Blog

21 Tet
0

Plani mafioz Rama-Veliaj për të kafshuar Parkun e Liqenit për interesat e mafias së ndërtimit

Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë planin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të ndërtuar qiellgërvishtës brenda Parkut të Liqenit.

Të dy heshtën dhe akoma nuk kanë dhënë llogari për vendimin e tyre, i cili lejon që kryeqytetit t’i hiqet një pjesë e mushkërisë së tij për t’u zëvendësuar me beton.

Këta janë të njëjtët që heshtën, kur ne denoncuam se brenda Parkut të Liqenit, dy mikeshat e Edi Ramës, po ndërtonin vila në kundërshtim me çdo ligj në fuqi.

Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se kafshimi i Parkut të Liqenit për interesat e mafias së ndërtimit, të lidhur me Bashkinë dhe me Qeverinë, është pjesë e Planit të ri të Tiranës.

Plani mafioz Rama-Veliaj  ndryshoi Planin e vitit 2013, i cili ndalonte ndërtimet në çdo park apo lulishte të qytetit. Në kapitullin 7.4 të Planit 2013 duken qartë kufizimet dhe ndalimet e ndërtimeve në parqet dhe lulishtet e Tiranës.

Në planin e ndryshuar kundër interesit të qytetarëve të Tiranës, hyrja e Parkut të Liqenit shënohet me fjalët “Sherbime + BANIM + Institucione”. Me pak fjalë kjo do të thotë beton masiv për Parkun e Liqenit.

Është e papranueshme që Plani Rregullues i Tiranës mbahet i fshehtë. Asnjë website zyrtar i Bashkisë apo qeverisë që e ka miratuar atë, nuk e ka të publikuar planin, në bazë të të cilit hyrja e Parkut të Liqenit betonizohet dhe mbushet me qiellgërvishtës. (websitet: (i) bashkia, (ii) planifikimi, (iii) agjensia territorit & (iv) programi transparences kane ikur ne drejtim te paditur)

Plani i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është që ta mbajnë në heshtje deri në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe qytetarët të mos keni informacion për këtë aferë të rëndë korruptive, për këtë krim mjedisor që shkatërron hyrjen e Parkut të Liqenit dhe shëndetin e qytetit.

Erion Veliaj është i sfiduar publikisht për ballafaqim me fakte për këtë plan betonizimi brenda parkut! As nuk mund te fshihet më pas propagandës! Qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij!

Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë!

Read More
19 Tet
0

Kuvendi po zhvillon seancë dëgjimore formale për të bllokuar dhe shtyrë sa më shumë vendimmarrjen për vetingun në politikë.

  • Kuvendi po zhvillon seancë dëgjimore formale për të bllokuar dhe shtyrë sa më shumë vendimmarrjen për vetingun në politikë.
  • Politika e lidhur me krimin ka marrë peng procesin e zgjedhjeve, emërimeve dhe dhënien e titujve në universitete.
  • Vetingun në politikë e mbështet shumica e shqiptarëve. Para se të bëjmë moral për drejtësinë dhe korrupsionin, duhet ta nisim vetingun nga vetja pa vonesë.

LUÇIANO BOÇI, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike kërkoi ndërprerjen e seancave dëgjimore fasadë, që Kuvendi po i përdor për të shtyrë sa më shumë kohën e vendimmarrjes për propozimin e opozitës për vetingun në politikë. Në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, ku ishte parashikuar një seancë dëgjimore me botën akademike, përfaqësuesi i opozitës, Luçiano Boçi, vuri në dukje farssën e organizuar nga Kuvendi, ku, me seleksionim paraprak, ishin thirrur vetëm 7 nga 66 institucione arsimore të larta.

“Për procedurë kërkoj që këto seanca të mos zgjaten, sepse kanë karakter krejtësisht formal dhe kanë një qëllim të mbrapshtë. Çfarë vlere ka kjo seancë kur kemi 66 institucione të arsimit të lartë dhe këtu janë vetëm 7 institucione të arsimit të lartë. Pra, ka neglizhencë sepse është e paragjykuar, sepse vendimi është marrë, se kryeministri e ka shprehur, prandaj unë bëj thirrje: Stop këtyre seancave formale. Janë krejtësisht formale.”- tha Boçi.

Luçiano Boçi, që ka hyrë në politikë nga bota akademike, theksoi se gjatë qeverisjes së Edi Ramës bota akademike është ajo që e ka ndjerë drejtpërsëdrejti lidhjen  e politikës me krimin.

“Të gjithë e dimë shumë mirë që krimi i veshur me veladonin e politikës a politika e pasur me agresivitetin e krimit, ka kapërcyer kangjellat e universiteteve, ka shpërthyer portat e universiteteve dhe ka marrë peng jo vetëm procesin e zgjedhjeve në Universitete, por edhe procesin e emërimeve në universitete. Ka kapur dhënien e doktoraturave, dhënien e titujve, me një formalizëm që të gjithë e pranojmë këtë dhunë politike dhe kriminale, madje dhe nuk bëzajnë.”- u shpreh Boçi.

Deputeti Boçi tha se nisma e opozitës, e cila shppreh vullnetin e shumicës së shqiptarëve, është e qartë, e thjeshtë dhe pa ekuivok: ndryshime kushtetuese për të bërë atë që shoqëria kërkon – Vettingun e politikës.

Përfaqësuesi i opozitës bëri të qartë nga pastrimi i politikës nga krimi varet e ardhmja demokratike e Shqipërisë, varen zgjedhjet e lira.

“Pa të drejtën e votës nuk mund të kemi ne pushtetet e tjera, që duam s’duam ne, burojnë nga politika, dhe në qoftë se burimi është i ndotur, nëqoftëse burimi është i kriminalizuar, atëhere çfarë produkti do të dalë? Ku e kemi sot ekzekutivin? Me fakte, është i kriminalizuar. Ku e kemi sot parlamentin? Me fakte, i kriminalizuar. Dhe ne do të duhet të besojmë se sistemi i drejtësisë që do të dalë, nuk do të jetë i kapur nga kjo politikë e kriminalizuar? Është iluzion! Prandaj, kërkesa jonë është e thjeshtë: Së bashku të bëjmë atë që kërkon gjithë publiku, të bëjmë vettingun në politikë, që është gjëja më e thjeshtë, është detyra jonë. Ne që bëjmë teorira të ndryshme, për drejtësinë, për korrupsionin, për gjëra të ndryshme, tani ta nisim nga vetja. Ky është propozimi ynë, i sinqertë dhe i vërtetë, prandaj kërkojmë që t’u hapet rrugë ndryshimeve kushtetuese, nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa kaq.”- u shpreh Luçiano Boçi.

Read More
19 Tet
0

Partia Demokratike dënon vendimin e paligjshëm të qeverisë për dëbimin e Shoqatës Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve Politikë nga selia e saj.

  • Partia Demokratike dënon vendimin e paligjshëm të qeverisë për dëbimin e Shoqatës Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve Politikë nga selia e saj.
  • Edi Rama po sjell para syve të shqiptarëve hijet e të kaluarës dhe po vepron si nostalgjik fanatik, që ka si objektiv vetëm rikthimin e regjimit autokratik.
  • Akti i qeverisë është dëshmi se liritë dhe të drejtat e shqiptarëve po treten përditë dhe se vendi po shkon me shpejtësi drejt një përplasjeje civile si në vitin 1991.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon me forcë vendimin e qeverisë për dëbimin e Shoqatës Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve Politikë nga selia e saj.

Ky dëbim, i pabazuar në ligj, është një vendim personal i Edi Ramës dhe merr shkas vetëm prej instinktit pervers të luftës klasore, trashëguar nga babai i tij biologjik dhe ati i vet ideologjik Enver Hoxha.

Me këtë akt, Edi Rama dëshmohet edhe njëherë si armik i lirive të njeriut, shpërfillës i respektit njerëzor, frymëzues i skutave më të egra të krimit politik. Çdo ditë, ai po sjell para syve të shqiptarëve hijet e të kaluarës dhe po vepron si nostalgjik fanatik, që ka si objektiv vetëm rikthimin e regjimit autokratik.

Nuk ka fund egërsia klasore që ai hedh ndaj të përndjekurve politikë:

  • Emëron në poste kyçe pinjollë të Byrosë Politike komuniste.
  • Promovon hetuesit dhe persekutorët më të egër të regjimit komunist, duke i futur ata edhe në sistemin e ri të drejtësisë.
  • Rrënon kullën e Prek Calit, simbol të antikomunizmit.
  • Urdhëron t’i këndohet diktatorit.
  • Keqpërdor fëmijët të parakalojnë me pankarta me simbolet e komunizmit.
  • Ndërpret me ligj të posaçëm dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë dhe haptas.

Kudo e kurdo mundet, Edi Rama shfaqet si një buratin i diktatorit, një kryeministër i yllit me pesë cepa.

Dëbimi nga selia është hapi i radhës i Edi Ramës kundër shtresës së të përndjekurve. Ministrinë e Drejtësisë, si vegël qorre e Edi Ramës, në kundërshtim me kompetencat e saj, po internon edhe njëherë Shoqatën Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve.

Veprimi i qeverisë së Edi Ramës është provokimi më i ndyrë social dhe sulmi i radhës ndaj demokracisë në Shqipëri.

Është dëshmia e radhës se shqiptarëve po u treten përditë liritë dhe të drejtat e tyre dhe se vendi po shkon me shpejtësi drejt një përplasjeje civile si më 1991-n, prej të cilës qeveria e Edi Ramës do të ketë të njëjtin fund si rregjimi i atit të tij ideologjik.

Read More
18 Tet
0

Taulant Balla përdori fenë për të mashtruar shqiptarët për njohjen me mikun trafikant droge Edmond Bego në vitin 2015

  • Taulant Balla përdori fenë për të mashtruar shqiptarët për njohjen me mikun trafikant droge Edmond Bego në vitin 2015.
  • Vetëm në vitin 2014, Balla dhe miku i tij trafikant droge kanë udhëtuar së bashku, me makinë dhe me avion, plot 12 herë vajtje – ardhje.
  • Mashtrimi, mohimi dhe inflacioni me paditë fasadë janë e vetmja mënyrë që Taulant Balla të ruajë mandatin dhe t’i shpëtojë burgut edhe për pak kohë!

LUÇIANO BOÇI, DEPUTET PD

Taulant Balla u shfaq mbrëmë para shqiptarëve si një peng i krimit të organizuar dhe i parave të pista.

Pasi përdori fëmijët e tij për të justifikuar miqësinë me një trafikant ndërkombëtar droge, këtë rradhë, Taulant Balla përdori fenë për të mashtruar shqiptarët për kohën e njohjes me Begon.

Nuk është e vërtetë që Taulant Balla është prezantuar për herë të parë me Edmond Begon në vitin 2015 në xhaminë e Dragostunjës.

Dokumentat zyrtare provojnë se ata kanë udhëtuar së bashku disa herë me makinë dhe me avion në të njëjtën orë, përpara vitit 2015.

Të dhënat e sistemit TIMS provojnë se Taulant Balla dhe Edmond Bego kanë udhëtuar bashkë në 7 korrik 2014 dhe kontrolli i të dyja pasaportave është bërë brenda dy minutave, çka tregon se ata kanë qenë pas njëri-tjetrit.

Balla dhe Bego kanë udhëtuar së bashku edhe në 22 shtator 2014, kohë në të cilën sipas deklaratave të mashtruesit të Edi Ramës, ata nuk njiheshin me njëri tjetrin. Këtë herë pasaportat janë kontrolluar brenda 1 minute.

Vetëm në vitin 2014, Balla dhe miku i tij trafikant droge kanë udhëtuar së bashku, me makinë dhe me avion, plot 12 herë vajtje – ardhje.

Mashtrimi, mohimi dhe inflacioni me paditë fasadë janë e vetmja mënyrë që Taulant Balla të ruajë mandatin dhe t’i shpëtojë burgut edhe për pak kohë!

Read More
17 Tet
0

Taulant Balla hesht për 57 udhëtimet e tij me trafikantin ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego

  • Taulant Balla, i cili jep leksione europeanizmi, hesht për 57 udhëtimet e tij me trafikantin ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego dhe burimin e parave.
  • As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t’u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar.

GENT STRAZIMIRI, NËNKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD

As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t’u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar.

Taulant Balla u vetëshpall njeriu i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por krahu i djathtë i Edi Ramës nuk ka dhënë akoma asnjë përgjigje për 57 udhëtimet në Europë me Edmond Begon, mikun e tij trafikant ndërkombëtar droge.

Taulant Balla, i cili jep opozitës leksione europianizmi, nuk ka shpjeguar akoma se ku i ka gjetur lekët për të udhëtuar me charter bashkë me Edmond Begon. Ligji e ndalon Taulant Ballën të marrë dhuratë mbi 100 mijë lekë, ndërkohë që 1 udhëtim me charter kushton të paktën 30 mijë euro.

Taulant Balla nuk u ka thënë shqiptarëve sesi Edmond Bego ka marrë të paktën 14 milionë euro nga tenderat dhe punët publike, pavarësisht se ligji shqiptar i ndalon një të dënuari për trafik droge të marrë pjesë në tendera publikë. Vetëm 3 nga tenderat që Edmond Bego ka marrë gjatë këtij viti janë në zonën elektorale të Taulant Ballës.

Taulant Balla, nën akuzë publike për pastrimin e 3.4 milionë eurove të dërguara me Toyta Yaris, nën akuzë publike për praninë e tij në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut, është fytyra më e papërshtatshme për të përfaqësuar në Bruksel aspiratën europiane të shqiptarëve të ndershëm.

As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t’u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar.

Read More
17 Tet
0

Provohet me video gjobitja e mjekëve që nuk punojnë për llogari të koncesionit korruptiv të check up-it.

  • Provohet me video gjobitja e mjekëve që nuk punojnë për llogari të koncesionit korruptiv të check up-it.
  • PD është e vendosur të anullojë koncesionin e dështuar të check up-it dhe çdo koncesion tjetër korruptiv.

 

ORJOLA PAMPURI, DEPUTETE E PARTISË DEMOKRATIKE 

 

Në datën 5 shkurt të këtij viti, Partia Demokratike denoncoi me fakte sesi Edi Rama vendosi zyrtarisht mjekët dhe qendrat shëndetësore në shërbim të konçesionit korruptiv të check up-it.

 

Nëpërmjet një kontrate të paligjshme, që prej 31 janarit, Edi Rama ka detyruar mjekët të pranojnë të punojnë për të shtuar numrin e personave që bëjnë check up, përndryshe ata gjobiten deri në 300 mijë lekë.

 

Denoncimi i Partisë Demokratike u provua i vërtetë mbrëmë, kur emisioni “Stop” publikoi dëshmi të mjekëve që janë gjobitur, sepse nuk kanë punuar mjaftueshëm për koncesionin korruptiv të Edi Ramës.

 

Skema që detyron mjeket dhe infermieret të punojnë për konçesionarin korruptiv synon të mbulojë dështimin e konçesionit 120 milionë eurosh.

 

Pavarësisht manipulimit të të dhënave vetëm  27 përqind e shqiptarëve rezultojnë me letra që të kenë kryer analizat e check up, ndërkohë që klientja dhe sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, paguhet me miliona euro, sikur check up-in ta kenë kryer të gjithë shqiptarët.

 

Për shkak të këtij koncesioni korruptiv dhe disa të tjerëve, sot shëndetësia sot është më keq.

 

Në vend që të investojnë për të mbajtur në Shqipëri mjekët dhe infermierët, në vend që t’u sigurojnë shqiptarëve shërbim cilësor dhe ilaçe të paskaduara, Edi Rama ka zgjedhur të pasurojë oligarkët e tij dhe t’u paguaja atyre të paktën 300 milionë euro.

 

Partia Demokratike është e vendosur të anullojë koncesionin e dështuar të check up-it dhe çdo koncesion tjetër korruptiv!

 

Me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve!

Read More
16 Tet
0

Blerina Gjylameti dhe zëvendësministri i Arsimit Ervin Demo, vjedhin punimin shkencor, ministria hesht!

  • Deputetja e Ramës dhe zv/Ministri i Arsimit vjedhin punimin shkencor, por ministria hesht!
  • Vjedhja e punës intelektuale bëhet një vepër shumë e rëndë, kur mendon se hajdutët janë eksponentë të lartë të qeverisjes së Edi Ramës në arsim

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI LUÇIANO BOÇI

 

Jam sot këtu për të denoncuar një skandal, në të cilin janë përfshirë një deputet i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, si dhë një zëvendësministër i i arsimit të qeverisë së Edi Ramës.

Një skandal që po synohet të mbulohet me heshtje.

Prej disa ditësh, është bërë i njohur denoncimi publik dhe me fakte i një studiuesi të njohur dhe kërkuesi shkencor, mjekut Taulant Muka, lidhur me një botim-plagjiaturë që mban nënshkrimet e deputetes socialiste Blerina Gjylameti dhe të zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo.

Nga faktet publike, artikulli shkencor me titull “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, botuar në vitin 2011, rezulton se në të vërtetë nuk është punë origjinale e tyre.  Ata kanë përvetësuar idetë dhe punën e të tjerëve, pa cituar burimin origjinal, duke shkelur të drejtat e autorëve dhe produktet e tyre intelektuale.

Ministria e Arsimit, e cila është ftuar publikisht të deklarohet lidhur me denoncimin, ka heshtur, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve publike të vetë studiuesit Muka, por edhe interesimit të mediave dhe opinionit publik intelektual.

Deputetja Blerina Gjylameti, e cila sot mban detyrën e koordinatores së Edi Ramës për bashkëqeverisjen as nuk skuqet e as nuk zverdhet për kapjen në flagrancë në vjedhjen e punimit intelektual të tjetrit, por vijon të japë leksione se si qeveriset e bashkëqeveriset. Madje ajo në ditën e parë të vitit akademik merr përsipër edhe të urojë studentët.

Vjedhja e punës intelektuale bëhet një vepër shumë e rëndë, kur mendon se hajdutët janë eksponentë të lartë të qeverisjes së Edi Ramës në arsim.

Heshtja tregon se në ç ‘derexhe ka rënë arsimi në Shqipëri.

Në Evropë janë me dhjetëra raste që zbulimi i plagjiaturave ka shkatërruar karriera politike të ministrave apo deputetëve deri edhe tek kryeministra e presidentë.

Një shembull tipik është ai i Presidentit gjerman Kristian Wulff, i cili dha dorëheqjen kur u gjet fajtor në një vepër të tillë plagjiature në vitin 2012. Ndërkohë Annette Schavan, ministrja gjermane e Arsimit, dha po ashtu dorëheqjen, sepse Universiteti i Dusseldorfit i kishte zbuluar plagjaturën në punimin e doktoraturës.

Kjo është norma evropiane, por që s’funksionon në Shqipërinë e Edi Ramës. Në Shqipërinë e tij, hajdutët e punimeve shkencore merren me arsim, kurse kriminelët e trafikantët ngarkohen me ruajtjen e rendit dhe të nomenklaturës.

Në Shqipërinë e Edi Ramës, Blerina Gjylameti u jep leksione universitarëve, kurse Ervin Demo ngarkohet të kryejë reformën e arsimit të lartë.

Këta dy kopjacë dhe hajdutë intelektualë, synojnë ta kalojnë me heshtje vjedhjen prej xhepistësh që kanë kryer në artikullin e tyre shkencor, sipas shembullit të narkotrafikantëve, që vijojnë punën e tyre, sa kohë interesi i tyre, është edhe interesi i Edi Ramës.

Read More
16 Tet
0

Prokuroria mbyll sytë për të realizuar skenarin mafioz të Edi Ramës, që mbron vëllain trafikant droge të Fatmir Xhafës

  • Provat zyrtare tregojnë qartë se Prokuroria ka mbyllur sytë për të realizuar skenarin mafioz të Edi Ramës, që mbron vëllain trafikant droge të Fatmir Xhafës
  • Këto janë prova të mjaftueshme që sot prokuroria të arrestojë Ard Veliun për akuzat: shpërdorim detyre, pengim të zbulimit të së vërtetës dhe fabrikim të provave në mbrojtje të një trafikanti droge

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI ERVIN SALIANJI

Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar, sajuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e trafikantit të drogës Agron Xhafa dhe vëllait të tij Ministër të Brendshëm, janë të pakundërshtueshme.

Faktet e pakundërshtueshme i ka parë me zë dhe me figurë cdo shqiptar, ashtu siç i ka parë, dëgjuar dhe shkruar edhe prokuroria e cila i ka përfshirë si përgjime në fashikullin e plotë.

Në përgjimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme janë renditur përgjimet që faktojnë përfshirjen e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut në krijimin e dëshmitarit të rreme.

Në përgjimet e datës 27 Maj  vetëm tre ditë para se aktori i Ramës të rekrutohej zyrtarisht nga policia e shtetit ai bën këtë bisedë të përgjuar nga prokuroria:

“Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër?…….E kur të vij ejjj të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi, kupton? E ke parasysh? i kishte thënë ai, hap gojën sa do,  i kishte thënë ai (shoku nga Librazhdi)” 

Këto janë përgjime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, por prokuroria bën sikur nuk i shikon pavarësisht se dëshmitari i sajuar është kapur me zë dhe me figurë në bisedë të lirë duke thënë se është ofertuar me 200 mijë euro nga Taulanti nga Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina.

Më pas Taulant Alizoti bën pohimin shkatërrues se: “.. ai i ka bërë muhabetet tamam”, “…më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më takojnë”. 

Qartësisht ai vetëpranon se në këmbim të pakos është i gatshëm të japë dëshmi të rremë dhe të bëjë një vit burg.

Përgjimi provon pikërisht pse është dëshmi e rreme, kështu Albert Veliu i thotë Alizotit se:

“çfarë lidhje ke ti me këtë pune, çfarë pune ke ti që iu afrohesh kur nuk ke asnjë lidhje me këto gjëra”.

Këto janë prova të mjaftueshme që sot prokuroria të arrestojë Ard Veliun për:

–              Shpërdorim detyre

–              Pengim të zbulimit të së vërtetës

–             Fabrikim të provave në mbrojtje të një trafikanti droge.

 

Provat dhe përgjimet  dëshmojnë qartë, se Alizoti është sajesë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Provat tregojnë qartë se Prokuroria ka mbyllur sytë për të realizuar skenarin mafioz të Edi Ramës, që mbron trafikantin e drogës dhe sulmon denoncuesin.

Sot është dita ku prokuroria duhet t’i jap fund farsës që ka ngritur deri më sot.

Sot është dita ku Ardi Veliu duhet të ishte në burg.

Sot është dita ku Drejtori i Policisë së Fierit duhet të jetë në burg.

Sot është dita ku Taulant Balla duhet të ishte nën procedim penal për sajimin e provave dhe blerje të dëshmitarit të rremë.

Sot Fatmir Xhafaj duhet të ishte nën hetim për mbështetjen shtetërore që i ka dhënë vëllait trafikant droge.

Partia Demokratike nuk do të tërhiqet asnjë cast nga beteja jetike për çlirimin e politikës ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi.

Është e qartë që fundin e Edi Ramës nuk e fshehin dot veglat e tij në çdo institucion.

Një pushtet që përfshihet në çdo qelizë të  tij në mbrojtje të një trafikanti droge është i rënë!

Read More
15 Tet
0

Kupola e policisë dhe e prokurorisë, me përfshirjen e Ballës, nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, ka gjetur, manipuluar dhe paguar një dëshmitar të rremë

 

  • Nga përgjimi zyrtar i Prokurorisë del zbuluar se si kupola e policisë dhe e prokurorisë, me përfshirjen e Taulant Ballës dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës ka gjetur, manipuluar dhe paguar një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e Ministrit të Brendshëm.
  • Manipulimi i hetimeve dhe mos-hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda për të cilët dyshja Marku-Prela do të mbajnë përgjegjësi.
  • Ju bëj thirrje burrave dhe grave me kurajo në prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë flet-arrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit
  • Të nisin menjëherë procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës, dhe të nisin hetimin për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës
  • Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbim ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjësi çdo polic, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit.

 

DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Zonja dhe zotërinj,

 

Bashkëqytetarë kudo që jeni,

 

Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e trafikantit të drogës Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, janë të pakundërshtueshme.

 

Fatkeqësisht deri tani nuk ka filluar ende asnjë hetim për Taulant Ballën.

 

Nuk ka filluar asnjë hetim për Ardi Veliun.

 

Nuk ka filluar asnjë hetim për Drejtorin e Policisë së Fierit.

 

Manipulimi i hetimeve dhe mos-hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda për të cilat dyshja Marku-Prela dhe shërbëtorët e saj në Prokurori do të mbajnë përgjegjësi.

 

Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbimi ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjësi çdo polici, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit.

 

Ata që mendojnë se mund të bëjnë krime se do t’i mbrojë Edi Rama e kanë gabim. Pushteti i Edi Ramës ka marrë fund – rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal më asgjë.

 

Përpjekjet e tij të dëshpëruara për të kërcënuar, për të shantazhuar, apo për të shpërqëndruar opinionin publik, janë përpjekje mjerane dhe shprehje e panikut që e ka kapur.

 

Me të drejtë. Ato që nuk do ta shpëtojnë dot as atë dhe as bashkëpunëtorët e tij në manipulimin e drejtësisë për të mbrojtur krimin.

 

Ju bëj thirrje prokurorëve të ndershëm që t’i rezistojnë urdhrave të paligjshëm dhe arbitrarë të Arta Markut dhe Donika Prelës  që janë vënë në shërbim të Edi Ramës dhe krimit për të shkatërruar hetimet dhe provat.

 

Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj Kushtetutës, ligjit, ndaj drejtësisë, ndaj popullit, jo ndaj politikanëve të inkriminuar dhe drejtuesve tuaj shërbëtorë të krimit.

 

Ju bëj thirrje burrave dhe grave me kurajë në Prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë fletarrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit, të nisin menjëherë pa humbur kohë procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës, dhe të nisin hetimin për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës.

 

Provat janë të qarta dhe ulëritëse, dhe nga vetë fashikujt zyrtarë të përgjimit të Prokurorisë del zbuluar se si kupola e Policisë dhe e Prokurorisë, me përfshirjen e Taulant Ballës dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës ka gjetur, manipuluar dhe paguar një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e Ministrit të Brendshëm.

 

Veproni sa nuk është vonë.

 

Veproni jo vetëm sepse kështu jua kërkon ligji dhe Kushtetuta, por vetëdijesohuni se nga veprimi dhe mosveprimi juaj sot varet jo thjesht dhe vetëm zbatimi i ligjit, por stabiliteti i vendit dhe paqja sociale.

 

U bëj thirrje policëve të ndershëm që të mos rreshtohen përpara kryeministrit, me kokën e ulur duke gëlltitur se si ai shan, fyen, kërcënon ata mes jush që denoncojnë krimin në qeveri.

Mos pranoni që të trajtoheni si shërbëtorë të kryeministrit, mos lejoni që të trajtoheni shërbëtorë të krimit. Bashkojuni kolegëve tuaj kurajozë që përballen njësoj me krimin dhe kriminelët me kostum që ju drejtojnë.

 

U bëj thirrje gazetarëve dhe punonjësve të mediave që të bashkohen në përpjekjen për denoncimin e krimit. Lufta kundër krimit është një kauzë jetike dhe si e tillë duhet të jetë kauzë e mediave të cilat kanë mision për t’i shërbyer popullit duke i treguar të vërtetën.

 

U bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që të distancohen nga regjimi kriminal i Edi Ramës. Jo vetëm si socialist, por edhe si qytetarë, ata nuk duhet ta lejojnë partinë e tyre të kthehet në një organizatë kriminale të marrë peng nga njerëz pa asnjë moral dhe pa asnjë ideal shoqëror dhe njerëzor, një organizatë kriminale e cila sot ka marrë peng shtetin dhe drejtësinë.

 

Duhet të distancoheni sot për të shpëtuar partinë tuaj, para se kjo parti të shkatërrohet nën sundimin e krimit.

 

Partia Demokratike dhe opozita nuk do tërhiqen asnjë çast dhe para asnjë gjëje nga beteja jonë jetike për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi.

 

Beteja e nisur do shkojë deri në fund.

 

E di që shumë prej jush duan zgjidhje të menjëhershme, por dua t’i siguroj sot se fitorja ndaj krimit dhe pushtetit mafioz të Edi Ramës është e pashmangshme dhe e afërt.

Read More
14 Tet
0

Pse hesht Taulant Balla për 25 udhëtimet jashtë vendit me trafikantin e rrezikshëm

Dje Partia Demokratike paraqiti fakte të reja që tregojnë lidhjen e fortë të numrit dy të Partisë Socialiste dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me trafikantin e rrezikshëm të drogës Edmond Bego, të dënuar në Itali me 21 vite burg.

 

Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bego, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN.

 

Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeverisë Edi Rama, ka përdorur dhjetra herë charter-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me charter nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bego.

 

Taulanti u fsheh si gjithmonë ku kapet në flagrancë si bashkëpunëtor i eksponentëve të krimit të organizuar.

 

Taulanti nga Librazhdi nuk ka dhënë ende asnjë sqarime:

• Çfarë e lidhë numrin dy të Partisë Socialiste me trafikantin e drogës Edmond Bego?

• Pse ka udhëtuar 25 herë jashtë vendit me trafikantin e dënuar të drogës Edmond Bego?

• Pse ka përdorur makinën e tij personale për të udhëtuar me trafikantin ndërkombëtar të drogës Edmond Begon?

 

Dje Taulanti konfirmoi se një nga dhjetra udhëtimet e tij me charter ia kishte financuar Edi Rama, i cili si asnjë Kryeministër tjetër më parë, përdor charter për udhëtime jashtë vendit.

 

Edhe pse shqiptarët nuk kanë para për të ushqyer fëmijët e tyre dhe Shqipëria është një nga vendet më të varfra në botë, sot kemi një Kryeministër të dhënë pas luksit dhe që udhëton me charter, siç ka denoncuar më parë Partia Demokratike.

 

 

Partia Demokratike ripyet sot Taulant Ballën:

• Po udhëtimet e tjera me charter kush ia ka paguar dhe a janë financuar udhëtimet e tij nga burime të paligjshme?

• Kush i ka paguar udhëtimet me charter gjatë udhëtimit të tij me Edmond Begon?

 

Këtyre pyetjeve Edi Rama dhe Taulant Balla nuk iu shpëtojnë dot.

 

Taulanti nga Librazhdi mund të bëhet edhe sot qesharak dhe mund të thotë që edhe Edmond Bego ishte i ftuar në një vizitë në Parlamentin Europian. Ai është faktuar si një mashtrues që nuk heziton të përdor fotomontazhin dhe kallamin e peshkut për të mbuluar lidhjet e tij me krimin e organizuar.

 

Ata sot mund të bërtasin “shpifje” sepse nuk ka kush i heton dhe dënon. Ata mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë.

 

Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit është realiteti që sheh sot çdo shqiptar.

 

Të vërtetën nuk e fshehin dot më. Lidhja e tyre me krimin e organizuar është e dokumentuar dhe fundi i tyre është i afërt.

Read More