- Përgjimet zyrtare të prokurorisë faktojnë se pushteti kriminal i Edi Ramës e sajoi dëshmitarin e rremë dhe e pagoi atë për të shpëtuar veten dhe për përdorur kundër opozitës.
- Përgjimet faktojnë që prokuroria, në shkelje të ligjit, nuk ka zbardhur disa përgjime, ku dëshmitari i sajuar flet për Taulant Ballën dhe drejtorine Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
- Përgjimet faktojnë se me Edi Ramën, pushtetin real e kanë kriminelët, se Drejtori I Policisë së Fierit është një shërbëtor i dëshmitarit të rremë dhe që detyrohet ta mbajë me para për të sajuar kundër opozitës.
- Përgjimet faktojnë degradimin e Policisë së Shtetit, nënshtrimin ndaj krimit, të policies dhe prokurorisë për interesa kriminale politike kundër kundërshtarit politik që denoncon lidhjet e qeverisë me krimin.
DEKLARATA E ERVIN SALIANJIT
Përgjimet zyrtare të prokurorisë dëshmojnë vënien e qeverisë në shërbim të krimit dhe të mbulimit të tij për të shpëtuar Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, por, në fakt, për të shpëtuar pushtetin kriminal të ndërtuar nga Edi Rama.
Përgjimet zyrtare të prokurorisë faktojnë sajimin e dëshmitarit të rremë dhe gjithçka që kemi thënë që nga zbulimi i skandalit të përfshirjes në narko-trafik dhe të ofrimit të lehtësirave për trafikun e drogës për vëllain e ish-ministrit të brendshëm, deputetit të sotëm Fatmir Xhafaj. Gjithçka sot provohet të jetë e vërtetë.
Përgjimet e sotme që do të publikojmë janë vetëm një pjesë, apo janë episodike në morinë e përgjimeve zyrtare që ka prokuroria, por përgjimet e sotme ashtu si edhe përgjimet e tjera faktojnë qartazi që prokuroria jo vetëm që I fsheh, jo vetëm që është në shërbim të qeverisë dhe kryeministrit, por as nuk denjon që t’i transkriptojë, në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës. Prokuroria e bën me qëllim që të fshehë emrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të kupolës drejtuese të policisë, e përfshirë e gjitha në sajimin apo në përdorimin politik për të mbuluar aferën kriminale, apo të fshehë po ashtu edhe emrin e një zyrtari të lartë të Partisë Socialiste, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Taulant Ballës dhe përfshirjen e tij në aferën e sajimit të dëshmitarit të rremë kundër opozitës.
Video 1 është përmendja për herë të parë, ne kemi vetëm një përgjim të një numri, Prokuroria ka shumë përgjime të tjera në dispozicion të cilat faktojnë qartazi përfshirjen e personave që ne i kemi denoncuar më parë si të përfshirë, me fakte, me shkresa dhe me dokumenta. Sot po e faktojmë përpara jush nëpërmjet audios se si nëpërmjet zyrtarit më të lartë të PS-së, manipulohet, sajohet dëshmitari i rremë dhe më pas çohet sipas një skenari të parapërgatitur tek Drejtori i policisë së Qarkut të Fierit për t’u përdorur si alibi për të shpëtuar pushtetin e Edi Ramës.
Dëgjojeni audion e parë.
Video 1 PËRMENDJA E TAULANT BALLËS NË BISEDË ME DREJTORIN E FIERIT
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Alo!
Alfred Alizoti: Urdhëro!
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: O Fredi, po po vi mo burr, sa kalova Kolonjën. Po vi!
Alfred Alizoti: (nuk kuptohet mirë) … di unë tani
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Jam në Kolonjë tani, kalova Kolonjën. Tani jam në Vajkan.
Alfred Alizoti: Ore vlla, je drejtori ti apo jo?!
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Tani, unë jam drejtori Albert Nushi. Tani ku do më presësh?
Alfred Alizoti: Eeee, unë po të pres te QTU-ja…
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Ku je ti, ku je?
Alfred Alizoti: E..
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Hë…
Alfred Alizoti: Dua të takoj Taulant Ballën
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Kë do të takosh?
Alfred Alizoti: Taulant Ballën ëë vlla. Ë të keqen. Janë muhabete.. të sqaroj unë po hë
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Mirë hajde, mi sqaro.. hajde ciao
Përgjimi zyrtar me Drejtorin e policisë së Fierit, fakton se policia është vënë në shërbim të qëllimit politik të qeverisë për të fshehur të vërtetën e vëllait të ministrit të brendshëm dhe për të akuzuar opozitën. Ka dhjetëra komunikime apo qindra komunikime në fakt mes drejtuesve të policisë dhe një trafikanti ndërkombëtar droge dhe një të dënuari ordiner si Alfredi Alizoti vetëm për shkakun se ai tenton të përdoret kundra opozitës. I kërkoj shumë ndjesë publikut për fjalorin që përdor në këtë rast Drejtori i policisë dhe i përgjuari tjetër, miku i qeverisë Alizoti për fjalorin e tyre, por ky është fjalori i zyrtarëve të qeverisë dhe i kryeministrit dhe ministrave të tij. Video e dytë, përgjim zyrtar nga Prokuroria.
VIDEO 2 – BISEDA ME DREJTORIN E POLICISË FIER
Biseda e transkriptuar
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Fredi..
Alfred Alizoti: Hë, urdhëro. Ça po bën?
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Mirë
Alfred Alizoti: Po si më lini mua rrugëve këtu. Edhe ai b.q.. Ai është b.q prokuror, po unë …
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po ku je o ku je?
Alfred Alizoti: Dëgjo mua, dëgjomë mua. Dëgjomë mua të flas unë tani. Do më dëgjosh mua të flas tani
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Ku je ti ore ku je?
Alfred Alizoti: Do më dëgjosh mua tani.. atë që kam nisur… Eee
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Hë?
Alfred Alizoti: Desha t’i them qëparë: Të kam q.. robt..
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Ku je tani ku je? Në Fier?
Alfred Alizoti: Jam në Tiranë tani, dëgjomë mua…
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Hë?
Alfred Alizoti: Desha ti them qëparë: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Pse ça të tha?
Alfred Alizoti: Më tha mua mos më bëj zotërinë, jam zoti prokuror, desha ti thosha të kam q…motrën mu në p…
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Fredi, po më dëgjo, Frediii. Dëgjomë pak mua!
Alfred Alizoti: Nuk më rruhet k… mua…
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po dëgjomë pak mua ore…
Alfred Alizoti: E ka marrë përsipër Gramozi këtë punë
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Frediiiiii
Alfred Alizoti: Dëgjomë mua ça të them.. Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k. muhabete, e ka marrë në dorë Gramozi këto punë. Fola me Gramozin se I bëj parapritë muhabeteve unë. Nuk jam…
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj?
Alfred Alizoti: Dua diçka se kam ngelë rrugës
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: hë më thuaj, ça do?
Alfred Alizoti: Unë kam ngelur ku më le rradhën e parë
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: E ça do nga unë?
Alfred Alizoti: Do më dërgosh njeri që të flas
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Jam në Fier kam një ngjarje, jam këtu në Ballsh
Alfred Alizoti: Dëgjomë një minutë mua, dëgjomë. E mban mend ku me ke lënë herën e pare?
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po
Alfred Alizoti: Do më dërgosh njeri të më marrë në telefon për 10 minuta, çerek ore.
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po
Alfred Alizoti: E mban mend ku më ke lënë?
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po e mbajë mend, unë Tiranën pak e njoh.
Alfred Alizoti: Do më dërgosh njeri, jepi numrin e telefonit
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po,po, patjetër. Po të lutem se unë tashi ka rrezik edhe për pak të mos më kapi telefoni se jam në një vend këtej nga Ballshi..
Alfred Alizoti: Unë skam lek tani..
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po do të nis unë njeri me lekë
Alfred Alizoti: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.
Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Po, po. E kuptova
Fredi: E mirë hajde rrofsh.
Është për të ardhur keq se si vendoset në shërbim Drejtori i policisë, zyrtari më i lartë, që duhet të jetë për ruajtjen e ligjit në Qarkun e Fierit, vetëm pasi Alizoti ka komunikuar për disa raste, në përgjime telefonike del numri …399 në fund, i Taulant Ballës, me datë 27, vetëm tre ditë para se të jepte dëshminë e sajuar në datë 1, në Prokurori. Këto video që janë një pjesë e qindra audiove të përgjuara nga Prokuroria, tregojnë degradimin e shtetit dhe përfshirjen jo vetëm në lehtësimin për trafikun e drogës, por edhe në mbrojtjen e trafikantëve të drogës. Tregon se si në pushtetin e Edi Ramës pushtetin real e kanë kriminelët dhe se si detyrohet që t’i japë lekë në emër të shefit Drejtori i policisë Alizotit.
Tregon edhe nënshtrimin e policisë, prokurorisë për interesa kriminale politike kundër kundërshtarit politik që denoncon lidhjet e qeverisë me krimin. Faktet në dosje tregojnë, më së paku, shpërdorimin e detyrës nga Ministri i Brendshëm, drejtuesi e policisë, implikim të numrit dy të partisë në pushtet në një çështje që përfshin në krim gjithë shtetin për sajimin e një dëshmitari të rremë, jo për të çuar përpara drejtësisë trafikantët e drogës dhe kriminelët, por për të çuar përpara drejtësisë gazetarin apo ne si denoncues.
Në një vend normal nëse do të kishte prokurori jo të përdorur politikisht siç është prokuroria e sotme, ka të gjitha faktet dhe dosjet në fashikujt e prokurorisë që ndodhen sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe të Tiranës, që të çojnë përpara përgjegjësisë penale, numrin dy të PS-së, ish-ministrin e brendshëm dhe deputetin e sotëm Fatmir Xhafaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe Drejtorin e Policisë së Fierit dhe N/Drejtorin e Policisë së Fierit.
Kjo aferë nëse do të hetohej deri në fund do të shihej implikimi i drejtpërdrejt i Edi Ramës për të ruajtur pushtetin me çdo çmim edhe duke vendosur shtetin dhe policinë nën përdorimin e kriminelëve siç u faktua nga përgjimet të cilat janë vetëm episode nga një mori përgjimesh të Prokurorisë të cilat besoj se do të kemi mundësi që t’i bëjmë publike hap pas hapi.
Read More