Ky grupim është banda e Edi Ramës, i cili e ka blerë pushtetin me paratë e pista të krimit të organizuar.

Dalja nga vrimat e miut ku ishin fshehur dje e dordolecëve të vjetëruar, injorantë dhe komunistë si Sandër Lleshaj apo kukullave të fituara në bixhoz si Etilda Gjonaj, tregon frikën që i ka hyrë në palcë kryehajdutit nga bashkimi më i madh popullor kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit.

Shqiptarët e kanë ndarë mendjen! Nuk ka më kthim prapa!

Shqipëria e shumicës morale dhe politike nuk pranon më dhunën e korrupsionit, nuk pranon më të vidhet nga banda e Edi Ramës.

Shqipëria e shumicës kërkon t’i jepet fund një Qeverie antikushtetuese, e cila ka marrë peng integrimin europian të vendit prej 6 vjetësh, ka dëbuar 500 mijë shqiptarë nga atdheu, ka destabilizuar jetën e shumicës së familjeve shqiptare, duke u rritur taksat, duke i vjedhur, duke i lënë pa pune, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë.

Edi Rama është një kufomë politike. Ai nuk ka as forcë, as moral të akuzojë apo të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë së tij kriminale dhe ilegjitime!

Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Askush nuk mund të na ndalë më!

Read More
13 Pri
0

Largimi i Edi Ramës, kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore

Mirënjohjen më të thellë për ju, qytetare e qytetarë të Tiranës e të të gjithë Shqipërisë për këtë protestë të pashoqe në historinë e pluralizmit, në historinë e Shqipërisë moderne.
Mirënjohje për këtë qëndresë monumentale për orë të tëra, në këtë natë, në këtë muzg të tiranisë e të bandës kriminale në pushtet dhe në këtë lindje të lirisë së re, demokracisë evropiane për çdo shqiptare e çdo shqiptar.
Vëllezër e motra!
Ju morët me vete dhe bashkuat në këtë protestë, më të madhen e historisë tonë kombëtare, dritën e shpirtit tuaj dhe e ndriçuat kësisoj rrugën, shtegun, horizontin e shpresës, i cili do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, që do t’i rikthejnë vendit parlamentin legjitim dhe qeverinë legjitime që votojnë qytetarët e lirë shqiptarë.
Por vëllezër dhe motra, sot, në të nëntën protestë në 8 javë, të tretën kombëtare,  ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët e ndershëm, largimin e Edi Ramës si një kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Vëllezër e motra!
Një betejë e jashtëzakonshme është zhvilluar sot. Ata u munduan ta shpërndanin këtë protestë akoma pa filluar, me lajme të rreme, me terror, me shoqërime dhe, mbi të gjitha, me makinerinë e poshtër të propagandës, që punon natë e ditë e që ushqehet me paratë që u grabiten qytetarëve shqiptarë, ushqehet me paratë e bukës së fëmijëve të shqiptarëve. Nuk ia doli dot. Dhe megjithë sfidën e motit, ne ia dolëm të mbanim sot, më 13 prill 2019, protestën më të madhe që ka njohur kombi shqiptar dhe të demonstronim vendosmërinë tonë për t’i shkuar betejës deri në fund, deri në fitore.
Qeveria kriminale dhe ilegjitime e Edi Ramës, e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe të oligarkëve, armiqve publikë të popullit shqiptar, sot u sollën edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, ndaj fëmijëve e të rinjve, ndaj qytetarëve protestues. E pra, le ta dijë, se asnjë veprim i kundraligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet, as përpjekja për të intimiduar dhe frikësuar njerëzit nuk ka për të pasur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran. Tik-tak, tik-tak, tik-tak…
Por përgjigjja e sotme, përmes bashkimit më të madh që ndonjëherë shqiptarët kanë bërë dhe bashkimit më fisnik, për një kauzë jetike, si liria, demokracia dhe drejtësia e vërtetë; ky bashkim i madh dhe ky leksion i madh do të vazhdojë ditë e natë. Sjellja prej pushtuesi ndaj popullit të tij, Edi Rama dhe klika e tij kriminale do të marrë përgjigjen e merituar çdo ditë, çdo natë, kudo ku të ndodhen shqiptarët e lirë, duke e trajtuar si pushtuesin e institucioneve demokratike që është.
Ndaj, le ta vazhdojmë këtë betejë, sepse jemi në rrugën e sigurtë të çlirimit të vendit nga klika kriminale. Jemi sot shumica morale, shumica politike dhe shumica fizike e shqiptarëve të bashkuar “për Shqipërinë si e gjithë Evropa”.
Nesër me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me zotimin e madh për të ndërtuar mbi gërmadhat e diktaturës së krimit dhe tiranisë së korrupsionit të Edi Ramës, vlerat e vërteta të Demokracisë. Të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve dhe të respektit për lirinë, pronën, shëndetin, jetën, mirëqenien e çdo shqiptari dhe çdo shqiptarje, pavarësisht prej bindjeve politike, origjinës, gjendjes ekonomike dhe shoqërore. Ne do të bëjmë të mundur që çdo sakrificë e këtyre betejave, çdo sakrificë e gjithësecilit secilit prej jush, e çdo qytetari shqiptar, të kujtohet me krenari dhe mirënjohje të thellë si themeli i shqipërisë së vërtetë europiane.
Ndaj le t’i marrim me vete gjithçka që përjetuam sot, për ta rritur dhe forcuar vendosmërinë dhe përgatitjen tonë për t’i shkuar betejës deri në fund dhe për t’u treguar sot fëmijëve tanë e nesër brezave që do të vijnë; se natën kur vendosej fati i Shqipërisë, nëse do të zhytej në errësirën e krimit dhe të korrupsionit për shkak të indiferencës, për shkak të korrupsionit të mediave, për shkak të rënies së shoqërisë civile, për shkak të një grushti oligarkësh armiq të popullit që grabitën gjithçka dhe se do t’ia dilte po ajo natë t’i ulte kokën popullit apo nëse do të ishte nata e fundit e tiranisë. Ne nuk e ulëm kokën, ne nuk heshtëm, nuk pushuam, ne u bashkuam, protestuam dhe fituam.
Le të kumbojë ky mesazh besimi total në fitoren e betejës tonë dhe të kauzës tonë. Le të bëhemi gati për çlirimin e Shqipërisë në çdo cep të saj nga klika kriminale e Edi Ramës.
Sovrani foli sot, sovrani vendosi se Shqipëria e shumicës, shumicës së përjashtuar, shumicës së vjedhur, shumicës së torturuar, shumicës së gjobitur, shumicës së burgosur, së poshtëruar, së shantazhuar, do të jetë nesër shumica e njerëzve me dinjitet, të njerëzve me krenari, të njerëzve që do të ndërtojnë këtu jetën e tyre, përmes vendeve të punës me rroga e kushte dinjitoze. Dhe mbi të gjitha me liri, me dinjitet, me dashuri për njëri-tjetrin, këtu në Shqipërinë tonë dhe jo në emigracion. Ndërsa Shqipëria e vogël e kriminelëve, e oligarkëve, e Edi Ramës dhe e politikanëve të korruptuar, do të varroset në arkivat e zeza të kombit.
Zoti ju bekoftë ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Read More
13 Pri
0

Largimi i Edi Ramës, kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore

  • Bashkimi më i madh i shqiptarëve ka vulosur, në mënyrë të pakapërcyeshme, largimin e Edi Ramës, si një kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
  • Sot është zhvilluar një betejë e jashtëzakonshme. Ata nuk ia dolën të na shpërndanin me propagandë dhe terror. Ia dolëm të mbanim të demonstronim vendosmërinë tonë për t’i shkuar betejës deri në fitore.
  • Asnjë veprim i kundraligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet, as përpjekja për të intimiduar dhe frikësuar njerëzit, nuk ka për të pasur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran.
  • Sovrani foli sot. Shqipëria e shumicës së përjashtuar, shumicës së vjedhur, të gjobitur, të poshtëruar, do të jetë nesër shumica e njerëzve me dinjitet, që do të ndërtojnë këtu jetën e tyre, me punë dhe paga dinjitoze.

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PARA PROTESTUESVE NË SELINË E PD

 

Mirënjohjen më të thellë për ju, qytetare e qytetarë të Tiranës e të të gjithë Shqipërisë për këtë protestë të pashoqe në historinë e pluralizmit, në historinë e Shqipërisë moderne.

Mirënjohje për këtë qëndresë monumentale për orë të tëra, në këtë natë, në këtë muzg të tiranisë e të bandës kriminale në pushtet dhe në këtë lindje të lirisë së re, demokracisë evropiane për çdo shqiptare e çdo shqiptar.

Vëllezër e motra!

Ju morët me vete dhe bashkuat në këtë protestë, më të madhen e historisë tonë kombëtare, dritën e shpirtit tuaj dhe e ndriçuat kësisoj rrugën, shtegun, horizontin e shpresës, i cili do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, që do t’i rikthejnë vendit parlamentin legjitim dhe qeverinë legjitime që votojnë qytetarët e lirë shqiptarë.

Por vëllezër dhe motra, sot, në të nëntën protestë në 8 javë, të tretën kombëtare,  ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët e ndershëm, largimin e Edi Ramës si një kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Vëllezër e motra!

Një betejë e jashtëzakonshme është zhvilluar sot. Ata u munduan ta shpërndanin këtë protestë akoma pa filluar, me lajme të rreme, me terror, me shoqërime dhe, mbi të gjitha, me makinerinë e poshtër të propagandës, që punon natë e ditë e që ushqehet me paratë që u grabiten qytetarëve shqiptarë, ushqehet me paratë e bukës së fëmijëve të shqiptarëve. Nuk ia doli dot. Dhe megjithë sfidën e motit, ne ia dolëm të mbanim sot, më 13 prill 2019, protestën më të madhe që ka njohur kombi shqiptar dhe të demonstronim vendosmërinë tonë për t’i shkuar betejës deri në fund, deri në fitore.

Qeveria kriminale dhe ilegjitime e Edi Ramës, e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe të oligarkëve, armiqve publikë të popullit shqiptar, sot u sollën edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, ndaj fëmijëve e të rinjve, ndaj qytetarëve protestues. E pra, le ta dijë, se asnjë veprim i kundraligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet, as përpjekja për të intimiduar dhe frikësuar njerëzit nuk ka për të pasur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran. Tik-tak, tik-tak, tik-tak…

Por përgjigjja e sotme, përmes bashkimit më të madh që ndonjëherë shqiptarët kanë bërë dhe bashkimit më fisnik, për një kauzë jetike, si liria, demokracia dhe drejtësia e vërtetë; ky bashkim i madh dhe ky leksion i madh do të vazhdojë ditë e natë. Sjellja prej pushtuesi ndaj popullit të tij, Edi Rama dhe klika e tij kriminale do të marrë përgjigjen e merituar çdo ditë, çdo natë, kudo ku të ndodhen shqiptarët e lirë, duke e trajtuar si pushtuesin e institucioneve demokratike që është.

Ndaj, le ta vazhdojmë këtë betejë, sepse jemi në rrugën e sigurtë të çlirimit të vendit nga klika kriminale. Jemi sot shumica morale, shumica politike dhe shumica fizike e shqiptarëve të bashkuar “për Shqipërinë si e gjithë Evropa”.

Nesër me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me zotimin e madh për të ndërtuar mbi gërmadhat e diktaturës së krimit dhe tiranisë së korrupsionit të Edi Ramës, vlerat e vërteta të Demokracisë. Të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve dhe të respektit për lirinë, pronën, shëndetin, jetën, mirëqenien e çdo shqiptari dhe çdo shqiptarje, pavarësisht prej bindjeve politike, origjinës, gjendjes ekonomike dhe shoqërore. Ne do të bëjmë të mundur që çdo sakrificë e këtyre betejave, çdo sakrificë e gjithësecilit secilit prej jush, e çdo qytetari shqiptar, të kujtohet me krenari dhe mirënjohje të thellë si themeli i shqipërisë së vërtetë europiane.

Ndaj le t’i marrim me vete gjithçka që përjetuam sot, për ta rritur dhe forcuar vendosmërinë dhe përgatitjen tonë për t’i shkuar betejës deri në fund dhe për t’u treguar sot fëmijëve tanë e nesër brezave që do të vijnë; se natën kur vendosej fati i Shqipërisë, nëse do të zhytej në errësirën e krimit dhe të korrupsionit për shkak të indiferencës, për shkak të korrupsionit të mediave, për shkak të rënies së shoqërisë civile, për shkak të një grushti oligarkësh armiq të popullit që grabitën gjithçka dhe se do t’ia dilte po ajo natë t’i ulte kokën popullit apo nëse do të ishte nata e fundit e tiranisë. Ne nuk e ulëm kokën, ne nuk heshtëm, nuk pushuam, ne u bashkuam, protestuam dhe fituam.

Le të kumbojë ky mesazh besimi total në fitoren e betejës tonë dhe të kauzës tonë. Le të bëhemi gati për çlirimin e Shqipërisë në çdo cep të saj nga klika kriminale e Edi Ramës.

Sovrani foli sot, sovrani vendosi se Shqipëria e shumicës, shumicës së përjashtuar, shumicës së vjedhur, shumicës së torturuar, shumicës së gjobitur, shumicës së burgosur, së poshtëruar, së shantazhuar, do të jetë nesër shumica e njerëzve me dinjitet, të njerëzve me krenari, të njerëzve që do të ndërtojnë këtu jetën e tyre, përmes vendeve të punës me rroga e kushte dinjitoze. Dhe mbi të gjitha me liri, me dinjitet, me dashuri për njëri-tjetrin, këtu në Shqipërinë tonë dhe jo në emigracion. Ndërsa Shqipëria e vogël e kriminelëve, e oligarkëve, e Edi Ramës dhe e politikanëve të korruptuar, do të varroset në arkivat e zeza të kombit.

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Read More
13 Pri
0

Protesta kombëtare e 13 Prillit është bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër qeverisë ilegjitime

  • Protesta kombëtare e 13 Prillit është bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër qeverisë ilegjitime, padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Këtë bashkim nuk e ndal më as dhuna, as gazi lotsjellës, as propaganda.
  • Këto 8 javë, Shqipëria ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Ne nuk jemi në betejë për pazarin politik të rradhës apo për të ndërruar Edi Ramën me Lulzim Bashën. Jemi për të shembur këtë regjim të korruptuar.
  • Pas largimit nga parlamenti, bashkimi ynë ka tejkaluar konturet e çdo partie. Ky mandat besimi i Shqipërisë së shumicës së përjashtuar, të grabitur e të dhunuar, shkon përtej nevojës akute për rotacion politik.
  • Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë: “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”! Kurrë më asgjë më pak se standardi evropian për zgjedhje të lira e të ndershme, drejtësi dhe ekonomi tregu.
  • Pengesa e vetme për Shqipërinë si gjithë Europa është qeveria e bërë njësh me krimin, që ka mbyllur dyert e integrimit prej 6 vitesh, është asgjësimi i themeleve europiane të bashkëjetesës demokratike.
  • Është asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese që Edi Rama të kalojë ligje që vjedhin shqiptarët. Gjykata e Lartë nuk jep dot drejtësi. Është shkatërruar me themele për t’i vënë minat shtetit ligjor.
  • Kjo është qeveria që u kap duke vjedhur  zgjedhjet e 2017-ës, pengesa dhe kërcënimi numër 1 për demokracinë, për sigurinë, për mirëqenie. Vota është themeli i demokracisë. Nuk ka demokraci pa zgjedhje të lira.
  • Nuk ka e nuk do të ketë as pazare politike, as kompromise tavolinash, me këtë aspiratë evropiane. Kushti i patjetërsueshëm është qeveria tranzitore pa Edi Ramën për të garantuar zgjedhje të parakohshme dhe drejtësi.
  • Asgjë më pak se standardet evropiane, asgjë më pak se standardet amerikane. Ky është zotimi ynë. Dëgjojeni mesazhin e popullit: Liri a vdekje, demokraci a vdekje!
  • Dy Shqipëri përballë njëra-tjetrës. Shumica, pa punë, pa siguri, pa shpresë, e dhunuar, pa mbrojtje ligjore, me një pakicë derrash të majmur, armiq të popullit shqiptar, oligarkë, kriminelë, politikanë të korruptuar.
  • Këto dy Shqipëri nuk qendrojnë dot më bashkë. Njëra do të qëndrojë, tjetra do të zhduket. Shqipëria që do të qendrojë, është Shqipëria e shumicës. Kurrë më të përjashtuar nga drejtësia, kurrë më nën darën e papunësisë e të varfërisë.
  • “Se Zoti vetë e tha me gojë, se kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne”! Asnjë hap prapa!

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA GJATË PROTESTËS TEK KRYEMINISTRIA

Zonja dhe zotërinj,

Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë,

Të rinj dhe të reja,

Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë sonte!

Ja ku jemi më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë, më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Jemi bashkë në këtë vërshim të paparë e të padëgjuar për Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me këtë bashkim zemrash, mendjesh dhe vullnetesh, burrash dhe grave fisnikë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet, po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit më të paparë, e padrejtësive dhe krimeve më të përbindshme ndaj shqiptarëve, që nga kohërat e pushtuesve më mizorë. Nuk kanë parë shqiptarët një pakicë dhe një kryekriminel kaq barbar dhe urryes ndaj popullit të tij, një njeri që hyn në histori si njeriu që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve, në shtëpitë e fëmijëve të tyre, që nisi rruspat për t’u prishur shtëpitë, për të pasuruar veten e tij dhe krimin e organizuar, që e ka ulur në institucionet e Republikës tonë.

Ky muzg është muzgu i bashkimit më të madh të shqiptarëve mbi rrënojat e pushtetit kriminel të Edi Ramës. Rama Ik!

Asgjë nuk e ndal më këtë bashkim, as frika, as barbaria e horrave mbi nënat dhe baballarët tanë, kur dalin për të mbrojtur shtëpitë e tyre, as gazi lotsjellës, as propaganda e shfrenuar nuk na ndal dot, nuk na përçan dot.

Populli është i vendosur, Shqipëria është e bashkuar.

Kjo është Shqipëria e burrave dhe e grave, e gegëve dhe e toskëve, e myslimanëve dhe e krishterëve, e së djathtës dhe së majtës, që i thotë ndal Edi Ramës dhe bandës së tij. Shporru! Largohu! Rama ik!

Kjo është Shqipëria e vërtetë e qindra mijëra halleve të shtuara e të bëra kapicë nga një kryeministër dhe një qeveri që asnjë ditë të vetme nuk i ndau, nuk i kuptoi, nuk i dëgjoi dhe nuk deshi të shihte hallet e shqiptarëve, sepse ata punojnë për veten, për kriminelët, për oligarkët,  për armiqtë e popullit shqiptar.

Ndaj, tetë javë më parë, vetëm tetë javë më parë ju ju përgjigjët thirrjes së opozitës së bashkuar dhe u ngritët në atë që deri më sot ishte bashkimi më i madh kombëtar i 16 shkurtit. Ne u përgjigjëm me atë që ishte verdikti juaj, akti më i madh moral në historinë e pluralizmit, djegien e mandateve, largimin nga parlamenti i krimit, largimin nga strofka e krimit, largimin nga strofka e korrupsionit. Që nga ai moment radhët e bashkimit tonë kanë tejkaluar konturet e çdo partie dhe gjithë partive të marra së bashku, të koalicionit të opozitës-sot koalicioni i maxhorancës absolute.

Ne partitë e opozitës, unë, Partia Demokratike, e dimë fare mirë se ky mandat besimi, që vjen  nga Shqipëria e shumicës të përjashtuar, e  shumicës së grabitur, e shumicës së dhunuar, shkon përtej nevojës akute për një rotacion të menjëhershëm politik.

Ne dimë se ajo që na ka bashkuar me masa dhe konture të paprecedenta për Shqipërinë dhe shqiptarët, që në fillim vitet ’90-të është rizgjimi kombëtar i një aspirate për të cilën kemi sakfrikuar shumë, për të cilën kemi patur dhimbje, kemi patur përparime, por edhe prapsje e zhgënjime. Por që sot është dita të mos bëjë më kompromis me aspiratën. Kurrë më asgjë më pak se standardi evropian për zgjedhje të lira e të ndershme.

Kurrë më asgjë më pak se standardet perëndimore për drejtësi, që nuk i mbron, por  i ndëshkon politikanët e kapur si Edi Rama dhe banda e tij kriminale duke vjedhur votën e shqiptarëve.

Kurrë më asgjë më pak se stdandardet europiane të konkurencës, të lirisë, të ekonomisë që hap vende pune me paga të larta dhe kushte dinjitoze për shqiptarët dhe Shqipërinë tonë të dashur.

Me fjalë të tjera le të ushtojë nga ky muzg i tiranisë, nga kjo lindje e Lirisë Europiane për Shqiptarët, ta dëgjojnë nga gjokset tona, të gjithë ne  që jemi bashkë, ta dëgjojnë miliona shqiptarrë që janë bashkuar me këtë bashkim të madh. Ta dëgjojë bota se nuk ka e nuk mund të ketë kompromis me ëndrrën tonë: “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa!”.

Vëllezër e motra,

Pengesa e vetme për Shqipërinë si gjithë Europa është qeveria e bërë njësh me krimin, që tash 6 vjet i ka mbyllur dyert e integrimit europian.

Pengesa dhe rreziku numër 1-vdekjeprurës për Shqipërinë si gjithë Europa është asgjësimi i themeleve europiane të bashkëjetesës demokratike.

Është asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, nga Edi Rmaa me qëllim kalimin e ligjeve antikushtetuese për të vjedhur shqiptarët, për të vjedhur vogëlushët tuaj, për të vjedhur studentët, për të vjedhur pensionistët, për të vjedhur fermerët, për të vjedhur dhe grabitur biznesin.

Është mungesa e Gjykatës së Lartë, garantes së lirive dhe të drejtave individuale të qytetarëve shqiptarë, që sot enden më kot dyerve të gjyqeve, ku ka gjyqe, por jo drejtësi. Me 40 mijë  dosje Gjykata e Lartë, njësoj si në Meksikën e qindra milionë banorëve, nuk jep dot drejtësi, sepse nuk është Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë. Është shkatërruar me themele për t’i vënë minat shtetit ligjor.

Kjo është qeveria që u kap duke vjedhur  zgjedhjet e 2017-ës. Vota është themeli i demokracisë. Nuk ka demokraci pa zgjedhje të lira. Kjo qeveri është pengesa dhe kërcënimi numër 1 për demokracinë, për sigurinë, për mirëqenie, pë zhvillimin e çdo shqiptari.

Ju që keni ardhur sot në këtë shesh e dini fare mirë, siç e di e gjithë Shqipëria, me Edi Ramën nuk ka shtet, me Edi Ramën nuk ka zhvillim, me Edi Ramën nuk ka punësim, me Edi Ramën nuk ka shëndetësi, por vetëm krim, vetëm korrupsion, vetëm dhunim të drejtave dhe lirive tuaja, vetëm shkatërrim të prespektivës, vrasje të shpresës.

Ndaj, le t’i themi sot nga ky shesh atij dhe gjithë bandës, që i qëndron nga prapa:

Që, sot e tutje ju nuk jeni shteti, jeni antishteti. Ju nuk jeni ligji, jeni antiligji, Ju nuk jeni drejtësia, jeni padrejtësia!

Që sot e tutje shteti, ligji, drejtësia është sovrani i derdhur në këtë shesh e kudo, në qytete, në shtëpi,  në fshatrat tona.

Vëllezër e motra,

Zonja dhe zotërinj!

Kjo protestë, e 9-ta në 8 javë, është prova më e qartë se Shqipëria këto 8 javë ka ndryshuar një herë e përgjithmonë.

Banda e Edi Ramës, oligarkët që janë pasuruar mbi djersën tuaj, mercenarët dhe mediat e blera nga pushteti, duan t’ju bëjnë të besojnë se kjo nuk është një betejë e vërtetë, se kjo nuk është një betejë për ekzistencën tuaj, për jetën tuaj, për mirëqenien tuaj, për jetën tuaj, por thjesht dhe vetëm një përplasje poltike e rradhës, që do zgjidhet me pazarin e radhës.

Ju e dini fare mirë që kjo është një gënjeshtër. Por sot, dua ta deklaroj unë me zërin tim, vullnetin tuaj dhe vullnetin tim, të Partisë Demokratike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partisë Republikane, të Lëvizjes për Zhvillim Komëtar, të Partisë Agrare Ambientaliste, të Partisë Demokristiane, të  Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, të gjithë partive tona në koalicioni e shumicës së re morale dhe politike në vend.

Ne jemi në këtë betejë jo thjesht për kalkulime politike, elektorale.

Ne jemi në këtë betejë për ju qytetarë të këtij vendi, pavarësisht prej bindjeve politike.

Ne jemi në këtë betejë, që të garantojmë që kurrë më vota juaj të mos dhunohet, të blihet dhe shantazhohet nga krimi i organizuar, që kurrë më taksat tuaja, pasuritë e vendit, shtëpitë tuaja te mos vidhen dhe prishen për të përfituar një grusht oligarkësh.

Ne nuk jemi këtu thjesht dhe vetëm për të ndërruar Edi Ramën me Lulzim Bashën, por për të shembur nga themelet këtë regjim të korruptuar deri në palcë. Rama ik!

Ndaj, ky bashkim ka brenda vetes të gjithë shqiptarët e ndershëm, intelektualët, qëndrestarët për Teatrin Kombëtar, studentët, dritën e syrit të kombit tonë, sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, punëdhënësit që lëngojnë nga një regjim satrap, të korruptuar dhe represiv, fermerët e shtyrë në kufijtë e ekzistencës nga braktisja, harresa dhe çizmja e rëndë e korrupsionit qeveritar, pensionistët shqiptare të cilët janë sot më të varfrit në Evorpë, por edhe ndër më të varfrit në botë që, pasi paguajnë faturat e kripura e të ilaçeve, nuk mbijetojnë përveçse nga ndihma e fëmijëve të tyre emigrantë ose i përkasin Shqipërisë të përjashtimit,  që nuk ushqehet dot më shumë se një herë në ditë, plot 290 mijë qytetarë të tillë.

Ne jemi këtu të gjithë bashkë, jo thjesht për të larguar Edi Ramën, sepse Edi Rama ka mbaruar, Edi Rama është një kufomë politike. Ne jemi bashkë për të varrosur fenomenin Rama dhe së bashku për të themeluar bashkëjetesën demokratike të standardeve dhe vlerave evropiane.

Rama ik!

Ndaj nuk ka e nuk do të ketë as pazare politike, as kompromise tavolinash, me këtë aspiratë evropiane. Kushti i patjetërsueshëm është qeveria tranzitore pa Edi Ramën. Rama ik!

Largimi një orë e më parë, largimi i panegociueshëm i Edi Ramës është diktati i sovranit të bashkuar. Rama ik!

Vetëm një qeveri tranzitore që do të shkatërrojë nga themelet mekanizmin kriminal, që do çojë para drejtësisë kupolën e korruptuar kriminale të organizatës kriminale të “Rilindjes”, për të çliruar shtetin, për të çliruar popullin, për të çliruar edhe Partinë Socialiste është parakusht i parakushteve për të garantuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, për t’i rikthyer sovranit të drejtën e vjedhur, për një parlament nga populli, të popullit dhe për popullin. Rama ik!

Ditë për ditë e natë për natë, në sheshe të tejmbushura si ky, në çdo qytet e fshat, rezistencë e përballje, kryengritje demokratike. Rama ik.

Asgjë më pak se standardet evropiane, asgjë më pak se standardet amerikane. Ky është zotimi ynë. Rama ik!

Një popull i tërë, i bashkuar për fëmijët e tij, për të drejtat dhe liritë themelore, për mirëqenie, nuk mund të mbahet peng, nuk mund të mbahet rob, as nga Edi Rama, as nga banditët e tij, as nga interesat e oligarkisë, as nga horrat me uniformë.

Ju bëj thirrje vëllezër e motra të policisë së shtetit, hidhini kapelet, bashkohuni me ne. Rama ik!

Dëgjojeni mesazhin e popullit: Liri a vdekje, demokraci a vdekje!

Kjo betejë do të ketë vetëm një përfundim. Ajo do të zgjidhë dilemën të jetë a të mos jetë Shqipëria Evropiane.

Dy Shqipëri përballë njëra-tjetrës. Shumica, pa punë, pa siguri, pa shpresë, e dhunuar, pa mbrojtje ligjore, me një pakicë derrash të majmur, armiqsh të popullit shqiptar, oligarkë, kriminelë, politikanë të korruptuar.

Zonjë dhe zotërinj!

Këto dy Shqipëri nuk qendrojnë dot më bashkë. Njëra do të qëndrojë, tjetra do të ikë, tjetra do të zhduket.

Le të betohemi sot në këtë muzg të tiranisë dhe në këtë lindje të lirisë dhe Shqipërisë Evropiane, se Shqipëria që do të qendrojë është Shqipëria e shumicës. Kurrë më të përjashtuar nga drejtësia, kurrë më nën darën e papunësisë e të varfërisë.

“Se Zoti vetë e tha me gojë, se kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne”!

Asnjë hap prapa, asnjë hap prapa! Ushtri e lirisë, kryengritje demokratike. Ju jeni drejtësia, ju jeni shteti.

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti e bekoftë qëndresën tuaj të mrekullueshme, betejën tuaj për një qëllim “E Duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Meqë Shqipëria e shumicës do të qendrojë,  Shqipëria e krimit, Edi Rama dhe banda e tij duhet të ikin një orë e më parë.

Sot ky shesh është mbushur si asnjëherë tjetër. Sa më shumë të mblidhen shqiptarët, aq më larg largohet Rama.

Vëllezër e motra, le ta bëjmë largimin e tij pa kthim, lajmin e parë të lirisë që po lind.

Zoti ju bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Fitore!

Read More
12 Pri
0

Edi Rama ka marrë nën mbrojtje autorët kryesorë të krimit të rëndë shtetëror të fabrikimit të dëshmitarit të rremë Alfred Alizoti

 

  • Krerët më të lartë të policisë, prokurorisë, SHISH, me porosi të Edi Ramës, kanë paguar me para në dorë një ish-të dënuar për trafik droge, Alfred Alizotin, që në këmbim të parave të pranojë se është ai dhe jo Geron (Agron) Xhafaj zëri i regjistruar nga gazetari Jetmir Olldashi

 

  • Prokuroria është pjesë e kësaj skeme të narko-shtetit, pjesë e kësaj skeme mafioze. Ndaj ajo nuk ka guxuar, nën urdhrat politikë të Donika Prelës, prokurores së korruptuar, që mbahet aty pikërisht për këtë arsye dhe që ka shkatërruar procesin e vetingut

 

  • Edi Rama ka marrë nën mbrojtje dhe ka promovuar autorët kryesorë të këtij krimi të rëndë shtetëror, duke filluar me Taulant Ballën, i cili sipas vetë përgjimeve të prokurorisë, , është një nga përsonat e kontaktit që bind Alfred Alizotin që përkundër parave të pranojë një vit burg

 

  • Prokurorët e çeshtjes dhe një gjyqtar, të tre pengje të vettingut, kanë pranuar që në vend që të nisin hetimet, të çojnë në gjyq çeshtjen, ku të pandehur nuk janë kriminelët, por denoncuesit e krimit. Këtu ka ardhur vendi nën drejtimin e Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale

 

  • Dënoj ashpërsisht këtë akt të korruptuar dhe kriminal. Dua t’ja bëj të qartë Kastriot Gramshit, gjyqtar i çeshtjes, dhe dy prokurorëve, se nuk do të ja hedhin vettingut me këtë akt që kanë ndërmarrë

 

  • Të jenë të sigurtë, ai dhe të dy prokurorët, dhe çdo prokuror dhe gjyqtar tjetër, që një për një vettingu do t’u bëhet publikisht nga Partia Demokratike. Për këtë, kanë zotimin tim personal si kryetar i opozitës sot dhe kryetar i maxhorancës së re nesër.

 

 

Prononcim për gazetarët i Kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Lulzim Basha

 

Prej disa javësh, opinioni publik dhe mbarë Evropa është tronditur nga një skandal që tregon se si funksionon narko-shteti në Shqipëri. Ky është skandali i përfshirjes së krerëve më të lartë të policisë, të prokurorisë, të Shërbimit Informativ, nën drejtimin politik të krerëve më të lartë të kupolës socialiste, me porosi të Edi Ramës, për të paguar me para në dorë një ish-të dënuar për trafik droge, Alfred Alizotin, i cili në shkëmbim të parave, ka pranuar të dënohet për një vit burg dhe të pranojë se është ai dhe jo Geron (Agron) Xhafaj zëri i regjistruar i gazetarit investigativ Jetmir Olldashi.

Kjo tregon përmasat e vërteta të narko-shtetit pikërisht sepse, kurrë më parë, në asnjë skandal tjetër shtetëror që “Rilindja” e Edi Ramës ka prodhuar me shumicë, nuk është treguar më qartë se si funksionojnë të bashkërenduara, me komandë politike, organet e ngarkuara me ligj dhe kushtetutë për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe për të çuar para përgjegjësisë penale shkelësit e ligjit. Ja pra, shkelësit e ligjit, së pari Agron (Geron) Xhafaj, së dyti dëshmitari i rremë Alizoti, dhe së treti, por më të rëndësishmit, Taulant Balla, Nushi, Marko, prokurori Osmani, kupola e Shërbimit Informativ të Shtetit, e përfshirë në këtë skandal, vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Veliu. Të gjithë së bashku, të kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë, duke fabrikuar një dëshmitar të rremë, jo thjesht për të mbrojtur krimin shtetëror, por për të fabrikuar një çështje të rreme kundër gazetarit dhe kundër anëtarit të opozitës, Ervin Salianjit, i cili, për shkak të detyrës si Sekretar i Aksionit Qytetar, bëri të mundur atë që media, nën presionin qeveritar, nuk e bëri dot, publikimin e dëshmisë tronditëse, që detyroi shtetin të çonte Geron Xhafajn në qeli, për të vuajtur dënimin e pavuajtur, por që ndali hetimin për vazhdimin e trafikut të drogës nga ai, siç u provua nga hetimi i gazetarit Olldashi. Kjo do të mjaftonte që prokuroria të niste urgjentisht hetimet, për këtë vepër të rëndë penale. Por prokuroria është pjesë e kësaj skeme të narko-shtetit, pjesë e kësaj skeme mafioze. Ndaj ajo nuk ka guxuar, nën urdhrat politikë të Donika Prelës, prokurores së korruptuar, që mbahet aty pikërisht për këtë arsye, dhe që ka shkatërruar procesin e vetingut, me miratimin e saj.

Prokuroria pra, nuk ka guxuar të thërrasë e të nisë hetimet për personat e interceptuar nga vetë prokuroria në këtë çeshtje. Në vend që të nisin hetimet, Edi Rama ka marrë nën mbrojtje dhe ka promovuar autorët kryesorë të këtij krimi të rëndë shtetëror. Ka promovuar të dy zyrtarët e policisë, duke i bërë drejtorë e nëndrejtorë qarku. Natyrisht ka marrë nën mbrojtje të gjithë zyrtarët e tjerë, duke filluar me Taulant Ballën, sekretarin e përgjithshëm të PS dhe kryetarin e grupit të PS, i cili, sipas vetë përgjimeve të prokurorisë, nga bisedat e Alfred Alizotit, është një nga personat e kontaktit që bind Alfred Alizotin që përkundër parave të pranojë një vit burg dhe të sherbejë si mburojë për zyrtarët e lartë të shtetit, të kapur në këtë mega-aferë.

Sot, prokurorët e çeshtjes dhe një gjyqtar, të tre pengje të vettingut, kanë pranuar që në vend që të nisin hetimet, të çojnë në gjyq çeshtjen, ku të pandehur nuk janë kriminelët, por denoncuesit e krimit. Këtu ka ardhur vendi nën drejtimin e Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale. Kriminelët nuk hetohen, denoncuesit e krimit çohen në gjykatë.

Dua ta dënoj ashpërsisht këtë akt të korruptuar dhe kriminal. Dua t’ja bëj të qartë Kastriot Gramshit, gjyqtar i çeshtjes, dhe dy prokurorëve, se nuk do t’ja hedhin vettingut me këtë akt që kanë ndërmarrë. Se ne nuk do të pranojmë asnjë transaksion nga procesi i kompromentuar politik i vettingut për të varrosur dosjet kriminale të bandës në pushtet dhe për të çuar në mënyrë të rreme, denoncuesit e krimit.

Prandaj të jenë të sigurtë, ai dhe të dy prokurorët, dhe çdo prokuror dhe gjyqtar tjetër, që një për një, vettingu do tu bëhet publikisht nga Partia Demokratike.

Për këtë, kanë zotimin tim personal si kryetar i opozitës sot dhe kryetar i maxhorancës së re nesër.

I bëj thirrje çdo gjyqtari dhe prokurori tjetër: të mos dorëzohet para presioneve okulte të bandës në pushtet. Mos t’i bëjnë llogaritë me kriminelët në ikje, por t’i bëjnë llogaritë me drejtësinë e re që po vjen. I gjithë ideali i reformës në drejtësi ishte t’u jepte fund standarteve që mbronte kriminelët, mbronte të pushtetshmit dhe ndëshkonte të pafajshmit apo denoncuesit e krimit.

Dua të shpreh sot vendosmërinë time dhe gatishmërinë tonë se ky objektiv do tëzbatohet deri në fund.

Sa për rastin nëfjalë, padyshim nuk ka asgjë tjetër që do të dale nga kjo dosje, përveç zhytjes deri në fyt të Edi Ramës, Fatmir Xhafës, Taulant Ballës, ArdiVeliut, Nushit dhe Markos së Policisë së Shtetit, prokurorëve, duke filluar me Gent Osmanin, dhe disa pjesëtarëve të Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe kësaj çështjeje padyshim do t’i shkohet deri në fund.

Por jo duke ndëshkuar denoncuesit e krimit, gazetarin Olldashi dhe zotin Salianji, por duke garantuar se, herët dhe jo vonë, gjithësecili prej këtyre që përmenda do të marrin atë që meritojnë, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Faleminderit!

Read More
12 Pri
0

Grabitja e armatosur në Rinas, dëshmia se qeveria është përgjegjëse për sigurinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

 

  • Grabitja e armatosur në Rinas është dëshmia se qeveria jo vetëm ka dështuar për të garantuar siguri, por është përfshirë këto ditë në mbrojtjen e kompanisë, përgjegjëse për sigurinë në Rinas.

 

  • Kompania ICTS Albania operon në Shqipëri që prej 2005-ës, por siguria kombëtare u cënua 2 herë brenda aeroportit të Rinasit gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

 

  • Me kompaninë ICTS, qeverinë e Edi Ramës, e lidhin disa fije, duke nisur me avokatin e tij, Eno Bushi, i cili ka zotëruar aksione me të njëjtën kompani që paguhet për të garantuar sigurinë në aeroport.

 

  • Kompania ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm.

 

  • Të dy kompanitë, njëra themeluar në 2005, tjetra në 2009, janë rregjistruar nga i njëjti person, Panagiotis Kambouroglou. Në 2009, ky shtetas grek autorizon si përfaqësues ligjor, Eno Bushin

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDI PALOKA

 

Grabitja e armatosur dhe e përsëritur në Rinas është dëshmia se qeveria jo vetëm ka dështuar për të garantuar siguri, por është përfshirë këto ditë në mbrojtjen e kompanisë, përgjegjëse për sigurinë në Rinas.

Me këtë kompani, qeverinë e Edi Ramës, e lidhin disa fije, duke nisur me avokatin e tij, Eno Bushi, i cili ka zotëruar aksione me të njëjtën kompani që paguhet për të garantuar sigurinë në aeroport.

Avokati i Edi Ramës, Eno Bushi, gënjeu dje, kur deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me kompaninë ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë brenda aeroportit të Rinasit. Ai tha se kishte pasur aksione në një kompani me emër të ngjashëm, ICTS ALBANIA- INTEGRATED SERVICES dhe se ngatërresa ndaj tij është e qëllimshme, e motivuar politikisht.

Të gjithë e dimë se gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra dhe synojnë të mbulojnë të vërtetën.

E vërteta numër 1 është se kompania ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm.

  1. Të dyja kompanitë kanë një pronar ICTS EUROPE.
  2. Të dyja kompanitë, njëra e themeluar në shkurt 2005, tjetra në Mars 2009, janë rregjistruar nga i njëjti person. Panagiotis Kambouroglou. Në 2009, shtetasi grek autorizon si një nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë, Eno Bushin.
  3. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin person që firmos për pagesa mbi 50 mijë apo luan rolin e Administratorit, Aldi Meloholli.
  4. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin drejtor teknik për sigurinë
  5. Të dyja, kompanitë kanë ndryshuar adresë në të njëjtën kohë, në 2011-ën: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Edil-al, shkalla 1, ap 9.3.
  6. Të dyja kompanitë kanë ndryshuar pronar në shkurt 2013, duke kaluar nga hollandezët tek francezët. Në këtë kohë, avokati i Edi Ramës bëhet pronar me 25 përqind të aksioneve, në kompaninë me pronare vendimmarrëse përgjegjësen për sigurinë e Rinasit.
  7. Të dyja kompanitë, në Korrik 2014, kanë një adresë të re, të njëjtën adresë: Qendra Alpas, godina 146, hyrja 2.

 

Të gjitha këto janë fakte që e lidhin avokatin e Edi Ramës me kompaninë që merr rreth 2 milionë euro çdo vit për sigurinë e aeroportit të Rinasit.

E vërteta numër 2 është se qeveria hesht prej tre ditësh dhe nuk përmend si bashkë përgjegjëse për grabitjen në Rinas kompaninë, që lidhet direkt me avokatin e Edi Ramës.

E vërteta numër 3 është se kompania që duhet të siguronte Rinasin është në biznes me qeverinë e Edi Ramës dhe ka marrë tenderat e sigurisë në çdo pikë strategjike të vendit.

E vërteta numër 4 është se kompania ICTS Albania operon në Shqipëri që prej 2005-ës, por siguria kombëtare u cenua 2 herë brenda aeroportit të Rinasit gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Një herë në 2016-ën, kur Sandër Lleshi drejtonte Bordin e Aviacionit Civil që duhet të mbikëqyrte përmbushjen e kushteve nga kompania dhe, tani,  kur Sandër Lleshi është Ministër i Brendshëm.

E vërteta numër 5 është se qeveria e Edi Ramës nuk e lufton dot krimin, sepse pushteti i saj buron nga blerja e votave nëpërmjet krimit. Largimi i tij është emergjencë kombëtare!

Read More
12 Pri
0

Përgjimet e prokurorisë kanë provuar se procesi kundër meje është i montuar dhe përmblidhet në fjalinë “Ervin Salianji ka dashur të dëmtojë politikisht Fatmir Xhafën dhe qeverinë”.

  • Përgjimet e prokurorisë kanë provuar se procesi kundër meje është i montuar dhe përmblidhet në fjalinë “Ervin Salianji ka dashur të dëmtojë politikisht Fatmir Xhafën dhe qeverinë”.
  • Shpresoj që të vijë një ditë, kur forca e ligjit të ketë po aq forcë sa ka krimi i organizuar sot dhe prokurorët të marrin të pandehur trafikantin e drogës Agron Xhafajn dhe jo të jenë ngjitur me avokatët e tij.
  • U kërkova prokurorëve të marrin nën arrest për dëshmi të rreme drejtuesit e policisë, Albert Nushin dhe Andon Markon. Përgjimet në dosje tregojnë se ata jo vetëm e njohin Alizotin, por janë kapur duke i dhënë para.
  • Nuk më trembin dot me kërcënime dhe padi penale. Kam mbrojtur interesin publik, duke futur në burg një njeri që s’e ka futur dot shteti, vëllain e dënuar dhe deri në atë kohë të lirë, të Ministrit të Brendshëm.

 

DEKLARATA E ERVIN SALIANJIT PARA GJYKATËS PENALE TË TIRANËS GJATË SEANCËS KU ËSHTË MARRË I PANDEHUR PËR DENONCIMIN E TRAFIKUT TË DROGËS NGA AGRON XHAFAJ.

 

Seanca po vazhdon. Unë nuk mund të vazhdojë të dëgjoja shokët e tjerë të Ramës. Boll kam dëgjuar shokë të dënuar të Ramës, që ka futur në parlament, me vendime të formës së prerë, të dënuar si trafikantë droge apo si përdhunues. Këtu ishte një rast tjetër i njërit prej shokëve të Ramës që e ka përdorur si dëshmitar të sajuar, prandaj edhe u largova, sapo filloi të merrte fjalën dëshmitari i sajuar.

Gjatë seancës prokuroria bëri parashtrimin e gjatë, por pa asnjë provë të re e pa asnjë element që mund të përbëjë vepër penale, por vetëm me indicie, apo agjitacion e propagandë, themeli i të gjithës përmblidhej në fjalinë “Ervin Salianji si organizator i këtij denoncimi ka dashur të denoncojë politikisht Fatmir Xhafën dhe qeverinë”. Gjatë gjithë kohës unë jam në funksionin publik.

Ua thashë prokurorëve, po e them edhe këtu se unë shpresoj shumë që të vijë një ditë që forca e ligjit të jetë po aq sa forca që ka krimi i organizuar sot, që prokurorët sot duhet të ishin në krahun tonë, duke denoncuar apo duke marrë të pandehur Agron Xhafajn si trafikant droge, për një vepër të re, atë që ishte këtu, dhe jo të ishin ngjitur me avokatët e Agron Xhafajt. Se ne jemi këtu sot për shkak se na ka denoncuar trafikanti tanimë i dënuar, por edhe duke kryer dënimin, Agron Xhafaj. Aty ishin sot, ngjitur me prokurorët, edhe avokatët e tij, për t’i pasur si garanci për rastin.

Pa diskutim që është një proces i montuar, që të gjithë qytetarët shqiptarë, për fat të mirë e kanë dëgjuar, me përgjime të vetë prokurorisë, me prova të vetë prokurorisë.

U kërkova prokurorëve në sallë atë që e kam kërkuar edhe me shkresë, edhe në publik, që të marrin nën arrest për dëshmi të rreme, të paktën dy raste që janë brenda dosjes, Albert Nushin dhe Andon Markon. Të dy kanë deklaruar para prokurorit se nuk e njohim Alfred Alizotin, të dy janë në përgjime, të kapur qartazi duke i dhënë para Alizotit.

Prokuroria nuk kishte ndonjë pretendim shtesë, nuk kishte as përgjigje për rastin, por e ritheksoj se jo vetëm nuk më intimidojnë dot, pavarësisht se, së paku në dijeninë time, gjatë periudhës së qeverisë “Rilindja” kam nja 39 procedime, padi apo kallëzime, jo vetëm që nuk më trembin apo frikësojnë dot, por më nxisin më shumë për të kryer atë që pakkush beson sot se politika është një mision, por misioni i politikës është të tregojë të vërtetën. Dhe një prej detyrave kryesore të saj është të mbrojë interesin publik. Unë e kam mbrojtur duke futur në burg një njeri që s’e ka futur dot shteti, vëllain e ish-ministrit të brendshëm Agron Xhafaj, i dënuar.

Pyetje: Pas mbylljes së hetimeve dhe dërgimit të dosjes në gjyq, ju keni publikuar një sërë përgjimesh, të cilat janë pjesë e dosjes, që sipas jush komprometojnë figurën e dëshmitarit kryesor në këtë proces. A e keni ngritur këtë pretendim sot në sallën e gjyqit dhe a e vutë në dyshim figurën e këtij dëshmitari?

Ervin Salianji: Padiskutim që prokurorëve u thashë atë që kemi thënë në publik dhe prokurorët duhej ta kishin marrë nga kallëzimi ynë që është i sajuar, është i paguar dhe këta duheshin marrë të pandehur, që nga dy drejtorët e policisë, duhej marrë një deputet i PS-së dhe pa diskutim prokurorët që kanë marrë këta të krimeve të rënda, dy prokurorët të cilët dalin në përgjime. Do të kemi surpriza të tjera. Nuk është një çështje që është mbyllur në kuptimin e bërjes publike të përgjimeve të bëra nga vetë prokuroria. Imagjinoni që në tre apo katër muaj përgjime, në çdo skutë ku është futur prokuroria nuk ka gjetur një kontakt të vetëm, se nuk ka si të gjejë një kontakt timin me Alizotin.

Pyetje: A kishte ndonjë përgjigje nga ana e prokurorit në sallën e gjyqit?

Ervin Salianji: Jo, fare, nuk ka pasur asnjë përgjigje dhe nuk ka pasur asnjë komunikim shtesë. Kanë qenë duke lexuar vetëm atë që kanë lexuar më parë, thua se nuk ka pasur ndryshime, a thua se nuk ka përgjegjësi për ata që nuk i kanë zbardhur përgjimet apo akoma më keq, për disa që kanë ndërhyrë, duke prerë përgjimet të cilat do t’i bëj publike besoj në orët apo ditët në vijim. Nuk ka vepër penale, prokuroria duhet të provojë fajësinë time. Unë nuk fajësohem dot për agjitacion dhe propagandë. Duhet që të mos kalojë fare në seancë, sepse nuk ka vepër penale dhe nuk ka asnjë provë. Ka vetëm indicie. Telefonata apo thirrje hyrëse që më ka bërë mua Albert Veliu i njohur si Babalja, ka po njësoj me deputetë apo drejtues të Partisë Socialiste. Janë në tabulatet që i ka prokuroria dhe kjo nuk do të thotë asgjë. Unë isha deputet në momentin që u bë denoncimi, në momentin kur mora garancinë për mbrojtjen e personit që erdhi të denoncojë bashkë me gazetarin që ka kryer investigimin. Unë nuk e kam lënë rrugëve, e kam shkruar që kam ndihmuar bashkë me Partinë Demokratike për familjen që të mos kërcënohej dhe mos intimidohej dhe pa diskutim edhe vetë atë, si personi që nëse do të ishte sot këtu, do të ishte në burg. Kjo është një rrugë dhe një mënyrë e pisët që ndjek prokuroria në shërbim të qeverisë për të intimiduar cilindo që denoncon. Në këtë rast i japim garanci çdo qytetari tjetër për çdo denoncim që duan ta bëjnë publike. Unë pa diskutim që do të jem në shërbim të publikut, duke bërë denoncime edhe më të forta se këto.

Read More