Blog

08 Qer
0

Eralda Bano me ekspertët e ekonomisë Xhepa dhe Preçi: Dy mendjet më të mira në vend për ekonominë mbështesin programin e PD për uljen e taksave

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Bano, shprehet se qeveria ende nuk e kupton se po dëmton çdo qytetar dhe po zhduk frymën ekonomike të çdo sipërmarrësi apo qytetari.

Në një foto të postuar në Facebook me dy ekspertët e ekonomisë Prof. Dr. Selami Xhepa dhe Prof. Dr. Zef Preçi, ajo shkruan se dy nga mendjet më të mira që ne kemi si vend për çështjet ekonomike, mbështesin programin e PD dhe mendojnë se ulja e taksave do ti japë frymëmarrje çdo familje dhe sipërmarrësi.

Për këtë, Bano thotë se Partia Demokratike angazhohet që do të kanalizojë më shumë të ardhura për shtresën e mesme për konsum.

 

Postimi i plotë:

Si është e mundur që pas 11 vite në pushtet, ende kjo qeveri “jo-mafioze” nuk e kupton se po dëmton çdo qytetar dhe po zhduk frymën ekonomike të çdo sipërmarrësi apo qytetari?
Dy nga mendjet më të mira që ne kemi si vend për çështjet ekonomike, Prof. Dr. Selami Xhepa dhe Prof. Dr. Zef Preçi, mendojnë se ulja e taksave do ti japë frymëmarrje çdo familje dhe sipërmarrësi. Partia Demokratike angazhohet që do të kanalizojë më shumë të ardhura për shtresën e mesme për konsum.
Të punosh për qytetarët do të thotë të vendosësh më shumë të ardhura në dispozicion për bizneset dhe për investimet. Do të thotë të mos mbysësh frymën e qytetarëve me taksa dhe do të thotë ulje e informalitetit si dhe mundësimin e zhvillimit të tregut edhe të gjithë ekonomisë në terësi.

Read More
08 Qer
0

“Investojmë në Start Up”, Hasa për programin e PD: Me 4 kampuse të inovacionit të trajnuar, përgatisim 25 mijë të rinj për tregun e punës me një pagë prej 2 mijë eurosh

Investimet në Star Up për të rinjtë është një nga pikat e programit të PD. Në një intervistë për mediat, Sekretari Ekzekutiv për Burimet Njerëzore dhe Koordinimin Dixhital, Endri Hasa, foli për këtë pjesë të programit ku tha se parashikohet ndërtimi i 4 kampuseve të inovacionit të trajnuar.

Hasa thotë se në bashkëpunim me universitetet, për 4 vite do të trajnohen 25 mijë të rinj në teknologji të avancuar që do të jenë të aftë për tregun e punës dhe do marrin një pagë mesatare prej 2 mijë eurosh.

Fjala e Endri Hasës:

Të investosh në Start Up të reja, të investosh në biznesin e të rinjve deri në 30 vjeç, të investosh në teknologjitë e reja. Ne parashikojmë të ndërtojmë 4 kampuse në Shqipëri të inovacionit të trajnuar, shkolluar, në bashkëpunim me universitetet, do trajnohen 25 mijë të rinj në 4 vite në teknologji të avancuara, dhe që do punojnë në profesionet më të mirëpaguara sot në botë. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që ne do të përgatisim një treg për 25 mijë të rinj që kur të jenë në tregun e punës do të marrin një pagë mesatare prej 2 mijë eurosh në muaj. Dhe kur këta individ që shteti investoi për t’i trajnuar, u jep mundësinë që këta të rriten profesionalisht, të jenë të aftë për tregun e punës, të jenë të aftë për tregun global të punës do të sjellin të ardhura në Shqipëri.

Read More
07 Qer
0

“Paaftësia dhe korrupsioni i qeverisë Rama problem për vendin”/ Pampuri: PD ka një alternativë shumë të mirë dhe të implementueshme

E ftuar në një studio televizive, nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri ka komentuar aktualitetin politik dhe programin e PD. Për Pampurin qeveria Rama ka pasur prioritetet e gabuara në qeverisjen e vendit, duke i dhënë përparësi koncesioneve korruptive dhe oligarkëve, në vend të rritjes të punësimit apo të krijontë mundësi për të rinjtë.

Sipas saj qytetarët kërkojnë tashmë një alternativë dhe një ekip, prandaj edhe Partia Demokratike ka dalë me një ofertë programore të mirëstudiuar nga ekspertët, me piroritetet e duhura dhe e implementueshme.

Fjala e Pampurit:

“Shqiptarët duan të dinë se cila është alternativa dhe cila është partia që ofron një ekip dhe një alternativë të mirë. Sot Partia Demokratike ka një alternativë shumë të mirë dhe të implementueshme. Gjeja e parë që kanë llogaritur ekspertët është se ku do gjenden paratë për të implementuar të gjitha pikat në të gjithë sektorët e propozuar në këtë program. Dhe padiskutim kemi dalë në një konkluzion që sot e rëndësishme është të vendosen prioritete.
Paaftësia e kësaj qeverie në 11 vite është pikërisht kjo, që nuk ka vendosur prioritete. Pra, në vend që të rrisë pensionet, ka bërë Check up, në vend që të rrisë punësimin, ka dhënë tendera dhe koncensione korruptive. Në vend që të ofrojë mundësi për të rinjtë, sigurisht i kanë dhënë rëndësi oligarkëve dhe miqve të tyre për t’i pasuruar ata. Të gjitha këto para të cilat sot ende shkojnë tek këto koncensionar që janë nën hetim, sigurisht do t’i vihen në shërbim qytetarëve. Pra, paratë e korrupsionit që janë në 11 vite, do t’i vihen në shërbim qytetarit. Besoj që ju e kuptoni janë 53 milionë euro që shkojnë nga buxheti i shtetit për koncensionet. Llogarisni se çfarë do të bëhet nëse këto 53 milionë euro do të alokoheshin për të rinjtë, për pensionistët, për kemi një taksë jashtëzakonisht të lartë për profesionet e lira, nga 15 deri në 23%. Padiskutim që një vend ecën përpara dhe mbijeton fal taksave, por kur këto taksa mirëmenaxhohen dhe u kthehen në shërbim çdo shtrese, padiskutim që ka një mirëmenaxhim të mirë. Kështu i kemi llogaritur. Dhe në fund fare llogaria na ka dalë po, gjithcka që kemi premtuar është e mundshme që të realizohet.” – Tha ajo.

Read More
07 Qer
0

“Reforma e pronës prioritet në programin e PD”/ Sefa: Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë

Anëtari i Kryesisë së PD, Indrit Sefa, i ftuar në Report Tv, ka folur për çështjen e pronës, duke prezantuar propozimet programore të demokratëve, të shpalosura në 1 qershor. Në lidhje më pronën, Sefa shpalosi vizionin e PD për reformën e pronës, që sipas tij është një çështje identitare e kësaj force politike.

Në programin e hartuar nga 100 ekspërtë të fushave të ndryshme, problemet e pronës do të zgjidhen menjëherë dhe pa burokraci. Për të është parashikuar kthimi i mënjëhershëm aty ku është e lirë dhe kompensim me vlerë tregu ku është e zënë. Më tej programi i PD parashikon lëshimin e bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës.

“Ne do të bëjmë pasqyrimin total në hartë digjitale të të gjithë vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Së pari për të gjithë ato territore që janë bosh dhe janë në pronësi të shtetit dhe mund të kthehen fizikisht, do të kthehen menjëherë fizikisht te ish pronarët, pa u marrë me procedura të ndërmjetme, duke vlerësuar dhe kthimin aty ku është e mundur. Në rast se nuk është e mundur do të bëhet kompensimi me një pronë që ish pronarët ose… se nuk duhet përmednur dhe termi ish pronar me thënë të drejtëm por pronarët të cilëve u është hequr e drejta e pronësisë në mënyrë të padrejtë nga sistemi komunist, do të kompensohen me një pronë diku tjetër që është përsëri pronë shtetërore dhe për të cilën ata japin pëlqimin. Dhe në rast të kundërt, në rast se ata nuk duan kompensimin fizik, do të marrin kompensimin monetar.
Kompensimi monetar do të bëhet me vlerën e tregut, me vlerën aktuale të pronës dhe do të subvencionohet në bonot që do të lëshojë shteti shqiptar, të cilat do të jenë në vlerë të plotë. Por, pronarët nuk mund ta tërheqin këtë shumë financiare menjëherë, ata mund të tërheqin vetëm 20% të kësaj vlere në vit. Çka do të thotë pronarët e kanë të garantuar në bankë me bonot shtetërore, por ata nuk mund ta tërheqin të gjithë shumën përnjëherë. Kjo do të bëjë të mundur edhe investimin e një shumë dhe kapitali shumë të madh të pronarëve dhe vlerës së kompensimit për ta futur përsëri në treg, por shteti shqiptar zgjidh një herë e përgjithmonë këtë borxh të madh që i ka kësaj shtresë, sidomos Partia Demokratike që i ka një borxh të jashtëzakonshëm. Kjo është një zgjidhje që mendojmë që do të jetë një zgjidhje e përhershme dhe përfundimtare e kësaj çështjeje.
Ndërsa pasqyrimi i të gjithë vendimeve të komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në një hartë digjitale, për të parë nëse aty ka mbivendosje ose ka harta të vendosura në mënyrë të tillë të padrejtë, pastaj do të krijohet një program shumë herë më i detajuar se si do të jenë hapat konkret që Partia Demokratike do të ndërmarrë. Por në terma të përgjithshëm, do të jetë fokusi në kompensimin në natyrë aty ku i takon pronarit, ku është toka e lirë dhe pronari do marri tokën e tij. Kompensimi fizik atje ku është e mundur dhe pronari jep pëlqimin për ta marrë, dhe kompensimi financiar me bonot shtetërore që diskutuam më sipër” – tha Sefa

Sekretari për çështjet ligjore në PD gjithashtu foli edhe për një pikë tjetër të programit, siç është ajo për decentralizimin e pushtetit vendor dhe rendin publik. Ai shpjegoi se policia e rendit do të jetë ajo që do të merret me ruajtjen e qetësisë publike dhe me të gjitha veprimtarit e qytetarëve dhe do të jetë në varësi të bashkisë.

Ndërsa xhandarmëria kombëtare do të jetë policia kriminale ose për krimet e rënda dhe do jetë një strukturë e specializuar në rang kombëtar. Sipas tij, kjo do të rrisi cilësinë e hetimeve dhe do të lehtësojë punën e prokurorëve dhe gjykatave në dhënien e vendimeve penale.

“Ne jemi të fokusuar që me decentralizimin e pushtetit vendor. Dhe normalisht duke decentralizuar pushtetin vendor, ne duam që pushteti vendor të ketë ato kompetenca të cilat janë thelbësore dhe janë në shërbim të qytetarëve. Policia që ne mendojmë që duhet të jetë në shërbim komunitar, policia e rendit ajo që do të merret me ruajtjen e qetësisë publike dhe me të gjitha veprimtarit e qytetarëve do të jetë në varësi të bashkisë dhe do të jetë në administrim të pushtetit vendor. Ndërsa xhandarmëria kombëtare do të jetë policia kriminale po e themi, ajo që do merret me krimet e rënda dhe do jetë një strukturë e specializuar dhe do jetë në rang kombëtar. Dhe kjo do jetë një polici shumë e specializuar që do të merret me hetimin e rasteve të rënda të kriminalitetit. Ndërsa për të gjithë rastet e tjera, për ruajtjen e qetësisë publike do të jetë policia normale që do të jetë, policia në varësi të bashksisë dhe të pushtetit vendor, po normalisht në bashkërendim edhe me organet e pushtetit qëndror të rendit dhe të Ministrisë së Brndshme. Patjetër që ky do jetë një hap cilësor për decentralizimin e pushtetit dhe për ardhjen e shërbimit të qytetarëve aty ku është më e nevojshme dhe në hap të dytë garanaton cilësinë dhe efektivitetin e hetimeve të rasteve më të rënda krimnale. Duke pasur një trupë të specializuar të xhandarmërisë, ne mendojmë që zbulueshmëria dhe kapja e autorëve të veprave të rënda, do të rritet dhe do të jetë në një nivel më të lartë. Kjo mendojmë do të rrisi dhe cilësinë e hetimeve dhe do të lehtësojë punën e prokurorëve dhe gjykatave në dhënien e vendimeve penale” – u shpreh Sefa.

Read More
07 Qer
0

“Taksa progresive dëmton shtresën e mesme”/Kthupi: Taksa e sheshtë rrit mirëqenien. Programi antikorrupsion çliron ekonominë

Rezart Kthupi, anëtari i Kryesisë dhe dhe sekretar për reformën zgjedhore i PD, i ftuar në Ora News, ka komentuar ditën e sotme programin e Partisë Demokratike të shpalosur në 1 qershor, në Kuvendin Programor.
Duke folur për gjendejn në të cilën ndodhet vendi, e në veçanti shtresa e mesme, Kthupi theksoi se oferta e për taksën e sheshtë 9%, rrit ekonominë dhe adreson çështjen e shpopullimit.

Fjala e Kthupit:

“Përpara se të analizonim programin, morëm dhe analizuam të gjitha ato që ishin problemet reale të Shqipërisë. Ne sot në Shqipëri kemi disa probleme dhe më i rëndësishmi le të themi është problemi ekonomik. Dhe problemi ekonomik lidhet me problemin e shpopullimit të vendit dhe me problemin e korrupsionit. Ne kemi një ekonomi me një taksë progresive e cila dënon apo le të themi cenon shtresën e mesme. Dhe shtresa e mesme është shtresa më vitale e shoqërisë dhe shtresa që prodhon, si në tema burimesh njerëzore ashtu dhe në terma burimesh financiare. Domethënë edhe bën rritjen e popullatës, edhe bën rritjen ekonomike të vendit. Për këtë arsye programi ka adresuar në një goditje të përbashkët të gjithë këto terma. Që do të thotë kemi adresuar çështjen e shpopullimit, duke dhënë subvencione, duke dhënë para për çdo element i cili do të çonte në rritjen e popullatës së vendit.Kemi ulur taksën, duke hequr taksën progresive, duke sjell taksën e sheshtë.” – Tha ai.

Ndërkohë Kthupi u ndal edhe te lufta ndaj korrupsionit, e cila çliron potencialin ekonomik të vendit:

“Dhe taksa e sheshtë është 9% për të gjitha llojet e aktiviteteve që kryhen në Shqipëri. Dmth 9% për tatim fitimin, 9% për sigurimet shoqërore, 9% për taksat, kemi kufizuar nivelin e taksimit të pushtetit vendor. Dhe nga ana tjetër kemi bërë atë që është më e rëndësishmja dhe po të shikoni shpalosjen e programit, ne filluam gjithçka nga antikorrupsioni. Ajo që ndodh sot në Shqipëri, është rreth 1.2 deri në 1.5 miliardë euro, sipas shifrave të denoncuara nga KLSH janë para që i ikin buxhetit të shtetit për shkak të korrupsionit. Që do të thotë sot qytetari shqiptar merr 1.2, apo 1.5 miliardë euro më pak shërbime nga shteti. Duke i adresuar të tre këto bashkërisht, mund të krijojmë kushtet që ekonomia shqiptare të rritet, që popullsia e Shqipërisë të fillojë të rritet dhe këto të dyja bashkë do të çojnë në një mirëqenie më të mirë për qytetarët shqiptarë.” – Vijoi ai.

Read More
07 Qer
0

Nga reforma e pronës te Fondi për mirëqenine e familjes, Basha flet për programin e PD: Të fokusuar vetëm te qytetarët, Shqipëria meriton më shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar sot një përmbledhje të propozimeve kryesore që u prezantuan në Kuvendin Programor të PD. Programi i shpalosur gati një vit para zgjedhjeve, është produkt i një pune të gjatë të 100 ekspertëve, vendas e të huaj.
Në postimin e tij, Basha flet për një ofertë transformuese për të gjitha shtresa e shoqërisë dhe grupet ekonomike, përmes të cilës tejkalohet situata në të cilën ndodhet vendi, për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.
Kreu i demokratëve thekson gjithashtu se përkushtimi i PD është për qytetarët dhe jo te konfliktet e politikës së ditës.
Postimi i kreut të PD, Basha:
“Përkushtimi ynë për ndërtimin e alternativës që shqiptarët presin, është i gjithanshëm.
Angazhimi ynë është të jemi zëri i qytetarëve, jo përcjellësit e konfliteve të politikës së ditës.
Njerëzit presin më shumë, Partia Demokratike e Shqipërisë ofron më shumë.
Programi ynë ambicioz përmban zgjidhje transformuese për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe grupet ekonomike.
Mirëqeverisja, antikorrupsioni, siguria, prona, të përndjekurit, familja, rinia, pensionistët, sipërmarrja, bujqësia janë pjesë e vizionit reformues të ekipit tonë, të binudr se Shqipëria meriton më shumë se bataku në të cilin ndodhet për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.”- Thotë Basha.
Këto janë disa nga propozimet kryesore të programit të Partisë Demokratike:
1. FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES
2 000 € për çdo bebe; 20 000 € për fëmijën e tretë; 30 000 çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë.
2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË
Drekë për nxënësit në gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme; Shkollë gjatë gjithë ditës, kurse kompjuteri, gjuhë të huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri në orën 16:00.
3. NEXTGEN
Trajnim/ Praktike pune e paguar 1 vjeçare për 10 000 të rinj pas shkollës së mesme; 4 Kampuse për 25 000 të rinj për Teknologjinë e Informacionit dhe programimit.
4. TAKSË E SHESHTË 9%
Tatim fitimi 9% Profesionet e lira 9% Tatim për të ardhurat personale 9% Dividenti me taksën e sheshtë 9%
5. REFORMA E PRONËS
Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë; Kompensim me vlerë tregu ku është zënë; Lëshimi i obligacionit/ bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës; Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.
6. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
Çdo vit do të akordohen 100 milionë € subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë; 50 milionë € në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë (Përfitues 150 mijë fermerë)
7. RRITJE E PENSIONEVE
Bonus periodik
STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.
8. KRIJOHET XHANDARMËRIA KOMBËTARE
5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec që angazhohen në 4 vite shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin marrin një profesion, ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. (Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç)
9. GJYKATA E AUDITIT
Shteti merr përsipër të zerojë çdo detyrim të qytetarëve në problematikat me natyrë administrative në raport me institucionet e shtetit.
NJËSIA E ZBULIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR
10. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË
Brenda mandatit të parë.

Read More
07 Qer
0

Merita Bakiu: Programi i PD forcon ekonomikisht familjet shqiptare. Paratë që sot shkojnë për afera do t’i vendosim në shërbim të qytetarëve

Merita Bakiu, deputete dhe anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike, e ftuar në Euronës Albania ka folur për programin e prezantuar ditën e shtunë, gjatë Kuvendit Programor të kësaj force politike.

Bakiu theksoi se kjo është hera e parë që një forcë politike ka prezantuar kaq herët programin e saj, duke u ndalur edhe te propozimet konkrete për familjen, gruan dhe arsimin, të cilat janë punë e një grupi të gjerë ekspertësh, vendas e të huaj.

 

Pjesë nga intervista e deputetes së PD, Bakiu:

“Partia Demokratike është e vetmja forcë politike në këtë periudhë 33 vjeçare, e ka paraqitur një vit para zgjedhjeve. Dhe kjo sepse nuk duam të jetë vetëm një program elektoral siç ka ndodhur në të gjitha zgjedhjet. Para ka, paratë janë këtu, problemi është te menaxhimi i tyre. Paratë janë tek inceneratorët, paratë janë tek PPP korruptive, paratë janë te qasja 5D, paratë janë në Shqipëri, por paratë duan t’i çojnë tek korrupsioni, paratë duan t’i vjedhin dhe këtë prandaj ne e kërkojmë, që ky porgram jo vetëm që është thënë, por ka filluar duke u diskutuar.
Më pyetët për arsimi, Partia Socialiste në 2013-ën tha, ne do të kemi 5% buxhet në arsim, e gjeti me 3.2% buxhetin në 2013-ën, e dini ku e ka dërguar, në 2.3%! Ne e kemi të mirëmenduar dhe të strukturuar mirë me të gjithë ekspertët e fushës së arsimin. Të gjitha ato që janë thënë në fushën e arsimit janë të mundshme. Është shumë e mundshme që fëmijët të mbahen në shkollë deri në orën 4, me ushqim të mbahet aty. Pse bëhet kjo? Jo vetëm që ne t’i japim, se ne thamë që kemi një program social jo vetëm që t’i japim lirinë e duhur, prindërve sidomos nënave në këtë rast, në këtë rast forcojmë edhe gruan. T’i japim një ndihmë edhe nënave që dhe ato të jeën të punësuara, të mos jenë shtëpiake, të mos jenë të varura se kush ia merr fëmijën nga shkolla dhe këto fëmijë ajo t’i mbajë në shkollë që ajo të punësojë, të jetë në punë me një orar më të zgjatur. Të forcohet ekonomikisht, duke u forcuar ekonomikisht ne kemi një familje më të shëndetshme, por kemi dhe një shoqëri më të suksesshme.

Në programin e Partisë Demokratike, kemi 10 mijë student që mbarojnë dhe vitin e praktikës ne do ta japim pagesë. Kjo që nuk ndodh sot dhe studentët ato që mbarojnë, duke bërë dhe praktikën, i bie një kohë e gjatë për të qenë mësues, edhe vështirësitë ekonomike janë dhe kjo i detyron të largohen nga Shqipëria. Kështu që ne thimthim edhe më shumë student dhe i motivojmë dhe nxënësit që janë në shkollat e mesme për të studiuar për degët e mësuesisë. Pra, i kemi parë në një dimension më të gjerë. Ekspertët që janë pranë Partisë Demokratike, e kanë kërkuar një tryezë debati për arsimin. Sepse arsimi sot është në ditët më të këqija të tij. Jemi i vetmi vend unik që nuk është bërë reformë, nuk janë analizuar se ka arritur sukseskurrikula. Dhe këtë PD e ka synim, sepse arsimi është e ardhmja e vendit.

Gjithashtu është hera e parë që në një program qeverisës jepet një shpërblim për familjen shqiptare, për çdo fëmijë, fëmijën e parë dhe të dytë nga 2 mijë euro dhe fëmija i tretë 20 mijë euro. Kjo është një arritje që nuk ka ndodhur asnjëherë dhe do të jetë e realizueshme.” – Tha ndër të tjera Bakiu.

Read More
06 Qer
0

“Vlora pa ujë për shkak të propagandës së rradhës”, Gjergji Nika: U lëshuan pompat për filmime me dron, pa mbaruar saldimi i tyre!

Kryetari i degës së PD, Vlorë, Gjergji Nika, ka reaguar për dëmtimin e tubave të ujit që furnizon qytetin e Vlorës.

Me anë të një postimi në Facebook, Nika shprehet se defekti erdhi si shkak i showt mediatik për të mbuluar skandalin e UKV.

Sipas tij, me urdhër për të bërë filmime me dron për videon e rradhës, akoma pa mbaruar saldimi i tubave janë hapur të treja pompat në maksimum dhe është krijuar defekti shpërthyes duke lënë qytetin pa ujë.

Reagimi i kreut të PD, Vlorë, Gjergji Nika:

Vlora pa ujë, skandali thellohet per show mediatik. Me urdhër per te bere filmime me DRON per videon e rradhës akoma pa mbaruar saldimi jane hapur te 3 Pompat ne maksimum ( kur duhet te hapen gradualisht) dhe ka krijuar defektin tjeter shperthyes duke i krijuar qytetit problemin me te madh të furnizimit me ujë ne 25 vitet e fundit.
A ka mundësi qe ky qytet te kete njerez te afte per punen qe behet ; keshtu nuk vazhdohet me eshte e pamundur!

Read More
06 Qer
0

“Keqqeverisja ka sjellë varfëri dhe largim të rinisë”/ Basha: Programi i PD pikë kthese për ekonminë, taksa e sheshtë frymëmarrje për biznesin

Eksperti i ekonomisë prof. dr. Zef Preçi iu bashkua debatit të nisur nga Partia Demokratike mbi ekonominë, e cila shënon nisjen e një turi takimesh me profesionistë të fushave të ndryshme, për t’i njohur ata me programin e PD dhe për të dëgjuar propozimet e tyre.

Drejtuesi i ACER, komentoi pozitivisht propozimin e PD për taksën e sheshtë, që sipas tij i vendos bizneset në një pozitë “start-i”, duke ulur kostot e administrimit.

Ndërkohë Basha, shkruan në facebook se Programi i PD shënon një pikë kthese për ekonominë, duke ritheksuar nevojën për të rritur konkurrencën, që sipas tij prodhon mbyllje të bizneseve, varfëri dhe largim të rinisë.

Postimi i Bashës:

“Dëgjova me shumë vëmendje diskutimin e prof. dr. Zef Preçit, ekspert në fushën e ekonomisë, drejtues i ACER, organizata e parë jofitimprurëse dhe joqeveritare shqiptare. Me të bashkëndajë idenë se duhet mbështetur me të gjitha mjetet konkurrenca, e cila është motori i ekonomisë së tregut dhe viktima e parë e keqqeverisjes, duke shkaktuar mbyllje të bizneseve, varfëri dhe largimin e rinisë.

Prandaj programi i Partisë Demokratike shënon një pikë kthese për ekonominë.

Ne do t’i japim frymëmarrje sipërmarrjes përmes propozimeve tona që garantojnë mirëqeverisjen dhe taksës së sheshtë 9%, e cila ul informalitetin dhe siguron rritje ekonomike të ndjeshme për çdo familje shqiptare.

Ekonomia shqiptare meriton më shumë dhe ne po punojmë për ta arritur këtë!”

 

Fjala e Prof. dr. Zef Preçi:

“Ajo ç’ka unë shoh me interes në programin që keni shpallur, është mirë të demistifikohet, do të thotë të përkthehet për qytetarin, të përkthehet për atë që ka angazhime të tjera dhe lufton të sigurojë mjetet e domosdoshme të jetesës, të përkthehet për atë që është i lodhur nga retorika e vetëm denoncimeve, vetëm e konstatimit se sa i errët është mjedisi social ekonomik, politik e shoqëror përreth. Por të synojë që bashkë me demistifikimin e asaj çfarë premtohet të identifikohen dhe prioritete. E përmendi Selamiu, e shoh dhe unë si nevojë që jo thjesht të korrigjohet situata e sotme, por të ofrohen dhe ide. Përshembull kthimi në fushën fiskale tek taksa e sheshtë. Unë nuk mendoj se është e rëndësishme të bëhet debati 9 apo 10 sa ka qenë. Sepse ne duhet të kuptojmë që mbajtja në këmbë e shtetit bazohet në taksa, ska ndonjë mënyrë tjetër, por të synohet që të kuptohet që pse shtrohet ky problem. Unë e kam mbështetur edhe publikisht edhe kur është bërë për herë të parë eksperimenti dhe praktikisht zbatimi i taksës së shesht, sepse i vendos biznesit në të njëjtën pozitë starti, si ai që ka 20 vite në treg si ai që futet sot. Nga ana tjetër jep mundësinë për të ulur natyrshëm pa kosto për administratën fiskale evazionin. Sepse ne na ndodh që sa më shumë fraksionohen apo përshkallzohen bizneset, biznesi i vogël lind dhe vdes i vogël, i mesmi po kështu, i madhi po kështu, pra nuk ka rritje të tyre.
Viktiama e keqqeverisjes ka qenë dhe mbetet, e përmendi dhe zoti Basha, është konkurrenca në tregje. Nëse nuk mbështetet me të gjitha mjetet konkurrenca, nëse nuk shihet si motori i ekonomisë së tregut, i kapitalizmit që ëndërrojmë të funksionojmë më mirë, është e vështirë të mendohet që do dekurajohet braktisja e vendit dhe Shqipëria do shndërohet në atdheun e përbashkët të atyre që janë sot këtu dhe atyre që kanë marrë rrugët e botës.” Tha ndër të tjera Preçi.

Read More
06 Qer
0

Basha shpërndan videon e ekonomistit të njohur: “Vëmdja dhe energjia e PD vetëm te problemet e qytetarëve, programi ynë lufton korrupsionin dhe zhvillon mirëqenien”

Kreu i PD Lulzim Basha ka ndarë në rrjetet e tij sociale fjalën e ekonomistit të njohur, Prof. Dr. Selami Xhepa, i cili u bë pjesë e diskutimit që kjo forcë politike ka nisur mbi programin e saj.
Sipas kryedemokratit Basha vëmendja dhe energjitë e PD janë te qytetarët dhe problemet e tyre, të cilët i fton tw bëhen pjesë të një debati kombëtar për çështjet e shtruara për zgjidhje nga kjo forcë politike.

Postimi i Bashës:

“Vëmendja dhe e gjithë energjia e Partisë Demokatike shkon vetëm te qytetarët, te problemet dhe shqetësimet e tyre, për t’u ofruar alternativën tonë përmes propozimeve të mirëstudiuara që luftojnë korrupsionin dhe zhvillojnë mirëqenien, sepse Shqipëria nuk meriton keqqeverisjen që e ka varfëruar dhe shpopulluar. Shqipëria meriton më shumë.

Debati i madh kombëtar që kemi nisur mbi programin tonë, i cili është fryt i punës së ekspertëve më të mirë vendas e të huaj, do ta kthejë atë në programin e gjtihë shqiptarëve.

Prof. Dr. Selami Xhepa, ndër ekonomistët më të mirë që Shqipëria ka, u bë pjesë e këtij debati, duke e cilësuar programin tonë jo vetëm si një program elektoral, por si një program qeverisës.”

Ndërkaq në fjalën e tij Prof. Dr. Selami Xhepa komentoi gjerësisht programin e PD, duke e cilësuar jo vetëm si një program zgjedhor, por si program qeverisës, i cili është i realizueshëm:

“Ky program mbështetet edhe mbi principet e një të djathte konservatore, sepse merret me pronën, merret me madhësinë e shtetit, sa i madh duhet të jetë shteti dhe sa duhet të jetë raporti i shtetit me individin, merret me familjen dhe këto janë principet themelore të një force të djathtë politike konservatore. Dhe unë personalisht i gjej këto element të mishëruar më së miri në këtë program. Së dyti, është pikëpyetje e përhershme a është i realizueshëm dhe madje shpesh herë dhe në bisedat e analistëve që bëhen darkave, është që “jo është program i mirë por nuk është i realizueshëm, se këtej kemi ulje taksash, këtej kemi rritje shpenzimesh. Është i realizueshëm sepse është edhe i testueshëm. Së treti, do të thoja që programi korrekton disa dështime serioze të sistemit tonë ekonomik që janë ngjizur në këto 30 vite të tranzicionit. Me këtë dua të them që edhe pse shpesh reformat kanë synuar që të zgjerojnë lirinë ekonomike, kanë synuar që të rrisin konkurrencën e tregut, fatkeqësisht është në natyrën e ekonomisë politike të reformave që sapo krijohet një grup përfituesish, ata bëhen barierë dhe nuk lejojnë më që reformat të jenë një gjetje në çlirimin e hapësirave për zhvillim dhe sipërmarrje të lire.” Tha ndër të tjera Xhepa.

 

Postimi i Bashës:

 

“Vëmendja dhe e gjithë energjia e Partisë Demokatike shkon vetëm te qytetarët, te problemet dhe shqetësimet e tyre, për t’u ofruar alternativën tonë përmes propozimeve të mirëstudiuara që luftojnë korrupsionin dhe zhvillojnë mirëqenien, sepse Shqipëria nuk meriton keqqeverisjen që e ka varfëruar dhe shpopulluar. Shqipëria meriton më shumë.

Debati i madh kombëtar që kemi nisur mbi programin tonë, i cili është fryt i punës së ekspertëve më të mirë vendas e të huaj, do ta kthejë atë në programin e gjtihë shqiptarëve.

Prof. Dr. Selami Xhepa, ndër ekonomistët më të mirë që Shqipëria ka, u bë pjesë e këtij debati, duke e cilësuar programin tonë jo vetëm si një program elektoral, por si një program qeverisës.”

Ndërkaq në fjalën e tij Prof. Dr. Selami Xhepa komentoi gjerësisht programin e PD, duke e cilësuar jo vetëm si një program zgjedhor, por si program qeverisës, i cili është i realizueshëm:

“Ky program mbështetet edhe mbi principet e një të djathte konservatore, sepse merret me pronën, merret me madhësinë e shtetit, sa i madh duhet të jetë shteti dhe sa duhet të jetë raporti i shtetit me individin, merret me familjen dhe këto janë principet themelore të një force të djathtë politike konservatore. Dhe unë personalisht i gjej këto element të mishëruar më së miri në këtë program. Së dyti, është pikëpyetje e përhershme a është i realizueshëm dhe madje shpesh herë dhe në bisedat e analistëve që bëhen darkave, është që “jo është program i mirë por nuk është i realizueshëm, se këtej kemi ulje taksash, këtej kemi rritje shpenzimesh. Është i realizueshëm sepse është edhe i testueshëm. Së treti, do të thoja që programi korrekton disa dështime serioze të sistemit tonë ekonomik që janë ngjizur në këto 30 vite të tranzicionit. Me këtë dua të them që edhe pse shpesh reformat kanë synuar që të zgjerojnë lirinë ekonomike, kanë synuar që të rrisin konkurrencën e tregut, fatkeqësisht është në natyrën e ekonomisë politike të reformave që sapo krijohet një grup përfituesish, ata bëhen barierë dhe nuk lejojnë më që reformat të jenë një gjetje në çlirimin e hapësirave për zhvillim dhe sipërmarrje të lire.” Tha ndër të tjera Xhepa.

Read More