Blog

02 Pri
0

Protesta madhështore e shkodranëve dhe e gjithë shqiptarëve ka vetëm një përfundim, fitoren.

  • 2 prilli hyri në historinë tonë kombëtare dhe asnjëherë nuk do të reshtim së nderuari një datë që tashmë në Shkodër është adresë tek ky shesh e për Shqipërinë një leksion i hapur se asnjëherë rrënjët e së keqes nuk thahen, nëse s’i shkulim njëherë e mirë.

 

  • Ikëm nga parlamenti, nga ajo strofull e krimit, pasi do të ishte sikur të ishim këtu, me 2 prill të 1991, por në anën e kundërt, jo në anën e protestuesve, jo në anën e Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekës, por në anën e Komitetit të Partisë së Shkodrës.

 

  • Diktatura deshi ta bënte shembull Shkodrën, ta përçudnonte, t’i tregonte botës se e ktheu Jeruzalemin tonë në një vend pa Zot. Por siç u ngjall në Jeruzalem Krishti, këtu u ringjall Feja, besimi në Zot.

 

  • Shkodra e ka shkishëruar shitblerjen e votës, Shqipëria do ta bëjë hasha këdo që shet e blen votën, e gjithë Shqipëria do ta përzë regjimin e hajnit që po na turpëron përditë e po na largon nga Evropa

 

  • Nuk ka vegla të verbra e as gaz lotsjellës që ia sjellin qetësinë Edi Ramës. Protesta madhështore e shkodranëve dhe e gjithë shqiptarëve ka vetëm një përfundim, fitoren.

 

FJALA E KRYETARIT LULZIM BASHA NË MEMORIALIN E 2 PRILLIT

 

Të dashur familjarë të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besmir Cekës,

E nderuar zonja kryetare e Bashkisë,

Zoti kryetar i Partisë Demokratike,

Të nderuar dhe të dashur qytetarë dhe qytetare shkodranë, të rinj dhe të reja,

28 vite më parë diktatura komuniste në grahmat e fundit vendosi të hakmerrej ndaj qytetit më meritor në rrëzimin e saj.

Katër 20 vjeçarë, nga më të zotët në përpjekjen shkodrane dhe mbarëkombëtare për rrëzimin e regjimit që më herët, kryeqyteti i veriut e kishte tronditur edhe me satirë e me bejte, u identifikuan, u përcaktuan dhe u ekzekutuan nga bisha që po jepte shpirt.

Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Çeka u vranë dhe ranë në altarin e demokracisë.

Ata u bënë theror dhe hynë në përjetësinë e Shkodrës dhe të Shqipërisë.

2 prilli hyri në historinë tonë kombëtare dhe asnjëherë nuk do të reshtim së nderuari këtë datë, që tashmë në Shkodër, është adresë dhe ky shesh për Shqipërinë është kujtesë e përhershme se rrënjët e të keqes nuk thahen, nëse nuk i shkulim një herë e mirë.

Rrënjët e të keqes ushqehen me vesin, ushqehen me krimin e pandëshkuar.

Sot Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë ia merr ajrin një shartesë, një mostër sa politike aq dhe kriminale e cila është rritur nga mungesa e vëmendjes, nga pandëshkueshmëria, nga indiferenca dhe tolerimi.

Kjo mostër është qeverisja me krimin që mbijeton edhe për shkak se nuk i nxorëm siç duhet përgjegjësitë e 2 prillit 1991.

2 prilli si bashkëjetesë e krimit me qeverinë ka sot fytyrën e krerëve të qeverisë dhe të parlamentit, ka sot dorën e zezë që godet dhe përgjak qytetet tona, ka sot shtrëngesën dhe dangën e varfërisë mbi gjithë shqiptarët, ka sot vulën e emigracionit mbi pasaportat e mbi 500 mijë qytetarëve tanë, ka sot kuvendin e turpit, kuvendin e krimit, kuvendin e denjë trashëgimtarë të krimit të 2 prilli.

Prandaj ne ikëm  nga ajo strofkull e krimit pasi po të mos iknim do të ishte njësoj sikur të ishim këtu më 2 prill të vitit 1991 por në anën e kundërt, jo në anën e protestuesve, jo në anën e liberatorëve, jo në anën e Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekës por nën anën e komitetit të krimit, komitetit të partisë së Shkodrës.

Sot në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë është e ngjashme situata me vitin 1945 të cilën fare shkurt dhe qartë, At Zef Pllumbi e tregon me këto fjalë: “Shqipënia e terrorizume kishte ranë në koma, njerëzit e ditun nuk dishin ma kurrgja dhe njerëzit e paditun kishin në dorë gjithçka , atë që nuk dihej.”

Pra, njerëzit e ditur nuk dinin si të mbroheshin sepse të paditurit ishin gati të bënin gjithçka, edhe atë që nuk merrej me mend e s’thuhej akoma. Ky është realiteti i sotëm që na sjell në kujtesë që e vetmja gjë që i duhet të keqes dhe të ligut të triumfojë është indiferenca dhe mosaktivizimit i të drejtit dhe të diturit.

Prandaj në këtë 28 vjetor nuk tingëllon kurrë më aktuale sakrifica e dy prillit se sa sot. Sepse asnjëherë nuk ka qenë më e kërcënuar demokracia, liria për të zgjedhur me votë dhe për të rëzuar me votë qeverinë .

Në delir nga aleanca e politikës me krimin, e krimin politik që vijon të përgjakë Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë, shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund ta likuidojë opozitën, se mund të bëjë edhe pa të, edhe se mund ta marrë Shkodrën edhe pa zgjedhje e mund ta mbajë Shqipërinë pa zgjedhje e nën zgjedhë, për sa kohë t’i nevojitet mundësisht, përjetësisht.

Kjo nuk ka për të ndodhur. Nuk ka vegla të verbra, as gaz lotsjellës, as afije, as aparat shtypës, që mund të rikthejë qetësinë e kufomës politike të “Rilindjes”, trashëgimtares së denjë të krimit të 2 Prillit të vitit 1991.

Protesta madhështore e shkodranëve dhe e gjithë shqiptarëve ka vetëm një përfundim, të njëjtin përfundim që pati protesta e 2 Prillit dhe sakrifica e 4 bijëve më të mirë shkodranë, rrëzimin e diktaturës, triumfin e lirisë, triumfin e demokracisë.

Në këtë përvjetor të kujtesës së heronjve të 2 Prillit të vitit 1991 dhe plagosjes të mbi 100 bashkëqytetarëve të tyre, s’mund të rrimë pa përmendur një turp, një marre, një ofendim që komunizmi i bëri Shkodrës.

Askund ku kam shpelur në mbarë Shqipërinë, nuk jam vënë më shumë në mendime, se sa me ardhjet e mia në Shkodër, kur kujtoj këtë ofendim, këtë shkelje dhe përdhosje që komunizmi i bëri Shkodrës.

Në Shkodër, në kryeqytetin e parë të shqiptarëve, në kryeqytetin e lirisë, në qytetin që ka dëshmitë më të pandërprera të qytetërimit tonë, të gjuhës sonë, të muzikës sonë, të tregjeve tona, të monedhave tona, të institucioneve tona kulturore e shtetërore, përmbledhjeve të para të mitologjisë sonë, institucioneve tona të kultit, shenja dhe simbole që e klasifikojnë Shkodrën si Jeruzalemin tonë, Jeruzalemin e shqiptarisë, komunizmi gjakatar vendosi ta shenjojë duke hapur të parin muze ateist të botës, pra të parën parrullë të një qytetërimi të pazotë, e ku? Mu në Shkodrën e krenarisë dhe qytetërimit.

Diktatura kësisoj donte ta bënte Shkodrën shembull, ta përçudnonte, t’i tregonte botës se e ktheu Jeruzalemin tonë në një vend të pazotë, ajo që përqafron tej mase Jeruzalemin dhe Shkodrën është sakrifica. Atje para dymijë vjetësh u kryqëzua Krishti, këtu pas dymijë vjetësh u kryqëzua besimi në Zot, atje u Krishti u ngjall, këtu u ringjall feja, siç e tha shumë bukur Papa Gjon Pali i II-të.

Por sot në Shkodër, ngrihen mbijetuese Katedralia e Madhe dhe Xhamia e Madhe.

Zombi i diktaturës ka mbetur aty në cep përtej Urës së Bunës, s’ka mundur të hyjë në qytet, as në institucione dhe nuk kemi për ta lejuar të hyjë më kurrë!

Shkodra e ka shkishëruar shitblerjen e votës. Shkodra do ta bëjë hasha këdo që shet dhe blen votën.

E gjithë Shqipëria po bëhet gati edhe një herë nën  shembullin dhe lidershipin e Shkodrës ta përzë regjimin e hajnit që po na turpëron përditë, po na largon nga Europa dhe po na degdis në shembuj që asnjëherë nuk kanë qenë shembuj për shqiptarët.

Sot është dita jo vetëm t’i drejtohem Shkodrës dhe shkodranëve, me mirënjohjen më të thellë që më del nga shpirti, si Kryetar i Partisë Demokratike dhe opozitës si shqiptar, por po kështu t’i them Shkodrës dhe shkodranëve së bashku me dhimbjen e thellë, nderimin  dhe përkujtimin për katër heronjtë e 2 Prillit, jeni dhe duhet të jeni, jemi dhe duhet të jemi krenarë për këtë çmim kaq të lavdishëm që keni vendosur në altarin e lirisë dhe të demokracisë.

Mostra që shkaktoi 4 Dëshmorët e 2 Prillit dhe qindra qytetarëve të plagosur, nuk ka vdekur.

Ajo po përpëlitet si bishë e plagosur prandaj ne jemi sot të thirrur sërish nga historia.

Shkodra është e thirrur nga historia, Shqipëria është e thirrur nga historia për t’u ngritur me sytë nga e ardhmja.

Dhe unë jam plotë besim këtu në këtë qytet, më shumë se kudo tjetër se ne do të jemi në lartësinë e misionit, do të jemi në lartësinë e thirrjes së pavdekshme: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, e cila do të triumfojë mbi çdo tentativë për riciklimin e diktaturës, mbi mostrat e 2 Prillit 1991 që sot kërkojnë serish të mbajnë në këmbë një pushtet hajdut dhe racist. Ne jemi në këmbë, Shkodra dhe Shqipëria është në këmbë, prandaj kjo është garancia se do ta fitojmë këtë betejë, do ta fitojmë pa pyetur për çmimin e sakrificës si me 2 Prill 1991 edhe më 2 Prill 2019, dhe  çdo ditë kjo është e njëjta betejë për demokraci dhe fundi i saj do të jetë fitorja e kësaj beteje.

Si atëherë, si sot, populli i Shkodrës është i rreshtuar në të njëjtën anë të barrikadës dhe unë jam krenar të jem në krah të popullit të Shkodrës, bashkë me Partinë Demokratike, bashkë me opozitës, në krahun tonë janë vlerat më të shenjta të lirisë dhe demokracisë, vlerat e aleatëve tanë europian dhe amerikan, prandaj unë e di siç e dini edhe ju, siç e di Shqipëria mbarë se ne do të fitojmë.

Lavdi heronjve të 2 Prillit 1991,

Zoti e bekoftë Shkodrën e Lirisë dhe Demokracisë,

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

 

Read More
01 Pri
0

Lulzim Basha bashkëbisedim me të rinj dhe qytetarë shkodranë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i premtoi shkodranëve dhe gjithë Shqiptarëve se në qeverisjen e demokratëve askush nuk do të ketë imunitet para ligjit, gjykatave dhe prokurorisë. Gjatë një takimi në Shkodër me qytetarë dhe të rinj që kanë studiuar jashtë, Bash aka shpalosur edhe programin e Partisë Demokratike dhe opzoitës shqiptare për të gjithë të rinjtë që investojnë në dije e shkollim dhe u premtoi se do të kenë shanse të barabarta, duke rrëzuar barrierat dhe trarët që ka vendosur Edi Rama dhe qeveria e tij që si filozofi të saj ka: vendos unë për gjithçka.

Lulzim Basha: Faleminderit për këtë takim të jashtëzakonshëm në një ditë të vështirë për Shkodrën, e cila prapë në një kohë të shkurtër është tronditur nga pasiguria, është tronditur nga krimi. Megjithatë, jam i sigurtë se këto çështje do të kemi mundësi t’i diskutojmë gjatë bashkëbisedimit të sotëm. Dua ta nis me një falenderim për sfidimin që rinia shkodrane dhe qytetaria shkodrane i bëjnë dorës së zezë të krimit. Dora e zezë e krimit që është bërë njësh tash 6 vjet me dorën e një qeverie kriminale, që është në themel të kapjes së shtetit, siç e ilustron dhe Departamenti i Shtetit në raportin që sapo publikoi javën e kaluar. Është në themel të kapjes së çdo pushteti, në themel të kapjes së institucioneve, në themel të kapjes së ekonomisë, në themel të kapjes së universiteteve, dhe për të cilën jemi bashkuar si asnjëherë tjetër në 28 vite. Qytetarët e lirë shqiptarë, me shkodranët në ballë, dhe opozita politike, e cila duke djegur mandatet, refuzoi të jetë pjesë e këtij parlamenti të krimit, dhe ka vendosur t’ia kthejë edhe njëherë vendimmarrjen qytetarëve, përmes votës së lirë dhe të ndershme. Kjo është domethënia e betejës që kemi nisur, ndërsa destinacioni dihet, është destinacioni i vlerave evropiane, i vlerave të një shoqërie të lirë, ku gjithësecili të bëjë para përmes meritës, përmes aftësisë, përmes talentit, e në veçanti rinia ta ketë të sigurtë jetën, shkollimin dhe punësimin.

Alternativa e PD është ajo me suvencione për tarifat, me 5 mijë bursa dhe 10 mijë stazhe për të integruar studentët në tregun e punës.

Kryetari Basha iu premtoi të gjithë atyre që dalin në tregun e punës shembjen sistemit të trarëve që ka vendosur kjo qeveri për të vendosur ajo për jetën e qytetarëve shqiptarë, kush shkon në shkollë e kush punësohet.

 

Read More
01 Pri
0

Zgjedhje fasadë që mbajnë në pushtet Maduron e Ballkanit, nga Malësia e Madhe deri në Sarandë, nuk ka për të pasur.

  • Edi Rama dhe një grusht njerëzish kontrollojnë gjithçka, kanë në dorë gjithë pasuritë e Shqipërisë. Njësoj si trau i Rrugës së Kombit kanë vendosur trarë të padukshëm kudo.
  • Edi Rama është njeriu që u ka sjellë shqiptarëve banditët për deputetë. Ky është njeriu që u ka sjellë shqiptarëve përdhunues dhe trafikantë në krye të institucioneve të vendit
  • Është fare e thjeshtë çfarë ka ndodhur; Edi Rama ka instaluar një diktaturë të re, jo më marksiste, komuniste, apo staliniste, por diktaturën e hajdutëve dhe të kriminelëve.
  • Beteja që kemi nisur nuk është thjeshtë për largimin e Edi Ramës. Jua them me bindje të plotë, e di unë, e di bota, e di Malsia e Madhe, e di dhe Edi Rama: ai ka mbaruar. Edi Rama është njeri i mbaruar politikisht. Regjimi i Edi Ramës ka marrë fund në sytë e shqiptarëve dhe në sytë e të gjithë botës.
  • Beteja jonë është për ta shembur regjimin që ai ka ngritur me themel, që nesër kryeministri i ardhshëm mos të rrethohet prapë nga 5 oligarkë dhe 5 banda që të bëjë ligjin nga jugu në veri
  • Dy rrugë kishim, ose me krimin ose me ju. Vendimi u mor, mandatet u dogjën, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha janë në krahun tuaj dhe do të jemi në krahun tuaj deri në fitoren e kësaj beteje
  • Zgjedhje fasadë, zgjedhje lojrash që të vazhdojnë të mbajnë në pushtet kryehajdutin e Europës, Maduron e Ballkanit dhe bandën e tij, nga Malësia e Madhe deri në Sarandë, nuk ka për të pasur.
  • Po e përqafojnë ndryshimin edhe socialistët e zhgënjyer dhe të tradhëtuar nga banda e Rilindjes dhe kriminelët, hajdutët dhe mashtruesit që i ka vënë në krye
  • Ta çlirojmë Shqipërinë njëherë e mirë nga kjo bandë dhe të hedhim themelet e një shteti dhe një shoqërie me vlera europiane, ku vendos vota, ku ligji është i barabartë për të gjithë

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË TAKIM ME QYTETARËT E MALËSISË SË MADHE

 

Mirë se ju gjej vëllezër e motra, malësore e malësorë, të rinj e të reja. Faleminderit për këtë mikpritje të jashtëzakonshme në këtë orë të pazakontë, që nisi nga rinia e Malësisë së Madhe që në hyrje të Koplikut, e vazhdoi edhe në këtë ecje përgjatë rrugës kryesore të qytetit.

 

Së pari dua t’ju them se ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë prej minutës së parë Lëvizjes për këtë ndryshim të madh kombëtar që po afron, për këtë rizgjim të demokracisë, të lirisë dhe të shpresës për jetë dinjitoze për çdo shqiptare e çdo shqiptar. Malësia e Madhe i ka prirë kësaj beteje, mirënjohje e falenderime për të.

 

Natyrisht, betejën për liri Malësia e Madhe e ka në gen. Pakkush në trojet shqiptare, dhe jo vetëm në Shqipëri, ka pagu një çmim më të lartë për lirinë njerëzore sesa Malësia, sesa burrat e Malësisë, burrat dhe gratë e kësaj treve fisnike. Edhe sot beteja jonë zhvillohet për një vlerë themelore, për vlerat e lirisë, për vlerat e demokracisë, për vlerat evropiane, pa të cilat nuk mund të ketë çelje të dyerve të Europës për Shqipërinë.

 

Tash 6 vjet që vijmë në mënyrë të rregullt këtu, dhe ju mirëpres një pjesë prej jush edhe në Tiranë kur kemi mundësinë të takohemi, shoh se punët shkojnë keq e më keq. Dhe për fat të keq, një nga dramat më të mëdha që përjeton Malësia, sikundër e gjithë Shqipëria, është rritja e frikshme e numrit të personave që largohen nga shtëpitë e tyre. Në emigracion shumica dërrmuese, apo në disa raste drejt qyteteve, për të kërku shanse për një jetë më të mirë. Po pse ndodh kjo? Malësia i ka pasuritë e saj, ka tokën pjellore, ka njerëz të punës, me një përvojë të jashtëzakonshme, të cilët kanë ditur në një kohë fare të shkurtër të kthehen në pionierë të kultivimit dhe eksportimit të bimëve medicinale. Ka blegtorinë. Ka sipërmarrës të cilët kanë shkëlqyer në kushtet e ekonomisë së lirë të tregut.

 

E megjithatë sot, ajo që dëgjoj e vë re, nga këdo që takoj, sipërmarrës, biznesmenë, konsumatorë, studentë, apo qoftë edhe pensionistë, janë lajme të këqija. Lajmi i parë, largimi masiv i rinisë. Para dy muajsh isha në Hot, te dajat e mi. Ajo që pashë me trishtim të madh ishte mbyllja masive e shkollave, zvogëlimi i klasave për shkak të largimit të fëmijëve, së bashku me prindërit. Të njëjtën gjë më tha edhe këtu Gazmend Fili, në hyrje të Koplikut, që shet artikuj shkollorë. Gjimnazi i Koplikut ka zbritur nga 700 në 350 gjimnazistë. A ka gjë më të tmerrshme për një prind të ri, me fëmijë të vegjël, sesa të fillojë e të mendojë ditë e natë largimin nga qyteti i tij, largimin nga komuniteti i tij, braktisjen e shtëpisë e të katandisë. Asnjë vend tjetër nuk bëhet si vendi yt. Po pse nuk mundemi ne këtu, në vendin tonë të ndërtojmë me dinjitet, me punë,  me djersë, pa hile, një të ardhme të sigurtë, të krijojmë të mira ekonomike, të sigurojmë shkollimin e fëmijëve, një jetë me dinjitet, një jetë në komunitet ku nderojmë e respektojmë njëri-tjetrin?

 

Arsyeja është e thjeshtë dhe sot e ka kuptuar çdo shqiptar, e ka kuptuar gjithë bota. Sepse Shqipërinë, pasuritë e saj, pasuritë e saj përrallore, shtetin, çdo institucion, absolutisht nga policia, doganat, taksat, tek prokurimet, tek tenderimet, tek licensat, tek lejet, emërimet në administratë, gjithçka që ka të bëjë me aktivitetin ekonomik dhe shtetëror, sot i kanë futur në kllapa 5 njerëz. Edi Rama dhe një grusht njerëzish kontrollojnë gjithçka. Njësoj si trau i Rrugës së Kombit kanë vendosur trarë të padukshëm kudo, me anë të të cilave pengojnë që shqiptarët e ndershëm përmes punës, të futen edhe ata, të marrin pjesë edhe ata në ekonominë e vendit. Të punësohen, të konkurrojnë, të punësohen në administratë sipas meritës e sipas aftësisë, të punojnë tokën apo të merren me blegtori apo biznes dhe secili të çajë përpara sipas meritës, sipas garës. Sepse kjo është liria, kjo është ekonomia e tregut. Jo. Sot sado i aftë të jesh, sado punëtor të jesh nuk ecën dot përpara, po nuk i pagove rryshfetin, po nuk e ule zverkun, para bandave të gjobitësve, po nuk shkove dhe po nuk u bëre skllav i bajraktarit të radhës të “Rilindjes” nuk çan dot përpara.

Kjo nuk është demokraci, kjo nuk është liri, kjo nuk është Europë. E dëgjuat sot Kryefajtorin tek tha “njerëzit me mesatare 6 nuk do të futen në universitet”. Po ta dëgjosh kështu thua ndoshta ka të drejtë ky. Po kush je ti që u thua shqiptarëve me mesatare 6, apo 7 apo 8, apo 5 nuk futesh në universitet? Kush je ti?

 

Ta marrim pak shtruar, kush është ky? Ky është njeriu që u ka sjellë shqiptarëve banditët për deputetë. Ky është njeriu që u ka sjellë shqiptarëve përdhunues dhe trafikantë në krye të institucioneve të vendit, nga parlamenti tek bashkitë. Ky është njeriu që ka sjellë figurat më të korruptuara, që vjedhin miliona euro në ditë, në krye të institucioneve shtetërore. Ministra që në çdo vend tjetër të botës, edhe në Afrikë, duhet të ishin në burg, ky i emëron sekretarë zgjedhorë, si Damian Gjiknurin, hajdutin me nam, 3 milionë euro kilometri i autostradës në Fier, sepse e financon Banka për Rindërtim dhe Zhvillim, 20 milionë në Tiranë. Ja, ky është hajduti me 7 palë çizme i Edi Ramës. Pse? Se paratë i ndajnë me shefin dhe me kompanitë e tjera të korruptuara e të përfshira në afera të tilla, me të cilat vidhen paratë e shqiptarëve, të popullsisë më të varfër të Europës sot.

 

E pra, është fare e thjeshtë çfarë ka ndodhur. Edi Rama ka instaluar një diktaturë të re, jo më marksiste, komuniste, apo staliniste, por diktaturën e hajdutëve dhe të kriminelëve. Aty ku çan hajduti, aty ku çan krimineli, aty ku gjithë vendimmarrja është në duart e zuzarëve, nuk ka vend për njeriun e ndershëm, nuk nderohet puna e ndershme. Dhe kjo është arsyeja pse nuk gjejnë mundësi të rinjtë për punësim.

Pse nuk çan dot përpara biznesi i ndershëm?!

Pse në vend që qumshti dhe prodhimet e tjera të blegtorisë e bujqësisë shqiptare të dominojnë në tregjet tona, të dominojnë ato nga eksporti?! Sepse gjithçka kontrollohet nga 4-5 duar.

Miqtë e mi, beteja që kemi nisur nuk është thjeshtë për largimin e Edi Ramës. Jua them me bindje të plotë, e di unë, e di bota, e di Malsia e Madhe, e di dhe Edi Rama: ai ka mbaruar.

Regjimi i Edi Ramës, është një regjim i mbaruar polikisht.

Prandaj vërtitet si zombie, si kufomë politike e s’e di se çfarë flet. Mendon se do tua marrë prapë mend shqiptarëve me barsaleta e batuta dhe me gojën e pisët.

Ai është njeri i mbaruar politikisht. Regjimi i Ramës ka marrë fund në sytë e shqiptarëve dhe në sytë e botës. Beteja jonë është shumë më shumë sesa largimi fizik i Edi Ramës, i cili do të vijë shumë shpejt. Beteja jonë është për ta shembur regjimin që ai ka ngritur me themel, që nesër kryeministri i ardhshëm mos të rrethohet prapë nga 5 oligarkë dhe 5 banda që të bëjë ligjin nga jugu në very, na lindja në perëndim. Por që ekonomia shqiptare, universitetet shqiptare, bujqësia e blegtoria shqiptare, të funksionojnë në bazën e garës së ndershme, në bazën e konkurencës, në bazën e lirisë dhe mundësi për këdo që është dhe do të jetë në treg. Dhe ne e dimë se kjo funksionon. Nga e dimë? Sepse secili prej jush ka kushërinj në emigracion, apo jo?

Si ka mundësi që ata të ecin përpara, të shkojnë në një vend të huaj, me një gjuhë të huaj, me një kulturë komplet tjetër nga kultura jonë dhe të punësohen apo të hapin biznese në shumë raste dhe të ecin përpara dhe në vendin e tyre jo?! Sepse shqiptarët janë rracë punëtorë, rracë e mençur që gjithmonë ka ditur, mbi bazën e lirisë dhe mundësive të krijojë mirëqënie, të krijojë zhvillim, të krijojë përparim.

Por me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka përparim, nuk ka Europë, ndaj largimi i tij është emergjencë kombëtare, është akt i domosdoshëm patriotik për të cliruar vendin nga kjo darë duarsh të zeza dhe për të hapur derën e Europës. nuk ka për të pasur Europë, pa e çliruar vendin nga kjo bandë hajdutësh. Prandaj e kemi nisur sëbashku këtë betejë.

Prandaj dhe ne kemi patur dy mundësi: ose të ishim në krahët e banditëve, të atyre që vjedhin, dhunojnë, mashtrojnë, nepërkëmbin Malësinë e Madhe nga mëngjesi deri në darkë, ose të ishim në krahun tuaj. Vendimi u mor, mandatet u dogjën, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha janë në krahun tuaj dhe do të jemi në krahun tuaj deri në fitoren e kësaj beteje.

Lojra me lirinë e shqiptarëve, lojra me mundësinë e shqiptarëve për të krijuar mirëqënie nuk ka për të pasur më. Zgjedhje fasadë, zgjedhje lojrash që të vazhdojnë të mbajnë në pushtet kryehajdutin e Europës, Maduron e Ballkanit dhe bandën e tij, nga Malësia e Madhe deri në Sarandë, nuk ka për të pasur.

Prandaj letë vazhdojmë me kurajo betejën që kemi nisur. Historia e Europës, gjithë botës, dhe historia e vendit tonë, na tregon qartë se cili do të jetë fundi i kësaj beteje. Janë rreshtuar në një anë të gjithë shqiptarët e ndershëm që duan ndryshim. Po e përqafojnë ndryshimin edhe socialistët e zhgënjyer e të tradhëtuar nga banda e Rilindjes dhe kriminelët, hajdutët dhe mashtruesit që i ka vënë në krye.

Ejani miq!

Ejani vëllezër e motra ta përqafojmë të gjithë sëbashku këtë ndryshim të madh. Ta çlirojmë Shqipqrinë njëherë e mirë nga kjo bandë dhe të hedhim themelet e një shteti dhe një shoqërie me vlera europiane, ku vendos vota, ku ligji është i barabartë për të gjithë, dhe kur çdokush, nënë apo baba, i pasur apo i varfër, në fshat apo në qytet, i krishterë apo mysliman, toskë apo gegë, të ketë mundësinë të çajë vetëm përmes meritës dhe punës së vet. Ky është ndryshimi që kërkojmë, ky është ndryshimi që do të vijë.

Zoti e bekoftë Malësinë e Madhe!

Zoti i bekoftë malësorët!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Faleminderit!

Read More
01 Pri
0

Shqiptarët drejtohen nga një qeveri e destabilizuar. Olta Xhaçka duhet të thirret urgjent në prokurori pasi ka deklaruar se ka dijeni për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme.

DEKLARATË E DHURATA ÇUPIT

Olta Xhaçka duhet të thirret urgjent në prokurori!

Ajo ka deklaruar se ka dijeni për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme. Ministrja e Mbrojtjes ka detyrimin që çdo të dhënë që disponon për autorët e këtyre akteve kriminale t’i depozitojë në prokurori.

Deklaratat dhe akuzat qesharake të Olta Xhaçkës, që ngjajnë si dy pika uji me akuzat e shefes së saj politike, Elisa Spiropali, për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë, u provojnë shqiptarëve se drejtohen nga një qeveri e destabilizuar dhe nga një kryeministër me qëllime të mbrapshta.

Edi Rama ka nën kontroll Policinë, Prokurorinë, shërbimin sekret, gjykatat dhe çdo institucion që është përgjegjës për zbulimin e autorëve të akteve kriminale dhe dënimin e tyre.

Në vend që të bëhet qesharak dhe të shpallë opozitën armik për çdo dështim të tij, Edi Rama duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë vendosur zjarret në zona të ndryshme të vendit.

Përvoja e afërt gjatë qeverisë së Edi Ramës tregon se zjarrin Shqipërisë ia kanë vënë trafikantët për mbjelljen e hashashit dhe asnjëri prej tyre nuk ka dalë para drejtësisë.

Shërbimi qesharak i Olta Xhaçkës ndaj Edi Ramës nuk e ndalon dot zbardhjen e dosjes 184, prej të cilës  shqiptarët do të mësojnë se kush janë zjarrëvënësit e vërtetë të Shqipërisë, ata që vënë çdo ditë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve, që po pengojnë integrimin europian të Shqipërisë.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen që Partia Socialiste ka ulur përfaqësimin e saj në nivelin e inteligjencës dhe ndershmërisë së Oltës, Taulantit dhe Elisës.

Ne e dimë se brenda PS ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar, njëkohësisht, në shkëputjen e lidhjeve të PS me krimin, e cila është bërë pengesë për të ardhmen europiane të vendit.

Read More
31 Mar
0

Dosja “339”, dëshmia gjyqësore e rënies së votës së lire, e shkatërrimit të zgjedhjeve

  • Sa herë që një regjimi i vjen fundi, sa herë që autokratëve të korruptuar u vjen fundi, përsërisin të njëjtat shfaqje të shëmtuara si ajo e Edi Ramës dje në Durrës

 

  • Gjushi i Krimit rriti 40 përqind çmimin e ujit në Durrës. Ku i çoi këto lekë? Beton për firmën e tij, leje ndërtimi për kriminelët me të cilët ka vjedhur votën e durrsakëve dhe ka instaluar në Parlament anëtarët e bandave kriminale

 

  • Kllouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte klloun por ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate ndërsa fut duart ditë për ditë në xhepat tuaj.

 

  • Sipas të dhënave zyrtare në vetëm dy vite Edi Rama ka kullufitur afro 2 miliard euro me PPP. 20 milion euro kilometri i Unazës ekzistuese kur me projektet e BERZH, 1 km autostradë kushton 3 milion euro.

 

  • Sa herë del para jush dhe shan opozitën apo merret me pjesët e mia të trupit, sa herë që del para jush ka një hall të madh, jo vetëm të fshehë vjedhjen, por të fshehë atë që nuk e fsheh dot më kurrë: që bota e tregon me gisht si kryehajdutin e Ballkanit

 

  • Dosja “339” është dëshmia gjyqësore e rënies së votës së lire, e shkatërrimit të zgjedhjeve. Dhe kjo është arsyeja se pse Edi Rama ka kapur drejtësinë, ka ndryshuar 5 herë prokurorët e dosjes 339, me shpresën se kështu do të vonojë fatin që e pret Vangjush Dakon

 

  • Era e ndryshimit që fryn nga Durrësi është treguesi më i mirë, sikundër Durrësi është barometri më i qartë për rrugën e re e që ka vendosur të ndjekë shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë.

 

  • Ka 1 dhe vetëm 1 zgjidhje: largimi i Edi Ramës, shkaktarit të kësaj gjendjeje, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të rikthejnë votën tek qytetarët shqiptarë dhe, përmes votës tuaj

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, GJATË TAKIMIT ME QYTETARËT E DURRËSIT

 

Mirëmbrëma zonja e zotërinj, qytetare e qytetarë të Durrësit, të rinj e të reja, vëllezër e motra. Ju falenderoj nga zemra për këtë bashkim madhështor në këtë muzg të bukur, teksa fryn era e ndryshimit, era e lirisë që ka ardhur gjithmonë nga qyteti juaj. Përshëndetje të veçantë rinisë durrsake që ka mbushur këtë shesh, studentëve dhe studentëve durrsakë dhe prindërve të tyre, dhe një kërkesë – ti që ma mban Maduron, ma hiq pak, se nuk shoh dot qytetarët, Hidhe Maduron poshtë!

 

Vëllezër e motra, anembanë Shqipërisë po fryn era e shpresës, e shpresës për një ndryshim të madh, e shpresës për një ndryshim të vërtetë për çdo familje shqiptare, për çdo nënë e çdo baba, për çdo vogëlushe e çdo vogëlush, të Durrësit e të Tiranës, të Vlorës e të Shkodrës, të Korçës e të Gjirokastrës, nga Tropoja në Sarandë shqiptarët janë zgjuar, shqiptarët janë ngritur.

 

Për të mos u ulur më, derisa në Shqipëri, si kudo në Evropë, të kemi një demokraic të vërtetë, liri dhe mundësi për çdo shqiptar, drejtësi dhe barazi para ligjit.

 

Sa herë që një regjimi i vjen fundi, sa herë që autokratëve të korruptuar u vjen fundi, përsërisin të njëjtat shfaqje të shëmtuara. Shfaqjen e shëmtuar të djeshme këtu në Durrës përsëriti pa sukses edhe njeriu që prej 6 vjetësh është përgjegjës për varfërimin më masiv të shqiptarëve, për shpunësimin më të madh në 29 vite pluralizëm, për emigracionin në shifrat më të mëdha që nga vitet ’90, kryehajduti, i kapur duke vjedhur votën e durrsakëve, votën e shqiptarëve, njeriu që ka hequr nga sofrat e familjeve shqiptare bukën e fëmijëve, duke larguar mijëra prindër nga puna, duke mbyllur bizneset, duke mbyllur shkollat, duke shkatërruar spitalet, duke rritur koston e jetesës, duke e bërë atë më të papërballueshme ses edhe popujt më të pasur të Evropës.

 

Miqtë e mi, ja ku jemi këtu. Dua t’ju pyes, se me të vërtetë ne jemi qytete komshinj, si janë punët këtu ne Durrës? Dje isha në një takim, me disa miq, familjarë, në njësinë numër 8, isha në fakt për ngushëllim tek shtëpia e futbollistit Ali Mema, të cilin në fakt dua ta përkujtoj me shumë nderim sot, edhe këtu në Durrës. Dhe biseda e parë që qytetarët hapin janë hallet e përditshme që u kanë zënë fytin. Kosto e papërballueshme e jetesës. 9 mijë lekë më tha një nga bashkëbiseduesit e kasha faturën e ujit, 30 mijë lekë më vjen tani. Është vetëm në Tiranë, apo është edhe në Durrës? Më shumë se trefish fatura e ujit në Tiranë. Po në Durrës? Fatura e energjisë, 2, 3, 4 herë më shumë sesa 6 vite më përpara. E vërtetë apo jo? Taksat 2, 3 deri në 7 herë më të larta sesa 4 vjet më përpara. E vërtetë apo jo? Për çmimin e naftës nuk ka nevojë të themi shumë fjalë. Shqiptarët, vendi më i varfër i Evropës,i varfëruar deri në palcë, paguan naftën njësoj sa gjermanët, populli më i pasur i Evropës. Pse? Për shkak të taksës Rama, mbi 300 lekë për litër e rriti, vit pas viti, me efekt të drejtpërdrejtë në çmimin e bukës, në çmimin e zarzavateve, në çmimin e shërbimeve bazë, në çmimin e çdo gjëje që blejnë shqiptarët, nga mëngjesi deri në darkë.

 

Për vogëlushët dhe pensionistët çmimet janë rritur, kostoja është bërë e papërballuyeshme. E vërtetë apo jo? Është bërë e papërballueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, jo më për 5 apo 10 % të më të varfërve apo më të pamundurve, po për shumicën dërrmuese, profesionistë, që punojnë nga mëngjesi deri në darkë. Inxhinierë dhe mjekë e kanë të pamundur të mbyllin muajin. Po të tjerët? Po ushtria e të papunëve që rritet nga mëngjesi deri në darkë? Dhe ata qindra e mijëra pronarë biznesesh të vogla, të cilët kanë përfunduar për kotheren e bukës, sepse taksat e Vangjush Dakos së krimit dhe Edi Ramës së narkotrafikut janë më të larta sesa fitimi i tyre vjetor, që është arsyeja se pse prindër shembullorë, qytetarë shembullorë të Durrësit,Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Fierit, Lushnjës, Pogradecit, Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë detyrohen të largohen në emigracion, sepse fiton më shumë lekë si pastrues në Gjermani, sesa si biznesmenë të vegjël apo si profesionistë në Shqipëri.

 

Ky është turpi dhe krimi i Edi Ramës dhe bandës së tij.

 

Kosto e jetës për do shqiptar është rritur por Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve nuk kanë të ndalur. Vazhdojnë t’i rrisin taksat. Vazhdojnë të shpikin tarifë pas tarife. I kanë vërsulur ekonomisë ushtrinë e tatimorëve të korruptuar

Vazhdojnë të shpikin tarifë pas tarife dhe I kanë versulur ekonomisë ushtrinë e tatimorëve të korruptuar, banditë të babëzitur që kanë një dhe vetëm një qëllim: të zhvasin dhe kacidhen e fundit nga xhepat e shqoptarëve të varfëruar. Kështu I janë vërsulur bizneseve duke I kthyer nga punësues, nga gjeneratorë të ekonomisë në skllevër të narkoshtetit dhe të narkoqeverisë. Këtu u janë turrur baballarëve dhe nënave me taksat dhe tarifat e rritura, ja kryekrimineli, Gjushi I krimit 40 përqind e rriti çmimin e ujit në Durrës.

E vërtetë apo jo?

Populli: Poooo

Ku I çoi këto lekë? Beton për firmën e tij, leje ndërtimi për kriminelët që ka nxjerrë nga burgu me të cilët ka vjedhur votën e durrsakëve, me të cilët ka instaluar në Parlament anëtarët e bandave kriminale si Jurgis Çyrbja, Rrahman Rrahja dhe kukullën e krimit. Vetëm në listën e Durrësit dy kriminelë dhe një bedel krimi. Ky është parlamenti I krimit I cili mori fund me dorëzimin e mandateve të opozitës.

Papunësi dhe varfëri kudo që hedhim sytë. Shtohet varfëria, shtohet papunësia. Ku janë vendet e punës? Ku shkojnë miliardat e eurove të taksave të rritura që nxirren nga xhepat e popullit më të varfër të Europës? Ku janë këto lekë?

Kllouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte klloun por ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë  që fshihet pas shakave bajate ndërsa fut duart ditë për ditë në xhepat tuaj.  Vëllezër dhe motra vetëm sipas të dhënave zyrtare në vetëm dy vite Edi Rama ka kullufitur afro 2 miliard euro.

2 miliard euro nga taksat e shqiptarëve!

Me PPP-ra, me tendera të korruptuar si ai i Unazës së re të Tiranës, 20 milion euro për 1 kilometër. Dëgjoni, dëgjoni: 20 milion euro kilometri i unazës ekzistuese kur me projektet e Bankës Europiane për Zhvillim (BERZH), 1 km autostradë by-passi kushton 3 milion euro.

Shikoni çfarë babëzie ka ky hajdut. Nuk vjedh dyfish, as trefish, as katërfish, por shtatëfish shqiptarët, popullin më të varfër të Europës.

Ja ku janë lekët. Dy milliard euro, i bie që ka vjedhur mesatarisht 2 vitet e fundit, 2.4 milion euro në ditë. 100 mijë euro në orë është tarifa e estradës së Edi Ramës, nuk është estradë është tallje me ju, të vjedhurit e mëdhenj, popullin e Shqipërisë, qytetarët e Durrësit.

Ndaj dua ti bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që tashmë e kanë kuptuar dhe ja zbrazën sheshin dje. Edhe anëtarëve të administratës që rrinin kokëulur, por edhe ndonjërit që qeshte si dele me shakatë e kripura të kryegastorit. Mos qeshni o dele se cdo shaka ju kushton 100 mijë euro tuajat në orë. Kjo është fatura e Edi Ramës për popullin shqiptar.

Sa herë del para jush dhe ngërdheshet si majmun, sa herë del para jush dhe shan opozitën apo merret me pjesët e mija të trupit, sa herë që del para jush ka një hall të madh. Ka një hall jo vetëm të fshehë vjedhjen, port ë fshehë atë që nuk e fsheh dot më kurrë: që bota e tregon me gisht si kryehajdutin e Ballkanit, kryekriminelin e Ballkanit, Maduron e Ballkanit që shqiptarët do ta shporrin.

Dhe dje halli i tij ishte gjigand: Departamenti Amerikan i Shtetit e tha qartë atë që çdo shqiptar e di. 10 vjet më parë Shqipëria hyri në NATO dhe unë pata krenarinë që si ministry juaj I jashtëm bashkë me kryeministrin Berisha, të ngrinim flamurin e Shqipërisë krenar në selinë e NATO-s në Bruksel, krah për krah aleatit tonë më të madhe e më të rëndësishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sepse e kthyem Shqipërinë në një vend të sigurtë, bazë sigurie që eksportonte siguri dhe nuk e konsumonte atë. Një nga pikat kryesore të ndryshimit ishte këtu, Durrësi, siguria portuale që sëbashku e bëmë realitet. Dhe kështu bëmë realitet shumë kushte të tjera të pakapërcyeshme që e bënë Shqipërinë anëtare të NATO-s.

Sot 10 vjet më vonë, miqtë tanë të çmuar, aleati strategjik I Shqipërisë dhe I shqiptarëve dhe partneri strategjik I PD-së dhe Lulzim Bashës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës treguan të zezë mbi të bardhë të vërtetën që di çdo shqiptar: Nga bazë sigurie në bazë të rrjeteve kriminale, Shqipëria bazë dhe strehë e kriminelëve që veprojnë nga Amerika e Veriut në Amerikë të Jugut, nga Europa në Azi, vend kyç për trafikun e heroinës dhe të kokainës dhe kjo e gjitha për shkak, siç thotë raporti “korrupsionit të përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes”.

Natyrisht ju e dini se për kë e ka fjalën, e ka fjalën për Vangjush Dakon, e ka fjalën për Edi Ramën, e ka fjalën për Saimir Tahirin, e ka fjalën për Fatmir Xhafën, e ka fjalën për Arben Ahmetajn. E ka fjalën për bandën e hajdutëve që vodhi votat dhe vazhdon të vjedhë Shqipërinë.

Vëllezër dhe motra sa herë ta shikoni mjerushëm në sheshin e Durrësit si mbrëmë apo në ekrane duke u shtirur si klloun, kujtohuni. Nuk keni një klloun përpara, as thjeshtë një të sëmurë psiqik, por hajdutin më të madh që ka parë ky vend.

100 mijë euro në orë, kjo është bileta. 100 mijë euro është fatura e çdo shqiptari. 100 mijë euro paguan ky popull për estradën e shpifur të Edi Ramës.

A ja vlen?

Populli: jooo

A ja vlen ky çmim?

Populli: Jooo

A ja vlen e ardhmja e fëmijëve tuaj, shkatërrimi I vendeve të punës, shkatërrimi I shëndetësisë dhe I shkollave? A është kjo fatura që duhet të vazhdojmë të paguajmë? A e meriton Durrësi estradën e Edi Ramës që I kushton 100 mijë euro në orë? Ju kushton mirëqënien, zhvillimin dhe punësimin. I kushton fermerëve mjerimin më të madh, se nuk ka mjerim më të madh se të detyrohesh të derdhësh në rrugë qumështin. Sepse sot shitet më lirë se uji, sepse Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve, me sistemin e ri të TVSH-së ka një dhe vetëm një qëllim: ti falimentojnë fermerët shqiptarë, ti falimentojnë fermerët e Durrësit, për të mbushur xhepat e një grushti monopolistësh dhe oligarkësh hajdutë.

Kjo është e vërteta, ky është shkaktari I varfërisë dhe krizës ekonomike. Ai ka një emër dhe një fytyrë, ai është Edi Rama. Largimi I tij është emergjencë kombëtare.

Deri para disa kohësh, shumë kush do kishte thënë; është e pamundur të mblidhen kaq shumë qytetarët e të protestojnë në Durrës!  Kjo nuk është hera e parë, është hera e dytë që unë vi për një takim dhe kthehet në një miting të përmasave që Durrësi se ka parë dhe se ka njohur prej kohësh. Kjo është shenjë e qartë se durimit I ka ardhur fundi dhe se rruga e vetme përpara, është ajo që sëbashku  kemi nisur.

Kur një prind abuzon me familjen, shpërdoron dhe vjedh paratë dhe pasuritë e shtëpisë, shkel, dhunon, poshtëron fëmijët, këtij prindi I tregohet vendi nga drejtësia, shkon para gjyqtarit, shkon në burg po të jetë e nevojshme.

Qeveria nuk na duhet për të treguar barsaleta, ndërkohë që Edi Rama fut duart thellë në xhepat tonë. Qeveria na duhet të kujdeset për hallet dhe problemet e qytetarëve, jo ta rrisë çmimin e ujit siç ka bërë Vangjush Dako dhe Edi Rama, por ta ulë. Jo ti mbyllë bizneset me taksa të larta që vidhen nga një grusht oligarkësh, por ti japë frymëmarrje dhe oksigjen ekonomisë për më shumë vende pune me paga dinjitoze dhe kushte dinjitoze, prandaj duhet qeveria.

 

E pra, nëse një prind abuzues drejtësia e çon atje ku duhet, edhe një qeveri abuzuese duhet ta çojmë atje ku duhet, por këtu kemi një problem të madh, për të cilin na ka thirrur historia.

 

Kur qeveria kapet duke vjedhur, siç është kapur duke vjedhur Edi Rama, kur qeveria kapet duke kryer krime, siç janë kapur këta, atëherë nuk ikën populli refugjat, ikën qeveria, largohet me votë dhe shkon para drejtësisë.  Edi Rama e di fare mirë këtë. Ai e di se nesër, po të mbaheshin votimet në Durrës dhe gjithë Shqipërinë, Edi Rama, Vangjush Dako dhe banda e tij e hajdutëve, do ta paguajnë shtrenjtë poshtërimin, hajdutërinë dhe krimin që kanë kryer ndaj çdo shqiptari, të majtë e të djathtë, në fshat e në qytet, të ri e të vjetër. Prandaj, e ka shkatërruar themelin e demokracisë, votën e lirë. Kush më mirë se durrsakët dhe shijakasit e dinë këtë?!

 

Dosja 339 është dëshmia gjyqësore e rënies së votës së lire, e shkatërrimit të zgjedhjeve, e kapjes dhe shkatërrimit të demokracisë. Dhe kjo është arsyeja se pse Edi Rama ka kapur drejtësinë, ka ndryshuar 5 herë prokurorët e dosjes 339, me shpresën se kështu do të vonojë fatin që e pret Vangjush Dakon, bashkëpunëtorin e Niçes me shokë dhe gjithë kupolën socialiste, deri tek Edi Rama, hajdutët e votave të durrsakëve, hajdutët e votave të shijakasve, hajdutët e vitave të qytetarëve shqiptarë.

 

Ndaj, me zgjedhjet e vjedhura, me Gjykatën Kushtetuese të vrarë, me drejtësinë e kapur nuk kishte asnjë rrugë tjetër për opozitën për t’i shërbyer interesit publik. Nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për ne që të luftonim për t’ju mbrojtur dhe për të avnacuar interesat dhe kauzat tuaja, nuk kishte vendim tjetër që unë, si kryetar i opozitës dhe kryetar i PD mund të merrja, perveçse t’ua riktheja edhe një herë gjykimin ju, sovranit të patjetërsueshëm, qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

 

Vëllezër e motra!

 

Ju durrsakët keni qënë dëshmitarët e parë të eksodit të dhimbshëm të viteve ‘90. Që në ditët e nxehta të korrikut ‘90, ‘91-shit, ‘92-shit e me tej, ju këtu keni qenë dëshmitarët dhe përcjellësit e qindra mijëra shqiptarëve, të rinjve dhe të rejave, bijve e bijave tuaja drejt emigracionit.

 

Rruga jonë drejt Europës ka filluar me sakrifica të mëdha, me sakrifica të jashtëzakonshme, që nuk do t’i harrojmë kurrë. Ne ishim të ndërgjegjshëm për ato saktifica atëherë, të gjithë ata që u larguan, e shumë prej tyre, per fat të mirë, kanë ndërtuar një jetë te mirë të standardeve europiane në Itali dhe në Europë, ishin të ndërgjegjshëm per nevojën e asaj saktifice.

 

Sot, e ardhmja e fëmijëve tanë, këta vogëlushë, të rinj etë teja, na thërrasin edhe një herë për t’i dhënë kësaj rruge etapën finale. Rrugëtimi ynë drejt Europës nuk do të jetë më rrugëtim klandestin, rrugëtim refugjatesh të pashpresë. Rrugëtimi drejt Europës do të jetë rrugëtim i standardeve europiane, sepse vetëm ky rrugëtim është shpresa jonë, demokracia europiane është shpresa jonë, zgjedhjet e lira e të ndershme janë, qeveria e dalë nga vota juaj është shpresa jonë dhe dhënia fund e pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin e të korruptuar deri në palcë, këto janë kauzat për të cilat luftojmë, këto janë kauzat për të cilat jemi bashkaur sonte nënkëtë shesh në mënyrë madhështore, të vendosur dhe qytetare. Këto jane kauzat për të cilat do ta vazhdojmë betejën tonë. Sepse vëllezër dhe motra, rrugë tjetër përveç rrugës europiane nuk ka e nuk mund të ketë.

 

Ka një pengesë për rrugën tonë europiane. Ajo është Shqipëria si Kolumbia, ajo është Maduro i Ballkanit dhe banda e tij hajdute. Koha për zgjidhjen politike është tani. Ka 1 dhe vetëm 1 zgjidhje:

largimi i Edi Ramës, shkaktarit të kësaj gjendjeje, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të rikthejnë votën tek qytetarët shqiptarë dhe, përmes votës tuaj, do të kthejmë mundësinë dhe shpresën, lirinë për punë,  dinjitet, zhvillim dhe, mbi të gjitha, për shpresën e cila po lind në çdo cep të këtij qyteti të lashtë.

 

Vëllezër dhe motra!

 

Era e ndryshimit që fryn nga Durrësi është treguesi më i mirë, sikundër Durrësi është barometri më i qartë për rrugën e re e që ka vendosur të ndjekë shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë.

 

Askush dhe asgjë nuk mund të ma kthejë nga kjo rrugë.

 

Së bashku e kemi nisur, së bashku do ta çojmë deri në fund këtë rrugëtim telë saktificës, sepse e dimë që në fund të kësaj rruge na pret diçka që e kemi ëndërruar tash 30 vite:

Vlera, standarde, parime europiane,

Kosto e përballueshme e jetës, Punësim per rininë,

Liri, mundësi dhe barazi para ligjit për çdo qytetar,

Fund krimit dhe korrupsionit, Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve.

 

Ndaj, ju ftoj që me këtë përkushtim të madh që e keni nisur betejën për këtë qytet të mrekullueshëm, këtë vepër mahnitëse të qytetërimit durrsak e qytetërimit shqiptar, arbnor e ilir, këtë rrugëtim ta vazhdojmë kështu, së bashku, të palodhur, të papërçarë, plot besim tek njëri- tjetri, besim tek qyteti juaj, tek mençuria proverbiale e qytetarisë durrsake.

 

Ju ftoj të mos e humbisni besimin e rigjetur tek vetja. Përballë do të kemi një grusht hajdutësh, një grusht minjsh që nuk po gjejnë vrimë për të futur kokën. Shumë shpejt bashkia do t’i kthehet qytetarëve të Durrësit, shumë shpejt qeveria do t’i kthehet qytetarëve shqiptarë të bashkuar, të vendosur deri në fitore!

 

Zoti e bekoftë Durrësin e krenarisë, kulturës e qytetarisë shqiptare!

 

Zoti i ruajt familjet tuaja maratonomakë të Lirisë dhe Demokraics!

 

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

Fitore!

Read More
30 Mar
0

Edi Rama nuk fsheh dot DASH/ “Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën”

  • Propaganda e Edi Ramës nëpërmjet relativizimit të së keqes nuk mund të fshehë dot të vërtetën e thënë për herë të parë në Raportin e Departamentit të Shtetit se “Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën”.

DEKLARATË E ERVIN SALIANJIT

Edi Rama bëri sot një lojë të rrezikshme propagandistike nëpërmjet Ministrit të Jashtëm në detyrë, duke u përpjekur të zbehë konstatimin alarmant të  Departamentit Amerikan të Shtetit se Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën.

Realiteti që Edi Rama kërkon ta shesë si normalitet nuk mund të mbulohet me propagandën e neveritshme që synon të bëjë shqiptarët për budallenj.

Fjalia e parë e raportit të Departamentit të Shtetit se “Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën”, është përfshirë për hërë të parë këtë vit në raport. Kushdo që e krahason me raportin 2018 do ta konstatojë këtë. I bëj thirrje mediave t’u tregojnë shqiptarëve krahasimin mes dy raporteve për të mos lejuar që Edi Rama me lodrat e tij në qeveri, të mos paraqesin situatën si një normalitet, ku nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Prej të paktën dy vjetësh, Partia Demokratike ka paralajmëruar se pas kanabisit, rradhën e ka kokaina dhe heroina. Bashkëpunimi dhe mbrojtja nga qeveria, i ka dhënë mundësi krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale që të forcohen, duke kthyer Shqipërinë na bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Ka kaluar një vit nga kapja e më shumë se gjysëm toni kokainë në Durrës dhe akoma nuk është zbuluar grupi i strukturuar që qëndron mbrapa një personi të kapur dhe kush ka dalë garant për sigurinë e tij në Shqipëri.

Propaganda e Edi Ramës nuk mund të mbulojë gjetjet kryesore të raportit të Departamentit të Shtetit:

  1. Shqipëria është shndërruar në një vend transiti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar.
  1. Droga e sekuestruar dhe arrestimet janë rezultate nga bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe presioni në rritje ndërkombëtar.
  1. Evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe të heroinës në Shqipërinë qendrore dhe veriore.
  1. Korrupsioni i përhapur gjerësisht, në çdo nivel të qeverisjes kufizon efektivitetin e luftës ndaj drogës dhe ushqen një mjedis ku trafikantët e drogës kanë gjerësisht mundësinë të veprojnë pa u ndëshkuar.
  1. Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale që veprojnë në SHBA, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.
  1. Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë një progres domethënës lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare.

Ky është një konstatim i ri në raportin e Departamentit të Shtetit, sepse krimi i organizuar ndërkombëtar ka gjetur në Shqipëri partnerin e duhur.

Ai quhet Edi Rama, personi përgjegjës, që ka shndërruar Shqipërinë në narkodemokraci. Partia Demokratike dhe opozita është e vendosur të mos e pranojë këtë standard për qytetarët e saj dhe bashkë me qytetarët do ta ndryshojmë këtë realitet!

Read More
29 Mar
0

Zgjidhja e vetme politike është rikthimi i sovranitetit tek populli, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

  • Zgjidhja e vetme politike është rikthimi i sovranitetit tek populli, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Parakusht për këtë është largimi i Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore.
  • Qeveria tranzitore do të çojë para drejtësisë politikanët e kapur duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës dhe do të kthejë kushtet e besimit qytetar për një proces të rregullt zgjedhor.
  • Me Edi Ramën, Shqipëria nga një bazë që eksportonte siguri 10 vjet më parë, kur u anëtarësuam në NATO, është kthyer, sipas DASH, në një bazë operacionale të krimit të organizuar nga Amerika Latine, Azi dhe Europë.
  • Zgjidhje të krizës, me njeriun që e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, me njeriun që i ktheu rrjetet kriminale në bashkëpunëtorë të Rilindjes dhe në aksionarë të pseudoparlamentit shqiptar, nuk mund të ketë.
  • Maduro nuk po bën më shumë, po bën më pak se Edi Rama. Beteja jonë është e drejtë dhe e vendosur. Rikthimi tek zgjedhjet e lira kalon vetëm përmes largimit të njeriut që, për hir të pushtetit, e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës.

 

PRONONCIM I KRYETARIT LULZIM BASHA PER MEDIAT 

 

Pyetje: Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve lokale, ndërsa ne ju kemi dëgjuar në fund të protestës se zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Si do t’i shtyni zgjedhjet z.Basha?

Lulzim Basha: Është e qartë për çdo shqiptar, është e qartë për mbarë botën demokratike se Shqipëria është në një krizë të thellë politike. Shkaku i kësaj krize politike janë zgjedhjet e blera me krimin e organizuar në vitin 2017. Për të mbrojtur veten e tij dhe të gjithë kupolën e organizatës së “Rilindjes” të kapur nga prokuroria, në mënyrë zyrtare, në bashkëpunim me rrjetet kriminale të drogës, Edi Rama ka kapur edhe drejtësinë. Ka shkatërruar pushtetin e tretë. Ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese. Pra, jemi në kushtet e një krize totale politike, kushtetuese dhe pa dyshim në kushtet e një krize ekonomike.

Zgjidhja e vetme politike është ajo që ka propozuar Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar.

Së pari, rikthimi i sovranitetit tek populli, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme, parakusht është largimi i Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore, e cila do të zgjidhë duart e drejtësisë, do të çojë përpara drejtësisë politikanët e kapur duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës dhe do të kthejë kushtet e besimit qytetar për një proces të rregullt zgjedhor.

Për të gjitha çështjet e tjera mendoj se sot është dita të thelloheni në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e bën fare të qartë se Shqipëria në vitin 2018 është në nivelin më të keq në 28 vite sa i përket korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes, po citoj raportin dhe të gjithëpërhapur, kapjes së shtetit nga interesat kriminale dhe kthimit të Shqipërisë nga një bazë e sigurtë që eksportonte siguri 10 vite më parë, kur u bëmë anëtarë të NATO-s, sot në një bazë operacionale, për të cituar edhe një herë Departamentin Amerikan të Shtetit, të krimit të organizuar nga Amerika e Veriut në Amerikën e Jugut, nga Europa, në Azi. Kjo gjë duhet të marrë fund dhe për këtë ka vetëm një rrugë, largimi i Edi Ramës, një qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pyetje: Z. Basha, nuk ka kaluar as 24 orë nga momenti që z.Rama thotë që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Si do t’i shtyni ju zgjedhjet z.Basha, si do t’i pengoni? 

Lulzim Basha: Proukupimi kryesor i shqiptarëve sot, besoj edhe ju si qytetarë në rradhë të parë, i mediave, është dhe duhet jetë dhënia fund e krizës politike dhe kushtetuese si shkaktarë të krizës ekonomike dhe sociale, emigracionit masiv të shqiptarëve. Zgjidhje të krizës, me njeriun që e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, me njeriun që i ktheu rrjetet kriminale në bashkëpunëtorë të Rilindjes dhe në aksionarë të pseudoparlamentit shqiptar, nuk mund të ketë. Nuk ka njeri që nuk e kupton këtë. Maduro nuk po bën më shumë, po bën më pak se Edi Rama, ndaj beteja jonë është e drejtë, e qartë dhe e vendosur. Rikthimi tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme kalon vetëm përmes largimit të njeriut që e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, për hir të pushtetit të karrikes së vetë. Në këtë mënyrë zgjedhjet, asgjësoi Parlamentin, asgjësoi drejtësinë dhe shkaktoi krizën më të rëndë eonomike, papunësinë dhe varfërinë në Shqipëri.

Që këto të marrin fund:

  • Duhet të kthejmë legjitimitetin politik.
  • Duhet të kthejmë qeverisjen tek njerëzit.
  • Duhet të kthejmë qeverisjen tek qytetarët.

Dhe në funksion të kësaj, është koha që të gjithë së bashku të reflektojmë. Ky është edhe funksioni i tryezës që sapo mbaruam. Tani është koha që të gjithë së bashku të ndryshojmë, duke nisur natyrisht nga politika, por ndryshimi duhet të përfshijë këto, duhet të përfshijë edhe mediat.

Falemnderit për interesin.

Read More
29 Mar
0

Siguria e gazetarëve, çensura, autoçensura, interesi ekonomik dhe jo interesi publik, 3 shqetësimet kryesore të indentifikuara nga opozita në raport me median

  • Siguria e gazetarëve, çensura dhe autoçensura dhe përdorimi i mediave për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për avancimin e interesit publik janë 3 shqetësimet kryesore që ka identifikuar opozita në raport me median.
  • Shpreh keqardhjen që 30 vjet pas vendosjes së pluralizmit, po flasim për çështje esenciale, jetike, të mbijetesës ose jo të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe të vlerave europiane në shoqërinë shqiptare.
  • Ndarja dhe kontrollii i pushteteve, liria a medias, liria e shprehjes, liria e grumbullimit dhe protestës pa frikë nga represioni qeveritar, liria e tregut janë çështje themelore të lirisë dhe demorkacisë që sot janë vënë në diskutim.
  • Pasqyrimi sipërfaqësor i ngjarjeve pa hulumtuar dhe pasqyruar shkaqet e problemeve të shoqërisë, ekonomisë dhe politikës i kthen mediat në një amplifikues të propagandës së pushtetit.
  • Për të mbuluar boshllëkun e lënë nga media, është detyruar politika të denoncojë dhe të hulumtojë, në mënyrë që mediat ta pasqyrojnë problemin e thellë me krimin, drogën, korrupsionin dhe lidhjet qeveritare.
  • Kanë ardhur gazetarë italianë, francezë, gjermanë, amerikanë për të zbuluar gjendjen e vërtetë me drogën, problem kyç në raportin e DASH. Media në Shqipëri ka hulumtuar fare pak për këtë dhe pothuajse fare për korrupsion.
  • Rolin më të madh në hetimin e problemeve, që ka ngritur Departamenti Amerikan i Shtetit e kanë luajtur media të vogla, portale online, sesa mediat e rëndësishme dhe të fuqishme kombëtare.
  • Shpresoj që kjo hapësirëë bashkëbisedimi të kthehet në një hapësirë bashkëveprimi për ta shpëtuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe për të çuar në fund rrugëtimin e vendit drejt standardeve dhe normave të BE.

FJALA E KRYETARIT LULZIM BASHA NË TRYEZËN “LIRIA E MEDIAS NË FUNKSION TË MBROJTJES SË DEMOKRACIË”

Dua ta nis me një falënderim për gjithsecilin prej jush, që i jeni përgjigjur ftesave të përbashkëta nga opozita, nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar dhe nga tre shoqatat e gazetarëve, përfaqësues të të cilëve janë z.Rakipi, z.Shkullaku, z.Çipa. Dua t’i falënderoj për angazhimin e marrë për organizimin e kësaj tryeze.

Kjo është tryeza e dytë që organizohet, për fat në të njëjtin vend, pas një tryeze me “Aleancën për Teatrin” me njerëzit e teatrit dhe të kulturës dhe bën pjesë në një përpjekje tonën për të krijuar një hapësirë të vërtetë bashkëbisedimi dhe bashkëveprimi për çështjet kryesore, kauzat kryesore, sfidat kryesore me të cilat përballet vendi, të cilat mund të jenë dhe duhet të jenë pika të përbashkëta, jo vetëm mes opozitës politike të vendit dhe faktorëve të ndryshëm të shoqërisë, por pika bashkimi për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike. E themi këtë sepse këtu sepse sot nuk flasim as për një përgatitje paraelektorale, apo për vizione dhe programe elektorale në raport me përkatësitë ideologjike apo bindjeve politike të Partisë Demokratike, apo kundërshtarëve tanë politikë, por po flasim për çështje esenciale, jetike, të mbijetesës ose jo të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe të vlerave europiane në shoqërinë shqiptare.

  • Ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.
  • Lirisë së medias, lirisë së shprehjes.
  • Lirisë së grumbullimit dhe protestës, pa frikë nga represioni qeveritar.
  • Lirisë së tregut.

Pra, çështjet themelore të lirisë dhe demokracisë për të cilat mund të them me keqardhje më shumë se me ironi, nuk do të ma kishte marrë mendja kurrë që do të uleshit për të diskutuar në një format të tillë 30 vite pas betejës për pruralizëm dhe për Shqipërnë si gjithë Europa.

Dua ta nis me një falënderim të madh për pjesëmarrjen tuaj. Dua t’ju them se si kryetar i opozitës, si Kryetar i Partisë Demokratike, jam sot këtu kryesisht për të dëgjuar dhe për të ndarë me ju pikëpamjet e mia dhe të opozitës për problemet e thella ku ndodhet media shqiptare, por nga ana tjetër t’ju bëj një ftesë se pavarësisht, prej volumit të madh të çcështjeve që duhet të diskutojmë sot këtu në raport me median si një komponent i patjetërsueshëm i demokracisë dhe i lirisë, pa media të lirë, nuk ka demokraci, nuk ka shtet të së drejtës, nuk ka vlera europiane.

Po kështu, për aq sa na lejon koha dhe interesi, duke pasur parasysh se sa e ngarkuar është vetë axhenda e diskutimit të problematikës së medias, t’i kushtojmë pak vëmendje edhe problematikës së përgjithshme të vendit në raport jo vetëm me të sotmen, por edhe me të nesërmen, edhe zgjidhjeve afatagjata dhe të qëndrueshme që ne duhet të ndërtojmë së bashku.

Ne si opozitë me vizionin tonë, me zgjidhjet tona dhe ju me kontributin tuaj për t’i bërë këto zgjidhje me të vërtetë reale, të qëndrueshme në mënyrë që problematikat e mëdha, me të cilat ju ndesheni dhe Shqipëria ndeshet, të mos përsëriten në një spirale pa fund që duket se të paktën për 30 vite në një shkallë apo në një shkallë tjetër mban peng disa prej fushave kryesore të demokracisë, lirisë, shtetit të së drejtës.

Në raport me median, do të doja shkurtimisht ta vendosja theksin tek disa shqetësime kryesore që ne si opozitë, Partia Demokratike dhe unë kemi ngritur prej kohësh.

  • Së pari, problemi i sigurisë të gazetarëve. Kemi zbritur në një nivel jetik ekzistencial atë të sigurisë së gazetarëve të cilët janë nën trysni dhe kërcënim të vazhdueshëm për shkak të detyrës. Nuk e kam fjalën thjesht dhe vetëm, trysni dhe kërcënime nga pronarët drejtpërdrejt, apo përmes drejtuesve, e kam fjalën për kërcënime për jetën siç ka ndodhur në jo pak raste ndaj kolegëve tuaj, kërcënime që kanë marrë formën e goditjeve me armë, siç ishte rasti i gazetares investigative Klodiana Lala.
  • Së dyti problemi i çensurës dhe autoçensurës për shkak të trysninë direkte apo indirekte për të ardhurat ndaj shumë mediave, nga qeveria dhe pushteti.
  • Së treti, përdorimi i mediave për avancimin e interesave ekonomike, dhe jo për interesin e vërtetë të mediave, avancimin e interesit publik.

Mediat kanë probleme objektive të vështirësisë, të mbijetesës ekonomike në mjënyrë të pavarur, kanë po kështu probleme që lidhen me profesionalizmin çka vjen ose nga mungesa e përvojës, ose nga mungesa e arsimit që kanë çuar me dashje ose pa dashje në braktisjen e misionit të medias në shërbim të interesit publik dhe vënien e medias, pavarësisht profesionalizmit, përkushtimit dhe integritetit të gazetarëve, në shërbim të interesave jopublike, në shërbim të interesave private në disa raste në shërbim deri në interesa kriminale.

Problemi kryesor që ne shohim në raport me median, përtej pavarësisë, është pamundësia apo paaftësia për të hulumtuar dhe pasqyruar problemet e thella të shoqërisë, ekonomisë dhe politikës. Sepse kjo i kthen ato në një përforcues, amplifikues të propagandës së pushtetit pjesërisht edhe kronikanë sipërfaqësorë ndodhi kjo, ndodhi ajo, në vend që të luajnë një rol shumë të rëndësishëm të hulumtimit, investigimit dhe nxjerrjes në sipërfaqe të problemeve të shoqërisë, ekonomisë, politikës, qeverisë, opozitës.

Madje kaq i thellë është bërë ky dimension sa që duhet të denoncojë dhe të hulumtojë politika, që ta japin mediat. Pastaj na akuzojnë ne se jemi bërë ne si media. Jemi bërë shpesh si media për çështje të krimit në veçanti, të korrupsionit për të plotësuar atë që gjykojmë se është një boshllëk i lënë nga media.

Le të shikojmë raportin e sotëm të Departamentit të Shtetit.

Është një raport shkatërrimtar për Shqipërinë, për gjendjen e krimit, drogës, pastrimit të parave, korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes, kapjes së shtetit.

Natyrisht, z. Rakip,i kryeministri do të thotë se janë kadrinjtë e Departamentit të Shtetit që e bënë këtë punë, sepse nuk presim përgjigje thelbësore, aq sa ç’ka dhënë përgjigje thelbësore me rastin e investigimit të kapjes së problemeve nga media, aq  presim që të japë sot përgjigje qeveria.

Me siguri këtë do t’ia atribuojë kadrinjëve të Departamentit të Shtetit, por përtej gjuhës së rënduar, psikozës së rënduar të të parit të qeverisë.

Problemi është se sa hulumtime ka bërë media për këto probleme që ngre Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Sa hulumtim ka bërë media jonë?

Kanë ardhur gazetarë italianë, francezë, amerikanë, sapo kisha një intervistë me një freelancer të Zërit të Amerikës, por, gjithsej në Shqipër,i mund të ketë pasur 2-3 investigime të drogës. Të krimit pothuajse fare. Të korrupsionit shumë pak.

Madje sot më shumë rol në hetimin e këtyre problemeve që ka ngritur me forcë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij të publikuar dje, rol më të madh kanë luajtur media të vogla, portale online sesa mediat e rëndësishme dhe të fuqishme kombëtare.

Nuk dua të zgjatem më tej, sepse gjykoj se e sotmja do të jetë vetëm thjesht e evidentimit të problematikës, sepse problematikën e njihni shumë mirë të gjithë, sikundër njoh dhe dua të çmoj përkushtimin dhe integritetin, forcën dhe kurajon me të cilën shumica prej jush këtu në këtë sallë dhe të tjerë që nuk ndodhen në këtë sallë, përpiqen të bëjnë punën tuaj, punën e tyre, shërbimi, misioni kombëtar ndaj interesit publik pavarësisht prej kushteve të vështira do të orientohemi drejt zgjidhjes, që të mos biem në këtë tryezë në atë që unë e konsideroj si një nga problemet e medias, kronikën sipërfaqësore të kronikës, në vend të thellimit, hetimit dhe hulumtimit.

Por nuk mundem të mos e them, me një trishtim të madh në zemër se 10 vjet më parë, në këtë javë, kur unë isha Ministër i Jashtëm dhe po bëheshim gati për Samitin e NATO-s, ku në 7 prill përfundoi procesi i anëtarësimit si anëtar i denjë i vendit tonë në Aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake që ka njohur bota, ishte qeveria amerikane, aleatja jonë më e fuqishme në këtë arritje historike, për ironi të fatit 10 vjet më pas, pikërisht në javën e përkujtimit të kësaj ngjarjeje madhore, raporti i Departamentit të Shtetit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregon se Shqipëria është kthyer në një vend që nuk ka siguri, por lulëzon krimi, droga, pastrimi i parave, korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes”, për të cituar fjalët e këtij raporti, dhe është kthyer nga një vend bazë sigurie për vendet e tjera, Shqipëria është kthyer në një bazë të krimit të organizuar që vepron nga Amerika e Veriut dhe e Jugut në Europë, deri në Lindjen e Mesme”, -e  mbyll citimin e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, z. Rakipi, të kolegëve tuaj, kadrinjëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, siç do t’i quante me siguri zoti kryeministër për të zvogëluar apo asgjësuar domethënien tragjike të këtij raporti për Shqipërinë sot.

Edhe një herë ju falënderoj për pjesëmarrjen, unë jam me stilolaps në dorë për t’ju dëgjuar, për të mbajtur shënim, natyrisht, për të kontribuuar sa të jetë e mundur në këtë tryezë të dytë, në këtë hapësirë bashkëbisedimi që shpresoj që do të kthehet edhe në një hapësirë bashkëveprimi për ta shpëtuar demokracinë shqiptare, për të shpëtuar shtetin e së drejtës dhe për të rinisur dhe çuar deri në fund rrugëtimin e vendit tonë drejt standardeve dhe normave të BE dhe të hapësirës euroatlantike që janë edhe synimi i përbashkët kombëtar i çdo shqiptari dhe objektivi kryesor i Partisë Demokratike dhe i opozitës.

Edhe një herë ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë takim.

Read More
28 Mar
0

Sheshi i protestës është Asambleja e vërtetë për shqiptarët.

  • Sheshi i protestës është Asambleja e vërtetë për shqiptarët. Orët e bandës që ka marrë peng vendin me në krye Edi Ramën, simbolin e krizës ekonomike dhe politike, po numërohen mbrapsht.
  • Protesta tona të pakthyeshme janë jo vetëm për t’i dhënë fund regjimit mafioz të Ramës dhe për ta çuar atë para drejtësisë por për t’u dhënë shqiptarëve një sinjal të qartë shprese.
  • Mesazhi për studentët, sipërmarrjen, fermerët, profesionistët është se vendimet kriminale të kësaj qeverie kundër jush, do të zhbëhen nga PD. Paratë që sot i vjedh Edi Rama dhe oligarkët, do t’u kthehen shqiptarëve.
  • Në antimitingun e tij, Edi Rama kërcënoi me luftë, por në atë karrige ai i ka orët e numëruara. Me këto kërcënime ai duhet të dijë se populli do t’i përgjigjet sy për sy e dhëmbë për dhëmbë!
  • Nëse nuk ka zgjidhje politike, monopoli i parë që do të shembet është monopoli i dhunës shtetërore. Bashkë me këtë monopol do t’i vijë fundi monopoleve në shëndetësi, miniera, naftë, ndërtime, tendera publikë.
  • Kush nuk e ka dëgjuar nga hipokritët e kojtur me paratë e narkokryeministrit, le ta dëgjojë, kush nuk e ka kuptuar, le ta kuptojë mire: zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë! Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë!
  • Askush në këtë kryengritje demokratike popullore nuk është për karrige, për pushtet apo për pazare, por për t’i dhënë fund njëherë e mirë pazareve në kurriz të qytetarëve, pazareve në kurriz të demokracisë.
  • I paralajmëroj prerë dhe qartë bashkëpunëtorët e regjimit kriminal të Edi Ramës me kostum, me kollare, me atlete, me gojën e dhënë me qera se populli as nuk i harron, as nuk ua fal shërbimet ndaj klikës mafioze në pushtet.
  • Do ta vazhdojmë betejën deri në çlirimin e Shqipërisë nga grushti i shtetit që i ka asgjësuar demokracinë, ka blerë ekranet kryesore të mediave, të cilat për faqen e tyre të zezë, kanë braktisur interesin publik.
  • Mirënjohje për gazetarët, turp për pronarët oligarkë të mediave dhe ndjesë në emër të PD për ata që u bënë milionerë në pushtetin tonë, mbi djersën, gjakun dhe sakrificën tuaj dhe shqiptarëve të ndershëm.
  • Ne jemi shpirti i Shqipërisë europiane. Përballë kemi atë që u ngrit kundër Shqipërisë në NATO apo atë që sulmon presidentin e SHBA me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit. Ai e di mirë se orët e tij janë të numëruara.
  • Ne jemi ushtria e njerëzve të lirë. Bashkimi dhe kurajo janë armët tona. Lufta për të drejtat, lirinë dhe demokracinë është mburoja jonë. Besimi tek Shqipëria si gjithë Europa është frymëzimi ynë.
  • Shqipëria do të ketë një të ardhme. Kjo e ardhme nuk do të jetë e Edi Ramës, e narko-trafikantëve, e oligarkëve grabitqarë dhe mashtrues, do të jetë e ardhmja e shqiptarëve e të ndershëm, e Shqipërisë Europiane.

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMORKATIKE, LULZIM BASHA, NË PROTESTËN PARA PARLAMENTIT

Zonja dhe zotërinj, vëllezër e motra, qytetare e qytetarë,

Mirë se keni ardhur në këtë Asamble të vërtetë të Kushtetutës, të Ligjit, të së drejtës, në Parlamentin e vetëm që njoh unë, në Parlamentin e vetëm që njeh opozita e bashkuar, në Parlamentin e popullit të bashkuar për ndryshim.

Përballë nesh dhe pas radhëve të policisë ndodhet banda më famëkeqe e hajdutëve që ka parë dhe ka njohur ndonjëherë Evropa e pasluftës, e kryesuar nga kryehajduti, arkitekti i Shqipërisë Kolumbiane, Maduro i Ballkanit, Edi Rama dhe skota e tij kriminale.

Për 6 vite me radhë, kjo bandë kriminale vodhi dhe varfëroi shqiptarët, i gjobiti dhe u rriti çmimet e kostos bazë të jetës.

6 vite me radhë rriti taksat, rriti energjinë, çoi në burg dhe drejt vetëvrasjes dhjetëra kryefamiljarë që nuk paguanin dot faturat e kripura të bandës së hajdutëve në pushtet.

Rriti çmimin e ujit, rriti çmimin e naftës, shkatërroi dhjetëra mijëra biznese, i nxori njerëzit në mes të rrugës, qindra mijëra i drejtoi drejt dëshpërimit të kurbetit, shkatërroi shëndetësinë, shkatërroi dhe mbylli qindra shkolla, detyroi vogëlushët e pangrënë të shqiptarëve të varfër të ecin edhe njëherë me kilometra të tërë për të shkuar drejt klasave të pangrohura, me kushte çnjerëzore.

Ky është njeriu i cili u bë simboli i krizës ekonomike që ka pllakosur, i papunësisë, i varfërisë, i mungesës së shpresës dhe mundësive për çdo shqiptar.

Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimi, arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë propaganda e shpifur, propaganda e ndyrë që e bënte përdhunuesin hero, narkotrafikantin kryebashkiak e kryebazhibozuk, e bënte anëtar të kuvendit, duke zhbërë ditë pas dite besimin e shqiptarëve tek demokracia, si një amanet nga babai i tij politik Enver Hoxha.

Por njësoj sa ç’mund të ngjallet kufoma e Enver Hoxhës aq mund të ngjallet kufoma politike e Edi Ramës dhe e “Rilindjes”.

Unë e di, se gjithësecili prej jush këtu ka ardhur jo vetëm me vendosmërinë e pathyeshme për t’i dhënë fund regjimit mafioz të Edi Ramës dhe për ta përcjellë Maduron e Ballkanit para drejtësisë ose në azil politik, por, mbi të gjitha, për t’i dhënë një sinjal të qartë shprese çdo shqiptari e çdo shqiptareje kudo ku ndodhet.

Këtu, në këtë protestë, si në çdo protestë tjetër të opozitës, janë bashkuar hallet e panumërta të shqiptarëve. Sot, nga ky shesh ju them, se nuk janë bashkuar vetëm hallet, por edhe zgjidhjet, edhe shpresa për të nesërmen që po vjen.

Studentë shqiptarë, dritës së syrit të çdo prindi, dritës së syrit të demokracisë, themeluesve të Partisë Demokratike dhe të pluralizmit politik, dua t’ju them sot, se ai që ju mashtroi, ai që përbuzi lëvizjen tuaj fisnike, është tashmë i larguar; se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, do t’i zgjidhin problemet tuaja, se dita kur universitetet shqiptare trajtohen si kazerma të Maduros së Ballkanit  po merr fund, se një ditë e re e universiteteve evropiane, e arsimit evropian po agon për ju studentë shqiptarë, rini shqiptare, që jeni në ballë të protestës, në ballë të përballjes, në ballë të rezistencës, në ballë të fitores.

Rama ik!

Nuk ka gardh, nuk ka tel me gjemba që e mban vrullin popullor për ndryshim. Ndryshimi ka nisur, ai nuk do të kthehet mbrapsht.

Rama ik!

Ju them fermerëve shqiptarë se kohët tuaja të dëshpërimit do të marrin fund, se me Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar, paratë që sot jua vjedhin Edi Rama dhe oligarkët do t’ju rikthehen ju, do t’ju rikthehen si subvencione, si investime, se skema korruptive e tvsh-së do të anullohet dhe përgjegjësit do të shkojnë në burg dhe pasuritë e tyre. 

Dua t’i them sipërmarrjes së vogël se kushtet e mbijetesës të cilat ju ka vendosur kjo qeveri kriminale dhe hajdute do të zhbëhen që ditën tonë të parë. Ditën e parë të demokracisë së rivendosur me forcën e shqiptarëve të bashkuar dhe me votën e tyre të lirë. Se askush, absolutisht askush, nuk do të ketë mundësinë t’ju dhunojë, t’ju gjobisë, t’ju godasë, t’ju poshtëroje dhe t’ju marrë bukën e fëmijëve nga goja. Kjo  kohë do të marrë fund! Rama ik!

Mjekët dhe inxhinierët tanë nuk do të duhet më të kërkojnë fatin rrugëve të botës.

Taksa e sheshtë, subvencionet që do të hapin vende  punës dhe do të mundësojnë qëndrimin e rinisë me dinjitet, kushte dinjitoze dhe paga të larta në Shqipëri, janë prapa derës që do të hapim bashkë. Atë derë do ta hapim me çdo kusht e çdo çmim.

Rama ik!

Vëllezër dhe motra,

Ne jemi këtu jo vetëm për të konfirmuar verdiktin e pakthyeshëm popullor të 16 Shkurtit e 16 Marsit, largimin pa kushte të kryehajdutit Edi Rama, por jemi për të nisur së bashku një rrugëtim, në fund të të cilit kurrë më nuk do të ketë rrethana që t’ju vjedhin votën, t’ju vjedhin parlamentin, t’ju vjedhin qeverinë e me qeverinë e vjedhur nga krimi dhe nga oligarkët dhe banditët, t’ju vjedhin bukën  e fëmijëve tuaj, të ardhmen tuaj, dinjitetin tuaj.  Kjo do të marrë fund njëherë e mirë.

Ndaj së bashku me protestat që nuk do të ndalen deri në rrëzimin  e qeverisë kusare të Edi Ramës dhe largimin e kryehajdutit, ne kemi nisur së bashku, në të gjithë Shqipërinë një bashkëbisedim kombëtar që do të çojë drejt hedhjes së themeleve të një demokracie të standardeve, vlerave dhe parimeve europiane dhe amerikane.

Qytetarët ( Rama ik, Rama ik, Rama ik…)

Ndarja dhe balancimi i pushtetit, një parlament që t’i takojë popullit dhe të mos jetë oturak i kryeminitrit, një drejtësi e pavarur që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, janë themelet e ndryshimit që ne, së bashku, do të sjellim.

Liria  e medias, respekti për liritë  themelore të qytetarëve, të jetës, të pronës, së fjalës së lirë, ne do t’u japim fund dhunimit të këtyre të drejtave, ne do të çlirojmë edhe vëllezërit tanë, heronjtë e arrestuar vetëm sepse protestonin kundër diktaturës, të cilët i përshëndes, edhe në emrin tuaj, të gjithë të arrestuarit e protestave tona, heronjtë e demokracisë dhe të lirisë.

Ora e padrejtësisë do të marrë fund shumë shpejt. Por ne do të jemi këtu për të garantuar që kurrë më, oligarkët dhe trafikantët me Edi Ramën në krah, mos shembin shtëpitë tuaja, mos t’ju nxjerrin prej tyre pa të drejtë, pa ligj dhe pa shpronësim, të mos vjedhin pronat tuaja dhe të ndalin dorën e zezë të hajdutërisë që sot shtrihet nga Tirana në Vlorë, nga Shkodra në Korçë e anembanëShqipërisë.

Po, ora e ndryshimit po vjen, e një shteti që do t’u takojë qytetarëve, nga qytetarët dhe për qytetarët. Për këtë, misioni më i madh, të cilin do ta çojmë deri në fund, është shembja dhe rrëzimi i qeverisë së krimit e cila sot nuk është legjitime në sytë e shumivës dërrmuese të shqiptarëve, por përfaqëson mbeturinat e fundit të ëndrrëës më të keqe në këto 30 vite.

Vëllezër dhe motra,

Zonja dhe zotërinj,

Edi Rama, pak ditë më parë, në antimitingun më të turpshëm që nga koha e Ramiz Alisë, kërcënoi popullin e vet, e kërcënoi me luftë. Kërcënoi artistët me shembjen e teatrit, me shembjen e monumenteve të tjera të kulturës.

Edi Rama thirri mendjes se ti në atë karrige i ke orët e numëruara, por me këto kërcënime ta dish se populli do të të përgjigjet sy për sy e dhëmbë për dhëmbë!

Ne nuk trembemi, ne nuk tërhiqemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fund. Liri a vdekje, demokraci a vdekje.

Nuk ka asnjë shans që populli i bashkuar të lodhet të përçahet e te kthehet në rracën e deleve që ke mbyllur në atë kotec, i cili nuk  përfaqëson më vullnetin  e popullit. Ne jemi të bashkuar, ne jemi të vendosur, ne jemi të frymëzuar me frymën e lirisë dhe demokracisë, me frymën e Zotit për të mbrojtur shtëpitë tona, liritë tona demokracinë tonë.

Qytetarët: (Rama ik, Rama ik, Rama ik….)

Ndaj dhe orës, kur monopolin e dhunës e ka vetëm shteti, po i vjen fundi. Nëse nuk ka zgjidhje politike, monopoli i parë që do të shembet është monopoli i dhunës shtetërore, i cili sot dhunon qytetarët e pafajshëm, dhunon protestuesit dhe mbron kriminelët  dhe horrat, trafikantët e drogës, hajdutët të cilët e kanë vendin përpara drejtësisë.

Bashkë me këtë monopol do t’i vijë fundi të gjithë monopoleve të tjera në shëndetësi, në miniera, në naftë, në ndërtime dhe tendera publikë.

Ndaj  mjerë ata oligarkë, mjerë ata  shërbëtorë të Edi Ramës, që i kanë bërë llogaritë gabim.

Ora  e hakmarrjes popullore po afron.

Kurrë më nuk do të pranojmë një demokraci fasadë, siç nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë një parlament fasadë. Zgjidhja politike kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm, edhe të socialistëve të ndershëm që janë braktisur, tradhëtuar dhe vjedhur nga Edi Rama, njësoj si pjesa tjetër e shqiptarëve.

Sot u shtrij dorën të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të gjithë socialistëve të ndershëm, për këtë pakt të madh kombëtar, për këtë ndryshim të madh që po vjen, ndryshimin e pandalshëm të Shqipërisë si gjithë Europa.

Sikundër i paralajmëroj prerë dhe qartë të gjithë bashkëpunëtorët  e këtij regjimi kriminal  me kostum, me kollare, me atlete, me miliarda të vjedhura,  me gojën e dhënë me qera se populli as nuk ju harron as nuk jua fal shërbimet ndaj klikës mafioze në pushtet.

Ne jemi shpirti i Shqipërisë europiane.

Vlerat për të cilat ne luftojmë janë vlerat e Europës, vlerat e Amerikës, ndaj përballë kemi armiqtë  e betuar të Shqipërisë europiane, ata që u ngritën kundër Shqipërisë në NATO,  ata dhe ai që sulmoi presidentin e SHBA dhe vazhdon ta sulmojë me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit me artikuj të paguar.  Ai që çoi faqen e zezë, ministrin e narkotrafikut në Shtëpinë  e Bardhë, ai e di mirë se orët e tij janë të numëruara, ora e Shqipërisë europiane nuk do të ndalet.

Në këtë betejë jemi të gjithë bashkë, jemi të gjithë të vendosur. Në këtë betejë kemi me vete të gjithë miqtë tanë, aleatët, njerëzit që janë investuar për Shqipërinë europiane, për Ballkanin europian, për Kosovën europiane, që i kanë thënë ndal copëtimit të Kosovës për axhendat e Edi Ramës dhe armiqve të kombit shqiptar.

Vëllezër dhe motra!

Përballë kemi kriminelët që fshihen pas një grushti efektivësh të policisë, por ne jemi ushtria e njerëzve të lirë. Ju jeni ushtria më e madhe e lirisë që ka parë ndonjëherë ky vend. Bashkimi dhe kurajo janë armët tona.

Lufta për të drejtat e fëmijëve tanë dhe për demokracinë dhe lirinë, është mburoja jonë. Besimi tek Shqipëria se do të bëhet si gjithë Europa dhe do të zërë vend që i takon, zonjë në mes kombeve europiane është frymëzimi ynë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti e bekoftë demokracinë!

Zoti e bekoftë këtë ushtri kombëtare të lirisë, paqes shpresës dhe demokracisë!

Fitore, fitore!     

FJALA E KRYETARIT LULZIM BASHA PARA SELISË SË PARTISË DEMOKRATIKE

Mirënjohje për ju vëllezër e motra, qytetarë të lirë në shpirt e në mendje, pararendës të lirisë dhe demokracisë evropiane që po vjen.  Sot në këtë protestë, me pjesëmarrjen tuaj, me qëndresën tuaj dhe me zërin tuaj, keni bërë të dëgjohet zëri i shumicës absolute të shqiptarëve, që kanë një mesazh të qartë, të prerë e të parevokueshëm: Rama ik.

Qëndresa dhe beteja jonë po hap një horizont të ri shprese për çdo shqiptar, për çdo burrë dhe grua, që do të ndërtojë këtu të ardhmen e tij e të saj, do të ndërtojë dhe të projektojë këtu një të ardhme evropiane për vogëlushët shqiptarë, për fëmijët e shqiptarëve, për shpresën e të ardhmes, për të cilën sakrifica e një jete të tërë nuk mund e nuk duhet të shkojë dëm, për shkak të një bande hajdutësh që ka marrë peng vendin. E pra, orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht, me çdo bashkim të jashtëzakonshëm proteste, si ky i sotmi.

Kush nuk e ka dëgjuar, nga hipokritët e kojtur me paratë e narkokryeministrit, le ta dëgjojë. Kush nuk e ka kuptuar, le ta kuptojë mirë dhe qartë: Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë.

Kjo betejë ka nisur për çdo shqiptar, ka nisur për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit dhe e korrupsionit më të thellë që ka njohur Shqipëria në 30 vite. Kjo qëndresë ka nisur për t’i kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do të ndalet derisa ta bëjë realitet.

Askush në këtë protestë, askush në këtë kryengritje demokratike popullore, nuk është këtu për karrige, për pushtet dhe aq më pak për pazare, por për t’i dhënë fund njëherë e mirë pazareve në kurriz të popullit, Pazareve në kurriz të qytetarëve, pazareve në kurriz të demokracisë, pazareve në kurriz të lirisë.

I vetmi Pazar që ka mbetur në Tiranë është pazari i gjësë së gjallë, kopja më e shëmtuar e pazarit të Milotit që po e merr përpara vala e papërmbajtshme e revoltës së shqiptarëve të bashkuar. Shpresa i ka hapur krahët e saj dhe po mbulon anekënd vendin tonë. Shpresa për një ndryshim të vërtetë fillon me largimin e bandës së hajdutëve dhe kryehajdutit Edi Rama, por nuk mbaron aty. Të gjithë ne i kemi një borxh të madh Shqipërisë, të gjithë i kemi borxh ta çlirojmë nga të gjitha të këqijat që e kanë marrë peng shpeshherë këtë vend në 30 vite.

Ndaj zotohem sot para jush, bashkëqytetarë të mi, vëllezër dhe motra të sakrificës, njerëz që ngriheni herët në mëngjes për t’iu bashkuar protestës, e largoheni shpeshherë me buzë të thara dhe të pangrënë, por me zemrën plot me shpresë dhe vendosmëri  dhe nuk ka forcë mbi tokë t’ju tradhtojë ju, ta tradhtojë këtë lëvizje për liri dhe demokraci të standardeve europiane, se do të bëhet realitet verdikti juaj për Shqipërinë si gjithë Europa.

Me ju në shi e në diell, me ju në mëngjes, në agim, në muzg e në darkë, në këmbë, në marshim, në përballje, në përplasje, do të jem gjithmonë unë dhe Partia Demokratike, opozita e bashkuar.

Në betejat tona jetike për demokracinë nuk do t’ju braktisim në ëndrrën tuaj më të bukur, që fëmijët e shqiptarëve të gëzojnë demokracinë europiane, mirëqenien europiane, lirinë europiane, këtu në Shqipëri dhe jo si refugjat të larguar nga vendi. Kjo është beteja për të cilën luftojmë.

Kjo është beteja për të cilën çohemi çdo mëngjes dhe do ta vazhdojmë betejën deri në fitore, deri në çlirimin e Shqipërisë nga grushti i shtetit që i ka dhënë fund institucioneve demokratike, ka shkatërruar Parlamentin, ka asgjësuar demokracinë, ka kapur dhe ka blerë ekranet kryesore të mediave të cilat për faqen e tyre të zezë, me paratë e narko-trafikut kanë braktisur interesin publik. Mirënjohje për gazetarët, turp për pronarët oligarkë të mediave dhe ndjesë në emër të Partisë Demokratike, për ata që u bënë milionerë në pushtetin tonë, mbi djersën, gjakun dhe sakrificën tuaj dhe shqiptarëve të ndershëm.

Ora e drejtësisë po afron dhe në këtë orë ne e dimë se betejën që bashkë kemi nisur, bashkë do ta përfundojmë, por bregu i lirisë dhe i demokracisë, ku do të dalë kjo anije kombëtare e shpresës, nuk mund të pranojë më kurrë gabimet e së kaluarës. dua t’i kthej në mësim ato pësime. Për këtë zotohem përpara Zotit dhe përpara jush, misionarëve të lirisë dhe demokracisë.

I gjithë populli, të gjithë shqiptarët e bashkuar për një qëllim, Shqipërinë si gjithë Europa.

Opozitarë, mbështetës të partive të opozitës, Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë, socialistë të zhgënjyer, të tradhëtuar, ngrijeni kokën, bashkohuni në këtë lum drite dhe shprese.

Një ditë e re po agon për Shqipërinë.

Shqipëria do të ketë një të ardhme. Kjo e ardhme nuk do të jetë e Edi Ramës, nuk do të jetë e narko-trafikantëve përdhunues, nuk do të jetë e oligarkëve grabitqarë dhe mashtrues, do të jetë e ardhmja e shqiptarëve të thjeshtë e të ndershëm, do të jetë e ardhmja juaj e Shqipërisë Europiane.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti e bekoftë betejën tonë të drejtë, për liri, për demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa!

Read More
27 Mar
0

Fatmir Xhafaj si ministri që vuri policinë dhe prokurorinë në shërbim të fallsifikimit të së vërtetës.

  • Opinioni publik ka parë përgjatë gjithë këtij viti se si policia dhe prokuroria u vunë në shërbim të karriges së Edi Ramës dhe u investuan me sajimin e dëshmitarit të rremë kundër opozitës.
  • Dy përgjime të reja faktojnë se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, të deleguar nga “shefi i madh”, që provohet se është Fatmir Xhafaj.
  • Përgjimet provojnë se Edi Rama është faktuar si arkitekti i mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj, ndërsa Fatmir Xhafaj si ministri që vuri policinë dhe prokurorinë në shërbim të fallsifikimit të së vërtetës.
  • Partia Demokratike ka vendosur të kallëzojë penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe 4 prokurorët e çështjes “Xhafaj” për shpërdorim detyre, fallsifikim të provave dhe fshehjen e së vërtetës. 

DEKLARATË ERVIN SALIANJI

Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme, nuk i ka zbardhur, faktojnë se dëshmitari i Edi Ramës është i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Përgjimet zyrtare faktojnë në mënyrë tronditëse vendosjen e policisë, prokurorisë, dhe qeverisë nën urdhrat e një trafikanti të dënuar, që mori përsipër rolin e shpëtimtarit të qeverisë së Edi Ramës.

Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, Fredi Alizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë  quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.

Edi Rama vuri bast karrigen e kryeministrit, kur opinioni publik u njoh me faktet tronditëse të trafikut të drogës nga vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në atë kohë, Edi Rama shpalli i pari pafajësinë e Agron Xhafajt dhe akuzoi Partinë Demokratike se kishim sajuar ngjarjen.

Opinioni publik e ka parë përgjatë gjithë këtij viti sesi policia dhe prokuroria u vunë në shërbim të karriges së Edi Ramës dhe u investuan me sajimin e dëshmitarit të rremë kundër opozitës.

Ata sajuan dosjen sipas porosisë së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, për të marrë të pandehur denoncuesit e krimit qeveritar. Por, të verbuar nga pushteti, lanë pas në dosje, gjurmët tronditëse të vënies së shtetit në shërbim të mbulimit të krimit dhe fallsifikimit të provave.

Dosja “Xhafaj” është prova më konkrete se Shqipëria është sot një narkodemokraci, ku policia dhe prokuroria nuk janë në shërbim të zbulimit të së vërtetës, por të linçimit të kundërshtarëve të qeverisë dhe mbrojtjes së trafikantëvë të drogës, në këtë rast, të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përgjimet zyrtare, që Prokuroria në mënyrë të paligjshme, nuk i ka zbardhur, faktojnë se dëshmitari i Edi Ramës është i sajuar, është blerë dhe mbajtur me lekë për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Përgjimet zyrtare faktojnë në mënyrë tronditëse vendosjen e policisë, prokurorisë, dhe qeverisë nën urdhrat e një trafikanti të dënuar, që mori përsipër rolin e shpëtimtarit të qeverisë së Edi Ramës.

Sot po bëjmë publik dy përgjime, që faktojnë jo vetëm se drejtuesit e policisë në Fier paguajnë dëshmitarin e sajuar, Fredi Alizoti, por që, ai qe ka deleguar qepjen e kesaj afere është edhe ai që në bisedë  quhet “shefi i madh” dhe që faktet provojnë se ai është Fatmir Xhafaj.

SINKRON VIDEO

Siç e dëgjuat, dëshmitari i sajuar i kërkon Drejtorit të Policisë së Fierit të takohet me shefin e madh. Këto biseda mes Drejtorit të Policisë së Fierit dhe dëshmitarit të sajuar janë zhvilluar në datat 7 dhe 8 qershor 2018. Në këto data, është e vërtetë se shefi i madh i policëve ndodhet jashtë shtetit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, shefi i madh, Fatmir Xhafaj, ndodhet në Kroaci, në një vizitë zyrtare.

(FOTO)

Përgjimet faktojnë se Edi Rama e ka humbur bastin. Ai është faktuar si arkitekti i mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj, ndërsa Fatmir Xhafaj si ministri që vuri policinë dhe prokurorinë në shërbim të fallsifikimit të së vërtetës.

Partia Demokratike ka vendosur të kallëzojë penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe 4 prokurorët e çështjes “Xhafaj” për shpërdorim detyre, fallsifikim të provave dhe fshehjen e së vërtetës.

Sado të paprekshëm të duken tani, narkoshteti i ndërtuar prej Edi Ramës, nuk do të triumfojë! Herët apo vonë, Edi Rama dhe shërbëtorët e tij do të përballen me ligjin dhe drejtësisë e vërtetë!

Read More