Blog

04 Mar
0

Partnerët ndërkombëtarë po ndihmojnë PD për zbatimin e sistemit perëndimor të primareve dhe zgjedhjeve të kandidatëve për deputetë me sistemin “një anëtar – një votë”.

  • Partnerët ndërkombëtarë po ndihmojnë PD për zbatimin e sistemit perëndimor të primareve dhe zgjedhjeve të kandidatëve për deputetë me sistemin “një anëtar – një votë”.

 

  • Përzgjedhja e kandidatëve me përfshirjen e anëtarësisë së PD është një hap shumë i rëndësishëm, si pjesë kyçe e rrugëtimit të shpresës, që kemi nisur bashkë me shqiptarët, më 16 shkurt.

 

  • 16 shkurti është një rrugëtim shprese, që do të mundë sistemin e frikës, me të cilin ka sunduar vendin Edi Rama, duke përdorur si vegla dhunën, kërcënimet, propagandën, përçarjen dhe mashtrimet

 

  • Makineria e Edi Ramës është shkërmoqur. Po mbron parlamentin ilegjitim me një regjim ushtarak, ku duan t’u mohojnë qytetarëve të drejtën kushtetuese për të protestuar, një e drejtë themelore e qytetarëve.

 

  • Edi Rama, “dosja 339” është makthi yt! Uroj ta dish se çfarë përmban edhe “Dosja 184”. Politikanët e përfshirë me krimin do të shkojnë para drejtësisë. Shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

  • Beteja vazhdon si në protesta, edhe në rrugëtimin tonë të shpresës, alternativës dhe të nesërmes që shqiptarët do të kenë. Mesazhi i qartë që vjen dhe nga miqtë tanë: kështu nuk do të vazhdohet më.

 

  • Protesta nesër para parlamentit për të shprehur kundërshtimin me parlamentin ilegjitim dhe me klonimet e dështuara që Edi Rama do të përpiqet të shesë nesër si “fasadë opozitë”.

 

  • Nuk ka për të pasur fasadë opozitë. Çdo hap dhe vendim i një Kuvendi ilegjitim, nuk njihet nga ne. Orët e këtij sistemi kanë filluar të numërohen mbrapsht më 16 shkurt.

 

 

PRONONCIM I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME KOALICIONIN OPOZITAR.

 

 

Këto janë ditë dhe orë intensive për opozitën. Dita ka filluar me takime me partnerët tanë ndërkombëtarë që po ndihmojnë Partinë Demokratike dhe janë të gatshëm ta shtrijnë këtë ndihmë edhe tek partitë e tjera të opozitës, për përgatitjen e Partisë Demokratike që të adoptojë sistemin perëndimor të primareve dhe zgjedhjeve të kandidatëve për deputetë me sistemin “një anëtar – një votë”, që tani është edhe në statutin e Partisë Demokratike.

 

Për dy ditët e ardhshme, partnerët ndërkombëtarë të Institutit Republikan Amerikan dhe më pas partnerët e Partisë Konservatore Britanike, në bashkëpunim edhe me Fondacionin “Konrad Adenauer” të partisë simotër të kristiandemokratëve gjermanë, do të përfshihen në një asistencë të vazhdueshme ndaj Partisë Demokratike, që të nisë zbatimi i rregullit të kushtetutës tonë, kushtetutës së Partisë Demokratike, për përzgjedhjen e kandidatëve të ardhshëm për deputetë, me pjesëmarrjen dhe përfshirjen e të gjithë anëtarësisë së Partisë Demokratike.

 

Ky në vetvete është një hap shumë i rëndësishëm, sepse është pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të shpresës, që kemi nisur bashkë me shqiptarët, më 16 shkurt.

 

16 shkurti është mbi të gjitha një rrugëtim shprese, i cili do të mundë sistemin e frikës, me të cilën Edi Rama ka sunduar vendin këto pesë vite e gjysmë.  Dhunë, frikë, kërcënime dhe propagandë, përçarje dhe mashtrime, këto kanë qenë veglat e sundimit të Edi Ramës.

 

Por sot, makineria e Edi Ramës është shkërmoqur dhe këtë e shohim në vendimin absurd për të mbrojtur parlamentin ilegjitim, nesër, me një regjim ushtarak, ku policë dhe ushtarë që detyrohen të sillen si policë, duan t’u mohojnë qytetarëve të drejtën për të protestuar, e drejtë kushtetuese, e drejtë themelore e qytetarëve.

 

Opozita dhe qytetarët e bashkuar do të vazhdojnë aksionin e përbashkët kundër parlamentit ilegjitim, kundër kësaj qeverie ilegjitime, e cila është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar siç reagon “Dosja 339”.

 

Edi Rama, “Dosja 339” është makthi yt!

 

Ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar nga Zëri i Amerikës dhe nga BIRN, çfarë përmban ajo dosje, uroj ta dish se çfarë përmban edhe “Dosja 184”. Të dyja këto dosje do të zbardhen! Drejtësisë do t’i zgjidhen duart!

 

Të gjithë politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë dhe shqiptarët do të kenë:

  • Zgjedhje të lira dhe të ndershme.
  • Një Kuvend të zgjedhur nga ata dhe jo nga krimi.
  • Një qeveri që jep llogari para atij Kuvendi, para shqiptarëve dhe jo para kriminelëve dhe oligarkëve.

 

  • Kjo është pengesa, për uljen e taksave.
  • Kjo është pengesa, për çmimin më të lartë të naftës.
  • Kjo është pengesa, për papunësinë, varfërinë që ka pllakosur.
  • Kjo është pengesa, për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve, për emigracionin që ka arritur në shifra record, që nga fillimi i viteve ’90.

 

Ne jemi të vendosur ta heqim këtë pengesë. për të hequr këtë pengesë na duhet një qeveri dhe një parlament që të japë llogari vetëm para njerëzve dhe, për këtë arsye, duhet të jetë produkt i votës së njerëzve.

 

Ndaj beteja vazhdon e do të vazhdojë ditë për ditë, si në aksionin qytetar, në protesta, ashtu edhe në rrugëtimin tonë të shpresës, alternativës dhe të nesërmes që shqiptarët do të kenë.

 

Një mesazh është i qartë dhe gjithmonë e po vjen edhe më i fortë, jo vetëm nga qytetarët shqiptarë por edhe nga ata që i duan të mirën Shqipërisë dhe e duan me të vërtetë Shqipërinë europiane, nuk e kanë thjesht fjalë goje, që kështu nuk do të vazhdohet më.

 

Dhe ne si opozitë do t’i qëndrojmë krah për krah qytetarëve duke nisur me nesër në orën 10.00.

 

Ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së njoftuar nga opozita për të shprehur mospajtimin total dhe kundërshtimin absolut me këtë parlament ilegjitim dhe me klonimet e dështuara që Edi Rama do te përpiqet të shesë nesër si “fasadë opozitë”.

 

Nuk ka për të pasur fasadë opozitë. Orët e këtij sistemi kanë filluar të numërohen mbrapsht më 16 shkurt dhe nesër është një ditë tjetër për të treguar se shqiptarët janë të vendosur të marrin atë që ua kanë vjedhur: të drejtën e sovranit për të përcaktuar vetë qeverinë, parlamentin që u takon dhe për t’ua hequr këtë njëherë e mirë nga dora krimit të organizuar dhe oligarkëve, që sot përfaqësohen dhe mbrohen nga Edi Rama.

 

Pyetje: Zoti Basha, cilët janë zyrtarët e lartë të përfshirë në dosjen 184 që ju thatë?

 

Basha: Do të kemi kohë për të zbuluar çdo informacion që na vjen dhe, natyrisht, detyra dhe nderi jua kërkon që këtë pyetje t’ia bëni prokurorisë, sikundër të pyesni: Pse janë vonuar hetimet? Pse nuk zbardhen dosjet?

 

Pyetje: Zoti Basha gjatë kohës që ju prisnit aleatët, KQZ i ka dhënë mandatin katër deputetëve dhe po nis ajo që po quhet opozita e re. Ndërkohë që, maxhoranca u shpreh menjëherë se po kërkon votat për ndryshimin e kodit zgjedhor. Keni një koment?

 

Basha: Çdo hap i një Kuvendi ilegjitim, nuk njihet nga ne. Asnjë ligj, asnjë vendim i një Kuvendi ilegjitim që mbron dhe përfaqëson interesat e një grushti hajdutësh të kapur duke vjedhur paratë e shqiptarëve dhe një grushti kriminelësh të kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve, nuk njihet nga opozita. Këto pra janë vendime që nuk kanë absolutisht asnjë efekt në rrugën që ne kemi nisur.

 

 

 

Read More
02 Mar
0

Takimi i vetëm që unë kam është ai me qindra mijëra shqiptarë më datën 16 mars në protestën e madhe kombëtare dhe takimet e tjera me popullin para asamblesë së krimit.

 

  • Takimi i vetëm që unë kam është ai me qindra mijëra shqiptarë më datën 16 mars në protestën e madhe kombëtare dhe takimet e tjera me popullin para asamblesë së krimit.

 

  • Vendi është në emergjencë kombëtare. ka nevojë për një zgjidhje, që i shërben interesave të qytetarëve dhe jo për një tango që mban në pushtet një grusht politikanësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

 

  • Detyra jonë është që standardet e Gjermanisë, Italisë, Britanisë, SHBA, që i kanë bërë këto vende të zhvilluara e me mirëqenie t’ua garantojnë edhe shqiptarëve në vendin e tyre në Shqipëri.

 

  • Nuk kërkojmë asgjë më shumë për vendin tonë, sesa kushtet dhe standardet që Europa ka garantuar për qytetarët e saj. Nuk mund të pranojmë ne një qeveri që është kapur duke vjedhur votat.

 

  • Nëse bëhet fjalë për standarde të tjera, subeuropiane, qëndrimi im është i i prerë: Ky është një rrugëtim për Shqipërinë si gjithë Europa!

 

  • Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të ndalojë në një stacion të ndërmjetëm, jo europian. Shqipëria do të shkojë drejt Europës duke përqafuar të njëjtat standarde si Europa.

 

  • Rruga është e vështirë dhe me sakrifica. Tani është radha e opozitës të bëjë sakrificën e saj, duke dorëzuar privilegjet, mandat, rrogat, imunitetin.

 

  • Është një sakrificë që opozita e bën që, së bashku me qytetarët, të hapim rrugën e integrimit të vendit në Europë. Dera e futjes në Europë është shpëtimi dhe çlirimi ynë nga krimi dhe korrupsioni.

 

  • Nuk i trembemi asgjëje, sepse marrja e mandateve nga disa prej listës pritëse tregon sesa i kalbur është sistemi dhe që ora e asamblesë së krimit ka ardhur. Këta kanë marrë fund.

 

PRONONCIM I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA

  

Pyetje: Keni patur një ftesë publike dje për dialog nga kryeministri Rama. Do të takoheni me të për t’i dhënë zgjidhje krizës politike?

 

Basha: Populli ka folur qartë. Opozita i është përgjigjur kërkesës popullore  për një ndryshim të vërtetë në Shqipëri. Demokraci fasadë, parlament që vjedh qytetarët dhe nxjerr kriminelët nga burgu nuk do të ketë më. Ndaj, hapi i vetëm për të çuar Shqipërinë në Europë është që t’i japim fund një qeverie të lidhur me krimin, të kemi një parlament të zgjedhur nga populli, një qeveri që është para qytetarëve dhe jo para kriminelëve.

Ndaj dhe takimi i vetëm që unë kam është ai me qindra mijëra shqiptarë më datën 16 mars në protestën e madhe kombëtare dhe, natyrisht, edhe takimet e tjera para asamblesë së krimit, që ka uzurpuar ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Pyetje: Nëse nuk dialogoni zoti Basha, si mund të gjeni zgjidhje?

 

Basha: Çfarë do të thotë nëse nuk dialogoni? Më kë të dialogosh, me Rrajën, me Çyrben apo me Vangjush Dakon?! Pra, një rol shumë të rëndësishëm kanë këtu të gjithë ata njerëz që e kuptojnë se nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për fatin e një partie politike apo të një përplasje midis partish. Bëhet fjalë për fatin e shqiptarëve, demokratë apo socialistë. Mund të vazhdohet më kështu, me një qeveri të kapur në flagrancë duke vjedhur votat, duke vjedhur qindra milionë lekë të shqiptarëve? A mund të vazhdohet duke i gënjyer shqiptarët që ja edhe pak do ta hapim derën e integrimit, kur dihet fare mirë se në Europë nuk të pranojnë, në qoftë se vendi qeveriset nga politikanë të lidhur me banditët dhe me krimin, me të cilët ka marrë votat dhe për të cilët dhe më të cilët ndajnë Shqipërinë si të ishte torte, duke shkatërruar dhe dëmtuar interesat, jetën, shëndetin, pronën e qytetarëve të thjeshtë, duke shkatërruar institucionet e vendit dhe duke detyruar mijëra shqiptarë në ditë të marrin rrugët e emigracionit.

Vendi është në emergjencë kombëtare dhe ka nevojë për një zgjidhje e cila t’u shërbejë interesave të qytetarëve dhe jo për një tango që të mbajë akoma në pushtet një grusht politikanësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

 

Pyetje: Z. Basha ndërkombëtarët jua kanë rrëzuar kauzën: ju thanë jo qeveri tranzitore, ju rrëzuan mjetet, duke dalë kundër bojkotit parlamentar dhe djegies së mandatave dhe dhunës në protesta?

 

Basha: Ajo që faktori ndërkombëtar përfaqëson apo që ka rëndësi për shqiptarët është ky: në vendet e tyre në qoftë se qeveria kapet duke vjedhur votat, ikën qeveria dhe personat përgjegjës shkojnë në burg. Kjo ndodh në Gjermani, prandaj shkojnë shqiptarët azilantë në Gjermani, kjo ndodh në Itali, kjo ndodh në SHBA, kjo ndodh në Britani, kjo ndodh në çdo vend të Europës, ku edhe shqiptarët emigrojnë sot masivisht. Detyra jonë është që këto standard, që i kanë bërë këto vende të zhvilluara, të përparuara, me mirëqenie dhe ku jo vetëm qytetarët e këtyre vendeve ecin përpara, por edhe shqiptarët kur shkojnë si emigrantë ecin përpara, këto kushte t’ua garantojnë edhe shqiptarëve në vendin e tyre në Shqipëri.

Pra, nuk kërkojmë asgjë më shumë për vendin tonë, sesa kushtet që Europa ka garantuar për qytetarët e saj dhe nuk do të pranojmë asgjë më pak, pavarësisht nëse vjen kërkesa nga njerëz të painformuar apo nga njerëz që bëjnë touchdoën në Shqipëri dhe pastaj kthehen në vendet e tyre. Shqiptarët nuk hanë dhe pinë në pritje luksoze në Rogner, nuk hanë e pinë në përfaqësi diplomatike, jetojnë në kushte shumë të vështira. Detyra jonë është që t’i përgjigjemi nevojave dhe kërkesave të tyre dhe për këtë, jam i bindur, që të gjithë përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar që kanë interesat e vendit tonë në mendje dhe në zemër, dhe duan që Shqipëria të jetë si gjithë Europa, nuk mund të kërkojnë asgjë më pak në raport me qytetarët shqiptarë, sesa ç’kanë për qytetarët e tyre. Nuk mund të pranojmë ne një qeveri që është kapur duke vjedhur votat. Ku pranohet kjo, në qoftë se bëhet fjalë për Shqipërinë si gjithë Europa? Në qoftë se bëhet fjalë për standarde të tjera, nëneuropiane, subeuropiane atëherë qëndrimi im është i qartë dhe i prerë: Ky është një rrugëtim për Shqipërinë si gjithë Europa! Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të ndalojë në një stacion të ndërmjetëm, jo europian.

Shqipëria do të shkojë drejt Europës duke përqafuar të njëjtat standarde si Europa. Dhe kjo është një rrugë e vështirë, është një rrugë me sakrifica. Tani është radha e opozitës të bëjë sakrificën e saj, dorëzimi i privilegjeve, i mandatave, i rrogave, i imunitetit, është një sakrificë që opozita e bën që, së bashku me qytetarët, të hapim rrugën e integrimit të vendit në Europë. Hapim derën sepse ajo derë e futjes së Shqipërisë në Europë është shpëtimi ynë dhe është çlirimi nga krimi dhe korrupsioni.

 

Pyetje: A i trembeni faktit se 16 është numri i kandidatëve në listën pritëse që janë shprehur se do të marrin mandatet e deputetëve pas vendeve të lëna bosh nga opozita mund të shtohet?

 

Basha: As nuk i trembemi asgjëje, sepse kjo jo vetëm tregon sesa i kalbur është sistemi dhe që ora e asamblesë së krimit ka ardhur. Këta kanë marrë fund. S’ka rëndësi se kë fusin dhe kë nxjerrin dhe çfarë u japin dhe çfarë u marrin e sa i joshin dhe sa i kërcënojnë. Tregon vetëm se asamblesë së krimit i ka ardhur ora. Prandaj, për t’u kthyer tek pyetja juaj e parë, takimi është me popullin më 16 mars.

 

Faleminderit!

 

Read More
02 Mar
0

Erion Veliaj është kapur në flagrancë duke grumbulluar karta identiteti për të vjedhur votat në zgjedhjet lokale.

​·        Erion Veliaj është kapur në flagrancë duke grumbulluar karta identiteti për të vjedhur votat në zgjedhjet lokale.

·        Prindërve të fëmijëve në çerdhe dhe kopshte u është shpërndarë formulari për dorëzimin e numrit të kartës së identitetit.

·        Është brenda mandatit të OSBE-së të verifikojë dhe të denoncojë marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të numrit të kartave të identitetit.

 

DEKLARATE E ALBANA VOKSHIT, ANËTARE E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE 

Vjedhja e votave dhe manipulimi i zgjedhjeve është prioriteti numër një i Edi Ramës dhe pupacit të tij në Tiranë, Erion Veliaj.

Skema e manipulimit, edhe në Bashkinë e Tiranës, është e njëjta me atë që Partia Demokratike ka denoncuar më herët me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë – detyrimi i prindërve për t’i dorëzuar Bashkisë numrin e kartës së identitetit, që futet në të dhënat personale që mbrohen me ligj.

Në përfundim të mandatit të tij

·        Me nje bilanc të frikshëm korrupsioni;

·        Simbol i betonizimit dhe kullave klienteliste, ku pastrohen paratë e pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar;

·        Simbol i kryebashkiakut që fshehu vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj, për t’i shërbyer mafias së plehrave;

·        Simbol i kryebashkiakut që ka vënë nën kontroll pothuajse çdo media në vend

Erion Veliaj është kapur në flagrancë duke grumbulluar karta identiteti për të vjedhur votat.

Me urdhër të Erion Veliajt, ky formular u është shpërndarë  prindërve që kanë femijët në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, për t’u marrë gjoja leje për publikimin e fotove të tyre. Një nga kërkesat e formularit, është dorëzimi i të dhënave personale, përfshirë numrin e kartës së identitetit.

Urdhri i Erion Veliajt është i paligjshëm. Ligji e ndalon Bashkinë e Tiranës apo çdo institucion tjetër, të marrë të dhënat personale të qytetarëve të saj. Numri i kartës së identitetit është një prej këtyre të dhënave dhe përbën një informacion kyç për zgjedhjet, përsa kohë, karta e identitetit është mjeti kryesor i votimit.

Urdhri i Erion Veliajt nuk i shërben as sigurisë së fëmijëve. Ai rrezikon ekspozimin e fëmijëve me fotografimin e tyre për llogari të fushatës elektorale të mashtruesit numër 1 të Tiranës.

Erion Veliaj nuk njeh asnjë limit, kërkon të përdorë edhe fëmijët e vegjël në çerdhe për interesa të tij përsonalë pushteti.

Partia Demonratike u bën thirrje prindërve të refuzojnë  të japin të dhënat e tyre personale, sepse:

Urdhëri i Erjon Veliajt është i paligjshëm

Urdhëri ka për qëllim manipulimin e zgjedhjeve,

E mbi të gjitha urdhëri përbën kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve të tyre!

Abuzimi flagrant me detyrën i Erion Veliajt, në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi duhet të jetë këmbanë alarmi për institucionet e drejtësisë.

Prokuroria dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet të urdhërojnë nisjen e hetimeve për të ndaluar skemat e vjedhjes së votave dhe jetëve të qytetarëve!

Abuzimi me kartat e identitetit është një nga shqetësimet e ngritura nga OSBE në zgjedhjet e kaluara dhe pjesë e rekomandimit prioritar numur 3 në raportin final të OSBE/ODHIR.

Është brenda mandatit të OSBE-së të verifikojë dhe të denoncojë marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të numrit të kartave të identitetit nga prindërit e fëmijëve në çerdhe dhe në kopshte, për t’i përdorur ato në zgjedhje.

Read More
01 Mar
0

Edi Rama ia ka dorëzuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda bandës së Avdyljave të dosjes 339.

  • Edi Rama ia ka dorëzuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda bandës së Avdyljave të dosjes 339.
  • Grupit kriminal që bënte trafik ndërkombëtar droge, nuk i është prekur asnjë prej pronave dhe pasurive të blera me paratë e drogës.
  • Me Donika Prelën në sistemin e drejtësisë dhe pjesë e SPAK, Edi Rama faktohet kryeprokuror dhe drejtësia në shërbim të bandave që blejnë dhe ndajnë pushtetin me të.

 

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA

 

Dosja 339 e njohur si dosja që fakton blerjen e zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin, është njëkohësisht edhe dosja që fakton se Edi Rama i ka dorëzuar krimit të organizuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dosja 339 ka zbuluar se kryeprokurorja Donika Prela është në shërbim të plotë të bandës së Avdylajve dhe se është emëruar në atë detyrë prej Edi Ramës për shkatërruar dosjen 339.

Edi Rama ua ka dorëzuar Avdyljave Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sepse, grupit kriminal që bënte trafik ndërkombëtar droge, nuk i është prekur asnjë prej pronave dhe pasurive të blera me paratë e drogës.

Avdylajt kanë pasuri përrallore, por shërbëtorja e bandës në Prokurorinë e krimeve të Rënda ka ndaluar sekuestrimin e pasurive të tyre, në shkelje të plotë të ligjit Antimafia.

Sipas një denoncimi të mbërritur në emailet e mbi 30 gazetarëve të vendit, një nga kokat e trafikut të drogës, që siguronte lidhjet e bandës me trafikun ndërkombëtar të drogës, Hekuran Hoxha, është pothuajse i paprekur.

I njohur me nofkën Roni i Shijakut, truri i bandës, jeton në luks, por luksi që ka burim paratë e drogës, ka mbetur i njëjtë, edhe pas arrestimit të tij. Ligji antimafia detyron Prokurorinë e Krimeve të Rënda të sekuestrojë menjëherë pasurinë e trafikantëve të drogës, në mënyrë që t’u ndërpresë atyre çdo mundësi për financimin e aktivitetit kriminal.

Por, përsa kohë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është shërbëtorja e Edi Ramës dhe e bandës së Avdylajve, Donika Prela, trafikantët e drogës, do të vazhdojnë t’i gëzojnë pasuritë e tyre. Sot ne, faktikisht, nuk kemi një Prokurori të Krimeve të Rënda, por kemi një celulë kriminale.

Më herët, Partia Demokratike ka denoncuar faktin se, në kohën që Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit, është liruar nga burgu kreu i bandës së Avdyljave, Astrit Avdyli, në makinën e të cilit u gjet një armë pa leje janarin e vitit që shkoi.

Shërbimi kriminal që Donika Prela ka kryer për bandën që blinte vota për llogari të Edi Ramës në qarkun e Durrësit gjendet në dosjen 339, si pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve. Këtë fakt nuk mund ta mohojë asnjë prej vartësve të sa, duke u fshehur pas lojrave të fjalëve.

Me Donika Prelën në sistemin e drejtësisë dhe pjesë e SPAK, është konfirmuar se reforma në drejtësi ka vdekur, se kryeprokuror është Edi Rama, se krimi i organizuar është i pandëshkueshëm dhe se Prokuroria e Krimeve të Rënda është në shërbim të bandave kriminale që blejnë dhe ndajnë pushtetin me Edi Ramën.

 

Read More
28 Shk
0

Në rrugëtimin 30 vjeçar të shqiptarëve drejt Europës është rradha jonë të bëjmë një sakrificë. Ne e bëjmë këtë sakrificë, sepse qëndrojmë dhe luftojmë për vlerat e Europës.

 

  1. Në rrugëtimin 30 vjeçar të shqiptarëve drejt Europës është rradha jonë të bëjmë një sakrificë. Në e bëjmë këtë sakrificë, sepse qëndrojmë dhe luftojmë për vlerat e Europës.

 

  1. Rrugën drejt Europës e pengon krimi dhe korrupsioni, ortakëria me krimin e organizuar. Sakrifica e opozitës është për të rikthyer demokracinë e vërtetë, për të mos qene fasadë e një parlamenti prodhim i krimit.

 

  1. Rrugëtimi që kemi nisur është rrugëtim europian. Ai do të ketë vetëm një përfundim, çuarjen para drejtësisë të atyre që vodhën zgjedhjet, qeveri tranzitore pa Edi Ramën, zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme.

 

  1. Në Shqipëri nuk ka parlament legjitim. Kuvendi i Shqipërisë ka një bandë ku 1 më 3 deputetë është bashkëpunim i Edi Ramës me krimin e organizuar. Detyra jonë është ta shpalosim me durim këtë të vërtetë para botës.

 

  1. Ne do të gërshetojmë protestat, mosbindjen civile dhe të gjithë aktet e tjera të revoltës dhe zemërimit qytetar kundër bandës që ka marrë peng Shqipërinë me turin tonë të shpresës, të alternativës që kemi për njerëzit.

 

  1. Protestë dhe shpresë për të nesërmen. Ky është elementi i dytë dhe shumë i rëndësishëm i aksionit tonë politik. E ardhmja e Shqipërisë nuk do t’i takojë niçeve dhe bajrëve, por shqiptarëve të ndershëm e punëtorë.

 

  1. Që nga Skandinavia deri në vendet anëtare të BE në Mesdhe, nuk pranojnë për vendin e tyre një kryeministër që qeveris dhe vjedh me krimin, sepse ata kanë zgjedhje të lira e të ndershme.

 

  1. Në vendet e tyre, kur qeveria kapet duke vjedhur, ikën qeveria, jo populli. Asgjë më pak nuk mjafton më për shqiptarët, asgjë më pak nuk meritojnë shqiptarët.

 

 

  1. Mos më kërkoni asgjë që nuk do të pranoni për popujt tuaj. Me qytetarët e ndershëm, jemi të vendosur të sjellim standardet dhe vlerat europiane në Shqipëri. Ne do ta fitojmë këtë betejë.

 

PRONONCIMI I KRYETARIT LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME STRUKTUART E PD NË SHKODËR.

 

Pyetje: Eurodeputetët ishin në Tiranë dhe dhanë një deklaratë që djegia e mandateve të opozitës është rruga e gabuar dhe quajtën legjitim këtë parlament.

 

Basha: E para, unë nuk komentoj kurrë deklaratat e miqve të huaj. Unë sot jam në Shkodër, në qytetin që i ka prirë rrugëtimit prej tre dekadash të Shqipërisë drejt Europës. Kemi tre dekada që udhëtojmë drejt Europës dhe shkodranët e filluan këtë rrugëtim, i prinë këtij udhëtimi për të gjithë shqiptarët. Ky është një rrugëtim i mbushur me sakrifica, është një rrugëtim i dhimbshëm por është, po kështu, rruga e vetme që do ta çojë Shqipërinë drejt shpëtimit, drejt çlirimit të saj nga e keqja që e ka kapur për fyti.

 

Rruga drejt Europës është rruga e vetme që do ta çojë Shqipërinë dhe shqiptarët drejt mirëqenies, drejt zhvillimit, drejt dinjitetit.

 

Në këtë rrugëtim është radha jonë të bëjmë një sakrificë. Ne e bëjmë këtë sakrificë sepse ne qëndrojmë për vlerat e Europës dhe luftojmë për vlerat e Europës. Ne e bëjmë këtë sakrificë sepse kjo sakrificë është e domosdoshme për të zhbllokuar rrugën Europës nga pengesat, që i janë vënë asaj, në veçanti në këto 5 vite, dhe, akoma më shumë, në këto 2 vite të fundit.

 

Rrugën drejt Europës e pengon krimi dhe korrupsioni, e pengon hajdutëria qeveritare dhe ortakëria me krimin e organizuar. Të gjithë në Shqipëri e dinë këtë dhe të gjithë në botë po e dëgjojnë këtë. Detyra jonë është që me durim dhe me vendosmëri të shpalosim të vërtetën dhe faktet që, për një kohë kaq të gjatë, janë helmuar nga propaganda e Edi Ramës. E vërteta dhe faktet na çojnë drejt Europës. Nuk shkohet në Europë me gënjeshtra, me hilera. Në Europë shkohet më të vërteta dhe me vlera. Dhe në këtë rrugëtim e nisim pikërisht në emër të vlerave.

Vlera kryesore e Europës është demokracia dhe sakrifica e opozitës është për të rikthyer demokracinë e vërtetë duke mos qenë fasadë e një Parlamenti, prodhim i krimi, siç është faktuar, tashmë, dhe çdo shqiptar i di dhe që të huajt dhe bota po i dëgjojnë.

 

  • Pengesa kryesore për integrimin e vendit në Europë, është Shqipëria si Kolumbia.
  • Pengesa kryesore për integrimin e vendit në Europë, është vjedhja me qindra milionë euro e lekë, të taksave të shqiptarëve duke i futur në xhepat e oligarkëve dhe politikanëve të korruptuar.
  • Pengesa kryesore për të shkuar në Europë, është kapja e të gjithë pushteteve në duart e një njeriu duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet.
  • Pengesa kryesore për të shkuar në Europa, është qeveria e lidhur me krimin.
  • Pengesa kryesore për të shkuar në Europë, janë zgjedhjet e vjedhura në bashkëpunim me krimin.

 

Kështu nuk shkohet në Europë. Kështu nuk vazhdohet më!

 

Në Europë shkohet me vlera! Në Europë shkohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme!

 

Në cilin vend të Europës kapet qeveria duke vjedhur zgjedhjet dhe ikën  populli në emigracion? Në Europë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ikën qeveria, shkojnë fajtorët përpara drejtësisë, nuk ndëshkohet populli.

 

Prandaj, rrugëtimi që kemi nisur, është rrugëtim europian.

 

Fajtorët të shkojnë përpara drejtësisë. Nuk shkohet në Europë me pandëshkueshmëri. Në Europë shkohet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë, duke zgjidhur duart e drejtësisë dhe duke çuar përpara drejtësisë të gjithë ata që janë kapur duke vjedhur vullnetin e popullit, zgjedhjet e popullit dhe demokracinë, në bashkëpunim me krimin e organizuar.

 

Jam me shumë besim dhe zemërplot, si gjithmonë kur jam në Shkodër, edhe kur nisëm këtë rrugëtim pak javë më pare. Shkodranët i kanë prirë për tre dekada rrugës së Shqipërisë europiane dhe do t’i prijë edhe këtij rrugëtimi final, i cili ka dhe do të ketë vetëm një përfundim, çuarjen përpara drejtësisë të atyre që vodhën zgjedhjet e shqiptarëve, qeveri tranzitore pa Edi Ramën, zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme për një Parlament të popullit, nga populli dhe për popullin!

 

Qytetarët (Poshtë Edi Rama)

 

Pyetje: Është legjitim Parlamenti?

 

Basha: Nuk ka Parlament Republika e Shqipërisë, ka një bandë e cila është faktuar përpara syve të shqiptarëve dhe po faktohet para syve të botës, ku 1 në 3 deputetë, është produkt i bashkëpunimit të Edi Ramës me krimin e organizuar. Parlamenti jo vetëm që nuk është legjitim, por nuk ka Parlament Shqipëria sot, ka një bandë, ku 1 në 3 deputetë, nuk përfaqëson votën e qytetarëve shqiptarë, atyre që kanë mbetur, por përfaqëson niçet, najrët, shullazët me shokë.

 

Pyetje: Cilat do të jenë hapat e mëtejshëm të opozitës mqse janë djegur mandatet?

 

Basha: Hapat e mëtejshëm të opozitës janë me qytetarët dhe për qytetarët. Mbështetja e jashtëzakonshme e qytetarëve diktoi vendimin për djegien e mandateve. Ne iu bindëm urdhrit të sovranit dhe ne do të vazhdojmë, bashkë me sovranin, i cili nuk do të jenë më kurrë bajrat dhe bandat e tjera kriminale të Shkodrës e të gjithë Shqipërisë, por do të jenë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Me ta do ta vazhdojmë rrugëtimin!

 

Ne do të gërshetojmë protestat, mosbindjen civile dhe gjithë aktet e tjera të revoltës dhe të zemërimit qytetar kundër një bande që ka marrë peng Shqipërinë, me turin tonë të shpresës, të alternativës që kemi për njerëzit.

 

Kjo është një betejë që ne e bëjmë për vlerat europiane. Kjo është një betejë që e bëjmë për njerëzit, ndaj e bëjmë me njerëzit, jo të izoluar nga ata siç është klika kriminale në pushtet. Me njerëzit ne do të vazhdojmë të shpalosim vizionin tonë sesi do të duket e nesërmja e Shqipërisë, që Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo e ardhme nuk do t’i takojë as bajrajve, as niçeve, as shullazëve, por do t’i takojë shkodranëve të ndershëm dhe punëtorë, shqiptarëve të ndershëm dhe punëtorë. Dhe ky është elementi i dytë dhe shumë i rëndësishëm i aksionit tonë politik: protestë dhe shpresë për të nesërmen.

Pyetje: Zoti Basha, eurodeputetët theksuan se nuk mund të thuash tani pas dy vitesh që zgjedhjet e vitit 2017-të parregullta. Pse ky aksion nuk është bërë më përpara, në momentin kur ju keni konstatuar që ishin vjedhur votat?

 

Basha: Ne kemi folur qartë që prej ditës së parë dhe ju i keni në arkivat tuaja se çfarë kemi thënë, por thelbi është ky: Kenedi pat thënë dikur “Mos pyesni çfarë do bëjë vendi juaj për ju, po pyesni çfarë do bëni ju për vendin tuaj”. Dhe unë dua që për gjithësecilin prej jush që është akoma në dilemë midis realitetit të mjerë tuajin, të fqinjëve tuaj, të familjarëve tuaj, fëmijëve shqiptarë dhe  deklaratave pa lidhje me realitetin, t’i bëni të njëjtën pyetje çdokujt, çdo miku që  do të mirën e Shqipërisë:

 

  • A do të pranonit për vendin tuaj, këtë që i kërkoni shqiptarëve të pranojnë për veten e tyre?
  • A do të pranonit një kryeministër që vjen me krimin, qeveris për krimin në vend që t’i shërbejë popullit?
  • A do të pranonit vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me PPP korruptive, me tendera korruptivë të demaskuar edhe nga mediat ndërkombëtare?
  • A do të pranonit bashkëqeverisjen në çdo nivel, me bandiët që terrorizojnë qytetarët?
  • A do të pranonit mjerimin ekonomik, varfërinë, mungesën e shpresës dhe emigracionit që kjo ka mbjellur?

 

Sepse përgjigja e tyre do të ishte e thjeshtë dhe e qartë: Askush nuk e pranon këtë për veten e tyre, nga Skandinavia deri në vendet anëtare të BE-së në Mesdhe. Pse? Sepse ata kanë zgjedhje të lira e të ndershme, kanë ndarjen dhe funksionimin e pushteteve dhe sepse, kur qeveria kapet duke vjedhur në Europë, ikën qeveria, hajdutët shkojnë në burg, nuk ikën populli.

 

Prandaj, përgjigja ime është dhe mbetet: Mos më kërkoni asgjë që nuk do të pranonit për popujt tuaj.

 

Partia Demokratike, unë Lulzim Basha dhe, jam i bindur, çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi, jemi të vendosur që, përmes këtij rrugëtimi, të sjellim standartet dhe vlerat europiane në Shqipëri. Asgjë më pak nuk mjafton më për shqiptarët. Asgjë më pak nuk meritojnë shqiptarët.

 

Prandaj ju them se ky është një rrugëtim drejt vlerave europiane. E kemi nisur me Shkodrën dhe shkodranët para 30 viteve dhe me ndihëm e Zotit me Shkodrën në ballë dhe me gjithë shqiptarët e bashkuar, do ta çojmë drejt fitores.

 

Faleminderit!

Read More
27 Shk
0

Largimi i Edi Ramës, një qeveri e përkohshme, tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme janë zgjidhja e vetme politike që do t’u kthejë legjitimitetin politik institucioneve.

  • Përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar. Si rezultat i tolerimit të Edi Ramës me kriminalizimin e politikes, kanabizimin dhe blerjen e zgjedhjeve me krimin e organizuar, është shkatërruar stabiliteti i vendit.

 

  • Edi Rama ka premtuar stabilitet dhe, në emër të stabilitetit, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri. Me idetë millosheviçiane për krijmin e shteteve etnike, po rrezikon stabilitetin në rajon.

 

  • Gara për të zbuluar të vërtetën është në pozita fituese. Pjesëmarrja qytetare dhe mbështetja që kanë dhënë për zgjidhjen politike të opozitës, janë fakt i pambulueshëm nga propaganda helmuese e Edi Ramës.

 

  • Opozita e Bashkuar u prezantuar eurodeputetëve gjendjen kritike të demokracisë shqiptare, ku bashkëpunimi me krimit të organizuar ka çuar në një parlament ilegjitim.

 

  • Opozitës nuk iu la asnjë mundësi, ose të bëhet fasadë e një qeverie të bërë njësh me krimin e organizuar dhe oligarkinë, ose të tregojë rënien e sistemit dhe rrugën politike për të dalë nga kjo krizë.

 

  • Largimi i Edi Ramës, një qeveri e përkohshme, tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme janë zgjidhja e vetme politike që do t’u kthejë legjitimitetin politik institucioneve.

 

  • Nuk ka asnjë komunikim midis meje dhe Edi Ramës. Nuk do të ketë një 2017 tjetër me Edi Ramën. Edi Rama e mori 2017-ën, një përpjekje për të shmangur konfliktin civil dhe e ktheu në Dosjen 339.

 

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMORATIKE, LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME DELEGACIONIN E PARLAMENTIT EUROPIAN.

 

Së pari, dua të falenderoj eurodeputetët për mundësinë që i dhanë Opozitës së Bashkuar për të prezantuar gjendjen kritike të demokracisë shqiptare, falë bashkëpunimit të hapur e të provuar të krimit të organizuar për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, çka ka çuar në një parlament ilegjitim dhe një qeveri, e cila nuk punon për njerëzit, por punon për krimin dhe për hajdutët me të cilët ka ardhur në pushtet.

 

Natyrisht, një nga problemet më të mëdha që vendi ka është mungesa e informacionit apo dezinformimi, për të cilin Edi Rama, me paratë e drogës dhe të korrupsionit, ka ndërtuar një makineri propagande, të shtrenjtë dhe të shtrirë kudo në botë, të ngjashme edhe me atë që ka bërë këtu në Shqipëri.

 

Prandaj, në këtë kuptim ishte e rëndësishme që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë, t’u shpjegonim atyre gjendjen ku ndodhet vendi dhe sesi opozitës, si përfaqësuese e interesit publik, nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër – ose të bëhet fasadë e një qeverie të bërë njësh me krimin e organizuar dhe oligarkinë, që vjedh dhe dhunon shqiptarët, ose t’u tregojë shqiptarëve dhe botës mbarë se ky sistem ka rënë dhe të tregojë rrugën politike për të dalë nga kjo krizë.

 

Kjo rrugë politike është ajo përmes kthimit të legjitimitetit politik përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të parakohshme, të organizuara nga një qeveri e palidhur me krimin që, po kështu do t’i zgjidhë duart drejtësisë për të vepruar në të gjitha ato raste ku krimi i organizuar dhe politikanët e lartë socialistë janë kapur duke vjedhur votat në zgjedhjet e vitit 2017.

 

Kjo, natyrisht, nuk mund të ndodhë si një përpjekje fasadë, siç është përpjekja për të arrestuar Gjush Dakon sa për sy e faqe, por duhet të ndodhë, duke treguar para shqiptarëve një reflektim të thellë, i cili vjen me një akt të ndarjes së Partisë Socialiste nga krimi dhe tutela kriminale e përfaqësuar nga Edi Rama. Largimi i Edi Ramës, një qeveri e përkohshme, tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme janë zgjidhja politike që do t’u kthejë legjitimitetin politik institucioneve, në mënyrë që të zgjidhen nga njerëzit dhe të punojnë për njerëzit dhe me njerëzit.

 

Pyetje: Ndërkombëtarët kanë qenë të ashpër në deklaratat e mëparshme për vendimin që ka marrë opozita. A ka pasur një ndryshim në qendrimin e tyre, pas takimit që patët me ta dhe a kanë kërkuar ata dialog mes jush dhe kryeministrit Rama?

 

Lulzim Basha: Detyra jonë është të shpjegojmë me fakte të pakundërshtueshme realitetin që e njohin shqiptarët në kurriz, në tavolina dhe në xhepat e tyre. Shqetësimi kryesor i faktorit ndërkombëtar për një kohë të gjatë ka qenë stabiliteti dhe kjo është fare e kuptueshme. Por, në këtë fazë të rëndësishme ku ndodhet vendi ynë, ku synon të hapë negociatat për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian, detyra jonë është t’u shpjegojmë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar; se, si rezultat i tolerimit të Edi Ramës në futjen e kriminelëve në parlament në vitin 2013, mbjelljen e vendit me drogë në vitin 2015, kalimin nga kanabisi tek heroina dhe kokaina dhe tani tek pastrimi i parave dhe kthimit të krimit të organizuar në një faktor vendimtar elektoral, ka shkatërruar stabilitetin e vendit. Si? Ka shkatërruar ekonominë, ka shkaktuar varfëri, papunësi, emigracion, zemërim të qytetarëve.

 

Pra, Edi Rama, në mënyrë perfide, ka premtuar stabilitet dhe, në emër të stabilitetit, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin e të drejtës dhe pas kësaj u është lëshuar shqiptarëve. Pra, ky është një proces, i cili ndërvaret nga dy momente. E para, që miqtë tanë, që duan të mirën e Shqipërisë, hap pas hapi do ta kuptojnë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka çuar në një dështim total, se humbet në radhë të parë demokracia e pastaj edhe stabiliteti. Jo vetëm kaq, por, pastaj, autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar si Edi Rama nuk mjaftohen me stabilitetin e vendit, që e kanë bërë copë e çikë, por fillojnë e japin mend edhe për stabilitetin e rajonit, duke përqafuar përqasje antieuropiane, antiNATO e antiamerikane, siç janë ato të futjes së rajonit në procese millosheviçiane të shteteve etnike e ndryshimit të kufijve.

 

Pra, ky është një proces, sepse vetë Evropa është në proces zgjedhor, është në kriza të ndryshme politike. Shqipëria është një vend i vogël, jo i parëndësishëm për stabilitetin, por megjithatë një vend i vogël dhe një makineri e fuqishme e propagandës që punon natë e ditë, duke vjellë fake-news me intensitet edhe më të lartë seç e bën me propagandën këtu në Shqipëri, për t’i helmuar. Megjithatë, kjo garë për të zbuluar të vërtetën tashmë është në pozita fituese. Pse? Qytetarët, pjesëmarrja qytetare dhe mbështetja që kanë dhënë për rrugëdaljen e prezantuar nga opozita, janë një fakt i pambulueshëm edhe nga propaganda e Edi Ramës.

 

Prandaj, ne me durim dhe shumë mirënjohje për ndihmën që faktori ndërkombëtar i ka dhënë ndër vite Shqipërisë për t’u tkhyer nga një diktaturë komuniste, më e ashpra dhe e izoluara e Europës, në një vend anëtar të NATO-s, që synon të hapë negociatat me BE, t’u shpjegojmë

 

  • Se ne po e bëjmë këtë betejë, sepse ne ndajmë të njëjtat vlera me ta.
  • Se ne e dimë që në Europë nuk shkohet me një qeveri që vjedh zgjedhjet me krimin e organizuar.
  • Se në Europë nuk shkohet kur një parlament i kapur nga krimi bën ligje për t’u dhuruar oligarkëve Teatrin Kombëtar apo prona publike për të pastruar paratë e drogës.
  • Se në Europë nuk shkohet, kur të drejtat themelore të njeriut, liria, shprehja, jeta, prona shkelen dhe ata nuk kanë mundësi as të shkojnë në gjykatat normale, as në Gjykatën Kushtetuese, sepse e fundit nuk ekziston dhe të tjerat janë të kapura nga Edi Rama.

 

Pra, është një proces, i cili po vazhdon dhe unë jam me shumë besim se këtë proces opozita, bashkë me qytetarët, do ta çojnë në fund. Kur them bashkë me qytetarët, kam parasysh, jo vetëm ata që na mbështesin ne dhe na votojnë ne, por edhe socialistët e ndershëm, që u ka ardhur në majë të hundës zgjedha e krimit të organizuar në institucionet shtetërore dhe brenda partisë së tyre.

 

Pyetje: A u mirëkuptua ky skenar nga eurodeputetët, sepse edhe dje ka patur një deklaratë të ashpër nga OSBE.

 

Unë, kurrë, nuk do të komentoj deklaratat e askujt, sepse kam një punë shumë më të rëndësishme në raport me qytetarët shqiptarë. Mjaft i kanë komentuar qytetarët dhe kolegët tuaj disa prej këtyre deklaratave. Unë nuk merrem me komentet e deklaratave të misioneve të huaja. Ky është një proces në të cilin, ne, me durim dhe me vendosmëri do t’u shpjegojmë:

 

  • Se përqasja stabilitet mbi demokraci ka dështuar.
  • Se sot në Shqipëri nuk ka as demokraci, as stabilitet.
  • Se kjo ka rrënjosur këtu një autokrat të korruptuar, të lidhur me niçet e krimit, që jo vetëm po hedh në erë stabilitetin e Shqipërisë, ekonominë e Shqipërisë, fatet e shqiptarëve, por, po kështu, po rrezikon edhe stabilitetin e rajonit.

 

Pyetje: Zoti Basha, ambasadori i BE, Luigi Soreca tha një ditë më parë se ka një përpjekje mes palëve për të komunikuar. A jeni ju në një përpjekje me maxhorancën në kanale komunikimi?

 

Basha: Nuk ka asnjë komunikim midis meje dhe Edi Ramës. Komunikimi i vetëm është ai i qytetarëve shqiptarë, vendimi i vetëm është ai që kanë diktuar qytetarët shqiptarë.

 

Pyetje: Zoti Basha a diskutuat me delegacionin në lidhje me qeverinë tranzitore? Si do të funksiojë ajo? Sa do të jetë afati që do të rrijë në detyrë? Paraqitët një datë për zgjedhjet e parakohshme që pretendoni dhe a u diskutua mbi shtyrjen e zgjedhjeve lokale, duke qenë se nuk dihet, nëse opozita do të hyjë në zgjedhje?

 

Basha: Pati interes për mënyrën sesi një nga hapat e rëndësishëm për të dalë nga kriza, ajo e qeverisë tranzitore do të funksionojë. U bëmë të qartë se për ne qeveria tranzitore ka dy detyra: të distancohet nga krimi i organizuar dhe të luftojë krimin e organizuar, pra t’i shpallë luftë, dhe së dyti, t’ia zgjidhë duart prokurorisë, që të gjithë politikanët e kapur duke blerë zgjedhjet e vitit 2017, në bashkëpunim me krimin e organizuar, të shkojnë para drejtësisë.

 

Pyetje: Zoti Basha, a është e gatshme opozita të pranojë një negocim ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës, njësoj siç ndodhi në 2017, kur erdhi zoti McAllister?

 

Basha: Nuk do të ketë një 2017 tjetër me Edi Ramën. Edi Rama e mori 2017, një përpjekje për të shmangur konfliktin civil dhe e ktheu në Dosjen 339,  që është maja e ajsbergut dhe provon si Edi Rama dhe hierarkët e tjerë, vartës të tij, shkatërruan procesin zgjedhor, bashkë me krimin e organizuar, që të kapnin tepsinë, e cila sot është në duart e Edi Ramës dhe të krimit të organizuar. Pra, e vetmja zgjidhje politike është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, e cila të demonstrojë mjaftueshëm vullnet për t’u distancuar nga krimi i organizuar, për t’i shpallur luftë krimit të organizuar dhe që t’i zgjidhë duart prokurorisë, që të gjithë këta që janë kapur, nga Vangjush Dako tek Damian Gjiknuri, tek Safet Gjici, tek Taulant Balla me shokë, janë kapur, janë përgjuar duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur votat, të shkojnë para drejtësisë.

 

Read More
26 Shk
0

Qytetarët që u mblodhën brenda pak orëve i treguan Maduros së Ballkanit se ky vend ka zot dhe zoti janë qytetarët dhe populli sovran i Republikës së Shqipërisë.

  • Qytetarët që u mblodhën brenda pak orëve i treguan Maduros së Ballkanit se ky vend ka zot dhe zoti janë qytetarët dhe populli sovran i Republikës së Shqipërisë.

 

  • Me urdhrin për të sulmuar fëmijët dhe gratë në protestë me lëndë kimike, Edi Rama i shpalli luftë qytetarëve të vet. I them Edi Ramës se koston do ta kesh 100% ti.

 

  • Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve, të cilët protestonin në paqe për të marrë sendin e vjedhun nga bandat kriminale të Edi Ramës, Kuvendin e Shqipërisë.

 

  • Ne nuk frikësohemi, sepse ne luftojmë për një kauzë të drejtë. Ne luftojmë për zgjedhje të lira e të ndershme. Përballë kemi republikën e krimit, prej krimit e për krimin, të cilën do ta shembim nga themelet.

 

  • Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia na tregon se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. Kanë hequr korrentin, por populli do t’u heqë prizën!

 

  • Sot ne nuk kemi më Kuvend, nuk kemi më qeveri dhe, për fat të keq, nuk kemi më as polici. Kemi vetëm një bandë hajdutësh dhe kriminelësh, që keqpërdorën sot institucionin që ka për detyrë të mbrojë ligjin.

 

  • Ne nuk e njohim më, jo vetëm Kuvendin dhe qeverinë e krimit, por as policinë e krimit dhe mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në very. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë dhe veglat e saj.

 

  • Çdokush, me uniformë dhe pa uniformë, me syze analisti apo kostum oligarku që është në krah të bandës së hajdutëve dhe Edi Ramës, është tradhëtar i interesave të shqiptarëve dhe do të trajtohet si tradhëtar kudo që ndodhet.

 

 

 

FJALA E KRYETARIT BASHA NË PROTESTË PAS HEDHJES SË GAZIT LOTSJELLËS NGA POLICIA

 

Basha: Vëllezër dhe motra a jeni mirë?

Protestuesit: Pooooo

Basha: Të vendosur?

Protestuesit: Poooo

Basha: Të bashkuar?

Protestuesit: Poooo

Basha: Zoti ju bekoftë ju! Rama ik!

 

Sot Edi Rama ka urdhëruar një akt të pandodhur kurrë më parë, sulmin me lëndë kimike ndaj fëmijëve, motrave, grave dhe nënave, edhe grave shtatzëna, teksa bashkë me vëllezërit dhe baballarët e tyre ushtronin të drejtën legjitime të protestës qytetare, kundër Kuvendit të krimit, prej krimit dhe për krimin.

Edi Rama, sot me këtë akt, i ka shpallur luftë qytetarëve të vet. Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në emër të opozitës, në emër të gjithë qytetarëve që kanë frikë vetëm Zotin dhe asgjë tjetër, i them Edi Ramës: se me këtë akt shpallje lufte ndaj qytetarëve këtu, koston do ta kesh 100% ti.

 

Ne nuk frikësohemi, ne nuk ligshtohemi, sepse ne luftojmë për një kauzë të drejtë. Ne luftojmë për një mision të madh për fëmijët e shqiptarëve, për të nesërmen e tyre europiane. Ne luftojmë për liri, ne luftojmë për demokraci, ne luftojmë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe përballë kemi një shtet që nuk është më i shqiptarëve, një repuBlikë të krimit, prej krimit e për krimin, të cilën do ta shembim nga themelet.

 

Ky vend ka dy rrugë: të pranojë skllavërinë e krimit e tiranisë me kokën dhe zërin e Maduros së Ballkanit ose të ngrihen i gjithi njëzëri, një trup, gegë e toskë, myslimanë dhe të krishterë, demokratë e socialistë dhe të marrim në dorë fatin tonë dhe të atdheut tonë.

 

Beteja që ka nisur është pa kthim dhe historia e gjatë dhe e shkurtër e këtij vendi na rrëfen sesi do të përfundojë kjo betejë: me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e lirisë, demokracisë dhe të vlerave europiane për të gjithë shqiptarët.

 

Asgjë nuk e ndal dot… (fiket fonia)

 

Kanë hequr korrentin, por populli do t’u heqë prizën!

 

FJALA E KRYETARIT BASHA TEK PARTIA DEMOKRATIKE, PAS PROTESTËS

 

Protestues, njerëz që keni vendosur të mos ulni kokën dhe të pranoni fatin e skllavit, që pasi vidhet, poshtërohet dhe dhunohet, fatin që Edi Rama dhe skota e tij e kriminelëve kërkon për të gjithë shqiptarët, por që jeni ngritur për të mos u ulur më, deri në fitoren totale të lirisë dhe demokracisë, mbi dhunën, vjedhjen dhe mashtrimin, të fitores së qytetarëve mbi bandën kriminale që ka marrë peng Shqipërinë. Si minjtë u mblodhën sot, duke shpresuar se tinëzisht do t’ia hidhnin popullit.

 

Ju falenderoj nga zemra, qindra e mijëra qytetarë, që brenda pak orëve, u mblodhën si asnjëherë tjetër në historinë tonë, për t’i treguar jo vetëm skotës mafioze dhe Maduros së Ballkanit, por mbarë botës, se ky vend ka zot dhe zoti janë qytetarët dhe populli sovran i Republikës së Shqipërisë.

 

Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestonin në paqe për të marrë sendin e vjedhun nga banda kriminale e Edi Ramës, me Vangjush Dakon e krimit, me abdylajt, me bajrët e me shullazët, atë që përfaqëson themelin e republikës, atë që përfaqëson vullnetin e sovranit, Kuvendin e Shqipërisë.

 

Sot ne nuk kemi më Kuvend, nuk kemi më qeveri, dhe për fat të keq, nuk kemi më as polici. Kemi vetëm një bandë hajdutësh dhe kriminelësh, që keqpërdorën sot institucionin që ka për detyrë të mbrojë ligjin. Shkeli ligjin, siç e ka shkelur gjithë këto kohë. Kriminelët me damkë nuk arrestohen, por promovohen e bëhen deputetë e kryetarë bashkish, bëhen biznesmenë dhe kur gjakosin në mes të Tiranës, edhe kur kapen duke vjedhur zgjedhjet, edhe kur duan të prishin shtëpitë e qytetarëve, nuk i gjen asgjë, ndërsa qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre, goditën nga kjo bandë.

 

Sonte le t’i çojmë këtë mesazh çdo shqiptari dhe çdo shqiptareje të ndershëm se ne nuk e njohim më, jo vetëm Kuvendin e krimit dhe qeverinë e krimit, por as policinë e krimit dhe mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në veri, se ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë dhe veglat e saj.

 

Çdokush, me uniformë dhe pa uniformë, me syze analisti apo kostum oligarku që është në krah të bandës së hajdutëve dhe Edi Ramës, është tradhëtar i popullit të vet, është tradhëtar i interesave të shqiptarëve të thjeshtë dhe do të trajtohet si tradhëtar nga qytetarët shqiptarë kudo që ndodhet.

 

Të bashkuar si asnjëherë, demokratë e socialistë, të krishterë e myslimanë, gegë e toskë, sot vazhdojmë rrugën tonë drejt destinit hyjnor final, demokracisë europiane, Shqipërisë si gjithë Europa.

 

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

Fitore!

 

Rama ik!

 

 

Read More
26 Shk
0

Karriget e zaptuara në Parlamentin e blerë nga krimi nuk janë të Maduros së Ballkanit, të narkotrafikantëve dhe banditëve të veshut me pushtet.

 

  • Karriget e zaptuara në Parlamentin e blerë nga krimi nuk janë të Maduros së Ballkanit, të narkotrafikantëve dhe banditëve të veshut me pushtet. Ata nuk përfaqësojnë asgjë. Pushteti i vërtetë u takon qytetarëve shqiptarë.

 

  • Kurrë më parë nuk është mbledhur një numër kaq i madh qytetarësh brenda pak orësh. Klikës kriminale i ka ardhur fundi. Nuk do të ketë më asnjë minutë paqe me qeverinë që i shpalli luftë popullit.

 

  • Ne jemi sot këtu, me një mesazh të qartë e të prerë: koha për fjalë ka mbaruar. Le ta dëgjojë e gjithë bota, se ne e kemi nisur këtë betejë, për fatin evropian të vendit, për vlerat evropiane të  zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

  • Ky vend i bekuar nga Zoti, nuk është i varfër, por është i vjedhur. Do të jemi në sheshet e çdo beteje, derisa ta largojmë këtë klikë të korruptuar që ka zënë peng Shqipërinë dhe e ka mbyllur derën evropiane të saj,

 

  • Kjo është një betejë që do ta çlirojë vendin nga klika mafioze, duke çliruar zgjedhjet, duke çliruar parlamentin. Sovrani është populli shqiptar dhe jo kriminelët e ulur në sofrën e pushtetit.

 

  • Vëllezër e motra me uniformë, që qendroni mes hajdutëve e kriminelëve dhe popullit të vjedhur e të dhunuar, bëni detyrën, arrestoni hajdutët dhe nxirrini me pranga në duar, përpara sesa t’i arrestojë populli i bashkuar.

 

  • Edi Rama, Sandër Lleshi dhe të gjithë ata që urdhëruan goditjen me gaz të nënave shtatzana, grave dhe fëmijëve mbajeni mend: Nuk do të fshiheni dot! Do të jepni llogari para ligjit, horra dhe tradhtarë të vendit tuaj!

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA NË PROTESTËN PARA PARLAMENTIT

 

Vëllezër dhe motra!

 

Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë!

 

Banda e hajdutëve, me hajdutët dhe për hajdutët, edhe sot e bëri aktin e saj tinzar dhe të paligjshëm. Sot prapa asaj godine ku duhet të jetë vullneti i qytetarëve shqiptarë, nuk është më Kuvendi i Shqipërisë, por banda e krimit dhe e hajdutëve që kanë marrë peng Shqipërinë. Ata që kalojnë ligje antikushtetuese për të vjedhur milionat nga populli më i varfër i Europës, Ata të cilët bashkë me krimin e organizuar futën duart në kutitë e vullnetit të shqiptarëve, dhe i dhanë Shqipërisë Maduron e Ballkanit, kryehajdutin dhe kryebanditin Edi Rama, i kanë zaptuar ato karrige në bashkëpunim me krimin, por ato karrige nuk janë në shitje, ato karrige nuk janë karriget e narkotrafikantëve dhe hajdutëve, ato karrige që sot zaptohen nga banditët e veshur me pushtet dhe imunitet, nuk përfaqësojnë asgjë, sepse pushteti i vërtetë u takon qytetarëve shqiptarë, i takon popullit.

 

Ne, të gjithë bashkë, kishim njoftuar protestën tonë të radhës për ditën e enjte, ditën kur sipas rregullave dhe ligjit, duhej të mblidheshin në atë sallë për të reflektuar orët e fundit, përpara se populli t’i fshijë e t’i marrë përpara. Por, nga tmerri i bashkimit popullor, në mënyrë ilegale, ata ndryshuan orarin, ndryshuan që t’i shpëtojnë zemërimit të njerëzve. Unë e di se kurrë më parë nuk është mbledhur një numër kaq i madh qytetarësh brenda një ore, brenda disa orësh, brenda një kohe kaq të shkurtër. Lexojeni këtë mirë, se fundi i ka ardhur klikës kriminale, se nuk do të ketë më asnjë minutë paqe me qeverinë që i ka shpallur luftë demokracisë e kushtetutës, me qeverinë e banditëve që i shpalli luftë popullit , me banditët e veshur me pushtet, që shkatërrojnë pa ligj shtëpitë e njerëzve, që vjedhin taksat e tyre, që i nxjerrin kriminelët nga burgu dhe i bëjnë kryebashkiakë e kryeparlamentarë, dhe që ndëshkojnë popullin e varfër të këtij vendi.

 

Ne jemi sot këtu, me një mesazh të qartë e të prerë në emër të opozitës, që është mesazhi i shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të djathtë e të majtë: Edi Rama, ti që u ke hequr bukën e gojës shqiptarëve, ti që i detyron të ikin, nuk ke për ta bërë parlamentin rrulotë me rrota, që ta zhvendosësh sa andej-këndej, të mbushur me kriminelë, ora e së vërtetës ka ardhur dhe koha për fjalë ka mbaruar.

 

Ndaj, vëllezër e motra, le ta dëgjojë Tirana dhe e gjithë Shqipëria, le ta dëgjojë gjithë bota, zërin e vetëm që do të dëgjohet këtej e tutje në këtë vend, zërin e qytetarëve, zërin e njerëzve të thjeshtë e të ndershëm, zërin e popullit evropian të Shqipërisë. Ne e kemi nisur këtë betejë, për fatin evropian të vendit. Ne luftojmë për vlerat evropiane të  zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe jo votës së blerë e të diktuar nga narko-mafia, të pushtetit të ndarë e të kontrolluar e jo të kapjes së drejtësisë për të mbrojtur Vangjush Dakon, për të mbrojtur Qazim Sejdinin, për të mbrojtur Saimir Tahirin, për të mbrojtur Damian Gjiknurin, për të mbrojtur hajdutët dhe kriminelët, të bërë njësh me këtë pushtet të krimit.

 

Ne jemi mbledhur, sepse ne e dimë që ky vend i ka të gjitha mundësitë për t’u dhënë shqiptarëve dhe vogëlushëve të tyre, shanset, mundësitë, lirinë për të ndërtuar jetën e tyre në vendin e tyre. Sepse ky vend është i bekuar nga Zoti, sepse ky vend nuk është i varfër, por është i vjedhur. Ky është fundi i hajdutëve. Rama Ik. Ndaj, sonte, të derdhur në këtë shesh dhe në sheshet e çdo beteje, derisa ta largojmë këtë klikë të korruptuar që ka zënë peng Shqipërinë dhe e ka mbyllur derën evropiane të saj, le të ushtojë zëri juaj, zëri i qytetarëve të lirë të vendit. Të ushtojë papushim zëri juaj derisa ai të kthehet në ligjin e paabrogueshëm të Republikës së Shqipërisë, ku sovrani është populli shqiptar dhe jo kriminelët e ulur në sofrën e pushtetit.

 

Kjo është një betejë që do ta çlirojë vendin nga klika mafioze, duke çliruar zgjedhjet, duke çliruar parlamentin. Kjo është një betejë që do të çlirojë vogëlushët nga makthi i përnatshëm, teksa ndjejnë pamundësinë e prindërve të tyre për t’iu përgjigjur nevojave themelore. Ky është një bashkim që do të çlirojë udhëtimin evropian të Shqipërisë. Do të çlirojë edhe socialistët e ndershëm nga banda kriminale e Edi Ramës.

 

Vëllezër e motrat tona me uniformë!

 

Ju qendroni mes hajdutëve dhe kriminelëve në atë godinë dhe popullit të vjedhur e të dhunuar në anën tjetër. Bëni detyrën, ndiqni modelet, arrestoni hajdutët. Arrestojini dhe nxirrini me pranga në duar, siç e kërkon ligji i vendit. Arrestojini, bëni detyrën tuaj para kushtetutës dhe ligjit. Arrestojini, përpara sesa t’i arrestojë populli i bashkuar.

 

Asnjë fasadë nuk pi më ujë. Kupa është mbushur. Edi Rama ëshë shkaktari i varfërisë, i mjerimit dhe i papunësisë. Me Edi Ramën nuk do të ketë as zhvillim, as integrim, as paqe, as stabilitet, por vetëm betejë të përditshme e të përnatshme, deri në largimin e klikës kriminale që ka zaptuar qeverisjen e vendit.

 

Këto fjalë kisha për të ndarë me ju dhe tani, si qytetar, në krahun tuaj, si qytetar, për t’i treguar Shqipërisë dhe Evropës, që parlamenti i krimit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

 

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

 

 

NDËRHYRJA E KRYETARIT BASHA PAS SULMIT ME GAZ LOTËSJELLËS NGA POLICIA MBI PROTETSUESIT

 

Edi Rama, Sandër Lleshi dhe të gjithë ata që, në mënyrë të paprovokuar, urdhëruan goditjen me gaz të nënave shtatzana, të grave dhe të fëmijëve në këtë protestë, se ne të tjerëve s’keni çfarë na bëni, mbajeni mend: dita do të vijë dhe asnjëri prej jush nuk do të fshihet dot, as pas arbitraritetit të uniformës, as pas imunitetit, por do të jepni llogari para ligjit, nga i pari tek i fundit. Sovrani do t’ju çojë para drejtësisë dhe në burg atje ku e keni vendin, horra dhe tradhëtarë të vendit tuaj.

 

Read More
26 Shk
0

Ky parlament që po mblidhet në ilegalitet, është tërësisht ilegjitim.

·         Ky parlament që po mblidhet në ilegalitet, është tërësisht ilegjitim. Ata mund të marrin vendime në emër të krimit dhe bandave, por nuk mund të vendosin jnë emër të shqiptarëve.

 

·         PD fton qytetarët të jenë para parlamentit sot në orën 16.30 për të protestuar kundër një qeverie ilegjitime. Ne do të zhvillojmë protestën kudo dhe kurdo që të mblidhen.

 

·         Deputetet e PD kanë dorëzuar mandatet dhe nuk kanë asnjë imunitet ndaj drejtësisë. PS ka frikë nga SPAK dhe, me ndryshimet e reja ligjore, nuk lejon arrestimin e deputetëve dhe ministrave të saj.

 

PRONONCIMI I NËNKRYETARIT TË PD, EDI PALOKA PËR GAZETARËT

 

 

Pyetje: Z.Paloka është thirrur sot seancë plenare në orën 17:00. Cili është qëndrimi juaj?

 

Edi Paloka: Siç e kam deklaruar që në mëngjes, për hapjen në mënyrë ilegale të njoftimit për deputetët e maxhorancës që seanca që ishte njoftuar që të enjten do të mblidhet në fakt sot në orën 17:00, është mbledhja e një parlamenti ilegjitim që mblidhet në ilegalitet. Ky parlament nuk përfaqëson më jo vetëm shqiptarët jo e jo, por nuk përfaqëson më as ata të cilët dikur mund ta kenë votuar Partinë Socialiste. Sot ky parlament është tërësisht ilegjitim. Pasi e rrethuan me tela me gjemba, pasi siç u bëtë edhe ju dëshmitarë, i salduan edhe hyrjet për në Parlament, sot kanë kaluar në ilegalitet të plotë për të shpëtuar kokën, politikisht flas, të Edi Ramës, kanë filluar të mbledhin parlamentin, jo vetëm sikur e kanë privat, por në ilegalitet. Ndërkohë që ai tjetri bën antimitingun e radhës në Lushnje, se vetë ikën fare, as nuk rri në parlament, dërgon Taon me Spiropalin në parlament. Sot të jenë të bindur se me këtë taktikë e me këtë strategji, nuk do të arrijnë e nuk do të shkojnë kurrkund. Ne u kemi bërë thirrje të gjithë demokratëve dhe, jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve të Tiranës, të gjithë atyre që kërkojnë prej kaq kohësh largimin e Ramës, që sot të jenë para parlamentit dhe ne do të zhvillojmë protestën, ashtu siç e kemi deklaruar, sa herë të mblidhen, kudo që të mblidhen. Sado që të kalojnë në ilegalitet dhe të fshihet Rama, ne do të na ketë pas.

 

Pyetje: Zoti Paloka, zoti Balla është shprehur se ju keni frikë nga reforma në drejtësi dhe nga SPAK?

 

Edi Paloka: Këto janë banalitete të Taos tashmë. Ne që dorëzojmë imunitetin, kemi frikë nga drejtësia, këta që futin ndryshime ligjore për të rritur mbrojtjen dhe imunitetin, që të mos ia dorëzojnë më deputetët prokurorisë, megjithëse i kanë kapur të gjitha, edhe prokurorinë, edhe drejtësinë, të gjitha, këta qenkan ata që s’kanë frikë?! Ne që kemi 6 vite në opozitë, ne duhet të kemi frikë nga drejtësia. E kuptoni edhe vetë se deri ku kanë arritur? Nuk kanë më jo argumente, por edhe banaliteti u ka shkuar aty ku nuk mban më.

 

Pyetje: Mazhoranca pritet t’i kërkojë sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos kandidohen kryebashkiakët që kanë 3 mandate…

 

Edi Paloka: Kjo s’ka asnjë vlerë për ne. Ne kërkojmë që t’ju krijojmë shqiptarëve kushte për zgjedhje të lira e të ndershme. Kaq! Gjithë të tjerat, ku show i neveritshëm që vazhdon dhe përpiqen ta bëjnë, duke mbledhur një parlament ilegjitim, në ilegalitet, s’ka më asnjë vlerë. Çfarë vendimesh mund të marrë? Nuk mund të marrin më asnjë vendim në emër të shqiptarëve. Mund të marrin në emër të bandave e të krimit, por në emër të shqiptarëve jo. Kështuqë lodhen kot, edhe që fshihen, edhe që bëjnë të gjitha këto akte që bëjnë. Nuk ka më parlament që të përfaqësojë shqiptarët.

 

Pyetje: Ambasadori i BE, zoti Luigi Soreca ka deklaruar sot se palët po tentojnë të ulen dhe njëherësh ka rinovuar thirrjen për protesta paqësore. Keni një koment?

 

Edi Paloka: Protestat janë të qytetarëve. Zoti Basha e ka kthyer një përgjigje dhe ajo përgjigje duhet ndjekur: Mos u kërkoni shqiptarëve asgjë të cilat nuk do t’i pranoni për qytetarët tuaj. Kaq është përgjigjja jonë për këdo.    ​

Read More
25 Shk
0

Përpjekja fasadë për të arrestuar Vangjush Dakos nuk e shpëton dot nga përgjegjësia politike dhe ligjore Edi Ramën

  • Përpjekja fasadë për të arrestuar Vangjush Dakos nuk e shpëton dot nga përgjegjësia politike dhe ligjore Edi Ramën. Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bandat e krimit të organizuar.

  • Përgjigja e opozitës dhe e qytetarëve do të vazhdojë të jetë masive, e qendrueshme, e bashkuar. Nuk ka zgjidhje tjetër veç largimit të Ramës dhe krijimit të një qeverie tranzitore, pa lidhje me krimin.

  • Flijimi i Dakos apo njerëzve të afërt të Ramës nuk ndryshon asgjë. Ftoj komunitetin ndërkombëtar të mos gënjejë veten. Nuk është punë koke gjushësh apo sejdinësh. Edi Rama duhet dhe do të largohet.

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME KRYETARËT E DEGËVE TË PD PËR TIRANËN

 

Pyetje: Zoti Basha, keni pasur një takim me krerët e degëve të PD së Tiranës, çfarë u diskutua?

Basha: Takimet në Partinë Demokratike janë intensive në funksion të aksionit opozitar, po ajo që dua të ndaj sot me ju është një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën, asnjë përpjekje fasadë nuk do ta shpëtojë dot nga përgjegjësia politike dhe ligjore që ka. Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bandat e krimit të organizuar.

Orët e fundit janë intensifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Do t’jua them qartë shqiptarëve se arrestimi i Vangjush Dakos duhet të kishte ndodhur që kur “dosja 339” faktoi që ai, bashkë me hierarkë të tjerë socialistë, me emër dhe mbiemër, janë kapur në përgjime zyrtare të Prokurorisë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të tjetërsuar votën e qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.

Mosarrestimi është bërë me urdhër të Edi Ramës.

Për të mos arrestuar Vangush Dakon, Edi Rama, madje, flijoi edhe një nga benjaminët e tij, Fatmir Xhafën. Ndaj, arrestimi i Vangjush Dakos duhet të ndodhë, absolutisht, një orë e më parë, por nuk e shpëton urdhëruesin e krimit të të gjithë krimeve, bashkëpunimit të hapur të sektit kriminal të Rilindjes me organizatat e narkotrafikut, nga Avdylajt në Shijak te Bajrat në Shkodër, Çelët e Sanxhaktarët në Elbasan, Shullazi me shokë në Tiranë e kudo që ndodhen. Nuk e shpëton Edi Ramën. Është e njëjta levizje që bëri pas protestës së studentëve, me zevëndësimin e gjysmës së kabinetit me figurina dhe kukulla të tij, por që shqiptarët e kuptojnë se problemi zgjidhet vetëm me largimin e Edi Ramës.

Mund të flijojë Gjush Dakon, i cili e ka vendin prapa hekurave dhe uroj të arrestohet që sonte, mund të shkojë deri në flijimin e njerëzve të tjerë më të afërt të tij, të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar, por asgjë nuk ndryshon në vendosmërinë e opozitës së bashkuar dhe, jam i bindur, edhe në besimin më të thellë të qytetarëve shqiptarë, të djathtë e të majtë, se vendi nuk mund të mbetet më peng i një njeriu të kapur në vjedhje votash me krimin e organizuar dhe që, pastaj, ka plaçkitur Shqipërinë,për të pasuruar veten e tij dhe një grusht oligarkësh e kriminelësh.

Edi Rama duhet të largohet. Mjaft është mjaft!

Kupa është mbushur dhe veprimi politik i opozitës, sikundër jam i bindur dhe përgjigja e qytetarëve tani që jemi në krah të tyre pa asnjë privilegj dhe asnjë imunitet, të padiferencuar nga ata, do të vazhdojë të jetë masive, e qëndrueshme dhe e bashkuar.

Nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse largimit të Edi Ramës, një qeverie tranzitore me njerëz të palidhur me krimin, padyshim, nisjes së hetimeve dhe përfundimit të tyre me sukses, pra t’i zgjidhen duart prokurorisë dhe gjykatat të bëjnë punën e tyre, sa here që të kemi raste të politikanëve që kanë bërë pazare me krimin e organizuar dhe kemi jo pak, sepse 339-ta është vetëm maja e ajsbergut, dhe një parlament që del nga vota e qytetarëve, nga vota e njerëzve, që i takon njerëzve dhe punon për njerëzit.

Prandaj është shumë e rëndësishme që Dako të arrestohet padiksutim një orë e më parë, të arrestohen edhe të tjerët, që çdo politikani, të çfarëdo ngjyre dhe çfarëdo kampi, nesër të mos i shkojë në mendje të ulet me Niçet për të shtrembëruar vullnetin e popullit. Parlamenti do t’i takojë popullit. Qeveria do t’i takojë popullit.  Qeveria dhe parlamenti i ardhshëm do ta lidhin fatin me fatin e njerëzve. Janë njerëzit ata që do të gjykojnë mbi fatin e tyre me votë të lirë dhe të ndershme.

Pra, beteja po avancon. Po avancon edhe aty ku, i strukur në vrimën e miut nga frika, është gati të dorëzojë bashkëpunëtorët e tij në krim, por ftoj gjithë qytetarët dhe, në veçanti, faktorin ndërkombëtar të mos gënjejë veten, se shqiptarët nuk i gënjen dot më. Nuk është më punë kokë gjushësh apo kokë sejdinësh. Edi Rama duhet dhe do të largohet. Me Edi Ramën në krye të vendit, Shqipëria nuk do të bëjë asnjë hap përpara dhe opozita do të vazhdojë e vendosur betejën e saj deri në largimin e kapobandës dhe çlirimin e Shqipërisë, demokracisë dhe të Partisë Socialiste.

Faleminderit!​

Read More