Blog

12 Pri
0

Edi Rama dhe banda e tij kanë humbur çdo legjitimitet moral dhe politik. Rama e di fare mirë se zgjedhje, palo zgjedhje-zgjedhje fallco, pa opozitën nuk ka për të pasur.

• Edi Rama dhe banda e tij kanë humbur çdo legjitimitet moral dhe politik. Rama e di fare mirë se zgjedhje, palo zgjedhje-zgjedhje fallco, pa opozitën nuk ka për të pasur.

• Kjo qeveri është kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. PD e gatshme të udhëheqë shqiptarët drejt ndryshimit.

• Të gjitha sondazhet tregojnë se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve për t’iu përgjigjur krizës me një transformim të thellë politik dhe ekonomik.

TAKIMI NË FIER I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA.

Entuziazmi me të cilin u prit në Fier, u lexua nga Kryetari i PD, Lulzim Basha si shenjë e ndryshimit, që po bëhet realitet politik. Kreu i opozitës tha se Edi Ramës i kanë rënë të gjitha alibitë dhe çdokush e ka të qartë se pushteti i tij nuk buroi nga vota e qytetarëve, por nga bashkëpunimi me oligarkinë.

“Banda në pushtet e Edi Ramës që ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik, sot qëndron si kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që i janë bashkuar thirrjes, kushtrimit dhe emergjencës kombëtare “Rama ik”.

Lulzim Basha tha se është përgjegjësi e PD t’i udhëheqë shqiptarët për realizimin e projektit që transformon Shqipërinë nga një vend bazë operacionale për krimin e organizuar, siç e quan Departamenti i Shtetit, në një vend që siguron mundësi dhe mirëqenie për qytetarët e saj.

“Kjo është arsyeja se pse të gjitha matjet dhe studimet e opinionit publik tregojnë sot, se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm për të kaluar këtë krizë, por për t’iu përgjigjur kësaj krize me një transformim kaq të thellë politik dhe ekonomik, saqë të pamundësojmë sot e përgjithmonë, që fati i vogëlushëve shqiptarë, fati i studentëve shqiptarë, fati i të punësuarve që kanë frikë për sigurinë e punës, fati i të papunësuarve që enden rrugëve në kërkim të punës, fati i pensionistëve, i prindërve tanë, kurrë më të mos bjerë në duart e një njeriu të korruptuar apo një pale të korruptuar si kjo, e organizatës kriminale të Rilindjes.”

Lideri i opozitës vuri në dukje se për shkak të bashkëpunimit me krimin, qeveria i ka mbyllur Shqipërisë derën e Europës për 6 vjet me rradhë, duke u kthyer në kërcënimin më të madh për shqiptarët. Për ta ndryshuar sa më shpejt këtë realitet, Lulzim Basha, tha se bashkimi me protestën e 13 Prillit është vendimi i duhur për çdo qytetar që e do Shqipërinë si gjithë Europa.

“Stabiliteti në Shqipëri është kërcënuar nga krimi i organizuar, në partneritet me qeverinë, ndaj e vetmja rrugë për të rithemeluar stabilitetin afatgjatë të këtij vendi është ajo që kalon përmes demokracisë së vërtetë, zgjedhjeve vërtetë të lira e të ndershme dhe drejtësisë së vërtetë, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin, me kriminelët bashkëpunëtorë të tyre. Prandaj beteja jonë është e vetmja betejë për stabilitet të vërtetë dhe është një leksion për popujt e tjerë të Ballkanit, se ky vend edhe njëherë, do t’i prijë integrimit evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor, duke pranuar, imponuar dhe zbatuar asgjë më pak se standartet evropiane për qytetarët tanë dhe vendin tonë.”

Read More
12 Pri
0

Grabitja e armatosur në Rinas është dëshmia se qeveria është përfshirë në mbrojtjen e kompanisë, përgjegjëse për sigurinë në Rinas

  • Grabitja e armatosur në Rinas është dëshmia se qeveria jo vetëm ka dështuar për të garantuar siguri, por është përfshirë këto ditë në mbrojtjen e kompanisë, përgjegjëse për sigurinë në Rinas
  • Kompania ICTS Albania operon në Shqipëri që prej 2005-ës, por siguria kombëtare u cënua 2 herë brenda aeroportit të Rinasit gjatë qeverisjes së Edi Ramës
  • Me kompaninë ICTS, qeverinë e Edi Ramës, e lidhin disa fije, duke nisur me avokatin e tij, Eno Bushi, i cili ka zotëruar aksione me të njëjtën kompani që paguhet për të garantuar sigurinë në aeroport
  • Kompania ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm.
  • Të dy kompanitë, njëra themeluar në 2005, tjetra në 2009, janë rregjistruar nga i njëjti person, Panagiotis Kambouroglou. Në 2009, ky shtetas grek autorizon si përfaqësues ligjor, Eno Bushin

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDI PALOKA

 

Grabitja e armatosur dhe e përsëritur në Rinas është dëshmia se qeveria jo vetëm ka dështuar për të garantuar siguri, por është përfshirë këto ditë në mbrojtjen e kompanisë, përgjegjëse për sigurinë në Rinas.

Me këtë kompani, qeverinë e Edi Ramës, e lidhin disa fije, duke nisur me avokatin e tij, Eno Bushi, i cili ka zotëruar aksione me të njëjtën kompani që paguhet për të garantuar sigurinë në aeroport.

Avokati i Edi Ramës, Eno Bushi, gënjeu dje, kur deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me kompaninë ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë brenda aeroportit të Rinasit. Ai tha se kishte pasur aksione në një kompani me emër të ngjashëm, ICTS ALBANIA- INTEGRATED SERVICES dhe se ngatërresa ndaj tij është e qëllimshme, e motivuar politikisht.

Të gjithë e dimë se gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra dhe synojnë të mbulojnë të vërtetën.

E vërteta numër 1 është se kompania ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm.

  1. Të dyja kompanitë kanë një pronar ICTS EUROPE.
  2. Të dyja kompanitë, njëra e themeluar në shkurt 2005, tjetra në Mars 2009, janë rregjistruar nga i njëjti person. Panagiotis Kambouroglou. Në 2009, shtetasi grek autorizon si një nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë, Eno Bushin.
  3. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin person që firmos për pagesa mbi 50 mijë apo luan rolin e Administratorit, Aldi Meloholli.
  4. Të dyja kompanitë kanë të njëjtin drejtor teknik për sigurinë
  5. Të dyja, kompanitë kanë ndryshuar adresë në të njëjtën kohë, në 2011-ën: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Edil-al, shkalla 1, ap 9.3.
  6. Të dyja kompanitë kanë ndryshuar pronar në shkurt 2013, duke kaluar nga hollandezët tek francezët. Në këtë kohë, avokati i Edi Ramës bëhet pronar me 25 përqind të aksioneve, në kompaninë me pronare vendimmarrëse përgjegjësen për sigurinë e Rinasit.
  7. Të dyja kompanitë, në Korrik 2014, kanë një adresë të re, të njëjtën adresë: Qendra Alpas, godina 146, hyrja 2.

Të gjitha këto janë fakte që e lidhin avokatin e Edi Ramës me kompaninë që merr rreth 2 milionë euro çdo vit për sigurinë e aeroportit të Rinasit.

E vërteta numër 2 është se qeveria hesht prej tre ditësh dhe nuk përmend si bashkë përgjegjëse për grabitjen në Rinas kompaninë, që lidhet direkt me avokatin e Edi Ramës.

E vërteta numër 3 është se kompania që duhet të siguronte Rinasin është në biznes me qeverinë e Edi Ramës dhe ka marrë tenderat e sigurisë në çdo pikë strategjike të vendit.

E vërteta numër 4 është se kompania ICTS Albania operon në Shqipëri që prej 2005-ës, por siguria kombëtare u cenua 2 herë brenda aeroportit të Rinasit gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Një herë në 2016-ën, kur Sandër Lleshi drejtonte Bordin e Aviacionit Civil që duhet të mbikëqyrte përmbushjen e kushteve nga kompania dhe, tani,  kur Sandër Lleshi është Ministër i Brendshëm.

E vërteta numër 5 është se qeveria e Edi Ramës nuk e lufton dot krimin, sepse pushteti i saj buron nga blerja e votave nëpërmjet krimit. Largimi i tij është emergjencë kombëtare!

Read More
12 Pri
0

Gratë korçare i bashkohen protestës kombëtare “Rama ik”. Vokshi: Pakti i Ramës me krimin, kërcënim për familjet dhe fëmijët tanë.

Gratë dhe vajzat korçare mirëpritën ftesën e Kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas Albana Vokshi për t’iu bashkuar protestës së 13 Prillit për t’i dhënë shans ndryshimit të realitetit politik, ekonomik dhe shoqëror në vend.

Data 13 është më e rëndësishme, ta trondisim, t’ia marrim ne shpirtin Edi Ramës, sepse nëse ne gratë dalim, ju keni dalë të shumta në numër, por sikur të vini me motrat, vëllezërit dhe fëmijët në protestë dhe të jemi shumë e shumë në numër, tronditet edhe ai. Siç iku ne Kukës, ju e patë u zhduk, iku me helikopter, ashtu mund ta përzëmë nga Shqipëria, nëse ne dalim dhe protestojmë e reagojmë.” 

Zonja Vokshi tha se shërbimi më i madh që gratë dhe vajzat duhe t’i bëjnë vendit është përhapja e mesazhit se, nëpërmjet paktit të tij me krimin e organizuar, Edi Rama është kërcënim serioz për çdo familje shqiptare.

“Duhet të mbrojmë familjet tona se po ndahen. Duhet të mbrojmë fëmijët tanë se nuk po arsimohen më. Duhet t’i mbrojmë nga droga. Droga në Tiranë shitet lirshëm në çdo oborr shkolle.( zera nga salla: edhe këtu shitet) Aq më keq, a ka shkatërrim më të madh për familjet tona, kur fëmijtë fillojnë marrin drogë.  Nuk është vetëm fëmija që shkatërrohet, shkatërrohemi ne, shkatërrohet e gjithë shoqëria! Edi Rama ka shkatërruar shoqërine shqiptarë”.

Kryetarja e Gruas në Korçë Ledina Alolli vuri në dukje se përtej fasadës me shkëlqim, Korça është në prapambetje ekonomike dhe se gratë në këtë zonë janë të papuna.

Korçën e konsiderojnë destinacion per nje fundjave turistike, por kane harruar se Korça ka mbetur ne nje prapambetje te madhe. Qeveria dhe ministri sheh vetem kullen dhe pazarin e Korces. Qyteti po boshatiset nga intelektualet dhe te rinjte. Papunesia eshte ulur kembekryq. 40 perqind e grave korcare pa pune. Sipermarrjet private janë në faliment, edhe bujqesia ne faliment, pasi prodhimet e tyre nuk kane treg shitjeje. Te ardhurat e ekonomise familjare po tkureen, taksat shume te larta, por edhe tarifat shume te larta.”

Gratë dhe vajzat korçare pjesëmarrëse në takim vkerësuan si vendimin e duhur largimin e Partisë Demokratike dhe të opozitës nga parlamenti. Korçarët, si shumica e shqiptarëve besojnë se tani opozita është edhe më e vërtetë dhe më shumë përfaqësuese e interesit publik.

Read More
11 Pri
0

Grabitjet e armatosura në Rinas, grabitjet me armë dhe eksploziv të bankave, vrasjet dhe rrëmbimet e biznesmenëve e bankierëve janë prova e pakundërshtueshme se në Shqipëri ligjin e bën krimi dhe jo shteti.

 

  • Grabitjet e armatosura në Rinas, grabitjet me armë dhe eksploziv të bankave, vrasjet dhe rrëmbimet e biznesmenëve e bankierëve janë prova e pakundërshtueshme se në Shqipëri ligjin e bën krimi dhe jo shteti.

 

  • Dështimin dhe rënien e shtetit para krimit Rama nuk mund t’ia faturojë një kompanie private. Përgjegjëse për sigurinë është qeveria dhe jo kompanitë private. Nëse nuk ka siguri, përgjegjësinë dhe fajin e ka qeveria.

 

  • Në bordin e Aviacionit Civil, përgjegjës për mbikqyrjen e koncesionarit, ka qenë vetë Sandër Lleshaj, nën drejtimin e të cilit, në krye të bordit dhe të Ministrisë së Brendshme, kanë ndodhur dy grabitje në aeroport.

 

  • Ngjarja mund dhe duhet të ishte parandaluar, nëse Policia do të zbatonte udhëzimin 130 të një viti më parë që detyron policinë të shoqërojë dhe të ruajë transportimin e vlerave monetare mbi shumën 950 milionë lekë.

 

  • Edi Rama duhet t’u japë përgjigje 7 pyetjeve për të sqaruar opinionin publik, nëse strukturat shtetërore janë bashkëorganizatore të grabitjes, njësoj si me kanabisin dhe fabrikimin e dëshmitarëve kundër opozitës.

 

  • Për sa kohë këto pyetje dhe shumë të tjera do të mbeten pa përgjigje, nuk ka shqiptar të djathtë a të majtë ta besojë se shteti i inkrimuar i Edi Ramës, nuk është vetëm përgjegjës, por edhe i përfshirë në këtë vjedhje.

 

  • Nxitimi për ta mbuluar këtë aferë me nxjerrjen antikushtetuese të ushtrisë nga kazermat në Aeroport, pa shpallur gjendjen e jashtzakonshme dhe pa autorizim nga Kuvendi, e provon këtë.

 

  • Çlirimi i vendit nga qeverisja me krimin dhe për krimin është sot emergjencë kombëtare, emergjencë e çdo familje dhe çdo shqiptari patriot dhe të ndershëm.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA.

Të dashur bashkëqytetare e bashkëqytetarë!

 

48 orë pas tronditjes së Shqipërisë nga grabitja e armatosur në mes të ditës në Aeroportin e Rinasit, pyetjet janë shtuar dhe përgjigjet mungojnë.

 

Rama po mundohet që dështimin e tmerrshëm të policisë dhe qeverisë dhe rënien e shtetit para krimit t’ja faturojë një kompanie private. Si për gjithçka tjetër, fajin e kanë të tjerët. Për çdo vjedhje, për çdo korrupsion, për çdo skandal, ai nuk di gjë, ai nuk mban përgjegjësi, ai as që e vret mendjen. Mendja e tij është vetëm si të vjedhë dhe grabisë Shqipërinë me oligarkët.

 

Ngjarja e Rinasit nuk është e shkëputur dhe as e vetmja. Ajo është pjesë e grabitjeve tronditëse në të gjithë Shqipërinë, e rrëmbimeve dhe zhdukjeve në Vlorë dhe në qyetet e tjera dhe atentateve mafioze nëpër gjithë Shqipërinë.

 

Grabitjet e armatosura në Rinas, grabitjet me armë dhe eksploziv të bankave, bizneseve dhe postave, vrasjet dhe rrëmbimet e biznesmenëve, bankierëve, kanë filluar me instalimin në pushtet të Edi Ramës. Ato janë prova e pakundërshtueshme se në Shqipëri ligjin e bën krimi, dhe jo shteti.

 

Grabitja e armatosur e Rinasit është rënia e shtetit: një bandë, përfshirë një kriminel të kërkuar ndërkombëtarisht, që jeton i lirë në Shqipëri dhe planifikon një aksion tronditës për tË grabitur thasë me 10 milionë euro në vendin më të ruajtur në Shqiperi, Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

 

Përgjegjës për sigurinë në Rinas, përgjegjës për sigurinë në aeroportin ndërkombëtar dhe kudo është qeveria dhe shteti shqiptar, jo kompanitë private. Nëse nuk ka siguri, përgjegjësinë dhe fajin e ka shteti.

 

Në bordin e Autoriteti Civil, që është përgjegjës për mbikqyrjen e koncesionarit, është vetë Ministri i Brendshëm. Por ministri nuk ka qëllim dhe as përparësi që të mbrojë qytetarët dhe vendin nga kriminelët, sepse policia ka per qëllim vetëm të ruajë pushtetin e Edi Ramës, duke mbytur popullin me gaz.

 

Vetë Edi Rama ka thënë publikisht që nuk ka fare problem e që bandat të luftojnë me njëra-tjetrën, se mirë bëjnë. Pra ai as nuk e ndjen për detyrë të zbulojë, të kapë dhe të parandalojë krimet, qofshin këto edhe përplasjet mes bandave.

Zonja dhe zotërinj.

 

48 orë pas ngjarjes, fakte të reja tronditëse kanë dalë në dritë.

 

  1. Ngjarja mund dhe duhet të ishte parandaluar nëse do të zbatohej nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme urdhri i vetë Ministrit të Brendshëm, i datës 05.08.2018, urdhëri nr.130, i cili kërkon që Policia e Shtetit të shoqërojë dhe të ruajë transportimin e vlerave monetare mbi shumën 950 milionë lekë, dhe kërkon pra që jo vetëm të shoqërohet, por të garantohet nga Policia e Shtetit shënimi i çdo ngarkese me para, ndërkohë që asnjë prej elementëve të sigurisë, të kërkuar nga ky urdhër, nuk ishte vendosur në thasët që mundën të marrin grabitësit.

 

Sandër Lleshaj, në deklaratën e tij i bëri bisht një fakti të rëndësishëm dhe nuk i dha përgjigje pyetjes, sesi është e mundur që truri i kësaj grabitjeje të dytë, Admir Murataj, prej 6 vitesh nuk u kap asnjëherë, paçka se ishte në kërkim, madje mundi të mirëplanifikojë dhe ekzekutojë, si në filma, 4 grabitje në harkun kohor të 3 viteve, duke thyer sigurinë kombëtare dhe sfiduar hapur Policinë e Shtetit.

 

  1. Fakti i dytë që dosja “Rinas” ka nxjerrë në dritë është se kryeministri Rama ka shkelur Kushtetutën, duke emëruar gjeneral Sandër Lleshin, në shkelje të kushtetutës, kryetar të Këshillit Drejtues të Aviacionit Civil. Kjo shkelje e hapur e ligjit e ka vendosur Sandër Lleshajn në këtë detyrë që para grabitjes së parë të Rinasit, thënë ndryshe, nën drejtimin e Këshillit të Aviacionit Civil të Republikës së Shqipërisë nga Sandër Lleshaj, Aeroporti i Rinasit nuk është grabitur një herë, por dy herë.

 

  1. Së treti, kompania private e sigurimit që merr 5 euro për çdo qytetar që kalon në Rinas, por nuk siguron asgjë dhe që nuk përmendet nga qeveritarët dhe ka dështuar në mbrojtjen e sigurisë në çdolloj grabitje, figuron të jetë në bashkëpronësi të një prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, avokatit të Partisë Socialiste Eno Bushi, i njohur për qytetarët edhe si avokati i Giorgio Riformatos, pilotit italian që u rrëzua me avionin plot me drogë në Divjakë në vitin 2015. Ndërkohë, bashkëshortja e Eno Bushit, Joana Bushi, është drejtoreshë e Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror dhe, përpara kësaj, drejtore e Kabinetit e Belinda Ballukut, kur kjo ishte drejtoreshë përpara se të gradohej Ministre përgjegjëse për aeroportin e Rinasit.

 

Në vijim të këtyre fakteve, më shumë pyetje shtrohen dhe mbeten pa përgjigje, ndërkohë që logoreja e Ramës dhe vartësve të tij rreket ta mbulojë të vërtetën me propagandë dhe mashtrime :

 

Pse nuk u zbatua urdhri nr.130 i datës 05.03.2018 për ruajtjen dhe shoqërimin e parave nga policia?

Çfarë përgjegjësie ka kompania e sigurisë së aeroportit të Rinasit, aksionerë të së cilës janë të lidhur ngushtë me Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe pilotin e drogës Giorgio Riformato?

Pse Sandër Lleshaj u emërua në shkelje të ligjit kryetar i Drejtorisë së aviacionit civil dhe si është e mundur që dy herë gjatë kohës që ai drejton këtë Bord, Aeroporti i Rinasit u grabit nga banda të armatosura?

Pse pas përplasjes me policinë, grabitësit janë larguar me thasë në krahë, në këmbë pasi kanë djegur makinat?

A janë akoma 10 milion eurot e vjedhura në duart e “bandës së shpartalluar”?

A janë segmente të shtetit dhe kupolës qeveritare të përfshira dhe përfituese në këtë vjedhje të madhe?

A janë shteti dhe organet e rendit përgjegjëse vetëm për paaftësi dhe shkelje të ligjit apo kemi të bëjmë me bashkëpunim e madje dhe bashkëorganizim direkt të grabitjes nga segmente të këtyre strukturave shtetërore?

 

Me fjalë të tjera, a janë segmente shtetërore dhe të policisë, njësoj si në rastet e provuara të kultivimit dhe trafikut të drogës, të rekrutimit dhe pagimit nga policia me porosi shtetërore të dëshmitarit të rremë Fred Alizoti nga radhët e krimit strukturat e shtetit, bashkëorganizatorë direkt te kesaj grabitjeje?

 

Për aq kohë sa këto pyetje dhe shumë të tjera do të mbeten pa përgjigje, nuk ka shqiptar të djathtë a të majtë ta besojë se shteti i inkrimuar i Edi Ramës nuk është vetëm përgjegjës por edhe I përfshirë në këtë vjedhje.

 

Bashkëpunimi me krimin i kësaj qeverie dhe “zotësia” për të sajuar skenarë të përbashkët është vërtetuar mëse një herë.

 

Kjo shpjegon edhe nxitimin për ta mbuluar këtë aferë të tmerrshme me një tjetër skandal shtetëror, nxjerrjen antikushtetuese të ushtrisë nga kazermat në Aeroport, pa shpallur gjendjen e jashtzakonshme dhe pa autorizim nga Kuvendi siç e kërkon qartë dhe prerë Kushtetuta, siç e kërkon qartë dhe prerë ligji për Forcat e Armatosura.

 

Por çfarë është një tjetër krim Kushtetues në radhën e shkeljeve të përsëritura, e në veçanti, nëse e heq vëmendjen nga vjedhja dhe zhdukja pa lënë gjurmë e 10 milion eurove?!

 

Më kot të presim zbardhje e krimit. Pyetjet pa përgjigje nga qeveria e bërë njësh me krimin dhe drejtësia e kapur nga qeveria, sa vijnë e shtohen.

 

Kjo, fatkeqësisht, nuk përbën më lajm. Kjo qeveri e ky kryeministër e grabisin çdo ditë këtë vend e qytetarët e këtij vendi me forma e mënyra të ndryshme. Grabitja në aeroport është vetëm njëra prej këtyre formave. Ndaj:

 

  • Zgjidhja e vetme për të ndalur grabitje si kjo e Rinasit, dhe shkatërrimin total të sigurisë publike dhe kombëtare;
  • Zgjidhja e vetme për të ndalur grabitjen e përditshme të shqiptarëve;
  • Zgjidhja e vetme për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë të gjithë fajtorët përgjegjës, nga i pari tek i fundit;
  • Zgjidhja e vetme, pa të cilën e keqja vetëm do të vazhdojë të thellohet, siç është thelluar nuk është më as te shteti i rënë, as te policia vegël barbare kundër qytetarëve të pafajshëm dhe pulë e lagur para kriminelëve, as te Prokuroria e kapur për të mbylluar aferat e tmerrshme korruptive.

 

Zgjidhja e vetme është tani në duart e Sovranit. Është në dorën e popullit. Është në duart tuaja të dashur bashkqytetarë, që të bashkohemi pavarësisht çdo dallimi, dhe të ngrihemi më fuqishëm se kurrë për të rikthyer kushtetutën, ligjin, rendin dhe sigurinë, pa të cilën askush nuk është i sigurtë në shtëpinë e tij.

 

Çlirimi i vendit nga qeverisja me krimin dhe për krimin është sot emergjencë kombëtare, emergjencë e çdo familje dhe çdo shqiptari patriot dhe të ndershëm.

Read More
11 Pri
0

Alternativa jonë për transformimin ekonomik dhe punësimin

Të dashur demokratë,

Shqipëria ka nevojë në rradhë të parë të ndryshojë mentalitetin e qeverisjes: shërbim ndaj interesit publik ne vend te grabitjes për pasurim vetjak. Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të ndershme, transparente, demokratike dhe në interes të popullit.
Për këtë duhet jo vetëm të çrrënjosim regjimin e Edi Ramës, tTë çrrënjosim strukturat e mbyllura dhe të kriminalizuara politike, qeverisëse, ekonomike e shoqërore të krijuara prej shumë dekadash dhe të kulmuara më Edi Ramën.
Beteja jonë politike nuk mund të jetë siç e quante një nga intelektualët më të shquar shqiptarë të viteve 1930-të: “zbrit ti, të hypi unë”. Kjo duhet të jetë një betejë që të bjerë autokracia, pushteti i pakufizuar, korrupsioni, krimi, dhe të ngrihet shteti i së drejtës, demokracia.
Çdo lloj përpjekje që reduktohet dhe kanalizohet vetëm në rrëzim nga pushteti të Edi Ramës dhe bandës së tij, por nuk sjell çrrënjosjen e të gjithë politikës së deritanishme, nuk do të sjellë asnjë rezultat, vetëm një iluzion fillestar.
Përpara se të besoni tek Lulzim Basha, duhet të besoni tek ligjet që e ndalojnë Lulzim Bashën dhe këdo që të abuzoje me liritë, të drejtat, pronën, sipërmarrjen, aktivitetin e çdo kujt në favor të vetes dhe pushtetit të tij.
Sot beteja jonë duhet jo thjesht për të larguar Edi Ramën dhe regjimin e tij shkatërrues nga pushteti, por për të zhdukur bashkë me të edhe këtë sistem të ndryshkur në qeverisje, në politikë dhe në ekonomi.
Nisur nga gjendja ku ne gjendemi është e qartë se vendi ka nevojë për një program emergjence, për PLAN PËR TRANSFORMIN thelbësor te vendit mbi të cilin të ngrihet shtrati për zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e njerëzve.
Programi ynë qeverisës do te synojë në rradhë të parë ndryshimin e kursit të vendit dhe reformat e mëdha institucionale dhe strukturore.
Plani do të synojë ndaljen e thellimit të krizës së vendit dhe zhdukjen e kushteve që kanë çuar në kriminalizimin e vendit, korrupsionin epidemik, autokracinë e vazhdueshme dhe ekonominë e mjeruar.
Qëllimi kryesor i programit tonë është fuqizimi dhe shtrirjes në çdo fushë të kushteve themelore për një shoqëri demokratike të ekonomisë të tregut ku askush nuk mbetet prapa, përmes:

  1.  Politikë të lirë, të hapur dhe konkurente:
    Dekriminalizimi të politikës
    Dekriminalizimi të zgjedhjeve
    Kufizimi i pushteteve
    Transparencë totale të qeverisë
    Shteti i së drejtës
  2. Ekonomi të lirë të hapur dhe konkurente
    Dekriminalizim të ekonomisë dhe aktiviteteve sipërmarrëse
    Clirimi të ekonomisë nga oligarkët
    Çmontim të sistemit të favoreve dhe rentave ekonomike, mundësuar nga politikat korruptive e klienteliste të koncesioneve dhe PPP-ve,
    Cmontim të sistemit tërësisht klientelist të prokurimeve publike, dhe të vendm-marrjes pa transparencë dhe të mbyllur
    Ulje të taksave, tarifave dhe çmimit të energjisë dhe naftës, dhe mirëadministrim fiskal
  3. Shoqëri të lirë, të hapur dhe konkurente dhe krijimit të mundësive për të gjithë, pa lënë asnjë prapa. Tre prioritetet kryesore:
    Arsim masiv perëndimor, si fuqizues i burimeve njerëzore dhe çlirues i njerëzve!
    Teknologji e informacionit si fuqizues, mundësues dhe çlirues i potencialeve të njerëzve
    Kujdes social, që asnje shqiptar te mos mbetet pa buke uje dhe drita dhe që kosto e jetes te jete e perballueshme.

Read More
11 Pri
0

Më 13 prill, të bashkohemi në protestën më madhështore për t’i dhënë fund kryeministrit ilegjitim dhe Shqipërisë së tij të pakicës.

  • Më 13 prill, të bashkohemi në protestën më madhështore për t’i dhënë fund kryeministrit ilegjitim dhe Shqipërisë së tij të pakicës.

 

  • Nuk ka kompromis dhe dialog me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i PD dhe opozitës së bashkuar.

 

  • Nga beteja jonë pa kthim, do të fitojë Shqipëria e shumicës së shqiptarëve. Ajo e pakicës ka vetëm një vend, burgun dhe drejtësinë!

 

TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA NË VLORË

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi nga Vlora qytetarët për pjesëmarrjen më të madhe në protestën e 13 prillit për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës dhe ndërtimin e Shqipërisë së standardeve europiane. Zoti Basha vuri në dukje se këto 6 vjet i kanë shërbyer Edi Ramës për të ndërtuar një Shqipëri paralele, përmes bashkëpunimit me krimin: qeverisjen e padrejtë kundër shumicës së shqiptarëve dhe pasurimin marramendës të vetes dhe pakicës që i shërben.

 

“Kanë krijuar këtu dy Shqipëri, Shqipërinë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të përjashtuar nga shanset për një jetë më të mirë, të përjashtuar nga punësimi dinjitoz, të përjashtuar nga kujdesi shëndetësor minimal, të përjashtuar nga një system arsimor dinjitoz për fëmijët, të përjashtuar nga siguria për jetën. Dhe Shqipëria tjetër, Shqipëria e një grushti njerëzish, që kur 38 mijë baballarë dhe nëna përfundojnë në qeli se s’kanë të paguajnë faturat e energjisë, të rritura në maksimum, këta, edhe kur kapen duke vjedhur në aferat më të përbindshme korruptive që ka njohur Shqipëria, prokuroria e kapur ka frikë edhe t’i thërrasë e t’i pyesë. Prandaj krekosen, sepse janë të pandëshkueshëm, janë mbi ligjin. Këto dy Shqipëri janë të papajtueshme me njëra-tjetrën. Njëra do të qëndrojë e tjetra do të zhduket. Dhe për atë Zot, Shqipëria që do të qëndrojë është Shqipëria e shumicës së shqiptarëve dhe ajo që do të zhduket është e pakicës, që ka vetëm një vend, burgun, prangat dhe drejtësinë.”

 

Kreu i opozitës tha se qëndrimi i Edi Ramës në krye të qeverisë është fatura më e rëndë për vendin dhe qytetarët e saj, të cilët po vuajnë dhunën policore si në rastin e banorëve të Bulevardit të Ri në Tiranë. Basha theksoi se e vetmja garanci për një jetë të sigurtë për shqiptarët është bashkimi i tyre me protestën kombëtare për të ndalur sundimin e korruptuar të një kryeministri ilegjitim.

 

“Nuk do të lejojmë që ato gra dhe zonja që dergjen sot në spital të jenë dukuria e përditshme e një shteti policor kriminal. Nuk do të lejojmë më të vazhdojë dhunimi, intimidimi, grabitja e shqiptarëve të pafajshëm. Pra, për t’i dhënë fund pasigurisë dhe për t’u zotuar se në Shqipëri, ky popull, nën këtë Zot, dhe nën lidershipin e opozitës së bashkuar, me në krye Partinë Demokratike të Shqipërisë, nuk do të pranojë më asgjë më pak se standartet evropiane të demokracisë, të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe të drejtësisë evropiane. Ne kemi dalë nga strofka politike e krimit, ne jemi sot e gjithë ditën, deri në fitoren e kësaj beteje, në krahun e qytetarëve të thjeshtë e të lirë të këtij vendi.”

 

Lulzim Basha shprehu vendosmërinë e opozitës për një betejë pa kthim deri në largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore si parakusht për dialogun politik.

 

“E pra më lejoni të them këtu para jush, qartë e prerë, se nuk ka, as nuk ka për të patur asnjë çedim nga objektivat e Partisë Demokratike të sanksionuara nga djegia e mandateve. Djegia e mandateve është hapi më moral, politik dhe legjitim. Nuk ka kompromis dhe dialog me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar.”

 

Kreu i opozitës u shpreh se pas 6 vitesh të një rrugëtimi të vështirë dhe me sakrifica në mbrojtje të interesit publik, Partia Demokratike është sot në kuotat më të larta dhe fitimtare në zgjedhjet e ardhshme politike. Lulzim Basha tha se opozita është e vendosur për të zbatuar planin e saj për rimëkëmbjen e ekonomisë, sapo shqiptarët e bashkuar të kenë fituar betejen e parë për zgjedhje të lira e të ndershme.

 

“Plani ynë për pensionin minimal në krye të katër vjetëve jo më pak se 250 mijë lekë të vjetra në muaj, plani ynë për dyfishimin e ndihmës ekonomike dhe për t’i arkivuar sirenat e urisë në arkivat e zeza të Edi Ramës dhe të bandës së tij hajdute, plani ynë për të kthyer Shqipërinë plot me resurse në zemër të Europës, Shqipërinë e pasur, por të vjedhur, jo në një mallkim, por në një bekim për çdo vlonjat, për çdo shqiptar.”

 

Read More
11 Pri
0

 Sot Shqipëria nuk ka rend publik dhe siguri, sepse policia është kthyer në një bandë që për pushtetin ilegjitim të marrë me krimin

  •  Sot Shqiperia nuk ka rend publik dhe siguri, sepse policia eshte kthyer ne nje bande qe per pushtetin ilegjitim te marre me krimin.
  •  Policia po përdoret për vetëm një qëllim: luftën ndaj popullit, luftën kundër njerëzve të pafajshëm që mbrojnë shtëpitë e tyre.
  •  Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me armë në mes të ditës po trondisin çdo ditë sigurinë e njerëzve në mes të qyteteve.
  • Dhënia fund e këtij regjimi është sot emergjencë kombëtare. Prandaj protestojmë të shtunën me 13 prill në Tiranë.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Të dashur bashkëqytetarë,

Dy ngjarje në një hark kohor prej më pak se 12 orësh ditën e djeshme janë dëshmi se shteti ka rënë. Se sot Shqipëria nuk ka rend publik dhe siguri. Se policia është kthyer në një bandë që për pushtetin ilegjitim të marrë me krimin i ka lënë dorë të lire krimit dhe po dhunon në mënyrë shtazarake qytetarët.

Dje në orën 05: 30 të mëngjesit, policia hyri nëpër banesat e banorëve në fund të “Bulevardit të Ri” dhe hodhi gaz lotsjellës brenda shtëpive ku ishin të pranishëm edhe të mitur nga mosha 3 vjeç e sipër.

Nga përplasja mes banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre 3 qytetarë përfunduan në spital ndërmjet të cilëve një 76 vjeçar me çarje në kokë që u operua, një grua me thyerje këmbe dhe një tjetër grua me fraktura.

10 qytetarë u shoqëruan në polici, të gjitha gra dhe 4 prej të cilave minorene përfshirë edhe një fëmijë 5 vjeç.

Që nga protesta e 16 shkurtit janë shoqëruar 114 qytetarë dhe janë arrestuar 52.

Policia po përdoret për vetëm një qëllim: luftën kundër popullit, luftën kundër njerëzve të pafajshëm që mbrojnë shtëpitë e tyre.

Në këto dy muaj është perdorur gaz helmues më shumë se në të gjithë historinë e Shqipërisë.

Ndërkohë nuk ka asnjë përpjekje për të luftuar krimin.

Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me armë në mes të ditës po trondisin çdo ditë sigurinë në mes të qyteteve dhe rrugëve tona.

I vetmi aktivitet kundër krimit është: policia shkoi në vendin e ngjarjes.

Kur në Rinas, që është zona me sigurinë më të lartë në vend

kryhet grabitje me armë e avionit të linjes ndërkombëtare në mes të ditës,

Çdokush e kupton fare mirë se në çfarë niveli është policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria publike.

Kjo ndodh kur Shqipëria është bërë qendër e krimit ndërkombëtar, sipas raportit të DASH, bazë operacionesh e rrjeteve kriminale ku jo vetëm nuk luftohet por po nxitet pastrimi i parave të krimit nga vetë qeveria me ndërtimet dhe projektet korruptive në ndërtim, inceneratorë, turizëm dhe PPP.

Arsyeja dhe shkaku kryesor i rënies së shtetit, i mungesës së sigurisë për jetën dhe pronën e qytetarëve është pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet me ndihmën e krimit.

Dhënia fund e këtij regjimi është sot emergjencë kombëtare. Prandaj protestojmë të shtunën me 13 prill në Tiranë.

Rruga e vetme për zgjidhjen e kësaj emergjence kombëtare, për kthimin e shtetit si garantues të ligjit, rendit dhe sigurisë publike është bashkimi i të gjithë shqiptarëve në betejën kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit, për sigurinë, jetën dhe mirëqenien e çdo shqiptari.

Ju faleminderit!

Read More
10 Pri
0

Rrugëtimi drejt Europës është shpëtimi ynë!

Vëllezër dhe motra, anembanë Shqipërisë po fryn era e shpresës, e shpresës për një ndryshim të madh, e shpresës për një ndryshim të vërtetë për çdo familje shqiptare, për çdo nënë e çdo baba, për çdo vogëlushe e çdo vogëlush, të Durrësit e të Tiranës, të Vlorës e të Shkodrës, të Korçës e të Gjirokastrës.

Nga Tropoja në Sarandë shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët janë ngritur. Për të mos u ulur më, derisa në Shqipëri, si kudo në Evropë, të kemi një demokraic të vërtetë, liri dhe mundësi për çdo shqiptar, drejtësi dhe barazi para ligjit.

Sa herë që një regjimi i vjen fundi, sa herë që autokratëve të korruptuar u vjen fundi, përsërisin të njëjtat shfaqje të shëmtuara. Shfaqjen e shëmtuar të djeshme këtu në Durrës përsëriti pa sukses edhe njeriu që prej 6 vjetësh është përgjegjës për varfërimin më masiv të shqiptarëve, për shpunësimin më të madh në 29 vite pluralizëm, për emigracionin në shifrat më të mëdha që nga vitet ’90, kryehajduti, i kapur duke vjedhur votën e durrsakëve, votën e shqiptarëve, njeriu që ka hequr nga sofrat e familjeve shqiptare bukën e fëmijëve, duke larguar mijëra prindër nga puna, duke mbyllur bizneset, duke mbyllur shkollat, duke shkatërruar spitalet, duke rritur koston e jetesës, duke e bërë atë më të papërballueshme ses edhe popujt më të pasur të Evropës.

Ky është turpi dhe krimi i Edi Ramës dhe bandës së tij. Kosto e jetës për do shqiptar është rritur por Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve nuk kanë të ndalur. Vazhdojnë t’i rrisin taksat. Vazhdojnë të shpikin tarifë pas tarife. I kanë vërsulur ekonomisë ushtrinë e tatimorëve të korruptuar

Vazhdojnë të shpikin tarifë pas tarife dhe I kanë versulur ekonomisë ushtrinë e tatimorëve të korruptuar, banditë të babëzitur që kanë një dhe vetëm një qëllim: të zhvasin dhe kacidhen e fundit nga xhepat e shqoptarëve të varfëruar. Kështu I janë vërsulur bizneseve duke I kthyer nga punësues, nga gjeneratorë të ekonomisë në skllevër të narkoshtetit dhe të narkoqeverisë. Këtu u janë turrur baballarëve dhe nënave me taksat dhe tarifat e rritura, ja kryekrimineli, Gjushi I krimit 40 përqind e rriti çmimin e ujit në Durrës.

Ku I çoi këto lekë? Beton për firmën e tij, leje ndërtimi për kriminelët që ka nxjerrë nga burgu me të cilët ka vjedhur votën e durrsakëve, me të cilët ka instaluar në Parlament anëtarët e bandave kriminale si Jurgis Çyrbja, Rrahman Rrahja dhe kukullën e krimit. Vetëm në listën e Durrësit dy kriminelë dhe një bedel krimi. Ky është parlamenti I krimit I cili mori fund me dorëzimin e mandateve të opozitës.

Papunësi dhe varfëri kudo që hedhim sytë. Shtohet varfëria, shtohet papunësia. Ku janë vendet e punës? Ku shkojnë miliardat e eurove të taksave të rritura që nxirren nga xhepat e popullit më të varfër të Europës? Ku janë këto lekë?

Kllouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte klloun por ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate ndërsa fut duart ditë për ditë në xhepat tuaj.  Vëllezër dhe motra vetëm sipas të dhënave zyrtare në vetëm dy vite Edi Rama ka kullufitur afro 2 miliard euro.

2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve!

Me PPP-ra, me tendera të korruptuar si ai i Unazës së re të Tiranës, 20 milion euro për 1 kilometër. Dëgjoni, dëgjoni: 20 milion euro kilometri i unazës ekzistuese kur me projektet e Bankës Europiane për Zhvillim (BERZH), 1 km autostradë by-passi kushton 3 milion euro. Shikoni çfarë babëzie ka ky hajdut. Nuk vjedh dyfish, as trefish, as katërfish, por shtatëfish shqiptarët, popullin më të varfër të Europës.

Ja ku janë lekët. Dy milliard euro, i bie që ka vjedhur mesatarisht 2 vitet e fundit, 2.4 milion euro në ditë. 100 mijë euro në orë është tarifa e estradës së Edi Ramës, nuk është estradë, është tallje me ju, të vjedhurit e mëdhenj, popullin e Shqipërisë, qytetarët e Durrësit.

Ndaj dua ti bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që tashmë e kanë kuptuar dhe ja zbrazën sheshin dje. Edhe anëtarëve të administratës që rrinin kokëulur, por edhe ndonjërit që qeshte si dele me shakatë e kripura të kryegastorit. Mos qeshni o dele se cdo shaka ju kushton 100 mijë euro tuajat në orë. Kjo është fatura e Edi Ramës për popullin shqiptar.

 

Sa herë del para jush dhe ngërdheshet si majmun, sa herë del para jush dhe shan opozitën apo merret me pjesët e mija të trupit, sa herë që del para jush ka një hall të madh. Ka një hall jo vetëm të fshehë vjedhjen, por të fshehë atë që nuk e fsheh dot më kurrë: që bota e tregon me gisht si kryehajdutin e Ballkanit, kryekriminelin e Ballkanit, Maduron e Ballkanit që shqiptarët do ta shporrin.

Dhe dje halli i tij ishte gjigand: Departamenti Amerikan i Shtetit e tha qartë atë që çdo shqiptar e di. 10 vjet më parë Shqipëria hyri në NATO dhe unë pata krenarinë që si ministri juaj I jashtëm bashkë me kryeministrin Berisha, të ngrinim flamurin e Shqipërisë krenar në selinë e NATO-s në Bruksel, krah për krah aleatit tonë më të madhe e më të rëndësishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sepse e kthyem Shqipërinë në një vend të sigurtë, bazë sigurie që eksportonte siguri dhe nuk e konsumonte atë. Një nga pikat kryesore të ndryshimit ishte këtu, Durrësi, siguria portuale që sëbashku e bëmë realitet. Dhe kështu bëmë realitet shumë kushte të tjera të pakapërcyeshme që e bënë Shqipërinë anëtare të NATO-s.

Sot 10 vjet më vonë, miqtë tanë të çmuar, aleati strategjik I Shqipërisë dhe I shqiptarëve dhe partneri strategjik I PD-së dhe Lulzim Bashës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës treguan të zezë mbi të bardhë të vërtetën që di çdo shqiptar: Nga bazë sigurie në bazë të rrjeteve kriminale, Shqipëria bazë dhe strehë e kriminelëve që veprojnë nga Amerika e Veriut në Amerikë të Jugut, nga Europa në Azi, vend kyç për trafikun e heroinës dhe të kokainës dhe kjo e gjitha për shkak, siç thotë raporti “korrupsionit të përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes”.

Natyrisht ju e dini se për kë e ka fjalën, e ka fjalën për Vangjush Dakon, e ka fjalën për Edi Ramën, e ka fjalën për Saimir Tahirin, e ka fjalën për Fatmir Xhafën, e ka fjalën për Arben Ahmetajn. E ka fjalën për bandën e hajdutëve që vodhi votat dhe vazhdon të vjedhë Shqipërinë.

Vëllezër dhe motra sa herë ta shikoni mjerushëm në sheshin e Durrësit si mbrëmë apo në ekrane duke u shtirur si klloun, kujtohuni. Nuk keni një klloun përpara, as thjeshtë një të sëmurë psiqik, por hajdutin më të madh që ka parë ky vend.

100 mijë euro në orë, kjo është bileta. 100 mijë euro është fatura e çdo shqiptari. 100 mijë euro paguan ky popull për estradën e shpifur të Edi Ramës.

Qeveria nuk na duhet për të treguar barsaleta, ndërkohë që Edi Rama fut duart thellë në xhepat tonë. Qeveria na duhet të kujdeset për hallet dhe problemet e qytetarëve, jo ta rrisë çmimin e ujit siç ka bërë Vangjush Dako dhe Edi Rama, por ta ulë. Jo ti mbyllë bizneset me taksa të larta që vidhen nga një grusht oligarkësh, por ti japë frymëmarrje dhe oksigjen ekonomisë për më shumë vende pune me paga dinjitoze dhe kushte dinjitoze, prandaj duhet qeveria.

Kur qeveria kapet duke vjedhur, siç është kapur duke vjedhur Edi Rama, kur qeveria kapet duke kryer krime, siç janë kapur këta, atëherë nuk ikën populli refugjat, ikën qeveria, largohet me votë dhe shkon para drejtësisë.  Edi Rama e di fare mirë këtë. Ai e di se nesër, po të mbaheshin votimet në Durrës dhe gjithë Shqipërinë, Edi Rama, Vangjush Dako dhe banda e tij e hajdutëve, do ta paguajnë shtrenjtë poshtërimin, hajdutërinë dhe krimin që kanë kryer ndaj çdo shqiptari, të majtë e të djathtë, në fshat e në qytet, të ri e të vjetër. Prandaj, e ka shkatërruar themelin e demokracisë, votën e lirë. Kush më mirë se durrsakët dhe shijakasit e dinë këtë?!

Dosja 339 është dëshmia gjyqësore e rënies së votës së lire, e shkatërrimit të zgjedhjeve, e kapjes dhe shkatërrimit të demokracisë. Dhe kjo është arsyeja se pse Edi Rama ka kapur drejtësinë, ka ndryshuar 5 herë prokurorët e dosjes 339, me shpresën se kështu do të vonojë fatin që e pret Vangjush Dakon, bashkëpunëtorin e Niçes me shokë dhe gjithë kupolën socialiste, deri tek Edi Rama, hajdutët e votave të durrsakëve, hajdutët e votave të shijakasve, hajdutët e vitave të qytetarëve shqiptarë.

Ndaj, me zgjedhjet e vjedhura, me Gjykatën Kushtetuese të vrarë, me drejtësinë e kapur nuk kishte asnjë rrugë tjetër për opozitën për t’i shërbyer interesit publik. Nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për ne që të luftonim për t’ju mbrojtur dhe për të avnacuar interesat dhe kauzat tuaja, nuk kishte vendim tjetër që unë, si kryetar i opozitës dhe kryetar i PD mund të merrja, perveçse t’ua riktheja edhe një herë gjykimin ju, sovranit të patjetërsueshëm, qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Vëllezër e motra!

Ju durrsakët keni qënë dëshmitarët e parë të eksodit të dhimbshëm të viteve ‘90. Që në ditët e nxehta të korrikut ‘90, ‘91-shit, ‘92-shit e me tej, ju këtu keni qenë dëshmitarët dhe përcjellësit e qindra mijëra shqiptarëve, të rinjve dhe të rejave, bijve e bijave tuaja drejt emigracionit.

Rruga jonë drejt Europës ka filluar me sakrifica të mëdha, me sakrifica të jashtëzakonshme, që nuk do t’i harrojmë kurrë. Ne ishim të ndërgjegjshëm për ato saktifica atëherë, të gjithë ata që u larguan, e shumë prej tyre, per fat të mirë, kanë ndërtuar një jetë te mirë të standardeve europiane në Itali dhe në Europë, ishin të ndërgjegjshëm per nevojën e asaj saktifice.

Sot, e ardhmja e fëmijëve tanë, këta vogëlushë, të rinj etë teja, na thërrasin edhe një herë për t’i dhënë kësaj rruge etapën finale. Rrugëtimi ynë drejt Europës nuk do të jetë më rrugëtim klandestin, rrugëtim refugjatesh të pashpresë. Rrugëtimi drejt Europës do të jetë rrugëtim i standardeve europiane, sepse vetëm ky rrugëtim është shpresa jonë, demokracia europiane është shpresa jonë, zgjedhjet e lira e të ndershme janë, qeveria e dalë nga vota juaj është shpresa jonë dhe dhënia fund e pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin e të korruptuar deri në palcë, këto janë kauzat për të cilat luftojmë, këto janë kauzat për të cilat jemi bashkaur sonte nënkëtë shesh në mënyrë madhështore, të vendosur dhe qytetare. Këto jane kauzat për të cilat do ta vazhdojmë betejën tonë. Sepse vëllezër dhe motra, rrugë tjetër përveç rrugës europiane nuk ka e nuk mund të ketë.

Ka një pengesë për rrugën tonë europiane. Ajo është Shqipëria si Kolumbia, ajo është Maduro i Ballkanit dhe banda e tij hajdute. Koha për zgjidhjen politike është tani. Ka 1 dhe vetëm 1 zgjidhje: largimi i Edi Ramës, shkaktarit të kësaj gjendjeje, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të rikthejnë votën tek qytetarët shqiptarë dhe, përmes votës tuaj, do të kthejmë mundësinë dhe shpresën, lirinë për punë, dinjitet, zhvillim dhe, mbi të gjitha, për shpresën e cila po lind në çdo cep të këtij qyteti të lashtë.

Askush dhe asgjë nuk mund të ma kthejë nga kjo rrugë. Së bashku e kemi nisur, së bashku do ta çojmë deri në fund këtë rrugëtim telë saktificës, sepse e dimë që në fund të kësaj rruge na pret diçka që e kemi ëndërruar tash 30 vite:

Vlera, standarde, parime europiane,

Kosto e përballueshme e jetës, Punësim per rininë,

Liri, mundësi dhe barazi para ligjit për çdo qytetar,

Fund krimit dhe korrupsionit, Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve.

 

Ndaj, ju ftoj që me këtë përkushtim të madh që e keni nisur betejën për këtë qytet të mrekullueshëm, këtë vepër mahnitëse të qytetërimit durrsak e qytetërimit shqiptar, arbnor e ilir, këtë rrugëtim ta vazhdojmë kështu, së bashku, të palodhur, të papërçarë, plot besim tek njëri- tjetri, besim tek qyteti juaj, tek mençuria proverbiale e qytetarisë durrsake.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

Read More
10 Pri
0

PD dhe opozita janë shumica e re qeverisëse e vendit.

·         PD dhe opozita janë shumica e re qeverisëse e vendit. Ne kemi legjitimitetin moral, legjitimitetin politik për t’iu përgjigjur kësaj klike. Këta nuk janë më shteti, këta janë antishteti.

·         Më 13 Prill, beteja do të vazhdojë për të garantuar që kurrë më një grusht njerëzish të mos jenë në gjendje ta trajtojnë Shqipërinë si çifligun e tyre. Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare.

 

TAKIMET E KRYETARIT BASHA NË DURRËS DHE ELBASAN

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftoi shqiptarët të bashkohen në protestën kombëtare para kryeministrisë të shtunën, në mënyrë që zëri i kujtdo që ndjehet i pasigurtë, i braktisur, i mashtruar, i vjedhur nga kjo qeveri, të bashkohet me zërin e opozitës për t’i dhënë fund kësaj situate. Gjatë takimeve me demokratë në Durrës dhe Elbasan, Kryetari Basha vuri në dukje rritjen e besimit tek opozita pas vendimit për djegien e mandateve dhe mosnjohjen e legjitimitetit të qeverisë.

 

“Ja ku jemi sot, në një kurbë rritëse, në një trajektore rritjeje, e cila demonstrohet nga të gjitha sondazhet, tonat, të kundërshtarëve, apo të pavarura qofshin. Sot Partia Demokratike dhe opozita janë shumica e re qeverisëse e vendit. Ne kemi legjitimitetin moral, legjitimitetin politik për t’ju përgjigjur kësaj klike kriminelësh. Këta nuk janë më shteti, këta janë antishteti. Këta nuk mbrojnë më ligjin, këta janë shkelësit më të mëdhenj të ligjit. Këta nuk janë drejtësia, këta janë padrejtësia. Ndaj, është në dorën tonë t’i vendosim gjërat në vend, duke filluar me protestën e të shtunës, me 13 prill, në orën 18.”

 

Basha tha se largimi i Edi Ramës është vetëm çështje kohe dhe se sfida kryesore është transformimi i sistemit politik në vend, ku qeveria të mos ketë prioritet vjedhjen e pasurive të vendit për të pasuruar kryeministrin dhe disa oligarkë dhe banditë që e rrethojnë.

 

“Ne nuk mund të mjaftohemi thjesht me largimin e tij, se kjo është thjesht dhe vetëm çështje kohe. Ne duhet të varrosim fenomenin “Rama” njëherë e përgjithmonë, për të gjithë brezat që vijnë. Ndryshime politike që do të shkatërrojnë hendekun e gërmuar nga Rilindja kriminale midis fatit të qytetarit të thjeshtë dhe fatit të politikanit kriminel dhe kriminelit politikan, që sot, as vetë nuk e besojnë se jetojnë në të njëjtin vend ku 290 mijë shqiptarë hanë një herë në ditë, nuk e besojnë se jetojnë në të njëjtin vend ku 350 mijë shqiptarë paguajnë 25 mijë lekë në muaj kamatën abuzive, që do ta anulojmë që ditën tonë të parë në pushtet, nuk e besojnë se qytete të tëra marrin për ndihmë ekonomike aq sa bën një makinë e tyre, që e ndërrojnë çdo muaj. Se ata s’jetojnë në Shqipërinë tonë, nuk jetojnë në Shqipërinë e përjashtimit, e pamundësisë, e falimentit. Se ata vetë jetojnë si sheikë, si derra të majmur mbi djersën, gjakun, paratë e grabitura popullit më të varfër të Evropës. Kjo do të marrë fund.”

 

Partia Demokratike ka një plan të qartë për të ndarë qeverisjen nga krimi dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve me pasuri marramendëse që, me babëzinë e tyre, kanë shkatërruar punësimin dhe kanë varfëruar më shumë shqiptarët.

 

“Do të japin llogari dhe nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë që u kanë vjedhur durrsakëve dhe që kanë vënë mbi gjakun, djersën dhe pronat e durrsakëve. Vangjush Dakon e pret burgu. Edhe kryetarin e ri të shtabit elektoral të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, burgu e pret edhe atë. Drejtësia e pavarur dhe burgu i pret të gjithë ata që menduan se mund ta kthenin Shqipërinë në zemër të Evropës në një biçim-republikë postsovjetike, me një palo-kryeministër me 5 oligarkë që kanë kapur e zaptuar gjithçka dhe me 10 kriminelë. Ndaj beteja do të vazhdojë për të garantuar që kurrë më një grusht njerëzish të mos jenë në gjendje që ta trajtojnë Shqipërinë si çifligun e tyre. Ky është mision ynë, që i tejkalon parametrat e një gare normale politike. Po në fund të fundit ne nuk jemi një parti normale politike, ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila rrëzoi diktaturën e Enver Hoxhës dhe do rrëzojë e shkulë me themele Edi Ramën dhe kriminelët e tij.”

 

Kreu i opozitës tha se PD është e vetmja forcë morale që po rikthen tek shqiptarët besimin dhe shpresën dhe, bashkë me ta, do t’i tregojë botës më 13 Prill se largimi i Edi Ramës është një emergjencë kombëtare.

 

“Le të bëjmë së bashku të mundur që mesazhi të oshëtijë po kaq i qartë sa oshëtiu sonte, nga kjo sallë: Rama ik! Për të afruar ditën dhe orën kur bashkë do të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane.”

Read More
09 Pri
0

Asnjë dialog nuk do të nisë, zgjedhje nuk do të ketë pa larguar arkitektin e narko-shtetit, pa garantuar kushtet dhe standardet që krimi, hajdutët dhe oligarkët të mos diktojnë më një fallco parlament dhe një fallco-qeveri.

  • Asgjë nuk do të përparojë, asnjë dialog nuk do të nisë, zgjedhje nuk do të ketë pa larguar arkitektin e narko-shtetit, pa garantuar kushtet dhe standardet që krimi, hajdutët dhe oligarkët të mos diktojnë më një fallco parlament dhe një fallco-qeveri.

 

  • Të gjitha sondazhet konfirmojnë se me zgjedhje të lira e të ndershme, PD është shumicë absolute. Duhet të krijojmë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke larguar Edi Ramën, i kapur duke vjedhur zgjedhjet, bashkë me krimin e organizuar.

 

NGA TAKIMET E KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA NE KUKES DHE KURBIN

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur këtë javë një tur kombëtar me qëllim bashkimin e sa më shumë shqiptarëve në protestën e 13 Prillit. Në takimet në Kukës dhe Kurbin, kreu i opozitës u kërkoi demokratëve të jenë pranë qytetarëve njësoj si në fushatë për të afruar ditën e largimit të kryeminsitrit më të korruptuar në Europë, i kapur duke vjedhur votat, paratë dhe pasuritë e shqiptarëve.

 

“Të gjitha sondazhet e Partisë Demokratike, të aleatëve tanë, të kundërshtarit tonë politik dhe ato të ashtuquajturat të pavarura, konfirmojnë se sot Partia Demokratike është shumicë absolute dhe, bashkë me koalicionin tonë, është gati që në një proces të lirë zgjedhor të marrë përgjegjësitë e drejtimit dhe qeverisjes së Shqipërisë drejt destinit tonë evropian. Shumica dërrmuese e shqiptarëve, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër do t’i jepnin mandatin qeverisës Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Por miqtë e mi, zgjedhjet nuk do të mbahen nesër. Dhe zgjedhje në Shqipëri nuk do të ketë pa garantuar kushtet dhe standardet që kurrë më krimi dhe kriminelët, hajdutët dhe oligarkët, të mos diktojnë një tjetër fallco-parlament dhe një tjetër fallco-qeveri. “

 

Lideri i opozitës shojegoi se në një vit e gjysëm Edi Rama e shndërroi Shqipërinë në vendin e parë në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë funksionale, duke u hequr qytetarëve dhe opozitës të drejtat bazë në një demokraci të vërtetë.

 

“Asgjë nuk do të përparojë, asnjë dialog nuk do të nisë, pa larguar shkaktarin dhe arkitektin e narko-shtetit. Dhe mesazhi që kumbon kudo është ky: Nuk do të ketë më demokraci fallco, nuk do të pranojmë më parlament fallco, nuk do të pranojmë më drejtësi fallco, nuk do të pranojmë më ekonomi fallco. Është koha për Shqipërinë e demokracisë së vërtetë, lirisë së vërtetë, Shqipërinë e vlerave të vërteta evropiane.”

 

Lulzim Basha theksoi rëndësinë jetike që ka vendi për ndryshim dhe drejtësi të vërtetë. Duke sjellë në vëmendje se gjatë qeverisë së Edi Ramës u liruan nga burgu apo iu lehtësua dënimi bandave më të rrezikshme, ngecjen 5 vjeçare të integrimit, lideri i opozitës tha se largimi i tij është një emergjencë kombëtare.

 

“Nesër vendi do të ketë një drejtësi të vërtetë, jo me dy standarde, por me një standard, jo një drejtësi që burgos të pafajshmit, fukarenjtë, që s’paguajnë dot faturat e dritës, që nuk ushqejnë dot fëmijët me bukë, ndërkohë që ministrat e korruptuar e të lidhur me krimin livadhisin, kalërojnë, këndojnë karaoke, dhe nuk gjejnë dot vend të mjaftueshëm për të fshehur tonelatat e thesit të eurove që kanë vjedhur nga populli më i varfër. Janë kapur duke vjedhur. Ata do të jenë në burg, ata do të jenë para drejtësisë, dhe jo qytetarët e pafajshëm. Ndaj, pika e parë e ndryshimit që po vjen është drejtësia që nuk do t’i mbrojë, por do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin. Do t’i çojë në burg ata që janë kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve, lekët e shqiptarëve, pasuritë e shqiptarëve.

 

Kreu i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së 13 Prillit për t’i dhënë vetes dhe vendit mundësinë te drejtohen nga një qeveri, e cila, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, do ta lidhë fatin e saj me atë të qytetarëve.

 

“Kjo është beteja që duhet të çojmë deri në fund përpara ndeshjes në kushte të barabarta, ku padyshim, Partia Demokratike ka një program fitues dhe ju ofron ndryshimin për jetën e çdo shqiptari. Që nga të rinjtë dhe sistemi arsimor, që nga biznesi i vogël dhe fermerët, tek biznesi prodhues dhe shtresa e mesme e pensionistët. Ne kemi një program që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, dhe ne e dimë se ky program është programi fitues në zgjedhje, prandaj sfida jonë është që ta bëjmë realitet një orë e më parë. Duhet të krijojmë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, kushte të cilat nuk mundet dot të krijohen pa larguar Edi Ramën, pa larguar kupolën e tij, të kapur duke vjedhur zgjedhjet e 2017-s, në bashkëpunim me krimin e organizuar.”

 

 

Read More