Në mbështetje të banorëve që protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projekti korruptiv i qeverisë.
Blog
Prej 5 vjetësh investimi më i madh i Edi Ramës është tek propaganda, brenda dhe jashtë vendit. Edhe ekspozitat e veta private e të paligjshme po i përdor për imazhin e rremë të një kryeministri modern perëndimor! Por të gjithë investimin e jetës së Edi Ramës ia ka rrëzuar me pak rreshta organizata që mbron gazetarët, Reporterët pa Kufij.
Që në faqen e parë të raportit, Shqipëria përshkruhet si vendi ku krimi i organizuar ka fuqinë e organizatave më të tmerrshme kriminale, mafias italiane, triadës kineze, jakuzit japonez, mafias ruse dhe asaj turke.
Nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria ka krijuar imazhin e nje vendi parajsë për trafikun e drogës, por kjo është hera e parë që Shqipëria renditet në raportin e Reporterëve pa kufij si një nga 5 vendet në botë me krim të organizuar shumë të rrezikshëm.
Siç pohon raporti, i titulluar, “Gazetarët- beteja e zezë e krimit të organizuar”, kjo situatë alarmante ka ndikuar drejtpërsëdrejti në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, përfshirë edhe Shqipërinë.
Historitë e tre gazetarëve shqiptarë: Klodiana Lala, Basir Çollaku dhe Alida Tota janë tre rastet e përfshira në raportin e Reporterëve pa kufij. Të treja historitë kanë një të përbashkët: Gazetarët janë kërcënuar per shkak të denoncimeve që ata u kanë bërë lidhjeve të ngushta mes krimit të organizuar me pushtetin, Jurgis Çyrbjen me Emiljano Shullazin, Saimir Tahirin me drogën e Habilajve, Erion Veliajn me mafian e plehrave.
Rasti i Klodiana Lalës është pjesë e raportit të Gazetarëve pa kufij, ku përmendet agresioni i armatosur ndaj shtëpisë së familjarëve me breshëri plumbash nga persona të panjohur natën e 30 Gushtit 2018. Sulmi ndaj Lalës, gazetare innvestigative prej 10 vjetësh, në një nga TV kryesorë, Neës 24, kishte lidhje direkte me raportimet investigative të saj. Raporti thotë se 2 javë para sulmit në shtëpinë e të afërmve të saj, Lala publikoi lidhjet e deputetit Socialist Jurgis Çyrbja me orgnizatën kriminale të kryesuar nga Emiljano Shullazi. Aludimi i raportit të Gazetarëve pa Kufij mund të jetë një pistë e vlefshme për policinë, që të gjejë agresorët brenda parlamentit të Shqipërisë.
Raporti përmend gazetarin Basir Çollaku, i cili duke publikuar intervistën me kreun e njësisë së drogës në policinë e Vlorës, Dritan Zagani, denoncoi korrupsionin e policisë dhe lidhjet me trafikun e drogës së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Një gazëtë dhe një Kanal TV pranuan të japin intervistën, por u tërhoqën pas telefonatave kërcëënuese të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Dy vjet më pas, antimafia italiane provoi disa prej dëshmive të publikuara nga Çollaku. Por jeta e Çollakut është bërë pothuajse e pamundur në Shqipëri prej kërcënimeve.
Shembull i lidhjes mes shtetit dhe krimit të organizuar, Reporterët pa Kufij sjellin historinë e gazetares shqiptare, Alida Tota, e cila investigoi për lidhjet e zyrtarëve me krimin e organizuar në aferën e landfillit të Sharrës, ku humbi jetën Ardit Gjoklaj, një fëmijë i shfrytëzuar në punë të rëndë, së bashku me dhjetra bashkemoshatarë të tij dhe mes tyre dhe shumë gra dhe vajza që punonim në kushte ç’njerëzore. Pronari i landfillit ishte zyrtar i lartë i Partisë në pushtet dhe me lidhje në polici. Alida Tota u përfol, u përndoq, u kërcënua me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj, për të fshehur krimin në landfillin e administruar prej tij,- thuhet në raport.
Më mirë se kushdo tjetër këto të vërteta i dinë vetë gazetarët në Shqipëri, të cilët përballen çdo ditë në redaksitë e tyre me presionin për të çensuruar realitetin, për të mos treguar lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar, për të mos denoncuar aferat e korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës, për të mbyllur ekranet për ata që ngrejnë krye!
Protesta e banorëve tek Unaza e Re është shembulli më i freskët i çensurës skandaloze që Edi Rama dhe Erion Veliaj lanë vendosur në televizionin publik dhe në televizionet kryesorë kombëtarë, ku mungon jo vetëm zëri i protestuesve, por shpeshherë edhe zëri i opozitës.
Përkeqësimi i situatës së medias në Shqipëri është vënë në dukje edhe më parë nga Reporterët pa Kufij, e cila ka dënuar “Përqëndrimin e medias në duart e afaristëve të lidhur me pushtetin, çensurën e gazetarëve dhe rritjen e armiqësisë ndaj gazetarëve, e nxitur direkt nga Kryeministri Edi Rama”.
Raporti i Organizatës së njohur “Reporterët pa Kufij” përforcon edhe një herë shqetësimet e ngritura edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor për Të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, ku u denoncua “kapja e medias ”për interesa të qeverisë dhe kërcënimet e gazetarëve për të mos investiguar për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Si Kryetare e Komisionit për Cështjet e Medias, dua të shpreh shqetësimin që censura ende vazhdon, askush nga mediat kombëtare nuk publikoi këtë raport, ku flitej për historitë e punonjesve të tyre të kërcënuar nga mafia.
Sepse zyrat e censurës qeveritare i marrin urdhërat nga krimi i organizuar dhe mafia sic shprehet edhe në shqetësimin e reportereve pa kufij, nuk ndalet për të mposhtur gazetarët më kurajozë.
Pa media të lirë, nuk ka shtet të së drejtës dhe demokracia është në dorën e krimit të organizuar!
Në mbështetje të banorëve që protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projekti korruptiv i qeverisë.
- Kompania Biba X, përfituese e 18 milionë eurove nga Projekti i Unazës së Re është vënë sërish nën sekuestro nga Përmbarimi.
- Kompania e paracaktuar nga Edi Rama për aferën korruptive të Unazës së Re, duhet të paguajë detyrimet që i ka shtetit dhe jo të marrë 18 milionë euro prej tij.
DEKLARATË PD, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA
Edi Rama ka thelluar edhe më shumë paligjshmërinë me Unazën e Re, kur ka vendosur të nisë shembjen e disa godinave tek rrethrrotullimi i Shqiponjës, duke përdorur një kompani që është nën sekuestro nga përmbarimi.
Historia e sekuestros për kompaninë Biba X, që ka marrë tenderin korruptiv të Unazës së Re, bashkë me një kompani fantazëm, pa pronarë të identifikuar, është përsëritur.
Për ironi, kompania që, bashkë me Inspektoriatin e Ndërtimit, shemb godina tek sheshi “Shqiponja”, është nën sekuestro nga vetë IKMT-ja.
Dokumenti që po publikojmë sot mban datën 14 Nëntor dhe tregon se Përmbarimi ka vendosur në sekuestro me ekzekutim të detyrueshëm të gjitha asetet e kompanisë Biba X; konkretisht në kuotat ligjore të kompanisë, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, kantiere aktive të ndërtimit, llogari bankare etj .
Situata është sa absurde, aq edhe jo ligjore.
Një kompani që ka çdo pasuri nën sekuestro dhe pasuritë e saj mund të dalin në ankand, nuk mund të kryejë punë publike.
Në vend që të përfitojë 18 milionë euro nga buxheti I shtetit, kompania e paracaktuar nga Edi Rama për aferën korruptive të Unazës së Re, duhet të paguajë detyrimet që i ka shtetit, në këtë rast Inspektoriatit të Ndërtimit, me të cilin po prish godinat.
Kompania Biba X ishte nën sekuestro edhe në kohën e pjesëmarrjes në tenderin korruptiv dhe të paracaktuar për ndërtimin e 2.2 kilometrave të Unazës së Re.
Partia Demokratike ka sjellë fakte se i gjithë Projekti i Unazës së Re është i paligjshëm, korruptiv dhe në shkelje të plotë të vendimit të qeverisë për projektimin dhe ndërtimin e rrugëve.
Projekti 40 milionë euro është tenderuar pa studim fizibiliteti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje/përfitimi, pa vlerësim shpronësimesh.
Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal.
Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!
- Provohet zyrtarisht denoncimi i PD për të zhdukurit e bandave të drogës në Vlorë. Në zonën elektorale të kryeministrit në 3 vjet janë denoncuar si të rrëmbyer e të zhdukur 80 persona.
- Dëshmitë e familjarëve faktojnë përfshirjen e policisë jo vetëm në lehtësimin e trafikut, por dhe në dekonspirimin dhe kërcënimin e familjarëve të të zhdukurve.
- Vendi është në emergjencë kombëtare, prandaj është jetik ndarja e politikës nga krimi nëpërmjet vetingut të politikanëve, duke nisur që nga kreu i qeverisë.
- PD do të bëjë gjithçka për rihapjen e hetimeve për zhdukjen e 80 personave për të vënë në vend drejtësinë e munguar!
DEKLARATË PD, DEPUTETI ERVIN SALIANJI
5 vjet më parë, kur shumica e njerëzve e kishin të pamundur ta besonin, ndërsa pakica bënte si e habitur, Partia Demokratike nisi denoncimet e kanabizimit të Shqipërisë si projekt politik i Edi Ramës për të bashkëqeverisur me krimin.
Që atëherë, paralajmëruam se kultivimi dhe trafikimi i drogës me mbështetje të fortë politike nga Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri, përveç të tjerave, do të kishte pasoja të rënda për sigurinë dhe jetën e qytetarëve.
Fatkeqësisht, çdo denoncim i Partisë Demokratike është provuar si i vërtetë. Kanabisi shitet nëpër shkolla si të ishte çaj mali, për pazare të prishura droge, bandat janë vrarë me njëra-tjetrën, kanë ekzekutuar rivalët në mes të qytetit, kanë zhdukur kundërshtarët në mes të ditës.
Dy muaj më parë, Kryetari i Partisë Demokratike, denoncoi nga Vlora rrëmbimin dhe zhdukjen e dhjetëra personave, të dyshuar si të ekzekutuar në heshtje nga mafia e drogës në zonën elektorale të kryeministrit të vendit.
Çfarë bëri Edi Rama?
Përqeshi opozitën dhe mbuloi realitetin e tmerrshëm që sundon në Vlorë: Njerëzit rrëmbehen dhe zhduken pa lënë gjurmë, ndërsa policia nuk bën asnjë përpjekje për të hetuar aktet mafioze.
Por tani e vërteta nuk mund të mbulohet më! Emisioni Top Story zbuloi shifrat dhe dëshmitë tronditëse për të zhdukurit e trafikut të drogës në Vlorë. Prokuroria pohoi zyrtarisht numrin 80 të të zhdukurve në 3 vjet. 80 të zhdukur është vetëm numri i denoncimeve që familjarët kanë bërë në polici për të afërmit e tyre.
Dëshmitê e familjarëve për emisionin Top Story, faktojnë përfshirjen e policisë jo vetëm në lehtësimin e trafikut, por dhe në dekonspirimin dhe kërcënimin e familjarëve të të zhdukurve.
Kjo është kambana e alarmit të një shteti që përfundimisht ka rënë në duart e krimit.
“Sa herë shkoja në polici për të denoncuar zhdukjen e djalit, më merrnin në celular dhe më thoshin, pse ke shkuar në polici? –dëshmon babai i kërcënuar i Mario Metushit, zhdukur në 16 qershor 2017, duke lënë të kuptohet se policia lajmëronte bandat për veprimet e tij.
Përfshirja e policisë i ka bërë mijëra të rinj të besojnë se yrakjo është rruga e duhur për tu pasuruar në mënyrë të shpejtë më ndihmën e shtetit dhe i ka kthyer në pre të bandave kriminale.
Dëshmia e Vëllait të Leonard Mehmetit, një tjetër i zhdukur, dëshmon që Leonardi kishte miqësi me Jaeld Çelën ish drejtor i policisë Vlorë dhe Ervin Dalipaj, asokohe drejtues policie nën Tahirin.
Sot njëri është në kërkim, tjetri i ekzekutuar në Sukth.
Qamil Maze u gjet i mbytur dhe me tutje nje gomone me 1.2 ton kanabis.
Ardian Likaj babai i tre fëmijëve, u gjet i dekompozuar, ndërsa u denoncua si i zhdukur nga bashkëshortja. Tre muaj më pas prokuroria dhe policia e shpallën të mbytur pavarësisht dëshmive të familjarëve.
Vrasje me çekiç, rrëmbime, ekzekutime në mes të qytetit, shpërthime me tritol, qytete në kontroll të bandave. Njerëz që kanë frikë të dalin nga banesa dhe rrinë të ngujuar.
Qindra familje te tjera me fëmijët në rrezik të përditshëm.
Ajo çka i bashkon këto dëshmi është një tjetër fakt i rëndë; familjarët i bëjnë të gjithë denoncimet në Policinë e Fierit, sepse deklarojnë se jo vetëm nuk kanë besim por kanë frikë të shkojnë në Policinë e Vlorës.
Dëshmitë e familjareve tregojnë se të afërmit e tyre ishin të përfshirë në trafik droge, por lidhja e bandave me drejtuesit e lartë të policisë ka ndaluar hetimet.
Ky është realiteti i botës së errët kriminale me policinë bashkëpunëtore në fshehje vrasje dhe krim pikërisht në zonën elektorale të KM Rama.
Kjo është situata në shumicën e qyteteve të Shqipërisë, ku krimi ka marrë revansh ndaj shtetit, sepse bashkëpunëtor kryesor ka kryeministrin e vendit Edi Rama.
Vendi është në emergjencë kombëtare, prandaj është jetik ndarja e politikës nga krimi nëpërmjet vetingut të politikanëve, duke nisur që nga kreu i qeverisë.
Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do t’i shtypim me forcën e ligjit bandat dhe kriminelet! Ne do të kthejmë rendin dhe sigurinë! Do të bëjmë gjithçka për rihapjen e hetimeve për zhdukjen e 80 personave për të vënë në vend drejtësinë e munguar!
Partia Demokratike ka vullnetin për të çuar para drejtësisë çdo zyrtar që ka shërbyer si garant apo bashkëpunëtor i krimit, qoftë ai Kryeministër, ministër, drejtor policie apo polic i thjeshtë.
Në përpjekje për të mashtruar shqiptarët, ARRSH provoi si të vërtetë denoncimin e PD për shkeljen e procedurave kryesore, të parashikuar nga VKM nr. 628/2015.
Drejtori i ARRSH-së, që mbahet mend si njeriu që përmbyti Tiranën me urdhër të Edi Ramës në vitin 2001, pasi të konsultohet me ligjin, duhet të përgjigjet:
· Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë studimin e fizibilitetit? ARRSH nuk mund të fshihet pas të shkuarës, sepse projekti për Unazën e Re është projekt i ri, i kërkuar në Janar 2018 nga Bashkia e Tiranës.
· Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë procedurat për marrjen e lejeve të nevojshme, përfshirë marrjen e detyrueshme të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis? Projekti është tenderuar në 10 Shtator 2018, është shpallur fituesi në 19-21 Tetor 2018, ndërkohë që aplikimi për vlerësimin e ndikimit në mjedis është bërë më datë 8 nëntor 2018 dhe është marrë më 12 nëntor 2018, pasi kishte nisur zbatimi i projektit dhe pasi projekti ishte denoncuar si korruptiv dhe i paligjshëm nga opozita.
· Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë procedurat për vlerësimin paraprak të kostove dhe përfitimeve, përfshirë vlerësimin mbi vlerën paraprake dhe të mundshme të shpronësimeve? Ky nuk është fondi i shpronësimeve që miratohet me VKM, për të cilin mashtron ARRSH-ja, por vlerësimi paraprak i shpronësimeve, që është i detyrueshëm të realizohet përpara miratimit të projektit.
· Pse ka kërkuar sponsorizim për projektimin në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve? Kjo procedurë nuk ka asnjë ngjashmëri me rastin e referuar për një segment tjetër të Unazës së Re.
Nevoja për të justifikuar vjedhjen dhe shkeljen e ligjit me projektin 40 milionë euro, e detyron Drejtorin e ARRSH-së t’u thotë shqiptarëve se ai po ndjek të njëjtën procedurë si 10 vjet më parë, kur ligji e detyron që të ndjekë vetëm procedurën e miratuar në 2015-ën nga qeveria e Edi Ramës!
Partia Demokratike përsërit thirrjen për prokurorinë që të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal.
Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!
- Projekti i Unazës së Re është i paligjshëm, korruptiv, në shkelje të plotë të VKM nr.628 dhe të ligjit të sponsorimeve.
- Projekti 40 milionë euro është tenderuar pa studim fizibililiteti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje/përfitimi, pa vlerësim shpronësimesh.
- Ligji i sponsorizimeve ndalon sponsorizimet për institucionet shtetërore në fushën e ndërtimit të rrugëve, siç ka ndodhur me projektin e Unazës së Re.
- Përveç kompanive të ndërtimit, Edi Rama ka paracaktuar edhe supervizorin e rrugës, kompaninë “dhuruese” të projektit.
- Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!
DEKLARATË PD, GAZMENT BARDHI, KËSHILLTAR LIGJOR I PARTISË DEMOKRATIKE
Projekti 40 milionë euro i Unazës së Re është aq korruptiv dhe i paligjshëm, saqë shumë zyrtarë të lartë duhet të ishin sot në burg, duke u hetuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Projekti është në paligjshmëri të plotë, sepse me miratimin e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, qeveria ka anashkaluar procedurat kyçe të realizimit të një projekti madhor publik, siç përcaktohet në vendimin nr 628 të Këshillit të Ministrave, të 15 korrikut 2015.
VKM nr. 628 përcakton rregullat për projektimin dhe ndërtimin e rrugëve, ku më kryesori është studimi i fizibilitetit, ai që orienton qeverinë, nëse një projekt është i dobishëm dhe nëse kosto justifikon përfitimin.
Në nxitim për të grabitur 40 milionë euro, qeveria nuk ka zbatuar VKM nr 628 për të bërë analizën e kostos dhe përfitimeve, ku përfshihet si detyrim ligjor edhe vlera e shpronësimeve.
Për shkak të shkeljes së ligjit, sot, askush nuk e di sa kushton realisht projekti i Unazës së Re.
40 milionë euro është vetëm vlera që Edi Rama ka vendosur të ndajë me 3 kompani të paracaktuara për ndërtimin e 2.2 kilometrave rrugë.
Ligji përcakton se për të shkuar deri tek tenderimi i një vepre si kjo e Unazës së Re duhet të realizohen disa vlerësime.
Projekti 40 milionë euro është tenderuar:
- Pa studim fizibililiteti
- Pa vlerësim të ndikimit në mjedis
- Pa analizë kostoje dhe përfitimi
- Pa vlerësim shpronësimësh.
Procedurat janë kapërcyer qëllimisht për të fryrë faturën e ndërtimit dhe për të shmangur shpronësimet.
Paligjshmëria e projektit 40 milionë euro të Edi Ramës nuk ndalet vetëm tek anashkalimi i disa procedurave kyçe, që fshehin vlerën reale të projektit.
Nën presionin e protestave të qytetarëve dhe opozitës, qeveria ka pranuar se projektimi i veprës tek Unaza e Re është dhuratë, është sponsorizim nga një kompani private. Ky është një tjetër veprim i paligjshëm me projektin 40 milion euro.
Ligji i sponsorizimeve, që në nenin e parë të tij, ndalon sponsorizimet për institucionet shtetërore në fushën e ndërtimit të rrugëve. Por, përsa kohë, projektet tenderohen për të vjedhur, shkelja e ligjit është një normalitet për qeverinë e Edi Ramës.
Siç paracaktoi në tenderin korruptiv kompanitë me të cilat do të ndajë 40 milionë eurot tek Unaza e Re, duke pranuar një dhuratë, një sponsorizim të paligjshëm, Edi Rama ka paracaktuar edhe supervizorin e punimeve, që pritet të jetë vetë kompania dhuruese e projektit të paligjshëm 40 milionë euro.
Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal.
Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!
- 28 Nëntori, ftesë për bashkim të madh të të gjithë shqiptarëve në betejën e përditshme e papushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e pacënuar
DEKLARATË E KRYETARIT LULZIM BASHA, NË DITËN E FLAMURIT DHE PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Përshëndetje dhe gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të Flamurit, Ditën e Pavarësisë dhe Lirisë së Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar!
Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre 28 Nëntor 1443.
Përkulemi me nderim para Ismail Qemal Bej Vlorës dhe gjithë firmëtarëve të Pavarësisë së shtetit shqiptar, sakrificës së tyre sublime që çuan në datën tjetër të shenjtë në historinë tonë 28 Nëntorin e vitit 1912.
Përkulemi para qindra e mijëra të rinjve e të reja, burrave dhe grave që dhanë jetën, antifashistë dhe nacionalistë në luftën për Çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët.
Përkulemi para sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit legjendar Adem Jashari, i cili po kështu lindi në këtë ditë të bekuar më 28 Nëntor.
Dhe para sakrificës së mijëra shqiptarëve të tjerë që u flijuan për lirinë e Shqipërisë, për lirinë e kombit shqiptar, kudo ku ata jetojnë.
Kjo sakrificë, ky çmim i lartë që kombi ynë ka paguar për pavarësinë dhe lirinë është i pandarë nga beteja e përditshme për të ruajtur lirinë dhe demokracinë.
Për lirinë dhe demokracinë duhet luftuar çdo ditë. Dhe jam sot në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre dhe të drejtat e tyre.
Dhe e konsideroj ditën e sotme edhe një ftesë për një bashkim të madh të gjithë shqiptarëve në një betejë të përditshme e papushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e pacënuar dhe e garantuar në fakt ashtu siç është e garantuar në ligj dhe në Kushtetutë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
Pyetje: Z. Basha dje ka patur një deklaratë të ambasadores gjermane e cila kërkon rikthimin e opozitës në Parlament?
Basha: Politikën një ditë tjetër. Faleminderit!
- Afera e Unazës së Madhe është një vjedhje e hapur dhe e negociuar direkt nga Edi Rama në dy kompenentë: Nga rrëmbimi i taksave tuaja dhe rrëmbimi i pronave të gati 317 pronave të familjeve që do të prishen në kundërshtim me ligjin.
- 2 mijë euro për 1 cm: ky është çmimi me të cilin Rama po vjedh paratë tuaja, paratë e taksapaguesve shqiptarë.
- Garë nuk ka pasur dhe çmimi i prokurimit është çmim rekord. Kur ke në plan të vjedhësh të erren sytë dhe nuk mund të shohësh ligj kur vjen puna tek pronat e qytetarëve
- Një projekt i pakërkuar është adaptuar nga agjencia e vjedhjes së rrugëve, ARRSH-ja, e cila pastaj ka gjoja hapur tender dhe pastaj janë future tre operatorë. Paratë e shqiptarëve po vidhen. Në radhë të parë dhe mbi të gjitha, mbajeni mend, nguliteni në kokë – ky është një projekt megavjedhje! Është një projekt megahajdutërie, me Edi Ramën autor.
- Shkelet çdo ligj dhe ligji i parë që shkelet është ligji i prokurimeve. Kjo nuk mund të ndodhë vetëm me kokën e drejtorit të ARRSH i cili do japë llogari para ligjit. Kjo ndodh sepse në vjedhje është përfshirë Edi Rama. Hajduti që ka shkelur ligjin e prokurimeve është Edi Rama. Hajduti numër 1 që ka futur duart në thesin e parave të shqiptarëve duke shkelur ligjin e prokurimeve, është Edi Rama.
- Është bërë gjithçka me nxitim të madh, që 40 milionëshi dhe kapari i 40 milionëshit përfundon një orë e më parë në xhepin e Edi Ramës, në vilën e Surrelit dhe ekspozitat e tij të shtrenjta anembanë botës.
- Banorët duhet të dëmshpërblehen, në dy lotet e tjera janë dëmshpërblyer Është shpërndarë mashtrimi se këta njerëz janë zaptues, secili prej tyre e ka blerë pronët, paguan për 25 vite faturat, energjisë, ujit, fitues i ligjit të legalizimit, asnjë nga ata nuk është zaptues.
- Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare në Shqipëri: Ku jeni, për çfarë paguheni?! Për çfarë jeni këtu?! Për të bërë pasarela, për të ngrënë e për të pirë? Sa e mirë është vera shqiptare?! Ku jeni?! Ja ku është “drejtësia shqiptare”! Pse heshtni?! Heshtja ju bën bashkëfajtorë!”
DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Të dashur bashkëqytetarë, të nderuar përfaqësues të medias, jam sot përpara jush, në një përpjekje të ndershme për t’ju shpjeguar me fakte dhe vetëm përmes të vërtetës tragjedinë që po ndodh në mbi 1 mijë familje që banojnë në 317 banesat që kërcënohen me prishje të paligjshme nga Edi Rama.
Mjaftojnë faktet, mjafton e vërteta për ta kuptuar sepse kjo është një tragjedi jo vetëm për këta mijëra banorë, qindra vogëlushë, por është një vijë e kuqe që kërcënon drejtpërdrejt fatin e çdo shqiptari dhe shtëpinë, vatrën e çdo shqiptari.
Faktet janë të rënda, nuk ka nevojë fare për interpretim. Por, ka dy javë që Edi Rama dhe lukunia e tij barbare e hajdutëve me propagandë nga mëngjesi deri në darkë po i ushqen opinionit publik mashtrime dhe gënjeshtra me shpresën se do t’ia hedhë pa u lagur, me shpresën që do të arrijë të triumfojë anti-ligji dhe ai të kryejë një vepër barbare të shkatërrimit të këtyre shtëpive, për të mbushur xhepat e tij dhe të ortakëve të tij në krim.
Afera e Unazës së Madhe është një vjedhje e hapur direkt nga Edi Rama. Gjithçka është negociuar drejtpërdrejt nga Edi Rama.
Vjedhja e Unazës së Madhe përbëhet nga dy komponentë:
Rrëmbimi i taksave, taksave tuaja, taksave të çdo qytetari dhe rrëmbimi i pronave të afro 1 mijë familjeve, të afro 317 pronave të tyre, shtëpive të tyre të cilat do të prishen në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin.
Çdo ligj i mundshëm është shkelur.
Le ta nisim me vjedhjen e parë. Vjedhjen rekord prej 40 milion eurosh, apo 2 mijë euro për centimetër, të këtij segmenti prej 2 kilometrash.
2 mijë euro për një centimetër të kësaj rruge. Imagjinoni. Ky është çmimi me të cilin Edi Rama po vjedh paratë tuaja, jo thjesht të atyre qytetarëve. Paratë tuaja, të buxhetit të shtetit, të taksapaguesve shqiptarë. Si po e bën këtë?
Së pari e gjithë skema e prokurimit, e tenderimit është korruptive. Nuk ka patur garë. Një projekt i pakërkuar është adaptuar nga agjencia e vjedhjes së rrugëve, ARRSH-ja, e cila pastaj ka gjoja hapur tender dhe pastaj janë future tre operatorë. Secili me ofertën maksimale, operatori i katërt në secilin prej këtyre tendërave është e vetmja kompani, “Vëllezërit Hysa”, e cila pasi futet për të përligjur se ka konkurrencë, ka të paktën dy operatorë në garë. De facto saboton garën duke mos dhënë çmim, duke mos dhënë ofertë, pra mbetet e vetmja ofertë, oferta më e lartë nga të tre operatorët, njëri prej të cilëve i regjistruar në parajsa fiskale, dhe në procesin e prokurimit ka qenë nën sekuestro, për shkak të detyrimeve të pashlyera.
Ja pra, shkelet çdo ligj dhe ligji i parë që shkelet është ligji i Prokurimeve. Kjo nuk mund të ndodhë, vetëm në kokën e drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së, i cili padyshim do të japë përgjigje përpara ligjit, penalisht.
Nuk mund të ndodhë as vetëm me kokën e hajdutit tjetër në Ministrinë e Infrastrukturës, Damian Gjiknurit.
Kjo mund të ndodhë vetëm sepse në këtë vjedhje është përfshirë direkt Edi Rama. Hajduti numër 1 që ka futur duart në thesin e parave të shqiptarëve duke shkelur ligjin e prokurimeve, është Edi Rama.
Si ndryshe mund të shpjegohet që për dy kilometra në një unazë ekzistuese, në një rrugë ekzistuese të kryeqytetit, do të harxhohet një shumë rekord për Europën e ndoshta edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku çmimet e autostradave variojnë nga 5-8 herë më të lira sesa çmimi i Unazës së Re.
Paratë e shqiptarëve po vidhen. Në radhë të parë dhe mbi të gjitha, mbajeni mend, nguliteni në kokë – ky është një projekt megavjedhje! Është një projekt megahajdutërie, me Edi Ramën autor.
Së dyti, i gjithë procesi i Prokurimit ka ndodhur pa u miratuar leja e ndërtimit. Leja e ndërtimit është miratuar në kundërshtim me një sërë rregullash dhe ligjesh pa asnjë konsultim publik. Pa konsultimin e autoritetit vendor të Bashkisë së Tiranës, të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Është bërë gjithçka me nxitim të madh, që 40 milionëshi dhe kapari i 40 milionëshit përfundon një orë e më parë në xhepin e Edi Ramës, në vilën e Surrelit dhe ekspozitat e tij të shtrenjta anembanë botës.
Garë nuk ka pasur! Çmimi i Prokurimeve është çmim rekord dhe gjithçka është bërë pa leje ndërtimi.
Tani vijmë te grabitja e pronave. Natyrisht kur ke në plan të vjedhësh, të megavjedhësh 40 milionë euro, të erren sytë dhe nuk mund të shohësh as ligj as Kushtetutë kur vjen puna për pronat e qytetarëve. 40 milionë euro dhe nuk është gjetur një kacidhe për të dëmshpërblyer pronarët e shtëpive të tyre.
Dhe këtu hyn pastaj propaganda e ndyrë, e cila mundohet të lajë edhe qëndrimet më të papranueshme, raciste, të cilat janë të dënueshme, sipas Kushtetutës dhe kodit penal. Qëndrimet raciste dhe përçarëse të Edi Ramës dhe lolos së tij në Bashkinë e tiranës Erion Veliaj, të cilët i referohen njerëzve si shpellarë. Shpellarë pse? Sepse kërkojnë të drejtën e tyre, të cilën ua garanton ligji, Kushtetuta dhe që ua ka premtuar dy herë kryehajduti dhe loloja i tij në Tiranë. Cila është kjo e drejtë dhe pse garantohet me Kushtetutë, ligj, precedent juridik? Kjo është e drejta e banesës, mbrohet me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Është norma më e lartë ligjore. Çdo normë tjetër ligjore që është në kundërshtim me këtë normë ligjore bie. Banesa është e shenjtë!
Së dyti, norma juridike e vendosur me ligjin për legalizimin të miratuar dhe në fuqi në vitin 2015 e thotë qartë: Edhe në ato raste kur je në proces legalizimi dhe legalizimi nuk ka përfunduar do të shpronësohesh dhe pastaj do të merret prona dhe do të zhvillohet projekti.
Në 2015 në mënyrë tinëzare dhe me makutërinë e hajdutit është ndryshuar ky ligj në mënyrë që këto prona të prishen pa dëmshpërblim, por edhe këtë e ndalon Kushtetuta.
Pse?
Trajtim i barabartë në raste të barabarta. Në dy lote të tjera banorët janë dëmshpërblyer dhe në këtë lot nuk dëmshpërblehen. Rendi kushtetues, rendi ligjor mbahet nga disa parime bazë dhe njëri prej këtyre parimeve është që të dy raste të njëjta nuk mund të trajtohen nga mënyra të ndryshme nga ligji. Nuk mundet që dikush të marrë dëmshpërblim kur ndërtohet një vepër infrastrukturore dhe dikush tjetër jo. Nuk mundet që dikush tjetër të shpronësohet dhe dikush jo kur janë në të njëjtat pozita. E pra, banorë në të njëjtën gjendje siç janë sot një pjesë e mirë e banorëve të Unazës së Madhe janë dëmshpërblyer para futjes në fuqi të ligjit të vitit 2015 i cili në këtë aspekt nuk është thjesht një ligj hajdut por është një ligj antikushtetues, shkel normën e sigurisë juridike.
E drejta e fituar nuk mund të merret. Banorët e kanë fituar këtë të drejtë me ligjin e legalizimit të ngarkuar nga Partia Demokratike; e kanë fituar në mënyrën se si është zbatuar ky ligj; e kanë fituar me precedentët e vendosur nga Këshilli i Ministrave në vitin 2011, 2012 në rastin e shpronësimeve në Bulevardin e Ri dhe në Unazën e Madhe, për të mos lënë pas këtu edhe premtimin e Edi Ramës të kapur në mashtrim flagrant me zë dhe me figurë siç kanë patur kurajon ta transmetojnë disa media.
Pra, pretendimi se këtu po zbatohet ligji është një pretendim i paskrupullt. Ligji po shkelet me të dyja këmbët për të marrë, për të grabitur pronën e qytetarëve në Unazën e Madhe, për t’i hapur rrugë megavjedhjes 40 milionë euro, vjedhjes direkt nga Edi Rama.
Së dyti, është shpërndarë mashtrimi se këta njerëz janë zaptues. E keni dëgjuar se si flasin për qytetarët, këta hajdutë që iu thonë zaptues. Secili prej tyre e ka blerë pronën. Secili prej tyre paguan tash prej 20-25 vite faturën e energjisë, faturën e ujit. Secili prej tyre është përfitues i ligjit të legalizimit. Marrëdhënia që kanë me shtetin deri më sot është respektuar nga ata, ndërsa sot po shkelet nga shteti i Edi Ramës.
Asnjëri prej tyre nuk është zaptues, të gjithë kanë blerë tokën ku kanë ndërtuar. Të gjithë janë trajtuar si subjekte ligjore kur iu është dërguar fatura e ujit, fatura e dritave, taksat, tatimet dhe gjithçka. I vetmi moment kur shahen, përbuzen, sulmohen, denigrohen, është momenti kur Edi Ramës i vishen sytë sepse po i vonohet ryshfeti i majmë që po merr me megavjedhjen 40 milionë euro.
Pra, Edi Rama mashtron. Secili prej tyre e ka blerë tokën. Të gjithë ata janë në proces legalizimi, një pjesë prej tyre janë legalizuar.
Këto pra janë faktet se si po vjedh Edi Rama në mega-aferën 40 milionë euro. 2 mijë euro për një gisht asfalt.
Që Edi Rama është një bandit plaçkitës që vetëm mendon dhe krijon përditë skema vjedhjes masive, shqiptarët tani e kanë mësuar.
Një hajdut i fiksuar pas vjedhjes që e ka përsosur artin e vjedhjes.
Ka shpikur PPP-të për të vjedhur shqiptarët.
Ka shpikur skemën e vjedhjes tek Teatri për të vjedhur shqiptarët.
Ka shpikur vjedhjen tek stadiumi për të vjedhur shqiptarët.
Është një njeri që jeton dhe mendon vetëm duke vjedhur.
Është një hajdut patologjik që vjedh gjithçka që prek.
Kur nuk kishte pushtet vidhte dhe shiste ikona, pastaj shiti leje ndërtimi, tani po shet gjithë Shqipërinë, po vjedh gjithë Shqipërinë.
Sot dua të dënoj qëndrimin e disa mediave të cilat janë bërë pjesë e propagandës qeveritare duke tjetërsuar faktet që përmenda më sipër, të cilat janë e vërteta dhe vetëm e vërteta e aferës së vjedhjes së Unazës së Madhe, por edhe ata anëtarët të shoqërisë civile dhe intelektualë që mbulojnë ose heshtin kur vidhet në mënyrë brutale çdo gjë dhe shkelen të drejtat e njerëzve nga një qeveri banditë.
Ata duhet të zgjedhin nëse duhet të bëhen pjesë e krimit qeveritar apo do të zgjohen dhe do të radhiten në krah të interesit publik.
Por një mesazh kam për të gjithë ata që me heshtjen e tyre apo me avokatinë që i bëjnë vjedhjes së Unazës së Madhe bashkëpunojnë me vjedhjen dhe krimin.
Bashkëpunimin me krimin dhe vjedhjen njerëzit nuk do t’ua falin.
Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Europës dhe të gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standard të mirëqeverisjes dhe të shtetit ligjor.
Ku jeni? Për çfarë pune paguheni? Për çfarë jeni këtu? Për të bërë pasarela?! Për të ngrënë e për të pirë në restorante të shtrenjta? Për të na treguar sa e mirë vera shqiptare.
Ja ku e kemi mirëqeverisjen, sundimin e ligjit ja ku e keni, ja ku e keni reformën në drejtësi. Një kryeministër harbut dhe hajdut që shkel Kushtetutën, shkel ligjin dhe sot po rreh fëmijë dhe gra.
Pse?
Për të vjedhur. Vjedhja është e hapur, është në sytë tuaj dhe cënon çdo standard ndërkombëtar të prokurimeve ndërkombëtare.
Pse heshtin?
Heshtja ju bën bashkëfajtor. Heshtja ju bën të pabesueshëm para shqiptarëve.
Zonja dhe zotërinj sot në orën 17:00 banorët e zonës së “Astir” do të jenë prapë në protestë. Unë do të jem prapë aty bashkë me ta, me grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe çdo qytetar që duhej dhe do të ngrihej edhe sikur padrejtësia të kufizohej vetëm tek këta 1 mijë banorë, një mijë familje, mijëra vogëlushë. Por në fakt nuk do të kufizohet vetëm aty: Mos prisni t’ju vijë tek dera e shtëpisë! Sepse atëherë do të jetë shumë vonë.
- Edi Rama vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, megjithëse është kapur si autor kryesor në krimin elektoral të Rilindjes.
- Në një vend normal, kandidat për në BE kryebashkiaku do të kishte dhënë dorëheqjen të nesërmen për t’i çelur rrugë hetimit të pandikuar.
GENC POLLO, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE
Kanë kaluar 30 ditë që kur përgjimet zyrtare të prokurorisë ndaj bandës së Avdylajve, dëshmuan se Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit e shef politiko-elektoral i partisë rilindiste në pushtet për krahinat Durrës, Shijak e Krujë, është në pale kontraktore me këtë bandë: Avdylajt i mbledhin vota me para e kërcënime.
Shefrilindisti lokal i shpërblen duke i mbrojtur nga policia, duke i dhënë tendera e leje ndërtimi dhe duke ja emëruar minibanditët me shkollë në drejtoritë e Durrësit.
Në një vend normal, nuk po them anëtar i NATO-s e kandidat për në Bashkimin Europian, por thjesht në një vend normal, kryebashkiaku do të kishte dhënë dorëheqjen të nesërmen, për t’i çelur rrugë hetimit të pandikuar.
Në një vend normal, nëse kjo nuk do të ndodhte, partia e tij do ta zhvishte nga funksionet partiake e do të procedonte me përjashtimin e tij.
Në një vend normal, shefi i mazhorancës e qeverisë do e denonte aktin e ofiqarin, e të paktën do insistonte në sqarim të plotë e hetim të thelluar.
Në Shqipërinë rilindiste, prej 5 vitesh Kryebashkiaku tërsëllon kundër kritikëve e kundërshtarëve që i lexojnë dosjen, herë me zë të trashë e herë me qesëndi, madje i pakursyer në padi.
Partia e tij nuk mund t’i bëjë gjë pasi nuk është më ose gjallon nën thundrën bandito-rilindiste.
Shefi i mazhorancës i jep mbrojtje mbi e nën rrogoz dhe së shpejti pritet të apelojë që kush foli e mendoi keq për Dakon, t’i kërkoi atij falje publike.
Prandaj zonja e zotërinj është detyrë primare e opozitës por edhe e gjithë shoqërisë të mos rreshtim e të mos lëm gur pa përmbysur deri sa të jemi sërish vend normal ku banditët me e pa kravatë të mos rrinë në zyra e nëpër rrugë por aty ku e kanë vendin: në burg.