Blog

17 Jan
0

Në Shqipëri, të gjitha pushtetet janë kapur nga një kryeministër autokrat, i zhytur në korrupsion dhe i lidhur me krimin. Ka ardhur koha që e vërteta të mos fshihet dhe sheqeroset për partnerët e huaj.

  • Në Shqipëri, të gjitha pushtetet janë kapur nga një kryeministër autokrat, i zhytur në korrupsion dhe i lidhur me krimin. Ka ardhur koha që e vërteta të mos fshihet dhe sheqeroset për partnerët e huaj.
  • Me këtë qeveri dyert e Europës do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura, negociatat nuk do të hapen dhe shqiptarët do të vazhdojnë të largohen.
  • PD është e vendosur ta ndalë krizën politike, krizën ekonomike, krizën e thellë të besimit dhe shpresës tek vendi ynë.
  • Rruga e vetme për t’u përballur me sistemin kriminal oligarkik që ka ndërtuar Edi Rama është ajo e bashkimit të qytetarëve. Ka marrë një goditje fatale nga lëvizja studentore, duhet të marrë një goditje përfundimtare nga qytetarët e bashkuar.
  • Opozita ka vendosur të udhëheqë protestat qytetare deri në largimin e kësaj qeverie. Së bashku të largojmë modelin që vjedh dhe ta zëvëndesojmë me modelin e qeverisë që punon për qytetarët dhe zhvillimin e vendit.
  • Sezoni i protestave që do të nisë, do të jetë një mundësi për të folur hapur me njerëzit, për të bashkëbiseduar me ta, për të ndarë me ta vizionin dhe platformën tonë për të nesërmen.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Në këto 3 ditë, ministri i jashtëm holandez, ministri i jashtëm italian, me praninë e tyre kanë sinjalizuar një vëmendje të rritur ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri, që vjen në një moment ku vendi po zhytet në një krizë të thellë politike.

Ngjarja e djeshme në parlament është asgjësimi dhe eliminimi i të drejtës më elementare të një opozite, e cila është e drejta e fjalës.

Ndërkohë që situata e përgjithshme mund të përshkruhet me dy fjalë, me kapjen e të gjitha pushteteve politike dhe të gjitha institucioneve nga një kryeministër autokrat, i zhytur në korrupsion dhe i lidhur me krimin.

Ka ardhur koha që këto të vërteta të mos fshihen apo të sheqerosen, sepse përndryshe asgjë të re nuk do të kemi nga fronti i Perëndimit. Dyert e Evropës do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura, negociatat do të vazhdojnë të hapen për vendet e tjera, por jo për Shqipërinë dhe shqiptarët do të mund ta shohin dhe ta njohin Evropën vetëm përmes largimit nga vendi i tyre.

Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur ta ndalim këtë, ta ndalim krizën politike, ta ndalim krizën ekonomike, ta ndalim krizën e thellë të besimit dhe shpresës tek vendi ynë. Dhe këtë mund ta bëjmë vetëm përmes kthimit tek vlerat evropiane. Tek vlerat evropiane që në kuptimin politik do të thotë ndarje dhe kontrolli i pushteteve, do të thotë zgjedhje të lira, do të thotë kontroll i qeverisjes nga qytetarët përmes mekanizmave evropianë, do të thotë garë e ndershme politike. Për ekonominë do të thotë ekonomi e lirë e tregut, do të thotë konkurrencë e ndershme, do të thotë taksa të ulëta, do të thotë fund abuzivizmit dhe terrorit ndaj sipërmarrjes, që për shtresat sociale, për shtresat në nevojë, për fermerët, për studentët do të thotë zgjidhje reale.

Këto zgjidhje sot mungojnë pikërisht, sepse modeli europian dhe demokratik i qeverisjes nuk ekziston, por ekziston një model oligarkik, kriminal, ku një grusht politikanësh me në krye Edi Ramën, një grusht oligarkësh dhe një grusht kriminelësh, kontrollojnë gjithë vendimmarrjen politike dhe fondet publike.

Prandaj fondet nuk shkojnë për uljen e tarifave, për uljen e çmimeve, për përmirësimin e cilësisë së arsimit, nuk shkojnë për subvencione për fermerët, nuk shkojnë taksa më të ulta për sipërmarrësit, nuk shkojnë për spitalet, nuk shkojnë për fëmijët shqiptarë, por përfundojnë në duart e politikanëve të korruptuar më në krye Edi Ramën dhe të një grushti oligarkësh dhe kriminelësh që janë bërë veglat e mbajtjes së pushtetit që është sot e gjithë ditën preokupimi i vetëm i Edi Ramës.

Ndaj rruga e vetme për t’u përballur me këtë, është rruga e angazhimit të të gjithë qytetarëve, e bashkimit të të gjithë qytetarëve, për t’i dhënë fund kësaj fasade. Ka marrë një goditje fatale nga lëvizja studentore, duhet të marrë një goditje përfundimtare nga qytetarët e bashkuar.

Për këtë arsye, ditën e djeshme opozita ka vendosur të udhëheqë protestat qytetare deri në largimin e kësaj qeverie, sikundër bëhet gati të parashtrojë një zgjidhje politike për të cilën do të kemi një vendimmarrje dhe konkrete në Këshillin Kombëtar të PD, ditën e shtunë dhe do të kemi një mobilizim të partive të opozitës së bashkuar në bashkëpunim me qytetarët.

Një gjë është e sigurtë: kjo qeveri ka rënë. Ka rënë para syve të qytetarëve, ka rënë para syve të Europës dhe të gjithë botës. Ka rënë edhe para syve të socialistëve të ndershëm, nuk përfaqëson asgjë më, përfaqëson vetëm një interes privat të Edi Ramës, në funksion të grabitjes vjedhjes dhe sundimit të vendit për interesa personale.

Unë jam I ndërgjegjshëm se shqiptarët nuk kërkojnë thjesht dhe vetëm largimin e një njeriu, por largimin e këtij modeli dhe zëvendësimin e tij me një model që të punojë për ta.

Nuk mund të shpikim modele, i vetmi model që mund të funksionojë është modeli europian.

Për këtë qëndroj fuqimisht unë dhe Partia Demokratike, ndaj edhe sezoni i protestave që do të nisë, do të jetë po kështu një mundësi për të folur hapur me njerëzit, për të bashkëbiseduar me ta, për të ndarë me ta vizionin dhe platformën tonë për të nesërmen.

  • Për ndarjen e politikës nga krimi përmes vettingut të politikanëve.
  • Për t’ua marrë Shqipërinë oligarkëve dhe për t’ia kthyer atë qytetarëve përmes platformës sonë antimafia, për dekriminalizimin e zgjedhjeve.
  • Për një Shqipëri të taksave të ulëta, që financon, subvencionon dhe ndihmon gjithçka që rrit prodhimin, rrit punësimin dhe u jep shanse për punësim të gjithë shqiptarëve e në veçanti rinisë shqiptare.

Por, së pari duhet të vijë beteja për të rikthyer demokracinë dhe shtetin ligjor dhe kjo betejë nuk mund t’i takojë jo vetëm opozitës, i takon çdo shqiptari të ndershëm. I takon medias, i takon asaj pjese të shoqërisë civile e cila nuk mbahet vetëm nga paratë e grabitura nga qeveria për të bërë avokatinë e qeverisë, por qëndron për vlerat europiane dhe për të ardhmen europiane të vendit.

Këto janë çështjet që kam parashtruar në takimin e sotëm me Ministrin Blok.

Qëndrimi i Holandës vazhdon të mbetet një qëndrim i drejtë, por strikt. Shqipëria duhet të plotësojë kriteret dhe këtu nuk ka asgjë të re. Ky është qëndrimi i të gjithë atyre që duan vërtetë të mirën e vendit, që nuk thonë gënjeshtra sa për të kaluar konferencën e shtypit të rradhës, por bëjnë të qartë se ka një rrugë të qartë përpara.

Jam i bindur se me të gjithë shqiptarët që e duan vendin e tyre, ne mund dhe do ta përshkrojmë këtë rrugë dhe nuk do të humbim mundësinë për hapjen e negociatave dhe për ndërtimin këtu në Shqipëri të gjitha mundësive për njerëzit dhe shqiptarët që ata sot janë të detyruar t’i kërkojnë nëpërmjet emigracionit.

Read More
16 Jan
0

Ajo që ndodhi sot është asgjësimi përfundimtar i Kuvendit nga Edi Rama, i cili ka kapur plotësisht çdo pushtet, qeverinë, drejtësinë dhe parlamentin. 

·        Ajo që ndodhi sot është asgjësimi përfundimtar i Kuvendit nga Edi Rama, i cili ka kapur plotësisht çdo pushtet, qeverinë, drejtësinë dhe parlamentin.

·        Rregullorja e Kuvendit nuk e pengon opozitën të marrë fjalën. Opozitën e pengon të flasë një Kuvend i marrë peng nga një hajdut psiqik, qëllimi i vetëm i të cilit është të vazhdojë vjedhjen e shqiptarëve.

·        Sot ne kemi një qeveri të vdekur. Jemi në një gjendje emergjence kombëtare. Faturën e kapjes totale të qeverisjes, e paguajnë, studentët, banorët e Astirit, të papunët, pensionistët, bizneset, fëmijët, çdo qytetar i zakonshëm.

·        Shqipëria nuk mund ta përballojë më këtë gjendje. Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është ditë krize dhe emergjence për shqiptarët. Largimi i tij është sot interesi më i lartë kombëtar.

·        Çdokush që i shërben me apo pa vetëdije vazhdimit të Edi Ramës kryeministër, është tradhtar i interesave të popullit të vet dhe duhet të trajtohet i tillë.

·        E sotmja është një shpallje lufte ndaj opozitarizmit dhe Parlamentit. Beteja duhet të jetë finale për të rrëzuar një orë e më parë shkaktarin e kësaj emergjence kombëtare.  

 DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA 

Ajo që ndodhi sot është asgjësimi përfundimtar i Kuvendit.Ju e keni parë, Edi Rama ka asgjësuar qeverisjen e vendit, duke e personalizuar atë tërësisht. Sot ishte akti i rënies edhe të fasadës, i emërimit të personave të cilët nuk përfaqësojnë asnjë vullnet politik por vetëm vullnetin personal të Edi Ramës, përfaqësojnë pushtetin e tij personal me oligarkët dhe kriminelët.

Sot pra ishte edhe akti i rënies së qeverisë, i kapjes përfundimtare, personalisht nga Edi Rama të pushtetit ekzekutiv, gjyqësor, të prokurorisë, dhe me aktin e sotëm, edhe asgjësimi përfundimtar i Kuvendit. Për herë të parë në 28 vite demokraci, opozita kërkon debat parlamentar, për t’ju parashtruar qytetarëve shqiptarë, pavarësisht prej bindjeve të tyre politike, qendrimin e saj dhe të vërtetat tronditëse, pas këtyre emërimeve të kukullave të oligarkëve dhe të kriminelëve, me vulën dhe firmën e Edi Ramës. Asnjë nga arsyet e parashtruara nga kryetari i kooperativës në krye të Kuvendit nuk qendron.

Opozita parashtroi kërkesë, asnjë rregull i vetëm i procedurës, i rregullores parlamentare, nuk e pengon opozitën të marrë fjalën. Opozitën e pengon të marrë fjalën një kryetar kuvendi dhe një Kuvend i marrë peng nga një hajdut psiqik, i cili preokupimin e tij kryesor sot ka të vazhdojë të ruajë favoret e vjedhjes dhe hajdutërisë, dhe për këtë arsye i ka dhënë fund qeverisjes.

Sot ne kemi një qeveri të vdekur. Ne kishim një qeveri në koma, e cila nuk qeveriste për shkak se nuk erdhi në pushtet me votat e qytetarëve dhe me një program qeverisjeje, por erdhi në pushtet me votat e krimit dhe me paratë e oligarkëve, pikërisht për të zhvatur qytetarët.

Jemi në një gjendje emergjence kombëtare.

Faturën e kapjes totale të qeverisjes, ku për herë të parë, që nga koha e Enver Hoxhës, kryeministri mban edhe pozicionin e ministrit të jashtëm dhe, njësoj si në kohën e Enver Hoxhës, na prezanton sot një kabinet me asnjë fije më shumë dinjitet sesa Pali Miska dhe Lenka Çuko, pra faturën e kësaj sjelljeje e paguajnë shqiptarët e thjeshtë. Faturën e kësaj sjelljeje e paguajnë studentët, që kanë një muaj që janë ngritur për të drejtat e tyre elementare, në një vend ku arsimi është më i shtrenjti, dhe cilësia e arsimit më i dobëti në Evropë. Janë ngritur për kërkesat e tyre elementare. Faturën e paguajnë banorët e Astir-it, të cilët kanë më shumë se 65 ditë, që protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Faturën e paguajnë të papunët shqiptarë.  Faturën e paguajnë pensionistët që kruajnë xhepat për të paguar energjinë, ujin, qiranë dhe pastaj s’u mbetet asgjë për të ngrënë. Faturën e paguan sipërmarrja, e cila po shkon drejt falimentimit me 50 biznese në ditë që mbyllen si rezultat i masave represive dhe taksave të larta, faturave të larta të kësaj qeverie.

Faturën e paguan çdo familje shqiptare, me çmimin më të lartë të karburantit në rajon, me çmimin më të lartë të energjisë në rajon, në kushtet e një ekonomie që po futet në kolaps. Faturën e paguajnë fëmijët shqiptarë të cilët shkojnë në shkolla pa ngrohje, ku sëmurën masivisht e nuk marrin as trajtimin minimal shëndetësor.

Faturën e paguajnë gazetarët dhe mediat e lira, të cilat pasi përballen me presione, shantazhe, joshje, tani përballen edhe me mbylljen e gojës me projektligjet diktatoriale, policinë e mendimit që Edi Rama ka sjellë për të hequr të vërtetën nga ekranet dhe portalet dhe për të imponuar propagandën e tij të gënjeshtërt.

Faturën e paguajnë policët, të cilët detyrohen të nderojnë, rrespektojnë dhe të trajtojnë si VIP-a kriminelët dhe trafikantët ndërkombëtarë të drogës, ndërkohë që në shkelje dhë në dhunim të ligjit, eprorët e tyre arrestojnë qytetarë të pafajshëm, vetëm e vetëm sepse mbrojnë të drejtën e tyre dhe të familjeve të tyre për ekzistencë.

Faturën, pra, e paguan gjithë Shqipëria, faturën e paguan çdo shqiptar i ndershëm.

Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Kjo duhet të marrë fund.

Nuk mund të ketë më një shtet me një kryeministër fals që, në fakt, është një hajdut psiqik, që për vjedhjen dhe për mbrojtjen e parave dhe të pushtetit të tij, sot i dha dërrmën e fundit Kuvendit dhe në këtë mënyrë u përpoq të mbyllë opozitarizmin dhe gojën e opozitarëve me hipokrizinë më totale.

Nuk mund të vazhdojë më kjo gjëndje.

Shqipëria nuk mund ta përballojë më këtë gjëndje.

Ndaj detyra jonë kryesore si opozitë është të jemi në krah të këtyre njerëzve dhe t’u japim atyre zgjidhjen politike: T’i ftojmë të bëhemi të gjithë së bashku pjesë e kësaj zgjidhjeje politike.

Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër, është ditë krize dhe emergjence për shqiptarët.

Largimi i tij është sot interesi më i lartë kombëtar.

Çdokush që i shërben me vetëdije apo pa vetëdije, vazhdimit për çdo ditë të vetme Edi Ramës kryeministër, është një tradhëtar i interesave të popullit të vet, është një tradhëtar i interesave të qytetarëve shqiptarë dhe duhet të trajtohet i tillë, pavarësisht nëse është kryetari kukull i Kuvendit kukull, apo një analist apo gazetar i shitur apo i blerë tek pushteti, apo pronarë medias, apo oligarkë që vjedh 20 milion euro km, popullit më të varfër.

Të gjithë duhet të trajtohen si tradhtarë.

E sotmja është një shpallje lufte ndaj opozitarizmit dhe Parlamentit dhe beteja është dhe duhet të jetë finale.

Ajo që ne do të bëjmë si opozitë, është mobilizimi total i të gjithë resurseve opozitare dhe thirrja ndaj çdo shqiptari të ndershëm, për ti dhënë fund një orë e më parë kësaj farse, për të rrëzuar me çdo kusht, me çdo çmim e me çdo mjet shkaktarin dhe përgjegjësin e kësaj emergjence kombëtare, për të mos lënë vidhisjen deri në fund të familjeve shqiptare dhe të Shqipërisë në greminë, për largimin imediat të Edi Ramës.​

Read More
16 Jan
0

Rama ka kapur çdo pushtet

Ajo që ne do të bëjmë si opozitë, është mobilizimi total i të gjithë resurseve opozitare dhe thirrja ndaj çdo shqiptari të ndershëm, për ti dhënë fund një orë e më parë kësaj farse, për të rrëzuar me çdo kusht, me çdo çmim e me çdo mjet shkaktarin dhe përgjegjësin e kësaj emergjence kombëtare, për të mos lënë vidhisjen deri në fund të familjeve shqiptare dhe të Shqipërisë në greminë, për largimin imediat të Edi Ramës.

Read More
16 Jan
0

Protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës

Gjatë gjithë kësaj kohe opozitës i është kërkuar kthimi në parlament. Sot, e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota pa sesi në parlament, Edi Rama i hoqi opozitës dhe të drejtën më elementare kushtetuese, të drejtën për të folur. Vendi po rrëshqet drejt autoritarizmit dhe diktaturës. Edi Rama ka tani një parlament privat, për të shkatërruar interesat kombëtare, ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët, ka ndërtuar një shtet privat për të dhunuar qytetarët.
Opozita është e vendosur t’i japë fund krizës politike dhe ekonomike ku është zhytur vendi. Prandaj, në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ky është vendimi i Opozitës së Bashkuar.
Ditën e shtunë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar, për të përcaktuar ditën e nisjes së protestave popullore, dhe secila prej partive anëtare të koalicionit të opozitës së bashkuar, përfaqësuesit parlamentarë të të cilëve dhe përfaqësuesit e tjerë po kështu do të mbledhin forumet e tyre dhe do të vendosin dhe do t’u komunikojmë shumë shpejt nisjen e protestave popullore sipas vendimit që kemi mar

Read More
16 Jan
0

Vendimi i Opozitës së Bashkuar; të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës.

·       Në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ky është vendimi i Opozitës së Bashkuar.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË EMËR TË OPOZITËS SË BASHKUAR.

Gjatë gjithë kësaj kohe opozitës i është kërkuar kthimi në parlament. Sot, e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota pa sesi në parlament, Edi Rama i hoqi opozitës dhe të drejtën më elementare kushtetuese, të drejtën për të folur. Vendi po rrëshqet drejt autoritarizmit dhe diktaturës. Edi Rama ka tani një parlament privat, për të shkatërruar interesat kombëtare, ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët, ka ndërtuar një shtet privat për të dhunuar qytetarët.

Opozita është e vendosur t’i japë fund krizës politike dhe ekonomike ku është zhytur vendi. Prandaj, në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ky është vendimi i Opozitës së Bashkuar.

Pyetje: Kur do të nisin protestat?

Basha: Ditën e shtunë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar, për të përcaktuar ditën e nisjes së protestave popullore, dhe secila prej partive anëtare të koalicionit të opozitës së bashkuar, përfaqësuesit parlamentarë të të cilëve dhe përfaqësuesit e tjerë po kështu do të mbledhin forumet e tyre dhe do të vendosin dhe do t’u komunikojmë shumë shpejt nisjen e protestave popullore sipas vendimit që kemi marrë.

Pyetje: A do të shkoni në parlament paralelisht?

Basha: Ne do të bëjmë gjithçka për t’i shërbyer objektivit që shpallëm këtu, largimit një orë e më parë të Edi Ramës.​

Read More
16 Jan
0

PD dënon presionin kriminal ndaj studentëve të dekanit të Fakultetit Juridik, Artan Hoxha.

  • PD dënon presionin kriminal ndaj studentëve të dekanit të Fakultetit Juridik, Artan Hoxha.
  • Duke i shërbyer Edi Ramës, Artan Hoxha mbron karrierën dhe pasurinë e tij të paligjshme.
  • PD u bën thirrje pedagogëve të ndershëm të dënojnë aktin prej banditi të Artan Hoxhës dhe të rreshtohen në krah të studentëve.

DEKLARATË E KËSHILLTARIT LIGJOR TË PD, GAZMENT BARDHI

Jam sot përpara medias, jo vetëm si përfaqësues i Partisë Demokratike, por edhe si ish- student i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, për të dënuar në emër të opozitës, presionin kriminal ndaj studentëve nga një pseudo pedagog që rreshtohet në krah të pushtetit dhe kundër studentëve.

Edi Rama përdori javën e kaluar presionin policor dhe dhunën për të shuar protestën legjitime të studentëve në mbarë vendin.

Pasi dështoi të shantazhonte studentët me policët e Safet Gjicit apo Sandër Lleshajt, sot media ka publikuar faktet sesi ai po përdor Safet Gjicët e tij brenda botës akademike.

Artan Hoxha, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, një shërbëtor i Edi Ramës dhe pushtetit brenda botës akademike, ka guxuar të kërcënojë studentët e Fakutetit të Drejtësisë me metoda kriminale. Faktet e bëra publike në media provojnë sesi shërbëtori i Edi Ramës ushtron presion ndaj studentëve që ata të mbyllin protestën legjitime të tyre për një arsim më cilësor.

Artan Hoxha ka arsye për t’i shërbyer Edi Ramës, jo vetëm për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë në karrierën e tij profesionale, por mbi të gjitha për paligjshmëritë e së shkuarës.

Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë Artan Hoxha, sot Dekan i Fakutetit të Drejtësisë, ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje për habinë që shkaktoi përgjigja e tij përpara Parlamentit për dhurimin nga i vëllai të 200 mijë dollarëve, të cilave nuk i dihej burimi.

Artan Hoxha ende nuk ka dhënë përgjigje për pasurinë e tij të paligjshme, sesi brenda pak kohësh, me kursime familjare, arriti të blinte një apartament me sipërfaqe 120 m2 në Tiranë, një apartament tjetër në plazhin e Golemit në Kavajë dhe një sipërfaqe toke 700 metër katrorë në zonën turistike të Qerretit në Kavajë.

E gjithë karriera e tij dhe pasuria e paligjshme që ka krijuar, janë arsye e vërtetë se përse Artan Hoxha, kërcënon studentët e tij, që kërkojnë jo vetëm një arsim cilësor dhe uljen e tarifave të studimit nga Qeveria, por edhe largimin nga bota akademike të pedagogëve të korruptuar dhe vetting ndaj stafit akademik në universitete.

Artan Hoxha dhe çdo pedagog i korruptuar që rreshtohet sot në krah të Edi Ramës dhe kundër studentëve, duhet të ketë të qartë se nuk ka shërbim ndaj pushtetit që i shpëton ato nga paligjshmëria.

Partia Demokratike dënon fuqimisht aktin kriminal të Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe i bën thirrje pedagogëve të ndershëm dhe me integritet brenda këtij Fakulteti të dënojnë aktin prej banditi të Artan Hoxhës dhe të rreshtohen në krah të studentëve.

Read More
16 Jan
0

Rama gënjen, ashtu sikurse gruaja, edhe miku i tij nuk justifikon luksin me oxhakun 18 mijë euro.

  • Rama gënjen, ashtu sikurse gruaja, edhe miku i tij nuk justifikon luksin me oxhakun 18 mijë euro.

DEKLARATË INA ZHUPA, ZËDHËNËSE E PARTISË DEMOKRATIKE

Shqiptarët do të shohim sot pasdite në parlament një qeveri të kalbëzuar nga korrupsioni, shefi i të cilës duhet të ishtë sot në pranga për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Shqiptarët duhet ta dinë, se, sa herë ka folur për pasurinë e tij, Edi Rama ka gënjyer!

Kur nuk ka justifikuar dot pasurinë për ndërtimin e vilës superluksoze në Surrel, ka përdorur gruan.

Kur nuk ka justifikuar dot jetën luksoze dhe oxhakun 18 mijë euro, Edi Rama, ka përdorur shokun. Një veprim i njohur ky për Edi Ramën, i cili, sa herë nuk fiton dot zgjedhjet me votë të lirë, përdor paranë dhe krimin.

Të gjithë e mbajnë mend deklaratën e kryeministrit se oxhaku i varur superluksoz nuk i përkiste atij, por personit që paguan qeranë e studios së qeramikës, të cilën Edi Rama pohon se e përdor për punët e tij private.

Partia Demokratike po provon sot me dokumenta zyrtarë se Edi Rama gënjen për të fshehur pasurinë e tij dhe jetën prej sheiku që ai bën nga zhvatja e shqiptarëve.

Në librin e tatimeve, miku i kryeministrit, Adrian Dule, figuron si një person me zero transaksione financiare. Nga historiku i të dyja aktiviteteve që ka krijuar, rezulton se ai nuk ka shitur asnjë punim të tij, duke mos i paguar shtetit asnjë qindarkë në tatime.

Historiku tatimor provon se shoqëria “AD” e mikut të kryeministrit, ka shpallur falimentim në vitin 2012, duke patur të deklaruar zero hyrje dalje ndër vite. Miku i kryeministrit, që mori përsipër pronësinë e oxhakut 18 mijë euro, rezulton se, i regjistruar si person juridik me emrin “Aramika Studio” në vitin 2017, sërish është i deklaruar me zero fitim.

Me deklarimet e tij në tatime, miku i kryeministrit nuk justifikon dot as shpenzimet për të paguar qeranë e studios, jo më të ketë aq para sa për të blerë oxhakun e famshëm 18 mijë euro me të cilin u shfaq Edi Rama.

Faturat tatimore me zero hyrje dalje faktojnë gënjeshtrën e Edi Ramës për oxhakun luksoz. Kryeministri jo vetëm gënjen për të fshehur pasurinë e tij, por është e qartë se ka urdhëruar tatimet të qëndrojnë larg studios ku ai ushtron aktivitetin e tij privat. Të dyja janë vepra të rënda penale dhe dënohen me burg.

Frika nga burgu është arsyeja pse Edi Rama, që përgojon gjithë Tiranën, ka mbyllur gojën dhe hesht për pasurinë e pajustifikuar.

Frika nga burgu ka detyruar Edi Ramën t’u mbyllë gojën edhe mediave kryesore të vendit, që të mos flasin, të mos pyesin, të mos u thonë shqiptarëve se kryeministri nuk justifikon të paktën 300 milionë lekë në deklaratën e pasurisë për ndërtimin e vilës superluksoze në Surrel.

Edi Rama është i zënë në kurth, sepse një hetim i pavarur do të zbulonte se sarajet në Surrel kushtojnë jo më pak se 2 milionë euro dhe luksi në të cilin jeton, me oxhak 18 mijë euro, është fryt i korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Heshtja nuk e ndihmon dot më!

Ka ardhur koha që Edi Rama, i cili ka ngritur një sistem të tërë policor për gjobitjen e çdo tregtari për moslëshimin e një fature tatimore, të japë llogari para drejtësisë dhe para shqiptarëve!

Read More
15 Jan
0

Vetëdorëzimi i Klement Balilit nuk është hap i madh në luftën kundër krimit, por është skemë e kontrolluar dhe menaxhuar në pakt me Edi Ramën.

  • Vetëdorëzimi i Klement Balilit nuk është hap i madh në luftën kundër krimit, por është skemë e kontrolluar dhe menaxhuar në pakt me Edi Ramën.

  • Pas marrjes nën kontroll të plotë të prokurorisë, skema për Balilin është e njëjtë me atë për Tahirin: dorëzim i kontrolluar, hetim sipërfaqësor, çlirim nga akuzat e rënda për trafik droge.

  • Rasti i Saimir Tahirit do ta provojë së shpejti skemën. Tahiri do të marë pafajësi për trafikun e drogës dhe do të shpëtojë me akuzën më të lehtë të shpërdorimit të detyrës.

  • Vetëdorëzimi i Balilit, që ka patur këto 5 vjet mbrojktjen e qeverisë së Edi Ramës, tregon se policia, qeveria dhe drejtësia janë në duart e Edi Ramës që ka lidhur fatin e tij politik me fatin e krimit.

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDI PALOKA

Shoqërimi i Klement Balilit në qeli nuk është një hap i madh kundër krimit, por dorëzim i kontrolluar dhe i menaxhuar i Eskobarit të Ballkanit në pakt me Edi Ramën.

Me vetëdorëzimin e Klement Balilit, pas kapjes së plotë të drejtësisë, Edi Rama po zbaton të njëjtën skemë të sofistikuar si me Saimir Tahirin: dorëzim i kontrolluar, hetim sipërfaqësor, çlirim nga akuzat e rënda për trafik droge.

Rasti i parë, kur kjo do të provohet, si çdo denoncim tjetër i Partisë Demokratike për lidhjet e Edi Ramës me krimin, do të jetë rasti i Saimir Tahirit.

Për ish ministrin e drogës, i cili e la mandatin e deputetit dhe u vu në mënyrë të kontrolluar në arrest shtëpie, sa për të gënjyer partnerët, po përgatitët lirimi nga akuza kryesore për bashkëpunim në trafikun e drogës. Shpërdorimi i detyrës do të jetë akuza më e lehtë për të, sepse Edi Rama kontrollon hetimin.

Skema “Tahiri” do të funskionojë edhe për bashkëpunëtorin e tij, Klement Balili. Prandaj Drejtori i Transporteve të Edi Ramës, të cilin Partia Demokratike e denoncoi 5 vjet më parë si person kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës, ka pranuar të vetëdorëzohet.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Klement Balili, ka patur mbështetjen e qeverisë së Edi Ramës.

  • Ka jetuar në Sarandë dhe zonat përreth saj nën mbrojtjen e Edi Ramës
  • Megjithëse në kërkim ndërkombëtar, kompania e tij ka marrë, deri pak muaj më parë, 77 tendera nga qeveria e Edi Ramës, shumicën e tyre pa garë.
  • Pasuria e tij, përfshirë edhe resortin luksoz në Sarandë, është ruajtur e paprekur nga qeveria e Edi Ramës. Të gjithë në Sarandë e dinë se konfiskimi i resortit luksoz është vetëm fasadë dhe se Klement Balili e menaxhon në të vërtetë resortin, me të cilin mban peng Edi Ramën.

Propaganda nuk do ta ndihmojë Edi Ramën të shesë si sukses skemën e dorëzimit të kontrolluar të Klement Balilit për ta mbrojtur atë, njësoj si Saimir Tahirin.

Ky nuk është rasti për të duartrokitur Policinë, por për të kuptuar se Policia, qeveria dhe drejtësia janë, për fat të keq, në duart e një njeriu të vetëm, që ka lidhur fatin e pushtetin të tij me fatin e krimit.

Read More
14 Jan
0

Hetimi i pavarur i dosjes 339 çon në arrestimin e pashmangshëm të Edi Ramës. Përgjimet e reja të dosjes 339, të publikuara nga Zëri i Amerikës, provojnë se Edi Rama ka ndërtuar një shtet fasadë me konkurse fasadë, me tendera fasadë me zgjedhje fasadë. 

·        Hetimi i pavarur i dosjes 339 çon në arrestimin e pashmangshëm të Edi Ramës. Përgjimet e reja të dosjes 339, të publikuara nga Zëri i Amerikës, provojnë se Edi Rama ka ndërtuar një shtet fasadë me konkurse fasadë, me tendera fasadë me zgjedhje fasadë.

DEKLARATË E DEPUTETIT ERVIN SALIANJI, SEKRETAR I GRUPIT PARLAMNETAR TË PD

Publikimi nga Zeri i Amerikës i një pjese tjetër të Dosjes 339, fakton një skandal të pêrmasave shtetërore, ku Kryeministri ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës publike, ku kryeministri në mënyrë kriminale ndêrhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar!

Sot, një shtet serioz dhe një prokurori normale që e disponon prej muajsh këtë dosje do të kishte marrë të pandehur Edi Ramën për abuzim me detyrën dhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Sot shefja e tij e kabinetit, Vali Bizhga, deputete e Ramës, Blerina Gjylameti, Ulsi Manja dhe një sërë deputetësh dhe zyrtarësh duhet të ishin në burg!

Përgjimet ku ish drejtori të Përgjithshëm i Burgjeve zbulon se emërimet në administratë nuk bëhen me konkurs, por dalin nga zyra e kryeministrit dhe nga telefonatat me deputetët janë pjesë e dosjes 339.

Kjo është e njëjta dosje, ku Vangjush Dako bashkëpunon me krimin e organizuar për blerjen e votave për llogari të pushtetit të Edi Ramës në zgjedhjet e vitit 2017.

Tani nuk ka më asnjë dyshim se është Edi Rama ai që po bllokon hetimin e dosjes 339. Qëllimi i kryeministrit nuk është të mbrojë vetëm Vangjush Dakon, por të mbrojë veten e tij nga arrestimi i pashmangshëm, që do të vinte nga hetimi i pavarur i dosjes 339.

Zbulimi i plotë i dosjes 339 është thelbësor për të provuar se Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz, ku gara në zgjedhje,  gara për vendet e punës, gara për tenderat janë fasadë e një pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar. ​

Read More
14 Jan
0

Edi Rama ka paracaktuar klientin e PPP-ve në infrastrukturë, Gjoka Konstruksion, si kompaninë fituese të ritenderimit tek Unaza e Re.

  • Edi Rama ka paracaktuar klientin e PPP-ve në infrastrukturë, Gjoka Konstruksion, si kompaninë fituese të ritenderimit tek Unaza e Re.
  • Projekti korruptiv 20 milionë euro për kilometër duhet anulluar i gjithi. Prokuroria të hetojë dhe të çojë para drejtësisë ata që po vjedhin me tendera fasadë.

LEALBA PELINKU, DEPARTAMENTI ANTIKORRUPSION I PARTISË DEMORKATIKE

Edi Rama është peng i pazareve me oligarkët e ndërtimit, prandaj nuk tërhiqet nga projekti kriminal i Unazës së Re.

Sot, po ndodh teatri i rradhës me projektin korruptiv 40 milionë euro. Është hapur gjoja tenderi për segmentin e Shqiponjës, ku Edi Rama u kap me presh në duar duke vjedhur me kompani fantazaëm, por e vërteta është se sërish fituesi është i paracaktuar.

Kompania “Gjoka Konstruksion” është paracaktuar të shpallet fituese e një tenderi të manipuluar përmes kritereve shumë specifike dhe të pakapshme nga shumica dërrmuese e kompanive të ndërtimit.”

Askush nuk ka më dyshim se Edi Rama është ai që ka urdhëruar këtë projekt të zhvatjes së shqiptarëve, 20 milionë euro për 2.3 kilometra.

Nuk shpjegohet ndryshe këmbëngulja e tij për të çuar 18 milionë euro një herë tek kompania fantazëm, e rregjistruar në parajsë fiskale, dhe tani tek kompania, e cila është ndër përfituesit e parë të megaprojektit hajdut “Shqipëria 1 miliardë euro”, nëpërmjet të cilit pastrohen paratë e korrupsionit.

Një nga faktet se tenderi është fasadë dhe fituesi i paracaktuar ka të bëjë me kriteret e qepura për klientin e Ramës në PPP-të në infrasktrukturë. Ato jo vetëm nuk kanë ndryshuar, por një prej kritereve, i vetmi që ka ndryshuar nga tenderi i parë, është bërë që i preferuari i Edi Ramës të futet në tender, por sërish duke përjashtuar shumë kompani të tjera.

Partia Demokratike e ka shprehur qartë qëndrimin e  saj: projekti korruptiv 20 milionë euro për kilometër duhet anulluar i gjithi. Prokuroria duhet të hetojë dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që herën e parë tentuan të vjedhin me mashtrim dhe kësaj here po tentojnë të vjedhin sërish me tender të paracaktuar.

Read More