Blog

22 Shk
0

Kryesia e PD vendosi vazhdimin e protestave në të gjithë vendin deri në largimin e Maduros së Ballkanit

·        Pas djegies së mandateve dhe deklarimit ilegjitim të parlamentit, Kryesia e PD vendosi vazhdimin e protestave në të gjithë vendin deri në largimin e Maduros së Ballkanit.

·        Protestat do të ndërthuren me shpalosjen e alternativës së PD me një tur shprese, vizioni dhe programi për Shqipërinë e të nesërmes.

·        Ne kemi besim se Shqipëria do të ketë një të ardhme evropiane, e cila t’i takojë qytetarëve shqiptarë.  

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA PAS MBLEDHJES SË KRYESISË. 

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur sot për të marrë vendime të rëndësishme, përsa i përket vazhdimit të aksionit qytetar, pas djegies së mandateve dhe deklarimit ilegjitim të Kuvendit të Shqipërisë dhe produktit të tij kriminal, bandës hajduto-kriminale të Edi Ramës.

Në këtë kuadër, vendimi i parë i kryesisë ka të bëjë me hartimin e një kalendari protestash popullore, të shtrira në të gjithë vendin dhe, natyrisht, protestave kombëtare në Tiranë, për të cilat, në ditët në vijim, Kolegji i Kryetarëve dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të marrin vendimet përkatëse të organizimit, të kalendarit, të datave, të mobilizimit mbarëqytetar për të vazhduar protestat mbarëpopullore për largimin e Maduros së Ballkanit.

Po kështu, është marrë një vendim i rëndësishëm për ngritjen e shtabeve politike dhe organizative, në nivel qendror dhe lokal, të cilat, në bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës së bashkuar, do të bëjnë të mundur përparimin me këtë kalendar pune, dhe organizimin e protestave të fuqishme mbarëpopullore në të gjithë territorin e vendit.

Njëkohësisht, kryesia ka vendosur për vazhdimin e asaj që kemi nisur tashmë, shpalosjen e alternativës, vizionit dhe programit të Partisë Demokratike me të gjitha grupet e interesit. Kemi bërë shpalosjen e një pjese të programit tonë, programit ekonomik, në prani edhe të miqve tanë europianë dhe gjermanë, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për të gjitha kategoritë e qytetarëve shqiptarë. Ne do t’i japim Shqipërisë vizionin tonë, me besimin dhe bindjen e plotë se Shqipëria do të ketë një të ardhme evropiane, do të ketë një të ardhme, e cila t’i takojë qytetarëve shqiptarë dhe për këtë arsye, bashkë me qytetarët shqiptarë, do të diskutojmë dhe do të marrim vendime mbi mënyrën sesi do të duket kjo e ardhme, sa u përket aspekteve të rëndësishme, siç është arsimi, parashkollor, parauniversitar dhe universitar, sa u përket hapave që do të hidhen për të anuluar koncesionet korruptive në shëndetësi dhe si do të destinohen këto para për të përmirësuar gjendjen e kolapsuar të spitaleve në sistemin shëndetësor, politikat tona për pensionet, politikat tona për biznesin, për sipërmarrjen, që të hapë vende pune dhe të çlirojë energji pozitive në ekonomi, mbi të gjitha, politikat tona për zhvillimin e ekonomisë, për të krijuar oportunitete përmes lirisë, barazisë para ligjit dhe një shteti në krah të njerëzve dhe jo kundër interesave të tyre.

Pra, bëhet fjalë për një aspekt tjetër, për një ndërthurje të këtij turi protestash, me një tur shprese, vizioni dhe programi për Shqipërinë e të nesërmes. Sigurisht, janë marrë edhe vendime të tjera që kanë të bëjnë me fuqizimin e organizimit të Partisë Demokratike, në funksion edhe të synimit tonë, zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe paraqitjes me kandidaturat më të denja të Partisë Demokratike në këto zgjedhje, natyrisht edhe në zgjedhjet e tjera vendore.​

Read More
22 Shk
0

Drejtuesit e PD takim me delegacionin parlamentar çek: Djegia e mandateve, e vetmja rrugë për demokracinë europiane

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i shoqëruar nga kryetari i FRPD, Belind Këlliçi dhe n/kryetari i FRPD Lisandër Hoxha, zhvilluan një takim pune me delegacionin e Parlamentit të Republikës Çeke, kryesuar nga kryetari i Komisionit për punët e Jashtme Ondřej Benešík.

Zyrtarët e lartë të PD, informuan delegacionin çek mbi situatën politike në Shqipëri dhe sqaruan parlamentarët e vendit anëtar të BE, se “djegia e mandateve ishte e vetmja rrugë që i kishte mbetur opozitës, përballë qeverisë së ardhur në pushtet me votat e blear nga krimi i organizuar dhe mundësia e vetme për të mbrojtur demokracinë e vlerave europiane”.

Delegacioni çek u informua edhe për të gjitha skandalet e qeverisë Rama, sidomos për rastet e identifikuara dhe të provuara nga hetime zyrtare per blerjen masive të votës nga element të krimit të organizuar për llogari të Partisë Socialiste në pushtet.

Zyrtarët e Partisë Demokratike rikonfirmuan bindjen se rruga e vetme e Shqipërisë është përshpejtimi i rrugëtimit europian të vendit, dhe se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si kriter për hapjen e negociatave, janë qëllimi kryesor që ka detyruar opozitën të ndërmarrë aktin e djegies së madateve. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë demokraci funksionale në Shqipëri dhe nuk mund të ketë hapje të negociatave me BE- u shpreh z. Bardhi.​

Read More
21 Shk
0

Opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, jemi me ju dhe për ju.

  • Opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, jemi me ju dhe për ju.

 

  • Nisëm sot një rrugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa destini europian i këtij vendi të bëhet realitet, derisa ta largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale.

 

  • Në çdo cep të Shqipërisë tonë të dashur le të nisim këtë rrugëtim shprese dhe force të pandalshme popullore për rrëzimin e regjimit kriminal, për largimin e Maduros së Ballkanit dhe të Europës

 

 

  • Duam t’i japim fund pandëshkueshmërisë e do t’i japim fund pandëshkueshmërisë. Duam t’i japim fund parlamentit të krimit, për krimin, nga krimi, dhe do t’i japim fund, siç i dhamë sot

 

  • Shqipëria do të ketë një të ardhme, derën e Evropës do ta hapim. Shqipëria do të ketë një të ardhme. Ky është mesazhi i popullit të bashkuar, si asnjëherë më parë.

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE DREJTUAR QYTETARËVE NË OBORRIN E SELISË SË PD

 

Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, misionarë të shpresës dhe të nesërmes europiane të Shqipërisë, bashkëqytetarë dhe bashkëkombas, kudo që na ndiqni.

Opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, jemi me ju dhe për ju.

Nisëm sot një rrugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa destini europian i këtij vendi të bëhet realitet, derisa ta largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale.

Rama ik!

Le ta shpërndajmë këtë energji hyjnore që mund të burojë vetëm nga shpirti fisnik i një race europiane, siç jemi ne.

Në çdo cep të Shqipërisë tonë të dashur le të nisim këtë rrugëtim shprese dhe force të pandalshme popullore për rrëzimin e regjimit kriminal, për largimin e Maduros së Ballkanit dhe të Europës dhe për të rikthyer në çdo vatër shqiptare besimin dhe bindjen se e nesërmja po vjen.

Po miqtë e mi,

Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo e ardhme nuk i takon kriminelëve, nuk i takon Niçeve; nuk i takon Habilajve dhe Shullazëve; nuk i takon narkotrafikantëve; nuk i takon oligarkëve hajdutë që iu kanë zhvatur xhepat tuaja dhe iu kanë hequr bukën e gojës fëmijëve tuaj nga tavolinat; nuk i takon njeriut që e solli këtë të zezë, Edi Ramës dhe bandës së tij hajdute.

Shqipëria do të ketë një të ardhme dhe kjo do të jetë e ardhmja juaj, e familjeve tuaja, e fëmijëve tuaj, e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan t’i japin fund padrejtësisë dhe do t’i japin fund padrejtësisë, duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë e do t’i japim fund pandëshkueshmërisë.

Duam t’i japim fund pandëshkueshmërisë e do t’i japim fund pandëshkueshmërisë. Duam t’i japim fund parlamentit të krimit, për krimin, nga krimi, dhe do t’i japim fund, siç i dhamë sot. E së bashku, me vullnetin tuaj, me zgjedhje evropiane, do të kemi një qeveri të popullit, për popullin dhe nga populli.

Shqipëria do të ketë një të ardhme, derën e Evropës do ta hapim. Shqipëria do të ketë një të ardhme. Ky është mesazhi i popullit të bashkuar, si asnjëherë më parë.

E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa (Ovacione).

Liri-Demokraci, Liri-Demokraci (Ovacione).

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Bëhuni gati për betejën e radhës, në Tiranë, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Elbasan, në Durrës, në Dibër, në Tropojë, në Sarandë, anembanë vendit.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Fitore!

(Kryetari Basha dhe gjithë të pranishmit këndojnë Himnin Kombëtar).

Read More
21 Shk
0

Shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës, që do të vazhdojë pa ndërprerë deri në largimin e qeverisë së krimit, për krimin dhe me krimin.

 

  • Shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës, që do të vazhdojë pa ndërprerë deri në largimin e qeverisë së krimit, për krimin dhe me krimin.

 

  • Unë jam Lulzim Basha, qytetar i Tiranës, në krahun tuaj dhe me ju deri në fitoren totale të kësaj beteje.

 

  • Le ta dëgjoë gjithë bota thirrjen “Rama Ik”. Ne kërkojmë për vendin tonë, për Shqipërinë tonë atë që na takon.

 

  • Sytë e Europës dhe SHBA janë sot tek ky shesh. Nga ky shesh u them: ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që ju keni për popullin tuaj.

 

  • Miqve tanë u them se ne nuk jemi populli i dhunës. Ne jemi populli i lirisë, i demokracisë. Ne jemi e ardhmja europiane e vendit!

 

  • Ne nuk do të pranojmë kurrë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me mafiozët.

 

  • Për Edi Ramën dorëheqja është vetëm fillimi. Ai do të shkojë para drejtësisë, aty ku e meriton sipas ligjit.

 

  • Miqvë tanë u them se njeriu që u shitet si Kryeministër, është Maduro i Ballkanit, por me një ndryshim. Kjo nuk është Venezuelë, por është Shqipëria në mes të Europës.

 

  • Miqtë mund të më kërkojnë gjithçka që unë mund t’u jap si lider i opozitës, por mos më kërkoni kurrë të pranoj për popullin tim, atë që s’do ta pranonit kurrë për popullin tuaj!

 

  • Sot është arritur fitorja e parë e popullit të bashkuar. Ndërtea e rrethuar me tela me gjemba është prova se prej ditës së sotme, vendi nuk ka më një parlament legjitim.

 

  • Le ta nisim bashkë sot këtë rrugëtim shprese drejt të ardhmes sonë europiane. Dera e saj e mbyllur duhet të hapet me çdo kusht. Të vetmit që mund ta hapim atë derë, jemi ne, populli europian i Shqipërisë.

 

  • Së bashku të dorëzojmë në mënyrë finale dhe të pakthyeshme mandatet e deputetëve, për t’i dhënë fund fasadës së rregjimit kriminal, për të marrë në dorë fatet tona si njerëz të Europës.

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË PROTESTËN PARA PARLAMENTIT

 

 

Zonja dhe zotërinj

Vëllezër dhe motra

Të rinj dhe të reja

Bashkëqytetarë dhe bashkëkombës

 

Unë jam Lulzim Basha, qytetar i Tiranës, në krahun tuaj dhe me ju deri në fitoren totale të kësaj beteje.

 

Zoti e ka nisur rrugëtimin e pranverës herët dhe me ndihmën e Zotit shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës. Ky rrugëtim që nisi me bashkimin më të madh të shqiptarëve në 29 vite liri dhe pluralizëm, do të vazhdojë pa ndërprerë deri në largimin e qeverisë së krimit, për krimin dhe me krimin.

 

Rama ik! Rama ik!

 

T’ju dëgjojë bota.

 

Ne kërkojmë për vendin tonë, për Shqipërinë tonë atë që na takon.

 

Sytë e Europës dhe të SHBA janë sot tek ky shesh. Dhe nga ky shesh u them: ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që ju keni për popullin tuaj.

 

Lulzim Basha do të qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë. Sepse unë besoj tek demokracia europiane.

 

Unë besoj tek demokracia amerikane.

 

Unë besoj tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

 

Unë besoj tek shteti i së drejtës që mbron qytetarët njësoj para ligjit dhe çon politikanët e korruptuar dhe kriminelët para burgut.

 

Unë besoj tek ndarja dhe balancimi i pushtetit.

 

Unë besoj tek liria dhe demokracia, tek mundësia për çdo shqiptar.

 

Dhe unë e di që njësoj si unë, qytetari Lulzim Basha, besojnë të gjithë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë.

 

Ndaj, dua këtë mesazh të parë t’ua them miqve tanë: Ne nuk jemi populli i dhunës!

Ne jemi populli i lirisë!

Ne jemi populli i demokracisë, ne jemi populli i Shqipërisë!

Ne jemi e ardhmja europiane e vendit!

 

Por ne nuk do të pranojmë kurrë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre dhe foshnjet e tyre.

 

Për Edi Ramën dorëheqja është vetëm fillimi.

 

Ai do të shkojë para drejtësisë, aty ku e meriton sipas ligjit. Ndaj, i bëj thirrje policisë së shtetit të mos lejojë daljen nga kufijtë e Shqipërisë e të pandehurit të popullit, Edi Rama.

 

Vëllezër dhe motra!

 

Ligji dhe Kushtetuta janë produkt i sovranit, zbatimi i tyre është detyrë e shtetit.

 

Kur shteti nuk e zbaton, do ta zbatojë sovrani!

 

Dua t’ju them fare qartë, se këtu jemi bashkuar me përfaqësuesit dhe njerëzit e lirë të këtij vendi.

 

Dua t’u them miqve të mi, të gjithë atyre që, për arsye të ndryshme, akoma nuk e dinë se këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar, se njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit, por me një ndryshim, kjo nuk është Venezuelë, por është Shqipëria në mes të Europës.

 

Shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë, ndaj ju them miqtë e mi, kërkomëni gjithçka që unë mund t’ju jap, dhe do t’jua jap, si lider i opozitës dhe në emër të popullit të bashkuar, por mos më kërkoni kurrë të pranoj për popullin tim, atë që s’do ta pranonit kurrë për popullin tuaj!

 

  • Unë nuk do të pranoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në letër higjienike nga një kriminel, i cili përfaqëson më të zezën, llumin e shoqërisë.
  • Unë nuk do të pranoj kurrë kapjen e pushteteve për të pasuruar një grusht njerëzish teksa varfërohen dhe arratisen shqiptarët nga shtëpitë e tyre.
  • Unë nuk do të pranoj kurrë zgjedhjet e blera me ndihmën e krimit të organizuar.
  • Unë nuk do të pranoj kurrë, që qindra miliona euro nga xhepat e shqiptarëve, popullit më të varfër të Europës të vidhen nga një grusht pasanikësh të korruptuar dhe politikanët e lidhur me ta.
  • Kurrë nuk do ta pranoj narko-shtetin, narko-qeverinë, narko-parlamentin.

 

Ne jemi njerëzit e demokracisë, ne jemi njerëzit e vlerave dhe jam i bindur se shumica prej nesh këtu jemi njerëz të besimit në Zot!

 

Në zemrat tona prej ditës së shtunë, në zemrat e çdo shqiptari nuk ka më vend për frikë, përveç frikës ndaj Perëndisë.

 

Asnjë frikë tjetër!

 

Zemrat tona janë të mbushura me shpresë, zemrat tona janë të mbushura me kurajo dhe, sot, prej shpresës që buron nga zemrat e një populli të bashkuar, është arritur fitorja e parë.

 

Shikojeni këtë ndërtesë të rrethuar me tela me gjemba, të mbyllur në kundërshtim me Kushtetutën.

Kjo është prova se prej ditës së sotme, vendi nuk ka më një parlament legjitim.

 

Shikojeni kapobandën që ka shkuar përsëri në arrati! Kjo është prova që vendi nuk ka më një qeveri legjitime.

 

Kjo është fitorja e parë e popullit të bashkuar.

 

Vëllezër dhe motra, mos i prekni vëllezërit dhe motrat tanë policë se janë të nënpaguar, janë të torturuar dhe se 70% prej tyre janë me ne, kundër kësaj qeverie. Ata që duhet të ishin përballë popullit, ai që duhet të ishte përballë popullit, është zhdukur, është zhdukur në vrimën e miut dhe ky është vetëm fillimi.

 

Ndaj, vëllezër dhe motra, le ta nisim bashkë sot këtë rrugëtim shprese drejt të ardhmes sonë europiane.

 

Shpresa jonë është Europa. Dera e saj e mbyllur duhet të hapet me çdo kusht.

 

Të vetmit që mund ta hapim atë derë, jemi ne: populli i demokracisë, populli i lirisë, populli europian i Shqipërisë.

 

Le ta nisim pra udhëtimin tonë tani.

 

Më dëgjoni të gjithë apo jo?

Populli: Poooo

Edhe atje në fund apo jo?

Populli: Poooo

 

Ndiqmëni, bashkë me të gjithë anëtarët, deri edhe për pak minuta, të opozitës në parlament, asnjëri mos të mungojë. Ejani bashkë pas nesh në këtë drejtim për të dorëzuar në mënyrë finale dhe të pakthyeshme mandatet e deputetëve, për t’i dhënë fund fasadës së këtij regjimi kriminal. Për të marrë në dorë fatet tona si njerëz të lirisë, të demokracisë dhe Europës.

 

Të gjithë pas meje, për të finalizuar këtë akt historik, patriotik, kombëtar dhe europian.

 

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe miqtë e tij!

 

Fitore!

 

Read More
21 Shk
0

Dorëzojmë mandatet e deputetëve për t’i dhënë fund fasadës së regjimit kriminal

Zonja dhe zotërinj
Vëllezër dhe motra
Të rinj dhe të reja
Bashkëqytetarë dhe bashkëkombës
Unë jam Lulzim Basha, qytetar i Tiranës, në krahun tuaj dhe me ju deri në fitoren totale të kësaj beteje.
Zoti e ka nisur rrugëtimin e pranverës herët dhe me ndihmën e Zotit shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës. Ky rrugëtim që nisi me bashkimin më të madh të shqiptarëve në 29 vite liri dhe pluralizëm, do të vazhdojë pa ndërprerë deri në largimin e qeverisë së krimit, për krimin dhe me krimin.
Rama ik! Rama ik!
T’ju dëgjojë bota.
Ne kërkojmë për vendin tonë, për Shqipërinë tonë atë që na takon.
Sytë e Europës dhe të SHBA janë sot tek ky shesh. Dhe nga ky shesh u them: ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që ju keni për popullin tuaj.
Lulzim Basha do të qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë. Sepse unë besoj tek demokracia europiane.
Unë besoj tek demokracia amerikane.
Unë besoj tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Unë besoj tek shteti i së drejtës që mbron qytetarët njësoj para ligjit dhe çon politikanët e korruptuar dhe kriminelët para burgut.
Unë besoj tek ndarja dhe balancimi i pushtetit.
Unë besoj tek liria dhe demokracia, tek mundësia për çdo shqiptar.
Dhe unë e di që njësoj si unë, qytetari Lulzim Basha, besojnë të gjithë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë.
Ndaj, dua këtë mesazh të parë t’ua them miqve tanë: Ne nuk jemi populli i dhunës!
Ne jemi populli i lirisë!
Ne jemi populli i demokracisë, ne jemi populli i Shqipërisë!
Ne jemi e ardhmja europiane e vendit!
Por ne nuk do të pranojmë kurrë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre dhe foshnjet e tyre.
Për Edi Ramën dorëheqja është vetëm fillimi.
Ai do të shkojë para drejtësisë, aty ku e meriton sipas ligjit. Ndaj, i bëj thirrje policisë së shtetit të mos lejojë daljen nga kufijtë e Shqipërisë e të pandehurit të popullit, Edi Rama.
Vëllezër dhe motra!
Ligji dhe Kushtetuta janë produkt i sovranit, zbatimi i tyre është detyrë e shtetit.
Kur shteti nuk e zbaton, do ta zbatojë sovrani!
Dua t’ju them fare qartë, se këtu jemi bashkuar me përfaqësuesit dhe njerëzit e lirë të këtij vendi.
Dua t’u them miqve të mi, të gjithë atyre që, për arsye të ndryshme, akoma nuk e dinë se këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar, se njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit, por me një ndryshim, kjo nuk është Venezuelë, por është Shqipëria në mes të Europës.
Shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë, ndaj ju them miqtë e mi, kërkomëni gjithçka që unë mund t’ju jap, dhe do t’jua jap, si lider i opozitës dhe në emër të popullit të bashkuar, por mos më kërkoni kurrë të pranoj për popullin tim, atë që s’do ta pranonit kurrë për popullin tuaj!
Unë nuk do të pranoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në letër higjienike nga një kriminel, i cili përfaqëson më të zezën, llumin e shoqërisë.
Unë nuk do të pranoj kurrë kapjen e pushteteve për të pasuruar një grusht njerëzish teksa varfërohen dhe arratisen shqiptarët nga shtëpitë e tyre.
Unë nuk do të pranoj kurrë zgjedhjet e blera me ndihmën e krimit të organizuar.
Unë nuk do të pranoj kurrë, që qindra miliona euro nga xhepat e shqiptarëve, popullit më të varfër të Europës të vidhen nga një grusht pasanikësh të korruptuar dhe politikanët e lidhur me ta.
Kurrë nuk do ta pranoj narko-shtetin, narko-qeverinë, narko-parlamentin.
Ne jemi njerëzit e demokracisë, ne jemi njerëzit e vlerave dhe jam i bindur se shumica prej nesh këtu jemi njerëz të besimit në Zot!
Në zemrat tona prej ditës së shtunë, në zemrat e çdo shqiptari nuk ka më vend për frikë, përveç frikës ndaj Perëndisë.
Asnjë frikë tjetër!
Zemrat tona janë të mbushura me shpresë, zemrat tona janë të mbushura me kurajo dhe, sot, prej shpresës që buron nga zemrat e një populli të bashkuar, është arritur fitorja e parë.
Shikojeni këtë ndërtesë të rrethuar me tela me gjemba, të mbyllur në kundërshtim me Kushtetutën.
Kjo është prova se prej ditës së sotme, vendi nuk ka më një parlament legjitim.
Shikojeni kapobandën që ka shkuar përsëri në arrati! Kjo është prova që vendi nuk ka më një qeveri legjitime.
Kjo është fitorja e parë e popullit të bashkuar.
Vëllezër dhe motra, mos i prekni vëllezërit dhe motrat tanë policë se janë të nënpaguar, janë të torturuar dhe se 70% prej tyre janë me ne, kundër kësaj qeverie. Ata që duhet të ishin përballë popullit, ai që duhet të ishte përballë popullit, është zhdukur, është zhdukur në vrimën e miut dhe ky është vetëm fillimi.
Ndaj, vëllezër dhe motra, le ta nisim bashkë sot këtë rrugëtim shprese drejt të ardhmes sonë europiane.
Shpresa jonë është Europa. Dera e saj e mbyllur duhet të hapet me çdo kusht.
Të vetmit që mund ta hapim atë derë, jemi ne: populli i demokracisë, populli i lirisë, populli europian i Shqipërisë.
Le ta nisim pra udhëtimin tonë tani.
Më dëgjoni të gjithë apo jo?
Populli: Poooo
Edhe atje në fund apo jo?
Populli: Poooo
Ndiqmëni, bashkë me të gjithë anëtarët, deri edhe për pak minuta, të opozitës në parlament, asnjëri mos të mungojë. Ejani bashkë pas nesh në këtë drejtim për të dorëzuar në mënyrë finale dhe të pakthyeshme mandatet e deputetëve, për t’i dhënë fund fasadës së këtij regjimi kriminal. Për të marrë në dorë fatet tona si njerëz të lirisë, të demokracisë dhe Europës.
Të gjithë pas meje, për të finalizuar këtë akt historik, patriotik, kombëtar dhe europian.
Zoti ju bekoftë ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe miqtë e tij!
Fitore!

Read More
19 Shk
0

Mohimi nga Rama për blerjen e zgjedhjeve, njësoj si mohimi për kriminalizimin e politikës dhe kanabizimin e vendit.

  • Mohimi nga Rama për blerjen e zgjedhjeve, njësoj si mohimi për kriminalizimin e politikës dhe kanabizimin e vendit.
  • Dosja 339 dhe Zëri i Amerikës nuk janë të Partisë Demokratike.
  • Edi Ramës sot nuk i beson më askush. Të enjten të gjithë së bashku para parlamentit.

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GENT STRAZIMIRI

Sa herë Edi Rama është në hall i kapur në flagrancë në krim, ai përdor të njëjtën metodë: gënjen në mënyrë të paturpshme dhe mohon në mënyrë kriminale të vërtetat e mëdha që rendisin Shqipërinë si vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë.

 

Njësoj veproi edhe sot.

 

  • Mohoi se e ka grabitur pushtetin me paratë dhe influencat e krimit dhe të drogës.
  • Mohoi ekzistencën e dosjes “339”, ku vetëm nga përgjimi i një bande kriminale, rezulton se Edi Rama ka blerë vota dhe mandate deputetësh në 4 qarqe të vendit.

 

Edi Ramës sot nuk i beson më askush!

 

  • Ai mohoi para 5 vjetësh se kishte futur vetëm në parlament 19 kriminelë, vrasës, përdhunues, trafikantë droge e qëniesh njerëzore, e sat ë tjerë nëpër bashki.

 

  • Ai mohoi para 3 vjetësh se e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, me 219 mijë hektarë të mbjella më kanabis, e para 2 vjtësh se ministry I tij I brendshëm trafikonte me bandat

 

  • Ai mohoi sot se grabiti zgjedhjet me ndihmën e krimit të e organizuar.

 

Tani është koha e së vërtetës!

 

Dosja 339 nuk është e Partisë Demokratike.

 

Bandat që blejnë vota nuk janë të Partisë Demokratike. Vangjush Dako, Arben Ndoka, Elvis Roshi, Damian Gjiknuri nuk janë të Partisë Demokratike, por janë njerëzit kyç që komunikojnë herë me bandat e krimit të organizuar, herë me banditët në krye të Policisë për të blerë votat për llogari të Edi Ramës.

 

Sa herë që Edi Rama, do të tentojë të mashtrojë shqiptarët për pushtetin e blerë me krimin, Partia Demokratike, do t’u tregojë shqiptarëve të vërtetën jo sipas nesh, por sipas “Zërit të Amerikës”.

 

As kjo media nuk është e Partisë Demokratike.

 

Ajo financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka qenë për 46 vjet i vetmi zë i së vërtetës për shqiptarët dhe mbetet, ende sot, zëri i së vërtetës së pamohueshme, të painfluencueshme, asaj që nuk është në shitje.

 

KRONIKA

 

Të enjten, ftoj shqiptarët t’i bashkohen protestës propullore përpara Parlamentit

 

 

 

 

 

Read More
19 Shk
0

Me një skemë korrupsioni dhe konflikti interesi, familja e Elisa Spiropalit ka marrë nga fondet publike 550 milionë lekë.

 

  • Me një skemë korrupsioni dhe konflikti interesi, familja e Elisa Spiropalit ka marrë nga fondet publike 550 milionë lekë.
  • Në skemën korruptive është përfshirë direkt vëllai, bashkëshorti i dhe vetë Elisa Spiropali.
  • Bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes të paktën 350 milionë lekë nga Ujësjellësi i Fierit.
  • Kompania Solomon ka marrë tendera nga doganat në kohën e drejtimit nga Elisa Spiropali.
  • Kompanisë së Spiropalit i është dhënë pyll me koncesion 40 ha me koncesion dhe rreth 130 milionë lekë nga fondet e fermerëve.
  • Inspektoriati i Pasurive duhet të nisë menjëherë hetim pasuror për pasurinë e paligjshme të Elisa Spiropalit dhe ta çojë para drejtësisë.

 

JORIDA TABAKU, NËNKRYETARE E KOMISIONIT TË EKONOMISË

 

Korrupsoni mund të ndiqet dhe të zbulohet në qindra rrugë dhe mënyra, por asnjëra nuk është aq efikase sa  aksioma “ndiq paranë”.

Duke ndjekur paratë, është zbuluar një skemë skandaloze  korrupsioni, konflikti interesi dhe fshehje pasurie, ku përfshihet drejtpërsëdrejti Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë, bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj, ish drejtor i Ujësjellësit Fier, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali dhe kushëriri i bashkëshortit të saj, Marjus Memushaj.

Duke ndjekur paratë e kompanisë Solomon, portali Boldnews ka zbuluar skemën e përfitimit nga familja e Elisa Spiropalit e të paktën 550 milionë lekë para publike, shumica e të cilave janë dhënë nëpërmjet tenderave nga bashkëshorti i saj tek vëllai i Elisës dhe pastaj tek kushëriri i familjes.

Historia e kompanisë Solomon, që i përket familjes së Elisa Spiropalit është simbol i babëzisë së kësaj qeverie për të vjedhur paranë publike dhe taksat e shqiptarëve në ço formë.

Ajo u krijua ditën në të cilën u krijua edhe qeveria Rama, më 9 shtator 2013.

Dokumentat zyrtarë të publikuar nga Boldneës dhe të verifikuar nga Departamenti Antikorrupsion i Partisë Demokratike, konfirmojnë se Enkli Spiropali, vëllai i zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali që, në atë kohë po merrte emërimin si Drejtoreshë e Doganave, krijoi në shtator 2013 kompaninë Solomon, me qendër në Fier me kapital prej 1 milionë lekësh të vjetra.

Brenda pak muajve, kompania e sapokrijuar e vëllait të Elisa Spiropalit fiton tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte as më pak e as më shumë, por kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, në atë kohë drejtor i Ujësjellësit të Fierit.

Për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale, vëllai i Elisa Spiropalit e shiti kompaninë me letra, pak ditë më vonë, më 8 prill 2014. Siç ka zbuluar Boldnews, kompania u shit brenda familjes, tek kushëriri i bashkëshortit të Spiropalit. Vlera e shitjes ishte 1 milionë lekë, megjithëse kompania tani kishte marrë tender mbi 6 milionë lekë.

Me këtë skemë, duke u fshehur pas kushëririt të familjes, bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes së vet 350 milionë lekë.

Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion, do të shpjegojë me detaje përfitimet në konflikt interesi të mbi 550 milionë lekëve fonde publike, të kaluara nga thesari i shtetit.

Këto janë afera të pastra korruptive, që meritojnë ndjekje penale dhe përballje me drejtësinë. Më e pakta që duhet të ndodhë sot, është angazhimi i menjëhershëm i Inspektoriatit të pasurive për të hapur një hetim pasurir për Elisa Spiropalin.

Nëse do të ndjekin paratë, do të zbulojnë ndoshta edhe skema të tjera korrupsioni dhe konflikti interesi të zëdhënës së Edi Ramës.

Historia e pasurimit të paligjshëm të famijes së Elisa Spiropalit është një provë tjetër se shqiptarët nuk meritojnë më të helmohen as nga propaganda e shëmtuar, as nga gazi lotsjellës i një qeverie, që prioritet të vetëm ka vjedhjen e shqiptareve!

Është koha që së bashku ta shembim këtë sistem për t’i hapur rrugë një vendi normal, ku ministrat nuk emërohen për të vjedhur, por për të shërbyer.

 

LEALBA PELINKU, DEPARTAMENTI ANTIKORRUPSION I PARTISË DEMOKRATIKE

 

Për të përfituar 550 milionë lekë pa rënë në sy, familja e Elisa Spiropalit ndoqi një skemë djallëzore. Pronar u regjistrua vëllai, tenderin  e parë e mori vëllai i drejtoreshës së doganave nga kunati drejtori i Ujësjellësit Fier, pastaj kompania u shit tek kushëriri i bashkëshortit të Elisës.

550 milionë lekët janë marrë me tendera të vegjël, që nuk tërheqin vëmendjen. Me tendera 6-7 milionësh, bahskëshorti i Elisa Spiropali i ka dhënë kompanisë së krijuar nga kunati i tij, vëllai i Elisës rreth 350 milionë lekë.

Është e faktuar si nga transaksionet e thesarit, ashtu edhe nga të dhënat e Tenderave Publikë se ish drejtoresha e doganave ka blerë përmes tenderave deri edhe traun e doganës në kompaninë e vëllait të saj.

Sipas të dhënave të siguruara nga Thesari i Shtetit, kompania Solomon, në kundërshti me ligjet e vendit, ka përfituar fonde dhe tendera edhe nga drejtoria e Doganave Fier, në të njëjtën kohë kur Elisa Spiropali ishte drejtoreshë doganash. Më pas, edhe dogana Vlorë është në listën e atyre që kanë dhënë miliona.  Më saktë rreth 67 milionë lekë.

Shoqëria pa asnjë përvojë ka marrë tendera, në të cilat eksperienca ishte vendosur si kriteri kryesor. Por për këtë qeveri kriter janë vetëm vjedhja.

Të dhënat e ankandeve tregojnë se po e njëjta kompani ka përfituar me ankand dhe hapësira pyjore për të ndërtuar magazina bujqësore.

Të dhënat që ju tregojmë sot këtu tregojnë se sipërfaqja prej 40 ha është vendosur në dispozicion, ndërkohë që fermerët e kanë të pamundur të magazinojnë produktet e tyre. Po ashtu, janë gati 130 milionë lekë që në vend që të shkojnë për fermerët, i merr kompania e familjes së Elisa Spiropalit, e cila u bën moral shqiptarëve nga mëngjesi në darkë për luftë kundër korrupsionit.

Kjo është një histori e përsëritur brenda rilindjes, ndonëse me shifra shumë herë më modeste në tenderat që ish drejtoresha e Doganave Spiropali i ka dhënë vëllait të saj dhe kushëririt të bashkëshortit. Por, morali mbetet i njëjtë me atë të ministrave të tjerë të qeverisë së Edi Ramës, që kanë shpërndarë tenderat dhe koncesionet tek kompanitë e tyre.

Shqiptarët vendosën në 16 shkurt se ky model duhet të marë fund dhe Partia Demokratike ka gati alternativën e saj për të çliruar ekonominë nga kthetrat e grabitqarëve në qeveri.

Read More
19 Shk
0

Pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE është qeveria e lidhur me krimin duke vjedhur zgjedhjet, korrupsioni, shkatërrimi  i administratës publike

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Pyetje: Zoti Basha një qëndrim mbi deklaratën e Koçiançiç e cila deklaroi dje se djegia e mandateve dëmton procesin e integrimit?

 

Basha: Pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë është qeveria e lidhur me krimin.

 

Pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë është qeveria e kapur duke vjedhur zgjedhjet, siç demonstron dosja 339 dhe dosje të tjera të publikuara tashmë nga media ndërkombëtare, siç është Zëri i Amerikës.

 

Pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE është korrupsioni me afera të tmerrshme korruptive, si dosja DH Albania, dhjetra koncensione, është kapja e shtetit nga oligarkët që arrijën të detyrojnë parlamentin e pupacëve të krimit dhe të oligarkëve të votojnë  nje ligj antikushtetues si ai per rimbursimin me efekt prapaveprues te qindra million eurove taksa që nuk do ti paguajnë më oligarkët, por do ti paguajnë qytetarët nga xhepat e tyre.

 

Integrimin europain e pengon shkatërrimi  i administratës publike, një nga prioritet për integrimin në BE.

 

Media serioze si Zëri i Amerikës kanë zbuluar se emërimet bëhen nga paradhoma e Edi Ramës në shkelje flagrante të ligjit. Integrimin europian e pengon kapja e gjithë pushteteve të cilat janë në dorën e vetëm një autokrati të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

 

Këto e pengojnë integrimin europian dhe kushdo tjetër që pretendon të kundërtën ose nuk e njeh gjendjen ose bën sikur nuk e njeh gjendjen.  Në të dyja rastet dëmton thellë kredibilitetin e cilitdo institucion që përfaqëson para shqiptarëve.

 

Ne duam të përshpejtojmë  procesin e integrimit europian të vendit.  Në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur, në çdo vend të Europës ikën qeveria dhe fajtorët ndëshkohen para ligjit dhe hyjnë në burg. Këto janë normat e Europës, kjo është Europa ku duam të shkojmë.

 

Nëqoftëse dikush pretendon se në Europë shkohet me një qeveri të lidhur me krimin dhe problemi është opozita që kundërshton këtë, ky është një pretendim i gënjeshtrët dhe shqiptarët kanë kohë që nuk I hanë më këto gënjeshtra. Shqiptarët janë zgjuar nga gënjeshtrat.

 

Tre herë dera e Europës është mbyllur për këto arsye, ndaj kjo është një thirrje për realizëm, për përgjegjësi.

 

Besueshmëria e atyre që flasin në emër të Bashkimit Europian është shumë e rëndësishme për këtë proces pa kthim të mbrojtjes së demokracisë, shtetit ligjor, ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

 

Nuk ka lëvizje më pro Europës dhe integrimit në Europë sesa kjo që ka vendosur Partia Demokratike dhe opozita.

 

Pyetje: Z.Basha a do të pasohet nga bojkoti i zgjedhjeve lokale, djegia e mandateve?

 

Basha: Merruni një herë me këtë çështje dhe qëndroni fuqimisht në të. Sepse gjëja më e dëmshme që mund të bëni sot është që ta trajtoni këtë si një proces rutinë dhe të pyesni çfarë do të ndodhi pas tre, pas katër muajsh. Ajo që do të ndodhi është kjo: Nuk ka kthim prapa. Nuk është thjeshtë djegie mandatesh. Nuk do të ketë më parlament, nuk ka patur. Nuk do të ketë parlament fasadë. Ata mund të mblidhen, të vazhdojnë të marrin vendime kundër shqiptarëve, shqiptarët do t’i përgjigjen dhe ne do të jemi krah shqiptarëve për t’u përgjigjur që nga dita e enjte.

 

Dua të sqaroj diçka shumë qartë dhe prerë. Çfarë do të thotë qeveri tranzitore?

 

E para, dorërheqja e Edi Ramës, largimi i Edi Ramës dhe hetimi i tij. Dhe qeveria tranzitore detyrë të parë dhe tranzitore do të ketë të arrestojë politikanët e kapur në vjedhje votash Vangjush Dakon. Është qeveria që ndalon arrestimet e tyre apo jo, se nuk jemi në një shtet demokratik. Qeveria duhet të mundësojë që të mos ketë asnjë ndërhyrje politike si ajo që bëri Edi Rama për të mbrojtur Vangjush Dakon.

 

Një nga arsyet e shkarkimit të Fatmir Xhafës – nuk ishin arsyet për të cilat duhet të ikte, për vëllain trafikant – por sepse për luftën e klaneve rrezikoi arrestimin e Vangjush Dakos. Vangjush Dako duhet të ishte në burg, është kapur duke vjedhur vota. Çfarë thoni ju tani, do t’ju shisni dëngla shqiptarëve?! Askush nuk mund t’iu shesë dëngla shqiptarëve. I kanë hapur sytë shqiptarët. Vangjush Dako duhet të shkojë në burg. Çdo politikan që është kapur duke vjedhur votat duhet të shkojë në burg.

 

Damian Gjiknuri është kapur duke vjedhur votat me krimin e organizuar me Ymer Lalën në Dibër që në vitin 2016, duhet të shkojë në burg. Ata që kanë vjedhur votat me Habiljat, me Shullazët, duhet të shkojnë në burg.Taulant Balla që ka vjedhur votat me Çelët dhe me Sanxhaktarët duhet të shkojnë në burg.

 

Përndryshe nuk ka për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në burg do t’i çojë drejtësia por na duhet një qeveri që nuk do të pengojë drejtësinë të bëjë punën e saj. Kjo është qeveria tranzitore. Hapi i parë është dorëheqja e Ramës dhe për këtë nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë negociatë.

 

Read More
18 Shk
0

E gjithë opozita ka marrë një vendim për djegien e mandateve, duke iu bindur urdhrit të sovranit pas protestës mbarëkombëtare të 16 shkurtit.

·       E gjithë opozita ka marrë një vendim për djegien e mandateve, duke iu bindur urdhrit të sovranit pas protestës mbarëkombëtare të 16 shkurtit.

·        Çdo gjë tjetër thuhet për të devijuar të vërtetën se Edi Rama është kapur si hajduti i zgjedhjeve. Ai nuk është më kryeministri i shqiptarëve.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE PAS TAKIMIT ME ALEATËT

 

Pyetje: Cili është komenti juaj mbi deklarimet e kryeministrit se opozita po luan bllofin me mandatet, pasi, nëse ajo do ta kishte seriozisht, do duhej t’i digjte që sot mandatet dhe jo të përfshihej në teknikalitete?

Lulzim Basha: Mos humbisni kohë me budallalliqet e një njeriu të ç’ekulibruar.

Sot ka ndodhur një akt i paprecedentë në historinë 28 vjeçare të pluralizmit. E gjithë opozita ka marrë një vendim për t’iu bindur urdhrit të qytetarëve shqiptarë, që u derdhën me trajtën dhe formën e sovranit në protestën mbarëkombëtare të 16 shkurtit. Të tjerat janë budallallëqe për të devijuar të vërtetën. E vërteta është kjo: Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptarëve.

Është kapur nga prokuroria shqiptare dhe demaskuar nga Zëri i Amerikës si hajduti i zgjedhjeve të 2017-s. Parlamenti nuk është legjitim dhe ky është shkaku për pasojat që mblodhën qytetarët në shesh. Këto pasoja janë reale. Është papunësia, është varfëria e ulur këmbëkryq nga qendra e Tiranës e deri në skajin më të largët, keq e më keq.

Është kolapsi total i sistemit arsimor, përfshirë atë universitar, është gjendja e shëndetësisë shqiptare…

Është pra ekonomia, kriza sociale, emigracioni, që po zbraz Shqipërinë dhe këto probleme kërkojnë zgjidhje. Edi Rama nuk mund t’i japë këto zgjidhje për arsyen e thjeshtë se ai dhe qeveria e tij janë produkt i bashkëpunimit me krimin dhe me oligarkët. Janë të kapur nga krimi dhe oligarkët dhe u shërbejnë vetëm krimit dhe oligarkëve.

Asgjë tjetër nuk e shpjegon se pse, pasi është kapur duke vjedhur 30 milionë euro tek Unaza, me një kompani që nuk ekziston, nuk shkon askush në burg. Asgjë tjetër nuk e shpjegon sesi mund të zhvendoset Lumi i Lanës, pak më tutje, për të mbrojtur pronën e një trafikanti droge, me projekt 60 milionë euro, dhe askush nuk penalizohet.

Ky është një shtet i kapur nga krimi.

Ky nuk është shteti që shqiptarët duan, ky nuk është shteti që shqiptarët meritojnë. Dhe këtë shqiptarët e treguan me protestën më të madhe në Shqipërinë më të rrudhur demografikisht në 28 vite.

Ndaj, ju ftoj të mbani vëmendjen, sepse keni edhe ju një përgjegjësi të madhe, tek ky moment kyç i historisë tonë, që është mbi të gjitha një moment bashkimi, vetëdijësimi dhe qëndrese. Do të ketë një të ardhme për shqiptarët dhe kjo e ardhme nuk i përket as krimit, as oligarkëve, as pupacëve të tyre në parlament e në qeveri. U përket shqiptarëve të ndershëm, u përket njerëzve punëtorë të këtij vendi dhe fëmijëve të tyre dhe ne jemi të vendosur t’i prijmë betejës për t’ua dhënë këtë të ardhme Shqipërisë dhe shqiptarëve.​

Read More
18 Shk
0

Grupi parlamentar i PD vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të PD në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017.

  • Grupi parlamentar i PD vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të PD në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017.

 

  • Me vendimin e djegies së mandateve, grupi parlamentar mbështet zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA. 

 

Të nderuar gazetare dhe gazetarë,

 

Të dashur operatorë,

 

Të dashur bashkëqytetarë,

 

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj për vendimin që grupi mori me votë unanime.

 

Duke patur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ndodhet vendi:

Për shkak të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare;

Për shkak të kapjes së kësaj qeverie në afera flagrante korruptive dhe kriminale;

Të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë;

Të eliminimit të Gjykatës Kushtetuese;

Të kapjes totale të sistemit të drejtësisë;

Të paralizës së shtetit, shtypjes sistematike dhe dhunimit të të drejtave themelore të njeriut dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës;

 

Duke shkaktuar një situatë të paprecedentë të krizës ekonomike, të emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale të mjerimit social;

 

Duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare;

 

Vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të Partisë Demokratike në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017.

 

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike autorizoi Kryetarin e Partisë të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

Read More