Blog

12 Jan
0

Qindra mijëra shqiptarë e kanë sot jetën më të vështirë nga reshjet e borës, sepse taksat e tyre janë vjedhur nga kompanitë e miëmbajtjes së rrugëve, në bashkëpunim me qeverinë.

  • Qindra mijëra shqiptarë e kanë sot jetën më të vështirë nga reshjet e borës, sepse taksat e tyre janë vjedhur nga kompanitë e miëmbajtjes së rrugëve, në bashkëpunim me qeverinë.
  • Prokuroria duhet të nisë hetimet për drejtuesit, pronarët e kompanive dhe zyrtarët që kanë nënshkruar kontratat, në mënyrë që kjo vjedhje të mos mbeten pa përgjegjës dhe paratë t’u kthehen shqiptarëve.
  • Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë, ku policia është futur në ambjente unversitare, paprekshmëria e të cilave sigurohet me ligj. Me heshtjen e saj, prokuroria provohet se është bashkëfajtore njësoj si policia private e Edi Ramës.
  • Shkeljet flagrante të ligjit po e shtyjnë vendin drejt një konfiiti civil. Nuk mund të rrimë pafundësisht duke pranuar sjelljen kriminale nga shteti privat i Edi Ramës. Kur qeveria dhunon dhe nuk respeketon ligjin, popullit i lindë e drejta të reagojë në të gjitha format dhe mënyrat.
  • Edi Rama po përgatit rimanipulimin e tenderit. Me qëllim që të mos ketë garë të ndershme, janë vënë kritere qesharake për vinç 450 tonë. Kjo tregon se kapari për vjedhjen tek Unaza është shumë i madh.
  • Afera korruptive tek Unaza i vë kapakun pyetjes ku ka përfunduar Reforma në Drejtësi. Që nga Edi Rama, Afrim Qendro, Damian Gjiknuri etj. do të veprojë Paketa Antimafia. Do të përgjigjen jo vetëm penalisht, por edhe me pasuritë e tyre.
  • Qëndrimi i PD është i qartë. Tenderi i Unazës duhet të anullohet i tëri.  Të hetohet dhe çdokush të përfudnoje para drejtësië. Çdo hap tjetër meriton përgjigjen më të ashpër nga banorët e unazës.
  • Në hetimin e grupit kriminal të Bajrajve është konstatuar përpjekja për të prishur prova që e lidhin këtë grup me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikanë socialistë. Grupi kriminal i Bajrave është kontraktuar nga politikanë të lartë socilitë në zgjedhjet 2017.
  • Përmes prokurorëve të kapur, Rama po mundohet të pengojë tre hetime kryesore ne shitblerjën e votes: 20 milionë eurove të Saimir Tahirit me Habilajt, dosjen 339 të Vangjush Dakos dhe dosjen e shitblerjës së votës në Dibër të Damian Gjiknurit.
  • Ora po troket në minutat e saj të fundit. Mbi veprimin ose mosveprimin e drejtësisë dhe atyre pak prokurorëve të ndershëm të pavarur, varet vetë paqja sociale në vend. Mbrojtja e politkanëve të korruptuar do të çojë në një drjetim: një përballje civile dhe marrjen e fatit të qytetarve në duart e tyre.
  • PD dhe unë kemi bërë gjithçka që këto probleme kaq të rënda të drejtësisë dhe demorkacisë të gjejnë zgjidhje, Por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, as do të vazhdojmë të përkundim shqiptarët në një ëndërr të gënjeshtrët, as ti lejojmë këta politikanë të korruptuar më në krye Edi Ramën, të vazhdojnë ta zhysin Shqipërinë në këtë gënjeshtër. Kjo gënjeshtër duhet dhe do të marrë fund.

 

KONFERENCA PËR SHTYP E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Përshëndetje të nderuara zonja gazetare, zotërinj gazetarë, të nderuar punonjës të medias!

Të dashur bashkëqytetarë!

Kjo e shtunë vazhdon të mbetet një ditë e vështirë për mijëra familje të izoluara nga bora anembanë Shqipërisë. Ndërkohë që qindra milionë para, lekë të shqiptarëve, të paguara me taksat e tyre janë vjedhur, shpërdoruar dhe zhdukur pa lënë asnjë gjurmë nga qeveria, në bashkëpunim me oligarkë dhe me kompani të papërgjegjshme, të cilat në vend që të bëjnë pastrimin e segmenteve rrugore nga dëbora dhe trajtimin e tyre me kripë, sipas kontratave përkatëse, kanë vjedhur paratë dhe po i shijojnë ato në pushime luksi në vende të nxehta, së bashku me zyrtarë dhe politikanë të korruptuar.

Unë i bëj thirrje sot Prokurorisë të nisë pa asnjë vonesë hetimet se ku kanë shkuar lekët e takspagaguesve shqiptarë që kanë përpirë këto kompani dhe të marrin përgjegjësi penale një për një, drejtuesit, pronarët e këtyre kompanive dhe zyrtarët përkatës, duke nisur nga ata që kanë nënshkruar kontratat e deri tek ministry e çdo autoritet tjetër shtetëror, në mënyrë që kjo vjedhje që po rëndon sot mbi shëndetin, mbi gjendjen e mijëra familjeve shqiptare të izoluara nga bora në very, verilindje, juglindje dhe në jug, të mos mbetet pa përgjegjës, dhe që këto para t’i rikthehen arkës së shtetit, t’i rikthehen taksapaguesve.

Ndërkohë, dua të falenderoj dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile dhe të Partisë Demokratike, të cilët në veçanti në 72 orët e fundit, duke sfiduar kushtet e vështira atmosferike ia kanë dalë që të çajnë izolimin nga bora të disa prej fshatrave më të varfër të Shqipërisë, si dhe t’i furnizojnë ato me ushqime dhe medikamente bazë.

Kjo gjendje e rënduar të ftohti është përjetuar shumë keq edhe nga qindra student, të ngujuar në disa prej fakulteteve kryesore të universitetevetë Tiranës; atij të Politektnikut, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Bujqësor. Përkundër këtyre kushteve të vështira, me një mendësi kriminale, në vend që të lehtësojnë, sadopak, gjendjen e studentëve të ngujuar, Edi Rama ka urdhëruar ndërprerjen e dritave, ndërprerjen e ngrohjes dhe nërprerjen e furnizimit të tyre me ushqime, si dhe ka përdorur Policinë e Shtetit dhe policinë e Safet Gjicit, që në efekt janë e njëjta gjë, për të dhunuar studentët dhe hapësirat universitare. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit, e cila është ndërmarrë vetëm me urdhër politik, vetëm me urdhër të Edi Ramës. Deklarata e djeshme e ministrit Lleshaj është një deklaratë e papërgjegjshme. Dhe unë ftoj Prokurorinë të nisë pa asnjë vonesë hetimet, në radhë të parë për Skerdi Dafën, militantin e Partisë Socialiste, ish-drejtorin e Postës dhe të Tatimeve në Elbasan, i cili në shkelje totale të ligjit, ka kërkuar praninë e Policisë së Shtetit, duke superuar, pra duke shkelur ligjin, duke marrë kompetenca të cilat nuk i takojnë, kompetenca të cilat me ligj i takojnë vetëm titullarit të institucionit, që është rektori. Përshëndes sqarimin e qartë public, që rektori Mynir Koni ka bërë në këtë rast, ku ka dënuar, aktin e pandodhur më parë, edhe në kohë të komunizmit, edhe në kohën e Lëvizjes Studentore, të futjes së policisë në ambientet universitare dhe në auditore, dhe pyes Prokurorinë se çfarë pret të nisë menjëherë hetimet dhe të marrë të pandehur Skerdi Dafën për shpërdorim detyre, si dhe të hetojë të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit,duke nisur nga operativët në terren e kushdo që i ka urdhëruar për t’u bërë vegla e për të goditur bijtë dhe bijat e shqiptarëve, studentët, disa prej të cilëve janë plagosur, si rezultat i veprimeve të policisë?

Dua ta theksoj fare qartë se ne jemi i vetmi vend në Evropë dhe një nga të vetmet vende në botë, ku policia është futur në ambiente universitare për të dhunuar studentët, të cilët po ushtronin të drejtat e tyre kushtetuese dhe ligjore, pra që mbrohet me kushtetutë dhe me ligj, të manifestimit paqësor apo të protestës paqësore. Konkretisht, Ligji për Arsimin e Lartë, i miratuar nga kjo mazhorancë, në nenin 5 e thotë qartë se ndërhyrja e organeve të rendit public në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë, vetëm në rastin e kryerjes së një vepre penale flagrante, në raste të fatkeqësive natyrore dhe të gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit public kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.

Cënimi i paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë ndëshkohet sipas legjislaciont në fuqi. Ky është ligji, ndaj i bëj thirrje prokurorisë të veprojë menjëherë. Me heshtjen e saj të derisotme, ajo provohet se është bashkëfajtore dhe po aq bashkëfajtore sa falangat kriminale të Policisë private dhe të Policisë së Shtetit, në shërbimin e një urdhri criminal, të një njeriu që ka humbur tërësisht legjitimitetin dhe arsyen para shqiptarëve, të një të marri i cili ka urdhëruar, dhunimin e studentëve dhe protestës së tyre të ligjshme.

Dua të theksoj edhe një herë mbështetjen tonë totale për çdo veprim të studentëve në mbështetje të kërkesave të tyre të drejta dhe në këtë kuadër, opozita, deputetët të opozitës do të vazhdojnë të mbrojmë me të gjitha format dhe mënyrat të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.

Java që sapo lamë pas është dominuar nga këto dy ngjarje kryesore; nga mbulimi i Shqipërisë nga i ftohti dhe dëbora dhe braktisja totale e mijëra, e dhjetëra mijëra familjeve nga qeveria. E cila nga njëra anë paratë për mirëmbajtjen e rrugëve i ka dhënë me kontrata apo me PPP një grushti oligarkësh dhe kompanish të korruptuara. Dhe nga ana tjetër tani që kjo është provuar si një vjedhje ashiqare, nuk po lëviz gishtin për t’i ndihmuar këto familje. Dhe së dyti nga përshkallëzimi i protestës studentore, për të realizuar kërkesat e tyre të drejta, dhe dhunimi i paprecedentë i ambienteve universitare dhe i studentëve nga Policia e Shtetit dhe policia private.

Dua ta them fare qartë se kjo është shkelje flagrante të ligjit po e shtyjnë vendin drejt një konflikti civil.

Nuk mund të rrimë pafundësisht duke pranuar dhe gëlltitur një sjellje të tillë, harbute, kriminale nga xhandarët privatë dhe shtetëror të Edi Ramës.

Nuk mund të pranojmë se pasi kanë vjedhur dhe zhvatur paratë e prindërve që duhet të shkonin për kushte të arsimit të lartë, të taksapaguesve që duhet të shkonin për pastrimin e rrugëve, paratë e shëndetësisë që duhet të shkonin për pacientët, paratë e infrastrukturës që po shkojnë në konto sekrete bankare, tani të dhunojnë edhe fëmijët tanë, të dhunojnë studentët.

Ndaj dua t’ia them fare qartë sot Edi Ramës: ndal menjëherë represionin ndaj studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare! Ndaj menjëherë dhunën psiqike dhe fizike ndaj tyre! Jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit të tyre, të ujit në ambientet universitare ku po zhvillohet një protestë dinjitoze, europiane!

Çdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim, do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme.

Kur qeveria e para dhunon dhe ndalon së respektuari ligjin, popullit i lindë e drejta të reagojë në të gjitha format dhe mënyrat, në veçanti kur dhunohet fëmijët dhe të rinjtë e shqiptarëve.

Këto ngjarje të rënda, për fat të keq, kanë tërhequr vëmendjen nga skandalet e reja dhe të përditshme të qeverisë së Edi Ramës.

Ndonëse është kapur në flagrancë në vjedhjen, në megavjedhjen e Unazës së Re 20 milionë euro kilometri pa garë, në zhvendosjen e Lumit të Lanës bashkë me Erjon Veliajn për të favorizuar trafikantin e drogës me planin e 60 milionë eurosh duke prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve.

Kjo është një aferë korruptive e cila i vë kapakun pyetjes se ku ka përfunduar Reforma në Drejtësi.

Dua ta bëj të qartë se për Edi Ramën, Damian Gjiknurin, të gjithë nëpunësit e tjerë të ARRSH-së dhe të gjithë përfituesit e këtij tenderi korruptiv, do të veprojë Paketa Antimafia që në ditën e saj të parë. Jo vetëm ata do të përgjigjen para ligjit penal, por pasuritë e tyre nga Surreli në kontot e tyre bankare në Singapor, Ishujt Kajman (Cayman Island), në  Delaëare e kudo tjetër, do ti nënshtrohen ligjit Antimafia me rreptësinë më të madhe.

Dua ti bëj të qartë po kështu se për shpërdorim detyre do të ndiqen penalisht tëgjithë ata zyrtarë të policisë kriminale apo të prokurorisë të cilët deri sot me gojëkyçjen e tyre, janë bashkëpjesmarrës në këtë vjedhje historike, në këtë korrupsion dhe pastrim parash, që e ka emrin, firmën dhe vulën e përfituesit kryesor, Edi Ramës.

Duke mos u mjaftuar me këtë, siç ka zbuluar media ditët e fundit, është përgatitur ri-manipulimi i këtij loti të tenderit korruptiv të Unazës së re. Të gjithë e keni parë se me qëllim përjashtohet një garë e ndershme. Janë bërë kërkesa qesharake si ajo për një vinç të tonazhit prej 450 tonësh, që tregon se kaq e madhe është arrogance e Edi Ramës! Kaq I madh është kapari I paguar për Unazën, sa asgjë nuk e ndal pa e çuar deri në fund vjedhjen dhe grabitjen te Unaza e re.

Qëndrimi i Partisë Demokratike dhe I opozitës është i qartë dhe i prerë: ky tender duhet të anullohet i tëri. Të zhbirilohet ligjërisht dhe çdokush të përfundojë para drejtësisë.

Çdo hap dhe në veçanti të tillë si ky me rezultate të paracaktuara, me vinça 450 tonësh që vijnë aty vetëm për të tërhequr peshën e rëndë: kamionin me para që Edi Rama është i vendosur ta depozitojë në kontot sekrete bankare, meriton përgjigjen më të rreptë dhe më të ashpër nga banorët e Unazës dhe ne do të jemi aty në krah të tyre, për të mbrojtur bashkë me ta ligjin kushtetuten dhe pronën e tyre.

Një tjetër çeshtje që ka kaluar pa vëmëndje është raportimi se në hetimin e grupit kriminal të Bajrajve është konstatuar përpjekja për të shkatërruar provat që e lidhin këtë grup me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikanë të lartë socialist.

Edhe ky është rast për të nënvizuar se si është gremisur drejtësia shqiptare që në momentin që Edi Rama ka kapur prokurorinë dhe përmes prokurorëve të kapur po mundohet të ndalë tre hetime kryesore në shitblerjen e votës:

Atë të 20 milionë eurove të Saimir Tahirit dhe të grupit “Habilaj”

Dosjen e famshme “339”, ku kanë dalë si maja e ajsbergut deri më sot Vangjush Dako në bashkëpunim me grupin e Avdylajve.

Dosjen e Dibrës, ku Damian Gjiknuri dhe hierarkë të lartë socialist janë përfshirë drejtëpërdrejt në manipulimin, shitblerjen e votës dhe përdorimin e paligjshëm të Policisë së Shtetit në zgjedhjet e shtatorit 2016-të.

Dhe tashmë edhe aferën e grupit criminal të Bajrajve i cili është kontraktuar, kontaktuar dhe përdorur nga politikanë të lartë socialistë sëfundmi në zgjedhjet e vitit 2017-të.

Nëse në këto hetime të regjistruara zyrtarisht me prova të bëra tashmë publike nga media dhe nga vetë prokuroria, procesi gjyqësor të dosjes “339” nuk do të ketë përparim domëthënës, nëse këta zyrtarë e politikanë të lartë socialist, duke përfshirë Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, nuk do të vendosen para drejtësisë për krimin e rëndë të shitblerjes së votës në bashkëpunim me organizatat kriminale, kjo do të ketë pasoja të parikuperueshme në përballjen midis qytetarëve, opozitës dhe një qeverie tërësisht të deligjitimuar dhe të provuar katërciprisht para syve të shqiptarëve, Europës dhe gjithë botës, si një qeveri e ardhur në pushtet me paratë e krimit dhe me fuqinë e bandave dhe të kriminelëve.

Ndaj ora po troket në minutat e saj të fundit! Me veprimin ose me mosveprimin e drejtësisë dhe të atyre pak prokurorëve kurajozë, të ndershëm e të pakapur nga Edi Rama, nuk varet më thjeshtë dhe vetëm zbatimi i ligjit, por vetë paqja sociale në vend.

Abuzimi i të drejtave të qytetarëve, nga Unaza e re deri tek studentët në fakultete, mosveprimi I ligjit njësoj për të gjithë, ndëshkimi I të pafajshmëve, të atyre që ngrihen për të drejtat e tyre dhe mbrojtja e kriminelëve, politikanëve të korruptuar do të çojë në një dhe vetëm një drejtim:

Një përballje civile dhe marrjen e fatit të qytetarëve në duart tyre!

Ne si opozitë, Partia Demokratike dhe unë, kemi bërë gjithçka që këto problem kaq të rënda të drejtësisë, të të drejtave të njeriut, demokracisë, me efekte kaq të tmerrëshme në mirëqënien e qytetarëve, në ekonomi, në gjendjen e të papunëve, në punësimin e të rinjëve, të gjejnë një zgjidhje përmes rrugëve institucionale. Por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, as do të vazhdojmë të përkundim shqiptarët në një ëndërr të gënjeshtrët, as ti lejojmë këta politikanë të korruptuar më në krye Edi Ramën, të vazhdojnë ta zhysin Shqipërinë në këtë gënjeshtër. Kjo gënjeshtër duhet dhe do të marrë fund.

Një përballje totale për të rikthyer drejtësinë, Kushtetutën dhe pushtetin në duart e qytetarëve nuk do të vonojë.

Ndaj i bëj thirrje çdo shqiptari të ndershëm dhe institucioneve të pakapura nga Edi Rama, të bëjnë detyrën e tyre përpara se të jetë tepër vonë.

Pyetje: Zoti Basha, kur flisni për përballje qytetare, këtë sesion të ri parlamentar, opozitën do ta shikojmë si mbështetëse tw protestave, si drejtuese e protestave të qytetarëve apo ka një platformë të dytë dhe betejën do ta bëjë në institucione përfshirë dhe parlamentin?

Lulzim Basha: Beteja do të jetë totale në të gjitha dimensionet. Portesta do të na shohë ne në krah dhe në krye të të gjtha grupimeve qytetare dhe kauzave të tyre, siç kemi bërë deri më sot.

Pyetje: Zoti Basha ju folët për një ritenderim të Unazës së madhe, por a keni emra kush biznesmen fshihet pas këtij tenderi?

Lulzim Basha: Kam emrin se kush është përfituesi. Përfituesi është Edvin Kristaq Rama. Se cili do të jetë biznesmeni i rradhës, këtë nuk besoj se do ta mbajë dot të fshehtë për një kohë të gjatë.

Pyetje: Zoti Basha, lidhur me dosjen e Dibrës që e përmendët disa herë, a ka PD dokumenta që t’I publikojë lidhur me këto përgjime për blerjen e votës në Dibër, ku thoni se është i përfshirë ministri Gjiknuri?

Lulzim Basha: PD ka dijeni të plotë për përmbajtjen e kësaj dosje hetimore dhe unë ju ftoj ju, si gazetarë, që të bëni gjihçka, që kjo dosje të mos vazhdojë të mbetet peng i aferave korruptive midis Edi Ramës, Arta Markut e Donika Prelës, kukullave të tij në prokurori, por të bëhet publike një orë e më parë, bashkë me pasojat që sjell, ku, padyshim, pasoja e parë që sjell është marrja nën hetim dhe arrestimi i Damian Gjiknurit.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se opozita nuk do të rrijë duarkryq.  Sa është afati që do të vendosni, kur do ta shohim opozitën në krye të protestës, sa është afati që do t’i lini prokurorisë apo qeverisë që të reagojnë ndaj të gjitha këtyre që përmendët?

Lulzim Basha: Ajo që është e rëndësishme në atë që thashë sot dhe ajo që dua, që përmes jush të bëhet e ditur, është fakti se sot shqiptarët nuk kanë më asnjë rekurs instituicional dhe ligjor. Pra, ligji është i qartë, por nuk zbatohet, ligji është i qartë, por shkelet. Kur ligji shkelet, prokuroria e marrë peng, nuk vepron. Me fjalë të tjera, shterimi i çdo mundësie për të zgjidhur padrejtësitë në mënyrë institucionale, ka shtyrë njerëzit, banorët e Unazës, studentët, drejt protestave, si i vetmi mjet për të mbrotjur dhe garantuar të drejtat e tyre. Ajo që po paralajmëroj sot si opozitë është se mostërheqja nga ky skenar dhe mosverimi i ligjit nga prokuroria dhe institucionet e tjera do të çojë në mënyrë të pashmangshme drejt një konflikti të hapur civil. Ne si opozitë e dimë vendin tonë. Ne do të jemi në krah dhe në krye të përballjes qytetare.

Faleminderit!

Read More
12 Jan
0

Edi Rama ka dalë çdo ditë të kësaj jave nga 1 orë në televizione, por vazhdon të heshtë për 300 milionë lekët e pajustifikuar të deklaruar për ndërtimin e vilës në Surrel. 

·    Edi Rama ka dalë çdo ditë të kësaj jave nga 1 orë në televizione, por vazhdon të heshtë për 300 milionë lekët e pajustifikuar të deklaruar për ndërtimin e vilës në Surrel.

·    Një verifikim i pavarur nga ILDKPI do të konfirmonte fshehjen e të ardhurave nga kryeministri dhe vlerën e  vërtetë prej të paktën 2 milionë euro të vilës  luksoze të Edi Ramës në Surrel.

DEKLARATA E DEPUTETES DHURATA ÇUPI​

Që nga e hëna, Edi Rama ka folur çdo ditë, mesatarisht, nga 1 orë në ekranet televizive, por ai nuk ka kurajon të gjejë 5 minuta për të dhënë sqarime për 300 milionë lekë që i dalin tepër nga deklarimi për ndërtimin e vilës luksoze në Surrel.

Edhe mbrëmë, Edi Rama përgojoi gjithë Tiranën, foli për gjithçka, por iu mbyll goja dhe uli kokën në heshtje, kur i duhej të përgjigjej ku i ka gjetur paratë për ndërtimin e vilës së Surrelit,  e cila vlerësohet nga profesionistët e ndërtimit të paktën 2 milionë euro.

Partia Demokratike ka provuar me dokumenta zyrtarë se Edi Rama nuk e justifikon vlerën e deklaruar prej 400 milionë lekësh për vilën e Surrelit. Kursimet e deklaruara të kryeministrit dhe të gruas së tij janë 300 milionë më pak se vlera e deklaruar për vilën superluksoze.

Faktet janë pubike.

Në vitin 2011  Edi dhe Linda Rama kanë deklaruar se, të dy bashkë, zotërojnë rreth 80 milionë lekë.

Në vitin 2012, Edi Rama ndërton vilën e tij në Surrel.

Në vitin 2013, para marrjes së detyrës së kryeministrit, Edi Rama deklaron se ka shpenzuar 400 milion lekë për ndërtimin e vilës, pra plot 5 herë më shumë sesa kursimet prej 80 milionë lekë që kishte deklaruar gjendje çifti Rama më 2011-ën. Është e pashpjegueshme sesi në 2013-ën, pasi ndërtoi vilën, pasuria e deklaruar e çiftit kryeministror rezulton të jetë shtuar, duke deklaruar gjendje 92 milionë lekë.

Është koha që Inspektoriati i Pasurive të nisë verifikimin e burimit për të paktën 300 milionë lekë që mungojnë në deklaratën e pasurisë së kryeminstrit të Shqipërisë. Një verifikim serioz dhe I pavarur, padyshim që do të konfirmojë jo vetëm mospërputhjen e deklarimit të të ardhurave të kryeministrit dhe fshehjen e tyre me qindra milionë lekë, por do të zbulojë se vila luksoze e Edi Ramës, kushton jo më pak se 2 milion euro.

Në rastin e Edi Ramës pastrimi i parave me vilën e tij në Surrel është një nga veprat penale, që do të ishte zbuluar nga prokuroria, nëse ajo nuk do të kontrollohej nga Edi Rama.

Mashtrimi me pasurinë dhe ndërtimi i vilës luksoze të Surrelit me qindra milionë lekë të pajustifikuara është një nga arsyet kryesore pse Edi Rama refuzoi vetingun e politikanëve.

Fshehja e pasurisë është një vepër penale që dënohet me burg. Pastrimi i parave është një tjetër vepër penale për të cilën ndëshkohesh po aq gjatë me burg. Prandaj, Edi Rama ka zgjedhur më mirë të heshtë, sesa ta rëndojë edhe më shumë pozitën e tij, duke përfshirë edhe gruan në mashtrimin me pasurinë.

Heshtja mund ta ndihmojë tani, por nuk e shpëton dot përgjithmonë!

Read More
11 Jan
0

Dënoj në mënyrën më të prerë dhunën që po ushtrohet ndaj studentëve. Paralajmëroj të gjithë, nga polici më i thjeshtë tek Edi Rama për pasojat më të rënda që do të ketë vazhdimi i pushtimit policor të universiteteve.

 

  • Dënoj në mënyrën më të prerë dhunën që po ushtrohet ndaj studentëve. Paralajmëroj të gjithë, nga polici më i thjeshtë tek Edi Rama për pasojat më të rënda që do të ketë vazhdimi i pushtimit policor të universiteteve.

 

  • Urdhrin Policor për psuhtimoin e universiteteve e ka dhënë Edi Rama, nëpërmjet Administratori të UT. Ai është një militant i Rilindjes, ish drejtor i Edi Ramës në Postën Shqiptare, ish Drejtor i Tatimeve në Elbasan.

 

  • Vegla e Edi Ramës është në drejtim të Universitetit, sepse nuk ka autonomi universitare. Mungesa e autonomisë, bashkë me mungesën e financimit dhe korrupsionin janë arsyet kryesore pse jemi vendi me çmimin më të lartë të arsimit në Evropë dhe me cilësinë më të ulët.

 

  • Një nga pak hapësirat që kanë mbetur pa u pushtuar nga shteti privat kriminal i Edi Ramës është hapësira mediatike online. Ajo që Edi Rama po propozon me ligj është Policia e Mendimit, çdo shprehje tjetër është ledhatim.

 

  • Kontrolli dhe mbyllja e gojës me ligj medias online është veprimi tipik i një autokrati në panik që ka humbur absolutisht çdo sens të arsyes. Mediat duhet të jenë të bashkuara kundër këtij projektiligji, PD është në krah të tyre.

 

  • Propaganda dhe përçarja  janë veglat e vetme që mund të lejojnë kurorëzimin me sukses të projektligjit për Policitë e Mendimit. Ato media që braktisin interesin publik meritojnë të ndëshkohen me braktisjen e opinioni publik nga audience.

 

 

NDËRHYRJA E PARË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Së pari dua të falenderoj kryetaren e Komisionit të Medias, zonjën Vokshi, dhe përfaqësuesin e Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë, zotin Glos, për iniciativën që morën për këtë tryezë.

 

Së dyti, dua t’ju falenderoj gjithësecilin prej jush, që me pjesëmarrjen tuaj dërgoni një sinjal të qartë, sepse jeni përfaqësuesit më të spikatur të medias tradicionale dhe medias së re, për shqetësimin e madh dhe të drejtë që është shkaktuar nga kjo lëvizje e fundit, por e përsëritur, jo e re, e Edi Ramës.

 

Dua ta nis këtë ndërhyrje të shkurtër timen me aktualitetin. Ndërkohë që ne jemi mbledhur këtu në këtë sallë, Edi Rama, me Policinë e Shtetit dhe me policinë private të Safet Gjicit, po përpiqet të pushtojë hapësirën universitare. Mbrëmë, deri në orën 4 të mëngjesit, është përpjekur të pushtojë hapësirat e fakultetit Juridik, ku janë ngujuar studentët dhe sot, që herët në mëngjes, po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, në godinën e Fakultetit Ekonomik. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit i cili ndalon praninë e policisë në ambientet akademike, përveçse në raste emergjence. Është një shkelje flagrante e lirisë për të protestuar, në veçanti e lirisë për të protestuar të një grupi kaq përfaqësues të shoqërisë, siç janë studentët.

 

Por, në shkelje flagrante të ligjit, Edi Rama po përdor dhunë policore, të kombinuar, por në fakt është e njëjta, sepse policia e Safet Gjicit nuk ka asnjë ndryshim nga policia e shtetit, sot, sepse sot shteti është shteti privat e personal i Edi Ramës. Dua të dënoj në mënyrën më të prerë këtë dhunë që po ushtrohet ndaj studentëve dhe të paralajmëroj të gjithë, duke nisur nga polici më i thjeshtë, tek Drejtori i Policisë, tek ministri Lleshaj, dhe vetë Edi Ramën, për pasojat më të rënda që do të ketë vazhdimi i këtij operacioni pushtimi të hapësirës universitare.

 

Kjo e dyta që na ka mbledhur këtu është vazhdim i pushtimit, është pushtimi i hapësirës mediatike. Pak hapësira kanë mbetur pa u pushtuar në këtë vend nga shteti privat, personal, i Edi Ramës, që është një amalgamë e interesave politike të një njeriu me interesat ekonomike të 5 njerëzve dhe interesave kriminale të 12 familjeve mafioze shqiptare. Dhe një nga këto hapësira është hapësira mediatike, në veçanti hapësira mediatike online.

 

Edhe njëherë dua të shpreh mirënjohjen time për të gjitha ato televizione dhe media, të cilat kanë vazhduar dhe vazhdojnë të bëjnë edhe në këto momente mbulimin e drejtpërdrejtë të ngjarjeve tek studentët. Është shumë e rëndësishme që kjo të vazhdojë.

 

Sikundër iu bëj thirrje atyre mediave që nuk e bëjnë këtë gjë që të braktisin çdo lloj presioni, shantazhi, axhende apo joshje financiare të çfarëdollojshme dhe të kryejnë detyrën e tyre për të cilën ekzistojnë. Sepse këto nuk janë biznese, njësoj si çdo biznes tjetër, janë edhe biznese, por biznesi i tyre i parë është interesi i tyre publik dhe në momentin që braktisin interesin publik ato në fakt meritojnë të ndëshkohen dhe ndëshkimi më i madh mendoj është braktisja nga opinioni publik, nga audienca, i çdo ekrani, i çdo media që braktis një kauzë publike siç është sot kauza e studentëve.

 

Me këtë retiçencë dua ta mbyll pjesën e parë të ndërhyrjes për t’u marrë me çështjen me akute që po e ndjekim minutë pas minute, protestën e studentëve dhe përpjekjen tash 48-orëshe të Edi Ramës për të pushtuar hapësirën universitare.

 

Kthehemi tek pushtimi i hapësirës mediatike.

 

Nuk kam absolutisht asnjë interes të diskutoj për procedurat aktorët apo pseudoaktorët e këtyre dy instrumenteve të pushtimit të hapësirës mediatike.

Ajo që Edi Rama po propozon është Policia e Mendimit, çdo shprehje tjetër mendoj se është ledhatim, është Policia e Mendimit. Dhe është veprimi tipik i një autokrati që ka humbur absolutisht çdo sens të arsyes. Është një akt prej të marri dhe jo thjesht të marri por i një njeriu në panik i cili pasi e ka të qartë se mungesa totale e çdo politike në shërbim të interesit publik, kapja  totale e qeverisjes nga interesa private, personale të pasurimit, të mbajtjes së pushtetit, kriminalizimit të pushtetit, ka dështuar.

 

Pasi ka parë se edhe falë protestës së studentëve i është shkatërruar mekanizim i fundit i mbajtjes së sundimit, ai i propagandës, pasi ka parë që falë protestës së studentëve propaganda e tij është bërë një çorbë që nuk e gëlltit më askush, i është kthyer mekanizmit të fundit, që është ai i pushtimit të hapësirës mediatike.

 

Është padyshim një akt marrëzie i një njeriu të rrezikshëm. Ndaj nga pikëpamja e opozitës dhe detyrës tonë të parë, absolutisht që ne do ta kundërshtojmë siç e kemi kundërshtuar me të gjitha mjetet dhe format.

 

Gjej rastin të falënderoj të gjitha institucionet ndërkombëtare që janë shprehur qartë pa asnjë ekuivok kundër këtij projektligji për të krijuar Policinë e Mendimit në Shqipëri.

 

Falënderoj në veçanti ato institucione ndërkombëtare si bashkëorganizatorë i kësaj tryeze fondacionin Konrad Adenauer, i cili është deklaruar privatisht armik publik për arsyen e vetme se ndryshe nga disa hipokritë, me apo pa titujt diplomatikë në Tiranë, ka guximin të thotë të vërtetën ashtu siç është dhe jo ashtu siç ia çon Edi Rama apo shërbëtorët e tij propagandistikë.

 

Dhe t’ju bëj një thirrje; Ashtu siç keni ardhur bashkë sot, ashtu qëndroni bashkë. Mund të ishit më pak se 6 shoqata, mund të ishit edhe më shumë se 6 shoqata. E rëndësoshme është që të bashkërëndoni qëndrimet e të jeni në krah të njëri-tjetrit, në veçanti të jeni në krah të kolegëve që dhunohen.

 

Shpreh keqardhjen që në disa raste na është dashur ne si opozitë të marrim telefonat e disa prej kryetarëve të shoqatave e tu kërkojmë që të reagoni edhe kur vërshëllejnë plumbat e krimit mbi dyert e shtëpive të gazetarëve, siç ishte rasti i fundit I Klodiana Lalës. Një qëndrim më proaktiv, më i vendosur, më i bashkuar nga gjithësecili prej judh dhe gjithë bashkë, mendoj se do ta ndihmonte shumë këtë betejë tonën të përbashkët për një nga shtyllat elementare të demokracisë dhe lirisë që është media e lirë.

 

Pa median e lirë nuk ka demokraci!

 

Me një media, megjithë problematiken e vet, në një kohë ku padyshim janë edhe fake neës dhe shpifjet, sigurisht janë sfida për një shoqëri. Sfida me të cilat duhet të përballemi, nuk mund të themi që nuk ekzistojnë, por me një media të kontrolluar policia e mendimit të qeverisë nuk ka demokraci.

 

Prandaj është e qartë rruga që duhet të ndjekim. Për ne si opozitë nuk ka rrugë tjetër përveç vetërregullimit. Për këtë arsye, padyshim që duhet të keni edhe ju një vështrim introspektiv mbi disa problem të mprehta, siç është përshembull problem I financimit të medias dhe disa problem të tjera që pastaj lidhen drejtëpërdrejt me pavarësinë e gazetarëve, pavarësinë e raportimit. Me aftësinë për të qëndruar larg dhe mbi presionet, qofshin këto qeveritare apo nga faktorë të tjerë politik, apo nga faktorë të tjerë ekonomik, të cilët në këtë model të shtetit privat dhe personal duan të zhbëjnë dhe arritje themelore, siç është përshembull Qëndra Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve, falë të cilës ne kemi mundur të zbulojmë disa skandale. I fundit ai i kompanisë DH, u zbulua pikërisht sepse kemi një standart transparence me Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit të Binzeseve të vendosur para 10 viteve.

 

Tani jo vetëm që po bëhën përpjekje për ta manipuluar, por institucione të cilat funksionojnë apo organizata të cilat funksionojnë mbi bazën e kësaj transparence, siç është Open Data Albania, kërcënohen apo u ndërpritet aksesi.

 

Kemi të bëjmë pra, me një rrëshqitje totale në praktika paratotalitariste, paradiktatoriale.

 

Unë mendoj se kjo çeshtje e dytë meriton tryezë tjetër, sepse emergjenca sot nuk është kjo, por është problem dhe kjo. Ju e dini që është problem, sepse pavarësia e juaj varet në masë të madhe edhe nga transparenca e financimit, nga konkordati me punonjësit e medias, nga pavarësia e tyre për të raportuar dhe nga të tjera probleme e çeshtje që ndikojnë drejtëpërdrejt në pasqyrimin me besnikëri ndaj të vërtetës dhe ndaj interest public.

Por sot emergjenca absolute është sprapsja e projektligjit për Policinë e Mendimit.

 

Këtu, me sa kam dëgjuar dhe jam shumë kureshtar dhe do të jem shumë I vëmendshëm edhe ndaj kontribuesve të tjerë, nuk shoh absolutisht asnjë diferencë. Jeni të gjithë të bashkuar kundër këtij projektligji. Të bashkuar kundër këtyre propozimeve janë edhe organizatat më të rëndësishme për lirinë e medias në Europë dhe për këtë keni patur, keni dhe do të keni përkushtimin dhe mbështetjen totale të Partisë Demokratike dhe të opozitës parlamentare.

 

Faleminderit!

 

NDËRHYRJA E DYTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Vetërregullimi është standardi dhe praktika evropiane. Tani, në qoftë se 30 vjet pas ndryshimeve, do të vazhdojmë të mbetemi me arnime, me leucoplast ballkanik, unë mendoj se kjo është e papranueshme dhe duhet të jetë e papranueshme për ne, por ju siguroj se është e papranueshme për gjeneratën e re, që ka ardhur në këtë vend. Ose do të kemi një standard evropian, ose do të kemi një rupture totale, me hir ose me pahir. Nuk ka rrugë tjetër, vetërregullimi. Vetërregullimi për mediat natyrisht presupozon atë që thashë pak më parë dhe që dua ta diskutojmë këtu, që mediat, gazetarët pra dhe shoqatat që do të jenë pjesë e këtij procesi të vetërregullimit, po kështu të garantojnë çështjen e konfliktit të interesit dhe të transparencës së financave. Sepse aktualisht e dimë se shumica e mediave sillen njësoj si ato koorporatat që marrin PPP-të. Bile disa janë pjesë e PPP-ve.

 

Por, unë kam besim të madh tek vetërregullimi, siç kam besim të madh tek autonomia universitare. Pak rëndësi ka nëse është kryetari i AMA-s prestanome apo jo. Shikoni çfarë ndodh. Tani paskan nxjerrë në media se kush e ka lëshuar urdhrin për të futur policinë në universitet. Urdhrin e paska firmosur njëfarë Skerdi Dafa, administrator i Universitetit. Po kush është Skerdi Dafa, administrator i Universitetit? Kush e ka emëruar Skerdi Dafën? E ka emëruar qeveria, që kontrollon Bordin e Universitetit, se autonomi nuk ka. Skerdi Dafa është ish-drejtor i Postës, ish-drejtor i Tatimeve të Elbasanit, militant i Partisë Socialiste. Me ligjin qenkemi në rregull pra, se administratori ka kërkuar policinë. Por në fakt policinë e paska thirrur vetë Edi Rama, me një prestanome, me mashën e tij.

 

Edhe ligjin për Policinë e Mendimit, se nuk meriton të quhet ndryshe, s’ka rëndësi nëse e ka flotuar Genti Sala apo dikush tjetër. Mbrapa qendron interes i qartë politik i Edi Ramës. Policia e Mendimit, pushtimi i një hapësire të cilën e konsideron jashtë kontrollit. Si do t’i përgjigjemi kësaj? Do të rrimë të merremi me formalitete tani? Do të shkojmë në gjykatë me Skerdi Dafën? Skerdi Dafa është një militant i Partisë Socialiste, nuk duhet të ishte kurrë administrator i Universitetit të Tiranës. Mund të ishte administrator i financave të degës së Partisë Socialiste të Elbasanit, mund të ishte edhe punonjës i kryeministrisë, staf politik kur qeveris “Rilindja” dhe Edi Rama, por s’mund të ishte administrator i universitetit më të madh të vendit. Ai është aty sepse nuk ka autonomi, nuk ka vetërregullim universitar. Që bashkë me mungesën e financimit, me korrupsionin që bren edhe ato pak para që u jepen universiteteve, janë arsyet kryesore pse jemi vendi me çmimin më të lartë të arsimit në Evropë, në vlerë absolute, dhe dhjetëfish në vlerë relative, po ta krahasosh me pagat e shqiptarëve, dhe cilësinë më të dobët në Evropë, një nga cilësitë më të dobëta në botë.

 

Dhe kjo është paralelja edhe me median. Nuk ka rrugë tjetër, përveç vetërregullimit.  Ky është qëndrimi i njërës prej dy partive të mëdha, zoti Çipa, por që sot, për shkak të pushtimit edhe të hapësirës kushtetuese dhe elektorale, nuk ka absolutisht asnjë pushtet tjetër, përveç pushtetit moral, pushtetit të fjalës, për të qëndruar në krahun tuaj.

 

Këto vendime i merr vetëm i zoti i tepsisë sepse i është kërcënuar tepsia dhe karrigia. Prandaj të jemi të qartë, të mos harxhojmë shumë kohë me formalitete dhe procedura që nuk do të na çojnë askund. Një ligj për Policinë e Mendimit kërkon përgjigje proporcionale.

Ne si opozitë po ia japim dhe do t’ia japim. Jam i bindur që do t’ia jepni edhe ju. Mos nënvleftësoni pushtetin tuaj! Pushtetin e fjalës tuaj dhe të kauzës së drejtë që mbroni!

 

Mos harroni se ato shprehje vulgariteti dhe sulme rrugaçërore që vërtiti ndaj z.Rakipi me shokë, ndaj Ergys Mërtirit, e ndaj të tjerëve nuk janë gjë tjetër veçse shenja të panikut total të një njeriu që ka kuptuar që i ka humbur edhe instrumenti i fundit i sundimit të Shqipërisë si çiflig osman: që ishte propaganda dhe përçarja e njerëzve.

 

Dhe njëherë thirrja ime është të qëndrojmë bashkë, siç po qëndrojnë bashkë studentët, qëndrojmë bashkë. Qëndroni edhe ju bashkë. Të qëndrojmë të gjithë bashkë. Sepse propaganda dhe përçarja  janë veglat e vetme që mund të lejojnë kurorëzimin me sukses të projektligjit për Policitë e Mendimit.

z.Çipa, ja ta mbaroj..

 

Jo jo, bashkimi juaj. E kam fjalën për për bashkimin tuaj, se punën tonë e kemi bërë ne. Dhe në shumë raste kemi qenë pengesa e vetme, se me hir a me pahir i ka marrë të gjithë. Kë s’ka kërcënuar, kë s’ka goditur me plumba, kë s’ka blerë. I ka marrë përpara jam i qartë për atë. Shpeshherë ne kemi qenë pengesa e vetme.

 

Unë ju bëj thirrje ju të bashkoheni.

 

Ne jemi në misionin tonë, ju në misionin tuaj. Në qoftë se gjithsecili prej jush e bën misioni ashtu siç duhet të jeni të sigurt që nuk ka mundësi të mos triumfojë demokracia, liria dhe parimet europiane, por të triumfojë Policia e Mendimit dhe praktikat antidemokratike, totalitare, korruptive që imponon edhe me këtë ligj.

 

 

Read More
10 Jan
0

PD dënon aktin e paprecedentë të përdorimit politik të policisë nga Edi Rama për kërcënimin, shantazhin dhe presionin ndaj studentëve.

  • PD dënon aktin e paprecedentë të përdorimit politik të policisë nga Edi Rama për kërcënimin, shantazhin dhe presionin ndaj studentëve.
  • Narkopolicia nuk duhet të guxojë të prekë studentët paqësorë dhe as të dhunojë mjediset universitare. Ligji e ndalon rreptësisht hyrjen e policisë në fakultete.
  • PD paralajmëron kryeministrin dhe veglat e tij në polici se do të paguajnë për kërcënimet e tyre për arrestimin apo ndjekjen penale të studentëve.

DEKLARATË E DEPUTETES ALBANA VOKSHI, KRYETARE E KOMISIONIT TË ARSIMIT. 

 

Në një akt të denjë për diktaturat ushtarake, policia është futur me urdhrin politik të Edi Ramës në mjedise universitare me qëllim për të ndaluar protestën e studentëve.

 

Fakultete të ndryshme në vend janë bërë skenat e një regjimi që, pasi nuk i sundoi dot studentët me propagandë dhe mashtrime, tani shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin për të nënshtruar studentët me presion policor brenda universiteteve.

 

Partia Demokratike dënon me ashpërsi këtë akt të paprecedentë në Shqipëri dhe paralajmëron të gjithë ata që urdhërojnë presionin policor ndaj studentëve se herët apo vonë do të përgjigjen para ligjit.

 

Narkopolicia nuk duhet të guxojë të prekë studentët paqësorë dhe as të dhunojë mjediset universitare.

 

Ligji për Arsimin e Lartë e ndalon rreptësisht hyrjen e policisë në fakultete, përveçse kur prania e tyre kërkohet nga drejtuesit në rastet e krimeve flagrante. Ligji siguron “ndëshkimin për “cënimin e paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë”.

 

Deri tani, organet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndëshkuar shkeljen e hapur të paprekshmërisë territoriale të universiteteve nga narkopolicia politike e Edi Ramës.

 

Gjithashtu, Partia Demokratike dënon deklaratën kërcënuese të policisë, të shkruar nga Edi Rama, dhe paralajmëron kryeministrin dhe veglat e tij në polici se do të paguajnë për kërcënimet e tyre për arrestimin apo ndjekjen penale të studentëve.

 

Ne nuk do të harrojmë askënd që shkel ligjin për llogaritë politike kriminale të Edi Ramës.

 

Prania e paligjshme e policisë në universitete shënon fundin e propagandës së Edi Ramës, i cili çdo ditë e më shumë po përdor shtetin policor kundër kujtdo që i rrezikon pushtetin.

 

Duke përgëzuar të gjithë pedagogët që janë solidarizuar me protestën për një kauzë të drejtë të studentëve, vërejmë me keqardhje që në disa fakultete, drejtues të lartë dhe pedagogë janë vënë në shërbim të qeverisë, duke ushtruar presione nga më të ndryshmet mbi studentët: duke i kërcënuar me mungesa, me ngelje në provime apo djegie diplome.

 

Partia Demokratike i dënon me forcë këto presione dhe i fton pedagogët të mos i shërbejnë një pushteti kriminal kundër interesave të studentëve.

 

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e studentëve deri në përmbushjen e çdo pike të kërkesave të tyre.

 

Partia Demokratike do të anullojë ligjin e arsimit të lartë e do ta bëjë arsimim prioritet kombëtar.

 

 

Read More
09 Jan
0

Edi Rama ka gënjyer për pasurinë e tij. Ai nuk i justifikon 400 milionë lekët e deklaruar për shtëpinë e Surrelit as me paratë e gruas. 

  

  • Edi Rama ka gënjyer për pasurinë e tij. Ai nuk i justifikon 400 milionë lekët e deklaruar për shtëpinë e Surrelit as me paratë e gruas. 

DEKLARATË ORJOLA PAMPURI, DEPUTETE E PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Rama i ka gënjyer shqiptarët për pasurinë e tij që ditën e parë, kur u ul në karrigen e kryeministrit të vendit.

Kreu i qeverisë së Shqipërisë nuk justifikon të paktën 300 milionë lekë, me të cilat thotë se ka ndërtuar shtëpinë. Kjo është një vepër që të çon në burg.

Edi Rama nuk mund t’i gënjejë dot më shqiptarët se shtëpinë në Surrel që siopas ekspertëve të ndërtimit është një banesë që kushton jo më pak se 2 milionë Euro, e ka bërë me kursimet e gruas.

Faktet janë e zeza mbi të bardhë në deklaratën e tij të pasurisë. Çifti kryeministror nuk ka deklaruar aq të ardhura, sa të justifikojnë ndërtimin e një shtëpie superluksoze me vlerë 400 milionë lekë.

Partia Demokratike po publikon sot dokumentet zyrtare që provojnë se të ardhurat e deklaruara të Edi Ramës dhe të të ardhurat e gruas së tij nuk kalojnë vlerën e 100 milionë lekëve dhe nuk justifikojnë dot vlerën 400 milion lekë të shtëpisë në Surrel.

Në vitin 2011, përpara nisjes së ndërtimit të shtëpisë, Edi dhe Linda Rama kanë deklaruar se, të dy bashke, zotërojnë rreth 80 milionë lekë.

Në vitin 2012, Edi Rama ndërton shtëpinë e tij në Surrel dhe, kur mori detyrën e kryeminisyrit një vit më vonë, deklaron se ka shpenzuar plot 400 milion lekë për ndërtimin e saj, pra plot 5 herë më shumë sesa kursimet që kishte gjendje çifti Rama.

Sipas deklaratës së pasurisë që vetë kanë dorëzuar në 2013-ën, rezulton se, pasi kanë deklaruar shtëpinë 400 milionë lekë, pra, pasi kanë shpenzuar kursimet e jetës, 80 milionë lekë, Edi dhe Linda Rama jo vetëm nuk kanë deklaruar borxh, por pasuria e tyre është shtuar, duke deklaruar se kanë gjendje plot 92 milion lekë.

Dokumentat zyrtarë faktojnë se të ardhurat e Edi Ramës më 2013-ën nuk e justifikojnë dot vlerën 400 milionë lekë të shtepisë superluksoze në Surrel.

Ne do t’i vëmë në dispozicion çdo gazetari deklaratat e pasurisë së Edi dhe Linda Ramës. Nëse nuk çensurohen, gazetarët dhe redaksitë e lajmeve mund të vetifikojnë vërtetësinë e pohimeve të Partisë Demokratike se Edi Rama ka gënjyer me deklaratën e pasurisë.

Për Kryeministrin e Shqipërisë ka sot vetëm një pyetje:

Ku i gjeti Edi Rama 400 milionë lekë për ndërtimin e shtëpisë superluksoze më Surrel, kur, bashkë me gruan, kishte deklaruar vetëm 80 milionë lekë kursime?

Ka ardhur koha që Edi Rama i oxhakut 18 mijë euro të pergjigjet dhe të mos fshihet më pas fustanit të gruas.

  EDI RAMA 2011

1 EDI RAMA 2013

2 EDI RAMA 2013

Read More
07 Jan
0

Edi Rama jeton mes luksit në një shtëpi prej gati 400 milionë lekësh, ndaj nuk mendon për studentët ose 290 mijë fëmijë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë.

  • Edi Rama jeton mes luksit në një shtëpi prej gati 400 milionë lekësh, ndaj nuk mendon për studentët ose 290 mijë fëmijë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë.
  • Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë.
  • Është koha që Edi Rama të mos fshihet me pas gruas, por t’i dale per zot dhe të japë llogari për luksin e paturpshëm.

INA ZHUPA, ZËDHËNËSE E PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Rama nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesat e studentëve, për një arsye të thjeshtë: aty nuk ka aq shumë lekë për të vjedhur. Lekët e studentëve kryeministri i ka vjedhur prej kohësh përmes Ligjit të Arsimit të Lartë dhe sot vetëm tallet me studentët.

Për Edi Ramën ka rëndësi vetëm ruajtja e standardit të jetës mes luksit: Luks në shtëpinë e tij në Surrel, luks në zyrën kryeministrore me salla masazhi dhe dhoma puroje, luks me studion e punëve private me oxhak 18 mijë euro.

Sipas një dokumenti të brendshëm te OSBE-së, Edi Rama, për 11 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës, zotëronte në vitin 2015 një pasuri të fshehur 200 milionë euro. Imagjinoni sa është shtuar pasuria e fshehur e Edi Ramës, pasi ka dhënë çdo gjë me koncesion tek një grusht klientësh të oborrit të Surrelit.

Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë.

Ai thotë se tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja. Dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë superluksoze e paska ndërtuar me kursimet e gruas. Madje edhe në bankën me pronarë fantazëm në parajsa fiskale e ka vënë në emër të gruas.

Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë. Kryeministri ka detyrimin të shpjegojë pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë.

Shqiptarët duan të dinë pse ata kanë fëmijët pa ngrohje në shkolla dhe konvikte, ndërsa Edi Rama ngrohet në oxhak 18 mijë euro.

Shqiptarët duan të dinë pse 290 mijë fëmijë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa kryeministri i tyre jeton si sulltan mes luksit, në një shtëpi që profesionistët e llogarisin me vlerë 2 milionë euro.

Fshehja e pasurisë marramendëse është arsyeja përse Edi Rama votoi kundër vettingut të politikanëve.

Ndërsa përdorimi si mburojë politike e gruas së tij është prova e degradimit të një kryeministri që e ka përdorur pushtetin për të varfëruar edhe më shumë shqiptarët, për t’i detyruar të largohen të pashpresë nga vendi dhe për t’u pasuruar me babëzi e lakmi të pafundme për vete.

Është koha që Edi Rama të mos fshihet me pas gruas, por t’i dale për zot dhe të japë llogari për luksin e paturpshëm në të cilin jeton!

Read More
04 Jan
0

Janar – Dhjetor 2018, falimentuan mbi 15 mijë biznese, ose 62% më shumë se një vit më parë.

  • Janar – Dhjetor 2018, falimentuan mbi 15 mijë biznese, ose 62% më shumë se një vit më parë. Shkak gjobat e taksidarëve, taksat e tarifat e rritura, shtrenjtimi i energjisë dhe i ujit.
  • Nga 1 janarit hyri në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e taksës së pronës. Bizneset do të paguajnë 2 deri në 4 herë më shumë.
  • Situata e rëndë ka vetëm një ilaç për ta kuruar: zbatimin e planit të Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e biznesit dhe të ekonomisë nëpërmjet uljes së ndjeshme të taksave.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DORIAN TELITI, KËSHILLTAR PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE

Nëse shumica e shqiptarëve lejon që t’i qeverisë sërish Edi Rama, 2019- a do të jetë edhe më keq për ekonominë e çdo familje që mbahet me një biznes të vogël.

Viti 2018 është shënuar në llogaritë e ekonomisë shqiptare si një nga vitet më të këqija të qeverisjes së Edi Ramës. 15 340 biznese kanë falimentuar nga janari deri në dhjetor. Kush thotë se këto janë kompani bixhozi, gënjen! Të tilla, të regjistruara në Qendrën e Bizneseve numërohen me gishtat e një dore.

15 340 bizneset e mbyllura në një vit janë të qytetarëve të zakonshëm, sipërmarrës të vegjël e të mesëm që e kanë ulur qepenin nga taksat dhe tarifat lokale të rritura 2-3 herë, nga energjia 30% më e shtrenjtë, nga fatura e ujit 44 % më e shtrenjtë!

2018-a është edhe më keq se një vit më parë. Mbi 15 mijë biznese të falimentuara do të thotë 62 %  biznese të mbyllura më shumë se një vit më parë. Janë mbi 15 mijë familje shqiptare që nuk i kanë mbijetuar gjobave të taksidarëve, që nuk i kanë mbijetuar skemës dërrmuese të TVSH-së.

A ka patur kompani të reja, që janë hapur, ndërkohë që biznesi i ndershëm falimentonte? Të gjithë e dimë që po!

DH Albania, kompania fantazëm që u regjistrua në korrik dhe brenda pak javësh mori 50 milionë euro tendera, është fytyra e ekonomisë që ka ndërtuar Edi Rama: falimentim me taksa dhe gjoba të rënda për shqiptarët e zakonshëm, miliona euro për kompanitë e parajsave fiskale, me të cilat ndan pushtetin.

Nëse shumica e shqiptarëve lejon që t’i qeverisë sërish Edi Rama, 2019- a do të jetë edhe më keq për ekonominë e çdo familje që mbahet me një biznes të vogël, do të jetë më keq për këdo që bën biznes të ndershëm dhe nuk vjedh nga paratë publike.

Prej 1 janarit ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për të mbidyfishuar taksën e pronës. Çdo biznes që akoma nuk e ka ulur qepenin, do të paguajë 2-4 herë më shtrenjtë për vendin ku ushtron aktivitetin e tij.

Nëse qeveria nis zbatimin e koncesionit të kasave të reja fiskale, çdo biznesi i duhet të paguajë 600-1000 mijë euro të tjera për të zëvendësuar sistemin, nëpërmjet të cilit do të transmetojë në qendër çdo veprim në dyqanin e tij.

Situata e rëndë ka vetëm një ilaç për ta kuruar: zbatimin e planit të Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e biznesit dhe të ekonomisë nëpërmjet uljes së ndjeshme të taksave.

  • Taksa e sheshtë 9%
  • Përjashtimi nga skema e tvsh-së për bizneset me xhiro deri në 120 milionë lekë
  • Ulja me 300 lekë për litër e karburantit
  • Anulimi i çdo koncesioni korruptiv do ta çlirojnë ekonominë nga një grusht oligarkësh, që grabisin pasuritë e shqiptarëve në zyrën e kryeministrit!

Read More
29 Dhj
0

Misioni më i rëndësishëm që PD dhe opozita kanë sot, të jenë në krah të qytetarëve dhe ti prijnë protestës qytetare

Prononcimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha në protestën e banorëve të Unazës së Re

Mirëmbrëma. Dua të përshendes nga zemra qendrestarët e Unazës së Re që të bashkuar i treguan Shqipërisë, Europës dhe botës vlerat e vërteta të protestës qytetare. 56 ditë më parë, Edi Rama, bashkë me klanet e oligarkisë dhe të krimit, kishte bërë gati rrëzimin e 317 shtëpive të mbi 1 mijë familjeve këtu tek Unaza e Re. Dhe nëqoftëse këta qytetarë nuk do të ishin bashkuar, nëqoftëse ata nuk do të kishin qendruar fort, me sakrificë personale e familjare, natyrisht me Partinë Demokratike dhe opozitën në krah të tyre, edhe në momentet e tyre më të vështira, tëdhunës fizike dhe barbare nga policia e inkriminuar, atëhere sot do të ishim përpara gërmadhave të shtëpive të tyre.

Por, sot jemi prapë në protestë, para gërmadhave të qeverisë së Edi Ramës. Kjo protestë ndali rrëzimin e shtëpive të tyre, rrëzoi projektin korruptiv, e nxori atë para syve të të gjithë shqiptarëve dhe gjithë botës, si projekti i cili mishëron më së miri modelin e qeverisjes së Edi Ramës.

Edi Rama nuk qeveris me kushtetutë, nuk qeveris me ligj, ai qeveris kundër kushtetutës dhe kundër ligjit, ai qeveris me një grusht oligarkësh dhe një grusht kriminelësh, paratë e shqiptarëve, ai dhe banda e tij, i zhvasin dhe i grabisin për vete, dhe siç tregoi skandali i Unazës, ata kanë përgatitur edhe skemat e pastrimit të parave të krimit, siç tregoi edhe kompania fantazëm e regjistruar në shtetin e Delaëare-it, në falsifikimin e bërë publik tashmë. Edhe kjo u bë transparente vetëm falë qëndresës së këtyre qytetarëve, vetëm bashkimit dhe përkushtimit të tyre.

Gjithësecili prej tyre është lartësuar në sytë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, si heronj dhe heroina, porn ë fakt janë njerëz të thjeshtë, janë njerëz si të gjithë qytetarët shqiptarë; ja shikojini fytyrat e tyre, janë prindër, baballarë, nëna, janë të rinj e të reja, janë edhe fëmijë. Por forca e bashkimi të tyre i mbrojti shtëpitë që do t’i prishnin pa ligj, dhe rrëzoi njëri pas tjetrit, projektin, oligarkët, Damian Gjiknurin, sikundër protesta e artistëve dhe qytetarëve për Teatrin, rrëzoi Mirela Kumbaron, sikundër protesta e studentëve rrëzoi Lindita Nikollën.

Por puna vetëm sa ka filluar. Nuk mjafton largimi i shërbëtorëve të Edi Ramës, në vjedhjen tek Unaza e Re, në bashkëpunimin me krimin e organizuar për zhvendosjen e Lanës, bashkë me Erion Veliajn, në grabitjen e tarifave të larta dhe taksave për studentët, apo në skemën për pastrimin e 200 milionë eurove të krimit tek Teatri. Sepse kreu i kësaj pune, njeriu i cili urdhëronte të gjithë këta, në këtë aferë, në këtë megaskandal, vazhdon të mbetet në krye të qeverisë.

Mësimi i madh i këtyre 56 ditëve protestë të qytetarëve, i 10 muajve protestë të artistëve dhe qyetetarëve tek teatri, i protestës së studentëve, është që qytetarët e bashkuar e kanë forcën, e kanë legjitimitetin ta largojnë përfundimisht këtë bandë hajdutësh, më në krye kryehajdutin Edi Rama.

Natyrisht që edhe kjo në vetvete nuk mjafton. Ne duhet të shëmbim këtë sistem që kurrë më në paradhomën e kryeministrit të mos bëhen pazare kokë më kokë midis oligarkëve, kryeministrit, ministrave të korruptuar, dhe njerëzve të krimit të organizuar.

Që të rrëzojmë këtë sistem ne duhet të pastrojmë njëherë e mirë politikën nga krimi. Ne duhet të pastrojmë parlamentin dhe qeverinë nga politikanët e lidhur me krimin. Ne duhet të sekuestrojmë pasuritë e oligarkëve të vëna me gjakun dhe djersën e shqiptarëve të thjeshtë. Ne duhet ta rikthejmë pushtetin tek njerëzit duke dekriminalizuar zgjedhjet dhe duke i dhënë Shqipërisë një Parlament që buron nga vota e qytetarëve,jo nga paratë e krimit, as nga bandat, as nga parëte e korrupsionit.

Dhe kjo është një betejë e madhe. Unaza e Re, Teatri, drama e arsimit të lartë, janë simtomat e një sëmundje fatale që ka kapur këtë sistem të kalbur politik dhe rruga për ta shembur këtë sistem politik është rruga e qendrësës, është rruga e bashkimit. Ndonëse janë mbledhur këtu në muzg dhe në errësirë, e kanë ndritur me praninë, qendresën, me zjarrin e zemrave të tyre e kanë ndriçuar rrugën për të gjithë shqiptarët e ndershëm.

Rruga për ti kthyer Shqipërinë shqiptarëve është rruga e qendresës, është rruga e përballjes, deri në shembjen dhe tullën e fundit, çmontimin deri në vidën e fundit, të këtij mekanizmi, që ka vjedhur, shtypur dhe mashtruar shqiptarët dhe rikthimin e demokracisë, shtetit ligjor, dhe ekonomisë që ofron vende pune, zhvillim dhe dinjitet për qytetarët shqiptarë.

Akoma kjo aferë nuk ka marrë zgjidhje dhe nuk do marrë zgjidhje derisa të gjithë ata që janë përgjegjës të jenë para drejtësisë dhe para hekurave. Por mund ta themi me gojën plot se kjo qendresë e cila nisi në ditët më të errëta dhe më të pashpresa të këtyre banorëve sot është kthyer së bashku me protestën e studentëve në shpresën dhe besimin e çdo shqiptari për një vit ndryshimi të madh. Dhe ky ndryshim do të vijë kur e gjithë Shqipëria do të ushtojë siç ushton Unaza; këtu vendosim ne. këtu vendosin qytetarët.

Jam i nderuar që kam qënë në krah të tyre së bashku me bashkëpunëtorët e mi të PD dhe kolegët tanë opozitarë e kështu do të qendrojmë në krahun e këtyre banorëve, kështu do të mbështesim me gjithçka të mundshme, studentët, bijtë dhe bijat tanë, kështu do të mbështesim protestën e drejtë të banorëve të Bulevardit të ri, të banorëve të Shkozës që protestojnë për shtëpitë e tyre. Kështu do të mbështesim qytetarët dhe artistët që vazhdojnë të mbrojnë Teatrin Kombëtar, kështu do të mbështesim çdo protestë dhe çdo qendresë qytetare derisa të së bashku ti kthejmë shqiptarëve gjënë më të shtrenjtë që u ka vjedhur Edi Rama dhe banda e tij e kusarëve , për shpresën dhe besimin për një të nsërme më të mirë.

Nga zemra dua ti falenderoj edhe njëherë banorët. Zoti i bekoftë banorët e Unazës së Re, familjet e tyre, studentët. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ti uroj që me këtë shpresë dhe besim ta nisim betejën për një Shqipëri të zhvilluar zitin e ardhshëm me fuqi dhe besim tek njëri tjetri. Me besim tek njëri tjetri, me besim tek Shqipëria, me besim tek e ardhmja, për veten tuaj dhe për fëmijët tanë. Shikojini. Ia vlen të luftojmë për fëmijët tanë, për këta fëmijë të vegjël, për studentët, për të ardhmen e këtij vendi dhe ky është misioni më i rëndësishëm që PD dhe opozita kanë sot, të jenë në krah të qytetarëve dhe prijnë protestës qytetare për ta sprapsur dhe mposhtur të keqen e për ti hapur rrugën Shqipërisë së shpresës, Shqipërisë së zhvillimit, Shqipërisë së besimit.

Read More
29 Dhj
0

Edi Rama nuk ka dhënë asnjë shpërblim për fundvit për 34 mijë mësues në arsimin parauniversitar, ndërkohë paguan 105 milionë euro për koncesionet e oligarkëve

  • Edi Rama nuk ka dhënë asnjë shpërblim për fundin e vitit për 34 mijë mësues në arsimin parauniversitar, ndërkohë paguan 105 milionë euro për koncesionet e oligarkëve.
  • Qeveria shkel kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë Arsimit dhe Sindikatave.

LUÇIANO BOÇI, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE

Qeveria e Edi Ramës ka vendosur një rekord të ri në keqtrajtimin, përçmimin dhe denigrimin e mësuesve gjatë këtyre 5 viteve të fundit.

Që kur ka ardhur në pushtet e deri më sot, Edi Rama nuk ka dhënë asnjë shpërblim për fundin e vitit për 34 mijë mësues në arsimin parauniversitar.

Edhe këtë vit, qeveria që paguan 105 milionë euro për koncesionet e oligarkëve, nuk ka asnjë qindarkë për të shpërblyer mësuesit e Shqipërisë.

Duke mos u dhënë shpërblimin e fundvitit 34 mijë mësuesve, qeveria shkel kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë Arsimit dhe Sindikatave.

Në nenin 10 të kontratës thuhet se “punëdhënësi, që në këtë rast është qeveria, u njeh sindikatave të drejtën për shpërblimin vjetor të mësuesve në sistemin publik parauniversitar.”

Mburrja e Edi Ramës se po bën shtet vlen vetëm për mashtrimin e shqiptarëve nëpërmjet makinerisë së tij të propagandës. Në të vërtetë, kryeministri po u mohon 34 mijë mësuesve të Shqipërisë një të drejtë të fituar me ligj.

Mungesa e shpërblimit për mësuesit është reflektim i braktisjes së arsimit nga qeveria. Edi Rama nuk e ka prioritet arsimin dhe këtë e faktoi në çdo drejtim protesta e studentëve.

Është fakt se buxheti për arsimin në Shqipëri është në nivelin më të ulët të investimeve në Europë.

Është fakt se kjo qeveri nuk ka asnjë përpjekje për të rikthyer në shkollë 134 mijë fëmijë, të rinj dhe studentë që kanë braktisur arsimin. Këtë vit u mbyllën 228 shkolla të sistemit parauniversitar.

Mësuesit e Shqipërisë dhe sistemi arsimor kanë vetëm një alternativë të besueshme, Partinë Demokratike.

Ne jemi të qartë për vizionin tonë: Mbështetje financiare për arsimin, shpërblimin dhe rritjen e pagave për mësuesit, investim për infrastrukturë moderne, subvencionim për tarifat e studentëve, stazh të paguar për 10 mijë studentë çdo vit.

Partia Demokratike ka të gjithë vullnetin për ta nxjerrë sistemin arsimor nga kriza dhe për të shkuar me vendosmëri drejt zhvillimit.

Read More
28 Dhj
0

Ndryshimet në qeveri janë një tallje me shqiptarët.

  • Ndryshimet në qeveri janë një tallje me shqiptarët. Edi Rama i trajtoi ata si popull i padenjë të cilëve u vendos mbi kokë kë të dojë. Mund të kishte emëruar ministra edhe shoferin apo parukieren e tij.
  • Shqiptarët panë qartë sot se Rama nuk ka nevojë për ministra, ai qeveris direkt me oligarkët dhe me krimin.
  • Ministrat e rinj janë një përzierje njerëzish të paaftë, anonimë dhe disa thellësisht të korruptuar. Roli i tyre i vetëm është të shërbejnë si fasadë për qeverisjen e Ramës direkt me oligarkët dhe me krimin.
  • Ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar. Largimi i tyre nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë.
  • Ndryshimet në qeveri tregojnë gjendjen e rënduar psiqike të Edi Ramës. I degraduar nga veset, i paralizuar nga paaftësia totale, i mbushur me urrejtje për njerëzit dhe i krimbur nga paratë, ai po sillet sic sillen të degraduarit kur ju vjen fundi: bëjnë marrëzira. Cdo shqiptar e ka kuptuar të vërtetën e thjeshtë: Peshku është qelbur nga koka.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Ndryshimet në qeveri janë një tallje e madhe me shqiptarët. Pasi i ka braktisur dhe i ka nëpërkëmbur për 5 vite me radhë, Edi Rama ka bërë sot sjelljen më të papranueshme, talljen me shqiptarët, duke i trajtuar si njerëz të padenjë, duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe nuk ka kush ta ndalojë.Edi Rama sot mund të kishte vendosur ministër shoferin e tij, parukieren e tij dhe nuk ka kush ta ndalë.

Më lejoni ta theksoj fare qartë, ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar. Largimi i tyre nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë.

Por me aktin e sotëm Edi Rama dëshmoi se ai nuk ka nevojë për ministra. Ai qeveris direkt me oligarkët dhe me krimin. Me ta ai përcakton se si grabiten pasuritë dhe paratë e shqiptarëve, me ta ka qeverisur këto 5 vite, me ta do të vazhdojë të qeverisë.

Në këtë kuptim ajo që i ka ofruar shqiptarëve është një përzierje njerëzish të paaftë, anonimë dhe disa, madje, thellësisht të korruptuar. Por roli i këtyre njerëzve nuk është gjë tjetër veçse të shërbejnë si fasada e qeverisjes së Edi Ramës me oligarkët dhe me krimin, me përfaqësuesit e krimit të organizuar.

Kështu ai e ka më të lehtë që vendimet që i merr direkt me oligarkët dhe me kriminelët, t’i vulosin pikërisht, ky grup njerëzish pa asnjë profil apo përgjegjësi politike, anonimë, të paaftë dhe disa thellësisht të korruptuar, të njohur si njerëz të zhytur në afera korruptive.

Ndryshimet në qeveri tregojnë degradimin e plotë të Partisë Socialiste. Sot pamë një grup njerëzish të cilët nuk kanë asnjë rol tjetër përveçse të duatrokasin sjelljen e Edi Ramës me këtë parti si një plaçkë private. Ajo është kthyer në një plaçkë private të Edi Ramës për të marrë vendime që i shërbejnë vetëm atij dhe njerëzve me të cilën ai grabit Shqipërinë, oligarkëve dhe kriminelëve.

Ndryshimet në qeverisje tregojnë gjendjen e rënduar psiqike të Edi Ramës: i degraduar nga veset, i paralizuar nga paaftësia totale, i mbushur me urrejtje për njerëzit dhe i krimbur nga paratë që ka vënë, ai po sillet siç sillen njerëzit e degraduar kur i vjen fundi, po bën aktet e një të marri.

Asgjë nga këto nuk e fsheh dot një të vërtetë të thjeshtë që çdo shqiptar e ka kuptuar: Peshku është qelbur nga koka.

Read More