Kryetari i degës së PD, Joni Myshketa, në një deklaratë për mediat ka sjell në vëmendje raportin e KLSH ku kërkohet shkarkimi i kryeinspektorit Ndërtimor në bashkinë e Durrësit, Dorian Mema. Myshketa shprehet se KLSH ka evidentuar të paktën 150 raste të shkeljeve të detyrimeve të tij ligjore, pasi Mema në cilësinë e titullarit, nuk ka vepruar me prishjen e 35 objekteve të paligjshme, me gjobitjen e 97 subjekteve për shkelje të ligjit mbi territorin, si edhe nuk ka kërkuar mbështetje të specializuar për të zbatuar vendimet e prishjes për 17 objekte të tjera.
Ai gjithashtu i bëri thirrje bashkisë të zbatojë rekomandimet e KLSH dhe institucioneve të drejtësisë të veprojnë brenda të gjithë tagrit ligjor duke ushtruar me seriozitet funksionet e tyre.
DEKLARATA E KRYETARIT TË DEGËS SË PD, DURRËS, JONI MYSHKETA
KLSH: Të shkarkohet kryeinspektori i Durrësit, toleroi 100 objekte pa leje.
Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon shkarkimin nga detyra të Kryeinspektorit Ndërtimor të Bashkisë së Durrësit, Dorian Mema, pasi ka evidentuar të paktën 150 raste të shkeljeve të detyrimeve të tij ligjore.
Kontrollorët shtetërorë thonë se Mema, në cilësinë e titullarit, nuk ka vepruar me prishjen e 35 objekteve të paligjshme, me gjobitjen e 97 subjekteve për shkelje të ligjit mbi territorin, si edhe nuk ka kërkuar mbështetje të specializuar për të zbatuar vendimet e prishjes për 17 objekte të tjera.
Të dhënat janë publikuar në Raportin e Auditit Financiar dhe të Përputhshmërisë të zhvilluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashkinë e Durrësit dhe të përfunduar së fundmi.
Në auditimin e KLSH-së, janë konstatuar shkeljet, në mënyrë të përmbledhur;
– Në 35 raste, edhe pse ka procesverbal konstatimi për ndërtime pa leje, të mbajtura nga Inspektorët e terrenit, nga Kryeinspektori i IMT-së nuk është vijuar procedura brenda afatit 10 ditor për nxjerrjen e vendimit për “Prishje e Objektit të Kundërligjshëm” dhe vendimin për “Dënim me Gjobë”, çka ka bërë mosrespektim të afateve të parashikuara në ligj dhe mosvijimin e procedurave për nxjerrjen e vendimeve për subjektet që kanë ndërtuar pa leje ndërtimi për qëllim fitimi.
– Në 94 raste, nga Kryeinspektori i IMT-së nuk është vijuar procedura për nxjerrjen e “Urdhrit të Ekzekutimit për Prishjen e Objektit të Kundërligjshëm“, që do të thotë se objektet e konstatuara të Kundërligjshëm, për të cilat ka një vendim prishje, vijojnë të pa ekzekutuara nga IMT-ja e Bashkisë Durrës, duke u bërë shkaktar i rritjes së numrit të ndërtimeve informale që kalojnë në procesin e legalizimit, ku subjektet kanë përfituar parcela ndërtimore në pronësi publike, në zonat që kanë përparësi zhvillimin e turizmit.
Në 17 raste nga Kryeinspektori i IMT-së nuk është bërë “Kërkesë për mbështetje” drejtuar Institucioneve ligjzbatuese, në lidhje me ekzekutimin e Urdhrit të Ekzekutimit për prishjen e objektit të kundërligjshëm, çfarë ka bërë që objektet e konstatuara të Kundërligjshëm për të cilat ka një vendim prishje. vijojnë të pa ekzekutuara nga IMT-ja e Bashkisë Durrës,
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje edhe në aktivitetin e disa inspektorëve ndërtimorë, duke rekomanduar masën administrative “vërejtje” për katër prej tyre.
Kjo eshte filozofia e ushtrimit te detyrës shteterore nga rilindja.
Jo ne shërbim te qytetarir por te çifligarit pasi zyrat e shtetit trajtohen si prone e trashëguar nderkohe qe kemi pasur me qindra arrestime te qytetareve ne nevoje duke u burgosur e gjobitur vetëm se ne përpjekje per te meremetuar çatitë qe pikonin pa nderhyre ne asnjë rast a cast ne strukturat e banesave dhe vetëm per nevoja emergjente e jo fitimi, nderkohe qe behet nje sy qorr e nje vesh shurdh kundrejt paligjshmërisë ne ditën perdiell.
Natyrshem lind pyetja: pse nuk zbatohet ligji ne këto raste, disa te nenes e disa te njerkës?
Pergjigja eshte e thjeshte:
O me urdhër nga krye çifligari i vendit qe sic del dhe ne denoncimet e ish nr 2 te tij, i cili zyrat e shtetit i përdor per takime private me persona me rekorde te theksuara kriminale.
O përmes zarfeve korruotive qe doraviten per te kthyer kokën nga ana tjetër kundrejt paligjshmërisë ulur këmbëkryq ne cdo institucion.
Kjo nuk eshte përgjegjësi personale, por nje fryme kolektive.
Eshte detyra jone si opozite si Parti Demokratike te denoncojmë cdo afere, cdo rast abuzimi me pushtetin kundrejt qytetareve dhe vete shtetit.
Thirrja ime eshte per cdo qytetar te ndershëm, pa asnjë dallim a ngjyrim politik, pasi eshte kjo e fundit qe këta 34 vite na ka ndare pikërisht per te na sunduar me lehte, te bëhemi bashke jo per partitë, por per veten tone, per fëmijët tanë per vendin tone te bekuar qe po mbetet shterpe fale zullumit te rilindjes.
I Kerkojme me force Bashkise te zbatoj ligjin dhe rekomandimet e KLSH.
I bëjmë thirrje institucioneve te drejtësisë te veprojnë brenda te gjithë tagrit ligjor duke ushtruar me seriozitet funksionet e tyre.
Partia Demokratike eshte besimplote dhe mbështet pa kushte drejtësinë e re jo vetëm përmes retorikes politike, por përmes akteve konkrete, amendamenteve, e nismave te paraqitura ne kuvendin e republikës ne mbështetje te saj.
Vetëm nje sistem i forte, i pavarur dhe pa ndërhyrje politike mund te ktheje ne shinat e normalitetit ligjor Shqipërinë pro perëndimore.
Read More